You are on page 1of 291

Antonij Todorov, Dobrin Kanev, Ilija Angelova, Ivan

Radev, Ivelin Nikolov, Liljana Kaneva, Magdalena Dikova,


Tatjana Buruxhieva,
Julian Georgiev

MENAXHMENT
I
POLITIK
Mbledhi dhe redaktoi:
Dobrin Kanev

Fondacioni “Friedrih Ebert”,


Zyra në Shkup
Shkup, 2003

5
Për botuesin: Fondacioni-Friedrih-Ebert Byroja Shkup
Milinka Trajkovska

Botimi i parë – viti 2001


Fondacioni “ Friedrih Ebert”- Byroja rajonale Sofje
Shkola për menaxhimin politik, Sofje, viti 2001

• Dobrin Kanev, përmbledhës dhe redaktor


• Antonij Todorov, Dobrin Kanev, Emilija angelova, Ivan Radev, Ivelin Nikolov,
Liljana Kaneva, Magdalena Dikova, Tatjana Buruxhieva, Julian Georgiev, autorë
• Dimitar Stojanov – Dimo, artist
• Menaxhimi politik
• Fondacioni “Friedrih Ebert”- Byroja rajonale Sofje
• Shkolla për menaxhimin politik

Përktheu: M-r Nazmi Maliqi


Lektor: Liri Lena

Shtypi: “INVEST- TREJD”- Shkup


Tiraxhi: 600

SIP- Katalogjizimi në publikimin, Biblioteka popullore dhe univerzitare “Shën.


Klimenti i Ohrid” –Shkup
32.008.1/2(035)
Menaxhimi politik/ Antonij Todorov, Dobrin Kanev, Ilija Angelova, IvanRadev,
Ivelin Nikolov, Liljana Kaneva, Magdalena Dikova, Tatjana Buruxhieva,Julian
Georgiev; përmbledhës dhe redaktor Dobrin Kanev; përkthyes Nazmi Maliqi,-
Shkup Fondacioni
Friedrih-Ebert, Byroja Shkup 2002- 292 faqe. Ilustrime, tabela; 24 cm
Fusnota për tekstin. Bibliografia: 289-292
ISBN 9989-109-02-8
1. Todor, Antonij
a) Menaxhimi politik- doracak
COBISS-ID 50191114

6
Përmbajtja

Parathënie
Prathënie e botimit maqedonisht
Kreiu i Parë: MENAXHIMI ORGANIZATIV
Menazhimi i kohës në politik
Për aftësinë e politikanëve për të menaxhar
Kohën....
Ç‘na pengon për të organizuar më mirë
kohën tonë?
Si ta organizojmë kohën tonë?
Puna ekipore
Nevoja e punës ekipore në politik
Marrim pjesë në ekip me anët tona
të dobta dhe të forta
Indikatori Majers- Brigs
Rregullat themelore për punë më
të mirë ekipore
Takimet punuese dhe kshillimet
Shkathtësia për udheqje dhe fsacilitim
në procesin grupor
Probleme dhe zgjidhje
Mardhënjet reciproke “Udheqës- personel”
Organizimi i takimeve punuese dhe këshilimeve
Menexhimi gjatë situatave të konflikteve
Mardhënjet ndërnjerëzore
Konfliktet
Llojet e konfliktit
Mënyrat e zgjidhjes së konflikteve
Zhvillimi i bisedave
Llojet e bisedimeve
Kushtet për mbajtjen e suksshshme të bisedimeve
Periudhat e bisedimeve
Pengesa gjatë gjetjes së zgjidhjeve

Kreu i dytë: ANALIZA POLITIKE


Informata politike

7
Mbledhja e informatave politike
Burimet e informatës politike
Organizimi i informatës
Puna me informatën politike
Dokumentat analitik në politikë
Dokumenti për qëndrimin politik
Raporti për paralajmërim me kohë
Argumeni Poitik
Ndikimi i argumentave
Krijimi i argumentave
“Pro” dhe “kundër”

Kreu i tretë. KOMUNIKIMI POLITIK


Strategjia e Komunikimit
Propaganda, manipulimi, konflikti
Teknikat themelore propaganduese të ndikimit
Komunikim ose konflikt?
Strategji diskurzive të komunikimit
Komunikimi verbal dhe joverbal
Gjuha politike
Komunikimi joverbal
Puna me mediumet
Specifikat e mediumeve të caktuara
Mediatrajnimi
Dhënja e intervistave
Fjalimi politik
Struktura dhe specifikat e fjalimit politik
Fjalimi paraelektoral
Mbajtja i fjalimit

Kreu i katër. FUSHATA PARAELEKTORALE


Përgatitjet për fushatën paraelektorale
Strategjia e fushtës paraelektorale
Elementet kruesore
Plani i fushatës paraelektorale
Grafik-ekzemplari i fushatës paraelektorale
Organizimi i fushatës

8
Shtabi paraelektoral
Puna me zgjedhësit
Puna me gupet e dedikuara
Platformat paraelektorale dhe porositë
Vendi dhe rëndësia e programeve paraelektorale
Procesi i përpunimit të programit
Fjalimet paraelektorale
Bashkëpunimi me mediumet në situatën paraelektorale
Media plani
Materiali i shtypur në reklamat paraelektorale
Problemet gjatë shfrytëzimit të mediumeve audiovizuele

LITERATURA

9
PARATHËNIE

Qëllimi i këtij botimi është t’u propozojë politikanëve bullgar dhe


ekspertëve bullgar mundësi për të përfituar aftësi analitike, organizative, të
komunikimit dhe të udhëheqjes si dhe nëpërmjet ushtrimeve dhe trajnimeve,
të afërta me praktikën dhe me përvojën personale të pjesëmarrësve të rrisë
kompetencën e tyre në të vepruarit politik.
Në kushte të sistemit demokratik politik nuk mund të paramendohet
puna e suksesshme politike, pa aftësi dhe pa kompetencë për aktivitete
politike dhe pa mjete profesionale të menaxhimit. Kjo posaçërisht vlenë për
demokracitë e reja si ajo në Bullgari, ku shumicës së politikanëve u mungon
kualifikimi i mjaftueshëm profesional dhe përvoja në lëmin e menaxhimit të
politikës dhe të organizimit.
Politikanët bashkëkohor çdo ditë ballafaqohen me sprova për t’i u
konkuruar kundërshtarëve të tyre politik, të zhvillojnë debat të hapur politik
dhe të jenë këmbëngulës në mendimin e vet, t’i prezentojnë qartë dhe në
mënyrë të kuptueshme bindjet dhe qëllimet e tyre politike, të jenë efektiv në
administratë, të udhëheqin veten dhe të tjerët. Ata janë iniciatorë të
aktiviteteve të reja politike ose janë me tendencë që t’i ndryshojnë ato
ekzistuese.
Që të kenë sukses në të gjithë këtë, atyre u nevojiten njohuri dhe
aftësi të posaçme, bazë për marrjen e vendimeve më të mira, dhe me këtë
edhe ushtrimin e një politike efektive, që të lehtësojnë dialogun politik, të
sigurojnë legjitimitetin e veprimeve politike, të shkojnë drejt niveleve më të
larta të përkrahjes për strategjitë politike, që ndiqen dhe në këtë mënyrë të
bëjnë të mundshme përkrahjen e vet politikanëve.
Këto njohuri dhe aftësi së paku kanë dy anë. Njëra është kompetenca
profesionale, njohuritë për esencën dhe përmbajtjen e politikës. Tjetra është
aftësia për të shkaktuar mirëbesim në personalitetin vetiak dhe në qëndrimet
vetiake politike.
Nëse një politikan dëshiron të ushtrojë rol aktiv dhe të rëndësishëm,
ai ka nevojë për këto njohuri dhe aftësi, specifike për nga përmbajtja dhe
forma e tyre. Ky edicion është një udhëzues praktik se si të fitohen ose të

10
përmirësohen aftësitë në këtë aspekt të dytë. Kjo ka vënë para vehtes si
detyrë që t’u përgjigjet këtyre pyetjeve:

* Si të drejtohet me sukses koha e politikanëve?


* Si të organizohet puna ekipore në politikë?
* Si në mënyrë efektive dhe pa tronditje të drejtohen këshillimet dhe
takimet punuese?
* Si të drejtohet puna me bashkëpunëtorët ashtu që ajo të jetë
efektive dhe të krijojë kënaqësi?
* Si të zgjidhen konfliktet e krijuara?
* Si të arrihet zgjidhja më e mirë gjatë negociatave?
* Si më saktë të caktohet t’i pi i informatës politike që është e
nevojshme; si të mirret ajo, si të vlerësohet dhe të shfrytëzohet?
* Si arrihet në një qëndrim solid të arsyeshëm politik?
* Si të prezentohet dhe të qëndrojë në mënyrë të argumentuar ky
qëndrim para politikanëve dhe para opinionit më të gjërë?
* Si në veprimtarinë politike të shfrytëzohen me sukses mjetet e
komunikimi verbal dhe joverbal?
* Si mund të rritet ndikimi i fjalimit politik?
* Si janë rregullat e punës së suksesshme me mediumet?
* Si të organizohen fushatat e suksesshme paraelektorale?

Kuptohet, ky libër kursesi nuk përmbanë reçeta të patentuara për


suksesin në veprimtarinë politike. Ky nuk pretendon që të paraqesë në
mënyrë të vetme instancën e fundit, sepse politika është fushë e cila kërkon
përgatitje të shumëfishtë, fantazi, inventivitet, bindje dhe durim. Ky përpiqet
që tu japë politikanëve, ekspertëve dhe organizatave politike impulse për të
mësuar nga mundësitë e tyre dhe për të nxitur fantazinë e tyre politike.
Njëkohësisht, ky edicion përputhet edhe me praktikën. Ai jep
këshilla praktike për punët e përditshme politike në situata konkrete. Pjesët e
librit shumë herë janë provuar nëpër seminare të Shkollës të menaxhimit
politik të formuar në vitin 2000, Byronë rajonale në Sofje dhe në
Fondacionin “Friedrih Ebert”. Gjatë përpunimit të temave ekipi i autorëve
përdorte metoda të ndryshme të caktuara botërore, posaçërisht metodën
Akademisë politike të Fondacionit “Friedrih Ebert”, Bon.
Mjeti ndihmës mësimor “Menaxhimi politik” është përshtatur jo aq
sa “për të lexuar”, se sa “për punë”. Përdorimi i tij ndoshta nuk do të jetë aq i
dobishëm pa ushtrime praktike. Në fakt, ky pjesërisht është përshtatur për

11
përgatitje individuale, por mund të shërbejë edhe si “doracak” për punë
politike. Por qëllimi i tij kryesor është që të jetë bazë e ushtrimeve praktike
dhe t’i nxisë politikanët dhe ekspertët e interesuar për një ushtrim të
këtillë.

Sofje,dhjetor 2000
Mihael Vajhert doc.dr. Dobrin Kanev
Drejtor Udheqës shkencor
Byroja rajonale Sofje Shkolla për menaxhim politik
Fondacioni “Friedrih Ebert

12
PARATHËNIE E EDICIONIT
MAQEDONAS

Me kohë Bizmarku ka theksuar se “politika është aftësi e së


mundshmes”. Peter Slloterdajk duke e komentuar këtë thënie, në stilin e vet
do të nënvizojë se interpretimi i këtillë në vehte fsheh paralajmërimin për
fëmijët e mëdhenjë të cilët në mënyrë të pa autorizuar e përvehtësojnë
shtetin. Në fakt, në sytë e çdo burrështetasi serioz, fëmijë janë ata të rritur të
cilët asnjëherë nuk kanë pasur mundësi të sigurtë të mësojnë të dallojnë të
mundshmen nga e pamundshmja. Pikërisht për këtë arsye “aftësia e së
mundshmes” është njëjtë si aftësia në lëmin e politikës për t’u mbrojtur nga
brutaliteti i të pamundshmes.
Aftësia politike gjendet në piedestalin e piramidës së racionalitetit që
vendos marrëdhënie hierarkike ndërmjet asaj shtetërores dhe privates,
ndërmjet urtësisë së atyre që sundojnë dhe interesit të grupit, ndërmjet të
rriturve politik dhe fëmijëve politik. Nëse shprehja “aftësia e së mundshmes”
shihet në mënyrë serioze, na jepet hapësirë për konotacione, të cilat prekin
vet fillimin e lindjes së politikës. Prekin edhe kërkimin e Platonit për gjithë
atë që duhet të posedojë një burrështetas dhe synimin e Aristotelit për
zbulimin e mundësisë themelore për jetë të njerëzve në bashkësi.
Politika, si teori por edhe si praktikë, lindi në shekullin e gjashtë para
erës së re në qytetet e vogla të Greqisë antike, sepse atëherë u paraqit edhe
demokracia si formë e jetës politike. Ekzistojnë shumë teori se përse
pikërisht aty dhe pikërisht atëherë lindi politika dhe jo në Egjipt, në
Mesopotami ose Sumer. Gjithashtu ekzistojnë edhe përgjigje të ndryshme,
por njëra nga to na thotë se helenët e vjetër nuk donin të jetonin në shtete të
mëdha dhe se kishin ndërthurur ndjenjën se janë të lirë dhe të barabartë.
Poliset antike, përveç Athinës, Sirakuzës dhe Akragantës, kishin ndërmjet
pesë dhe dhjetë mijë qytetarë. Idealin që Platoni e saktësoi në “ligjet” është
fakti se Polisi duhet të jetë aq sa të mund të shihet i tërë nga maja më e lartë
dhe se të gjithë qytetarët e tij duhet të vijnë në Kuvend. Grekët nuk mund as
të mendonin se do të zgjedhin ndonjë që nuk e njihnin, ose do të mund të
sillnin vendim pa diskutim demokratik. Edhe pse ishin të detyruar të durojnë

13
tiraninë, e njihnin vetëm pushtetin e njerëzve të denjë, që do të thotë
pushtetin në bazë të ligjeve dhe të kushtetutës.
Helenët konsideronin se lumturia është e mira më e madhe për
numrin më të madhe të njerëzve dhe se politika është veprimtari, e cila duhet
të mundësojë vënien e rregullit tek pjesa më e madhe e njerëzve në ndonjë
bashkësi për t’i bërë të lumtuar dhe të gëzueshëm. Detyra e shtetit ka qenë
të krijojë dhe të edukojë qytetar të mirë demokrat, të cilët do të krijonin ligje
të mira dhe shtet të mirë. Politika ka qenë lidhur ngushtë me etikën. Kështu
për shembull kur Pitagora dëshiron që dëgjuesve në Athinë t’ju shpjegojë
lindjen e bashkësisë, të ligjeve dhe të rendit juridik, ai rrëfen për mitin e
Prometheut dhe Epimeteut. Në fakt, kur Zeusi vendosi të krijojë krijesa të
gjalla, dy vëllezërve, Prometheut dhe Epimeteut u dha një thesë me
karakteristika të ndryshme, me detyrë që t’ua ndajnë drejt të gjithëve. Pasi
Epimeteu nuk iu përmbajt parimeve, për krijesën e fundit dhe më të
pambrojtur- njeriun, nuk mbeti kurgjë. Prandaj Prometheu e vodhi zjarrin
nga perënditë dhe ua dhuroi njerëzve, por ata nisën të bëjnë armë, të luftojnë
dhe të vrasin njëri tjetrin. Zeusi me habi e shihte këtë sjellje dhe vendosi t’u
ndihmojë, duke u dhuruar turpin moral (aidos) dhe drejtësinë (dike). Atëherë
njerëzit nisën t’i rregullojnë bashkësitë politike sipas drejtësisë, ligjeve dhe
moralit. Domethënë, duhet të krijohej bashkësi politike e cila fuqimisht do
t’i mbante njerëzit sëbashku. Kjo nuk do të ishte e mundshme të arrihej
vetëm me drejtësinë dhe ligjet por duhej të kihej ndjenjë e fortë për
obligimet morale dhe vlerat e caktuara, të cilave do t’u përmbahej bashkësia
që të mund të ekzistojë.
Më vonë politika është kuptuar krejtësisht ndryshe, u paraqitën teori
të cilat e ndanin politikën nga morali. Makjaveli pohonte se politika është
aftësi e të sunduarit me njerëzit. Hobsi gjatë revolucionit anlgez, duke
shkruajtur Levjatanin, konkludoi se njerëzit janë egoist, agresiv dhe krijesa
amorale, të cilët synojnë sundimin dhe dominimin ndaj të tjerëve. Këtë e
kuptoi si gjendje e natyrshme në të cilën gjenden njerëzit, por edhe se duhet
të dalin nga një gjendje e këtillë e luftës së të gjithëve kundër të gjithëve.
Pasi njeriu është krijesë e arsyeshme, ai synon drejt marrëveshjes dhe
harmonizimit. Qytetarët heqin dorë nga e drejta që çdo njëri vetë të posedojë
sovranitetin duke ia lënë një gjë të tillë Sovranit mbretit, ose ndonjë trupi të

14
zgjedhur. Kështu ligjet i rregullojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe e
kufizojnë lirinë që i cënon të tjerët.
Duke u nisur nga qëndrimet e teorisë së marrëveshjes shoqërore
teoria politike gjatë 300 vjetëve të fundit është duke kërkuar institucione për
kontrollin e pushtetit, për të penguar keqpërdorimin e tij. Kështu në jetën
politike vendoset Parlamenti; pushteti dhe opozita; ndarja e pushtetit në atë
ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor; paraqitet mendimi publik që i mbron
qytetarët nga të gjitha këto institucione. Politika sërish bashkohet (dhe jo
vetëm deklarativisht me moralin, duke kërkuar me këtë rast koncezus nga
qytetarët rreth disa çështjeve.
Sot, në fakt nuk ekziston bashkësi politike e cila mund të qëndrojë në
bazë të parimit se politika është përmbledhje e çfarëdo gjëje, se në të nuk ka
kurrfarë morali, se kurrfarë marrëveshjesh nuk vlejnë dhe se mbështetet në
sundim dhe dominim. Nuk mund të ekzistojë bashkësi e këtillë sepse ajo në
kushte të këtilla do të shkaktonte humbjen e tërësishme të besimit në
komunikimin reciprok. Morali, përkatësisht respektimi i parimeve të
caktuara, paraqet supozimin themelor që të mund të komunikojnë njëri me
tjetrin por edhe me botën.
Në kushte të demokracisë së tërthortë, kur ju i zgjidhni përfaqësuesit
tuaj dhe ata vendosin në vend tuaj, janë të mundshme manipulime të
ndryshme, nëpërmjet të cilëve manipulohen njerëzit. Prandaj janë të
nevojshme instrumente të kontrollit: ndarja e pushtetit; mendimi publik;
shtypi i lirë i cili syçelë ndjek Parlamentin, Qeverinë, opozitën për të mos u
tjetërsuar pushteti aq shumë nga populli që e ka zgjedhur.
Gjatë kalimit në demokraci shumë “nxënës”, individë të kalitur
teoritikisht në Maqedoni konsiderojnë se më esenciale është që njerëzit të
çohen në një gjendje për të kuptuar se ç’është interesi i tyre, dhe kur ta
mësojnë këtë, atëherë të nisin realizimi e atyre interesave. Për fat të keq
dekadën e fundit në kushte të “lirisë dhe demokracisë” u tregua se njerëzit
shpeshherë punojnë në llogari të dëmit të vet dhe se lehtë mund të
manipulohen. Dikur mjaftonte vetëm t’u ofrohet diçka iracionale, çka do
qoftë ajo dhe emocionalisht do t’i prekte. Ky është një sinjal i keq për
njerëzit dhe paralajmëron se nuk nevojiten mekanizma të mëdha dhe
përgjegjëse për t’u mbrojtur nga iracionaliteti, manipulimi i njerëzve,
gënjeshtrat. Nuk është aspak e padëmshme kur ndonjë do të fillojë të tregojë

15
përalla të shkurtëra. Duhet kapur faktin se njerëzit lehtë manipulohen dhe se
ndonjëherë në pluralizëm zhvillohet një lojë e çuditshme ndërmjet
demagogut dhe masës: demagogu dëshiron të përfitojë masën dhe nisë të
flasë për atë që njerëzit dëshirojnë ta dëgjojnë; por, pas një kohe të caktuar,
demagogu nuk mund të flasë asgjë tjetër; në fillim ai e mashtron masën,
ndërsa më vonë masa manipulon me të. Në këtë mënyrë aktivizohet tek ne
etno-nacionalizmi si ideologji kolektive, kur kompromitohet një ideologji
tjetër kolektive që e quanin socializëm. Por, kjo na ndodhi vetëm se nuk ka
ekzistuar individualizmi, nuk ka pasur liberalizëm, parti politike të pavarura
të themeluara në mënyrë autentike dhe sociale, sindikata reale të pavarura,
shoqata dhe iniciativa që do ta zhvillonin frymën private - individuale.
Në kushte të varfërisë së përgjithshme, materiale dhe shpirtërore, ne
nuk kemi pika të vërteta pluraliste, të cilat mund t’i kundërvehen pushtetit
dhe të mbrojnë pavarësinë e tyre. Gjithashtu, nuk kemi mundësi të ndërtojmë
parti politike të cilat do të ishin të forta në aspektin kadrovik, të etabluara
demokratikisht dhe të forta moralisht, për t’i u kundërvënë atyre që i
përdorin të gjitha mjetet ekzistuese, të trashëguara nga socializmi dhe
disponojnë gjithë pasurinë e vendit tonë, për të sunduar me “lehtësi të
padurueshme”. Nuk mundëm të ndërtojmë as shoqëritë e zhvilluara
demokratike civile. Po të kishim këtë, njerëzit do të ishin të pavarur,
ekonomikisht stabil dhe imun ndaj kërcënimeve partiake ose “të reketarëve”
dhe gjendja do të ishte krejt ndryshe.
Në mungesë të kësaj që e përmendëm në skenën politike, me pak
përjashtime kemi politikanë - karikatura. Na paraqiten liderë politik, njerëz
që duhet ta drejtojnë shtetin, të krijojnë publik, të cilin e mbajnë me
vullgarizma, intriga, nënçmime dhe primitivizëm. E gjithë kjo nuk është pa
rëndësi, ajo i edukon masat, krijon kulturë politike më primitive, në të cilën
nuk është me rëndësi përmbajtja, por sharjet që ia bëjnë njëri tjetrit, fyerjet
dhe përplasjet. Kultura politike erodohet deri në atë shkallë sa që me politikë
kuptohet çdo gjë, dhe konsiderohet se çdo gjë është e lejueshme.
Nuk është mirë të përfitoni popullin me diç konkrete në zgjedhje,
ndërsa pastaj të bëni diçka krejtësisht tjetër duke pohuar se ky është
makiavelizmi ynë. Në kushte të këtilla kërkesa për ripërtërirje morale nuk
është kurrfarë liturgjie, por vetëm kërkesë reale serioze. Mbështetja në vlerat

16
reale, respektimi i parimeve, zhvillimi i procedurave demokratike dhe
ndërtimi i shoqërisë reale civile paraqet bazën e përparimit tonë.
Ky libër, i përbërë nga disa autor bullgarë, ndërsa i botuar me
ndihmën e fondacionit “Friedrih Ebert” paraqet mudësinë e jashtëzakonshme
edhe për politikanët tanë, por edhe për politikologët, që të fitojnë njohuri dhe
të mësojnë aftësi të shumta, të domosdoshme për cilin do aktor të skenës
politike.
Edhepse shumë politikanë në Maqedoni nuk pëlqejnë të lexojnë
literaturë të këtillë, sepse janë të bindur se “kanë lindur” për politikë, libri
me thjeshtësinë, me praktikën dhe me seriozitetin e vet me siguri do të nxisë
interes edhe tek ata, nëse jo tani atëherë me siguri në atë moment kur do të
ballafaqohen me mundësinë e mënjanimit të tyre nga skena politike.

Dr. Gjorgje Ivanov

17
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

18
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

Kreu i parë

MENAXHIMI
ORGANIZATIV

MENAXHIMI I KOHËS
NË POLITIKË

Për aftësinë e politikanëve për të menaxhuar


kohën

Të gjithë e dijmë se në punën e politikanëve koha është një nga faktorët më


esencial. Të gjithë kemi përjetuar periudha, kur koha nuk na ka mjaftuar, për të
përfunduar atë që e kemi planifikuar. Posaçërisht në periudhën e fushatave
paraelektorale, kur janë të nevojshme shumë punë të bëhen paralelisht.
Pothuajse nuk ka struktura organizuese në të cilën kohë pas kohe të mos
paraqitet problemi i nevojës së organizimit më të mirë të kohës. Duhet të pranojmë
faktin se edhe përkundër njohurive për këtë nevojë, në praktikë punët ndryshojnë
fare pak. Kur ndodh një gjë e këtillë procesi është aq i mundimshëm sa thjeshtë na
bën që të heqim dorë.
A keni vërejtur se si mendojmë për organizimin e kohës sonë? Kjo pyetje
aspak nuk na intereson kur punët zhvillohen mirë. Një gjë e tillë do të na dalë
përpara atëherë kur do të paraqiten shenja e lodhjes, të ngarkimit, të ngacmimit dhe
të stresit. Ndjehemi të pakënaqur nga vetvehtja, nga të tjerët, sikur fajtor të jetë e
tërë bota. Bëhemi të mërzitshëm dhe të padurueshëm në familje, në rrethin e
miqëve. Zhytemi gjithnjë e më shumë në problemet tona. Dhe vetëm atëherë do të
konkludojmë se për të dalë nga ky rreth magjik është e domosdoshme të mësojmë
të punojmë më mirë me faktorin kohë.
Megjithatë, pak njerëz, pranojnë se menaxhimi i faktorit kohë është diç
shumë i vështirë. Kjo prek përcaktimet tona jetësore, filozofinë dhe mënyrën tonë të
jetesës. Menaxhimi kohës në praktikë do të thotë të bëhet ndryshim, me qëllim që të

19
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

zbulohen mundësitë e reja në punë dhe në jetën e personalitetit. Ndryshime, nga ana
e vet do të thotë gatishmëri që në mënyrë të vetëdijshme t’u vehet pikëpyetje stilit
të ndërtuar të punës dhe të jetës, veprimtarive të përditshme rutinore, shprehive të
caktuara, si dhe vet rregullimit të vendit të punës. Ndryshim do të thotë edhe vullnet
për të hequr dorë nga ajo që mendojmë, se na pengon dhe se i pranojmë dallimet e
së resë me të gjitha luhatjet, frikën dhe pasigurinë që del nga to.
A e kemi parashtruar ndonjëherë pyetjen se ç’tip jemi nga aspekti i
qëndrimit tonë ndaj faktorit kohë.
* A jemi ai tip i cili i është rrekur punës që ta kryejë në momentin e
fundit; të aktivizohet dhe të veprojë efektivisht vetëm atëherë, kur puna nuk duron
kurrfarë shtyerje dhe në fund të arsyetohet, se edhe pse bëra ç’mos edhe kësaj radhe
gjërat u rregulluan?
* Ose, a jemi nga ai tip i njerëzve, të cilët e pranojnë mbi vete punën e
tërësishme; rregullisht mbajnë ndjenjën se janë përgjegjës për çdo gjë, punojnë
shumë, lodhen, dhe mendojnë se nuk është e mundur të kryhen të gjitha. Së fundi
edhe ata shpesh janë të pakënaqur me vetvehten, kur vetë puna nuk është kryer
tërësisht dhe ashtu si duhet;
* Apo jemi nga ata tipa që nuk mund të refuzojnë kur do t’ju drejtohen
për një lutje për diçka; eprorëve gjithsesi nuk mund t’u refuzohen gjërat, ndërsa
edhe ndaj kolegëve duhet pasur mirëkuptim; a mundet veprimtaria politike pa këtë;
në fund vuajmë jo vetëm ne por edhe e tërë puna;
* A jemi nga ata tipa të njerëzve të cilët dëshirojnë të punojnë shumë, por
në punën politike shpesh u mungojnë mundësitë; edhe përkundër përpjekjeve të
tyre, ajo që e propozojnë nuk mund të hyjë në punë; ata u humbin kohë të tjerëve,
për të shqyrtuar idetë dhe propozimet joadekuate.
Këto janë vetëm disa nga tiparet karakteristike që i posedojnë njerëzit. Ato
kanë lidhje të drejtpërdrejtë me punën tonë në përgjithësi dhe pjesërisht, gjithsesi
edhe me menaxhimin e kohës në politikë. Puna e politikanëve është shumë e
lodhshme dhe nëse ai nuk e njeh mirë vetveten, aftësitë dhe prirjet e tija vetiake, me
siguri nuk do të mund t’i përshtatet kohës, nuk do të mund t’i mbajë të gjitha
ngarkesat.

A e dimë se ç’është në fakt koha?

Shpesh e shfrytëzojmë frazën “nuk kam kohë”, pa u përqëndruar se a është


kjo e logjikshme ose jo. Rëndom nuk kemi ndonjë send, ndonjë sasi të sendeve. Kur

20
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

do ta dëgjojmë këtë shprehje duhet të mendojmë se a mund të karakterizohet koha


me fakte sasiore? Dhe në fakt, si janë specifikat e faktorit kohë?
Koha mund të matet me sasi. Por ajo rregullisht rrjedh dhe nuk mund të
vazhdohet më tepër se ç’është, me atë që disponojmë nga lindja deri në vdekje. Kjo
është e pazëvendësueshme, e pandashme dhe nuk i nënshtrohet mbrojtjes (përveç
në pikëpamjet tona subjektive). Nuk mundet si Fausti të brohorisim “O çast i
këndshëm, ndalu t’i je aq i bukur!” dhe të ndalim kohën. Se a do ta shfrytëzojmë
edhe si do ta shfrytëzojmë ajo varet në radhë të parë nga vullneti dhe dëshira jonë.
Rëndomë njerëzit janë të pakujdesshëm, kur kalkulojnë me kohën e tyre. Njeriu
është i prirur gjithnjë të mendojë se në jetën e tij ka shumë kohë, se do të ndajë
kohë për diçka, nëse ajo është e qenësishme; se disa gjëra mund t’i shtyjë për më
vonë, kur do të ketë më tepër kohë.
Këto specifika të përgjithshme të kohës mund të na ndihmojë që të njohim
raportin tonë me të. Por që të mund ta menaxhojmë më mirë neve duhet të kemi një
pasqyrë më të lartë se sa kohë kemi mesatarisht, në lidhje me ligjet e natyrës.

E dijmë se
* Një natë e një ditë ka 24 orë;
* Një javë ka 168 orë;
* Një muaj ka 720 orë;
* Një vit ka 8.640 orë.

Nëse pranojmë se gjatësia mesatare e jetës është 70 vjet, atëherë njeriu


disponon gjithsej 600.000 orë. Prej atyre gjatë 18 vjetëve të para, në fakt, rreth
150.000 orë i dedikohen zhvillimit dhe arsimimit të tij. 450.000 orë të tjera
barabarsisht ndahen për gjuhë, për punë dhe për kohë të lirë.

1 ditë = 24 orë
1 javë = 168 orë
muaji, gusht = 720 orë
viti 1997 = 8.640 orë
70 vjet = 600.000 orë
prej 1 deri 18 vjet = 150.000 orë
prej 18 deri 70 vjet = 450.000 orë

gjumë kohë e lirë punë


150.000 h 150.000 h 150.000 h

21
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Konkluzat janë të qarta, por megjithatë, është e domosdoshme të ndahen


disa prej tyre:
* Koha është kapitali ynë më i çmueshëm;
* Koha nuk mund të blehet me para;
* Koha jonë gjithnjë shkurtohet;
* Koha rrjedh rregullisht dhe e pandryshuar;
* Koha është jeta jonë.
Këtu nuk ekziston vend për dëshpërim. Përkundrazi. Një nga vlerësimet më
optimiste për kohën pa dyshim është ai i Anshtajnit - “Më intereson në radhë të parë e
ardhmja, sepse ajo është kohë në të cilën jetoj.” Çdo njeri disponon kohë, që i është caktuar
me jetën, por asnjë nuk ka kohë të mjaftueshme për të bërë çka dëshiron. Të përkujtojmë
mendimin “nuk është pak koha që e kemi, shumë është koha që nuk e shfrytëzojmë”
(Seneka). Dhe të përpiqemi në këtë aspekt ta sqarojmë shprehjen “nuk kam kohë” dhe t’i
japim domethënie pragmatike. Kjo do të mund të formulohej në këtë mënyrë:
* Nuk do të ndajë kohë për të;
* Tani s’është me aq rëndësi për mua;
* Kam përparësi të tjera;
* E vlerësoj shumë kohën prandaj nuk mund të ndajë kohë për një punë të tillë.

Detyra: prezentoni në formë të tabelës ndarjen e një dite punuese tuaj normale si
politikan sipas llojeve të veprimtarive dhe kohën e nevojshme për kryerjen e tyre.
Përshkruani se çfarë veprimtarishë keni kryer dhe sa zgjatë dita juaj punuese normale..

Llojet e veprimtarisë Koha

Si janë rezultatet? A kemi paraparë çdo gjë, që rëndomë e bëjmë gjatë ditës
së punës? A kemi përfshirë kohën për biseda telefonike dhe sa është ajo? Sa kohë
ndajmë për të pirë kafe? A ndërpritet puna jonë nga vizita të papritura dhe sa kohë
na marrin ato? A paraqiten shpesh momente të paparashikuara dhe cilat janë ato? Sa
kohë na nevojitet për përgatitjen dhe nënshkrimin e dokumentave? Sa kohë na merr

22
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

informimi për të kryer punën tonë? Por kur nuk do të ketë rrymë? Nëse nuk ka
material zyre? Nëse është ftohtë në vendin e punës? Nëse nuk ekziston teknika e
domosdoshme dhe duhet të dalë përjashta për të kryer punën tonë? Nëse nuk kemi
në disponim automjet, për të arritur në vendin e caktuar për një aktivitet të veçantë?
Këtij numërimi të gjërave mund t’u shtohen edhe shumë të tjera. Por qëllimi nuk
është ky.
Qëllimi ynë është:
1. Të konstatojmë cilat veprimtari nuk i kemi paraparë dhe sa kohë na
marrin ato?
2. Sa është gjatësia mesatare e ditës sonë punuese?
3. A mund t’i përballojmë kësaj?
4. A mund të racionalizohet koha e jonë punuese?

Njeriu në parim anon që të mos e shënojë punën e rëndomtë. Si punë


konsiderohen vetëm detyrat e mëdha, ndërsa aktivitetet që e ndjekin atë nuk janë të
shumta. Këto aktivitete “të parëndësishme” në fakt marrin shumë kohë, por ne nuk
jemi mësuar drejt t’i vlerësojmë. Për shembull, është llogaritur që të shkruhet,
formohet dhe adresohet një letër e rëndomtë zyrtare e llojit “e morëm informatën, u
falenderohemi, mbetemi edhe mëtutje në kontakt me ju” nevojiten të paktën 20
minuta. Ne i quajmë aktivitetet e këtij lloji të kohës teknologjike, por rëndomtë nuk
parashohim se sa pjesë të madhe të ditës së punës e kalojmë me to. Habitemi, kur
eprorët pak më vonë, pasi e kanë caktuar detyrën, dëshirojnë t’u japin raport.
Si është konkluza, e cila drejtpërsëdrejti ka lidhje me organizimin më të
mirë të kohës?

Koha është tërësi objektive që matet. Por pikëpamja e jonë për të është
subjektive.

Ta ilustrojmë këtë me dy shembuj nga përditshmëria.

Paraqisni situatën që vijon: Shkoni me gruan tuaj në treg. Koha juaj është e
kufizuar, sepse keni me mijëra obligime të tjera, por në të njejtën kohë ka edhe
futboll. Ajo, në fakt kërkon të blejë këpucë - që njëkohësisht të jenë të lira por të
jenë edhe elegante, kuptohet edhe t’i rrinë mirë. Shkoni nga një dyqan në tjetrin.
Ajo i provon, ndërsa ju rrini e prisni. E shihni me inat orën tuaj dhe nervozoheni.
Në fund ajo definitivisht i blenë këpucët dhe u thotë: “E sheh se sa shpejt e
kryem?” Ndërkohë ndeshja e juaj e futbollit përfundoi.

23
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Dhe e kundërta. Niseni me gruan tuaj në treg. Në këtë moment ndodh që


vetura të mos ndizet. Ju e hapni kapakun dhe i thoni gruës suaj: “prit një minut”.
Pastaj vërtetohet se defekti është më serioz. E thirrni edhe fqiun që t’u ndihmojë
dhe në fund vetura ndreqet. Ju duket sikur e gjithë kjo punë u krye për disa minuta.
Por gruaja juaj tani më ka bërë pazarin dhe me inat u bërtet se keni humbur tërë
ditën me këtë veturë.

Këto shembuj të rëndomtë na bëjnë të konkludojmë.

Pranimi subjektiv dhe vlerësimi i ngjarjeve ndikojnë ndaj ndjenjës


sonë për kohën.

Çka na pengon për të organizuar më mirë


kohën tonë?

Tani më konstatuam se pikëpamjet tona subjektive për kohën ndonjëherë


ndryshojnë shumë nga realiteti. Prandaj te menaxhimi i kohës duhet të nisemi nga
realiteti dhe jo nga pikëpamjet tona. Të jemi sa më konkret që është e mundshme që
të përcaktojmë se si në fakt qëndrojnë punët me organizimin e kohës sonë. Gjëja e
parë dhe më esenciale që duhet të bëjmë është të përpiqemi ta analizojmë dhe të
vlerësojmë përvojën tonë personale. Këtu pikënisje është pikëpamja se në radhë të
parë kjo është bazë për ndryshime në të ardhmen.
Nëse seriozisht sillemi në vet vlerësimin e punës sonë është e
domosdoshme të shtrojmë disa pyetje dhe në vazhdim gjatë një periudhe të caktuar
kohore t’i ndjekim përgjegjet e sakta dhe të plota. Këto janë pyetjet e tipit të:
* A shfrytëzoj në punën time ndonjë mënyrë të planifikimit ditor, javor,

mujor dhe vjetor?


* Në çfarë mënyre e planifikoj punën - a kam shprehi të bëj edhe plane të
shkruara?
* Nëse bëj plane të shkruara a i zbatoj duke i kryer realisht?
* Si janë rezultatet - a ekziston shmangie ose jo?
* Si rjedh dita ime punuese, çka bëj rëndomë?
* Cila punë më shkakton kënaqësi dhe cila jo?
* Cilave detyra përpiqem t’u shmangem?
* Çfarë detyrash dëshiroj të kryej?
* Çka më nervozon në vendin e punës?
* Ç’është për mua sukses dhe mossukses?

24
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

Çdokush duhet ta dijë se pyetjet personale mund t’u ndihmojnë (nëse u


përgjigjet shpesh) ta analizoni realitetin ashtu si është dhe jo ashtu siç e pranon ai.
Nëse keni guxim të mjaftueshëm, mund t’i krahasoni përgjegjet tuaja me
vlerësimet e punës së disa kolegëve dhe miqëve tuaj, mendimet e të cilëve i
respektoni.
Çdo njeri ka anet e veta të dobëta. Nuk duhet për këtë të shqetësoheni.
Duhet të pranojmë qetë faktin se në punë gjithnjë ekzistojnë aktivitete, të cilat na
mërzisin dhe të cilat nuk janë në pajtim me ne, të cilat na alarojmë dhe për të cilat
konsiderojmë se kot na e marrin kohën. Në mënyrë të sinqertë të përpiqemi saktë
t’i përcaktojmë cilat janë ato. Specialistët kanë përpunuar një listë nga shkaktarë të
ndryshëm të cilët na pengojnë për organizimin më të mirë të kohës sonë. Ja disa
prej tyre:

Telefoni
- Rregullisht cingëron;
- E ndërpret kryerjen e detyrave të rëndësishme;
- Bisedat janë shumë të gjata;
- Ndonjëherë nuk e kam të qartë për çka u paraqit dhe më nevojitet
informim plotësues;
- Nëpërmjet telefonit më parashtrohen disa detyra vijuese.

Vizituesit
- Kolegë, të cilët dëshirojnë të flasim ose të analizojmë disa gjëra;
- Vizita të padëshirueshme të anëtarëve dhe simpatizuesve;
- Njerëz jo aq të përgatitur për diskutim.

Diskutimet
- Shumë të gjata;
- Me rezultat të padëshirueshëm;
- Kërkojnë përgatitje të mëdha;
- Është kryer përgatitja për problemet, të cilat pastaj prolongojnë ose bien
poshtë;
- Jo aq të përgatitura;
- Pritja e gjatë.

Përparësitë
- Shpesh mungojnë përparësitë e qarta;

25
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

- Përpiqem të bëj disa punë në të njejtën kohë;


- Nuk jam koncentruar në më të rëndësishmen;
- Dëshiroj maksimalisht mirë të njihem me faktet;
- Mungon koordinimi;
- Punë e dobët ekipore.

Afatet
- I përmbahem asaj që jam marrë vesh vetëm nën presionin e afateve të
caktuara;
- Shpesh paraqiten situata të paparashikuara;
- Kam ambicie të kryejë shumë punë;
- Planifikim i keq i kohës së punës;
- Shpejtoj;
- Nuk kam durim të përfundoj punën.

Dokumentimi
- Byroja është plot materiale;
- Korrespondenca më merr shumë kohë;
- Leximi më merr shumë kohë;
- Vendi i punës i parregulluar;
- Rregullisht kërkoj numra telefonik, shënime, adresa etj.
- Burimet informative të rregulluara keq.

Komunikimet
- Komunikimi i keq;
- Shkëmbim i vonuar i informatave;
- Moskuptim dhe zënka me kolegët;
- Mosaftësia për t’i dëgjuar të tjerët;
- Vërejtjet jashtëzakonisht të tepërta.

Udhëheqja
- Nuk mund ta kryejë;
- Shpesh duhej t’i kryejë aktivitetet që duhet t’i bëjnë të tjerët;
- Mungesa e kontrollit gjatë udhëheqjes.

Heqja dorë
- Nuk mund të heq dorë kur të tjerët do të më lusin.

26
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

Qëllimet e parashtruara
- Nuk kam qëllime të qarta;
- Nuk kam koncept të qartë në jetë;
- Pavendosmëria;
- Nuk mund të gjindem në punën time të përditshme.

Vetë diciplina
- Ndonjëherë nuk mund ta kryejë atë qe kam paraparë;
- Mosekzistimi i motivimit;
- Shpesh nuk mund ta kryejë punën.

Ambienti jetësor
- Zhurma;
- Dërdëllitja;
- Shkuarje e vështirë deri në vendin e punës;
- Marrja e vështirë e dokumenteve për shkaqe të ndryshme;
- Disponimi i im në vendin e punës.

Gjatë analizës së këtyre shkaktarëve kërkojmë përgjegje edhe në këto


pyetje:

* Çfarë vëllimi të punës së paplanifikuar na imponohet që ta kryejmë?


* Çka sakt na dekoncentron nga puna e planifikuar?
* Sa detyra të reja duhet të zgjidhen në mënyrë urgjente?
* Kujt i telefonojmë më shpesh?
* Kur pranojmë më shumë palë dhe për cilat çështje?
* Cilat çështje i diskutojmë më shpesh në vendin e punës?
* A bëjmë pushim të rregullt?
* A kemi shkaktarë të rregullt dhe të çfarë natyre janë ato (teknike, nga

ana e njerëzve, qenësore)?

Kur do t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe pyetjeve të tjera të ngjashme do


t’i kemi plotësisht të qarta shkaqet, të cilat na pengojnë të organizojmë më mirë
kohën tonë. Problemi, në fakt qëndron në atë se konstatimi për vetvete nuk e jep
zgjidhjen. Çdonjëri duhet të nxjerrë konkluzë dhe të parashohë saktë se ç’duhet të
ndërmarrë që të ndryshojnë punët.

27
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Si ta organizojmë kohën tonë?

Çdonjërit nga ne i ka ndodhur të vëreje se si punon mjeshtri dhe si i qaset


punës një laik. Mjeshtri së pari shqyrton, vlerëson, paramendon, i mat qasjet dhe
zgjidhjet e mundshme dhe atëherë i hynë punës. Laiku menjëherë hidhet në veprim
të rrufeshëm, pa menduar aspak cili është qëllimi dhe si mund të arrihet ai më lehtë.
Që të organizojmë më mirë kohën tonë, duhet të mësohemi t’u qasemi
problemeve si mjeshtri. Është e nevojshme t’i përballojmë kushtet dhe drejtimet
kryesore te menaxhimi i kohës. Duhet ditur se procesi i menaxhimit të kohës mund
të modelohet dhe të paraqitet në mënyre grafike në këtë formë. Duhet ditur se
procesi i menaxhimit të kohës mund të modelohet dhe të paraqitet në mënyre
grafike në këtë formë.

Kontroli Vënja e qëllimit

5 1

Realizimi Të informuarit Planifikimi


dhe 2
4
komunikimi
6

Marrja e vendimit

28
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

E shohim se ai paraqet një rreth pafund, i cili i përfshin periudhat dhe fazat
e ndryshme dhe mbështetet në bazat e informatave dhe të komunikimeve.
Të ndalemi më holësisht në çdonjërën periudhë:

A Parashtrimi i qëllimit

Të parashtrohen qëllimet e sakta kjo duket e lehtë me fjalë por në vepër


vështirë. Si mund të mësojmë që t’i formulojmë mirë qëllimet tona? Dhe a është
një gjë e tillë e mundshme? Ekspertët pohojnë se është e mundshme, por është e
nevojshme një parasupozim esencial, në radhë të parë vullneti dhe dëshira jonë që
të kemi qëllim të qartë. Çdo kush konsideron se dëshiron të ketë një qëllim. Por në
praktikë kjo nuk ndodh kështu. Prandaj kur njeriu ka një qëllim, ai bëhet më lehtë i
dukshëm dhe i jep shkak për vlerësime. Atëherë atij mund t’i parashtrohen pyetje
të llojit të këtillë:
* A e ka arritur qëllimin e vet - po ose jo?
* Çka ke bërë që ta arrish këtë qëllim?
* Kush dhe çka të pengonte që ta arrish qëllimin tënd?
* Cilët janë përparësitë e tua në procesin e realizimit të qëllimi?
* A je i gatshëm të pranosh përgjegjësinë në emër të atij qëllimi?
* A je i gatshëm ta mbrojsh qëllimin tënd?

Kur formulimi i qëllimit shqyrtohet në këtë kontekst, e shohim se nuk është


aq lehtë për të vendosur parashtrimin e qëllimeve të qarta. Posaçërisht kur jemi
politikanë dhe gjendemi në dritën e prozhektorëve. Shpesh ballafaqohemi me
gjykimin e mendimit publik dhe e dimë se rejtingu ynë varet edhe nga formulimi i
qëllimeve, si i realizojmë ato dhe në fakt a jemi të aftë që t’i arrijmë qëllimet e
parashtruara. Për politikanin me siguri është esenciale ajo që e ka theksuar Moljeri:
“Ne jemi përgjegjës jo vetëm pse e kryejmë një punë por edhe për atë pse nuk e
kryejmë”.
Të përpiqemi t’u përgjigjemi disa pyetjeve:

Ç’është qëllimi?
Përgjithësisht qëllimi mund të definohet në këtë mënyrë - ai është gjendje
konkrete e përshkruar në mënyrë cilësore dhe sasiore, të cilën synojmë ta arrijmë.

Çfarë cilësish duhet të përmbajë qëllimi?


Qëllimet duhet të jenë
* Të arritshme; * Konkrete;
* Bindëse; * Të mund të realizohen;
* Të kuptueshme; 29 * Të dukshme;
* Atraktive; * Të mund të financohen;
* Të mund të identifikohen; * Të mund të vlerësohen.
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Qëllimet kërkojnë:
* Domosdoshmëri; * Qëndrim vetiak.

Qëllimet shënojnë:
• Interesa.

Ç’duhet ditur më parë që të mund të përcaktojmë qëllimin?


Duhet të pastrojmë faktin se kushti paraprak i transaksioneve të këtij
procesi është prania e vullnetit për veprim. Supozimi tjetër esencial ëshë dëshira për
ndryshim dhe prezentim të qartë të situatës, të cilën e synojmë. Nevojitet gjithashtu
të kemi aftësi planifikimi të punës sonë - të mund të përcaktojmë saktë cilat
aktivitete duhet t’i kryejmë dhe në çfarë radhitje.
Si të arrijmë te formulimi i qëllimit?
Praktika tregon se formulimi edhe i qëllimit më të rëndomtë përfshinë disa
faza vijuese:
* I formulojmë dëshirat, nevojat dhe detyrat tona;
* I përshkruajmë aq saktë, që të mundemi qartë të parashohim atë që duam
ta arrijmë;
* Përcaktojmë se një qëllim i këtillë i parashtruar është i lartë, ai është
sprovë për ne por është i arritshëm;
* Ai është formuluar pozitivisht;
* Nga ai rrjedhin aktivitetet, të cilat shërbejnë për realizimin e tij;
* Qëllimi është formuluar aq qartë dhe thjeshtë sa që mundet në çdo kohë
të jetë i kuptueshëm për secilin auditorium.

Qëllimi mund të planifikohet duke u sjellur në këtë radhitje:


* Analiza e gjendjes së deritanishme;
* Analiza e gjendjes, e cila duhet të arrihet;
* Mënjanimet;
* Potenciali i im;
* Analiza e burimeve;
* Qëllimi - minimal dhe qëllimi - maksimal;
* Afatet;
* Struktura e qëllimeve dhe nënqëllimeve themelore;
* Hapat e realizimit;
* Kontrolli.

Ja si duket procesi i paraqitur me shemë:

30
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

Qëllimi

Analiza e qëllimeve Analiza e situatës

Qëllimi- mjetet
(analiza)

Formulimi i qëllimit

Qëllimi i aktivitetit

Instrumentat e kontrrollit

Konkludimi i arritjes së qëllimit

Kremtimi

31
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Qëllimi i formuluar mirë duhet t’u japë përgjegje disa pyetjeve:

* Ç’dëshirojmë të arrijmë?
* Si do të arrijmë, me çfarë mjeti?
* Në ç’farë afati?
* Kush për çka do të përgjigjet?
* Si vlerësohet rezultati?

Është esenciale që saktësisht të formulohet qëllimi. Sepse një gjë e këtillë


do të na ndihmoj t’i mobilizojmë të gjitha burimet tona për arritjen e tij, të gjejmë
mjete dhe të përcaktojmë afate. Nëse jemi të bindur në qëllimin, ne do të punojmë
jo vetëm me kënaqësi, por edhe duke u përpjekur për arritjen e tij.
Ja dy shembuj, të cilat na bëjnë të mundshëm të konstatojmë se a është i
formuluar mirë një qëllim në pajtim me kërkesat:

Dëshiroj që sa më shpejtë të përmirësojë teknologjinë e punës sime.

E pa drejtë!

I drejtë është formulimi që vijon: Nga 1 qershori dëshiroj të punoj në ditë


një orë më pak, që do të thotë se do të arrijë të njejtin rezultat me teknologji më të
mirë të punës.

Nëpërmjet të organizimit më të mirë të punës deri më 15 maj t’i


zvogëlojë bisedat ditore telefonike nga 3 në 2 orë. Rezultati - kursehen 1000 denarë
nga bisedat telefonike.
Qëllimi është formuluar drejtë!

Në veprimtarinë politike formulimi i qëllimit është më i vështirë. T’i


shohim shembujt që vijojnë:

Deri te zgjedhjet e planifikuara duhet të rrisim vëmendjen ndaj të rinjëve.


Nuk është e drejtë!Formulimi i drejtë i qëllimit mund të jetë:
Deri te zgjedhjet e planifikuara të rrisim vëmendjen tonë 5 për qind tek
studentët nëpërmjet komunikimit më të mirë politik.

32
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

Së shpejti duhet t’i nisim diskutimet dhe arsyetimet e aktiviteteve për


përgatitjen e fushatës paraelektorale.
Çka është jo e drejtë në këtë formulim?
Nuk ekziston afati, nuk ka ekzekutues, nuk ka adresë, nuk është e qartë se
çfarë kërkese të saktë ka.
Si duhet të riformulohet?

Prej 1.10.2000 në udhëheqjen politike të partisë ose të subjektit tjetër të


nisë diskutimi dhe arsyetimi i fushatës paraelektorale. Propozues i konceptit ... ;
afati i dorëzimit në arhivë ... ; afati i pranimit ... .

B PLANIFIKIMI

Kjo është periudha e dytë në modelin e menaxhimit të kohës. Gjatë kësaj


peirudhe kryen përgatitjet për realizimin e qëllimit të caktuar. Kjo do të thotë që të
fitohet më tepër kohë, të përqëndrohen përpjekjet dhe të harmonizohen nënqëllimet
dhe detyrat individuale me ato të organizatës. Është e domosdoshme që qëllimi
kryesor të ndahet në nënqëllime - të përcaktohen masat konkrete për realizimin e tij,
mjetet e nevojshme për të, si dhe afatet e arsyeshme. Këtu duhet t’u përgjigjemi
disa pyetjeve:
* A është e mundur t’i mobilizojmë forcat dhe mjetet e nevojshme për ta
arritur qëllimin?
* Nëse nuk është e mundshme a ekzistojnë alternativa të tjera dhe cilat janë
ato?
* Me cilin konkretisht?
* Në çfarë afati?

Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë që të lehtësojmë procesin e


planifikimit. Para çdo pune duhet të parashtrojmë vetëm katër pyetje.

33
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

4 PYETJE PARA ÇDO PUNE

A duhet me të vërtetë të kryet kjo punë?


Po Jo eliminimi

A duhet unë ta kryej këtë punë?

Po Jo delegohet

A duhet tani ta kryej këtë punë?

Po Jo përcaktimi i afateve

A duhet të kryhet kjo punë në këtë mënyrë?

Po jo racionalizimi

Eliminimi
Nëse konstatojmë se një aktivitet i caktuar kontribuon me diçka për arritjen
e qëllimit, atëherë është e nevojshme të vazhdojmë të merremi me të. Nëse
përgjegjja është jo, atëherë është e nevojshme që edhe një herë të vendosim se kjo
punë a ka diç të përbashkët me kryerjen e qëllimeve të tjera të organizatës. Nëse
përgjigjja është po, atëherë duhet lënë personave kompetent. Nëse është jo,
eliminohet tërësisht. Askush, as edhe ekzekutuesi më i thjeshtë nuk duhet të harrojë
se prej tij varet se a do të merret me këto gjëra organizata, të cilat e largojnë nga
qëllimet e saja kryesore. Ndonëjherë është e nevojshme të kryhen edhe punë jo të
volitshme që do të donim t’i eliminonim ose t’ua ngarkonim të tjerëve. Por një gjë
e këtillë duhet bërë vetëm në rast kur kemi pasur qasje korrekte ndaj përgjegjjes së
pyetjes së parë.

Delegimi (përcjellja)
Aftësia e përcjelljes është një nga cilësitë më të rëndësishme të politikanit.
Kjo garanton punë ekipore dhe cilësi më të mirë të kryerjes së detyrave. Politikani
nuk është i detyruar të bëjë çdo gjë. Për suksesin e iniciativës është e rëndësishme,

34
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

kur ai nuk do të mund të kryente një punë të caktuar me kohë t’ua përcjellë të
tjerëve, të cilët do të mund të ballafaqohen në një nivel të caktuar. Ilaçi magjik për
sukses shpesh fshihet në shkathtësinë e përcjelljes. Henri Ford thotë se cilësia më
esenciale, që e disponon është shkathtësia e tij të inkuadrojë njerëz, të cilët janë më
të aftë se sa ai.
Politikani i mirë nuk duhet të shqetësohet kur ia përcjell një tjetri punën e
caktuar. Ai nuk duhet të lodhet me argumenta të ndryshme si të llojit:
* Pse është e nevojshme t’i a përcjellë, kur mundem edhe vetë ...
* Gjersa ia spjegoj, mundem edhe vetë ta kryejë punën
* Ai nuk do ta kryejë punën ashtu siç dua unë
* A do të mendojnë se unë nuk mund ta kryejë vetë këtë punë
* Të tjerët nuk duhet të dijnë më tepër
* Do të ballafaqohem vetë.
Eshtë shumë e rëndësishme mënyra e përcjelljes. Shpesh sikur edhe nuk
dallohet nga urdhëri. Atëherë kryrësi ndjehet i nënshtruar dhe i kryen detyrat
formalisht. Vetë puna nuk i paraqet kënaqësi. Ndryshe duken punët kur gjatë
përcjelljes së punës ndahet kohë për arsyetime - pse është e nevojshme të kryhet kjo
punë, cili është qëllimi, çfarë rezultatesh priten nga ajo. Në këtë rast kryerësi fiton
ndjenjën e bashkëpjesëmarrësit. Ai e merr përgjegjësinë dhe bën më tepër
përpjekje. Nuk ka ndjenjën, se e humb kohën kot. Nëse ekziston që vetë të referojë
për rezultatet, ai do të ndjejë kënaqësinë e punës së vet. Shpesh në jetën politike
bullgare këto gjëra në radhë të parë elementare harrohen. Puna partiake kuptohet si
veprimtari rutinore, ku njeriu trajtohet si një allkë e makinës së madhe. Nga afatet e
përcaktuara jemi nën presion, nuk kemi kohë për sqarime të gjata, e të mos flasim
për falenderime. Një qasje e këtillë vështirë se mund të quhet përcjellje.
Në veprimin e politikanëve nuk duhet lejuar përcjellje e thjeshtë e ndonjë
lloji të punës. Përcjellja e vërtetë është përcjellja e përgjegjësisë. Cili është dallimi
ndërmjet këtyre te dyjave?

Gjatë përcjelljes së punës:


- Jepet informatë jo e plotë;
- Nuk sqarohet qëllimi;
- Nuk jepet mundësia për pjesëmarrje në sukses.

Gjatë përcjelljes së përgjegjësisë:


- Bëhet e mundshme qasja e informatave komplete;
- Qëllimi është i qartë;
- Është i pranishëm identifikimi me qëllimin;

35
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

- Ndjenja e përgjegjësisë vetiake;


- Ndjenja për pjesëmarrje në sukses;
- Ndjenja për pjesëmarrje në mossukses;
- Ndjenja për pjesëmarrje në konkluzione dhe nxjerrjen e mësimeve.

Përcaktimi i afateve
Kur do të parashtrojmë një detyrë të caktuar ne së pari pyesim se cilat janë
afatet. Nëse puna është urgjente, ajo duhet të kryhet menjëherë. Nëse nuk është
urgjente dhe ekziston afat i caktuar, duhet paramenduar se çfarë hapash të
ndërmerren dhe në çfarë afatesh të arsyeshme të përfshihen. Problem serioz në
veprimtarinë politike në Bullgari është se detyrat shumë shpesh bëhen të
paparalajmëruara dhe politikanët shndërrohen në një trup të reagimit të shpejtë, i
cili ua ç’rregullon punën e tyre të planifikuar.
Është e domosdoshme çdo njëri të gjejë mënyrë që të ballafaqohet me
detyrat vijuese. Ashtu që nuk do të pengonte veprimtarinë kryesore. Nuk është e
dëshirueshme të punohet në bazë të parimit të shprazjes së frenave - niset nga
poshtë dhe shkohet përpjetë. Në krye gjithnjë gjenden detyra të reja, por ato nuk
janë gjithmonë më esencialet. Politikani i mirë duhet të gjejë masën ndërmjet asaj
esenciales dhe joesenciales, themelores dhe plotësueses, ekzistenciales dhe
joekzistenciales dhe të dijë të planifikojë afatet, ashtu që drejtimi kryesor i
veprimtarisë të mbetet gjithnjë në krye.

Racionalizimi
Njeriu është i prirur që t’i përmbahet asaj që e di. Shpeshëherë themi:
“Nuk kam probleme. Shpeshëherë e kemi bërë këtë. Edhe tani do ta kryejë”. Kjo na
jep ndjenjën e sigurisë, por nuk është gjithmonë mënyra më e mirë e punës.
Ndonjëherë është e radhës që të pyesim - a nuk mund të kursejmë diskutimet, të
cilat i bëjmë rëndomë në raste të këtilla. A është e domosdoshme të përfshijmë aq
njerëz dhe të diskutojmë me orë të tëra, kur mund t’u paraqitemi me telefon disa
njerëzve dhe të këshillohemi me ta. A është e nevojshme të përgatisim material të
shkruar për çdo pjesëmarrës në diskutim ose do të kursejmë kohë, nëse në fillim
shkurtimisht e theksojmë esencën e problemit?
Te menaxhimi i kohës imponohet shema i pesë hapave të planifikimit:
1. Radhitja e aktiviteteve
2. Vlerësimi i gjatësisë të çdo njërit prej tyre
3. Parashikimi i kohës për detyra të paparamenduara
4. Përcaktimi i përparësive
5. Kontrolli.

36
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

Rregulla kryesore gjatë planifikimit të kohës është ndarja e saj nga përpara
në raport 60 % me 40 % - aktivitete të parapara dhe jo të parapara. Kjo në praktikë
do të thotë se ne mund të planifikojmë vetëm 60 % të kohës sonë, ndërsa sipas
specifikave të punës edhe më pak. 40 % të tjera të kohës shkojnë për aktivitete, të
cilat nuk i nënshtrohen planifikimit - pauzë për kafe, vizita të paparalajmëruara,
biseda me kolegë, por gjithashtu edhe për aktivitete të tilla esenciale, si për
shembull, formulimi i detyrave, marrja e informacioneve plotësuese e të tjera, të
cilat, rëndomë konsiderohen si të parëndësishme dhe për to nuk është paraparë
kohë.
Politikanët duhet të përcaktojnë përparësitë. Pa këtë shkathtësi ata do të
zhyten në punët e përditshme, do të mbesin prapa punës qenësore dhe do të lodhen.
Shpesh nënçmohet roli i kontrollit. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se ai
na jep mundësi t’i vlerësojmë rezultatet e punës sonë. Nëpërmjet tij mund të
marrin përgjegje për pyetje të këtilla: A e kemi planifikuar mirë punë; A i kemi
drejtuar me përgjegjësi; A kemi bashkëpunim të mirë me kolegët etj. Kontrolli i
vetëdijshëm është garancion për zhvillimin dhe kualifikimin tonë profesional.

C Marrja e vendimeve

Marrja e vendimeve është periudhë e tretë në modelin e menaxhimit të


kohës. Në këtë periudhë vendoset çështja e aktiviteteve me përparësitë dhe pa to.
Sociologu italian Vilfredo Pareto ka konstatuar një raport të caktuar
ndërmjet përpjekjeve të bëra dhe rezultatit përfundimtar. Ai ka arritur në përfundim
se 20 % e kohës së shfrytëzuar krijon 80 % të rezultateve. Fitohet përshtypja se sa
me më pak kohë mund të arrijmë më shumë dhe anasjelltas.
Me fjalë të tjera edhe në politikë duhet të kërkojmë përgjegje të pyetjes: Si të
arrijmë me më pak pune rezultate më të mëdha?
Çka do të thotë kjo, në fakt në praktikë? Së pari duhet t’i konstatojmë
këto aktivitete, të cilat do të na shpiejnë në rezultate më të larta. Rëndomë në jetën e
përditshme nuk veprohet kështu. Kur shkojmë në punë na presin një grumbull
detyrash - disa të jashtme, disa të reja. Ndryshon edhe natyra e tyre - shkruarja e
materialeve, raporteve, planeve, korrespondencave, bisedave telefonike, takimeve
mbledhjeve e të tjera. Njeriu është i prirur në radhë të parë t’i rreket më të lehtës,
duke thënë, sa të nisë punën do të fillojë të merret me detyrën kryesore. Kështu
fitohet qarku magjik - gjatë gjithë ditës kolovajz e pandërprerë, dhe duket se nuk e
kemi kryer atë çka duhet.
Politikani i mirë duhet ta përshtasë punën në atë mënyrë me ç’rast do t’u
përmbahet disa parimeve:

37
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Një e pesta e përpjekjeve mund të sjellë katër të pestat e suksesit!

80%
e kohës

80% e rezultatit
20%
e kohës

Veçimi i përparësive do të thotë të përcaktosh aktivitetet, kryerja e të


cilave ka pjesë esenciale në rezultatin përfundimtar.
Kjo do të thotë se duhet nisur me detyrat, të cilat kanë kontribut më të
madh për arritjen e qëllimeve. Në vend të dytë të vehen detyrat, të cilat kërkojnë
mund dhe kohë, paralelisht me madhësinë e suksesit. Ndërsa në vendin e fundit
vijnë detyrat, të cilat kërkojnë më shumë kohë dhe mund, ndërsa japin më pak
rezultate.

65% 20% 15%

Detyra
A Detyra B
Detyra C
15% 20% 65%

Si të bëhet në praktikë planifikimi i kohës sonë nga aspekti i këtij parimi?


1. Para se t’i rekemi kësaj pune sërish duhet të vlerësojmë se çfarë është
nevoja e saj?
2. Nëse është e mundshme punën t’i a transferojmë tjetrit.
3. Saktë të përcaktojmë rëndësinë e kryerjes së detyrës së caktuar dhe në
pajtim me këtë t’i a përshtasim prioriteteve tona.

38
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

4. Të racionalizojmë punën tonë.

Në menaxhimin politik është e popullarizuar shumë shema e D. Ajzenhauer, e cila i


prezenton varësitë reciproke ndërmjet detyrave qenësore dhe urgjente,

Qenësore
B A

C
prioritete

Urgjente

Në veprimtarinë politike detyrat qenësore shpesh konfrontohen me ato


urgjente. Sa më shumë të jetë urgjente një punë e caktuar, aq më shumë del ajo në
plan të parë. Ndodhë që detyrat urgjente i ç’vendosin ato qenësore dhe esenciale.
Në politikë ekzistojnë shumë detyra të karakterit operativ. Më e rëndësishme është
diç tjetër, në radhë të parë, se me forcën e praktikës rutinore ajo mund të jetë me
përparësi. Tek partitë shpesh ndodhë që aparati fillon t’i diktojë përparësitë dhe
arrihet te ndryshimi i qëllimeve dhe detyrave kryesore politike. Prandaj është
jashtëzakonisht e rëndësishme që funksionarët drejtues politik të mësojnë t’i
dallojnë qartë punët qenësore nga ato urgjente. Ata duhet t’i shmangen
pjesëmarrjes në aktivitete të cilat konsiderohen si urgjente dhe t’u japin përparësi
punëve të tyre qenësore. Nëse nuk e bëjnë këtë ata pa dyshim do të gjenden në
rrjetin e grupeve dhe strukturave të njejta të përhershme ,të cilat gjithnjë
pretendojnë se puna e tyre është më urgjente.

D Realizimi

Në këtë periudhë mund t’i rekemi planifikimit të vërtetë të kohës.


Qëllimet janë të qarta. E njohim ekipin dhe organizatën ku punojmë. I dijmë afatet.
Mund t’i përcaktojmë përparësitë. Në bazë të kësaj mund ta planifikojmë ditën
punuese, javën punuese, muajin, tremujorin, vitin. Ja disa këshilla të dobishme, të
cilat do të na ndihmonin në këto aktivitete.

39
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Të supozojmë se po bëjmë një plan për ditën punuese.


1. I shënojmë detyrat e ditës, i rregullojmë sipas prioritetit. Nuk duhet
harruar se realisht mund të planifikojmë vetëm 60 % të kohës sonë punuese, sepse
40 % të mbetura janë për punë të paparashikuara.
2. I shënojmë takimet e caktuara dhe vendet e mbajtjes së tyre.
3. E parashohim kohën e nevojshme për kryerjen e detyrave të posaçme,
duke mos harruar të përfshijmë edhe kohën e marrjes dhe përpunimit të
informatave, pengesat e të tjera. Plani ynë duhet të jetë real.
4. Parashohim kohë për biseda telefonike. Është e rekomandueshme t’i
përfshijmë në blloqe, që të mos ndërpresim punën tonë. Nëse nuk na paraqiten, nuk
duhet kërkuar rregullisht sepse humbim kohë.
5. Parashohim kohë për nevojat personale.
6. E përcaktojmë qëllimin personal të ditës dhe bëjmë përpjekje ta
realizojmë.
7. E përcaktojmë motivin tonë personal për kryerjen e detyrave.
8. Kur e nisim dhe e përfundojmë punën na duhet pak kohë për koncentrim.
Në fillim të ditës punuese duhet të mendojmë se çka duhet të bëjmë saktë sot, cilat
detyra janë parësore dhe çka duhet të kryejmë saktësisht. Në fund të ditës punuese
duhet të bëjmë pasqyrë se çka kemi kryer dhe çka na mbet pa u kryer. Nga ajo që na
mbet, cila është e rëndësishme, cila është urgjente, dhe a ka kuptim që ende të
kryhet, a mund ta kryejë vetë ose duhet t’i a përcjellë dikujt, cilat janë afatet.
9. Është e nevojshme të planifikojmë edhe pauzën. Duhet ditur se njeriu
është me aftësitë punuese më të mëdha në mëngjes, prej 8 deri në 11 dhe pasdite
prej orës 15 deri në 16. Gjatë kësaj kohe duhet të planifikojmë pjesën më esenciale
të punës sonë gjatë ditës.

40
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

Dinamika e aftësisë punuese

Atfësiapunuese
100% Shkarkimi

Shkarkimi

Orët e ditës 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20

Kalendari politik

Organiatat politike shfrytëzojnë planifikimin mujor, tremujor dhe vjetor të


aktiviteteve kryesore. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për përgatitjen e këtyre
planeve. Më i përhapur është i ashtuquajturi kalendari politik, theksohet i tërë
informacioni esencial që disponojmë.

Shema e ardhshme tregon pasqyrën e përmbajtjes dhe elementeve të saj.


Shembulli i shemës për planifikimin e aktiviteteve të partisë politike.

41
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

tremujori I II III IV
Aktivitete partiake
* Kongreset
* Konferencat
* Ngjarje tjera të ditës
Aktivitete në parlament
dhe qeveri
* Projektet ligjore
* Debate
* Kntrrolli parlamentar
* Të tjera
Aktivitetet e konkurentëve
politik
* Kongrese
* Forume
*Ngjarje të tjera
Ngjarje të rëndësishme kombëtare
Të organizatave të shoqërisë
qytetare
Ngjarje të rëndësishme
ndërkombëtare
Ngjarje të rëndësishme
Poltike
Vënja e temave
Politike kryesore
diskutime

42
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

Ç Kontrolli
Kontrolli është periudha përfundimtare. Shpesh kjo nënçmohet. Kur bëhet
fjalë për vetkontrollin shpesh edhe lehet anash. Por ajo gjithashtu është periudhë e
rëndësishme sepse në këtë periudhë arsyetohet përvoja, ajo personale dhe kolektive.
Bëhen konkluzionet dhe nxirren mesime. Shihen mundësitë për të lehtësuar punën.
Nuk duhet harruar se kjo është periudhë kur formohet edhe dokumentacioni.

Detyra: Jeni ndarë në dy ekipa, që kanë për detyrë të përpunojmë dhe të


realizojmë konceptim e koalicionit politik në pragë të zgjedhjeve të ardhshme. Si do
ta planifikoni punën tuaj nga aspekti i menaxhimit të kohës. Dispononi kohë të
caktuar saktë për diskutim, raport të drejtuesve të ekipave, diskutim të përbashkët.

43
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

PUNA EKIPORE
Nevoja e punës ekipore në politikë

Viteve të fundit gjithnjë e më shumë rritet interesi rreth problemit të


zbatimit të parimit të punës ekipore në veprimtari të ndryshme. Nuk ekziston
organizatë shoqërore, ku nuk është kuptuar se zbatimi me sukses i këtij parimi e
rritë dukshëm efikasitetin dhe e përmirëson cilësinë e punës.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me veprimtarinë politike. Politikë është
veprimtaria politike. Ajo mund të ketë efekt vetëm atëherë, kur në të angazhohet një
numër i madh i pjesëmarrësve. Puna politike në parim është e gjykuar për
mossukses, nëse nuk organizohet në baza të profesionalizmit dhe të shfrytëzimit sa
më të mirë të aftësive të çdo pjesëmarrësi.
Aftësia për punë ekipore është element absolut i domosdoshëm për
përgatitjen e çdonjërit që dëshiron të merret me veprimtari politike. Trajnimi në
kuadër të kësaj problematike mund t’i ndihmojmë çdo kujt që t’i kuptojë më mirë
karakteristika dhe veçoritë e punës së vet personale që të mund të bashkëpunojë më
mirë me të tjerët dhe bashkërisht të punojë me efekte maksimale për kryerjen e
detyrave në organizatë.
Të gjithë jemi të bindur se puna ekipore është pjesë e kulturës demokratike
politike. Të gjithë jemi të bindur se zbatimi i parimit të punës ekipore në
organizimin e punës shpie drejt rezultateve më të mira. Por njëkohësisht çdonjëri
nga ne, veç e veç e di se në praktikë në punën tonë të përditshme dëshirat dhe
realitetet shpesh tejkalohen. Puna ekipore shpesh zëvendësohet me hierarki, me
shprehja të mundimshme e mendimeve edhe me zgjidhjeve të imponuara nga
eprorët, me iniciativë të disa anëtarëve të udhëheqësisë. Pranimi i mendimit të të
tjerëve dhe respektimi i ndërsjellë zëvendësohen me marrëdhënie mospërfillëse dhe
me cënimin e personalitetit të të tjerëve. E gjithë kjo ka shumë rreziqe për
veprimtarinë politike. Jo vetëm që ulë cilësinë e punës në strukturën përkatëse, por
edhe shpie në brengosje serioze si dhe largim nga politika si e tillë.
Pasojat e luhatjes së parimit të punës ekipore në veprimtarinë politike kanë
qenë objekt i hulumtimeve disa vjeçare në fusha të ndryshme të shkencës –të
psikologjisë, sociologjisë, politikologjisë. Detyra jonë është të merremi më

44
PUNA EKIPORE

konkretisht me njërin nga këto shkaqe – njeriun, veçoritë e tij, individualitetin e tij.
Në bazë të tyre, ai formon mendim dhe zgjidhje reale. Çdo njeri ka pikëpamjet e
veta individuale për botën dhe realitetin. Çdo njeri ka anët e larta dhe të dobëta, që i
bëjnë të mundshme ose e pengojnë t’i vërejë dhe t’i vlerësojë njerëzit dhe
ngjarjet, të marrin vendime dhe të përfshihet në mjedisin e tij, që e rrethon. Këto
cilësi dhe karakteristika të personalitetit, në fakt shpesh janë shkak për lindjen e
tendosjeve në punën e përditshme, në vështirësimin e procesit të marrjes së
vendimeve kolektive dhe mund të shkaktojnë bllokimin e punës së një strukture
përkatëse organizuese.
Por të kuptuarit e saj nuk mund të jetë shkak kryesor për nënçmimin e
nevojës së punës ekipore në kushte bashkëkohore. Përkundrazi. Në radhë të parë
kjo karakteristikë e individëve i jep gjasa organizatës t’i vlerësojë realitetet ashtu
si janë në të vërtetë – me kompleksitetin, kundërthëniet dhe lloj-llojshmërinë e tyre.
Vetëm në këtë bazë sot mund të sillen vendime serioze në politikë dhe të kërkohen
përgjegje jo standarte të sprovave të reja.
Veprimtaria politike është aktivitet në situata reale dhe në ato të
paramenduara. Në punën tonë të përditshme ne nuk kemi mundësi të punojmë në
ekipe ideale. Ekipat, që formohen për kryerjen e këtij apo atij aktiviteti konkret, si
dhe ekipat, që drejtojnë aktivitetet në tërësi në organizatë gjatë periudhës së
menaxhimit adekuat, të shumtën e rasteve nuk varen nga vullneti dhe dëshira e
pjesëmarrësve. Por ato janë shprehje e vullnetit dhe dëshirës së tyre të përbashkët të
punohet në emër të një qëllimi të caktuar. Në radhë të parë interesi i përbashkët
është ajo karakteristikë e përbashkët që duhet t’i bashkojë dhe t’i orjentojë aftësitë
individuale të çdo pjesëmarrësit në ekip.
Ne do të punojmë si ekip, nëse do të mund të veprojmë në një drejtim, t’i
orjentojmë të gjitha aftësitë tona në përpjekjet e përbashkëta në organizatë dhe
njëkohësisht të ruajmë individualitetin tonë.
Në përpunimin e mëtejshëm të temës do të përpiqemi t’i zbulojmë anët tona
të forta dhe të dobëta, të përkufizojmë disa rregulla themelore të punës ekipore dhe
t’i spjegojmë modelet e zgjidhjes së problemeve në bazë të parimit ekipor.

