You are on page 1of 376

Enver Hoxhaj

POLITIKA ETNIKE DHE


SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

4
Lirit, Leas dhe Remzies,
për një të ardhme evropiane

5
6
Përmbajtja

Hyrje

1. Identiteti dhe kombformimi shqiptar

Çështja
Shqyrtime metodologjike
Rilindja shqiptare dhe zbulimi i origjinës
Shteti shqiptar dhe e kaluara ilire
në kohën e komunizmit
Shqyrtime përmbyllëse
dhe perspektivat në demokraci

2. Përgjegjësia politike dhe Akademia serbe

Hyrja
Objekti i studimit dhe metoda
Historia dhe qëllimi i Memorandumit
Gjuha
Mitologjia politike
Autorizimi i dhunës
Përgjegjësia politike

3. Taksonomia e konfliktit etnik

Hyrje
Origjina e konfliktit
Metodologjia
Gjenocidi dhe ‘spastrimi etnik’
Shpërngulja masive me forcë e popullatës
7
Ndarja dhe secesioni (Vetëvendosja)
Integrimi dhe asimilimi
Kontrolli hegjemonist
Kantonizimi dhe Federalizimi
Përmbledhje

4. Politika e antagonizmit dhe administrimi i


OKB-së

Qëllimi i studimit
UNMIK-u si Intervenim i Palës së Tretë -
Arbitrimi
Konsociacionalizmi ose ndarja e pushtetit
Standardet para Statusit
Bilanci i strategjive të UNMIK-u për
rregullimin e konfliktit
Vetëvendosja e Kosovës: Opsioni
për zgjidhje afatgjatë të konfliktit
Nevoja për shtetndërtim dhe kontrata qytetare
Federalizmi serb: nga kantonizimi
deri në ndarjen e Kosovës
Përmbledhje dhe rekomandime

5. Ndarja etnike, territori dhe shtetndërtimi

Problemi
Teoria
Konflikti Etnik
Shtetndërtimi
Frankenstein-i?
Akomodimi
Përmbledhje

8
6. Kombi dhe shteti
Inkluzioni versus ekskluzionit
Kombi qytetar versus kombi etnik
Kombi etnik versus shtetit
Shteti qytetar versus dezentralizimi etnik
Përmbledhje

9
Hyrje

Ky libër është përmbledhje e studimeve dhe


jo një monografi. Ato nuk janë as të një kohe dhe
as nuk janë menduar të jenë një tërësie më vete si
ky libër. Të shkruara me qëllim të caktuar dhe për
situata konkrete, këto shkrime mbeten pasqyrim i
interesimeve të mia akademike dhe kurrsesi reagi-
me ndaj politikës ditore. Mirëpo, në disa prej tyre
janë ngritur probleme që drejtpërdrejt janë pjesë e
politikës. Në të tjerat, është zhvilluar argumenti
për çështje të cilat hapur apo kamufluar ndërlidhën
më të. Dhe, këtu është fjala për politikën etnike, e
njohur në shkencë si ethnic politics. Në botën sub-
jektive akademike, politika etnike - si aspekt i ve-
çantë i politikës - është në këta tre dhjetëvjetëshat e
fundit një kryqëzim metodash i shkencave sociale.
Në botën objektive, reale, ajo e ka diktuar për tre
shekuj më radhë politikën ndërkombëtare, formimin
dhe dështimin e shteteve. Kjo do të mbetet edhe në
shekullin tonë ndër faktorë përcaktues të politikës.
Kur me përfundimin e luftës në qershor 1999 nuk
iu dha fund konfliktit dhe nuk u jetësua pavarësia e
plotë, në jetën publike në Kosovë, më shumë se
çdo gjë tjetër, dominoi pikërisht politika etnike. Si
rrjedhojë e kësaj situate, këto studime pasqyrojnë
përpjekjen time për të hedhur dritë mbi dy çështje
10
thelbësore: politikën e konfliktit etnik dhe shtet-
ndërtimin e Kosovës. Të dyja këto çështje e kanë
determinuar situatën e “konfliktit të ngrirë”, të
krijuar me vënien e Kosovës nën administrimin e
OKB-së dhe në gjendje të status quos; rrethana
këto që do të ndikojnë, po ashtu, ndjeshëm në
arkitekturën e shtetësisë së ardhshme të saj. Këto
rrethana janë trajtuar këtu të ndërlidhura njëra me
tjetrën dhe kanë një gjë të përbashkët: identitetin
kombëtar. Identiteti pati rol qendror në origjinën,
dinamikën dhe në rrjedhën e konfliktit; ai do të
ndikojë fuqishëm në përcaktimin e opsionit të
zgjidhjes së tij. Për më tepër, luftërat për pavarësi
dhe shtetet kërkojnë ide kohezive, por edhe
identitet për ta legjitimuar veten.
Identiteti dhe formimi i kombit shqiptar
është në qendër të kapitullit të parë. Në fakt, ky
kapitull është mbajtur si ligjëratë në shkurt të vitit
2005 në konferencën ”Erinnern und Vergessen in
den Kulturen Südosteuropas“ të organizuar nga
Akademia e Shkencave në Göttingen (Akademie
der Wissenschaften zu Göttingen, Südosteuropa
Kommission).∗ Këtij kapitulli – si edhe atyre të
tjerëve në këtë libër - i paraprin një debat teorik
rreth kombit e nacionalizmit, fakt ky që u bë për
disa arsye. Krijimi, ngritja dhe fuqia e kombit
shqiptar mund të kuptohen drejt kur, me rastin e
shqyrtimit të tij, ai krahasohet me fenomene të
ngjashme në kultura të tjera. Shumë teori mbi
kombin janë pasqyrim i përvojave të Perëndimit,


‘Mythen und Erinnerungen der albanischen Nation – Illyrer,
Nationsbildung und nationale Identität’, Tyche 20, 2005: 47-
76.
11
ku politika, ekonomia dhe shoqëria kanë qenë në
shkallë më të lartë zhvillimi. Për këtë arsye, ato
nuk paraqesin çdo herë bazë të përshtatshme për ta
shpjeguar krijimin e kombit shqiptar dhe shfaqjen
e nacionalizmit të tij. Ndodh, madje shpesh, që në
bazë të pikëpamjeve perëndimore, të përshkruhen
zhvillime të cilat as kanë ekzistuar dhe as janë të
pranishme sot te shqiptarët. Kjo vlen për studime
tonat në Tiranë, Prishtinë e në Tetovë, por edhe për
popuj të tjerë të rajonit. Edhe sot e gjithë ditën ka
autorë që janë bërë robër të teorive të ndryshme, pa
menduar pak më shumë për to. Ka, po ashtu, edhe
autorë të tjerë, që kanë ndikim të madh në kultivi-
min e nacionalizmit, pa e kuptuar misionin modern
të tij. Me një narracion të tillë, këta të fundit kanë
ngritur dilema, si të ishin ideologë ballkanas të ko-
hës së Perandorisë Otomane, të zgjimeve e të çliri-
meve kombëtare të atij harku kohor. Kjo ndodhi
gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, kur rishfaqja e
fuqishme e nacionalizmit shënonte në njëfarë for-
me fundin e kohës osmane në Ballkan. Rikthimi i
çështjeve të pazgjidhura nacionale pas vitit 1990
dhe luftërat etnike nuk ishin asgjë tjetër veçse
trashëgimi osmane. Rishfaqja e nacionalizmit në
Ballkan e më gjerë e përmbysi edhe mitin, sipas të
cilit, gjatë Luftës së Ftohtë bota na kishte lëvizur
përtej nacionales dhe se nacionalizmi tanimë po i
takuaka të kaluarës.
Që nga ajo kohë, interesimi për politikën et-
nike dhe për nacionalizmin u rrit edhe ndër ne; por
pa ndonjë përpjekje serioze për studim të mirëfilltë
të tij. Kështu, madje edhe vetë nocioni “naciona-
lizëm” - që është doktrina e kombit -, mori ose
kuptim pozitiv ose negativ. Kuptimi i tij varej nga
12
motivi i përdorimit të atij nocioni. Për një pjesë të
elitës tradicionale “nacionalizmi” filloi ta zëvendë-
sojë patriotizmin. Për pjesën tjetër të elitës pro-
perëndimore, nacionalizimi ishte një ideologji e
prapambetur. Kjo ndodhi sepse ai nuk u kuptua në
thelbin e tij. Mirëpo, kjo gjendje ishte edhe reflek-
tim i përvojës dhe i diskursit europian kontinental:
në shumicën e gjuhëve europiane nocioni naciona-
lizëm është i mbarsur me domethënie negative.
Përjashtim paraqet këtu gjuha angleze, në të cilën
termi nacionalizëm në shumicën e rasteve ka kup-
tim neutral dhe përshkrues. Së këndejmi, më një
domethënie përshkruese është përdorur edhe në
këtë libër: si një ideologji që nënkupton se popujt e
botës janë të ndarë në kombe, se këto kombe duhet
ta kenë të drejtën e vetëvendosjes dhe se vetëven-
dosja e plotë e kërkon shtetin e pavarur dhe sovran.
Por, fenomeni i nacionalizmit është më kompleks
se ç’imagjinohet. Kombet, vetëvendosja dhe shteti
kombëtar janë ndër idetë themelore të nacionaliz-
mit, ndërsa jetësimi i tyre është manifestuar në
forma dhe me konsekuenca të ndryshme. Kjo ndo-
dhi sepse nacionalizmi, që nga shfaqja e tij pas
Revolucionit Francez (1789), ka synuar ta jetësojë
parimin se tërësia politike dhe kombëtare e një
populli duhet të përputhen plotësisht njëra me
tjetrën, duke rezultuar me krijimin e shtetit-komb, i
cili do t’i përfshinte të gjithë pjesëtarët e tij.
Mirëpo, që nga ajo kohë e deri më sot, pati krejt
pak raste kur një vend ishte një bashkësi
homogjene kulturore, me territor të definuar qartë
dhe ndaj të cilit shtete të tjera nuk kishin
pretendime hegjemoniste apo territoriale. Gjatë
historisë dhe sot kishte dhe ka ende territore të
13
cilat banohen nga grupe të ndryshme etnike e
religjioze dhe ndaj të cilave dy apo më shumë
bashkësi politike kanë pretendime për pushtet apo
për territor.
Kapitulli i parë synon të tregojë se shqyrtim-
et mbi identitetin dhe krijimin e kombit shqiptar
vënë si parakusht një dialog të mirëfilltë midis
shkencave sociale: sociologjisë, historisë, shkenca-
ve politike, antropologjisë, gjuhësisë, etnologjisë.
Pjesa qendrore e këtij kapitulli analizon natyrën,
origjinën e kombit dhe të nacionalizmit shqiptar;
çështjen e antikitetit apo të modernitetit të tij si dhe
rëndësinë e fenomenit komb e nacionalizëm në
histori dhe sot. Sa herë që shqiptarët - sikurse
hebrenjtë, persët, grekët e popuj të tjerë -
mundohen të japin përgjigjeje në këto çështje,
ballafaqohen me çështjen nëse këta janë “komb
antik” apo komb modern. Unë nuk jam përpjekur
që këtë dilemë ta trajtoj në bazë të burimeve his-
torike të antikës së vonë apo edhe të mesjetës së
hershme, me ç’rast kësaj çështjeje do të duhej t’i
hyhej nga periudhat më të lashta deri tek ato
moderne. Përkundrazi! Këtu e kam bërë të përkun-
dërtën: kam filluar me nacionalizim shqiptar mo-
dern të shek. 19 deri tek kombi dhe nga kombi tek
etnia shqiptare. Duke e trajtuar çështjen tjetër se a
është nacionalizmi ai që ka krijuar kombet apo
kombet janë produkte të bashkësive paramoderne
etnike, jam përpjekur ta shpjegoj ndërlidhjen në
mes të etnisë dhe nacionalizmit modern shqiptar.
Më tutje kam analizuar shkaqet e paraqitjes së
kësaj doktrine dhe programin e saj. Problemi i
mbijetesës etnike ilire dhe efekti i saj mobilizues
për nacionalizmin shqiptar mund të kuptohet
14
vetëm nëse analizohen mitet dhe kujtesa kolektive
mbi ilirët, e cila për ideologët e Rilindjes dhe pa-
sardhësit e tyre paraqiste dhe paraqet shtratin e
identitetit kombëtar.
Përderisa mitet etnike ilire të analizuara në
kapitullin e parë, si elemente qenësore të identitetit
shqiptar bien në grupin e miteve gjenealogjike, në
kapitullin e dytë e kam gjurmuar një grup tjetër
syresh: mitet ideologjike. Dhe, ka një dallim
thelbësor në mes të grupit të parë dhe atij të dytit.
Mitet gjenealogjike janë më konservative dhe kanë
të bëjnë me rritën biologjike, traditën dhe konti-
nuitetin historik; mitet ideologjike janë më radikale
në natyrën e tyre, pretendojnë restaurimin e një të
kaluare autentike, e cila duhet të ndodhë vetëm
përmes ndryshimeve revolucionare të një rendi të
korruptuar aktual. Në situata të konfliktit etnik, mi-
tet e para i japin nacionalizmit një mision mbroj-
tës, nëse identitetit kombëtar i kanoset rreziku i
asimilimit; ato marrin një funksion çlirues nëse
vendi dhe një bashkësi politike është nën sundim të
huaj, dhe kanë qëllim modernizues nëse pas mbije-
tesës dhe çlirimit, një popull e trashëgon një eko-
nomi të rrënuar dhe është i mbetur prapa për nga
emancipimi politik. Mitet ideologjike janë shpesh
një lloj revolte ndaj të qenit modern dhe ndaj refor-
mës, sepse e preferojnë rrugën e revolucionit dhe
të dhunës si mjet politik për jetësimin e agjendës
nacionale. Kështu, kapitulli i dytë e shpjegon
shpërthimin e mitologjisë ideologjike serbe me ka-
rakter historik, mitologji kjo që në shembullin e
Kosovës dhe të krizës jugosllave të viteve të 1980-
ta mori një funksion politik dhe me pasoja të
papërshkrueshme. Këtu kam synuar ta analizoj jo
15
vetëm fuqinë mobilizuese të një kujtese kolektive
historike – të njohur si miti serb për Kosovën – por
edhe efektin e saj shkatërrues në jetësimin e pro-
gramit të Serbisë së Madhe. Shkaqet, konsekuencat
dhe rëndësia e nacionalizmit serb si ideologji
shtjellohen këtu në gjerësi.
Në fakt, këtu e kam trajtuar Memorandumin
e Akademisë Serbe të Shkencave e të Arteve, që ka
qenë objekt studimi edhe i shumë të tjerëve që janë
marrë me shkatërrimin e Jugosllavisë. Mirëpo, me
qëllim që ta ndjekë një rrugë të re në interpretimin
e atij Memorandumi, të rolit të nacionalizmit dhe
të elitave gjatë asaj kohe, pjesa e analizës sime
merret edhe me fenomenin e gjuhës dhe të miteve
ideologjike, punë kjo që nuk është bërë nga të
tjerë. Mirëpo, kapitulli i dytë mëton t’i përmbush
dy qëllime. Qëllimi i parë konsiston në shtrimin e
çështjes së përgjegjësisë politike të Akademisë
Serbe të Shkencave si hartuese dhe autore e Me-
morandumit të vitit 1986. Pas një analize të mirë-
filltë të shembujve të tjerë në botë gjatë shekullit
20, ku elitat kanë pasur rol të madh në raciona-
lizimin dhe justifikimin e konfliktit apo të krimeve
masive para se ato të ndodhnin, këtu kam shtruar
pyetjet: Çfarë ishte roli i këtij dokumenti për
legjitimimin e dhunës dhe të përdorimit të saj si
qëllim politik në zhbërjen e Jugosllavisë? A ka
qenë ky misioni primar i tij dhe a është shkruar për
këtë mision? Duke u mbështetur te një kornizë e re
teorike interpretimi, këtu dëshmohet se kjo edhe ka
ndodhur. Ajo ndodhi me të shtruar të nevojës së
trilluar të definimit të çështjes nacionale serbe,
përmes përdorimit të një gjuhe dhe të një mito-
logjie politike si bazë e ideologjisë raciste, përmes
16
apeleve dhe autorizimit për përdorim të dhunës.
Memorandumi kishte atëbotë ndikim të fuqishëm
në percepcionet e njerëzve dhe në përgatitjen
emocionale të konfliktit. Ky kapitull, që është
mbajtur si ligjëratë në University College of Lon-
don në janar 2003, është shkruar edhe nga një
motiv human: të tregohet se si elita intelektuale
mund ta legjitimojë apriori dhunën, përmes kon-
cepteve pseudoshkencore; të tregohet se përmes
përdorimit selektiv të gjuhës, të mitologjisë së
politizuar dhe të frikës së trilluar për të ardhmen,
elita intelektuale arrin ta kultivojë konfliktin.∗
Qëllimi i dytë ka të bëjë me fenomenin e
ballafaqimit më të kaluarën, një proces politik dhe
etik që në shembullin gjerman të pas vitit 1945
është i njohur si “Vergangenheitsaufarbeitug”; një
përvojë e njëjtë shoqërore që në vende post-dik-
tatoriale është e njohur si “Transitional Justice”.
Sido që ta definojmë një proces të tillë, një gjë
qëndron se për Kosovën, si vend i dalë nga kon-
flikti shekullor etnik dhe si shoqëri në transicion
nga totalitarizmi në demokraci, ndër çështjet më të
rëndësishme është ajo e ballafaqimit me të
kaluarën. Për shoqëritë e çliruara nga regjime të
tilla, por të përçara thellë për shkak të politikës,
etnicitetit ose të religjionit, ballafaqimi me të
kaluarën është një çështje e ndjeshme dhe përmban
në vete një potencial të madh energjie negative sa
për destabilizimin aq edhe për forcimin e mirëfilltë
të demokracisë. Tranzicioni i vonuar demokratik
nga regjimi serb dhe shtetndërtimi i Kosovës mund

‘Das Memorandum der Serbischen Akademie und die
Funktion politischer Mythologie im kosovarischen Konflikt’,
Südosteuropa 51, 10-12, 2002: 494-527.
17
të jetë më dinamik dhe i suksesshëm nëse ndodh
procesi politik dhe etik i ballafaqimit me të kalua-
rën. Në historinë e deritanishme botërore janë ma-
nifestuar forma të ndryshme të ballafaqimit me të
kaluarën: procese gjyqësore në nivel ndërkombëtar
ose edhe në atë nacional, amnisti, ngritje të komi-
sioneve të së vërtetës, kompensim material, gjeste
simbolike të pendesës e të kërkimit ndjesë, ngritje
monumentesh për viktimat ose shpallje të kome-
moracioneve të “rikujtimit”. Rrugët që mund t’i
ndjekë ky proces në të ardhmen janë të lidhura
ngushtë me kontekstin politik të Kosovës dhe të
Serbisë; por deri më tash nuk ka ndodhur pothuajse
asgjë. Përkundrazi: elita politike serbe ka kultivuar
edhe më tej konfliktin. Për më tepër, as tetë vjet
pas përfundimit të luftës, Beogradi zyrtar nuk e ka
bërë as edhe një gjest, qoftë ai edhe simbolik, të të
kërkuarit ndjesë për krimet e luftës; Beogradi nuk
ka drejtuar kurrfarë mesazhi nga i cili do të dilte
një shprehje respekti kundrejt dinjitetit të vikti-
mave. Qeveritarët e rinj serbë nuk kanë qenë fare
kooperativë me çështjen e personave të zhdukur
dhe shoqëria serbe hesht edhe më tej përkitazi me
atë çfarë ka ndodhur në Kosovë.
Çështja e traumës historike në formësimin e
identitetit nuk paraqet shqetësim të veçantë në këtë
libër. Mirëpo, do përmendur se identitet i Kosovës
është produkt i konfliktit të ashpër shekullor. Kuj-
tesa e prodhuar nga ai ka një ndikim të ndjeshëm
në vetëdijen kolektive të qytetarëve të saj. Shqipta-
rët e Kosovës kanë qenë subjekt i pushtimit të dhu-
nshëm, i luftërave, spastrimeve etnike, përpjekjes
për gjenocid, revolucioneve ekonomike, fermenti-
mit ideologjik dhe migrimit. Të gjitha këto rretha-
18
na e kanë formësuar dhe forcuar ndjeshëm identi-
tetin e tyre nacional e politik. Kapitujt në vijim
diskutojnë politikën dhe pasojat e nacionalizmit
etnik serb dhe të ideologjisë së tij ekspansioniste.
Ata tregojnë se kombi serb dhe ai shqiptar kanë
qenë zona të konfliktit. Kështu u janë shfaqur ata
pjesëtarëve të tyre në të kaluarën; në po këtë formë
perceptohen edhe sot. Në krahasim me popuj të
tjerë të Ballkanit, serbët dhe shqiptarët janë shem-
buj tipikë të kombeve si zona të konfliktit. Këta
janë karakterizuar kështu që nga koha e daljes në
skenë të lëvizjeve të tyre kombëtare në shek. 19. e
deri në ditët tonat. Nacionalizmi i tyre është mani-
festuar gjatë kësaj kohe në dy forma: përderisa
nacionalizmi serb ishte në natyrën e tij agresiv,
pushtues dhe dominues karshi shqiptarëve dhe po-
pujve të tjerë, nacionalizmi shqiptar ishte mbrojtës
dhe produkt i mungesës së shtetit kombëtar për
mbrojtjen e pjesëtarëve të tij. Nuk bën të mohohet
në këtë mes roli i kësaj ideologjie te serbët kur ata
ishin në sundimin otoman. Mirëpo, përderisa
nacionalizmi mbrojtës te serbët ishte episodik,
funksioni i tillë te shqiptarët ishte thelbi i kësaj
doktrine nën sundimin osman, por edhe më pas,
nën sundimin serb.
Shembja e Perandorisë Osmane në Ballkan
krijoi një gjysmë shteti të dobët shqiptar, i cili
gjysmën e kombit të tij e la jashtë kufijve të një
shteti të mundshëm nacional të shqiptarëve. Për
këtë arsye, nacionalizmi te shqiptarët në Jugosllavi
është provokuar për shkak të mungesës së shtetit
nacional që do të ishte mbrojtja legjitime e tyre.
Mungesa e shtetit dhe nënshtrimi i gjysmës së
popullit shqiptar nga sistemi i huaj politik, bëri që
19
gjatë shek. 20. kombi të paraqitet si një forcë dina-
mike. Ishte pikërisht kombi ai që prodhoi kohezion
mobilizues dhe që si entitet dinamik e strukturoi
reagimin në rrethanat e parapara: të katastrofës na-
cionale, të përmbysjeve ideologjike apo të dësh-
timit të shtetit. Kështu, konflikti për Kosovën është
kuptuar si konflikt midis shqiptarëve dhe serbëve
si kombe të mëdha në Ballkan. Në njëfarë mase,
kjo edhe është e vërtetë. Mirëpo, është vetëm një
pjesë e kësaj të vërtete. Një pikëpamje e tillë mund
ta shpjegojë origjinën e konfliktit, por jo edhe di-
namikën dhe pasojat e tij. Nuk ka dyshim që kon-
flikti është shfaqur në fillim të shek. 20 si konflikt
shqiptaro-serb; por, ai ka ndryshuar më pas, në
rrjedhën e tij, si në formën ashtu edhe në sub-
stancën e tij. Në kthesa të mëdha në Ballkan,
Shqipëria dhe Serbia gjatë shek. 20 kanë qenë palë
në konflikt. Mirëpo, në mënyrë të drejtpërdrejtë
dhe gjatë tërë kohës në konflikt, aktorë vendimtarë
të tij qenë shqiptarët e Kosovës dhe Serbia si shtet.
Kjo tregon se konfliktet etnike janë fenomene
komplekse dhe se shumë shpesh ndodh që ato të
mos kuptohen drejt. Për mendimin tim, rasti i
Kosovës është i veçantë edhe për një fakt tjetër:
këtu pati edhe një konflikt përkitazi me vetë
mënyrën e interpretimit të atij konflikti.
Së këndejmi, kapitulli i tretë ofron një qasje
të re në rrafshin e të kuptuarit të këtij konflikti.
Lënda e përmbajtur në këtë kapitull është mbajtur
si ligjëratë në konferencën “Südosteuropa im 20
Jahrhundert: Ethnostrukturen, Identitäten, Kon-
flikte” të organizuar nga Akademia e Shkencave e
Rumanisë (Academia Romana – Institutul de Istorie
“A. D. Xenopol”) dhe nga Münchner Südost-
20
Institut në maj 2003.∗ Këtu jam munduar t’i zbuloj
ligjshmëritë e brendshme të konfliktit dhe ta
vendos atë në një rrafsh të gjerë interpretimi, duke
e krahasuar me konfliktet e tjera në botë. Kapitulli
është i ndërtuar mbi një kornizë teorike, gjë që
është pasqyrim empirik i strategjive apo i teknika-
ve për rregullimin apo përfundimin e konflikteve
etnike në raste të tjera të shpërndara në pjesë të
ndryshme të botës. Me rastin e analizimit kraha-
simtar të përvojës së Kosovës në relacion me ato të
vendeve të tjera nëpër botë, ndër mësimet e para që
del nga analiza e këtij lloji është se: konflikti etnik
këtu – si edhe konfliktet e tjera në botë – janë kon-
flikte për territor dhe për pushtet. Serbia, në përpu-
thje me nacionalizmin e saj ekspansionist, ishte
dhe është e interesuar për okupimin e territorit që e
pretendon për të sajin; populli shumicë i shqipta-
rëve të Kosovës angazhohet për jetësimin e vull-
netit politik në formë të pavarësisë. Pjesa qendrore
e këtij kapitulli është koncentruar në metodat që
janë përdorur për rregullimin apo për përfundimin
e këtij konflikti etnik. Këtu kam shqyrtuar strate-
gjitë e menaxhimit të konfliktit dhe zgjidhjes që
kanë aplikuar qeveritë serbe/jugosllave dhe elitat e
Kosovës gjatë shek. 20. Në këtë kontekst, jam
përpjekur të tregoj përse politikat e këtilla dë-
shtuan, mbase jo vetëm në të kaluarën. Pasoja e
kësaj politike ishte një kontroll shtetëror hegjemo-
nist ndaj shumicës shqiptare, e përkrahur nga një


‘Die Politik der Bewältigung des ethnischen Konfliktes in
Kosovo im 20. Jahrhundert’, in: Flavius Solomon, Alexander
Rubel und Alexandru Zub (eds.), Südosteuropa im 20. Jahr-
hundert: Ethnostrukturen, Idenitäten, Konflikte, Konstanz
2004: 205- 227.
21
sistem diskriminues shtetëror dhe nga “spastrimi
etnik”.
Kjo politikë tradicionale ishte përkrahur
përgjithësisht nga serbët lokalë. Një përkrahje e
tillë nuk ishte tipike vetëm për Kosovën, por edhe
për pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë. Dhe, relacioni
midis shtetit të Serbisë dhe minoritetit serb është
karakterizuar çdoherë në këtë formë: Beogradi
është paraqitur si mbrojtës i minoritarëve serbë,
përderisa, në të vërtetë, luftoi për pushtim ose për
mbajtje nën kontroll të territoreve jashtë Serbisë.
Në rrethana të konfliktit permanent, shqiptarët dhe
serbët e Kosovës kanë bashkekzistuar dhe kanë bë-
rë jetë ndarazi njëri nga tjetri. Konflikti nuk ishte
midis tyre, por midis shtetit serb dhe shumicës
shqiptare. Ishte shteti serb ai që projektoi dhe ush-
troi dhunë mbi Kosovën, dhunë kjo që burimin e
kishte jashtë Kosovës, e asnjëherë përbrenda sho-
qërisë së saj. Por, serbët e Kosovës nuk e kuptuan
se edhe ata, në një mënyrë apo në një tjetër, ishin e
janë viktima të politikës së Serbisë. Sidoqoftë,
nëse një bashkekzistencë ishte e mundshme në të
kaluarën, sigurisht që edhe pas luftës çlirimtare të
UÇK-së, intervenimit të NATO-s dhe vendosjes së
UNMIK-ut ekzistuan edhe më tej kushte për ta
ndërtuar një shoqëri të mbështetur mbi një realitet
të ri, mbi një kornizë të re politike, ligjore e
ekonomike. Mirëpo, Kosova u vendos në një status
quo dhe ardhmëria e popullit dhe e territorit të saj
mbeti për më shumë se 8 vjet e paqartë.
Kapitulli i katërt argumenton se përfundimi i
luftës në qershor të vitit 1999 nuk paraqet pikë
kthese në zgjidhjen e konfliktit për Kosovën. Në
fakt, ky kapitull është një përmbledhje ligjëratash
22
të mbajtura me rastin e qëndrimit tim në London
School of Economics and Political Science në
seminaret e organizuara nga Centre for Study of
Global Governance (Semestri dimëror 2003/ Se-
mestri veror 2004). Këto ligjërata janë botuar po
nga ky universitet britanik në formë të përmble-
dhur.∗ Ky kapitull tregon se intervenimi i NATO-s
solli përfundimin e luftës për Kosovën, por
konflikti vazhdoi në formë të tensioneve të rritura
etnike. Kjo ndodhi sepse zgjidhja e çështjes së
Kosovës nuk u bë realitet në formën e pavarësisë
dhe për shkakun se elita politike e Serbisë po e
ndjek po atë agjendë politike për Kosovën që
ndiqej para vitit 1999, me dallimin e vetëm, se
Serbia tani mundohet që qëllimin e saj ta arrijë me
mjete paqësore. Së këndejmi, ky kapitull është një
argument kundër pretendimit se që nga qershori i
vitit 1999 çdo gjë ka ndryshuar në natyrën e
konfliktit dhe në modalitetin e zgjidhjes së tij.
Dhuna nga një turmë e inatosur e shqiptarëve
kundër popullatës lokale serbe në mars 2004 është
provë për këtë argument. Këto ngjarje kanë vënë në
dyshim “paqen” e krijuar nga UNMIK-u dhe për-
faqësojnë pikë të dobët në historinë e këtij misioni
ndërkombëtar. Shumëkush ka tentuar t’i shpjegojë
këto ngjarje me çështjen e statusit të papërcaktuar,
situatën ekonomike, papunësinë, mungesën e per-
spektivës për të rinjtë, ringjalljen e forcave radika-
le në Serbi në dhjetor 2003, krijimin e qeverisë
nacionaliste në Beograd si dhe me pazotësinë e
UNMIK-ut. Argumenti im është se gjatë tërë kohës

The Politics of Ethnic Conflict Regulation in Kosovo, Centre
for the Study of Global Governance - London School of
Economics and Political Science, London 2005.
23
së pranisë së tij, ky mision ndërkombëtar është
marrë më shumë me simptomat se sa me rrënjët e
konfliktit. Këtu kam analizuar jo vetëm rolin e
misionit te OKB-së, por edhe të elitës së Kosovës
dhe të Serbisë rreth statusit të Kosovës.
Edhe pse UNMIK-u nuk ka qenë efektiv në
misionin tij dhe pa mandat të qartë rreth ardhmë-
risë së Kosovës, administrimi i tij ka krijuar një
shtet faktik. Kapitulli i fundit tregon se një gjë e
tillë nuk ishte qëllimi i tij, por – si paradoks –
rezultat i pranisë së tij. Ky kapitull, që ishte një
ligjëratë në konferencën “Regional Cooperation,
Peace-Enforcement and the Role of the Treaties in
the Balkans” të organizuar nga Instituto per l’Eu-
ropa Centro-Orientale e Balcanica të Universitetit
të Bolonjës, tregon se UNMIK-u kishte tri detyra
themelore në përmbushjen e mandatit të tij.∗ Së
pari, ai ishte një lloj autoriteti shtetëror, i cili
suspendoi sovranitetin jugosllav dhe e qeverisi
vendin në rrafshin administrativ, civil dhe ushta-
rak. Së dyti, bashkë me elitën politike dhe me
qytetarët, ai i krijoi institucionet qeverisëse, të cilat
do t’i marrin përsipër përgjegjësitë pas largimit të
tij. Qëllimi i tretë i tij ishte përgatitja e procesit
politik për statusin politik, gjë që është arritur me
politikën e standardeve para statusit dhe standardet
bashkë me statusin. Kështu, në tetorin e vitit 2005
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e autorizoi ish-
presidentin finlandez Martti Ahtisaari që ta fillojë
procesin për përcaktimin e statusit. Një muaj më


‘The Politics of Partition in Kosovo: Ethnicity, Territoriality
and Nation building’ in: Regional Cooperation, Peace-Enfo-
rcement and the Role of the Treaties in the Balkans në shtyp.
24
vonë, Grupi i Kontaktit ofroi kornizën për punën e
tij me hartimin e një dokumenti të përmbledhur në
dhjetë parime. Në shkurt 2006 filloi procesi i
bisedimeve, i njohur si Proces i Vjenës dhe ai ka
synuar t’i arrijë dy objektiva. Nga njëra anë t’i
zvogëlojë dallimet në mes të Kosovës dhe Serbisë
rreth të drejtave të serbëve lokalë dhe nga ana
tjetër, ta definojë çështjen e sovranitetit të ardh-
shëm të Kosovës, që aktualisht ushtrohet nga
UNMIK-u. Për Prishtinën, por edhe për Beogradin,
ishte e qartë se nuk mund të arrihej kurrfarë marrë-
veshje midis tyre. Për këtë duket se ka qenë e
bindur edhe bashkësia ndërkombëtare. Arsyeja the-
melore për pjesëmarrje të Prishtinës në Procesin e
Vjenës ishte se shtetndërtimi mund të përfundohet
në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. Ky
besim në faktorin ndërkombëtar nuk qe i pabazë.
Kjo sepse që nga mesi i vitit 2005 janë bërë dekla-
rime publike nga shtete e aktorë relevantë ndër-
kombëtarë, se pavarësia është opsioni më i prefe-
ruar; se ajo do të ishte fundi i konfliktit. Më tutje,
në takimin e Grupit të Kontaktit, të mbajtur në Lo-
ndër, me 31 janar 2006, u konstatua se “marrëve-
shja duhet të jetë e pranuar nga populli i Kosovës”.
Në këtë kapitull, po ashtu, kam bërë për-
pjekje të tregoj se shtetndërtimi ballafaqohet me
sfida të mëdha, të cilat, nëse nuk do adresohen mi-
rë, do ta kërcënojnë ardhmërinë e Kosovës dhe do
të bëjnë që marrëveshja për status të jetë e gjykuar
për dështim. Së pari është çështja e vetëvendosjes
që përbën aspiratën kryesore të historisë e të po-
litikës së Kosovës dhe manifestohet me rrethanën
që shumica shqiptare nuk dëshiron asgjë më pak se
sa pavarësinë e saj. Shqiptarët e Kosovës e kanë
25
gjuhën, historinë dhe kulturën e përbashkët me
shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e në
Luginë të Preshevës dhe janë komb etnik si
produkt i Rilindjes. Mirëpo, këta besojnë sot se që
nga pushtimi (1912) i Kosovës e kanë bërë rrugën
e tyre të veçantë në luftë kundër regjimeve serbe
dhe jugosllave. Ata e shohin veten si një bashkësi
me një kulturë politike të përbashkët dhe të për-
kushtuar ndaj njëri-tjetrit në procesin e shtetndër-
timit. Së dyti, vetëvendosja nënkupton për ata
arritjen e pavarësisë së Kosovës me territorin e saj
kompakt dhe me kufijtë e saj. Ata e ndjejnë veten
të lidhur me atdheun e tyre, ku kanë ushtruar auto-
ritet politik mbi tërë territorin dhe kanë ndërtuar
një jetë publike të përbashkët. Për ta, situata e
krijuar pas viti 1999 ishte dhe mbetet frustruese, sa
kohë që UNMIK-u dështoi ta qeveriste gjithë
territorin dhe në veri të lumit Ibër ndodhi ndarja
mbi baza etnike. Dhe së treti, vetëvendosja nuk
nënkupton për ta ndonjë lëvizje nga një bashkësi
heterogjene te një bashkësi etnike homogjene.
Kosova ishte për ta çdoherë me një diversitet etnik,
religjioz e kulturor. Ajo duhet të mbetet e tillë çfarë
është. Për këtë arsye, tashmë ekziston pajtimi për
ndërtimin e një shteti qytetar dhe të një bashkësie
politike të bazuar në qytetarin, në të cilin shtet,
interesat e minoriteteve duhet të adresohen përmes
akomodimit të tyre.
Në kapitullin e fundit të këtij libri është
zhvilluar argumenti se pas qershorit 1999 Beogradi
pati një rol destruktiv dhe në të gjitha mënyrat e
pengoi procesin e shtetndërtimit. Qeveritarët e rinj
që erdhën në pushtet pas rënies së Milosheviqit u
ballafaquan me humbjen e kontrollit mbi Kosovën
26
dhe për këtë arsye synonin ta mbanin situatën e
status qous nën administrimin e OKB-së. Mirëpo,
para se të fillonte Procesi i Vjenës dhe gjatë tij,
ndarja etnike e territoriale ishte agjenda e vetme
serioze serbe karshi Kosovës. U synua që ajo të
jetësohet përmes decentralizimit dhe riorganizimit
territorial të Kosovës. Me gjithë parimet e Grupit
të Kontaktit kundër ndarjes territoriale, sipas
mendimit tim, Beogradi operon me dy opsione:
sipas opsionit të parë, parashihet ndarja e jashtme e
Veriut mbi lumin Ibër dhe bashkimi i saj me
Serbinë, me ç’rast ajo do të merrte sa më shumë
territor që të jetë e mundshme. Kësisoj, Serbia do
të mund ta “ruante” një pjesë të interesit të saj
nacional, ndërsa lidershipi i saj do ta “ruante
fytyrën” përballë qytetarëve serbë për humbjen e
Kosovës. Por, nëse secesioni nënkupton pavarësinë
e tërë territorit të Kosovës, atëherë opsioni i dytë
synon ta realizojë idenë e ndarjes së brendshme
etnike dhe territoriale sipas shembullit të Bosnjës
apo të Qipros. Kjo do të duhej të arrihej përmes
krijimit të një entiteti politik e territorial të serbëve
të Kosovës - një entitet ky që do t’i përfshinte
komunat ekzistuese serbe dhe ato që do të krijohen
si rezultat i decentralizimit, përbrenda të cilit do të
përfshihej edhe autonomia territoriale e kulturore e
manastireve dhe e kishave serbe. Që të dy skenarët
e prezantuar në këtë libër paraqesin një moment të
rrezikshëm për Kosovën dhe për rajonin. Ato do ta
bënin Kosovën një shtet të dështuar, pa kohezion
politik e social. Ndarja do të shkaktonte dhunë,
migrim të dhunshëm dhe do të shërbente për
riciklim të konfliktit brenda e jashtë Kosovës, me
ç’rast kërkesa për shkëmbim territoresh a populla-
27
tash do të mund të parashtrohen edhe për pjesë të
tjera të rajonit. Modeli i ndarjes do të provokonte
një cikël të ri veprimesh të ngjashme në Serbi,
Maqedoni, Bosnjë dhe më gjerë. Grupe të mëdha
etnike do të përpiqeshin ta jetësonin idenë e ndar-
jeve të brendshme ose të jashtme të shteteve mbi
parime etnike dhe territoriale. Pra, ndarja është
shumë më problematike moralisht e politikisht sesa
ç’mund të imagjinohet. Ajo mund të shënojë një
fazë të re të konfliktit, duke e zhvendosur rajonin
nga rruga europiane e reformimit.

