You are on page 1of 145

Gjeologjia në

Ndërtimtari
Prof. ass. Islam Fejza
Njohuri të përgjithshme
● Fjala gjeologji rrjedhë nga gjuha greke që do të thotë: gjeo
– tokë dhe logos – shkencë,
● Pra, gjeologjia është shkenca mbi Tokën- studion Tokën
si një planet në sistemin diellor.
● Një kohë të gjatë gjeologjia është konsideruar si një
shkencë e përgjithshme mbi Tokën.
● Mirëpo, me zhvillimin e shkencës në përgjithësi edhe
lënda e studimit të gjeologjisë përkufizohet vetëm në
pjesën e jashtme të globit të Tokës, që është e përbërë prej
shkëmbinjsh të shumëllojshëm, të krijuar nga proceset e
ndryshme të natyrës, që quhet korja e Tokës
● Nga kjo rrjedh konstatimi se: gjeologjia është shkencë
që studion përbërjen, strukturën dhe zhvillimin historik
të korës së Tokës, pastaj proceset gjeologjike që ngjajnë
në brendinë e korës së Tokës dhe në sipërfaqen e sajë, si
dhe fuqitë gjeologjike që i shkaktojnë këto procese.
● Korën e Tokës dhe një pjesë të Mantelit të sipërm e
përfshinë Litosfera.
● Litosfera rrjedhë nga fjala greke: lithos = ngurtë( gur),
sphairo = topi.
● Në studimet e veta gjeologjia shfrytëzon edhe rezultatet
e shkencave të ndryshme, të cilat merren me problemet e
përbërjes kimike dhe të cilësive fizike të litosferës.
● Në radhë të parë rezultatet e gjeokimisë - shkencës mbi
përbërjen kimike të Tokës dhe migrimit të elementeve
kimike, të gjeofizikës - shkencës mbi cilësitë fizike të
Tokës, mineralogjisë- shkencës mbi mineralet,
petrografisë- shkencës mbi shkëmbinjtë, tektonikës etj.
KRIJIMI DHE PËRBËRJA E TOKËS

● Krijimi i Tokës paraqet një problem të ndërlikuar, i cili gjerë më tani


nuk është definitivisht i zgjedhur.
● Për këtë ekzistojnë disa hipoteza shkencore, prej të cilave më me
rëndësi është hipoteza e Kont-Laplasit.
● Sipas kësaj hipoteze Toka dhe planetët e tjera e kanë prejardhjen prej
një mjegulline në formë të sferës, e përbërë prej gazrave dhe
elementeve të lira në gjendje të zjarrtë.
● Si pasojë e rrotullimit rreth boshtit dhe fuqisë centrifugale, kjo
mjegullinë merr formën e sferës së shtypur - elipsoidit rrotullues
● Në rrafshin ekuatorial të kësaj mjegullie, prapë si pasojë e fuqisë
centrifugale ndahet një sasi e lëndës në formë të unazave
koncentrike, prej të cilave, më vonë, krijohen planetët e sistemit
diellor, pra edhe Toka.
Krijimi i Tokës dhe sistemit Diellor
● Marrëdhëniet reciproke në mes Tokës, Diellit dhe planetëve të tjera, si
dhe uniteti i materies janë fakte të sigurta për një prejardhje të
përbashkët, ndërsa fillimi i krijimit të këtij sistemi ndodhi para 4, 8
gjerë 5 miliard vitesh.
● Forma dhe dimensionet e Tokës janë të përcaktuara me precizitet.
● Toka e ka formën e elipsoidit rrotullues, me rreze mesatare 6. 372,
21 km.
● Diferenca ndërmjet rrezeve ekuatoriale dhe polare është 21,5 km.
● Mbi përbërjen e Tokës, nga kërkimet direkte, nuk mund të
konkludohët, meqenëse në shpimet e thella është arritur vetëm deri
në 12 km, ndërsa me punime minerare gjerë në 2, 5 km thellësi.
● Nga studimet indirekte, gjegjësisht në bazë të rezultateve nga
kërkimet gjeologjike, gjeofizike, sizmologjike dhe astronomike
konkludohët se Toka nuk është homogjene, por karakterizohet me një
ndërtim zonal dhe përbëhet (ndërtohet) prej disa lëvozhgave ose
gjeosferave koncentrike, të palosura njëra mbi tjetrën, me përbërje të
ndryshme kimike, me cilësi të ndryshme fizike dhe me trashësi të
ndryshme.
● Një përbërje e tillë e Tokës qartë vërehet në ndryshimin e
shpejtësisë së përhapjes së valëve sizmike që kalojnë nëpër
pjesët e thella të Tokës, në diferencën e madhe në mes të
dendësisë mesatare të litosferës(2,7 gr/cm3) dhe Tokës në
tërësi (5,52 gr/cm3).
● Duke studiuar të dhënat e matjeve sizmike dhe gravimetrike,
si dhe duke pasur parasysh masën, dendësinë dhe momentin
e inercionit të Tokës, shkencëtarët kanë arritur në përfundim
se Toka është e ndërtuar nga disa “cipa” që e mbështjellin
njëra tjetrën, nga disa lëvozhga, si ato të një qepe ose si
pjesët e një veze të zier. Këto “cipa” ose lëvozhga quhen
Gjeosfera dhe ndryshojnë njëra nga tjetra sipas përbërjes së
tyre ose sipas gjendjes së materies. Këto gjeosfera janë:
● Korja e Tokës
● Manteli( Mbështjellësi) i Tokës (i sipërm dhe i poshtëm)
● Bërthama e Tokës ( e jashtme dhe e brendshme)
Korja e Tokës
● Përbëhet nga shkëmbinjtë që shtrihen mbi sipërfaqen e Mohos.
● Sipër saj shtrihet atmosfera dhe hidrosfera, ndërsa poshtë saj është
manteli i Tokës.
● Korja e Tokës është një gjeosferë ose një cipë e Tokës, që ka përbërje
heterogjene dhe trashësi të ndryshme.
● Trashësia e sajë në platforma është 30-40 km, ndërsa në krahinat e
rrudhosura është më e madhe dhe lëvizë nga 50-60-80 km, kurse në
fundin e oqeaneve ajo është me e vogël dhe sillet prej 5-15 km.
● Sipas përbërjes dhe vetive fizike dallojmë dy tipe të korës së Tokës:
● Kontinentale;
● Oqeanike,
Brendesia e Tokes
Korija e Tokes:
Oqeanike
Trashesia: 5-15 km
Relativisht ka nje stratigrafi uniforme
= suita ofiolite :
✦ Depozitimet sedimentare
✦ pillow llavat basaltike
✦ Seria e dajkeve paralele
✦ Gabrot masive
✦ Shkembinjte ultramafike
Kontinentale
Trashesia: 20-90 km mesataria ~35 km
Dominojne shkembinjte acidike
◆ ~ granodioritet
● Korja kontinentale - përbëhet kryesisht prej shkëmbinjve granitikë. Quhet
zona SIAL, për shkak të dominimit të silikateve aluminore. Trashësia
mesatare e kësaj zone është rreth 40 km.
● Këtu temperatura luhatet prej -90C në sipërfaqe gjerë në 700C në pjesët e
poshtme.
● Dendësia e SIAL- zonës është 2.7 gr/cm3 ( 27 KN/m3)
● Korja oqeanike – përbëhet kryesisht nga shkëmbinjtë bazaltikë.
● Quhet zona SIMA, për arsye se dominojnë kryesisht silikatet magneziale.
● Trashësia e kësaj zone është nga 10 -35 km.
● Temperatura në këtë zonë luhatet prej 1200 -1500C, dendësia 2.95
g/cm3( 29.5 KN/m3), kurse presionet arrijnë gjerë në 20000 bar.
● Pjesa pranë sipërfaqes së Tokës, e përbërë nga shkëmbinjtë sedimentarë,
(ranorë, gëlqerorë, argjila, mergele, dolomite, gipse etj) quhet mbulesë
sedimentare.
● Vende- vende kjo arrin trashësinë 8-16 km, kurse në fundin e oqeaneve është
shumë e hollë. Pjesët më të poshtme të mbulesës sedimentare, për shkak të
temperaturës dhe presionit më të lartë, janë të metamorfizuara.
● Litosfera- përfshinë koren e Tokës ( oqeanike dhe kontinentale) dhe një pjesë
të mantelit të sipërm.
● Paraqet një shtresë të trashë kompakte me trashësi nga 70 km, (nën oqeanet)
deri në rreth 150 km, (nën kontinente).
Tektonika e pllakave
1. Kurrizorja mes-oqeanike 5. Baseni prapa harkut
2. Rifti (hapja) nderkontinental
3. Harku ishullor 6. Bazaltet e ishujve
4. Kufijte aktiv kontinental oqeanike
Manteli i Tokes
● Gjendet nën koren e Tokës dhe shtrihet gjerë në thellësinë 2900
km( kufiri i jashtëm i bërthamës së Tokës).
● Kufiri në mes të korës së Tokës dhe Mantelit quhet kufiri i
Mohoroviçiqit (i emëruar sipas autorit Kroat Andrea Mohoroviqiç).
Manteli ndahet në dy pjesë.
● Pjesa e sipërme gjendet nën koren e Tokës dhe shtrihet gjerë në
thellësinë 700 km, dhe përbëhet nga:
● Shtresa kompakte ose baza e litosferës me trashësi 60- 100 km; Vp=8
km/sec dhe d= 3.4 gr/cm3.
● Shtresa e shpejtësisë së vogël të përhapjes së valeve (Vp) në gjendje
plastike që njihet me emrin Astenosfera.
● Pra, astenosfera përfshinë një pjesë të mantelit të sipërm, nuk është
kompakte, por është në gjendje plastike dhe e aftë të rrjedhë edhe nën
sforcime të dobëta.
● Shkëmbinjtë e Mantelit të sipërm përbëhen nga olivina, piroksenet e ndryshme
dhe mineralet tjera mafike.
● Pra, sipas përbërjes i përgjigjen shkëmbinjve ultrabazikë (duniteve,
peridotiteve).
● Në analogji me koren e Tokës shkëmbinjtë e Mantelit të sipërm
karakterizohen me vlera më të larta të hekurit dhe magnezit si dhe me vlera
më të ulta të silicit dhe aluminit.
● Këtu temperatura luhatet prej 1200- 1500 C, dendësia 3.3-4.0 gr/cm3, ndërsa
presionet arrijnë deri në 500000 bar.
● Këtë pjesë të mantelit disa autorë e quajnë edhe magma zonë ose pirosferë.
● Nga këto thellësira e ka prejardhjen magma që futet në koren e Tokës ose
derdhet në sipërfaqen e sajë.
● Pjesa e poshtme e Mantelit ( Mezosfera) shtrihet gjerë në thellësinë 2900
km.
● Në pjesë më të madhe përbëhet prej oksideve dhe sulfideve të metaleve ndër
të cilat dominojnë ato të hekurit (Fe).
● Temperatura këtu arrin gjerë në 2000C, dendësia 5.5-6.5gr/cm3, ndërsa
presionet lëvizin nga 1000000 -1500000 bar.
● Pjesën e sipërme të kësaj zone disa autorë e quajnë Krifosima ( për shkak të
dominimit të Cr dhe Fe), ndërsa pjesën e poshtme Nifosima( për shkak të
dominimit të Ni dhe Fe).
Manteli:
Peridotitet ( shk.ultramafik)
Siperm- deri ne 410 km (olivina → shpineli)
◆ Shtresa me shpejtesi te vogel 60-220 km