Marrim pjesë në ekip me anët tona të forta dhe të dobëta

Detyrë: Shkruani dhjetë cilësi, që i posedoni dhe që sipas jush u lejojnë të


punoni me ekip.

45
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Çfarë kualitetesh nevojiten për punën ekipore? Cilat nga to i posedoni ju?
Nëse i krahasojmë cilësitë e radhitura të personalitetit të grupit, më i afërt është
konkludimi se shumë prej tyre do të përsëriten në çdo tekst. Këto janë cilësi si
pragmatizmi, qëndrueshmëria, aftësia analitike, aftësia për zgjidhjen e konflikteve,
durimi, toleranca, respektimi i mendimeve të të tjerëve, e të tjera. Është e ditur se
për punë ekipore nevojiten cilësi të caktuara. Dhe njëri nga ne në esencë posedon
shkallë të ndryshme. Nëse përpiqemi që t’i kategorizojmë, do të shohim se shkalla
për çdo njërin është e ndryshme.
Çdo individ është i ndryshëm. Çdo njëri ka anët e veta të fuqishme dhe të
dobëta. Në ekip ai merr pjesë si me aftësitë e veta ashtu edhe me mangësitë e tij.
Supozim për punë të mirë ekipore është se sa është gatishmëria e çdo pjesëmarrësi
që në mënyrë të vetëdijshme dhe me qëllim të caktuar t’i shfrytëzojë përparësitë e
veta gjithashtu edhe aftësitë e veta për t’u vetpërsosur, të mësojë nga të tjerët dhe të
zhvillojë personalitetin e tij. Kushti i domosdoshëm është gjithashtu që të njihet dhe
respektohet dinjiteti i anëtarëve të tjerë, të shprehet durim dhe mirëkuptim ndaj
dobësive dhe mangësive të tyre.
Të gjithë kemi njëfarë përvoje të punës ekipore. Kjo na tregon se me disa
anëtarë të ekipit mund të punojmë shumë lehtë. Kuptohet me një gjysëm fjale ose
vetëm me të parë nuk humbim kohë për diskutime dhe spjegime të gjata. Ndërsa të
tjerë, thënë thjeshtë, mezi që durohen. Nuk mund të durojmë mënyrën e tyre të
punës, edhe pse e dimë se pa to nuk bën.

A e keni të njohur këtë?

Mirrni pjesë në mbledhje dhe gjithnjë nervozoheni sepse ç’rregullohet rendi


i ditës se nuk diskutohen çështjet në hollësi dhe në mënyrë të natyrshme, se
mbledhja vazhdon mjaft gjatë dhe kohë pas kohe shëndrrohet në foltore. Nuk
arrihet në zgjidhje konkrete. Në fund nuk përmbaheni, shpërtheni dhe thoni se nuk
ka kurrfarë lloj kuptimi që të punohet në këtë mënyrë. Të tjerët ju thonë se jeni
pedant dhe i thjeshtë. Pas të gjitha diskutimeve ju nuk keni kurrfarë dëshire të
mirrni pjesë më në asnjë punë organizuese, sepse jeni të bindur se me këto njerëz
nuk mund të punohet seriozisht. Përse të humbni kohë dhe t’i prishni nervat, kur e
keni të qartë, se në tubimet e këtilla thuhen vetëm fjalë boshe dhe kurrsesi të merren
vendime.

46
PUNA EKIPORE

Ose kjo?

Duhet të shkoni në mbledhje, ku nga përpara e dini se nuk do të mund të


duroni. Ka një rend dite të mërzitshëm dhe të gjatë. Gjithnjë zhytet në numra, data,
shpenzime dhe të ardhura. Njerëzit mendojnë se sa më shumë u bombardojnë me
hollësi aq më shumë kryejnë punë. Me të vërtetë nuk mund t’i duroni. Si nuk ju
kuptojnë se nëse vazhdojnë kështu asgjë nuk mund të ndryshojë? A nuk i shohin
mundësitë dhe perspektivat e reja? Përse nuk kërkojmë ide të reja?

Me situata të këtilla ballafaqohemi shpesh në aktivitetet e përditshme


politike. Vuajmë nga moskuptimet dhe qëndrimet nënçmuese të të tjerëve ndaj
nesh. Nuk mund të hyjmë në pikëpamjet e tyre. Nervozohemi njëri me tjetrin.
Thjeshtë fillojmë t’u largohemi njerëzve, të cilët nuk mendojnë si ne. Çfarë është
rezultati? Kuptohet se në këtë mënyrë pëson puna e të gjithë ekipit.
Prandaj është e domosdoshme, në radhë të parë të përfshihemi në
çfarëdolloj aktiviteti që kërkon punë ekipore, të bindemi se duhet t’i kemi parasysh
rregullat e respektimit të personalitetit të të tjerëve dhe të bëjmë përpjekje për
veprim dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Bashkë me këtë është e domosdoshme t’i
dijmë mirë anët tona të dobëta dhe të forta, që të mund të japim maksimumin e
vetvehtes për cilësi më të mirë të punës ekipore.

Detyrë: Shkruani me dorë, me të cilën shërbeheni normalisht, emrin dhe


adresën tuaj. Pastaj përpiquni ta shkruani të njejtën me dorën tjetër.

Rezultati është se me dorën që shërbeheni rregullisht harxhojmë më pak


kohë dhe mund. Kjo është një punë rutinore. Me dorën tjetër duhet të kemi shumë
kujdes. Cilësia ndryshon – shkronjat shtrembohen, drejtshkrimi është i ndryshëm.
Na duhet më shumë kohë dhe më shumë mund për të shkruar këtë tekst të thjeshtë
dhe të rëndomtë.
Kështu ndodhë me punën ekipore. Kur marrim pjesë me anët tona të forta
ne pranojmë tërësisht atë që është e natyrshme. Nuk është e nevojshme të detyrojmë
vehten, ose të ndryshojmë nga ajo që jemi. Por, në fakt kur duhet t’i kryejmë
aktivitetet, të cilat nuk janë të zakonshme dhe të natyrshme por krejtësisht të huaja,
atëherë ky është një mundim i vërtetë. Por edhe puna nuk shkon mirë, edhe pse

47
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

angazhohemi me qëllime të mira që ta kryejmë punën. Sepse në fakt ç’nevojiten të


gjitha ato përpjekje kur në ekip mund të përfshihet një njeri, që sipas forcës së
talentit të tij, mund ta kryejë këtë punë më mirë dhe më shpejtë?
Kështu një nga parkushtet më esenciale të punës ekipore është që çdo
pjesëmarrës ta njoh vetvehten dhe t’i njohë përparësitë dhe mangësitë e të tjerëve.
Ekzistojnë shumë mënyra që të arrihet kjo. Në punën tonë do të përqëndrohemi
vetëm në njërin prej tyre, që gjatë viteve të fundit në forma të ngjashme shpesh
zbatohet në punë në Amerikë dhe në Evropë.

Indikatori Majers-Brigs

Indikatori Majers-Brigs i shfrytëzon tekstet për përcaktimin e cilësisë së


individit, të llojit të tij. Ai është përpunuar në vitet e 30-ta në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës nga Izabel Majers dhe Katerin Majers – Brigs dhe kuptohet në bazë të
teorisë së Karl Gustav Jungut. Në Evropë zbatohet në verzionin e tij specifik nga
fillimi i viteve të 90-ta. Ai paraqet një instrument të pasur, të ndërlikuar dhe
dinamik për të karakterizuar potencialin personal dhe pikërisht për këtë arsye cilësia
e tij shfrytëzohet në fushat e ndryshme të shkencës aplikative. Nëpërmjet këtij
indikatori mund të caktohen përparësitë dhe dëshirat e çdo njeriu, i cili gradualisht i
drejton aktivitetet e veta. Pikënisëse është pikëpamja për dallimet ndërmjet njerëzve
dhe për nevojën e të mësuarit për t’i njohur dhe respektuar më mirë të tjerët. Për
qëllimet e caktuara të ushtrimeve të këtij lloji ai zbatohet në një variantë të shkurtër
dhe të modifikuar.

Pse për punën ekipore është e domosdoshme të punohet me këtë indikator?


Sepse nëpërmjet tij mund të vendosen animet e natyrshme të çdo anëtari, që të
mundet në mënyrë efektive të shfrytëzohen për të arritur qëllimet e përbashkëta.
Mund të zbulohen anët e dobëta të pjesëmarrësve dhe të bëhen përpjekje që të
kompenzohet që të mos pësojë vetë puna. E gjithë kjo lejon të bëhet më optimale
ndarja e funksioneve në ekip, të njihen dhe tërësisht të shfrytëzohen anët e tij
negative dhe pozitive. Janë të nevojshme edhe disa fjalë të tjera para se t’i qasemi
përdorimit të kësaj teknike. Indikatori Majrs-Brigs i përcakton përparësitë e veta
ndaj një aktiviteti të caktuar. Kjo në fakt nuk do të thotë se njeriu nuk mund të
kryejë punë të tjera. Përkundrazi, ai mund t’i bëjë edhe gjërat e tjera. Mund të
punojë çfarëdolloj pune, por cilësia e saj nuk do të jetë në nivel të njejtë, ashtu si
kur do të merret me veprimtarinë e dëshirueshme.

48
PUNA EKIPORE

Si t’i japim përgjegje pyetjes. Çfarë tipi jam. Për këtë qëllim me ndihmën
e nënpyetjeve do t’i formulojmë animet tona në situata të ndryshme. Kështu që do
të caktojmë katër kategori themelore, me të cilat merret indikatori Majers-Brigs dhe
do të veçojmë çdonjërin nga të pranishmit. Për këtë qëllim do t’i shfrytëzojmë
shenjat e pranuara ndërkombëtare – E-I; S-N; T-F; J-R (ekstravert-introvert;
praktikë-kreativë; analitikë-emocional; struktural-pragmatik).

Detyra: Të paraqesim situatën që vijon. Shkojmë në mbledhje. Përveç


njerëzve të njohur aty ka edhe të panjohur. Çka të bëjmë? Hymë në kontakt me ta
ose presim që t’i prezentojmë? Nisim të flasim për temat e rendit të ditës me anëtarë
të tjera ose presim në heshtje të nisë mbledhja dhe atëherë të përfshihemi në
diskutim, duke sqaruar atë që e kemi shënuar më parë? E marrim fjalën ndër të
parët? Si ndjehemi pas mbledhjes – plot me energji ose të lodhur?
Përgjigjuni pyetjeve.
Është e qartë se njerzit reagojnë në mënyrë të ndryshme në situata të
caktuara. Ndërsa tani çdo njëri për vetvete le t’u përgjigjet këtyre pyetjeve:

Çfarë tipi jam?

Prej ku mbushem me energji? - E-I (ekstravagnt-introvert)


I shoh njerëzit tjerë si burim të energjisë?
A hy në kontakt lehtë me të panjohurit?
A jam i vetmuar kur nuk jam me njerëz?

Ose
A është për ju vetmia burim energjie?
Njoftoheni vështirë?
A jeni më tepër për botën e brendshme?

Nëse në përgjegje të grupit të parë të pyetjeve dominon “po” shkruani si


përgjegje të pyetjes “prej ku mbushem me energji” – tipi E. Nëse në përgjegjet e
grupit të dytë të pyetjeve dominon “po” – shkruani tipin I adekuat.

49
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Ja si mund të duket kjo në mënyrë vizuale

Merrë energji nga të tjerët mbushet me energji të


brendëshme

Ka nevojë për kontakt Logarit në botën e vet të


brendëshme

50
PUNA EKIPORE

Kërkon, ka nevojë dhe ofron gjerësi Kërkon,ka nevojë dhe

ofronthellësi

Si ta pranojmë botën? – tipi S-N (praktikë-kreativ)


Detyra: t’i kthehemi sërish mbledhjes. Paramendoni sikur diskutoni çështje
konkrete, sipas së cilës është prezentuar projekti përkatës i konceptit. A
interesoheni për hollësi (si do ta realizoni saktë, cilët janë njerëzit që do të marrin
pjesë, sa do të kushtojë realizimi, cilat janë afatet etj.)? Ose tipike për ju janë që të
ofroni pikëpamje, ide të reja të cilat do të tërhjekin simpatizues të rinjë dhe do të
zgjërojnë vëllimin e konceptit, pa u interesuar se kush do ta organizojë realizimin e
gjithë kësaj, sa do të kushtojë etj.? Kur e diskutoni projektin, a keni parasysh
përvojat e fituara në të kaluarën ose kjo nuk u intereson? A nervozoheni, nëse në
fund të mbledhjes nuk është asgjë e qartë, se çka do të realizohet nga idetë e
diskutuara e çka jo?
Përgjigjuni pyetjeve.

Dihet se në këtë rast reagimet do të jenë të ndryshme. Do të nënvizohen


dallimet dhe nëse përpiqemi të përgjigjemi me po ose jo ndaj këtyre pyetjeve:

A e shihni botën me aspektin e saj pragmatik?


A mund t’i mbani mend mirë të dhënat; a keni besim në fakte?
A mbështeteni në përvojën personale?
A jeni realist; a jetoni me realitetin?
A i merrni parasysh hollësitë dhe përgjithsimet?

51
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Ose
A e shihni botën më shumë në mënyrë idealiste?
A i kini parasysh kontaktet reciproke dhe mvarshmëritë e ndërsjella
ndërmjet gjërave dhe dukurive?
A ju jepeni shumë ndjenjave tuaja?
A u pëlqejnë metaforat dhe përshkrimet figurative?
A i shihni gjërat në perspektivë?

Nëse përgjigjja në grupin e parë të pyetjeve është po ju jeni tip S. Nëse


përgjegjja në grupin e dytë të pyetjeve është jo, ju jeni tip N.
Ta shohim edhe një herë paraqitjen vizuele

Jeton me të tashmen Jeton me mendimin për të ardhmen

Merrë parasush vërejtjet E ndjek intuitën e vet

52
PUNA EKIPORE

I vëren hollësitë

Ecë sipas rradhës Ja nis ku të mundet


nga fillimi deri në fund i këcen periudhat

Si e bëj zgjidhjen? – Tipi T-F (analitik-emocional)

Detyra: t’i kthehemi sërish mbledhjes së mëparshme. Nëse konsideroni se


ideja e diskutuar është e keqe dhe nuk vlen për asgjë si do të reagoni? Do të bëni
kritikë të hapët dhe afariste? Do të bëni analizë dhe do t’i theksoni dobësitë
esenciale? Ose do t’i qaseni në mënyrë të kujdesshme? Do të bëni komplote dhe do
të synoni t’i përqeshni pjesëmarrësit e tjerë?
Përgjigjuni pyetjeve!

Përgjegjet ndaj këtyre pyetjeve do të na ndihmojnë të bëjmë vlerësimin e


mënyrën e marrjes së vendimeve – a bëhet kjo në mënyrë analitike ose sipas
vlerësimeve emocionale.

Ja dhe pyetjet.
Cilën situatë e keni më të afërt?

Në çka mbështeten vendimet, që i mirrni – për objektivitet, në vlerësim


logjik dhe afarist të situatës?
A mirrni vendim kokë në vehte?
A e kërkoni të vërtetën?
A është forca juaj në analizë?
A e shprehni ndjenjën tuaj haptaz?

53
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Ose

A i mirrni vendimet në bazë të paragjykimeve tuaja personale dhe


orjentimeve dhe pikëpamjeve të vlerave?
A mirrni vendime sipas intuitës?
A jeni për harrmoni në marrëdhëniet e ndërsjella?
A i kuptoni mirë njerëzit?
A keni interes të madh për të tjerët?

Nëse në përgjegjet e grupit të parë të pyetjeve dominon ana pozitive, ju jeni


tip T. Dhe anasjelltas. Nëse në përgjegjet e grupit të dytë të pyetjeve sundojnë ato
pozitive, ju jeni tip F.

Ta shohim edhe paraqitjen vizuele.

E kërkon drejtësinë dhe të vërtetën Kërkon harmoni në mardhënje

54
PUNA EKIPORE

Ka aftësi për analizë Ka aftësi t’i kuptoj njërëzit

Delë nga logjika Niset nga bindja e vet

Dhe në fund të shqyrtojmë tipin e fundit antagonist të dysheve – J dhe R.


Pyetje kryesore që do të na ndihmojë për identifikim është:

55
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Si është stili im i preferuar i jetës?


Tipi J dhe R (struktural-pragmatik)

Detyra: Sërish t’i kthehemi shembullit të mbledhjes. Nëse diskutohet për dy


koncepte dhe ju duhet të merrni vendime, që do të përkrahen, si do të veproni? A
orjentoheni shpejt ndaj situatës dhe e përkrahni njërin koncept, ndërsa pastaj bëni
ç’mos për realizimin e tij? Ose u nevojiten shumë informacione, që të mund të
vendosni të përkrahni njërin nga dy konceptet? Vendimet e shpejta ju nervozojnë
dhe nuk i keni qejf?
Përgjigjuni pyetjeve.

Ja dhe pyetjet kontrolluese për vetëvlerësim.

A ndjeni nevojë për finalizimin e gjërave?


A punoni me kënaqësi në afate të caktuara?
A ndjeni kënaqësi kur do ta kryeni detyrën e dhënë?
A bëni pauza, vetëm atëherë kur do ta kryeni detyrën?
A u intereson rezultati i punës?

Ose
A ndjeni nevojë të jeni të hapur gjatë punës?
A u jepeni më së shumti situatave, ku ekzistojnë më shumë mundësi për
zgjidhje?
A mirrni vendime vetëm atëherë, kur konsideroni se keni në disponim
informacionet e plota?
Kur kryeni një veprimtari a interesoheni më tepër për procesin e punës,
ndërsa jo aq shumë për rezultatin e saj përfundimtar?

Nëse përgjegjet pozitive në grupin e parë të pyetjeve dominojnë, ju jeni tipi


J. Dhe analogjikisht, nëse përgjegjet pozitive dominojnë në grupin e dytë të
pyetjeve ju jeni tip P.

56
PUNA EKIPORE

Ja dhe paraqitja vizuale.

Dëshiron t’i kryej aktivitetet I bënë kënaqësi procesi i


punës

E do rendin dhe përvojën Kërkon llojllojshmëri dhe


ndryshime

57
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

U përmbahet vendimeve të marra Dëshiron befasi

Detyrë: Shihni përgjegjet e çdo pyetje dhe përcaktoheni tipin tuaj nga
aspekti i testit Majers-Brigsit.

Duhet t’i kushtoni vëmendje asaj se gjatë vënies së afinitetit tonë dhe gjatë
ndarjes së katër tipave antagonist ne manipulojmë me shumë pak pyetje. Në
praktikë, kur kjo kryhet në mënyrë profesionale, punohet me rreth 90 pyetje në çdo
grup të veçantë të tipeve dyshe antagoniste. Në shkollat e menaxhmit politik tekstit
Marjers-Brigst mësohet më saktësisht edhe përkundër ndërlikueshmërisë së plotë
gjatë formulimit të pyetjeve dhe gjatë interpretimit të tyre. Në mënyrë plotësuese
duhet të nënvizohet se gjatë vënies së tipave në kushte reale bëhet nga psikologë-
profesional me përgatitje të posaçme. Shumë shpesh karakteristikat e tipit janë pak
të shprehura dhe përcaktimi i tyre kërkon punë të vështirë dhe të saktë. Për qëllimet
e ushtrimeve një gjë e këtillë nuk është e nevojshme. Por është e nevojshme të
dijmë se ekzistojnë mundësi që në mënyrë precize të përcaktohen afinitetet e
çdonjërit prej neve, veç e veç dhe në bazë të kësaj të radhitemi në njërin apo tjetrin
tip të katër grupeve.

Dhe kështu sa do të jemi të dobishëm me këto cilësi që i kemi, për të cilat


kemi konstatuar se i posedojmë për punë ekipore?

Shembulli i testit Majers-Brigs tregon se te çdo grup njerëzish ekzistojnë


përfaqësues të tipave të ndryshëm. Janë të pranishëm edhe kombinacione të tjera
nga aspekti i katër grupeve antagoniste, për të cilat u bë fjalë më lartë në tekst. Nga

58
PUNA EKIPORE

16 kombinimet e mundshme në grup janë të pranishme pothuajse të gjitha variantet.


Ta shohim shemën e kombinimeve të mundshme.

ISTJ ISFJ INFJ INTJ

ISTP ISFP INFP INTP

ESTP ESFP ENFP ENTP

ESTJ ESFJ ENFJ ENTJ

Lloj-llojshmëria e madhe e kombinimeve të varianteve të ndryshme në ekip


është shumë e dobishme për punë. Ajo jep mundësi për analiza të shumë aspekteve
gjatë diskutimit të problemeve dhe është garancion për gjërësi më të madhe të
pikëpamjeve dhe rrekjeve, për elasticitet më të madh në procesin e marrjes së
vendimeve. Njëkohësisht ndryshimet e tipeve përcillen edhe me negativitete të
ndryshme. Shpesh kjo mund të jetë burim konflikti në ekip. Prandaj me rëndësi të
posaçme është të dihen mirë karakteristikat e tipeve të ndryshme në një ekip të
caktuar, si dhe kombinimet e tyre. Me një shkallë më të madhe nga kjo do të varej
se sa do të kemi sukses të ballafaqohemi me situatat e konflikteve, t’i tejkalojmë ato
dhe të bëjmë menaxhimin e tyre.
Tani të përpiqemi të ilustrojmë konfliktin e tipave të ndryshëm antagonist
në situata ekstreme. Nëse në një ekip janë paraqitur tipat E dhe I atëherë çdo herë
duhet të kemi parasysh edhe mundësinë e paraqitjes së mosdurimit ndërmjet tyre.
Tipat E nuk mund të durojnë seriozitetin dhe thellimin e antagonizmit të vet, nuk
janë të durueshëm ndaj mënyrës së tyre të mendimit, u pengojnë flegmatikët gjatë
vlerësimit dhe analizës. Dhe anasjelltas.

59
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Tipat I kanë shumë ide, mund të propozojnë variante dhe koncepte të


ndryshme por nuk mund të organizojnë realizimin e tyre. Këtë gjë kanë mundësi ta
bëjnë tipat S. Ekziston një shembull i studijuar mirë në këtë kontekst i vëllezërve
Dizni. Uollt Dizni ishte tip I, por idetë e tij realizoheshin nga i vëllai Roji i cili ishte
tip S.
Tipike për rrekjet e tipave F është se gjatë të shprehurit të mendimeve dhe
gjatë formimit të vendimeve nisen nga ajo, e cila në moment është esenciale për ta.
Ata i vlerësojnë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet harmonike në ekip.
Ndërsa tipat – T nuk i përmbahen asaj se a do ta prekin ndonjë dhe
drejtpërsëdrejt e shprehin mendimin e vet. Por këta janë posaçërisht të vyeshëm
gjatë analizave, sepse japin argumente dhe vlerësime më të thella.
Tipat J janë më shumë kontraverz. Ata u përmbahen traditave të vëna,
ritualeve, nga përpara e planifikojnë punën, u përmbahen afateve dhe
bashkëpunojnë vështirë me tipat P të cilët me stilin e tyre të lirë të punës u duken pa
shpresë dhe jo serioz.
Prandaj kur përfshihemi në një ekip të caktuar, gjithnjë duhet të kemi
parasysh, se a do të jetë e nevojshme të punojmë me njerëz, të cilët ndryshojnë nga
ne, dhe nga përpara duhet të kemi përcaktimin që të jemi tolerantë ndaj tyre, t’i
vlerësojmë cilësitë, të cilat ata i posedojnë ndërsa ne nuk i kemi. Është posaçërisht e
rëndësishme drejtuesi i ekipit t’i njohë mirë karakteristikat e tipeve dhe të ketë
aftësi të organizojë punën në atë mënyrë që sa më maksimalisht të shfrytëzohen
anët e forta të të gjithëve dhe të mos lejohet të bëhen fyerje personale dhe të
bllokohet puna ekipore.

Detyra: Jemi përfshirë në grupin punues, që përbëhet nga pesë anëtarë, i


cili do të propozojë konceptin e politikës sonë të koalicionit në një vendbanim të
caktuar. Sipas karakteristikave të tipeve ne jemi shumë afër me tipat I, N, T. Si do
të jetë rezultati i punës sonë në këtë rast? Mund të pritet se ky ekip do të jetë në
gjendje të propozojë një koncept të mirë, i orjentuar nga ardhmëria. Ekipi nuk do të
mund të propozojë hapat konkret praktik për realizimin e tij (sepse dominant është
tipi N), nuk do të jetë në gjendje të realizojë komunkimin politik (sepse dominon
tipi I) dhe të ruajë klimën e mirë kolegiale ndërmjet anëtarëve (sepse sundon tipi T).
Çfarë këshilla praktika mund të japim që t’i shmangemi situatës së këtillë?

Nga përvoja mund të nxjerrim si mësim së paku këto supozime:

60
PUNA EKIPORE

1. Çdo ekip duhet t’i kushtojë vëmendje të posaçme anëve


të veta të dobëta.
Në rastin e lartpërmendur grupi punues do të duhej të mendonte se si në
mënyrë plotësuese të tërhjek njerëz që janë të tipit S, që të përmirësohet puna rreth
realizimit të konceptit, njerëz të tipi E, që të sigurohet përfshirje më e mirë mediale
e projektit dhe komunikim më i mirë politik dhe njerëz të tipit F, që të sigurohet
bashkëpunim brenda në vet grupin punues dhe ndërmjet grupit punues dhe
anëtarëve dhe simpatizerëve të partisë.

2. Ekipit duhet t’i bashkangjiten ekspertë të cilët me aftësinë e tyre


profesionale do të përforconin punën.
Në këtë shembull mund të mendojmë rreth asaj se grupit punues mund t’i
bashkangjiten ekspertë, të cilët janë specialistë rreth situatës sociale-ekonomike dhe
politike në vendbanim, njerëz të cilët e njohin mirë aktivitetin e partive të tjera
politike, të organizatave dhe iniciativave qytetare, që kanë kontakte të gjëra me ta
dhe janë organizatorë të mirë.

3. Të mendohet nga aspekti i punës së ardhshme, se a është e


mundshme përkrahja e disa anëtarëve të ekipit ose plotësimi i ekipit me
anëtarë të rinjë, të cilët janë bartës të tipave specifik, të ndryshëm nga ata
anëtarë të tashëm të ekipit.

Rregullat themelore për punë të mirë të përbashkët


ekipore.

a) Zgjidhja ekipore e problemit – modeli Z.

Kur do të na parashtrohet një detyrë e caktuar, ne gjithmonë shtrojmë


pyetje se prej ku duhet të nisim, si ta përfundojmë atë më mirë. Këto pyetje
paraqiten për shkak të vështirësisë së rritur gjatë punës në ekip.
Menaxhimi politik propozon disa këshilla praktika për organizimin e mirë
të punës ekipore. Është mjaft me rëndësi t’i përmbahemi rendit të caktuar të
periudhave. Për këtë arsye do të përqëndrohemi në disa faza të domosdoshme në
organizimin e punës.

61
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

S N
* Fakte * Mundësitë
* Rregullimi * Alternativat
* Përkufiyimi i * vlerësimi në
informatës raport me:
- të ardhmen
- përgjithshmen

F
* Vlerësimi personal
T * Përputhshmëria me
vlerat
* analiza * Kërkimi i animit
* marrja e vendimit
objektiv

Modeli i zgjidhjes ekipore të problemit quhet Z, sepse radhitja e fazave të


paraqitura mund të prezentohet në formë të shkonjës Z.

Faza e parë

Grumbulloni të gjitha faktet dhe të dhënat e mundshme në lidhje me


detyrën e caktuar dhe mendoni se cilat janë pasojat e lindjes së problemit. Pse është
krijuar kjo situatë e caktuar? Çfarë është saktë problemi? Si ka qenë politika e jonë
e mëparshme rreth kësaj çështje, si kanë reaguar simpatizuesit tanë, kundërshtarët
tanë, opinioni, mediumet? Çfarë është përvoja jonë e deritashme? Çfarë njerëz
nevojiten në ekipin tonë, që t’i japin përgjegje pyetjeve të këtilla dhe të bëjnë
analizën dhe vlerësimin e kësaj faze? Më së miri do të ballafaqoheshin anëtarët e
ekipit, i cili i përmbanë karakteristikat e tipit S.

62
PUNA EKIPORE

Faza e dytë

Në bazë të informatave të marra tani duhet t’i qasemi kërkesës së


zgjidhjeve. Është mirë nëse për çdo shkak kërkojmë të paktën dy zgjidhje të
mundshme, të cilat do të mënjanonin problemin. Duhet të zhvillohen pikëpamje dhe
ide të reja. Këtu veprohet gjithashtu si me idetë e bujshme. Propozohen ide të
ndryshme, duke iu përmbajtur rregullit se çdo gjë është e mundshme. Nuk lejohen
kritika, komente dhe vlerësime. Sasia e ideve në këtë rast është më e rëndësishme
se cilësia. Lejohen edhe ide të pranueshme. Është e preferueshme të hidhet ideja
dhe të zhvillohet. Të gjitha idetë duhet të shkruhen, sepse në periudhat e ardhshme
të punës ato do të jenë të domosdoshme. Më të përshtatshme për këtë lloj të
aktiviteteve në ekip janë ata njerëz që kanë karakteristikat e tipit N.

Faza e tretë

Kjo është faza e vlerësimit dhe e analizës. Tani duhet t’i shohim të gjitha
idetë e ofruara dhe t’i zbatojmë në realitet. Nëpërmjet cilave ide mund të arrijë
efekt më të madh politik? Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e çdo zgjidhje të
propozuar? Cilat ide mund të realizohen dhe cilat jo? Sa do tu kushtojë një gjë e
këtillë? Çfarë problemesh dhe vështirësi mund të krijohen gjatë realizimit? Çfarë
aktivitetesh plotësuese janë të domosdoshme dhe si do të ndihmohen ato gjatë
realizimit? Në këtë periudhë të punës në mënyrë më adekuate duhet të përfshihen
anëtarët e ekipit me karakteristikat e tipit T.

Faza e katërt

Në këtë periudhë vlerësohet se si të organizohet më mirë kryerja e ideve të


zgjedhura. Cilët njerëz dhe organizata duhet të përfshihen në kryerjen e detyrës?
Cilat janë partnerët dhe aleatët tanë? Në çfarë qëndrese mund të hasim dhe nga cili?
Si mund ta tejkalojmë atë? Si t’i qasemi çdo njeriu dhe çdo qytetari? Këtu janë të
nevojshme cilësi të anëtarëve të ekipit me karakteristikat e tipit F.
Është me rëndësi t’i kushtohet vëmendje edhe një të dhëne të hollësishme.
Fakti se në të gjitha katër fazat më të pranueshëm janë njerëz me cilësi të caktuara,
nuk do të thotë se anëtarët tjerë duhet të mos angazhohen. Të kujtojmë ushtrimin
me duart. Pavarësisht nga ajo se aktiviteti nuk na shkon për shtati, ne mundet dhe
duhet të marrim pjesë në të gjitha fazat e punës. Së paku për shkak se me
pjesëmarrjen tonë i nxisim ata, të cilët në pajtim me afinitetet e tyre të natyrshme

63
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

janë më adekuat për këtë lloj aktiviteti. Por edhe nëpërmjet njohurive dhe
pjesëmarrjes aktive ne mund të mësojmë nga të tjerët shumë punë të reja, të
ushtrojmë dhe t’i përmirësojmë dhe harmonizojmë aftësitë tona.

b) Gjashtë formula për sukses në punën ekipore.

Në çdo ekip është e nevojshme të krijohen parasupozime dhe kushte për


punë të përbashkët të mirë. Propozojmë pesë rregulla të reja për punë efektive në
ekip.

1. Sqaroni qëllimin tuaj.


2. Caktoni rregullat e punes.
3. Ndani punën tuaj
4. Shfrytëzoni anët tuaja më të fuqishme.
5. Formoni ekipin

Disa fjalë për çdo njërën nga këto rregulla.

1. Spjegoni qëllimin tuaj


Para se t’i qaseni disa aktiviteteve të caktuara duhet ditur cili është qëllimi
ynë prandaj në ekip është e domosdoshme të përcaktohet qëllimi i saktë dhe i qartë,
i cili do të pranohet nga të gjithë. Ekzistojnë disa rregulla të përgjithshme, të cilat
duhet t’i kemi parasysh gjatë përcaktimit të qëllimit tonë:
• Qëllimi duhet të formulohet pozitivisht;
• Ai duhet të jetë real dhe i realizueshëm;
• Duhet t’i jetë i pranueshëm nga të gjithë;
• Pjesëmarrësit në ekip duhet të kenë mundësi të ndikojnë në procesin e
realizimit të tij;
• Duhet të përcaktohet se cili është kriteri për matjen e arritjes së qëllimit
dhe të garantohet transparencë gjatë dhënies së raportit;
• Qëllimi duhet të formulohet në kohën e tashme;
• Qëllimi duhet të ndahet në nën qëllime, të cilat rregullohen sipas
kierarkisë përkatëse.

2. Caktoni rregullat e punës ekipore

64
PUNA EKIPORE

Çdo ekip vet i cakton rregullat e punës së vet. Kuptohet, këtu nuk bëhet
fjalë të shpiken disa rregulla të reja të përkryera por në radhë të parë, për
përcaktimin e kushteve të caktuara kornizë, në të cilat do të punohet. Për këtë
qëllim çdo njëri nga pjesëmarrësit duhet që përpara të pastrojë motivet e veta
personale, kërkesat e veta ndaj të tjerëve dhe jo në vend të fundit t’i lë obligimet të
cilat është i gatshëm t’i pranojë. Kur përfshiheni në një ekip të caktuar ne shpesh
duhet tu përgjigjemi pyetjeve, Sa dhe a jemi të gatshëm të punojmë haptaz me
anëtarë të tjerë; A respektojmë mendimin e tyre; A mund të punojmë në mënyrë
konstruktive dhe me shiqim kah e ardhmja; A e kemi mundësi të pranojmë rreziqet
e të tjerëve. Pjesëmarrja jonë në ekipë është e dobishme, nëse në mënyrë të
vetëdijshme dhe aktive punojnë në emër të qëllimit të përbashkët.
Rregullat mund të jenë të shkruara ose të pa shkruara. Por të gjithë anëtarët
e ekipit duhet t’i kenë plotësisht të qarta. Ja disa shembuj të rregullave, të cilat
mund të kontribuojnë për punë më të mirë ekipore:
• Çdo mendim është i rëndësishëm;
• Çdo njëri merr obligim të caktuar;
• Çdo njëri ka përkrahje nga ana e ekipit:
• Gabimet nuk janë të pa kalueshme;
• Por ne mësojmë nga to;
• Të dëgjojmë njëri-tjetrin;
• Të flasim shkurt dhe qartë.

Me rëndësi është që jo vetëm t’i arsyetojmë rregullat e punës sonë por në


praktikë tu përmbahemi atyre. Është mirë kur ekipi do të caktojë një, i cili do ta
drejtojë ose udhëheq, i cili do ta marrë përgjegjësinë e organizimit të punës dhe të
ndjek respektimin e rregullave. Mund të merremi vesh nga përpara si për rregullat
dhe obligimet e atij udhëheqësi ashtu edhe për kohëzgjatjen e mandatit të tij.
Plotësisht të qetë mund të heqim dorë nga një drejtues i përhershëm i ekipit, por
atëherë çdo njëri nga anëtarët sipas parimit të rrotacionit duhet të kryejë edhe këtë
funksion.
Për punën e udhëheqësit të ekipit janë të rëndësishme disa rregulla:
• Ai duhet të jetë dëgjues më i mirë;
• Ai duhet t’i nxisë aktivisht të dëgjojë dhe të orjentojë diskutimin rreth
më esenciales;
• Duhet t’i ndriçojë problemet dhe t’i ndërpres konfliktet;
• Duhet të caktojë klimën e punës dhe t’i motivojë pjesëmarrësit;

65
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

• Duhet të dijë t’i ndajë detyrat dhe të kërkojë përgjegjësi për kryerjen e
tyre;
• Duhet të mbajë kontakte me çdo njërin nga anëtarët e ekipit dhe të
ndihmojë bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve;
• Duhet të krijojë ndjenjën tek anëtarët se puna e çdo njërit është e
rëndësishme dhe mendimi i tij është me rëndësi për formimin e
qëndrimeve dhe vendimeve.

3. Ndani punën tuaj


Kjo është mjaft me rëndësi gjatë planifikimit. Nëse ekipi është formuar për
zgjidhjen e detyrave të natyrës së lartëpërmendur, atëherë anëtarët duhet t’i ndajnë
funksionet. Çdo njëri duhet të marrë resorin, duhet të formojë strukturën ndihmëse,
të tërhjek ekspertët dhe të organizojë punën e tij, si veprimtari të përhershme dhe
rutinore.
Në princip tjetër përcaktohet puna në ekipe, të formuar për kryerjen e
detyrave konkrete. Në to është mjaft me rëndësi harmonizimi i aktiviteteve të
anëtarëve, ndërsa gjithashtu edhe roli i udhëheqësit, i cili nga ana e vet duhet të bëjë
të mundshme kushtet për shfrytëzimin maksimal të mundësive dhe aftësive të çdo
njërit.
Ndarja e punës ekipore ka edhe një aspekt. Bëhet fjalë për planifikim
konkret të mbledhjeve dhe diskutimeve me ekip. Këtu rëndësi të posaçme ka aftësia
e përpunimit dhe e propozimit të rendit të ditës, të caktohen referentët për pikat e
veçanta, të mendohet për të shprehurit dhe të përcaktohet koha e arsyetimit për çdo
pikë. Ndarja e mirë e punës në këtë rast përfshinë edhe mbulimin e asaj që
dëshirohet dhe reales, ndërmjet planifikimit në letër dhe arritjeve reale.

4. Shfrytëzoni anët tuaja të fuqishme


Puna e suksesshme ekipore është e pamundshme pa i ditur tendencat e çdo
njërit që t’i shfrytëzojë anët e veta të fuqishme në mënyrë maksimale. Prandaj është
e domosdoshme që gjatë formimit të ekipit që përpara të arsyetohen anët e
fuqishme dhe të dobëta të çdo pjesëmarrësi dhe në këtë bazë të bëhet ndarja e
punës. Posaçërisht është e rëndësishme të konstatohet se çfarë aftësish dhe
shkathtësish mungojnë në ekip, që të kërkohet zgjidhje jashtë saj. Duhet të krijohet
klimë e respektimit dhe mirëkuptimit reciprok, që të mund çdo njëri t’i shpreh anët
e veta më të mira. Praktika tregon se kur formohet një ekip me tipa homogjen
punohet më lehtë, por prandaj pëson cilësia e punës. Me një ekip të këtillë anëtarët
me karakteristika të ndryshme të tipeve dominuese rëndomë i nënshtrohen presionit

66
PUNA EKIPORE

grupor nga ana e të tjerëve. Ata ose nuk guxojnë të marrin pjesë në diskutim ose
janë me tendencë tu përshtaten mendimeve të pjesës më të madhe. Detyra e
udhëheqësit por edhe ekipit në tërësi është që në mënyrë korekte t’i nxisë këta
anëtarë dhe t’i shfrytëzojë si korrigjues të punës ekipore.

5. Formoni ekipe
Siç shihet nga tabela në tekstin e mëtejshëm, ekziston dallim ndërmjet
grupit dhe ekipit.
Kur në aktivitetet politike formohet ekip, shpesh pjesëmarrësit nuk kanë
qëndrim të drejtpërdrejtë ndaj atij procesi. Por pas formimit të atij ekipi çdo njëri
nga anëtarët është i obliguar të bëjë çmos për punën e tij më të mirë. Ekipi nuk
duhet të shihet si diçka që nuk mund tu nënshtrohet ndryshimeve. Pa bërë
ndryshime personale në të, me vullnet të mirë çdo herë duhet të angazhohemi në atë
mënyrë që të zhvillohet dhe të punojë më mirë. Prandaj njëkohësisht me kryerjen e
detyrës kryesore ekipi duhet t’i pranojë si parim në punën e vet vetanalizën dhe
vetvlerësimin. Duhet t’i kushtohet kohë dhe vëmendje e veçantë diskutimit të
këtyre çështjeve siç janë: Cilët aktivitete të anëtarëve të ekipit i pranoni si
autoritative, të cilat i nxisin iniciativën dhe punën e përbashkët; Çka konsiderohet si
tabu në punën ekipore dhe a pranoni këtë si gjë normale dhe të arsyeshme; Çfarë
kundërthenie paraqiten gjatë punës dhe si të tejkalohen ata; Si e pranoni ekipin si
tërësi - të suksesshëm ose jo; Nëse jo - ç’duhet të bëhet, që të përmirësohet puna e
të tjera. Sjellja serioze ndaj përgjegjeve të këtyre pyetjeve është shenjë se ekipi
funksionon si organizëm i pavarur, mund ta përsos punën e vet dhe ka të ardhme.

67
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Dallimet ndërmjet grupit dhe ekipit


Grupi Ekipi
1. Anëtarët konsiderojnë se janë 1. Anëtarët e kuptojnë varshmërinë
bashkuar në grupe vetëm për shkaqe reciproke dhe e kuptojnë se qëllimet
administrative. Anëtarët punojnë në përsonale dhe të përbashkëta arrihen
mënyrë individuale. Ndonjëherë më së miri me përpjekje të
arrihen qëllime të kundërta. përbashkëta. Nuk humbet kohë në
luftë për ndikim dhe interes personal
në logari të të tjerëve.
2. Anëtarët e orjentojnë vemenjen e 2. Anëtarët e hulumtojnë ndjenjën e
tyre krzesisht ndaj vetvetes. I qasen përkatësisë ndaj punës dhe ekipit të
punës së tyre si punëtor rrogëtar. tyre, sepse janë obliguar me qëllime,
në përcaktimin e të cilave mirrnin
pjesë edhe ata vet.
3. Anëtarëve u jepet urdhër, pa kërkuar 3. Anëtarët kontribuojnë për suksesin
mendimin e tyre. Nuk nxitet dhënje e e organiyatës, duke e imponuar
propoyimeve. talentin dhe diturine tyre personale për
arritjen e qëllimeve të përbashkëta
4.Anëtarët ndjejnë mosbesim ndaj 4. Anëtarët punojnë në atmosferë
motiveve të kolegëve të tyre mirkuptimi. I parashtojnë hapur
Konsiderohet të shprehurit e mendimit mendimet, idetë, pakënaqësitë,dhe
ose pakënaqësisë shkakton mospajtime. ndjenjat e tyre. Përshëndetet të
Dominon apati. shtruarit e çdo pyetjeje.
5. Anëtarët janë aq të kujdesshëm në 5. Anëtarët kanë sjellje të hapta dhe të
fjalët e tyre, sa që kuptime real është i ndershme. Ata bëjnë përpjekje, për t’i
pamundshëm. Në komunikim janë të kuptuar qëndrimet e të tjerëve.
mundshme intriga.
6. Anëtarët mund të fitojnë kualifikim 6. Anëtarët nxiten t’i zhvillojnë
të mirë, por gjatë ybatimit të tijnë aftësitë e tyre dhe t’i zbatojnë në
praktikë u bëhen kufiyime nga eprorët punë ato që do t’i mësojnë. Ata kanë
e vet. përkrahje nga ekipi.
7. Anëtarët bien në situata 7. Konfliktet pranohen si pjesë
konfliktuoye, të cilat nuk dinë si t’i normale e komunikimit njerzor.

68
PUNA EKIPORE

zgjidhin Situatat e ngjajshme shihen si


mundësi për zbatimin e ideve të reja
krijuese.
8. Është e mundshme pjesmarrja dhe 8. Anëtarët marrin pjesë në sjelljen e
mospjesmarrja e anëtarëve gjatë marrjes vendimeve, të cilat kanë t ëbëjnë me
së vendimeve, që kanë të bëjnë me të tërë ekipin. Drejtuesi i ekipit e mban të
gjithë grupin. Konfrontimi shpesh drejtën e fjalës së fundit, atëherë, kur
shprehet më shumë se reazultatet e ekipi nuk ka mundësi të marrë qëndim
arritura. të përbashkët ose eksiston gjendje e
jashtëzakonshme.

Dallimet ndërmjet udheqësve të grupit dhe ekipit


Udheqës të grupit Udheqës të ekipit
1.Kujdesi për detyrat vijuese e 1. Detyrat vijuese pranohen shumë
ngudhtojnë mendimin për atë që do të lehtë. Mbani llogari për atë se ç’mund
mund të arrihet nëpërmjet riorganizimit, i të arrijnë si ekip. Mund të shprehni
cili ka një qëllim të caktuar për rritjen e mendimin dhe të veproni sipas tij.
kontributit personal të anëtarëve.

2. Reagoni ndaj kontrrollit të 2. Bashkëpunoni me më shumë njerës.


funkcionervë të lartë dhe dhe Mund të nxisni interes dhe aktivitet. E
bashkëpunëtorëve tuaj. Më lehtë është ta orjentoni parimin kolektiv.
bëni atë që e bëjnë të tjerët.

3. Keni dëshirë t’i përfshini njerëzit tuaj 3. Mund ta rrisni numrin e njerëzve dhe
në planifikimin dhe ygjidhjen e t’i angazhoni. Ua lehtësoni punën të
problemeve, por vetëm deri në njëfarë tjerëve gjatë kërkimit të mundësive për
mase dhe në kufinjë të caktuar. punë të përbashkët. U jepni mundësi
njerëzve tuaj të sqarohen.

4. Nuk keni besim ose u nervozojnë 4. kërkoni njerës, të cilët duan të


njerëzit, të cilët e njohin punën më mirë sqarohen dhe kanë mundësi të punojnë
se Ju.. në mënyrë konstruktive me të tjerët.
Mendoni se rroli i Juaj është që të
lehtësoni dhe nxisni sjelljen e
ngjajshme.

69
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

5. Mendoni se zgjidhja kolekltive e 5. mendoni, se gjatë zgjidhjes së


problemeve është humbje kohe dhe problemeve përgjegjësi mbajnë të
largim nga përgjegjësia. E kontrroloni gjithëanëtarët e grupit.E përcillni
informacionin dhe e përcillni vetëm atë hapatas tërë informacionin.
që anëtarët e grupit dëshirojnë ose duhet Përshëndesni çdo pyetje. E lini ekipin të
ta dijnë. bëjë vet pastrimin.

6. Nuk i kushtoni vemendje konflikteve 6. Nddërmjetësoni gjatë konflikteve


ndërmjet bashkëpunëtorëve Tuaj ose para se të ashpërsohen deri në
grupeve të tjera. destruktivitet.

7. Ndonjëher shumë vonë i shpërbleni 7. Bëni përpjekje që arritjet personale


arritjet personale ose grupore. dhe shoqërore të shpërblehen me kohë
dhe në mënyrë adekuate.

8. Ndonjëherë i ndyshoni marrëveshjet e 8. U përmbaheni angayhimeve të marra


përbashkëta varësisht nga komoditeti dhe si zëvendësim kërkoni të njëjtën
juaj personal. gjë.

Trajning: Ndani një grup në dy ekipe, të cilët gjatë punës së


mëtejshme do të kryejnë detyra të ndryshme. Qëllimi është që të konstatohen anët e
fuqishme dhe të dobëta, si të anëtarëve të caktuar ashtu edhe të ekipit, si i tillë; të
caktohet udhëheqësi i ekipit; të vehen rregullat e punës; të ndahen funksionet
kushtimisht; të zbulohet ajo se çka i mungon ekipit; të ndërmerren masa për
përmirësimin e punës si ekip. Keni gjysëm ore për diskutim në grupe, pastaj
raportin e udhëheqësve për rezultatet e punës, krahasime dhe arsyetime.

70
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

Për çka takimet dhe këshillimet punuese dallohen nga mbledhjet?


Praktika e deritashme dhe traditat e krijuara të punës në partitë politike
maqedonase (bullgare) tregojnë se është pranuar një metodë kryesore e veprimit
grupor reciprok ose e punës së përbashkët në grup, që politikanët shpesh e quajnë
mbledhje. Kjo është një pamje tani më e njohur, kur një grup i madh njerëzisht
tubohen në një vend – njëri nga ta lexon referatin ose informatën për problemin që
diskutohet; Vijojnë pastaj ekspoze të gjata, mendime, diskutime, propozim; Pastaj
propozohet një projekt për zgjidhje (më shpesh nga një njeri ose grupi, që i kanë
dëgjuar të tërat diskutimet) dhe në fund me votim miratohet zgjidhja. Rëndomë ky
tip i punës shpie drejt humbjes së madhe të kohës, në prani pasive të pjesës më të
madhe të pjesëmarrësve, në mos shfrytëzimin e plotë të potencialit mendor të
ekipit, në paraqitjen e problemit sipas qëndrimit të vetëm një pjese të grupit punues,
në përvojën për reagim kolektiv ndaj tekstit (prej 50-100 njerëzish), në dyshimet e
rregullta për manipulime, për degradimin e fakteve, për kurdisje, etj.
Takimet dhe mbledhjet punuese (shkurtimisht deri në fund do t’i emërojmë
si takime punuese, të cilat këtu merren parasysh), janë forma të ndërtuara dhe
planifikuara më herët në punë të përbashkët, te të cilat bëhet harmonizimi i
mundësive dhe pritjet e pjesëmarrësve, arrihet përfshirje maksimale e të gjithëve në
procesin e punës dhe shfrytëzohen teknika dhe shkathtësi, të cilat e lehtësojnë
punën, e kursejnë kohën, e aktivizojnë mendimin dhe marrëdhëniet reciproke dhe
sjellin rezultate të papritura të lehta dhe të begatshme.

Objektivat

Është e logjikshme që në fillim të takimit punues edhe drejtuesit edhe


pjesëmarrësve të tjerë tu bëhet e qartë rezultati që pritet nga puna e përbashkët. Dhe
jo vetëm ai që e pret kryesuesi, por si janë edhe pritjet e çdo pjesëmarrësi. Teknika
përkatëse për “qetësimin” e pritjeve është metoda e “ideve të bujshme” (brajin

71
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

stroning). Në kuadër 5-7 minutave kryesuesi zhvillon një vërshim ideshë rreth
pyetjeve: “Çka prisni nga puna jonë e përbashkët?”

Pritjet regjistrohen dhe protokolohen në një fletë të madhe para të gjithë


pjesëmarrësve, ashtu që ata i kumtojnë pa u lënë anash asnjë deklarim.

OBJEKTIVAT
1.
2.
3.

Pastaj bëhet pasqyrë e përgjithshme dhe sqarim i kuptimit të çdo pritje. Çdo
pjesëmarrës spjegon çka ka parasysh (nëse për një gjë të tillë është e nevojshme).
Është mirë që fleta e madhe me pritjet e shkruara të jetë në lokalin e punës deri në
fund të takimit dhe para përfundimit të punës të bëhet një pasqyrë e re, sërish të
lexohet dhe të arsyetohet kryerja e pritjeve.
Duke marrë parasysh objektivat e regjistruara, kryesuesi mund të
aktualizojë ose të ndryshojë strukturën ose programin e takimeve punuese. Mund të
fusë momente të reja ose t’i vlerësojë thekset e auditoriumit. Mund të bëhet realisht
edhe prognozimi i fatit të ideve eventuale të propozuara për zgjidhje.

Koncentrimi

Në fillim të çdo takimi punues është e preferueshme të aktivizohen


pjesëmarrësit për një qëllim të caktuar me një aktivitet të shënuar më herët për
koncentrim. Aktiviteti për koncentrim mund të jetë një kontroll i zakonshëm i
kuorumit, nëpërmjet zgjidhjes tradicionale të problemeve të paramenduara (“kush
është kryeqytet i Hondurasit:”) deri te disa ushtrime të caktuara për koncentrim.

72
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

SHKATHTËSIA PËR UDHËHEQJE DHE FASILIMIN


EPROCESIT GRUPOR

Dinamika grupore

Përse janë të nevojshme rregullat për punë grupore?


Çdo grup njerëzish të cilët punojnë sëbashku ka rregulla të caktuara të
marrëdhënieve të ndërsjella. Ato mund të formulohen në ligje, rregullore (për
shembull rregullorja e Kuvendit Popullore, rregullorja e administratës të këshillit të
përhershëm), statutin dhe etj. Për grupet e krijuara përkohësisht për punë të
përbashkët, gjithashtu janë të nevojshme rregullat e punës së përbashkët. Më së miri
do të ishte nëse ato sillen me koncenzus nga të gjithë. Në të gjitha rastet është e
domosdoshme në fillim të punës të gjithë të jenë të informuar. Gjatë kësaj situate
vërejtje më e mirë gjatë paraqitjes së vështirësive organizuese në grup është: “Mos
iu përmbaheni rregullave …”, dhe jo fyerje e skandale.
Grupi i njerëzve të angazhuar (vetëm për një orë) ka jetën e vet.
Komunikimi, diskutimi, mendimi kolektiv dhe krijimtaria lindin marrëdhënie të
posaçme të ndërsjella, role grupore dhe ndonjëherë edhe kierarki.

Zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe i atmosferës në grup si dhe i


dominimit të tyre me qëllimin e caktuar, do ta quajmë dinamikë grupore

Aftësia e të drejtuarit të dinamikës grupore kërkon:


• Të zëvendësohen ngarkesat psiqike me aktivitete relaksuese,
• Të planifikohen periudhat e koncentrimit të plotë,
• Të ballansohet raporti ndërmjet mendimeve teorike dhe punës praktike.

Hulumtimet tregojnë se:


• Periudhat e mundshme e produktivitetit nuk mund të jenë më të gjata se
90 deri më 100 minuta,
• Një orator nuk mund të koncentrojë vëmendjen ndaj vehtes së tij më
tepër 10 deri 15 minuta,
• Vlerësimi ndërmjet personaliteteve dhe paaftësia për të shtruar pyetje
rëndomë bllokon punën,
• Ekzistojnë dallime në produktivitet, si gjatë orëve të ndryshme të ditës
ashtu edhe gjatë numrit të ndryshueshëm të pjesëmarrësve,

73
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

• Në ditën e dytë të punës së përbashkët rëndomë paraqitet plogështi tek


njerëzit, që lidhet me lodhjen,
• Lidhshmëria emocionale dhe ndjenja e përkatësisë ndaj grupit
vërtetohen pas tri ditësh të punës së përbashkët.
• Produktiviteti e arrinë pikën e vet kulmore, kur ekipet punojnë në grupe
të vogla (prej 4 deri 8 veta). Atëherë janë të mundshme diskutimet rreth
një numri më të madh të problemeve për një kohë më të shkurtër.

Punë në grupe të vogla


Praktika e jetës politike bullgare tregon se përvoja e punës në grupe të
vogla nuk praktikohet. Të gjithë kemi parë se si një ekip prej 50, deri 150 ose edhe
prej 750 vetash përpiqet ti arsyetojë, ti zgjedhë dhe ti reduktojë të gjitha problemet
në vend që të ndahet në grupe (prej 4 deri më 8 por mundet edhe me 20 veta) dhe
me këtë rast çdo grup ti paraqesë në sesione të planifikuara rezultatet e aktiviteteve
të veta.
E gjithë kjo kërkon sqarim dhe rend që krijohet nga rregullat.
Rregullat rëndomë shkruhen në një fletë të madhe dhe vendosen në vend
të dukshëm gjatë kohës së punës së përbashkët në grup.

RREGULLA
1. Flasim me “ti”
2. Dëgjohemi
3. Kursejmë kohën
4. Këtu dhe tani
5. Nuk e vlerësojmë personalitetin por idetë
6. Flasim në emrin tonë dhe jo në emër të popullit
7. I vlerësojmë dallimet dhe lloj-llojshmërinë e ideve
8. …
9. …

Sjellja e mundshme në grup

Rëndomë gjatë punës së përbashkët strukturore, përveç qëndrimeve dhe


mundësive emocionale të ndërsjella paraqiten edhe role tipike të sjelljes në
diskutime dhe në të shprehurit e mendimeve të ndryshme. Kryesuesi është i

74
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

detyruar të dijë sjelljen e mundshme të grupit, ta presë atë dhe të jetë i gatshëm të
reagojë, ashtu që reagimi i tij të mos pengojë punën e përbashkët.

Rolet e grupeve:
• Iniciatori – pjesëmarrësi, i cili më shpesh se të tjerët propozon zgjidhje
dhe ide të reja,
• Vazhduesi – i pranon iniciativat e reja, i zhvillon, ndihmon që të nisë
menjëherë aktiviteti i filluar.
• Gjurmuesi rreth informacioneve – shpesh shtron pyetje, kërkon
informata se ç’duhet bërë,
• Dhënësi i informacioneve – u përgjigjet pyetjeve të atyre që kërkojnë
informacione,
• Koordinatori – i koordinon aktivitetet e anëtarëve të ndryshëm të
grupit,
• Vlerësuesi – i vlerëson aktivitetet e anëtarëve tjerë në grup, dhe
gjithashtu edhe pozitën në grup,
• Stimuluesi – i nxit dhe i aktivizon të tjerët të punojnë, u jep përkrahje
pjesëmarrësve, të cilët nuk ndjehen mirë,
• Harmonizuesi – angazhohet që të gjithë të marrin pjesë barabartë në
jetën grupore, përpiqet ti rregullojë konfliktet dhe kundërthëniet që
lindin gjatë punës,
• Mbrojtësi i parimeve – i kushton kujdes asaj kur një grup nuk i
përmbahet parimeve të pranuara dhe rregullave të punës,
• Bllokuesi – i kundërvehet inciativave grupore, e vë në dyshim atë që
kërkon grupi,
• Kërkuesi i mirënjohjeve – pavarësisht nga ajo se çka ndodh në grup,
kërkon të tërhjeq ndaj vehtes vëmendjen, interesin e njerëzve ndaj
personalitetit të tij,
• Dominuesi – nuk u jep të tjerëve të marrin fjalën, gjithnjë kërkon të
jetë në krye të grupit,
• Shmangësi – nuk përkrah iniciativa grupore, i largohet përfshirjes në
detyra grupore, gjithnjë angazhohet të jetë anash.

Këto role nuk janë caktuar ose formuluar nga e para, por lindin
vetvetiu në çdo proces të grupës grupore. Më shpesh një pjesëmarrës
pranon dy ose më shumë rolë, jo vetëm një, por njëra gjithmonë dominon
me një moment të caktuar të punës grupore.

75
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Reagime ndaj të shprehurit të partnerit:


• Fortifikimi – lidhet me angazhimin për të mbrojtur pikëpamjet e veta.
Përmbajtja e të shprehurit të partnerit nuk merret parasysh,
anashkalohet ose me qëllim tjetërsohet. Nuk merret parasysh gjendja e
tij emocionale. Sikur të jenë të mundshme reagimet e arsyeshme, për
shembull: “unë i kuptoj vështirësit e tua, por …” (shpesh me fraza dhe
klishe trivijale).
• Nënpyetje – nëpërmjet një vargu nënpyetjesh ç’orjentohet dhe
manipulohet drejtimi i shprehjeve të partnerit, me ç’rast synimet dhe
qëllimet vetiake mbeten të fshehta.
• Reagimi agresiv – nëpërmjet demonstrimit të shqetësimit, fyerjeve,
nervozizmit, nuk i jepet mundësi partnerit të përfundojë ekspozenë e
vet. Nuk përqëndrohen (diskutojnë rreth argumenteve të tij, ndërsa
sulmohet personaliteti i tërësishëm ose një pjesë e anëve të tij.
• Të dëgjuarit dhe nënvizuarit të shprehjes me fjalë të tua (parafrazimi)
– me të theksuar, pyetje ose shënime të shkurtëra të riplotësuara
paraqitet se është e pranishme gatishmëria për të dëgjuar partnerin.
Përsëriten elementet esencial të ekspozesë, me ç’rast nënvizohen edhe
qëndrimet personale të partnerit për shembull: “ti thotë, se …”, “ti je i
mendimit se …”.
• Vënia në dukje e gjendjes emocionale të partnerit – shprehet qartë
gjendja momentale e partnerit dhe shkaqet e mundshme për të.
• Thellimi dhe plotësimi i ekspozesë – zhvillimi i mëtejshëm i
mendimeve të partnerit, duke përfshirë aspekte të reja për të ardhur tek
“aha – e përjetuam edhe këtë”.

Në tri rastet e para jemi dëshmitarë të aksioneve që e vështirësojnë


punën e përbashkët grupore, ndërsa anasjelltas në tre rastet vijuese – të
reagimeve të cilat e lehtësojnë punën e përbashkët.

Të menduarit për përjetimet personale:


• Të menduarit e fshehtë – gjendja personale emocionale fshihet.
Përmbajtja e shprehjes me fjalë dhe shprehjes me trup (mimika, gjestet
e të tjera) janë të kundërta.
• Të menduarit duke sulmuar (sanksionimi) – nëpërmjet duelit me fjalë
dhe me reagime emocionale bëjnë përpjekje për të nënçmuar partnerin.
Ndaj tij radhiten dhe shprehen paaftësia, e cila ve në dukje presionin.

76
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

• Të shprehurit informativ – jepet informatë konkrete për gjendjen


personale emocionale. Të shprehur verbal dhe të shprehurit jo verbal
nuk janë në kundërshtim.
• Të shprehurit që kërkon – me qëllim të caktuar kërkohen
kundërthëniet, të cilët shpiejnë në ndryshimin e disponimit të
vetbesimit deri te rritja e përpjekjeve. Jo vetëm që kumtohet gjendja
personale emocionale, por kërkohen edhe shkaqet për të për shembull:
“Ndjehem pa ndihmë dhe nuk do ta kryejmë punën, sepse më duket, se
qëllimet i kemi të ndryshme dhe vështirë bashkohen”.

Edhe gjatë llojeve të nënvizuara të të shprehurit, dy shembujt e parë e


vështirësojnë punën, ndërsa dy të fundit – e lehtësojnë.

77
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Vërshimi i ideve (Brain Storming)


?
?

Ç’është vërshimi i deve?

Vërshimi i ideve (VI) është proces grupor krijues, gjatë të cilit formohet
lista e një numri të madh idesh të lloj-llojshme, përkatësisht, e një problemi ose
detyre të caktuar. Ana specifike te VI është ajo se zhvillohet në tri faza: faza e
ideve, faza e vlerësimeve dhe faza e zgjidhjes. Në fazën e parë radhiten, sipas
mundësisë, numri më i madh i ideve, pa i vlerësuar dhe i reduktuar. Në fazën e dytë
këto ide spjegohen, radhiten, grupohen dhe vlerësohen sipas kriterit të caktuar, që
grupi i ka zgjedhur. Faza e tretë shpie në prodhimin final të VI-së.
Prodhimi final i këtij procesi mund të jetë një zgjidhje e miratuar me
koncezus ose disa variante të pranueshme – një plan punues i aktiviteteve, i
miratuar njëzëri, sepse të gjithë pjesëmarrësit janë angazhuar në mënyrë të
barabartë në përgatitjen e tij. Nëpërmjet kësaj pune grupore mund të arrihet të
gjallërohen të gjitha llojet e ndryshme të zgjidhjes – edhe te eksperti edhe te
politikani.
Rregullat e vërshimit të ideve:
1. Mos thekso vlerësimet negative të ideve të paraqitura.
2. Puno për sasi dhe jo për cilësi – sa më i gjatë të jetë lista e ideve, aq
mirë.
3. Zhvilloi idetë e të tjerëve – nëse ndonjëra ide shkakton ide tjetër tek ty
– ndaje atë me të tjerët.
4. Jepu kurajo ideve jo tradicionale, bëju krijues.
5. Shënoe çdo ide – të paktën fjalët dhe frazat kryesore.
6. Konstatoje limitin kohor për vërshimin e ideve dhe përmbaju në
mënyrë strikte atij.

Bazat e rregullave:

78
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

1. Moslejimi i vlerësimeve negative i nxit pjesëmarrësit të flasin


lirisht pa u shqetësuar, se idetë e tyre janë mjaft të mira për tu shprehur. Kjo rregull
thotë: “Të gjitha idetë janë të vlefshme dhe të mirëseardhura këtu dhe tani”.
2. Kjo rregull ndihmon rjedhën e fjalëve. Cilësia është e shkallës së
dytë në krahasim me sasinë. Sa më e gjatë të jetë lista aq më shumë është mundësia
që të përmbajë ide punuese. Kjo rregull e nxit çdo pjesëmarrës pa u frikësuar nga
“rënia”.
3. Kjo rregull supozon, se pjesëmarrësit mund ti ndihmojnë njëri
tjetrit. Kur ndonjëri do të zhvillojë ndonjë ide, kjo është njëfarë komplimenti për atë
që e propozoi, ndërsa miratimi, vlerësim i kontributit të tij dhe shprehet se është
bashkëpunëtor dhe partneri i vlefshëm.
4. Në idetë e këtilla të shumta, mund të ekzistojë një kokë e fshehur
që nuk duket as edhe tek ai që e propozon idenë, por që mund të zbulohet nga grupi
më vonë. Ideja jotradicionale mund të nxisë propozim të vlefshëm në mendjen e
ndonjërit. Shpesh problemet shihen në mënyrë të re si rezultat i kësaj praktike.
5. Kjo rregull shton pranimin e çdo ideje dhe siguron mekanizmin për
shtyerjen e vlerësimit. Lista e ideve mund të jetë e kuptueshme si investim i
vlefshëm, e cila më vonë mund të marrë kuptim dhe të shfrytëzohet që të pres
përdorimin e caktuar. Por nuk duhet humbur idetë.
Futrolla me të gjitha “protokolet”, e cila quhet “memoria grupore”, pa
dyshim është një nga prodhimet e jashtëzakonshme të trurit, që është e dobishme
për të gjithë analizuesit, praktikët, punëtorët shkencor, si dhe hulumtuesit
teknologjik.
6. Kjo rregull e eliminon qëndresën për përsosje. Koha kuptohet si
burim i vlefshëm, i dobishëm për çdo fillim. Në fakt, kur koha është e kufizuar,
objektivat personale janë të larta, sepse individi është liruar nga presioni që krijohet
nga puna e gjatë për kryerjen e detyrave të caktuara. Edhe pas dhjetë minutash,
idetë rëndomë nisin të përsëriten, por të thëna me fjalë të tjera.

VLERAT E VËRSHIMIT TË IDEVE:


• Puna me grupe • Zgjidhje krijuese
• Shumë ide • Harmonizimi grupor
• Ide jo standarte për zgjidhjet e arritura
• Të gjithë ndjehen të • Procedurë e shpejtë
barabartë (fitimi i kohës).

Praktikimi i vërshimit të ideve

79
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Vërshimi i ideve është aftësi, e cila mund të përmirësohet me praktikë.


Rregullat spjegohen nga përpara. Sipas nevojës shfrytëzohen dy ose tre
procesverbalist, që të ndjekin më shpejtë idetë.

Problemeve dhe zgjidhje


Zgjidhjet, që i bëj

Mënyrat e kryerjes së zgjidhjeve

Njihen tre mënyra themelore për kryerjen e zgjidhjeve:


1. Prej eprorit (autoriteti)
2. Me votime
3. Me pajtim të përbashkët (koncenzus)
Çdo njëra nga këto ka kohë dhe vend përkatës. Nuk janë të sakta pohimet se
njëra nga mënyrat është më e drejtë se tjetra. Në fakt, ato dallohen sipas kohës, që
disponojmë për pranimin e tyre, me vazhdimin e tyre dhe sipas përgjegjësisë
personale, që mbahet për pasojat.

Koha Pajtimi

Votimi

Përgjegjës Përgjegjësia

Vazhdimsia (Efektiviteti)
Ç’është pajtimi i përgjithshëm (koncenzusi)?
Një grup arrinë koncenzus atëherë kur:

• Zgjedh përfundimisht njërin nga variantat e përgjithshme të zgjidhjes


dhe
• Çdo anëtar i saj mund të deklarojë qartë: “Pikëpamjet e mira janë të
kuptueshme. Besoj se i kam kuptuar edhe pikëpamjet tuaja. Pavarësisht
se do të zgjedh zgjidhjen e shprehur apo jo, unë e përkrah atë, për
shkak se:

80
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

- Arritëm te ajo me dialog të hapët dhe të qartë dhe


- Kjo është një gjë më i mirë për grupin momentalisht”

RREGULLAT PËR ARRITJEN E KONCENZUSIT


1. Dëgjoi dhe kushtoi vëmendje të tjerëve.
2. Merr pjesë.
3. Diskutoe informatën.
4. Mos u pajto shumë shpejt, shtro pyetje.
5. Mos ia ve veshin çdo gjëje dhe mos bë pazar me përkrahje.
6. Mos voto (edhe në atë mënyrë, që nuk është me votim të sinqertë).
7. Shihi dallimet si përparësi.
8. Propozo zgjidhje, të cilat mund të pranohen.
9. Shmangu argumentimit qoraz në dobi tëndin.
10. Kërkoi zgjidhje sipas motos “fitoj-fiton”.

Problemi

Modelet për zgjidhjen e problemeve


Janë bërë shumë përpjekje të formulohet përkufizimi për konceptim e
problemit, por më përkatës për të hyrë në punë të përbashkët është definicioni:
“Kur mund të gjendet përgjegje adekuate për pyetjen e shtruar, kështu mund
të zgjidhet problemi”.
Formulimi i problemit si pyetje gjithnjë e ndihmon zgjidhjen e tij. Më
shpesh ajo bëhet me përemrin “si?”, por në raste të veçanta mund të shfrytëzohen
edhe “çfarë?”, “kur?”, “ku?”, “sa?”, e kështu me radhë. Për shembull: Kur e
formulojmë problemin “bie besimi ndaj partisë sonë”, ky është vetëm një konstatim
i njëfarë shqetësimi. Por, gjatë riformulimit të tij si pyetje, mund të kërkojmë në
mënyrë pragmatike zgjidhjen të dy problemeve themelore: “Si të pengojmë rënien e
besimit ndaj partisë sonë?” dhe “Si të risim besimin ndaj partisë sonë?”.

81
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Skema e zgjidhjes individuale të problemeve

Problemi

Informacioni i domosdoshëm

Varianti numër 1 Varianti numër 2 Varianti numër 3

Vlerësimi i burimeve, pasojat Zgjedhja ime


Momenti më i rëndësishëm gjatë zgjidhjes të çdo problemi është hapja sa më
e gjërë e spektrit të mundësive. Gjatë përpunimit të analizave politike është e
qartë se momenti kryesor i analizës është kërkimi i variantave të ndryshme.
Udhëheqësi i mirë gjithnjë synon të gjejë një numër sa më të madh variantesh
dhe mundësish për zgjidhje, ti kërkojë burimet e tyre dhe pasojat nga to, dhe
vetëm atëherë të shkojë në marrjen e vendimit drejtues.
Modeli për zgjidhjen e përbashkët të problemit
Gjerësia e problemit
Fusha e pranimit Fusha e formulimit Fisha e analiyës
Hapja Ngushtimi Mbyllja
Kush është detyra e grupit?
*Harmonizim për punë të *Arritja e pajtimit për *Spjegimi i pasojave
përbashkët grupore. formulimin e punës së të problemit.
përkrahur përgjitsisht
*Pajtim se eksiston probbi. *Pajtim për kiteret e
për problemin.
analizës të situatës
*Spjegimi i të pranuarit.
problematike.
Cilat instrumente t’i përdorim?
Hapja Ngushtimi Mbullja
*Si ndjehesh? *Shtroje si pyetje *Pyetjet themelore?

82
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

*Si është problemi i *Është, s’ është (me shkronjën K)


vërtetë?
*Pengesë *Ndaj në pjesë
*Zhvillimi më i mirë,
*Dijagram *Jep shembuj
më i keq,më i
arsyeshëm *Përgjithësime

*i kujt është problemi? *T’i pyesim ekspertët

Pjesët e zgjidhjes
Fusha e ideve Fusha e vlerësimit Fusha e marrëveshjes
Hapja Ngushtimi Mbyllja
Cila është detyra e grupit
*Harmonizimi sipas listës *Vlerësimi i propozimeve *Dakordim i vazhdueshëm
së të gjitha ideve të ( të kritereve të akorduara) i përgjithshëm gjatë
propozuara për zgjidhjen e dhe marrëveshje të velrave zgjdhjes së njërit ose disa
problemit të definuar. të akorduara për çdonjë. varianteve për zgjidhjen e
problemit, që grupi i
përkrah dhe do t’i
realizojë.
Cilat instrumenta t’i përdorim?
Hapja Ngushtimi Mbyllja
*Vërshim idesh *Amëz e kritereve *Fitoj/ Fiton
*Ç’bëbë të tjerët? *Rradhitja *Të dy dhe ose
*Pusho dhe shihe veten *Sipas kategorive *Të kthehemi në
harmonizimin më të afërt
*përparësitë/ mangësitë
*harmonizim negativ
*Ajo që më pëlqen
*Eliminimi

Marrëdhëniet reciproke “Udhëheqsia – personeli”

Problemet ndërmjet udhëheqjes dhe ekspertëve.

Detyra: Çfarë problemesh mund të krijohen ndërmjet udhëheqjes


dhe persnelit (ndërmjet politikanëve dhe ekspertëve)?

83
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Çka do të ndodhte nëse … ?

Situata një: Anëtari i personelit është i brengosur për mënyrën se si shefi i


seksionit udhëheq disa çështje financiare. Edhe dy nëpunës të tjerë gjithashtu
ndajnë brengosjen e tij. Ai vendos që ti drejtohet ndonjë anëtari të udhëheqësisë së
partisë, me të cilin ka punuar një kohë të gjatë bashkë për ti paraqitur dyshimet e
veta. Anëtari i udhëheqësisë habitet se çka të bëjë.

Situata dy: Në njërën nga mbledhjet e udhëheqësisë politike njëri nga


anëtarët fillon të dyshojë për disa vendime të udhëheqësit të sektorit të
bashkëpunëtorëve (sekretari i përgjithshëm), i cili nuk është anëtarë i udhëheqësisë.
Politikani thotë se bëhet fjalë për politikë publike të organizatës, ndërsa
udhëheqësia nuk ka informatë të saktë. Edhe përkundër kësaj që pjesa më e madhe
e udhëheqësisë e miraton punën e sekretarit të përgjithshë, ekzistojnë edhe njerëz të
cilët mendojnë se ai duhet të harmonizojë sjelljen e tij me atë të udhëheqësisë
politike. Por ata nuk i shprehin pikëpamjet e veta në mbledhje.
Situata tre: Udhëheqësi i organizatës kërkon prezentimin e raporteve
javore të shkruara për të gjitha aktivitetet e bashkëpunëtorëve të të gjitha
seksioneve, kalon nga një ditë në javë në kabinetin e sekretarit të përgjithshëm,
duke biseduar me të dhe me anëtarët e tjerë të personelit. Sekretari i përgjithshëm
nuk është i kënaqur me angazhimin e tepërt të kryetarit me punë administrative të
organizatës. Ai nuk di si të veprojë.
• Përcaktoni problemet.
• Rekomandoni personelit çka të bëjë.
• Rekomandoni udhëheqësit çka të bëjë.
• Si të jenë obligimet e anëtarëve tjerë të udhëheqësisë?

Pjesa më e madhe e problemeve që kanë lindur ndërmjet udhëheqësisë dhe


personelit mund të zgjidhen nëpërmjet:
• Me krijimin e mundësive nga përpara për bashkëpunim me ekip,
• Me njohjen e mundësive për shfrytëzimin e strategjisë në “fitoj-fiton”,
• Me aftësinë për sjellje asertive.

Sjellja asertive
Çdo të thotë kjo? – Asertive është ajo sjellje e cila i mbron interesat e
personaliteteve, pa i cënuar interesat e të tjerëve. Këtu përfshihet aftësia që të themi

84
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

“jo” pa e cënuar dhe e dëmtuar tjetrin, të mund të heqim dorë pa u shqetësuar për
një gjë të këtillë, të mbetemi në interesin personal pa i cënuar interesat e të tjerëve.