28
29
1. Identiteti dhe komb-formimi
shqiptar

Çështja

„Nacionalizmi është para se gjithash një


parim politik i cili thotë se njësitë politike e
nacionale do të duhej të ishin të barabarta.
Nacionalizmi si ndjenjë – apo lëvizje – mund
të definohet më së miri përmes këtij parimi.
Ndjenja nacionale është ndjesi e mllefit për
shkak të lëndimit të parimit ose i qetësimit
në pikëshikimin e përmbushjes së tij. Një
lëvizje nacionaliste nxitet përmes një kësilloj
ndjesie. Parimi nacionalist mund të lëndohet
në mënyra nga më të ndryshmet. Kufijtë
politikë të një shteti nuk i përfshijnë ndoshta
të gjithë pjesëtarët e kombit; ose ata kufij i
përfshijnë të gjithë, por përveç atyre edhe të
huajt; ose ata nuk i japin të drejtë asnjërit
nga dy kriteret sepse kufijtë nuk i përfshijnë
të gjithë pjesëtarët e kombit, por megjithatë
përfshijnë disa pjesëtarë të kombeve të tjera.
Ose mundet që një komb, pa praninë e të
huajve, me shumicë të jetojë në shumë shtete
dhe që asnjë shtet nuk mund të pretendojë se
30
është shtet i tij, të pretendojë se ka një shtet
nacional. Ka megjithatë një formë të veçantë
të lëndimit të parimit nacionalist, kundrejt të
cilit ndjenja kombëtare reagon në mënyrë
jashtëzakonisht të ndjeshme: po qe se ata që
sundojnë, sundimtarët, i takojnë një njësie
tjetër politike të një kombi tjetër në relacion
me të sunduarit, atëherë kjo është për nacio-
nalistët një shkelje e padurueshme e sjelljes
politike. Kjo mund të ndodhë nëse një pe-
randori e madhe pushton territore të tjera
nacionale ose nëse si pasojë e kësaj, sundimi
lokal ushtrohet nga një grup i huaj etnik..“1

Dikujt do t’i shkonte mendja sikur Ernest


Gellner-i i cituar më sipër do ta kishte pasur këtu
fjalën për lindjen e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
dhe për rëndësinë aktuale të nacionalizmit shqiptar.
Kjo sepse këtu përshkruhen në përpikëri raportet
komplekse shqiptare në Europën Juglindore.
Kërkesa për unitet politik e nacional, një ndjesi
prej zemërimi, presioni nga jashtë, unitariteti kul-
turor, pushtimi i territoreve nga formacione shtetë-
rore më të mëdha dhe sundimi i huaj ishin dhe janë
edhe sot e gjithë ditën veçori karakteristike të for-
mimit kombëtar tek shqiptarët dhe të paraqitjes së
nacionalizmit të tyre. Gellner-i nuk merret në librin
e tij të shkëlqyeshëm Nations and Nationalism as
me shqiptarët e as me kombe të tjera të Europës
Juglindore. Mbi bazën e përvojave në Europën
Perëndimore e pjesërisht edhe në atë Qendrore,
Gellner-i e skicon teorinë e vet, sipas së cilës

1
Gellner 1995, 8.
31
nacionalizmi, në vazhdën e përmbushjes së qëlli-
mit për krijimin e homogjenitetit kulturor, i krijoi
kombet dhe jo e kundërta që kombet t’i kenë lindur
nacionalizmat përkatëse. Për autorin tonë,
nacionalizmi nuk është as doktrinë e as ideologji,
por një fenomen social, me rëndësi të jashtëza-
konshme, i prodhuar nga shoqëritë moderne indus-
triale që nga shek. 19. Gellner-i qe në gjendje t’i
shpaloste ligjshmëritë që më tej ia bënë të mundsh-
me klasifikimin e formave të ndryshme të naciona-
lizmave, të filleve dhe historinë e rrjedhave të tyre.
Siç u tha edhe më lart, teoria e Gellner-it mund ta
sqarojë fare mirë edhe procesin e veçantë dhe
kompleks të formimit të kombit te shqiptarët. Ajo
që kjo teori nuk mund ta bëjë është të ofrojë
sqarim për një lëndueshmëri të veçantë të ndjenjës
kombëtare të shqiptarëve: po ua kontestove shqip-
tarëve prejardhjen ilire, atëherë ua ke lënduar
rëndë konceptin vetanak nacionalist të tyre. Nga ky
kontekst shpërthejnë pyetjet: A mund të
parafytyrohet identiteti nacional i shqiptarëve, nëse
u kontestohet prejardhja nga ilirët antikë? A është
me të vërtetë nacionalizmi shqiptar, ai që e krijoi
identitetin nacional të shqiptarëve? A janë pra
shqiptarët si (edhe) kombet e tjera ekskluzivisht
„artefakte të bindjeve njerëzore, të lojaliteteve dhe
të raporteve mbi baza të solidaritetit“, pra a janë
kombet konstrukte historike?2
Qëllim i këtij kapitulli nuk është trajtimi i
çështjes së birësisë së shqiptarëve mbi bazën e
burimeve të antikës dhe të mesjetës. Këtu nuk do
të synohet as mbarështrimi i tezave të ndryshme që

2
Gellner 1995, 16.
32
kanë të bëjë me çështjen e prejardhjes së shqip-
tarëve. Qëllim i mirëfilltë i këtij punimi është t’i
analizojë çështjet e lidhura me procesin e formimit
dhe të krijimit të kombit shqiptar dhe të identitetit
kolektiv të shqiptarëve nga një perspektivë e re,
përkatësisht të „etnosimbolizmit historik“ (të „his-
torical ethno-symbolism“ tek A. D. Smith). Në
thjerrëz merret pra roli qendror i miteve dhe i
kujtesës së trashëgimisë etnike në formimin e
identitetit nacional. Në këtë mes ne na intereson
mënyra se si këto mite dhe kjo kujtesë u „ri“zbu-
luan dhe si u interpretuan ato nga historianët.
„Etnohistoria“ na e bën të mundshme që t’i kup-
tojmë e t’i gjykojmë jo vetëm shtresimet në proce-
set e formimit të identitetit dhe të kombit tek
shqiptarët dhe veprimin vendimtar të nacionalizmit
të tyre si ideologji dhe si lëvizje në shek. 19 e 20
në kohën e rënies së zvarritshme të Perandorisë
Osmane. Perspektiva e lidhur me këtë ndihmon që
të kuptohet ringjallja e konflikteve etnike në dy
dhjetëvjetëshat e fundit të shek. 20 në vazhdën e
zhbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe rëndësia
e identitetit nacional në kuadrin e këtyre zhvilli-
meve.3 Identiteti nacional është edhe sot e gjithë
ditën faktor qendror i politikës aktuale në Ballkan.
Ky lloj identiteti luan njëkohësisht një rol të dorës
së parë për stabilizimin dhe destabilizimin e shoqë-
rive shumetnike në shtetet përkatëse. Në këtë
kuptim, me rëndësi janë çështjet që pasojnë: Përse
kaq shumë njerëz janë të lidhur edhe sot me

3
Në përgjithësi përkitazi me rolin e identitetit nacional dhe të
nacionalizmit shih më mirë, Ignatieff 1993 (me shembuj për
Kroacinë, Serbinë, Ukrainën, Gjermaninë, Quebec-un,
Kurdistanin dhe Irlandën e Veriut) dhe Gellner 1999, 68-178.
33
bashkësinë etnike të tyre? Përse këta njerëz janë të
lidhur me aq shumë bindje e lojalitet aq solidarë
me kombin dhe me vendin e tyre? Përse njerëzit
janë të gatshëm që edhe më tej ta sakrifikojnë
veten për kombin dhe për vendin e tyre? Çfarë roli
luajnë në këtë mes mitet, kujtesa e simbole gje-
gjëse? – Përgjigjet që u jepen këtyre pyetjeve e
kthjellojnë natyrën, paraqitjen dhe forcën vepruese
të kombit shqiptar dhe të identitetit nacional të
shqiptarëve si identiteti më i fuqishëm kolektiv.
Qëllim i këtij kapitulli është që këtu gjitha-
shtu të tregohet se historia e formësimit të kombit
shqiptar është edhe e kaluara e ideologëve të saj, si
edhe e lëvizjes së tyre kombëtare. Në këtë rrafsh,
shqiptarët nuk paraqesin asgjë të jashtëzakonshme
as në relacion me shoqëritë e Europës Juglindore e
as me ato europerëndimore.4 Nacionalizmi shqip-
tar, si edhe nacionalizmat europerëndimorë, nuk
është vetëm një „Lëvizje Historike“, që shpërtheu
në situata konkrete të dhëna historike. Ky naciona-
lizëm – si edhe ideologjitë dhe lëvizjet e këtij lloji
- është përkah karakteri i tij „historik“. 5 Ai është në
vetëdijen e vetë bartësve të tij rezultat i
vetëkuptimit të prejardhjes konkrete, i zhvillimit
dhe i bashkëveprimit të identiteteve kolektive.
Karakterin historik të tij e tregon edhe një rrethanë
tjetër boshtore: Janë në të vërtetë intelektualët -
para se gjithash esnafi i historianëve - të cilët jo
vetëm e kanë gjurmuar këtë fenomen por që nga
lindja e tij me të drejtë konsiderohen për zbulues

4
Khs. Schulze 1999, 108-209.
5
Khs. Hall 1997, 3-23.
34
dhe krijues të tij.6 Historianët e filologët qenë dhe
janë më të rëndësishmit për zhvillimin së pari të
nacionalizmit kulturor, e më pas edhe të atij
politik; këta qenë shpesh pjesëtarë të elitës bartëse
të tij. Në rend të parë ishin historianët ata që duke
nisur që nga fundi i shek. 18 ofruan një shtrat mo-
ral e intelektual të nevojshëm për shfaqjen e kom-
beve dhe të nacionalizmit në bashkësi konkrete.7
Ata morën pjesë gjithandej nëpër Europë në
përpunimin dhe gjurmimin e koncepteve, miteve,
simboleve dhe ideologjive gjegjëse.
Kur pas Luftës së Dytë Botërore u forcua de-
mokratizimi dhe liberalizimi i Perëndimit, përsëri
ishin historianët ata që të parët i vunë në dyshim
pretendimet ideologjike të nacionalizmit. Krimet
ndaj njerëzimit që ishin bërë më parë nga shtete të
ndryshme të Europës dhe Holocausti gjatë Luftës
së Dytë Botërore, që ishin ushtruar në emër të
nacionales i bënë historianët të ishin kritikuesit më
të ashpër të nacionalizmit.8 Në Europën Juglindore
këto pikëpamje nuk patën ndonjë ndikim.9 Kjo
vlen edhe për historiografinë shqiptare e cila vetëm
në kohën e komunizmit në Shqipëri pas vitit 1945
u formësua si degë e veçantë shkencore dhe që pas
vitit 1968 u lëvrua edhe në Kosovë.10 Ashtu si edhe
historianët e tjerë të Europës Juglindore, as autorët
6
Khs. Smith 1991, 71-99. Me vështrim për Europën
Juglindore shih edhe Krzoska dhe Maner 2005.
7
Khs. Smith 1995, 58-80.
8
Në shembullin e historiografisë gjermane khs. Schöttler
1997, Schulze dhe Oexle 1999.
9
Khs. Kaser 1990 dhe Höpken 1999, 371-379.
10
Rreth zhvillimit të saj dhe faktorëve relevantë politkë dhe
nacinalolitikë të veprimit khs tanimë Schmitt 2005.
35
shqiptarë nuk e përdornin termin „komb-formim“.
Kjo sepse për këta kombi nuk merrej për konstrukt
historik, jo pra si formë e lidhur me kohë dhe e
lidhur me kontekstin e identitetit social grupor.
Kombi shqiptar u kuptua si një njësi e natyrshme
që qëndron mbi epoka historike, si diçka që ka
ekzistuar çdoherë. Në këtë pikëpamje, ky komb ka
mundur të ketë qenë kohë pas kohe i shtypur, por
që më në fund përsëri është „ringjallur“.
Nuk është synimi im këtu që ta ravijëzojmë
një identitet nacional në kuptimin e një fenomeni
organik e esencialist. Përkundrazi: do të mbarë-
shtrohen ato procese komplekse dhe konstelacione
të kohës së paramodernes dhe të modernes, të cilat
i kontribuan formimit modern të kombit tek
shqiptarët. Me këtë nuk do të kontestohet aspak
rrethana që tek shqiptarët kishte një identitet etnik
grupor shqiptar para daljes në skenë të Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare në fillim të shek. 19. Në
qendër të vëmendjes në këtë kapitull qëndron
çështja e raportit të trashëgimisë ilire, të konceptit
të kombit antik me identitetin nacional të tyre.

Shqyrtime metodologjike

Objekti ynë i hulumtimit të raporteve midis


etnicitetit paraekzistues dhe të kombit modern
është i lidhur ngushtë me çështjen e kontinuitetit
apo të diskontinuitetit në historinë e shqiptarëve.
Në relacion me popuj të tjerë të antikës (hebrenjtë,
persët, grekët, armenët etj.) Një pyetje e këtillë

36
përcillet gjithmonë me konstatimin se sa e madhe
dhe e përhershme është nevoja për një teori të
uniformuar dhe unike, e cila do të shërbente si
kornizë për interpretimin e të gjitha konteksteve
dhe problemeve. Por, deri tani nuk ka në fushën e
kërkimeve të kësaj natyre ndonjë teori të tillë që do
të ishte e pranueshme nga të gjithë. Për studime
shteruese është i domosdoshëm një dialog me
fushat e tjera të dijes sociale. Në historiografinë
shqiptare, as në Tiranë e as në Prishtinë, as që
është zhvilluar ndonjë debat i kësaj natyre. Në të
dy kryeqytetet u arritën rezultate nga më të
ndryshmet kërkimore, por të cila aspak nuk i
pasqyruan analizat moderne përkitazi me çështje të
identitetit nacional.11 Anasjelltas, duke filluar që
pas Luftës së Dytë Botërore, historianët e
Perëndimit marrin pjesë në dialog me disiplinat e
shkencave sociale si p.sh. të sociologjisë, antropo-
logjisë, të shkencave politike etj. Dhe për rrjedhojë
të kësaj, puna e tyre u ndikua dukshëm në aspektin
konceptual e teorik. Kjo sepse i njohën kësisoj
kompleksitetin dhe vështirësitë me rastin e trajtimit
të fenomenit të nacionales. Këtu nuk është pothuaj
e pamundshme që të shtjellohen të gjitha tezat dhe
prirjet e ndryshme që u lindën në konfrontimet e
deritanishme shkencore. Mirëpo, duke u mbështe-
tur në terminologjinë e Anthony D. Smith-it do të
paraqiten të katër shkollat apo drejtimet të cilat i

11
Mjerisht, një këso prirjeje është tipike edhe për shumë
punime të historianëve të Perëndimit që ishin marrë me his-
torinë e shqiptarëve. Por ka edhe shumë shembuj të mirë në
këtë mes si psh. Schwandner-Sievers dhe Fischer 2002 ku
janë botuar punime të shumë autorëve në pikëvështrime
interdisciplinare dhe Clewing 2005b.
37
pasqyrojnë debatet më të rëndësishme në shek. 19
e 20. përkitazi me temën tonë.
Së pari bëhet fjalë për drejtimin teorik që në
gjuhën angleze njihet si Primordializëm („primor-
dialism“). Ky nocion në gjermanisht e ka kuptimin
„Uranfänglichkeit“ „nisma e kryehershme“ ose
„Ursprünglichkeit“ „origjinariteti“. Në këtë mes
kemi të bëjmë me teoritë e para përkitazi me
lindjen e kombeve, me ç’rast kombet u panë si një
ndarje e natyrshme, origjinare dhe universale e nje-
rëzimit. Përfaqësuesit e kësaj pikëpamjeje e kishin
pikënisje idenë që natyra, paraqitja dhe forca
vepruese e identitetit nacional duhet të kërkohet te
rrënjët e kombeve si mbretëria, prejardhja, etnici-
teti, gjuha, feja, territori historik dhe te baza gjene-
tike e ekzistencës njerëzore. Kishte madje edhe
autorë që flisnin se kombet paskan ekzistuar edhe
në kohën parahistorike: Kombet na qenkan, kësi-
soj, jo vetëm rezultat i historisë, por edhe pjesë e
natyrës, bile ndoshta edhe një vepër hyjnore. 12 Kjo
pikëpamje u mbrojt qysh në kohën e iluminizmit
dhe të romantizmit europerëndimor dhe fitoi peshë
me rastin e shpalljes dhe formimit të kombit.13
Botëkuptimet e këtilla sot i takojnë të kaluarës.
Prirja e dytë e interpretimit shprehet në ang-
lishte me nocionin „perennialism“. Ky drejtim qe
reaksion ndaj primordializmit, por nuk paraqiste
kurrfarë ndryshimi esencial. Siç del edhe nga vetë
kuptimi i fjalës angleze („përjetësi, amshim“, „për-
jetshmëri“ dhe që në gjermanisht është si “Ewig-

12
Analiza më e mirë pikëpamjeve të ndryshme në shek. 19 e
20. mund të gjendet tek Smith 2000, 5-26.
13
Khs. diskutimin tek Böckenförde 1999, 34-58.
38
keit”, “Immerwährendheit”) identitetet nacionale
dhe kombet mund të ndeshen, sipas këtij botëkup-
timi, gjithandej nëpër histori. Kjo pikëpamje e
pranon rëndësinë e nacionalizmit si një ideologji
moderne dhe si lëvizje për zgjimin e kombeve; kjo
beson njëkohësisht që rrënjët e kombit qenkan
diku larg në të kaluarën.14 Pas vitit 1945, ky
botëkuptim u qortua ashpër nga një shkollë e tretë,
nga Modernizmi. Perenializmi pati sukses relati-
visht të madh ndër historianë të historisë së vjetër
dhe të asaj të mesjetës. Përbrenda kësaj shkolle ka
dy mendime kryesore: njëri e ka për pikëmbështe-
tje ekzistimin e kombit në antikë dhe në mesjetë,
ndërsa i dyti merret me kombet në përgjithësi dhe
beson se kombet, në periudha të ndryshme kohore
dhe në pjesë të ndryshme të tokës, janë lindur e
shkatërruar. Ndër autorë më eminentë të kësaj
shkolle konsiderohen Hugh Seton-Watson dhe
Adrian Hastings.15 Kritikë të ashpër kundrejt
Gellner-it dhe shkollës së Modernizmit ka ushtruar
sidomos Hastings: Ky beson që teoria e Gellner-it
mbi nacionalizmin është e gabueshme, duke qenë
se kombet e paramodernes kishin ekzistuar që më
parë në kuptimin e plotë të fjalës, prandaj as që
duhen sjellë fare në lidhje me modernizmin. Sipas
tij, etniciteti është ai që i vuri bazat për zhvillimin
e identitetit nacional. Në kombe kanë mundur të
shndërrohen vetëm ato grupe etnike të besimit të
krishterë, të cilat kishin krijuar një letërsi vendëse,
popullore vernakulare dhe të cilat kanë qenë nën

14
Smith 1998, 12-21.
15
Seton-Watson 1977, këtu sidomos faqe 8-15 dhe Hastings
1997, 10-18, 36-56.
39
presionin e ndikimit të shtetit.16
Drejtimin e tretë e përbën Shkolla e Moder-
nizmit që u përmend më parë, e cila s’ka dyshim se
është më autoritativja në gjurmimet në fushën e
kombit dhe të nacionalizmit. Në esencë, kjo
shkollë i konsideron si drejtimin e primordializmit
ashtu edhe atë të „perennialism“-it si një manifes-
tim të nacionalizmit vetë. Së këndejmi, edhe
rezultatet e hulumtimeve të tyre janë të mjerue-
shme. Si fillime të Modernizmit konsiderohen
punimet e Elie Kedourie mbi ndikimin e
intelektualëve. Kedourie besonte që, duke e pasur
për bazë ideologjinë nacionaliste, filologjia,
etnografia me folklorin dhe historia popullore kanë
qenë ato që kanë krijuar kombet. Sipas mendimit
të tij, kjo ndodhi më së pari në Gjermani e pastaj
në Europën Lindore e Juglindore, ku nacionalizmi
si doktrinë e shpikur, „invented doctrine“, i krijoi
kombet.17 Ndër autorë më të rëndësishëm të
Modernizmit është pa dyshim Gellner-i, i cili ofroi
një version sociokulturor të interpretimit të
nacionalizmit. Kombi është për të ekskluzivisht një
fenomen modern, sepse shoqëritë e paramodernes
nuk kanë pasur as hapësirë, por as nevojë për
konceptin e kombit. Ky fenomen mundi të veprojë
dhe të bëhet i domosdoshëm vetëm në shoqëritë
industriale, sepse këto kishin nevojë për një

16
Hastings 1997, 8-11.
17
Kedourie 1960, 1. Përkitazi me identitetin nacional dhe me
kombin gjatë historisë në shembullin e Gjermanisë dhe të
Europës Lindore dhe të asaj Juglindore khs. diskutimet
shumë të hollësishme tek Berding 1996, 112-176, 211-249,
345-394, 507-581.
40
„kulturë të lartë“, për të qenë të afta të funk-
sionojnë dhe të jenë të suksesshme.18
Me ndikim të madh përbrenda kësaj shkolle
janë punimet e Eric Hobsbawm. Ky interesohet në
rend të parë për aspektin politik të kombit dhe të
nacionalizmit dhe është ithtar i prioritetit të
politikës në relacion me kulturën. Kombet janë për
të produkte të nacionalizmit, qëllim i të cilit ka
qenë krijimi i shtetit të pavarur territorial.19 Ky
tregon se si forma e kryehershme e nacionalizmit
europian midis viteve 1830 e 1870 ishte një lëvizje
demokratike dhe politike, që kishte për qëllim
ngritjen e një kombi qytetar (sipas modelit të
Revolucionit Francez) në një territor të madh dhe
të ekonomisë së tregut; ky tregon edhe se si në
harkun kohor midis viteve 1870 e 1914 ideali i
kombit qytetar u provokua nga nacionalizmat, të
cilin këta e definonin sipas kritereve etnike e lin-
guistike. Nacionalizmi etnik i Europës së Mesme
dhe i asaj Lindore e aplikoi të drejtën nacionale
dhe e legjitimoi atë për një grup popujsh, të cilët
Hobsbawm i cilëson për popuj pa histori. Kështu
për të kombet s’janë gjë tjetër veçse konstrukte
sociale që janë krijuar nga elitat nacionaliste
përmes „invention“ -it (“shpikjes”) të simboleve,
mitologjive, ritualeve dhe të historisë. Së këndejmi
kombi është një „invented tradition“, e cila është
gjetur, shpikur në kohën e demokracisë së masave,
të urbanizmit dhe të industrializimit pas vitit 1870
kur kishte edhe kushtet më të mira.20 Krahas me
këtë, edhe për një autor tjetër autoritativ, si

18
Gellner 1995, 83-97, 181-198.
19
Hobsbawm 1990, sidomos faqe 9-10.
41
Benedict Anderson, kombi nuk është asgjë tjetër
përveç një „imagined community“, një “bashkësi e
përfytyruar”. Anderson-i i thekson aspektet e
sapopërmendura dhe bazat e përmbushjes së
kriterit të kombit që i parasheh teoria e Modernes;
por ky e veçon si faktor të dorës së parë rolin e
botimit të librave, të gazetave etj. në gjuhët
popullore. Ky e definon kombin kështu: „Ai është
një bashkësi politike e imagjinuar – i përfytyruar
si i kufizuar dhe sovran. Është i imagjinuar për
arsye se edhe pjesëtarët e kombit më të vogël, nuk
e njohin kurrë ndonjëherë pjesën më të madhe të
bashkëkombësve, nuk takohen asnjëherë me ta e as
që dëgjojnë gjë për ta, por që në kokë të secilit
ekziston ndjenja e përbashkësisë“.21
Drejtimi modernist ka të drejtë në shumëçka
në kuadër të analizës që ia bën identitetit nacional.
Megjithatë, kjo e drejtë ka të bëjë vetëm me një
anë të së vërtetës së procesit të formimit të kombit
dhe me rrethanat e tjera të lidhura me këtë
fenomen kompleks. Çështja e shtruar nga ne nuk
mund të trajtohet mbi bazën e kësaj teorie nëse
merren parasysh rrethanat në kohën e lindjes dhe të
20
Përkitazi me “invented traditions” khs. vëllimin e Hobs-
bawm 1983, ku janë analizuar aspekte të ndryshme të kësaj
teze mbi bazën e shumë shembujve nga Europa. Mbi bazën e
kësaj teze Kitromilides 1989, 149-92 ka treguar se si elitat në
shek. 18 e 19 kanë tentuar ta etablonin te grekët, serbët,
bullgarët dhe rumunët konceptin e kombit sekular dhe ta zë-
vendësonin kësisoji ekumenën ortodokse bizantine. „New
imagined communities“ do të ishin sipas mendimit të tij një
shpikje dhe produkte të inteligjencës ballkanike, pjesëtarë të
së cilës e kishin marrë edhe pushtetin në këto bashkësi të reja
që u paraqitën.
21
Anderson 1998, 14-15.
42
zhvillimit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në
Perandorinë Osmane. Në kundërshtim me pjesën
perëndimore të Europës, në hapësirën etnolinguis-
tike të shqiptarëve iluminizmi, romantizmi dhe
modernizimi patën një ndikim të kufizuar. Prania
dhe rëndësia, pesha e elitës, përkatësisht e poli-
tikanëve, burokratëve, oficerëve, intelektualëve,
aristokratëve, siç ishe rasti në Europën e asaj kohe,
këtu ishte e dukshme në masë të vogël. Prirja
moderniste na e bën të mundshme që krijimin e
identitetit nacional dhe të nacionalizmit kulturor e
politik nga elita shqiptare në shek. 19 dhe 20 ta
analizojmë në një kontekst më të gjerë. Në këtë
mes na ndihmon që ta gjurmojmë karakterin e
konstruksionit të identitetit të shqiptarëve në pikë-
vështrimin e diskursit historik në Shqipëri dhe në
Kosovë. Përkundrazi, aplikimi i mirëfilltë i kësaj
shkolle nuk do të ndihmonte në studimin e rolit që
kanë pasur identitetet kulturore kolektive dhe
ndjesitë e paramodernes në formimin e kombit.
Pikërisht për këtë arsye, për çështjen e
shtruar nga ne, një rëndësi të veçantë e ka drejtimi
i katërt: „etnosimbolizmi historik“. Kjo qasje u
lind si kritikë teorike karshi të tria pikëpamjeve që
u paraqitën më lart dhe mbështetet te një vlerësim i
ri i burimeve historike. Punimet e Anthony D.
Smith këto tridhjetë vitet e fundit janë udhërrëfyes
dhe e reflektojnë gjendjen e hulumtimeve në këtë
fushë. Identiteti nacional dhe kombi janë për
Smith-in fenomene komplekse dhe përbëhen nga
komponentë të ndryshëm, midis të cilëve kryet e
vendit do ta zinin elementet etnike, territoriale,
ekonomike dhe juridike-politike. Njëkohësisht,
kombet karakterizohen - sipas Smith-it – edhe nga
43
mitet, nga kujtesa kolektive, traditat dhe simbolet e
përbashkëta, të cilat do t’i kenë kontribuar legjiti-
mimit dhe lojalitetit të krijuar e të solidaritetit mi-
dis pjesëtarëve të kombit.22 Që identiteti nacional
dhe kombi të mund të analizohen në tërësinë e
tyre, si çështje me rëndësi kardinale Smith e kon-
sideron marrjen parasysh të këtyre aspekteve: 23
Aspektin e parë ky e përmend duke e pasur
mendjen te Fernand Braudel, „la longue durée“.
Për ta kuptuar forcën vepruese dhe paraqitjen e
kombeve moderne dhe të nacionalizmit, atëherë
duhet t'u bihet në fije gjurmëve në periudha më të
gjata, si dhe origjinës së kombeve. Kombet nuk
janë vetëm shfaqje historike, sepse ato paraqiten në
kohë e në situata të caktuara. Ato bartën me vete
edhe të kaluarën kolektive dhe kujtesën e për-
bashkët, traditat dhe shpresat si pjesë të identitetit
nacional. Kujtesa kolektive dhe mitet janë për
Smith-in pjesë tërësisht qendrore të identitetit
kulturor; për të ajo është ndër faktorët më të rëndë-
sishëm për mbijetesën dhe fatin e kombeve. Rapor-
ti kundrejt të së kaluarës ose të të kaluarave, si-
domos kundrejt asaj etnikes, është fort i rëndë-
sishëm për nacionalen aktuale, meqë e kaluara
ndikon mbi kombin në tri rrafshe: rishfaqjen, kon-
tinuitetin dhe përqafimin e tij. Për aspekt të dytë,
Smith e përmend bazën etnike të kombeve. Grupe
etnike ndeshen në çdo hark kohor dhe në çdo
kontinent, gjithandej ku njerëzit besojnë të kenë
pasur pararendës të përbashkët dhe kulturë të

22
Smith 1991, 15.
23
Këto pikëpamje janë analizuar më së miri nga Smith 1999,
3-19, dhe Smith 2000, 62-7.
44
përbashkët. Bashkësitë etnike të paramodernes të
cilat më shumë ose më pak janë në lidhje me kom-
bet moderne, karakterizohen me emrin, emblemën,
mitet për prejardhjen e përbashkët, kujtesën histo-
rike, traditat, kulturën, territorin historik ose „at-
dheun“ dhe solidaritetin grupor midis elitave të
tyre.24 Aspekt i tretë me rëndësi janë për të mitet
etnike dhe simbolet, në mënyrë të veçantë janë mi-
tet e prejardhjes dhe të pararendësve të përbashkët
ato që e arsyetojnë ekzistimin veçmas dhe karak-
terin e secilës bashkësi etnike veç e veç. Për të
fundit, Smith e përmend rolin e nacionalizmit, i
cili në të gjitha programet politike synonte t’i
arrinte tri ideale: pavarësinë nacionale, bashkimin
kombëtar dhe identitetin nacional. Për nacionalistët
këto janë bazat më të rëndësishme për shoqëri të
lira dhe për një rregullim paqësor ndërkombëtar.
Konkretizimin e këtyre nocioneve abstrakte, sipas
Smith-it, nacionalizmi mund ta arrijë vetëm nëse
mbështetet në emër të simboleve kombëtare dhe
përfytyrimeve si dhe në krijimin e përfytyrimeve
specifike nga e kaluara e lavdishme dhe e lirisë
historike të secilit komb veç e veç.