Zona tranzitore deri ne thellesine 660 km

Manteli i siperm deri ne thellesin 2898 km


Bërthama e Tokës
● Bërthama e Tokës (Barisfera) – përfshinë pjesën qendrore të globit
të Tokës me rreze 3500 km.
● Shtrihet nga thellësia 2900 km, e deri në qendër të Tokës.
● Ndahet në bërthamën e jashtme( deri në thellësinë 5000 km) dhe
bërthamën e brendshme ( deri në qendër).
● Më parë mendohej se bërthama përbëhej nga Fe (88%), pastaj nga
Ni(nikeli), Co (kobalti), Cr(kromi) dhe elementeve tjera të rënda.
● Mirëpo, në kohën e sotme mendohet se edhe përbërja e bërthamës
është silikate, ngjashëm me mbështjellësit tjerë, por falë presionit të
lartë, lënda ndodhet në gjendje të veçantë, shumë të ngjeshur.
Temperatura këtu arrin gjerë në 12000C, dendësia 9.5- 11.5 gr/cm3,
ndersa presionet janë prej 2000000 – 3.500000 bar.
Berthama:
Fe-Ni perzierje metalike
Berthama e jashtme eshte ne
gjendje likuide
nuk perhapen valet S
Berthama e brendshme eshte ne
gjendje solide (ngyrte)
Variacioni I perhapjes se shpejtesise se valeve P dhe S sipas thellesise.
● Përpos gjeosferave të brendshme, në tërësinë e Tokës si trup qiellor, bëjnë
pjesë edhe mbështjellësit e jashtëm të Tokës si:
● Atmosfera,
● Hidrosfera,
● Biosfera.
● Atmosfera – është mbështjellësi ajrorë rreth Tokës me një trashësi prej 700
km, i cili bashkë me të rrotullohet dhe përbëjnë një tërësi.
● Ndahet në dy shtresa :
◆ Shtresa e poshtme - Troposfera
◆ Shtresën e sipërme - Stratosfera
● Troposfera- ka një trashësi prej 11 km, mbi pole dhe 17 km, mbi ekuator.
● Përmbanë azot 78% , oksigjen 21% dhe 1% gazra të tjera si ozon , dioksid të
karbonit (CO2) , avull , helium (He) etj.
● Në këtë shtresë temperatura dhe shtypja zvogëlohen me rritjen e lartësisë,
kështu që në lartësi prej 10 km, temperatura është -40 deri në -50 C.
● Këtu ajri lëvizë dhe fryejnë erërat.
● Stratosfera-shtrihet mbi troposferë deri në lartësi prej 700 km.
● Këtu nuk ka lëvizje të ajrit i cili është shumë i rrallë.
● Në pjesën më të madhe temperatura është konstante dhe në lartësi prej 48 km,
temperatura është e barabartë me temperaturën e ajrit në sipërfaqen e Tokës.
● Hidrosfera-është mbështjellësi ujorë i Tokës , me një sipërfaqe prej
361.000.000 km2. që përfshinë rreth 70% të sipërfaqes së Tokës.
● Thellësia mesatare e këtij mbështjellësi është 3.800 m , ndërsa thellësia
maksimale është 11,03 km.
● Në të takohen të gjitha elementet që takohen edhe në Tokë , mirëpo oksigjeni
(O) , hidrogjeni (H) , klori (Cl) dhe natriumi (Na) marrin pjesë me 99,5%.
● Ka një rëndësi të posaçme se në të zhvillohet pa ndërprerje procesi i
sedimentimit, përkatësisht i krijimit të shkëmbinjve sedimentarë.
● Biosfera-është mbështjellësi organik i globit të Tokës dhe përfshinë botën
bimore dhe shtazore që jeton në Tokë, nën Tokë, në ujë dhe në ajër.
● Kufiri i poshtëm i këtij mbështjellësi është 3-4 km, nën nivelin mesatar të
detit, ndërsa i sipërmi përputhet me kufirin e sipërm të troposferës.
● Në të jetojnë një numër i madh organizmash, 500.000 lloje të botës bimore
dhe mbi 1.000.000 lloje të botës shtazore.
● Në lëndën e tyre gjenden në sasira të mëdha shumë elemente, si p.sh. C , N ,
Fe , K , P etj.
● Shumë prej këtyre organizmave kanë rëndësi të madhe për formimin e
shkëmbinjve siç janë: koralet, brahiopodet, radiolaritet , diatomitet etj.
Substancat relative atomike te 7- elementeve kryesore qe perbejne mbi 97% te mases se Tokes.
Mbështjellësit e brendshëm dhe të jashtëm të Tokës
TEMPERATURA NË KOREN E TOKËS
● Dy rryma të nxehtësisë arrijnë në sipërfaqen e Tokës.
● Njëra nga jashtë prej Diellit dhe tjetra nga brenda prej pjesëve të thella të globit të
Tokës.
● Në çdo minutë atmosfera me anën e rrezeve të dritës merr një nxehtësi prej 1,1 Cal/cm2
të sipërfaqes së Tokës.
● Kjo nxehtësi është në gjendje me shkri një shtresë të akullit rreth Tokës me trashësi prej
20 m, për një vit.
● Meqenëse kjo nxehtësi nuk është njëtrajtshëm e shpërndarë në tërë sipërfaqen e Tokës,
maksimale është në zonën ekuatoriale dhe minimale në pole, prandaj ekziston bora e
përhershme në pole.
● Deri në çfarë thellësie futet kjo nxehtësi varet nga kushtet klimatologjike dhe përbërja
gjeologjike e terrenit.
● Në viset me klimë të nxehtë ku terreni përbëhet prej shkëmbinjve që janë përçues më të
mirë të nxehtësisë, kjo nxehtësi depërton më thellë.
● Kjo thellësi deri në të cilën depërton nxehtësia nga jashtë quhet brezi neutral ose
temperaturës konstante.
● Në këtë zonë temperatura është konstante gjatë tërë vitit dhe është e barabartë me
temperaturën mesatare vjetore të ajrit në sipërfaqe.
● Rryma e dytë e nxehtësisë vjen nga rezervat e lashta të nxehtësisë në brendësinë e
Tokës.
● Shumë fenomene gjeologjike në sipërfaqen e Tokës, qartë na tregojnë se në thellësirat e
litosferës dhe nën të ekzistojnë temperatura të larta.
● Këtë më së miri e vërteton aktiviteti vullkanik, llava që derdhet në këtë rast në
sipërfaqe shpesh herë ka një temperaturë mbi 1.000C.
● Avulli i ujit që shpërthen nga shpimet e thella arrin temperaturën deri në 190C.
● Me matje të shumta në miniera, tunele dhe shpime të thella (10.000 m) është vërejtur se
temperatura rritet në thellësi, duke filluar nga brezi neutral dhe ky është një fenomen i
përgjithshëm.
● Nga rezultatet e matjeve të këtilla, është arritur në përfundim se për çdo 33 m thellësi,
duke filluar nga brezi neutral temperatura rritet për një shkallë celsius, dhe ky fenomen
quhet shkalla gjeotermike.
● Numri 33 është numër teorik (mesatar) meqenëse rritja e temperaturës në thellësi
ndryshon nga vendi në vend.
● Në zonat vullkanike, me aktivitet tektonik ose me procese aktive të oksidimit dhe
karbonizimit temperatura mund të rritet nga një shkallë edhe në çdo 10 metra thellësi.
● Rritja e temperaturës në çdo 100 m thellësi, duke filluar nga brezi neutral , quhet
gradienti gjeometrik.
● Njohja e shkallës gjeotermike dhe gradientit gjeometrik na mundëson prognozimin e
temperaturës në objektet e thella nëntokësore (tunele, galeri minerare etj.).
● Gjeoizotermet janë vija të lakuara në prerjet (profilet) e thella, që bashkojnë pikat me
temperaturë të njëjta.
GJEOKRONOLOGJIA - MOSHA GJEOLOGJIKE