Dhjetë rregulla të sjelljes asertive:


1. Ke të drejtë të vlerësojsh sjelljen tënde personale, mendimet,
emocionet dhe të jesh i hapur për to.
2. Ke të drejtë të mos kërkojsh kurrfarë falje për sjelljen tënde.
3. Ke të drejtë të vlerësojsh se sa dhe si je përgjegjës për zgjidhjen e
problemeve të të tjerëve.
4. Ke të drejtë të ndryshosh pikëpamjet e tua.
5. Ke të drejtë të bësh gabime, por të përgjigjesh për ta.
6. Ke të drejtë të thuash: “nuk e di”, “nuk dua”, “nuk mundem”, ose
“nuk kam mundësi”.
7. Ke të drejtë të jesh i pavarur nga vullneti i mirë i të tjerëve.
8. Ke të drejtë të bësh punë jo logjike.
9. Ke të drejtë të thuash “nuk të kuptoj”.
10. Ke të drejtë të thuash: “krejt një për mua”.
Përpiquni ti mbani mend këto rregulla dhe ti kujtoni ato kur do të keni
probleme gjatë komunikimit me të tjerët.
Stresi

Situatat e stresit janë përditshmëri e jonë dhe ndodhin shumë shpesh. Ato
janë një nga faktorët themelor që e vështirësojnë punën tonë të dobishme dhe
ballafaqimi me stresin është baza e aftësimit tonë efektiv të punës.

Tre faktorë, që ndikojnë në ballafaqimin me stresin:

1.Ndjenja për kontrollin e situatave.


- Shprehet me njohurinë se mund të bëj diçka
- Besim në aftësinë për të ndikuar te ngjarjet.
2.Informacion i mjaftueshëm
- Natyra, sasia dhe koha e marrjes së informacioneve, në fakt sa më
shumë informacione të kemi për natyrën e situatës së stresit, aq më
shumë janë gjasat të gjejmë mjete për zvogëlimin ose pengimin e
pasojave.
3.Përkrahja sociale
- Kontakte të shpeshta personale

85
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

- Të mësuarit dhe shprehit për ti përimtësuar problemet.


Tre rregulla të luftës me strese:
1. Mos u nervozoni për gjëra të imta!
2. Çdo gjë është punë e imët!
3. Nëse nuk mund të fluturoni dhe nuk mund të largoheni, atëherë
dorëzojuni kohës!

Këshilla të Dejl Karnerit

Që nga gjysma e parë e shekullit, themeluesi i njohur botëror i shkollave


të para të menaxhimit Dejl Karneri i përhap këshillat e veta për komunikim efektiv
gjatë punës së përbashkët, të cilat janë edhe sot aktuale.

Gjatë mënyra për të përfituar dashurinë e të tjerëve:


1. Tregoni interes të sinqertë ndaj njerëzve të tjerë.
2. Buzëqeshni.
3. Mbani mend, se emri i njeriut është komponenta më e rëndësishme
dhe më e ëmbël akustike në gjuhën e tij amtare.
4. Dëgjoni me vëmendje, nxisni të tjerët të flasin për vetvehten.
5. Gjatë bisedës kërkoni atë që i intereson palës tjetër.
6. Silluni në atë mënyrë që tjetri të ndjehet i rëndësishëm dhe bëni këtë
në mënyrë të sinqertë.

Tetë rregulla se si ti detyroni njerëzit të mendojnë si ju:


1. Nuk mund të fitoni ndonjë kontest vetëm nëse grindeni.
2. Tregoni respekt ndaj mendimit të palës tjetër. Asnjëherë mos i thoni
ndokujt se nuk ke të drejtë.
3. Nëse nuk keni të drejtë, pranoni atë shpejt dhe me zemër të hapur.
4. Nisnja gjëra në mënyrë shoqërore.
5. Silluni në atë mënyrë ashtu që personi tjetër të nis tu përgjigjet
menjëherë me “po, po”.
6. Lejoni tjetrin të flasë më tepër.
7. Përpiquni ti shihni gjërat nga aspekti i personit tjetër.
8. Përjetoni edhe idetë dhe dëshirat e të tjerëve.

Tetë mënyra që ti ndryshoni njerëzit pa i prekur dhe pa i shqetësuar:

86
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

1. Nisnja me lëvdata dhe me vlerësim, të ndershëm të anëve të tij të


mira.
2. Tërhiqnja vëmendjen ndaj gabimeve të tij në mënyrë indirekte – me
rrugë të tërthorta.
3. Pranoni së pari gabimet tuaja para se ti kritikoni të tjerët.
4. Mos e vini në situatë të pavolitshme tjetrin.
5. Lavdëroni edhe dukurinë më të vogël të aftësisë, si dhe të gjitha
aftësitë.
6. Thoni ndonjërit se është njeri shembullor dhe ai do të përpiqet që ta
arsyetojë këtë emër të mirë.
7. Shërbehuni me nxitje, silluni në atë mënyrë që gabimi që dëshironi ta
përmirësoni të duket i lehtë për tu përmirësuar. Silluni në atë mënyrë
që atë që dëshiron ta kryejë tjetri të duket e lehtë.
8. Silluni në atë mënyrë, ashtu që tjetri të ndjehet i lumtur kur e bën atë
që e dëshironi ju.

Organizimi i takimeve punuese dhe i marrëveshjeve

Problemet gjatë takimeve punuese dhe marrëveshjeve:

Problemet lindin me njërën nga fazat vijuese të takimit punues:


1. Gjatë organizimit,
2. Gjatë zgjedhjes së kohës dhe vendit të takimit,
3. Gjatë sigurimit të informatave,
4. Gjatë përgatitjes të projektit të zgjidhjes,
5. Gjatë sigurimit të konsultantëve, ekspertëve, autoriteteve.

Është mirë që çdo udhëheqë të përpiqet nga përpara ti parashohë këto.

Probleme gjatë kohës së mbajtjes së takimit punues:


1. Saktësi
2. Pasivitet
3. Të mos dëgjuarit,
4. Mos interesim
5. Largim nga tema

Probleme më të shpeshta të takimeve punuese:


1. Në proces:

87
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

• Përzierja e procesit (procedurës) dhe përmbajtjes


• Pjesëmarrja shumë e vogël, shumë e madhe ose e dëmshme
2. Në role:
• Role dhe përgjegjësi të paqarta
• Manipulim
• Rend i ditës i fshehur
3. Gjatë shfrytëzimit të informatave:
• Ngarkesë me të dhëna
• Përsëritje dhe të sjellurit në rreth
• Përzierje dhe moskuptime (komentime të ndryshme)
4. Gjatë sjelljes së vendimeve:
• Mbledhje për sjellje formale të zgjidhjeve nga përpara të panjohura
• Mungesë e përkrahjes për ndonjërën nga variantet e vendimeve
5. Për situatën:
• Radhitja e keqe e vendeve për ulje
• Shumë nxehtë, shumë ftohtë, shumë zhurmë, shumë formalitete në
atmosferë
6. Gjatë aplikimit të vendimeve:
• Qëllimi ose rruga e paqartë për radhitjen e tyre
• Objektiva të përziera
• Pa ndikim

Aktivitetet lehtësuese e sjelljes për tejkalimin e problemeve gjatë takimeve të


punës mund të jenë të dy llojeve:
a) preventive (veprime mbrojtëse) – ato që kryen para ose gjatë takimit,
që të pengohet largimi i përmbajtjes ose i procesit:
Preventivat e mundshme: spjegimi nga përpara i rendit të ditës,
formulimi i mirë i temës, sqarimi i kushteve kohës, vendit, kohëzgjatjes,
atmosferës komfore, përcaktimit të roleve, fasilitator kompetent me ndjenjë për
humor, grumbullim të informatave paraprake, rregulla për punë ekipore, pauza
fikse.
b) intervenimet (ndërhyrjet) – ata të cilat kryen gjatë takimit për ta
kthyer ekipin sërish te përmbajtja.
Intervenimet e mundshme: të shkurtëra, replika taktike, me vërejtje ndaj
çështjes që diskutohet ose ndaj rregullave të punës, përcaktimi i kohës për tu
shprehur, shtyerja e diskutimit pas krijimit të çështjeve të dorës së dytë në një
kohë të caktuar, pauza e ç’rregullt, përcaktimi i detyrave konkrete, përcjellja e

88
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

çështjes së re, grupit të posaçëm më të vogël, kthimi te rolet, nxitja e


“shmangësit”, përgjigjuni me pyetje, pengoni sulmet personale, sqaroni se çka po
ndodh.
Udhëheqësi i mirë është bartës i aftësisë së mirë nëse zbaton në radhë të
parë preventivën dhe që përpara ti parasheh problemet.

Komunikimi reflektues

Komunikimi efektiv është i pamundshëm për reflektim aktiv.


Komunikimi reflektues është i pranueshëm kur atëherë kur 1) oratori ka mundësi të
kontrollojë se si e kanë kuptuar dhe atëherë 2) kur dëgjuesi ka mundësinë të bëjë
pyetje konkrete për të ditur se a e ka kuptuar drejt atë që e ka dëgjuar. Në rast të
kundërt fitohet informacion i shtrembëruar sepse dëgjuesi e pranon në bazë të
përvojës së vet jetësore, të stereotipeve, të sistemit të vlerave, të pranimit, bindjes
dhe të stilit të komunikimit.
Për shembull: Ç’është e drejtë, çfarë mendoni, kur do të dëgjoni fjalën
“shalqi”?

Informata e ndryshuar

Përvoja, stili,
vlerat,
stereotipet

Reflektimi i komunikimit me ?

Ndarja e roleve në takimin e punës

Llojet e roleve:
Takimin punues mund ta drejtojnë prej dy (kryesues dhe
anëtarë/pjesëmarrës) deri në disa veta. Variantet e roleve janë:
Udhëheqësi

89
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Udheqësi (jo gjithnjë kryesuesi është njëkohësisht edhe udhëheqës i


takimit)
Fasilitatori (lehtësuesi) – ekspert për punë në grupe, i cili me aftësinë e vet
e lehtëson procesin
Procesverbalisti – njeriu, nga i cili varet që të mos humbin idetë e vlefshme
ose variantet e vendimeve
Oratorët – ato që japin informata ose vlerësime profesionale apo
propozimeve dhe variante
Komisionet apo grupet punuese – gjatë shfrytëzimit të metodave të grupeve
të vogla
Anëtarë të këshillit (pjesëmarrës në takimin e punës)
Zgjedhja e mundshme e roleve:

Drejtuesit(Kryesuesit) Anëtarë

Drejtuesi(Kryesuesi) Anëtarë
Procesverbalist

Drejtues Anëtarë

Kryesues Procesverbalist

Kryesues Procesverbalist Anëtarë

Kryesues~ Fasilitator Komisionet


(grupi i m.)
Nga të trija shemat edhe më mirë na bëhet e qartë rëndësia e madhe e
procesverbalit dhe regjistrit si dhe ajo çka ndodh gjatë takimit punues. Kryesuesi
dhe udhëheqësi nëse nuk është i njejti person, gjithashtu edhe fasilitatori i çdo
takimi punues duhet të kenë çdo të pastër, se kur, kush, çka dhe si shkruan! Më së
miri është që shënimet të bëhen para të gjithëve në një fletë (tabllo) të madhe ose në
tabel nga e cila pastaj shkruhen në fletë të vogla. Esenciale është që pasuset
kryesore dhe me radhitje të ndryshme të procesverbalit të shkruajnë me ngjyra të
ndryshme për tu dalluar. Gjatë këtyre shënimeve, rëndomë shfrytëzohen lapsa të
zinjë, të gjelbër dhe të kaltër, me ç’rast me të kuqe dhe të verdhë nënvizohen

90
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

shënimet kryesore. Kjo ndihmon grupimin dhe integrimin e propozimeve, ideve dhe
varianteve të temave të ndryshme, radhën dhe kriteret.
Tani më folëm se përmbajtja e procesverbalit është memorie grupore, e cila
është mjaft e dobishme për çdo kolektiv.

Trajtimi praktik i takimit punues (marrëveshja)


Rendi i ditës
Shembull i rendit të ditës së takimit punues:
Çfarë Si Sa
Reyultatet e pritura Pasqyra
Rendi i ditës 5 minuta
Pyetje, përgjegje, marrëveshje
Rrole, rregulla, dispozita
Formulimi i problemit Si është problemi i vërtetë.
Diskutim, Marrëveshje 30 minuta

Si shkojnë punët? Lista


Ku nuk shkojnë. Spjegime 10 minuta
Shkaqet Lista
10 minuta
Skjarime
5 minuta
Kriteret dhe
10 minuta
Prioritetet
Vendime Grupe të vogla 7 minuta
Vërshim idesh 10 minuta
Sqarime 5 minuta
Marrja e vendimeve 10 minuta

Vini re! Domosdo në fund të takimit punues të bëni tri gjëra:


1. Caktoni afatet në të cilat do ti kryeni zgjidhjet dhe kush do të mbajë
përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për to.
2. Bëni listën e hapave vijuese që do ti ndërmerrni.
3. Këroni informatë reflektuese nga pjesëmarrësit për pluset dhe minuset
(kush dhe si do të mund ta bëjë më mirë) gjatë takimit punues.

Lista e përgatitjes së takimit punues.

91
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Kur e përpunoni rendin e hollësishëm të ditës e përgatisni takimin punues


përgjigjuni këtyre pyetjeve:

1. Çfarë pyetje do të diskutohet në këtë takim punues :


____________________________________________________________
___________________________________________________________

2. Çfarë rezultatesh prisni të arrini dhe çka do të konsideroni si sukses?


Në fund të këtij takimi ne do të kemi në disponim.
Çfarë sheme të ndarjes së roleve do të shfrytëzojmë? ________________________
___________________________________________________________________

3. Kush do të luajë rolin gjatë takimit? ____________________________


___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

4. Kush do t’i luaj rrolet gjatë takimit?


Rrole Emri

5. Cila variantë e marrjes së vendimeve do të shfrytëzohet në takim?


_______________________________________________________________
_______________________________________________________________

Lista e rendit të ditës të takimit punues


Pyetje për diskutim: ____________________________________________
Rezultate të dëshirueshme (që priten): _____________________________

Çfarë Si Kush Si
(përmbajtja) (teknikat, metodat) (në minuta)

92
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

Informata reflektuese
Si kaloi takimi ynë me temë “takime punuese dhe këshilla punuese”? –
Komunikimi reflektues
Është mirë të sigurojmë komunikim reflektues nëpërmjet vërshimit të ideve
nëpërmjet dy pikave: “Ç’bëm të mirë dhe ç’mund të bënim ende më të mirë gjatë
takimit punuese?” – pluse dhe minuse për punën e kryer.
Të ndajmë minuta për të theksuar përshtypjet e punës së përbashkët.
Të japim mundësinë dhe ndarjmë kohë për të nënshtruar pyetje konkrete
nga pjesëmarrësit dhe për përgjegje të të gjithëve.

93
MENAXHIMI NË SITUATA
KONFLIKTESH
Dihet se shumica e njerëzve kanë paradispozita për të hyrë në situata
konflikti. Para studimeve të konflikteve dhe të negociatave është mirë që çdo njëri
që të shqyrtojë paradispozitat e veta.

Marrëdhëniet ndërnjerëzore

Vetëvlerësimi
Njëra nga metodat më përkatëse për vetvlerësimin e cilësive, tipike për
komunikim të mirë dhe sjellje ndërnjerëzore është shkalla e Melibrudit.
Detyra:
Lexoni me kujdes karakteristikat e radhitura në listën e komunikimit efektiv
dhe të marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore. Vlerësoni sa ato janë karakteristike
për sjelljen tuaj, me ç’rast do të shfrytëzoni këtë shkallë:

0. m. Aspak nuk është tipike për mua


1 m. Është shprehur tek unë në shkallë shumë të ulët
2 m. Është shprehur tek unë në shkallë të ulët
3 m. Është shprehur tek unë në shkallë mesatare
4 m. Është shprehur tek unë në shkallë të lartë
5 m. Është shprehur tek unë në shkallë shumë të lartë

6 m. Kjo është karakteristika ime tipike

94
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH

LISTA
(sipa E. Melibruda)

Emri Përmbajtja Pika

Aftësi për të parë dhe kuptuar botën nëpërmjet 0


1
pikpamjeve të të tjerëve, të pranohen sjelljet e të 2
1. Empatija tjerëve sipas qëndrimeve të tyre dhe njëkohësisht 3
aftësia e tyre që pikpamjet e veta t’ua përcjellin 4
partnerëve dhe t’u japë mundësi për të menduar. 5
6
0
Aftaësi jo vetëm për të marrë pjesë, por t’u tregohet 1
Qëllimi njerëyve sjellja e mirë, respektimi dhe simpatia: 2
2. 3
i mirë aftësia për ti pranuar të tjerët, edhe atëherë kur nuk
4
përligjen sjelljet e tyre: gadishmëri për përkrahje. 5
6
Aftësi për të qënë të natyrshëm në sjelljen tuaj, Të 0
1
mos fshiheni pas maskave dhe roleve; Prezentimin e 2
Avtenti~
3. hapur të sjelljes suaj ndaj të tjerëve; aftësi për të 3
citeti
shprehur unin tuaj në komunikim me ata që u 4
rrethojnë. 5
6
0
Shamngjet nga mendimet e përgjithshme, shënimet 1
me kuptim të shumfishtë dhe të pakuptuara; aftësi 2
Konkretë 3
për të folur për përjetimet, mendimet , veprimet e
4 si 4
tua konkrete; gadishmëri për t’iu përgjegjure njëyëri 5
pyetjeve. 6

0
Prirje për qëndrim aktiv ndaj të tjerëve, dhe 1
Iniciativit jo vetëm për reagim ndaj asaj që ata bëjnë; aftësi për 2
3
5 et të vënë kontakte , dhe jo vetëm duke pritur iniciativa
4
nga pala tjetër. 5
6

95
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
0
Aftësi për të folur dhe vepruar haptas, pa 1
Veprim kurrëfarë marrëveshjesh; pasqyrë të kjartë për sjalljet 2
3
direkt me njerëzit e terë dhe prezentim i sinqertë i sjelljes
6 4
suaj ndaj të tjerëve. 5
6
Adishmëri që të preyentohet bota juaj e 0
brendhsme ; Sinqeritet që nuk ësht ëekuivalent me 1
gaishmërinë për t’i shprehur në mënyrë apsolute të 2
7 Çiltëri 3
gjitha intimitetet e personalitetit; bindje se çiltërtëria
4
ndihmon për vënjen e mardhënjeve të përhershme 5
dhe të qëndrueshme me ata që na rrethojnë. 6
Mungesa e frikës gjatë takimit të
drejtpërdrejtë me ndjenjat e tua ose me ndjenjat e të 0
1
tjerëve; shkathtësi jo vetëm për të provuar ndjenjat në 2
Pranimi i
komunikim me njerëzit, por edhe të shprehen; 3
ndjenjave
8 gadishmëri për të pranuar gjendjen emocionale të të 4
tjerëve, por edhe mospasje dëshirë për t’iu imonuar 5
6
ndjenjat e veta.
0
VeÇtina da se komunicira so drugite o~i v 1
o~i so celosno osoznavaëe na svojata odgovornost i 2
Konfron- zainteresiranost; pri raziduvaëe na misleëata - 3
tacija spremnost da se otide do konfrontacija, no ne so cel 4
9 5
da se isplaÇi ili kazni drugiot, ami so nade` za vos- 6
postavuvaëe na vistinski iskreni odnosi

Qëndrime hulumtuese ndaj jetës dhe sjelljes 0


personale, synim që të shfrytëzojmë për këtë 1
ndihmën e atyre që na rrethojnë; gadishmëri që të 2
Vetënjohj 3
mirret nga ta informacioni se si ata na pranojnë , por
10 e 4
edhe aftësi të jemi vet autorë të vetëvlerësimit tonë 5
përsonal. 6

Kur nisemi të merremi me problemet e komunikimit dhe të marrëdhënieve


ndërnjerëzore me rëndësi është ta njohim veten tonë me to. Të dijmë se sa mund të
mbështetemi në vetvete dhe çka duhet të përsosim. Prandaj është me rëndësi që të
ndiqet kjo anketë.

96
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH

2 Anketa

“Si komunikoj?”
Ju lutem, përfundoni atë që thatë!

1. E kam vështirë të flasë kur …


2. E kam lehtë të flasë kur …
3. Gjatë moskuptimit të madh qëllimi im është …
4. Anët e mija të fuqishme në komunikim janë …
5. Anët e mija të dobëta në komunikim janë …
6. Në diskutim grupor unë rëndomë …
7. Gjatë marrjes së vendimeve në grup unë më shpesh i përkrah …
8. Aftësitë, të cilat dua ti përmirësojë janë …

97
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Konfliktet

Konflikti dhe vendi im në to

Asociacionet, emocionet dhe reagimet


Hulumtimi dhe vlerësimi i asociacioneve, emocioneve dhe reagimeve që i
shkakton tek ne fjala konflikt mund të bëhet nëpërmjet shkëmbimit grupor të
mendimeve, si fazë e vërshimit të ideve me pyetjet:

Cila fjalë u vjen në mend, kur do të dëgjoni fjalën “konflikt”?


1.
2.
3.

Çfarë ndjenje paraqitet tek ju me fjalën “konflikt”?


1.
2.
3.

Detyra:
Para hyrjes suaj u takon kolegu, i cili me muajin të tëra u nxjerr nga takti,
bën intriga kundër jush, u akuzon pa kurrfarë baze për mëkate të ndryshme para
njerëzve jo adekuat. Me të nuk flisni tani më disa javë. Sot ai në mënyrë
provokative përpiqet tu afrohet.

Si do të reagoni/,
(përgjigjuni vetëm me folje)
1.

98
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH
2.
3.
Është gjë normale të diskutohet rreth rezultateve të të trija listave.
A është diç pozitive ose negative konflikti?
Sa nga asociacionet dhe emocionet janë pozitive dhe sa negative?
Megjithatë, pa konflikte nuk mundemi, prandaj si motor shtytës në jetë i
bën ato pozitive dhe të dosmodoshme. Ne do të merremi në radhë të parë me
reagimet në konflikt, por së pari të shtrojmë pyetje: “Ç’është konflikti”?

Përkufizimi

Ekzistojnë dhjetra përkufizime të shkruara për konceptim konflikt. Nga më


të përhapurit janë ai i Kenet Bolldingut:
* “Ballafaqim situatash, në të cilat palët i shohin mospajtimet e
qëndrimeve të ardhshme potenciale dhe në të cilat çdo palë dëshiron të mbajë
qëndrim, të papërshtatshëm me dëshirën e tjetrit”.
Definicioni i shkurtër i Morton Dojçi:
* “Kur rreth një çështje ekzistojnë dy mendime të kundërta, kjo më
është konflikt”.
Tek e fundit të gjithë kemi të drejtë të zgjedhim përkufizimin e tij.

Konflikt është ai që ne e përkrahim

Cikli i konfliktit
Te çdo konflikt i veçojmë tre faza themelore:
• Lindjen e konfliktit;
• Reagimin (atë që e bëjmë pas lindjes së tij) – sillemi sikur se çdo gjë
është në rregull, bëjmë lëshime, heshtim, qajmë, shkojmë tek eprorët,
godasim ose e shprehim me zë nervozizmin, ankohemi, qeshim sikur
asgjë të mos kishte ndodhur, tallemi, pajtohemi të flasim e kështu me
radhë;
• Pasojat – stresi, lehtësimi, shkallëzimi, ulja e tensionit, zgjidhja në (e
mirë apo e keqe), prekja e ndjenjave etj.

Kur do t’i “plotësojmë” duke e bindur dhe me disponimin ndaj qëndrimit


në konflikt, mund të kemi dy variante të zhvillimit:

99
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
1. Regjistrimin, shkallëzimin dhe thellimin e konfliktit ose
2. Zgjidhja e konfliktit.

Pasojat

Bindje dhe
Reagime disponime

Lindja

Qëllimi gjatë menaxhimit në situata konfliktuoze është që të ndikojmë në:


* Në reagimet tona në situata të konfliktit,
* Bindjet dhe disponimet në lidhje me konfliktet dhe në praktikë për të
ndikuar në mënyrë të tërthortë me
* pasojat, që të mos shkallëzohet dhe mos shpeshtohen konfliktet.

Komunikimi gjatë konfliktit


Tani e kemi të qartë se në bazë të disponimit tonë në raport me konfliktin
është mjaft me rëndësi gjatë reagimit tonë aftësia e komunikimit në situata
konflikti. Komunikimi efektiv është temë tjetër e materialit por ne këtu do ti
përkujtojmë:
a) Specifikat e komunikimit efektiv nga vlerësimi (më lartë) ;
b) Elementet e komunikimit efektiv:
* Komunikimi i domosdoshëm reflektues reciprok (u bë fjalë për këtë në
temën e takimeve punuese);
* Shërbimi efektiv me teknikat e tij – të folurit me trup (qëndrimi, shprehja,
shiqimi, mimikat, gjestet, distanca), pjesëmarrje minimale verbale, të shtruarit e
pyetjeve të hapta, parafrazimi, të ballafaquarit me ndjenja, përgjithësimet.
Fjalimi efektiv – të shprehurit e porosisë Un-porosia, ti lësh vend dhe të
identifikosh, drejtësi, vlera dhe autoritete.

Vlerat në konflikt

100
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH
Të shohim se si janë vlerat, të cilat mund të jenë të dobishme gjatë
menaxhimit të situatave të konfliktit. Listës së propozuar me 14 vlera, çdo njëri
mund ti shtojë edhe të tjera – vlera të menduara prej tij.
Lista me 14 (+n) vlera
Vendosmëri Paqe
Takt Heqja dorë
Fitore Fisnikëri
Kompetenca, Mirësi
Urtësi Prova
Ortaksi _______________
Përpjekje Komunikim
Humanizëm ________________
Mirëkuptim ________________

Vendi im në konflikt
Detyra: Shihni me kujdes “drurin e njohur të jetës” të
psikologut danez Pip Villkins. Çdo njëri le tu përgjigjet pyetjeve:
Cili nga këta njerëz jam unë gjatë konfliktit?
Dhe cili nga këta njerëz dëshiroj të jem?

101
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

102
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH

Llojet e konfliktit
Konflikte joreale

Konflikti i informatës
Nga shtrembërimi i informatave apo nga mungesa e informatave fitohen
kundërthënie. Praktika tregon se më se 50% e konflikteve janë për shkak
shtrembërimit ose informimit jo të plotë.
Konflikti i informatave bie në të ashtuquajturat “konflikte joreale”.
Procedura e vetme për zgjidhjen e tij është korigjimi dhe plotësimi i informatës.
Cilat janë llojet tjera të konfliktit?

Konflikti në rreth
Konfliktet e gjysmës së sipërme të qarkut quhen konflikte joreale (jo
ekzistuese), sepse për to nuk ka procedura të posaçme për zgjidhje. Në to korigjohet
vetëm qasja e gabuar. Konfliktet e gjysmës së poshtme të rrethit – ato të
procedurës, të strukturës dhe të interesave janë konflikte reale, për të cilët do të
mësojmë se si zgjidhen.

të mardhënjeve

të vlerave të informatës

për procedurë të interesit

Të strukturës

103
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Shkaqet e konflikteve:
• komunikimi i dobët
Konflikt • stereotipe të ndryshme
mardhëniesh • sjellje negative

• mosekzistimi i
Konflikt i informatës
informimit • dezinformimi
• kriteret e ndryshme

• Pronësore
Konflikt
interesash • procedurale
• Psikologjike

• Burime të ndryshme
Konflikt
• litime gjeografik
strukturash
• limite kohore

• Prishja e rregullave
Konflikt
procedurash • qëllime jo të qarta
• këcimi i fazave

• religjioni, ideologjia
Konflikt vlerash • dallimet në kriteret e
moralit
• vlerat kundërthënëse

Konflikti i vlerave. Konflikti i marrëdhënieve.

Është e natyrshme se për konfliktet e vlerave asnjëherë nuk ekziston


përgjegje e saktë. Ai është konflikt joreal.
Çdo njëri ka të drejtë të mbrojë sistemin e vet të vlerave ose religjionin,
ndërsa zgjidhja e vetme e konfliktit është që të pranojmë, se tjetri ka pikëpamje të
vet, por do të na lë që edhe ne të kemi tonën. Në këtë kontekst, nëse ndonjëherë ju
thonë se zhvillohet luftë për shkak të fesë - mos i besoni. Me siguri ekzistojnë disa
interesa, për të cilat edhe ato që luftojnë ndoshta nuk e dinë.

104
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH

E njejtë është qasja edhe gjatë zgjidhjes së konflikteve të marrëdhënieve,


ku mjafton vetëm të dish se rregullat e komunikimit dhe të veprimit reciprok në
këtë rreth (grup) janë të tilla sa që nuk duhet mbajtur mend, sepse nuk përputhen
me pikëpamjet dhe stereotipet tona. Kështu do të zgjidheshin edhe rastet, që shumë
shkrimtarë të FSH (fantazi shkencore) e parashtrojnë për takimin ndërmjet
përfaqësuesve të civilizimeve të ndryshme. Kështu duhet të zgjidhet edhe mos
harrmonizimi zyrtar ndërmjet njerëzve me stereotipe të ndryshme ose thjeshtë me
mospajtime personale.

Stile të sjelljeve në konflikt

Stilet e ndryshme të sjelljes në situata konflikti caktohen nga shkalla e


përpjekjeve për interesat personale dhe nga gatishmëria për zgjidhjen e problemit.

Unë

Dominimi Komunikimi

Kompromisi

Shmangja Qetësia
Tjetri

Këtu duhet ta përmendim strategjinë “fitojë-fiton”, që tani më e kemi të


njohur nga tema e takimeve punuese. Në fakt, në këtë strategji punohet për
integrimin e interesave.
Kompromisi nuk është varianti më i mirë i sjelljes gjatë menaxhimit të
situatave konfliktuoze. Për fat të keq, në politikë një gjë e tillë imponohet shpesh.

105
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Konfliktet reale

Konfliktet e procedurave

Detyrë: Test për tre minuta


Përpiquni ta zgjidhni këtë test në mënyrë individuale në kuadër të tre
minutave.
Përmbajuni saktë rregullave dhe kushteve që janë shkruar!
1. Lexoni me kujdes të gjitha pikat para se të nisni punën!
2. Shkruani emrin tuaj në këndin e sipërm të djathtë të fletës!
3. Rrethoni fjalën “emri” të fjalisë numër 2!
4. Vizatoni pesë katror të vegjël në këndin e sipërm të majtë të fletës!
5. Vini nga një kryq në çdo njërin nga katrorët në fjalinë numër 4!
6. Rreth çdo katrori vizatoni rreth!
7. Shkruani emrin tuaj para titullit të fletës”
8. Nën titullin shkruani: “po, po, po,!
9. Rrethoni me stilograf fjalitë me numër 7 dhe 8!
10. Vëndoni nga një kryq në këndin e poshtëm të mjaftë të fletës!
11. Rreth atij kryqi vizatoni trekëndëshin!
12. Në anën e prapme të fletës mblidhni se sa bëjnë 70x30!
13. Rrethoni me stilograf fjalën “fletë” të fjalisë numër 4!
14. Nëse keni mundur të arrini deri këtu – thoni emrin tuaj me zë!
15. Nëse jeni të bindur se i ndiqni saktë udhëzimet, shqiptoni me zë
fjalinë: “unë i ndjek saktë udhëzimet”!
16. Llogarisni në anën e mbrapme të fletës sa bëjnë 107x278!
17. Rrethoni me stilograf rezultatet e detyrës në fjalinë numër 16!
18. Numëroni me zë prej 1 deri më 10!
19. Shponi tre bira të vogla me stilograf, ja këtu – 0 – 0 – 0!
20. Nëse jeni gati nga të parët, thërrisni me zë: “Unë jam i pari në këtë
test”!
21. Pasi keni lexuar çdo gjë me kujdes, bëni vetëm atë që kërkohet në
fjalinë numër 1 dhe 2!

Pasi i kemi parë të gjitha rezultatet e “testit”, e kemi plotësisht të qartë se

106
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH

problemi i procedurës zgjidhet nëpërmjet përmirësimit të shtrembërimeve të


procedurave formale dhe duke iu përmbajtur rregullave, udhëzimeve, statuteve, etj.

Konflikti i strukturës
Paramendoni sikur me një grup njerëz keni mbetur në një ishull të shkretë
në mes të Oqeanit pas fundosjes së anijës. Nuk ekzistojnë probleme me ushqim dhe
ujë, por pas pak nuk përjashtohet mundësia që të bëni shtëpi tuaja. Asnjëri nga ju
nuk ka obligim, ndërsa do të duhet të formoni edhe rregulla për jetë të përbashkët,
strukturën e shoqërisë suaj të vogël. Të gjithë jeni barabarësisht të mirë (të pasur).
Si do t’i ndani bimët me të cilat ushqeheni dhe me të cilat ndërtoni familje. Si do
t’i ndani fushat e gjuetisë. Si të formoni hierarki. Kështu lindin konfliktet e
strukturës.

Konflikti i interesave

Rasti “biznes veja”

Me aeroplan për në një shtet afrikan udhëtojnë njëri pranë tjetrit dy tregtar
– përfaqësues i koncernit automobilistik japonez dhe një firme kimike austriake.
Gjatë bisedës së drejtpërdrejtë, ata pa pritmas konstatojnë se udhëtojnë për të njejtin
vend, me të njejtën detyrë dhe se janë konkurentë. Që të dy me çdo çmim duhet ta
blejnë vezën e zogut të rallë, sasia e të cilit është mjaft e vogël, ndërsa dërgesa tjetër
pritet vitin e ardhshëm.
Menjëherë biseda ndërpritet. Ata nuk dijnë si të sillen. Edhe pse të dy e
dinë mirë se sa shumë u duhet veza dhe se po u kthyen pa të do ta paguajnë me
karierën e tyre.
Ky është vetëm një shembull e përputhjes së konflikteve të interesave.

107
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Mënyrat e zgjidhjes së konflikteve.

Zgjidhja pa bashkëpunim.

Arbitrazhi ushtarak – Gjyqi


A u pëlqejnë ose jo ka tre mënyra të zgjidhjes së konflikteve dhe ato duhet
të dihen.

A B

Lufta është rrugë e dhunshme e zgjidhjes së konflikteve – nga rrahjet në


lagje, me gjuajtje raketash në luftërat botërore.

B
A C

Gjatë arbitrazhës të dyja palët anojnë kah ana B, e cila me autoritetin e vet
apo me forcën e vet e zgjidh problemin sipas pikëpamjeve të veta. Në rastin tonë ai
është arbitri.

C
A1 B1

A B

Gjyqi dallohet nga arbitrazha nga ajo se në të palët e konflikteve


prezentohen nëpërmjet avokatit. Por edhe atje zgjidhjen nuk e sjellin palët e
përfshira në të por gjykatësi. Prandaj, vazhdon të jetë i saktë pohimi se

Edhe gjykimi më i mirë është më i keq se marrëveshja më e keqe.


Zgjidhja nëpërmjet bashkëpunimit

Bashkëpunimi
Prezentoni lojën “kalo kufirin”. Dy pjesëmarrës janë nga të dyja anët e një
vije të paramenduar të dyshemesë, të quajtur “kufi”. Fiton ai, i cili do ta detyrojë

108
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH

tjetrin të kalojë në anën e tij të kufirit. Gati asnjërit nuk i shkon ndërmend, nëse të
dy i ndërrojnë vendet, do të fitonin që të dy …

Bisedime, ndërmjetësime, konsultime

A B

Gjatë bisedimeve jemi dëshmitarë të diskutimit të drejtpërdrejtë të pjesëmarrësve


për konfliktin dhe ata sjellin zgjidhje të përbashkët, dhe jo ndonjë tjetër në vend të
tyre.

A B

Edhe gjatë ndërmjetësimit, palët e konfliktit sjellin zgjidhje, por


ndërmjetësuesi më parë bisedon me çdo njërën nga palët. Ai i saktëson rregullat.
Siguron pajtimin e takimit të përbashkët. E lehtëson procesin e komunikimit.
Bashkë me ta e hulumton spektrin e mundësive. Ai e kryen punën e vet para
periudhës së sjelljes së zgjidhjes. Ndërmjetësimi (mediatori) është shkencë serioze,
përvojë serioze, temë e gjatë që kërkon stërvitje.

A B K

K K A B

Konsultimi është i lloj-llojshëm gjatë ndërmjetësimit, me ç’rast konsultanti


i konsulton veç e veç problemet e të dyja palëve që janë në konflikt dhe pastaj
merret vesh për takim të përbashkët.

109
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Tetë rregulla gjatë konsultimit:


1. Përmbaju asaj “këtu dhe tani”
2. Qëndro neutral
3. Mos jep vlerësim
4. Mos jep këshill personale
5. Mos merr përgjegjësi për problemet e tjetrit
6. Mos shtro pyetje të cilat fillojnë me “pse”
7. Mos komento, kur parafrazon
8. Së pari ballafaqohu me ndjenjat

110
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH

ZHVILLIMI I BISEDIMEVE
Llojet e bisedimeve

Ekzistojnë dy lloje bisedimesh:


1) bisedime të mbështetura në qëndrim dhe
2) bisedime të mbështetura në interes

Bisedime të mbështetura në qëndrim


(bisedime pozicionale)

Qëndrimi: zgjidhja e problemit që e propozon njëra palë.

Qëllimi:Strategjia e orjentuar kah plotësimi i interesave personale në


llogari të interesave të kundërshtarit dhe këmbëngulja për zgjidhje personale.

Cilësitë karakteristike:

• Të dyja palët nisen nga qëndrimet e caktuara


• Marrëdhëniet ndërmjet palëve nuk kanë kurrfarë rëndësie
• Heqja dorë shqyrtohet si shenjë dobësie
• Lufta zhvillohet deri në fund (“zgjidhja ime është më e mira dhe më e
drejta”)
• Pala tjetër shihet si kundërshtare, dhe jo si partner
Qëllimi është që të përfitohet sa më shumë, pa marrë parasysh mjetet e
arritjes së saj.

Rregullat e bisedimeve pozicionale:

• Përcakto ç’dëshiron të arrish (zgjidhe variantin minimal dhe maksimal)


• Mendo për vriantin rezervë (vargun e qëndrimeve në të cilat ekziston
logjik)
• Nisu nga çështja me e lehtë rreth së cilës mund të arrihet pajtim
• Jepi mundësi edhe palës tjetër t’i sqarojë qëndrimet për zgjidhje

111
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

• Përpiqu të arrish kompromis kur përfitimet dhe humbjet janë përkatëse


për ty
Karkateristikat negative të bisedimeve pozicionale:

1. Shkalla e ulët e hapjes së pjesëmarrësve


2. Blefi dhe dezinformimi (strategji jo etike)
3. Dukuria e destruktivitetit dhe polarizimit
4. Shkalla e ulët e mirëbesimit
5. Mbrojtja gjatë lëshimeve
6. Përqëndrimi jo ndaj interesave të propozuesve tjerë, por në zgjidhjet e
ofruara

Bisedime, të mbështetura në interesa


(“fitoj-fiton”)

Interesi:Qëndrimi i pjesëmarrësve ndaj çështjes kontestuese.


Qëllimi: Strategjia e orjentuar kah plotësimi i sa më shumë interesave të të
gjithë atyre që bisedojnë.

Parimet kryesore:
1. Mënjanimi i personalitetit nga problemi
• Vëmendja përqëndrohet në çështjet kontestuese dhe jo te personaliteti i
pjesëmarrësve
• Problemi – objekti i bisedimeve

2. Koncentrimi ndaj interesave të pjesëmarrësve dhe jo në qëndrimet e


tyre
* Qëndrimi – zgjidhja konkrete, që njëra palë e propozon për problemin
kontestues
• Interesi – qëndrimi i çdo njërës palë ndaj problemit

3. Kërkimi i varianteve të ndryshme para se të sillet zgjidhja


• Diskutim dhe të kërkuarit e spektrit të gjërë të zgjidhjeve për realizimin
e interesave të përbashkëta dhe harmonizimin e interesave të cilat
dallohen.
• Përcaktimi i mundësive të marrëveshjes reciproke dhe të bashkëpunimit
të ardhshëm.

112
ZHVILLIMI I BISEDIMEVE

4. Shfrytëzimi i kritereve (standarteve) objektive për vlerësimin e


varianteve

• Gjetja e interesave të përbashkëta


• Plotësimi i interesave
• Mundësitë e zgjidhjes reciproke
• Standarti – karakteristika, që mundëson të vlerësohen mundësitë

5. Sjellja e zgjidhjes me koncenzus

Kushtet për zhvillimin e suksesshëm të bisedimeve

• Identifikimi i palëve, të cilat janë përfshirë në problemin që shqyrtohet


• Varshmëria reciproke
• Gatishmëria për bisedime
• Mjeti për ndikim ose mënyra e arritjes së qëllimit
• Pajtim në lidhje me çështjet kontestuese dhe me disa interesa
• Dëshira për të arritur zgjidhjen
• Mos tregimi i rezultatit
• Ekzistimi i afatit të fundit për arritjen e zgjidhjes
• Mosekzistimi i pengesave psiqike të rëndësishme për arritjen e
zgjidhjes
• Çështjet kontestuese të jenë të mundshme për bisedime
• Pjesëmarrësit në bisedime të kenë të drejtë për të sjellë zgjidhje
• Dëshira për kompromis
• Marrëveshje e cila do të jetë e arsyeshme dhe e realizueshme
• Faktorët e jashtëm, që ndihmojnë për marrjen e vendimeve
• Ekzistimi i burimeve për zhvillimin e bisedimeve (ushtrime ndërmjet
personaliteteve, koha, mjetet)

Kriteret dhe llojet e sjelljes

Kriteret e vlerësimit të procesit të zhvillimit të bisedimeve:


1. Të shpiejë në arritjen e marrëveshjes së urtë
2. Të kontribuojë për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve ose
të paktën të mos i keqësojë

113
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

3. Të jetë efektiv

Llojet të sjelljes në procesin e bisedimeve:

I Sjellje tolerante në bisedime


• Qëllimi është të arrihet marrëveshje
• Pjesëmarrësit pranohen si miq
• Të rëndomta janë tolerancat reciproke
• Pjesëmarrësit nuk i fshehin qëllimet e tyre
• Shpesh ndryshojnë qëndrimet, edhe me çmim të humbjes së
njëanshme

II Sjellje jo tolerante në bisedime


• Qëllimi është fitorja me çdo kusht
• Pjesëmarrësit e kuptojnë procesin si luftë
• Mungesa e besimit ndaj njëri-tjetrit
• Shfrytëzohen kërcënimet
• Pjesëmarrësit bëjnë blef në lidhje me qëllimet e tyre personale
• Palët i bëjnë presion njëra-tjetrës
• Pjesëmarrësit i përmbahen vetëm zgjidhjes së tyre

III Bisedime parimore


• Qëllimi është që çështjet të zgjidhen sipas natyrës së tyre
• Kërkohen përparësitë reciproke
• Këmbëngulës në lidhje me esencën – tolerant në lidhje me njerëz

Etapat e bisedimeve
Etapa e zhvillimit të bisedimeve

Etapa I- Përgatitore:
1. Zgjedhja e qasjes së bisedimeve
2. Analiza e nevojave dhe interesave –
- në lidhje me objektin
- në lidhje me mënyrat
- në lidhje me marrëdhëniet ndërnjerëzore
3. Sigurimi i informatave

114
ZHVILLIMI I BISEDIMEVE

4. Formimi i ekipit personal (të kërkohet ballancim ndërmjet


pjesëmarrësve stabil dhe jostabil)
5. Precizimi se për çka do të bisedohet

Etapa II- Zhvillimi i bisedimeve:


1. Vënia e rregullave të qarta
2. Identifikimi i problemit – paraqitja e interesave, kritereve, dhe llojet e
zgjidhjes
3. Taktika për bisedime
• “gjiu-cicu” biseduese (arritja e përparësisë në llogari të shfrytëzimit të
forcës së kundërshtarit nëpërmjet mosvërtetimit të qëndrimit të pritur
stereotip)
• ballafaqim me potezat të papastërta të palës tjetër
• ndarja e njerëzve nga problemet

Etapa III- Sjellja e vendimit:


1. Formulim i qartë
2. Precizimi i afateve
3. Njerëzit

Faza e sjelljes gjatë zhvillimit të bisedimeve:


1 ZBULIMI Qetësoni situatën, krijoni kontakte
(këmbim ritualesh) caktoni rregullat dhe procedurat
2 PËRCAKTONI Ajde ta përfundojmë punën.
INTERESAT DHE Shkëmbeni informacione, ndani njerëzit prej problemeve,
NEVOJAT mirrni inofrmata- fjalë efektive- ndani interesat nga
qëndrimet
3 ARSYETONI DHE Mund të kuptohem.
I ZHVILLONI Përsërisni formulimin e përgjithshëm për problemin,
theksoni interesat themelore të çdonjërit nga palët
4 KRIJONI Të sjell vendim.
MUNDSI PËR Zbuloni mundësitë për zgjidhje nëprmjet Vërshimit të
FITIM RECIPROK ideve, veproni në mënyrë inventive, bëni vlerësimin
zgjedhjeve të propozuara
5 ARRINI Zgjidhni solucionet e pranueshme reciprokisht, arrini
MARRËVESHJE marrëveshje konkrete: Kush? Kur? Ku? Si?
KONKRETE

115
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

Metoda jo etike gjatë bisedimeve

Metodat jo etike në Si të ballafaqohemi


bisedime
1. Iluzionet me paramendim
a) faktet jo të sakta Kërkojmë konfirmimine disa fakteve
b) kompetencë e dyshimtë Konfirmoni se deri ku zgjerohen saktë kopetencat e palës tjetër
c)qëllime të paqarta Parashihni që përpara klauzola ose përshtatje të vetë marrëveshjes
2. Lufta psikologjike
a)situata stresi Nëse vlerësoni se kushtet fizike ( zhurmë, nxehtë, ftohtë, mungesë
mudësishë për t’u konsultuar me njeriun e ekipit tuaj, teren i huaj) i
dëmtojnë bisedimet, menjëherë haptas shpallni atë
b) loja e të mirit dhe të Skjaroni pse dhe “i miri” edhe “i keqi” e konsiderojnë pozitën e vet
keqit si të pranueshme dhe të drejtë
c)kërcënime * nënvizoni rreziqet dhe kërcënimet
*mos ua vini veshin
d)sulme personale Haptas shtroni çështjen
3. Presioni nga pozita
a) heqje dorë nga * Përcaktimi i parakushteve për pjesmarrje në bideime
bisedimet * Diskutim i drejtpërdrejtë me palën tjetër
*Ptopozoni bisedime npërmjet palëve të treta, letrave, takimeve etj.
b) kërkesat e fundit * Haptas pyesni: Çka duan të arrijnë?
* vazhdoni të pyesni gjersa edhe atyre t’u duket se kjo nëuk është e
mirë
c)kërkesa shkallëzuese * Përpiquni për zbatimin eparimeve
* kërkoni pushim që t’i shmangeni reagimit shpërthyes dhe të
mendoni
d)taktika e blokimit * Komentoni kuptimin e propozimit, edhepse qëlimi i tij është që
t’u blokojë, përpiquni t’i jepni kuptim tjetër, që do ta dobësonte
dhe do ta zvogëlonte
* talluni dhe mos i kapni seriozisht këto përpjekje
e)partner i ngurtë * bindni që të dakordohen me ju
* flisni drejtpërdrejt me partnerin

116
ZHVILLIMI I BISEDIMEVE

Pengesat për gjetjen e zgjidhjes

Pengesat e mundshme për krijimin e një numri të madh variantesh


të zgjidhjes në procesin e bisedimeve:
1. Vlerësime të papjekura – dominon ndjenja kritike, përcillet tek çdo ide
dhe pengon formësimin.
2. Mbyllja parakohe e zgjidhjeve të reja – idetë se mënyra e zgjidhjes
është vetëm një.
3. Shqyrtimi i situatës nga qëndrimi “ose – ose” – ide se mund të fitojë
vetëm njëri apo vetëm tjetri.
4. Çdo njëra nga palët është e brengosur kryesisht për interesat e veta të
drejtpërdrejta personale – emocionet i pengojnë objektivitetit; -
mospasje dëshirë për të pranuar arsyetimin e pikëpamjes tjetër.

Si të mënjanohen pengesat?

1. Ndani dy procese
• Gjetja e zgjidhjes
• Vlerësimi i zgjidhjes

2. Zgjeroni diapazonin e zgjidhjeve të ofruara


• Shtoni numërin e zgjidhjeve të mundshme – sipas situatës – sipas
qasjes – sipas aktiviteteve
• I shihni me sytë e ekspertëve të ndryshëm
• Ofroni marrëveshje me veprim të ndryshëm – sipas procedurës dhe
sipas esencës.
• Ndryshoni vëllimin e marrëveshjes së ofruar – ndarja në pjesë më të
vogla, zgjerimi.

3. Kërkoni të dobishmen për të gjitha palët


• Regjistroni intereset e shprehura dhe paraqisni si qëllim të përbashkët
• Shfrytëzoni edhe dallimet për arritjen e marrëveshjes
• Shprehni interes ndaj afiniteteve të palës tjetër
4. Gjeni mënyrën e lehtësimit të vendimeve të palës tjetër
• Krijoni mundësi, të cilat do të ndryshonin zgjidhjen që ekziston para të
tjerëve në atë mënyrë që vendimin që do ta marrë të jetë i volitshëm për
ju.

117
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv

118
Kaptina e dytë

ANALIZAT POLITIKE

Çdo politikan ka nevojë jo vetëm per informacione (ndonjëherë ato i ka


me bollëk) por edhe për informacione përkatëse dhe të sakta, të marra me kohë
dhe të përshtatura në formë përkatëse.
Kjo nevojë mund të paraqitet si dy inka, të lidhura me grykat e tyre të
ngushta, ashtu që hapjet e gjëra të inkave të jenë me pamje nga të dy drejtimet e
kundërta. Pjesa e majtë e inkës përfshinë spektrin e gjërë të informatave, të cilat do
ta shfrytëzohen në politikë. Ana e djathtë simbolizon hapësirën e saj të gjërë
ndërmjet publikut të ngushtë dhe të gjërë, që e formon “personi” i politikanit.
Segmenti i ngushtë ndërmjet tyre është lidhja kritike – shndërrimi i informatës në
prodhim analizues, që ekziston në bazën e sjelljes të çdo lloj vendimi politik.

Rrjedha informative dhe analizat në politikë


ANALIZA

DALJE HYRJE
qëndrime Të dhëna
Informacione debati
Zgjidhjet

Pa këtë qendër të rëndësishme jetësore sistemi thjeshtë do të mbytej në


fakte dhe në informacione, me ç’rast nuk do të fitonim njohuri të domosdoshme,
dhe në këtë mënyrë edhe efektivitet.
Nëse një politikan dëshiron të kryejë rol aktiv dhe të rëndësishëm, ai ka
nevojë për njohuri dhe informacione specifike sipas përmbajtjes dhe formës.

119
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

• Për çfarë njohurish dhe informacionesh të sakta kanë nevojë politikanët


për të kryer funksionin e vet?
• Ku gjenden këto njohuri dhe informacione?
• Si ofrohen ato?
• Si vlerësohet ky informacion nga aspekti i objektivitetit të saj dhe së
ardhmes së saj?
• Si përcillen njohuritë nga “lëmi i shkencës” në “lëmin e politikës”, në
fakt, në “lëmin e aktiviteteve”?
• Si arrihet në qëndrimin politik solid më të qartë?
• Si ky qëndrim prezentohet dhe mund të qëndrojë i argumentuar para
politikanëve të tjerë dhe para opinionit të gjërë?

Këtyre pyetjeve do tu jepen përgjegje në këtë kaptinë. Qëllimi i saj është të
formojë mjeshtri për të kërkuar dhe vlerësuar informacionet, për përpunimin e
analizave politike, për ndërtimin e argumenteve politike.

INFORMATA POLITIKE

Përkufizimi: Informata politike është përmbledhje faktesh, pohimesh,


mendimesh, vlerësimesh, të dhënash, që kanë të bëjnë me funksionet dhe me
elementet e sistemit politik, me veprimtarinë e institucioneve politike dhe me punën
e politikanëve.

Derdhja e madhe e lloj-lloj informatave kërkon kritere të qarta të


selektimit të informatave politike. Është e ditur se jo çdo informatë shoqërore ka të
bëjë me politikën. Nga ana tjetër, shumë çështje, në shiqim të parë të pa lidhura me
politikën, në instancë të fundit paraqiten si politike.
Për çdo politikan mjeshtëria për t’i hetuar çështjet politike, t’i shohë anët
politike në punët shoqërore është një nga cilësitë esenciale. Në instancë të fundit një
nga funksionet e politikanëve është që t’i formulojnë si interesat dhe synimet
politike-sociale ashtu konfliktet sociale. Në disa raste shpesh është e nevojshme të
shihen qëndrimet politike të problemeve në shiqim të parë private ose jetësore.
Shumë çështje shoqërore, ato, të cilat e shqetësojnë pjesën më të madhe të
mendimit publik, të cilat i prekin interesat e gjëra publike dhe u interesojnë grupeve
të mëdha shoqërore kanë si qëllim të fundit dimensionet politike, edhe pse jo

120
INFORMATA POLITIKE

gjithëherë kanë të bëjnë me politikën në kuptimin e ngushtë të fjalës. Politike është


çdo çështje sipas së cilës mund të përkufizohet politika publike, d.m.th. të
angazhohet pushteti publik dhe të mobilizohen burimet publike.
Shembull: Dimensionet politike të problemeve shoqërore

Çështja jo Dimenzioni politik


politike
Pastërtia në • Sa dhe si shpenzohen mjetet të buxhetit shtetror ose
qytet komunal për pastërtinë?
• Si zgjidhen firmat që bëjnë këtë punë? A ka korupcion?
• Kujt më së tepërmi i shërben ky servis publik? A ka lagje
të privilegjuara?
Çmimi i • Si është angazhimi i autoriteteve publike në transportin
transportit shoqëror?
publik • Për cilët transporti shoqëroro është i pakapshëm
Lëshimi nga • Sa familje do të preken nga papunësia?
puna i • Si është e ardhmja e të larguarëve? Si pushteti publik nxitë
punëtorëve hapjen e vendeve të reja të punës?
• A janë respektuar të gjitha procedurat ligjore në lidhje me
lëshimet nga puna?

Shumë shpesh në debatin publik bëhet fjalë për probleme, zgjidhja e të


cilave në një ekonomi tregu varet nga loja e forcave të tregut. Arsyetimi se higjiena
në qytet varet nga mjetet që disponojmë, të cilat janë të pakta, dhe se çmimi i
transportit varet nga rentabiliteti i firmave transportuese, ose lëshimi nga puna i
punëtorëve prek këndelljen financiare të ndërmarrjes, nuk kursehen nga
dimensionet politike në debat. Bëhet fjalë për atë, jo për t’i u shmangur diskutimit,
por që të shtrohen në të dimensionet politike të problemeve.
Politikani nuk është “specialist për çdo gjë” dhe nuk mund të shprehet në
mënyrë kompetente në lëmi thjesht profesionale: Si të rehabilitohet ndërmarrja, si të
organizohet kjo ose ajo veprimtari profesionale, si të mjekohen të sëmurit nga
turbekulozi, si të organizohet galeria artistike e komunës, çka duhet të mësohet në
klasën e katërt etj. Kompetenca e tij si politikan është në dimensionet politike të
problemeve politike.
Detyra: Caktoni dimensionet politike të çdo njërit nga problemet
publike në vijim.

121
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Problemi Dimenzionet politike


1. Zhvillimi negativ ..........................................................................
demografik ....................................................................
.......................................................................
2.Ndotja e ajrit me .......................................................................
gazra të dëmshme ......................................................................
......................................................................
3.Shtimi i numrit të të ........................................................................
sëmurëve nga SIDA .......................................................................
,.....................................................................
4. Korrupcioni në .............................................................................
dogana ..............................................................................
............................................................................

Mbledhja e informatave politike

Mbledhja e informatave politike mund të jetë sporadike, e rastit, por që t’i


shërbejë rregullisht një procesi për formulimin e qëndrimeve dhe vendimeve
politike ka nevojë për një organizim të caktuar. Për këtë qëllim është e
domosdoshme të dallohen llojet e ndryshme të informacioneve politike varësisht
nga:
• Ekzistenca dhe arritja në to;
• Burimet e tyre;
• Bartësit e tyre (ndërmjetësit, që i përhapin)

Varësisht nga ekzistenca informacionet politike janë:


1. Gjithnjë mund të merren, informacionet publike, të pranishme
rëndomë në vendet informative të gjëra dhe burime publike (përfshirë këtu edhe
internetin, botimet informative që mund t’i marrin biblioteka ose materialet
informative të shpërndara masovikisht në mjetet e informimit, sektorët dokumentar
të botuesve publik).
2. Në parim të pranueshme, por me formë jo përkatëse (me ç’rast
është e nevojshme që ato të gjenden dhe të dedikohen në pajtim me nevojat e
caktuara).

122
INFORMATA POLITIKE

3. Informata që nuk është e pranishme dhe që duhet të prodhohet të


cilin duhet ta gjejmë me përpjekje të caktuara

Tek përkufizimi i çfarëdo lloj problemi, një nga detyrat esencial dhe të
domosdoshme është vlerësimi i informatës të nevojshme për analizën dhe zgjidhjen
e problemit. Kjo është përgjegjja ndaj pyetjes: çka na nevojitet të dijmë më parë, që
të kuptojmë ose të zgjidhim të problem? Përgjegjia mund të jetë rezultat i intuitës së
thjeshtë. Në fakt, zbërthimi analitik i një situate problematike kërkon më tepër
mirëkuptim për shkaqet themelore të saj. Duke i mësuar shkaqet “faktorët” të një
problemi duhet pasur informacionet e nevojshme për zgjidhjen e atij problemi.
Ekzistojnë metoda më të lehta analizuese, që lejojnë ose bëjnë të mundshme
analizën e çdo problemi, që i tejkalon dhe mbrohet nga gabimet e rastit, nga aspekti
i shkaqeve më themelore (ose fakteve), të cilat e kanë krijuar. Një nga shemat e
shfrytëzuara më shpesh është e ashtuquajtura shema kauzale.

Shembull: Formimi i shemës kauzale.

Detyra e përbashkët është që të bëhet një listë e mjaftueshme me hollësi për shkaqet
themelore (faktorët) e lindjes së një problemi. Në radhë të parë është e nevojshme
përkufizimi i problemit – për shembull: Sa ekziston rrezik që partia në pushtet t’i
humb zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Përgatitja e shemës kauzale kalon nëpër këto procedura:


1. Ndahen anët më esenciale të problmit (tre-katër). Ai zbërthehet në
pjesë të tij përbërëse, që i përgjigjet pyetjes: me çka kemi të bëjmë kur flasim për
rrezikun e humbjes së zgjedhjeve? Me këtë rast mund të kemi:
• Mobilizimin e dobët të simpatizuesve të partisë në pushtet;
• Mobilizim kulmor të zgjedhësve opozicioner;
• Riorjentim të rëndësishëm ndaj partive të tjera të një pjese të
zgjedhësve besnik deri atëherë.
2. Të përgatitet lista e fakteve, të cilat mund të ndikojnë esencialisht
gjatë përkufizimit të tri anëve të problemit:
• Skandale të korrupcionit në Qeveri;
• Mossuksesi i dukshëm në politikën ekonomike të Qeverisë, i cili
shprehet me krizë ekonomike dhe rritjen e papunësisë;
• “Lodhje” te zgjedhësit nga qëndrimi i gjatë i partisë në pushtet;
• Paraqitja e figurave të reja dhe thirrje të reja të opozitës;

123
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

• Përçarje e një pjese të elitës partiake të partisë në pushtet;


• Paraqitja e konkurentit të fortë politik në hapësirën e vet elektorale;
• Shenja të dukshme të mosbesimit ndaj Qeverisë në planin
ndërkombëtar.
3. Caktohet ndikimi i çdo faktori të definuar në këtë mënyrë për të
gjitha anët e problemit, me ç’rast përkufizohet edhe shenja e ndikimit (rëndomë –
domethënë se faktori e rrit/ thellon problemin; - domethënë anasjelltas fakti e
zvogëlon problemin).
4. Te disa faktorë mund të bëhet edhe një hap prapa për përcaktimin e
shkaqeve të tij më kryesore. Për shembull, te faktori “mossukses i dukshëm në
politikën ekonomike të Qeverisë”:
• Rritje e lartë e papritur e papunësisë;
• Rrënie e madhe e të ardhurave;
• Rrënie e madhe ose kolaps i prodhimtarisë;
• Shpërndarje e kapitalit.
5. Sipas listës të krijuar në këtë mënyrë nga faktorët esencial të
problemit formohet edhe lista e informacioneve të domosdoshme për zgjidhjen e
problemit. Vlerësohen edhe burimet e mundshme të informacionit të saktë për to.

Metoda e shemës kauzale është mënyrë e lehtë për tu ballafaquar me


probleme. Kjo parimisht mund të shfrytëzohet edhe gjatë analizës dhe përkufizimit
e alternativave të mundshme për zgjidhje të mundshme (me ç’rast kjo rrugë –
lëvizja nuk është “hap prapa”, por “hap përpara”).

124
INFORMATA POLITIKE

Shema kauzale

Skandal për korupcion në Mobilizim i dobët i


qeveri simpatizuesve të partisë
në pushtet

Sukese i dukshëm i plittikës


ekonimike të qeverisë

“lodhje” tek zgjedhësit nga


qëndrimi i gjatë i partisë në
pyshtet

Paraqitje e figurave të reja Mobilizim kulmor i


porosi të reja te opozita zgjedhësve opozitar

Shkëputje e një pjese të


elitës partiake të partisë në
pushtet

Paraqitje e konkurentit të
fortë politik në hapsirën
elektorale

Riorientim i në parti
Shena të dukshme të të tjera zgjedhësve
mosbesimit ndaj qeverisë në besnik para kësaj
pushtet

125
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Burimet e informatës politike

Informata politike është dokument për ngjarjet politike, që është


dokumentuar me njëfarë mënyre dhe shpërndahet nga ndërmjetës të ndryshëm.
Sipas llojit të dokumentit informata politike është:
* E drejtpërdrejtë (fillestare);
* E tërthortë (e dorës së dytë).

Informata fillestare jepet drejtpërdrejtë nga dëshmitari i ngjarjes. Kjo nuk


do të thotë se ajo është objektive. Në çdo rast, në fakt bëhet fjalë për informatë e
cila nuk është transmentuar. Informata fillestare përfshinë:
• Intervistën me pjesëmarrës në ngjarje;
• Reportazhin nga lajmet e agjencive informative dhe të reporterëve të
dërguar (korrespodentë)
• Rrëfime të pjesëmarrësve, politkanëve;
• Të gjitha llojet e dokumentave të shkruara, të përgatitura nga pjesëmarrësit
në ngjarje;
• Referate për hulumtimin e mendimit publik, të përgatitura nga agjenci
sociologjike;
• Informatë fillestare statistikore.

Informata e dorës së dytë është e transmentuar, e cituar në mënyrë


përkatëse, e rezymuar, e rirrëfyer nga ndonjë ndërmjetës. Informata e tërthortë
rëndomë haset në:
Komente dhe mendime për ngjarjet;
• Vlerësime të qëndrimeve të shprehura nga pjesëmarrësit;
• Analiza të situatës të ekspertëve dhe gazetarëve;
• Kërkime, të cilat bazohen në rezultate të anketave sociologjike;
• Hulumtime të politikës dhe shoqërisë me karakter më të gjërë.

Varësisht nga ndërmjetësuesi informata politike mund të ndahet në:


• Informatë e agjencive informative;
• Informatë e mediumeve publike (shpesh shfrytëzohet informata e agjencive
informative);
• Informatë e mediumeve elektronike në (shpesh shfrytëzohet informata e
agjencive informative);

126
INFORMATA POLITIKE

• Informata të hulumtimeve;
• Informata e kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët;
• Informata e materialeve të ekspertëve;
• Informata e buletineve zyrtare të organeve shtetërore.

Lista nuk është mbyllur, por çdo ndërmjetës ka specifikat e veta si bartës i
informatës politike. Specifika është me rëndësi për formimin e dokumentacionit.
Një pjesë e gazetave tani më hynë në internet dhe mund t’i shfrytëzojnë që andej. E
njejta gjë ka të bëjë edhe me disa mediume elektronike. Qasja agjencive të mëdha
informative është e mundshme nëpërmjet internetit. Por shërbimet e agjencive
informative paguhen.
Varësisht nga burimi fillestar informata politike mund të ndahet:
• Informatë e institucioneve zyrtare dhe e zëdhënësve të tyre;
• Informatë e politikanëve dhe anëtarëve partiak;
• Informatë e mediumeve (mediumeve publike, radios, televizionit);
• Informatë e qendrave kërkimore (ekspertëve);
• Informatë e opinionit (mendimi publik, qytetarët).

Varësisht nga statusi i saj informata politike është zyrtare dhe jo zyrtare.
Këtu ndarja është e kushtëzuar. Informata jo zyrtare shpesh është e besueshme, por
ajo nuk i imponohet opinionit. Kjo nuk do të thotë se informata e besueshme në
vetvehte është bartëse e së vërtetës. Shpesh bëhet fjalë për “të vërteta të
palakmueshme”, te të cilat nuk është me aq rëndësi përmbajtja e saj, por se kush e
thotë atë. Në shumë raste informata e besueshme përmbanë njohuri, që përhapen
edhe nga qarqet më të mëdha të ekspertëve dhe të vëzhguesve të jetës politike.
Informata publike nuk është më pak e rëndësishme se sa ajo e besueshmja. Shumë
hulumtime, për shembull, marrin nga informatat publike njohuri esenciale, që janë
më të rëndësishme se sa informata e besueshme.
Informata politike asnjëherë nuk është pa vlerë, përhapja e saj gjithnjë ka
një qëllim, për të cilën shpesh flitet si informatë e manipuluar. Me këtë rëndomë
nënkuptohet:
• Informata sygjestive me konkluza të caktuara (informata me intencë);
• Informata jo e saktë ose gjysëm e vërtetë (mashtruese, iluzione);
• Informatë e pjesëshme, e njëanshme, e pasaktë.

127
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Shumë rallë informata në politikë është e çliruar nga manipulimi. Kjo nuk
do të thotë se duhet hequr dorë që ta shfryrtëzojmë pjesën më të madhe të
informatës ekzistuese vetëm se dyshojmë se është manipuluese.

Detyra: Klasifikoni në pajtim me shemën e sipërme këtë informatë.


“Moratorium ndaj veprimeve privatizuese të komunës do të urdhëroj prefekti i
kryeqytetit Stefan Sofijanski. I ka bllokuar bisedimet për shitje dhe zëvendësimet
për një muaj, deklaroi dje ai. Prefekti vendosi në këtë mënyrë pas bisedimeve me
prokurorin publik Nikolla Filçev të hënën. Sofijanski e harmonizoi ndalesën me
shefin e këshilltarëve të qytetit Antoan Nikollov. Vendimi përfundimtar do të merret
në mbledhjen e komunës”. (Aneta Petkova, gazeta “Trud”, 10 maj 2000).

Kriteret

1.Tipi i informatës

2 . Ndërmjetësuesi

3. Burimi fillestar

4. Statusi

Organizimi i informatës

Rëndomë informata politike është e madhe nga vëllimi prandaj ajo vështirë
shfrytëzohet. Detyra është që ajo të pastrohet dhe të rregullohet në formë përkatëse
duke marrë parasysh problemin e shtruar dhe zgjidhjen e tij. Është me rëndësi që
informata e marrë të jetë e lloj-llojshme: e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë nga
ndërmjetës dhe burime të ndryshme, zyrtare dhe jo zyrtare.
Formimi i Dosjes informative (kovertës informative) për çdo problem të
shqyrtuar është kusht i rëndësishëm për të kuptuar dhe zgjidhur atë me sukses. Kjo
dosje informative është pjesë e qasjes profesionale ndaj zgjidhjes së problemeve.

Shembull: Dosja informative

128
INFORMATA POLITIKE

Dosja informative i përmbanë këto elemente:

1. Kronologjinë e problemit (radhitjen e ngjarjeve kryesore, që e formojnë


problemin).
2. Qëndrimet më esenciale të palëve të interesuara.
3. Vlerësimet dhe qëndrimet zyrtare politike për esencën e problemit dhe
perspektivat e zgjidhjes së tij.
4. Qëndrimi i mendimit publik ndaj problemit, përfshirë këtu edhe anketat
sociologjike dhe mendimet e gazetarëve kryesor.
5. Materialet analitike të ekspertëve dhe specialistëve të problemit, përfshirë
këtu edhe vlerësimin krahasues të përvojës së huaj.

Grumbullimi sistematik i informatave është me rëndësi të posaçme, më shumë


për problemet që zgjasin edhe të përhershmen. Këtë nuk mund ta bëjë vetëm një
njeri ose një grup i vogël. Të shumtën e rasteve punë të përhershme për
grumbullimin dhe organizimin e informatës politike i besohet shërbimeve të
specializuara informative të partisë, grupit parlamentar, gazetës partiake ose
qendrës analitike apo kërkimore speciale.

Çfarë informate? Grumbullimi i përhershëm i informatave është i


domosdoshëm që të ndiqen proceset e rëndësishme politike, për të cilat gjithmonë
interes i posaçëm janë:

• Përkrahja publike e sistemit politik, e institucioneve dhe rregullave të


tij;
• Popullariteti i partisë dhe i liderëve të saj;
• Potenciali protestues në shoqëri dhe gatishmëria e mënyrave të
ndryshme për të marrë pjesë në protesta;
• Dinamika e simpative politike, përkrahja e status-kuosë ose ndryshime.

Grumbullimi i përhershëm i informatave bëhet për shkak të informimit të


bazës së të dhënave të indikatorëve të proceseve dhe problemeve, që janë në
interesin tuaj. Indikatorët janë të dhëna që mund të merren nga fusha të vëzhgimit të
ngjarjeve dhe proceseve në lëmin e vëzhgimit. Nëse interesohemi, ashtu siç ndodh
edhe rëndomë kur merremi me politikë, për problemet e shqyrtuara apstrakte, të
pamundshme për t’i shqyrtuar drejtpërsëdrejt (potenciali protestues, legjitimiteti i

129
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

sistemit politik, motivet për ndryshime etj.) është e domosdoshme t’i zbulojmë ato
indikatorë (tregues), të cilat mund t’i vëzhgojmë në jetën shoqërore dhe politike,
dhe që sjellin informatë për problemet në interes tonë.

Shembull: Indikatorët e potencialit protestues.

Ato mund të jenë për shembull ngjarjet e vëzhguara më poshtë:

• Përqindja e të anketuarve, e përgatitur për të marrë pjesë në mitingjet


protestuese;
• Numri i grevave dhe i grevistëve në periudhën e caktuar kohore;
• Numri i demostratave dhe i demostruesve në një periudhë të caktuar
kohore;
• Numri i ankesave individuale të bëra në institucione dhe në
administratë për kohën e caktuar;
• Numri i peticioneve të shkruara në një periudhë kohore të caktuar.

Detyra: Përpiloni listën e indikatorëve për popullaritetin e partisë dhe të


udhëheqësve të saj.

Bëhet fjalë për seleksionimin e shumë indikatorëve të popullaritetit, njohja


dhe pranimi i partisë, i liderëve të saj, i mesazheve dhe projekteve të saj.

1
2
3
4
5

130
INFORMATA POLITIKE

Puna me informatën politike

Gjatë punës me informatën politike është e domosdoshme të bëhet raport


për disa specifika, në lidhje me vlerësimin e saj, me prodhimin dhe zgjerimin e saj.
Çdo informatë i nënshtrohet vlerësimit nga pikëpamja e dy kritereve esenciale:
• Së vërtetës dhe
• Dobisë.

Vlerësimi i burimeve të informatës

Informata politike i nënshtrohet vlerësimit nga pikëpamja e së vërtetës së


saj. Kjo është detyrë e vështirë, sepse çdo informatë politike në njëfarë mase
është manipuluese (në fakt, me intencë, e cila e përzien të vërtetën me të
pavërtetën). Vlerësimi i së vërtetës është, gjithashtu edhe vlerësim i objektivitetit të
informatës. Duhet të dijmë se informata objektive absolute politike nuk ekziston.
Çështja nuk është se një informatë e këtillë a mund të prodhohet në përgjithësi.
Çështja është se si të shfrytëzohet informata ekzistuese, duke marrë parasysh të
vërtetën e saj (që është sinonim e shpresës). Këtu mund të zbatohen disa rregulla, të
cilat, në fakt janë të pafund dhe nuk duhet apsolutizohen. Ato kanë për qëllim
vetëm të orjentojnë mendimin në kriteret e mundshme të vlerësimit të shpresës së
informatës. Thënë përgjithësisht parimi është më shpresëdhënëse është informata e
marrë nga njeri i ndershëm, nga informata e njeriut që tani më e dinë se gënjen.

Shembull: Kriteret për vlerësimin e shpresës dhe objektivitetit të informatës.

• Informata e dëshmitarit të drejtpërdrejtë është më shpresdhënëse se


informata e burimit që nuk ka marrë pjesë.
• Informata e të painteresuarit është më objektive nga informata e të
interesuarit për zgjidhjen e problemit.
• Informata e burimit të paangazhuar politik është më objektive se
informata e burimit të angazhuar politik.
• Informata e ekspertëve është më shpresdhënëse nga informata që vjen
nga jo profesionist.
• Informata e burimit të madh dhe me prestigj është më shpresdhënëse se
informata prej ndonjë të rastësishmi ose me pak burime.
• Informata e shkruar është më shpresdhënëse se sa e dëgjuara.

131
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

• Informata e shumë burimeve është më shpresdhënëse se informata e një


burimi të vetëm.
Detyra: Vlerësoni sipas kritereve të mëparshme këto informata:
“Rënia e çmimeve të blerjes së prodhimeve bujqësore është pasojë e
spekulimeve të stërshitësve, deklaruan në dhomën bujqësore në Rusen. Çmimi i
qumështit ra deri 8-10 leva për litër, deri 1,30 leva për kilogram të kafshëve të
gjalla tani më blehet mishi i derrit transmenton Agjencia Telegrafike bullgare”
(redaktuar në gazetën (Novinar) 8 maj 2000.

Informata politike pastaj vlerësohet në pajtim me dobinë e saj në raport


me:
• Problemin e zgjidhur;
• Politikën e përgjithshme të partisë;
• Situatën e përgjithshme politike.

Nuk ka informatë “të dëmshme”, në parim nuk duhet të hidhet informata, vetëm
se është në kundërshtim me pikëpamjet dhe kuptimet tani më të formuara (shpesh
paralajmëruese) ose sepse e ngadalëson vendimin e marrë ose që është potencial.
Informata duhet të klasifikohet nga aspekti i rëndësisë së saj si:
• Me rëndësi prioritare;
• E shkallës së dytë;
• E padobishme në rastin e dhënë.

Ajo ndihmon edhe organizimin e grumbullimit të informatave, rentabilitetin


e tyre sipas shemës Cost-Effect. Gjatë zgjedhjes së informatës është e nevojshme të
nisim prej informatës parësore, të vërtetë dhe fillestare.
Puna me llojet specifike të informatës

Informata e mediave është me vëllim më të madh në informatat politike


publike, prandaj ajo përmbanë pjesën më të madhe të “mosdobisë” (domethënë
anë jo esenciale, përsëritje, qasje sipërfaqësore, jo me kohë).

Gjatë punës me informatat e mediave është mirë të kihen parasysh disa


parime, të cilat ndihmojnë për shfrytëzimin e saj efikas:

132
INFORMATA POLITIKE

* Linjën e përbashkët të mediumeve (më tepër nga aspekti a është më


shumë pro opozitës ose proqeveritare).
* Autori i tekstit, përfshirë këtu a është kolektiv, ose a është nënshkruar me
pseudonim.
* Burimet fillestare të theksuara dhe mundësia që ato të provohen.
* Ekzistimi i korespondentëve tanë dhe i rrjetit mobil repotaresk.
* Përparësitë e informatës me vizion (ku është kryer, në çfarë konteksti).

Në këtë rast gjithashtu është me rëndësi edhe mjeshtria që të ndahen


pohimet për faktet e ndryshme nga mendimet ose interpretimet. Nuk duhet të
hidhen poshtë faktet vetëm se janë interpretuar në mënyrë të papranueshme për
lexuesin. Përkundrazi.
Është me rëndësi të nxirret informatë e dobishme edhe tekstet dukshëm me
intencë, të cilat shprehin mendime të papranueshme.