Rilindja shqiptare dhe zbulimi i origjinës

24
Më hollësisht shih për këtë Smith 1988, 6-68 dhe Smith
1991, 19-42.
45
Kush jam unë? Cilët jemi ne? Cili është roli
ynë në jetë e në shoqëri? Këto pyetje, si gjithandej
në Europën Juglindore, u shtruan edhe te shqiptarët
nga intelektualët e tyre. Këto pyetje tregojnë se
nacionalizmi si doktrinë, ideologji dhe si lëvizje
ishte edhe këtu një fenomen i elitës. Ato u shtruan
në kohë të mbërthyera nga një krizë gjithpërfshi-
rëse: Në hapësirat e banuara nga shqiptarët shpër-
thyen, në të nisur të shek. 19 e në vazhdim,
kryengritje të natyrës sociale dhe kundër shtypjes
së rëndë të tyre nga autoritetet osmane. Krahas
kësaj, Perandoria Osmane ndodhej asokohe në një
proces ndryshimesh, i cili ishte në vartësi të thellë
me gjendjen e tensionuar politike, ekonomike e
sociokulturore. Përveç kësaj, ky transformim ishte
diktuar apo edhe ishte imponuar si rezultat i mo-
dernizimit dhe i industrializimit të Europës Perën-
dimore. Edhe sistemi i administrimit të mileteve,
sipas të cilit perandoria kishte ndarë pjesëtarët e saj
në bazë të përkatësisë fetare, nisi të transformohej
në një realitet të ri: për distinktiv të identitetit
individual ose kolektiv nisën të merreshin tani
kriteret e gjuhës dhe të kulturës. Deri atëherë,
shqiptarët myslimanë i takonin po atij mileti që i
takonin edhe turqit, ndërsa shqiptarët ortodoksë i
takonin po atij mileti që e përbënin grekët e
serbët.25 Grekët, serbët, bullgarët dhe rumunët i
kishin fituar tanimë të drejtat e tyre të autonomisë;
kush më herët e kush më vonë, këta arritën në

25
Për nocionin millet (dhe termat e tjerë relevantë për
historinë e Europës Juglindore) khs. tanimë doracakun
Hösch, Nehring und Sundhaussen 2004, këtu f. 442–444,
Michael Ursinus zu „Millet“.
46
gjysmën e parë të shek. 19 shtetësi të mëvetëshme
së paku në pjesë të territoreve që ata i banonin.26
Duke qenë pjesë e Perandorisë Otomane, po-
pullata shqiptare e ndiente veten të shtypur.
Shtresës së lartë të kësaj popullate ose i ishin
marrë të drejtat ose i kishte humbur privilegjet që i
kishte pasur. U krijua një situatë ku nuk kishte
ardhmëri; së paku ashtu e shihnin atë të arsimuarit
bashkëkohës të kësaj shoqërie.27 Shqiptarët, sido-
mos shtresa e hollë elitare e saj, për shkak të peiza-
zhit të ri politik të shteteve fqinje në Ballkan, e
ndjenin veten përherë të rrezikuar: Mbretëritë
fqinje të Greqisë e të Serbisë kishin pretendime
territoriale kundrejt hapësirave shqipfolëse dhe
elitat politike e intelektuale të atyre mbretërive e
mohonin ekzistimin e një kombi shqiptar. Në një
këso konstelacioni, shqiptarëve u duhej jo vetëm
t’i vinin në dyshim pretendimet territoriale të të
tjerëve, por këta qenë të shtrënguar që ta
përfaqësonin çështjen vetanake kombëtare dhe ta
formësonin identitetin e tyre të mëvetësishëm
nacional. Dhe, kjo punë duhej të bëhej në një
hapësirë në të cilën një rol me rëndësi luanin jo
vetëm ndasia fetare, por edhe veçoritë e tjera të
karakterit social, kulturor, ndarja fisnore dhe
dialektet e ndryshme. Në hapësirën etnolinguistike
shqiptare nuk kishte as një kohezion social e as
shpirtëror. Nën këto rrethana shqiptarët, që dikur
falë rezistencës me në krye Skënderbeun në shek.
15, ishin të fundit në Ballkan që përfundimisht

26
Gjerësisht për këtë shih Hösch 1999, 113-187 dhe Glenny
2000, 1-248.
27
Shih për këtë Vasa (1879) 1999.
47
ranë nën sundimin osman, nacionalizmin e tyre fi-
lluan ta zhvillonin vetëm në dekadën midis viteve
1830 e 1840 – pra si të fundit në rajon (duke i
përjashtuar maqedonët e boshnjakët). Krahasuar
me grekët, serbët, bullgarët dhe rumunët, shqip-
tarët janë të fundit që i jetësuan qëllimet e lëvizjes
së tyre kombëtare. Shqiptarët pavarësinë e tyre e
fituan vetëm në vazhdën e zhbërjes definitive të
Perandorisë Otomane në vitet 1912/1913.28
Rilindja e shqiptarëve qe, në fakt, jo vetëm
një luftë çlirimtare kundër osmanëve por edhe një
reaksion karshi pretendimeve territoriale të popuj-
ve fqinjë. Si edhe nacionalizmat e tjerë në Europën
Juglindore, edhe kjo doktrinë, ideologji dhe lëvizje
e shqiptarëve ishte e inspiruar nga iluminizmi, nga
idealizmi, nga romantizmi dhe nga fenomeni i na-
cionalizmit europerëndimor. Një kontribut që çon
peshë dhanë në këtë mes edhe një vistër dijetarësh,
udhëpërshkruesish, poetësh, filologësh e diploma-
tësh të Perëndimit.29 Në këtë hark kohor këta nisën
28
Sinteza më e mirë për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare është
vepra e Stavro Skendit (1967) 2000. Për Rilindjen shih trajti-
min e tërësishëm nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë /
Instituti i Historisë 2000, i cili mbështetet në botimet e
mëherëshme të Historisë së Popullit Shqiptar. Ky trajtim, sa
u përket disa çështjeve të lidhura me Rilindjen është një
pasqyrim i përgjithësuar dhe jokritik. Në këtë botim nuk janë
marrë në konsideratë rezutatet shkencore dhe trajtesa të
shterrueshme përkiazi me disa tema nga historianë të Tiranës
e të Prishtinës. Punimet që u hartuan e u botuan nga dijetarë
të Perëndimit duket se nuk i bënë kurrëfarë përshtypje
Akademisë së Shqipërisë. Unë do të doja të përmendja këtu
vetëm disa trajtesa fundamenale, si ato të Bartl 1968; Faen-
sen 1980; Malcolm 1998, 217-263; Clewing 2002, 181-214.
29
Përkitazi me zbulimin e Ballkanit nga Perëndimi khs. më
mirë Todorova 1997, 21-37, 62-89.
48
ta zbulonin këtë pjesë të panjohur të Perandorisë
Osmane dhe arritën në përfundimin që shqiptarët
paraqesin një bashkësi të veçantë historike,
linguistike, etnografike e kulturore.30 Megjithatë,
qe elita intelektuale shqiptare, e sajuar nga
nëpunës, tregtarë, dijetarë, studentë e nxënës me
ide patriotike, ajo që ishte bartëse e përnjëmendtë e
kësaj ideologjie. Disa figura qendrore të Rilindjes
mbanin madje edhe pozita shumë të larta në
administratën e perandorisë. Në fillim kishim të
bënim vetëm me pak personalitete, të cilat në
gjysmën e dytë të shek. 19 nisën ta formësonin një
shtresë më vete të tyren. Këta ishin të paktë në
numër edhe në vetë kohën e themelimit të shtetit
shqiptar dhe jetonin kryesisht në kryeqendrën e
perandorisë ose në qytete të tjera osmane, në qyte-
te të Perëndimit ose në bashkësitë e diasporave të
shkapërderdhura gjithandej (Itali, Egjipt, Bullgari,
Rumani). Përkundër pozitës gjeografike dhe
mundësive asokohe të kufizuara, pjesëtarët e kësaj
lëvizjeje kishin megjithatë një rrjet të mirë ko-
munikimi. Falë studimit nëpër universitete të
huaja, jetesës në diasporë dhe të tregtisë me vise të
largëta këta kishin kontakte me botën e jashtme
dhe me shqiptarët që jetonin në Perandorinë Osma-
ne, gjë që ishte e rëndësishme për veprimtarinë dhe
për ndikimin e tyre të vazhdueshëm.
Përfaqësuesit e Rilindjes e zhvilluan në fillim
një nacionalizëm kulturor në formën e nacionaliz-
mit gjuhësor e të prejardhjes; dhe vetëm më pastaj
një nacionalizëm politik shtetëror i cili, megjithatë,
edhe më tej mbështetej në këto dy parimet e më-

30
Khs. Wilkes 1992, 1-27.
49
sipërme. Në kontekstin e nacionalizmit shtetëror u
përvetësua në mënyrë të veçantë diskursi politik
mbi lirinë kolektive dhe sovranitetin e popullit, të
dala nga Revolucioni Francez dhe ideologët e tij.
Nacionalizmi gjuhësor (si edhe gjetiu në Europën
Lindore e Juglindore) u ndikua thellë nga mënyra e
të kuptuarit dhe e interpretimit nga Johann Got-
tfried Herder të nocioneve „popull“ dhe „karakteri
nacional“.31 Zbulimi i „unit kolektiv“, në këtë rast
pra i një identiteti nacional shqiptar, u pasqyrua
edhe nga poetë, filologë, filozofë, historianë e të
tjerë si një „Rilindje“. Në këtë mes duhet thënë se
jo vetëm përpilimi i një alfabeti shqip, përpilimi i
fjalorëve, i gramatikave, përmbledhjeve me këngë,
me përralla në gjuhën popullore dhe krijimit i
letërsisë shqipe, por një rëndësi të veçantë dhe
qendrore e pati po ashtu edhe krijimi i një historie
të shqiptarëve në formë vargënimi, poezi apo
prozë. Temë qendrore u bë në këtë kontekst
pasqyrimi i banorëve të stërlashtë të hapësirës
etnolinguistike të shqiptarëve, përkatësisht të pe-
llazgëve dhe të ilirëve.

31
Është për t’u vërejtur që edhe Herder-i (në Ideen zur
Geschichte der Menschheit III. Leipzig, 1869, 99) flet për një
prejardhje ilire të shqiptarëve dhe se ai i shihte shqiptarët, ba-
shkë me vllehët, si pasardhës të atyre kombeve të rëndësish-
me të lashtësisë si ilrët, trakasait dhe makedonët. Nëse Samiu
e njihte mirë vepren e Herder-it dhe nëse mendimi i këtij të
parit do të ketë ndikuar tek Samiu, mbetet çështje që duhet të
shihet. Qysh para Herder-it dhe dijetarëve të tjerë gjermanë,
për prejardhjen ilire të shqiptarëve fliste Gottfried Wilhelm
von Leibniz në të tri shkrimet e tij të titulluara
„Albanerbriefe“ (Hannover, 24.01.1705, 10,12,1709, dhe
26.12.1709; shih për këtë Çabej 1990, 41-45).
50
Do të tejkalohej kuadri i këtij punimi po qe
se do të merresha me analizimin e të gjitha
shkrimeve të Rilindjes të cilat kanë të bëjnë me
çështjen nëse shqiptarët, sipas botëkuptimit të
autorëve rilindës, janë një komb i antikës apo një
komb modern. Ajo çfarë përkitazi me këtë çështje
mendonin asokohe Pashko Vasa, Naum Veqilhar-
xhi, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Konstantin Kristo-
fordhi, Naim Frashëri, Ismail Qemali e të tjerë,
ishte atëherë me një relevancë të madhe për
nacionalizmin politik dhe kulturor të shqiptarëve.32
Ne do të përqendrohemi megjithatë në veprën e
Sami Frashërit, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do
të bëhetë?.33 Sami Fashëri ishte njëri ndër
ideologët e shkëlqyeshëm të Rilindjes dhe binte
ndër preferuesit më autoritativë të idesë për një
shtet të pavarur të shqiptarëve. Ky vetë ishte, si
askush tjetër më shumë, i integruar në jetën
politike e kulturore të Perandorisë Osmane. Ai
ishte autor i veprave të rëndësishme për rrafshin e
skenës së asokohshme kulturore. Prandaj, merrej –
sipas pikëvështrimit turk - si atëherë ashtu edhe sot
e gjithë ditën, për një figurë të rëndësishme të
nacionalizmit turk.34 Samiu është një shembull
tipik i profilit të një ideologu kombëtar, i cili më
shumë se askush tjetër në atë kohë mendoi e veproi
si një kosmopolit. Ai vetë dhe vëllezërit e tij janë

32
Khs. Qosja 1990a.
33
Frashëri 1999 (përkatësisht edhe përkthimin gjerman
pothuaj të njëkohësishëm, që është evidentuar në listën e
literaturës së përdorur në këtë trajtesë).
34
Për personalitetin e tij të parë nga këndvështrimi shqiptar e
turk khs. Çollaku 1986; Fashëri 1968, 79-94; Ismajli 1995,
119-131; Bolmez 2003, 118-145.
51
ndër patriotët më të rëndësishëm të Lëvizjes Kom-
bëtare Shqiptare. I vëllai, Naimi, që u përmend më
sipër, ishte poeti më i madh shqiptar dhe merret
shumë herë si „ Homeri i shqiptarëve“.35 I vëllai
më i madh përkah mosha, Abdyli, ishte udhëheqësi
dhe njëkohësisht ideologu i Lidhjes së Prizrenit, që
në vitin 1878 ishte themeluar si Lëvizje
gjithëshqiptare. Kjo Lëvizje i mbronte në aspektin
kombëtar – politik dhe ushtarak të gjitha viset e
banuara me shqiptarë kundrejt ekspansionit të
Serbisë e të Malit të Zi dhe përpiqej që përpara
Fuqive të Mëdha të mbledhura në Kongresin e
Berlinit politikisht t’i përfaqësonte shqiptarët.36
Vepra e përmendur më lart e Sami Frashërit
u botua në vitin 1899 në një shtypshkronjë të
njohur për patriotizmin shqiptar në Bukuresht,
sepse autoritetet perandorake osmane e kishin
ndaluar shprehimisht botimin e çfarëdo qoftë libri
apo shkrese në gjuhën shqipe. Ky libër bie ndër
veprat më të rëndësishme dhe botimet e
formuluara më së miri të Rilindjes. Ai është, edhe
përtej rrafshit shqiptar, njëri ndër shkrimet politike
që shkëlqejnë më së shumti në gjithë Europën
Juglindore të atij harku kohor.
Nga çka u tha më sipër rezulton se qëllim i
nacionalizmit shqiptar, ashtu si edhe ai i
ideologjive që më parë kishin vepruar në Europë,
ishte arritja e pavarësisë politike, uniteti dhe iden-
titetit kombëtar. Së këndejmi, moto e Sami Frashë-
rit është: Perëndija, E Drejta, Kombi, Gjuha, Shqi-
përia, Shqipëtarëria!“; ai mendon se: „Shqiparët i

35
Khs. Qosja 1990b.
36
Khs. Vasiljević 1909; Skendi 2000, 41-107; Frashëri 1997.
52
plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë një komb i
suksesshëm.37 Këtu nuk mbrohet thjesht një ide se
një komb do të mund të jetë i lirë vetëm nëse do ta
ketë një shtet të vetin. Samiu e elaboron në të
vërtetë një koncept modern europerëndimor të
përpunuar hollësisht për një Shqipëri të çliruar në
aspektin politik, ekonomik e kulturor. Ai parashih-
te senatin, parlamentin, qeverinë, institucionet
ushtarake, arsimore, ekonomike, të bujqësisë e të
tregtisë si dhe institucione të tjera publike.38 Në
përputhje me konceptin e vet për kombin, Samiu i
skiconte edhe veçoritë më të rëndësishme të
kombit shqiptar: territorin historik, prejardhjen e
përbashkët, kujtesën kolektive, gjuhën, kulturën,
kulturën publike, ekonominë, të drejtat dhe detyrat
për pjesëtarët e kombit gjegjës. Ai i paraqet këtu
konceptet, mitet, kujtimet dhe simbolet të cilat
këtij dhe bashkokëkohasve të tij u duheshin për
legjitimimin e qëllimit politik e kulturor të
Rilindjes.
Një çështje këtu duhet thënë edhe një herë
qartë e shqip: përdorimi në këtë trajtesë i nocio-
neve „mit“, „mitologji“ dhe „mitike“ kurrsesi nuk
do të thotë që vizionet e Sami Fashërit përkitazi
me historinë e shqiptarëve ishin të gabueshme e
absurde. Shumë nga mendimet e këtij autori për-
kitazi me prejardhjen, me gjuhën dhe me iden-
titetin kulturor kolektiv të shqiptarëve u morën
atëherë e vlerësohen edhe sot nga shkenca si argu-
mente serioze. Atë që Samiu e konsideron për „të
vërtetë“ në kontekstin e këtyre çështjeve nuk u

37
Frashëri 1999, 151.
38
Frashëri 1999, 91-151.
53
argumentua shkencërisht as nga ai vetë e as nga
përfaqësues të Rilindjes, por nga shkenca e aso-
kohshme e Perëndimit. Le t’i përmendim këtu
vetëm disa fakte: ishin në krye të herës një varg
historianësh e diplomatësh ata që në mbështetje të
burimeve historike i dolën zot mendimit se shqip-
tarët kanë prejardhjen nga ilirët (si p.sh. historiani
suedez Johann Thunmann, konsulli austriak
Johann Georg von Hahn dhe njohësi më i mirë i
atëhershëm i Greqisë Jakob Philip Fallmerayer).
Njëkohësisht, pati një sërë dijetarësh si p.sh. gjene-
ralmajori bavarez Joseph Ritter von Xylander,
linguisti Franz Bopp dhe filologu klasik Paul
Kretschmer, të cilët shqipen e panë një gjuhë që i
hiqte rrënjët nga gjuha e ilirëve; se është një gjuhë
indoeuropiane e cila përveç rrafshit indoeuropian
s’ka tjetër gjë të përbashkët as me greqishten e as
me gjuhë të tjera.39 Në vazhdën e përdorimit nga
përfaqësues të Rilindjes, këto teza shkencore
arritën të kishin më shumë një vlerë simbolike dhe
emocionale për formimin e identitetit nacional të
shqiptarëve. Përmes këtij shpjegimi për kombin u
postulua një vlefshmëri dhe një qëndrueshmëri e tij
e padyshimtë përtej të gjitha periudhave kohore.40
Me inkuadrimin e këtyre tezave shkencore, syno-
hej të ngrihej një identitet nacional i cili nuk do të
jetë i lëndueshëm; një komb, i cili kurrsesi nuk do
39
Me rëndësi të veçantë janë në këtë mes para se gjithash
vepra si psh. ajo e Tunmann 1774, 245; Hahn 1854, 50, 214-
219; Hahn 1868, 71 (prejardhja dardane e popullatës shqip-
tare në Kosovën e dikurshme) dhe 228 (prejardhja ilire dhe
epirote e shqiptarëve); Fallmerayer 1857, 20; Xylander 1853,
292- 320; Bopp 1855; Kretschmer 1935, 41-48.
40
Një debat fort i mirë teorik përkitazi me mitet dhe rolin e
tyre gjendet tek Schöpflin 2000, 79-98.
54
të zhbëhet në vazhdën e zhvillimit dhe të transfor-
mimit të tij të mëtejshëm. Tezat gjegjëse u bënë
këtu mite të identiteteve dhe, si gjithandej në botë,
mite historike.
Në veprën e Samiut u përfaqësuan tezat e
mëposhtme historike e politike të cilat në funk-
sionin e tyre prej miteve kishin në të vërtetë një
rëndësi esenciale që atij dhe bashkëkohësve të tij u
shërbyen për legjitimimin e qëllimeve politike e
historike të kombit të tyre:
Miti i prejardhjes dhe i autoktonisë është për
Samiun njëri ndër gurët themeltarë më të rëndë-
sishëm të identitetit nacional të shqiptarëve. Ky
mit nuk u përdor vetëm si argument kundër „zgje-
dhës turke“, por edhe kundër popujve fqinjë të
grekëve, serbëve e malazezëve. Kjo, sepse, si
pasojë e vendimeve të Kongresit të Berlinit (1878),
mbretërit e këtyre popujve kishin marrë shumë
territore të banuar me shqiptarë, por pretendonin
edhe hapësira të tjera të banuara nga shqiptarët. Së
këndejmi, trajtimi nga Samiu i çështjes së prejar-
dhjes nuk duhet parë vetëm në kuptimin e një
lëvizjeje kulturore të Rilindjes; situata e atëher-
shme politike dhe pretendimet territoriale të
fqinjëve që u përmendën më lart në këtë mes çonin
shumë peshë. Bindja që shqiptarët ishin një komb
antik i shërbeu Samiut si një argument që nuk
mund të mohohej, aq më shumë që kjo pikëpamje
përkrahej në një masë edhe nga shkenca e asokoh-
shme. Shqiptarët ishin, për Samiun, kombi më i
vjetër i Europës, një komb i ardhur në kohë
parahistorike nga Azia dhe i vendosur në Ballkan
duke sjellë me vete kulturën e ndërtimit dhe të
bujqësisë. Në të mirë të mbështetjes së tezës së tij
55
për një shkallë të lartë zhvillueshmërie të proto-
shqiptarëve, Samiu shtonte në vazhdim: “Se ata
njërës, që gjëndeshin më parë tyre n’Europë, ishin
t’egërë e roninë nëpër pyje e nëpër shpella duke
ushqyerë me pemëra të t’egera dhe me mish gja-
hu“.41 Në këtë paraqitje shqiptarët dalin të jenë
edhe në relacion me turqit bartës të një kulture të
lartë. Kjo sepse, sipas Samiut, turqit qenkan një
komb i egër e dhunues i cili duke u nisur nga
shkretëtira të Azisë (pikërisht) për shkak të
brutalitetit të tyre pushtuan vende më të civilizuara
e më të bukura, midis të cilave edhe Shqipërinë:
„Nga të gjithë këta vënde, që po rënkojnë, që nga
kaqë qint vjet e tëhu, edhe njëri është Shqipëri’ e
gjorë, që heq këtë tirani, a heq më shumë se gjithë
vendet’ e tjerë nga pakujdesj’e shqiptarëve“. Sido
që të jetë, shqiptarët nuk paskan asgjë të përbashkët
me sundimtarët e rinj: “Na s’jemi as tyrq, as të
ardhurë nga shkretëtiat’ e Azisë. Na jemi m’i vjetri
komp i Evropësë; kemi të drejtë në dhet’
t’Evropësë, më teprë se çdo komp. “.42
Kjo e drejtë e autoktonisë, në relacion me
fqinjët, - sipas Samiut - u takon vetëm shqiptarëve.
Popujt sllavë janë dyndur shumë më vonë në viset
sot të banuara nga ata, përkatësisht në njëfarë kohe
gjatë shek. 7, atëherë kur hapësira etnolinguistike e
shqiptarëve ishte nën sundimin bizantin: Nga këta
(bizantinët – E. H) serbëtë mbushnë i vëndet e
veriut të Ilyrisë, do-me-thëne Bosnjënë, Herzego-
vinënë, Dalmatinë, Mal’ e Zi e Serbinë, edhe bul-

41
Frashëri 1999, 17.
42
Frashëri 1999, 98-99.
56
garëtë e përzjerë me shqeh zunë Maqedoninë.43 Në
kontekstin e mbarështrimit të tezës mbi birësinë e
shqiptarëve, me rëndësi është edhe një mendim
tjetër i Samiut. Sipas këtij autori, shqiptarët janë jo
vetëm pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve, por -
duke u mbështetur në manirin aktual për kohën e
tij - origjina e tyre i ka rrënjët në një lashtësi edhe
më të thellë: Samiu i identifikon shqiptarët me
pellazgët, një popull të konsideruar mitik, i cili tek
Herodoti (I, 56-7) përmendet si një popull jogrek
dhe paragrek. Kësisoj pellazgët protoshqiparë do të
ishin, pa kurrfarë dyshimi, më të moçëm se grekët
klasikë të lashtësisë antike dhe së këndejmi
shqiptarët bashkëkohës, aktualë do të ishin më të
lashtë se fqinjët e tyre grekë.44 Duke qenë se
shqiptarët qenkan me prejardhje pellasgjike - ilire,
Samiu i shihte edhe Makedoninë antike, Epirin dhe
personalitetet e mëdha si Lekën e Madh e Pirron si
shtete, përkatësisht fatosë të shqiptarëve.* E njëjta
gjë do të vlente, sipas Samiut, edhe për Aristotelin,
filozofin më të madh të antikës.45 Mund të
supozohet që Samiu e kishte megjithmend kur e
shkruante një gjë të tillë. Qenësore ishte çështja të
tregohej një epërsi politike e kulturore e
shqiptarëve. Qëllim i Samiut në këtë mes ishte që
t’i bindte bashkëkohësit e vet shqiptarë për atë që
shqiptarët në të vërtetë paskan bërë për botën dhe
jo për vetëveten. Në këtë mes si argument Samiu
përmend personalitete politike e kulturore të kohës
43
Frashëri 1999, 27.
44
Frashëri 1999, 20-23.
*
Kjo trajtë është përdorur për të mos e ngatërruar shtetin e po-
pullin e antikës me ish republikën maqedone të Jugosllavisë.
45
Frashëri 1999, 23-28, 43-48.
57
së tij, përkatësisht të së kaluarës së afërt si p.sh.
familjen dinasti të Köprülü-ve në Perandorinë
Osmane, atë të pushtuesve të Jemenit, Sinan
Pashën, disa figura të rëndësishme të luftës
çlirimtare në Greqi dhe të lëvizjes së atyshme
kombëtare si Marko Boçari (Markos Botzaris) e të
tjerë, si edhe themeluesin e Egjiptit modern
Mehmet Ali Pashën. Sipas teorisë së Samiut për
prejardhjen, kombi shqiptar do të duhej të shihej si
„primordial“. Kësisoj, Samiu shihte te shqiptarët
bashkëkohorë një kontinuitet „organik“ të pellaz-
gëve e të ilirëve.46
I lidhur ngushtë me këtë është edhe një mit
tjetër: ai i territorit etnik. Si edhe tek nacionaliz-
mat e tjerë, ashtu edhe për Rilindjen temë qendrore
është çështja e territorit historik. Kjo është e kuptu-
eshme, sepse nacionalizmi e pretendon territorin
dhe e kërkon gjithmonë kontrollin mbi territorin.
Asnjë komb nuk mund të ekzistojë pa territor.
Formimi dhe krijimi i një kombi e paravendon
banimin e një vendi. Por këtu nuk është fjala për
njëfarë territori a vendi, por për atdheun. Edhe tek
Samiu kemi të bëjmë me atdheun, i cili edhe ashtu
ka qenë i banuar nga kombi i shqiptarëve dhe me
këtë ka ofruar një siguri fizike e emocionale. Kur e
përshkruante atdheun e vet dhe kufijtë e tij, Samiu
nisej nga dy parime, përkatësisht nga parimi etnik
dhe nga ai historik. Këto dy parime e bëjnë Samiun
që t’i vizatojë dy harta të ndryshme gjeografike.
Samiu është bukur realist kur i përshkruan kufijtë
46
Këtu bën të përmendet, se qysh para Samiut dy përfaqësues
të tjerë të Rilindjes si Zef Krispi dhe Pashko Vasa niseshin
nga prejardhja pellazge e shqiptarëve: Crispi 1831, 4-6, 33-
34, dhe Vasa 1999, 4-8, 11-13.
58
etnolinguistikë të asokohshëm të shqiptarëve që
përputhen edhe me ata nga burime të tjera të
kohës: Shqipëria nga veriu ka kufi e fqinjë Mal’ e
Zi, Novi-Bazar, a Bosnjënë q’e urdhëron Austria
edhe Serbinë; nga lindja ka Maqedoninë, nga jug-
lindja Greqinë, nga jug-perëndimi e nga
perëndimi ka denë, i cili e ndan nga Italia e nga
Evrop’ e qytetuarë.47 Kur mbi bazën e parimit të
dytë Samiu e projektonte në diakroni atdheun e
kryehershëm të pararendësve të tij, atëherë s’ka më
ndonjë ndryshim midis „mitikes“ dhe „historikes“.
Të gjitha viset që në lashtësi banoheshin nga ilirët,
epirotët, makedonët, trakët e frigët ishin sipas
kësaj pikëpamjeje vende të banuara nga
pararendësit e shqiptarëve, përkatësisht nga
pellazgët. Bashkësitë e përmendura ishin për
Samiun thjesht fise të pellazgëve. Shumica e kë-
tyre popullatave u shuan për shkak të pushtimeve
nga Roma e nga Bizanti dhe sidomos më pastaj për
shkak të dyndjes së sllavëve në këto hapësira të
pararendësve të shqiptarëve. Vetëm një pjesë e
ilirëve dhe pikërisht ata në Ilirinë e Poshtme dhe
në atë të Jugut, në Epir dhe ata në Maqedoninë
Perëndimore, veriore dhe në atë të Epërmen mun-
dën të mbijetonin.: “Që m’ atëher e tehu Shqipëria
është vogëluarë shumë “.48
Përkundër kësaj, Shqipëria është një vend i
pasur me pyje, fusha, lumenj, bagëti e vegjetacion
dhe është në gjendje ta mbajë edhe katërfishin e
banorëve të saj të atëhershëm me bukë. Me këso
përshkrimesh të hollësishme Samiu synonte ta

47
Frashëri 1999, 53.
48
Frashëri 1999, 51.
59
kultivonte tek shqiptarët atdhedashurinë dhe dijen
mbi territorin historik të tyre; ideologë të lëvizjeve
të këtilla tanimë e kishin bërë këtë punë jo vetëm
në Europën Perëndimore, por edhe në atë
Juglindore.49 Me këtë mit u arrit në këtë mes një
qëllim shumë i rëndësishëm: Territorializimi i
kujtesës, i cili te shqiptarët e asaj kohe, përkatë-
sisht së paku te një pjesë e elitës, do t’i ketë
kontribuar identifikimit të saj me atdheun e vet. Që
nga kjo kohë, dhe sidomos në harqet kohore që
pasuan, u lind një veçori me peshë më vete e
identitetit nacional të shqiptarëve: kombit të
shqiptarëve i takon ky vend, dhe në këtë vend
kombi i shqiptarëve e përbën shumicën. Se sa ky
koncept i Samiut dhe i Rilindjes do të jetë përhapur
në masat e gjera të popullatës shqiptare të asaj
kohe, e cila atëherë ishte administrativisht e ndarë
në katër vilajete osmane, dhe ku katundi, regjioni,
bashkësia fisnore dhe religjioni kishin atribute të
larta të identitetit, është e vështirë të thuhet në
formë të prerë. Por, nuk ka kurrfarë dyshimi, që ky
territorializim i miteve dhe i kujtesës pati edhe te
shqiptarët një rol qendror në formimin e identitetit
nacional të tyre.50
Me pikëpamjen të tij mbi prejardhjen dhe
atdheun e kryehershëm të shqiptarëve, Samiu para-
qiste një vazhdimësi dhe një unitet të bashkësisë
etnike të ilirëve me shqiptarët e kohës së tij.
Shqiptarët ishin për Samiun jo vetëm një komb
antik, por këta e kishin në dorë edhe një kontinuitet
49
Frashëri 1999, 53-60.
50
Një analizë e mirë teorike e këtyre çështjeve është tek
Smith 1997, 8-16. Për çështjen territoriale duke u mbështetur
tek ilirët khs. edhe Clewing 2005a, 223-225.
60
„organik “ ose „biologjik“ në relacion me
pararendësit e tyre. Rrënjët dhe identiteti specifik i
këtij kombi e kishin gurrën te prejardhja etnike dhe
te gjenealogjia. Së këndejmi, këto dy momente,
përkatësisht kontinuiteti dhe gjenealogjia, kishin
në konceptin e Samiut përkitazi me kombin një rol
të veçantë. Kuptimi kësisoj i nacionales, na e bën
të mundshme ta kuptojmë më mirë karakterin dhe
formimin e kombit shqiptar dhe identitetin për-
katës nacional të tij. Në relacion me dy tipat idealë
të formimit të kombeve në Europë, përkatësisht
nga ai racional „i Perëndimit“ dhe atij të tipit
“organik” “të Lindjes”, koncepti i Samiut për
kombin është i këtij të dytit. Tipi i parë duhet të
kuptohet si komb qytetar ose komb politik, me
ç’rast parakushte për shfaqjen e tij janë territori i
përbashkët, qeveria dhe ekzistimi i një shtrese të
mesme sociale të fortë. I këtillë ishte rasti me
Francën, Britaninë e Madhe dhe me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Në Gjermani dhe në
Europën Lindore, ku kjo shtresë e mesme nuk
mundi të etablohej, së paku jo politikisht, dhe ku
ideologët e nacionalizmit nuk e kishin në dorë as
edhe një fije mujshinë politike, u zhvillua naciona-
lizmi etnik. Koncepti i Samiut për kombin dhe për
identitetin nacional është i ngjashëm me naciona-
lizmin që u zhvillua nga ideologët gjermanë, por
edhe nga sish të tjerë në Europën Lindore e në atë
Juglindore. Në kundërshtim me kombin e qytetar
të Revolucionit Francez, ku secili individ mbi ba-
zën e vendimit të marrë nga ai vetë do të vendoste
për përkatësinë e tij, „kombi etnik“ paraqiste diç
tjetër më vete: këtu kombi kuptohej si një bashkësi
e determinuar nga lindja dhe nga kultura e
61
trashëguar e prejardhjes.51
Ç’është e vërteta, Samiu vetë dhe përfaqë-
sues të Rilindjes jetonin në qendra osmane dhe
europiane, por e ndienin veten, në bazë të lindjes,
si pjesëtarë të bashkësisë së shqiptarëve. Ata nuk
do të mund të bëheshin kurrë qytetarë të atyre
shteteve europiane ose të Perandorisë Osmane.
Gjuha e përbashkët, prejardhja dhe kujtesa ishin
për ta elemente dhe parakushte qendrore për
përkatësinë e bashkësisë dhe identitetit. Sipas
pikëpamjes së tyre, këto kritere do të vlenin edhe
për shtresat e tjera të popullatës shqipfolëse të
hapësirës përbrenda Perandorisë Osmane. Nga kjo
perspektivë duhet kuptuar edhe përvijëzimi i
Samut i mitit të homogjenitetit etnik dhe të
pastërtisë kombëtare. Samiu e paraqet këtë mit në
kontekstin e sqarimit të prejardhjes së gjuhës
shqipe dhe të përshkrimit të rrethanave nën të cilat
jetonin ilirët nën sundimin romak e bizantin.52
Sipas këtij skicimi, shqiptarët kanë përfaqësuar
gjithmonë një identitet etnik homogjen. Këta kanë
qenë në kuptimin e nocionit popull gjithherë një
„popull thjesht shqiptar“; bile edhe i paprekur nga
dyndjet, përzierja dhe nga asimilimi nga elemente
të huaja. Derisa nuk ka as edhe një fije dyshimi që
disa nga mitet e analizuara të identitetit të
shqiptarëve në këtë kapitull përmbajnë elemente të

51
Kjo tipologji u përpunua më hollësishëm nga Kohn 1955
(Khs. edhe Kohn 1967). Një analizë fort e mirë kësaj tipo-
logjie është tek Smith 1991, 8-15 dhe Smith 2000, 6-7, 28.
52
Frashëri 1999, 25-28, 37-40. Ky mit gjendet edhe tek
Konica 1957, 30, i cili ishte intelektuali më i mirë i Rilindjes
në gjysmën e parë të shek. 20. Por këto shkrime u botuan
vetëm pas vdekjes së tij.
62
rëndësishme të së vërtetës historike, kjo nuk vlen
kurrsesi për bindjet për një homogjenitet etnik dhe
për një „pastërti“ prej populli.53 Përkundrazi, e
pranueshme është ajo siç thotë Noel Malcolm:
dijetarët bashkëkohorë e dinë që asnjë popullsi
ballkanike nuk ka qëndruar në një strofull të
papërshkrueshme nga uji dhe të gjithë u janë
nënshtruar përzierjeve etnike të llojeve të ndrysh-
me. Në rastin e shqiptarëve, nga ingredientët e
shquar mund të përmenden romakët (edhe ata vetë
me origjini të përzier etnike), sllavët (veçanërisht
gjatë mesjetës së hershme, kur kolonizatorët
bullgarë penetruan thellë në Shqipëri), grekët dhe
në numër më të vogël, turqit. Përderisa gjeneza e
shqiptarëve përmban shumë elemente të ndryshme,
rrjedhimisht, po kështu, edhe gjuha e tyre, kultura
dhe mënyra e jetesës reflektojnë shumë ndikime që
ato kanë thithur, të tilla si dëshmitë gjuhësore në
fjalorin latin dhe sllav, si dhe gjurma e fortë
kulturore e otomanëve.54
Pikëpamjet e Samiut të parashtruara këtu
mund t’i duken, së këndejmi një lexuesi modern të
çuditshme. Mirëpo, në fund të shekullit 19, kur e
kaluara dhe ekzistimi i shqiptarëve si popull kon-
testohej nga propaganda e shteteve fqinje, Samiu
synonte ta krijonte rangun më të lartë për kombin e
tij i cili si asokohe, ashtu si edhe pas vdekjes së tij
(më 1904), ishte nën sundimin e osmanëve. Kons-
truktimi i një të kaluare ilire e ofronte për të dhe
për bashkëkohësit e tij legjitimitetin më të mirë për

53
Më hollësisht për këtë çështje khs. Wilkes 1992, 183-218,
254-280.
54
Malcolm 2002, 79-80.
63
përmbushjen e qëllimeve kryesore politike të
Rilindjes: pavarësisë politike, bashkimit kombëtar
dhe identitetit për shqiptarët në Ballkan.

