You are on page 1of 3

Kultura e të biseduarit

Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë). Ai ia mësoi Kur'anin. E krijoi njeriun. Ia mësoi atij
të folurit.

Nga: Muhamed KUTUB

Begatia e të shprehurit është prej dhuntive më të mëdha që ia fali Allahu njeriut, dhe e dalloi
me këtë nga krijesat e tjera: "Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë). Ai ia mësoi Kur'anin. E
krijoi njeriun. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqip-tuarit)." (Er-Rrahman: 1-4)

"Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush
këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën
këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut, Ne do t'i japim më vonë (në
botën tjetër) shpërblim të madh." (En-Nisa: 114)

Islami i ka kushtuar kujdes të madh çështjes së fjalës dhe mënyrës së artikulimit të tyre,
sepse fjalët që dalin nga një person tregojnë esencën e mendjes së tij dhe natyrën e karak-
terit të tij. Po ashtu, edhe për atë se, metodat e të biseduarit në një bashkësi flasin për
shkallën e ngritjes së saj të përgjith-shme dhe nivelin e depërtimit të vlerave në mjedisin e
asaj bashkësie.

Njeriu, para se të flasë, duhet ta pyesë veten: "A ka shkak që të flas?" Nëse gjen shkak për
këtë, le të flasë, përndryshe, heshtja është më e preferuar dhe largimi i tij nga fjalët, ku nuk
ka nevojë, është vepër e mirë,që ka shpërblim të madh. Abdull-llah Ibën Mes'udi thotë:
"Pasha Atë, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër, nuk ka mbi sipërfaqe të tokës gjë më të nevoj-
shme për burgim të gjatë se sa gjuha!" /Transmeton Taberaniu/

Abdull-llah Ibën Abbasi [radijAllahu anhu] thotë: "Pesë sende janë më të vlefshme sesa një
turrmë kafshësh të shtrenjta: Mos fol për atë që nuk të intereson, sepse kjo është e tepërt
dhe nuk je i sigurtë nga mosbërja e mëkatit!

Po ashtu, mos fol për atë që të intereson pa ia gjetur fjalës vendin, sepse është turp të flasësh
për një çështje që të intereson nëse nuk ia gjen asaj vendin e vet!
Mos u fjalos as me një njeri të urtë e as me një mendjelehtë, sepse i urti nuk do të të çmojë,
ndërkaq mendjelehti do të të ofendojë!

Në mosprani të vëllait tënd, përmende atë për atë gjë për të cilën ti dëshiron që ai të të
përmendë ty, dhe mbuloja atij ato, të cilat ti dëshiron që ai të t'i mbulojë ty..!
Bëje punën e atij,që shihet se shpërblehet për mirësi e dënohet për mëkat." /Transmeton Ibën
Ebi Dunja/
Muslimani këtë mund ta arrijë vetëm nëse e zotëron gjuhën e vet dhe dominon mbi frenat e
saj me fuqi. Kështu, do ta ndalë atë atje ku duhet të heshtet dhe do ta korrigjojë atje ku
duhet folur. Ndërkaq, ata të cilëve u prijnë gjuhët e tyre, ato i çojnë në vendshkatërrimin e
tyre.

Njëmend, llomotitja e tepërt ka një zhurmë e cila e largon pjekurinë. Pjesa më e madhe e
atyre që u prinë tubimeve, prej të cilëve dalin fjalët pa u ndalur, e bindin dëgjuesin se fjalët e
tyre nuk i mbështesin në vetëdije të zgjuar apo ide të thellë, madje dëgjuesi edhe mund të
mendojë se nuk ka kurrfarë lidhje në mes mendjes dhe këtij vargu fjalësh.

Njeriu që dëshiron t'i tubojë idetë e veta dhe t'i kontrollojë punët e veta anon kah heshtja,
bile, kur ai dëshiron ta njoftojë veten dhe t'i koordinojë idetë, largohet nga ambienti i
zhurmshëm në një vend të heshtur apo anë të qetë. Për atë, edhe nuk është e rastit që Islami
e preferon heshtjen dhe e konsideron atë metodë efikase të edukimit të suksesshëm.