Informata nga statistikat, si dhe nga kërkimet sociologjike, merr gjithnjë e


më shumë vend në informatën politike. Mjeshtria e shfrytëzimit të informatës së
këtillë është posaçërisht e rëndësishme për politikanin e suksesshëm. Gabimi
më i shpeshtë qëndron në atë se çdo informatë e këtillë, të cilën nuk e kuptojnë
politikanët ose është në kundërshtim me pritjet e tij hidhet poshtë si e pa vërtetë
absolute ose manipulim.

Në radhë të parë informata statistike, edhe kur grumbullohet dhe paraqitet


pa ndonjë qëllim manipulimi (shpesh qeveritë e bëjnë këtë), mund të jetë e pasaktë,
për shkak të vështirësive specifike të grumbullimit të informatës së këtillë (shpesh
nga karakteri metodologjik dhe organizativo-financiar.
Shembull tipik është informata për nivelin e papunësisë. Të shumtë e
rasteve shfrytëzohen të dhëna të shërbimit të punësimit, i cili vetëm njofton për të
pa punët e regjistruar. Kjo i le anash të gjithë ata, që nuk janë regjistruar si të
papunë (më shpesh të këtillë janë ata që sa kanë dalur nga shkollat dhe universitetet,
ata që sa po kanë kryer shërbimin ushtarak, ata që punojnë përkohësisht shpesh me
status të parregulluar). Kështu statistika zyrtare për papunësinë le anash, sipas
shumë vlerësimeve, rreth një të katërtën e të pa punëve real, por kjo është si pasojë
e metodologjisë së pa përsosur. Prandaj të dhënat e këtilla duhet të krahasohen me
konkluzat e hulumtimeve sociologjike.

133
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Të dhënat e anketave sociologjike po bëhen burim gjithnjë e më e


rëndësishëm i informatës politike. Është përhapur mendimi se me këto të dhëna
bëhet manipulim.
Në realitet ekzistojnë shumë shembuj të manipulimeve të këtilla, por në të
shumtën e rasteve bëhet fjalë më tepër për probleme metodologjike ose për
interpretim të të dhënave. Një anketë sociologjike në Bullgari, rëndomë bëhet,
nëpërmjet ekzemplarit të rastësishëm, nga popullsia e moshuar, që përfshinë mijëra
njerëz, të shpërndarë anembanë vendit. Hulumtimi është mjaft i shtrenjtë, prandaj
nuk ekzistojnë agjenci, të cilat do ta organizonin, vetëm që pastaj t’i shpallin që
përpara të dhënat e supozuara. Problemi qëndron në aftësinë që konkretisht të
shfrytëzohen të dhënat e anketave sociologjike.
Nëse të dhënat e këtilla shfrytëzohen në mënyrë korekte, ato janë burim
esencial i informatës për gjendjen e mendimit publik për tendencat ekzistuese. Në
pritjet politike të mendimit publik dhe të vlerësimit të tij janë më esenciale si motiv
për sjellje politike, se sa të dhënat faktike për njëfarë gjendje objektive të gjërave.
Kështu për shembull, nëse shumica e popullsisë është e bindur se gjatë dy viteve të
fundit është dobësuar, kurrfarë informate statistikore objektive nuk mund ta bind në
të kundërtën, nëse njerëzit në jetën e tyre të përditshme nuk gjejnë dëshmi për këtë.
Rezultatet e anketave sociologjike janë më interesante nga aspekti i asaj ane
të procesit politik, që nuk mundet të hulumtohet në mënyrë tjetër: përbërja sociale
profesionale dhe e moshës e elektoratit politik, lidhja ndërmjet vlerave të caktuara
dhe bindjeve politike në vetëdijën masive, ideologjia dominuese në vetëdijën
shoqërore. Një informatë e këtillë të paktën deri tani nuk mund të sigurohet me
metoda të tjera.

Shembull: Komentimi i rezultateve të hulumtimeve ndërkombëtare.

Detyra: Nxjerrni konkluza nga tabela për dallimet ndërmjet


elektoratit të partive politike.

Tabela e pyetjeve “për cilën parti do të votoni, nëse së shpejti mbahen


zgjedhjet parlamentare?” dhe “a jeni të kënaqur nga gjendja e demokracisë në
Bullgari?”

134
INFORMATA POLITIKE

A jeni të kënaqur nga demokracia në Bullgari?

Për cilën shumë Deri pak aspak Nuk e Pa


parti do diku di përgjeg
të votoni? j
23 143 75 22 6 8 277
LSD 8.3% 51.6% 27.1% 7.9% 2.2% 2.9% 100.0
%
2 13 26 105 5 2 153
PCB 1.3% 8.5% 17.0% 68.6% 3.3% 1.3% 100.0
%
2 6 16 8 10 4 46
DPS 4.3% 13.0% 34.8% 17.4% 21.7% 8.7% 100.0
%
12 29 28 1 2 72
16.7% 40.3% 38.9% 1.4% 2.8% 100.0
Të tjera %
Nuk do 1 37 56 92 15 18 219
të votoj 5% 16.9% 25.6% 42.0% 6.8% 8.2% 100.0
%
Nuk e di 20 53 55 18 5 151
13.2% 35.1% 36.4% 11.9% 3.3% 100.0
%
Pa 1 12 56 58 9 26 162
përgjegj 6% 7,4% 34,6% 35.8% 5.6% 16% 100.0
e %
Gjithsej 29 251 320 379 64 65 1.108

Informata e drejtpërdrejtë. Në veprimtarinë politike rëndësi të


posaçme ka informata, e marrë drejtpërdrejtë nga qytetarët gjatë takimeve
të posaçme ose të rastit. Informata e këtillë nuk duhet të shihet si jo
esenciale. Ashtu siç nuk duhet të demostrohet interes artificial ndaj saj.

135
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Ky lloj i dokumentimit mund të jetë shumë i dobishëm, por vetëm nëse


dokumentohet në mënyrë sistematike. Në këtë rast është me rëndësi të nënvizohet
në vija të përgjithshme burime dhe konteksti (çfarë qytetari, në cilën komunë).
Është bërë modë që në shkencat sociale të shfrytëzohen të ashtuquajturat “intervista
jo standarte”. Bëhet fjalë për bisedë të lirë në temën të shpallur më parë nga
sociologu, e cila incizohet (dokumentohet) dhe pastaj analizohet. Mënyra se si
njerëzit e rëndomtë i trajtojnë çështjet politike, terminet, me të cilat i ndërtojnë
pikëpamjet e veta për politikën janë mjaft të rëndësishme për politikën. Njohuritë
për këtë e lehtësojnë komunikimin politik me zgjedhësit, ndihmojnë të kuptohen më
mirë problemet politike, të formulohet rendi i ditës.
Me interes të posaçëm është informata e marrë gjatë takimeve me
përfaqësuesit e grupeve të caktuara profesionale (takimet me biznesmenë, ato
sindikale, me mjek, me arsimtarë). Specifika e informatës së marrë është rëndomtë
e pazëvendësueshme, por me rëndësi është që ajo të përpunohet për qëllimin e
caktuar. Qëllimi është identifikimi i mendimit publik si tërësi “oratorësh” të
bashkësive të ndryshme. Pas çdo mendimi të shprehur, në fakt fshihet grupi më i
madh, i cili i ka të njejtat pikëpamje, ja pra, përse është qenësore grumbullimi i
informatave edhe nëpërmjet këtyre rrugëve.

136
DOKUMENTAT ANALITIK NË
POLITIKË

Në kuadër të analizës politike ekzistojnë lloje të shumta të dokumentave


pak a shumë të standartizuara analitike, me ndihmën e të cilave mund të bëjmë
strukturën e një problemi të caktuar politik, të veçojmë zgjidhjen e tij më të mirë, të
ndjekim lindjen dhe zhvillimin e tij, të përgatisim analiza të situatës, para elektorale
dhe analiza të tjera.
Këtu do të shqyrtohen dy dokumenta të këtillë - dokumenti për qëndrimin
politik dhe dokumenti për vërejtje para kohe.

Dokumenti për qëndrim politik

Qëllimi i dokumentit për qëndrimin politik (DQP) është të përpunojë


analiza dhe propozime se si mund të përmirësohet politika ekzistuese. Me të
formulohet mesazhi i zgjidhjes, që jep mundësi për aktivitete në pajtim me parimet
dhe rregullat e caktuara në mjedisin e caktuar gjatë situatës. Ky është dokument, që
dedikohet për tu ndihmuar atyre, që sjellin vendime, të zgjedhin politikën më të
mirë për zgjidhjen e problemit të caktuar.
Një analizë e këtillë mund të bëhet në nivel lokal, kombëtar dhe
ndërkombëtar.

Karakteri

DQP paraqet njërën nga format më elementare të analizës politike dhe të


tekstit të ndërtuar politik.
Rëndomë ai ka të bëjë me një problem politik dhe i adresohet ose organi
shtetëror ose organit partiak. Është e mundshme gjithashtu, që ai t’i prezentohet
edhe publikuar për të dokumentuar qëndrimin e një politikani ose një organizate
politike për problemet e caktuara.
DQP preokupohet me problemin aktual të politikës. Ai nuk ka objekt
ngjarjet historike ose parashikimet për të ardhmen.
Objekti i tij duhet të caktohet saktë si problem “i ngushtë” politik.

137
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Forma dhe përmbajtja


Forma e DQP-së përcaktohet nga spcifika e saj. Ajo ka qëllim thjesht të
limituar të vë në dukje personat përgjegjës politik (ose të informojë publikun) rreth
asaj që ata duhet të dijnë për të marrë vendim përkatës, në radhë të parë:

* Natyra dhe përfshirja e problemit


* Karakteristikat relevante rreth obcioneve ekzistuese (variantet) për
zgjidhjen e problemit
* Zgjidhja më e mirë e problemit

Çdo DQP duhet të përmbajë pesë elemente themelore:


* Faqen kryesore;
* Rezime, që e arsyeton përmbajtjen e dokumentit;
* Tekstin themelor;
* Shënimet rreth burimeve të informatës;
* Kontributet.

Rezymeja
Vjen menjëherë pas faqes kryesore. Ajo përbëhet jo më shumë se një faqe. I
dedikohet lexuesit, i cili duhet ta marrë shpejt informatën. I përmbanë idetë
kryesore, të cilat janë përpunuar tërësisht në tekstin kryesor. Rëndom ato janë fjali
sqaruese të çdo pjese të tekstit.
Qëllimi i rezimesë është të bëjë të mundshme të kuptohen idetë kryesore
në dokument për një kohë më të shkurtër
Me një të parë duhet të përfshihet i tërë problemi, alternativat e mundshme
për zgjidhjen e tij si dhe porosia e juaj. Përmbajtja e rezimesë ndjek përmbajtjen e
tekstit kryesor. Prandaj, ajo duhet të shkruhet pasi të përfundojë teksti. Fjalia
fillestare e rezimesë rëndomë është: “problemi qëndron në atë se ... “

Aplikimi
Qëllimi i aplikimit është të japë informatën e domosdoshme, e cila i
plotëson faktet në tekst. Këto mund të jenë harta, diagrame, statistika, artikuj,
referate qeveritar dhe vendime.
Të gjitha burimet e informatave në DQP duhet të citohen saktë dhe në
mënyrë korekte.

138
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË

Çka duhet të përmbajë teksti?


1. Përkufizim të qartë dhe përmbajtësor të problemit

A) Sqarimi i historisë së problemit


B) Përshkrimi i tërësisë së problemit

2. Zgjidhjet e mundshme për problemin

A) Zgjidhja e parë e mundshme çdo herë është që të mos ndërmerret asgjë


1. Vlerësimi i përparësive (dobisë) të kësaj alternative
2. Vlerësimi i mungesave (dëmeve) të kësaj alternative

B) Alternativa e parë e mosmarrjes së aktiviteteve


1. Vlerësimi i përparësive (dobisë) të kësaj alternative
2. Vlerësimi i mangësive (dëmeve) të kësaj alternative

C) Alternativa e dytë e mosmarrjes së aktiviteteve


1. Vlerësimi i përparësive (dobisë) të kësaj alternative
2. Vlerësimi i mangësive (dëmeve) të kësaj alternative

3. Porosia e saktë për ndërmarrjen e aktiviteteve, e përbërë nga dy


pjesë:

A) Porosia për vetë politikën


B) Porosia për zbatimin e saj
Ekzistojnë dy rregulla kryesore për përcaktimin e vëllimit të informatës, që
do të përfshihet në DQP:
E para
Informata duhet të mjaftojë për marrjen e vendimit të drejtë. Duhet të
ekspozohen të gjitha faktet e nevojshme. Nëse është lënë anash ndonjë fakt kryesor,
me siguri se do të merret vendim i gabuar. Asnjëherë mos i lini anash faktet e
rëndësishme vetëm se ato nuk përmbajnë porosinë tuaj. Shkruani DQP-në nga
pozita e anëtarit të shtabit për personin të cilit i drejtoni. Si i këtillë roli i juaj është
që ta informoni eprorin. Marrja e vendimit është përgjegjësia e tij. Më mirë është ai
të zgjedh alternativë, të ndryshme nga porosia e juaj, por e mbështetur në të gjitha
faktet e rëndësishme, se sa merret vendim i gabuar për shkak të informatës jo
adekuate.

139
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

E dyta
Duhet shmangur distancës tepër të madhe të DQP-së. Përfshini vetëm atë
informatë, e cila është e dobishme për të marrë vendimin e caktuar. Nëse për
shembull, problemi është masat kundër krimit në një komunë specifike, është
pikëpyetje se statistika kombëtare për gjendjen e krimit do të jetë e nevojshme. E
njejta gjë ka të bëjë edhe me qëndrimin e përgjithshëm teorik për shkaqet e krimit e
kështu me radhë.

Përkufizimi i problemit

Përkufizimi i problemit shpesh është detyra më e rëndë gjatë përpunimit të


DQP-së. Problemi esencial mund të jetë ndonjë tjetër, dhe jo ai që na duket në
shiqim të parë. Një gjë e këtillë mund të na shpie në zgjidhje të gabueshme.
Gabim më i shpeshtë është përzierja e (nevojave) me “problemet”. Për
shembull mund ta përcaktojmë problemin kështu:

“Problemi qëndron në atë se komuna X


ka nevojë për spital të ri”.

Nëse në fakt, shtrojmë pyetje përse ajo ka nevojë për spital të ri, përgjegjja
mund të jetë për shembull: “sepse ndihma e parë në këtë komuna është jo efikase”.
Me fjalë të tjera problemi i vërtetë (gjendja e vështirë e ndihmës së shpejtë në
komunë) mund të mos kërkojë spital të ri.

Problemet kryesisht përbëhen nga:


* Mungesa e diçkaje të nevojshme për siguri, shëndet, mirëqenie etj.
* Pengesa për të njëjtën punë

Shembull: Përkufizimi i problemit


Bisedë tipike për përcaktimin e problemit real ndërmjet analistit (A) dhe
kolonelit të policisë në qytetin X (B) do të zhvillohej për shembull kështu:
A: Zotëri kolonel cili është problemi më i rëndësishëm, me të cilin
ballafaqohet shërbimi i juaj policor në këtë moment?
P: Kemi nevojë për shumë nëpunës policor.

140
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË

Nëse përcaktimi i problemit përfundon në këtë moment, rezimeja e DQP-


së do të ishte kështu:
Problemi qëndron në numrin e pamjaftueshëm të nëpunësve policor në
qytetin X.
A) Nga viti 1993 e këndej në shërbimin policor të qytetit X nuk janë
emëruar nëpunës të ri policor.
B) Në të njejtën periudhë shkalla e kriminalitetit është rritur 22 për qind.

1. Kryeshefi i policisë në qytetin X sheh katër mundësi:


A) Mundësia e parë është të mos ndërmerret asgjë. Në këtë pozitë shkalla e
kriminalitetit do të rritet ndërsa qytetarët do të jenë më pak të sigurtë.
B) Zgjidhja e parë alternative është që t’i hidhen 200 mijë leva të fushave të
ndryshme të buxhetit të komunës dhe të emërohen shtatë nëpunës të ri policor.
Buxheti i shërbimeve të tjera të komunave tani më zvogëlohet.
C) Zgjidhja e dytë alternative është që të rriten taksat lokale për 200 mijë
leva dhe të emërohen nëpunës të ri. Në këtë mënyrë do të plotësohej një pjesë e
nevojave.
D) Zgjidhja e tretë alternative është të rriten taksat lokale për 500 mijë leva
dhe të emërohen 10-14 nëpunës të ri policor. Në këtë pozitë mund të pritet që të
zvogëlohet edhe shkalla e kriminalitetit. Janë paraparë edhe disa rezultate negative
ndaj ekonomisë lokale.
2) Rekomandohet që të ndiqet alternativa D. Problemet e krimit në qytet
janë aq serioze, sa që zgjidhja e tyre ka përparësi para vështirësive të mundshme në
ekonominë lokale.
Nëse në fakt përpjekje për definimin e problemit nuk ndalet këtu por
vazhdon.
A: Përse u nevojiten më shumë nëpunës?
P: Gjatë pesë viteve të fundit vjedhjet e automjeteve janë shtuar 50% dhe
personeli i ynë i tashëm nuk mjafton që të ballafaqohet me këtë problem.
A: A është atëherë problemi esencial rritja më e madhe e vjedhjeve të
automjeteve?
P: Po, ashtu është.
A: A janë propozuar rrugë të tjera për zvogëlimin e vjedhjeve të
automjeteve?
P: Nëse shumica e vjedhjeve janë bërë nga të rinjë, disa propozojnë dënime
më të rënda ose vënien e orës policore pas orës 22. Të tjerët pohojnë se është
shumë lehtë të vidhen automjete dhe propozojnë që komuna të miratojë (ose

141
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Parlamenti) një ligj, që kërkon vënien e alarmeve në të gjitha automjetet e reja, të


cilat regjistrohen këtu.

Pas përfundimit të kësaj bisede DQP do të duket krejt ndryshe:


1. Problemi qëndron në rritjen e vjedhjeve të automjeteve në qytetin X nga
10 mijë të vitit 1993 deri më 15 mijë në vitin 1998.
A) Janë cënuar të drejtat e pronarëve, nëse 50% e vjedhjeve nuk janë
zbuluar, a 60% e automobilave të kthyer janë dëmtuar.
B) Kontributet për sigurimin e automjeteve në qytetin X janë rritur 220 %
në këtë periudhë.
2. Evidente janë katër alternativa për zgjidhjen e problemit:
A) Mundësia e parë është të mos ndërmerret asgjë. Vjedhjet e automjeteve
do të vazhdojnë të rriten.
B) Zgjidhja e parë alternative është të emërohen 14 nëpunës të ri policor që
do të kërkojnë mjete në lartësi prej 500 mijë leva në vjet.
C) Zgjidhja e dytë alternative është të shpallet orë policore për të rinjtë deri
18 vjet pas orës 22, sepse 45 % të vjedhjeve janë bërë nga të rinjtë e kësaj moshe në
kohën prej orës 22 deri 07. Gjatë kësaj pozite do të preken të drejtat e qytetarëve të
cilët u përmbahen ligjeve.
D) Alternativa e tretë është që t’i bëhet propozim këshillit të komunës të
kërkojë vënien e alarmeve në automobilat e rinjë. Rritja e çmimit të automobilave
të rinjë do të jetë rreth 100 leva.
3. Rekomandohet që të ndiqet obcioni D.

Krahasimi ndërmjet dy DQP tregon qartë se zgjidhja e problemeve reale


varet nga përcaktimi i tyre i drejtë. Përkufizimi i gabuar rëndomë shpie në zgjidhje
të gabuar.

Prejardhja dhe mjedisi (konteksti i problemit)

Pasi problemi është përkufizuar saktë dhe qartë hapi i ardhshëm është që të
dihet

* Si lindi
* Sa është serioz

142
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË

Nëse problemi është përcaktuar si rritje e vjedhjeve të automobilave në


qytetin X, në DQP duhet të përfshihet lëvizja e këtyre vjedhjeve në qytet.
Përshkrimi duhet t’i theksojë periudhat e fundit, posaçërisht ato, kur ajo paraqitet në
mënyrë më intensive.
Edhe pse shpesh është shumë vështirë të caktohet shkaku për një problem
të veçantë, duhet bërë përpjekje të zbulohet zgjidhja e mundshme, vetëm nëse njihet
shkaku. Rëndomë kërkohet shkaku i drejtpërdrejtë. Për shembull të rinjtë nën 18
vjet bëjnë më shumë vjedhje të automobilave në qytetin X, dhe kjo mund të jetë si
pasojë e politikës në arsim, e përdorimit të mjeteve narkotike, ose të faktorëve të
tjerë. Në këtë gjendje mënjanimi i shkaqeve duhet të përfshihet në alternativat e
gjetjes së zgjidhjeve.
Pasi do të përshkruani lindjen e problemit sqaroni edhe vëllimin e tij
(seriozitetin, rëndësinë). Në lidhje me shembullin tonë kjo mund të realizohet kur
do të prezentohen të dhëna të statistikës kriminale, të numrit të qytetarëve që janë
prekur nga krimi, pasojat ekonomike.

Formulimi i alternativave për zgjidhjen e problemit

Si politikan pasi i keni dhënë përgjegje pyetjeve, “cili është problemi i


saktë? Si lindi? Çfarë rëndësie ka?”, pyetja e ardhshme që do ta shtroni është:

“Cilët janë alternativat e mia për zgjidhjen e këtij problemi?”

Që t’i caktoni këto alternativa është e nevojshme t’i përshkruani qasjet e


ndryshme për zgjidhjen e problemit, dhe jo vetëm të numëroni masat e
ndryshme, që duhet të ndërmerren dhe që duhet të jenë në kuadër të një qasjeje.

Alternativat në DQP janë të ndryshme, në mënyrë reciproke


përjashtojnë qasjet për zgjidhjen e problemit. Nëse një alternativë është
pranuar, të tjerat duhet lënë anash.

Në rastin tonë PA për shembull mund t’i caktojë këto alternativa:


A. Të mos ndërmerret asgjë;
B. Të merret vendim që i bën të pamundshme vjedhjet;
C. Të vërtetohet këshilltari për sjelljen e projekt-zgjidhjeve të këtilla;

143
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

D. të përgatitet mendimi publik për zgjidhjen e tillë.

Në fakt, këto “alternativa” nuk janë asgjë më shumë veç se hapa të veçantë
për realizimin vetëm të një alternative - zbatimin e ligjeve adekuate. Alternativat të
cilat përjashtohen reciprokisht (në planin politik dhe praktik) janë në rrugë për
zgjidhjen e problemit. Nëse alternativat janë formuluar drejt, çdo njëra prej
tyre duhet të jetë e mjaftueshme për zgjidhjen e problemit. Nëse për shembull
vendosni të realizoni një ose më shumë alternativa në të njejtën kohë, juve do të
ballafaqoheni me mendimin publik, nëse çdo njëra prej tyre i prek qytetarët. Më
lehtë do të mund t’i bindni për nevojën e realizimit të njërës se sa të më tepër
alternativave.

Krahasimi i alternativave për zgjidhjen e problemit

Për çdo alternativë ekzistuese duhet të përcaktohen, së pari përparësitë e saj


(dobitë, përfitimet) dhe së dyti çmimi i saj, (shpenzimet).

Përparësitë (përfitimet) janë rezultatet e pritura pozitive.


Çmimi (shpenzimet) përfshinë kohën, paratë, burimet e nevojshme si dhe
rezultatet e mundshme negative.

Ashtu si përfitimet edhe shpenzimet mund të përfshijnë faktorë ekonomik,


social, politik e të tjera.

Shembull: Alternativat

Përfitimet nga përmirësimi i parkut të qytetit mund të përfshijë:


1. Përmirësimin e cilësisë së jetës për ata që jetojnë rreth parkut;
2. Rritja e vlerës së tokës rreth parkut;
3. Përkrahje më e madhe politike nga ato që jetojnë rreth parkut;
4. Përmirësimi i situatës ekologjike në qytet;

Shpenzimet mund të përfshijnë:


1. 500.000 leva;
2. Më pak burime për projekte të tjera të komunës;
3. Opozitë politike të rajoneve të tjera të qytetit.

144
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË

Në DQP duhet të përfshihen të gjitha përfitimet dhe humbjet e mundshme.


Asgjë nga to nuk duhet të përjashtohet për çfarëdo lloj shkaqesh, sepse rezultati
mund të shkaktojë zgjedhjen e alternativës më të keqe.

Analiza e humbjeve dhe përfitimeve

Që të analizohen përfitimet dhe humbjet e çdo alternative është e


nevojshme, në radhë të parë, që ato të radhiten.

Shembulli i përmendur më sipër:


Alternativa e parë: Të mos ndërmerret asgjë.
Përfitimi 1: Shkurtohet shpenzimi i mjeteve (500.000 leva)
Përfitimi 2: Personeli mund të orjentohet në projekte të tjera (mund të
llogaritet si numër i personelit X rroga e punës).

Humbja 1: Keqësimi i situatës në park dhe paisjeve të tij (për shkak të


inflacionit gjatë zgjatjes së kohës, shpenzimeve për meremetim ose të ndryshimeve
do të rriten 200.000 leva. Në një situatë të këtillë shpenzimet e ardhshme
vlerësohen në 700.000 leva).
Humbja 2: Zvogëlimi i vlerës të pronësisë tokësore (gjithashtu edhe kjo
mund të llogaritet).
Humbja 3: Pakënaqësi e popullsisë në rajon - vështirë të matet. Prandaj në
këtë lloj të analizës elementare rëndomë shkohet kah shkallëzimi - shkallë më e
lartë, mesatare, dhe e ulët, e pakënaqësisë.

Rezymeja e analizës përfitim - humbje


Alternativa Përfitimet Humbjet
Nuk ndërmerret Kursehen mjete dhe Keqësim…
asgjë personeli…
Të përmirësohet Parku do të shfrytëzohet Shpenzime për ndërtim
tërësisht menjëherë menjëherë: mënjanohet (500.000 leva)
inflacioni
Të Përtrihet Shfrytëzim i pjesshëm i Shpenzime ndërtimi (200.00
gradualisht parkut edhe tani leva) momentalisht, 300.000
leva gjatë tri viteve të
ardhshme

145
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Përgatitja e rekomandimeve për zgjidhjen e problemit

Qëllimi i përgatitjes së DQP-së është që t’i ndërtoni qëndrimet tuaja për


politikën e nevojshme ose të veprimit politik.
Ky qëndrim duhet të jetë i qartë dhe jo antagonist.
Dokumenti do të jetë më efektiv nëse alternativat përshtatni në atë mënyrë
që alternativa që ju e propozoni të jetë e fundit. Supozimi nuk duhet të jetë në raport
të obcionit, i cili nuk ekziston në listën e alternativave. Ai duhet të sqarojë përse
alternativa që e keni zgjedhur ju është më e mirë nga ato që janë lënë anash. Kjo
sjellë përfitime më të mëdha dhe humbje më të vogla.

Pjesa aplikative e porosisë suaj duhet të synojë jo vetëm se ç’duhet bërë,


por edhe të sqarojë se si të bëhet ajo.

Me fjalë të tjera analisti duhet t’i detajojë, në disa hapa të qartë dhe të
ndarë, se çfarë aktivitetesh duhet të kryhen që porosia të realizohet në praktikë.
Ti kthehemi shembullit me vjedhjen e automobilave në qytetin X. Pasi
është bërë porosia në bazë të analizës përfitim-humbje dhe të krahasimit me
alternativa tjera, pjesa përfundimtare e porosisë mund të duket kështu:
Që të kryhet kjo porosi, u rekomandojë autoriteteve vendore që t’i
ndërmarrin këto aktivitete:

1. Pasi të konsultohen me organet kompetente të formulojnë projekt-


zgjidhje, që në mënyrë minimale do t’i përfshijë këto kushte:
A) Lejohen vetëm disa lloje të auto-alarmeve.
B) Llojet e zgjedhura të auto-alarmeve janë të detyrueshme për të gjitha
automobilat e rinjë të regjistruar pas 1 janari të vitit 1999.
C) Nuk do të regjistrohet automobili i cili nuk i plotëson këto kushte.

2. Të vehet kontakt me këshilltarët komunal dhe të përgatitet plani sa


vijon:
A) Të përcaktohen propozues të projekt-zgjidhjes.
B) Të sigurohet përkrahje e këshilltarëve për miratimin e tij.
C) Përkrahje e mendimit publik dhe mbështetje për projekt-zgjidhjen.

Detyra: Përgatitja e DQP-së

146
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË

Partia politike X ka humbur numër të konsiderueshëm të zgjedhësve. Pas


këtyre humbjeve si jo proporcionale theksohet humbja e votuesve-të rinjëve.
Shprehen mendime se shkaqet rreth kësaj janë mospëlqimi i programit
partiak për këtë grup zgjedhësish, sundimi më i gjatë i udhëheqësisë partiake,
mosekzistenca e formës adekuate për punë me të rinjë e të tjera.
Ndërmerren masa përkatëse për kthimin e besimit të këtyre zgjedhësve, me
vënien e kuotave për të rinjë deri 25 vjet në organet udhëheqëse partiake të të
gjitha niveleve, rritjen e organizatës partiake të të rinjëve, vënien e formave të reja
të veprimit politik e të tjera.
Përpunoni DQP, përcaktoni problemin, lindjen e tij dhe rëndësinë, me
ç’rast do t’i paraqisni zgjidhjet e tij të mundshme dhe do ta rekomandoni më të
mirën nga to.

Raport për paralajmërim të parakohshëm

A mund të parashihen gjërat në politikë? Në politikë


rëndomë konsiderohet se menaxhimi, në fakt është parashikim. Shkathtësia që
të parashihen situatat në jetën politike është një nga cilësitë më të rëndësishme
të politikës.

Në shumë raste politikanët dhe ekspertët e tyre mbështeten në intuit. Edhe


kur përdorin teknikat e parashikimeve, ata gati asnjëherë nuk dalin jashtë
ekstrapolarizimeve të zakonshme të përshkrimit të tendencave në jetën politike apo
në zhvillimin ekonomik.
Për shembull, nëse ekzistojnë tendenca për shtimin e papunësisë, më lehtë
është që kjo të ekstrapolarizohet në të ardhmen (gjatë një apo dy vitevet ë
ardhshme) dhe të bëhen konkluzione në bazë të pritjeve për shtimin e papunësisë.
Në të njejtën mënyrë mund të bëhen ekstrapolarizime për zhvillimin e tendecave
politike, siç është rënia e besimit ndaj një qeverie ose ndaj partisë në pushtet, shtimi
i potencialit protestues e tjera. Ekstrapolarizimet, në fakt janë mjete jo të sigurta për
parashikimin e proceseve politike.

147
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Vëzhgimi sistematik i proceseve shoqërore, ashtu edhe i shfrytëzimit të


parashikimit të konkluzave teorike lejon ndërtimin e sistemit të “paralajmërimit të
parakohshëm”. Bëhet fjalë për konstruimin e rrjetit të indikatorëve, i cili bën
kombinimin e njohurive të lidhjeve të rëndësishme shkak-pasojë dhe për supozimet
për të ardhmen e mundshme.

Shema teorike e indikatorëve e paralajmërimit


të hershëm duket kështu

Fusha e shkaku i përgjithshëm ngjarja e


ardhshme
Vëzhgimit

Fusha e vëzhgimit Indikatori

Efekti në rastin konkret është njëkohësisht edhe rrezik dhe mundësi


fatlume nga aspekti i vëzhguesit.
Rreziqet mund të jenë të ndryshme:
* Të krizës politike;
* Të konflikteve etnike;
* Të luftës;
* Të revolucionit;
* Të grushtshtetit.

Mundësitë fatlume mund të jenë:


* Ndryshime të klimës më të mirë investuese;
* Fitore e partisë përkatëse në zgjedhjet parlamentare;
* Rritje e prestigjit të përkrahësve të partisë ose qeverisë.
Formimi i sistemit të indikatorëve për paralajmërim të parakohshëm në
parim kërkon kontinuitet të punës në ekip nga ekspertë dhe bashkëpunëtorë të
agjencisë së marrjes së informatave. Rëndomë sistemet e këtilla përkrahjen nga
shërbimet qeveritare me ndihmën e organizatave ndërkombëtare. Në një varg
rastesh sistemet e paralajmërimeve të parakohshme organizohen nga organizata
joqeveritare ndërsa prodhimi i tyre kërkohet nga kompanitë e mëdha të cilat

148
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË

interesohen për vlerësimin e rrezikut të investimeve dhe të situatës së përgjithshme


politike.

Sistemi i paralajmërimit të parakohshëm i përfshinë


rëndomë këto periudha:
1. Studimet e hulumtimeve akademike, të cilat janë burim të diturive
teorike në lidhje me shkaqet dhe pasojat dhe indikatorët e mundshëm për këtë.
Studijohen artikujt dhe tekstet e tjera relevante. Nga çdo tekst nxjerren
modelet sqaruese për ngjarjet që janë me interes për ne. Qëllimi është të marrim
përgjegje teorike për pyetjen:”Prej çka varet rreziku për ...?”. Autorët e ndryshëm
japin përgjegje të ndryshme, detyra e ekipit të ekspertëve është të bëjë zgjedhjen e
modeleve sqaruese. Qëllimi është që të zgjidhet lista relevante e atyre shkaqeve të
dukurive që janë me interes për ne, vëzhgimi i të cilave mund të na ndihmojë t’i
parashohim paraqitjet e këtyre dukurive.
Pastaj ekipi i ekspertëve bën listën e indikatorëve të cilat sjellin
informacione për shkaqet. Rëndomë lista e indikatorëve është bazë e testit së
shpresës, me ç’rast shfrytëzohen të dhënat historike tani më të mbledhura.
2. Në mënyrë sistematike dhe rregullisht mblidhen të dhënat për të gjithë
indikatorët. Këto veprimtari paraqiten gjithashtu edhe si monitoring. Mundësia e
paraqitjes së ngjarjes që na intereson varet nga dinamika e ndryshimeve në vlerat e
indikatorëve të vëzhguar. Pasi rëndomë nuk e dimë që më para, se si janë vlerat
kritikat të indikatorëve (për shembull, si është vlera kritike e nivelit të papunësisë,
që të supozojmë se ajo do të shkaktojë protesta masive sociale), është e nevojshme
të mblidhen informacione në një periudhë më të gjatë kohore si dhe të krahasohen
këto informacione me ngjarjet reale që të vlerësohen kufijtë kritik të indikatorëve.
Zgjedhja e intervalit kohor varet nga natyre e indikatorëve (viti, tremujori, muaji).
Rëndomë kjo lidhet edhe me punën e statistikës kombëtare, që është burim
themelor i informimit tek sistemi i paralajmërimit të parakohshëm, edhe pse jo i
vetëm.
3. Kuptohet se në bazë të informatës së këtillë të marrë për indikatorët
mund të përgatiten indeksa më të gjithanshëm.

Më shpesh, sistemet e sinjalizimit të parakohshëm formohen për vëzhgimin


e proceseve të ndërlikuara, të cilat zhvillohen shumë ngadal, por që përmbajnë
potencial për ndryshimin rrënjësor dhe të shpejtë. Për shembull: rreziku nga
kryengritja, nga konflikti social, nga konflikti etnik, nga destabilizimi politik.

149
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Indikatorët e sinjalizimit të parakohshëm nuk aplikohen për proceset, të cilat


zhvillohen shpejtë dhe zgjasin shkurt, si për shembull, për përcaktimin e nivelit
kritik të tensioneve gjatë krizave.

Detyrë: Ofroni një sistem të indikatorëve për sinjalizim të parakohshëm


në komunë ...

Indikatori Çfarë vëzhgon?

Sistemi i sinjalizimit të parakohshëm në Bullgari

Në Bullgari tani më ekziston një sistem i këtillë, i formuar në kuadër të


projektit të përkrahur nga programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP).
Projekti ka nisur pas vitit 1997 dhe qëllimi i tij është që të “sinjalizojë parakohe”
për mundësitë e krizave të ashpërta politike, siç ishte kriza e fundit të 1996 dhe e
fillimit të 1997.

Sistemi i sinjalizimit të parakohshëm bazohet në ndjekjen e rregullt të 45


indikatorëve kryesor, të futur në grupe në shtatë fusha themelore:
1. Niveli i të ardhurave;
2. Sistemi financiar i vendit;
3. Sistemi i sigurimit social;
4. Siguria e vendit të punës;
5. Stabiliteti politik;
6. Tensionet etnike;
7. Siguria personale;
Modeli teorik supozon se këto indikatorë së bashku e përcaktojnë nivelin e
përgjithshëm të stabilitetit social, ndërsa luhatjet e ashpërsuara (në drejtim negativ)
të indikatorëve e sjell informacioni i grumbullimit të supozimeve për shpërthim të
pakënaqësisë sociale dhe të konfliktit politik.

150
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË

Çdo dy muaj ekip përgatit Raport për sinjalizim të parakohshëm, i cili


përmbanë informatat e indikatorëve dhe konkluzionet e ekspertëve. Raporti u
shpërndahet institucioneve, sindikatave, partive politike, disa organizatave
joqeveritare. Kuptimi i raportit përjashton shpalljen e tij në mjetet e informimit
publik, edhe pse ai parimisht është publik. Kuptimi i tij është se në marrëdhëniet
sociale shpesh qëndrimi i formuluar publikisht për konfliktin që afrohet mund të
veprojë si katalizator (asnjëherë si shkak) për konflikt të tillë. Ja pra pse sistemi i
sinjalizimit të parakohshëm nuk është objekt për mediumet. Ai ka për qëllim t’i
nxisë masat me kohë, të cilat do të pengonin procesin e krijimit të konflikteve të
ashpëra, prej cilit është vështirë të dilet, sepse kërkon kohë dhe shpie në
shpërndarjen e burimeve shoqërore.
Përveç kësaj konkluzat e një sinjalizimi të këtillë të parakohshëm mund të
shfrytëzohen në luftën ndërpartiake dhe kështu të humbim kuptimin e vet të
paralajmërimit. Nga kjo nuk mund të ruhet asnjë sistem i këtillë. Detyra është që të
vëzhgohen proceset shoqërore me qëllim - parashikimin e rreziqeve të
destabilizimit social - politik dhe për “dalje të situatës nga kontrolli”.
Sinjalizimi i parakohshëm mund të kryhet edhe në principin rajonal, me
ç’rast do të merret parasysh konjuktura e përgjithshme. Në ekipe më të vogla mund
të shfrytëzohen numër i madh indikatorësh themelor, të cilat do të ndiqen dhe për të
cilat do të grumbullohet informatë sistematike. Këtu rreziku mund të lidhet me disa
specifika:
* Të mos grumbullohen informacione për indikatorët e rëndësishëm të
pranuar, sepse është vështirë ose sepse informatat nuk janë mbledhur nga të tjerët;
* Të mos mblidhen informacione për indikatorët të cilët konsiderohen si të
papranueshëm nga aspekti nga ana e atij të mbledh informacione (të ashtuquajturin
“indikator të papërshtatshëm);
* Të mos mblidhen informata sistematike të të cilat do të lehet anash
dinamika e indikatorëve.
Në shumë raste mund të marrim vetëm 1-2 indikator të grupit, për të cilët
mund të grumbullohen informata sistematike. Ky monitoring është si diç “matje e
pulsit” të shoqërisë. Ndonjëherë sistemi i sinjalizimit të parakohshëm mund të japë
edhe informacione të papritura për situatën (fatlume ose jo), për kufijtë kritik të
proceseve që zhvillohen në të njejtë kohë.

151
ARGUMENTI POLITIK

Si duket procesi i realizimit të një qëndrimi politik në zgjidhje dhe veprim


nuk përfundon me shfrytëzimin e metodave të ndryshme për prodhimin e
informatave dhe transformimit të tyre në argumente analitik. Më shpesh hapi vijues
është ekzistenca e këtij qëndrimi dhe angazhimi i tij - me fjalë të tjera, argumentimi
dhe debati me qëllim të vlerësimit kritik dhe komunikimit të qëndrimit tonë
personal.
Çdo kush nga ne rregullisht ballafaqohet - gjatë bisedave, diskutimeve,
kontesteve, bisedimeve - me nocionin “argument”;
“Argumentet e mia janë ...”
“Si kundër argument e paraqesë ... “
“Mund t’i bashkangjitem argumenteve të ...”

Me siguri edhe ju shpeshherë e përdorni nocinonin “argument”. Nga cili


aspekt e bëni këtë?
Detyra: Përcaktoni se ç’kuptoni me “argument”.

Përvoja tregon se me “argument” lidhen shumë kuptime:

Pikpamje Mendim i skjaruar Mendim logjik


Mendim themelor Dëshmia Fakti i dëshmuar
Ideja përfundimtare Bindja E vërteta
Rregullshmëria Pohimi i gjithvlefshëm Konkluzioni

Ç’është atëherë në fakt argumenti?

Në këtë moment nuk do të synojmë të japim përkufizim shkencor. Duhet të


shqyrtojmë disa karakteristika të argumenteve.

152
ARGUMENTI POLITIK

Ndikimi i argumentit

Padyshim se në politik argumenti duhet të ndikojë ndaj të tjerëve - dhe atë,


sa më bindës, shpejtë dhe me sukses. Argumenti pa rezultat mund të ketë
domethënie për hulumtuesin, por për politikanin ai është kurgjë.

Si ndikojnë te ju shembujt me argumentet e shënuara më poshtë?


Shembulli 1 Shembulli 2
Politikani “A” Politikani “B”
Bullgaria është vend orthodoks, pasi Demokristianët posaçërisht janë të
patitë demokristiane janë të fuqishme fuqishëm në Evropë, sepse në raportin
në vendet katolike dhe orthodokse nuk financiar dhe politik i përkrahin partitë e
duhet synojmë të formojmë demokraci ngjajshme, në Bullgari duhet të formohet
krishtere te ne partia demo-kristiane.

Detyrë: Përcaktoni se ç‘u pëlqen në argumentet e theksuar dhe çka jo?

Shembulli 1 Shembulli 2

Ndikimi i argumenteve tek ju është vendimtar për bindshmërinë e tyre,


sepse me argumente përcaktohemi për “pro” ose “kundër” një veprimi të caktuar, i
cili do të ndodh në të ardhmen - siç është rasti për të vendosur rreth formimit ose jo
të partisë demokristiane në Bullgari.
Edhe pse e dimë, se çfarë do të ndodh nesër, vendimet për të ardhmen
duhet të merren sot.
Praktika tregon se më bindës janë ato argumente, të cilat përveç “dëshmive
të fuqishme”, përmbajnë edhe “pikëpamje përkatëse”. Ato duhet tu përgjigjen si
mendimit tuaj të deri atëhershëm ashtu edhe personalitetit që i mbron.

Ose:

Për mua argumente më bindëse janë ato, të cilat së pari, e përkrahin


mendimin tim, dhe së dyti, prezentimi i tyre do të më shtojë besimin

Nga kjo rrjedh se a do të ketë qëndrim negativ tek njerëzit të cilët janë të
interesuar për temën.

153
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Krijimi i argumentit

Ti kthehemi shembullit të paraqitur dhe t’i shqyrtojmë edhe njëherë


argumentet nën pikat 1 dhe 2 duke zbuluar edhe elemente të veçanta tek to.

Detyra: Ndiqni, se si ata të dy, duke u nisur nga qëndrimi i tyre


personal bëjnë konkluzionin e vet.

1. 2.
Qëndrimi fillestar Qëndrimi
fillestar
--------------------- ----------------------

Konkluzioni Konkluzioni
Detyra: Përshkruani se si janë antagonizmat në përmbajtjen gjatë
sjelljes së njëri tjetrit?

1 ndaj 2: ------------------------------

2 ndaj 1: ------------------------------
Në këtë mënyrë tani më jeni gatshëm për pyetjen se si të ndërtoni
argumentin tuaj personal dhe si mund të reagoni me kundër argumente.

Fakte, shkaqe, kërkesa

Pyetje: Cilat nga pohimet e mëposhtme sipas jush janë argumente?


“Millosheviqi bën pastrim etnik në Kosovë, prandaj NATO-ja duhet ta
bombardojë Jugosllavinë”.
Qeveria duhet të investojë për përfundimin e CEA “Belenje” sepse prodhimtaria e
energjisë bërthamore është rruga e vetme për sigurimin e zhvillimit ekonomik të
Bullgarisë.

“Në Bullgari ekzistojnë shumë të varfër. Qeveria duhet të krijojë programe


sociale për ndihmuar ata, sepse Bullgaria sipas kushtetutës është shtet social”.

154
ARGUMENTI POLITIK

Pyetje: Ku e dini se janë argumente?

Tani më shqyrtuam njërën nga mundësitë. Kërkesat mund të vlerësohen nga


aspekti i bindjes së tyre - sa më të dukshme të jenë për mua, aq më të shpejta bëhen
argumente. Në këtë rast cilësia e argumentit vlerësohet sipas forcës bindëse, ashtu
që ai të pranohet nga dëgjuesit. Por kjo, në fakt nuk mjafton. Ekzistojnë kritere, me
ndihmën e të cilave mund të provohet se a është argument një deklaratë e dhënë ose
jo.
Për argumentin nevojiten tre pjesë përbërëse:
1. Kërkesa - “pro” ose “kundër”, asaj që argumentohet.

Ky është konkluzion e argumentit politik dhe rëndom është objekt


mospajtimesh apo konflikti. Kjo është pasojë logjike e informatës së caktuar dhe
mund të theksohet me fjalët “nga kjo del se” “prandaj”. (“Millosheviqi bën pastrim
etnik në Kosovë, prandaj NATO-ja duhet ta bombardojë Jugosllavinë”).

2. Informata - faktet, të cilat përshkruajnë një gjendje të caktuar (si është


në moment).
Kjo është pikë themelore për çdo varg të argumenteve. Ajo mund të
shprehet në forma të ndryshme. Për shembull:
Përshkrimi statistikor “Rezultatet e shfrytëzimit të energjisë elektrike
tregojnë se ajo është më e lirë në krahasim me burimet tjera të energjisë”.
Konkluzioni i ekspertëve (“mendimi i shumicës së ekspertëve është se
energjia bërthamore është më praktike dhe më efektive)”.
Vlerë ose nevojë (“kemi nevojë për më shumë centrale bërthamore që të
sigurojmë zhvillim ekonomik”).

Arsyetimi
- Parimi i pranuar përgjithësisht nga i cili nisemi (që duhet të vlejë).
- Element në argumentin politik, i cili lejon të aplikohet nga informata në
kërkesë politike.
Roli themelor është që ta shpiejë informatën relevante politike në kërkesë
politike, që është objekt mospajtimesh dhe konflikti, dhe në lidhje me këtë të
paraqesë shkaqet për përkrahjen e kërkesës.

Shembull: “Millosheviqi bën pastrim etnik në Kosovë, prandaj NATO-ja


duhet ta bombardojë Jugosllavinë”.

155
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Nuk ekziston bazë për zgjidhje, ndërsa në fakt (të paktën për NATO-n),
politika e jashtme duhet të bazohet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vendet
tjera.
Që të jenë më bindës argumentet tuaj nuk është e rëndësishme që vetëm t’i
përmbajnë këto tre elemente. Duhet të emëroni fakte dhe shkaqe të tilla që janë
adekuate, ndërsa gjithashtu, faktet dhe shkaqet të shpiejnë te kërkesa. Vetëm
atëherë kur janë të pranishme shkaqet përkatëse, faktet përkatëse dhe kërkesa e tyre
përkatëse është i pranishëm edhe argumenti i plotë dhe përfundimtarë.

Fakti E
Shkaku DUHET
Në çka bazohet Pse jëni
TË JETË “kundër”?
Vlerësimi juaj?
“pro” ose

Kërkesë
Pse jani “pro” ose
“kundër”?

Nga ky aspekt dy shembujt e parë nuk janë argumente, sepse mungojnë


elementet e nevojshme.
Argumenti që përmbanë shkakun, faktet dhe kërkesën mund të duket si në
këtë shembull të tretë.
Shkaku Bullgaria sipas Kushtetutës është shtet social
Fakti Në bullgari ka shumë të varfër
Kërkesë Qeveria duhet të krijojë program social për të ndihmuar të varfërit

Përveç kësaj rjedha e mendimit të ky shembull është e kuptueshme për të


gjithë.

Një argument duhet t’u përgjigjet këtyre dy kërkesave - të jetë si i


kuptueshëm, ashtu edhe plotësisht i ndërtuar në raport struktural.
* Duhet të shprehet qartë një mendim, në fakt, duhet të formulohet ashtu që
ta kuptojnë të tjerët;
* Duhet të përfshihen të trija pjesët - kërkesa, faktet, shkaku.

156
ARGUMENTI POLITIK

Fakti se argumenti i juaj është i plotë dhe i kuptueshëm, ende nuk do të


thotë se të gjithë pajtohen me mendimin tuaj. Por, në këtë mënyrë ju keni bërë
hapin e parë për t’i bindur.

“Pro” dhe “kundër”

Deri tani e shqyrtuam argumentin e caktuar, të izoluar. Në fakt, tani duhet


të gjejmë kundër argumente të argumenteve. Në praktikën politike kjo qasje
shfrytëzohet rregullisht me qëllim që të reagoni me kërkesë me të cilën nuk
pajtoheni.
Në shembullin e ardhshëm argumentohet në dobi të votimit për besimin
ndaj Qeverisë. Përpiquni t’i kundërveheni kësaj me kundër argument përkatës.

Deputeti X:
“Hulumtimet e mendimit publik tregojnë se besimi ndaj Qeverisë ka rënë
nën pikën kritike. Hulumtuesit çdo herë janë të saktë në vlerësimin e vet, prandaj
Qeveria duhet të kërkojë votbesim në Parlament”.

Për këtë qëllim më mirë është të studijohen argumentet e shembullit të dhënë.

Detyra: Shqyrtoni në radhë të parë argumentet nga aspekti i pyetjes çfarë


kërkesa, fakte dhe shkaqesh propozojnë ata. Pastaj, kundërvihuni këtyre fakteve dhe
shkaqeve: formuloni kundër argumentin tuaj personal me ndihmën e këtyre kundër
fakteve dhe shkaqeve.

Ashtu si ju edhe Y ka përpunuar kundër argumente:

“Në sistemin demokratik politik mendimi publik vërtetohet në zgjedhje.


Pasi në zgjedhjet e fundit partia në pushtet mori besimin e pjesës më të madhe të
qytetarëve bullgar, nuk ka kurrfarë lloj arsye të kërkohet votbesim për Qeverinë”.

Por, megjithatë, mbase keni me çka t’i kundërveheni kësaj deklarate.

157
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Detyra: kërkoni ashtu si më parë elementet e argumentit dhe sërish kundër


faktet dhe kundër arsyet e mundshme.

Me këto elemente tani më mund të formuloni kundër argumentin ndaj X.

Ju me vëmendje i hulumtoni argumentet e të dyve. Nëse ato dallohen, ku


ekziston mundësia e harmonizimit ndërmjet të dyve? Ku dallimet janë të
pakalueshme?
Që tu përgjigjeni këtyre pyetjeve, në radhë të parë duhet t’i krahasoni
kërkesat, faktet dhe arsyet përkatëse.

Detyra: Krahasoni kërkesat faktet dhe arsyet përkatëse dhe tregoni se me


të cilat fakte dhe arsye ato mund të harmonizohen e me cilat jo.

Fakte Shkaqe
Të kuptuarit është i
pamundshëm
Të kuptuarit është i mundshëm

Me ndarjen e këtillë të fakteve dhe arsyeve të të dyja palëve ju keni bërë


hap të rëndësishëm që t’i qaseni në mënyrë të ndryshme argumenteve. Në këtë
mënyrë keni krijuar bazën se jeni në gjendje me vetëdije të orjentoni atmosferën e
diskutimit.

Ankesa
Çka do të thotë, në fakt të keni mendim tjetër? Kjo do të thotë se ju e hidhni
poshtë kërkesën. Çka nënkupton kjo nga ana e saj?
Si një argument i plotë kërkesa përkrahet nga faktet dhe arsyet përkatëse.
Kjo do të thotë se gjithnjë kur hidhni një argument të dhënë, ju në fakt, i hidhni
faktet ose argumentet.

Nëse nuk pajtohemi me faktet ose arsyet, kjo mund të ketë dy shkaqe:
* Ju mund t’i hidhni poshtë faktet ose arsyet, sepse dispononi fakte ose
arsye të tjera;
* Ose kur dispononi fakte ose arsye më të mira ose të tepërta, të cilat mund
t’i zgjerojnë faktet dhe arsyet e kundërshtarit.

158
ARGUMENTI POLITIK

Nga ajo se a do t’i hidhni poshtë ose do t’i zgjeroni argumentet e partnerit
që diskuton, varet shumë atmosfera e diskutimit.
Nëse keni fakte dhe arsye të kundërta, ju e atakoni argumentin e
kundërshtarit tuaj. Në të kundërtën, nëse e zgjëroni argumentin e tij me fakte dhe
arsye më të mira ose plotësuese, ju e bëni zgjerimin e argumentit të kundërt. Në
rastin e parë rezultati është konfrontim, në të dytin - bashkëpunim në të ardhmen e
afërt.

Argumenti i kundërshtarit Hidhet poshtë Përpunohet


c Kundërfakte kundërshkaqe Më të mira/fakte
ose shkaqe
plotësuese
lë përshtypjen për Sulm Lidhje
dhe shpie më shpejt te Konfrontimi Bashkëpunimi
e bënë kundërshtarin Agresiv qëlimmirë

Nëse dëshironi të kontrolli dhe orjentoni atmosferën e diskutimit kuptohet


se duhet të dispononi shumë mundësi për reagim ndaj kundërshtarit tuaj. Në këtë
aspekt ekzistojnë katër mundësi parimore:
* t’i hidhni poshtë faktet, t’i hidhni poshtë arsyet, t’i zgjeroni faktet, t’i
zgjeroni arsyet.

Fakte Shkaqe
Hedh poshtë
Zgjerohet

Zbatimi i këtyre mundësive do të ilustrohet për shembull, me kontestin e


ndërtimit të elektro-centralit bërthamor “Belenje”. Të ndjekim një debat të
ngjashme ku shkëmbehen argumente të tërësishëm:
A:
Disa qeveri bullgare kanë marrë vendime për përfundimin e ndërtimit të
ECB “Belenje” dhe nëse një gjë e tillë nuk realizohet do të pësojë shumë autoriteti i
institucioneve shtetërore.
B:

159
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

Për përfundimin e ECB janë të nevojshme disa miliardë dollarë, të cilat


nuk i kemi. Që të çojmë politikë të stabilitetit financiar duhet të heqim dorë nga ky
qëllim.
A:
Pavarësisht se sa do të na kushtojë tani, këto mjete do të ripërtërihen
shpejtë dhe do të nisin të sjellin përfitim dhe prandaj, nëse politika jonë është
afatgjate, duhet të vazhdojmë me ndërtimin e ECB “Belenje”.

B:
Energjia bërthamore është e rrezikshme dhe mund të ndikojë keq te
shëndeti i qytetarëve bullgare, prandaj duhet të hidhet poshtë ideja për përfundimin
e centralit atomik në Belenje.

Duke marrë parasysh këto katër mundësi, do të mund të reagonim në këto


mënyra që vijojnë:
1.
Fakte Shkaqe
A Pohon Përfundimi është bërë Autoriteti i institucioneve
B mohon Ka edhe zgjidhje tjera Me rëndësi janë vetëm
aspektet ekonomike
C zgjeron Bashkësia ndërkombtare gjiashtu është Me rëndësi janë vetëm
kundër aspektet ekonomike
2.
Faktet Shkaqet
B pohon Shpenzime të mëdha a mjete s’kemi Politika e stabilitetit
financiar
A mohon Shpenzimet do të jenë dukshëm të vogla Shfrutëzimi i të dhënave
të objektive
A zgjeron Investicionet shpejtë do të paguhen Afat të gjatë në politikë
3.
Fakte Shkaqe
A pohon Kryerja pagohet Aspektet ekonomike
B mohon Shpenzimet asnjëherë nuk do të Shteti duhet të kursejë
paguhen
B zgjeron E pranueshme është për vendin Përvojë në energjinë
bërthamore

160
ARGUMENTI POLITIK

4.
Fakte Shkaqe
B pohon Energjia bërthamore është e Shëndeti i popullsisë
rrezikshme
A mohon Kjo nuk është vërtetuar, ndërsa efekti Me rëndësi është
është i pakontestueshëm efektiviteti
A zgjeron Eksistojnë burime tjera të mjaftueshme Lidhja e efektivitetit me
energjie sigurinë

Të gjitha këto lloje na tregojnë qartë se si mund të orjentohet diskutimi. Për


shembull, çdo hedhje poshtë nuk i jep mundësi kundërshtarit që të shprehet
ndryshëm përveçse të mbrohet rreptë. Zgjerimi ka efekt tjetër - ai i zbulon
mundësitë për të vazhduar diskutimi dhe për të gjetur zgjidhjen e pranueshme
reciproke.

Të dëgjuarit aktiv
Kur nuk flisni, por vetëm dëgjoni nuk do të thotë se jeni pasiv. Përkundrazi
që t’i kuptoni fjalët e kundërshtarit tuaj, ju jo vetëm duhet t’i dëgjoni, por t’i ndiqni
ato dhe t’i kuptoni.
Kur i përgjigjeni argumentit nuk duhet të fillon drejtpërdrejtë (siç ndodh
kjo shpesh), por më mirë është të nisni duke përsëritur atë që ai e ka thënë.
Mendimin tuaj duhet ta theksoni pasi do të përsërisni me sukses qëndrimin
e tjetrit.
Nëse e bëni këtë, do të vëreni sa vijon:
* Çdo njëri është i detyruar të shfrytëzojë fjali të shkurtëra “që përsëriten”
* Koha e fjalimit duhet të jetë e shkurtë
* Duhet të prezentohet informata shumë e shkurtër
* Ajo që thuhet duhet të kuptohet nga të tjerët
* Gjatë përsëritjes zbulohen sulmet dhe akuzat e pa baza
* Oratori dhe dëgjuesi të koncentrohen te përmbajtja
* Atmosfera të jetë e përshtatshme
* Asnjëri të mos e ndërpres tjetrin
* Nëpërmjet përsëritjes fitohet kohë për përgjegjen vetiake
* Çdo një mund të bëjë kontrollin se a kuptohet ajo që është thënë
* Përsëritja bën të mundshme eliminimin e agresivitetit
* Derisa tjetri përsërit, mundem edhe njëherë t’i paramendoj gjërat

161
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

* Tjetri i palës kundërshtare i formulon mendimet e mia më mirë, më me


elegancë, më të qarta
* Çdo një e përsërit atë qe e ka thënë tjetri dhe në këtë mënyrë njihet më
mirë me të
* I dëgjoj mendimet e mia nga tjetër njeri dhe kjo më bën të ndjehem më
mirë.

NJËZET E NJË MËNYRA PËR T’U “BALLAFAQUAR” ME


ARGUMENTET E KUNDËRSHTARIT

1. Kundërshtimi i fakteve
Gjatë një diskutimi faktet nuk mund të dëshmohet tërësisht dhe as të
kundërshohen tërësisht. Prandaj, ky mjet është njëkohësisht edhe i fuqishëm edhe i
dobët!
2. Kundërshtimi i shkaqeve
Shkaqet dhe pasojat shpeshherë nuk mund të dallohen lehtë. Mund, për
shembull të kundërshtoni se një proces në fakt është shkaktuar nga një tjetër ose do
të shkaktojë pasoja të tjera.
3. Ndarja dhe veçimi
Një ide e caktuar mund të veçohet në shumë pjesë dhe të plotësohet duke
folur.
4. Krahasimi
Nënvizohen disa raste paralele të cilat e përkrahin idenë tonë, si dhe rastet e
ngjashme që dëshmojnë kundër mendimit të kundërshtarit.
5. Vënien në dukje e sjelljes së kundërshtarit
Ngjashëm si krahasimi si dhe mënyrën e më poshtme.
6. Demant ad absurdo
Vehet në dukje se kundërshtarit nuk i përmbahet rregullave të veta
personale, ndërsa përpiqet që ato të na i imponojë; ndonjëherë theksohet edhe
argumentet që kuptohen vetvetiu. (shembull: “njeriu duhet të ruhet nga korenti,
ashtu që do ta ndërpres tërësisht qarkullimin e ajrit”).
7. Argumentet të cilat shpiejnë tek më e madhja ose më e vogla
Vehen në dukje shembujt më të mëdhenjë (më të vegjël) dhe “dëshmohet se
me këtë qëllim mund të arrihet edhe më pak (ose më shumë)”.
8. Ajo që vlen për të gjithë
“Nëse të gjithë sillen ashtu!” ose në të kundërtën: “Kjo që e dua nuk ka
pasoja të përbashkëta, por është përjashtim”.

162
ARGUMENTI POLITIK

9. Ndikime në vazhdime (rezymeja)


Ngjashëm si me tetën “nëse kjo vazhdon kështu!” - “deri tani kemi bërë
disa herë lëshime, prandaj ka ardhur fundi”.
10. Shtrembërimi i argumenteve të kundërshtarit
Krijohet figurë artificiale, e cila atëherë me sukses do të “mposhtet”.
11. Dy anë
Nënvizohet se çdo gjë ka mangësi, por edhe përparësi të vlefshme, të cilat
janë në numër më të madh.
12. Si njërën, ashtu edhe tjetrën
Ngjashëm me 11. Qëllimet dhe harmonizimet e kundërthënieve.
13. Kontest rreth anës së sigurtë
Sillen elemente të reja të sigurisë dhe të mundësive. Mund të jetë mjet për
sqarimin e problemit, por edhe për mbulimin e tij.
14. Ikja te e përbashkëta
Shembull: nxënësi ia tregon babës së tij librezën shkollore, plot me nota të
dobëta, me fjalët: “baba ke të drejtë kur gjithnjë thotë se kryesorja është shëndeti”.
15. Ikja te specifikat
(Nga rastet plotësisht private bëhen konkluza të përgjithshme dhe si hap i
ardhshëm i kthehesh rastit me dëshmi, i cili paraqitet si i rrezikshëm: konkluzat e
përgjithsuara shpesh herë janë aq të dukshme, sa edhe të gabuara. Për shembull: i
gjeni disa politikanë të korruptuar dhe konkludon: politika e dëmton karakterin.
Ana e sigurtë se karakteret e këqija mund ta prishin politikën, nuk merren parasysh.
Njëri nga mjetet më të këqija dhe më të rrezikshme).
16. Dënimi me përalla të përgjithshme
Rasti i posaçëm i përgjithësimeve: argumentet e kundërshtarit tregojnë se
sa e ka mendimin të vjetëruar, se çfarë politike të ndyrë ndjek etj.
17. Citimi i autoriteteve
(Gjithnjë do të gjendet njëfarë autoriteti botëror, i cili më tani ka thënë
diçka të ngjashme me temën dhe kështu na çliron nga kërkimi i dëshmive).

18. Kundërshtimi i çështjes


(Shprehim dyshim, se a është shtruar çështja në përgjithësi drejt, a është
legjitime, a lidhet me problemin, a është konstruktive).
19. Taktika e zbulimit të origjinës së argumentit të kundërshtarit

163
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE

(Dëshmojmë se me këtë kundërshtari nuk thotë asgjë të re, por se disa


urtësi i ka marrë nga ndonjë ose diku. Me këtë vetëm i mbulon interesat e veta
personale ose interesat e atij nga i cili i ka marrë).
20. Taktika kur i jepet e drejta kundërshtarit
(Lënia e kundërshtarit me “duart bosh”, me ç’rast i japim të drejtë që ai
edhe mëtutje ta shpreh me pasion problemin e vet. Shpesh sjell mangësi taktike -
duhet të jeni të përgatitur për kundërsulm të papritur).
21. Taktika e habisë
(Ta habisish kundërshtarin me ndërrimin e shpeshtë të temave dhe
dëshmive dhe ta shpiesh të heqi dorë nga qëllimi i tij. Nuk rekomandohet).

Siç mundët të bindeni, shumë prej këtyre “shkathtësive” nuk janë të


rekomandueshme. Gjithnjë në fakt, me përparësi është që t’i dini, se mund të ndodh
që kundërshtari i juaj t’ju sulmojë nëpërmjet ndonjërës prej këtyre mënyrave. Kjo
do të thotë se do tu ndihmojë t’i dalloni përgjithësimet legjitime nga ato jo
legjitime. Të kërkoni qëndrueshmërinë e vendimit tuaj personal, por edhe t’i dalloni
argumentet nga pseudo-argumentet.

164
Kreu i tretë

KOMUNIKIMI POLITIK

Komunikimi politik është i vjetër sa edhe vetë politika. Në fillim me këtë


termin kuptohej të mësuarit e komunikimit ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve.
Më vonë shkëmbimi i diskutimeve ndërmjet politikanëve në pushtet dhe atyre të
opozitës, më së shumti gjatë fushatës paraelektorale. Fusha hulumtuese zgjerohet
dhe përfshihet roli i mediumeve për formimin e mendimit politik, pastaj – ndikimi i
sondazheve sociologjike në jetën politike dhe sjelljen politike të njerëzve. Sot
komunikimi politik përfshinë të mësuarit e rolit të komunikimit në jetën politike në
kuptim më të gjërë, që i përfshinë si mediumet dhe sondazhat e mendimit publik,
ashtu edhe marketingun dhe reklamën politike. Ky përcaktim i përbashkët është
përqëndruar në faktin e numrit gjithnjë e më të madh të aktorëve politik.
Komunikimi politik është çdo lloj komunikimi që ka si objekt politikën. Ky
përcaktim i shkurtër ka përparësi sepse i përfshinë dy karakteristikat më esenciale të
politikës bashkëkohore: zgjerimi i sferës politike me ritjen e numrit të problemeve
dhe të aktorëve, të ngërthyer në fushën politike, dhe ritjen e rolit të komunikimit.
Komunikimi politik jo vetëm që i shkatërron antagonizmat në politikë nëpërmjet
debatit dhe nëpërmjet arritjes së koncenzusit, por në fakt i jep saktësi antagonizmit
politik të demokracisë bashkohore, e cila shprehet NË dhe NËPËRMJET
komunikimit (dhe jo nëpërmjet, për shembull, revolucioneve). Sepse problemi më
serioz sot është jo vetëm që të përkrahet modeli demokratik, por ai të adaptohet
ndaj një shoqërie, rrënjësisht i ndryshueshëm nga shoqëria ku është formuar modeli.
Komunikimi politik është fushë përleshjesh të diskutimeve, të cilat kanë si
objekt politikën dhe qëllimi i të cilave është pushteti i interpretimit politik të
realitetit. Ideja themelore është se sot politika po e merr karakterin e vet publik
nëpërmjet mediumeve, domethënë politika “bëhet reale” jo nëpërmjet përvojës
personale të njerëzve, por nëpërmjet pamjes së saj mediale.

165
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Çka duhet të mbajmë mend?


1. Komunikimi objektiv në mediume është jo objektiv.

M E

E1
M2 S

S1
Ngjarja (E) pranohet nga njeriu (M). Ngjarja tani më e kapur (E1) është
prodhim i aktivitetit të pranueshëm dhe njëkohësisht me këtë – prodhim i
mediumeve i transformuar në faktorë specifik selektiv dhe kontekstual. Ato
formojnë dallime ndërmjet E dhe E1.
Boshti vertikal tregon rrëfimin e ngjarjes. Pas kësaj duket se ajo është
prodhim i pjesshëm i vetëdijës (teksti i shkruar, fjalim, fotografi, film i krijuar nga
autorë) dhe pjesërisht është prodhim i konvencave specifike për përdorimin e këtyre
sistemeve, domethënë, varet, për shembull, nga zhvillimi historik i mediumeve.
Këto elemente formale (S) kombinohen me elementet reale të ngjarjes (E).
Horizontalja tjetër tregon se si tani më SE e formuar kapet nga njeriu i dytë
(M2-anëtar i auditoriumit të një mediumi të caktuar) domethënë tregon se si ngjarja
SE lexohet, shihet, dëgjohet nga M2. Edhe këtu gjithashtu ekziston transformim
kështu arrihet dallimi ndërmjet SE dhe SE1.
Kjo shemë e Xhorxh Gërgnarit tregon se sa është e pamundur arritja e
neutralitetit dhe objektivitetit në mediume dhe në mesazhe, të prezentuara nga to.

2. Komunikimi masiv shtron një varg problemesh gjatë shfrytëzimit të tij


për qëllime politike, të cilat rjedhin nga specifikat e tij të veta.
Komunikimi reflektues rëndomë konsiderohet si mjaft i rëndësishëm. Në
fakt, pasi nga ai nuk mund të merret informatë e vërtetë për cilësinë e kapjes së asaj
që kumtohet, ai bëhet i rëndësishëm për politikanët vetëm duke marrë parasysh
krijimin e bindjes politike te auditoriumi për të mundur që të ndikojë në vendimet
dhe sjelljet politike.
Gjatë komunikimit publik kapen tone të ndryshme nga karakteri i vet:
teknike, semantike, nga mjedisi. Ato mund të ndikojnë ndaj asaj që kapet edhe
gjatë interpretimit të kumtimit.

166
3. Efektet kryesore të funksionimit të mediumeve, të cilat ndikojnë ndaj
konstruimit të vet komunikimit politik janë:
• mediumet formojnë rendin e ditës (manipulimi mund të zhvillohet në
dy drejtime: duke i zgjedhur ngjarjet dhe nëpërmjet hierarkisë së tyre
sipas rëndësisë);
• mediumet e rrisin mendimin tani më të formuar:
- memoria selektive (mozaike, e lidhur me problemet e selektimit në nivel
të kapjes, kuptimit dhe mbajtjes mend të kumtesave)
- kuadri (klima) e komunikimit – këtu bëhet fjalë për kushtet e
përgjithshme në të cilat kapet komunikimi dhe të cilat drejtpërdrejtë shprehen në
mënyrën e kapjes dhe mbajtjes mend të komunikatave. Rol themelor luajnë grupet
referente, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sjelljen dhe formimin e mendimit
të personalitetit të caktuar.
• mediumet formojnë mendime, kur bëhet fjalë për ndonjë risi dhe kur
bëhet fjalë për t’i u përmbajtur trendeve dhe mendimeve ekzistuese.
• mediumet sigurojnë personifikimin e çdo veprimtarie, domethënë
nëpërmjet tyre ndërtohen imixhe .. personale, kooperuese ose të ideve.

167
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT

Një strategji jo në mënyrë të domosdoshme shprehet nëpërmjet fushatës së


suksesshme, por ajo gjithnjë ndihmon. Strategjia është e nevojshme, por jo kusht i
mjaftueshëm për cilësinë e krijimit. Strategjia e mirë e komunikimi nuk e garanton,
por u mundëson kushte më të volitshme.

Përse shërben strategjia e komunikimit?


1. Ajo është mjet, që ndihmon për koherencën, koncenzusin dhe
kontinuitetin: * Strategjia në komunikim i lidh qëndrimet e komunikuesit me
strategjinë e marketingut. Reklama është në shërbim të marketingut dhe gjithnjë
duhet të jetë në vendin e vet, domethënë të ndjek strategjinë e marketingut.
* Strategjia e komunikimit është rezultat i mendimit të përbashkët,
kolektiv. Ajo duhet të arrijë koncenzus, që të mund të niset nëpër një rrugë të
caktuar dhe nuk mund të ndryshojë çdo ditë në pajtim me disponimin e disa
njerëzve.
* Strategjia e komunikimit është instrument për homogjenizimin ndërmjet
të gjithë atyre që janë brenda dhe jashtë një organizate – ndikon për zgjidhjen e
detyrave të ndryshme nga të cilat lind një fushatë. Çdo njëri, pavarësisht se për çka
është ekspert ka ide ç’duhet të bëjë, dhe në këtë mënyrë e orjenton punën e të
gjithëve në një drejtim.
* Ajo është instrument për kontroll, sepse rezultatet nuk mund të
vlerësohen, nësemë parë nuk janë formuluar në tërësi.

2. Ajo është mjet për krijimin e kulturës politike. Formulimi i mirë i


situatës i problemeve të komunikimit i boshteve themelore të ndjekjes – ajo
ndihmonë idetë, ndonjëherë të formuluara në mënyrë intuinitive , të mos sillen ad-
hok. Përgatitja e strategjisë së komunikimit është punë e tërë ekipit dhe kjo është
shenjë e pjekurisë së organizatës politike.
Të pajtoheni me një strategji të komunikimit do të thotë të impononi
dialogun për çështjet fundamentale.

3.Strategjia e komunikimit është edhe ana formale e jashtme e paraqitjes së


problemeve dhe të mënyrës se si do t’i zgjidhin. Prezentimi i natyrshëm sistematik i

168
STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT

qëllimeve dhe i mjeteve si tërësi është më bindës se sa paraqitja jo e organizuar e


bindjeve dhe e intuitave. Nga kjo del se një strategji mund ta “rrëxojë” një fushatë.

Kush duhet të vendos se si të jetë strategjia e komunikimit?


Në vend të parë qëndron përgjegjësia e komunikuesit, por organizata nuk
mund të përjashtohet. Ato jo vetëm që janë koautor, por njëkohësisht janë
përgjegjës për të.

Elementet
Strategjia e komunikimit është përmbledhje e zgjidhjeve themelore dhe
reciprokisht të varura në lidhje me qëllimet që duhet të arrihen dhe e mjeteve
themelore, që duhet të realizohen. Kjo do të thotë tu përgjigjesh dy pyetjeve
themelore:
1. Ç’duam të arrijmë?
• Cilat janë qëllimet?
• Cilat janë grupet e dedikimit?

2. Si duam që t’i arrijmë?


• Me çfarë mjete?
- Si është strategjia e krijimit?
- Si është strategjia e mediumeve?
- Sa është buxheti?
• Si është planifikimi i kohës?
Problem kryesor është radhitja e këtyre përgjegjeve që i përbëjnë
strategjinë. Mund të formulojmë pesë faza themelore:
Nisemi nga strategjia e marketingut, që do të thotë:
- Qëllimet e marketingut;
- Grupet e dedikimit;
- Qëndrimet;
- Plani i aktiviteteve:
a) Zgjedhja e elementit “shtytës”;
b) Formulimi i marketing-mix

2.Bëjmë analizë – diagnozën e situatës të komunikuesit dhe të tregut ku veprojmë.

3.Përpunojmë strategjinë e komunikimit.


4.E aktivizojmë sipas planit fushatën.
5.I kontrollojmë rezultatet dhe i modifikojmë zgjidhjet në rast nevoje.

169
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Analiza diagnostike e situatës së komunikuesit.

Rrjeti i analizës:
1. Shoqëria
• Formulimi: kur? Në ç’formë? Në ç’farë situate? Në ç’shkallë
lidhshmërie?
• Historia e saj: ngjarjet kryesore, zhvillimi nëpër vite (vëllimi i
përbashkët, marrëveshja, aktiviteti, konkurenca)
• Qëllimi i shoqërisë: përcaktimet, interesat, motivet për formimin e
qëndrimit.
• Organizimi dhe funksionimi: institucionalizimi, strukturat, si përzihen
në zgjedhje.
• Senzibiliteti i shoqërisë ndaj ndryshimeve në: ekonomi, gjendjen
politike, problemet sociale, mendimin publik, problemet
ndërkombëtare etj.
• Qëllimet e përbashkëta: a ekzistojnë, a janë të shprehura, si janë
interesat afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata (në lidhje me vëllimin,
marrëveshjet, aktivitetet, konkurencat).

2. Organizimi politik
• Përshkrimi i hollësishëm
• Forcat e veprimit politik: efektiviteti i veprimeve, sporadike ose jo, prej
kujt janë organizuar apo drejtohen, si zhvillohen, cilat janë metodat
• Reklama: kush e drejton, sa është efikasiteti i saj, cilat janë detyrat
e saj, cila është ideja prej çka mvaret
• A punon me këshilltarë të jashtëm.

3. Kandidatët (ose platforma)

4. Konkurenca
• Konkurentët themelor politik: struktura, admirimi, karakteristikat
themelore (prani elektorale, idetë, idetë e suksesshme, prania rajonale,
mundësitë financiare, mendimi i elektoratit për to)
• Idetë themelore: nomenklatura dhe hierarkia sipas rëndësisë,
“markave” nacionale – rajonale, mbajtja e llogarisë.