Shteti shqiptar dhe e kaluara ilire


në kohën e komunizmit

Mirëpo, pas zhbërjes së sundimit osman, në


Europën Juglindore u krijua një shtet i cunguar
shqiptar. Me këtë nuk u përmbushën në asnjë më-
nyrë qëllimet kryesore të Rilindjes. Kjo sepse
shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në nëntor, 1912,
dhe formimi që pasoi i qeverisë në drejtimin e
Ismail Qemalit qenë – për sa i takon qëndruesh-
mërisë dhe veprimit politik - jetëshkurtër. Shteti
dhe qeveria shqiptare u injoruan dhe nuk u njohën
as nga Perandoria Osmane e as nga Fuqitë e
Mëdha të Europës. Fuqitë e atëhershme të Mëdha
të Europës e morën mbi vete ngritjen dhe
kontrollimin e një administrimi ndërkombëtar dhe
e zgjodhën shpejt princin gjerman Wilhelm zu
Wied për sundimtar të Shqipërisë. Princi gjerman
së pari u befasua nga oferta e papritur, por e pranoi
në vitin 1913 emërimin e tij. Kryeministri Ismail
Qemali, që e mishëronte Lëvizjen Kombëtare
Shqiptare, u shtrëngua pas pak të hiqte dorë nga
posti. Qeveria e tij u shprish. Princi Wied e mbajti
postin e vet në shtetin shqiptar vetëm 200 ditë
(mars – shtator 1914). Përkundër vullnetit të mirë,
ai nuk qe i suksesshëm sepse i mungonin gjërat më
të domosdoshme: ushtria, financat dhe përkrahja e

64
popullit dhe e fuqive europiane. Vetëm pas
përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe pas
pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në
janar të vitit 1920, për një pavarësi të qëndrueshme
të vendit u vendos në një konferencë në Paris.
Atëherë, Italisë iu caktua roli i protektorit mbi
Shqipërinë.
Shteti i pavarur i Shqipërisë u njoh në Paris
me kufijtë e tij të pandryshuar që ishin caktuar në
vitin 1913. Sipas vendimeve të Konferencës së
Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913, pothuajse
gjysma e shqiptarëve mbeti, në këtë mënyrë, jashtë
territorit të atij shteti të cunguar.55 Kosova e sotme,
Maqedonia Perëndimore dhe Çamëria në Greqi
mbetën nën sundimin serb e grek. Tërësia territo-
riale e synuar nga Lëvizja Kombëtare e shqip-
tarëve nuk u përjetësua. Për më shumë, për shkak
të krimeve masive, dëbimeve sistematike, politikës
së asimilimit dhe kolonizimeve sistematike me
elemente të tjera etnike të hapësirës etnolinguistike
të tyre, identitetit nacional të shqiptarëve po i
kanosej në esencë rreziku i shuarjes.56 Shtypja,
diskriminimi dhe mbi të gjitha lufta edhe më tej e
popullit të Kosovës kundër sundimit serb krijuan,
jo vetëm në Kosovë, por edhe në bashkësitë
shqiptare të diasporës, parakushte për
atdhedashurinë, përkatësisht për një shtet të
shqiptarëve. Shpirti luftarak dhe luftërat e
shqiptarëve të Kosovës kundër Perandorisë
Osmane gjatë shek. 19 dhe në dhjetëvjetëshin e
55
Më hollësisht Bartl 1999, 126-183.
56
Për gjendjen politike khs. Banac 1984, 103, 280, 299-301,
358, 377, 380-381; Malcolm 1998, 239-264; Sundhaussen
2000, 67-69, 74-78.
65
parë të shek. 20 ishin pjesë e madhe përbërëse e
jetës më tej të atyre shqiptarëve që mbetën jashtë
kufijve të shtetit të Shqipërisë. Formimi më tej i
identitetit nacional në këtë hapësirë u zhvillua
krahas me aspiratat e asaj popullate për mbijetesë
fizike e politike. Ky proces në këtë formë zgjati
deri në fund të shek. 20, kur Ushtria Çlirimtare e
Kosovës (UÇK) dhe NATO i dhanë fund njëherë e
përgjithmonë regjimit të huaj serb.57
Në fillim të shek. 20 edhe përbrenda shtetit
shqiptar procesi i mëtejmë i formimit të kombit u
përcoll me vështirësi e me pengesa të mëdha.
Ndikimi i thellë nga jashtë i të huajve, përçarja e
thellë e elitës politike, mungesa e një vizioni të
përbashkët politik e shoqëror, instabiliteti politik,
vendosja e një diktature mbretërore, shkalla e ulët
e zhvillueshmërisë ekonomike e sociale, ndikuan
dhe e ngadalësuan këtë proces për formimin e
identitetit nacional të gjithëmbarshëm, kolektiv të
shqiptarëve. Shteti i ri shqiptar i periudhës së midis
dy luftërave botërore nuk arriti ta krijonte atë
kohezion të duhur aq të ngutshëm shoqëror, sado
që secili njeri i arsimuar pakëz më mirë e kishte
ndjesinë e identitetit nacional të tij të ndikuar nga
nacionalizmi i Rilindjes.58 Ndjenja ekzistuese
nacionale u lëndua radhazi kur të huajt, dhe në
mënyrë të veçantë Italia e viteve të 30-ta, po e
sillte Shqipërinë gjithnjë e më shumë në pozitë
vartësie. Kur në vitin 1939 Shqipëria u pushtua
nga Italia fashiste, lëvizja komuniste e rezistencës
për çlirimin e vendit mundi të gjente tokë të fortë e

57
Hoxhaj 2003, 516-554.
58
Shih Schmidt-Neke 1987; Fischer 1999.
66
përkrahje të shoqërisë, vetëm duke u mbështetur te
nacionalizmi shqiptar.
Si një zë i arsyes në Shqipëri, Fatos Lubonja
së këndejmi ka plotësisht të drejtë me mendimin e
tij sipas të cilit mbi ideologjinë nacionale shqiptare
u shtresua hap pas hapi një ideologji komuniste
dhe ndodhi kështu një bashkëshkrije e këtyre të
dyjave.59 Po propagohej krijimi i një bote të re për
të cilën kishin luftuar jo vetëm Partia Komuniste e
Shqipërisë, por edhe shumë patriotë të tjerë
pikërisht të kohës së Rilindjes. Në këtë kontekst,
sipas Lubonjës, për krijimin e një legjitimiteti të
nevojshëm të elitës së re shtetërore, rëndësi shumë
të madhe kishin, si mitet e vjetra, ashtu edhe ato të
rejat. Në harmoni me këtë mision edhe historia e
shqiptarëve u pasqyrua ashtu që ajo u nda në katër
faza qendrore të një të kaluare heroike: luftërat e
ilirëve, rezistenca e Skënderbeut, Lëvizja Kombë-
tare e Rilindjes dhe lufta e partizanëve në Luftën e
Dytë Botërore.
Studimi i këtyre katër fushave tematike në
Shqipërinë komuniste pasoi pas vitit 1945 në rend
të parë pas themelimit të universitetit të parë në
Tiranë, të Akademisë së Shkencave, të Institutit të
Historisë dhe të institucioneve të tjera të kësaj
natyre. Elita komuniste e pa si detyrë të saj që edhe
më tej t’ia jepte krahun procesit të formimit të
kombit. Kjo elitë e kuptoi formimin e një shteti të
ri shqiptar si vazhdim të përpjekjeve të mëparshme
të Rilindjes. Në përqendrimin vetëm në hapësirën e
59
Lubonja 2002, 93-97. Khs. për këtë prirjet e interpretimit,
me gjendjen esencialisht më të moçme në fushën e kërkime-
ve në Gjermani Lange 1973, Tönnes 1980 dhe me një
monografi Wildermuth 1995.
67
shtetit të Shqipërisë dhe mbylljen në vetvete nga
bota e jashtme, e cila nga ajo paraqitej si tejpërtej
armiqësore, politika e re ndaj historisë e ndihmoi
njëkohësisht arsyetimin e saj, sa për kursin gjithnjë
e më izolacionist në relacion me botën e jashtme,
aq dhe për pretendimet e komunistëve për pushtet.
Kështu, historianë, arkeologë, antropologë,
etnologë, gjuhëtarë e studiues të letërsisë nisën
gjurmimin e historisë etnike ose kombëtare. S’ka
dyshim se edhe arritën rezultate sistematike.
Natyrisht do të duhej që, si programet mësimore,
ashtu edhe aktivitetet gjurmuese, shkencore ta
ndihmonin bashkëshkrirjen edhe më tej të të dy
ideologjive, përkatësisht asaj të Rilindjes dhe kësaj
të komunizmit. Që në të nisur, historiografia e
sapothemeluar u ballafaqua me mungesën e
metodave dhe të kuadrove profesioniste të
shkolluara. Midis tyre kishte edhe akademikë të
formatit ndërkombëtar, siç ishin Eqrem Çabej,
Aleks Buda e të tjerë, të cilët para vitit 1945 ishin
shkolluar në Perëndim dhe e njihnin gjendjen në
fushën e kërkimeve dhe e nisën kësisoj themelimin
e një tradite solide.60 Në Shqipëri u organizuan
edhe disa konferenca të rangut ndërkombëtar, si
Konferenca e Parë dhe e Dytë e studimeve
albanologjike (1962, 1968) dhe Kongresi i studim-
eve ilire (1972).61 Shkencëtarë të zgjedhur shqiptarë
mund të merrnin herë pas here pjesë në konferenca
e forma të tjera të tubimeve shkencore në Europën

60
Artikujt më të rëndësishëm të të dy autorëve përkitazi me
prejardhjen ilire mund të gjenden në artikujt e tyre të botuar
në përmbledhjen e shkrimeve të E. Çabej 1975, 1976, 1977
dhe Buda 1986.
61
Mirdita 1978.
68
Perëndimore. Megjithatë, të gjitha këto ishin
aktivitete të izoluara, gjithmonë afatshkurtra dhe
me ndikim të kufizuar për shkencën e historisë.
Në këtë mes kemi të bëjmë jo vetëm me një
zhvillim të izoluar të historiografisë kundruall
zhvillimeve shkencore në Perëndim. Shqipëria ish-
te vendi më i izoluar i Europës Juglindore. Bile, në
këtë aspekt, edhe për arsye të kontrollit të Partisë
së Punës të Shqipërisë (PPSH) mbi institucionet
shkencore e kulturore, ishte e pakrahasueshme në
relacion me shtete të tjera komuniste. Dija
historike nuk e kishte autonominë e nevojshme që
ta bënte punën e vet në harmoni me detyrën e
mirëfilltë shkencore të saj. Kjo nuk i shërbente lo-
gjikës së shkencës; detyrë e saj ishte që të bëhej
instrument i politikës së shtetit. Ajo që në Perën-
dim u botua përkitazi me historinë, gjuhën dhe
kulturën e shqiptarëve, nuk do të duhej të kishte
kurrfarë ndikimi në Shqipëri. Ajo që sipas dogmës
së shtetit peshonte si jokorrekte, nuk kishte nevojë
as të shtrohej si temë e diskutimit shkencor. Ishte e
mjaftueshme që thjesht t’u besohej konstrukteve të
historiografisë zyrtare. Natyrisht që ky besim do të
duhej të mbështetej tek „rezultatet e kërkimeve
shkencore“ dhe „njohuritë shkencore“. Mënyra e
këtillë e sjelljes ishte konform me atë që
mbisundonte edhe ndër shtete të tjera socialiste:
mitologjia e zëvendësonte shkencën.
Përkundër gërmimeve të mrekullueshme dhe
gjurmimeve përkitazi me banorët ilirë të Shqipë-
risë, shkenca e historisë nuk mundi të çlirohej as
edhe një grimë nga hija e mitologjisë. Përkundër
faktit që, duke nisur që nga shek. 19, teza e
përhapur gjithandej në Europën Juglindore për
69
prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe të gjuhës së
tyre përkrahej edhe gjatë shek. 20 nga dijetarë me
orë të historisë e të gjuhësisë, me analiza të reja
dhe punime analitike të tyre, historiografia në
Shqipëri nuk mundi të çlirohej nga laku thjesht
romantik i Rilindjes që e kishte kapërthyer.62 Nuk
ndodhi ndonjë konfrontim i mirëfilltë shkencor me
këto çështje kaq komplekse të historiografisë.63 E
kaluara ilire mbeti ta luante edhe më tej rolin e saj
prej cytëses së identitet; së këndejmi ajo vazhdoi të
aplikohej si mitologji e kujtesës kolektive. Teza e
të qenmit komb antik e kishte rëndësinë e vet të
dorës së parë në debatet politike përbrenda dhe
jashtë Shqipërisë. Kjo tezë i mbante të lidhur
bashkë shtetasit e Shqipërisë dhe shqiptarët që
jetojnë jashtë kufijve të saj. Kjo i bëri ata një
bashkësi dhe i shquante ata nga „të tjerët“,
përkatësisht nga sllavët e jugut, grekët e të tjerët.
Duke qenë se shqiptarët jetonin të shkapërderdhur
në shtete të ndryshme të Ballkanit, e kaluara ilire
ishte ajo që i ribashkoi ata në një botë më vete
morale e historike. Ky fenomen përputhej edhe me
konceptin politik. Elita shtetërore komuniste nuk e
pati për program politik konceptin e një shteti
komb i cili do t’i përfshinte të gjithë shqiptarët.
Sepse kjo nuk ishte e mundshme të bëhej asokohe
që bota ishte e ndarë për shkak të Luftës së Ftohtë.
Kjo e shihte veten për elitë e të gjithë shqiptarëve
që jetojnë në Ballkan të cilët u perceptuan si komb
kulturor - një koncept ky që u bart kryesisht edhe
62
Këtu do të duhej të përmendeshin para se gjithash punimet
e Thumb 1910, f. 1-20; Jokl 1929, 63-91; Šufflay 1916, 188-
281 dhe Stadtmüller 1966.
63
Një analizë shumë të mirë për këtë e ka Vebiu 1996, 76-87.
70
nga shqiptarët jashtë Shqipërisë. Ilirët paraqesin
gurin themeltar të konceptit të kombit kulturor.
Ilirët ia lejuan shoqërisë shqiptare të jetonte më tej
në një botë lavdiplote virtuale.
Për ilirët antikë si temë qendrore e gjurmimeve
u botuan shumë punime. Është e pamundshme që
këtu të shtjellohen gjithë ato elemente mitike. Së
këndejmi, më duket më kuptimplote të veçohen e të
analizohen tri elemente vendimtare të tilla nga
“Historia e Popullit Shqiptar” që edhe është në të
vërtetë pasqyra e identitetit kombëtar dhe prodhimi
më i lartë historiografik, e botuar nga Akademia e
Shkencave e Shqipërisë. Vëllimi i parë, mbi ilirët,
është botuar dhe është përpunuar disa herë (1959,
1973, 1977, 1985) mbi bazën e rezultateve më të reja
të gjurmimeve. Këtu do të analizohet botimi
postkomunist i vitit 2000, i cili e ka mbështetjen
para se gjithash te botimet e viteve 1977 e 1985.64
Pasqyrimi i përgjithshëm tregon se qasja për të
kaluarën ilire edhe pas rënies së komunizmit, pas
aplikimit të pluralizmit politik dhe pas hapjes për
botën e jashtme, mbeti po ajo që ishte edhe më
parë. Shqipëria e ditëve tona gjendet në një proces
sa kompleks aq edhe dinamik të transformimit nga
totalitarizmi në demokraci. Kjo nuk vlen për histo-
riografinë. Deri tani nuk ka ndodhur transformimi i
saj në pikëpamje të metodës dhe të shtruarjes së
çështjeve. Historianë të rangut kombëtar si Skënder
Anamali, Selim Islami, Muzafer Korkuti dhe Frano
Prendi i konstruktojnë mitet në këtë vëllim në një
formë sikur bota të ishte ende e ndarë nga Lufta e

64
Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i Historisë 2002.
71
Ftohtë dhe sikur komunizmi ta kishte vendin ende
në grusht.
Duke u nisur nga mitet që sapo u përvijuan më
lart, është miti i kohës së artë ose i kohës historike
ai që zë vendin qendror në prezantimin e ilirëve
nga pikëpamja e historisë kombëtare. Si edhe
tjetërkah nëpër botë, ky mit synon edhe këtu ta
krijojë idenë për trimërinë e heroizmin e periudhave
kohore të ndryshme. Kombi e gjen në këtë mit
kuptimin e qenies së tij të tanishme dhe një vizion
për të ardhmen.65 Në rastin tonë, me këtë mit sqa-
rohen krijimi, paraqitja dhe veprimi i Mbretërisë së
Ilirëve midis shekujve 4 deri 1 para erës sonë. Kjo
mbretëri mori një rol të rëndësishëm falë konfron-
timeve me luftë me makedonët antikë dhe me
Republikën e Romës.66 Përkitazi me këtë jemi të
informuar bukur mirë falë njoftimeve të antikës.
Ç’është e drejta nga një pikëpamje paksa e njëan-
shme greke e romake. Për rrjedhojë, nga burime të
shkruara, më shumë e më saktësisht mësojmë për
luftërat sesa për jetën normale në këtë Mbretëri.67
Gërmimet e bëra në Shqipëri dhe në Jugosllavinë e
dikurshme dëshmojnë për një zhvillim bukur të
mirë të Ilirisë së Jugut. Kjo pasqyrë përputhet në
njëfarë mase edhe me skicën që përkitazi me
ndërtesën politike na e ofrojnë historianët antikë.68
65
Për rolin e këtij miti tek popuj të tjerë shih Smith 1988, 65-66.
66
Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2000, 62-87, 111-114.
67
Vlerësimi i hollësishëm i burimeve mund të gjendet tek
Zippel 1877; Droysen 1877-1878; Droysen 1893, 87-94;
Hammond 1966, 239-253; Hammond 1968, 1-2; Hammond
1974, 66-87.
68
Stiepçeviq 1990, 51-61 dhe para se gjithash Wilkes 1992,
117-155 bashkë me gjendjen e studimeve përkatëse .
72
Në interpretimin e burimeve shkrimore dhe
në vlerësimin e gjetjeve arkeologjike, te historianët
shqiptarë nuk ka kurrfarë kufiri të qartë midis mi-
teve dhe argumenteve shkencore. Edhe mbretërit
krejt të rëndomtë janë për ta heronj kombëtarë. Ata
hyjnë shpesh në Makedoninë e dobët dhe ushtrojnë
ndikim mbi zhvillimet politike në oborrin makedon.
Ose: nëse mbretëria e fortë e makedonëve e sulm-
on shtetin ilir, atëherë mbretërit ilirë i mbrojnë me
çdo kusht krahinat kufitare dhe pavarësinë shtetë-
rore. Ky shtet nuk e kishte vetëm një territor sepse
ai shtrihej që nga lumi Neretva në Kroacinë e
sotme deri te lumi Vjosa në Shqipëri dhe te Liqeni
i Ohrit në Maqedoninë e sotme dhe Bjeshkët e
Sharrit në Kosovë, por i kishte edhe institucionet
politike: pati një kontinuitet të pandërprerë të tri
dinastive mbretërish, ndër të cilët mbi gjithë të
tjerët Bardylis, Glaukos dhe Agron-i ishin të
rëndësishëm për veprimin dhe për fatin e shtetit të
ilirëve, zgjerimit territorial dhe të ndikimit të tij.69
Njoftimet e autorëve antikë sjellin dëshmi për
ekzistimin e institucioneve politike. Historiografia
shqiptare nuk e shtron asnjë pyetje apo çështje
përkitazi me kundërthëniet midis jetës politike të
jashtme dhe asaj të brendshme. Krejt anasjelltas,
kjo historiografi flet për „shtetin ilir si pjesë e
botës së antikës“, për „urbanizim intensiv“ të
Ilirisë së Jugut, për „krijimin e shoqërisë antike“
dhe për „integrimin e saj në civilizimin e avancuar

69
Në fakt, teza e kontinuitetit nga një mbretëri ilire e vetme u
shtrua për herë të parë nga Papazoglu 1967, 123-144 dhe
pastaj u u përpunua nga Islami 1978, 51-72. Shih për këtë
edhe Wilkes 1992, 117-155 me literaturë.
73
të botës së Mesdheut“.70 Në këtë mënyrë „civili-
zimi ilir“ barazohet me civilizimin grek e romak.
Fakti se ilirët ishin një kulturë periferike e llojit si
ajo e trakasve, gjermanëve ose keltëve, këtu nuk
shtrohet fare për debat.71
Në kohën kur Mbretëria Ilire ndodhej në
zenit, interesat e saj ranë ndesh me ato të Fuqisë
më të Madhe të kohës - Republikës së Romës. Për
pasojë të kësaj në fillim ndodhi një rënie në
vazhdim e më pastaj mposhtja përfundimtare e
ilirëve.72 Duke u nisur nga kjo pikë Miti i
mposhtjes shtrohet në një formë të vlerësimit dhe
të interpretimit selektiv të traditës antike për t’u
arritur kështu efekti i dëshirueshëm: ky mit e
sqaron rënien ilire dhe si e përse ilirët u shndërruan
nga heronj në të mposhtur.73 Narracioni i histori-
anëve shqiptarë mund të skicohet përafërsisht
kështu: Flotat ilire kishin pushtuar në kohën e
mbretit Agron (231 para e. s.) disa qytete e toka të
veriut të Greqisë. Politika e tij e zgjerimit
territorial u vazhdua edhe pas vdekjes së tij, për-
katësisht një vit më vonë nga e shoqja, mbretë-
resha Teuta. Ky forcim i Mbretërisë Ilire ishte bërë

70
Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2002, 61-62.
71
Edhe Pirroja i njohur në antikë, i cili në fillim të shek. 3
p.e.s. donte ta pushtonte edhe Italinë, dhe shteti i tij i epiro-
tëve numërohet ndër shtete ilire, khs. Akademia e Shkencave
e Shqipërisë 2002, 87-114. Çështja aq e kontestueshme që
nga shek. 19 e përkatësisë etnike të epirotëve nuk u diskutua
fare në kompleksitetin e saj, por bëmat e epirotëve dhe të
Pirros u paraqitën në mënyrë jokritike.
72
Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2002, 110-160.
73
Për këtë mit në raste të tjera gjatë historisë khs. Smith
1988, 67.
74
pengesë për politikën imperialiste të Romës. Dy
ngjarje u morën më pastaj shkas për arsyetimin e
intervenimit të tyre ushtarak: aktet e piratërisë të
ushtruara nga fise ilire në ujërat e Adriatikut dhe
vrasja e dy të të dërguarve romakë qenë shkas për
romakët që t’i shpallnin luftë mbretëreshës Teuta.
Kështu shpërtheu lufta ilire-romake (229/228 para
e. s.), e cila Mbretërinë e Ilirëve e solli në raport
vasal me Romën. Jo vetëm epërsia e ushtrive të
Romës, por edhe „roli prej tradhtari“ i komandantit
ilir Demetrios Pharos ishin vendimtarë për
rrjedhën e luftës. Ky “tradhtar“, i cili më vonë do
të bëhej regjent i mbretëreshës, kishte filluar pas
pak vitesh ta forconte pikërisht këtë ndërtesë
politike ilire dhe të lidhte aleancë me Makedoninë.
Përpjekja e tij që ta rikthente pavarësinë e plotë të
Mbretërisë e shkaktoi luftën e dytë ilire - romake
(219 para e. s.). Ushtria romake zuri vend përsëri
në Iliri dhe bëri një luftë të shpejtë të cilën e fitoi.
Puna që kishte mbetur të bëhej ishte gjetja e
aleatëve kundër Romës në Makedoni dhe tjetërkah
nëpër Ballkan. Mbreti Pleuratos (Pleurat) dhe
sidomos më vonë i biri, Genthios (Genci), kishin
filluar në dy dhjetëvjetëshat e shek. 2 një forcim
politik e ekonomik të Mbretërisë. Ky i fundit rroku
armët, kur nuk mund të evitohej më lufta që po i
imponohej mbretërisë nga jashtë. Në vitin 169
Mbretëria Ilire, bashkë me Makedoninë dhe me
Epirin u pushtua përfundimisht nga Roma. Mbre-
tërit ilirë e makedonë bashkë me familjet e tyre u
sollën në Romë si robër lufte. Në dy shekujt që
pasuan ushtri të tjera romake pushtuan fise ilire,
midis tyre edhe Mbretërinë e Dardanëve në shek. 1

75
para e s.74 Edhe luftërat e tjera çlirimtare ishin të
pasuksesshme, ashtu siç dështoi edhe kryengritja
më e madhe, ajo e viteve 6-9 të e. s. e cila u shua
me mund të madh.
Pas këtyre ngjarjeve nuk pati më kryengritje
të tjera të mëdha. Ilirët u bënë pjesë e Imperium
Romanorum, për sa kohë që pati romakë. Por, për
historianët shqiptarë, ilirët e kishin vazhduar rezis-
tencën edhe përgjatë pesë shekujve të sundimit
romak. Se si ndodhi kjo dhe çfarë veprimi pati ajo
rezistencë, sqarohet përmes Mitit të Regjenerimit.75
Ky mit i përhapur gjithandej në të shumtën e na-
cionalizmave, lidhet me konceptet e autenticitetit
dhe me atë të autonomisë. Këto koncepte nënkup-
tojnë faktin e pandehur të homogjenitetit kulturor,
procesin e vazhdimësisë së tij dhe riformimin e një
bashkësie etnike mbi po ato baza të moçme.76
Në këtë kuptim shkenca e historisë i del zot
mendimit se një proces asimilimi i realizuar për-
mes nënshtetësimit të shtresave të larta shoqërore,
të ngritjes së qyteteve romake, rekrutimit të
vendësve në njësitë ndihmëse të ushtrisë romake,
të përhapjes së latinishtes dhe të kulteve romake
fetare ishte i suksesshëm vetëm në Ilirinë e Ve-
riut.77 Në Ilirinë e Jugut, që e përfshinte Shqipërinë
e sotme, Kosovën, Malin e Zi dhe pjesërisht edhe
Makedoninë, romanizimi kishte një ndikim të

74
Khs. Papazoglu 1978; Wilkes 1992, 183-218.
75
Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2002, 160-183, 207-210.
76
Për këtë mit në raste të tjera të historisë shih Smith 1988,
67-68.
77
Khs. Alföldy 1965; Moscy 1970; Moscy 1974 dhe Wilkes
1969.
76
kufizuar. Masa e gjerë e popullsisë as nuk ishte
romanizuar e as asgjësuar.78 Kjo mund të dësh-
mohej me ruajtjen e emrave personalë ilirë, të
qendrave ilire të qyteteve, të gjuhës, të marrjes së
krishterimit dhe me shumë gjetje arkeologjike.
Varri i madh i zbuluar në vitin 1898 në katundin
Koman të Shqipërisë së Veriut, gjetjet që në
shkencë tashmë janë të njohura si „Kultura e
Komanit“, dëshmojnë kontinuitetin midis ilirëve
dhe shqiptarëve të hershëm. Këto gjetje arkeolo-
gjike dëshmojnë një kulturë shqiptare të mesjetës
së hershme dhe faktin se shqiptarët dalloheshin
nga popujt e tjerë. Për rrjedhojë, në të mirë të kësaj
teze sjellin dëshmi edhe gjetje të ngjashme në
Shqipërinë e Jugut, në Mal të Zi, Kosovë, Maqe-
doni e madje edhe në Greqi, të cilat të tërat bashkë
janë elemente të harkut kohor midis shekujve 6 e
8, përkatësisht të antikës e të Bizantit. Qendrën
bërthamë të shqiptarëve të hershëm e përbëjnë,
para së gjithash, krahinat midis qyteteve të sotme
të Lezhës, Dibrës, Ohrit e Vlorës, të cilat gjatë
mesjetës quheshin me emrin përmbledhës
Arbanon, Arbanum ose sllavisht Raban. Ky „atdhe
i kryehershëm“ shtrihej përafërsisht në atë hapësirë
të cilën gjeografi Ptolemaios (Ptolemej) e quante
në shek. 2 të erës sonë për vend të fisit të Albanoi-
ve me kryeqendër të tyre qytetin Albanopolis.
Edhe kur shqiptarët dalin rishtazi në dritën e
historisë në shek. 11, në traditën bizantine u
quajtën edhe më tej po me emrin Albanoi.79
78
Për fenomenin e romanizimit dhe dinamikën e tij në
Ballkan khs. Alföldy 1972, 1-16 dhe Alföldy 1988, 1-21.
79
Për këto çështje khs. Wilkes 1992, 254-280 përmbledhtazi
dhe me gjendjen në fushën e studimeve.
77
Shqyrtime përmbyllëse dhe perspektivat
në demokraci

Studimi i çështjeve shumëdimensionale të


formësimit dhe të krijimit të kombit shqiptar është
njëra ndër tema më interesante të historisë së
Europës Juglindore. Duke nisur që nga shek. 19 e
deri në ditët tona, shumica e historianëve të
Perëndimit, mbi baza studimesh të natyrave të
ndryshme, e marrin trashëgiminë ilire si bazë të
procesit të gjatë e kompleks të etnogjenezës së
shqiptarëve. Themeluesit dhe përfaqësuesit e
deritanishëm perëndimorë të tezës së prejardhjes
ilire të shqiptarëve nuk ishin as pjesë e
nacionalizmit shqiptar dhe as në shërbim të një
politike nacionale shtetërore. Pikënisja e
përfaqësuesve të kësaj teze korrespondonte dhe
korrespondon edhe sot e gjithë ditën me të arriturat
shkencore të cilat në një formë të thjeshtësuar
mund të përmblidhen si vijon: Duke qenë se as
mbi bazën e burimeve të shkruara e as të gjetjeve
arkeologjike nuk mundi të dëshmohej ndonjë
dyndje e shqiptarëve në hapësirën e tyre të sotme
kompakte etnolinguisike as në antikë e as në
mesjetë, dhe faktit që këta e flasin një gjuhë të
mëvetshme të tyren e cila po ashtu nuk mund të
lidhje me asnjërën nga gjuhët që fliten në Ballkan,
përkrahësve të kësaj teze mendojnë se pikëpamja
shkencor e prejardhjes ilire të shqiptarëve është e
vetmja bindëse për një çështje të tillë. Që nga kjo
kohë kjo mbetet teza përgjithësisht më e përhapur.
78
Teza konkurruese për prejardhjen trakase të
shqipes e të shqiptarëve mbeti deri edhe në ditët e
sotme e përqafuar vetëm nga pak dijetarë.80
Deri në Luftën e Dytë Botërore edhe shkenca
perëndimore e përfaqësonte idenë primordialiset të
krijimit dhe të paraqitjes së kombit shqiptar. Kjo
tezë ishte në harmoni me idenë dhe me gjendjen e
asokohshme të dijes. Edhe ideja e Sami Frashërit
dhe e Rilindjes që nisej nga një prejardhje
„organike“, „biologjike“ e kombit të tyre nga
pellazgët parahistorikë dhe nga ilirët antikë, ishte
po ashtu në harmoni me diskursin e atëhershëm në
Europën Lindore e Juglindore. Ky diskurs përkita-
zi me etnicitetin dhe me kombësinë u vazhdua
edhe nga vetë shqiptarët, kur këta filluan pas vitit
1945, me një numër gjithnjë në rritje prej dije-
tarësh, ta gjurmonin të kaluarën e tyre. Kësisoj u
propagua thjesht një prejardhje „biologjike“, një
kontinuitet „gjaku“ nga ilirët antikë tek shqiptarët
modernë. Kjo rrethanë tregon se historiografia në
Shqipëri në shek. 20 e ndoqi shtegun e vet të
rrugëtimit, ashtu sikur të mos ketë pasur në fusha
të dijes së shkencave sociale aq shumë literaturë
përkitazi me etnogjenezën, formimin e kombit dhe
me nacionalizmin. Debatet e zhvilluara deri më
tani në Perëndim nuk ndikuan as edhe një fije mbi
këtë shkencë të historisë. Në këtë mënyrë, këta
dijetarë e shndërruan tezën e prejardhjes ilire të

80
Përkitazi me tezën trakase shih sidomos Weigand 1927,
227-251 dhe Schramm 1994, 14-191. Për një diskutim
krahasimtar të tezave para se gjithash nga Schramm 1994
dhe Malcolm 1998, i cili sjell argumente në të mirë të
prejardhjes ilire, khs. Clewing 2005a; autori e konstaton një
plauzibilitet dukshëm më të madh të tezës ilire.
79
shqiptarëve, e cila mund të dëshmohet mbi bazën e
të arriturave shkencore, në një mitologji dhe e bënë
si besim nacional.
Përkundrazi, kombi shqiptar, si edhe të gjitha
kombet e tjera, nuk është ndonjë krijesë e dhënë
njëherë e përgjithmonë. Ai gjendet në një proces të
përhershëm formimi. Ata që marrin pjesë në këtë
proces e shohin veten si rezultat të zhvillimeve e të
rrjedhojave historike të së kaluarës, të nevojave
individuale e kolektive për ngrohtësi, forcë cytëse
për jetesë dhe solidaritet, në kohën kur jetojnë
edhe për një vizion për të siguruar një të ardhme
më të mirë. Element qendror në formimin e
identitetit nacional të shqiptarëve ishte dhe është
pretendimi për prejardhjen ilire të tyre. Megjithatë,
do të duhej të ishte e qartë se prejardhja etnike
edhe te popujt e tjerë, më parë është një çështje
kulture, sesa e prejardhjes biologjike dhe e rritjes
organike. Rrënjët e kombit të shqiptarëve janë te
koha e paramodernes dhe pa kurrfarë dyshimi para
lindjes së Lëvizjes Kombëtare të Shqiptarëve në
shek. 19. Çështja e kontinuitetit dhe e
diskontinuitetit është në historinë shqiptare e lidhur
me elemente të tjera të rëndësishme të etnosit
shqiptar të kohës së para lindjes së këtij kombi, si
p.sh. identifikimi me një emër të përbashkët
grupor, me mitin për pararendësit e përbashkët, me
kujtesën e përbashkët kolektive historike dhe me
traditat, elementet kohezive të kulturës së
përbashkësisë, lidhjet me territorin historik ose me
„atdheun“ dhe me sjelljen solidare të elitës
shqiptare. Nacionalizmi shqiptar i Rilindjes dhe
gjatë kohës së komunizmit arriti që ta përhapte
ideologjinë dhe doktrinën e tij, me qëllim të
80
krijimit të identitetit nacional, të përbashkësisë dhe
të pavarësisë, sepse ky gjithmonë mundi të mbë-
shtetej te rrënjët e forta të së kaluarës, te kujtesa
dhe ndjesitë kolektive. Procesi i formimit të kom-
bit te shqiptarët është, së këndejmi – si edhe gjetiu
– rezultat i një dinamike shoqërore midis besimit,
ndjenjave, miteve dhe arsyes, njohurisë e dijës.
Në këtë kapitull nuk e kam shtruar pyetjen
nëse mitet e së kaluarës ilire duhet të shemben dhe
nëse kësisoj historia shqiptare do të duhej të
zhvishej nga mitologjia. S’ka dyshim se për një gjë
të tillë ka nevojë. Mirëpo, analiza ime kishte për
qëllim para se gjithash të jepte përgjigje përse u
krijuan mitet përkatëse, që ishin një nevojë politike
e shoqërore dhe përse në atë kontekst u desh
mbështetja tek e kaluara ilire. Në këtë kapitull u
tregua se mitet e së kaluarës ilire kontribuuan
dukshëm që shqiptarët u bënë një bashkësi prej
kombi. Këto mite vepruan jo vetëm në të kaluarën;
ato e strukturojnë edhe sot mendimin shqiptar dhe
e motivojnë mënyrën e sjelljes dhe të veprimit të
shqiptarëve. Kombi shqiptar nuk do të mund të
parafytyrohej pa mitet që u analizuan këtu. Kjo
sepse këto mite i krijuan në të kaluarën dhe i
krijojnë edhe sot përfytyrimet për një „identitet të
veçantë“, „dinjitet të veçantë“, „territor të veçantë“
dhe „pavarësi të veçantë“ të shqiptarëve. Vetëm në
këtë rrafsh mund të kuptohen paraqitja, natyra dhe
forca vepruese e këtij kombi. Vetëm në këtë
kuptim nacionalizmi shqiptar arriti të përqafohej
nga shtresa të gjera të popullatës. Vetëm në këtë
konstelacion, identiteti nacional mbeti tek shqipta-
rët identitet vendimtar. Si edhe kudo në botë, edhe
këtu identiteti nacional është forma më e afërt e
81
bashkësisë moderne politike e kulturore dhe njëra
ndër shtyllat më të forta për arritjen e një
kohezioni, të ndjenjës së përbashkësisë dhe të
progresit shoqëror.

82
83
2. Përgjegjësia politike
dhe Akademia serbe

Hyrje

„Dhe, pa dyshim se gjatë prezantimit të fak-


teve, Dhoma do të dëgjojë për
Memorandumin e Akademisë së Shkencave
dhe Arteve të Serbisë, për të cilën u mësua,
më 1986. Sigurisht, është ky një Memorandum
i atyre që vërtet janë intelektualë e që qenë në
gjendje që, më 1986, të vënë emrat e tyre nën
këta rreshta që po i citoj, të përkthyer,
natyrisht: Gjenocidi fizik, politik, ligjor dhe
kulturor kundër popullatës serbe në Kosovë e
Metohi është disfatë serioze e Serbisë. Në
Memorandum madje thuhej: Pos në kohë
lufte, serbët e Kroacisë kurrë nuk kanë qenë
më të kërcënuar sesa sot. Ky, pra, ishte
reagimi i intelektualëve në bindjen e serbëve
për atë që kishte filluar të ndodhte në
Kosovën e vogël. Por, sa i vërtetë ishte ky
përfytyrim - kërcënimi i vërtetë me të cilin
përballeshin serbët në krahasim me kërcënim-
et me të cilat u përballen të tjerët më vonë? Si
kanë mundur ta përdornin në mënyrë raciona-
84
le, në këtë kontekst, nocionin e gjenocidit të
kulturës? Në të vërtetë, ishte vetë kultura mbi-
zotëruese ajo që mund të lindte një mendim të
tillë dhe në atë kohë flitej shumë për atë se si
serbët qenë të kërcënuar dhe për shqetësimet
se masakrat e Luftës së Dytë Botërore, ku ata
pësuan keq, shumë keq, do të ndodhnin
përsëri, për shqetësimet se do të vërshoheshin
nga shqiptarët në Kosovë apo se do të mund t'i
nënshtroheshin, disi, një eksploatimi dhe re-
prezaljeve, politikisht dhe ekonomikisht.”81

Kështu e përshkroi Carla del Ponte rolin e


Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave
e të Arteve (ASSHA) gjatë rrjedhës së konfliktit në
Jugosllavi, kur më 12 shkurt 2002 nisi procesi
kundër Sllobodan Milosheviqit. Presidenti i dikur-
shëm i Jugosllavisë së cunguar u akuzua për krime
të luftës, për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit,
që u bënë në Kosovë, në Bosnjë-Hercegovinë e në
Kroaci.82 Memorandumi, për të cilin është fjala, ka
qenë deri tani objekt i shumë debateve: ai u sulmua
e u mbrojt shpesh, madje edhe nga të tillë të cilët,
në të vërtetë, as që e kishin lexuar ndonjëherë.83

81
Fjalimi mund të merret online në: http://www.un.org/icty/
transe54/020212IT.htm, citati në fq. 17.
82
Tekstin e aktpadisë shih në: http://www.un.org/icty/
indictment/english/mil-ii990524e.htm.
83
Teksti integral i origjinalit të Memorandumit u botua në
krye të herës si: „Memorandum“ grupa akademika Srpske
Akademije Nauka i Umetnosti o aktuelnim društvenim pita-
njima u našoj zemlji, në: Naše teme 33 (1989) Nr. 1-2, 1989,
128-163. Në këtë punim do të citohet botimi i ri i pajisur me
një parathënie të hollësishme nga Kosta Mihailović e Vasilije
85
Një shumësi prej publicistësh vendorë, të cilët e
kanë bashkëndjekur rrjedhën e konfliktit në Jugo-
sllavi, e kanë prezantuar dhe vlerësuar fluturimthi
këtë dokument në kontekste të ndryshme.84 Këtë
dokument e patën për objekt trajtimi nga aspektet e
shkencave historike e politike edhe vëzhgues të
Perëndimit, diplomatë e ekspertë të Ballkanit gjatë
dhe pas përfundimit të konfliktit. Këta të fundit i
hapën kështu udhë një analize më të thelluar përki-
tazi me ndikimin këtij dokumenti për zhbërjen e
dhunshme të Jugosllavisë.85 Përkundër shkallës së

Krestić ("Memorandum SANU". Odgovori na kritike.