Prej këshillave të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] drejtuar Ebu Dherrit është edhe
kjo: "Duhet që më tepër të heshtësh, sepse kjo e largon shejtanin dhe të ndihmon në fe."
/Transmeton Ahmedi/

Po, gjuha e pa masë është litar i lëshuar në dorën e shejtanit, i cili e kthen njeriun kah të dojë.
Andaj, nëse njeriu nuk mund ta kontrollojë veten, goja e tij do të jetë derë për depër-timin e
hedhurinave, të cilat do ta ndotin zemrën e tij dhe do të hedhin mbi të perden e letargjisë.
Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Nuk do të jetë si duhet besimi i njeriut,
derisa nuk është si duhet zemra e tij; e nuk do të jetë si duhet zemra e tij, derisa nuk është si
duhet gjuha e tij." /Transmeton Ahmedi/

Periudha e parë e këtij rregullimi është që t'i largojë njeriu duart e veta nga ajo që nuk është
punë e tij, si dhe mos ta involvojë veten në atë për të cilën nuk pyetet: "Prej shenjave të
besimtarit të mirë është që të mos merret me atë që nuk i hyn në punë." /Transmeton
Tirmidhiu/

Largimi nga gjërat e kota është prej konditave të shpëtimit dhe fakteve të përkryeshmërisë.
Këtë (largimin nga gjërat e kota) Kur'ani e ka përmendur në mes dy detyrave obligative isla-
me; namazit dhe zekatit: "Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: Ata të cilët janë
të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit. Dhe ata të cilët i shmangen të
kotës (fjalë a punë). Dhe ata të cilët rregullisht e japin zekatin." (El-Mu'minun: 1-4)

Nëse e tërë bota do t'i llogariste gjërat e kota, të cilat e preokupojnë kohën e tyre të lirë,
qofshin fjalë apo punë, do të befasohej nëse aty i gjen pjesën më të madhe të rrëfimeve të
publikuara, revistave të njohura, fjalimeve e radiotelevizioneve, gënjeshtrave sistematike në të
cilat janë ngjitur sytë dhe kah të cilat anojnë veshët, ndërkaq ato nuk i sjellin asnjë dobi
njeriut. Islami e urren gjënë e kotë, sepse ai i urren çështjet boshe dhe të pakuptimta. Pastaj,
po ashtu, këto ta humbin jetën në gjëra të kota, për të cilat nuk është krijuar njeriu, e jo në
seriozitet dhe prodhim. Në bazë të pastrimit të njeriut nga gjërat e kota, do të jetë grada e tij
tek Allahu.

Transmetohet prej Enes Ibën Malikut, i cili thotë: "Vdiq një njeri, ndërkaq një njeri tjetër,
përderisa Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dëgjonte, tha: "Përgëzo me Xhenet."
Atëherë Pejgamberi i Allahut i tha: "Apo nuk e di? Ndoshta ai ka folur për gjërat që nuk i hyjnë
në punë, apo ka qenë koprrac për gjërat që s'i kanë munguar!" /Transmeton Tirmidhiu/

Ai i cili flet kot, për shkak të lidhjes së dobët në mes të menduarit dhe shprehjes, i lëshon
fjalët pa frena. Ndoshta mund ta thotë ndonjë fjalë, që do ta vërë në sprovë të rëndë dhe do
t'ia shkatërrojë ardhmërinë. Është thënë: "Kush flet shumë, edhe gabon shumë."

Në hadith përmendet: "Njeriu e thotë një fjalë, me qëllim që t'i bëjë të qeshin njerëzit, e me
të rrëmbehet më larg se në mes qiellit dhe tokës! Njeriu rrëshqet me gjuhën e vet më keq
sesa me këmbët e veta!" /Transmeton Bejhekiu/

Perktheu: Bashkim Aliu

You might also like