170
STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT

• Me çka idetë tona dallohen nga të tyret: cilësia, aspekti, reputacioni e të


tjera, cila është përparësia reale specifike, çka mund t’i tërhjek
zgjedhësit.
• Nëse nuk ekziston dallimi i tillë, si t’i ndryshoni gjërat, që të ndodhë
ashtu që: kur, si, në bashkëpunim me cilin
• Reklama e konkurentëve: buxheti, temat dhe argumentet dhe vlera e
tyre, të shpërndara në mediume, kush e realizon.
• Kush është konkurenti i ardhshëm: dhe më së tepërmi në çfarë baze
mund të na pengojë
• A ekziston dhe cila është konkurenca indirekte.

5. “Tregu”
• Vëllimi perspektivat e zhvillimit
• Struktura
• Me çfarë instrumentash e analizojmë

6. Përhapja
• Gjeografike: A është vetëm nacionale, nëse është rajonale, atëherë në
cilat rajone, a duhet t’i përfshijë rajonet tjerë, cilët dhe kur.
• Si arrihet në terren: datat, përhapësit

7. Kanalet
• Cilat janë kanalet komunikuese, si është proporcioni që do ta realizojë
çdo kanal, si do të zhvillohet ky realizim i proporcionit, sipas çfarë
parimesh i zgjedhim kanalet dhe sistemin e ndarjes, a munden edhe
kanalet e tjera, a jeni përpjekur nëpërmjet tyre, me çfarë rezultatesh,
politika e konkurentëve themelorë në këtë fushë.
• Gjatësia mesatare e ciklit të përhapjes
• Sjellja e elektoratit ndaj prodhimit: cilësia, kapja, paraqitja, nevoja,
çmimi

171
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Si t’i shesim idetë tona?


Gjashtë rregulla për bindje efektive
1. Përcaktoni saktë qëllimet tuaja dhe grumbulloni informata
plotësuese. Vendosni çka dhe përse dëshironi ta arrini qëllimin. Grumbulloni të
gjitha faktet që i shkojnë për shtati tezës suaj. Përjashtoni argumentet
emocional, që ta vlerësoni drejt bazën faktike për marrjen e vendimeve.
2. Kuptoni se ç’dëshiron “pala kundërshtare”. Asnjëherë mos e
nënçmoni rezistencën e natyrshme të njerëzve ndaj ideve dhe ndryshimeve të
reja. Rezistenca është më e madhe, kur e prek konkretisht një personalitet të
caktuar. Prandaj, duhet nga përpara tu përgjigjeni pyetjeve që njerëzit i
parashtrojnë kundër jush: “çfarë rëndësie ka kjo për mua?”, “Çfarë mund të
humb?”, “Çfarë mund të fitojë?”. Çelsi i suksesit është në aftësinë që ta shihni
propozimin tuaj nga qëndrimi i të tjerëve. Kështu mund t’i parashihni
kundërshtimet e tyre dhe t’i prezentoni idetë tuaja në atë mënyrë që të të jenë
tërhjekëse për ta. Prandaj, dëgjoni me vëmendje dhe përpiquni ta kuptoni
pikëpamjen e tyre. Paraqitni tezat ashtu që t’i theksoni përparësitë e
personaliteteve të veçantë dhe t’i zvogëloni kundërthëniet dhe frikën nga
ndryshimet.
3. Përgatisni propozim të thjeshtë dhe tërhjekës. Ekspozeja duhet të
jetë sa më e thjeshtë dhe të mos i shmanget idesë themelore. Nënvizoni
përparësitë. Mos i leni anash anët e dobëta. Ekspozeja duhet të jetë me
gratacion, që të shkaktojë befasi. Jeni të gatshëm për kundërvënie eventuale.
4. Tërhiqni “të tjerët” në anën tuaj. Ftoni të marrin pjesë në diskutim
dhe të japin kontributin e tyre në veprën e përbashkët. Gjini të paktën bazën
minimale të përgjithshme, rreth së cilës do të arrini marrëveshje. Mos
kundërshtoni shpejt. Mos i vini argumentet e të tjerëve në kritikë shkatërruese.
Ndihmoni që ata të ruajnë identitetin e vet. Gjithmonë linu shtegdalje.
5. Nënvizoni përparësitë. Shprehni konfirmim dhe bindje. Nuk mund
të fitoni ithtarë për kauzën, së cilës ju vet nuk i besoni ose nuk prezentoni me
bindje. Bindja efektive paraqet demonstrimin e bindjes personale. Vini theksin
ndaj përparësive. Nuk është me aq rëndësi përmbajtja e propozimit, se sa pasojat
e tij për bashkëbiseduesit tuaj.
6. Gjini momentin përkatës dhe veproni. Mos e lëshoni momentin kur
do të nisni t’i bindni, dhe as kur do ta ndërprisni atë. Mos bëni presion ndaj
bashkëbiseduesve tuaj. Kur do të arrini qëllimin tuaj mos i teproni përsëritjet,
sepse mund të humbni çdo gjë. Veproni menjëherë para se të tjerët të gjykojnë.

172
PROPAGANDA, MANIPULIMI
KONFLIKTI

Në sistemin shoqëroro-politik ka qëllime plotësisht të qarta, prej të cilave


themelor është ai që e përkrah dhe modifikon përparimin social. Realizimi i këtij
qëllimi e detyron politikën të kërkojë njëfarë ballansimi – jo në kuptimin e
konservatizmit apo mohimit të ndryshimit, por në kuptim të “ballansimit të
sistemit”: ballansim ndërmjet ndikimeve të brendshme dhe të jashtme, ballansim
ndërmjet nënsistemeve.
Në esencë, ekziston një ballansim qendror në çdo sistem politik:
mirëkuptim ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve. Nëpërmjet arritjes së tij sistemi
politik bëhet njëkohësisht garant për pranimin e regjimit nga ana e të sunduarve dhe
i të gjithë asaj që përfshinë ai, si dhe i mundësisë që sunduesit t’i imponojnë
vendimet e tyre që i kanë marrë. Në fakt, këto janë dy aspektet e komunikimit
politik.
Pajtimi ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve sqaron pse masat e pranuara
nga sistemi politik paraqiten dhe zbatohen në shoqëri. Kështu sistemi politik luan
rolin e rregullatorit të atij rendit – harmonizimin e tij, si dhe rënia e tij është rezultat
i veprimit të tij, që në njëfarë mënyrë varet nga shkalla e lartë e funksionimit
efektiv të komunikimit. Çdo qytetar i pakënaqur nga sistemi duhet të ndikojë në
sistemin politik, që të mund të arrijë ndryshimin e rendit. Kjo kërkesë e përcaktimit
të ri të rendit kolektiv ka si rezultat prishjen e ballansimit në shoqëri, periudhën
tranzitore, kur vlerat e vjetra janë “harxhuar”, ndërsa ato të rejat janë përcaktuar
keq. Komunikimi duhet të lejojë sigurimin e legjitimitetit të vlerave, të cilat janë të
reja, ose nëpërmjet përfshirjes së drejtpërdrejtë tek këto, ose nëpërmjet imponimit të
simboleve të reja. Me fjalë të tjera, vlerat të cilat shoqëria i thekson nëpërmjet
sistemit politik, duhet të jenë ato, që shoqëria i kërkon, pranon, i njeh, ky pajtim në
esencën e vet është rezultat i komunikimit ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve.
Që nga paraqitja e politikës janë ndërtuar dhe janë bërë angazhime për
teknika dhe metoda të ndryshme të realizimit efektiv të komunikimit ndërmjet
politikanëve dhe popullit. Forma e parë historike e komunikimit në fushën e
politikës është propaganda.
Si veprimtari e institucionalizuar propaganda paraqitet në shekullin e 17-të
me konstruimin e “konventës për përhapjen e besimit” ndaj Vatikanit. Shekuj të

173
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

tërë para kësaj që nga formimi i organizatave të para shtetërore, sunduesit


shfrytëzonin teknika të ndryshme të ndikimit në vetëdijën e elitës të arsimuar dhe
masave me qëllim të mbajtjes dhe të vazhdimit të sundimit të tyre. Që nga kohët e
vjetra deri në format bashkohore të propagandës bazë është kujdesi për efikasitet.
Siç thotë njëri nga propaganduesit më efikas – Gebells, ne nuk flasim, që të themi
diçka, por që të arrijmë njëfarë efekti.
Shfrytëzimi i propagandës lidhet në radhë të parë me të shkaktuarit e
veprimeve konkrete. Në radhë të dytë, propaganda ka për qëllim ta armatos
politikën me metoda efikase dhe së fundi t’i japë vendimeve politike kontinuitet të
qëndrueshëm. Hulumtues të ndryshëm e definojnë propagandën në mënyra të
ndryshme. Por në të gjitha përkufizimet veprimtaria “propagandë” lidhet me
shkallën e caktuar të mashtrimit dhe manipulimit. Karakteri manipulues i
propagandës rrjedh nga esenca e mundit të komunikimit. Propaganda synon të
formojë konstrukte të qëndrueshme, të cilët do t’i motivonin sjelljet konkrete
politike. Arritja e këtyre konstrukteve të qëndrueshme lidhet me formimin e vlerave
dhe socializimin e personalitetit, domethënë me adaptimin e individit ndaj
shoqërisë, nëpërmjet konformizmit të tij.
Kuptimi i shfrytëzimit të propagandës si formë e komunikimit ndërmjet
sunduesve dhe të sunduarve është në maksimizimin e pushtetit nga njëra anë, dhe
nga ana tjetër – në kursimin e mundit më serioz.
Ekziston lidhje tradicionale ndërmjet propagandës dhe ideologjisë që nga
shekulli 19-të. Propaganda është mjet, sponta ose i organizuar, për përhapjen jashtë
grupit ose për përforcimin e ideologjisë brenda në grup. Është e natyrshme,
ngjashëm si ajo edhe vet ideologjia të shpreh ndikim si ndaj përmbajtjes, ashtu edhe
ndaj formave të propagandës.
Kjo shemë klasike e lidhshmërisë është saktë edhe për shekullin e 20-të por
situata ndryshon thellë. Në plan të parë del veprimi. I pari Lenini ka nënvizuar se
qëllimet ideologjike janë të dorës së dytë në lidhje me mjetet e arritjes së tyre.
Kështu që propaganda gradualisht bëhet faktor kryesor në raport me ideologjitë që
bëhen epifenomene. Rast më tipik është nacionalizmi, i cili ka ndryshuar disa herë
sipas nevojave të propagandës.
Detyrat themelore të propagandës janë: izolimi i kundërshtarit politik,
përfshirja totale dhe ngarkimi panoramik i auditoriumit me ndikimin propagandues,
sigurimi i prestigjit të propagandës dhe krijuesve të saj, tërheqja dhe mbajtja e
vëmendjes (nëpërmjet përsosjes së mjeteve teknologjike dhe shndërrimet e tyre në
mjete zbavitëse), strategjia dhe taktika e sigurimit të variantit optimal për pranimin
e saj, (të kërkohet koha më e përshtatshme për auditoriumin, të shfrytëzohen
teknikat e ndryshme të manipulimit, përfshirë këtu edhe panikun).

174
PROPAGANDA, MANIPULIMI KONFLIKTI

Qëllimi themelor i çdo propagandë që ajo të jetë efikase, është


mitoligjizimi i vetëdijës njerëzore. Vetëdija e mitoligjizuar e bllokon çdo përpjekje
për ndikim të jashtëm dhe sulm kundër besimit sarkal. Ajo mbanë anën më të
fuqishme, sepse pasi ta ketë pranuar njëherë idolin e vet, e pranon atë si të vërtetë
përkundër çdo ndikimi dhe manipulimi psikologjik.

Teknikat themelore propaganduese të ndikimeve.

GJUHËSORE: Paralelisht me të mësuarit e gjuhës dhe me


njohuritë e shfrytëzimit të saj nga grupet e ndryshme sociale, në propagandë duhet
përvetësuar dhe të merren parasysh, gjithashtu edhe të gjitha mundësitë për
shfrytëzimin më të volitshëm përkatës dhe ndryshimin e fjalëve dhe krijimin e atyre
të rejave. Tërësia e këtyre kushteve rëndomë shqyrtohet si “metodë për ndryshimin
e realitetit”. Si përparësi e posaçme e kësaj metode theksohet se me ndihmën e saj
një shoqëri e caktuar mund të kontrollohet më mirë se sa me mjete të dukshme të
dhunës. Në kategorinë e gjithanshme “shfrytëzimi i fjalëve” përfshihet një arsenal i
tërë i metodave dhe teknikave specifike, të cilat rëndomë janë aq mirë të kurdisura
që vështirë dallohen dhe formulohen – shfrytëzimi specifik i foljeve dhe i kohëve të
tyre; shfrytëzimi i epiteteve, metaforave, elementeve të baladës e të tjera.
OFRIMI KOMPLET I INFORMATËS SË DORËS SË DYTË:
Kjo teknikë shërben për rritjen e besimit të shiquesve dhe dëgjuesve dhe
mënjanimin e vëmendjes nga proceset dhe ngjarjet shoqërore esenciale dhe
qenësore.
MANIPULIMI ME NUMRA: Shërben për sygjerime të
së vërtetës, saktësisë dhe konkretes së mesazhit tonë. Manipulimi qëndron në atë se
kur i citojmë numrat, ato duken jo esenciale, edhe pse të gjitha të dhënat të nxjerra
nga kontesti i tyre ose të komentuara, janë formë e vërtetë e manipulimit.
SHMANGIE ME QËLLIME TË SHFRYTËZIMIT TË
KONCEPTEVE TË CAKTUARA: Bëhet përpjekje për zvogëlim
gradual të rëndësisë së auditoriumit. Nëpërmjet të kësaj teknike koncepti përkatës
jo vetëm që përjashtohet nga përdorimi, por synohet në radhë të parë të harrohen
përmbajtjet që asociojnë me këtë koncept.
NERVOZIZMA TË SHKAKTUARA NGA SHQETËSIMET
PËR SHKAK TË FRIKËS: Shfrytëzohen teknika të ndryshme më
shpesh me sygjerime për paragjykime, shokime dhe paralajmërime. Kuptimi i
teknikës është që njeriu të nxirret jashtë pozitës së tij sociale konkrete, të
shkaktohet tek ai ndjenja e situatës së destabilizimit, që ai t’i nënshtrohet zbatimit të
teknikës së ardhshme.

175
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

ZGJIMI I INSTIKTEVE GRUPORE: ESENCA


PËRMBLIDHET NË KËTË: Të gjithë bëjnë kështu. Sepse propaganda
dëshiron të na detyrojë tërësisht të ndjekim turmën, ndizet beteja e vërtetë për
ashpërsimin e frikës, antipatisë, mbajtjes së anës, idealeve të përbashkët të grupit.
Në këtë mënyrë ndjenjat shfrytëzohen që ta detyrojnë grupin të veprojë si tufë
kafshësh. Parimi i veprimit si tufë ka karakteristikat e veta pozitive dhe jo vetëm
negative. Pozitive janë nevoja dhe dëshira për komunikim me realitetin dhe pasi
nevojitet guxim që të dallohesh nga turma unifikimi këtu zhvillohet deri në
absolutizëm. Që të veprojmë në mënyrë efektive sygjerimi më i rëndësishëm është
se në shoqëri duhet të jetë e pranishme një lloj i caktuar i sjelljes psikologjike.
Ekzistojnë bashkësi të cilat janë shumë të prirura ndaj veprimit individual dhe të
tjera të cilat janë të prirura ndaj veprimit grupor.
GRADACIONI I EFEKTEVE: Në rastin e kundërt me një varg
teknikash propaganduese, ndikimi mbështetet në hipoteza për shfrytëzuesin
racional, i cili reagon si pasojë e zgjidhjes logjike dhe progresive. Ideja është që të
çohet njeriu nga pa dija drejt dijës për të vepruar, me ç’rast i japim forca t’i
tejkalojë periudhat e ndryshme: informatë, dituri, mirëkuptim, bindje. Për këtë
qëllim duhet ta tërheqim vëmendjen e njerëzve, ta ngjallim interesin e tyre, ta
shkaktojmë dëshirën dhe më në fund të provokojmë veprimin.

Komunikimi ose konflikti?

Kur flasim për komunikimin rëndomë kuptojmë shkëmbimin e


informatave, njohurive, mendimeve, vlerësimeve dhe interpretimeve. Vetë termi
“komunikim” na shpie në një realitet social, te i cili shkëmbehen informata që
merren, kapen dhe transmentohen nga të gjithë pjesëmarrësit në aktin e
komunikimit.
Njëkohësisht me këtë, konflikti, lufta, rivaliteti janë përditshmëri që e
krijon shoqëria. Mbetet të supozojmë se edhe në lëmin e linguistikës, përkatësisht të
gjuhës, nuk është çdo gjë harmonike. Kjo tezë na shpie të pyetjet, si lind dhe
funksionon komunikimi konfliktuoz, çfarë forma gjuhësore pranon, me çka dallohet
nga komunikimi jokonfliktuoz. Ç’bën një person, i cili është në konflikt me një
person tjetër, kur komunikon me të? Çka bën bashkëbiseduesi kur e akuzon, dënon,
njollos kundërshtari i tij? Si përgjigjet i akuzuari i përfshirë në konfliktin gjuhësor?
Në komunikimin konfliktuoz qëllimi ndërpritet që të jetë informimi dhe
mirëkuptimi, sa që mund të parashtrojmë edhe pyetjen se a bëhet fjalë me të vërtetë
për komunikim ose për luftë me fjalë. Qëllimi themelor bëhet dominimi, cilësimi

176
PROPAGANDA, MANIPULIMI KONFLIKTI

(në llogari të tjetrit), përjashtimi. Gjuha shërben për betejë, fitore, sulm, kryengirjte.
Por ajo gjithashtu ka funksione të gjuhës që ekzistojnë bashkë me ato të
përgjithshmet, të cilat i përmbanë në vetvehte dhe të cilat dalin nga përmbajtja e
komunikimit – shkëmbimi, informimi dhe kodi i përbashkët, domethënë
mirëkuptimi.
Termi “polemikë” na shpie te ideja e konflikteve verbale ndërmjet
politikanëve. Por konflikti nuk është karakteristik vetëm për elitën politike: ai
funksionon në të gjitha nivelet e shoqërisë. Harmonia sociale dhe konflikti social
paraqesin dy situata sociale, të cilat janë realisht të njejta. Vetëm se ato i
nënshtrohen dy logjikave të ndryshme të kundër sociale. Domethënë duhet dalluar
konfliktin social dhe konfliktin gjuhësor. Gjatë konfliktit gjuhësor bëhet fjalë për
një realitet specifik gjuhësor dhe diskurziv, i cili mund të ndërpritet (por nuk është i
domosdoshëm, nga konflikti social).
Kuptimi i komunikimit konfliktuoz është në përpjekje që të vësh
kundërshtarin në vendin saktësisht të caktuar (social dhe politik). Kur e cilësojmë ,
për shembull, bashkëbiseduesin tonë “si socialdemokrat” përpiqemi ta vëmë në
vendin (në këtë rast politik), i cili me siguri nuk është pozicioni i tij. Në fakt, me
diskusin konfliktuoz përpiqemi të realizojmë “ç’vendosjen” e personalitetit të
kundërshtarit tonë, ashtu që të fitojmë betejën kundër diskusit të tij. Më shpesh
bëhet fjalë për ç’vendosje të mundshme. Kjo dhunë shkakton dhunën: Personi i
atakuar përpiqet t’i mbrojë qëndrimet e veta personale dhe esencën e tyre, me ç’rast
ai hynë në konflikt.
Me diskusin didaktik përpiqemi t’i japim recipientit informatë, të cilën ai
nuk e di ndërsa me diskusin konfliktuoz synojmë të hedhim poshtë informatën që e
ka marrë recipienti ose që mund ta marrë. Në fakt diskusi konfliktuoz gjithnjë është
kontradiskurs. Autori i tij gjithnjë ka parasysh dy kushte: kundërshtarin dhe
publikun – dëshmitarin. Qëllimi i tij është:
1. Lufta kundër ideve, tezave dhe qëndrimeve të kundërshtarit;
3. Triumfi apo fitorja e tezave dhe qëndrimeve të veta;
4. Ndarja e fitores me publikun, i cili është dëshmitarë i konfliktit.
Recipienti, domethënë nuk është vetëm kundërshtar konkret por edhe
shumicë e madhe. Në fakt, qëllimi i diskursit konfliktuoz (posaçërisht në
politikë) është që një numër sa më i madh i recipientëve të tërhiqen dhe të
fascinohen me fitoren, në fakt të shndërrohen në pjesëmarrës në betejë dhe
të ndajnë triumfin e fitores. Domethënë diskursi konfliktuoz paraqet
shëndrrimin e konfliktit në spektakël, i cili duhet të vlerësohet nga publiku
në të kundërtën kuptimi i konfliktit humb.

177
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Diskursi konfliktuoz është “kontradiskurs” dhe në kuptim se autori i tij e


pranon diskursin e kundërshtarit në të njëjtën kohë, që ta hedh poshtë dhe ta
imponojë të vetin. Rregulla në këtë rast është që asnjëherë të mos merret diskursi i
kundërshtarit ashtu siç është, ai duhet të ndryshojë, të manipulohet, dhe së tepërmi,
të falsifikohet duke marrë parasysh qëllimet dhe synimet tona.
Manipulimet e ngjashme janë dhunë e vërtetë jo vetëm e fjalës së tjetrit, por
edhe e identitetit të tij. Te diskursi konfliktuoz qëllimi nuk është të kundërvejmë një
diskurs me tjetrin dhe ta lëmë publikun që të vendos të zgjedhë njërin nga këto të
dy. Qëllimi i vërtetë është sulmi ndaj identitetit të kundërshtarit. Nëpërmjet
diskursit konfliktuoz përpiqemi të ndërtojmë identitet të ri – si të personalitetit,
ashtu edhe të gjuhës së tij. Ky konstruim bëhet në debat publik, me ç’rast besimi
apo identiteti lehen si peng para publikut. Rrugëdalja është në dy zgjidhje absolute
antagoniste: fitore ose humbje, nuk ekziston kurrfarë gjysëm zgjidhje. Ky peng –
ose do të fitosh ose do të humbish, nuk e sqaron vetëm praninë e dhunës në
diskursin konfliktuoz, por edhe dimensionet, që ai i përfshinë.
Komunikimi konfliktuoz ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe gjatë “të
thirrurit në realitet”. Gjuha, fjalët nuk janë vetëm shprehje e realitetit, por ato
shpesh “e krijojnë” dhe e modifikojnë realitetin. Posaçërisht është mjaft me rëndësi
fakti në rastet kur ekziston mungesë serioze e përvojës dhe njohurive personale –
më shpesh në lëmin e menaxhimit dhe pushtetit politik.
Raporti kryesor në komunikimin konfliktuoz është mosbarazimi.
Komunikimi konfliktuoz caktohet nëpërmjet raportit të vënies jo të barabartë dhe të
kierarkisë, por në fakt, ai ka për qëllim vënien e po këtyre raporteve. Domethënë,
dominimi është element i tij kryesor.
Karakteristike për diskursin konfliktuoz është se çdo autor ofron
interpretimin e realitetit. Ai dëshiron t’i japë njëfarë kuptimi këtij realiteti dhe në
mënyrë efikase ai të zë “çerdhe” në vetëdijën e njerëzve nëpërmjet procedurës,
argumentimit, retorikës, teknikave propaganduese e kështu me radhë, si dhe
nëpërmjet strategjive të ndryshme të diskursve. Nëse ekziston mos harmonizim në
raport me këtë interpretim dhe të kuptimit të caktuar – që është gjithnjë kështu në
fushën e politikës – hynë në fushën e kundërshtimit të kuptimit dhe interpretimit,
domethënë në ciklin e diskursit konfliktuoz.

178
PROPAGANDA, MANIPULIMI KONFLIKTI

Strategjitë diskurzive të manipulimit

Etiketat diskrete. Këto janë elemente linguistike, të cilat sinjalizojnë se


me një tekst autori i kundërvihet (në ose nëpërmjet diskursit të tij personal) diskursi
tjetër, atij të kundërshtarit. Këto etiketa janë të llojit të ndryshëm:
- Leksikore:
a) për shembull bëhet fjalë për sulm, zhvfletësim, diskurs negativ. Këto
janë fjalë që shprehin mospajtim, kundërshtim, hedhje poshtë dhe këto
janë sinjale se autori përpiqet të manipulojë (këto janë fjalë, që i thoni
me rastin e diçkaje, që nuk u pëlqen);
b) Folje deklarative të cilat kumtojnë për diskursin e tjetrit (pretendin,
deklarim, thënie të tjera) dhe hedhja poshtë në të ardhmen e tyre;
c) Foljet vlerësuese (vështirë të pohohet, absurde është të deklarohet se
dhe të tjera);
d) Forma të ndryshme të mohimit – këto janë shenja të dukshme për
hedhje poshtë (nuk është e saktë se; asnjëherë nuk kam thënë se e të
tjera);
e) Përmbledhje e etiketave formale (nga mbiemra foljor; folje dhe kohë të
tyre), të cilat tregojnë se autori i diskursit nuk merr përgjegjësi për disa
pjesë të diskursit të tij personal, në fakt izolohet formalisht nga
paralajmërimi në diskurs (për shembull: e ashtuquajtura; atë që
pretendon; dukshëm; në kundërshtim me; e prezentuar e të tjera):
“thonë se do ta zvogëlojnë papunësinë”; “demokracia do të ekzistojë në
këtë vend”;
f) Konstrukte gjuhësore – me të vërtetë; por; si duket e të tjerë.
g) Intonacioni (edhe kur fjala imitohet), stilet e ndryshme e tjerë.
- Etiketat grafike: thojzat, vizat, kllapat, pikëpyetjet, pikëçuditjet,
disa pika, presjet, përdorimi i shkornjave të mëdha e të tjera. Në vetvehte ato nuk
janë indikator gjuhësore për diskursin konfliktuoz. Por përdorimi i tyre i shpeshtë
dhe paraqitja e tyre paralele bashkë me etiketat gjuhësore janë shenja për praninë e
mundësisë së diskursit konfliktuoz.
Prezentimi i drejtpërdrejtë i diskursit. (citimi autotentik i thojzave): me
këtë mënyrë të citimi dëshmohet autenticiteti dhe tregohet se mund të kemi besim
në atë që është thënë. Kuptimi i kësaj strategjie është se jo gjithmonë sulmi frontal
është më efikas – duam të tregojmë se formalisht nuk e ngrejmë diskursin e
kundërshtarit.
Rëndomë të cituarit është jashtë diskursit të manipulimit (këtë e mendon
vetëdija e përditshme), por në fakt, nëse e citojmë ndonjë, këtë e bëjmë sepse

179
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

mendimi i tij ka njëfarë kuptimi, prej nga edhe vjen shprehja “të cituarit e autorit”,
ose sepse duam të prezentohemi si njerëz që kanë “pikëpamje të gjëra”. Ekzistojnë
dy lloj citimesh:
- Citimi i autoritetit, që e rrit legjitimitetin e të shprehurit të subjektit –
manipulator dhe kështu e delegjitimon kundërshtarin.
- Citimi i autoritetit, i cili nuk pranohet as nga autori, as nga kundërshtari,
por me të cilin ne përpiqemi t’i a hedhim kundërshtarit tonë (për shembull, japim
një citat të Hitlerit, me të cilin bëjmë asociacion me gjuhën e kundërshtarit tonë).

Paraqitja e tërthortë e diskursit (duke e cituar pa thojza dhe duke i bërë


ndryshime): integrojmë diskurs tjetër në tone, por pa e cituar atë saktë. Qëllimi i
kësaj strategjia të prezentojmë atë që duket se e ka thënë kundërshtari, dhe jo ashtu
si e ka thënë. Kjo paraqitje është manipulim që merret nga vet diskursi i
kundërshtarit. Në kundërshtim me tipin e mëparshëm të citimit, kjo procedurë
shfrytëzohet gati tërësisht për hedhur poshtë dhe për të manipuluar diskursin e
kundërshtarit. Shenjë themelore e kësaj strategjie është tipi i foljeve: neutral (thotë,
deklaron, mendon): konflikte (pretendon, e ashtuquajtura e të tjera) ose
nëpërmjet formave leksikore të mohimit.

Format e ndryshme të mohimit dhe të hedhjes poshtë. Kjo si duket,


është transaskion më i rëndomtë i diskursit konfliktuoz, por pasiqë duke si më të
zakonshme, nuk do të thotë se nuk janë efikase. Nëpërmjet këtyre mënyrave të
mohimit dhe të refuzimit më efektive janë format e ndryshme të “tërhjekjes” (këto
vështirë kualifikohen nga dëgjuesit si konflikt). Tërhjekja do të thotë që të të
pëlqejë, të shkaktojë simpati nëpërmjet mashtrimit. Mohimi shpesh mjafton që të
neutralizojë ose ta diskreditojë kundërshtarin. Është e domosdoshme të përfshijmë
edhe strategji të tjera, në fakt, kjo strategji shfrytëzohet në kombinim.

Demaskimi: kjo strategji dëshiron të tregojë “atë që nuk është thënë” nga
kundërshtari. Tendenca është që publiku të bindet se kundërshtari dëshiron të
fshehë diçka nga ai, se ekziston konteksti ose kuptimi i fshehur në fjalët e tij.

Ironija dhe të shtjerurit

Paraqitja e formësuar: tërësisht shfrytëzohet që të ndërtohet imixhi i


kërkuar i kundërshtarit theksohen karakteristikat specifike te personaliteti i
kundërshtarit (për shembull: në këtë rast “fryni dhallti”).

180
PROPAGANDA, MANIPULIMI KONFLIKTI

Strategjia e luftës së padukshme: janë organizuar shumë teknika kuptimi i


të cilave për shfrytëzim është që të radhisë një varg betejash konfliktuoze në kohë
dhe hapësirë dhe në kuadër të lëvizjeve të ndryshme taknike. Kjo do të thotë se kjo
strategji është orjentuar tërësisht në shfrytëzimin jo të konflikteve të veçanta
diskursive, por në zhvillimin e vet diskursit të konfliktit. Strategjia e ngjashme
shpesh paraqitet në strategjinë propaganduese të partive politi,e të mediumeve të
veçanta e të tjera, në fakt kjo mund të përcillet gjatë analizës së strategjisë së
përbashkët të komunikimit.

181
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Teknikat e mundshme për manipulim të mendimeve dhe ndjenjave


Me të shprehur të Me prishjen e Mashtrim, manipulim,
gabuar të konventës tradhëti
Mendime dhe
mendimeve dhe
ndjenja të
ndjenjave
fshehura

Me respektimin e Gënjeshtra për mbrojtje,


konventës gjusëm të vërtea

Pa shprehur Me prishjen e Heshtje


mendime dhe konventës
ndjenja të rreme

Me respektimin e Heshjte nga edukata, kujdes


konventës , mosbesim

Mendime dhe so deformacii so naruÇuvaëe na preuveli~uvaëe, iluzii,


ndejnja të konvencijata ironija
shprehura

Me deformime Me prishjen e Lartësim, , iluzione, hironi


konventës

Me respektimin e Parabola,
konventës hiperbola,iluzione që
kuptohen

Pa deformime Me prishjen e Demaskim, gafe, jodiskrencë


konventës

Me respektimin e Vetëhapje, të zbuluarit e


konventës tjetrit, mirënjehje, predikim

182
PROPAGANDA, MANIPULIMI KONFLIKTI

Detyra: Analizoni teknikat e manipulimit në përmbajtje dhe


paraqitjen e tekstit të shfrytëzuara në fjalimin prezentues.
Çudomir Naskata
Kur u shpallën zgjedhjet, Naskata tërë natën nuk fjeti. Shkonte vërdallë,
ofshante, mendonte, ulej e ngrihej ndërsa kur gdhiu, pa iu lajmëruar askujt, u nis
për në qytet. Pyeste njerëz, pyeste që të mësojë cilët janë kandidatët për deputet të
popullit, bëri një kërkesë dhe pas një jave u kthye edhe ai si kandidat.
Pas ia konfirmuan kandidaturën e rrëmbeu çantën, i mbathi këpucët më të
shkurtëra dhe pa rrojtur, pa mbërthyer dhe kokëzbuluar u nis të agjitojë nëpër
fshatra.
Që në fshatin e parë, pasi e mblodhi popullin dhe kur filloi tu bërtasë:
“vëllezër të dashur varfënjak! Më shihni se çfarë figure jam dhe më përshkruani!
Ky jam unë i tëri, i mjerë, i këputur si ju, por pas kësaj veshje të grisur rreh zemra
heroike bullgare, e cila shumë herë ka ndjerë dhimbje për popullin dhe për masat e
gjëra. Babai im ishte lavrues, gjyshi im vdiq duke kullotur dhi të huaja në pyll,
ndërsa stërgjyshin tim nuk e mbaj mend, por duhet që edhe ai të jetë strukur nëpër
kaçubet e pyellit ... kështu jemi ne! Jemi të thjeshtë, por vite të tëra na kanë sunduar
në mënyrë intelegjente dhe profesionale, deri sa na bënë që të marrim shkopin e
lypësit.
Vëllezër të dashur! U ngopëm me ta! Na kanë ardhur deri te hunda! Ma
jipni përkrahjen dhe votën tuaj, që të shihni çka mund të bëjmë ne, të thjeshtët dhe
të pa diturit! Më ndihmoni që t’ua ndreq një punë shtetërore për të mirën e bujkut
nikoqir dhe të inventarit të tij! Më jipni mundësi që t’i shtrentojë dyfishë dhe
trefishë çmimet e grurit, elbin, thekrit, lulediellit, kamomiljes, qiqrave, kikirikëve
dhe prodhimeve të tjera të vajit! Votoni për mua, që t’i eliminojë taksat, lejet e
pyellit, tatimet e tokës dhe akcizat!
Vëllezët bullgar! Kur hyra në fshatin tuaj - e pashë - lumin. I shtrembët, jo i
kanalizuar, me brigje të derdhura dhe të pa pastërta. E pyeta njërin prej jush:
- Po a ka të paktën peshqë në të;
- Çfarë peshqesh, më tha ai, prej se e shkulëm pyellin e bretkocat në të janë
pakicë;
- E pra mirë! Do të ketë peshqë! Duhet të ketë peshqë! Do të urdhëroj që të
sjellin ikra nga Burgasi në llogari të shtetit që t’i hedhim nga ura. Krapet dhe
troftat duhet të luajnë lirisht nëpër të!
Vëllezër fshatar, duhet të tregoni të mëdhenjëve që janë lartë se ne tani më
nuk jemi tufë kafshësh për të na qethur dhe për të na mjelur, por përkundrazi se çdo
gjë e shohim dhe e dimë, dhe dëshirojmë vetë ta ndreqim shtetin, vetë të sundojmë!
Poshtë intelegjenca! Rrofshin dembelët, të diturit dhe profesorët! Rrofshin, duart,
këmbët e plasura dhe të ngjashme si këto! Rroftë populli dhe masat e tij të gjëra.

183
KOMUNIKIMI
VERBAL DHE JO VERBAL

Gjuha politike

Në nivelin elementar gjuha paraqitet si përmbledhje tingujsh. Në në nivelin


sekundar këto tinguj kombinohen me idenë të shkaktuar prej tyre që të fitohet gjuha
e shoqërisë.
Gjuha është njëkohësisht krijim i individëve të caktuar, por, gjithashtu edhe
fenomen social, rezultat i përpjekjeve të shoqërisë. Por ajo gjithnjë është rezultat
dhe institucionion i së kaluarës. Në të tashmen ne veprojmë nëpërmjet gjuhës, të
krijuar në të kaluarën. Prandaj në gjuhë rëndësi të posaçme kanë konstruktet dhe
normat, nëpërmjet të cilave “është arritur” kuptimi i logjikës.
Logjika fshihet jo vetëm në fjalë, por edhe në të ashtuquajturën komunikim
jo verbal - gjeste, mimikë, të folurit e trupit, që jo vetëm mund ta plotësojë gjuhën,
por shpesh edhe vet janë bartës të logjikës.
Në politikë roli i gjuhës është i madh, sepse ajo e shpreh dhe e garanton
demokracinë. Ashtu siç Tukididi ia tërhoqi vërejtjen Perikliut: “njeriu, që di të
mendojë dhe nuk di t’i shpreh mendimet e veta është në nivel të atij, i cili nuk di të
mendoj”. Problemi në politikë shprehet jo vetëm me zotësinë e të shprehurit të
mendimeve. Ai qëndron edhe në mundësinë që të ngrihet kodi i përbashkët (të
kuptuarit e përgjithshëm të logjikës) ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve. Së
këndejmi rëndësia e komunikimit është në aftësinë e politikanëve t’ua sqarojnë
qëllimet dhe solucionet e tyre qytetarëve, ndërsa zotësia e qytetarëve është që t’i
shprehin interesat dhe dëshirat e tyre ashtu që politikanët të mund t’i kuptojnë ato.
Ku qëndron forca e fjalëve?
Në politikë forca e fjalëve është zotësi, e cila i është deleguar oratorit që të
shpreh, në fakt, autoriteti i gjuhës vjen nga jasht. Forca e fjalëve qëndron në
faktin se ato nuk theksohen në emër personal. Grupi social ose organizata
(partia) i delegon të drejtat e oratorit të caktuar që të shpreh fjalë në emër të
organizatës ose grupit. Specifika e fjalës së deleguar, siç është rëndomë fjalimi
politik, përbëhet nga fakti se nuk mjafton që ai vetëm të kuptohet dhe interpretohet
drejt. Duhet gjithashtu që ai të jetë i kapshëm si fjalim i deleguar. Kjo kapje do të
thotë:
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

* Fjalët të theksohen nga personaliteti legjitim - rrëfimi dhe të kapurit


gjithashtu. Për shembull: ekziston dallimi i madh ndërmjet paraqitjes së strukturës
së buxhetit të ministrit të financave dhe e ndonjë violinisti të njohur. Fjalimi i parë
është legjitim dhe politikë, ndërsa i dyti mendim i një njeriu të njohur dhe të
popullarizuar.
* Fjalët të thuhen në kushte legjitime, në fakt para auditoriumit legjitim.
Nëse e vazhdojmë shembullin e mëparshëm, fjalët e ministrit do të kapen në
mënyra të ndryshme, nëse thuhen gjatë një diskutimi për buxhetin në parlament dhe
nëse thuhen në qarkun e miqëve.
* Fjalët duhet të jenë në formë legjitime. Këtu ideja është se ekziston
specifika e një fjalimi politik. Në shembullin tonë kuptimi i fjalëve të ministrit është
i një aspekti, nëse thuhen në emër të Qeverisë, ndërsa i një aspekti krejt tjetër nëse
janë në formë të mendimit të vet ministrit.

Fjalimi i oratorit quhet fjalim publik sepse paraqet me fjalë një veprim të
orjentuar gojor në një situatë konkrete. Bëhet fjalë për zotësi që në mënyrë
efektive të shprehim dituri dhe përvojë, të ndërtojmë qëndrime dhe mendime, të
sygjerojmë ide me mjete të fjalës së gjallë, në kushte të situatës së përditshme
publike. Përvoja e oratorit publik domethënë përvoja oratorike është zotësi për të
folur mirë para një auditoriumi kompakt. “Të flasish mirë” do të thotë “të
bindish, të emocionojsh dhe të fascinojsh” (cicëroni). E gjithë kjo mund të arrihet
vetëm në kushte kur e zotëron gjuhën, me të cilën komunikon. “Çdo menaxhim,
thotë Margaret Theçer, nisë me zotërimin e gjuhës së rëndomtë angleze” me
zotërimin e mjeteve të nevojshme gjuhësore, për t’i shprehur problemet saktë dhe
në mënyrë të kuptueshme dhe të shkaktosh reagimin e nevojshëm te auditoriumi me
qëllim të zgjidhjes së një problemi të caktuar, t’i nxitësh aktivitetet e domosdoshme
shoqërore dhe zgjidhjen e tyre.
Me rëndësi të posaçme është parashtrimi saktë i detyrës. Kuptohet, saktësia
nuk është vetëm domethënie e paramendimit të fjalëve dhe e organizimit të tyre në
tekst. Ajo është në mënyrën, me të cilën theksohet fjalët e sakta, pikërisht te ai njeri
ose grup, tani dhe këtu, pikërisht në këtë situatë. Kjo është zotësi, kur i drejtohesh
hapësirës publike të jesh në gjendje t’i tejkalosh kufijtë e hapësirës kulturore, të
kesh sukses në procesin e pranisë tëndë të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet saj të
sintetizojsh porosinë dhe t’i sygjerojsh pasojat e saj në mënyrë diskrete në nivel të
shqisësh. Me fjalë të tjera, të keshë aftësi në shkallë të mjaftueshme “të
humanizojsh” porosinë. Sepse oratoria është edukatë sistematike e disa përpjekjeve,
kërkon përqëndrim të përhershëm të vëmendjes në mundësitë dhe fshehtësitë e vetë
lojës së sjelljes.

185
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Funksionet e fjalës publike mund të përmblidhen në dy qëllime të lidhura


reciprokisht dhe të kushtëzuara reciprokisht: të njoftojmë “informojmë” dhe të
bindim.
Paraqitja e mendimeve, ndjenjave, përvojave, njohurive, ideve mund të
quhet informim. Ndikimi e një informate të caktuar në vetëdijën, mendimet,
ndjenjat, disponimin mental dhe sjellje mund të quhet bindje. Të dyja aktivitetet
lidhen me një proces të komunikimit. Njeriu nuk kryen kurrfarë veprimi nëse nuk
beson se ekziston ndonjë kuptim për ta kryer; nëse nuk është i bindur se do të arrijë
diçka. Bëjmë këmbimin e informatave, sepse në të kundërtën nuk do të mund të
jetonim dhe të zhvilloheshin në shoqëri. Shprehemi, sepse besojme se atij që i
flasim do të na besojë, do të mund ta bindim në vlerën e shkëmbimit të mendimeve.
Nga ana tjetër, që ta detyrojmë ndonjë të na besojë, duhet ta bindim me të drejtën
tonë, duhet ta ndajmë me të informatën, me të cilën ndërtohet bindja e johë. Kështu
që informata përmbanë elemente të bindjes, ndërsa bindja është e pamundshme pa
informatë. Në praktikën e komunikimit duke pasur parasysh situatën konkrete, njëri
nga dy aktivitetet rëndomë dominon. Kjo na jep të drejtë të flasim për dy lloje të
fjalimit publik - informativ dhe bindës.
Gjatë tërë jetës tonë ne jemi objekt dhe subjekt të bindjeve. E drejta që të
bindish dhe të bindesh i karakterizon shoqëritë demokratike, sepse është poetike
nga imponimi me dhunë i vullnetit të shumicës.
Esenca e fjalimit bindës është në arritjen e ndryshimeve në vetëdije dhe në
sjelljen e dëgjuesit. Ai kërkon angazhim më aktiv të auditoriumit se sa fjalimi
informativ imponon pranimin e rreziqeve. Kjo është kështu, sepse ai jo vetëm që i
zbulon mundësitë, por edhe e detyron auditoriumin të bëjë zgjedhjen e tij, e
orjenton këtë zgjedhje në një drejtim të caktuar me ç’rast sipas një radhitje të
caktuar i përjashton të gjitha mundësitë, përveç njërës - mendimit të oratorit, i cili e
merr funksionin e udhëheqësit.
Përjashtimi i të gjitha mundësive, përveç njërës, arrihet në radhë të parë
sipas rrugës logjike, nëpërmjet sistemit të shkaqeve, dëshmive, argumenteve. Por
pranimi i rreziqeve dhe i përgjegjësive nuk mund të realizohet pa pjesëmarrje
intensive të emocioneve, pa u provokuar “e pranishmja”.
Efektiviteti i veprimit foljor në shkallë të madhe ka të bëjë me aftësinë e
oratorit të ngjallë mirëbesim, të garantojë për rreziqet e pranueshme me
personalitetin e vet. Në këtë rast flasim për talent që të sygjerojsh dhe të bindish.
Kjo, në fakt paraqet një rrezatim të shtuar energjetik, që nuk mund të arrihet pa
ushtrime. Kjo varet nga aftësitë individuale dhe specifikat e sistemit nervor dhe
prandaj është talent. Por, nëpërmjet ushtrimeve mund të zbulohet talenti me ç’rast
mënjanohen përpjekjet e dëmshme që e ndrydhin atë. Sepse në të kundërtën

186
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

presioni emocional nga e oratorit, presioni i fuqishëm emocional do ta shëndrronin


veprimin foljor në dhunë - pavarësisht a bëhet kjo me dije ose jo “për shembull,
fjalimet e Hitlerit”.
Pak a shumë çdo njëri ka shqisën për forcë të fjalëve, nga e cila çlirohet dhe
orjentohet energjia e fjetur, sipas mënyrës së përdorimit të saj. Çdo njeri të paktën
një herë në jetën e vet e ka përjetuar forcën e vërtetë të fjalëve, e cila mund të
ndryshojë historinë.
* Fjalët i zëvendësojnë pikëpamjet
* Fjalët e formojnë disponimin
* Fjalët e dominojnë hapësirën dhe kohën
* I dominojnë apetitet dhe i provokojnë emocionet
* E provokojnë veprimin
* Bëhen instrument i mendjes
* Krijojnë ndjenjën e përkatësisë sociale, të aftësojnë

Përdorimi i fjalëve praktikisht do të thotë shfrytëzim i njërës ose disave nga


këto mundësi.
Fjalët e artikuluara krijojnë një fonostil të caktuar. I cili kuptohet përbëhet
nga teksti. Por qëndrimi i oratorit, theksimin të drejtpërdrejtë të fjalëve mund të
adaptojë, por edhe mund të ndryshojë kuptimin dhe sygjerimin (për shembull, kur u
drejtohemi me “zonja dhe zotërinjë”.
Nga e gjithë ajo që e thamë deri tani mund të konkludojmë se nga gjuha e
oratorit varet cilësia e ndikimit të tij ndaj auditoriumit ose siç ka thënë Konfuqi:
“nëse gjuha është e pasaktë, ajo që thuhet nuk e shënon atë që thuhet edhe ajo, që
duhet të bëhet nuk mund të bëhet”!

Aspektet jo linguistike të fjalimit

Disa fjalë të njejta mund të thuhen në mënyra të ndryshme - me emocione


të ndryshme, domethënie të ndryshme dhe me kuptim të fshehur. Pauza, theksi,
gradacionet e zërit gjithashtu sjellin porosi. Këtu posaçërisht me rëndësi është
pauza, sepse ashtu si në muzikë mungesa e tingullit jep mundësi të kuptohet vetë
tingulli. Sa kohë flasim, sa shpejtë, sa shpejtë nisim të flasim, pasi tjetri të jetë
ndalur - kjo shprehet në të kuptuarit dhe të interpretuarit të porosisë sonë.
Njerëzit kanë mënyra specifike të reagimit të ndërprerjes dhe heshtjes nga
ana e tjetrit dhe kjo duhet të kuptohet si reagim, posaçërisht në raport me situatën
“dhënie intervistash”.

187
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Këtu përfshihen edhe problemet me praninë e fjalëve dhe tingujve të


dëmshëm, ndryshimet në ndërtimin e fjalisë e të tjera.

Intonimi dhe ngjyra e zërit

Ai që ka aftësi të dëgjojë, dhe ai që lexon midis reshtash kupton më shumë


se sa nga domethënia e fjalëve që ai i thotë. Ai dëgjon dhe e vlerëson forcën dhe
tonin e zërit, shpejtësinë e të folurit. Ai i vëren zhvendosjen në ndërtimin e frazave,
si për shembull, sipërfaqësimin e fjalive i shënon pauzat e shpeshta.
Toni i zërit është çelës mjaft i vlerësuar për të kuptuar ndjenjat e
bashkëbiseduesit. Ndjenjat vijnë në shprehje pavarësisht nga domethënia e fjalëve.
Ndjenjat mund të theksohen edhe gjatë leximit të alfabetit. Është lehtë të kuptohet
mllefi dhe mallëngjimi. Nervozizmi dhe gjelozia kanë të bëjnë me ndjenjat që
kuptohen vështirë.
Forcat dhe lartësia e zërit janë gjithashtu sinjale të dobishme për
deshifrimin e kumtimit të oratorit. Disa ndjenja, si entuziazmin, gëzimin dhe
mosbesimin, rëndomë shprehen me zë me ton të lartë. Mllefi dhe frika gjithashtu
shprehen me ton të lartë, por me diapazon më të gjërë të tonalitetit, të forcës dhe të
lartësisë së zërit. Ndjenjat si mallëngjimi, dhimbja dhe lodhja rëndomë shprehen me
zë të qetë dhe të mbytur, duke zvogëluar intonacionin në fund të çdo fraze.
Edhe shpejtësia e të folurit i shpreh ndjenjat e oratorit. Njerëzit flasin
shpesh kur janë të emocionuar ose të shqetësuar nga diçka, kur flasin për
vështirësitë e tyre personale. E folura e ngadalshme shpeshherë dëshmon për situatë
të tendosur, mallëngjim, prepotencë ose lodhje.
Pasiguria gjatë shqiptimit të fjalëve shprehet atëherë kur oratori nuk ka
bindje në vetvehte ose përgatitet që të mos “mbytet”.
Rëndomtë mungesa e fjalëve është e shprehur në situata të shqetësimeve
ose atëherë kur bashkëbiseduesi përpiqet të na mashtrojë.

Teknika e të folurit

Mjetet themelore të teknikës së të folurit kanë të bëjnë me periudha të


caktuara dhe ligje të procesit të të folurit, e trajtuar njëkohësisht si dukuri e
artikuluar e zëshme: frymëmarrja, formimi i zërit, shqiptimi i drejtë.
Kushtet themelore për fjalim të drejtë janë:

188
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

* Të çliruarit e psikës nga tendosja e dëmshme, që përqëndrohet në aparatin


e të folurit;
* Shqiptimi i qartë dhe aktiv i çdo tingulli;
* Frymëmarrje e drejtë, që siguron zë stabil;
* Të përmbajturit ndaj normave gjuhësore.

Komunikimi jo verbal

Komunikimi jo verbal, i njohur gjërësisht “gjuhë e gjesteve”, përfshinë


forma të tilla të të shprehurit, që nuk bazohen te fjalët dhe simbolet e tjera të të
folurit.
Që të mesohemi të kuptojmë gjuhën e komunikimit jo verbal është e
rëndësishme për disa arsye. Së pari, me fjalë mund të transmentohen vetëm
njohuritë faktike, por që të shprehen ndjenjat, nuk mjaftojnë vetëm fjalët. Së dyti,
njohja e kësaj gjuhe tregon se sa ne jemi të zotë të sundojmë vetveten.
Nëse oratori e ka të vështirë të ballafaqohet me mllefin, ai e rrit zërin, sillet
përreth, ndërsa ndonjëherë sillet si grindavec. Gjuha jo verbale do ta shprehte edhe
atë, se çka mendojnë realisht për ne dhe për ata që na rrethojnë. Pavarësisht, se
njerëzit i masin fjalët e veta dhe ndonjëherë i kontrollojnë gjestet e tyre shpeshherë
mund të “shpërthejë” ndonjë ndjenjë e fshehur nëpërmjet mimikës, gjesteve dhe
intonacionit të zërit. Të gjitha këto elemente jo verbale të komunikimit mund të na
ndihmojnë të bindemi në rregullshmërinë e asaj, që është thënë me fjalë ose, siç
ndodh përherë, ta vëmë atë që është thënë në dyshim.
Komunikimi jo verbal është me rëndësi të veçantë për politikanët. Për ta
është e domosdoshme të zotërojnë mirë “gjuhën e gjesteve”.
Pamja fizike veçanërisht karakteristikat e fytyrës kontrollohen vështirë. Rol
të rëndësishëm për kapjen e pamjes së jashtme luajnë parasupozimit dhe disponimi
i pavetëdijshëm – qëndrimi pozitiv ose negativ ndaj politikanëve.
Gjestet e shfrytëzuara, duke mos pasur dijeni për to mund të rrisin ose të
bëjnë asociacion në kundërshtim me atë që e folim. Gjestet më lehtë mund të
përvetësohen dhe të bëjnë ndryshime. Simbolika e gjesteve është shumë e shprehur
dhe me ndikim, posaçërisht tek shikuesit e luhatshëm.
Pozita e trupit karakterizohet me tri momente themelore: reaksionet
biologjike të organizmit, qëndrimi i caktuar dhe situata dhe traditat kulturore në një
shoqëri të caktuar.
Kur flasim për komunikimin jo verbal, duhet t’i kushtojmë kujdes
specifikave të personalitetit, të kontaktit të drejtpërdrejtë dhe atij audio-vizuel. Për

189
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

dallim nga fascinimi i komunikimit të drejtpërdrejtë, “harizma” audio-vizuele e


politkanëve është në radhë të parë sjellja jo verbale.
Ekzistojnë tri mundësi të ndikimit të komunikimit jo verbal ndaj
prezentimit të politikanit nëpërmjet mediumeve audio-vizuele:
a) Pamja fizike: aspekti fizik i politikanit është vështirë për tu kontrolluar,
sepse ai ndryshon vështirë. Kjo ka të bëjë posaçërisht me karakteristikat e fytyrës,
që lidhen në mënyrë negative dhe pozitive me përmbajtjen e asaj që e kumtojmë.
Rol të veçantë në këtë aspekt luajnë paramendimet dhe disponimi i pavetëdijshëm,
që shkakton kapje pozitive dhe negative të politikës, pavarësisht nga përkrahja që i
jepet diskursit të tij;
b) Zëri: këtu mund të ndryshohet kuptimi ose interpretimi i komunikimit
nëpërmjet talentit, ngjyrës, ritmit, elasticitetit e të tjera. Në fakt, edhe sikur të donte,
politikani nuk mund ta ndryshojë zërin e tij, i cili është më karakteristik për një
personalitet se sa të prekurit me gishtërinjë. Por, ajo që është me rëndësi është
përzierja e teknikës, e cila pjesërisht mund t’i përmirësojë karakteristikat e zërit ose
t’i keqësojë;
c) Gjestet: ato mund ta rrisin, por mund të jenë edhe në kundërshtim me
fjalimin, të cilin e paraqet politikani. Analitikisht më së miri vazhdohet me
miratimet dhe ndryshimet.

Shumë vështirë është që të mësohet politikani t’i kontrollojë sjelljet e tij jo


verbale, sepse në shkallë të madhe ato janë të pavetëdijshme. Kjo vështirësi lidhet
edhe me karakterin e debatit – nxitet nervozizmi i kundërshtarit në radhë të parë që
t’i nxjerrë në shesh sjelljet e tij të pavetëdijshme dhe që të bëjë gabime.
Vështirësi tjetër është në lidhje me interpretimin e tërësishëm subjektiv të
sjelljes jo verbale, edhe pse i kemi në disponim modelet e përgjithshme kulturore
dhe sociale të interpretimit të saj. Gjatë komunikimit verbal shërbehemi me
elemente relativisht të sakta – gjuhën, prandaj kemi edhe mundësi të kufizuara të
interpretimit. Gjatë dekodimit të komunikimit jo verbal ekziston një numër më i
madh variantesh.

Shprehja e fytyrës

Shprehja e fytyrës është shenjë kryesore e ndjenjave. Ajo përbëhet nga


lëvizja e syve, vetullave, gojës e të tjera. Tek njerëzit të shprehurit me fytyrë është
një nga fushat e kontrolluara të gjesteve. Përveç kësaj, këtu problemi me

190
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

interpretimin është sepse shumë shprehje të afërta mund të kenë kuptim tërësisht të
kundërt.
Nëpërmjet shprehjes së fytyrës më së miri zbulohet shkalla e emocionit. Së
dyti është se mendimi i gjesteve të fytyrës duhet të interpretohet së bashku me
shenja të tjera. Shpesh shprehja e fytyrës shfrytëzohet për “tu mbështetur” te
komunikimi reflektues me auditorium, sepse pjesa rreth syve dhe gojës është
komentues i përhershëm. Kështu, sytë e mbyllur tërësisht shprehin mosbesim;
gjysëm të hapura -–befasi; shikimi normal – pa koment; më të hapura – moskuptim;
shumë të hapura – nervozizëm.

Dashuri, lumturi

Kënaqësi befasi

Refuzim vuajtje

Nervozë, vendosmëri

Më lehtë kuptohen emocionet pozitive – lumturia, dashuria dhe kënaqësia.


Vështirë kapen si rregulla emocionet negative – mallëngjimi, inati, mohimi.
Rëndomë emocionet bëhen me asociacione të mimikës në këtë mënyrë:
- Kënaqësia – vetullat e ngritura, sy të hapura gjërësisht, të ulura
teposhtë, pjesët e skajshme të buzëve, gojë gjysëm e hapur;
- Frika – vetulla të ngritura dhe të rrudhura kah mjedisi, sy të hapur
gjërë, skajet e buzëve të lëshuara te poshtë pak të tërhjekura prapa, goja
mund të jetë e hapur;
- Mllefi – vetullat janë të lëshuara teposhtë, rrudhat e ballit janë të
shtrënguara, sytë jaëë të mbyllura, buzët të mbledhura, dhëmbët të
shtrënguara;
- Mallëngjimi – vetullat lëshohen teposhtë, sytë janë më të errëta, shpesh
skajet e buzëve lëshohen pak teposhtë;

191
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

- Lumturia – sytë shprehin dinjitet, skajet e buzëve janë të ngritura


përpjetë dhe rëndomë të shtrënguara.
Të gjithë e dijmë se:
- Buzët e shtrënguara tepër shprehin gjendje të thellë të të menduarit;
- Buzët e shtrembëruara, të shtrënguara – shprehin dyshim ose sarkazëm.
Buzëqeshja rregullisht shpreh miqësi, nevojë për miratim. Duhet, ditur se
buzëqeshja si element i gjesteve dhe i sjelljes varet nga dallimet rajonale dhe
kulturore: të jugut anojnë që të buzëqeshin më shpesh se sa banorët e pjesëve
veriore.

Kontakti vizuel

Kontakti vizuel paraqitet si element jashtëzakonisht i rëndësishëm gjatë


komunikimit. Shikimi i oratorit do të thotë jo vetëm interesim por edhe na ndihmon
ta koncentrojnë vëmendjen tonë rreth asaj që flitet. Gjatë fjalimit, oratori dhe
dëgjuesi kohë pas kohe shohin njëri-tjetrin, kohë pas kohe i largojnë shikimet e
tyre, duke ndjerë se shikimi i përhershëm mund t’i pengojë bashkëbiseduesit që të
përqëndrohen. Si oratori, ashtu edhe dëgjuesi e shohin njëri-tjetrin drejt në sy jo më
shumë se dhjetë sekonda. Kohë pas kohe sytë e oratorëve takohen, por një gjë e tillë
zgjatë shumë pak, se sa qëndron shikimi i njërit ndaj bashkëbiseduesit tjetër.
Mbajmë kontakt vizuel jashtëzakonisht të lehtë me oratorin gjatë sqarimit të ndonjë
teme të këndshme dhe e largojmë shikimin, duke diskutuar për tema të pakëndshme
ose të përziera.
Pamja këmbëngulëse dhe e përqëndruar rëndomtë pranohet si shenjë e
armiqësisë.
Duhet ditur se aspektet e veçanta të marrëdhënieve reciproke shprehen me
atë se si njerëzit e shohin njëri-tjetrin. Për shembull, ne jemi të prirur t’i shohim më
shumë ata të cilët na impresionojnë ose kemi marrëdhënie të afërta. Përveç kësaj,
femrat janë të prirura më tepër ndaj kontaktit vizual se sa meshkujt.
Përqëndrimi i syve të bashkëbiseduesit do të thotë vëmendje ndaj tij. Por,
nëse vazhdon më gjatë dalin edhe interpretime të reja, të cilat varen nga shprehja e
tërësishme e fytyrës dhe nga situata: është e mundshme që B të jetë dashuruar në A,
mund të ketë disponim miqësor, agresiv ose tërësisht kurreshtar.
Pamja e syve, luajnë rol të rëndësishëm gjatë mbajtjes së marrëdhënieve
reciproke në aktin e komunikimit.

Pozita dhe gjestet

192
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

Këto janë lëvizjet e duarve, të këmbëve dhe të pjesëve të tjera të trupit. Disa prej
tyre kanë për qëllim të transmentojnë kumtimin përfundimtar, të tjerat
karakteristikat e padëshirueshme sociale, të cilat mund të interpretohen drejtë dhe jo
drejtë.
Gjestet mund ta transmentojnë gjendjen emocionale. Rëndomë gjatë
emocioneve të fuqishme njerëzit bëjnë gjeste në mënyrë instiktive – mrrolen
(agresivitet), e prekin fytyrën (jo dinjitet), kruhen (vetnënçmim), fërkohen (lodhje)
e të tjera.
Nëpërmjet gjesteve mund të plotësohet kuptimi i asaj që e kumtojmë.
Rëndomë, këto janë gjeste të koordinuara me përmbajtjen e komunikimit verbal: të
numëruarit me gjeste me gishtërinjë, tregon objektet dhe njerëzit, përkrahje me
gjeste pyetjet, impresionet e të tjera; ndryshimi i amplitudës së gjesteve gjatë
ilustrimit të madhërishme (peshk i madh) e tjera.
Gjestet mund të ndryshojnë tërësisht fjalimin.
Gjestet e kokës janë gjeste specifike dhe kanë dy role të ndryshme: ata
mund të “nxisin” domethënë të japin kurajo ose ta kontrollojnë sinkronizimin e
komunikimit.
Gjendja dhe ndjenja e njeriut mund të caktohen sipas asaj se si ri më këmbë
dhe ulur, sipas gjesteve dhe lëvizjeve të tij.
Kur oratori përkulet nga ne gjatë bisedës ne e pranojmë këtë si dashamirësi,
si duket nga shkaku se pozita e këtillë flet për vëmendje. Ne do të ndihemi më pak
komod me ata, të cilët gjatë bisedës me ne tërhiqen prapa ose tërësisht shtrihen në
kolltukë (karige). Rëndomë është lehtë të diskutohet me ata, të cilët marrin pozitë të
natyrshme.
Pozitë të këtillë mund të marrin njerëzit e rangut të lartë, me siguri për
shkak se ata janë më të vendosur në momentin e komunikimit dhe rëndomë nuk
qëndrojnë mëkëmbë, por ulur – ndonjëherë shtrembohen mbrapa ndonjëherë
luhaten anash.
Prirja, me të cilën bashkëbiseduesit që ri mëkëmbë ose bashkëbiseduesit që
janë ulur të ndjehen më komod, varet nga karakteri i situatës ose i dallimeve të
pozitës së tyre shoqërore dhe të nivelit kulturor. Njerëzit, që e njohin mirë njëri-
tjetrin ose bashkëpunojnë në punë, rëndomë rrinë mëkëmbë ose ulur anash njeri-
tjetrit. Femrat shpesh kanë dëshirë të bisedojnë të mbështetura majtas kah
bashkëbiseduesi ose të qëndrojnë paralelisht me të, veçanërisht nëse njihen mirë.
Meshkujt në diskutim e preferojnë pozitën ballë për ballë, përveç gjatë situatave të
rivalitetit.
Domethënia e gjesteve të shumta me dorë ose lëvizje të këmbëve është e
dukshme. Për shembull, duart ose këmbët e kryqëzuara flasin për skepticizëm, për

193
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

pozitë mbrojtëse. Dhe anasjelltas – këmbët e pakryqëzuara shprehin pozitë më të


hapur, qëndrim mirëbesimi. Kur njerëzit mendojnë, rëndomë qëndrojnë duke e
mbështetur me pëllëmbë mjekrën. Duart e vëna pas kokës shprehin lartësim.
Gjatë bisedës kokat e bashkëbiseduesve janë në lëvizje të përhershme. Edhe
pse luhatja me kokë jo gjithnjë do të thotë pajtim, kjo ndihmon në bisedë. Me këtë
dëgjuesi sikur i jep të drejtë bashkëbiseduesit të vazhdojë. Luhatja me kokë vepron
tek oratori me miratim dhe gjatë diskutimit grupor, sepse oratori e përqëndron
fjalimin e tij drejtpërsëdrejti tek ai, i cili rregullisht ia bën me kokë. Luhatja e
shpejtë dhe kthimi i kokës anash shpreshherë janë shenja se dëgjuesi dëshiron të
shpreh diçka.
Rëndomë edhe oratorët por edhe dëgjuesit e kanë më lehtë të diskutojnë me
atë që pamjen e fytyrës e ka të gjallë dhe lëvizjet ekspresive. Gjestet aktive
shpeshherë shprehin emocione pozitive dhe pranohen si shenjë e interesimit dhe
përqafimit. Gjestet e tepërta, në fakt, mund të jenë edhe shprehje e shqetësimit apo
pasigurisë.

Hapësira ndërmjet personaliteteve


Faktorë tjetër i rëndësishëm në komunikim është hapësira ndërmjet
personaliteteve – sa afër ose largë janë bashkëbiseduesit njëri nga tjetri. Distanca
fizike është me rëndësi në radhë të parë me raportin e intimitetit dhe të dominimit.
Shkalla normale e distancës fizike ndryshon në kulturat e ndryshme, por çdo lloj i
krijesave të gjalla (përfshirë këtu edhe njeriun) i ka veçoritë e veta për hapësirën
sociale.
Ndonjëherë ne e paraqesim qëndrimin tonë me kategoritë hapësinore, si për
shembull: “qëndroj anash” nga ai, i cili nuk më pëlqen ose nga i cili frikohem;
“qëndroj këmbëngulës” ndaj tij për të cilin jam i interesuar. Sa më shumë që
bashkëbiseduesit të interesohen njëri për tjetrin, aq më shumë ata qëndrojnë ose
rrinë pranë njëri tjetrit. Ekziston një pjesë e caktuar e distancës së lejueshme
ndërmjet bashkëbiseduesve e cila varet nga lloji i marrëdhënieve reciproke dhe
përcaktohet në këto mënyra:
- Distancë intime (deri 0,5m), - u përgjigjet marrëdhënieve intime;
- Distancë ndërmjet personaliteteve (0,5-1,2 m) – kjo është distancë për
bisedë ndërmjet miqëve duke i prekur ose jo;
- Distanca sociale (1,2-3,7 m) – kjo është distancë për marrëdhënie
joformale shoqërore dhe afariste, ku kufiri më i lartë më shumë i
përgjigjet marrëdhënieve formale;

194
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

- Distancë publike (3,7m dhe më shumë) – gjatë kësaj distance nuk


konsiderohet si ashpërsi shkëmbimi vetëm i disa fjalëve ose të
përmbahemi nga komunikimi.
Rëndomë njerëzit ndjehen komodë dhe lën përshtypje të mirë kur
qëndrojnë dhe rinë ulur në distancë, që u përgjigjet marrëdhënieve reciproke të
përmendura më lartë. Pozita tepër e afërt si dhe ajo tepër e largët mund të ketë
ndikim negativ ndaj komunikimit.
Sa më afër të jenë njerëzit pranë njëri tjetrit aq më pak ata e shohin njëri
tjetrin. Dhe anasjelltas duke qëndruar në distancë, ata më shumë e shohin njëri-
tjetrin dhe i shfrytëzojnë gjestet për të mbajtur vëmendjen e bashkëbiseduesit.
Rëndësia e afërsisë fizike ndryshon varësisht nga të rrethuarit fizik – ajo
nuk ka rëndësi në autobusin e mbushur plotë, por gjatë kontakteve me sy ose në
bisedë ajo bëhet karakteristikë e rëndësishme. Nëse A rrin ulur pranë B rëndësia
duket të shpjegohet në raport me atë se a ka edhe vende të tjera ku mund të ulet A,
a rrin ulur në kënd ose ballë për ballë; a ekziston barierë fizike ndërmjet tyre e të
tjera.
Lokalet “të mbyllura” janë karakteristike për bisedat intime. Tek këto në
interpretim përfshihen edhe shqisat – prekja, aroma e të tjera. Është dëshmuar se
njerëzit ulen ose qëndrojnë pranë njerëzve të cilët u pëlqejnë. Por ekzistojnë dallime
të fuqishme ndërkulturore – arabët dhe latino-amerikanët qëndrojnë shumë afër,
ndërsa suedezët dhe skotlandezët në distancë më të theksuar. Rritja dhe shkurtimi i
distancës janë shenja përkatëse për ndërprerjen ose intensifikimin e komunikimit.

Këto rregulla ndryshojnë mjaft varësisht nga mosha, seksi dhe niveli
kulturor. Për shembull fëmijët dhe njerëzit e moshuar qëndrojnë më afër
bashkëbiseduesit, ndërsa të rinjtë dhe njerëzit e moshës mesatare preferojnë pozitë
më të largët. Rëndomë femrat qëndrojnë ose rinë ulur më afër bashkëbiseduesit e sa
meshkujt. Cilësia e personalitetit, gjithashtu e përcakton distancën ndërmjet
bashkëbiseduesve – njeriu i ballansuar, me ndjenjë të dinjitetit të vet, i afrohet
bashkëbiseduesit më tepër, ndërsa ndaj njerëzve nervoz qëndron në distancë më të
largët. Gjendja shoqërore e njerëzve që bisedojnë, gjithashtu ka rëndësi.

Kontakti me trup

Kjo është mënyra më primitive e veprimit social. Ajo është simbolik – për
shembull rrahje pas shpinës, shtrëngimi i dorës. Kontakti me trup nëse e
përjashtojmë agresionin e drejtpërdrejtë (konfliktin) dhe prekjen seksuale,
politikanët shpesh e shfrytëzojnë për t’i shprehur ndjenjat dhe qëndrimet. Jashtë

195
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

komunikimit familjar rëndomë ky kontakt kufizohet me të prekurit me dorë. Janë


bërë hulumtime të ndryshme, që të përcaktohen zonat e prekjes së trupit, si dhe
subjektet e veprimit reciprok. Është me rëndësi të mbahet mend se për shkak të
dallimeve të mëdha kulturore në kontaktin me trup nuk mund të shfrytëzohen
rezultatet e hulumtimeve në vendet tjera.

Pozita e trupit

Kjo gjithashtu është sinjal i fortë instiktiv, që transmenton sinjale të


rëndësishme sociale. Ekzistojnë pozita instiktivisht “të larta” (dominante) dhe “të
ulta” (nënshtrime). Dëshira apo qëllimi për të dominuar shprehen me qëndrim të
drejtë dhe të sigurtë të trupit, me kohë të ngritur lartë e kështu me radhë. Ekzistojnë
gjithashtu pozita miqësore dhe armiqësore.
Nëpërmjet pozitës së përgjithshme të trupit personaliteti rëndomë e shpreh
gjendjen e tij emocionale, për shembull tendosjen ose lezheritetin. Mund të shprehet
gjithashtu edhe qëndrimi ndaj të tjerëve.
Njerëzit kanë stil të përbashkët të shprehjes së sjelljes, që tregohet
nëpërmjet ecjes, pozitës së trupit, mënyrës së uljes e kështu me radhë. Në këtë stil
ndikojnë:
- Rolet e tashme sociale (aktive) dhe ato të kaluara, - për shembull, nëse
një njeri ka qenë ose momentalisht është person ushtarak;
- Pikëpamja për veten i personalitetit;
- Besimin që e kemi në vetveten;
- Gjendja emocionale;
- Dallimet kulturore
-
Pamja, figura dhe ecja

Karakteristikat e pamjes, figura dhe ecja e një njeriut mund t’i flasin shumë
vëzhguesit të vëmendshëm dhe të interesuar.
Pamja e mirë, jo e imponuar flet për kapje dhe çiltëri ndaj atyre që na
rrethojnë, për aftësinë që menjëherë t’i shfrytëzojmë forcat e brendshme dhe të
çliruar nga çfarëdo lloj dhune.

196
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

Ngathtësia ose mos lëvizja e trupit zbulojnë reagimin e vetmbrojtjes


shmangies së kontakteve, mbyllja, ndjeshmëri të shpeshtë, ndërsa gjithashtu edhe
synim jo adekuat ndaj korrektësisë.
Pamja e keqe, e lëshuar, shpina e gërmusur, shprehin përulje, pajtim dhe
përshtatje.
Pozita e pamjes tradicionale (njëra ose të dyjat duart në xhepa, duart e
lidhura pas shpine ose të kryqëzuara në gjoks e të tjera) janë shenjë e pamvarësisë
së pamjaftueshme dhe nevojë e përshtatjes së padukshme me rrethin.
Për vëzhguesin e vëmendshëm shumë informata merren nga lëvizja e
shpatulla dhe pjesa e sipërme e trupit të njeriut. Këto pjesë të trupit në mënyrë
karakteristike dëshmojnë si për karakterin e njeriut ashtu edhe për gjendjen e tij
emocionale në moment.
Pozita e këmbëve dhe e shputave gjithashtu mund të japë informatë për
gjendjen dhe karakteristikat psikologjike të individit:
- Të qëndruarit në dy këmbë (këmbët rinë të ndara jo më shumë se dy
pëllëmbë) me vendosje të ballansuar të peshës së trupit, është veçori e
njeriut të fortë dhe të ballansuar, të qetë dhe të fuqishëm, që di të
përshtatet çdo kund.
- Pozita e palëvizshme, e ftohtë me tendosje të fuqishme tregon aftësim
të keq, inate, jo elasticitet në sjellje dhe vet të shprehurit;
- Pozita e ndryshueshme gjatë tendosjes jo aq të mjaftueshme, ndryshimi
i shpejtë i mbështetjes themelore të këmbëve dhe qëndrimi në këmbë
tregojnë qëndrueshmëri dhe diciplinë jo të mjaftueshme, mosshpresë
dhe frikë;
- “Të luhaturit”, ngritja e gishtit flet ose për gatishmëri për veprim aktiv
ose për grindje;
- Pozita “këmbë të hapura në mënyrë të parregullt” tregon nevojën e vet
dëshmimit, pretendimeve të gjëra, vetvlerësimeve të mëdha dhe shpesh
edhe ndjenjën për nënçmim;
- Nëse ecja ose pozita janë karakteristike me ndarje të dukshme të
këmbëve përpara, bëhet fjalë për “për ecje të demostruar”, prepotencë
dhe vetbesim (ec si paunë);
- Nëse majet e shputave janë kthyer për prapa, atëherë kjo tregon ndonjë
dobësi të brendshme, ndonjë mungesë relative të iniciativës, bindje jo
të mjaftueshme në forcat e veta.

Dallohen disa lloje të ecjes:

197
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

- Ritmike - formë e çliruar për së larti, por me sjellje të ballansuar;


kjo është tipike për ata që dëshirojnë të shetisin;
- E ballansuar – e llojit të marshit ushtarak kjo është tipike për njerëz
me vullnet dhe me synim për një qëllim të caktuar;
- Hapat të gjerë – tregon synim kah një qëllimi, aksion, thjeshtësi,
mendim apstrakt;
- Hapa të shpeshtë të shkurtëra – shenjë për kujdes, qëllim, mendim
të shpejtë dhe reagim, moderim, mënyrë konkrete të të menduarit;
- Ecje e fuqishme ritmike (me lëvizje të forcuara të kryqave) – sjellje
të këtillë kanë vetëm ata naiv – instiktiv dhe personalitetet egoist;
- Ecje e plogshtë - kjo është shenjë e mos pasjes së vullnetit dhe të
dëshirës për diçka, lezheritet, mërzi;
- Ecja e fortë, e shtrënguar, e ngurtë – kjo tregon mbyllje, mungesën
e kontaktit, paaftësi për paraqitje të lirë;
- Ngritje e përhershme e gishtave të këmbëve – kjo demonstron
synimin për të ecur përpara, ndjenjën e superioritetit posaçërisht atë intelektuale.
- Karakteri i raporteve të njerëzve me njerëz të tjerë dhe me botën në
përgjithësi ndërsa gjithashtu disa specifika personale gjenden dhe kultivohen edhe
në pozita të tjera tipike.

Lëvizja e duarve
Lëvizjet e duarve kur flasim janë të ndryshme dhe varen nga temperamenti
i individit. Duhet ditur se nga distancat e mëdha ky gjest, i quajtur të folurit me duar
është posaçërisht instrument i rëndësishëm për përforcimin e fjalës.
Qëndrimi fillestar gjatë kësaj lëvizje është pozita neutrale kur duart gjenden
mbi gjysmën e sipërme të trupit. Problemi qëndron në atë se si të arrihet përshtypja
se jemi të çliruar. Një këshillë – shfrytëzoni shënimet e shkurtëra me tezat kryesore
të fjalimit tuaj. Mbani në njërën dorë. Kështu që ajo gjithnjë do të jetë e zënë dhe do
të marrë pozitë të natyrshme, ndërsa me dorën tjetër mund të bëni gjeste. Asnjëherë
nuk duhet bërë gjeste me dorën ku i keni shënimet, sepse ajo e dekoncentron
publikun.