● Shkëmbinjtë magmatikë, sedimentarë dhe metamorfikë, që ndërtojnë korën e


Tokës, janë krijuar gjatë kohërave të gjata gjeologjike, prej disa miliardë
vitësh.
● Korja e parë e Tokës ka qenë e përbërë vetëm nga shkëmbinjtë magmatikë dhe
në fillim ka pasur një trashësi të vogël, prandaj nëpër të lehtë kanë shpërthyer
sasi të reja të magmës, kështu që me kohë korja e Tokës është bërë gjithnjë e
më e trashë.
● Më vonë me krijimin e ujërave sipërfaqësorë dhe nga veprimi i fuqive të tjera
gjeologjike, fillon krijimi i shkëmbinjve sedimentarë, me deponimin e
produkteve të shkatërrimit fiziko-kimik të shkëmbinjve në liqe, dete, oqeane
dhe në depresione të tjera në sipërfaqen e korës së Tokës.
● Sot pas disa miliona vitesh, shkëmbinjtë sedimentarë në disa vende kanë
arritur një trashësi edhe mbi 10.000 m.
● Me rritjen e trashësisë së Tokës - korës së Tokës dhe pjesërisht me zhytjen e
shkëmbinjve magmatikë she sedimentarë në thellësira më të mëdha dhe
presione të larta, janë krijuar edhe shkëmbinjtë metamorfikë.
● Me studimin e ndryshimeve që ka pësuar korja e Tokës dhe
gjallesat në të, prej krijimit deri më sot merret gjeologjia
historike, një disiplinë (lami) e posaçme e gjeologjisë.
● Si historia e njerëzimit ashtu edhe gjeologjia historike,
kohën jashtëzakonisht të gjatë të zhvillimit të korës së
Tokës, e ndanë në periudha kohore të gjata dhe të
shkurta.
● Njësia më e gjatë kohore është era e cila ndahet në njësi
më të shkurta të quajtura periudha, ndërsa këto në epoka
etj.
● Gjeologjia historike ndahet në këto era, periudha dhe epoka
:
KOHA (në milion Era Periudha Shfaqjet e para
vite nga fillimi
i epokës) Epoka

5000 Parakembri(Pc) Arkeozoiku Ndarja lokale: Krijimi i Tokës (para


Poshtëm, mesëm dhe i sipërm rreth 5 milijardi
vitesh)

3000 Proterozoiku gjallesa e parë


(3000)

fosilet e para
(1000)

500Paleozoiku(Pz) Kembriani (Cm)Poshtëm, mesëm dhe i sipërm alget


Poshtëm, mesëm dhe i sipërm
Ordovikiani(O) Poshtëm, mesëm dhe i sipërm bimet
425 Poshtëm, mesëm dhe i sipërm kontinentale,
Siluri (S)Poshtëm, mesëm dhe i sipërm peshqit
360 Poshtëm, mesëm dhe i sipërm
Devoni(D) insektet,
325 zvarraniket
Karboni (C)
280
Permi (P)
230 farëçveshurat
Mezozoiku(Mz) Trijasiku (T) lulet

205

Poshtëm, mesëm dhe i sipërm

Jurasiku(J)

gjitarët
165
Poshtëm, mesëm dhe i sipërm

Kretaku (K)

Poshtëm dhe i sipërm

135
75 Kenozoiku (Cz) Terciari (Tc) Paleogjeni Paleoceni
Eoceni
60 Oligoceni
Mioceni
40 Kuaternari (Q) Plioceni

30
Neogjeni
10 Pleistoceni njeriu
Holoceni

1
● Për përcaktimin e moshës gjeologjike të shkëmbinjve të korës së
Tokës, gjeologjia historike shfrytëzon disa metoda, prej të cilave më
me rëndësi janë:
● Metoda paleontologjike
● Metoda radioaktive
● Metoda paleontologjike - cakton moshën relative të shkëmbinjve
sedimentarë duke shfrytëzuar mbeturinat e ngurtësuara të llojeve të
dikurshme të botës shtazore dhe bimore, të cilat kanë qenë
karakteristikë për një periudhë të caktuar gjeologjike.
● Këto mbeturina të ngurtësuara të ndonjë lloji të botës organike, që
është paraqitur dhe është zhdukur brenda një njësie kohore të
zhvillimit të korës së Tokës (periudhë) e që takohen sot në sendimenet
e shkëmbinjve sendimentarë, që janë krijuar në kohen kur ka ekzistuar
ky lloj i botës organike, quhen fosile.
● P.sh. nëse fosilet e një lloji të botës organike, që është paraqitur, ka
ekzistuar dhe është zhdukur në periudhën e karbonit, takohen sot në
shtresat e shkëmbinjve sendimentarë, tregon se këta shkëmbinj janë
krijuar në periudhën e karbonit dhe kanë këtë vjetërsi – moshë
gjeologjike.
● Metoda radioaktive - cakton moshën absolute të shkëmbinjve dhe bazohet në
shkatërrimin – zbërthimin e elementeve radioaktive.
● Procesi i zbërthimit të elementeve radioaktive është spontan me intensitet konstant dhe i
gjithëhershëm që d.m.th. me krijimin e shkëmbinjve të cilët përmbajnë minerale
radioaktive fillon edhe procesi i zbërthimit radioaktiv të këtyre mineraleve, rrjedhë me
intensitet konstant dhe nuk mund të ndërpritet me asnjë fenomen – forcë gjeologjike.
● Produktet e fundit të zbërthimit radioaktiv të Uranit janë plumbi dhe heliumi (U--->8He4
+Pb206 ).
● Aq sa janë shkëmbinjtë, që përmbajnë minerale radioaktive, me moshë më të vjetër
gjeologjike, aq më tepër do të përmbajnë edhe produkte të zbërthimit radioaktiv (Pb dhe
He).
● Nga raporti i sasisë së Uranit dhe të Plumbit si produkt i zbërthimit radioaktiv i
mineraleve të Uranit, bëhet i mundshëm përcaktimi i moshës së mineraleve,
respektivisht të shkëmbinjve që përmbajnë mineralet e tilla, me shfrytëzimin e kësaj
barazie :
● t=kxL/U ,
● ku :
● t- mosha e shkëmbinjve
● L-sasia e plumbit (L) në shkëmbinj
● U-sasia e Uranit (U) në shkëmbinj
● k-koeficienti i intensitetit të zbërthimit radioaktiv të Uranit me vlerë 7,5 x 109 vjet.
● Me anën e kësaj metode është bërë i mundur edhe përcaktimi i kohës se sa kanë zgjatur
periudhat gjeologjike.
MINERALOGJIJA
● Krijimin e mineraleve (mineralogjia
gjenetike)
● Menyren e paraqitjes dhe perhapjes
se mineraleve (paragjeneza
minerale)
● Gjetja e mundesise se perdorimit te
mineraleve (mineralogjia teknike
dhe artificiale
MINERALOGJIJA

● Mineralogjija eshte dicipline themelore


gjeologjike.
● Ngusht eshte e lidhur me : petrologjine
(shkenca mbi shkembinjte), gjeofiziken,
Gjeologjine strukturale, gjeokimine,
gjeologjine ekonomike,
hidrogjeologjine, gjeologjin inxhinierike,
mjedisin
MINERALET - DEFINICIONI

● Mineralet jane trupa homogjene, pjese


te forta te kores se Tokes ne te cilen
krijohen permes proceseve natyrore (me
se shpeshti joorganke).
● Me perberje te caktuar kimike dhe veti
te caktuara fizike
● Kane ndertim te brendshem te rregullt
MINERALET - DEFINICIONI
● Homogjen – nga aspekti kimik dhe fizik eshte i
ndertuar prej nje faze (te madhesise se qelizes
elementare) e cila me metoda fizike nuk mund te
ndahet
● Proceset natyrore - komponimet e fituara në
menyre sintetike (ne kushte laboratorike) nuk jane
minerale.
● Perberje te caktuar kimike – Perberje e
caktuar, tregohet me formule kimike. Atomet me
elektrizim te njejte dhe radius elektronik te lire
zëvendesohen në rrjeten kristalore
● Ndertimi i brendshem i rregullt –
shume mire i rregulluar, shfaqje periodike te atomeve
ne rrjeten kristalore
KRISTALET
Kristali eshte trup me ndertim te
brendshem te rregullt poliedrik nga
jashte {forma e tij).
Ne te zhvillohet simetrikisht radhitja e
elementeve
Faqet
Brinjet
Kristali i piritit
Kendet-kulmet
KRISTALET
● Se bashku me mineralet ne natyre lajmerohen edhe
● MINERALOIDET
● Ata posedojne
● Te gjitha vetite te cilat jane theksuar edhe
● te mineralet

● Ne te shumten e rasteve mungon ndertimi I


brendshem I rregullt
● (Gjendja amorfe) – Xhami vullkanik, opali.
OPALI I FISNIKERUAR
Xhami vullkanik
● Sot jane te njohura mbi 4000 minerale
● Rreth 100 kane perhapje me te madhe
● Secili mineral ka emrin e vet
● Mineralet emrin e marrin sipas:
● Vetive qe i posedojne
● ALBIT – albus=bardhe
● BARIT – baritos=I rende
● Vendit ku jane gjete
● JARANDOLIT-bazeni I Jarandolit
● Njerezve
● GETIT – sipas shkrimtarit dhe filozofit J.W.Geteu
VETITE FIZIKE TE MINERALEVE