Beograd 1995) që u botua njëkohësisht me versionin anglisht
të tij (Memorandum of the Serbian Academy of Sciences and
Arts: Answers to Criticisms. Belgrade 1995). Vepra e Miha-
iloviqit e Krestiqit u botua në gjuhë nga më të ndryshmet si
botim zyrtar i akademisë, si botues figuronte presidenti i
atëhershëm i Akademisë Mirosllav Pantiq. Pjesët e cituara, të
ofruara nga Carla del Ponte, nuk korrespondojnë, ç’është e
vërteta, saktësisht me tekstin e këtij botimi (khs. aty fq. 128
dhe fq. 133), tek këto citime kemi të bëjmë mbase - sheshazi
– me një përkthim pune, jo autentik me origjinalin.
84
Mjerisht, deri tani nuk ka as në shtypin vendor e as në atë
të Perëndimit ndonjë analizë përkitazi me Memorandumin,
analizë e cila do të ishte kontribut i çmueshëm vlerësimit të
ndikimit të Memorandumit mbi popullatën serbe e edhe mbi
kombet e tjera të Jugosllavisë.
85
Si reprezentative khs. përzgjedhjen e: Banac 1995, 55;
Meier 1996, 94-97; Malcolm 1998, 340-341; Mertus 1999,
137-145; Petritsch 1999, 159-172; Judah 2000, 158-160;
Sundhaussen 2000, 65-88, këtu 81-82; Sell 2002, 45-47. Për-
mbajtësore në këtë mes përkitazi me rolin e ASSHA dhe të
Memorandumit së saj janë analizat e bëra nga Milosavljević
2000, 50-80, këtu 52-55 si edhe 274-303, të cilat, megjithatë,
as në aspektin analitik nuk dalin jashtë kuadrit të punimeve të
tjera që u përmendën: Yugoslavia as Mistake, dhe: The Abuse
of the Authority of Science, Në: Popov, Nebojša (ed.), The
86
ndryshme të kualitetit dhe daljes zot tezave nga më
të ndryshmet, pjesa më e madhe e autorëve është e
një goje se Memorandumi, i hartuar si udhërrëfyes
për qeverinë e atëhershme të Serbisë pas marrjes së
pushtetit nga Milosheviqi (1986/7), ishte dhe
mbetet manifest i politikës së tij dhe i programit
serbomadh.

Objekti i studimit dhe metoda

Marrja në vështrim e këtij dokumenti në këtë


kapitull e ka për pikënisje fjalën hyrëse në procesin
e Hagës. Sikundër u pa, Carla del Ponte premtonte
aty se, në rrjedhë të procesit, do të dëgjohet më
shumë për Memorandumin dhe për rolin e intelek-
tualëve serbë në vitet e 80-ta. Mirëpo, procesi i
Hagës ka përfunduar, por kjo çështje, në të vërtetë,
nuk u përmend më asnjëherë. Trajtimi i saj mbeti
kësisoj në Tribunalin për Krimet e Luftës në Ish-
Jugosllavi si çështje e hapur. Përmendja në vazh-
dim e këtij Memorandumi në këtë proces me
rëndësi dimensionesh të historisë botërore - si
shans i humbur me këtë rast - bëri që të shfaqet
nevoja për një analizë këtij dokumenti. Në këtë

Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis, Budapest


2000 (përkthimi anglisht i vëllimit me punime "Srpska
strana rata" të botuar në Beograd më 1996 nga Popov,
Thomas Bremer dhe Heinz Günther Stobbe si "Serbiens Weg
in den Krieg. Kollektive Erinnerung, nationale Formierung
dhe ideologische Aufrüstung" të botimit gjermanisht, këtu
nën titullin: Jugoslawien als Irrtum, 421-439, përkatësisht:
Der Mißbruch der Autorität der Wissenschaft, 159-182).
87
kapitull, Memorandumi do të analizohet në
perspektivën e tij që nga botimi dhe sidomos
ndikimi i tij në përgatitjen e gjatë shpirtërore të
përdorimit të dhunës. Në mënyrë të veçantë do të
trajtohet këtu ndikimi i tij në arsyetimin dhe
legjitimimin e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe
të krimeve masive, të cilat kishin filluar të
ushtroheshin që nga viti 1990 dhe gjatë luftës në
Kosovë (1998/9). Deri më tani, Memorandumi nuk
është analizuar në këto aspekte.
Në shek. 20 kishte edhe dy Memorandume të
tjera të cilat, që atëherë e kishin preferuar përdori-
min e dhunës ndaj popullatës shqiptare të Jugoslla-
visë së asokohshme. Edhe këto u hartuan si udhë-
rrëfyese për qeveritë e atëhershme serbe, përkatë-
sisht jugosllave të cilave, për si e vetmja metodë
politike efektive për zgjidhjen e „problemit të
minoritetit shqiptar“, u propozohej dëbimi i tij.
Autorët e të dyja këtyre Memorandumeve –
historiani i njohur Vasa Çubrilloviq (1937, dhe
rishtazi edhe më 1944) dhe bartësi i Çmimit Nobel
për letërsi Ivo Andriq (1939) – ishin anëtarë të
respektuar të ASSHA dhe për kohë të gjatë patën
ndikim tek opinioni serb.86 Pas vitit 1980 Akade-
mia serbe hyri sërish ribotimit në vazhdim të
veprave nacionaliste serbe, të cilat merreshin me
Kosovën. Këtu duhet përmendur në rend të parë
Historinë e Kosovës të hartuar nga Dimitrije

86
Këto tri dokumente janë përkthyer në anglisht dhe janë
botuar nga Elsie 1997, 400-425 dhe 435-449. Për si program
serbomadh Memorandumi i Çubriloviqit është vlerësuar nga
Cohen 1997, 4, 6, 12. Krahaso edhe Qosja 1997, 21-38. Një
përmbledhje e dokumenteve kryesore të politikës serbo-
madhe gjendet tek Brandt dhe Bože 1991.
88
Bogdanoviq, e cila mbështet në imazhin historik
prej armiku të shqiptarëve dhe i del zot tezës se
popullata shqiptare e Kosovës, përmes një lloj
„gjenocidi biologjik“, po e rrezikuaka popullatën e
atyshme serbe.87 Për raportet që mbisundonin në
Jugosllavinë e asaj kohe, botimet e këtilla ishin, pa
kurrfarë mëdyshje, punë jo e zakonshme akademi-
ke.88 Askund tjetër në qarqet akademike joserbe
nuk përhapeshin imazhe të këtilla prej armiku dhe
frika nga „gjenocidi”.89
Memorandumi i vitit 1986 është – sikundër
do të tregohet në vazhdim – mitologjia më volu-
minoze politike, e cila është krijuar ndonjëherë për
opinionin serb. Për shkak të karakterit të tij
programatik, të një rrëfyesi të përgjithshëm dhe të
trajtimit të temave nga më globalet, është sheshazi
fort e vështirë për t’u besuar se ai mund t’i bëjë
ballë një kritike të ashpër e analitike. Në Memo-
randum janë seleksionuar e interpretuar qëllimisht

87
Bogdanović 1985.
88
Kishte kohë që opinioni serb i atëhershëm ishte mësuar me
kësi tezash të dalë nga hamendja. Për t’u vënë në spikamë
është se asokohe përdorimi me plotë vetëdije e sistematikisht
i nocionit “gjenocid“ për përshkrimin e gjendjes së serbëve
në Kosovë. Në janar të vitit 1986, 216 intelektualë serbë, të
prirë nga shkrimtari i njohur e më vonë edhe prersident i
Serbisë Dobrica Qosiq e nënshkruan një peticion, sipas të
cilit besohej se një „gjenocid“ i tillë vërtetë paska ngjarë
(khs. Magaš 1993, 14 dhe 50).
89
Për imazhet më të vjetra të serbëve për shqiptarët si armik
para vitit 1914 krahaso Georgevitsch 1913 (sidomos faqe 13)
dhe Balkanicus 1913. Një analizë shkencore përkitazi me
këto stereotipe shihe sidomos Banac 1984, 293 -295. Rreth
këtyre stereotipeve gjatë viteve të 80-ta krahaso Lutovac
1995, 141-3.
89
fakte të pavërteta, gjysmë të vërteta dhe gënjesh-
trash; se çfarë është empirikisht, si e mundshme, e
pamundshme ose edhe vetëm si pandehje, autorë të
këtij Memorandumi thjesht nuk deshën t’i hetoj-
në.90 Ata nuk e panë të udhës të përpiqen që tezat e
tyre t’i mbështesin mbi bazën e metodës empirike.
Prandaj „rezultatet shkencore“ të arritura nga këta,
nuk do të duhej, së këndejmi, kurrsesi të merren
seriozisht. Mirëpo, për ne domethënie të madhe ka
rrethana që në Memorandum është përpunuar dhe
prezantuar një ideologji analoge, e cila, si e tillë,
ka qenë e pranishme në shumë qeveri dhe elita
vendesh të ndryshme të botës, të cilat përgatitën
dhe ushtruan krime të luftës e gjenocid mbi grupe të
ndryshme etnike e fetare. Kjo vlen për Turqinë e
viteve 20-ta, Gjermaninë naziste, Ruandën e viteve
90-ta dhe vende të tjera.91 Një dokument i tillë, si
Memorandumi, në mënyrë adekuate mund të
lexohet e kuptohet vetëm si mitologji politike.
Hulumtimet moderne kanë treguar se para-
kusht për krime masive cilësohet pjesëmarrja
aktive e shumë pjesëtarëve të një shoqërie dhe
përkrahja pasive e shumicës së mjedisit gjegjës. Në
librin e tij shumë të njohur, por edhe të kontestuar,
Daniel Goldhagen e paraqet holokaust-in si
„projekt nacional gjerman“. Sipas rezultateve të
tij (të cilat nga dijetarë të tjerë në studime të tyre
solide janë pranuar për të qëndrueshme) në asgjësi-
min masiv të hebrenjve, përveç strukturave shtetë-
rore e politike, ishin të involvuar edhe qytetarë të
90
Krahaso Sundhaussen 2000, 81.
91
Përmbledhtazi lidhur me këtë: Kressel 2002, 18-39, 108-
119, 130-143, 164-169 dhe 214-231. Më hollësisht për
Turqinë shihe tek Reid 1999, 60-91.
90
rëndomtë gjermanë.92 Edhe në Ruandë, me rastin e
gjenocidit, përkrah udhëheqësve ushtarakë e poli-
tikë kishte marrë pjesë edhe numër i madh qyte-
tarësh të rëndomtë ruandezë.93 Edhe shembuj të
tjerë e dëshmojnë gjithashtu pjesëmarrjen e "nje-
rëzve normalë" në krim ndaj një mase njerëzish.94
Në rastin e konfliktit në Jugosllavi nuk është
gjurmuar ende pjesëmarrja në masë e shoqërisë në
krimet e luftës. Tribunali i Hagës për Krime të
Luftës ka ngritur deri tani padi me prapavijë
politike e ushtarake ndaj disa individëve të cilët
mbajnë përgjegjësi për gjenocid, për krim kundër
njerëzimit dhe për krim të luftës në Bosnje-
Hercegovinë, Kroaci e në Kosovë.95 Për Kosovën,
Human Rights Watch e ka dokumentuar në një ra-
port të mbështetur mirë, planifikimin, sistematikën
dhe zbatimin e të gjitha krimeve të luftës që u bënë
në Kosovë nga nivelet më të larta autoritative
ushtarake të Jugosllavisë së cunguar e të Serbisë.96
Studime të tjera të lidhura me këtë temë i kanë
gjurmuar shterueshëm krimet e bëra dhe për
rezultat të qartë e kanë pasur dëshmimin katërçipë-
risht të qëllimeve, metodave dhe masave të ndër-
marra për „spastrimin etnik“ në këtë vend.97

92
Goldhagen 1996; me më shumë maturi, para tij: Browning
1992.
93
Më hollësisht lidhur me këtë krahaso: Scherrer 2002, 67-138.
94
Përmbledhtazi Alvarez 2001, 86-108.
95
Të gjitha këto tekste të padisë mund t’i gjenden online nën:
http://www.un.org/icty/ind-e.htm
96
Human Rights Watch 2001.
97
Hoxhaj dhe Müller, 2000, 18-28.
91
Me rëndësi fundamentale për këtë kapitull
është që hulumtimet e gjithanshme e kanë dëshmu-
ar involvimin e përgjithshëm të elitave në përgatit-
jen, arsyetimin dhe përligjjen e krimeve ndaj një
mase etnike. Është dëshmuar se ideologët e një
gjenocidi nuk janë kurrsesi ndonjëfarë përbindëshi e
psikopati, por individë, njerëz normalë dhe shumë
shpesh ekspertë me famë.98 Në situata konkrete, të
tillët por kontribuojnë që asgjësimi i grupeve të
tjera etnike apo fetare – i cili pothuaj se gjithmonë
planifikohet e kryhet nga autoritete shtetërore – të
konsiderohet nga popullata shumicë si një punë
krejt normale.99 Mbi bazën e statusit të tyre social
dhe të dijes profesionale të tyre nga degë të
ndryshme të dijes, ekspertët luajnë një rol
vendimtar në arsyetimin e gjenocidit: Ata e për-
caktojnë kornizën ideologjike, intelektuale, shken-
core e legale për shfarosjen e grupit tjetër. Duke u
mbështetur mbi shembullin e nacionalsocializmit
është dëshmuar shumë mirë se mjekët, juristët e
historianët e formulojnë arsyetimin e veprave kri-
minale në frymën e shkencores, ashtu që ato bëhen
gjedhë e arsyetimit për shumicën e shoqërisë
gjegjëse e - së këndejmi - edhe të pranueshme.100
Të njëjtat veçori u dëshmuan edhe në rastet e tjera
98
Përmbledhtazi shihe: Heim, 2002, 657-673. Më hollësisht
me shembuj të tjerë krahaso: Alvarez 2001, 56-85.
99
Rreth çështjes së legjitimimit shihe sidomos: Kuper 1981,
84 dhe Cohn 1967, 263.
100
Për rolin e mjekëve këtu duhet përmendur sidomos Proctor
1988, Friedlander 1995 dhe Glass 1997. Sa u takon juristëve
të nacionalsocializmit shihe sidomos: Neliba 1992; Tarrab-
Maslaton 1993; Rüthers 1994; Stollei, 1989. Për rolin e
historianëve shihe sidomos vëllimet me punime: Schöttler
1997 dhe Schulze 1999 (krahaso edhe Aly 1999, 153-183).
92
të gjenocidit.101 Për sa i përket krimit të bërë në ish
Jugosllavi, prijatare në këtë fushë janë studimet e
Norman Cigar-it përkitazi me arsyetimin e gjeno-
cidit nga ana e orientalistëve serbë; studimet e
Philip J. Cohen mbi bashkëfajësinë e intelektua-
lëve serbë dhe studimet e Michael Sells mbi rolin e
mitologjisë për Kosovën në kontekstin e gjenocidit
të ushtruar mbi qytetarët në Bosnjë dhe Hercego-
vinë.102

Historia dhe qëllimi i Memorandumit

Publikimi i Memorandumit më 24 e 25 shta-


tor 1986 është një ngjarje me rreze të gjata ndikimi
në historinë e konfliktit në Jugosllavi. Botimi i tij
jozyrtar në Večernje Novosti mund të ketë qenë gjë
e rastit apo një aksident, siç u tha më vonë nga kjo
Akademi. Asokohe Akademia serbe as nuk e de-
mantoi, por as nuk e pranoi Memorandumin për
dokument të vetin zyrtar. Mirëpo, përmbajtjen e tij
nuk e vuri asnjëherë në dyshim. E vetmja punë që
kishte shkuar keq në këtë drejtim ishte rrethana që
ky shkrim u botua para kohe nga gazeta që u
përmend më lart. Kur u botua zyrtarisht më 1995,
kjo ndërmarrje u sqarua kësisoj: „Puna në
përpilimin e Memorandumit, që doli në shesh para
kohe, nuk qe kompletuar kurrë. Asnjë trup i

101
Për Ruandën krahaso: Destexhe 1995, 21-47.
102
Cigar 1994, 147-170; Cohen 1996, 39-64; Cohen e cilëson
këtu Memorandumin si „pauzë të kaltër “ të politikës serbe
në Bosnje (krahaso edhe fq. 39). Sells 2001, 182-205.
93
Akademisë Serbe nuk e ka miratuar
Memorandumin. Në formën e pakompletuar, të një
draft-versioni, Akademia Serbe nuk mund ta
pranonte si një dokument prapa të cilit do të mund
të qëndronte dhe ta mbronte. Akademia beson
përgjigjja më e mirë të gjithë atyre që e sulmuan atë
lidhur me Memorandumin është që të botojë
dokumentin e plotë, jo vetëm në gjuhën serbe, por
edhe në gjuhët angleze, gjermane dhe franceze.”103
Me botimin nga vetë Akademia, kjo e fundit e
pranoi më në fund – pas nëntë vjetësh –, se “i
ashtuquajturi Memorandum” kishte qenë
praktikisht tekst i vetë asaj; dhe se, edhe versioni i
pare i botuar ishte tekstualisht autentik.
Së këndejmi u pa e domosdoshme që të
bëhet publike si historia aq e kontestueshme e
lindjes së Memorandumit, ashtu edhe autorët e
tekstit: „Duke vepruar në përputhje me rezolutën e
Asamblesë dhe rekomandimet e Bordit të vet ekze-
kutiv, Presidenca e Akademisë Serbe, në mbledhjen
e katërt të 13 qershorit 1985, ka emëruar 'komitetin
për përgatitjen e Memorandumit rreth çështjeve
sociale aktuale' që përbëhej nga këta akademikë:
Pavle Iviq, Antonije Isakoviq, Dushan Kanazir,
Mihajlo Markoviq, Milosh Macura, Dejan Meda-
koviq, Mirosllav Pantiq, Nikolla Pantiq, Ljubisha
Rakiq, Radovan Samarxhiq, Miomir Vukobratoviq,
Vasilije Krestiq, Ivan Maksimoviq, Kosta Mihajlo-
viq, Stojan Çeliq dhe Nikolla Çobeljiq”.104 Memo-
randumi nuk qe pra kurrsesi një vepër individuale:
ai ishte rezultat i punës së një komisioni prej gja-

103
Mihailović dhe Krestić 1995, 7.
104
Mihailović dhe Krestić 1995, 13.
94
shtëmbëdhjetë burrash, i cili u zgjodh nga
presidenca dhe me vendimin e asamblesë së Aka-
demisë. Mendimi i përhapur shpejt se Memo-
randumi duhet parë për dokument të hartuar me të
vërtetë nga institucione autoritative intelektuale të
Serbisë dhe së këndejmi duhet parë për dokument
zyrtar të atyre instancave, u vërtetua përfundimisht
me botimin e tij zyrtar në vitin 1995. Siç do të
shihet edhe në vazhdim, ndikimi i Memorandumit
mbi opinionin e atëhershëm ka qenë tmerrësisht i
madh; ai ishte, në relacion me gjendjen e atë-
hershme politike, pa kurrfarë mëdyshje një kthesë
në rrafshin politik. Në asnjë njësi tjetër federale të
Jugosllavisë nuk pati institucione akademike apo
publike që do të provonin të ndërmerrnin ndonjë
hap si ky i Akademisë serbe.
Domosdoshmëria për hartimin e Memoran-
dumit u arsyetua më 1986 si vijon: „Një ngecje në
zhvillimin shoqëror, vështirësitë ekonomike, tendos-
jet e rritura shoqërore dhe konfliktet e hapura
ndërkombëtare, shkaktojnë brengosje të thellë në
vendin tonë. Një krizë e thellë ka përfshirë, jo veç
sistemin politik e ekonomik, po edhe rendin e
gjithmbarshëm publik të vendit.”105 Akademia donte
pra t’ua tërhiqte vërejtjen autoriteteve më të larta të
Serbisë për krizën e rëndë, e cila ishte rrezik, jo
vetëm për stabilitetin politik e ekonomik, por edhe
për marrëdhëniet midis nacionaliteteve të vendit.106
Dhe, Memorandumi, në të vërtetë, merret në
pjesën e parë të tij me krizën në ekonominë e në
shoqërinë e Jugosllavisë, ndërsa në pjesën e dytë

105
Mihailović dhe Krestić 1995, 95.
106
Poaty
95
vetëm e vetëm me statusin e Serbisë dhe me
kombin serb.107 Në fakt, këtu u shestuan problemet
më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të kri-
zës jugosllave, mirëpo të para vetëm nga prizmi
serb, ndërsa problemet e republikave e të krahi-
nave nuk u morën aspak parasysh.108 Si njëri ndër
shkaqet për gjendjen e atëhershme të keqësuar të
sistemit politik jugosllav, në këtë dokument u pa
insuficienca e këtij sistemi. Se çfarë do të thoshte
kjo për sistemin e atëhershëm të gjithmbarshëm të
federatës jugosllave – kjo nuk u interesonte fare
akademikëve: Kjo krizë u interpretua si diskrimi-
nim nacional, ekonomik, politik e kulturor i Ser-
bisë e i serbëve në Jugosllavi.109 Memorandumi
107
Mihailović dhe Krestić 1995, 95-119, përkatësisht fq. 119-
140.
108
Që Kosova ishte pjesa më e prapambetur ekonomikisht dhe
e kishte shkallën më të lartë të papunësisë në Jugosllavi,
mbetet e patrajtuar në pjesën e Memorandumit që ka të bëjë
me Kosovën. Për problemin e pazhvillueshmërisë së Kosovës
krahaso: Mertus 1999, 23-29 me gjithë literaturën e nevojsh-
me. Për ekonominë në rënie të vazhdueshme Mertus thoshte:
„The gaps between the more developed federal units (Slove-
nia, Croatia and Serbia) and the less developed units continu-
ed to widen, and within the group of ‘less developed’ units
Kosovo progressively slipped farther and farther to the bot-
tom. In 1947, the level of development of the more developed
parts of Yougoslavia was twice as high as that of Kosovo,
Macedonia, Montenegro and Bosnia-Herzegovina. In 1980,
the level of development for Macedonia, Montenegro and
Bosnia-Herzegovina had grown to two-and-a-half times that
of Kosovo, while the level for Yugoslavia as a whole was four
times Kosovo’s” (fq. 23-25). Një përmbledhje të mirë përkitazi
me gjendjen ekonomike e oftron edhe Pettifer 2000, 89-103.
109
Krahaso: Mihailović dhe Krestić 1995, 119-125; përkund-
razi, shumë dështime e gabime të politikës serbe dhe shkelja
e së drejtës së kombete të tjera në Jugosllavi nuk përmenden
96
fillon me një analizë të sipërfaqshme dhe etnocen-
trike të krizës jugosllave dhe të sistemit. Mirëpo,
ky nuk ofron kurrfarë projekti të përbashkët për
shtetin shumëkombësh, por përfundon në një pro-
gram nacional serb.110 Marrja me probleme poli-
tike, ekonomike e shoqërore, të cilat në Jugoslla-
vinë e atëhershme me të vërtetë mund të konsta-
toheshin, shihej si diçka jo e ngutshme. Pikënisje e
mirëfilltë e Memorandumit ishte mospasja e një
programi nacional serb dhe nevoja e trilluar për
definimin e çështjes nacionale.111
Kjo u dëshmua katërçipërisht, kur më 1995
Memorandumi edhe zyrtarisht u botua. Akademia
serbe qe e shtrënguar që në koment ta ndriçojë
punën në dokument në vitet 1985/86. Komenti i
hiqte rrënjët nga koha midis Vendimit të
Akademisë serbe për botimin e datës 23. prill të
vitit 1993 dhe 1995. Bosnjë-Hercegovina gjendej
asokohe në vlugun e luftës; dhe krimet e bëra të
luftës, të ushtruara aty nga pala serbe kishin marrë
përmasa të papara. Një luftë në Slloveni kishte
mbaruar; një tjetër po zhvillohej në Kroaci pothuaj
si në prapavijë përkatësisht po i afrohej fundit. Në
Kosovë ishte instaluar një sistem aparteidi dhe po

në asnjë vend.
110
“Natyra e këtij dokumenti, ndërkaq, nuk lejon largimin nga
çështjet kyçe të realitetit jugosllav. Ndër ato çështje mjerisht,
duhet të renditet domosdo pozita e rëndë, e papërcaktuar dhe
me ngjarjet e reja fuqishëm e aktualizuar e popullit serb.”
(Mihailović dhe Krestić 1995, 95).
111
Mihailović dhe Krestić 1995, 9-12, 14. Më hollësisht
krahaso: Milosavljević, 2000. Teksti mund të gjendet online
nën: http://www.helsinki.org.yu/hcs/HCSfildes1academy.htm.
97
bëheshin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.112
Për shkak të përdorimit të dhunës, Jugosllavia ishte
zhbërë. Për këtë, si nga popujt e tjerë të
Jugosllavisë ashtu edhe nga opinioni i Perëndimit,
për fajtor kryesor konsiderohej elita politike serbe.
Në koment nuk thuhet as edhe një fjalë për këto
ngjarje. Në vend të kësaj, si shkaktar kryesor i
përgjithshëm përmendet këtu kriza në Jugosllavi e
pastaj edhe argumentet e njohura qëmoti të ideo-
logjisë serbe të viteve të 1980ta: kushtetuta e vitit
1974; separatizmi slloven e ai kroat; diskriminimi i
Serbisë në të gjitha instancat e Jugosllavisë dhe
ndarja e saj në dy krahina autonome; diskriminimi
i serbëve në Kroaci dhe intoleranca kroatomadhe e
mbështetur mbi traditën e partisë së djathtë të
kohës së ndërrimit të shekujve dhe mbi traditën e
ustashëve; dominimi, përkatësisht shtimi dinamik i
popullsisë së të ashtuquajturit komb mysliman në
BeH; gjenocidi mbi serbët nga ana e shumicës
myslimane në Kosovë.113
Në historinë e lindjes së Memorandumit ka
edhe një indikacion shumë simbolik i cili flet për
cilësimin e tij jo si ndonjë program reformues, por
thjesht si program nacional serb: Këtë e tregon
edhe rrethana që Komisioni, i cili u ngarkua me
hartimin e Memorandumit, takimin e vet të parë e
mbajti më 28 qershor 1985,114 ditën e Shën Vidit, e
112
Rreth Kosovës më hollësisht tek Clark 2000, 46-122.
113
Mihailović dhe Krestić 1995, 9-12.
114
Shih Mihailović dhe Krestić 1995, 13. Meriton të
përmendet se ASSHA nuk ishte aktori i parë që këtë mit e
keqpërdori në këtë situatë. Një studim të mirë rreth
keqpërdorimit të miteve mbi Kosovën gjatë viteve të 80-ta
nga ana e intelektualëve serbë e ka bërë Anzulović 1999.
98
cila shihet si ditë e prerjes së fatit; ditë që në
ndërgjegjen kolektive të serbëve është ngulitur si
ditë e „katastrofës së madhe kombëtare“ të tyre.
Domethënia e kryehershme ka të bëjë me betejën
në Fushë të Kosovës (1389), e cila në burime
historike është paraqitur shumë shkurt dhe me plot
kundërthënie, gjë që ka shkaktuar që edhe rrjedha
e mirëfilltë e saj të mbetet e paqartë.115 Dihet
vetëm se ushtria boshnjake-serbe nën drejtimin e
princit serb Lazar e pësoi aty një disfatë në luftë
me osmanët, disfatë kjo që do të ketë pasoja afat-
gjata.116 Kjo betejë u stilizua lart në letërsi dhe në
legjenda të ndryshme sidomos në shek. 19 të ro-
mantizmit nacional. Ajo u konsiderua si shkatërrim
i perandorisë mesjetare serbe në lulëzim dhe si
fillim i “zgjedhës turke”.117 Që atëherë paska filluar
martirizimi i popullit serb, i cili qenka flijuar për
Europën e krishterë në luftë kundër Azisë fanatike
myslimane.118 Kështu u lind një mit, mision i të
cilit ishte zgjimi i idesë për rinoritjen e perandorisë
mesjetare serbe.119 Qëllimisht u zgjodh dita e Shën
115
Rreth gjendjes së burimeve krahaso edhe më tej Braun
1937 si edhe Malcolm 1998, 58-80.
116
Se të dyja ushtritë që u përballën në këtë betejë përbëhe-
shin nga trupa prej shtetesh të ndryshme të Ballkanit u bë e
njohur dhe u dëshmua detajisht së voni edhe nga Malcolm
1998, 62-66.
117
Për rëndësinë e kësaj beteje për identitetitn e serbëve shih
sidomos punimet në vëllimin: Samardžić 1990 dhe Vucinich
1991 (këtu mund të gjendet një përmbledhje të mirë për këtë
betejë nga Emmert 1991, 19-36). Për këtë betejë në letërsinë
serbe krahaso: Đurić 1990.
118
Një qëndrim kritik ndaj kësaj beteje: Ćirković 1987, 560.
119
Rreth lindjes së këtij miti dhe keqpërdorimit të tij për
qëllime politike krahaso sidomos: Zirojević 2000, 189-211
99
Vidit, e stilizuar si ditë vendimtare e fatit të Serbisë
dhe rishtazi në një 28 qershor u ndërmorën hapa të
një domethënieje afatgjatë si p.sh. vrasja e trashë-
gimtarit të fronit të Austro-Hungarisë - princit
Franz Ferdinand në Sarajevë (1914) ose aprovimi i
kushtetutës centraliste të vitit 1921, e cila serbëve
ua siguroi rolin dominant karshi popujve të tjerë në
“shtetin e atëhershëm të serbëve, kroatëve e
sllovenëve".120
Mirëpo, miti serb për Kosovën si „vend i
shenjtë i serbëve“ është mbi të gjitha i natyrës
kishtare, i ushqyer nga kisha ortodokse serbe, si në
të kaluarën, ashtu edhe sot. Më 28 qershor
përkujtohen çdo vjet të gjithë serbët e flijuar për
fenë e për atdheun në Fushë të Kosovës.121 Që nga
shek. i 19 serbëve u sillet ndërmend jo vetëm nga
kisha, por edhe nga elita intelektuale, hakmarrja
për martirizimin në Kosovë dhe bashkimi i tokave
serbe të shkapërderdhura. Në vazhdën e kësaj
kulture të kujtesës kolektive serbe, për si e shenjtë
konsiderohej nga bashkëkohës serbë edhe Lufta e
Parë Ballkanike, së cilës edhe iu dha motoja
„Hakmarrje për Kosovën”.122 Ushtria serbe e
kuptoi, në këtë frymë, marshimin e saj më 1912 në
Kosovë si “hakmarrje për disfatën e pësuar” më
1389, për „skllavërinë pesëshekullore turke“ dhe si
çlirim të territoreve serbe nga pushtimi i huaj.123
Prapavija e takimit të komisionit për hartimin e
me një analizë të literaturës shkencore serbe. Krahaso edhe
Sells 2001, 183-186, 190 dhe 197.
120
Për rolin e asokohëshëm të këtij miti krahaso: Reuter
2000, 139-155, këtu 143.
121
Më hollësisht krahaso: Miedlig 1992, 116-130.
122
Krahaso për këtë Reuter 2000, 145.
100
Memorandumit pikërisht më 28 qershor 1985 është
e lidhur kësisoj ngushtë me këtë mitologji politike.
Akademia e dha në këtë mënyrë një sinjal se ky
takim do të duhej të kuptohej si një kthesë për fatin
e kombit serb. Elementet thelbësore të mitit serb
për Kosovën janë betimi, tradhtia, flijimi dhe
trauma e gjenocidit. Nën bekimin akademik, të
gjitha këto u elaboruan në Memorandum, në
mënyrë që të argumentoheshin teza të këtij lloji si
p.sh. se: për shkak të „oportunizmit për dekada me
radhë të elitës komuniste politike serbe“;124 që nga
Lufta e Dytë Botërore Kosova qenka pushtuar nga
shqiptarët; se serbët duhen parë si të vetmin komb
të diskriminuar në Jugosllavi dhe si “viktimë”;125
se „gjenocidin“ e filluar nga turqit tani po e për-
mbyllkan shqiptarët myslimanë.126 Në Memoran-
dum u paralajmëruan me bollëk mite të tjera,
elemente e konstrukte gjuhësore të cilat,– siç do të
tregohet tani në vazhdim – do të duhej t’i kontri-
buonin përgatitjes shpirtërore dhe legjitimimit të
përdorimit të dhunës.