Duhet shmangur këtyre gjesteve:


Duarve të kryqëzuara para gjoksit – këto kapen si shenja të arogancës dhe
të mbajtjes së distancës. Oratori krijon bariera ndërmjet vetes dhe publikut dhe
është antipatik;

198
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

Duart e kryqëzuara në gjysmën e poshtme të trupit – ato janë pengesë për


hapjen të oratorit ndaj publikut dhe len përshtypje e mentalitetit si të rrëfimit para
priftit;
Vënia e duarve në kryqa, gjithashtu vepron sikur refuzon publikun.
Dëgjuesit mendonin se kërkoni të ngriheni mbi ta, ndërsa me një sjellje të këtillë
nuk fitohen ithtarë;
Të bërit me gisht ndaj publikut është gjest i pahijshëm, që len përshtypjen
se oratori gjoja di çdo gjë;
Lëvizja e syzave, stilografit ose e sendeve të tjera, të cilat i mbani në duar,
e mënjanojnë vëmendjen e dëgjuesve nga përmbajtja e fjalimit tuaj.

Rekomandohen gjestet e këtij lloji:

Dora e hapur ndaj dëgjuesve, demonstron dëshirë për kontakt;


Gjithashtu vlen edhe kur dy duart janë të hapura ndaj publikut. Kjo le
përshtypjen e sinqeritetit.
Detyrë: të njoftuarit – trajningu për vëmendje dhe për të mbajtur mend.
Qëllimi është që të ushtrohet aftësia e të vëzhguarit dhe e të paraqiturit të mënyrave
të ndryshme të njohjes dhe prezentimit në situata të ndryshme: në rrugë, gjatë
takimeve jo formale, gjatë aktiviteteve formale (takime, pritje, mitingje, punë me
aktivin, debate me kundërshtarin etj.).
Në fillim pjesëmarrësit ndahen nga dy dhe për një kohë të shkurtër bëjnë
njoftimin njëri me tjetrin. Pastaj, pa u paralajmëruar më parë, çdo njëri e
përshkruan hollësisht partnerin e vet – për shembull, ngjyrën e këpucëve, gjestet
karakteristike etj.

Detyrë: Trajning për tu ballafaquar me situatat.


Mirrni qëndrim në situata të ndryshme kur duhet të flisni para publikut:
Hyni dhe nuk keni ku të rrini,
Hyni dhe asnjëri s’ua ve veshin,
Përplaseni në derë me një njeri tjetër,
Hyni dhe ndokush u afrohet dhe fillon tu flasë,
Hyni dhe fillojnë tu bërtasin.
Ndiqni dhe realizoni reagimet.

199
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

200
PUNA ME MEDIUMET

Specifikat e mediumeve të veçanta


Shtypi

Nga shekulli i 18 deri sot njëra nga mënyrat më të përhapura të


komunikimit publik është shtypi. Me konceptin ,,shtyp” nënkuptohen dy grupe të
mëdha të botimit- gazetat dhe revistat. Gazetat janë kryesisht të përditshme dhe
javore.
Kriteret themelore për zgjedhjen e e mediumeve si mjet
komunikimi janë: Ana periodike (të përditshme- të mëngjesit dhe të pasditës,
javore); përfshirja teritoriale (nacionale, rajonale, lokale dhe interne të
ndërmarrjeve); tirazhi; veçoritë e auditoriumit, madhësia dhe formati (standarde
dhe tablloide).
Karakteristikë e shtyput të Evropës është edhe ekzistimi i
edicioneve partiake. Viteve të fundit ekziston tendenca botimit të gazetave, të cilat
nuk janë organe të partive politike, por paraqesin qëndrime të caktuara idelogjike
dhe përkrahin qëndrimin e partive të caktuara. Në fakt, ende në Evropën Juglindore
dhe Qendrore (ish vendet socialiste) hasen gazeta dhe revista të cilat janë nën
ndikimin e drejtpërdrejtë të partive.
Rëndomë pas proklamimit të zhurshmëm të disa botimeve ,,te
pavarura” fshihen grupe të fuqishme ekonomike, të cilat shfrytëzohen për të
krijuar mendimin e mirë publik sipas interesave të tyre personale dhe fianciare.
Sipas ekspertëve , me rëndësi të madhe për forcën ndikuese të
komunikatave në shtyp është vendi i publikimit- ,,pozicioni”. Me ,,pozicion”
nëkuptojmë ,, ...vendin që e zë një komunikatë në krahasim me matërialet tjera në
një faqe, të majtën ose të djathtën të folios, në krye, në mes ose në fund të
botimit...” Ekzistojnë disa ligjshmëri për ndikimin e pozicionit për pranimin , por
ende nuk mund të sqarohet esenca e mekanizmit. Pranohet se është adekuate që
komunikatat të vendosen në pjesën e sipërme të fletës. Me rëndësi është edhe
komponimi i dy fletëve të afërme, të cilat vërehen në të njëjtën kohë. Konsiderohet

201
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

se ana e djathë është me afektivitet më të lartë. Të përshtatshme në pajtim me


shkallën e rëndësisë janë: faqja e parë, e katërt, e tretë dhe e dyta. Në praktikë
shfrytëzohen edhe disa shtylla të posaçme ,,vesh”, “kembël sup”, pozicioni i Kilit”
etj.

Plaketi politik

Për dallim nga bartësit e tjerë reklamues, plaketi politik nuk ka ndonjë
auditorium të caktuar. Efekti reklamues e tij arrihet nëprmjet kopjeve të shumta, të
cilat e mbushin hapsirën që na rrethon. Plaketat janë më të lira dhe shpërndahen
lehtë. Që të arrihet efekt i shumfishtë i reklamimit me plaketa, është e
domosdoshme mbajtja e një varg fushatash. Ndryshe nga plaketat tregëtare, të cilat
ngjiten në vende të posaçme për të cilat paguhet në mënyrë të veçantë dhe që lidhen
me një mall ose shërbim të caktuar, te plaketat politike përsëritja e shpeshtë e një
ideje apo porosie nuk është e kufizuar me kohën, dhe shpesh as edhe më hapsirën.
Praktika e fushatave zgjdhore ka përmirësuar në mënyrë të
ndjeshme metodat e bërjes së plaketave. Në Evropë plaketat vazhdojnë gjithnjë
të mbeten mjet politik për reklamim, të cilat nuk i ka nxjerrur jashtë loje
radioja dhe televizioni. Kohëve të fundit imponohet praktika e shfrytëzimit
maksimal të 4-5 plaketave, për të mos dekoncentruar efektin e ndikimit. Shpesh
shpërndahet një plaket nacionalnë madhësi të ndryshme, i ndjekur nga plaketat
lokale.
Sot në fushatat paraelektorale shfrytëzohen dy lloje të plaketave:
tregëtare dhe “luftarake”. Në parim plaketat tregëtare janë me dimenzione të
mëdha (12, 16 m2 etj), ngjiten nëpër pano të cilat merren nga firmat për reklamime
të jashtme. Vendet zgjidhen varëisht nga efekti i tyre, ndërsa ndonjëherë edhe nga
auditoriumi specifik i frekuentimit të rrugës. Shepesh ato vehen pranë arterieve
automobilistike, në hyrje të venbanimeve, në qendër të qytetit dhe pranë
semaforëve. Sipa hulumtimeve të bëra ekspertët e reklamave kanë konstatuar se
gjysma e njërëzve që janë në lëvizje i vërejnë ato. Për t’u arritur efekti i nëvojshëm
ato duhet të vehen në atë mënyrë që të mund të shihen dhe të pranohen vetëm për
dy sekonda. Me rëndësi është që të jenë emocionuese dhe të lexueshme.
Plaketat konvencionale, të nohura edhe si “luftarake” ose “të
egërta” ngjiten nga ekipet vullnetare ose të paguara në të gjitha viset e mundshme
dhe me dimenzione të ndryshme. Plaketat luftarake bëhen më qëllim të krijimit të
mjedisit vizuel mahnitës.

202
PUNA ME MEDIUMET

Formave të shtypura mund t’u shtohen edhe shirita të shumfishtë,


tiketa dhe plaketa floroscente, të cilat shihen edhe natën. Shpesh përdoret edhe
“plaketi i lëvizshëm” – “njerës senduiç“ ose i ngjiten automjeteve ose mjeteve
tjera transportuese.
Nga aspekti plikologjik është shumë me rëndësi se si do të
shfrytëzohet hapsira e plaketit për të pasur një efekt më të madh sygjestioni. Në të
kaluarën janë përdorur shumë plaketa të mbushura me tekste. Në plaketat
bashkohore dominojnë liderët partiak me shenjën e partisë dhe deviza e tyre
kryesore- motoja e fushatës. Zakonisht portretet e liderëve vendosen në të majtë ose
në të djasht varësisht nga ideologjija e tyre, me çrast kërkohet mundësi që të shohin
në një drejtim të caktuar. Shpesh shfrytëzohet rofili B ¾ , i cili shpreh synimin dhe
lëvizjen. Kujdes i posaçëm i kushtohet fytyrës e cila paraqitet si komunikim
joverbal. Kur njëriu i sheh fotografit, syri i tij më së shumti ndalet te sytë, goja,
hunda dhe duart. Shiqimi duhet të jetë pak lartë, por të moë shoh drejt në objektiv,
të mos jetë me pamje të shtangur, për të mos ngushtojë vullnetin e vet për zgjedhje
të lirë. Në praktikë është imponuar mendimi se më të shprehura janë figurat e
politikanëve deri te shpatullat. Shpesh shfrytëzohen lëvizjet e duarve me çrast
kërkohet simbolika e reciprocitetit dhe orjenitmit të drejtimit të hecjes së shoqërisë.
Efekt më të madh ka shfrytëzimi i plaketave në qytetet e mëdha. Në
këto qytete njerëzit kanë shumë obligime dhe më pak shohin dhe dëgjojnë radio dhe
televizion. Ndonjëherë shfrytëzohen edhe plaketat në të cilat janë prezentuar edhe
listat partiake të rajoneve të caktuara. Efekti nuk është aq i mirë, por nëse ka të tilla,
atëherë udheqësit kryesor të vehen në pjesën e sipërme.
Analiza e politikës praktike në lëmin e reklamës me plaket tregon
se shpesh shfrytëzohen si simbole figurat e fëmijëve, të rinjëve, nënëve me foshnje,
duar, lule të çelura, kuaj dhe zogjë. Partitë e opozitës shpesh kanë qejf të
shfrytëzojnë plaketa me fëmijë, të cilët simbolizojnë të ardhmen dhe vendin e tyre
në të. Paritë në pushtet më shumë anojnë nga plaketat me të rinjë dhe njerës të
pjekur, me të cilët kërkojnë simbolikën e ditës së tashme dhe të ardhshme. Figura e
gruës dhe nënës me foshnje e simolizon atdheun dhe vazhdimësinë e fisit. Rrallë në
plaketat politike shfrytëzohen njërës të moshuar.
Problemi kryesor me shfrytëzimin e plaketave është se të
painteresuarit, të brengosurit nga problemet e përditshme nuk i vërejnë dhe u
kushtojnë pak kohë. Prandaj, plaketi gjithnjë e më shumë po shndërrohet në mjet i
cili fuqimisht duhet të tërhjek vemendjen e aufitoriumit dhet’ipërcjellë porositë për
disa sekonda. Konsiderohet se këmbësorët kanë në disponim tre deri pes sekonda,
përt’iparë plaketat (ndërsa vozitësit vetëm dy). Së këndejmi delë edhe kërkesa për
theksim maksimal lëkonik dhe të drejtpërdrejtë, posaçërisht të pjesës teksuale.

203
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Mbishkrimet, shkronjat e shtypit dhe ngjyrat duhet të harmonizohen me


karakteristikat psikologjike të pranimit dhe distancës nga ato shihen.
Gjersa teksti i plaketave merret kryesisht në nivel logjik dhe
racional, figura reflekton, në radhë të parë, nivelin e transmetimit dhe
sugjestioneve të emocioneve të panjohura të porosisë së reklamës. Me rëndësi të
posaçme është që plaketi të krijojë përjetim dhe lidhje emocionale me auditoriumin.
Lidhshmëria ndërmjet devizës dhe prezentimit të plaketit varet nga
zgjedhja e boshtit psikologjik të fushatave dhe mund të jetë asociuse, ilustruese dhe
kontradiktore.
Gjatë fushatave paraelektorale plaketi është mjet i
pazëvendësueshëm për prezentimin e “portretit” të oragnizatës politike. Nëpërmjet
përsëritjes së pandalshme dhe shumfishimit të “portretit” kryesor politik kërkohet
përcaktimi ose përforcimi i sugjestionit. Prandaj edhe sot plaketi politik është
mjaft efektiv, veçanërisht si mjet plotësues.

Lloje të tjera të mjeteve të shtypura

Në politikë, posaçërisht gjatë fushatës paraelektorale shpesh prdoren


afishet, prospekte të shumta të lehta, prospekte dhe kalendarë. Sipa Klod Holkins,
afishet paraqesin reklamë. Afishja është edicion reklamues i drejtpërdrejtë dhe më
operativ, krahasuar me të tjerat më e lirë. Rëndom ajo shkruhet me tirazhe masive
dhe qëllimi i saj është të tërhjekë vemendjen e masave dhe auditoriumit të
ndryshëm. Që nga shekulli i 16 e këndej, përveç afisheve, shpesh përdoren edhe
prospekte për fushatat reklamuese hyrëse dhe nxitëse. Prospekti është një fletë e
katuar (rëndom në format A4 ose A%), e cila përmban informacione reklamuese të
gjerësishme. Për dallim nga afishet, prospektet ofrojnë informacionin e nevojshëm
të llojllojshëm, të hollëishëm. Shpesh ato përmbajnë edhe ilustrime.
Me prospekte shumëfletësh nënkuptojmë katimin disa herë të
prospektit (flaerët). Nëpërmjet të katimit kërkohet aktraktivitet më i madh dhe
aftësim vizuel për nëntemat e porosisë. Rëndom ato pasurohen me material
ilustrues.
Kalendarët shfrytëzohen, në radhë të parë si dhurta reklamuese
dhe qëllimi i tyre është, në radhë të parë, të nxisë simpatitë dhe dhënjen e votave.

Mediumet audio-vizuele

204
PUNA ME MEDIUMET

Element themelor i komunikimit politik bashkohor janë mjetet klasike


audio-vizuele- , radoioja, kinemaja dhe televizioni. Pas zbulimit të shtypshkronjës,
si mjet i parë për komunikim masiv, zbulimi i mediumeve elektronike bëri
revolucion të vërtetë në komunikimin masiv. Me paraqitjen e radios, kinemasë dhe
televizionit jo vetëm se u zbuluan mjetet e reja të komunikimit masiv, por ndryshoi
edhe tërë procesi i pranimit të komunikimit. Pranimet aiudio dhe vizuele i rrisin
mundësitë e ndikimit të kombinuar ndaj auditoriumit.
Mediumet elektronike japin mundësi të kontrollohet rradhitja e
receptimit. Komunikatat e radios dhe spotet televizive dallohen me shkallë të lartë
të mbajtjes mend të porosive, se sa reklamat e shtypura. Auditoriumi i mediumeve
elektronike është më i madh dhe nëpërmjet kohës së ndryshme të emetimit, jep
mundësi të saktësohet qëndrimi i dëgjuesit dhe shiquesit dhe i porosive që u
drejtohen atyre.

Radoja është fon i shumë veprimeve sociale dhe mund të arrijë në adresë
çdokund- në shtëpi, në vendin e punës, në automobil, gjatë pushimeve etj.
Hulumtimet e auditoriumit të radios tregojnë se ekzistojnë termine të ndryshme
kohore, kur ka interes të ndryshueshëm tek dëgjuesit. Më shumë dëgjohet radjoja në
mëngjes, para se të shkojmë në punë, pasdite kur interesi është më i madh dhe gjatë
orëve të mbrëmjes rreth fillimit të emisioneve të rregullta informative. Hulumtimet
më të thelluara nga ekspertët kanë vënë në dukje disa parime themelore të
radiokomunikimit bashkohor:
- niveli i kuptueshmërisë kumtesës duhet të jetë rreth dhjetë pikë me i ulët
nga koeficienti mesatar i intelegjencës së auditoriumit me qëllim të caktuar për të
cilët janë dedikuar;
- programet duhet të përgatiten ashtu që çdo dëgjues i radios në çdo kohë
të mund të përfshihet në to me një afat më të shkurtër se sa memorja momentale (6-
8 sekonda);
- porositë nuk duhet ta mundojnë ose ta lodhin memorjen kur dëgjuesit i
dëgjojnë;
- vëmendja e dëgjuesve duhet të tërhiqet në dhjetë sekondat e para që të
të përqëndrohet më tutje; ndërsa në pajtim me këtë vijon, shpejtësia maksimale nuk
duhet të kalojë më shumë se dy fjalë e gjysëm në sekondë, ndërsa frazat të mos jenë
më të gjata se shtatë fjalë. ;
- mesazhi i identifikuar duhet të përsëritet katër herë gjatë transmetimit
prej një kohëzgjatjeje prej 60 sekondash;
- muzika dhe efektet fonike nuk duhet të porosisin, por duhet të
ndihmojnë dhe ta përqëndrojnë porosin dhe jo ta largojnë.

205
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Radioja dhe mediumet e tjera elektronike kanë një karakteristikë


specifike- dinamikën. Dinamika i shton kërkesat për të mbajtur mend. Duhet të
ndiqet një ndërtim i caktuar logjik, saktësia e përmbajtjes dhe konkluzat e kjarta.
Mungesa e pikturimit në radi me kompenzohet me nxitjen e fantazisë vizuele.
Në krahasim me llojet e tjera të komunikimit radioja është me e lirë
dhe teknikisht më lehtë formohen porosit.
Praktikë e shpeshtë viteve të fundit në SHBA dhe në Evropën
Perëndimore është që partitë politike hapin radiostacioe të veta. Moda e gazetave
politike zëvendësohet me radiostacione partiake.
Kinemaja në periudhën ndërmjet dy luftrave botërore luan një rol
të rëndësishëm. Sot, pas paraqitjes së televizionit, mundësitë e kinemasë janë
kufizuar dukshëm. Karakteristike për kinëmanë është niveli i ulët i informimit
verbal dhe i personifikimit. Kinamaja ka auditoriumin e vet specifik, prandaj sot
shfrytëzohet si mjet plotësues për lansimin e porosive politike.

Televizioni përmban mundësi informuese, artistike dhe teknike, që e


shndërrojnë në transmetues më efektiv të ideve, vlerave dhe sugjerimeve. Forca
e televizionit është në bashkimin e dinamikës së ndikimit nëpërmjet zërit,
fotografisë dhe lëvizjeve. Tek televizioni zhurma informative në fushën
komunikuese është shumë e vogël. Arma më e fortë e televizionit është dialogu,
prandaj janë për tu respektuar deklaratat e drejtpërdrejta dhe jo incizimet. Ana
statike e përjashton porosinë nga ndikimi me vlerë dhe e afron transmetimin
televiziv me komunikatat e radios. Ekspozetë e drejtpërdrejta , përveç kësaj, e
rrisin besimin te shikuesit dhe objektivitetin e informatës që ofrohet.
Forca e televizionit nga aspekti i ndikimit psikologjik mund të
analizohet nëprmjet këtyre kritereve:
- ekzistimi apo mungesa e acarimit;
- forma e përjetimit psikik (frikë- impresionim);
- përmbajtja e përjetimit psikik (efekte ngarkuese dhe relaksuese);
- qëndrimi ndaj perspektivës jetësore (pesimizëm-optimizëm);
- nxitjen e pjesmarjes intelektuale (të menduarit- kritikën);
- orjentim të përgjithshëm të pjesmarrjes (kurreshtje- indiferencë).
Përparësia e televizionit është e madhe për auditorium të llojllojshëm. Sot
televizioni realisht është i pranishëm në çdo shtëpi dhe ndikon ndaj familjes dhe në
mënyrën bashkohore të jetesës. Emisionet e caktuara kanë auditoriume të ndryshm,
të cilat na japin mundësi që të analizojmë dhe përmirësojmë porosinë tonë.
Forca e ndikimit të televizionit i ka detyruar një vargë dijetarësh të
flasin për politikën e “erës së televizionit” dhe “ të teledemokracisë”. Kjo

206
PUNA ME MEDIUMET

përcaktohet nga fakti se sot televizioni luan rrol kryesor gjatë formimit të
mendimit politik dhe të pikpamjeve të auditoriumit. Sipas ekspertëve shikuesit :
- nuk interesohen për detaje të luftës politike dhe të mekanizmit dretjues;
- sillen ndaj politikës, sikur ndaj automjetit- si ndaj mjetit për
transportim, redaktimi nuk i intereson;
- e rritë vemendjen e saj ndaj politikës, kur disa probleme i prekin ata
personalisht;
- interesohen, në radhë të parë, për zgjedhejen e kryetarit, vizitat e tij
jashtë shtetit, skandalet dhe zbulimet nëpr korideoret e pushtetit të lartë;
- janë të padurueshëm dhe kanë qëndrim armiqësor ndaj prazentimeve të
gjata dhe të ngadalshme dhe prezentimit të ngjarjeve politike.
Në vitin 1948 në SHBA bëhen përpjekjet e para në përfshirjen e televizionit
në fushatat paraelektorale. Nga viti 1960 në televizion rregullisht paraqiten ngjarjet
më të rëndësishme të luftës paraelektorale. Në fakt, kërkohen dhe paraqiten
momentet më interesante masive- debatat publike ndërmjet kandidatëve për kryetar
dhe “ngarendjet garuese” ndërmjet partive. Shiqueshemëria varet nga interesi vizual
dhe karakteri komercial i televizionit amerikan.
Ana specifike e televizionit shtron kritere të ndryshme për porosinë
nga ato të radjos. Kinemaja dhe radioja janë “kanale të nxehta”, ndërsa televizioni
“i ftohtë”. Konsiderohet se kanali i nxehtë përmban një sasti mjaftë të madhe të
informacionit audio-vizual ndërsa ka mundësi më të vogla për pjesmarrje dhe
ballafaqim me auditoriumin. Për dallim nga kanali i nxehtë, te kanali i ftohtë ka
shkallë më të lartë të të pathënave, që bënë të mundshme pjesmarrjen më të madhe
të auditoriumit në procesin e pranimit të komunikatave. Nuk është i vogël numri i
politikanëve që e kanë shrytëzuar në mënyrë të padrejtë qasjen e nxehtë në
deklarata televizive ( Xh. Makarti, R. Niksoni etj.). Ata mbanin fjlaime me retorikë
të nxehtë, i suleshin me akuza të rrepta kundërshtarëve të tyre dhe flisnin me zë të
lartë. Qasja e ftohtë ndaj televizionit e zëvendëson “oratorinë” me fjalim të
besueshëm me qëllim që të shkaktojë pjesëmarrje të shiquesve.
Specifika e komunikimit televiziv e imponon praktikën bashkohore në
vendet perëndimore që të mbahen ligjërata me linja të hapura ose nga sallat me
pjesmarrje të publikut. Kështu dëgjuesit kanë mundësi të përfshihen drejtpërdrejtë
në zhvilimin e diskutimit. Kjo kërkon edhe ndryshime në formën e reklamës
politike në televizion. Për herë ë parë në vitin 1952 në SHBA në fushatat
paraelektorale të gjeneralit Ajzenhauer nisën të shfrytëzohen format e shkurtëra të
reklamave politike televizive, ndërsa më vonë edhe klipa. Prej atëherë emisionet e
shfrytëzuara prej gjysëm ore me pjesmarje të poitikanëve kalojnë në plan të fundit
ndërsa nga viti 1956 ndërpriten në tërësi.

207
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Në fushatën presidenciale në SHBA të vitit 1952 këshilltari i reklamave të


gjeneralit Ajzenhauer, Roser Rivs, shfrutëzoi 49 spote (“spots)- nga një për çdo
rajon. Pas anketave të mendimit publik spotet u grupuan rreth tri temave kryesore:
lufta e koresë, korupcioni dhe rritja e çmimeve. Suksesi i madh i gjeneralit në masë
të madhe është si rezultat i formave të reja të reklamave që i batoi në fushatën e vet.
Sipas Roser Rivs spotet e shkurtëra janë mënyrë e tejkalimit të magësive, tipike
për një reklamë të rëndomte politike.
Modeli amerikan i ndikimit të televizionit është ndërtuar në bazë të
specifikave të mediumeve, në bazë të hulumtimit të mendimit publik dhe nga prirja
për të nxitur pjesmarrjen e drejtpërdrejte të votuesve në procesin politik. Kjo kërkon
që diskursi efektiv politik të përqëndrohet në citate të shkurtëra në kohën më të
shikueshme të televizionit.
Për dallim nga radioja, televizioni është bashkim jo vetëm i
komunikimit verbal por edhe atij joverbal. Nëse në komunikimin personal
politikanët duhet të kenë kulturë joverbale, një gjë e tillë gjatë deklaratave
televizive është kusht i domosdoshëm. Gjatë komunikimit publik nëpërmjet të
televizionit mungesa e aftësisë verbale dhe joverbale mund t’i shndërrojë të gjitha
anët pozitive të komunikimit audiovizuel në negative dhe të sjellë dëme të
papërmirësueshme në imixhin e politikanëve.

Komunikimi verbal nëprmejt televizionit, përveç kulturës së domosdoshme


të të foluri, kërkon nga politikanët t’i kenë parasysh edhe specifikat tjera. Që të
arrijnë ndikim maksimal është e domosdoshme të përqëndrohen në një temë, të
cilën do ta zhvillojnë dhe përforcojnë duke e përsëritur. Përmednja sipërfaqsore e
disa temave është jashtëzakonisht pa efekt. Me rëndësi është që politikanët të
përvetësojnë ritmin e të folurit, të shfrytëzojnë fjali të shkurtëra me ndërtim të
thjeshtë, me kushtëzime sa më të pakta dhe me fjalë të cilat shqiptohen lehtë dhe
pranohen gjatë të dëgjuarit.
Te komunikimi televiziv me rëndësi jashtëzakonisht të madhe është
mjeshtëria e komunikimit joverba. Komunikimi joverbal ndikon kryesisht në
nëvetëdijen dhe ka efekt të madh pozitiv se sa ai verbal. Vështirësitë gjatë sjelljes
joverbale rrjedhin nga esenca e saj dhe nga interpretimi i tërësishëm, pavarsisht nga
disa modele të përgjithshme kulturore dhe sociale. Problem serioz gjatë të kuptuarit
dhe të interpretuarit të komunikimit joverbal janë dallimet ndërkulturore.
Komunikimi joverbal jep mundësi që të ndikohet nëpërmjet pamjes së jashtme
fizike, gjesteve dhe pozitës së trupit.
Për t’i tejkaluar problemet me mungesën e informimit reflektues
gjatë komunikimit audio-vizuel, përveç formave që i përmendëm të transmetimeve

208
PUNA ME MEDIUMET

të drejtpërdrejta, shfrutëzohet edhe metoda e telemetriksit për matjen e interesit


vizuel për emisionet e veçanta.
Viteve të fundit me zhvillimin e sistemeve komunikuese krijohen
kushte plotësuese për zhvillimin e komunikimit politik. “Mediumet e reja” si
videot, televizioni kablovik dhe satelitor, telematika dhe shpërndarja e sistemeve
globale të mediumeve e ndryshojnë tërësisht karakterin e komunikimit bashkohor.
Në Evropë, veçanërisht në Francë zhvillim të hovshëm po merrë
telematika. Të gjithë qytetarët, të cilët janë përfshirë në sistem mund ta kërkojnë
dhe ta shfrytëzojnë informatën që u intereson. Sistemi jep mundësi për komunikm
të dyanshëm me kandidatët, e kufizon fushën e përhapjes dhe kërkon aktivitet nga
ana e recepientëve. Në vitin 1986 dhe 1988 politikanët françes (Zhan Mari Li Pen,
Zhan Lang Pier Zhuken etj.) formuan buro të posaçme për shërbime politike.
Nëpërmjet tyre mund të shfrytëzohej gratis informacioni për programet dhe idetë e
partive dhe të politikanëve. Sistemi bënë të mundshëm dhenjen e përgjegjeve
konkrete dhe “komunikimin e drejtpërdrejtë” me kandidatët. Shfrytëzimi i këtij
lloji të komunikimit kërkon njohuri të veçanta dhe kushton shtrenjtë për t’u prfshirë
në rrjet. Ekzistojnë shtresa të tëra sociale dhe kulturore që i shmangen këtij lloji të
komunikimit.

209
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Mediatrajnimi

Ky ushtrim është apsolutisht i detyrueshëm. Kështu përshembull De Goli


nuk mban suze, nuk i lexon fjalimet e veta, nuk sheh te kamera (mënjanohen
përshtypjet se ai është i vjetër). Xhon Kenedi në vitin 1960 është kandidat i parë për
president i cili merrte mësime të posaçme. Niksoni, pas disfatës së vet nga Kenedi
media-trajnimit i kushtoi çdo ditë nga dy orë.
Këto ushtrime më shpesh i mbajnë drejtuesit më të popullarizuar
televiziv, të cilët në mënyrë të pamëshirshme i vënë politikanët në “skarë” , si në
aspektin e prezentimit të tyre ashtu edhe në aspektin e përmbajtjes së diskursit të
tyre.
Ekzistojnë dy lloj ushtrimesh:
-formale- në lidhje të drejtpërdrejtë me komunikimin joverbal;
-ushtrimet themeore.

Ushtrimi formal

I pari ka të bëjë me prezentimin


Pamja e jashtme: ka për qëllim të pengojë rrezikun që politikani të
prezentohet krejt ndryshe nga tipi mesatar i personaliteteve, ashtu si edhe nga
politikanët tjerë.
Në disa raste kjo luftë e vërtetë e “Look” u lejon disa politikanëve të vënë
disa aspekte të pamjes së ture fizike, të cilat bëhen pjesë e figurës së tyre
audivizuele. Teni i përhershëm i bronxtë i Reganit, mustaqet e gjata të Valensës,
njolla në ball e Gorbaçovit.

I dyti, me veshjen
Rëndom këshilltarët preferojnë njëfarë “neutraliteti” me veshjen, e kaltër, e
përhimtë, kravata dhe këmisha të së njëjtës ngjyrë. Ngjyrat janë imponuar që nga
koha e fotografisë jo cilësore, por edhe sot i shmangen thjeshtë të bardhës e cila
jepë reflekse ndaj lëkurës së fytyrës dhe lë përshtupje të përgjithshme të lodhjes dhe
pamjes së keqe.
Ndonjëherë rekomandohet veshje e cila do ta fuste politikanin në
kategorinë e “modernëve”.

210
PUNA ME MEDIUMET

I treti me të mësuarit e teknikave klasike të të shprehurit


Kërkesë themelore këtu është thjeshtësimi i fjalimit, si dhe i fjalorit kryesor
për debat, puna në prafrazime etj. Përpunohet edhe stili i tërësishëm i politikanit.

I katërti, me të mësuarin e gjesteve me vetëdije


Këtu përvehtësohen gjestet kryesore, të cilat do ta theksonin esencën e
fjalimit. Nuk rekomandohet përshembull, bërja me gisht drejt kamerës, sepse
paraqet agrsivitet. Ose e kundërta, rekomandohet të numërosh me gishtra, sepse të
ndihmon të mbash mend e kështu me radhë.
Ekzistojnë dy boshte kryesore të kontrollit të gjesteve:
- në raport me shikuesin – si të ndiqen kamert, ashtuqë gjithnjë të jemi në
lidhje me shikuesin, dhe si t’i shmangemi paraqitjes me shpinë;
- në raport me diskurisin- theksi klasik i fjalimit të
përcillet me gjestet adekuate. Përveç kësaj duhet që gjestet
klasike të harmonizohen me prezentimin televiziv- këtu gjestet
janë krejtë të ndryshme nga ato të mitingjeve, përshembull, për
shkak të kendeve të mëdha të incizimit.

- Ushtrimi themelor
Ushtrime me çdo gjë për të cilat u bë fjalë në diskurs. Veçohen problemet,
përgatiten përgjegjet. Këshu arrijmë spontanitetin e diskursit të politikanit,
rekomandohet kompetencë dhe sinqeritet.

Dhënja e intervistave
Para intervistës
Çlirojeni veten. Disa herë merrni frymë thellë dhe thoni, se do të
prezentoheni shkëlqyeshëm. Zvogëloni presionin.
Shënoni disa pika kryesore, në të cilat dëshironi të përqëndroheni dhe t’i
spjegoni. Përsërisni në vetvete, që të ndjeheni të sigurtë. Shprehjet tuaja duhet të
jenë të shkurtëra, të kjarta dhe esenciale.
Përpiquni të gjini se çfarë pyetjesh mund t’u parashtrojnë dhe nga përpara
përgatitni përgjegjet. Nëse keni mundësi, angazhoni ndonjërin që ka njohuri rreth
pyetjes që tu bëjë intervistë para se ju të jepni intervitë për mediumet. Angazhoni që
t’ua parashtroi “pyetjen e vështirë”.
Mos u përpiqni që t’i mbani mend përgjegjet, sepse kjo është vetëm një lloj
prove e cila do t’u jap mundësi të vendosni se si do t’u përgjigjeni pyetjeve të

211
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

vështora dhe t’i ktheni në dobi tuajën, dhe njëkohësisht se si do të zvogëloni


rrezikun që t’u gjenë të papërgatitut. Kjo gjithashtu mund t’u ndihmojë të vendosni
se si do të përgatiteni për intervistë.

Intervista- strategjitë themelore


Silluni në mënyrë të natyrshme.
Kini besim në vetvete dhe përgtituni mirë. Ju e njihni fushën tuaj më mirë
se çdonjëri, ashtu edhe nga reporteri. Kjo u bënë të ndjeheni me atutoritet prandaj
mos u fikësoni.
Përgjigjuni pozitivisht. Shmanguni përgjigjeve “pa koment”. Nëse nuk
mund t’i përgjigjeni pyetjes së parashtruar spegoni pse. Thoni “Më vjen keq, por
kjo është në proces diskutimi në gjyq dhe unë nuk kamë të drejtë mendime për këtë
çështje në këtë moment”, ose diç të ngjajshme. “Pa koment” për shumë njerës do të
thotë se fshihni diçka, gjë që e vë në dyshim besimin tek ju.
Nuk jeni të dëtyruar t’i përgjigjeni çdo pyetjeje. Nëse nuk e keni përgjegjen
, bëhuni të sinqertë dhe thoni “Nuk jam i sigurtë. Do ta provoj dhe do t’u
përgjigjem”.
Kur jepni intervistë si përfaqësues i organizatës Ju asnjëherë mos flisni
vetëm në emrin tuaj. Çkado që të thoni dot’ipërshkruhet organizatës, pavarsishtë se
do të shpjegoni se “Ky është vetëm mendimi im personal”. Përmbahuni fakteve dhe
asaj që dëshiron ta shpreh organizata Juaj.
Mos sikur mbroheni ose armiqësisht. Rrini me disponim pozitiv dhe shpirt
të qetë kur i shyrtoni temat e rënda.Mbani mend, kur flisni në televizion ose në
radio ju i flisni çdo njeriu veç e veç, hyni në shtëpinë e tyre ose në automobil të
tyre. Mbajuni sikur jeni diçka sikur ata duan që t’u dëgjojnë.
Përpiquni atë që do ta thoni ta shprehni thjeshtë dhe të kuptueshme, ashtu
që t’u kuptojnë edhe ata që nuk kanë ditur për atë që ju e shqyrtoni. Shmanguni
përdorimit të zhargonit profesional, akronimet dhe të ngjajshmet që mund t’i habisë
dëgjuesit dhe shikuesit tuaj.
Përgjigjuni në fillim shkurt, pastaj spjegoni dhe zhvilloni përgjegjen tuaj.
Kjo do të përqëndronte interesimin e auditoriumit tuaj.
Gjithnjë theksoni esencën e asj që doni ta thoni, pavarsisht nga përgjegjia.
Përgjigjet tuaja duhet të jenë të shkurtëra. Një intervistë prej tre deri pesë
minuta rëndom shkurtohet në mënyrë drastike- në shumë raste ajo që përcillet është
rreth 15 deri 30 sekonda (në lajme).
Nëse reporteri nuk u ka shtruar pyetje të cilat ju mendoni se janë të
rëndësishme ngrini atë në përgjegjen tuaj si pyetje e veçantë apo, kur e shihni se

212
PUNA ME MEDIUMET

intervistës i ka ardhur fundi thoni: “ekziston ehe një çështje tjetër e rëndësishme të
cilën nuk e kemi arsyetuar...”.
Nëse niseni në drejtim të kundërt dhe nuk u pëlqen përgjegja juaj përpiquni
të nisni nga fillimi.
Shmanguni që të flsini “jozyrtarisht”. Gjatë intervistave televizive ose në
radio, gjersa kamera dhe pajisjet tjera për incizim punojnë asgjë nuk thuhet
jozyrtare. Mos u besoni gazetarëve se nuk do t’i botojnë komentet tuaja jozyrtare.
Nëse doni t’u jepni ndonjë informatë plotësuese, që nuk doni ta publikohet ose
transmetohet, ua thoni atë para se të nisni intervistën, por megjithatë përpiquni që
një gjëje të këtillë t’i shmangeni. Kur do t’i njihni disa reporterë më mirë do të dini
se kujt më vonë t’i besoni. Rregulla kryesore është, thoni reporterëve vetëm atë për
të cilën nuk keni asgjë kundër që doni të shihet ose dëgjohet se po e thoni.

Në të gjallë
Kur jepmni intervista në radio ose në televizion merreni sikur jeni
drejtpërdrejtë nga ai moment i fillimi i emisionit ose i paraqitjes së reporterit deri në
momentin kur do t’u thonë se emisioni përfundoi.
Kur do të prfundoni fjalën rrini pak pa lëvizur dhe ndiqni reporterin derisa i
t’u thotë se intervista përfundojë.
Mbani qëndrim dinjitoz, kur do t’u parashtrojnë pyetje tronditëse ose kur
reporteri do të sillet me agrsivitet. Mos mbani qëndrim armiqësor në përgjegjen
tuaj. Shprehni optimizëm dhe bindje, bëhuni të natyrshëm.
Shmanguni sqarimeve të gjera, të cilat e dekoncentojnë vëmendjen apo
gjesteve të cilat përsëriten. Në studjot e radjos përpiquni që duart të mos i lëvizni,
që të mos shkaktoni zhurmë që do ta merrte mikrofoni.

Si të visheni për intervistë televizive

Vemendja duhet të përqëndrohet te ju dhe jo te veshja juaj:


- veshje njëngjyrëshe, e çelur për femrat, e mbyllur për meshkujt;
- makiazhi i përditshëm për gratë;
- këmisha dhe bluza me ngjyra të përshtatshme.

Mos i vishni këto gjatë intervistave televizive


- veshje me material me vula ose lara të mëdha;
- materiale të bardha dhe të zeza ose që shkelqen;

213
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

- faculeta ose kravata ekstravagante;


- stoli të zëshme (ka të bëjë edhe për radion);
- monedha nëpër xhepa (ka të bëjë edhe për radion);
- stoli që shndërrit, që e reflekton dritën;
- cilindra me rreth të gjerë;
- syze të errta.

Kur intervista bëhet nga vendi i grevës, demostratave ose mitingjet të


drejtuar nga organizata juaj, bluzat, kapuçet e organizatës suaj jo vetëm që të jenë të
përshtatshme, por paraqesin edhe plotësim të ekspozesë suaj.

MBANI MEND, DO T’IA DILNI SHKËLQUESHËM!

Ballë për ballë me kamerën televizive

Edhepse kanali televiziv e organizon intervistën, ju jeni ai që e diktoni atë.


Parimet themelore të sqaruara në vazhdim do t’u ndihmojnë jo vetëm që të
përgatiteni për intervistë , por edhe ta kontrroloni.

1. Njihuni me natyrën e pyetjeve


2.
Mbase nuk do të keni mundësinë të mirrni listën me pyetje, të cilat do t’ua
bëjë reporteri para intervistës. Por, gazetarët e përgjegjshëm duhet t’u japin pasqurë
të përgjithshme për temët të cilat do t’i diskutoni. Mos hamendni t’i pyesni.

3. Siguroni informata plotësuese


Shumë drejtues televiziv kanë njohuri të përgjithshme. Ajo që ata e dijnë
për organizatën tuaj, të kaluarën e saj dhe qëllimet e saj me siguri është e kufizuar.
Nuk është me rëndësi se a do t’i dërgoni informata plotësuese stacionit televiziv ose
do t’i sqaroni shkurtimisht pra intervistës, por sa më shumë informacioni do t’i
jepni reporterit, aq më të mëdha janë gjasat për reportazh të mirë.

3.Përgatitni planin tuaj

214
PUNA ME MEDIUMET

Para se të nisë intervista shënoni dy pikat kryesore, në të cilat dëshironi të


përqëndroheni. Flisni për atë esencialen dhe përmbajuni temës.

4.Shqyrtoni pyetjet si tema


Kur reporteri do t’u shtrojë pyetje të pakëndëshme, negative qasuni asaj si
temë e përgjthshme dhe përqëndrohuni në aspektet pozitive. Për shembull, nëse
pyetja është për përdorimin e mjeteve narkotike, mund t’i përgjigjeni duke e
përqëndruar vemendjen tuaj ndaj të hollave të cilat sigurohen për t’i përkrahur
përpjekjet për pengimin e narkomanisë.

5.Si të dukeni
A, do tu pëlqejë ose jo, prezentimi Juaj në masë më të madhe varet nga
mënyra si dukeni dhe si flisni.
* Mos u shtrini prapa, por rrini në mënyrë komote në karrige.
* Buzëqeshni. Kamerat televizive e bëjnë fytyrën tuaj më serioze.
* Shihni drejtuesin. Shikimi i papërqëndruar në parim ngacmon, ndërsa
para kamerës do të dukeni sikur nuk ndjeheni mirë ose sikur vetëm mbroheni.
* Qëndroni sikuri palëvizshëm. Zini pozitë të përshtatshme para se kamera
të nisë të punojë dhe përpiquni ta ruani atë pozitë. Mos u luhatni para –mbrapa dhe
mos u rrotulloni.
* Rri i qetë. Asnjëherë mos e shfaqni nervozën tuaj.
* Para intervistës merrni disa herë frymë thellëdhe numëroni ngadal në
vetvete.

6.Bini shkurt
Shprehni qëndrimin tuaj shkurtëdhe përmbahuni atij. Koha mesatare e
zgjatjes së një citati në televizion apo radjo është rreth 15 sekonda. Nëse nuk
shpreheni shkurt, rrezikohet që shprehja juaj të shkurtohet ose redaktohet. Vërjetjet
e tilla redaktuese të vëna jashtë kontekstit të ekspozesë suaj mund ta tjetërsojnë
përgjegjen tuaj.

7. Bëni fjalimin tuaj interesant


Përgjegjia thjeshtë teknike dhe e komplikuar nuk është përgjegje e mirë.
Reporterët kërkojnë përgjegje jo të rëndomta, më interesante dhe
jostandarde.Ofroni historinë e shkurtër ose ndonjë hollësi interesante nga projekti
që e përkrahni.

8.Zgjidhni vendin

215
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Televizioni është medium vizuel: shfrytëzoni atë. Në vend se të bëni


intervistat ulur në byronë tuaj, shkoni në atë vend që lidhet me bisedën, sepse duke
folur mund të plotësoni mendimin tuaj- përshembull , kur flisni për vendin e ndotur
të mjedisit.

9.Komente jashtë intervistës


Komentet për të cilat ju konsideroni se do të mbeten vetëm midis jush dhe
drejtuesit, kanë shkatërruar aq fillestarë , se sa u kanë ndihmuar. Asnjëherë mos
thoni diçka për të cilën nuk do të ndiheshit komod po ta dëgjoni në lajmet e
mbrëmjes.

10.Thoni atë që keni vendosur


Nëse intervista është nga fundi, ndërsa ju ende nuk e keni ngritur çështjen
kryesore, bëhuni guximtar dhe thoni reporterit, se doni të thoni edhe diçka.

216
FJALIMI POLITIK
Çdonjëri që mendon se se është i aftë të mbaj fjalime dhe delë në tribunë
pa u përgatitur gabon. Mungesa e përgatitjeve të përparshme shpesh të shpie të
dërdëllitja dhe te deklaratat pa përmbajtje.
Politikanët, të cilët sillen në mënyrë serioze ndaj plolitikës dhe seriozitetit
të profesionit të tyre, gjithnjë i përgatisin fjalimet e tyre me vemendje të veçantë,
edhepse shpesh kanë folur lirisht. Xhozef Çemberlen njëri nga oratorët më të mirë
të fjalimeve politike në Britani rreth kësaj shkruan:

“Masa analfabete mendon se ne i lëshojmë mendimet tona spontanisht- pa


u përgatitur dhe pa u munduar. Në fakt e saktë është e kundërta dhe unë nuk di
punë tjetër, e cila nga intenziviteti dhe thellësia do të mund të krahasohej me
përgatitjen e një fjlaimi”.

Disa shembuj:
Theodor Ruzvellt e mblidhte tërë materialin që kishte të bëjë me temën, e
lexonte disa herë, këshillohej deri në momentin kur do të ndjehej i sigurtë në
vlerësimin e tij. Pastaj i rrethuar me vërejtjejt e veta, diktonte shpejt në stilin e tij, e
korigjonte dorëshkrimin, diktonte edhe një herë dhe e lexonte para miqëve duke
kërkuar mendime jo për përmbajtjen, por për formën e fjalimit. Pas të gjitha këtyre
ai i mbante fjalimet e veta lirisht. “Asgjë nuk e kam arritur pa u përgatitur mirë, pa
punë të vështirë, pa ushtrime të pandërprera të vlerësimeve të mija dhe pa
planifikim serioz”.
Abraham Linkoln gjithashtu gjatë i përgatiste fjalimet e veta, me çrast i
shënonte të gjitha mendimet dhe idetë që do t’i kujtoheshin dhe pastaj i vendoste në
një korrnizë. Fjalimin e tij të njohur të Getinzburgut- dhjetë fjali, të cilat hynë në
historinë amerikane dhe botërore- e përgtiti dy javë dhe deri në momentin e fundit
shumë herë e ndryshoi.

Struktura dhe specifikat e fjalimit politik

Mbase nuk tingëllon jo aq autoritative, por atë që të gjithë e dijnë nga


shkolla për tre pjesët themelore të një tërësie, vlenë edhe për fjalimin politik.

217
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Praktika tregon më së mirë është që ai të ndërtohet në këto tri pjesë tradicionale me


gjatësi përkatëse të kohës:

Pjesa përgatitire (hyrëse) (A) 15%


Pjesa themelore (përmbajtja) (B) 70%
Konkluzioni (C) 15%
Ky orjentim i përgjithshëm duhet të zbatohet në aspektin e qëllimit tonë
dhe të dëgjuesve. Mund të parasypozojmë fjalim të panshëm (referat), në të cilin i
radhisim dhe i rregullojmë faktet dhe i lëmë konklusionet e diskutimit dhe të
mendimeve të disa dëgjuesëve. Nëse qëllimi i fjalimit tonë është që t’i bindim të
tjerët dhe t’i drejtojmë ata, ta bëjmë të dridhet dëgjuesi, atëherë fjalimi duhet të jetë
me tendecë, të përfundojë me thirrje, e sila do të jetë e qartë dhe mobilizuese. Në
këto fjalime shpesh qëndrojmë në parimet e reklamave thjeshtë tregëtare. Në këtë
kuptim është, përshembull edhe formula AIDA:

Attention (Kujdes) pjesa A


Interesing (nxitje e interesit) pjesa B
Desire (dëshira)
Action (veprim) pjesa C

Sipas natyrës së fjalimit politik mund ta përdorim këtë strukturë

A Motivimi, prezentimi
B Përshkrim i situatës
Qëllimi
Shembuj për veprim: alternativa
C Vendimi

Amerikanët shpesh shfrytëzojnë orjentim të drejtpërdrejtë ndaj dëgjuesit


A Ney (i drejtohet dëgjuesve)
B You (për ty bëhet fjalë)
Ëhy (përse duhet të ndodhë
( ose të bëhet diçka )
C Ëhat (çka saktë duhet bërë)

Te fajalimi bindës me sukses mund të shfrytëzohet struktura dialektike:

218
FJALIMI POLITIK

A: Teza B: Antiteza
(pikpamjet vetjake) (pikpamjet e hedhura
poshtë të kundërshtarit
C: Sinteza
(Konkluzë e domosdoshme e cila mund
të përfshihet edhe në kompromis)

Ekziston mundësia që gjatë fjalimeve më afariste dhe analitike (referate) të


shfrytëzohet edhe shema vijuese:
A: Pikpamja: ndiçimi i problemit
B: Arsyeja: informatë e kthejlltë
Ndjenja: njohtimi me brengosjen e
dëgjuesit për problemin)
C: Dituria: Të përgjithësuarit dhe përcaktuarit
të infromatës)
Në fund t’i arsyetojmë ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet dy fjalimeve
varësisht se a është qëllimi ynë t’i bindim dëgjuesit ose paraqitja e shpejtë e
pikpamjeve tona:
A Përse flas? Cila është detyra ime? A
Si i qasem zgjidhjes së saj?
B Si është situata? Si është situata? B
Si duhej të ishte? Cilën e brengos ajo?
Si mund të sillemi? Ç‘pikpamje ekzistojnë?
C Ç‘duhet të bëjë? Si është konkluzioni im? C

Kuptohet, asnjë nga këta shembuj nuk i përgjigjet të gjitha rasteve të


mundshme. Nuk duhet thjeshtë t’i ndiqni, pa e patur të qartë qëllimin tuaj dhe tipin
e dëgjuesve .

Ndërtimi i pjesëve të veçanta

Hyrja
Mos e nënçmoni hyrjen! Ambicjet e dëgjuesve më të mëdha janë në fillim.
Mos i dëshproni ata!
Së pari, që të tërhjekim interesimin e dëgjuesve për temën, duhet
shkurtimisht ta sqarojmë dhe ta prezentojmë qëllimin tonë. Këshu i jepni në fillim

219
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

publikut tuaj nja dy tre minuta t’i përshtatet zërit tuaj, tintonacionit, pamjes suaj të
jashtme. Njëkohesisht edhe ju keni nevojë për kohë- t’i adaptoheni sallës, të
tjekaloni emocionet e para dhe frikën nga skena.
Fillimi është urë ndërmjet jush dhe publikut. Duhet me sukses të zgjoni
kurreshtjen e tyre.
Ja disa mënyra të mundshme se si ta filloni fjalimin tuaj:

• hyni drejtpërdrejtë në situatën- vendin, kohën, ngjarjen e mëparshme, që


lidhet me publikun ose me një pjesë të tij.
• Nisnja me shaka ose me barcoletë, por kini kujdes mos e tepëroni!
• Mund të shfrytëzoni citat, por atë ta zgjidhni me kujdes nga aspekti i
publukut dhe i temës
• Mund të hyni drejtpërdrejtë në mënyrë të rryfeshme në temë, duke
shfrytëzuar numra dhe fakte në numër të konsiderueshëm
• Mund të shfrytëzoni edhe ndonjë përjetim tuajin që lidhet me temën dhe me
publikun
• Mund t’i drejtoheni drejtpërdrejtë publikut me (pyetje provokuese)

Pjesa themelore
Kjo është pjesa esenciale e fjalimit. Në të i theksojmë idetë tona themelore
dhe i çojmë në vetëdijen e dëgjuesve.
Gjatë përgatitjes së fjalimit tuaj kushtoni kujdes të veçantë këtyre pyetjeve:
1. Cilat janë argumentet e mia?
2. Cili nga to është më bindës?
3. Në ç‘radhë t’i paraqes?
4. Në çfarë forme t’i prezentoj (të dhëna, shembuj)?

Me këtë rast për asnjë moment mos harroni të keni parasysh edhe këtë:
1. Si është publiku?
2. Ç‘di ai për temën?
3. Ç‘vlerësime dominojnë te publiku për këtë temë?

Më mirë është që t’i zhvilloni idetë tuaja në atë mënyrë që publiku ta


ndjekë dhe ta ndjejë logjikën e fjalimit tuaj, ta çoni atë nga zbulimi i problemit,
nëpër konflikte, duke u kaluar te përpjekjet për zgjidhjen e tij deri te zgjidhja
më e mirë.

220
FJALIMI POLITIK

Me rëndsi të posaçme është që të caktoni momentin kulmor në fjalimin


tuaj, i cili duhet të mbetet në vetëdijen e publikut dhe t’i jap atij kuptimin
themelor. Ai mund të jetë:
• argumenti juaj më i fuqishëm
• zbulimi i fakteve të panjohura deri tani
• qëndrimi i qartë dhe këmbëngulës gjatë krizës
• mund të jetë edhe pauza ose ndonjë gjest i caktuar

Konkludimi
Me të e spjegojmë dhe dhe e veçojmë më esencialen. Në një fjalim
konkludimi është mjaft me rëndësi. Atë që dëgjuesit do ta dëgjojnë në fund mbahet
mendë më mirë. Rëndom pyetjet dhe diskutimet lidhen me fjalitë e fundit. Në fund
duhet lënë më të rëndësishmen dhe ajo të jetë e formuluar mirë. Shumë oratorë kanë
vështirësi serioze me këtë pjesë të fjalimit, përfshirë edhe ata që kanë aftëis të
shkëlqyer për t’i tërhjekur dëgjuesit që në fillim. Ata sillen e sillën rreth temës dhe
nuk mund të gjejnë kohë dhe vend që të bien në tokë.

Ja disa mënyra të mundshme se si ta përfundojmë fjalimin tonë:

• Kthehuni në fillim të fjalimit tuaj


• Arsyetoni idetë kryesore në disa teza (deri në tre)
• Nënvizoni idenë përfundimtare
• Përmendni edhe iniciativat e propozimit tuaj dhe pasojat e tyre
negative
• Thirrje për veprim të përbashkët
• Propozim për kompromis
• Vizioni për të ardhme më të mirë
• Dhuratë, kontribut, ndihmë (në rastet adekuate)

Fjalim i shkruar apo i pashkruar?

Midis dy ekstremeve- të lexojmë së pari fjalimin ose t’i doprëzohemi


tërësisht inercionit të shprehjes sonë të bukur – çdokush duhet të gjejë vendin e vet
përkatës. Për çdo rast nuk duhet harruar se ndërmjet fjalimit gojor dhe të shkruar
ekziston dallim i madh. Fjalimi frymëzues i duartrokitur shpesh shkakton të
qeshura, se sa kur do të paraqitet me letër.

221
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Përshembull fjalimi më i njohur i Edmond Brk për lirinë, i theksuar shpesh


herë, nuk la kurrëharë përshtypje gjatë prezentimit të tij në parlament , gjersa edhe
ata që më vonë thirreshin në të dolën prjashta në koluarë për shkak të bezdisë.
Politikani i mirë flet lirisht!
Kjo do të thotë se ai e shpreh, shqipton tekstin e vet, i cili është formuluar
më herët (ose është shkruar) ose pa e përdorur në tërësi ose në bazë të shënimeve të
shkurtra , që e përmbajnë strukturën kryesore të tekstit (që edhe rekomandohet).
Dëgjuesit duhet të mbeten me përshtypjen se flet ndokush, i cili e di se
ç‘ëshiron, dhe di si ta shprehë atë. Dhe jo ndënjë që nuk di të lexojë mirë. Këshilla
e Kurt Tuholskit është: “Ndarje të qartë në kokë dhe se të jetë e mundur më pak në
letër”.
Posaçërisht me rëndësi është të dihet se sa më i madh të jetë iluzioni se
fjalimi paraqitet spontanisht, me autocenzurë minimale, aq më i fuqishëm është
ndikimi i tij psikologjik.
Fjalimi i thënë lirisht kërkon gjithashtu edhe përgtitjet e veta.
Kurt Shumaher, lideri i pakontestuar i socialdemokracisë gjermane , pas
luftës, me kujdes e përgatiste çdo fjalim të tij dhe nuk i llogariste aq shumë stolitë e
shumta të tribunës. Bashkëpartiakët e tij tregojnë se gjithnjë para tij kishte
dorëshkrime, por ai kurrë nuk lexonte kur mbante fjalim.
Xhon Kenedi, i cili gjathashtu me vkujdes i përgatiste fjalimet e tij,
shfrytëzonte tekstet e shkruara vetë që të jetë i sigurtë dhe të orjentohej.
Për shumicën e politikanëve varianti më i mirë është ai mesatar-
shfrytëzimi i teksit jo të gatshëm, por i shënimeve , të cilat e pëmbajnë strukturën
kryesore të fjalimit dhe momentet e tij esenciale.
Para se t’i përgatisni shënimet tuaja duhet të keni planin për përgatitjen e
fjalimit tuaj, që do t’i përfshinte këto pesë hapa:
1. Titullin e saktë të temës
2. Qëllimin e fjalimit
3. Sqarime për të gjitha pyetjet që mund t’i kenë dëgjuesit rreth temës
përkatëse.
4. Fytja e përgjegjeve të shkurtra për ato pyetje
5. Kthimi në këtë bazë te detyra e parashtruar dhe paramendimi i sërishëm
i tyre.

Sjellja e oratorit përcaktohet sipas disa parimeve kryesore:


1. Të kuptuarit e motivimit- shkaqet dhe arsyet të veprimit- Pse flasim?
2. Të përcaktuarit e dëgjuesve- tek i cili janë drejtuar aktivitetet- Kujt i
drejtohemi?

222
FJALIMI POLITIK

3. Formulimi i qëllimit- ç‘dëshiroj të them?


4. Strategji dhe taktikë- parashikim, planifikim i veprimit dhe mënyrat e
arritjes së qëllimit të fjalimit.
Strategjia lidhet me kërkesën e qëllimit të fundit. Taktika lidhet me
aktivitetet dhe mënyrat e tejkalimit të peripetive të rrugës së qëllimit të
fundit

Ç‘përmbajtje i përgjigjet më
shumë konceptit tuaj? A e arrini
qëlimin tuaj me argumentet

QËLLIMI
TEMA A e kanë të njëtin qëllim
Çfarë u intereson si ju edhe dëgjuesit?
në këtë temë? Edhe sa duhet që
A e njihni mirë T’i bindni?
memorien?
Sa dëgjuesit janë
A e thoni atë që
Fjalimi të njohur me
temën? Çka nga tema
dëshironi ta arrini?
juaj u intereson
Si ndiheni kur
dëgjuesve?
mendoni rreth
qëllimeve?

UNË DËGJUESIT

A i njihni dëgjuesit?
Si dëshironi të ndikonni
Tedëgjuesit?
Është mirë që disa pjesë të shënimeve tuaja të jenë si tekst i plotë. Kjo do
t’u shpëtonte nga konfuzionet. Kjo këshillë ka të bëjë me forcën e veçantë të hyrjes
dhe përfundimit.

Hyrja Teksti i plotë


Pjesa themelore Tezat
Idetë kryesore Teksti i plitë
Konkluza Teksti i plotë

223
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Sa kohë të flasim?

“Fillimin e fjalimit tuaj më e harruam, mjedisin e lamë anash dhe vetëm


fundi na gëzon”. Kjo prgjegje spirituale e spartakëve në lidhje me fjalimin e gjatë të
lodhshëm të deputetit nga Samosi, duhet të shërbejë si vërejtje pë çdonjërin që është
në sprovë ta tepërojë me fjalimin e tij të shprehjeve të bukura. Njihet edhe një rast
tjetër nga Parlamenti britanik, kur kryeministri e dëgjoj fjalimin e gjatë me sy të
mbyllur dhe kur oratori përkatës e vërejti këtë, se kryeministri po dremiste,
përgjegjia ishte: “Kisha dëshirë të flej”.
Ose vërejtja e Çerçilit në lidhje me kryeministrin Mekdonald: “Të gjithë e
dijmë se s’ka asnjë tjetër me aq talent të sjellë aq sasi të madhe fjalësh në
diskutimin me sasi më të vogël të mendimit”.
Përvoja tregon se kur fjalimi e tejkalon kohën prej 20-30 minuatash, ai në
të shumtën e rasteve kalon pranë veshëve të dëgjuesve. Pjesëmarrja në diskutim nuk
duhet të kalojë 5-10 minutat.
Rregulla: Të mënjanohet çdo gjë që nuk shënohet në pasqyrën rrjedhëse të
mendimeve, pavarsisht se sa të bukura janë ato; çdo gjë që është e pakuptueshme
ose kuptohet me vështirësi nga dëgjuesit. Fjalimi nuk mbahet për vetveten, por u
drejtohet të tjerëve.

Ose siç është shprehur një profesor i njohur evropjan në të kaluarën: “


Fjalimi i mirë duhet t’i përgjigjet tri kushteve:
1. Duhet të kesh se ç‘të thuesh;
2. Vetëm ajo të thuhet;
3. Menjëherë pas thënjes së saj të përfundojmë”.

Citatet, aforizmat, sloganet

Në fjalimin politik shpesh është shumë e përshtatshme të shfrytëzohen


citatet logjike. Ato duhet të jenë shprehje të arsimuara dhe uriditive, por edhe të
modestisë së oratorit.
Kenedi i cili shpesh shfrytëzonte citate në fjalimet e tij, gjithnjë kishte
pranë vetes një futrollë me citate të përshtatshme për të gjitha rastet. Ndër to, për
shembull, e gjejmë Danten (Vendi më përvëlues në ferr është caktuar për ata , të
cilët rrinë indiferent gjatë kohës së krizës”) ose fjalën e urtë indiane “ Ankohesha
se nuk kam këpucë, gjersa e takova njeriun që nuk kishte këmbë”. Kërkimi i
citateve ndonjëherë të shpie edhe në vulgarizma. Në kujtimet e veta bashkëpunëtori

224
FJALIMI POLITIK

i afërt i Kenediut, Teodor Sjorensen, i cili i përgatiti atij shumë fjalime përmend se
kur nuk mund të gjinte citat përkatës dhe mjaft të shkurtë për të përkrahur tezën e
tij, ai i shpikte dhe ia përshkruente atë bdonjërit nga baballarët e Kushtetutës
amerikane.
Njëkohësisht me rëndësi është t’i prmbahesh masës, që të mos marrë efekt
të kundërt- përshtupje artificialiteti, prepotence etj.
Zgjidhni citatet sipas pikpamjeve të publikut, para të cilit mbani fjalimin.
Emri i atij që e citojmë duhet të përmendet. Mos shfrytëzoni citate shumë të njohura
dhe frapante, kërkoni diçka origjinale. Mos e tepëroni me citate dhe aforizma. Ato
janë si gurë të çmueshëm, vlera e të cilëve është e madhe pse janë të rrallë dhe të
japin kënaqësi vetëm me sasi të vogla.
Përdorimi i shpotisë, satirës dhe ironisë gjithashtu duhet të dozohet me
sukses. Pa to, në fakt, një fjalim mund të mbetet i thatë dhe i papranueshëm për
publikun. Kjo ka efekt veçanërisht gjatë diskutimeve, kur përdorimi i këtyre
mjeteve është mjaft efektiv dhe e përfiton simpatinë e dëgjuesve. Kenedi ashtu si
për citatet kishte kartotekë edhe me titullin “Humor”. Njëri nga mjeshtërit e
pakalueshëm në këtë drejtim padyshim është Çerçili. Ja një rast. Gjatë një debati në
parlament deputetja e njohur me konzervatizmin e saj Ledi Astor i bërtet Çerçilit, se
sikur po të ishte martuar me të, do t’i vinte cijanid në çaj. Përgjegja e qetë e
Çerçilit: “Nëse marohesha me ty atëherë do ta pija”.

Fjalimi paraelektoral

Për dallim nga tipi tjetër i fjalimit politik fjalimi paraelektoral gjithnjë ka
për qëllim ta bind publikun në dobi të një kauze ose programi dhe ta motivojë për
veprim. Prandaj fjalimi paraelektoral ka specifikat e veta të cilat mund të
përmblidhen:
Elementet psikologjike
Thekset janë orjentuar kah interesi i dëgjuesve
U drejtohet emocioneve të publikut
Zgjedhja subjektive e rregullimit të argumenteve duke marrë parasysh
qëllimin e fjalimit

Qëllimet e zakonshme të fjalimit paraelektoral janë:


• Të nënvizohen përparësitë të partisë suaj
• Të çvleftësohen programet e partive të tjera;

225
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

• Të nënvizohen interesat e përgjithshme tuaja me ato të


popullsisë.

Fjalimi i mirë paraelektoral i përshtatet auditoriumit. Në të shumtën e


rasteve ky auditorium është heterogjen, prandaj nuk rekomandohet të orjentoheni
vetëm në një pjesë të tij.
Nga ky aspekt me rëndësi të posaçme është që më parë të
përgatiteni për këto pyetje:
• Ç‘mendim dominon te publiku?
• Cili është qëllimi im?
• Cilat janë argumentet e mia?
• Si t’i paraqes ato?
• Ç‘zgjidhje racionale të problemit ofroj?
• Ç‘zgjidhje emocionale ofroj?
• Çfarë kundërargumentesh mund të pres?
• Si mund t’u përgjigjem?

Ja edhe disa këshilla në lidhje me fjalimin paraelektoral:


• Mos flisni shumë për dokumente dhe programe, por shfrytëzoni
figura të kjarta dhe shembuj me raste konkrete;
• Vini në mënyrë retorike ato pyetje , që janë tema për publikun;
• Informojuni për problemet specifike të publikut;
• Mos fshihni dhe mos nënçmoni asgjë;
• Mos premtoni diçka që nuk mund ta realizoni;
• Mos dalldisni pas hollësive;
• Çka do që të ndodhi mos e shëndrroni publikun në arkmik tuajin;
• mos u adaptoni në mënyrë konjukturale, rrini besnik vetvetes/

Qëllimet dhe karakteri i fjalimit paraelektoral gjithashtu dalohen ndërmjet


vete nga pikpamja e rastit dhe auditoriumit. Ja disa shembuj më karakteristik:
1Fjalimi para anëtarëve partiak gjatë zgjedhjes së kandidatëve
Në këtë rast nuk është e domosdoshma ta bindni publikun në lidhje me
kauzën dhe politikën në tërësi. Duhet t’i bindni në raport me veten tuaj! Pas fjalimit
tuaj dëgjuesit duhet të jenë të bindur se:
• vetëm me këtë kandidat do të fitojmë
• kandidati ka nevojë për ata, që të arrijë atë sukses;
• dëshirojnë të përfshihen aktivisht në betejën paraelektorale.

226
FJALIMI POLITIK

2.Fjalime para votuesve të përhershëm (elektoratit stabil)


Qëllimi në këtë rast është që të gjithë të votojnë. Ky potencial duhet të
shfrytëzohet tërësisht. Porosia juaj duhet të jetë: Votoni! Kemi nevojë për votën
tuaj!

3.Fjalim para votuesve të luhatshëm


Në këtë rsat duhet t’i bindni si me programin tuaj, ashtu edhe me
personalitetin tuaj.
Tregoni se jeni i sinqertë dhe tolerantë.
Dëshmoni se jeni të informuar mirë.
Mos i nënçmoni konkurentët tuaj. Distancoheni nga ata i përmbajtur, mirrni
seriozisht argumentet e tyre dhe asnjëherë mos i konsideroni të marrë.
Në sytë e votuesve duhet të dukeni si kompetent dhe simpatik.

Mbajtja e fjalimit

Në fillim, gjersa ju nuk i keni përvetësuar shkathtësitë profesionale dhe nuk


keni prvojë, ushtroni fjalimin tuaj. Zgjidhni kohën dhe vendin që të mos u pengoj
askush dhe duke ndenjur sikur u drejtoheni dëgjuesve, përpiquni të mbani fjalimin
tuaj. Rekomandohet që të provoni para pasqyrës, që të shihni se si qëndroni, se sa
janë të lira dhe lehta lëvizjet Tuaja.
Dëgjoni zërin tuaj. A bëni pauza.. Kur duhet të merrni frymë, si të
zvogëloni shtangien, si t’i përmblidhni mendimet tuaja? A i veçoni fjalët më të
rëndësishme? A mund ta zbuloni në këtë rast lodhjen?
Oratori duhet të ketë kujdes për sjelljen, e cila i siguron kontakt me
auditoriumin. Një gjë e tillë në masë të madhe lidhet me besimin, që ai e shkakton
te dëgjuesit me vetë praninë e tij, falë cilësive të tilla, siç janë kompetenca dhe
angazhimi, sinqeriteti dhe çiltëria, ndjenja për energji pozitive, për rrezatim dhe
emocione.
Me rëndësi të madhe është edhe tipari individual i oratorit i cili e veçon atë
si personalitet. Ky individualitet mund të shkaktoj ne vetvete lidhje emocionale me
auditoriumin, të shkaktojë disponim dhe të formojë prezentim të këndshëm.
Strategjia nis me krijimin- shkruarjen, skicën, paramendimin e tekstit,
ndërsa taktika kryesisht lidhet me prezentimin e tij. Në Strategji kryesori është
teksti. Kompozicioni i tij, e cila mund të çrregulohet sipas qëllimeve të oratorit.

227
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

Kështu që ai krijon më shumë mundësi pragmatike për harmonizim me nevojat e


auditoriumit ose më specifikat e temës.
Çdo strategji komunikuese ka përparësitë e veta dhe kërkon kushte të veta:
- Sulm fillestar- e kalit vemendjen, por kërkonë dinamikë të shtuar dhe
intenzitet në tekst gjatë gjithë veprimit të fjalimit, që të mos humbet
interesimi fillestar. Këkon angazhim të madh, masë më të madhe të
energjisë së sjelljes;
- Rritje graduale të angazhimit- jepë mundësi për pranim sa më të plotë,
por kërkon nga oratori ndjenjë të saktë për ritmin dhe kohën apsolute të
gradacionit.
- Sulmi final- kërkonë aktivitet më të madh energjetik para fundit.
Kur do t’ua japin fjalën qëndroni qetë në vendin tuaj në tribunë. Vini
kontaktin vizuel me auditotiumin gjatë gjithë fjalimit. Mos e harroni asnjë nga
dëgjuesit. Nëse keni droje se diç mund t’u shpëtojë, mbani në dorë një letër të vogël
me disa qëndrime themelore të shkruara me shkronja të mëdha.Por pa ndonjë
nevojë të madhe mos e shihni atë. Flisni me zë më të lartë, se sa mendoni se duhet
sipas mendimit tuaj. Atëherë kumbimi i zërit do të jetë i mjaftueshme. Mos u
shqetësoni për atë se si kumbon zëri, si dukeni Ju, harroni përvojën personale.
Koncentrohuni në të vetmin qëllim- mendimet Tua të arrijnë të dëgjuesit.
Fshehtësia esenciale e fjalimit të mirë që thuhet lirisht qëndron në diçka që
mund ta quajmë “fjalim- mendim”. Duhet të jeni në gjendje të shprehni para
publikut një ide por njëkohësisht të formuloni mendimin që vjen. Duhet të flisni
dhe të mendoni, por jo vetëm që ta kontrrolloni dhe vlerësoni atë që e thoni në
moment, por edhe atë që do ta thoni pastaj. Kjo mund të behet vetëm atëherë kur e
keni paramenduar dhe përgatitur mirë fjalimin tuaj, kur u bëni ballë porblemeve.
Nga ana tjetër, në këtë pozitë do të keni sukses vetëm nëse edhe në fjalimin
e gjatë (veçanërisht gjatë diskutimit) silleni ashtu si në bisedë të rëndomtë. I
paraqisni bindshëm idetë, informatat, mendimet me qartësi, ashtu që mund t’u
kuptojë bashkëbiseduese juaj. Nuk është me rëndësi që unë t’i kuptoj, sepse edhe
ashtu i di gjërat, por të më kuptoj ai që i flas.

228
FJALIMI POLITIK

Si të arrini vetbesimin?

Duke dalë para auditoriumit, mos kini frik nga sgjë, se është frikë e
brendëshme. Të ndjeni shqetësim dhe emocione para paraqitjes së fjalimit është gjë
e natyrshme dhe normale. Kjo do të thotë se me të vërtetë dëshironi të prezentoheni
mirë. Shqetësimi i tepërt mund të jetë edhe shkatërrues. Aktorët dhe oratorët e
njohur e pranojnë se gjithnjë janë nervoz ose kanë frikë para se të dalin në skenë.
Por si duket kjo frikë nuk u pengon. Pasi t’u kalojnë emoscionet të cilat u kanë
përfshirë, ju do të ndjeni lartësim fizik dhe moral dhe do ta kryeni detyrën tuaj më
mirë, se sa po të mos kishit pasur emocione para kësaj.
Praktika e pandërprerë në paraqitje publike është mjeti më i mirë
kundër emocioneve dhe frikës.
Ja si mund t’i kontrrolloni emocionet tuaja dhe realizoni
“prezentime” të sukseshme, impresionuese:
• Sqaroni shkakun e frikës suaj;
• Studjoni hapsirën ku do të flisni; shkoni më herët, shetisni nëpër
podium, flisni në mikrofon dhe shfrytëzoni mjetet kontrrolluese;
• Prezentohuni auditoriumit , përshëndesni ndonjë dëgjues kur është
duke ardhur, se më lehtë është të flasësh para një grup miqësh se sa para një grupi
të panjohurish;
• Mendoni sikur asnjë nuk dëshiron të të fyej dhe se dëgjuesit tuaj kanë
qënsrim miqësor dhe u dëshirojnë sukses. Auditoriumi do që ju të jeni interesant, t’i
nxisni ata, t’i informoni dhe argëtoni. Ata nuk duan që të mos kesh sukses;
• Dilini plotësisht i përgatitur. Do të keni shkak të jeni të shqetësuar,
nëse menjëherë pas paraqitjes vazhdoni t’i shihni shënime tuaja. Të jesh gadi, do të
thotë ta kesh përpunuar temën dhe ta kesh ushtruar. Kjo do t’u ndihmojë që duke
qëndruar para auditoriumit të mos shqetësoheni as për përmbajtjen, as për fjalët.
Nëse nuk e njihni materialin ose nuk ndjeheni komod me fjalimin, emocionet tuaja
do të shtohen. Bëni ushtrime dhe nëse është e nevojshme përpunoje materialin që të
jeni të qetë se është në harmoni me mendimet tuaja;
• Ruani pamjen e njeriut të besueshëm. Pamja e besueshmërisë ndikon
te dëgjuesit. Nëse i bëni të besojnë në mundëistë tuaja, atëherë edhe tek Ju do të
vijë ndjenja e besimit;
• Prezentohuni sikur e paraqisni fjalimin. Paraqituni sikur flisni me zë
të fortë, të qartë bindës. Nëse paraqiteni sikur do të keni sukses, me të vërtet do të
keni sukses;

229
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

• Sipas nevojës, para se të nisni fjalimin bëni disa frymëmarrje të thella


dhe nxirrni fortë frymën që të liroheni nga shtangja;
• Kini kujdes sidomos për shënimet hyrëse;
• Nëse i jepeni nxitjes që në fillim për të shpejtuar, nervozizmi juaj gjatë
ekspozesë do të shtohet;
• Bëni pauza aq shpesh sa mendoni se duhet;
• Mos u shqetësoni, nëse rastësisht gaboni. Dëgjuesit nuk do t’i japin kësaj
aq rëndësi, nëse ju nuk do të habiteshit. Mos kërkoni falje. Nëse e shprehni
shqetësimin tuaj dhe nëse kërkoni falje për çfardo qoftë problemi të fjalimit Tuaj,
mund ta tërhiqni mendimin e auditoriumit ndaj diçkaje që nuk e keni vërejtur;
• Përqëndrohuni te porosia, jo te mjedisi. Mos i kushtoni kujdes emocioneve
tua, ndërsa përqëndrohuni te porosia dhe auditoriumi juaj. Emocionet tuaja do të
largohen;
• Sundoni frikën nëpërmjet veprimit. Veproni si fudbollist, i cili i sundon
emocionet para fillimit nëpërmjet lëvizjeve energjike;
• Kini parasysh- do të mësoheni nëpërmejt përvojës dhe gabimeve.

