You are on page 1of 2

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
Fakulteti i Ekonomisë
PROGRAMI MASTER
Rruga Elbasanit
Tiranë – Albania
Tel/Fax: ++ 3554 2345 789

MIRATOHET

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë

Prof. Dr. Omer Stringa

PROGRAM

DREJTIMI MARKETING
Kurs për MMK, Tiranë, Shqipëri
Një kooperim i UNL-USA dhe Fakultetit të Ekonomisë, Tiranë
Viti Akademik 2011-2012

Përshkrimi i kursit

Një prirje e viteve të fundit në praktikën ekonomike është rritja e rolit integrues të marketingut në
procesin e realizimit të vlerës të biznesit. Kjo prirje është shoqëruar nga zhvillimi i koncepteve
dhe teknikave të reja, që ndihmojnë analizën e tregjeve dhe zhvillimin e planeve në drejtim të
tyre. Përveç kësaj, funksioni marketingu është edhe zgjerimi i perspektivave për të qenë sa më
konkurrues. Objektivi kryesor i këtij kursi është të zhvillojë aftësitë për të kuptuar dhe drejtuar
marketingun. Ky kurs synon të nxisë dhe të udhëheqë këtë proces.

Përkundrejt këtij sfondi ky kurs është ndërtuar për të ndihmuar studentët me:
 Trajtimin e elementeve kryesore për të kuptuar konceptet bazë të drejtimit, mjedisit dhe
sistemeve të informacionit marketing.
 Paraqitjen e koncepteve të tregut, segmentimit, matjes së kërkesës, diferencimit dhe
pozicionimit të ofertës, përmes vlerësimit të tregut potencial, analizës së konkurrencës,
etj.
 Një analizë të thellë të teknikave analitike, gjetjeve empirike dhe modeleve për drejtimin
e marketingut.
 Mënyrat e kombinimit të elementeve të marketingut për gjetjen e miksit optimal si dhe
procedurat e organizimit, zbatimit dhe kontrollit të veprimtarive të marketingut.

UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETII EKONOMISË, ZYRA E MASTERIT, RRUGA E


ELBASANIT, TEL.: +355 (0) 4 234 57 91
Detyrimet e kursit:

Notat e kursit do të përcaktohen në bazë të pikëve të grumbulluara nga vlerësimi i një provimi
përfundimtar, nga vlerësimi i rasteve studimore për secilin student (punim në grup) e paraqitja e
tyre. Provimi do të përqëndrohet në pyetje të vërteta apo të gabuara, në zgjidhje shumëfishe dhe
në sqarimin teorik të disa njohurive. Grupet e punës do të funksionojnë gjatë të gjithë periudhës,
si për diskutimet në klasë, ashtu edhe në lidhje me rastet studimore apo diskutimin e situatave të
tjera mësimore. Studentët do të mbrojnë edhe një temë kursi.

Vlerësimi përfundimtar do të bazohet në strukturën e mëposhtme:

Provimi përfundimtar: 50 pikë


Analiza, diskutimet, pjesëmarrja: 35 pikë
Tema e kursit: 15 pikë
Shuma: 100 pikë

Përmbajtja e kursit
1. Kuptimi i drejtimit marketing
2. Zhvillimi i strategjive dhe planeve marketing
3 Mbledhja e informacionit dhe skanimi i mjedisit
4. Drejtimi i kërkimit marketing dhe parashikimi i kërkesës
5 Analizimi i tregjeve të konsumit dhe tregjeve të biznesit
6 Identifikimi i segmenteve të tregjeve të synuar
7. Përcaktimi i strategjisë së produktit
8 Zhvillimi i strategjive dhe programeve të çmimit
9. Konturimi dhe manaxhimi i rrjeteve dhe kanaleve të vlerës
10. Manaxhimi i tregtisë me pakicë, tregtisë me shumicë dhe logjistikës
11. Manaxhimi i komunikimit personal: marketingu direkt dhe dhe shitja personale
12. Manaxhimi i një organizate të marketingut holistik

Literatura bazë

1. KOTLER Philip, and KELLER: Marketing Management, 12-th Edition, 2006.


2. PETER Paul J., JAMES H. Donnelly Jr.: Marketing Management: Knowledge and Skills. 6-
th Edition. 2005.

Drejtoresha ekzekutive

Prof. Dr. Vasilika Kume

UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETII EKONOMISË, ZYRA E MASTERIT, RRUGA E


ELBASANIT, TEL.: +355 (0) 4 234 57 91

You might also like