123
Se ky mit kishte luajtur një rol të rëndësishëm për
mobilizimin për luftë edhe gjatë Luftës së Parë Botërore,
vërtetohet tani edhe nga një gazetar i asokohshme: Reed
1919, 39. Se si e kuptuan serbët këtë betejë dhe për një
kontinuitet të „progromeve“ e të „gjenocidit“ duhet parë
sidomos tek Djuretić 1989, 131-145.
124
Mihailović dhe Krestić 1995, 128.
125
Në kontekste të ndryshme serbët paraqiten në pjesët në
vazhdim të Memorandumit si „viktimë“ (Mihailović dhe
Krestić 1995, 119-140). Për mitin e serbëve si viktimë
krahaso: Sundhaussen 2000, 69-72 dhe Sell 2002, 41-47.
126
Krahaso: Mihailović dhe Krestić 1995, 129, si edhe 11.
101
Gjuha

Gjuha e përdorur në kohën e nacional-


socializmit është konsideruar si helm që vepron
ngadalë, helm i cili me kohë i helmoi gati të gjithë
njerëzit. Edhe për regjime të tjera totalitare, që
mbajnë përgjegjësi për krime masive është
dokumentuar, se gjuha e kishte rolin qendror për
përgatitjen mendore e emocionale të krimit. Me
përdorimin e saj me vetëdije është synuar që së
pari të arrihet shkatërrimi psikik i kundërshtarit ose
i „tjetrit“ që ishte tjetër politikisht, etnikisht ose në
aspektin fetar; asgjësimi i dëshiruar fizik ishte hapi
i ardhshëm. Kjo ndodhi duke përdorur konstrukte
gjegjëse me vlerë e të rëndësishme në pikëpamje
sociale – metafora, frazeologji, nocione e fjalë –, të
cilat shërbejnë si thirrje për ta nxitur vrasjen, apo
zhdukjen fizike të bashkësive të tjera. Duke i
përsëdytur shpesh fjalët bazë, forma fjalish, fakte
të falsifikuara e të përzgjedhura, ato regjime e
shtrënguan pjesën më të madhe të njerëzve që t’i
përvetësojnë e t’u besojnë mekanikisht dhe pa
vetëdije konstrukteve gjuhësore të këtij lloji.127
E, Memorandumi karakterizohet nga kons-
truksione të këtilla. Ç’është e drejta, nuk është
krejt dokumenti i shkruar në këtë diktus: këso lloj
konstruktesh ndeshen vetëm në pjesën e dytë të tij,

127
Për "Lingua Tertii Imperii" krahaso veprën standarde të
Klemperer 1980; Wetherell 1992; për fjalimin e parë të
Hitlerit mbi antisemitizmin (13. gusht 1920) shihe Phelps
1968, 390-420.
102
në pjesën ku flitet për „Çështjen Serbe“128
Përdorimi i konstrukteve të tilla e ka këtu për pikë-
synim që përmes përsëdytjes sistematike ta arsy-
etojë dhe ta racionalizojë përdorimin e dhunës që
ishte në përgatitje. Shprehjet e tilla dominojnë kë-
tu, kur është fjala për t’u sqaruar momente në
historinë e serbëve dhe zhvillime të reja politike në
Jugosllavinë e atëhershme. Nocionet, gjedhat gju-
hësore e frazeologjitë e përdorura përqendrohen
këtu para se gjithash në tri çështje kryesore: gjend-
ja ekonomike e Serbisë, statusi i Serbisë e i kombit
serb dhe „gjenocidi“ në Kosovë. Këtu do të trajto-
hen vetëm disa nga fjalët, nocionet e frazeologjitë,
për ta pasqyruar rolin e gjuhës së këtillë si mjet për
përgatitjen dhe përligjjen e krimit.
Akademikët shtrojnë tezën se Serbia, në kraha-
sim me Slloveninë e me Kroacinë, na qenka repu-
blika më e pazhvilluar e Jugosllavisë.129 Gjendja e
këtillë na qenka fryt i dominimit të dy republikave
të Veriut të Jugosllavisë, se përfaqësues sllovenë e
kroatë e paskan marrë para e pas Luftës së Dytë
Botërore kontrollin mbi Partinë Komuniste dhe
Tito e Kardel, në rrjedhën e punës së tyre të gjatë,
na e paskan krijuar “koalicionin anitserb”. Përkund-
razi, elita politike komuniste serbe nuk paska
ndërmarrë asgjë që t’i përkrahë kërkesat e drejta të
Serbisë: „Politikanët e Serbisë u treguan të papërga-
titur për detyrën historike që ua imponoi konstela-
cioni jashtëzakonisht i rëndë i raporteve në bash-

128
Mihailović dhe Krestić 1995, 119-131.
129
Me një qëndrim kritik rreth analizës së ekonomisë në
Memorandum shih Madžar 2000, 160-188, këtu 179-181.
103
kësinë jugosllave.”130 Gjendja ekonomike e Serbisë
nuk është hulumtuar në kuadër të shtetit të Jugos-
llavisë. Prandaj edhe nuk u formuluan kurrfarë
rekomandimesh se si mund të përmirësohej kjo si-
tuatë. U parashtrua vetëm “dominimi politik dhe
ekonomik” i Sllovenisë dhe e Kroacisë, i cila
qenka arritur vetëm përmes një “presioni të hapur”
sistematik. Të dy republikat: „…realizojnë interesat
e tyre nacionale në llogari të Serbisë”, dhe “kupti-
mi i kësaj qëndron aty që popullit serb t'i ngulitet
ndjenja e fajësisë historike se në mos në këtë mënyrë
do t'i silleshin pengesa rezistencës së tij të varur po-
litike e ekonomike që u është eksponuar vazhdim-
isht.” Mirëpo kjo ishte e mundur vetëm në këtë kon-
tekst:“Vartësia ekonomike e Serbisë nuk mund të ku-
ptohet plotësisht pa pozitën inferiore politike të saj, e
cila përcaktoi edhe të gjitha marrëdhëniet.“.131 Edhe
më tej besohet se: “Janë shfrytëzuar të gjitha mun-
dësitë që zhvillimit të saj ekonomik dhe konsolidimit
politik t'i vihen kufizime sa më të mëdha.”
Ndër këto pengesa bie edhe statusi akut i
padefinuar dhe kontradiktor kushtetues i Serbisë.
Mirëpo, nuk bëhet kurrfarë përpjekjeje që kjo
çështje të trajtohet në perspektivën e gjerë politike
e kushtetuese në Jugosllavi si tërësi. Është konsta-
tuar vetëm se populli serb: „pas katër dekadash në
Jugosllavinë e re vetëm ai nuk e ka shtetin e vet.“
Kjo paska ndodhur për shkak të dhënies së statusit
të autonomisë Kosovës e Vojvodinës, të cilat na
qenkan pjesë përbërëse të Serbisë. Qëllimi na
130
Mihailović dhe Krestić 1995, 121-123 rreth Sllovenisë
dhe Kroacisë, vendet e cituara në fq. 122, 124, 125.
131
Mihailović dhe Krestić 1995, 122 (citati i parë), 124 (i
dyti dhe i treti), 121 (i katërti) dhe 122 (citati i pestë).
104
paska qenë jo vetëm që Serbia të ndahet, por edhe
që “populli serb të mbahet nën kontroll të
vazhdueshëm.“ Nën rrethana të këtilla, për shkak të
trajtimit të pabarabartë të republikave në institu-
cionet federative, edhe më tej ishte aktuale që:
„vota e votuesve nga Serbia vlen më pak se sa ajo e
cilësdo republikë apo krahinë tjetër.“132 Mospasja e
shtetësisë i paska krijuar rrethanat për një „dis-
kriminimi i qytetarëve të Serbisë“, dhe kjo gjendje
po përfshika përmasa të ndryshme në pjesë të
ndryshme të Jugosllavisë. Krijimi i krahinës së
Vojvodinës paska për synim „që t’i ndaj popullin
serb në ‘serbë nga Serbia’ dhe ‘serbë nga Vojvo-
dina’“.133 Serbët lokalë në Kroaci po u diskrimi-
nuakan në shkallë më të lartë: „ populli serb e
ndien presionin e diskriminimit […]. Lika, Korduni
dhe Bania ngelën regjione më të pazhvilluara në
Kroaci, gjë që nxiti fuqishëm emigrimin e serbëve
për në Serbi, si dhe dyndjet në vise të tjera të
Kroacisë, ku serbët, si grup ardhacak pakicë dhe
inferior në pikëpamje shoqërore, ishin fort në pozitë
nënshtruese për t'u asimiluar. Tekembramja, populli
serb në Kroaci dhe faktikisht i është eksponuar një
politike asimiluese të rafinuar e efikase.”134
Diskriminimi e paska arritur shkallën e vet
më të lartë në Kosovë. Këtu, në „ pranverën e viti
1981 popullit serb iu shpall një luftë vërtet speciale,
e hapur dhe totale, [...]. Në këtë mënyrë shpje-
gohen demonstratat e shpërthyera më 1981 në

132
Mihailović dhe Krestić 1995, 125 (citai i parë), 127 (citai i
dytë), 125 (citati i tretë dhe i katërt).
133
Mihailović dhe Krestić 1995, 125 përkatësisht fq. 126.
134
Mihailović dhe Krestić 1995, 130.
105
Prishtinë e në qytete të tjera të Kosovës, pjesë-
marrësit e të cilave kërkuan dhënien e statusit re-
publikë Kosovës. Shpërngulja e serbëve nga Koso-
va, që ndodhi në vitet 1970–80, e cila shpërngulje
nga dijetarë të Perëndimit është shpjeguar si pasojë
e zhvillimeve sociale dhe e papunësisë, përshkru-
het këtu përmes konstrukteve që pasojnë: „Gjeno-
cidi fizik, politik, juridik, kulturor“, „djegie, vrasje,
dhunime, shëmtime“, „sundimi i terrorit fizik,
moral dhe psikik“, „dëbim“, „eksod“, „ disfatë
historike“ „intrigë“ etj.135 Duke përdorur fjalë të
këtilla, faji për pozitën e tillë të serbëve të Kosovës
i hidhej popullatës shqiptare. Si edhe ngjeti,
fenomeni i hedhjes së fajit mbi tjetrin është ndër
elementet më të rëndësishme të gjuhës për ta
arritur gatishmërinë kolektive për ushtrimin e
dhunës. Dorasët e ardhshëm, përkatësisht
përfaqësuesit e tyre intelektualë i fajësuan viktimat
e ardhshme dhe e shihnin veten për viktimë.136
Metafora qendrore e kësaj gjuhe është trajti-
mi i së tanishmes aktuale si përsëdytje e së kalua-
rës. „Gjenocid“ e „eksodus“ të serbëve nga Ko-
sova paska pasur pa ndërprerje gjatë shekujve 17.,
19. dhe 20. „Bashibozukët shqiptarë“, “racistët
shqiptaromëdhenj“ dhe „ballistët“, të cilët gjatë
Luftës së Dytë Botërore paskan kolaboruar me
trupat naziste, janë ata që e mbajnë përgjegjësinë
për aktet e këtilla të bëra në të kaluarën. Por, kjo që
po ndodh në vitet e 80-ta qenka, për nga përmasat,
edhe më e keqe dhe asgjë tjetër përpos një

135
Mihailović dhe Krestić 1995, 127 (citati i parë), e pastaj
gjithandej fq. 127-129.
136
Përkitazi me Ruandën krahaso: Mamdani 2001.
106
“agresion neofashist”, që e ka për qëllim
„albanizimin e Kosovës e Metohisë“ në përputhje
me qëllimin e synuar që nga vitet 1878/81, një sy-
nim i “racistëve shqiptaromëdhenj”, për një “Ko-
sovë ‘etnikisht e pastër’".137 Nocionet e këtilla nuk i
kontribuuan vetëm ringjalljes së imazhit prej ar-
miku të vjetër të shqiptarëve; imazh që në mendi-
min politik të serbëve dhe në gjedhët e sjelljes
kulturore kanë mbetur që nga ajo kohë të një
rëndësie të jashtëzakonshme. Për më tepër,
nocionet e këtilla zgjonin te njerëzit e kohës së
atëhershme frikë e ndjenjë të të kërcënuarit;
nocione që në Serbinë e asokohshme – si në rastin
e çdo krize dhe të situatave të kthesave të mëdha –
mund të shërbejnë si kornizë determinuese e
sjelljes edhe për në të ardhmen.
Bie në sy edhe përdorimi i termit „Kosovë e
Metohi“, i cili asokohe nuk ishte emërtim zyrtar i
Kosovës e as nuk përdorej në literaturën shken-
core. Jo vetëm anëtarëve të Akademisë, por edhe
gjithë opinionit publik të Jugosllavisë më 1985 i
ishte e njohur se deri më 1967, Kosova e kishte
zyrtarisht këtë emër që tani po e ringjallte Aka-
demia serbe. Nocioni „Metohi“ ka të bëjë me
pjesën perëndimore të Kosovës dhe ky emër me
etimologji greke do të thotë „tokë e kishës“.
Prandaj ai tregon se kemi të bëjmë kinse me një
pronë historikisht serbe, ortodokse. Me këtë kono-
tacion serb emri i Kosovës si „Kosovë e Metohi“,

137
Mihailović dhe Krestić 1995, 129 me kontinuitetin e
konstruktuar, fq. 127 rreth "Agresionit neofashist", fq. 128
rreth "shqiptzarizimit" dhe fq. 129 rreth qëllimit për një
Kosovë "të pastër etnikisht” (fq. 130 "e pastër etnikisht" e
pastaj pa thonjëza).
107
nuk u përdor kurrë vullnetarisht nga popullata
shqiptare. Kur pas rrëzimit të Aleksandër Ranko-
viqit (1966) popullata shqiptare filloi shkallë-
shkallë të marrë të drejta e saja, një vit më vonë u
hoq emri „Kosovë e Metohi“.138 Serbët e përdornin
tani për zyrtare trajtën e tyre, “Kosovo”, ndërsa
për shqiptarët vlente trajta „Kosova“ e emrit.
Akademia serbe e përdorte trajtën e vjetër të emrit
jo për të përshkruar epoka historike, por ai
përdorej sistematikisht si nocion për përshkrimin e
gjendjes aktuale të serbëve në Kosovë. Duket se
kjo po bëhej me qëllim që t’i tregohej opinionit të
gjerë simbolikisht se Akademia serbe nuk e njihte
autonominë që popullatës shqiptare i solli më
shumë të drejta se ç’kishte më parë, pas heqjes së
emrit dypjesësh „Kosovë e Metohi“.
Marrë në përgjithësi, gjuha në Memorandum
nuk synonte që bashkëkohësit e atëhershëm t’i
cyste për një të menduar kritik përkitazi me krizën
politike e ekonomike të sistemit jugosllav. Ajo
synonte, para se gjithash, t’i sillte bashkëkohësit në
një gjendje të emocionalizuar në të cilën nuk ishte
më i mundshëm një ballafaqim racional i mendi-
meve me zhvillimet dhe me gjendjen ekzistuese.
Bie në sy trajtimi i thjeshtësuar i situatës së
atëhershme, për ta gjetur një emërues të përbashkët
për krizën. Konform me ç’u tha më lart, gjuha nuk
u përdor për racionalitet dhe ajo nuk e synonte
këtë. Ajo nuk e donte informimin e bashkëkohës-
ve, por mposhtjen e tyre. Anëtarëve të Akademisë
duhet t’u ketë qenë e njohur se gjuha dhe mënyra e
138
Për presionin e ushtruar deri atëherë në Kosovë krahaso:
Ströhm 1976, 228; Reuter 1982, 41-45; Malcolm 1998, 321-
324.
108
përdorimit të saj ka një rëndësi primare për
propagimin e ideologjive. Ata ishin padyshim të
vetëdijshëm se me përdorimin të një gjuhe të tillë
ndryshonin perceptimin e realitetit jugosllav,
strukturonin të menduarit dhe se do të ndikonin
kështu mbi mënyrën e veprimit në jetën politike.

Mitologjia politike

Jo vetëm gjuha, por edhe filtra të tjerë të


perceptimit, si fjala bie, stereotipat, ritet dhe mitet
janë mjete të rëndësishme për interpretimin e
realitetit. Sipas gjurmimit të përgjithshëm, janë
sidomos mitet ato që kontribuojnë që realiteti të
mos perceptohet ashtu siç është, por ashtu siç u
prezantohet njerëzve. Në këtë mes është dëshmuar
se mitet politike janë kode ambivalente e
simbolike, të cilat mund ta përmbushin funksionin
pozitiv, integrativ dhe mobilizues. Mirëpo, ato
mund të kenë edhe një funksion shumë të rrezik-
shëm, përkatësisht atë manipulativ dhe dezintegra-
tiv. Në regjimet totalitare këto mite e luajnë një rol
qendror për forcimin e tyre në pushtet ose anas-
jelltas, për destabilizimin e tyre. Ato e përmbushin,
në rrafshin e drejtimit të shtetit, edhe funksionin e
tyre përmes „mobilizimit“ dhe bashkëshkrirjes së
popujve me diktaturat gjegjëse.139 Sipas rregullit,
mitet nuk shpiken, ato përcillen gojë pas goje. Ato
janë çdoherë në harmoni me ideologjitë sunduese
139
Për rolin e këtyre miteve si psh tek gjermanët, francezët,
polakët e popuj të tjerë shihe sidomos: Döner 1995. Krahaso
edhe vëllimin me punime: Brand 1999.
109
si bie fjala mitet nacionale me nacionalsocializmin,
fashizmin ose socializmin.140 Si të tilla, ato nuk i
shërbejnë vetëm kthimit të realitetit me krye
teposhtë; por, në situata konkrete, ato edhe
arsyetojnë vepra kriminale. Në këtë kontekst, mitet
krijojnë një normë pozitive simbolesh, shpikin
vende të spiritualizuara, „vende të shenjta“ dhe për
ruajtjen e kuptimësisë së të cilave ia vlen të
vdesësh, por edhe të vrasësh. Kjo t’i përkujton jo
vetëm mitet e pushteteve totalitare, por edhe mitin
e sapopërshkruar mbi Kosovën si „tokë e shenjtë
serbe“. Në Memorandum u konstruktuan edhe mite
të tjera, të cilat janë po ashtu analog edhe në
shoqëri të ndryshme evropiane. Këto këtu, si edhe
gjetiu në botë, përmbushin funksione nga më të
ndryshmet për ta kthyer të vërtetën me krye
teposhtë dhe për të mbjellë frikë kërcënuese.
Një mit, i cili në Memorandum zë njërin ndër
vendet qendrore, në pjesën ku përshkruheshin
arsyet përse serbët dhe Serbia qenkan në pozitë të
diskriminuar, është miti i shtetit. Si edhe mitet e
tjera, për të cilat do të bëhet fjalë më poshtë, as ky
nuk është i shpikur rishtazi, por i ka rrënjët tek
epoka të ndryshme të Jugosllavisë. Te ky mit është
fjala, në rend të parë, për rivlerësimin e
domethënies së kushtetutës së Jugosllavisë së vitit
1974, çështje kjo që këtu nuk po shtrohej për herë
të parë si një problem nacional serb. Para dhe në
vigjilje të lindjes së kësaj kushtetute, në Serbi ishin
mbajtur (dhe sidomos për sa i përket pozitës së
shqiptarëve në Kosovë) debate publike. Kur në
vitet e 60ta në Jugosllavinë komuniste u rizbuluan

140
Krahaso Behrenbeck 1996, 41.
110
çështjet nacionale dhe kur rrëzimi i Aleksandar
Rankoviqit krijoi hapësirë për ndarjen e pushtetit –
me çka filloi edhe realizimi i procesit të të drejtave
autonome të shqiptarëve –, kjo solli në Serbi një
diskutim përkitazi me pozitën juridike të
autonomisë së Kosovës.141 Njohja e të drejtave të
shqiptarëve, shkaktoi te nacionalistët serbë një
frustrim. Dy pjesëtarë të respektueshëm të dijes –
historiani Jovan Marjanoviq dhe shkrimtari
Dobrica Qosiq – e akuzuan elitën serbe politike se
ajo po u marrka më shumë me çështjen e
autonomisë së shqiptarëve se sa me gjendjen e
popullatës serbe të Kosovës, e cila për shkak të
„centrizmit të shqiptarëve dhe për shkak të
synimeve separatiste të tyre“ dhe të „disponimit të
përhapur gjithandej antiserb ndër shqiptarët“ po
largohet përditë e më shumë nga Kosova.142
Debati vazhdoi edhe pas aprovimit të kushte-
tutës dhe sidomos në Serbi pati kundërshtime të
ashpra kundër saj.143 Atje shfaqej ankesa se

141
Për gjendjen e ndryshuar pas vitit 1966 sipas pikëpamjes
serbe shihe: Misović 1987, 69, dhe më gjerësisht tek
Malcolm 1998, 324-327, si edhe Vickers 1998, 162-168.
142
Borba, 31. maj 1968. Rreth këtij diskutimi në kontekstin
gjithjugosllav shih sidomos: Sundhaussen 1982, 192. Roli i
Çosiqit dhe ai i intelektualëve të Beogradit në relacion me
Kosovën është diskutuar edhe nga Miller 1999, 515-534.
Krahaso edhe Gojković 2000, 327-350. Këtu trajtohet
gjithashtu roli i shkrimtarëve shqipëtar si Rexhep Qosja,
Ibrahim Rugova e të tjerë, të cilët po në këtë periudhë kohore
luajtën një rol të rëndësishëm një jetën politike të Kosovës.
143
Kushtetuta u kritikua asokohe me po të njëjtat argumente
edhe nga Vojisllav Koshtunica. Ajo, sipas tij, po e
decentralizuaka shtetin e Jugosllavisë dhe po u siguruaka të
dy krahinave një autonomi shumë të gjerë, qëndrim ky që e
111
kushtetuta na qenka hapi i parë për shkëputjen e
Kosovës dhe për bashkimin e saj me Shqipërinë.
Nën drejtimin e Dragosllav Markoviqit u ngrit një
komision i partisë komuniste në nivel federativ, i
cili e parashtroi projektin Republika Socialiste e
Serbisë dhe Krahinat Autonome si pjesë përbërëse
të saj – pozita kushtetuese juridike dhe praktika.144
Objekt hulumtimi ishte këtu statusi i atëhershëm i
Serbisë në Jugosllavi, me ç’rast u trajtuan aspekte
të ndryshme të saj. Këtu u shtrua edhe teza sipas së
cilës statusi aktual juridik-kushtetues i Kosovës po
i rrezikuaka perspektivat e së ardhmes së banorëve
serbë të Kosovës. Në një takim të mbyllur në
Brione, nga kreu i Jugosllavisë u qortua ashpër
versioni i gatshëm i parë i librit dhe projekti u
shpall për i përfunduar. Ky projekt i është i njohur
opinionit me emrin „Libri i Kaltër“.145
Për nacionalistët serbë kjo kushtetutë ishte e
papranueshme sepse i ngrinte krahinat autonome të
Kosovës e të Vojvodinës në rang të njësive
konstitutive të federatës jugosllave; sado që atyre
nuk u ishin dhënë të gjitha të drejtat në të gjitha
pikat siç i kishin republikat.146 Megjithatë,
shqiptarët gëzonin një autonomi të gjerë dhe me

pagoi me largimin nga posti i tij në Fakultetin e Shkencave


Juridike në Beograd (krahaso: Cigar 2001, 9 dhe 19).
144
Magaš 1989, 11.
145
Krahaso për këtë Sundhaussen 2000, 79; Sell 2002, 77.
Pešić 2000, 9-49 ka vlerësuar Librin e Kaltër si vijon: “The
document was welcomed ‘with daggers drawn’ by other repub-
lics, and especially in the provinces. It was considered natio-
nalistic, although it did not have that tone about it” (fq. 31).
146
Ustav SFRJ. Beograd 1974, 685. Më gjerësisht tek Fira
1974, 4; Beckmann-Petey 1990, 106-113; Rauert 1999, 26-30.
112
këtë u vu gurthemeli për integrimin e tyre.147 E parë
në pikëvështrimin serb, problemi qëndronte në
rrethanën që përbrenda kufijve të republikës së
Serbisë ekzistonin krahina autonome, të cilat
ekzistonin që nga mbarimi i Luftës së Dytë
Botërore, por që, sipas kësaj kushtetute të vitit
1974, ishin bërë pothuajse bashkëpronarë të
barabartë në pushtetin federativ të Jugosllavisë.
Elementet e “sovranitetit” të tyre konsistonin në
faktin që përfaqësuesit e tyre në organet federative
mund të votonin të pavarur. Me këtë, sipas
nacionalistëve serbë, Republika e Serbisë po e
humbka kështu kontrollin mbi Kosovën e
Vojvodinën. Sipas pikëpamjes së tyre, kombi serb
dhe Serbia paska paguar çmim shumë të lartë për
arritjen e baraspeshës etnopolitike në Jugosllavi.
Në Memorandum nuk kërkohej që kjo
kushtetutë, e cila për një pjesë të qytetarëve të
Serbisë ishte shumë kontestuese, të plotësohej
përmes propozimesh të urta dhe përmes një debati
e të evitoheshin kështu vështirësitë reale politi-
ke.148 Një gjë e tillë do të ishte kontribut për
mposhtjen e potencialit konfliktuoz midis republi-
kës së Serbisë dhe dy krahinave autonome, burimi
i të cilit potencial konfliktuoz ishte faktikisht në
këtë kushtetutë. Ndodhi pikërisht e përkundërta.
Kushtetuta, e cila nuk ishte asgjë tjetër përpos
refleks i rrethanave të momentit kur u lind në
kontekstin brendajugosllav e ndërkombëtar, u

147
Për vlerësimin e kësaj kushtetute nga pikëvështrimi i
Kosovës së atëhershme sh. sidomos Hodža 1984, 62.
148
Krahaso: Burg 1983, 242-300.
113
interpretua ngushtë nga prizmi serb:149 se ajo e
paska „ndarë Serbinë në tresh“, se kjo po ia
ndaluaka popullit serb, i cili në Luftën e Dytë
Botërore paska dhënë numrin më të madh të
viktimave për „çlirimin“ e kombeve të Jugoslla-
visë, të jetë një republikë sovrane që do t’i kishte
në gjirin e vet të gjithë serbët kudo që ata jetojnë.
Në këtë kontekst, akademikët e formuluan një
apel: Serbia duhet t’i definojë qartë interesat e veta
ekonomike e nacionale dhe revidimi i kushtetutës
duhej të ishte çështja më thelbësore. Qëllimi
kryesor duhej të ishte që përmes ripërfshirjes
faktike të Kosovës dhe Vojvodinës brenda Serbisë
të arrihet krijimi i një „shteti nacional“ të
serbëve.150 Në këtë frymë, ata e përvijuan mitin e
mujshisë absolute të shtetit:

„Gjatë dy dekadave të fundit sa vinte e dobë-


sohej principi i unitetit dhe mbitheksohej prin-
cipi i autonomisë nacionale, i cili në praktikë
u shndërrua në bashkëkohësi (të republikave,
të cilat sipas rregullit nuk janë në pikëpamje
nacionale homogjene). Dobësitë të cilat që
nga fillimi ishin të pranishme në model,
bëheshin gjithnjë e më të dukshme. Të gjitha
kombet nuk janë të barabarta: kombi serb,
për shembull, nuk e fitoi të drejtën për shtetin
e tij. Pjesë të popullit serb, të cilët në numër të
konsiderueshëm jetojnë në republikat e tjera,
nuk kanë të drejta, për dallim nga pakicat
kombëtare, që të shërbehen me gjuhën e vet
149
Diskutimi i parë nga perspektiva e së drejtës
ndërkombëtare gjendet tek Dimitrijević 2000, 399-425.
150
Krahaso: Mihailović dhe Krestić 1995, 125-127, 139.
114
dhe shkrimin, që në pikëpamje politike e
kulturore të organizohen, që bashkërisht të
zhvillojnë kulturën unike të popullit të vet.
Përndjekja e pandalshme e serbëve nga Koso-
va në mënyrë drastike tregon se ato parime të
cilat e mbrojnë autonominë e një pakice
(shqiptarëve) nuk janë aplikuar kur është fjala
te pakicat në kuadër të pakicës (serbët, ma-
lazezët, turqit e romët në Kosovë). Duke pasur
parasysh format ekzistuese të diskriminimit
nacional Jugosllavia e sotme nuk mund të
konsiderohet shtet modern e demokratik.”.151

„Me Kushtetutën e viti 1974 Serbia, faktikisht,


u nda në tri pjesë. Krahinat autonome në të
gjitha pikat u barazuan me republikat, pos që
nuk janë definuar si shtete dhe që nuk kanë
numër të njëjtë të përfaqësuesve në disa nga
organet e federatës. Këtë mungesë ato e kom-
pensojnë në atë mënyrë që, përmes kuvendit të
republikës së përbashkët, mund të përzihen në
marrëdhëniet e brendshme të Serbisë së Cun-
guar, për sa kohë kuvendet e tyre janë plotë-
sisht autonome. Pozita politike-juridike e Ser-
bisë së Cunguar është fare e papërcaktuar, ajo
nuk është as republikë e as krahinë. Raportet
në republikën e Serbisë janë konfuze. Këshilli
ekzekutiv, që është organ i Kuvendit republi-
kan, në të vërtetë s'është asgjë tjetër përveç se
Këshill ekzekutiv i një Serbie të Cunguar.”152

151
Mihailović dhe Krestić 1995, 117 dhe në vijim.
152
Mihailović dhe Krestić 1995, 125 dhe në vijm.
115
„Raportet ndërmjet Serbisë dhe krahinave
nuk mund të reduktohen kryesisht e as vetëm
në interpretime formale-juridike të dy
kushtetutave. Bëhet fjala pikë së pari për
popullin serb dhe shtetin e tij. Kombi, i cili,
pas një lufte të gjatë dhe të përgjakshme,
sërishmi ia doli ta bëjë shtetin e vet, i cili vetë
e fitoi betejën edhe për demokraci qytetare,
dhe i cili në dy luftërat e fundit humbi 2, 5
milionë bashkatdhetarë, përjetoi atë që një
komision partiak, i përbërë sipas aparatit, të
konstatojë se pas katër dekadash në
Jugosllavinë e re vetëm ai nuk e ka shtetin e
vet. Një disfatë më e keqe historike në paqe as
që mund të merret me mend.”153

I lidhur me mitin e shtetit është në Memo-


randum edhe një mit tjetër shumë i përhapur, i cili
ishte gjithashtu me peshë të madhe për falsifikimin
e realitetit politik jugosllav: miti i intrigës. Ky
kishte funksione të shumëfishta dhe solli sqarime
paraprake për shumë nga çështje të shtruara.
Ç’është e vërteta, ky mit ishte pas vitit 1945 shumë
i njohur në shoqërinë serbe ndërsa pas vitit 1966
edhe me rëndësi qendrore për perceptimin e
zhvillimeve politike. Ishte përhapur mendimi se
Partia Komuniste e Jugosllavisë, përmes shtyrjes
së kufijve të Serbisë, po e synuaka mbajtjen e
ndikimit politik serb të ngujuar. Për këtë qëllim
nga kufijtë e Serbisë qenkan shkëputur tri regjione
të cilat, në aspektin historik dhe në atë të përbërjes
demografike, na qenkan regjione serbe: Maqedo-

153
Mihailović dhe Krestić 1995, 127.
116
nia, të cilën serbët e quanin “Serbia e Jugut”;
Kosova, e cila që nga shek. 19 nga serbët njihej
përgjithësisht me nocionin “Serbia e Vjetër” dhe së
fundi Vojvodina. Pas rrëzimit të Rankoviqit shumë
serbë mendonin se nuk e paskan më asnjë përfaqë-
sues në krye të Partisë Komuniste të Jugosllavisë
dhe se e gjithë partia dhe shteti i Jugosllavisë
qenkan në duar të kroatit Tito dhe të sllovenit
Kardel.154
Përfaqësuesit e Akademisë e përdorën së
këndejmi këtë mit jo për ta rikrijuar këtë, por donin
që ta përpunonin dhe ta aktualizonin në harmoni
me çështjet që i shtronin. Këta e skicuan mitin e
„koalicionit antiserb“ i cili përbëhej nga dy pjesë.
Krahu i parë përbëhej nga republikat e Kroacisë e
të Sllovenisë dhe mbështetej mbi arsye të
ndryshme politike, ekonomike, kulturore e fetare.
Ky koalicion qenka drejtuar për vite me radhë nga
Tito e Kardel, të cilët kishin parë te serbët ambicie
hegjemoniste. Prandaj, sistemin jugosllav e kishin
organizuar sipas kushtetutës së vitit 1974 dhe sipas
parimit:155 një Serbi e forte do të thotë një
Jugosllavi e dobët dhe se, së këndejmi, një
Jugosllavi të fortë mund të ketë vetëm atëherë nëse
Serbia është e dobët.156 Në këtë kuptim në
Memorandum lexojmë:

154
Sell 2002, 41 dhe në vijimë.
155
Është e çuditshme se si, deri kur vdiq, për arqitekt i të
gjitha kushtetutave të Jugosllavisë konsiderohej E. Kardel. Si
dorë e djathtë e Titos, ai i përpilonte arësyetimet shkencore të
ndryshimeve në këtë politikë dhe në këtë kontekst shihej
edhe si ideolog i sistemit jugollav të qeverisjes (krahaso:
Schöpflin 1993, 186 dhe 189).
156
Krahaso: Mihailović dhe Krestić 1995, 125.
117
„Sllovenët dhe kroatët para lufte krijuan
partitë e veta komuniste nacionale, e madje
fituan dhe ndikim vendimtar në KQ të PKJ-së.
Liderët e tyre politikë u bënë arbitër në të
gjitha çështjet politike gjatë luftës dhe pas saj.
[…].Këtë koalicion e forcoi bashkëpunimi
shumëvjeçar i Titos e Kardelit, dy personali-
tete politike më të dalluara të Jugosllavisë së
pasluftës, që gëzonin autoritet të paprekshëm
në qendrat e fuqishme. Monopoli kuadrovik iu
lejonte që qenësisht të ndikojnë në përbërjen e
kreut politik të Jugosllavisë dhe të të gjitha
republikave e krahinave. […].Vendosmëria
me të cilën sot Sllovenia e Kroacia i kundër-
vihen çdo ndryshimi kushtetuar, tregon se sa u
përgjigjet atyre Kushtetuta nga viti 1974.
Pikëpamjet rreth rregullimit shoqëror, nuk
kishin kurrfarë gjasash të pranoheshin, po qe
se ishin tjetërfare nga botëkuptimet e dy au-
toriteteve politike, e nuk mund të bëhej asgjë
as pas vdekjes së tyre [Titos dhe Kardelit: E.
H.] , meqë Kushtetuta, me mundësinë e vetos,
ishte e siguruar nga çfarëdo ndryshimesh.
Duke pasur parasysh gjithë këto, nuk mund të
jetë kontestuese se Sllovenia e Kroacia e vunë
themelin e dominimit politik e ekonomik,
përmes të cilit sendërtojnë programet e veta
nacionale dhe aspiratat ekonomike.“157

Dhe më tej:

157
Mihailović dhe Krestić 1995, 122.
118
“Krahinat me ndihmën tejet të përzemërt të të
tjerëve u bënë "element konstituiv i federatës",
gjë që iu dha shkas që të ndihen e të sillen si
njësi federale, duke lënë pas dore të dhënën se
janë pjesë përbërëse të republikës së Serbisë.
[…]. Sjellja e tashme e krahinave po tregon
se në praktikë plotësisht kanë mbizotëruar
forca separatiste-autonomiste. Republikës së
Serbisë i është pamundësuar që në çështjet
vitale të prezantohet në mënyrë unike në
interes të popullit të cilit i përket. Ndërlikimi i
marrëdhënieve të pazgjidhura në republikën e
Serbisë logjikisht del nga pozita e saj kush-
tetutare dhe zgjedhja e kuadrove separatiste e
autonomiste, të cilat pikërisht në saje të
orientimit të atillë gëzonin dashamirësinë e
atyre që mbanin monopolin kadrovik në
Jugosllavi.158

Pjesa e dytë e koalicionit antiserb, i cili po i


ndjekka po ato qëllime politike separatiste, shihej
në këtë pasqyrim të akademikëve serbë, te krahu
shqiptar i Kosovës. Miti i intrigës e përmbushi
edhe këtu një funksion me rëndësi në interpretimin
shtrembër të realitetit dhe të përdorimit më vonë të
dhunës. Në këtë vazhdë, akademikët i përshkruajnë
shqiptarët si tradhtarë të shtetit të Jugosllavisë.
Rrethanën e dhënies atyre të autonomisë dhe integ-

158
Mihailović dhe Krestić 1995, 126. Teza mbi një koalicion
antiserb përsëdytet në tekst dhe në vende të tjera dhe në
kontekste të ndryshme (krahaso: Mihailović dhe Krestić
1995, 121, 124 dhe 126).
119
rimin e shqiptarëve në politikën, ekonominë e në
shoqërinë jugosllave e shihnin si konspiracion i cili
po u dirigjuaka nga jashtë, përkatësisht nga
Shqipëria:

"Marrëdhëniet e barabarta nacionale, për të


cilat edhe në Kosovë e Metohi më së shumti
kanë luftuar luftëtarët serbë - me një politikë
fare të caktuar, zbatuar me veprime të plani-
fikuara dhe qëllim të qartë - nacionalistët
shqiptarë në udhëheqësinë politike të Kosovës
zunë t'i kthejnë e t'i rrotullojnë në të kundërtën
e tyre. Regjioni autonom në një moment të
volitshëm fiton rangun e krahinës autonome,
më pas dhe statusin e "pjesë" konstituive të
federatës" - me prerogativa më të mëdha nga
mbetja e Republikës të cilës i përket vetëm
formalisht. Hapi i mëtejmë i "eskalimit", që u
shfaq edhe si albanizim i Kosovës e Metohisë
është përgatitur në mënyrën më legale. Gjitha-
shtu edhe unifikimi i gjuhës letrare, emrit
nacional, flamurit, të librave shkollorë - sipas
instruksioneve nga Tirana - ishte krejtësisht i
hapur, si dhe vetë kufiri ndërmjet dy territo-
reve shtetërore. Komplotet, të cilat rëndom
përgatiten fshehurazi, në Kosovë krijoheshin
jo veç haptazi, po edhe demonstrativisht."159

I lidhur ngushtë me këto dy mite, që u për-


shkruan më lart, është edhe ai i „rrezikut univer-
sal“ i cili u përdor qëllimisht për mbështetjen e