Këshillat e Aristotelit

Mjeshtria e oratorisë është lidhur ngushtë me emrin e Aristotelit dhe punimin


e tij “Retorika”, në të cilin ai i shënon bazat themelore të mjeshtrisë së të folurit:
“Sepse janë tri pyetje, të cilat duhet të diskutohen nga pikpamja e fjalimit-
së pari- në çfarë burimesh mbështeten dëshmitë; së dyti- stili, dhe së treti- si duhet
t’i rradhisim pjesët e fjalimit”.
“Dëshmitë nëpërmjet fjalimit janë prej tri llojesh: disa gjenden në
karakterin e oratorit, të dytat- në aftësinë e tij ta bëjë dëgjuesin me disponimin e
njohur dhe së treti- në vetë fjalimin, në rëndësinë e tijpër të dëshmuar ose të duket
se dëshmon”.
“Fjalimi është bindës atëherë kur do ta paraqesë të vërtetën reale ose të
duket si reale në bazë të së vërtetës veç e veç të çdo sendi”.
Tani është rradha të themi për stillin, sepse nuk mjafton vetëm të kemi se
çka të flasim, por duhet ta themi atë ashtu si na përshtatet neve, dhe kjo kontribuon
që fjalimi ynë të duket karakteristik”.
“Si gjë e parë është ajo se prej nga sendet të kenë bindshmëri, në vend të
dytë është disponimi i tyre sipas stilit, e treta që ka forcë të jashtëzakonshme-
mjashtëria aktoreske... Ajo përbëhet nga përdorimi i zërit, në aspektin e përdorimit

230
FJALIMI POLITIK

të tij gjatë të gjitha ndjenjave, për shembull, se kur të jetë i fuqishëm, i ulët ose
mesatar dhe si ta përdorim intonacionin”.
Duhet t’i shfrytëzojmë metaforat e disa sendeve të afërta, por jo të atyre që
dihen- ...Nëse themi se kërbishtja dhe kryqat janë diçka të njëjta, dhe të dyja janë të
njëjta, por dallohen për “pjesën e tyre të sipërme dhe të poshtme”... Shumë
mendime të mbrehtajanë si rezultat i metaforave dhe dalin nga mashtrimi.
Krahasimet e vlerave në njëfarë mënyre janë metafora ( njeriu shkurtpamës është
memzi si një lampë drite)”.
“Nuk duhet harruar se ... nuk është stil i njëjtë si i fjalimit të shkruar ashtu
edhe i atij të deklamuar, si i fjalimit në parlament dhe në gjygj”.
“Fjalimi ka dy pjesë: është e nevojshme të thuhet se për çka bëhet fjalë dhe
pastaj të jepen dëshmitë: sepse është e pamundur të mos dëshmojmë, kur diç do të
themi. Sepse ai që dëshmon, dëshmon diçka, ndërsa ai që ka thenë diç më parë, e ka
thënë për ta dëshmuar”.
“Hyrja është fillimi i fjalimit, siç është prologu në poezi dhe prelidiumi në
pjesën për flautë... Hyrja në fjalim është treguese e përmbajtjes, që të dijnë
degjuesit se cila është përmbajtja dhe të mos enden poshtë e lartë- sepse e
padefinuara të obligon... Hyrjet bëhen nga këto burime: nga lëvdata, nga
mosmiratimi publik, nga nxitja, nga bindja, nga ajo që i drejtohemi dëgjuesit.
Funkcioni më i domosdoshëm dhe tipik i fyrjes është që të spjegojë se cili është
qëllimi që ndjek falimi. Prandaj nëse puna është e shkurtër dhe e qartë nuk duhet
përdorur hyrjen”.
“Përveç kësaj, detyra që të sprehur vemendjen e dëgjuesve është e
përbashkët për të gjitha pjesët e fjalimit”.
“Argumentet duhet të kenë forcë dëshmuese. Gjatë fjalimit pjesa më e
madhe që e përcakton ndikimin, që i përcakton veprimet si të mira dhe të dobishme
është gradacioni. Këtu faktet duhet të shkaktojnë besim... Në fjalimet politike mund
të kontestojmë diç kur do të themi se asgjë nuk do të ndodhë, ose ajo që e themi do
të ndodhë, por nuk do të jetë e drejtë ose nuk do të jetë e dobishme, ose nuk do të
jetë me aq rëndësi. Duhet mbajtur llogari mos vallë kundërshtari futë mashtrime te
diç që është jashtë çështjes që diskutohet- ajo ka formën e dëshmisë se ai gënjen
edhe për gjërat tjera. Zbatimi i shembujve është mjaft i dobishëm për fjalimin
politik”.
“Kur bëhet fjalë për parashtrimin e pyetjeve, me e ligjikshme është ta bësh
atëherë kur kundërshtari e ka thënë ... pikpamjen e tij armiqësore, kështu që i
shtojmë vetëm edhe një pyetje që të dalë në pah marrija e tij”.

231
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK

“Rast i dytë i pyetjes është, kur një sypozim duket qartë, ndërsa tjetrin
publikisht do të na e jap kundërshtari. Kur të infomohemi me një sypozim, nuk
duhet të pyesim për atë që duket haptas, por të themi konkluzionin tonë”.
“Pyetje shtrojmë gjithashtu kur duam të tregojmë se kundërshtari flet gjëra
kontradiktore ose paradoksale”.
Në raste të tjera nuk duhet të përqëndrohemi në pyetje, sepse nëse kundërshtari u
përgjigjet , do të krijohet përshtypja se ai e sundon gjendjen. Nndërsa nuk kemi
mundësi t’i bëjmë shumë pyetje për shkak të dobësisë së dëgjuesit”.
“Dhe duke konkluduar, nëse konkluzioni shkakton pyetje duhet të
theksojmë edhe shkakun për të”.
Për çështjen e shpotive... Duhet të shkatërrojmë seriozitetin e
kundërshtarëve tanë nëpërmejt mahive, ndërsa mahitë e tyre- nëpërmjet
seriozitetit”.
Konkluza përbëhet prej katër momenteve: së pari, ta bëjmë të disponuar
dëgjuesin me qëndrim miqësor ndaj nesh dhe me qëndrim armiqësor ndaj
kundërshtarit, së dyti- ta ngrejmë lart dhe ta vlerësojmë; së treti- ta shpiejmë
dëgjuesin te ndjenjat përkatëse; se katërti- ta përkujtojmë esencialen. Dhe pasi kemi
dëshmuar, se e flasim të vërtetën, ndërsa kundërshtari- gënjen, është e natyrshme që
të lartësojmë, të akuzojmë, dhe t’i bëjmë goditjet e fundit me çekan...”.

232
Kreu i katërt

FUSHATAT ELEKTORALE

Përgatitja dhe mbajtjave e fushatave paraelektorale është aspekt i ndërlikuar


dhe shumëaspektesh. Ky proces kërkon njohje të shumta të sistematizuara, sukses
në punën ekipore, diciplinë të jashtëzakonshme dhe sigurim të burimeve. Nëse u
hedhim një sy fushatave gjatë dhjetë vjetëve të fundit do të vërejmë se të paktën
asnjë nga këto kërkesa nuk ka ekzistuar. Për fat të keq numri më i madh i anëtarëve
partiak dhe i kandidatëve e kanë nënçmuar nevojën e përgatitjeve të paramenduara
të zhvillimit të fushatave por janë bazuar vetëm në përvojat e tyre personale. Në të
shumtën e rasteve kjo të shpie që të bësh gabime serioze- shpenzimin e mundit të
kotë, shpenzim joracional të mjeteve, demotivimin e kuadrit dhe të vullnetarëve dhe
në instancë të fundit në rezultate të këqia gjatë zgjedhjeve. Për të tejkaluar këtë do
të përpiqemi t’i prezentojmë pikat kryesore, radhitjen dhe lidhshmërinë reciproke
në procesin e tërësishëm electoral në bazë të përvojës sonë dhe të huaj.
Mbani mend! Fushtata paraelektorale e çdo partie nisë ditën tjetër pas
përfundimit të zgjedhjeve të përparshme. Nëse zgjedhjet janë plotë pas 12 muajsh
dhe juve ia nisni pikërisht atëherë organizimit të fushatës suaj do të jetë vonë.

PËRGATITJET PËR FUSHATËN ELEKTORALE

Periudha përgatitore e fushatës kërkon kohë dhe përfshin përpunimin e


hollësishëm të nëntë elementeve kryesore të fushatës suaj.

1. Puna e parë në të cilën duhet të angazhoheni është hulumtimi


demografik i rajonit elektoral dhe analiza e zgjedhjeve të mbajtura viteve të fundit.
Shtabi elektoral dhe kandidati duhet të kenë informata jashtëzakonisht të sakta dhe
objektive për situatën demografike në rajonin elektoral. Të dhënat për popullsinë
në rajon, mosha e saj, përkatësia etnike dhe religjioze , mënyra e jetesë e tjera, janë
me rëndësi të jashtëzakonshme gjatë përcaktimit të strategjisë së fushatës. Me
rëndësi të posaçme është edhe analiza e rezultateve të zgjedhjeve të mëparshme,

233
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

disponimet konstante dhe paradispozitat ndaj votimit për njërën apo forcën
poloitike tjetër.

2. Në vend të dytë vinë hulumtimi i disponimit shoqëror. Të dhënat e këtij


hulumtimi janë vendimtare gjatë përcaktimit të problematikës kryesore në
strategjinë dhe platformën elektorale. Në këtë bazë zbatohen edhe praktikat e
fushatës. Rezultatet e hulumtimit të mendimit shoqëror paraqiten si shumë të
rëndësishme për kandidatin në zgjedhjen e temës së diskutimit dhe të orjentimit
ndaj grupeve të zgjedhësve. Që të bëhet analizë e saktë e të dhënave të hulumtimit
të mendimit publik me rëndësi është që të kemi edhe rezultatet e hulumtimeve
demografike.. Në fushatat bashkohore paraelektorale çdo veprim kërkohet në bazë
të studimit kompetent dhe të gjithanshëm të disponimit të shoqërisë.

3. Element tjetër i rëndëishëm, nga i cili varet suksesi në luftën paraelektorale


është strategjia e fushatës paraelektorale. Çështjes së zgjedhjes së strategjisë do t’i
kushtojmë më tepër kujdes pak më vonë.

4.Nuk ekzistonë fushatë e mirë pa planifikim preciz të buxhetit financiar.


Politika është mjeshtëri e shtrenjtë. Në kohën e sotme që të jeshë konkurent i aftë
është e domosdoshme të keshë burime adekuate financiare. Fshehtësia e suksesit, në
fakt, fshihet në ndarjen precize dhe efektive të mjeteve. Planifikimi i drejtë është i
mundshëm atëherë kur është përcaktuar taktika dhe është bërë logaria se çfarë
burimesh janë të domosdoshme pr realizimin e strategjisë. Që të mos kemi deficit të
mjeteve menaxherët me përvojë të fushatave paraelektorale përpiqen të përpunojnë
dy ose tri vrijante të buxhetit. Buxheti i parë përgatitet sipas programit në
maksimum dhe i përfshin të gjitha idetë dhe qasjet taktike, që i ofrojnë
organizatorët e fushatës. Varianti i dytë i buxhetit planifikohet në bazë të mjeteve
minimale të nevojshme për mbajtjen e fushatës. Më shpesh në veprim vjenë i
ashtuquajkturi buxheti mesatars, që është njëfarë kompromisi ndërmjet programit
minimium dhe programit maksimum.
Përpilimi dhe planifikimi i buxhetit i përfshinë jo vetëm mjetet financiare
për sigurimin e aktiviteteve të ndryshme, por edhe burimet njerëzore dhe hapsinore.
Ja pse, pjesa e këtij procesi paraqet përgatitjen e kalendarit të fushatës ose planin e
e përfitimit të ekzekutuesve dhe të vullnetarëve, duke përfshirë edhe qëllimin e
përfitimin e tyre. Jemi të detyruar të mbajmë mend se burim i vetëm i pakthyeshëm
me të cilin punojmë është koha. Mjete dhe njerës plotëues mund të gjejmë, por
kohën num mund ta kthejmë.

234
PËRGATITJET PËR FUSHATËN ELEKTORALE

5.Puna me mjetet e informimit publik është element i veçantë nga aspekti i


përpunimit të imixhit përkatës të kandidatit tonë. Realizimi dhe mbajtja e
kontakteve me mas-mediumet nuk është e lehtë dhe është punë delikate. Në nivelin
qendror ose lokal, bashkëpunëtorët e mjeteve të informimit publik nga esenca e vet
janë unikate, me cilësi të veta specifike. Detyra e bashkëpunëtorëve të mediumeve
në shtab është të takohen me gazetarët, t’i studjojnë kriteret e tyre të punës, ta
prezentojnë kandidatin e tyre sa më mirë që është e mundur dhe t’u përpmbahen në
mënyre strikte planit ndaj mediumeve. E gjithë kjo, por plus edhe qasja dhe
profesionalizmi nga ana e kandidatit do të garantonte të shprehurit adekuat dhe të
hollësishëm të fushatës. Parimi kryesor që duhet ta dinë dhe që duhet t’i
përmbahen atij bashkëpunëtorët e mediumeve të shtabit dhe të kandidatëit është :
“Puna e reporterit është që të lajmërojë. Puna e kandidatit dhe e shtabit është që t’i
përgatisë lajmet.” Në teksitn e mëposhtëm do të flasim ende për punën me
mediumet.

6.Reklama paraelektorale është element strategjik , e cila pëfshinë dy


komponenta kryesore- reklamën elektronike dhe materialet e shtypura. Me reklamë
elektronike nënkuptohet reklama e televizionit dhe e radioa. Reklama e shtypur
ërfshinë zgjedhjen e tërësishme të materialit të shtypur dhe letrat e zgjedhësve.
përpunimi dhe relizimi i reklamës kërkojnë domosdo ekspert në shtabin
paraelektoral, i cili do t’i përgjigjet këtij elementi taktik. Të mos harrojmë, se
reklama jo profesionale lehtë shëndrrohet në anti-reklamë dhe se të gjitha mjetet e
komunikimit me zgjedhësit duhet qartë t’i transmetojnë porositë e fushatave dhe të
ndjekin stategjinë në mënyrë strikte.

7.Puna me zgjedhësit është element i ndërlikuar dhe i vështirë nga aspekti i


përcaktimit të rrekjeve teknike që të arish te zgjdhsit. Rëndom për prcaktimin dhe
përgatitjen e progremit të kontakteve me zgjedhësit është i nevojshëm konsultanti
profesional dhe ekipi i shtabit, i cili e siguron këtë program.

8.Identifikimi dhe planifikimi i zgjedhësve janë elemente që shpeshë nuk


përfillen nga ekipat e shtabeve paraelektorale. Vlerësimi i drejtë dhe i saktë i
planifikimit të numrit të zgjedhësve , që na janë të nevojshëm në rajonin elektoral,
japin mundësi për monitoring të përhershëm të rrjedhës së fushatës sonë dhe
korigjimet e nevojshme, ndërsa përveç kësaj i motivon bashkëpunëtorët e shtabit
dhe vullnetarët që punojnë për ne. Në këtë pjesë të fushatës gjithashtu më vonë do
t’i kushtojmë vemendje plotësuese.

235
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

9.Sigurimi i ditës së votimit është element i fundit që lidhet ngushtë me


identifikimin dhe planifikimin e zgjedhësve tanë, sese pa sigurim të zgjedhësve
para kutive të votimit çdo gjë shëndrrohet në humbje të pastër të mjeteve dhe
kohës. Me siguri mund të përcaktojmë si moment kritik të fitimit të zgjedhjeve.
Çdonjëri nga këto nëntë elemente është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe nuk
duhet të mospërfillet. Megjithatë nëse hymë më thellë në këtë kompleks do të
vërejmë se strategjia e fushatës është është ai element në të cilin përqëndrohen
lidhjet e të gjitha të tjerave. Hulumtimet janë të domosdoshme për t’u përcaktuar
strategjia e drejtë. Plani financiar bazohet në domosdonë e sigurimit të mjeteve të
nevojshme për kryerjen e strategjisë. Mjetet e informimit publik, kontaktet me
zgjedhësit dhe planifikimi organizues e realizojnë lidhjen ndërmjet
strategjisë,figurës së kandidatit dhe “lartmadhërisë së tij” votuesit.

236
STRATEGJIA E FUSHATËS
PARAELEKTORALE
Elementet themelore

Para set’irrekemi marrjes së ndonjë vendimi për të arritur fushatë e


suksesshme dhe me objektiv të fundit- të fitojmë zgjedhjet është e nevojshme t’i
formulojmë hapat e rëndësishëm strategjik në fushatën politike. Politikanët dhe
konstultantët me përvojë për mbajtjen e fushatës u rekomandojnë kandidatëve dhe
menaxherëve të bëjnë harmonizimin me disa qëndrime klasike. Ata paraqesin
boshtin e strategjisë elektorale. Nuk është e domosdoshme që çdonjëri nga këto
qëndrime të përpunohet hollësisht dhe të shfrytëzohet në strategji. Kjo varet nga
specifika e sistemit politik në një vend të caktuar, nga lloji i fushatës, nga specifika
e ligjeve elektorale, nga specifikat e disponimit shoqëror etj. Ne do të shqyrtojmë
më gjerësisht një pjesë të këtyre pikave kryesore, duke pasur parasysh zbatimin e
tyre sipas kushteve dhe disponimit në Bullgari, ndërsa të tjerat vetëm do
t’ishënojmë. Në radhë të parë, duhet të merremi vesh. Elementet strategjike duhet të
formulohen në formë të shkruar dhe të jenë në formë të shkurtër dhe të saktë. Pas
harmonizimit të strategjisë bëhet plani i hollësishëm i fushatës në formë të shkruar.
Në këtë plan është e domosdoshme të përfshsihen të gjitha veprimet taktike në
raport me kohën. Ekziston rreziku nëse elementet e posaçme taktike nuk shkruhen
në linjën e strategjisë, ajo të shkatërrohet. Në planin tonë të gjitha veprimet taktike
duhet të përpunohen detajisht , të përcaktohet saktë qëllimi i çdo qasjeje , ashtu si
është shkruar në në synimin kryesor strategjik dhe koha e realizimit konkret. Çelësi
i suksesit qëndron te diciplina. Nëse Shtabi i fushatës ka diciplinë dhe frymë të
lartë, i kryen në mënyrë strikte elementet taktike dhe nuk i shmanget strategjisë së
miratuar, fushata do të jetë e sukseshme.
Të ndalemi në pikat e veçanta të strategjisë.

1. Përdorimi i përkatësisë partiake


Përdorimi i përkatësisë partiake lirisht mund të thuhet qëndrim piknisës i
strategjisë sonë. Para se t’i hyjmë marrjes së vendimeve se a do të përfshihet
fuqishëm ky qëndrim në strategjinë paraelektorale është e domosdoshme t’i japim
përgjegje disa pyetjeve nga dy aspkete.

237
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

Nga aspekti arganizativ-teknik:


• a e kmei partinë të formuar si sistemi unik në strukturat tona organizative
politike me mekanizma të ndërtuara të brendshëme partiake, që e bëjnë të
mundshëm funkcionimn e saj.
• a është formuar shtabi paraelektoral kombëtar (kur do të formohet dhe cilat janë
kompetencat e tij?).

Kini kujdes!!! Pjesa më e madhe e pyetjeve praktike në lidhje me fushatën


paraelektorale kërkojnë zgjidhje të shpejtë, të saktë, dhe kategorike në kuadër të
shtabit të formuar kompëtar paraelektoral (SHPK). SHPK duhet t’i jepen
kompetenca t’i zgjidhë në ecje e sipër të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me
fushatën.

Identifikimi politik dhe ndikimi i partisë

• Si është identifikimi ideo-politik i partisë sonë?


• Ç‘rezultate arrin tradicionalisht partia ne zonën e caktuar elektorale?
• Si përfaqësohet partia në pushtetin vendor?
• Si është prezentimi i partisë në parlament, e tj.

Ky moment strategjik duhet të përfshihet fuqishëm atëherë, kur partia së


cilës i takon kandidati e ka përkrahjen e nurmin e konsiderueshëm konstant të
zgjdhesve të zgjedhësve . Kur ekzistonë një situatë e këtillë njëra nga detyrat e
shtabit është t’i “informojë” zgjedhësit e vet, se ky kandidat e përfaqëson, në radhë
të parë këtë parti e pastaj dhe t’i orjentoj përpjekjet tek zgjedhësit potencial. Në
rastet kur partija ka fituar zgjedhjet e mëparshme në mëse gjashtëdhjetë përqind
dhe nuk ka përjetuar tronditje serioze, atëherë strategjia paraelektorale duhet të
bazohet kryesisht në bazë të përkatëisë partiake. Në rajone të tjera ku nuk ka ndonjë
ndarje të këtillë të fortë në bazë të parimit partiak, kjo qasje nuk do të shprehet aq
shumë.
Gjatë përcaktimit të rëndësisë së këtij qëndrimi duhet të kihen parasysh
edhe rezultatet e analizës së situatës politike dhe ekonomike në zonë dhe në vend.

Detyrë: Vlerësoni se a do ta vini theksin e strategjisë suaj elektorale në


shfrytëzimin e përkatësisë partiake në këto raste:

238
STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

Rast 1: Përgatitjet e fushatës për zgjedhjet parlamentare nisë në periudhën, në të


cilën situata politike në vend bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ekzistonë përqëndrim i
fuqishëm i pushtetit që është një ndërlidhje e cenzurës në mediumet kombëtare,
preokupim i i pushtetit ekonomik të një qarku të ngushtë politik dhe i korupcionit
që s’mund të vlerësohet.
Rasti 2: Me sjelljen e Ligjit të ri për zgjedhjet vendore , zgjedhësit e
vendbanimeve nga 500 banorë janë përjashtuar nga mundësia që të votojnë për
listën e këshillëtarëve komunal dhe për kryetarët e komunave. Përveç kësaj është
zvogëluar edhe numri i mandateve për këshillëtarë komunal, me të cilin para partive
u paraqitën çështje jashtëzakonisht të rëndësishme. Nga zgjidhja e tyre adekuate
varet prezentimi i tyre i suksesshëm në zgjedhjet vendore

2 Krijimi i kontrastit të dukshëm

Krijimi i kontrastit të dukshëm është qëndrimi i dytë klasik i strategjisë


elektorale. Në shumë raste paraqitet nevoja e krijimi të kontrastit të dukshëm ose e
dalimeve ndërmjet kandidatëve dhe kundërshtarëve të tyre. Arritja e këtij kontrasti
mund të realizohet vetëm nëpërmjet përdorimit të shumë parametrave. Të këtila
mund të jenë problemet e veçanta, karakteristikat personale, përvojat, aftësia e
punës dhe dallime të tjera fizike. Të japim një shembull për arritje të një kontrasti të
këtillë të kandidatit të Partisë republikane Gotard Kobl gjatë fuhatës për senator në
Karolinën e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kobël për këtë qëllim e
shfrytëzonte çështjen për ndalimin e abortit si dallim kryesor ndërmjet tij dhe
administratorit të atëhershëm, kundërshtar i tij nga rradhët e domokratëve Robin
Britam. Shumica e popullisë në zonën elektorale të përfshirë në Grinzbaro, e
pranuan qëndrimin e Koblit për këtë çështje konkrete. Për këtë arsye Kobl krijoj një
kontrast të dukshëm, që bazohej në idenë pr ndalimin e aborteve. Ai e arriti këtë
duke shfrytëzuar një grua të re, që fliste për rëndësinë e jetës së njeriut. Në fillim
objektivi i kamerës televizive fiksohet vetëm në fytyrën e saj. Në fund të materialit
kamera e përmbledh tërë figurën e saj të plotë në momentin, kur ajo thotë, se ka
vetëm një votë duke treguar barkun e saj shtatzënë (barkun e saj të fryrë) dhe
përfundon me fjalët “Unë jap dy vota ër Godart Koblin”. Ky kontrast u bë një nga
shkaqet që Kobl fitoi me rezultat 51% ndaj 49% me kundërshtarin e vet.

Dëtyrë: këthehuni prapa asaj kohe dhe përpiquni të zbuloni qasje të tillë në
fushatën paraelektorale të forcave themelore politike në Bullgari. Nëse zbuloni,
përpiquni të jepni vlerësime për efikasitetin në rastet e caktuara.

239
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

3.Formimi i dallimeve ideologjike

Aspekti i ardhshëm i strategjisë paraelektorale ka lidhje të ngushtë me


formimin e kontrastit të theksuar, por përdoret më shpeshë në nivel kombëtar. Ai
bazohet në parimet e përgjithshme ideologjike: dallimet ndërmjet filozofive
konzervative, liberale, social demokrate e të tjera. Ajo që duhet të formohet është
dallimi i arsyetuar dhe real dhe prandaj këtë qëndrim e quajme formimi i dallimeve
ideologjike. Nëse situata është e tillë që tek zgjedhësit janë në kundërshtim bindjet
liberale dhe sociale dhe në pjesën e vet më të madhe popullsia është me disponim
social, atëherë strategjia e formimit të dallimeve ideologjike është e pranueshme për
partitë të hapsirës politike të majtë. Duke paraqitur situatën e përmendur më lartë në
kontekst real, atëherë partia e hapsirës së majtë “X” mund të ketë si shembull këtë
karakter të fushatës paraelektorale:
Në planin ideo politik ajo mund të jetë fushatë agresive. Kjo lloj fushate
synon drejtë identifikimit të theksuar në hapsirën e majtë. Ajo imponon në shoqëri
figurën e opozitës reale dhe të fortë të modelit eksistues të administrimit: partinë me
potencial stabil ideor dhe kadrovik, e cila propozon edhe alternativa konkrete të
administrimit të shumicës eksistuese; parti e cila e ka përkrahjen e së majtës
evropjane.
Njëkohësisht ajo është opozitë e theksuar, me saktësi precize, konkrete
dhe e pamëshirshme në kritikat ndaj pushtetarëve. Angazhohet për njerës që
mendojnë në mënyrë racionale nga të gjitha grupet sociale në shoqëri, të pakënaqur
me administrimin eksistues, të cilët e kanë kuptuar anën joedekuate, ndërmjet
premtimeve të bëra paraelektorale, cenzurën e mediumeve, korrupcionin i cili po
merrë përmasa të gjera, portizimin e ekonomisë, rënjen e reformës strukturore dhe
të privatizimit. Në kontekst të velerave themelore ideore imponohen projekte
aktuale për shoqërinë në periudhën e tashme; ekonomi të lirë; ndarjen e drejtë të
çmimit social të reformës strukturore; heqje dorë nga modeli liberalo-kapitalist dhe
kapitalizmi autoritar.

Shembull: Shumë e dukshëme dhe e dobishëme në këtë pjesë të strategjisë


është qasja e kryeminsitrit britanik Toni Bler, me vizit kartën e tij. Kjo qasje
përbëhet nga sa vijon:

240
STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

Pesë pikat themelore të programit të laburistëve, të cilat në mënyrë të


theksuar e shprehin bazën e partisë dhe të formuluara qartë dhe shkurtë me
shkronja në një vizit kartë me material mbishkrimi “Ruani këtë kartelë dhe do të
shihni, se ne do ta realizojmë atë që e premtojmë”.

4.Eksekutimi e një çështjeje


Paraqitja e një çështjeje është qasje shumë e rrezikshme në strategji, sepse
është shumë e vështirë dhe e ndërlikuar për t’u ekyekutuar. Ekzistojnë raste, kur një
autsajder, që duket haptas në zgjedhje t’i përballojë situatat e padëshirueshme me
vlerësim dhe informim të mirë dhe të mbajë anën e një çështjeje konkrete. “Triku”
kryesor në këtë qasje përmblidhet në sa vijon: kandidati synon të bëjë me fushatën e
vet referendum rreth një çështjeje të rëndësishme emocionale. Kjo çështje duhet të
ndahet nga grupi i çështjeve tjera, ndërsa qëndrimi i kundërt i kandidatit të ketë
përcaktim të qartë. Nëse pranohet ky drejtim i strategjisë është e nevojshme
diciplinë e mirë. Gjatë fushatës nuk nuk duhet të ndërmerret kurrëfarë veprimi që
nuk është lidhur me çëshjten e vetme të përcaktuar. Shfrytëzimi i këtij qëndrimi në
instanca të fundit, vjenë në shprehje kur në zonën elektorale kundërshtari i
kandidatit tuaj është jashtëzakonisht i fortë, ndërsa partia e tij e ka prkrahjen e
shumicës së zgjedhësve.

5.Krijimi i figurës pozitive


Krijimi i figurës pozitive është periudhë në strategji e cila nuk mund ta
dëmtojë kandidatin. Prandaj shfrytëzimi i saj është gadi i domosdoshëm. Rasti i
vetëm , kur nuk duhet të formohet figurë pozitive është rasti kur kjo figurë tani më
ka ekzistuar. (Vërejtje, tejdozat në këtë rast janë të rrezikshme!) Formimi i figurës
pozitive është moment themelor për ndërtimin e imixhit të përgjithshëm. Ajo duhet
të formohet në periudhën e hershme të fushatës paraelektorale. Më vonë figura
pozitive bëhet fundamentale dhe në këtë bazë formulohen dallimet në qëndrimet e
kandidatëve.
Ekzistonë edhe një aspekt i rëndësishëm i figurës pozitive, dhe ky është
pozicionimi i saktë i kandidatit. Gabimet e këtij aspekti mund të jenë fatale për
suksesin përfundimtar të kandidatit. Përse në fakt është fjala? Liderët kombëtar
njihen shumë mirë nga zgjedhësit, se sa ata lokal. Kandidatin lokal rregullisht e
mbanë në vetëdije të zgjedhësve lidhja simbolike ndërmjet tij dhe liderëve partiak
kombëtar. Kjo e bënë të duket si lider në pajtim me elitën partiake kombëtare.
Në fushatat lokale kërkohet prani e liderëve kombëtar në ngjarjet vendore
për dy qëllime themelore:

241
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

a) “Autoriteti i lartë” e zyrtarizon kandidatin dhe qëndrimet e tij në


sytë e zgjedhësve lokal dhe e respekton publikisht simbolin
“vllazërim” ndërmjet kandidatëve tanë.
b) E bënë të lehtë depërtimin e kandidatit lokal në mediume.
Por, tejkalimi i masës në këtë drejtim e fsheh rrezikun që kandidati lokal të
humbë autonominë e vet. Nëse nuk arrihet ballansim punues ndërmjet këtyre dy
niveleve të fushatës- nacionales dhe kombëtare, mund të parashihen këto rreziqe:
- Nëse kandidatët lokal përpiqen të mbeten tërësisht të pavarur dhe e
nënçmojnë fushatën kombëtare, ata do të bien në izolim;
- Nëse harmonizimi nuk realizohet me hapa konkret praktik efekti i
fushatës lokale do të bie dukshëm;
- Nëse fushata lokale varet tepër nga ajo kombëtare, ajo do të
humbte formën, gjë që do ta vërenin edhe zgjedhësit dhe do të ndikonte negativisht
gjatë përcaktimit të tyre.

Përparësi serioze do të japë harmonizimi me fushatat e mëparshme


(përfshirë këtuedhe ato afariste). Në nivel lokal ato mbahen mend më shumë se
sa në atë kombëtar. Këkohet kontinuitet, por jo edhe përsëritje.

6.Krijimi i figurës negative

Krijimi i figurës negative është qëndrim i strategjisë që shpesh është në


kundërshtim dhe ne nuk do të ndalemi më gjerësisht për këtë. Por megjithatë, kur
duhet t’i rrekesh përpunimit të saj të hollësishëm? Në fushata të shumta kundër
kandidatit tonë delë kundërshtari i popullarizuar, veçanërisht kur kandidti ynë është
i panjohur ose njihet sipas anëve të tij negative. Për formimin e figurës negative
shfrytëzohen çështje të diskutuara në fushatë, ndonjëherë cilësitë personale, ndërsa
në raste të tjera edhe efikasiteti i veprimimtarisë së tij.

7.Formimi i kualicioneve paraelektorale

Formimi i koalicioneve paraelektorale është aspekt i cili meriton vemendje


të posaçme dhe shqyrtim të posaçem për shkak të vëllimit të madh dhe planeve të
mëdha. Megjithatë është radha të thuhet se politika e koalicionit përpunohet në dy
drejtime. Nga njëra anë është formimi i koalicioneve ndërpartiake. Nga ana tjetër
është formimi i kolaicioneve me grupe njerëzish, të cilët rëndom nuk kryejnë
veprimtari politike, por në radhë të parë janë struktura qytetare dhe shoqërore ,
organizata të degëve. Përveç kësaj, mënyra dhe forma e formimit të koalicioneve

242
STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

varet nga lloji i zgjedhjeve që që mbahen (për deputet, për organet lokale të
vetadministratës, zgjedhje presidenciale).
Me rëndësi është të sqarohet, se si është formulimi i përgjithshëm për
pjesmarrjen në koalicion gjatë zgjedhjeve, a është i lejueshëm varianti (niveli
nacional, niveli lokal).

Shembull: Në nivelin nacional të fushatës kërkohet dialog i gjerë me


të gjithë forcat e opozitës, parlamentare dhe jashtëparlamentit në bazë të
alternativës së përgjithshme të menaxhimit të prëhershëm. Në nivelin lokla
vendimtare për strategjinë e koalicionit është vlerësimi i saktë i mundësive dhe
burimeve të mundshme, raporti i saktë i forcave në çdo vendbanim dhe komunë, si
dhe situata e përgjithshme politike në vend. Në pajtim me kuhstet e përcaktuara
dhe sipas harmonizimit me udheqësinë nacionale të partisë mund të bëhen
koalicione lokale në bazë të programeve. Mundet, gjithashtu, imponimi i
autoritetit dhe ndikimi i partive nëpërmjet listave partiake individuale, të formuara
nga anëtarë, simpatizerë, profesionistë të paangazhuar partiak, autoritete lokale.
Kriteri themelor gjatë solucioneve të shumta të jetë zgjedhja e kandidatit. Në rastet
e këtilla duhet të kërkohet përkrahje e gjerë për kandidatin e propozuar( partiake,
profesionale etj). Qasjet e ndryshme varen edhe nga dispozitat e ligjit përkatës
elektoral.

9.Formimi i organizatës
Formimi i organizatës është pjesë e strategjisë, e cila i bashkon të gjitha
momentet organizuese të punës politike- regjistrimin, punën me zgjedhësit,
sigurimin gjatë ditës së zgjedhjeve. Të gjitha këto momente do t’i shqyrtojmë më
hollësisht në teksin e mëposhtëm.

9.Shfrytëzimi i burimeve financiare për ta dëtyruar kundërshtarin


të heqë dorë.
Shfrytëzimi i burimeve financiare për ta deyruar kundërshtarin të heqë dorë
është qasje specifike dhe e shfrytëzuar rrallë në strategji. Qëllimi i fundit është të
heqe dorë dhe të demoralizohet nëpërmjet shfrytëzimit të sasive të mëdha të
mjeteve financiare. Në kushte tona më mirë është që kjo pjesë të lehet anash, sepse
mund të ketë efekt të kundërt. T’u përkujtojmë se ç‘shkaktoi shpenzimi i mjeteve të
mëdha të (ODS) në fushatën për organet lokale të pushtetit në vitin 1999.

Dëri në këtë moment i radhitëm nëntë qëndrimet klasike të strategjisë sonë.


Njohja e tyre me e thellë dhe zbatimi në praktikë është moment kyç për zhvillimin e

243
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

suksesshëm të fushatës. Në procesin e përgatitjes së strategjisë paraelektorale çdo


qëndrim do të përfshihet në shkallë të ndryshme, në pajtim me specifikën e situatës
së tërësishme në vend ose të zonës elektorale. Me rëndësi është të nënvizojmë se
politika bashkohore zhvillohet në mënyrë dinamike dhe struktura e përmendur më
lartë e strategjisë paralektorale nuk duhet të merret si sistem konzrevativ, që nuk
lejon korigjime dhe futje të risive, të kushtëzuara nga situata konkrete. Më i
rëndësishëm është përpunimi i saktë dhe i thellë i çdo komponente dhe i realizimit
struktural të planit të fushatës.

Plani i fushatës paraelektorale

Nëse e arsyetuam atë që tanimë e kemi sqaruar si proces i përgatitjes së


fushatës dhe i përcaktimit të strategjsë paraelektorale, poashtu mund t’i përcaktojmë
edhe gjashtë komponentat themelore të planit të fushatës.

Komponentat themelore të planit të fushatës paraelektorale

1. Hulumtimet:
- pamja demografike e zonës elektorale
- predispozicionet shoqërore
- studimi i kandidatëve
- rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme

2. Strategjia:
Si t’i fitojmë votat e :
- elektoratit tonë të përhershëm
- elektoratit tonë margjinal
- elektoratit të luhatshëm
- elektoratit pasiv (atyre që nuk votojnë)
- elektoratit margjinal të kundërshtarit

Ekuacioni, që duhet ta zgjidhim duket kështu:


Sasia e votave e elektoratit tonë të përhershëm= sasia e votave, të fituara me
fushatë është = me sasinë votave, të domosdoshme për sukssin përfundimtar

3. Taktika:
- masmediumet
- të drejtuarit drejtpërdrejt shikuesve

244
STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

- paraqitjet telefonike
- takimet me zgjedhësit (ngjarjet publike; “nga dera në derë” etj.)
- tërhjekja e vullnetarëve
- identifikimi i zgjedhësve
- organizimi në ditën e zgjedhjeve

4. Struktura e menaxhimit të fushatës:


- Shema e strukturës organizative
- Funkcione dhe obligime të të punësuarëve në shtab

5. Buxheti i fushatës:
- shpenzimet; më mirë është që të planifikohen menjëherë para startit të
fushatës esenciale. Nuk mund të përcaktohet se sa do të kushtojë
fushata para se të përpunohen strategjia dhe plani.
- Të ardhurt; është shumë me rëndësi që marrja dhe tërhejkja e mjetëve
të planifikohen në mënyrë reale, që të mos blokohet fushata në një
monent të caktuar.

6. Korigjimi i fushatës:
Nëse ka nevojë të koigjohet fushata, së pari ndryshoni taktikën dhe jo
strategjinë. Ndryshimi i strtegjsë është masa e fundit e korigjimit.
Gjatë përpilimit të planit të fushatës duhet nisur nga disa rregulla të cilat
shërbejnë si kritere për të velerësuar se sa me sukses është përpunuar plani:
• realizëm- parashtrimi i objektivave të arritshme dhe masa reale;
• funkcionalizëm- plani duhet të jetë i përdorshëm;
• hollësitë-t’imbulojë të gjitha detyrat dhe mundësitë;
• orjentim dhe logjikë- parashtrimi i drejtë dhe me rregull i detyrave;
• dinamikë (pragmatizëm)- të mund të reagohet në mënyrë adekuate dhe me
kohë gjatë ndryshimit të situatës.

Të shohim një shembull të planit të fushatës paraelektorale për organet e


pushtetit lokal. Në bazë të këtij plani përgatitet grafiku i hollësishëm dhe me afate
kohore të sakta për kryerjen e të gjitha veprimtarive të parapara, si në nivelin
nacional, ashtu edhe në atë lokal.

Periudha përgaditëse
(përfundon gjashtë muaj para zgjedhjeve)

245
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

• Grumbulimi i potencialeve kadrovike të partisë për të marrë pjesë në zgjedhjet


lokale;
• Përgatitja e analizave para kohe të elektoratit sipas zonave;
• Përpunimi konceptual i të gjitha elementeve të fushatës dhe përgatitja e
programit për stërvitjen e kandidatëve dhe të kuadrit;
• Përpunimi i programeve paraelektorale organizatave partiake lokale;
• Paraqitja e kandidatëve për prefekt dhe këshillëtarë komunal nga organizatat
komunale (të zonave) dhe konfimimi i tyre;
• Sigurimi kadrovik i strukturave partiake lokale për të marrë pjesë në fushatën
paraelektorale;
• Stërvitja e kandidatëve dhe kuadrove për të marrë pjesë në zgjedhje;
• Përpunimi i planeve komunale për prezentimin shoqëror të kandidatëve.

Periudha e parë
(gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve deri
në ditën e fillimit të fushatës aktive)

• Prezentimi shoqëror i kandidatëve


• Mediumet- periudha para startimit
• Adaptimi i aktivitetit të tërësishëm organizativ partiak dhe teknologjik të
strukturave lokale partiake për punë në periudhën paraelektorale. Moment
themelor i rëndësishëm është puna individuale me anëtarët, sipatizuesit dhe
zgjedhësit, si në këtë periudhë ashtu edhe në fund të fushatës. Adaptimi i
strukturave ndaj ligjit eksistues elektoral;
• Perpunimi i rrjedhave të posaçme teknike dhe qasjet e diferencuara për zonat
dhe komunat e veçanta;
• Fomimi përfundimtar i koalicioneve paraelektorale nëpër komuna dhe
konfirmimi i tyre nga organet e partisë;
• Të sigurohet pjesmarrje e përfaqësuesve në komisionet elektorale në të gjitha
nivelet;
• Zgjishidhja e spektrit të tërë të çështjeve organizative dhe juridike, që lidhen
me regjistirmin në Komisionin qendror të zgjedhjeve lokale (KQZL),

246
STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

regjistrimi i kandidatëve për prefekt dhe i listës së këshillëtarëve komunal,


pjesmarrja në KQZL, KZK (Komisionin e zgjedhjeve lokale), anëtarëve të
komisioneve të seksioneve dhe përfaqësues.

Periudha e dytë
( periudha 30 ditëshe deri në ditën e zgjedhjeve)
* Puna e kandidatëve nëpër komuna dhe vendbanime;
• Puna e anëtarëve të udheqësisë nacionale dhe PG në zona;
• Propaganda totale e mediumeve në zonë, në komunë dhe në nivel qendror;
• Propagandë masive- materiale të shtypura, reklama, hulumtime publike dhe
analiza të elektoratit dhe propozime për korigjimin e tekstit të fushatës sipas
zonave;
• Sigurimi jurdik i ditës së zgjedhjeve- kontakte me vëzhguesit ndërkombëtar
Iniciativat qytetare për zgjedhje demokratike (IQZD), Shoqata bullgare për
zgjedhje të ndershme (SHBZN). Ftesa për pjesmarrje të përfaqësuesve të
partive mike nga Evropa, si vëzhguese të ditës së zgjedhjeve.

Periudha e tretë
(dita e zgjedhjeve dhe më pas)
• Plan i posaçem i hapur për kontrroll dhe raport paralel për rezultatet në ditën e
zgjedhjeve

Periudha pas zgjedhjeve


• Analiza e rezultateve dhe e kryerjes së detyrave nga strukturat partiake;
• Mediumet

Grafikoni

Grafiku i fushatës është pjesë e pandarë e palanit të fushatës. Ai paraqet


llogaritjen e sistematizuar të aktiviteteve të ndryshme dhe të veprimeve taktike për
arritjen e qëllimeve konkrete të parashtruara në afete të caktuara. Qëllimi i grafikut
është që të sigurojë mundësi për kontrroll të kryerjes së detyrave dhe ngjarjeve të
ndryshme, esenciale dhe jo aq esenciale të cilat duhet të realizohen deri në ditën e
zgjedhjeve. Përveç kësaj, grafiku është i domosdoshëm për menaxhim efektiv të

247
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

shtabit dhe të vullnetarëve dhe për siguri rreth asaj se ata e kryen detyrën e
parashtruar.

Si ta bëjmë grafikun e fushatës?

Më mirë është që të nisni të bëni grafikun duke filluar nga ana e kundërt.
Nisni nga dita e përfundimit të zgjedhjeve dhe plotësoni detyrat sipas rradhës së
kundërt deri në momentin e tashëm.. ( Mbani mend se një fushatë asnjëherë nuk
fillon pa periudhën përfundimtare pas marrjes së rezultateve, sido qofshin ato).
Veprimet taktike ndahen në elemnte te veçanta të domosdoshëm për kryrje të
suksesshme të detyrave.
Masat duhet të rradhiten sipas rradhës logjike. Grafiku duhet të
harmonizohet me karakterin e masave. Në lidhje me punën e kandidatit, ato duhet të
harmonizohen me kohën; vendin e vizitës; distancën ndërmjet vendbanimeve të
caktuara. (Ndarja e kohës së kandidatit duhet të jetë reale dhe njerëzore).
Kalendari i vetëm i shtabit, si udheqje për veprim është shumë i
rëndësishëm. Ai duhet të jetë me përmasa të mëdha, i varur në mur në Shtabin tuaj
gjatë gjithë fushatës.

248
STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

Kopje e grafikut të fushatës paraelektorale

Muaji
Veprimtaria Dita Përgjegjës
123456
7 8 9 10 11 12
Studimi dhe logaritja e votave të
nevojshme
Monitoringu
Mediumet
Stërvitjet
Regjistrimi
Komunikimi
Mbledhja e mejteve
Organizimi elektoral
Kandidatët
Tërhjekja e vullnetarëve
Materiali i shtypur
Ngjarjet masive
Agjitimi nga dera në derë
Regjistrimi i anëtarëve të
komisioneve dhe përfaqësuesve
Organizimi i ditë së zgjedhjeve
Të tjera

Përveç kalendarit të përgjithshëm të shtabit elektoral, çdonjëri nga


përgjegjësit është i obliguar të ketë grafikun e vet individual në resorin për të cilin
është përgjegjës.

249
ORGANIZIMI I FUSHATËS

Natyrisht se grafiku është moment bazik në organizimin e saj të tërësishëm


dhe nga kryerja e tij strikte varet edhe suksesi përfundimtar. Që ky të jetë real dhe
të mund të realizohet duhet të këthehemi pak më prapa dhe të veçopjmë disa
momente të rëndësishme në planigikimin e fushatës. Këto momente janë objekt i
planifikimit të fushatës, ndërsa njohje e tyre me hollësi është e detyrueshme që të
mund të përcaktohet koha e nevojshme për kryerje e tyre, kohë e saktë në të cilën
do të zbatohet fushata dhe burimet që kërkohen.
Shtatë monmente janë posaçërisht të rëndësishme në organizimin fushatës:
- formimi dhe menexhimi i ekipit nga ekspertë dhe vullnetarë për
fushatën;
- përcaktimi i numrit minimal të votave të nevojshme për ta arritur
qëllimin tonë;
- Puna me zgjedhësit;
- Puna me mediumet;
- Monitoringu gjatë fushatës;
- Sigurimi i numrit të nevojshëm të zgjedhësve në ditën e votimit;
- Sigurimi dhe menaxhimi i mjeteve financiare për fushatën.

Përshkrimi i hollësishëm dhe i plotë dhe përpunimi i këtyre aktiviteteve të


nevojshme për organizimin e fushatës do të na marrë shumë kohë dhe vend. Në këtë
rast shumë me rëndësi është për ne ta kuptojmë esencën e tyre dhe rregullat
themelore për realizim. Së pari, do të ndalemi në çështjen e formimit të
funkcioneve dhe menazhimeve themelore të ekipeve të ekspertëve dhe vullnetarëve
në fushatën paraelektorale.

Shtabi paraelektoral
Shtabi paraelektoral është struktura kryesore organizative e fushatës. Qëllimi i
tij kryesor është të formojë organizim efektiv të fushatës. Puna e shtabit duhet t’u
lejojë kandidatëve të përqëndrohen në kontaktet me njerëzit dhe të arrihet formula
punuese e organizimit për të fituar zgjedhjet. Funkcionet themelore të shtabeve
paraelektorale janë: përgatitjen e planit të fushatës; grafiku kohor dhe sigurimi i tij.
Struktura e shtabit paraelektoral nuk është përkufizuar në mënyrë shkencore dhe

250
ORGANIZIMI I FUSHATËS

varet nga shumë specifika. Me shpeshë struktura e shtabit nacional përcaktohet me


vendimin e udheqësive të partive, me propozim të shefit të zhtabit. Struktura e
shtabeve lokale rëndomë është kopje e shtabit nacional. Pavarsishtë se si është
struktura, ekzistojnë disa aktivitete kyçe , të cilat janë të domosdoshme gjithmonë:
• shefi i shtabit nacional paralelektoral;
• shefi i shtabit paraelektoral lokal;
• përgjegjës për planifikim;
• përgjegjës për mediumet;
• drejtor financiar të fushatës;
• këshilltar juridik.

Në vend të parë për shkak të rëndësisë tepër të madhe dhe përgjegjësisë të


veçantë, do t’i shqyrtojmë funkcionet e menaxherit të fushatës (nëse ajo është
nacionale) ose siç i themi rëndom Shef i Shtabit paraelektoral nacional. Ai :

• formon ekip të madh të ekspertëve dhe konsultantëve në nivel kombëtar, të


cilët do t’i përpunojnë të gjitha hollësitë e fushatës;
• e drejton përgatitjen e variantit të shkruar të strategjisë së fushatës dhe prpunon
qasje tektike periodike për realizimin e saj
• i planifikon dhe i ndjek studimet e mendimit publik
• e kordionon dhe i jep rekomandime tërë rrjetit të shtabeve paraelektorale
• i vërteton të gjitha ndryshimet serioze në planet e zbatimit të fushatës në zonat
elektorale
• rregullisht e akutalizon rjedhën e fushatës varësisht nga respektimi i afateve për
marrjen dhe harxhimin e mjeteve financiare
• i maban dhe i drejton mbledhjet e shtabit
• i përgatit dhe i konfirmon të gjitha ndryshimet në obligimet zyrtare të të
punësuarve në shtabe
• i përgatit dhe i pranon paranon planet e aktiviteteve kur paraqiten situata të
paplanifikuara
• e ndjekë rrjedhën dhe kryerjen e planit të mediumeve dhe të veprimtarive
reklamuese
• kryen aktivitete tjera më pak të rëndësishme

251
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

Figurë e dytë kryesore në përpbërje, të atyre që e realizojnë fushatën është shefi


i shtabit lokal (i zonës apo i komunës). Ai rëndom është ngarkuar me këto
funkcione më të rëndësishme.

• përgjigjet për funkcionimin efektiv të shtabit paralektoral lokal


• përgjigjet për gjetjen dhe kompletimin e kuadrit të bërthamave të ndryshme në
shtab, përfshirë këtu vullnetarët për përgatitjen e takimeve më zgjedhësit dhe
përhapjen e materialit të shtypur e tjera
• përgjigjet për kryerjen e programit të kandidatëve, u ndanë detyrat e
drejtpërdrejta për përgatitjen e programeve të ngjarjeve kalendarike mes
anëtarëve të shtabit
• i zgjidh problemet e përditshme të shtabit, i siguron materialet dhe mjetet e
nevojshme për aktivitet
• i ndanë përgjegjësitë përfshirë këtu edhe punën e drejtpërdrejtë me kandidatin
• i jep raport për rrjedhën e fushatës shtabit paraelektoral kombëtar

Kompetenti tjetër i rëndësishëm në shtab është përgjegjësi i planifikimit.


Funkcionet e tij themelore janë:

• e përgatit grafikonin e plotë dhe të hollësishëm për kohën e kandidtëve duke e


vënë në dukje dhe me informata të gjithanshme për vendin e takimit, adresat,
numrat e telefonëve, njerëzit e ftuar dhe kontaktet e planifikuara në çdo pikë të
zonës elektorale, ku paraqitet kandidati;
• bashkë me shefin e shtabit është përgjegjës për gjetjen e zonave dhe ngjarjet me
përparësi, të cilat kandidati duhet t’i vizitojë

Përgjegjësi për mediumet rëndom i kryen këto funkcione:


• përgjigjet për komunikimet e përditshme me shtypin ditor dhe me mjetet e
informimit publik dhe punon aktivisht për mbajtjen e mardhënjeve të mira me
mediumet
• me vemendje i studjon problemet ekzistuese në zonën elektorale dhe
përpgjigjet për studimet në rrethin e çështjeve, që i nxisin zgjedhësit
• përgjigjet se si të formësohet finalja e qëndrimeve të kandidatit dhe strategjia e
fushatës

252
ORGANIZIMI I FUSHATËS

• përgatit grafikun e takimeve me gazetarë të mediumeve dhe i kordinon të gjitha


aktivitetet në lidhje me këtë
• përgatit pasqyrën e përditshme të materialeve në shtypin e përditshëm në lidhje
me fushatën dhe e njofton shefin e shtabit paraelektoral dhe kandidatët
• i përgatit tezat e fjalimeve të kandidatëve
• e kordinon realizimin e reklamave paraelektorale në mediume

Drejtori financiar i fushatës:

• e përgatit buxhetin e fushatës dhe grafikun e sigurimit të mjeteve


• merrë pjesë aktive vet ne sigurimin e mjeteve për fushatën paraelektorale
• në mënyrë strikte i prmbahet instrukcioneve për drejtimin e veprimtarisë
financiare dhe të raportit dhe njëkohësisht i mëson anëtarët e shtabit
• çdo ditë e ndjek shumën e mjeteve të marra dhe i informon shefin e shtabit dhe
kandidatët

Në çdo shtab paraelektoral duhet të ketë edhe këshilltar juridik. Kryerja


precize i funkcioneve të tij është garancion për pjesmarrje sipas rregullit në
zgjedhje. Ai:
• përgjigjet për: t’iu prmbajtur afateve të parapara me ligj për regjistrimin e
partisë në komisionet elektorale, të kandidatëve, të anëtarëve të komisioneve të
seksioneve dhe të përfaqësuesve të kandidatëve
• zhvillon stërvitje dhe e kordinon tërë rrjetin e anëtarëve të konisineve elektorale
dhe të përfaqësuesve në tëritorin e zonës elektorale
• i përgatit dhe përgjigjet rreth paraqitjes së denoncimeve, akuzave dhe të tjera në
komisionet e zgjedhjeve ose në gjygje

Që të përfundojmë me sigurimin kadrovik dhe funkcional të strukturës


paraelektorale të fushatës, duhet të nënvoizojmë se kryerja e mirë e qëllimeve të
parashtruara mund të jetë faktor vetëm nëse ka diciplinë dhe aftësi te kuadri që të
punojë në ekip. Kuptohet, në radhë të parë ndaj asaj që e përmendëm më lartë,
strukturat partiake duhet të bien në situatë pune gjatë periudhës paraelektorale.
Gjetja dhe menexhimi i mjeteve financiare të fushatës nuk është vetëm
çështje e organizimit. Nuk ekziston strategji, nuk ka planifikim , nuk ka fushatë pa
sigurimin e përkrahjes financiare. Sigurimi i mjeteve financiare duhet të fillojë
shumë më herët se të nisë përgatitja për të marrë pjesë në zgjedhje. Në pjesën e

253
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

parë, e cila e shyrton periudhën përgatitore të fushatës paraelektorale, përmendëm


disa specifika të financimit. Mbase, duhet vetëm të shtojmë edhe disa parime të
rëndësishme që do të kontribuojnë për sigurimin e fushatës.
Së pari duhet ta kemi të qartë se sigurimi i burimeve financiare realizohet
në të gjitha nuvelet- qendrore, rajonale dhe lokale. Të gjithë pjesëmarrësit në
fushatë duhet të përfshihen rreth kësaj detyre të vështirë.
Së dyti, sipas rëndësisë është saktësia dhe realizimi i buxhetit të fushatës. Nga
mjetet e planifikuara saktë për të gjitha veprimtaritë varet zhvillimi normal i
fushatës. Me e rrezikshmja është blokimi i punës së shtabit për shkak të mungesës
së mjeteve, që do të shkaktonte edhe ngecjen e fushatës.
Që të mos lejohet ngecja, me rëndësi është që mjetet të shpenzohen vetëm
sipas planit të buxhetit. Të shmangen shpenzimet e panevojshme.
Kur përgatitet buxheti duhet pasur kujdes të mos lehen anash aktivitetet të
cilat kërkojnë financim.
Raporti i saktë dhe transparenca e pjesës financiare të fushatës janë kusht i
domosdoshëm për çdo shtab paraelektoral.
Në çdo buxhet financiar duhet të përfshihet edhe llogaria e shpenzimeve të
paplanifikuara, të cilat duhet përdorur vetëm në rastet e veçanta.
Për t’u respektuar është që drejtori finaciar i shtabit të jetë ekonomist me
arsimim.
Këtyre parimeve do t’u shtojmë edhe një që ka të bëjë me palanifikimin e
fushatës. Ai është posaçërisht aktual për situatën eksistuese në Bullgari. Ky parim
përbëhet nga fakti se nuk duhet të bëhet fushatë e shtrenjtë, e shfrenuar dhe dhe që
të vret sytë. Një gjë e tillë mund t’i zbraps zgjedhësit.
Nëse ekziston diç nga elementet klasike, që nuk bëhet në Bullgari, kjo është
të llogariturit e numrit të nevojshëm të votuesve për të arritur sukses në
zgjedhje dhe mbajtja e “raportit për çdo votë veç e veç“. Kjo qasje është mjeftë
me vlerë nga fakti se përshkruan qëllimin plotësisht të qartë dhe të saktë dhe lejon
monitoringun e saktë të rrjedhës së fushatës. Mbajtja e llogarisë për numrin e
nevojshëm të votave është edhe mënyrë e arritjes së motivit me të fuqishëm të
vullnetarëve, të angazhuar në fushatën paraelektorale. Si është në fakt teknologjia e
përcaktimit të votave të nevojshme?
Puna në zonën elektorale nis me përcaktimin e numrit të votave të nevojshme
për arritjen e qëllimit të përcaktuar më strategji. Që t’i përgjigjemi lehtë pytjes se
ç‘është e domosdoshme që të përcaktojme numrin tonë të nevojshëm të votave,
duhet të sypozojmë se në vend të zgjedhjeve të mëdha, në zonën elektorale mbahen
shumë zgjedhje të vogla. Numri i tyre përputhet me numrin e vogël të
vendbanimeve dhe të rajoneve të qyteteve. Çdo vendbanim ose rajon i qytetit

254
ORGANIZIMI I FUSHATËS

paraqesin zgjedhje të veçanta dhe marrja e sasisë së nevojshme të të votave nga të


gjitha ato është e domosdoshme për të arritur qëllimin e përbashkët. Vështirë se
ndonjë do të pranonte përgjegjësinë të sigurojë 40.000 mijë vota plotësuese të
zgjedhjeve, por më praktikë është që çdonjë të punojë me 80 deri 100 votues. Votat
e tyre janë të nevojshme për të fituar në rajon ose në fshat. Aq më mirë kur në të
njejtin rajon apo fshat punojnë pes veta, atëherë çdonjëri prej tyre përgjigjet për 18
apo 20 vota.

Kapni dhe mbani mend se në fushatën paraelektorale me rëndësi është që


të mendohet për çdo votë si vendimtare.

Hapi i parë dhe më i rëndësishëm parashikimi maksimal i saktë i përqindjes


së zgjedhësve që do të dalin të votojnë. Mënyra më e mirë që ta arrini këtë është të
bëni krahasim me lloje të ngjajshme të zgjedhjeve. Qëllimi i shtabit është t’i
analizoi zgjedhjet e mbajtura gjatë 8 deri dhjetë vjetë të fundit dhe të gjejë specifika
të tilla, të cilat i aforhen më tepër zgjedhjeve të tashme. Bashkë me këtë shtabi
duhet t’i ketë parasysh parashikemet e hulumtimeve sociologjike për aktivitetet e
zgjedhësve, në cilën periudhë të vitit mbahen zgjedhjet dhe cilët faktorë mund të
ndikojnë në aktivitetet e zgjedhjeve. Marrja e parashikimit për paraqitjen e
zgjedhjeve do ta tregojmë me një shembull.

255
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

Shembulli: Për të planifikuar numrin e nevojshëm të zgjedhjeve


parlamentare në vitin 2001 duhet bërë krahasimein me zgjedhjet e kaluara, të cilat
janë më adekuate me specifikat. Pas analizës së hollësishme i zgjodhëm zgjedhjet
parlamentare të vitit 1994. Atëherë 233.918 zgjedhës nga gjithsej 315.583 morën
pjesë në zgjedhje. Për të përcaktuar përqindjen e aktivitetit elektoral në këto
zgjedhje mjafton të llogarisim raportin 233.918 ndaj 315.583 për të fituar 74%.
Sipas kësaj llogarie duhet të pranojmë se veprimtaria elektorale e zgjedhjeve të
ardhshme do të jetë 74%. Shtabi paraelektoral duhet të ketë parasysh se megjithatë
përqindja e fituar mund të dalë jo e saktë.
Këtu e marrim numrin e zgjedhësve të regjistruar në vitin 2001, i cili është
302.608. 74% e prej këtij numri të zgjedhësve e paraqesin numrin e pritur të
zgjedhësve, të cilët do të votojnë, dhe ai është 224.232.
Pasi e kemi konstatuar gjasën e numrit (probabilitetin) të zgjedhësve, të cilët
do të votojnë, mund t’i qasemi përcaktimit të votave që na janë të nevojshme për të
arritur rezultatin e caktuar në zgjedhje. Pranojmë se qëllimi ynë është që të fitojmë
tre mandate, për të cilët nevoitet rezultat prej 20%. Llogarisim se cili numër prej
224.232 të zgjedhësve është 20% dhe e fitojmë numrin tonë të nevojshëm i cili i
përgjigjet 44.846 votave. Në bazë votave të përgjithshme të fituara, të nevojshme
për zonën elektorale, mund t’i qasemi ndarjes së tyre nëpër vendbanime dhe nëpër
rajone të qytetit. Kjo ndodhë kur do ta ndajmë numrin e votave që na i dhanë neve
në zgjedhjet e vitit 1994 për çdo vendbanim, të numrit të përgjithshëm të votave në
zonën elektorale që ia dhanë partisë. Rezultati i fituar tregon se sa përqind nga
numri i përgjithshëm i votave për partinë ka ardhur nga vendbanimi konkret.
Të sypozojmë se në vitin 1994 në fshatin X për ne votuan 133 zgjedhës,
ndërsa votat tona të fituara përgjithësisht në sonën elektorale ishin 123.187 vota.
Rezultati i fituar tregon se pjesa e votave të fshatit X është 0,0011% nga numri i
përgjithshëm i votave të fituara. Kjo përqindje paraqitet si koeficient me të cilin
mund t’i përcaktojmë për ne votat e nevojshme të fshatit X.. E shprehur në tabelë
kjo do të dukej kështu:

256
ORGANIZIMI I FUSHATËS

Vendbanimi numri i votuesve, të % numrit të Numri i votave të


fituara në vitin 1994 përgjithshëm të zonës nevojshme në vitin 2001
elektorale
Fshati X 133 0.0011 125
Fshati Y 152 0.0012 143
Fshati Z 221 0.0018 208

Shuma e votave, të nevojshme nga çdo vendbanim duhet të jetë e barabartë


me numrin e përgjithshëm të votave të nevojshme për zonën elektorale. Nëse e
shprehim qartë rezulttin e të gjitha logarive të bëra për përcaktimin e numrit të
nevojshëm ai do të duket kështu:

• aktivitet i pritur elektoral 74%


• numri i pritur i votave 224 232
• rezultati i sypozuar 20%
• numri i përgjithshëm i votave të nevojshme 44.846
• numri i votave të nevojshme për fshatin X 125
• numri i votave të nevojshme për fshatin Y 143
• numri i votave të vevojshme për fshatin Z 143

Puna me zgjedhës
Moment tjetër i rëndësishëm i organizimit është puna me zgjedhësit.
Realisht takimi individual me kandidatin është faktori i vetëm më i
rëndësishëm gjatë përcaktimit se si do të votojë zgjedhësi. Edhe në zgjedhjet e
përgjithshme zgjedhësi voton më tepër për kandidatin se sa për partinë e tij.
Mësimi për organizuesit e fushatës është i qartë: Duhet që zgjedhësit sa
më shumë të jetë e mudur të takohen me kandidatin tonë.
Por si mundet që një kandidat të takohet me më shumë se 60.000 veta?
Kur i përcaktoni përparësitë në programin e kandidatit, mbani mend se
ai/ajo do të takojë më shumë njerëz në qendrën tregëtare ose në supermarketin
lokal se sa në takimin dyorësh me 12 veta
Nxirrni kandidatin përjashta- të shtrëngoi duart me njerëzit në qendrën
tregëtare, në lagje, në stacionet hekurudhore, në panairin e verës ose në ngjarje të
tjera lokale. Kandidati duhet të takohet me udheqës lokal të mendimit publik- me
ata njerëz, të cilët mund të ndikojnë te mendimi i votuesve. Ata njerës janë

257
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

këshilltarët vendor, drejtorët e shkollave dhe arsimtarët, nëpunësit, pronarët e


dyqaneve, udheqës fetar etj. Qëllimi i takimit me liderët vendor të mendimit publik
është që të prezentohet kandidati, të propozohet ndihma për partinë, të diskutohen
problemet e ndryshme dhe të kërkohen këshilla, të organizohen takime për diskutim
për problemet me interes reciprok.
Shfrytëzimi i lokalit publik është metodë tjetër e dhënjes së informatave
për kandidatin. Ngjarjet që duhet t’i organizoni nuk duhet të jenë skandaloze, por të
tërhjekin vemendjen e mediumeve lokale. Kjo mund të jetë vizita ndonjë klubi
publik të biznesëve ose shkollës. Ngjarjet mund të jenë edhe më jostandarde, si për
shembull, marrje pjesë në një ngjarje demostrative të klubit të sporteve ekstreme,
ose në shoun e lëshimit të balonave, ose tërhjekja e mendimit publik ndaj problemit
të mbushjes përplot të spitaleve nëpërmjet pajisjes me trolejbus të spitaleve dhe
duke ecur nëpër rrugë.
Shfrytëzoni fantazinë tuaj, por në kufij të arsyeshëm
Njëra nga detyrat më të rëndësishëm të kandidatit është të takohet me të
gjithë antëtarët lokal dhe ithatërt e partisë së tij, për të nxitur pjesmarrjen e tyre në
fushatë. Për planifikim më të lehtë është mirë ta përgtisni të ashtuquajturin
(pyetësor kontrrolues) që do t’u mbronte nga lëshimet.

Shembull i pyetësorit:
Vende për vizita:
• shkollat vendore dhe spitalet në zonën elektorale
• shtëpia e pleqëve
• ndërmarrjet
• përmendoret dhe monumentet historike
• klubet vendore- vendet ku kalohet koha e lirë
• klubet e invalidëve, të pensionistëve, të të verbërve e tjera
• rajonet e vreshtave gjatë vjeljeve.

Njerëzit, me të cilët kandidati mund të takohet:


• anëtarë të partisë
• këshillatrët vendor
• drejtorët e shkollave dhe mësues
• mjekë autoritativ, avoketër...
• publicist, gazetar
• drejtues dyqanesh
• udheqës fetar
• udheqës të grupeve minoritare

258
ORGANIZIMI I FUSHATËS

• e të tjerë

Blic-paraqitje (“paraqitje të befasishme”- “blitzing”) është mënyra më e


mirë për formimin e përshtypjeve për fushatën aktive dhe për prezentimin e
kandidatit para një numri më të madh zgjedhësish.
Praktika tregon se kur zgjedhësit takohen me kandidatin, gjasat janë më të mëdha
që ata të votojnë për partinë e tij. Prandaj me rëndësi të jashtëzakonshme është që
kandidati personalisht të takohet sipas mundësis me sa më shumë zgjedhës. Mdërsa
takimi me një numër maksimal të zgjedhësve mund të realizohet duke e shfrytëzuar
të ashtuquajturin blicing.
Blicingu është teknikë jashtëzakonisht e thjeshtë, e cila e angazhon
kandidatin dhe ekipin e ndihmësve të tij, të cilët “ e atakojnë “ një teritor të caktuar.
Njëri nga ekipi është kordinator i tërë akcionit, ndërsa ndihmësit e tjerë mbajnë
plaketa, afishe, broshura, formularë për anëtarësim. Ndihmësit lëvizin para
kandidatit, trokasin derë më derë dhe ndajnë material propagandues, duke u bërë
thirrje njerëzve të takohen me kandidatin lokal të caktuar nga partia. Kandidati i
ndjek ndihmësit e tij nga shtëpia në shtëpi dhe qëndron nja dy tri minuta në bisedë
vetëm me zgjedhësit përkatës dhe me ata që i janë përgjigjur ftesës. Detyra e
kordinatorit është të ndjekë tempon e akcionit- të mos qëndrojë kandidati shumë
gjatë para ndonjë shtëpie ose ndihmësit të shkojnë më shpejtë prej kandidatit.
Dobia nga kjo veprimtari qëndron në atë se kandidati takohet me numrin
maksimal të mundshëm të zgjedhësve, ndërsa zona “vërshohet” me plakata, afishe
dhe material propagandues. Ky akcion i improvizuar shkakton komentime ndërmjet
njerëzve për një kohë më të gjatë.
Organizatorët e blic-ngjarjeve të këtilla duhet të zgjedhin shumë mirë se ku
do të mbahen ato. Shtëpitë largë njëra tjetrës dhe ndërtesat e banimit janë të
papërshtatshme dhe jo adekuate. Nëse rruga ndërmjet dy anëve të rrugës është me
komunidkacion të ngjeshur ose është shumë i gjerë, ashtu edhe rajoni, kato nuk janë
të përshtatshme. Zgjidhni lagjet kompakte, ku shtëpitë janë njëra pranë tjetrës,
oborret përpara nuk janë aq të medhenjë dhe rrugët të jenë të qeta. Kjo qasje është
më e zbatueshme në qytetet më të vogla ose nëpër fshatra apo vendbanime.
Gjatë blic-paraqitjes në vend të qarkullueshëm është e nevojshme të gjendet
vend-trafiku gjatë kohës së shpicës, kur është plot me njerës- oborri i nodnjë enti,
shkolle, enti shëndetësor, qendër tregëtare, treg ose lagje. Kandidati paraqitet ose e
paraqesin me manjetofon disa minuta ndërsa ndihmësit e tij ndajnë plaketa, afishe,
balona, etiketa. Nëse kandidati prezentohet nga anëtar tjetër i grupit, ai vet bënë
vizita dhe përdhëndetet dhe bisedon me njërëzit. Sërish ta shsohim pyetësorin:

259
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

• rajoni përkatës;
• ekipi i ndihmësve (pes ose gjashtë veta);
• kandidati;
• palaketat;
• afishet;
• etiketat dhe balonat;
• formularë për anëtarësim;
• evenualish podium i iprovizuar për blic-dukuri në vendin plot trafik

Si qasje shtandet e rrugëve japin mundësi për t’u arritur auditorium i madh
në mënrya të ndryshme. Në shtande të këtilla nuk flitet për zgjedhjet. Ju nuk duhet
t’i pyesni njerëzit se si do të votojnë- kjo e lehtëson komunikimin e të dya palëve. E
përshtatshme është që këto shtande të ngrihen në qendra të mëdha tregëtare (para
ose në dyqane më të mëdha në qytet) të tregut, posaçërisht të djelën. Nëse ngrihen
disa shtande kandidati mund të shetisë nëpër to dhe të flasë nëpërmjet
magnetofonit.
Dallimi i këtyre shtandeve dhe tavolinave për grumbullimin e
nënshkrimeve për përkrahje për kërkesën përkatëse është te ndikimi. Qëllimi i
shtandeve të rrugëve është që t’u mundësojë njerëzve vullnetarisht të bisedojnë me
kandidatin dhe me përfaqësuesit e partisë, t’i diskutojnë haptas dëshirat dhe
disponimin e vet.
Balonat, emblemat me ngjyra i joshin fëmijët. Ndërsa fëmijët i sjellin me
vete edhe prindërit e tyre. Njërëzit do të mblidhen në këto vende. Shtandet mund të
aranzhohen me mënyrë argëtuese.

Shembull: Gjyshi dimër me dhurata për vitin e ri, në të cilat ka etiketa me


shtrenjtimin e ngrohjes qendrore, do ta tërhjekë vemendjen e njerëzve dhe të
mediumeve.

Është e preferueshme të përgatiten disa vullnetarë të partisë, të cilët do të


jenë nëpër njerës që të orjentojnë vemendjen e tyre kah shtandi. Siguroni shumë
plaketa, balona, etiketa, afishe, formularë për anëtarësim etjera. Qëllimi është që të
trhjekë vemendjen.
Pyetësori juaj:
• shtandi
• plaketa (me ngjyra të ndryshme)
• balona

260
ORGANIZIMI I FUSHATËS

• shenja dhe amblema


• afishe dhe broshura, të cilat e prezentojnë kandidatin
• kandidati
• formularë për anëtarësim

Gjatë punës me zgjedhësit, përveç veprimtarisë aktive dhe të organizuar


mirë të shtabit me rëndësi të posaçme është aktiviteti i pandërprerë i vetë
kandidatëve. Në sjelljen e kadidatit të veçantë me rëndësi është që ai të sillet si
mbrojtës i interesave publike, i cili është kompetent që të merret me problemet
lokale. Prandaj është e nevojshme kandidati të demonstrojë aktivitetin e tij në lidhje
me zgjidhjen e problemeve të zgjedhësve. Në këtë mënyrë shtabi do të marrë
informacione për problemet konkrete dhe fushat në zonën elektorale. Diskutimi në
lidhje me problemet duhet të zhvillohet në drejtimin politik, të komnetohen
gabimet të disa sistemeve të caktuara të pushteteve dhe legjislacioni aktual.

Si konkluzion gjatë diskutimeve, ndryshimi politik gjithnjë duhet të


shtrohet si zgjidhje.
Një veprimtari e këtillë e hapur e bisedave dhe e konsultimeve me
opinionin jepë shembuj të qartë për sukses, që mund të shprehen në mediumet
lokale, me çrast prezentohet afektiviteti i kandidatit dhe formohet imixhi i tij, si
person i partisë dhe mbrojtës i interesave shoqërore në rajon.
Gjatë organzimit të këtyre ngjarjeve duhet të gjenden edhe lokale të
përshtatshme nëpër vendbanime të ndryshme në zonën elektorale.
Vullnetarët mund t’i ndihmojnë kandidatit në disa mënyra. Ata mund të
informojnë për vendin dhe kohën e takimeve, me vemendje t’i presin njerëzit
gjersa kandidati fletë me të tjerë. Nëse kandidati është i zënë tepër, ata gjithashtu
mund të flasin me njërëzit. Është e detyrueshme që të gjithë të mbajnë shënime për
pyetjet dhe dëshirat e tyre, që personalisht do t’i japin kandidatit. Vullnetarët mund
ta lirojnë kandidatin për gjera të tjera më të dobishme, me çrast tërësisht i përkrahin
konsultimet në lokalet e këtilla. Kjo varet nga zotësia e komunikimit dhe e
motiveve të tyre të brendëshme për këtë veprimtari.
U shkruani zgjedhësve duke i informuar se çfarë aktivitetesh ndërmerr
partia për zgjidhjen e problemeve të caktuara. Për çdo sukses informoni edhe
shtypin lokal.
Këtu do të ndalemi me numërimin e qasjeve të ndryshme në punën me zgjedhësit-
masive dhe individuale. Organizimi i mitingjeve, vizitave, takimeve dhe
aktiviteteve të tjera është praktikë e njohur mirë në Bullgari.

261
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

Disa rregulla themelore janë me rëndësi për organizatorët e fushatave të


cilave duhet t’u përmbahen:
• Zgjedhja e preiudhës së caktuar për punë me zgjedhësit, varet nga tipi i
vendbanimit, nga situata poltike dhe nga disponimi shoqëror
• çdo qasje mund të jetë e suksesshme nëse është zgjedhur drejtë koha e
realizimit të saj
• për organizimin dhe mbajtjen e çdo ngjarjeje nevoiten vullnetarë.
Aktivitetet e tyre duhet të kordinohen mirë.
• Nëse nuk ekzistojnë mjete për organizimin e një aktiviteti të caktuar, më
mirë të mos mbahet.