● VETITE OPTIKE

● VETITE MEKANIKE

● VETITE MAGNETIKE

● VETITE FIZIOLOGJIKE
VETITE MEKANIKE
● Fortësia -është rezistenca me të cilën minerali i kundërvihet
gërvishtjes.
● Në këtë pikëpamje mineralet janë të shumëllojshme.
● Disa lehtë gërvishten edhe me anë të thonit, deri sa të tjerët nuk mund
të gërvishten as me thikë nga çeliku më kualitativ.
● Për përcaktimin e fortësisë së mineraleve shfrytëzohet sklerometri.
● Në praktikë për këtë qëllim më shpesh shfrytëzohet shkalla e Mohs-it
e përbërë prej dhjetë mineraleve karakteristike.
● Mineralet janë të radhitura në mënyrë që secili prej tyre i gërvisht të
gjitha mineralet para tij.
● Shkalla e Mohs-it përbëhet prej këtyre mineraleve :
Fortesia Minerali
sipas Mohsit

1 Talku Gervishet me thu


2 Gipsi Gervishet me thu
3 Kalciti Gervishet me thike
4 Fluoriti Gervishet me thike
5 Apatiti Gervishet me thike
6 Ortoklasi E gervish xhamin
7 Kuarci E gervish xhamin
8 Topazi E pren xhamin
9 Korundi E pren xhamin
10 Dijamanti E pren xhamin
Shpetëzimi
● Është aftësia e mineralit që pas goditjes të ndahet – të
copëtohet në pllaka të holla me sipërfaqe të rrafshta dhe të
lëmuara, në mes veti paralele.
● Shpetëzimi është pasojë e kohezionit të ndryshëm në
drejtime të ndryshme dhe sa më i madh që është ky
ndryshim aq më i përsosuri është edhe shpetëzimi i
mineralit.
● Në bazë të lehtësisë me të cilën kryhet shpetëzimi,
dallojmë shpetëzim të përsosur, jo të përsosur dhe të keq.
● Në natyrë është i vogël numri i mineraleve me shpetëzim
të përsosur.
● Numri më i madh i mineraleve është pa shpetëzim.
MUSKOVITI – me shpetezim te persosur
Galeniti- me shpetezim te persosur
Kalciti me shpetezim te persosur
Kalciti me shpetezi te persosur
Fluoriti me shpetezim te persosur
Haliti me shpetezim te persosur
Shpetezim i qarte- Albiti
Shpetezim jo i persosur-sfaleriti
Pa shpetezim - Kuarci
Thyerja
● Është aftësia e disa mineraleve që pas goditjes të
ndahen – copëtohen në shumë pjesë gjatë
sipërfaqeve jo të rrafshta dhe me pamje të veçantë.
● Kjo është cilësi e mineraleve te të cilët kohezioni
është i njejtë në çdo drejtim.
● Këto sipërfaqe jo të rrafshta quhen sipërfaqet e
thyeshmërisë.
● Thyeshmëria mund të jetë: jo e rrafshët, guaskore,
etj.
Thyerje guaskore
Elasticiteti
● Është aftësia e mineralit që nën veprimin e forcave
të jashtme të deformohet duke ndërruar formën
ose vëllimin dhe pas ndërprerjes së veprimit të
këtyre forcave merr përsëri formën e mëparshme.
● Është i vogël numri i mineraleve elastike.
● Te numri më i madh i mineraleve petrogjene,
kufiri i elasticitetit është aq i vogël sa që ata me
rastin e lakimit menjëherë thyhen – thërrmohen.
Pesha specifike-
● Është raporti i peshës së mineralit ndaj peshës së ujit në
temperaturë 4C me vëllim të njejtë si minerali,
respektivisht paraqet peshën e 1cm3 të mineralit të
shprehur në gr.
● Pesha specifike e mineralit luhatet në kufijtë e gjerë prej
23 (iridiumi) deri në 0,7 (nafta).
Sipas peshës specifike mineralet i klasifikojmë në:
● minerale të lehta, me peshë specifike prej 1 deri në 2;
● mesatare, me peshë specifike prej 2 deri në 4 ;
● të rënda , me peshë specifike prej 4 deri në 6 ; dhe
● shumë të rënda me peshë specifike mbi 6.
VETITE OPTIKE TE MINERALEVE

● Kur drita arrin ne siperfaqe te mineraleve, nje pjese e


saj absorbohet, pjesa tjeter kalon neper mineral, kurse
nje pjese tjeter mund te jete e reflektuar.
● Balanci ne mes te efekteve te permendura
determinohet me vetite optike ne te cilat perfshihen:
● NGJYRA
● NGJYRA E GERVISHTJES
● SHKELQIMI
● TEJDUKSHMERIA
NGJYRA E MINERALEVE
● Ngjyra e mineraleve eshte vetia e jashtme me e
vrejtur e nje numri te madhe te llojeve te.
● Per disa minerale ngjyra eshte vetia themelore e
diagnostifikimit;
● Ngjyra e mineraleve eshte perceptimi jone I
gjatesive valore te drites se bardh, e cila si e
reflektuar kalon neper mineral para se te arrije te
syri yne;
NGJYRA E MINERALEVE
● Minerali ka ngjyre te kuqe per arsye se reflekton
ose e leshon pjesen e kuqe te spektrit,kurse te
gjitha gjatesite tjera valore I absorbon;
● Minerali eshte I bardhe kur I reflekton te gjitha
gjatesite valore te spektrit njekohesisht;
● Minerali i zi I absorbon te gjitha gjatesite valore
TIPET E NGJYRAVE TE MINERALEVE

● IDIOKROMATIKE (Ngjyra e vet)


● Drejtperdrejt e lidhur me perberjen kimike te mineraleve
● PJESMARRJA E NJE APO DISA JONEVE
(KROMOFORE) NE RRJETIN KRISTALOR, TE CILAT
SHPREHEN ME FORMULE KIMKE
● Keta jane ne te shumten e rasteve elementet kalimtare
Cr, Cu, Mn, Fe, Co, Ni, .
● U japin ngjyra specifike mineraleve dhe na mundesojne
identifikim te (malahiti-gjelbert, azuriti-kalter,
rodokroziti- roze).
NGJYRA IDIOKROMATIKE

MALAHITI (Cu)
NGJYRA IDIOKROMATIKE

MALAHITI (Cu)
NGJYRA IDIOKROMATIKE

AZURITI (Cu)
AZURITI DHE MALLAHITI
NGJYRA IDIOKROMATIKE

RODOKROZITI (MnCo3)
NGJYRA IDIOKROMATIKE

RODOKROZITI (Mn
NGJYRA ALOKROMATIKE
(NGJYRAT E NDRYSHME)
● Ne te shumten e mineraleve bazen e perberjes kimke e
perbejne elementet te cilat nuk jane kromofore dhe nuk
provokojne ngjyrosje.
● Mineralet e tilla jane te pangjyra apo te bardha.

● Ndonje prej elementeve kromofore mund te haset ne mineral


si papasteri me çka shkakton ngjyrosje specifike
alokromatike (tjeter)
● Ngjyra alokromatike e mineraleve mund te shkaktohet edhe
me pjesemarrjen e: inkluzioneve, primesave shume te imeta
mekanike, te mineraleve tjera te cilat shebejne si pigmente
KUARCI – IDIOKROMATIK I PA NGJYRE
AMETISTI
NGJYRA ALOKROMATIKE

(KUARCI) AMETIST (Fe)


NGJYRA ALOKROMATIKE

ROZE KUARC (Ti)


NGJYRA ALOKROMATIKE

(KUARCI) CITRIN (Fe)


NGJYRA ALOKROMATIKE

Kuarci I gjelbert me inkluzione te kloritit


GERVISHTJA E MINERALEVE
● GERVISHTJA (NGJYRAE PLUHURIT) eshte
ngjyra e mineraleve te pluheruara
● Ngjyra e gervishtjes shpesh perputhet me
ngjyren e mineralit :
cinabariti - ngjyra e kuqe gervishtje e
kuqe
malahit - ngjyra e gjelbert, gervishtje te
gjelbert
GERVISHTJA E MINERALEVE
Kur ngjyra e gervishtjes dallohet
nga ngjyra e mineralit,
gervishtja mund te sherbeje si veti
diagnostike

HEMATITI
Ngjyra e murrme e kuqe deri ne te
zeze
Gervishtja e murrme-kuqe
HEMATITI – ngjyra e zeze, gervishtja murrme-kuqe
1. PIRITI- ngjyre ari-verdhe, gervishtja e zeze

2. MAGNETITI - ngjyre e zeze, gervishtja e zeze


KROMITI - ngjyra e zeze, gervishtja e murrme

3. GRAFITI - ngjyra e hirit deri ne te zeze, gervishtja-zeze


MOLIBDENITI - ngjyra hiri deri ne te zeze, gervishtja-
hiri me niansa te gjelberta yndyrore
TEJDUKSHMERIA TE MINERALET

● Tejdukshmeria e mineraleve varet nga sasia


e drites te cilen minerali e leshon apo e
absorbon
● Mineralet e tejdukshme jane ata te cilet
absorbojne shume pake sasi te drites.