159
Mihailović dhe Krestić 1995, 128.
120
hipotezës për gjendjen e rrezikuar të serbëve në
Kroaci e në Kosovë. Sidomos në këtë të fundit
ekzistenca e serbëve qenka vënë në dyshim. Për ta
përshkruar gjendjen sa më hollësisht, në mënyrë sa
më plastike, akademikët e rimorën edhe temën e
shpërnguljes së serbëve e të malazezëve në vitet e
1970-ta e 1980-ta. Debati në dhe mbi Kosovën u
bë kështu temë qendrore për opinionin e atëher-
shëm jugosllav. Zhvillimi i popullatës në Kosovë –
zhvillimi i natyrshëm me rritjen para se gjithash të
numrit të banorëve shqiptarë dhe të atij migrator
me shpërnguljen në neto të serbëve – u paraqit në
Serbi si ekspansion i shqiptarëve dhe veprim i
planifikuar për dëbimin e serbëve nga Kosova. Më
në fund ai u vlerësua edhe si „gjenocid“ mbi serbët
e Kosovës. Përmes manipulimit të vazhdueshëm të
mediave dhe të qarqeve nacionaliste, ky zhvillim u
prezantua në formë fund e maje të pavërtetë dhe si
i këtillë u perceptua edhe nga popullata serbe. Tha-
shethemet për dhunime, dëbime, plaçkitje, lëndime
të vetvetes, vardisje etj., ishin përhapur kah mesi i
viteve 80-ta gjithandej nëpër qarqe të opinionit
serb.160
Shumica e analizave të shkruara asokohe dhe
më vonë në gjuhët e vendit pothuaj se nuk mund të
merren aspak për serioze, sidomos jo në rrafshin
shkencor. Kjo ndodhi sepse ky problem u shestua
aty sipas kallëpit të politikës së ditës.161 Në dijen
160
Për një qëndrim kritik lidhur me këtë Sell 2002, 79.
161
Krahaso: Bogdanović 1985, 253; Petrović 1989, 17; Igić
1992, 201; Igić 1995, 99-103; Jevtić 1995, 22. Përjashtim
bëjnë një punim i Islami 1997 dhe i Blagojević 2000, 212-
243, të cilat përsa u takon çështjeve aktuale e kanë parasysh
aspektin shkencor dhe përkitazi me një varg problemesh janë
121
europerëndimore, tri janë argumentet kryesore për
ndryshimet e atëhershme demografike.162 Shkak i
parë i shpërnguljes së serbëve e të malazezëve me-
rret gjendja e prapambetur ekonomike e Kosovës.
Serbët e malazezët shpërnguleshin nga një regjion
i varfër e i pazhvilluar dhe shkonin në Serbinë më
të zhvilluar. Migrimi i brendshëm ishte një feno-
men që e kishte përfshirë Jugosllavinë në përmasa
të mëdha, me ç’rast, për shkak të kushteve më të
mira për jetesë, serbët e Bosnjës shpërnguleshin
për në Serbi ndërsa kroatët e Bosnjës për në
Kroaci. Po zhvillohej një shpërngulje nga periferitë
drejt qendrave; dhe Kosova duke qenë periferi e
pazhvilluar, nuk ishte më për serbët, në pikëpamje
ekonomike, joshëse.
Së dyti, kjo shpërngulje nuk do të mund të
jetë në lidhje vetëm me arsyet ekonomike. Që nga
viti 1980, shumë serbë e ndienin veten të
kërcënuar ose bëheshin se po rrezikoheshin në
mënyra të ndryshme, sidomos në aspektin social-
psikologjik. Vepra të mirëfillta të dhunës, të

punime me vlerë të mëvetëshme. Autorja e fundit ka ndry-


shuar mendimin e saj të mëparshëm: Në studimin Petrović
dhe Blagojević 1992, 113-116, 159-161 dhe 163-165 i cili
ishte i mbështetur mbi hulumtimet e bëra në terren, si shkaqe
kryesore të shpërnguljes numërohen edhe kërcënimet, kër-
kesa për njohjen e dygjuhësisë, vënia e proporcionalitetit në
administratën kosovare dhe në fusha të tjera të jetës aty si
edhe diskriminimi nga autoritetet kosovare. Pra, trajtimi i
barabartë i serbëve është interpretuar krejt njëanëshëm dhe
është dhënë kësisoji një pasqyrë krejt e mbrapshtë e
zhvillimeve.
162
Më gjerësisht rreth kësaj çështjeje krahaso: Clewing 2000,
17-63, këtu 53-63. Shih edhe Sundhaussen 2000, 78 dhe në
vijimë si dhe Malcolm 1998, 329-333.
122
motivuara kryekreje nga aspekti etnopolitik, në
Kosovë bëheshin shumë rrallë. Edhe krimet e
rëndomta jashtë etnisë vetanake ishin të rralla.
Shkalla e vrasjeve dhe ajo e dhunimeve, ishin në
Kosovë përgjithësisht më të ulëta se në pjesët e
tjera të Jugosllavisë.163 Mirëpo, nga mediat serbe
gjendja paraqitej e tillë sikur të gjithë popujt sllavë
t’i ishin ekspozuar një rreziku të këtillë potencial.
Në këtë klimë të konstruktuar, secila ngatërresë,
nëse viktima ishte me origjinë sllave, interpretohej
e kuptohej si akt politik i dëbimit të serbëve.164
Duket se gjendja u ashpërsua sidomos pas vitit
1981 pas demonstratave që u zhvilluan aso viti. Në
këto demonstrata, tek rinia shqiptare doli në
sipërfaqe jo vetëm kërkesa për ngritjen e statusit të
Kosovës në rangun e republikës së shtatë të
Jugosllavisë, por edhe thirrjet për bashkim me
Shqipërinë.165 S’ka dyshim se sloganet si këto do të
jenë parë nga serbët lokalë si kërcënim për ta.166
163
Më detajisht përkitazi me këtë Sell 2002, 79.
164
Një imazh tjetrër të diferencuar për gjendjen në vitet e 80-ta e
ofron sheshazi korresponenti i Frankfurter Allgemeine Zeitung-
it Viktor Meier, i cili asokohe e kishte vizituar këtë Kosovën
disa herë dhe e pasqyronte gjendjen. Për fat të keq unë pata në
dispozicion vetëm një numër të vogël artikush të tij (FAZ, 16. 7.
1982; FAZ 31. 12. 1984; FAZ, 2. 12. 1986; FAZ, 13. 12. 1986).
165
Një analizë e mirë e këtyre demonstratave dhe të pozitës
juridike-kushtetuese të Kosovës mund të gjendet pra e
trajtuar tek Meier 1996, 43-65. Këto ngjarje u trajtuan më
hollësisht edhe tek Mertus 1999, 29-46, midis të tjerash edhe
intervistat me bashkëkohësit dhe sidomos intervista me kreun
e asokohëshëm politik Mahmut Bakalli. Krahaso edhe Ramet
1982, 15; Maliqi 1989, 74. Për masat në rrafshin federativ
jugosllav dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut krahaso:
Ramet 1992, 197; Magaš 1993, 12; Bennett 1995, 89.
166
Sundhaussen 2000, 78 dhe në vijimë.
123
Së treti, frika për ekzistencë e serbëve dhe e
malazezëve lokalë ishte e lidhur me rritjen e shpej-
të të popullsisë shqiptare; një zhvillim demografik
ky që dilte në të vërtetë nga proporcioni midis
shkallës së mortalitetit e të natalitetit. Për ndryshim
nga pjesët e tjera më të zhvilluara të Jugosllavisë,
rritja e popullsisë së Kosovës duhet parë si rezultat
i shkallës së lartë të natalitetit e cila ishte karak-
terizuese jo vetëm për shqiptarët, por në masë të
konsiderueshme edhe për serbët. Shkalla e pjell-
shmërisë ishte megjithatë më e lartë te shqiptarët,
sepse pjesa më e madhe e këtyre ishte popullatë
agrare: Për shkak të mungesës së kualifikimeve
profesionale, të shkallës së ulët të punësimit dhe të
mentalitetit të ambientit, gruaja shqiptare lindte në
këso ambienti më shumë fëmijë. Kjo ndodhte më
rrallë te serbët e Kosovës: sepse këta, në pjesën më
të madhe të tyre, jetonin në qendra urbane dhe
gratë serbe, të arsimuara më mirë, bënin punë nga
më të ndryshmet, shtetërore e publike.
Megjithatë, akademikët e paraqitnin një
peizazh krejt tjetër të shkaqeve të shpërnguljes së
serbëve e të malazezëve. Ata i interpretonin de-
monstratat e vitit 1981 si luftë kundër serbëve. Ata
nuk flisnin për shpërngulje, por për eksod, i cili e
paska arritur kulminacionin që nga viti 1981. Ata
flisnin për një agresion të shqiptarëve që nga neo-
fashistët qenka ushtruar sistematikisht që nga mba-
rimi i Luftës së Dytë Botërore dhe për një gjenocid
legal në aspektin fizik, politik e kulturor i cili po
vazhduaka që nga viti 1690.167 Kjo valë e migrimit

167
Krahaso: Mihailović dhe Krestić 1995, 127-130.
124
të serbëve u paraqit këtu në Memorandum si dëbim
i qëllimshëm:

"Dëbimi i popullit serb nga Kosova është një


dëshmi spektakolare e disfatës së tij historike.
Në pranverën e vitit 1981 popullit serb iu
shpall një luftë vërtet speciale, por e hapur
dhe totale, përgatitur në etapa të ndryshme të
ndryshimeve administrative, politike dhe
shtetërore-juridike. E udhëhequr me aplikimin
e shkathët të metodave e taktikave, me role të
ndara, me përkrahje aktive, e jo veç pasive
dhe jo shumë të fshehur të disa qendrave
politike në vend - më e rrezikshme dhe nga ajo
që vinte nga fqinjësia - ajo luftë e hapur, e cila
ende nuk shikohet drejt në sy dhe e cila ende
nuk quhet me emrin e vet të vërtetë, zhvillohet
gati tash e plot pesë vite.”168

Dhe pastaj, përsëri:

"Pesë vite të luftës shqiptare në Kosovë bin-


dën prijësit dhe dalëzotët e saj se janë më të
fortë sesa mendonin, se gëzojnë mbështetjen
në qendra të ndryshme të forcës në vetë
vendin, mbështetje pakrahasueshmërisht më të
madhe sesa serbët e Kosovës nga Republika e
Serbisë, ose sesa kjo republikë nga republikat
e tjera të Jugosllavisë. Agresioni është trimë-
ruar deri në atë masë, saqë edhe
përfaqësuesit më zyrtarë të Krahinës, si dhe
168
Mihailović dhe Krestić 1995, 127.
125
shkencëtarët e saj, sillen jo vetëm në mënyrë
arrogante, por edhe cinike, duke proklamuar
të vërtetat si shpifje, kurse shantazhet si të
drejta të tyre të cenuara.”169

Kjo luftë e vazhdueshme kundër serbëve dhe


mbrojtja nga ata e ekzistencës i solli edhe „të rënët
e parë“ në rrjedhën e udhës së tyre prej viktime, e
midis tyre edhe Gjorgje Martinoviq. Martinoviq
ishte banor i një katundi të rrethinave të Gjilanit,
cili më 1 maj 1985 u soll në Klinikën e
Universitetit të Prishtinës, ku nga anus-i iu nxor
një shishe birre. Deri në kohën e shkrimit të
Memorandumit, për këtë ngjarje po bënin gara dy
interpretime përkitazi me prapavijën e kësaj ndo-
dhie. Vetë Martinoviqi thoshte se këtë vepër bar-
bare e paskan bërë dy shqiptarë të maskuar, të cilët
po dashkan ta dëbojnë këtë nga katundi dhe po
dashkan kësisoj t’ia merrnin pronat. Sipas njofti-
meve zyrtare të Kosovës, fjala ishte për një homo-
seksual, i cili vetë e kishte lënduar veten gjatë aktit
të vetëkënaqjes.170 Raportet e tjera, të përpiluara
nga autoritetet jugosllave nuk mundën ta dëshmo-
nin se ky person me të vërtetë ishte sulmuar,
prandaj edhe nuk sollën kurrfarë vendimi të qartë
përkitazi me shkaqet e lëndimit të tij.171 Për për-
faqësuesit e Akademisë serb nuk kishte arsye për
ndonjë interpretim të matur. Këta përdorën vetëm
disa rreshta për ta paraqitur Martinoviqin si një
„martir“ të krishterë në luftë kundër shqiptarëve
169
Mihailović dhe Krestić 1995, 127 dhe në vijim.
170
Malcolm 1995, 338.
171
Krahaso për këtë Sell 2002, 78 dhe në vijim.
126
myslimanë, duke u përkujtuar serbëve „shekujt e
errët të sundimit turk“. Përkujtim ky që sheshazi
vlente si përimtim i luftës së propaguar kundër
autonomisë së Kosovës dhe të shkeljes së saj:

"Rasti Martinoviq është i rëndësishëm, jo


vetëm nga shkaku i dhunimit të posaçëm, të
paparë, që të kujton kohërat më të errëta të
periudhës turke të nguljes në hu, po edhe nga
shkaku i refuzimit këmbëngulës që në proce-
durën e rregullt gjyqësore të konstatohet dhe
të pranohet e vërteta. Në vend se të jetë shkas
për vërtetimin e vlerës supreme të ligjit dhe të
të drejtave të njeriut, ky rast në Kosovë u
kuptua si një shans që të spikatet sovraniteti i
Krahinës, të cilin ajo as me Kushtetutë nuk e
ka, dhe që RS të Serbisë t'i imponohet principi
i "mospërzierjes në punët e brendshme" të
Krahinës, sikur të ishte fjala për raporte
ndërshtetërore, ndërkombëtare." 172

Këtu kemi të bëjmë sheshazi me hedhjen në


lojë të konstruktit të „Mitit të inhumanitetit të të
tjerëve“, për ta vërtetuar kështu tezën, se sa
barbarë janë shqiptarët dhe se çfarë keqtrajtimeve
u janë ekspozuar serbët lokalë.173 E, „Miti i
inhumanitetit të shqiptarëve“ kishte kohë që ishte
përhapur gjerë e gjatë në opinionin serb, sidomos
pas demonstratave të vitit 1981, të cilat shërbyen
për ngritjen e nacionalizmit serb. Mediat serbe
172
Mihailović dhe Krestić 1995, 129.
173
Se si u politizua rasti Martinović, këtë e trajtojnë
hollësisht Magnusson 1987, 3-29 dhe Mertus 1999, 100-114.
127
filluan ta paraqesin popullatën shqiptare si element
demoniak armiqësor ose si trup të huaj në
shoqërinë jugosllave dhe si një popullatë që i takon
një civilizimi plotësisht të pazhvilluar.174 Për këto
media vrasjet, dhunimet, vënia e zjarrit dhe
dëmtimet e pasurisë së serbëve lokalë ishin temë e
ditës. Kjo histeri antishqiptare e cila asokohe u
projektua edhe nga një pjesë e elitës serbe, i
shërbente arsyetimit të dhunës në të ardhmen në
Kosovë. Përmes „Rastit Martinoviq“, përfaqësuesit
e akademisë ia bënin me dije qytetarit serb, se
çfarë mund ta priste atë nëse udhëheqja politike
serbe nuk do të ndërmerrte asgjë.
Nga mitet e trajtuara deri tani del se ato e
kishin po atë funksion që këto tipa mitesh e patën
edhe te popuj të tjerë, elitat, përkatësisht qeveritë e
të cilëve u përfshinë në përgatitjet për ushtrimin e
krimeve masive të luftës. Mund të konstatohet se
mitologjia politike e paraqitur këtu nuk është në
asnjë mënyrë një fenomen politik i izoluar serb dhe
se në Memorandum janë përfaqësuar edhe tipa të
tjera mitesh që e kanë po të njëjtin funksion poli-
tik. Ata pak shembuj të zgjedhur në këtë kapitull
tregojnë sheshazi se – si edhe gjetiu në histori –
edhe në Memorandum bëmat e së ardhmes u
legjitimuan përmes mitesh dhe se, në këtë rast kon-
kret, ato janë në harmoni të plotë me ideologjinë
serbomadhe. Këto mite nuk i kontribuuan këtu
vetëm destabilizimit dhe zhbërjes së Jugosllavisë,
por edhe etablimit dhe cementimit të regjimit të
174
Prezentimi i shqiptarëve në pjesën më të madhe të mjeteve
me ndikim të informimit të kësaj kohe është përpunuar në
hollësi nga Nendadović 2000, 538-564; Veljanovski 2000, 565-
586; Marković 2000, 587-607; Milivojević 2000, 608-629.
128
Milosheviqit. Supozimet për „gjenocidin“, „luftën
totale“, për „intrigën antiserbe“, për „ndarjen në tresh
të Serbisë“, për „armiqësinë karshi serbëve“ etj.
ishin argumentet kryesore të diskursit serb mbi
Kosovën dhe mbi ndryshimin e mundshëm me dhu-
në të gjendjes politike të Serbisë e Jugosllavisë.175

Autorizimi i dhunës

Përdorimi i konstrukteve të paraqitura soci-


ale dhe i konstruksioneve gjuhësore e i miteve
politike kishin domethënie qendrore në procesin e
„dehumanizimit“ publik të popullatës shqiptare.176
Në Memorandum dalin edhe dy mekanizma të
tjerë për normalizimin dhe për legjitimimin e
përdorimit të dhunës në të ardhmen. E para, çelësi
i rrethit është tani për tani në këtë dokument:
Akademia flet në emër të popullit dhe të flasësh
kundër Memorandumit, do të thotë, pra, të jesh
kundër popullit serb. Dhe së dyti, është përdorimi i
dhunës i cili arsyetohet në Memorandum, jo vetëm
tërthorazi, por në jo pak vende të tij fenomeni i
autorizimit të përdorimit të dhunës është shprehur
në mënyrë eksplicite.177 Sipas përfaqësuesve të
Akademisë, çështja e Kosovës nuk mund të zgji-
dhet me fjalë të zbrazëta, me rezoluta të gjata e të
palexueshme apo me dokumente bazike të matura.
175
Krahaso: Sundhaussen 2000, 82.
176
Për procesin e „rutinizimit“ , të “dehumanizimit ” dhe të
“autorizimit” të dhunës krahaso Kressel 2002, 170-174, ku
këto aspekte trajtohen përmbledhtazi mbi bazën e përvojave
të ndryshme.
177
Mihailović dhe Krestić 1995, 130, 139, 140.
129
Fati i këtij regjioni mbetet një çështje ekzistenciale
për kombin serb.178 „E vetmja zgjidhje“ e kërkuar
shprehimisht nga elita politike është, për autorët e
Memorandumit, përdorimi i dhunës:

“Forcat e organizuara politike të vendit tonë,


të cilat e bënë revolucionin në kushte gati të
pamundshme, nën armikun më të fuqishëm në
tërë këtë shekull - përnjëherësh po tregohen jo
vetëm joefikase, jo të lira, por edhe të painte-
resuara që luftës së hapët t'i përgjigjen ashtu
sikurse edhe është e domosdoshme: me
mbrojtjen vendimtare të popullit të vet dhe të
territorit të vet. E kur agresioni të pësojë
disfatë, qërimet e hesapeve politike të mos bë-
hen më me arrestime, "diferencime", lojalitet
të rrejshme, po me luftë të njëmendët tamam
revolucionare, ballafaqime të hapura, me të
drejtë të shprehjes së lirë, bile edhe të demon-
strimit të mendimeve të kundërta.”179

Përgjegjësia politike

Në fjalën hyrëse, që u citua në krye të këtij


kapitulli, kryeprokurorja Carla del Ponte theksonte
shprehimisht: "I akuzuari në këtë rast, si edhe në
raste të tjera të Tribunalit, akuzohet si individ. Ai
ndiqet penalisht në bazë të përgjegjësisë së tij
penale individuale. Sot në gjykatë nuk nxirren as
178
Mihailović dhe Krestić 1995, 130.
179
Mihailović dhe Krestić 1995, 128.
130
shteti as organizata. Padia nuk akuzon një popull
të tërë të jetë fajtor në mënyrë kolektive për
krimet, madje edhe atë të gjenocidit […] Faji
kolektiv nuk bën pjesë në rastin e prokurorisë."180
Këtu kemi të bëjmë me përgjegjësinë për vepra
penale që gjatë procesit kundër Milosheviqit do të
sqarohen në Tribunalin e Gjykatës së Hagës për
Krime të Luftës gjatë dy viteve të ardhshme. Roli i
lartë i Milosheviqit në konfliktin jugosllav nuk
mund të kuptohet vetëm mbi bazën e qëllimeve të
tij politike, nëse nuk ndriçohet edhe ambienti
ideologjik i tij. Kur ky, pas Ivan Stamboliqit me
prirje liberale, erdhi në pushtet, përkatësisht e
grabiti atë, - ambienti i përshtatshëm tashmë ishte
krijuar dhe, në krijimin e tij kishin marrë pjesë
aktorë të ndryshëm. Milosheviqi duhet të
konsiderohet për fajtorin kryesor të përdorimit të
dhunës në katër luftërat e zhvilluara në ish
Jugosllavi, por ky nuk mund të merret edhe për të
vetmin përgjegjës.181
Si edhe gjetiu në botë, edhe në këtë konflikt
do të duhej të shtrohej jo çështja e fajit kolektiv,
por duhet të shtrohet çështja e përgjegjësisë
politike.182 Zhbërja me dhunë e shtetit nuk mund të
merret vetëm vepër e Milosheviqit, sepse, si në çdo
180
Mund ta merrni online në: http://www.un.org/icty/transe
54/020212IT.htm.
181
Kështu vlerësohet në një ligjeratë të Holm Sundhaussen
me titull pune “Rreth konceptit të Sllobodan Miloseviqit për
mujshinë“ (12. 6. 1999), i cili e shtron edhe çëshjtjen e për-
gjegjësisë së intitucioneve të tjera publike në Serbi si psh. atë
të ASSHA dhe të kishës orthodokse serbe, të cilat sipas
Sundhaussen-it vepronin si përkrahës më të rëndësishëm dhe
si „ideologë“ nacionalististë e racistë; mund ta gjeni online
në: http://www.eaue.de/SO-Europa/so-eur03.htm.
131
konflikt, veprimi i aktorëve të veçantë si individë
është i lidhur ngushtë me faktorë e me struktura të
tjera.183 Roli i veçantë i tij duhet kuptuar në lidhje
të ngushtë me ndikimin nga Akademisë serbe dhe
Memorandumi dëshmohet këtu për bazë ideolo-
gjike e veprimtarisë së tij politike.184 Është gjë e
njohur që Milosheviqi e instrumentalizoi në më-
nyrë të vazhdueshme dhe të vetëdijshme naciona-
lizmin serb dhe racizmin antishqiptar, ashtu siç
ishte propaguar përditë, duke filluar që nga vitit
1981, nga faktorë me ndikim si shkrimtarë, klerikë,
shkencëtarë dhe nga mediat. Dhe, ky nacionalizëm
e ky racizëm nuk është aktualizuar gati askund më
efektivisht sesa në Memorandum dhe njëkohësisht
i shkruar në një dokument, prapa përmbajtjes së të
cilit qëndronte instanca më e lartë shkencore e
vendit.185 Se sa i madh ishte ky ndikim në shoqë-
rinë serbe prej vitit 1966, nga Akademia më 1995

182
Rreth çështjes së përgjegjësisë politike dhe të formave të
tjera të përgjegjësisë për krimet e bëra krahaso Jaspers 1965
sa i përketë nacionalsocializmit.
183
Krahaso: Sandole 1999, 18.
184
S’ka dyshim se në jetën politike në Serbi një rol të rëndë-
sishëm e kanë luajtur edhe struktura të tjera, si përshembull
kisha orthodokkse serbe. Më drejtpërdrejt për këtë shihe Ra-
dić 2000, 247-273. Nga po kjo autore shih edhe: The Church
in Politics and Politics in the Church, që online mund ta
nxjerrni në: http://www.helsinki.org.yu/pubs_ text.php?lang=
en&idteksta=402.
185
Meriton të vehet në spikamë që një numër bukur i mirë
autorësh e kishin përqafuar këtë ideologji dhe kishte një ndi-
kim fort të madh në diskursin për Kosovën në fundin e viteve
të 80-ta dhe në fillim të atyre të 90ta. Për t’u përmendur ndër
gjithë këta janë: Mihajlović 1989; Vukadinović 1989 dhe
Stojanović 1990.
132
vërtetohet një gjë:186
„Analizat lucide të Memorandumit për gjend-
jen dhe porositë e qarta patën efekt të madh
në formësimin e opinionit publik. Menjëherë,
dokumenti mori popullaritet të madh. Qe
shaptilografuar, kaloi nga dora në dorë dhe
shitej nëpër udhëkryqe"... "Prestigji i Akade-
misë Serbe në sy të shoqërisë serbe u ngrit
shumë shpejt pasi ky institucion kulture, që po
kremtonte njëqindvjetorin e vet të parë, ndezi
shpresat se ende ka individë që në zemër kanë
interesat vitale nacionale e shtetërore të
popullit serb dhe të Serbisë”187

Mendimet e këtilla lejojnë gjithsesi të heto-


het edhe një dozë jo edhe aq e vogël e vetëdij-
shmërisë megalomane, por megjithatë ndikimi real
mund të matet në kuadrin e dy rrethanave të
mëposhtme: në kohën e botimit të Memorandumit
dhe në gjendjen e asokohshme politike. Kur Večer-

186
Për ndryshim nga ideologu dhe mentori Ivan Stamboliq, i
vrarë pastaj nga regjimi i Milosheviqit, ky i fundit ishte për-
krahës i vazhdueshëm i ASSHA. Sado që në fjalimet e para e
kishte sulmuar punën që kishte nisur Akademia në Memoran-
dum, menjëherë pas marrjes së pushtetit nisi normalizimi i
raporteve midis kreut politik të Serbisë dhe ASSHA. Sipas kë-
saj të fundit, Milosheviqi e ndërpreu fushatën kundër Akade-
misë dhe ngjalli ndikimin më të madh të saj në jetën politike
në Serbi (krahaso sidomos Mihailović dhe Krestić 1995, 80
dhe në vijim). Përkitazi me këto raporte shih Sell 2002, 47;
Judah 2000, 160. Më 30. tetor 1988, nga ana tjetër, Stamboliq
e kritikoi Memorandumin në një ligjëratë të tij në Universitetin
e Beogradit dhe e cilësoi si një dokument shovenist e nacio-
nalist (krahaso: Stambolić 1988, 218).
187
Mihailović dhe Krestić 1995, 21 përkatësisht fq. 24.
133
nje Novosti publikoi faktikisht pjesë të këtij
dokumenti, qytetarët e Jugosllavisë e kishin tash-
më, duke filluar që nga koha e vdekjes së Titos,
ndjenjën e një situate të pasigurisë dhe të munge-
sës së orientimit, që mund të vlerësohet si fazë e
parë e zhbërjes së brendshme të institucioneve ju-
gosllave. Në këtë klimë politike ia behu Memo-
randumi si një udhërrëfyes për synimet e qeverisë
serbe dhe mundohej që brenda një shteti shumë-
kombësh ta arrinte realizimin e koncepteve si
„interesi nacional“, si „komb-shtet“, „bashkimi i
regjioneve etnike“, „bashkimi i kombit serb “ etj.
Në një mënyrë shumë të thjeshtë i bëhej e ditur
popullatës serbe se kombet e tjera të Jugosllavisë,
sidomos sllovenët, kroatët dhe shqiptarët e
Kosovës, e mbajnë përgjegjësinë dhe akuzohen për
gjendjen politike, ekonomike dhe kulturore në të
cilën gjendeshin serbët e Serbia. U instrumentali-
zua frika nga gjenocidi dhe u kriminalizua
popullata shqiptare,188 e cila u portretizua si armik i
përjetshëm i kombit serb, si historikisht ashtu edhe
aktualisht.189 Këto janë pra pasione që, sikundër
dihet, - duke nisur që nga vitet 1989/90 - me
përkrahjen e madhe ose me përkrahjen e heshtur të
opinionit serb, e lëshonin kushtrimin për
188
Në ndërkohë është studiuar shumë mirë roli vendimtar i
pritjes ose i frikës kolektive të grupeve të mëdha etnike rreth
lindjes së Luftës së Parë Botërore (krahaso Dülffer 1986).
189
Jo vetëm në rrafshin e gazetarisë, por edhe në rrafshin e
gjurmimeve lokale – ndonjëherë edhe tek autorë të Perën-
dimit – marrëdhëniet shqiptare-serbe janë paraqitur si
„armiqësi e lindur“, gjë që nuk ka kurrfarë mbështetje
historike. Për historinë e konfliktit , kur ai me të vërtetë filloi
shihe psh. Norris 1996, 9-23, si edhe përpjekjen për një
sintezë tek Clewing 2002, 182-214.
134
përdorimin sistematik të dhunës.
Çështja e përgjegjësisë politike shtrohet gji-
thashtu edhe lidhur me disa nga hapat politikë të
propozuar në Memorandum: Revidimi i kush-
tetutës së vitit 1974, „Ribashkimi“ i Serbisë dhe
luftimi i „agresionit shqiptar“ përmes „shpalljes
luftë“, përmes „luftës revolucionare “ dhe të
„ konfrontimit të hapur “. Që nga vitet 1989/90 të
gjithë këta hapa u bënë vërtetësi. Në verën e vitit
1988 shqipja u hoq nga përdorimi zyrtar dhe në
vend të saj gjuhë zyrtare në Kosovë u bë ser-
bishtja; më 24 mars 1989 autonomia e Kosovës u
hoq përmes grushtshtetit; më 5 korrik 1990 me
dhunën e policisë e të ushtrisë serbe u shuan
parlamenti dhe qeveria e Kosovës190 Masat politike
e juridike në fuqi, të dala nga kushtetuta e re,
kishin fuqi të madhe veprimi drejt arsyetimit të
diskriminimit të popullatës shqiptare së Kosovës.
Ndryshimet kushtetuese patën për pasojë margji-
nalizimin social e ekonomik.
Masat me hark të gjerë veprimi ua dhanë
përgjithmonë qeverisë serbe dhe serbëve lokalë të
Kosovës mujshinë e marrjes së aksioneve politike
në dorë. Këta e delegjitimuan njëkohësisht vep-
rimin politik dhe aksionet e popullatës shqiptare a
priori. Sepse, sipas definicionit, legale është gjith-
çka që mund të legjitimohet në kuadër të rregullit
të vënë ndërsa, nga ana tjetër, ajo që është ilegale
në rrafshin juridik, është edhe jolegjitime.191 Në

190
Meier 1996, 168; Malcolm 1998, 343-353; Sell 2002, 83.
191
Madje edhe krimet mbi masën ebreite të gjermanisë e të
Europës u bënë mbi bazën e hapave juridikë sipas të cilëve u
legalizua dëbimi i tyre nga puna, çpronësimi dhe heqja e çdo të
135
vazhdën e kësaj shqiptarët u përzunë nga jeta
publike, nga politika, nga ekonomia, administrata,
shëndetësia, mediat dhe nga arsimi. Mjetet e infor-
mimit në gjuhën shqipe u ndaluan dhe Universiteti,
Akademia e Shkencave dhe e Arteve, shkollat etj.,
që në Memorandum mbaheshin për djep të „agre-
sionit shqiptar“, u serbizuan.192 U vendos një sis-
tem aparteidi, i cili pati për pasojë një ndarje hori-
zontale të shoqërisë: lart sundonte administrimi i
dhunshëm i instaluar nga Milosheviqi, ndërsa
poshtë shqiptarët po ndërtonin një shtet paralel.193
Kriminalizimi i shoqërisë shqiptare nuk u bë
vetëm duke ia hequr kësaj të drejtat, por edhe duke
ia hequr Kosovës identitetin simbolikisht. Kjo ka
të bëjë me problemin e sapo trajtuar të përdorimit
të nocionit me konotacione nacional-politike, „Ko-
sovë e Metohi“. Duke e përdorur këtë emërtim,
Akademia serbe dëshironte mbase të linte të kup-
tohej se ajo nuk ishte e gatshme në asnjëfarë kon-
stelacioni që ta njihte statusin juridik e kushtetues
të Kosovës në kuadrin e kushtetutës së vitit 1974.
Njëkohësisht, duke u mbështetur mbi idenë e
trojeve historike të definuara mbi pandehje të his-

drejte për ta (më hollësisht shihe për këtë tek Rubenstein 1975).
192
Mihailović dhe Krestić 1995, 128 dhe në vijimë.
193
Më hollësisht për këtë Reuter 1994, 18-30; Reuter 2000,
150-153; Troebst 1999, 156-190; Mertus 1999, 198-204;
Schmidt 2000, 187-201. Hollësi sjell edhe Clark 2000, 46-
121. Autori e bën këtu një vlerësim të lëvizjes pa dhunë dhe
të jetës institucionale, para se gjithash në fusha të arsimit e të
shëndetësisë, të cilat ishin organizuar nga Lidhja Demokra-
tike e Kosovës (LDK). Ky e shtron tezën sipas së cilës LDK,
si partia më e madhe, pikërisht më 1994 nuk kishte as
koncept e as energji për mbajtjen për kohë afatmesme të
këtyre strukturave e as për zgjidhjen e problemit.
136
torisë serbe, kjo Akademi synonte ta asgjësonte
simbolikisht edhe karakteristikumin unik të struk-
turës së gjithmbarshme me shumicë shqiptare dhe në
përgjithësi Kosovën si njësi unike më vete. „Ko-
sovë e Metohi“ „ishte“ në sy të tyre qysh më 1985
në njëfarë mënyre pjesë e Serbisë, ashtu sikundër
kjo, Kosova, kishte qenë për plotë dy dekada pas
viteve 1944/45 në kohën kur ky emër dypjesësh
vlente si emërtim zyrtar dhe kur Serbia e kishte
kontrollin total mbi Kosovën. Ndryshimi faktik i
propaguar i emrit të Kosovës ishte vetëm hapi i
parë drejt ndryshimeve politike e kushtetuese, të
cilat do të duhej të ndodhnin. Kjo ndodhi edhe në
rrafshin politik simbolikisht më 1990, kur duke e
aprovuar kushtetutën e re të Serbisë, edhe zyrtarisht
u fut në përdorim nocioni „Kosovë e Metohi“.194
Të përfundojmë: Historia e konfliktit të
Kosovës dhe ajo e krimeve të bëra në këtë vend
gjatë kohës së luftës (1998/99) mund të kuptohen
në kompleksitetin e tyre, nëse analizohet drejt e
mirë roli i elitave si p.sh. ai i Akademisë serbe.
Rasti i Memorandumit e tregon edhe një herë, se
me sa peshë janë konceptet shkencore e pseudo-
shkencore për arsyetimin apriori të përdorimit të
dhunës e të krimeve nacionale-politike. Dhe kjo
ndodhë në një kontekst të vetëm: Shkenca nuk
është menduar që analizat dhe rekomandimet e saj
të referohen në vlera morale, por në rend të parë
ato duhet të jenë objektive. Mirëpo, shkenca i

194
Mertus 1999, 202; Hayden 2002, 231-253 i ka vlerësuar
kushtetutat e shteteve sukcesive të Jugosllavisë si instrument
të legjitimimit të “spastrimeve etnike ”, por nuk e trajtoi fare
kushtetutën e përmednur pak më parë të Serbisë, e cila jetën
në Kosovë e ndryshoi që nga themeli.
137
përkrah percepcionet e së mirës e të së keqes, të së
drejtës e të së padrejtës.195 Në këtë mes, as njerëzit
e arsimuar e as ata më pak të shkolluar nuk janë,
sikundër e tregon shembulli jugosllav, edhe gjithaq
imunë kundrejt instrumentalizimit të shkencës.
Dhe, për këtë arsye, qytetarët ishin përkrahës të
drejtpërdrejtë apo edhe të tërthortë të politikës së
agresionit kundër bashkëqytetarëve të tjerë të tyre.
Nacionalizmi ishte gjatë kësaj kohe karakteristikë
pothuaj e të gjitha elitave – gjë që vazhdon të jetë i
gjallë edhe sot e gjithë ditën në këtë pjesë të këtij
regjioni të Europës Juglindore. E veçanta e hulum-
tuar në këtë kapitull qëndron se në rastin e Serbisë,
veprimi bashkërisht i individëve të veçantë, vepri-
mi i strukturave të llojit të Akademisë dhe akcep-
tanca e ideologjisë nacionaliste e raciste nga popu-
llata e rëndomtë po zhvillohej në mënyrë fort
sistematike e të suksesshme dhe po në të njëjtën
kohë.196 Që kjo po ndodhte përbrenda republikës
dhe kombit më të madh serb, edhe u desh të ishte
gremina e Jugosllavisë.

195
Rreth perceptimeve dhe krimit shihe më hollësisht tek:
Hagan 1994.
196
Për raportet e përgjithshme midis ideologjisë dhe krimit
ndaj masave khs. mbi bazën e shumë shembujve Alvarez
2001, 50, 56 dhe 72-78, si edhe për rolin prej shikuesi të
qytetarëve të rëndomtë fq. 24-27.
138
3. Taksonomia e konfliktit etnik

Hyrje

Ky kapitull mëton të paraqesë strategjitë të


cilat u përdoren gjatë tërë shek. 20-të për rregu-
llimin e konfliktit etnik në Kosovë. Kësaj udhe nuk
do të ndriçohen vetëm shkaqet dhe fazat e këtij
konflikti, por njëkohësisht do të analizohen dhe
klasifikohen edhe strategjitë e praktikuara për zgji-
dhjen e tij. Moraliteti, bëshmëria dhe pasojat e tyre
do të jenë, gjithashtu, objekt i këtij kapitulli. Meqë
konflikti, qoftë nga ana shqiptare qoftë nga ajo
serbe, nuk perceptohet si i mbyllur, ky kapitull
synon jo vetëm ta mbyllë një zbrazësi akademike:
sepse edhe sot pas hyrjes së trupave të NATO-s
(qershor 1999), ngritjes së Misionit të Kombeve të
Bashkuara (UNMIK), të institucioneve qeveritare
të Kosovës (dhjetor 2001) dhe rënies së regjimit të
Milosheviqit në Serbi (tetor 2000) nga palët në
konflikt përdoren ose propozohen metoda të vjetra,
të dështuara për zgjidhjen e konfliktit. Që nga kjo
kohë, është përgjithësisht i pranueshme mendimi
se situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike në të
mirë të Kosovës. Qeveritë demokratike të
formuara rishtazi në Prishtinë dhe Beograd
139
konsiderohet se kanë meritat kryesore në
ndryshimin e situatës së pasluftës.197 Nëse është
vërtet kështu, atëherë ekziston nevoja për të shpje-
guar edhe efektet reale të këtyre “ndryshimeve”.