Parimi themelor i punës me zgjedhësit është:


Kandidati duhet të shkojë te zgjedhësit, dhe jo ata te ai!!!
Këtu nuk do të ndalemi hollësisht në organizimin e punës me mediumet sepse
çështja do të përpunohet hollësisht në teksitn e mëposhtëm. Pasi kjo pjesë e
fushatës paraelektorale është me rëndësi strategjike duhet të shënojmë disa rregulla
themelore:
*Në vend të parë, palni i mediumeve të fushatës dhe i grafikut të
deklaratave të posaçme duhet të ndërtohen mirë dhe t’i shprehin karakteristikat
specifike të deklaratave të mediumeve në preiudhën përgatitëse (periudha e
“nxemjes”), në periudhën e fushatës esenciale (periudhë e sulmit të fuqishëm
medial) dhe pas periudhës paselektorale (periudha e “rezymesë”);
*Si pikë e dytë, duhet të sillemi me qëllime të mira dhe me mirkuptim ndaj
të punësuarëve në mediume. T’i qasemi me mirkuptim kërkesave të tyre
profesionale, për informacion të vërtetë, pr afatet e fundit për përgatitjen e
amterialeve, për nevojën e informatës së holësishme e të tjera;
*Çdo faks drejtuar mediumeve për të informuar për një ngjarje të caktuar
zbatoni me paraqitje direkte nëprmjet telefonit dhe përpiquni të vërtetoheni për
pjesëmarrje;
*përveç në rastet kur kur publikohen materiale të paguara reklamues, gjatë
organizimit të pres-konferencave ose gjatë deklaratave të kandidatit, përgatisni
përpara një rezyme të shkurtër për çështjet kryesore, të cilat do të preken.
Ajo do t’ua lehtësojë punën gazetarëve dhe do t’u garantoj prezentim të
saktë të ngjarjes.
*Mediumet shënojnë ngjarjet e reja. Ekspertët e mediumeve në shtabin
paraelektoral e kanë detyrën e vështirë të bëjnë lajm nga çdo ngjarje.
*Organizoni pres –monitoring të përditshëm. Analizoni të gjitha materialet
që kanë të bëjnë me problematikën politike dhe ekonomike dhe me çështjet e

262
ORGANIZIMI I FUSHATËS

lidhura dretjpërdrejtë me fushatë. Në këtë bazë zgjidhni problemet kryesore për t’i
përpunuar në pjesën përmbajtësore të fushatës.

Nëse u hedhim një sy hulumtimeve të bëra do të konstatojmë se rreth 50%


e votuesve zgjedhjen e bëjnë sipas dëshirës së tyre, ndërsa pjesa tjetër me ndonjë
presion. (Kuptohet, jo në kuptimin e detyrimit me dhunë). Prandaj sigurimi i
numrit të nevojshëm të zgjedhësve në ditën e zgjedhjeve është pjesa më e
rëndësishme e organizimit të fushatës. Çdo gjë që kemi kryer në periudhën
përgatitore dhe esenciale të fushatës humbë kuptimin, nëse nuk sigurohet paraqitja
e zgjedhësve në ditën e zgjedhjeve.
Organizata për sigurimin e zgjedhjeve në vetvete paraqet qëllimin e
zakonshëm. Ajo përbëhet në vënjen e njerëzve për këtë punë, kur fillon dita e
zgjedhjeve, ndërsa gjithashtu edhe të votojnë atë ditë. Vështirësia qëndron në atë se
në zgjedhje në zonën elektorale duhet të votojnë mijëra njerës, paraqitja e të cilëve
kërkon siguri. Puna e madhe për nga vëllimi kërkon përgatitje me kohë, si teknik
ashtu edhe në gjetjen e numrit të mjeftueshëm të vullnetarëve. Për organizimin e
mirë nevoiten vullnetarë me numër të njëjtë më atë të seksioneve të zgjedhjeve në
zonën elektorale. Vullnetarët kanë për detyrë në ditën e zgjedhjeve t’i përkujtojnë
zgjedhësve që i kemi agjituar ose t’u telefonojnë dhe t’ua kujtojnë se duhet të
shkojnë të votojnë për kandidatin tonë. Si ta organizojmë tërë procesin?
Si kordinator më i përshtatshëm i organizimit në ditën e zgjedhjeve është
përgjegjësi i çështjeve juridike të shtabit. Përveç përgjegjësive për të bërë
regjistrime të ndryshme në komisionin elektoral të zonës, ai e ka detyrë para startit
të fushatës esenciale bashkë me ndihmësit e tij të organizojë gjetjen e numrit të
mjaftueshëm të vullnetarëve. Ata duhet të zgjidhen nga rajonet e çdo seksioni, për
të cilin përgjigjen. Praktika tregonë se më së mirë është që vullnetarët, të cilët
përgjigjen për seksione të ndryshme, të regjistrohen edhe si përfaqësues të partisë.
Kjo imponon që gjatë grumbulimit të tyre të përgatitet lista, e cila i përmban tre
emrat e tyre, të gjitha të dhënat e dokumenteve të udhëtimit, adresën, telefonat e
kontaktit, vendbanimin dhe numrin e seksionit për të cilin përgjigjet. Më mirë është
që një ekzemplar i kësaj liste të rri varur gjithnjë në mur në shtabin paraelektoral të
zonës elektorale.
Pasi të mblidhen vullnetarët me rëndësi është të prezentohet programi i
sistematizuar me njohtime për detyrat e tyre, të caktuara sipas rradhës kronologjike.
Përgjegjësi për organizimin e ditës së zgjedhjeve është i obliguar një muaj para
zgjedhjeve të ketë planin e tërësishëm, të hollësishëm dhe të shumanshëm të
veprimit, i cili e përfshinë materialin metodologjik për stërvitjen e vullnetarëve.

263
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

Gjatë stërvitjeve, që duhet të mbahen për të gjithë vullnetarët, duhet të sqarohen


edhe holësitë më të vogla të organizimit dhe të sigurojë punën e tyre.
Siç përmendëm, ekzistojnë dy mënyra të sigurohet paraqitja e zgjedhësve
tanë të identifikuar në ditën e zgjedhjeve- me metodën “derë më derë” ose
nëpërmjet paraqitjeve telefonike. Rruga më e mirë për aktivizimin e zgjedhësve
është kontakti personal nëpr shtëpi, i cili garanton sukses në shkallën më të lartë.
Shpesh ndodhë pronarët e shtëpive të mungojnë. Varianti rezerv në raste të tilla
është që më parë të shtypen fletë, me shënime kujtese, që lehen para derës së
shtëpisë, të cilat kanë përshembull këtë përmbajtje:

I nderuar zotri dhe zonjë....


Kemi nderin t’u përkujtojmë, se nesër (data) është dita e zgjedhjeve. E
dijmë se e përkrahni kandidatin e partisë sonë zotri Dimitrovin. Presim që lufta në
zgjedhje të kontestohet dhe prandaj kemi nevojë për votën tuaj.
U falënderojmë nga përpara për ndihmën.
Përfaqësuesi i partisë
Ivan Iliev

Vizita nëpër shtëpi, në fakt, përmban një mana, dhe kjo është nevoja për
kohë të tepërt, ndërsa në disa raste, edhe komplikimi gjeografik i zonës. Në disa
rajone fshatare praktikisht është e pamundur të mund të vizitohen zgjedhësit.
Atëherë nuk kemi alternativë tjetër përveç se të përdorim paraqitjen telefonike.
Nëpërmjet telefonit ftohen të gjithë zgjedhësit për të cilët nuk kemi kohë të
mjaftueshme që t’i vizitojmë. Paraqitja telefonike qoftë një ditë përpara
zgjedhjeve, ose në ditën e mbajtjes së tyre. Përvoja tregon se disa zgjedhës duhet të
kërkohen shpesh herë dhe vetëm paraqitja e dytë ose e tretë do ta detyrojë
zgjedhësin “përtac” të shkoj në qendrën e votimit.
Bashkë me punën ne rajonet e seksioneve të veçanta, në shtabin
paraelektoral organizohet kujdestari e përherëshme për çdo telefon, për
kontrrollimin e procesit të zgjedhjeve dhe marrjen e informacioneve për rrjedhën e
votimit dhe për kundërvajtjet e bëra nga aktivistët e kundërshtarit. Sigurohet edhe
grupi i vullnetarëve me automjete të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të zonës
elektorale, të cilët do t’i transportonin zgjedhësit që lëvizin me vështirësi dhe
invalidët deri në qendrat e votimit.
Në shtabin paraelektoral formohet ekipi, i cili i merrë dhe i përpunon të
dhënat me rezultatet e nga mbushja e procesverbaleve të seksioneve, të marra nga
anëtarët dhe përfaqësuesit e tyre në komisionet e seksioneve pas përfundimit të
ditës së zgjedhjeve. Marrja e rezultateve bëhet nëpërmjet vullnetarëve me telefon

264
ORGANIZIMI I FUSHATËS

ose drejtpërsëdrejti ssipas shemës së precizuar më parë. Ekipi në shtab duhet të jetë
i furnizuar me kompjuter dhe pajisje përkatëse për logaritje të shpejtë paralele të
rezultateve.
Pra, siç e patë, eksitojnë një numër i madh zgjedhësish, të cilët nuk duan ta
japin votën e tyre për asnjërin, pavarsishtë nga ushtria e vullnetarëve e cila punon
në fushatë. Në radhë të parë, kryerja e përpiktë e detyrave për përcaktimin e numrit
të nevojshëm, zgjedhja e rajoneve prioritare për punë me zgjedhësit dhe
identifikimi i tyre janë shumë me rëndësi. Varësisht nga kryerja e mirë, këto
aktivitete përgatitore bëjnë të mundshëm shfrytëzimin maksimal, efektiv dhe
produktiv të kohës së kufizuar në ditën e zgjedhjeve.

Puna me grupet dedikuese


Përvoja tregon se efektet e fushatës paraelektorale janë më të mëdha, kur
ajo është diferencuar sipas disa grupeve sociale. Rekomandohet që gjatë fushatave
më shpesh të përdoren nocionet e shpeshta –“elektorat”, “zgjedhës”, “votues”.
Strategjia e diferencuar është një nga garancat e suksesin e zgjedhjeve.
Segmentimi i tregut politik kushtëzohet nga specifika sociale reale dhe
grupet shoqërore. Prandaj së bashku me përcaktimin e detyrave të qëllimit të
përbashkët të fushatës përpunohet edhe sistemi i nënqëllimeve, të cilat realizohen
nëpërmjet punës me grupet e posaçme të zgjedhësve. Prej këtu delë edhe emri i tyre
specifik,- grupe dedikuese.
Por, para se t’ia nisim punës me ta duhet të njohin shkathtësinë për të
veçuar. Të sqarojmë mirë:
• ç‘i bashkon
• cili është interesi i tyre i përbashkët
• cilat janë nevojat e tyre më të ndjeshme dhe
• ç‘disponim dominon.

Vetëm pas sqarimit të këtyre çështjeve ne e përcaktojmë sjelljen tonë me


objektivin e ceçantë ndaj grupeve të ndryshme.
Për dallim nga grupet e tjera, me të cilinpunohet në procesin e menexhimit
social, grupet dedikuese kanë shumë specifika:
• Në radhë të parë janë shumë të mëdha për nga numri
• Nuk kanë shenja teritoriale
• Ekzistojnë dallime esenciale brenda grupit
• Jo gjithnjë i kapin mirë interesat dhe nevojat e tyre grupore.

265
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

E gjijthë kjo e bënë aftësimin e tyre të vështorë dhe dhe relativ, por për qëllimet
e fushatës së zgjedhur ata janë mjaft të nevojshëm.
Të shumta janë kriteret për aftësimin e grupeve dedikuese.
Do të shnëojmë disa prej tyre dhe të segmentimit të elektoratit në këtë bazë.

Shembuj për grupet dedikuese


Sipas votuesve:

Elektroat i përhershëm simpatizerë


Ata që luhaten(hamenden) apstenuesit
Ata që votojnë për herë të parë ata që votojnë për kundërshtarin

Sipas karakteristikës demografike


Të rinjë të moshuar
Gra burra

Sipas gjendjes familjare

Të rinjë familjarë
Të çlurorëzuar nëna pa bashkëshort
Beqarë

Sipas punësimit:

Të punësuar të papunë
Familjarë/ re pensionistë

Sipas përkatësisë etnike:


Plotësoni juve:

.................... ...............................................
....................... ...............................................

Grupet dedikuese mund të ndahen edhe sipas karakteristikave profesionale,


shkalla e arsimit, gjendja materiale, lartësia e të ardhurave të tyre etj.

266
ORGANIZIMI I FUSHATËS

Vetëm rradhitja e tërësishme e grupeve dedikuese tregon se sa shumë dhe


sa specifike janë ato dhe se me ç‘qëllim të caktuar duhet të jetë aktiviteti
paraelektoral.
Ky aktivitet vshtirësohet edhe më tepër ng përbërja johomogjene e grupeve
relativisht të ndara.
Përshembull:
Te pensionistët ka të pasur dhe të varfër
Te të rinjët ka të punësuar dhe të papunë
Të romët ka edhe mysliman edhe orthodoks
Te njerëzit e kulturës ka të suksesshëm dhe të pasuksesshëm.

Grupeve specifike më qëllim të caktuar mund t’u shtohen edhe shumë


organizata si: lidhjet e kooperativave; sindikatat; të rinjtë; pendionistët; odat e
degëve; të femrave; bujqëve e të tjera.
Llojllojshmëria është e jashtëzakonshme në çdo grup, në çdo zonë
elektorale.
Detyra është që të logaritet saktë:
- cili është grupi dominant
- cili është disponimi dominant
- cili është problem më i mbrehtë
- cili është lideri joformal, për të vënë kontakt me të dhe
- të zhvillohet puna kokrete dhe me sukses me qëllim të caktuar.

Disa rekomandime të përgjithshme për punë me grupet dedikuese.


Të kihet parasysh se i ashtuquajturi “elektorat i përhershëm” nuk është
tërësi e përhershme. Me kandidatë jo përkatës, me politikë të dobët të menexhimit,
me platforma jo reale edhe elektorati i përhershëm mund ta tërhjekë përkrahjen e
vet.
Anëtarët e partisë jo vetëm që janë burim i zgjedhjeve, por e domosdoshmë
është që ata të motivohen dhe të përfshihen si pjesëmarrës aktiv në fushatën
paraelektorale.
Simpatizerët janë një nga burimet kryesore. Me ta punohet, në radhë të
parë, me metoda dhe mjete racionale.
Ata që hamenden duhet të jenë në qendër të vemendjes, duhet t’i
motivojmë të marrin qëndrim në dobi tonë. Synimi ynë gjatë fushatës është t’i
shndërrojmë në simpatezues tanë. Ma ta punohet me zë, me emocione dhe me
atraktivitet.

267
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

Ata që nuk votojnë, gjithashtu, nuk duhet lënë jashtë veprimtarisë sonë.
Qëllimi është që me shumë taktikë dhe mund t’u ndihmojmë të mësojnë obligimin e
tyre qytetar, interesat dhe nevojat e tyre reale, të tejkalojnë abstenimin (heqje dorë
vullnetarisht nga votimi).
Votuesit e kundërshtarit gjithashtu nuk duhet të prjashtohen nga qarku
paraelektoral, veçanërisht kur kudërshtari është shumicë në pushtet dhe pakënaqësia
e një pjesë të elektoratit të tij është e pashmangshmë. Volatizmi (ndyshimi i
drejtimit) nuk është nocion i shpikur rastësisht.
Çdo moment i fushatës duhet të punojmë edhe për një votë, të mos harrojë
se fitorja e zgjedhjeve është grumbullim i votave veç e veç nga zgjedhësit dhe
ndonjëherë është i mundshëm vetëm prej disa votave.

268
PLATFORMAT DHE POROSITË
PARAELEKTORALE
Platforma është një nga dokumentet më përgjegjës dhe më i vështirë për ta
përpunuar.

Argumentet:

*Platforma është oferta për tregun më të rëndësishëm dhe më dinamik


politik- për fushatën elektorale.
*U drejtohet miliona zgjedhësve.
*Paraqetë shprehjen e sintetizuar të inofrmatës vëllimore për nga sasia dhe
të llojllojshme për nga përmbajtja.
*Kjo informatë jepet me vëllim të vogël dhe e përshtatur me gjuhën e
marketingut politik.
*Përmbajtja e platformës harmonizohet si me vizionin kryesor të subjektit
të vet politik, ashtu edhe me ofertën e kundërshtarëve politik dhe të forcave tjera
politike.
*Dokumenti përpunohet në një periudhë të përcaktuar saktë dhe të shkurtër.
* Platforma paraelektorale është mjeti themelor për formimin masiv dhe
dinamik të mendimit publik, të disponimeve konkrete paraelektorale dhe të
motiveve të përcaktimit politik.
*Platforma paraelektorale është alternativë- Porosi e theksuar sitemore
politike për qevereisje tëndryshme (alternative) të ardhëshme.
*Platforma është porosia e parë publike e një partie të caktuar për
përvetësimin e mekanizmave të pushtetit në mandatin e ardhshëm elektoral.

Në përgjithësi, alternativat mund të përcaktohen si mekanizma themelorë të


menaxhimit të procesit politik dhe të shoqërisë si tërësi.
Është paradoksale në kushte të tranzicionit, kohë e caktuar historike për
përpunimin e alternativave të ndryshme, tek ne të dominojë deviza “Qeverisja nuk
ka alternativë”. Një varg ekipash qeverisëse na sygjerojnë se zhvillimi ynë është
parapërcaktuar në mënyrë fatale dhe se nuk ka alternativë.
Detyrë: Tregoni të vërtetën dhe të pavërtetën e pohimit të theksuar më lartë, duke
iu përgjegjur disa pyetjeve

269
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

1. Në ç‘temperaturë uji kalon nga gjendja e lëngshme në të ngurtë?


2. Në ç‘temperaturë uji kalon ngja gjendja e lëngshme në të avulltë?
3. Në ç‘datë kalon në Angli feudalizmi në kapitalizëm?
4. Cila është kudhtetuta më demokratike në botë?

Konkluza: Ligjshmëritë sociale paraqiten në mënyrë masive dhe në shumë


variante. Për dallim nga ligjet e natyrës, ata nuk kanë kufijë të caktuar rreptë dhe
forma të vetme.

Kjo specifikë e ligjshmërive sociale (paraqitja e tyre në shumë variante) është baza
e qecerisjes sociale. Rroli i faktorit subjektiv është në zgjedhjen e variantit optimal
të spektrit të shumtë të varianteve.
Fraza “Nuk ekziston alternativë” është shprehje e moskompetencës filozofike,
qeverisëse dhe politike.
Vendi dhe rëndësia e platformës paraelektorale

1. Çdo parti serioze parlamentare duhet të përpunojë dhe të ketë tre lloj
programesh dhe dokumentesh.
Programi partiak- përmban orjentimin e saj valorizues, ideor, strategjik dhe
objektivat.
Programi paraelektoral- Platforma- i përmban qëllimet dhe detyrat konkrete të
fushatës paraelektorale- parlamentare, presidenciale dhe të organeve të pushtetit
lokal.
Programi i qeverisjes- i përmban qëllimet dhe detyrat themelore të qeverisjes
për një mandat të caktuar, siç janë burimet dhe diapazoni periodik për zgjidhjen e
tyre.
Nevoitet lidhshmëri valorizuese, ideore dhe dedikuese ndërmjet tre llojeve të
programeve partiake. Ndonjëherë kjo lidhshmëri reciproke është mjaftë relative, por
është e nevojshme për identifikimin e subjektit politik.
Gjatë situata ekstreme sociale e olitike përpunohen edhe dokumente të tjerë
partiak me karakter programor.
Detyrë: Përgjigjuni pyetjes, përse është pranuar që programi
paraelektoral të quhet platformë?

PLATFORMA- në përkthim tekstual nga frengjishtja do të thotë:


- vend i lartësuar ose
- diçka e dhëna përpara, për t’u vërejtur dhe parë më mirë.

270
PLATFORMAT DHE POROSITË PARAELEKTORALE

Programi paraelektoral është pikërisht i tillë


I lartë
Masiv
Dimenzionues dhe
Atraktiv
për të paraqitur ofertën paraelektorale të një parite të caktuar ose të koalicionit. Kjo
na jep të drejtën të nënvizojmë specifikën e saj nëpërmjet programeve partiake dhe
ta quajmë PLATFORMË.
Në disa raste platformë quhen dokumentet partiake me orjentim strategjik,
por nga apsekti i teorisë politike nuk është mjaft preciz. Në kongresin e saj të
tridhjetë e nëntë Partia socialiste bullgare e miraton (“Platformën e unitetit dhe
ripërtrirjes së partisë socialiste bullgare dhe të shoqërisë bullgare në Bullgari”).

2. Platforma paraelektorale është dokument themelor, bërthamë e fushatës.


Ajo e bashkon dhe kordinon përmbajtësisht në mënyrë të tërësishme veprimtarinë
paraelektorale.
Porositë, parrullat, portretet politike dhe dokumentet e tjerë paraelektoral
përpunohen sipas bazës përmbajtësore të platformës.
Ajo përmban:
*Strategjinë, qëllimet dhe detyrat themelore të një force të caktuar politike në
një fushatës konkrete;
*Angazhimet më të rënësishme, porositë dhe fjalët kyçe drejtuar zgjedhësve;
*Moton kryesore të fushatës.

Kur përpunohet platforma paraelektorale?


Detyrë: Vlerësoni, kur është momenti më adekuat për përpunimin e
platformës paraelektorale:
• largë prej fushatës
• në prag të fushatës
• gjatë fushatës.
• Skjaroni përgjegjen tuaj.

Kush e përpunon platformën platformën paraelektorale?

Platformën e përgatit ekipi me udheqës dhe me përbërje të llojllojshme dhe


të gjerë të bashkëpunëtorëve, që është garancion i dmosdoshëm për cilësinë e sajë.
Ekipi, që e përgatit platformën duhet të përbëhet prej ekspertëve të këtillë:

271
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

Politikolog Ky është varianti optimal


Sociolog Në çdo situatë të caktuar përbërja e ekipit
Ekonomist mund të reduktohet
Jurist
Gazetar
Arsimtar
Mjek
Rinist
Artist
Punëtor shoqëror
Psikolog
Shtoni ju
-----------------
--------------------
-----------------------

Procesi i përpunimit të platformës


1 Periudha e përgatitjes
* Grumbullimi korekt dhe analiza e numrit voluminoz të këtyre llojeve të
inofrmacionit:

Ekonomike Qëllimi është të grumbullohet dhe të përpunohet numri i


Politick madh i të dhënave për: numrin, përbërjen dhe
Sociale dinamikën e popullsisë, të ardhurat, niveli i arsimit dhe
Statistike mënyra e jetës të njerëzve. Të veçohen problemet më të
Ekologjike theksuara dhe konfliktet. Të nënvizohen disponimet
Demografike dominante dhe pritjet e drupeve të ndryshme të
Etnike zgjedhëzve në vend ose në zonën e caktuar elektorale. Të
Shpirtërore paramendohet ndikimi i faktorëve të volitshëm dhe të
Komunale pavolitshëm .
Isntitucionale
psikologjike

Pa një informatë të analizuar të gjithanshëm dhe në mënyrë profesionale nuk mund


të përpunohet platformë realiste dhe e mirë paraelektorale.

Kjo do të thotë jo vetëm vëzhgim konstatues të problemit, por edhe të


karakteristikave të: shkaqeve, përmasave, shkallës së antagonizmit, sjelljen

272
PLATFORMAT DHE POROSITË PARAELEKTORALE

psikologjike, variantet e zgjidhjes së tyre dhe pasojat negative dhe pozitive


eventuale.
Për përpunimin e platformës është e nevojshme:
• Analiza e rezultateve të zgjedhjeve të mëparshme sipas kohës dhe llojit.
• Njohja e mirë e dokumenteve të tjera partiake që të shmangen tezat
kontradiktore dhe angazhimet.
• Për disa zona të caktuara elektorale kjo do të thotë edhe njohje e mirë e
platformës partiake (nacionale) paraelektorale.
• Njohja dhe analiza e dokumenteve partiak dhe paraelektoral të
kundërshtarëve themelor dhe të forcave të tjera politike.
• Sqarimi më parë i karakterit të fushatës – ana pozitive apo negative.
• Njohja e mirë e ligjit konkret elektoral.
• Precizimi nga përpara se a do të përpunohet platforma partiake ose e
koalicionit?
• Njohja e thellë e qëllimit kryesor e çdo fushate paraelektorale – numri
maksimal i njerëzve të na dëgjojnë, të na kuptojnë, tu pëlqejmë, të na besojnë, të
na respektojnë.
Detyra: Shtoni edhe ju elemente të tjera të domosdoshme në periudhën
përgatitore të përpunimit të platformës paraelektorale.

273
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

2. Përpunimi përmbajtësor i platformës

Struktura
Struktura e platformës paraelektorale mund të veçohet në disa mënyrë.
Varianti i konfirmuar është:
Hyrja – përmbanë të drejtuarit, strategjinë dhe qëllimet e fushatës.
Ekspozeja – përmbanë prezentimin dhe karakterizimin e problemeve dhe
ideve kryesore, të burimeve për zgjidhjen e tyre dhe pasojat e domosdoshme
pozitive.
Konkluzioni – e përmbanë mesazhin kryesor dhe moton e fushatës.
Edhe gjatë këtij varianti klasik lloj-llojshmëria është e madhe.
Ekspozeja, për shembull, mund të bëhet së paku në tre mënyrë:
- Në lidhje me problemet;
- Në lidhje me grupet sociale (dedikuese);
- Për fushat shoqërore.
Ekspozeja mund të bëhet në mënyrë jo standarte dhe atraktive, por
komponentat themelore të dokumentit – të platformës paraelektorale, duhet të
përmblidhen në të.

Detyrë:
1. Kush sipas jush është fjalim më përkatës për një patformë
paraelektorale?
“Bashkëkombas”; Fjala ka rëndësi esenciale. Ajo është
“Qytetarë”; hap i parë komunikues në adresën e
platformës. Sipas situatës konkrete
“Miqë”; zgjidhet fjalimi adekuat. Por, ai duhet
“Zgjedhës”; të jetë i tillë që një numër i vogël
“Bashkëmendimtar”; njerëzish do të thonë: “Kjo s’ka të bëjë
me mua”.

2. Çfarë epiteti do t’i shtonit fjalimit që ju do ta zgjidhni?


“Të shtrenjtë”;
“Të dashur”;
“Të respektuar”;
“Të munduar”;
“Të trathtuar”;
“Të bashkuar”;

274
PLATFORMAT DHE POROSITË PARAELEKTORALE

1. Sipas çfarë kriteri do ta rregullonit ekspozenë nëse e zgjidhni variantin


problematizues? (varfërinë, papunësinë, korrupcionin, krimin, e të
tjera).
- Thellësinë e problemit
- Dimenzionin e problemit
- Ashpërsinë e problemit
- Aktualitetin e problemit
- Ngarkesën psiqike të problemit
- Atraktivitetin e problemit
- Rëndësinë nacionale të problemit
- Rëndësinë rajonale të problemit

Konkluza: Zgjedhja është e juaja, konkrete dhe prandaj edhe e ndryshme.


Por, së pari duhet t’i keni analizuar dhe menduar mirë edhe dy gjëra të
rëndësishme për fushatën elektorale dhe për hartimin e platformës:

a) Cila është tipologjia dominuese e votimit në një zonë të caktuar


elektorale?

Valorizuese, Kjo tipologji nuk përzihet me grupet


Tradicionale, dedikuese. Në çdo njërën prej tyre mund të
Etnike, hasen llojet e përmendura të votimit.
Nastolgjike,
c) Gjatë fushatës bëhet ndikim kryesisht ndaj disponimit, emocioneve,
fantazisë, motiveve dhe aktiviteteve të zgjedhësve dhe jo ndaj ideve dhe bindjeve të
tyre. Elementet e botkuptimeve formohen dhe ndryshohen gjatë dhe vështirë dhe
prandaj me këtë nuk duhet të ngarkohen ideologjikisht platformat, nuk duhet të
parashtrohen detyra të këtilla.

Platforma e ideologjizuar ka efekt të kundërt ndaj neutralëve, të


luhatshmëve dhe të rinjëve, ndërsa qëllimi i fushatës është pikërisht që ata të
përvetësohen.

275
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

Praktika pozitive e marketingut tregon se përpunimi i tërësishëm i


platformës duhet të zhvillohet sipas këtyre parimeve:

Realizëm anim, kufizim


Konkretësi Optimizëm përsëritje
Qartësi rezultate atraktivitet
Qaje konfirmim emocione
Bindshëmri angazhim prognotizëm
Gradacion dozim ---------------
Profesionalizëm --------------- --------------
Pragmatizëm --------------- --------------

Numërimi i kaq kërkesave të shumta parimore nuk duhet të na befasojë, por


të na tërheq vërejtjen se platforma paraelektorale me të vërtetë është një nga
dokumentet më përgjegjëse politike dhe përpunimi i saj kërkon punë serioze
paraprake dhe përgatitje të mirë profesionale.

Detyra:
1. Përcaktoni përmbajtjen në bazë të parimit të animit.
2. Arsyetoni dhe precizoni fjalët kyçe kolektive të fushatës “zgjedhjet
parlamentare 2001”.

Fjalët kyçe të menduara mirë duhet të përmbahen në mënyrë të dozuar në


platformë dhe në fushatën komplete. Ekspertët e marketingut politik pohojnë se që
një fjalë kyçe të zë vend në vetëdijën e zgjedhësit duhet të dëgjohet të paktën shtatë
herë. Numërimet e matura janë element i domosdoshëm i këtij procesi intensiv
politik.
Gjendja e jetës politike bullgare dhe fushatat elektorale të shpeshta kanë
bërë erozionin e përmbajtjes dhe kanë shkaktuar inflacion të shumë fjalëve dhe
shprehjeve në fjalorin politik. Përdorimi i tyre i mëtejshëm do të shkaktojë
hamendje dhe emocione negative tek zgjedhësit.

276
PLATFORMAT DHE POROSITË PARAELEKTORALE

Detyrë: Përgatisni listën e fjalëve “të ndaluara” dhe të shprehjeve në fushatën e


ardhshme.
Gjuha, stili dhe formimi grafik i platformës duhet të harmonizohen
maksimalisht me nivelin arsimor, përgatitjen profesionale dhe disponimin
emocional të zgjedhësve.
Rekomandime plotësuese gjatë përgatitjes së platformës paraelektorale:
1. Platforma nuk është program për qeverisje, por duhet të përmbajë konturat
e pamjes së saj të ardhshme. Kjo do ta bënte më të orjentuar dhe do të shkaktonte
besim.
2. Gjatë marketingut të dëshiruar të kihet parasysh se nëpërmjet
platformës ne ofrojmë “shërbim të prolonguar”, shërbim që do të fitohet në të
ardhme të caktuar, ndërsa dëshirojmë për këtë kredi në avans, kredi sot (në fund të
fushatës). Një veprim i këtillë edhe në marketingun social është vështirë për tu
realizuar. Është e nevojshme një cilësi e lartë, propozim mjeshtror dhe takt i
jashtëzakonshëm politik që të fitohet çmimi – besimi dhe vota e zgjedhësve.
3. Platforma është shërbim (prodhim) jo vetëm për përdorim të
jashtëm. Ajo është gjenerator themelor i tërë fushatës dhe katalizator i pajtimit në
parti. Përpunimi, arsyetimi, miratimi i saj shpien drejt qëndrimeve koncensuale dhe
sëkëndejmi në porosi një kahëshe. Nëse këtë nuk e kryen dhe nuk e di një parti e
caktuar, parrullat mund të shpiejnë në drejtime të ndryshme pra në drejtime të
kundërta. Për shembull: “do ta vazhdojmë privatizimin” dhe “do të bëjmë
nacionalizimin”, ndërsa rezultatet mund të tregojnë – habitje dhe humbje e besimit
tek zgjedhësit.

Kush i lexon platformat paraelektorale?


Gjatë fushatës:Pjesëmarrësit aktiv;
Një pjesë e elektoratit stabil;
Një pjesë e gazetarëve;
Një pjesë e kundërshtarit;
Disa vëzhgues ndërkombëtarë;
Disa hulumtues.

Shtoni diçka: ---------------------


------------------------
------------------------
Pas fushatës:
Gazetarët dhe
Opozita për ta kritikuar

277
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

Llojet e formave paraelektorale:


Flasim për platforma në shumës, sepse ato janë:
Partiake;
Të koalicionit;
Komunale;
Të kandidatit – të deputetit;
Të kandidatit – prefektit.
Përgatitja dhe përpunimi i llojeve të ndryshme janë të barabarta në aspektin
parimor.
Individualet janë më të shkurtëra nga vëllimi dhe me më shumë emocion
personal. Ato mund të përmbajnë edhe portretin e shkurtër politik të kandidatit.
Ligji i marketingut gjatë fushatës është lidhshmëria e tyre dhe
njëkahshmëria, e realizuar me teknika të ndryshme.
Detyrë: Si duhet të jetë vëllimi i platformës?
Çështja është për tu diskutuar.
Vlerësoni dhe zgjidhni ju. 5c 10c 20c 30c
Jepni argumente tuaja ------------------------------

Kush e merr dhe e përcakton platformën?


Platforma diskutohet nga qarku i gjerë i aktivistëve, kandodatëve,
anëtarëve, të shtabit paraelektoral dhe të udhëheqjes partiake.
Pas përpunimit definitiv platforma miratohet nga organi udhëheqës
përkatës partiak.
Gjatë fushatës platforma korigjohet në pajtim nëse situata ndryshon në
mënyrë drastike dhe paraqiten konsekuenca.

Shpërndarja e platformës
Platforma e konfirmuar bëhet dokument kryesor për të gjithë pjesëmarrësit
në fushatën paraelektorale. Qëllimi është që përmbajtja e saj tu bëhet e njohur një
numri sa më të madh të zgjedhësve.
Nëpërmjet: publikimeve të plota, afisheve,
Takimeve të shkurtëra, fjalimeve
Letrave, debateve publike
Mesazheve, mbledhjeve
Fjalime, mitingjeve
Emisioneve në radio dhe televizion.
Trajnimi: “Platforma 2001”

278
PLATFORMAT DHE POROSITË PARAELEKTORALE

Ndjeksit e ushtrimeve ndahen në dy ekipe dhe zgjidhen udhëheqësit. Marrin


një detyrë të njejtë – përpunimi i platformës paraelektorale. Lloji i platformës
përcaktohet nga përpara. Pas një kohe të caktuar lexohen dhe analizohen të dy
projektet. Qëllimi është që në mënyrë intensive dhe praktike të përvehtësohen
shkathtësitë për përpunimin e dokumentit politik dhe të zbatohen teknikat përkatëse.
1. Shkruani konkluzat e përgjithshme;
2. Theksoni anët tuaja të fuqishme dhe të dobëta gjatë pjesëmarrjes në lojë.

POROSITË PARAELEKTORALE

Instrument tjetër i rëndësishmë komunikues gjatë fushatës është porosia.


Përse është e nevojshme të përpunohen porositë, pasi ekziston platforma?
Përgjegje për këtë pyetje do të gjejmë në specifikat e vetë fushatës si treg
politik.
• Fushata kufizohet në suaza kohore të përcaktuara me ligj.
• Fushata është e mbushur përplot me prodhime të ndryshme dhe antagoniste
politike
• Fushata segmentohet për shkak të karakterit të shumllojshëm të zgjedhësve
potencial
• Fushata është me dinamikë të theksuar mobilizuese
• Fushata është fleksibile- ngjarje e imët mund ta ndryshojë menjëherë
konfiguracionin e lojtarëve kryesor.
Detyrë: Plotësoni karakteristikat esenciale të fushatës elektorale.

Si përgjegje kësaj specifike të ndërlikuar të fushatës i vjenë porosia, si


prodhim adekuat politik, si mjet komunikimi me zbatim të gjerë.
Që të kryejë këtë rrol porosia duhet të jetë:
E shkurtër; e kapshme;
Emocionale; përvetësuese;
Me aftësi përmirësuese; e kuptueshme;
Atraktive; ..............................

Këtu dohet të prmendim atë që kë vënë në dukje Çehovi për vëshrirësitë e


mëdha forcën e madhe shprehëse të formave të shkurtëra.
Shkurtësia e porosisë nuk duhet të na shpjerë në ilizione dhe të kërkojmë
krijimin e saj të shpejtë.

279
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

Pas porosisë duhet të qëndrojnë informacione të bollshme dhe analiza të


cilat e sigurojnë edhe pëpunimin e platformës. Diçka më tepër, kjo analizë duhet të
jetë më e saktë dhe me segmentim social.
Kërksesë mjaft me rëndësi është gjatë përpunimit të porosisë është
lidhshmëria e saj përmbajtësore me ofertën kryesorë-platformën.Praktikat janë të
ndryshme, shkruhen porosi para përpunimit të plotë të platformës dhe anasjelltas-
porositë bëhen në lidhje me problemet e veçanta, të përfshira në platformë. Por,
lidhshmëria e ndërsjellë është me varësi të barabartë.
Mundësitë për zbatimin e qasjes terorike gjatë përgatitjes së porosive
paraelektorale janë të pakufizuara, mjafton që ajo të jetë hrmonizuar me përgjegjet
për pyetjet e mëposhtme esenciale për fushatën:
A do t’i vërjenë?
A do t’i lexojnë?
A do t’i mbajnë mbend?
A do t’i pëlqejnë?
A do t’i besojnë?
A do të votojnë për ne?

Porositë mund të shpërndahen në forma të ndryshme, si:


Ligjërim pozitiv
Në formë të pyetjeve
Me pranim të aranzhmanit konkret
Me fjalim
Me deklaratë
Thirjje dhe të tjera.

Porositë, ashtu si edhe platformat, mund të jenë partiake dhe individuale.


Për formësimin e tyre grafik dhe pr transparencën do të flitet edhe më tutje,
por këtu të theksojmë se gjithnjë duhet të jenë të pranishëm simbolet e partisë edhe
në fushatë. Porositë individuale të kandidatëve është mirë të shoqërohen me portret,
por vetëm kur ka rrezatime pozitive. Portreti i keq mund ta “turpërojë” edhe
porosinë më të mirë.

Rekomandime plotësuese për përpunimin e porosive paraelektorale të


fushatës “Zgjedhjet parlamentare 2001”.
*Në fushatën e ardhshme është i nevojshëm shfrytëzimi më i gjerë i
porosive për shkak të fjalëve të zgjedhjeve të shpeshta, efektit të ngopjes me shumë
programe dhe zhgënjimeve të thella te pjesa më e madhe e elektoratit.

280
PLATFORMAT DHE POROSITË PARAELEKTORALE

*Do të jetë me efekt gjatë përpunimit të porosive të shfrytëzohen sqarimet


kohore që tani më janë futur në vetëdijen e zgjedhësve të llojit të:
“10 vjet tranzicion”;
“Fundi i milemiumit”;
“Fillimi i shekullit të ri”;
“Mileniumi i ri”.
Këto periudha të theksuara kohore japin mundësi për të bërë edhe
parashikime. Garanioni kohor kuptohet është sprovë për disa objektiva pozitive.
*Në porosi dhe në aktivitetë të tërësishme propaganduese të theksohet
momenti i kapjes dhe të mos kontestohet çdo gjë. Zgjedhësit bullgar është është
bezdisur (ka droje) se çdo shumicë e re vjenë me pretendime “për fillim të ri”.
*Gjatë porosive “të angazhuara” të kërkohet karakteristika e saktë dhe reale
e problemit, që njëkohësisht të shkaktojë interes dhe besim. Koncepti”premtim”
ndikon fuqishëm, prandaj rekomandohet që të shkruhet dhe të flitet për pranimin e
angazhimeve dhe të përgjegjësive.
Kini kujdes që gjatë të shkruarit të porosive zgjedhësve të mos u duket se i
porosisni tekstualisht porositë e fushatës së kaluar elektorale. Një rrezik i këtillë
real ekziston për shkak të ngecjes së reformave dhe ashpërsimit momental të
problemeve “të vjetra”.

Detyra:
1.Mendoni se çdo t’u premtoni zgjedhësve të dobët social?
“varfëri të durueshme”;
“kufizimin e varfërisë”;
“rënjen e varfërisë”;
“tejkalimin e varfërisë”;
“pengimin e varfërisë”;
“ndarje të prabartë të varfërisë”;
“varfëri të përkohshme”;
“varfëri për të gjithë”.
Para se të zgjidhni angazhimin tuaj, mendoni për madhësinë e problemit
dhe për burimet e zgjidhjes së tij.
2.Përpunoni porosi të shkurtëra për problemin themelor “korrupcioni” për:
të rinjtë
pensionistët
të papunët

281
BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET
GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE

Plani për mediumet

Plani medial mbështetet në shemën e përgjithshme të komunikimit për


lidhjen ndërmjet “liderit politik – mjeteve të informimit masiv – recepientit – efektit
të arritur”. Specifika e kësaj lidhje është se lideri politik është komunikuesi fillestar,
i cili në esencë i kodifikon mesazhet ndërsa mediumet më tepër luajnë rolin e
mjeteve të transmentimit të këtyre mesazheve. Pasi çdo mjet për informim masiv i
kërkon specifikat e veta karakteristike gjatë komunikimit, në marketingun politik
ekzistojnë tri kushte, kur e bëjmë përpunimin e planit medial:
- Selekcionimi gjatë shfrytëzimit të mediumeve;
- Selekcionimi gjatë pranimit të tyre;
- Selekcionimi gjatë dekodimit dhe mbajtes mend.
Sëkëndejmi çështja themelore, që ekziston para ekspertëve, është se si të
grumbullohen mjetet për komunikim masiv ashtu që ndikimi i tyre i plotë të
jetë i mundshëm dhe më efektiv duke marrë parasysh planin strategjik të
fushatës.
Kjo kërkon që plani medial të parashtrojë dy qëllime themelore:
• Të arrijë nëpërmjet mënyrës më efektive numrin e kufizuar të
recipientëve (segment i caktuar);
• Të arrijë sa më tepër që është e mundur numër të madh njerëzish,
që ky numër të jetë edhe më i madh, dhe me një shpejtësi më të madhe që të shtojë
“efektin e ditarit” (radhitjen e temave).

282
BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE


Qëllimet Mediumet Mënyra e komunikimit
Të kumtuarit dhe “Plaketa e egër” ose lloji i E shpejtë
komunikuarit e reklamës tregtare – broshura,
rëndomtë (parrulla) spote e tjera
Komunikatat e Takimet, mitingjet, gazetat, E shpejtë
ndërlikuara videokasetat, mjetet e
(programi politik) marketingut të drejtpërdrejtë
Vënien ose hedhjen 1. Takime personale, 1. E shpejtë
poshtë të imigjit të Takime të kufizuara; 2. E shpejtë dhe e
politikanit 2. Reklama politike, pres- tërthortë
konferenca; 3. E shpejtë
3. Radioja dhe televizioni
Zgjedhja e mjeteve, nëpërmjet të cilave do të ndikojnë te zgjedhësit lidhet
me karakterin e komunikatës, me shpejtësinë që kërkohet dhe me përcaktimin e
segmenteve elektorale, që do të thotë se sa më mirët’injohim zgjedhësit,
funksionimin, dhe specifikat e masmediumeve dhe qëllimet tona personale aq më
mirë do të mund të ndikojmë.
Qëllimet Mediumet Segmenti
Rritja e numrit të Kuvendet, diskutimet, letrat Auditorium homogjen i
simpatizuesve nëpërmjet nëpërmjet postës, ndarë në mënyrë
lidhshmërisë me grupet e marketingu i drejtpërdrejtë profesionale ose sipas
lloj-llojshme sociale – kategorisë sociale
profesionale
Mobilizimi i aktivistëve dhe Mitingjet, spote, viedo- Auditorium homogjen,
përkrahësve kaseta elektoral stabil
Përvetësimi i një pjese të Pllaketa, shtypi, reklama Publik heterogjen
elektoratit margjinal të politike, radioja, televizioni
kundërshtarit ose të atyre
që hamenden

Kur e formojmë planin medial duhet së pari të precizojmë cilët janë


mediumet tona themelore të domosdoshme dhe kryesore. Në vend të dytë cilët do të
jenë mediumet plotësuese, në vend të tretë cilat mediume do të shfrytëzohen ose do
të lehen anash nga auditoriumi.
Gjatë përpunimit të planit medial para ekspertëve paraqiten dy probleme
themelore:

283
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

• Gjatë zgjedhjes së mjeteve themelore mund të dyfishohet publiku i


tyre, që do të bënte ndikimin më të madh të shpeshtuar, lodhjen e publikut ose
rritjen e simpative.
• Kuadri ligjor me të cilin na e bëhet e mundshme që të veprojmë
gjithashtu shkakton problem. Ky problem në Bullgari del nga fakti i rregullativës së
ashpër jo vetëm të kohës, por edhe të formave, nëpërmjet të cilave mund të
shprehemi në mediumet shtetërore. Nga kjo rrjedh gjatë përpunimit të planit medial
jemi të detyruar së pari t’i kemi parasysh këto kushte. Fushë më e lirë për tu
shprehur është shtypi.

Përpunimi i planit medial duhet të bazohet në bazë të analizave të bëra:


a) Analiza e mediumeve
Analiza e mediumeve rëndomë bazohet në teknikat, të njohura me emrin
“kontent-analiza”. Këto teknika mund të na japin njohuri në lidhje me politikën
redaktuese të një mjeti të caktuar të informimit publik; Njohuri për strukturën e
mediumit; Njohuri për gjuhën dhe simbolikën, që i përdor ky medium. Ajo që është
e nevojshme për t’ia shtuar kontent-analizës janë të dhënat në lidhje me
auditoriumin, domethënë përhapjen dhe ndikimin e mjetit të caktuar për informim
publik. Këto të dhëna mund të merren nga hulumtimet sociologjike dhe nga
monitoringjet që bëhen çdo muaj nga qendrat e mëdha sociologjike në Bullgari.
Këtyre informacioneve duhet t’ua shtojmë informatën në lidhje me ekipin, i cili
punon në mjetin e informimit publik që e analizojmë, si dhe vlerësimet për lobimin
e mundshëm të gazetarëve, të cilët mundt’iketë politikani për të cilin punojmë.
Rëndomë ky informacion merret nga dosjet, që plotësohen në bazën informative të
partisë politike, të cilën e ka theksuar udhëheqësi konkret politik.
b) Analiza e auditoriumit
Analiza e auditoriumit të mjeteve të ndryshme të informimit masiv fitohet
nëpërmjet një varg metodash sociologjike:
- Intervistat telefonike
Kur e përdorim informatën e intervistave telefonike, duhet të kemi parasysh
se për Bullgarinë këto nuk kanë aq vlerë, pamvarësisht se si janë vënë nga qendrat
sociologjike. Ky zhveftësim ka të bëjë me problemet e rrjetit telefonik dhe nga
përmasat nacionale, si dhe me mënyrën e zbatimit të intervistave telefonike -
fragmente, bashkëpunimi me persona që anketohen, dhe jo me kompjuter e të tjera.
Nga kjo rrjedh se tek intervistat telefonike nuk mund të kemi informatë (aktuale) të

284
BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE

shpejtë e cila do të na orjetonte te problemi i caktuar. Kjo informatë nuk mund të


shërbejë për asgjë tjetër, përveç testimi të disa temave ose elementeve të fushatës.
- Anketat sociologjike
Hulumtimet empirike sociologjike nëse janë bërë mirë dhe profesionalisht,
na japin informacionin e vërtetë dhe të vlefshëm për auditoriumin nacional.
Problemi me shfrytëzimin e kësaj informate lidhet me: së pari, me mjetet e mëdha
financiare, të cilat duhet t’i ndajmë për një hulumtim të këtillë nacional; së dyti, me
kohën e realizimit dhe të analizës së informatës. Për shkak të këtyre situatave të
vështirësuara të dhënat e hulumtimeve sociologjike rëndomë përdorën para fillimit
të fushatës, me çka ndihmohet përgatitje e planit strategjik dhe pas përfundimit të
saj kur shërbejnë për vlerësimet e efikasitetit të fushatës.
- Analiza sekundare e të dhënave të hulumtimeve sociologjike
Pasi gjatë fushatës qendrat sociologjike e vazhdojnë punën e tyre në lidhje
me hulumtimin e auditoriumit të masmediumeve (marrëveshjet vijuese me
masmediumet dhe dhëniet e reklamave nga to), shumë të dobishme për punën tonë
në fushatë është që të sigurojmë këtë informatë rrjedhëse, e cila do të mund të na
paraqiste kthesat esenciale të auditoriumit. Në fund duhet të mbajmë mend se plani
medial është njëri nga pjesët më esencial të fushatës së marketingut. Pamvarësisht
nga puna jonë e mirë në lidhje me planin strategjik, me formulimin e qëllimeve dhe
temave të fushatës, në radhë të parë plani medial na jep mundësi që të arrijmë te
zgjedhësit dhe t'ia transmentojmë argumentimet dhe motivet e qëndrimit të tij, që
do të thotë se:
• Plani medial duhet të përgatitet sëbashku me ekspertë në lëmin e
komunikimit masiv;
• Media plani duhet të bazohet në një analizë shumë serioze të bërë
më parë;
• Media plani duhet të sigurojë koordinimin vijues të ndikimit
komunikativ, ashtu që në fund të fushatës të kemi:
- Imixh të ndërtuar dhe të përkrahur në mënyrë adekuate të politikës;
- Sqarim absolut gjatë dekodimit të porosive tona politike;
- Argumentim të saktë, që do të sqaronte votimin “për” ne ose
“kundër” kundërshtarit tonë;
- Efektet e mobilizimit të zgjedhësve, dhe jo apatinë e tyre;
- Sigurimin me mjete minimale për efikasitet maksimal;
- Zgjerimin e bazës elektorale dhe tonën dhe sprovimin e disponimit
pozitiv të elektoratit të kundërshtarit tonë;
• Plani medial duhet të sigurojë fushë të tillë të zhvillimit të figurës
së kandidatit tonë, që ai pas fushatës të mos mbyllet në suaza ekstreme. Bëhet fjalë

285
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

për ndikim të tillë të mediave, i cili do të jepte mundësinë që gjatë ndryshimit të


situatës politike dhe në pajtim me mënyrën e ndikimit të kandidatit tonë, ai të mos
dalë tërësisht nga imixhi që ia kemi krijuar gjatë fushatës.

Detyrë: Përgatisni planin medial për prezentim publik të temës “Opozita e


bashkuar dot’ifitojë zgjedhjet”.

Materiali i shtypur në reklamat paraelektorale

Kur flasim për reklamën paraelektorale, gjëja e parë që duhet të dijmë


është se përpunimi i keq i reklamës automatikisht shndërrohet në anti-reklamë.
Reklama paraelektorale, me të gjitha hollësitë dhe variantet e saj, duhet të
përpunohet nga ekipi i ekspertëve. Rregulla e parë për çdo kandidat dhe për çdo
shtab paraelektoral është të mos lejojë kurrfarë improvizime në këtë veprimtari. Në
shumë vende evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës reklamat
paraelektorale të fushatave përpunohen nga institucione të tëra, pas studimeve dhe
testimeve serioze. Ja një shembull për ilustrim rreth kësaj:
Për zgjedhjet e vitit 1995 në Francë, në të gjitha pllaketat kandidati i
socialistëve Lionel Zhospen mbante këmishë me ngjyrë të theksuar të kaltër. Shkaku
për këtë është nga hulumtimi që ka bërë ekipi i ekspertëve, në të cilin më se 80 për
qind e burrave u përgjegjën se për ta ngjyra më e dashur e këmishës është e
kaltërta, ndërsa më se 60 për qind e grave u përgjegjën se u pëlqejnë meshkujt që
mbajnë këmisha të kaltërta.

Moment esencial, i cili shpesh imponohet është uniteti i fushatës


reklamuese. Materialet e reklamave të formuara në mënyrë unikale për të gjithë
kandidatët e sigurojnë efektin e rëndësishëm të “ndikimit të vetëm ndaj
zgjedhësve” dhe kontribuojnë përt’idhënë rëndësi më të madhe fushatës. Praktika
bashkëkohore bën përpunimin e zgjedhjes unike dhe të plotë të të gjitha llojeve të
materialit reklamues. Ata përpunohen nga ekipi i ekspertëve në veprim të ndërsjellë
me shtabin nacional paraelektoral. Komponentat e kësaj zgjedhje të plotë ose të të
ashtuquajturit “set reklamues” u ndahet të gjitha shtabeve dhe kandidatëve. Në setin
reklamues është vënë si pjesë i bartësit magnetik, që përmbanë lloje të materialit
reklamues, të formuar dhe të përgatitur për shtyp pasi në të janë futur tekstet dhe
fotografitë konkrete të kandidatëve. Ky lloj i organizimit të reklamës i jep në

286
BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE

shkallë të madhe garancione për kryerjen e strategjisë së vetme reklamuese në


fushatë.
Kur flasim për fushatën paraelektorale i kemi parasysh klipet reklamuese
për televizion dhe radio, materialin e shtypur, (plaketat, afishet, letrat drejtuar
zgjedhësve, buletinet informative), etiketat, ballonat, maicat, kapat e të tjera. Pasi
klipet televizive dhe radios i përgatisin profesionistët dhe rëndomë vinë të gatshme
në shtabet lokale (që edhe rekomandohet) më së tepërmi do të përqëndrohemi në
materialin e shtypur.
Qëllimi për çdo shtab paraelektoral të zonës si duket është që të fitohen
zgjedhjet në nivel lokal. Për shtabin paraelektoral nacional qëllimi kryesor është të
ndihmojë aktivitetin e qendrave rajonale që të fitojë. Në plotësim të këtij qëllimi me
përgjegjësi të shtabit kryesor mund të vijnë edhe këto nënqëllime: përfshirja e
anëtarëve të rinjë në parti ose përcaktimi në zgjedhjen e bashkëmendimtarëve të
pasigurtë dhe të luhatshëm partiak. Pasi do të definohen qartë qëllimet parësore
duhet të vendosni se çfarë bartës reklamues do të përdorni.
Mbani mend se afishet dhe letrat e drejtpërdrejta nëpërmjet postës nuk
mund të ndryshojnë mendimin e zgjedhësve, por si plotësim, në funksion të
përkrahjes dhe përforcimit të mesazheve të fushatës, materialet e shtypura mund:
• Të prezentojnë (promovojnë) kandidatin e partisë;
• Tu sqarojnë zgjedhësve se si janë pikëpamjet e partisë për
përmirësimin e mënyrës së jetës së tyre personale;
• Të rrisin statusin e zgjedhësit, domethënë nga përkrahësi i ideve të
bëhen trashëgimtarë të sigurtë ose votuesit e sigurtë të bëhen aktivistë, ndihmues të
fushatës paraelektorale, të agjitojnë ose të bëhen anëtarë të partisë.
• Të nxjerrë përgjegje nga recipienti, domethënë të shkaktojë reagim
reflektues tek zgjedhësit me qëllim zhvillimit të dialogut;
• Të rrisë nivelin tonë të informimit për qëllimet e votuesve të
miqëve të tyre;
• Të nxisë motivimin e ithtarëve të partisë;
• Të agjitojë nëpërmjet postës dhe drejtpërdrejtë te zgjedhësit;
• Të sugjerojë për gjetjen e anëtarëve të rinjë dhe të dhuruesve;
• Ti vë në pah mangësitë e kundërshtarit në luftën paraelektorale
Mënyra e vetme e sigurtë që të ndryshojë efikasiteti i materialit të shtypur
propagandues është që të krijohet lidhje dinamike reflektuese. Çdo afish ose letër
duhet të përmbajë informatën, që dot’ijapë mundësi recepientit qët’ipërgjigjet asaj
që e lexon, ta komentojë, të bëjë pyetje, të shpreh mendime, të japë propozime
konstruktive. Kjo informatë është numri i shkruar i linjës kujdestare telefonike,
adresa e zyrës për informata, karta postale me adresë kthyese e të tjera. Gjithashtu,

287
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

numëroni edhe thirrjet telefonike dhe përgjegjet e zgjedhësve, që të mundet kjo


informatë të shfrytëzohet për fushatat dhe iniciativat e ardhshme.
Varësisht nga territori i vendit për tu respektuar është edhe një ose dy
qendra zonale, të cilat do të kujdesen për shtypjen dhe dizajnimin e të gjitha
materialeve paraelektorale, domethënë të centralizohet shtypja e materialit. Në këtë
rast dizajni do të jetë në nivel më të lartë ndërsa shtypja më e lirë si shërbim nga
shtypshkronjat e shumta lokale. Kështu përpunimi do të përfshijë shtypjen katër
ngjyrëshe me çmime të ulta.

Afishet

Fjalimi elektoral i kandidatit lokal. Afishet me fjalimin e kandidatit


përgatiten në mënyrë standarte për të gjithë kandidatët. Mund të ketë formën e
kovertës. Rekomandohet që ana e parë të përmbajë fotografinë e kandidatit (me
veshje zyrtare), fazën kyçe të fushatës së tij, katër deri pesë momente themelore të
formuluara shkurtë nga platforma paraelektorale, nënshkrimin dhe emblemin e
partisë. Fjalimi paraelektoral duhet të jetë shumë i shkurtër dhe me përmbajtje. Ana
e brendshme e afisheve me fjalimin paraelektoral të kandidatit duhet të përmbajë
thëniet përkrahëse të liderit të njohur të partisë ose të personalitetit tjetër autoritativ
për kandidatin aktual, si dhe qëndrimet e përbashkëta politike. Nëse paraqiten edhe
fotografi të tjera, ato duhet të jenë të lloj-llojshme, ta tregojnë kandidatin në vende
të ndryshme, me veshje të ndryshme dhe i rrethuar nga njerëz të ndryshëm.
Fotografitë duhet të jenë aktive – të paraqesin njerëz të angazhuar me ndonjëfarë
veprimtarie, dhe jo vetëm njerëz që e shohin objektivin. Në afishe përfshihet adresa
e shtabit të kandidatit dhe telefonat e kontaktit.
Afishet nuk duhet të përmbajnë platformën e tërësishme të kandidatit. Ato
duhet të jenë të shkurtëra nga aspekti i prezentimit të shemës së momenteve
themelore të programit paraelektoral dhe të përfshijnë problemet lokale.

Buletini informativ

Shumë buletine informative janë të formatit A4 dhe rëndomë me një fletë


me anë të jashtme dhe të brendshme. Informacionet e ndryshme duhet të vendosen
me kujdes duke iu përmbajtur dispozitave të formimit të titullit dhe tekstit themelor.
Me rëndësi është rregullimi i teksteve vëllimore të cilat gjithnjë duhet të jenë të
ndryshme, që të mos e lënë lexuesin me përshtypje se çdo herë e lexon të njejtën
gjë, edhe përkundër përsëritjeve të mesazheve themelore.

288
BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE

Plaketat

Plaketat e ngjitura nëpër dritare të zonës elektorale e rrisin imixhin e partisë


dhe e përkrahin bindjen e bashkëpunëtorëve të partisë për punë të përbashkët.
Plaketat duhet tu ndahen anëtareve, ashtu që të mund të ngjiten që në fillim të
startimit të fushatës. Në krye të plaketës duhet të qëndrojë ngjitsja e dyfishtë. Kur
ndonjë do të pajtohet të vendosë ndonjë plaketë, jepni ngjitëse që ai ta ngjisë atë
menjëherë.
Efekt të madh vizual kanë plaketat e ngjitura më lartë në tabela, në pjesën e
përparme të oborrit të shtëpive. Këto plaketa duhet të jenë sugjestive me madhësi
(A3,A2,A1) dhe me ngjyrë. Qendra paraelektorale lokale duhet të sigurojë
materialin. Qëllimi gjatë shpërndarjes dhe ngjitjes së plaketave është që të gjenden
vendet më adekuate për ndikim vizual – në rrugët kryesore, në ndonjë supermaket
lokal, në vitrinat e dyqaneve etj. Më vështirë është t’i gjini vendet e para më
adekuate për pllaketa pas së cilave vijojnë derdhja e dëshirave nga ana e
bashkëpunëtorëve të tjerë. Përfshini edhe disa tabela me informacione dhe numra të
linjave kujdestare telefonike, të cilat dot’ivendosni në vende të dukshme.

Probleme gjatë shfrytëzimeve të mediumeve audiovizuele

Këto kryesisht janë dy:


- Efekti i ngadalshëm i komunikatës, të transmentuar nëpërmjet
mediumeve audiovizuele, shpesh hynë në kundërshtim me periudhën e shkurtër të
fushatës zgjedhore;
- Vështirësitë e kontrollit të informimit audiovizuel për shkak të
rëndësisë së jashtëzakonshme të komunikimit joverbal, që mund të ndryshojë
kuptimin dhe kapjen e tij pavarësisht nga dëshira jonë.
Këshilltarët e komunikimeve e dijnë se mjetet audiovizuele nuk janë aq
efikase, sepse ato nuk japin mundësi për komunikim reflektues me auditoriumin
dhe për të përmirësuar cilësinë e komunikimit nëpërmjet dialogut. Kjo shpjegon se
pse efekti i drejtpërdrejtë i tyre është kaq i ngadalshëm.

289
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

Disa autorë e lidhin këtë efekt të ngadalësuar “efektin e ditarit” te


mediumet, domethënë arrihet thellimi i të depërtuarit, por kjo ndodh në llogari të
ngadalësimit të efektit. Vetë të shpejtuarit të komunikimit medial dhe shumë
fishmëria e mjeteve të komunikimit shpie drejt vazhdimit të “rrugës” të
komunikimit. Në këtë mënyrë efekti i ditarit nuk i ndryshon vetëm mendimet dhe
disponimet, por i përmirëson edhe njohuritë. Përveç kësaj shikuesit televiziv nuk
mundt’ilargohen komunikimit sepse ata i ndjekin si ekranin televiziv ashtu edhe
gazetat dhe radion.
Ky ngadalësim i efektit të komunikimit tregon se pse është kaq vështirë të
ndryshojë figura e politikanit gjatë fushatës – nevojitet një periudhë e gjatë kohore
ndërmjet momentit të realizimit të ndryshimeve në imixh dhe momentit të arritjes të
besimit në këtë imixh të ndryshuar. Prandaj, gjatë shfrytëzimit të mjeteve
audiovizuele më mirë është të bazohemi në karakteristikat e njohura dhe të
pranueshme të kandidatit, edhe kur ato asociojnë në mënyrë negative sepse më lirë
është të ndryshojmë imixhin tani më të njohur me një asociim më të butë, se sa të
ndryshojmë me karakteristika të reja.
Ky mekanizëm e shpjegon edhe vështirësinë e ndikimit të drejtpërdrejtë
ndaj procesit të komunikimit për mjetet audiovizuele: efekti i ditarit nuk
kontrollohet në mënyrë empirike. Prandaj, mediumet shpesh i ndryshojnë prioritetet
e debatit ashtu që kandidatët të mos mund tu kundërshtojnë.
Debatet dhe lajmet televizive janë emisionet themelore, që i shfrytëzon
marketingu politik. Shfrytëzohen edhe emisionet televizive, spotet politike dhe të
tjera, të cilat efektivisht mundt’indihmojnë komunikimit të kandidatit.
Kandidatët duhett’igrumbullojnë tipat e ndryshëm të pranishmërisë, kështu
që në mënyrë efektive ta zhvillojnë fushatën e vet. Paraqitja në emisione të
kategorive ndryshme kontribuon për rritjen e efektit të ditarit.

Debatet televizive
Në teorinë e marketingut politik debati televiziv është pika kulmore e
fushatës paraelektorale. Ndonjëherë ai mund të shëndrrohet në moment, në të cilin
rrezikohet fati i tërë fushatës dhe në këtë aspekt gjatë debatit politik kandidati
mundet me një të paraqitur në ekranin televiziv të fitojë ose të humb. Kjo kërkon
përgatitje të kujdeshme me ç’rast mundt’iveçojmë këto elemente:

a) Barabarësi në paraqitjen e gjallë


Paraqitja në televizion varet nga ajo se a e ka rregulluar ligji ose për atë
duhet të paguhet posaçërisht. Vendet e ndryshme këtë çështje e kanë rregulluar në

290
BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE

mënyrë të ndryshme. Barazia shprehet dhe në rregullimin e çështjes së kohës së


barabartë, të cilën e kanë politikanët në një debat.

c) Të vëzhguarit e kushteve për realizimin e debatit


Grumbullimi i faktorëve teknik të realizimit – kuadri, montazhi, zërimi –
për kandidatin ka ndikim në komunikim në aspektin pozitiv dhe negativ. Për
shembull, një kamerë e vënë pak më largë se fytyra, mund të shkaktojë bindjen se
politikani është më i lartë se bashkëbiseduesi i tij, por mund të tregojë edhe se
politikani ka vetëm dy gisht ballë. Një zë pozitiv i ëmbël ndikon pozitivisht, por
rritja e dobët e ashpërsisë së tij mund të sygjerojë për mungesë të burrërisë etj. Nga
kjo rrjedh se kandidati domosdo duhet të punojë me profesionistë në fushën
konkrete.
Këta profesionistë kryesisht përzihen si në rjedhën e përgatitjes së emisionit
(takohen me kolegët e tyre, të cilët punojnë drejtpërsëdrejti për kandidatët e tjerë,
ashtu edhe me njeriun, i cili është përgjegjës për realizimin e debatit; i përcaktojnë
të gjitha kushtet teknike për debat; e përqëndrojnë kohëzgjatjen e përbashkët dhe
modalitetin e kapjes së zërit, dekorimin e tjera), ashtu edhe gjatë emisionit.
Gjatë përcaktimit të rregullave për të marrë fjalën ekzistojnë disa momente
të rëndësishme: e drejta e ndërprerjes dhe ndërhyrjes së gazetarit. Më pak rrezik,
kur pjesëmarrësit në debat përgjigjen sipas radhës në pyetjet e gazetarëve, por
procedura e këtillë është më pak atraktive.
Dekori është i rëndësishëm sepse ndikon se si shiquesit e shohin
kandidatin. Do të thotë se duhet të jetë tërësisht neutral në lidhje me politikanin si
simbolikisht ashtu edhe për nga pozicioni (tavolina e madhe i zvogëlon kandidatët,
ndërsa tavolinat e vogla i nxjerrin në plan të parë fytyrat dhe trupin).
Çështja, se në çfarë kuadri të paraqitet debati, është me rëndësi nga aspekti
i komunikimit joverbal. Për shembull, nëse kandidatët janë me figura të ndryshme,
kuadrot e gjëra janë të pavolitshme për shkak të krahasimeve të pashmangshme
midis dy figurave. Përveç kësaj specifikat fizike të politikanëve mund të paraqiten
mjaft negativisht ose pozitivisht nëpërmjet kuadrit.
Montazhi paraqet edhe një mundësi për modifikim.
Për shembull, plani i këputur i gjesteve të kandidatit gjersa kundërshtari i tij
është duke zhvilluar ndonjë ide, ndikon shumë negativisht dhe rëndomtë nuk është i
lejueshëm. Në montazhë rëndomtë kemi cenzurë shumë të lartë.
Kontrolli gjatë emisionit është shumë i kufizuar, me ç’rast rëndomtë
shprehet në të respektuarit e kushteve të nënvizuara më herët.

291
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE

Lajmet televizive

Konsiderohet se kandidatët shumë vështirë mund të kontrollojnë paraqitjen


e tyre në lajme. Në fakt, ata nuk përjashtohen nga mundësia e ndikimit. Ky ndikim
realizohet në dy drejtime.

Ndikimi në format e pjesëmarrjes.

Kuptohet, paraqitja e kandidatit në emisionet gazetareske nuk varet prej tij.


Kjo varet nga gazetarët, të cilët përpiqen të jenë neutral, që të ruajnë besimin e
shikuesve. Ky neutralitet kërkon nga gazetarët qët’iprezentojnë të gjitha ngjarjet, të
cilat kanë njëfarë rëndësie minimale, edhe ato ngjarje të cilat që janë krijuar nga
vetë ekipi i kandidatit. Përveç kësa, mënyra e teknikës së përfshirjes në lajme
gjithashtu duket se është jashtë çdo kontrolli, por në fakt ekipi i politikanit mund të
ndikojë edhe tek mizanskena e intervistave të befasueshme.

Ndikimi tek përmbajtja


Mundësitë e kandidatëve të ndikojnë tek përmbajtja e asaj që paraqitet në
lajme, mbeten shumë të vogla, posaçërisht në lidhje me përgatitjen dhe
komentimin, që bëhen pa praninë e politikanëve. Shumë shpesh kandidatët
përjetojnë befasi, sepse si duket ajo esencialja për ta aspak nuk është transmentuar
në emisionet gazetareske. Prandaj, politikanët bashkëkohor duhet shumë mirë të
dijnë se për se do të shfrytëzohen deklaratat e tyre dhet’ipërshtasin gjatësitë e
mendimeve të tyre me kohëzgjatjen e një lajmi në emisionet gazetareske.

292
LITERATURA E SHFRYTËZUAR
Angel, A., Osnovi na menaxmentot, Sofje, 2000.
Bart, R., VÍobra`enieto na znaka. Sofje 1991.
Bongran, M. , Politi~eski®t Marketing, Sofje 1991.
Burdiuño, P., VÍedenie v refleksivnata antropologi®, Sofje 1993.
Burud`ieva, T., Politi~eskata reklama v Blgari®, sp. Politi~eski izsledvani®,
br.2, 1994.
Vernaskoni, V., Valencano, D., Vlastta na komunikaci®ta Sofje 1995.
Vilarov, B., Komunikacioni Shemi v politi politi~eski® marketing, sp. VrÍzki s
obestvenostta, br.1, 1997.
VÍl~ev, R., Prakti~eski sistemi za re{avane na konflikti. Izdanie na Fondaci® “
Vodene na pregovori i re{avane na konflikti” , Sofje 1994.
VÍl~ev, R., SvetÍt na konflikta. Pomagalo za trenÃori na
psohologonedagogi~eski treningi, Sofje 1995.
Gen~ev, N., Socialno psihologi~eski tipove v bÍgarskata istori®, Sofje 1978.
Dal, R., SÍvremenni®t politi~eski analiz, Sofje 1996.
De Bono, E., [est misleÈti {apki, Sofje 2000.
D`efkins, F., VÍvedenie v marketinga, reklamata i pablik rileñ{Íns, Varna, 1993.
Doñ~, M., CentÍr za re{avane na konflikti v u~iliÈe, sp. Otvoreno obrazovanie,
br. 3, 1993.
Izbori ‘ 91. Ideologi~eski aspekti. Sofje 1994.
Istori® na vrÍzkite s obÈtestvenostta, br. 1, 1995.
@enite mogat da uspe®t, Sofje 1998.
Kanev D., Ot Godesberg do Berlin, Programi i programni diskusii v
germanskata socialdemokrati®, Sofje 1997.
Kanev D., Scialdemokrati®ta: “Klasi~eski® model” , Sofje 1998.
Kanev D., Novata socialdemokrati®, Sofje, 1999.
Kapferer, @. Sluhovete. Nañ-staroto sredstvo za informaci® v sveta. Sofje
1992.
Kaftand`iev, Hr. Vizuelnata komunikaci®, Sofje 1996.
Kirilov, Sv., EzikÍt na lozingite , sp. BÍlgarski `urnalist, br. 1, 1990.
KrÍsteva, A., Elit i politi~eski ezik, sp. Sociologi~eski pregled, br. 1, 1993.
KrÍsteva, A., Identi~nosti, diskurs, vlast, Sofje 1999.
Kin~ik, M., Cipfel, A., VÍvedenie v naukata za publicistika i komunikacii, Sofje
1997.
Ku{ovska, L., Predizvikatelstvoto na politi~ki® marketing, sp. Sociologi~eski
problemi, br. 1, 1993.
Ku{ovska, L., L. Stoñkov, Politi~eski®t imid` i socialnite realnosti...., sp.
Politi~eski izsledvani®, br. 2, 1994.
LÃobon, G., Politi~eska psihologi®, Sofje 1993.
LÃobon, G., Menid`ment na reklamata, Sofje, 1992.
MakluÍn, M i E. Zakonite na mediite , Sofje 1995.
Malamin, Cv., Izkustvoto na politi~eskata reklama, sp. BÍlgarski `urnalist, br.4,
1993.
Malecke, G., Psihologi® na masovata komunikaci®, Sofje, 1994.

293
Marinov M., Konsultirane na vrÍstnici i namesa pri kriza. Izdanie na Sdru`enie
“Kak si pri®telÓ?” Sofje, 1997.
Marinov M., MozÍ~nata ataka. Izdanie na Sdru`enie “Kak si pri®telÓ?” Sofje,
1997.
Marinov, P.Pohodi v pablik rileñ{Íns pri izgra`dane na reputaci®ta, sp. VrÍzki s
obÈestvenostta br. 1, 1995.
Marinova, E., Marketing - produkt, reklama Sofje, 1992.
Mestni izbori ‘99. Metodi~esko rÍkovodstvo, Sofje, 1999.
Milkov, H., Mo®t vrag e tvoñ vrag, sp. Politi~eski izsledvan®, br.3, 1995.
Mickevi~, E., FañÍrstoun, ^., Televizi® i izbori, Sofje, 1999.
Novite levi i bÍdeÈeto na BÍlgari®, Sofje, 1999.
Ostin, D`., Kak s dumi se vÍr{at neÈata, Sofje, 1996.
Par~ev, I., BÍlgarski®t izboritel, sp. Politi~eski izsledvan®, br. 1, 1995.
Penev, V., ObÈestvenoto mnenie kato faktor na politi~eski® `ivot u nas, Sofje,
1990.
Petrova, A., Imid`Ít v reklamnata praktika, sp. VrÍzki s obÈestvenostta, br. 1,
1995.
Piñz, A., GarnÍr, A., EzikÍt na t®loto - skriti®t smisÍl na dumite, Sofje, 2000.
Psihotehnika na ube`davaÈoto vÍzdeñstvie, Sofje 1992.
Rañkov, Z., Izbori i masovi komunikacii, sp. BÍlgarski `urnalist, br. 11-12, 1990.
Rañkov, Z., Publi~nite komunikacii, Sofje, 2000.
Raleva, N., Kaneva, L., Politi~eski marketing: vÍvedenie v problematikata, sp.
Politi~eski izsledvan®, br. 2, 1993.
Raleva, N., Kaneva, L., Ü.ordanova, M., Izborite. Formuli za uspeha, Sofje,
1991.
Riñs, A., Traut, D., Neizmennite 22 zakona na marketinga, Sofje, 2000.
Pistou, M., Izborna borba za prom®na v Mestni izbori 99, Sofje, 1999.
Segela, @., Holivud pere nañ-dobre. Azbuka na reklamata v biznesa i politikata,
Sofje, bez godina
Socialdemokrati~eski programi, Sofje, 1994.
Socialnata stratifikaci® v BÍlgari®, Sofje, 2000.
Todorov A., Elektoralnata mobilnost: bÍlgari®t variant, sp. Politi~eski
izsledvan®, br. 1, 1995.
Fast, D`., EzikÍt na t®loto, Sofje, 1993.
Ferel, P., Marketing - koncepcii i strategii, Sofje, 1994.
Hess, H., Prakti~eska® rabota v Social-demokrati~eskoñ partii. Spravo~nik.
Varshava 1995.
Hopkins, K., Riñs, R., Nau~nata reklama. RealizmÍt v reklamata, S. 1994.
[arankova, @., Elektronnite medii po vreme na predizborna kampani®, Sofje
sp. Demokrati~eski pregled, br. 9, 1994.

Breton, P. La parole manipulee, Paris 1997.


Discourse and Political Change in Europe, - Discourse and Society, 1994, no.1.
Dunn, Ë., Public Policy Analysis, Engelëood Cliffs, 1994.
Graber, D.A. Mass Media and American Politics. Ëashington, D.C.
Congressional Quaterly, 1980.

294
Halberstdt, G. Das freie Ëort, Bonn 1974.
Hansen, Cottle, Negrine and Neëbold, Mass Communication Research Metods,
MacMillan Press Ltd., 1998.
Hart, R. Campaign Talk. Ëhy Elections Are Good for Us. Princeton 2000.
Himmelëeit, H., Humphreys, R., Jaeger, M. Hoë Voters Decide, Milton Keynes
1985.
Johnson, J., Joslyn, R. Political Science Research Methods, Ëashington, 1991.
Kűhn, H. Die Kunst der politischen Rede, Dűsseldorf 1985
Mit Argumenten űberzeugen. Ëege zu grősserem Erfolg in Diskussionen and
Verhandlungen. Bonn 1995.
Műller, A. Von der Parteiendemokratie zur Mediendemokratie. Opladen 1999
Murseëieck, A., Regieren und Politikberatung, Opladen 1994
Prittëitz, V. Poltikanalyse, Opladen 1994
Schlichte, K., Einfűhrung in die Arbeitstechniken der Politikëissenschalf,
Opladen 1999
Schulte, C., Erfolg ist kein Zuffal, Bonn 1994
Teams und Typen, Ëege zur besserer Zussamenarbeit in Grupen, 1996, Bonn
Vom Zeitbesitzer zum Zeitnutzer, 1997, Bonn,
Ëilson, J. Politically Speaking. The Pragmatic Analysis of Political Language,
Oxford 1990.
Ëolton, D., Penser la communication politique, Flammarion, 1997.

295

You might also like