● Mineralet e patejdukshme-absorbojne krejte


sasin e drite,. Ketu hujne shumica e
mineraleve metalore
Gjipsi- I tejdukshem- shkelqim xhamor
Galeniti- I patejdukshem- shkelqim metalor
Shkëlqimi
● Ëështë aftësi e mineralit që të tregojë shkëlqim në
faqet e kristalit ose në sipërfaqet e shpetëzimeve
dhe thyerjes.
● Kjo është pasojë e reflektimit të rrezeve të dritës.
● Sipas intensitetit shkëlqimi mund të jetë:
shkëlqim qelqi , metali , mëndafshi , sedefi ,
diamanti etj.
● Mineralet mund të jenë edhe pa shkëlqim – të errët
MUSKOVITi - AGREGAT FLETEZOR – SHKELQIM SEDEFI
VETITE MAGNETIKE TE MINERALEVE

● FEROMAGNETIKE – VETI NATYRORE


MAGNETIKE (MAGNETITI, PIROTINA)

● PARAMAGNETIKE – TERHIQEN NGA FUSHA


E FORTE ELEKTROMAGENETIKE ( BIOTITI,
GRANATET..).

● DIJAMAGNATIKE – FUSHA MAGNETIKE NUK


I TERHEQ (KUARCI, FELDSPATET,
KALCITI…)
Vetite magnetike
● Varen nga permbajtja e Fe ne minerale dhe
tipe te lidhjeve kimike.
● Shumica e mineraleve qe permbajne Fe ne
perberjen kimike jane PARAMAGNETIKE.
● PIRITI (lidhja kovalente) kur eshte
plotesisht I paster eshte DIJAMAGNETIK
● Ne baze te kesaj vetie themelohet
seperacioni elektromagnetik I mineraleve
Vetite fiziologjike te mineraleve
● Shija – kete veti e kane mineralet qe jane te
tretshme ne uje (HALITI NaCl).
● Aroma – Gjate shkatrrimit te sulfideve, minerali i
As gjate djegejes ka arome te hudhres
● Prekja – ndjeshmeria e mineraleve ne prekje -
Yndyrore – GRAFITI, TALKU
- Ftohet – mineralet me perqueshmeri te mire
te nxehtesise
CILËSITË MORFOLOGJIKE TË MINERALEVE

● Mineralet në natyrë paraqiten në forma të ndryshme.


● Mineralet në formë të trupave gjeometrik (poliedrik) i
quajmë kristale (radhitja e rregullt e grimcave në masën e
kristalit, respektivisht radhitja e rregullt e atomeve në
rrjetin kristalor të mineralit).
● Mineralet petrogjene, në raste të shumta paraqiten në
forma të tilla, ku është realizuar radhitja e rregullt e
grimcave, por nuk e kanë formën e jashtme të rregullt,
mineralet e tilla quhen minerale kristalore.
● Paraqitja e mineraleve kristalore shpjegohet me mungesën
e hapësirës me rastin e zhvillimit të mineraleve.
● Një numër mineralesh petrogjene nuk e kanë as formën e jashtme të rregullt as
radhitjen e rregullt të grimcave në masën e mineralit.

Këto janë minerale amorfe.
● Numri i trajtave kristalore, në të cilat paraqiten mineralet është shumë i madh ,
mirëpo të gjitha këto trajta duke marr për bazë shkallën e simetrisë (numrin e
planeve , boshteve dhe qendrës së simetrisë), i klasifikojmë në shtatë grupe të
quajtura sisteme apo singoni kristalografike, të cilat janë:
 kubike (teserale),
 tetragonale,
 heksagonale,

trigonale,
 rombike,
 monoklinike dhe
 triklinike.
• Një sistemi kristalografie i takojnë të gjitha format që kanë shkallë të njejtë të
simetrisë.
• Shkallë më të lartë të simetrisë kanë format kristalore të sistemit teseral( 9P-
plane te simetrisë, 13L- boshte dhe Qendren C),
• Ndërsa shkallë më të ulët të simetrisë kanë format kristalore të sistemit
triklinal, vetëm me qendër të simetrisë.
Dodekaedri rombik Tetrakisheksaedri
Kubi Oktaedri

Rombike
Trisoktaedri Ikozit tetraedri deltoid Heksakisoktaedri
SISTEMATIKA E MINERALEVE

● Me qëllim që të bëhet studimi i mineraleve, ato


klasifikohen – ndahen në grupe.
● Klasifikimin e mineraleve në grupe sipas ndonjë sistemi e
quajmë sistematika e mineraleve.
● Ekzistojnë disa sistematika të mineraleve, në varësi se çka
marrim për bazë.
● Sistematika më e drejtë është ajo e cila për bazë merr
përbërjen kimike të mineraleve.
● Sipas kësaj sistematike, mineralet me numër mbi 3.000
(rreth 35-50 me rëndësi si minerale petrogjene) i ndajmë
në:
SISTEMATIKA E MINERALEVE
● Silikate
● Okside dhe hidrokside
● Karbonate
● Sulfate
● Sulfure
● Borate
● Fosfate, Arsenate, Vanadate,
● Volframate, Molibdate, Kromate
● Nitrate
● Klorure
● Fluorure
Silikatet
● Përfaqësojnë klasën më të madhe të mineraleve dhe janë më të
përhapura në korën e Tokës, me dendësi të madhe si minerale
petrogjene.
● I takojmë shpesh si përbërës të shkëmbinjve.
● Krijohen në shumë mënyra, mirëpo, pjesa më e madhe krijohen nga
kristalizimi i magmës.
● Përkah përbërja kimike janë kripëra të acidit silicik (H2SiO3 dhe
H4SiO4).
● Grupet më të rëndësishme të silikateve janë:
a) feldshpatet
b) mikat- liskunët
c) amfibolet
d) piroksenet
e) Grupi i olivinës
Feldshpatet
● Paraqesin një grup mineralesh të ngjashme në pikëpamje të përbërjes
kimike dhe cilësive fizike dhe morfologjike.
● Ky është grupi më i rëndësishëm i mineraleve si përbërës të
shkëmbinjve.
● Marrin pjesë me 60% në shkëmbinjtë magmatikë, me 30% në
shkëmbinjtë metamorfikë dhe rreth 10% në shkëmbinjtë sendimentarë.
● Sipas përbërjes kimike janë alumosilikate të kaliumit (K), natriumit
(N) dhe të kalciumit (Ca).
● Përfaqësuesit më të rëndësishëm të këtij grupi janë:
● ortoklasi K2O x Al2O3 x 6SiO2
● albiti Na2O x Al2O3 x 6SiO2
● anortiti CaO x Al2O3 x 2SiO2
● Me përzierje izomorfe të albitit dhe të anortitit, në të cilët
këto komponente janë prezente me sasi të ndryshme,
fitohet një grup i ri mineralesh të quajtur plagjioklase
(feldshpatet e natriumit dhe të kalciumit).
● Feldshpatet kristalizojnë në sistemet monoklinike dhe
triklinike (feldshpatet e kaliumit në sistemin monoklinik,
feldshpatet e natriumit dhe kalciumit në sistemet
triklinike).
● Në trajta kristalore takohen vetëm në shkëmbinjtë efuzivë,
më shpesh paraqiten në forma të kokrrizave me kontura të
parregullta (në shkëmbinjtë magmatikë intruzivë dhe në
shkëmbinjtë metamorfikë).
● Të gjitha feldshpatet shprehin shpetëzim të përsosur.
● Në raste të shumta kanë ngjyrë të bardhë, mirëpo mund të jenë edhe
me ngjyra të ndryshme.
● Kanë shkëlqim qelqi.
● Nëse janë të pastërta, janë të tejdukshm, por mund të jenë edhe jo të
tejdukshëm.
● Fortësinë e kanë 6 sipas shkallës së Mohs-it.
● Një karakteristikë e përgjithshme e feldshpateve është se lehtë i
nënshtrohen shkatërrimit (alterimit), në këtë rast kalojmë në mineral
sekondar kaolinë.
● Ky proces i alterimit quhet kaolinizimi i feldshpateve.
● Shkëmbinjtë që përmbajnë feldshpate, në këtë rast humbin nga cilësitë
fiziko – termike, p.sh. granitet me transformimin e feldshpateve në
kaolinë zvogëlojnë rezistencën në shtypje prej 280 Mpa në rrethe 1
MPa.
● Feldshpatet janë shumë të përhapura si përbërës të shkëmbinjve.
Albiti

Ortoklasi

Anortiti
Mikat
● Mikat- janë një grup mineralesh silikate, me përbërje të
ndërlikuar kimike, mirëpo mjaft të ngjashme sipas cilësive
fizike dhe morfologjike.
● Përfaqësuesit më me rëndësi të këtij grupi janë:
● muskoviti K2O x Al2O3 x 6SiO2 x 2H2O
● biotiti K2O x 2(Al,Fe)2O3 x 4(Mg,Fe)O x
6SiO2 x 2H2O
● Muskoviti- është përfaqësues i mikave të bardhë dhe sipas
përbërjes është alimosilikat i hidratizuar i kaliumit.
● Biotiti- është përfaqësues i mikave të zeza dhe sipas
përbërjes është alumosilikat i hidratizuar i K , Mg dhe Fe.
Biotiti Muskoviti
Mikat
● Kristalizojnë në singonin monoklinike.
● Në shkëmbinj shumë shpesh paraqiten në trajta të luspave.
● Kanë shpetëzim të përsosur dhe ndahen në luspe me trashësi vetëm disa
mikrona.
● Janë minerale me shpetëzime maksimale.
● Janë ndër mineralet e rralla me cilësi elastike, pllakat e holla të këtyre
mineraleve mund të lakohen.
● Kanë fortësi të vogël 2,5 – 3, në pllaka të holla të tejdukshme, muskoviti ka
ngjyrë të bardhë, biotiti të zezë.
● Sidomos muskoviti është shumë rezistent në temperatura të larta dhe është
përques i keq i nxehtësisë dhe elektricitetit, për këtë shkak kanë përdorim të
madh dhe të shumëllojshëm në industrinë elektronike dhe optike.
● Muskoviti është rezistent ndaj shkatërrimit fiziko – kimik, biotiti nën ndikimin
e faktorëve atmosferik lehtë shkatërrohet dhe kalon në mineral sekondar në
klorit dhe limonit.
● Si përbërës të shkëmbinjve mikat shpesh paraqiten në
shkëmbinjtë magmatikë, metamorfikë dhe te disa
shkëmbinj sendimentarë.
● Si përbërës të shkëmbinjve nuk janë të preferueshëm,
meqenëse i keqësojnë cilësitë fiziko – teknike të
shkëmbinjve, zvogëlojnë rezistencën në shtypje,
zmadhojnë higroskopinë ku zvogëlohet dhe rezistenca në
ngrica.
● Prezenca e mikave në agregat të betonit ndikon negativisht
në kualitetin e betonit.
● Nëse merr pjesë me më shumë se 5% në agregat të
betonit, nuk mund të përdoret për këtë qëllim.
Amfibolet
● Paraqiten si përbërës kryesor të shumë shkëmbinjve, sidomos të atyre
magmatikë dhe metamorfikë, prandaj janë mjaft prezent në korën e
Tokës.
● Ky grup përfshinë një numër mjaft të madh mineralesh, me përbërje
kimike mjaft të ndryshme dhe të ndërlikuar, mirëpo me cilësi mjaft të
ngjashme fizike dhe morfologjike.
● Përfaqësuesit më me rëndësi të këtij grupi janë:
Hornblenda 2CaO x 4(Mg,Fe)O x Al2O3 x 7SiO2 x
H2O
Aktinoliti 2CaO x 5(Mg,Fe)O x 8SiO2 x H2O
Tremoliti 2CaO x 5MgO x 8SiO2 x H2O
Sipas përbërjes, në përgjithësi amfibolet janë silikate të Mg, Ca dhe Fe
Mineralet e cekura më lartë kristalizojnë në sistemin(singonin) monoklinike
Kristalizojnë në sistemet: rombike, monoklinike dhe triklinike

Si përbërës të shkëmbinjve më shpesh paraqiten në formë të kokrrizave të vogla të parregullta

Kanë shpetëzim të përsosur, ngjyra varësisht nga përbërja është e errët, e gjelbër dhe e zezë

Kanë shkëlqim qelqi të patejdukshëm me fortësi 5 – 6 sipas shkallës së Mohs-it

Konsiderohen si përbërës të dobishëm të shkëmbinjve, meqenëse me cilësitë e veta ju kontribojnë edhe cilësive fiziko – teknike të shkëmbinjve.

Hornblenda shumë shpesh takohet si përbërës kryesor i shkëmbinjve magmatikë dhe metamorfikë, sidomos në amfibolitet dhe në shistet amfibolike
Aktinoliti dhe tremoliti paraqiten si përbërës vetëm në shkëmbinjtë metamorfikë

Shkatërrohen nën ndikimin e proceseve atmosferike duke dhënë produkte të ndryshme, sipas përbërjes dhe proceseve të shkatërrimit

Llojet e pasura me Fe dhe Mg, kryesisht hornblenda, në raste të shumta transformohet në mineral sekondar klorit dhe serpentinë.
Piroksenet
● Këtij grupi i takojnë një numër i madh mineralesh mjaft të ngjashme
sipas përbërjes dhe cilësive fiziko – morfologjike me amfibolet.
● Në përgjithësi edhe piroksenet janë silikate të Mg, Fe dhe Ca.
● Sipas mënyrës së kristalizimit dallojmë piroksene rombike ,
monoklinike dhe triklinike.
● Piroksenet triklinike janë pa rëndësi si minerale petrogjene –
shkëmbformues, ndërsa piroksenet rombike dhe monoklinike mjaft
shpesh paraqiten si përbërës të shkëmbinjve.
● Përfaqësuesit kryesor të pirokseneve rombike janë:
Enstati MgO x SiO2
Bronciti (Mg,Fe)O x SiO2
Hipersteni (Fe,Mg)O x SiO2
● Në pikëpamje të përbërjes kimike piroksenet rombike
paraqesin silikate të Mg dhe Fe, në drejtim të hiperstenit
rritet pjesëmarrja procentuale e Fe.
● Piroksenet rombike sidomos shpesh paraqiten si përbërës
të shkëmbinjve magmatikë bazikë dhe ultrabazikë.
● Përfaqësuesit më të rëndësishëm të pirokseneve
monoklinike janë:
Augjiti CaO x (Mg,Fe)O x 2SiO2 + (Al,Fe)2O3
Diopsidi CaO x MgO x 2SiO2
Dialagu CaO x (Mg,Fe)O x 2SiO2 x Al2O3
Enstatit Broncit

Augjit Diopsid
● Në pikëpamje të përbërjes kimike piroksenet monoklinike janë silikate
të Ca , Fe dhe Al , ndërsa sidomos augjiti është përbërës i shpeshtë i
shkëmbinjve magmatikë.
● Mjaft shpesh takohet edhe dialagu si përbërës i shkëmbinjve.
● Të gjitha piroksenet e përmendura kanë shpetëzim të përsosur.
● Ngjyra ju luhatet sipas sasisë së hekurit që përmbajnë.
● Më shpesh tregojnë ngjyrë të murrme – bardhë të mbyllur të gjelbër
dhe të zezë.
● Bronciti ka ngjyrë karakteristike të bronzës, hipersteni të gjelbër të
mbyllur deri të zezë etj.
● Kanë shkëlqim qelqi përpos bronzitit dhe dialagut që kanë shkëlqim
metalor.
● Fortësia e këtyre mineraleve është 5,5 – 6 sipas shkallës së Mohs-it.
● Piroksenet i nënshtrohen shkatërrimit sikurse amfibolet.
● Në raste të shumta produkte të këtij shkatërrimi janë mineralet
sekondare: serpentina dhe kloriti.
● Piroksenet shpesh paraqiten si përbërës të shkëmbinjve magmatikë, në
shkëmbinj metamorfikë paraqiten më rrallë, ndërsa në shkëmbinjtë
sendimentarë shumë rrallë
Grupi i olivines
● Në këtë grup hyjnë mineralet me formulë
R2(SiO4), ku R mund të jetë Mg, Fe ose të
dy elementet së bashku, si dhe Mn, Ca.
Mineralet kryesore të këtij grupi janë:
Olivina (Mg,Fe)2 ( SiO4)
Forsteriti Mg2 (SiO4)
Fajaliti Fe2 (SiO4)
Forsteriti

Olivima Fajaliti
● Sipas përbërjes kimike olivina është silikat i Mg dhe Fe dhe në të
vërtetë paraqitet një përzierje izomorfe të fosteritit dhe fajalitit.
Fosteriti është silikat i Mg, ndërsa fajaliti silikat i hekurit.
● Të gjithë kristalizojnë në singonin rombike, në trajta prizmatike,
mirëpo format e rregullta kristalore janë të rralla.
● Zakonisht i takojmë në trajta kokrrizore me kontura të parregullta.
● Olivina ka ngjyrë karakteristike ulliri të gjelbër , mirëpo takohet edhe
me ngjyrë karakteristike të zezë.
● Kanë shpetëzim të paqartë ose pa shpetëzim, thyerje guaskore,
shkëlqim qelqi ose yndyror dhe fortësi 6,5 – 7.
● Olivina është mineral jo i qëndrueshëm dhe nën ndikimin e kushteve
atmosferike lehtë shkatërrohet dhe në këtë rast shndërrohet në mineral
sekondar në serpentinë, ndërsa ky proces quhet serpentizim i olivinës.
● Olivina paraqitet si përbërës i shkëmbinjve magmatikë ultrabazikë
( dunite,periodotite) e më rrallë në gabro, bazalte etj.
● Rrallë paraqitet në shkëmbinjtë metamorfikë (në shistet kristalore).
● Shkëmbinjtë që përmbajnë olivnë në raste të shumta janë të kapur nga
proceset e alterimit (shkatërrimit) dhe paraqesin material ndërtimorë të
kualitetit te dobet
Oksidet
● Janë bashkëdyzime të elementeve me oksigjen.
● Mjaft minerale të këtij grupi takohen si përbërës të
shkëmbinjve, mirëpo vetëm kuarci ka një rëndësi të njejtë
si silikatet e përmendura.
● Përpos këtij, shpesh takohen si përbërës të shkëmbinjve
edhe oksidet e hekurit, mirëpo në çdo rast si përbërës të
dytë.
● Përfaqësuesit kryesor të këtij grupi janë:
-Kuarci SiO2
-Magnetiti FeO x Fe2O3
-Hematiti Fe2O3
-Korundi Al2O3
Kuarci

Magnetiti

Hematiti
Kuarci (SiO2
● Padyshim është minerali më i përhapur në natyrë.
● Në pikëpamje të përbërjes kimike është oksid i silicit.
● Përhapja e madhe e tij në korën e Tokës është rezultat i krijimit në shumë mënyra: me
kristalizime nga magma, nga proceset pneumatolike dhe me fundërosje nga tretjet ujore.
● Kristalizon në singonin trigonale, në raste të shumta në forma prizmatike heksagonale
nga një herë në kombinime me bipiramida.
● Kur është i pastër është pa ngjyrë dhe i tejdukshëm.
● Ky lloj quhet kristali i maleve.
● Më shpesh takohen me ngjyrë të bardhë ose shumëllojshëm i ngjyrosur nga përzierjet e
jashtme.
● Kristalet me ngjyra të bukura përdoren si gur të çmueshëm.
● Karakteristikat fizike: pa shpetëzim, në raste të shumta ka thyerje guaskore, shkëlqim
qelqi dhe fortësi 7 sipas shkallës së Mohs-it.
● Jashtëzakonisht është rezistent ndaj faktorëve shkatërrues të natyrës dhe tretet vetëm në
acidin fluorhidrik (HF), prandaj çdo herë takohet i freskët pa produkte të shkatërrimit
● Një lloj i kuarcit, kalcedoni kimikisht është aktiv.
● Në agregat të betonit hyn në reaksion me çimenton dhe si pasojë
zhvillohet një temperaturë e lartë, që ka për pasojë dëmtimin mekanik
të betonit, në të cilin paraqiten qarje, prandaj si i tillë është i dëmshëm
në agregatin e betonit.
● Kuarci është një ndër mineralet më të përhapura në korën e Tokës.
● Paraqitet si përbërës kryesorë i shkëmbinjve magmatikë, metamorfikë
dhe sendimentarë.
● Është përbërës i dëshiruar i shkëmbinjve, meqenëse me cilësitë e mira
të tij i kontribon kualitetit të shkëmbinjve.
● Kuarci ka përdorim të madh në teknikë.
● Shfrytëzohet në industrinë e qelqit, në radioindustri dhe në
elektroindustri.
● Shfrytëzohet edhe si material ndërtimor, për përgatitjen e llaqit (rëra
kuarcore).
Magnetiti (Fe3O4)
● Sipas përbërjes kimike është oksid i hekurit.
● Është me prejardhje magmatike.
● Kristalizon në singonin teserale, në rastet e shumta në formë të oktaedrit
● Si përbërës i shkëmbinjve më shpesh paraqitet në formë të kokrrizave.
● Ka ngjyrë të zezë, pa shpetëzim, në rastet e shumta tregon thyeshmëri
guaskore dhe shkëlqim metalik.
● Ka fortësi 5,5 – 6,5 me cilësi magnetike.
● Nuk është i qëndrueshëm dhe nën ndikimin e proceseve të alterimit kalon në
mineral sekundar hematit dhe limonit.
● Takohet si përbërës i dytë në shkëmbinjtë magmatikë, metamorfikë dhe
sedimentarë.
● Në shkëmbinjtë si material ndërtimor është përbërës i dëmshëm, meqenëse i
keqëson cilësitë fiziko – mekanike të shkëmbinjve.
● Nganjëherë paraqitet në masa të mëdha, kur formon vendburimet e xeheve të
hekurit, të kualitetit të lartë.
Hematiti (Fe2O3)
● Po ashtu është oksid i hekurit dhe paraqet një ndër xehet më të rëndësishme të hekurit.
● Kristalizon në singonin heksagonale por formate rregullta kristalore janë të rralla.
● Më shpesh takohet në format e kokrrizave.
● Ka ngjyrë të murrme të kuqe, mirëpo takohet edhe me ngjyrë të zezë), ndërsa ngjyrën e
gërvishtjes e ka në çdo rast të kuqe, cilësi karakteristike e hematitit.
● Ka shkëlqim metalik dhe fortësi 5,5 – 6,5.
● Nuk është i qëndrueshëm dhe nën ndikimin e proceseve të alterimit shndërrohet në
mineral sekondar limonit.
● Krijohet nga proceset e kristalizimit të magmës gjatë ftohjes, në raste më të shumta
paraqet produkte të shkatërrimit të mineraleve të grupit të silikateve me feromagnezium,
që d.m.th. është mineral sekondar.
● Është mjaft i përhapur si përbërës i shkëmbinjve magmatikë dhe sedimantarë, por në çdo
rast si përbërës i dytë.
● Si përbërës i shkëmbinjve është i padëshirueshëm, meqë ndikon negativisht në cilësitë
fiziko – mekanike të shkëmbinjve.
Korundi (Al2O3)
● Sipas përbërjes kimike është oksid i aluminit.
● Kristalizon në singonin heksagonale në forma prizmatike, si përbërës në shkëmbinj
paraqitet në trajta kokrrizore.
● Në raste të shumta ka ngjyrë të murrme të mbyllur ose të murrme të kaltër.
● Ekzistojnë lloje te korundit me ngjyra të bukura si p.sh. me ngjyrë të kaltër (safir), me
ngjyrë të kuqe (rubin), me ngjyrë të gjelbër (smaragd).
● Janë gurë të çmueshëm të cilësive të larta.
● Kanë shkëlqim qelqi deri te diamanti.
● Janë të tejdukshëm nëse janë të pastër dhe të patejdukshëm kur janë të pasur me
përzierje të jashtme
● .Nuk kanë shpetëzim.
● Sipas shkallës së Mohs-it kanë fortësi 9.
● Kimikisht janë të qëndrueshëm.
● Paraqiten vetëm si përbërës të dytë në shkëmbinjtë magmatikë(sijenite), pastaj në
pegmatite dhe më së shumti në shkëmbinjtë metamorfikë (shiste kristalore).
● Si rezultat i qëndrueshmërisë së madhe ndaj proceseve të alterimit, lehtë arrin edhe në
deponimet aluviale
Safir

Rubin

Smaragd
Karbonatet
● Sipas përbërjes kimike janë kripëra të acidit karbonik (H2CO3).
● Një numër mjaft i madh mineralesh të këtij grupi paraqiten si përbërës kryesor
të shumë shkëmbinjve e sidomos të shkëmbinjve sedimentarë, prandaj takohen
mjaft shpesh në korën e Tokës.
● Krijohen në shumë mënyra: gjatë proceseve të precepitimit në ujerat e
ftohta dhe të nxehta, me alterimin e mineraleve të grupit të silikateve që
përmbajnë Ca, Mg dhe Fe (produktet e shkatërrimit të mineraleve primare)
nga proceset biogjenike etj.
● I nënshtrohen lehtë alterimit (shkatërrimit) fizik dhe treten në ujë.
● Karbonatet përbëjnë një grup të madh mineralesh, mirëpo ndër to rëndësi të
veçantë si përbërës kryesor i shkëmbinjve, kanë kalciti dhe dollomiti.
● Karbonatet e tjera paraqiten vetëm si përbërës të dytë në shkëmbinj.
● Mineralet më të rëndësishme të këtij grupi janë:
Kalciti CaCO3
Magneziti MgCO3
Dollomiti CaCO3 x MgCO3
Kalciti

Dollomiti

Magneziti
Kalciti
● Sipas përbërjes kimike është karbonat i kalciumit.
● Në natyrë është shumë i përhapur gjë që e takojmë gati në çdo hap.
● Prandaj këtë mineral si dhe kuarcin i konsiderojmë mineralet më të përhapura
në korën e Tokës.
● Kalciti kristalizon në singonin trigonale me forma të paraqitjes- heksagonale
romboedrike, shpesh herë në forma jashtëzakonisht të bukura kristalore.
● Si përbërës i shkëmbinjve rrallë takohet në forma të rregullta kristalore, në
këtë rast paraqitet në trajta të kokrrizave ose në gjendje amorfe.
● Ka shpetëzim të përsosur dhe tejdukshmëri të mirë kur është i pastër- pa
ngjyrë.
● Ky lloj i kalcitit njihet me emrin kalciti i Islandës.
● Në rastet e shumta ka ngjyrë të bardhë (foto 10-a) ose është shumëllojshëm i
ngjyrosur nga përzierjet e jashtme.
● Fortësinë e ka 3 sipas shkallës së Mohs-it.
● Nuk është i qëndrueshëm ndaj proceseve atmosferike,
lehtë tretet edhe në ujë e sidomos nëse uji përmban thartinë
të tretur organike dhe inorganike.
● Shumë lehtë treten në acidin klorhidrik (HCl), me lirimin e
vrullshëm të dioksidit të karbonit (CO2) me që rast
formohet një shkumë në sipërfaqet e mineralit, që është
karakteristikë e këtij minerali për identifikim të shpejtë.
● Kalciti nuk është i qëndrueshëm as në temperatura, kështu
që në temperaturë 700 deri 800 C zbërthehet dhe si
produkt i këtij shkatërrimi fitohet oksidi i kalciumit (CaO),
të cilin ndryshe e quajmë gëlqere, si dhe dioksidi i
karbonitr (CO2), një gaz që kalon në ajër.
● Ky proces mund të shprehet :
● 700-800
● CaCO3 -------------> CaO + CO2
● Oksidi i kalciumit i përzier me ujë kalon në një lëng me cilësi të lëndës
lidhëse, me rëndësi të veçantë për ndërtimtari dhe quhet gëlqere e
shuar.
● Ky proces mund të shprehet në këtë mënyrë:
● CaO + H2O = Ca (OH)2
● Kalciti është shumë i përhapur si përbërës i shkëmbinjve në përgjithësi
i shkëmbinjve sedimentarë.
● Përbën masën kryesore të gëlqerorëve, mermerëve dhe të brekçeve të
tyre , ndërsa është përbërës me rëndësi edhe i mergeleve.
● Shpesh paraqitet edhe si lëndë lidhëse në shkëmbinjtë klastikë
(copëzorë) (ranorë, konglomerate etj.).
● Në shkëmbinjtë magmatikë paraqitet si përbërës i dytë dhe çdo herë
është mineral sekondar (produkt i alterimit të mineraleve primare).
● Në terrenet që ndërtohen nga gëlqerorët, për shkak të tretjes së lehtë të
kalcitit, formohen trajta të ndryshme karstike dhe ky proces quhet
karstifikim.
Magneziti
● Sipas përbërjes kimike është karbonat i magnezit.
● Është mjaft i ngjashëm me kalcitin, prej të cilit dallohet me peshën specifike
më të madhe dhe më vështirë tretet në acidin klorhidrik (acidi duhet të jetë i
ngrohtë dhe minerali i thërrmuar).
● Kristalizon në singonin trigonale me forma të paraqitjes- prizma heksagonale
romboedrike, mirëpo rrallë takohen në forma të bukura kristalore.
● Zakonisht paraqitet në masa amorfe ose në trajta kokrrizore.
● Ka ngjyrë të bardhë (foto 10-c), shkëlqim qelqi ose pa shkëlqim.
● Zakonisht është pa shpetëzim dhe me thyeshmëri guaskore.
● Fortësinë e ka 3,5 – 4,5 sipas shkallës së Mohs-it.
● Po si kalciti edhe ky mineral nuk është i qëndrueshëm në temperatura, në këtë
rast me lirimin e CO2 kalon në oksid të magnezit (MgO), në një produkt i cili
i reziston temperaturave të larta, prandaj përdoret si izolator termik. Ky proces
mund të shprehet kështu:
700 C
● MgCO3 ---------> MgO + CO2
● Në shkëmbinj paraqitet si mineral sekondar dhe
krijohet gjatë shkatërrimit të silikateve që
përmbajnë feromagnezium, prandaj është pa
rëndësi si mineral petrogjen – shkëmbformues.
● Magneziti është me rëndësi ekonomike dhe
paraqet lëndën kryesore për përfitimin e magnezit
dhe të bashkëdyzimeve të tij me vlerë të madhe
ekonomike.
● Është mjaft i përhapur dhe masat më të mëdha të
këtij minerali takohen në Kosovë (Golesh-Lypjan
dhe Strezovc afër Kamenicës).
Dollomiti
● Është karbonat i dyfishtë i kalciumit dhe magneziumit dhe mjaft i ngjashem me dy të parët.
● Kristalizon në trajta të ngjashme sikurse kalciti dhe magneziti, në forma heksagonale romboedrike,
mirëpo trajtat kristalore janë të rralla.
● Si përbërës i shkëmbinjve takohet në trajta kokrrizore ose në gjendje amorfe.
● Është me ngjyrë të bardhë ose shumëllojshëm i ngjyrosur nga përzierjet e jashtme.
● Shpreh shpetëzim në trajta kristalore dhe ka shkëlqim qelqi.
● Ka fortësinë 3,5 – 4.
● Vështirë tretet në thartirat e ftohta, si magneziti, mjaft lehtë në thartirat e nxehta.
● Zakonisht është mineral sekondar dhe krijohet me proceset e metasomatozës nga kalciti, përkatësisht
me zëvendësimin e një pjese të substancës të kalciumit me magnezium.
● Edhe dolomiti nuk është i qëndrueshëm në temperatura të larta dhe në temperatura rreth 600C ,
transformohet në oksid të magnezit (MgO), produkt që ju reziston temperaturave të larta dhe
shfrytëzohet si i tillë (izolator i nxehtësisë), ky proces mund të shprehet:
600\C
● CaCO3 x MgCO3 ---------------> MgO + CO2 + CaCO3
● Ka mjaft rëndësi si mineral petrogjen. Është përbërës kryesor i dollomiteve dhe i mermerëve
dollomitike. Dollomitet si shkëmbinj kompakt ndërtojnë male të tëra
Sulfatet
● Sipas përbërjes kimike janë kripëra të acidit sulfurik
(H2SO4).
● Krijohen me proceset e fundërosjes (precepitimit) nga
ujërat e ftohta, në dete dhe liqe, si dhe në ujërat e nxehta,
në damarët xeherorë.
● Karakterizohen me fortësi të vogël dhe lehtë treten në ujë.
● Grupi i sulfateve është mjaft i pasur me minerale, mirëpo
vetëm gipsi dhe anhidriti kanë një rëndësi si përbërës të
shkëmbinjve.
● Gipsi CaSO4 x 2H2O
● Anhidriti CaSO4
anhidriti

gipsi

Gipsi
Sipas përbërjes kimike është sulfat i kalciumit i hidratizuar.
● Kristalizon në sistemet monoklinike në forma të bukura kristalore.
● Ndërsa, si përbërës i shkëmbinjve takohet në trajtë amorfe ose në agregate kokrrizore.
● Ka shpetëzim të përsosur.
● Mund të paraqitet si: pa ngjyrë, me ngjyrë të bardhë ose me ngjyra të ndryshme nga
përzierjet që i përmban.
● Në trajta kristalore është i tejdukshëm dhe me shkëlqim qelqi.
● Ka fortësi të vogël 2 sipas shkallën së Mohs-it.
● Mund të gërvishtet me anë të thonit. Lehtë tretet në ujë.
● Në temperatura nuk është i qëndrueshëm, kështu që në temperaturë prej 120 – 130C
humb 75% të ujit dhe kalon në gips të pjekur.
● Ky produkt është me rëndësi të posaçme për ndërtimtari, meqenëse shfrytëzohet si lëndë
lidhëse.
● Si përbërës i shkëmbinjve nuk ka vlerë praktike.
● Është përbërës vetëm i shkëmbinjve, gipsorë, ndërsa takohet dhe si përbërës i dytë në
disa shkëmbinj argjilorë, në rëra dhe shkëmbinj tjerë sedimentarë.
● Si mineral në natyrë mund të paraqitet në sasi mjaft të mëdha, me vera ekonomike si
p.sh. në rrethin e Dibrës (Republika e Maqedonisë).
● Përdoret si shtesë e mergeleve në industrinë e çimentos.
● Lloji i gipsit me ngjyra jashtëzakonisht të bukura quhet albaster.
● Ka përdorim si material dekorimi, për dekorim të brendshëm si dhe për skulptura.
Anhidriti
● Sipas përbërjes kimike, është sulfat i kalciumit.
● Kristalizon në sistemet rombike, mirëpo rrallë takohet në forma të bukura
kristalore.
● Në raste të shumta paraqitet në formë amorfe ose në trajta kokrrizore.
● Ka ngjyrë të bardhë, fortësi 3 – 4 dhe shkëlqim qelqi.
● Prej gipsit dallohet me fortësi më të madhe.
● Sipas gjenezës, në pjesën më të madhe, është mineral sekondar dhe krijohet
prej gipsit, kur ky e humb ujin.
● Në mënyrë reciproke, kur të vij në kontakt me ujë përsëri kalon në gips, duke
rritur vëllimin në pjesë të konsiderueshme, deri në 60%.
● Kjo cilësi e anhidritit për ta rritur vëllimin, kur vjen në kontakt me ujë ose me
lagështi, është me rëndësi meqenëse në këtë rast në masat e shkëmbinjve
lajmërohen tensionet e brendshme edhe deri në 110 MPa.
● Te objektet nëntokësore në masat e shkëmbinjve me anhidrit si përbërës,
paraqiten tensione – shtypje të brendshme, jashtëzakonisht të mëdha, që
shpesh herë edhe rrethojat e betonit me trashësi të madhe nuk mund t’i
kundërvihen.
● Në korën e Tokës është më i rrallë se gipsi dhe takohet në shoqëri me të.
● Në shkëmbinj takohet rrallë si përbërës i tyre dhe në çdo rast si përbërës i
dytë.
Sulfidet
● Sipas përbërjes kimike janë bashkëdyzime të elementeve
me sulfur.
● Janë minerale mjaft të shpeshta në korën e Tokës, mirëpo
si përbërës të shkëmbinjve shumë rrallë takohen (si
përbërës dytësor).
● Si minerale të lira, nganjëherë takohen të koncentruar në
sasi – masa të mëdha, në vende të kufizuara, kur paraqesin
vendburime me rëndësi ekonomike të shumë metaleve , si
p.sh. të plumbit(Pb), bakrit (Cu), zinkut (Zn) etj.
● Karakterizohen me shkatrrim të lehtë kur janë në kontakt
me faktorët atmosferik.
● Nuk kanë rendësi si minerale petrogjene, përbërsës të
shkëmbinjëve.
● Si mineral petrogjen vlenë të përmendet vetëm një
përfaqësues e ky është Piriti
Piriti FeS2
● Piriti sipas përbërjës kimike është sulfid i hekurit.
● Kristalizon në singonin teserale, në raste të shumëta në formë të kubit, mirëpo më së
shumti paraqitet në trajta të kokrrizave.
● Nuk ka shpetëzim.
● Thyeshmëria është e parregullt ose guackore. Ka ngjyrë të verdhë të mesingut i thërmuar
në pluhur tregon ngjyrë të gjelbërt të zezë, që është karakteristikë kryesore e piritit.
● Ka shkëlqim metalik dhe fortësi 6 – 6.5 sipas shkallës së Mohs-it.
● Krijohet nga proceset e kristalizimit të magmës dhe me proceset e fundërosjes nga tretjet
e nxehta dhe të ftohta.
● Takohet mjaftë shpesh si përbërës i shkëmbinjve magmatikë, metamorfikë dhe
sedimentarë( vetem si përbërës dytësor).
● Shpeshëherë është përciellës i xeheve të plumbit, zinkut, bakrit etj. Si mineral ka rendësi
ekonomike, pasi që prej tij fitohet acidi sulfurik.
● Piriti është përbërës i damshëm i shkëmbinjëve, pasi lehtë shkatrrohet dhe si produkt i
shkatrrimit fitohet acidi sulfurik, i cili i tretë feldshpatet, karbonatet dhe disa minerale të
tjera në shkëmbinjë.
● Sidomos është përbërës i dëmshëm në shkëmbinjë me vlerë që përdoren si material
dekorativ.
Piriti
Diamanti C
Ari Au
Kovelina CuS
Diamanti C
Bakri Cu
Sfaleriti dhe Galeniti

Sfaleriti
Piriti

Reargalli (AsS)
dhe Auropigmenti (As2S3
Antimoniti Sb2S3

Cinobariti HgS

You might also like