Origjina e konfliktit

Perceptimi i serbëve dhe shqiptarëve, sa i


përket situatës në Kosovë është ai që të dy kombet
kanë pasur një konflikt të vazhdueshëm që nga
mesjeta, madje nga kohët antike. Në realitet, këto
perceptime janë të bazuara në fabrikimet me
motive politike të së kaluarës, konstruksione e
rrëfime kombëtare për qëllime nacionaliste. Ky
keqinterpretim me paramendim i të kaluarës dhe
promovimi i imazheve të konfliktit i datuar thellë
në histori janë përhapur sidomos nga elitat serbe,
dhe më pak nga ajo shqiptare që nga shek. 20 me
qëllim të përkrahjes së “të qenit i lindur i pari” në
territorin e Kosovës, ekspansionizmit, politikave të
“spastrimit etnik” dhe hegjemonisë etnike. Mirëpo,
si do që ai të u jetë prezantuar këtyre dy kombeve,
konflikti etnik në Kosovë, sikurse edhe shumë të
tjerë në botë, është rezultat i krijimit të shtetit-
kombit dhe filleve të modernizmit evropian në

197
Mbi pikëpamjet e Beogradit shih: International Crisis
Group (ICG). After Milosevic: A Practical Agenda for Las-
ting Balkans Peace. Balkans Report Nr. 108, Belgrade/
Brussels, 26.04.2001; ICG. Milosevic in The Hague: What it
means for Yugoslavia and the Region. Balkans Briefing
Paper, Belgrade/Brussels, 06.07.2001.
140
Ballkan që nga shek. 19, dhe assesi nuk do të duhej
të datohej që nga antika apo mesjeta.
Që nga ngjarjet e viteve 1980-ta dhe
dezintegrimit të Jugosllavisë gjatë viteve 1990-ta,
shumë argumente dhe teori janë përfaqësuar rreth
shkaqeve të konfliktit etnik dhe zgjidhjen e tij. Së
fundmi, Korand Clewing, ka prezantuar një teori të
bazuar dhe argumentuar mirë sa i përket origjinës
së konfliktit, që ka një rëndësi të madhe për këtë
kapitull.198 Clewing argumenton se konflikti mbi
Kosovës ka qenë, që nga fillimi, një konflikt midis
qeverive serbe/jugosllave dhe popullatës shqiptare
në Kosovë për territor dhe pushtet politik. Nga viti
1878 shteti serb ka pasur pretendime territoriale
mbi hapësirat e populluara nga shqiptarët gjatë
sundimit otoman. Kjo politikë ekspansionste ka
vazhduar në fillim të shek. 20 pas dezintegrimit të
Perandorisë Otomane gjatë Luftërave Ballkanike
(1912/13), që kanë rezultuar me okupimin e
dhunshëm të Kosovë nga Serbia. Një numër i
konsiderushëm i shqiptarëve, që ishin shumicë
(rreth 75 për qind e popullatës), u ekzekutuan,
deportuan ose migruan nën frikën e tiranisë së re.
Për elitën serbe, përfshirja e këtij territori nën
Serbi ishte kyçe për hegjemoninë e tyre mbi
Kosovën dhe për të mbajtur rolin e tyre si një fuqi
e fortë regjionale në Ballkan.
Në anën tjetër, politizimi i etnicitetit nga ana
e shqiptarëve dhe konflikti ka marrë një dimension
etnik dhe nacional me lindjen e Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare gjatë sundimit otoman. Ishte
Kosova ajo që ka shërbyer si inkubator për Lidhjen

198
Clewing 2002, 181-214.
141
e Prizrenit, që ishte krijuar në vitin 1878. Qëllimi i
saj ishte mbrojtja e shqiptarëve ndaj ekspansioniz-
mit serb dhe përfaqësimi politik i interesave
kombëtare të shqiptarëve në Kongresin e Berlinit, i
cili ishte mbajtur të njëjtin vit. Më vonë, duke
pasuar rënien e Perandorisë Otomane u krijua një
shteti i gjymtuar i Shqipërisë (1912/13), meqë si
pasojë e vendimeve të Konferencës së Ambasado-
rëve në Londër pothuajse gjysma e popullatës
shqiptare u la jashtë kufijve të tij, e cila ishte për-
fshirë dhunshëm në Mbretëritë e grekëve, serbëve
dhe malaziasve. Që nga ajo kohë, shqiptarët në
Kosovë u ballafaquan me mbijetesën e tyre
kombëtare, pasi që sundimi serb mbi këtë territor
gjatë shek. 20 ishte i dhunshëm dhe diskriminues.
Sipas Clewing, ekzistojnë edhe dy aktorë të
tjerë ndikues në konflikt. Së pari, bashkësia
ndërkombëtare që ka ndjekur një agjendë politike
tradicionale në Ballkan duke reflektuar interesat
strategjike të Fuqive të Mëdha. Së dyti, Shqipëria,
për të cilën Kosova ishte qendra e lëvizjes
kombëtare shqiptare. Pas krijimit të shtetit të
pavarur dhe përgjatë shek. 20, Shqipëria asnjëherë
nuk ka ndjekur një politikë irredentiste lidhur me
Kosovën, me sa duket për shkak të frikës së kon-
flikti me qeveritë më të fuqishme serbe/jugosllave
do të mund të kërcënonte ekzistencën e shtetësisë
shqiptare. Në të njëjtën kohë, varësia shqiptare nga
disa shtete të fuqishme perëndimore, nëse jo nga
tërë bashkësia ndërkombëtare, ishte gjithashtu një
faktor në pozicionin e saj të dobët ndaj shqiptarëve
në Jugosllavi.

142
Metodologjia

Konfliktet etnike janë fenomene i kohërave


moderne, projekteve të komb-shteteve dhe nacio-
nalizmave të ndryshme. Mirëpo, pas përfundimit të
Luftës së Ftohtë, dezintegrimit të Bashkimit
Sovjetik dhe Jugosllavisë, konfliktet e reja etnike u
bënë lajme të para dhe fokus i shumë hulumtimeve
të shkencave sociale, duke rezultuar në teori të
ndryshme rreth shkaqeve të tyre, rrjedhës dhe
pasojave. Bazuar në konfliktet etnike në Afrikë,
Amerikë, Azi, Evropë dhe Oqeani, studiuesit John
McGarry dhe Brendan O’Leary, kanë zhvilluar një
taksonomi të tetë formave makro-politike të
rregullimit të konflikteve etnike.199 Taksonomia e
filluar nga shkencëtari suedez Linnaeus, prezanton
një klasifikim të organizmave bazuar në vëzhgimet
empirike. Taksonomia ka për qëllim të vendos të
gjithë organizmat në një sistem të klasifikimit
hierarkik, në të cilin “të ngjashmet” janë radhitur
me të “ngjashmet”. Bazuar në këtë qasje, të dy
studiuesit kanë krijuar taksonominë e tyre dhe
listën e tyre të formave të rregullimit të konfliktit
etnik të ndërtuar përmes hulumtimit të rasteve të
ndryshme në botë. Këtu ata kanë vendosur së
bashku shembujt e “ngjashme me të ngjashëm” për
rregullimin e rasteve të ndryshme të konflikteve
etnike. Qëllimi i tyre ishte që të bëjnë të qartë se
ata nuk përdorin një tipologji për shpjegimin e
konflikteve etnike, meqë tipologjia është deduktive
dhe ka për qëllim të kodifikojë njohuritë
ekzistuese. Për ata, tipologjitë në shkencat

199
McGarry dhe O’Leary 1997, 1-41.
143
shoqërore janë klasifikime të entiteteve përmes
tipave logjike dhe të konstruktuara përmes
përdorimit të antonimeve logjike më shumë se sa
vrojtime empirike. Në këtë sens, në kontradiktë me
tipologjitë, që është më shumë tipike-ideale,
taksonomitë janë më shumë empirike: ato janë më
shumë a posteriori se sa a priori në shpjegimin e
tyre hierarkik dhe skemës klasifikuese.
Sipas këtyre autorëve janë tetë makro-metoda
të rregullimit të konfliktit etnik: gjenocidi, shpër-
ngulja masive e popullatës me forcë, ndarja dhe
secesioni (vetëvendosja), integrimi dhe asimilimi,
kontrolli hegjemonik, arbitrimi (intervenimi i palës
së tretë), kantonizimi dhe federalizmi, dhe konso-
ciacionalizmi dhe pushtet-ndarja. Përderisa katër të
parat qenë përdorur si metoda për eliminimin e
dallimeve etnike, katër të fundit janë parë si
metoda për menaxhimin e dallimeve etnike. Do
përmendur këtu se, autorët tanë kanë qasje
pozitiviste dhe normative. Fillimisht, ata kanë
tentuar të njohin nëse këtu kishte “ligjshmëri” të
përgjithshme, që neve na mundësojnë në mënyrë
retroaktive ta kuptojmë konfliktin (postdiction-i)
ose parashohin rrjedhën e konfliktit etnik
(prediction-i). Këto ligjshmëri sipas të dy autorëve
do të mundësonin të identifikohet shkaku i
konfliktit dhe strategjitë për zgjidhjen e tij. Për më
tepër, ata tentuan të identifikojnë metodat për
menaxhimin e konflikteve etnike dhe të gjejnë
rrugët për rregullimin e tyre përmes institucioneve
demokratike dhe liberale. Nocioni ‘rregullimi’ këtu
nënkupton edhe përfundimin, por edhe
menaxhimin e konfliktit.

144
Bazuar në kornizën teorike të McGarry dhe
O’Leary dhe pas përvijimit të shkaqeve të kon-
fliktit në Kosovë, ky kapitull përqendrohet në
strategjitë e përdorura për të menaxhuar, kontro-
lluar dhe përfunduar konfliktin etnik gjatë sundimit
serb/jugosllav. Gjatë shekullit të kaluar, qeveritë
serbe dhe jugosllave kanë përdorur të gjitha
strategjitë e mësipërme – me përjashtim të
secesionit. Ky kapitull përpiqet të klasifikojë
strategjitë e përdorura në kontekstin e Kosovës, me
qëllim që të kuptohet se përse disa kanë dështuar
ose edhe disa nga to ishin të suksesshme. Këtu do
të përpiqem të identifikoj indicet apo shenjat që
mundësojnë jo vetëm ‘rezonimin retroaktiv’ (post-
diction-in), por gjithashtu ‘parashikimin’ (predica-
tion-in) e strategjive efektive për menaxhimin dhe
mbarimin e konfliktit, si dhe shanset për paqe në
Kosovën sotme. Prandaj, përmbledhja në fund të
kapitullit përqendrohet në evaluimin e strategjive
të aplikuara ose propozuara nga Misioni i OKB-së,
si dhe nga elita politike e Kosovës dhe e Serbisë.
Për qëllime metodologjike, ky kapitull nuk
shqyrton edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në
menaxhimin e konfliktit, siç janë stagnimi
ekonomik, pasiguria, dhuna sistematike, frika dhe
përballja me të kaluarën.200 Është e qartë se shumë
aktorë dhe faktorë të tjerë ndikojnë në gjenezën
dhe rrjedhën e një konflikti. Studiuesi amerikan
200
Shih: UNDP/RIINVEST. Early Warning Report,
<www.Kosova.undp.org>, and International Monetary Fund.
Kosovo: Institutions and Policies for Reconstruction and
Growth. Washington D.C. 2002; European Commission/
Directorate-General for Economics and Financial Affairs.
European Economy. The Western Balkans in Transition.
Brussels 2002.
145
John P. Lederach ka treguar se fokusimi mbi
aktorët kyçë mundëson një kuptim më të thellë të
dinamikave të konfliktit, si fenomen kompleks.201

Gjenocidi dhe “spastrimi etnik”

Gjenocidi u përdor nga kombe të ndryshme


si zgjidhja finale dhe ekstreme për konfliktet
etnike. Gjenocidi është fenomen i kohës moderne
që zakonisht ndodhi pas formimit të një perandorie
të re apo të një shteti të ri. Regjimi gjegjës
“mënjanon” gjoja çrregullimet e brendshme poli-
tike dhe kombëtare përmes asgjësimit të grupeve të
caktuara etnike brenda kufijve të perandorisë ose
shtetit të tij. Gjenocidi, gjithashtu, është përdorur
gjatë dezintegrimit të perandorisë, kur një grupi i
veçantë etnik i ndryshëm nga elita sunduese, ishte
asgjësuar në masë, me besimin se kjo gjë do të
mund të stabilizonte perandorinë. Sipas McGarry
dhe O’Leary, në disa raste gjenocidi ka ‘funk-
sionuar’, duke mbaruar konfliktin dhe siguruar
territorin përgjithësisht për një komb më të madh
ose më të fuqishëm. Sidoqoftë, kryesisht, gjenocidi
nuk ka vërtetuar të jetë efektiv në arritjen e
qëllimeve politike për të cilat edhe është bërë; në
një drejtim të tillë ka çuar shpesh në situata
jostabile postkonfliktuoze.202 Si rregull, gjenocidi
ndodhi në kontekst dhe në vende jodemokratike,
duke buruar nga ideologjitë raciste, etinke dhe

201
Lederach 1997, 38-55.
202
McGarry dhe O’Leary 1997, 6-9.
146
fetare. Këto ideologji që janë, në të vërtetë, një
sistem besimi ose dogme bëjnë përgjithësisht të
pranueshme krimet masive dhe ishin një
instrument në rekrutimin e njerëzve të vullnetshëm
që të kryejnë këto akte.203
Në rastin e Kosovës, përdorimi i termit “gje-
nocid” sipas disa autorëve është i debatueshëm.
Mirëpo, për mendimin tim është fakt i pamohu-
eshëm se në vitin 1999 regjimi serb ka tentuar të
zhdukë shqiptarët e Kosovës, një gjenocid ky i
ndalur dhe shmangur vetëm nga intervenimi i
NATO-s.204 Termi gjenocid përdoret në referimin e
zakonshëm të ekzekutimit sistematik në një shkallë
masive të një grupi specifik etnik. Termet si
“politocid” ose “democid” janë përdorur
nganjëherë për të përshkruar fenomenin e njëjtë.
Ngjashëm me gjenocidin, “spastrimi etnik” ka hyrë
në terminologjinë politike gjatë luftës në Bosnjë,
duke përshkruar krimet masive dhe deportimin e
myslimanëve të Bosnjës. Ky term është përdorur
për të shpjeguar gjithashtu vrasjet masive dhe
deportimin sistematik të popullatës lokale në
Kroaci dhe Kosovë gjatë luftërave në të dyja
vendet. Megjithatë, gjenocidi dhe “spastrimi etnik”
janë fenomene të ndryshme: i pari i referohet
çrrënjosjes fizike të plotë ose të pjesshme të
grupeve të caktuara kombëtare, etnik ose fetare; i
fundit nënkupton deportimin e dhunshëm nga tokat
e banuara. Sidoqoftë, konfliktet jugosllave na

203
Alvarez 2001, 56-57, 72-73, 76-78.
204
Human Rights Watch 2001.
147
tregojnë se “spastrimi etnik” mund të ketë pasoja
gjenocidiale.205
Pasoja të tilla janë parë qartazi jo vetëm me
fundin e sundimit serb mbi Kosovë, por që nga
fillimi i hershëm. Kur Serbia okupoi këtë vend gja-
të Luftërave Ballkanike (1912/13), shumica e
popullatës ishte shqiptare dhe regjimi serb ka
synuar të zgjidhë dallimet etnike në mënyrë per-
manente përmes përdorimin të ekzekutimit siste-
matik.206 Mijëra njerëz janë vrarë dhe dhjetëra
mijëra janë deportuar me forcë; statistikat janë të
diskutueshme, por shtypi perëndimor dhe zyrtarët
dëshmitarë kanë raportuar shifrat që sillen prej
20.000 deri në 25.000 të vrarë dhe 100.000 të
deportuar.207 The Carnegie Endowment for Inter-
national Peace ka publikuar një raport më 1914 sa
u përket pasojave të Luftërave Ballkanike, ku
Kosova është theksuar si një shembull i politikës
së shfarosjes sistematike, shkatërrimit të shtëpive
dhe deportimit. Komisioni ndërkombëtar përgjegjës
për raportin ka konkluduar se arsyeja për këto
krime ishte ndryshimi i strukturës etnike të këtij
vendi, i cili sipas tij është banuar kryesisht nga
shqiptarët shumicë.208 Gjatë Luftës së Parë
Botërore, Serbia ka humbur kontrollin mbi këtë
vend, por pas luftës kur trupat serbe janë kthyer,
205
Naimark 2002, 2, 139.
206
Rreth çështjes nëse Kosova ishte liruar apo okupuar, shih
shqyrtimin e Sundhaussen 2000, 67-69.
207
Banac 1984, 296. Për statistikat e viktimave shihe,
Malcolm 1998, 252-255.
208
Carnegie Endowment for International Peace Report: Report
of the International Commission to Inquire into the Causes and
Conduct of the Balkan Wars. Washington 1914, 151.
148
janë përsëritur masakrat. Në një listë shumë të
detajuar dhe jozyrtare, të harkut kohor 1918 deri
1921, janë futur në listë 12.371 shqiptarë si të
vrarë.209
Si rezultat i kësaj politike, popullata
shqiptare, jo vetëm që është armiqësuar edhe më
shumë nga ideja për të qenë pjesë e shtetit serb,
por i ishte kthyer luftës guerile, me forcimin dhe
rritjen e Lëvizjes Kaçake në vitet e 1920-ta. Vrasja
dhe deportimi i kolonistëve serbë gjatë Luftës së
Dytë Botërore duhet të shihet nga kjo perspektivë.
Mungesa e hulumtimeve për këtë çështje
nënkupton se nuk ka statistika të besueshme për
këto vrasje ose deportime. Gjithashtu, nuk ka të
dhëna as për numrin e shqiptarëve të vrarë gjatë
kryengritjes së vitit 1945, e cila ishte shtypur
dhunshëm nga regjimi i ri komunist jugosllav.210
McGarry dhe O’Leary argumentojnë se vrasjet
masive, shfarosja masive dhe diskriminimi mund
të kenë një efekt të paparë: këto fenomene tragjike
mund të katalizojnë dyfishimin biologjik të një
grupi etnik.211 Deri më tani nuk ka hulumtime që
vërtetë do ta vlerësonin nëse i njëjti efekt ka
ndodhur në Kosovë si reagim ndaj kësaj politike.
Sidoqoftë, është fakt se popullata shqiptare është
dyfishuar si rezultat i shkallës së lartë të lindjes,
shkallë kjo e paparë diku tjetër në Europë gjatë
shek. 20-të.212 Gjatë viteve të 1980-ta, shkalla e
lartë e natalitetit e popullatës shqiptare ishte
209
Banac 1984, 297-298. Për statistikat e viktimave shihe,
Vickers 1998, 98.
210
Statistikat dhe literature e shqyrtuar mund të gjenden te
Malcolm 1998, 311-313.
211
McGarry dhe O’Leary 1997, 8.
149
paraqitur si një arsye e mundshme dhe legjitime
për dhunë. Rritja e natalitetit ishte interpretuar si
“gjenocid biologjik” mbi serbët.213 Gjatë viteve
1980-ta shkelja sistematike e të drejtave të njeriut
dhe “spastrimi etnik” i viteve 1989/99 ishin
legjitimuar nga ideologjia nacionaliste dhe raciste
që është përhapur që nga vitet 1980-ta.214
Akademia serbe e Shkencave dhe Arteve ka
akuzuar popullatën shqiptare të Kosovës për
“gjenocid” kundër fqinjëve të tyre serbë të
Kosovës.215 Gjatë dekadave të fundit të shek. 20-ta,
intelektualët serbë, Kisha Ortodokse dhe mediat
etiketuan shoqërinë shqiptare si “kriminale”, synim
i së cilës ishte “vrasja psikologjike”.216
Menjëherë pas shpërthimit të luftës në
Kosovë (shkurt/mars 1998), qëllim final i kësaj
ideologjie ishte shfarosja fizike e popullatës
shqiptare e synuar me politikën e “spastrimit
etnik”. Sikurse në Bosnjë, “spastrimi etnik” në
Kosovë nuk ishte një pasojë e luftës, por qëllimi i
saj. Strategji të njëjta të kësaj politike të përdorura
në Bosnjë ishin bartur në Kosovë: ushtria serbe,
policia, forcat speciale dhe paramilitare sulmuan
qytetet, qytezat dhe fshatrat, ku janë vrarë grupe
njerëzish, janë dhunuar gratë, shtëpitë janë djegur
deri në themel dhe njerëz të të gjitha moshave u
212
Për statistikat historike të popullatës së Kosovës dhe
ndryshimeve të saj shihe Clewing 2000, 25-63.
213
Bogdanovic 1985.
214
Magas 1993, 14, 50; Dragovic-Soso 2002, 124.
215
Mihailovic dhe Krestic 1995, 127; Anzulovic 1999, 114-
118; Hoxhaj 2002, 494-527.
216
Shqyrtimi rreth rolit të disa strukturave dhe aktorëve gjatë
konfliktit jugosllav mund të gjenden te Popov 2000.
150
dëbuan nga tokat e tyre.217 Pas dështimit të
negociatave në Rambouillet dhe intervenimit
ushtarak të NATO-s (24 mars 1999) për ta ndaluar
“spastrimin etnik”, gjendja u përkeqësua. Brenda
javëve, rreth 900.000 njerëz janë deportuar në
Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi; 600.000
qëndruan në Kosovë, por ishin të deportuar të
brendshëm; dhe 15.000 njerëz konsiderohen të
vdekur ose të pagjetur.218 Pavarësisht diskutimeve
rreth statistikave, duket se regjimi serb ishte afër
arritjes së qëllimeve të saj. Në ato pjesë të territorit
të Kosovës ku më parë proporcioni ishte 90 për
qind shqiptarë me 10 për qind serbë, tanimë e
kundërta ishte realizuar.219 Mirëpo, kjo gjendje nuk
qëndroi. Pas përfundimit të luftës në Kosovë,
kthimi masiv i refugjatëve shqiptarë të Kosovës
bëri rikthimin në demografinë origjinale.

Shpërngulja masive me forcë e popullatës

Njëjtë me gjenocidin, shpërngulja masive me


forcë e popullatës ndodhi gjithashtu gjatë krijimit
të perandorive dhe shteteve të reja. Kjo strategji
është aplikuar gjatë dhe pas një lufte, por jo
gjithmonë ka rezultuar me mbarimin e konfliktit
etnik. Elitat shtetërore, që kanë përdorur këtë
metodë të rregullimit të konfliktit etnik, e
arsyetuan atë si një reagim ndaj vërshimit të grupit

217
Hoxhaj dhe Müller 2000, 18-28.
218
Hoxhaj 2004, 208-213.
219
Naimark 2002, 180.
151
tjetër etnik në kuptimin e rritjes biologjike, duke i
karakterizuar anëtarët e atij grupi si pasardhës të
grupeve të ardhura ose se kanë pushtuar tokën e
huaj. Deportimi i dhunshëm krijon mundësitë për
një ambient të ri politik dhe etnik, i cili përndryshe
bën të “pamundura” pretendimet e ardhshme
territoriale.220
Në Kosovë, kjo strategji ishte përdorur
përgjatë shek. 20-të nga qeveritë serbe/jugosllave
me qëllim të ndryshimit të strukturave etnike dhe
të menaxhimit të konfliktit. Kjo metodë është
aplikuar në dy mënyra të ndryshme: së pari përmes
kolonizimit të Kosovës me kolonë serbë nga pjesë
të ndryshme të Jugosllavisë; së dyti, përmes
shpërnguljes masive me forcë të shqiptarëve,
respektivisht popullatës josllave për regjionin e
Ballkanit dhe Turqisë. Programi i kolonizimit ka
filluar si një reformë agrare, ku tokat që i kanë
takuar popullatës josllave u janë dhënë
kolonizatorëve serbë dhe malazias. Në këtë
mënyrë, regjimi serb ka synuar, jo vetëm qëllimin
afatgjatë të ndërrimit të demografisë, por edhe tri
qëllime afatshkurtra. Së pari, kolonizimi ka
parandaluar migrimet e popullatës serbe dhe
malaziase drejt Amerikës Veriore. Së dyti, ka
shërbyer për ta shtypur Lëvizjen Kaçake, tokat e të
cilëve janë konfiskuar dhe u janë dhënë
kolonistëve. Së treti, duke vendosur kolonistët,
kufiri me Shqipërinë ishte siguruar për qëllime
ushtarake, dhe më këtë kolonizimi kishte asistuar
në një mënyrë edhe luftimet kundër kaçakëve.221

220
McGarry dhe O’Leary 1997, 9-11.
221
Malcolm 1998, 278-279.
152
Mirëpo, kolonizimi që kishte filluar në vitin 1914,
mbeti i kufizuar në shtrirje për shkak të shpërthimit
të Luftës së Parë Botërore. Ai është ringjallur pas
luftës, falë derdhjes së madhe të parave nga
qeveria serbe. Vlerësohet se midis dy luftërave
botërore, 13.000 familje serbe me rreth 70.000
njerëz janë vendosur në Kosovë. Në pjesë të
caktuara të këtij vendi, kolonizimi shkaktoi
ndryshime të rëndësishme në strukturën
demografike të popullatës. Kjo mund të shihej
fillimisht në Fushën e Kosovës ku popullata sllave
në vitin 1919 përbënte 24 për qind dhe në vitin
1927, 37 për qind. Edhe pse të ardhurve u
ofroheshin shumë përparësi, ishin të trajtuar
ngrohtësisht dhe të ndihmuar nga shteti, në fund
procesi i kolonizimit kishte sukses të kufizuar, për
shumë arsye, përfshirë këtu edhe migrimin e
shumë prej kolonistëve gjatë luftërave botërore dhe
rritjen natyrore të popullatës shqiptare.222
Sidoqoftë, politika e kolonizimit agrar ka
detyruar shqiptarët të migrojnë. Sundimi brutal
ushtarak nga Serbia pas inkorporimit të Kosovës
ka shtyrë shumë shqiptarë të ikin për në shtetin
shqiptar të formuar rishtazi dhe në Turqi. Sipas një
raporti, vlerësohet se Kosova ka humbur 150.000
njerëz midis viteve 1910 dhe 1920 si rezultat i
migrimit me forcë.223 Sidoqoftë, kah mesi i viteve e
1930-ta, intelektualët dhe lidershipi serb ka pohuar
se qeveritë pasuese kanë dështuar të zgjidhin
problemin shqiptar përmes kolonizimit. Historiani
222
Banac 1984, 299-301; Bartl 1993, 190-191; Malcolm
1998, 278-88. Reflektimi më i mirë për këtë çështje mund të
gjendet te Obradović 1981.
223
Banac 1984, 301.
153
Vasa Çubriloviq, në një takim midis përfaqësuesve
qeveritarë, shtabit të përgjithshëm ushtarak dhe
akademikëve më 7 mars 1937, ka propozuar një
Memorandum, i cili paraqet deportimin me forcë të
shqiptarëve si një metodë më efektive.224 Në anën
tjetër, që nga viti 1933 qeveria serbe ka diskutuar
plane për deportimin e shqiptarëve me qeverinë
turke, negociata që kanë arritur një marrëveshje
për shpërnguljen e 40.000 familjeve “turke” - në
fakt shqiptare - midis viteve 1939 dhe 1944, duke
“spastruar” Kosovën nga 200.000 shqiptarë. Vetëm
fillimi i Luftës së Dytë Botërore ka bërë që kjo
marrëveshje të dështojë. Sidoqoftë, është vlerësuar
se midis viteve 1918 dhe 1941, 90.000 deri në
150.000 banorë ishin detyruar të migrojnë.225 Por,
shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve dhe e
pakicave të tjera myslimane ishte gjithashtu një
karakteristikë e politikës socialiste jugosllave.
Mirëpo, kjo ka ndodhur vetëm në kontekst tjetër:
që nga viti 1945 Kosova ishte nën kontrollin
hegjemonist të forcave policore jugosllave/serbe
dhe forcave të sigurisë; popullata shqiptare ishte
konsideruar nga elita komuniste si një “element
armiqësor” për shtetin.226 Kjo klimë politike
mbizotëroi deri në rënien e ministrit të Punëve të
Brendshme, Aleksandar Rankoviq (1966). Është
vlerësuar se midis viteve 1946 dhe 1966, 246.000
njerëz kanë migruar për në Turqi. Dhe jo vetëm
Kosova, por Maqedonia dhe rajoni i Sanxhakut në
224
Bartl 1993, 188-191; Cohen 1996, 4, 6, 12; Sundhaussen
2000, 76-77. Ky dokument është përkthyer në gjuhën
angleze dhe publikuar nga Elsie 1997, 400-425.
225
Bajrami 1983, 243-271.
226
Meier 1996, 54; Judah 2000b, 143.
154
Serbi u prekën thellë nga kjo politikë. Sidoqoftë,
më shumë se 100.000 njerëz, kryesisht shqiptarë, u
shpërngulën me forcë nga Kosova në Turqi.227

Ndarja dhe secesioni (Vetëvendosja)

Sipas McGarry dhe O’Leary, ndarja dhe se-


cesioni (shkëputja) janë kompatibile me institucio-
net demokratike dhe liberale, dhe e drejta e një
grupi etnik për vetëvendosje mund të respektohet
vetëm përmes secesionit. Gjatë shek. 20, shumë
shtete të reja janë krijuar si rezultat i lëvizjeve se-
cesioniste dhe luftërave, të cilat erdhën menjëherë
pas dekolonizimit të botës dhe rënies së peran-
dorive komuniste. Pas Luftës së Ftohtë, kur u venit
sfera e ndikimit të Fuqive të Mëdha, secesioni
ishte një ndodhi e shpeshtë. Ndonëse kjo metodë e
zgjidhjes së konfliktit bart rrezikun e dhunës dhe
krijimit të problemeve të reja, kjo është vërtetuar si
efektive në përfundimin e konflikteve etnike.
Secesioni ka qenë veçanërisht i suksesshëm në
shtetet multi-etnike ku ajo ka lejuar dhe mundësuar
ndarjen e këtyre grupeve etnike që nuk kanë
dashur më tutje bashkësi të përbashkët shtetërore.
Njerëzit kanë synuar secesionin për arsye të
ndryshme: si një reagim ndaj diskriminimit dhe
poshtërimit etnik, por gjithashtu edhe si një
mbrojtje për kulturën e tyre nga asimilimi. Shkaku
tjetër i secesionit janë arsyet pragmatike të lirisë
politike dhe ekonomike, por gjithashtu edhe

227
Malcolm 1998, 322-323.
155
dëshira e elitave për politika të ndryshme publike
dhe prestigj dhe pushtet. Arsyeja e fundit, e mbase
edhe kryesorja për ndarje është fakti se nuk është e
lehtë të arrihet kompromisi mbi çështjet që kanë të
bëjnë me etnicitetin dhe identitetin: me fjalë të
tjera, nacionaliteti, gjuha, vendi dhe kultura nuk
janë të lehta për marrëveshje.228
Secesioni kurrë nuk është konsideruar si një
mënyrë e përfundimit të konfliktit të Kosovës nga
ana e elitave shtetërore serbe. Kjo ka qenë në
kontrast me shumicën shqiptare në këtë vend, për
të cilët secesioni ishte dhe mbeti opsioni i
preferuar, gjithnjë e më shumë i fuqishëm në
kontekstin e dezintegrimit të sistemit politik
jugosllav në shek. 20. Secesioni mbi bazën e vetë-
vendosjes është paraqitur gjatë Luftës së Dytë
Botërore edhe pse tendenca të tilla kanë ekzistuar
që nga okupimi i Kosovës në vitet 1912/13.229 Kur
trupat italiane dhe gjermane pushtuan Kosovën dhe
Maqedoninë, popullata lokale shqiptare i ka
konsideruar ata si çlirimtarë. Nën kornizën e
okupimit gjermano-italian u krijua e ashtuquajtura
“Shqipëria e Madhe”, që përfshinte tërë Kosovën
dhe Maqedoninë Perëndimore. U krijua xhandar-
mëria dhe administrata shqiptare, ndërsa u rihapën
shkollat në gjuhën shqipe. Megjithatë, një lëvizje e
dobët komuniste u shfaq përgjatë kufijve të
paraluftës dhe njësitë e para partizane të Kosovës
(si pjesë e lëvizjes partizane jugosllave) u
themeluan në vitin 1942. Në vitin 1944, lëvizja

228
McGarry dhe O’Leary 1997, 11-16.
229
Lëvizja Kaçake luftoi për bashkimë me Shqipërinë, përveç
luftës kundër Serbisë (Banac 1984, 302-305).
156
nacional-çlirimtare e Kosovës u rrit papritmas, me
rreth 50.000 njerëz të armatosur nga të cilët 6.000
u vranë. Partizanët e Kosovës luftuan jo vetëm për
vendin e vet, por gjithashtu në Maqedoni, Mal të
Zi, Serbi dhe Shqipëri.230
Gjatë Luftës së Dytë Botërore u ndërmorën
veprime për të zgjidhur çështjen e statusit të Koso-
vës. Përfaqësuesit e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare
të Shqipërisë dhe organizata nacionaliste e rezis-
tencës Balli Kombëtar patën vendosur në Mukje
(gusht 1943, Shqipëri) të bashkojnë të gjitha terri-
toret e banuara nga shqiptarët. Ky vendim ishte
anuluar në konferencën e dytë të Lëvizjes Nacio-
nal-Çlirimtare në Labinot (shtator 1943, Shqipëri),
për shkak të presionit nga lëvizja partizane
jugosllave; ata thanë se populli i Kosovës do të
vendosë nëse do t’i bashkohet Shqipërisë ose
Jugosllavisë pas luftës. Një takim tjetër i
rëndësishëm, ku për herë të dytë u diskutua çështja
e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ishte
Konferenca e Bujanit (dhjetor-janar 1943/44,
Shqipëria e Veriut). Ishte ky rasti, kur në
Konferencën e Parë të Komitetit Rajonal të
Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të Kosovës, 49
delegatët, që të gjithë anëtarë të Partisë, vendosën
që Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë.231
Komunistët jugosllavë menjëherë kundërshtuan
këtë vendim. Sërish u tha se kjo çështje do të
diskutohet pas luftës. Sidoqoftë, pas luftës Kosova
ishte në një gjendje rrethimi dhe ishte vendosur në
një administrim të ashpër ushtarak që rezultoi me

230
Malcolm 1998, 288-313.
231
Hadri 1974, 179-184; Rajovic 1985, 206-210, 433-437.
157
një numër të konsiderueshëm të viktimave. Nën
rrethana të tilla, Komiteti i Lëvizjes Nacional-
Çlirimtare të Kosovës në Konferencën e Dytë në
Prizren (korrik 1945) vendosi nën presionin e
dhunës shtetërore jugosllave që Kosova t’i
bashkohet Serbisë si një rajon autonom. Vendimi i
Bujanit ishte hedhur poshtë.232 Bazuar në
Kushtetutën e parë jugosllave pas luftës, Kosova
mbeti “Rajoni Autonom i Kosovës dhe Metohisë”
brenda Republikës së Serbisë.233
Secesioni kthehet në një opsion përsëri në
vitet e 1990-ta, kur Jugosllavia u dezintegrua.
Atëherë, institucionet legjitime të Krahinës
Autonome të Kosovës provuan që ta ushtrojnë të
drejtën për vetëvendosje. Në fakt, që nga vitet e
1960-ta, disa grupe marksiste kanë kërkuar
secesionin - siç ishte Lëvizja Revolucionare për
Bashkim Kombëtar Shqiptar e Adem Demaçit -, e
sidomos pas vdekjes së Titos në vitin 1980.234 Në
fund të viteve 1960-ta, në Kosovë u organizun
demonstrata që kishin për qëllim që t’i siguronin
Kosovës statusin e republikës së shtatë
jugosllave.235 Kërkesë kjo që u përsërit në vitin
1981.236 Në fillim të viteve 1990-ta, secesioni i
Kosovës nga Jugosllavia dhe ngritja e saj në
statusin e republikës me të drejta të njëjta si
232
Bartl 199, 194-197. Shtjellimi më i mirë për secesionin
gjatë Luftës së Dytë Botërore gjendet te Hoti 1997.
233
Malcolm 1998, 315.
234
Judah 2000b, 34.
235
Mbi perceptimet e popullatës për këtë kohë shih, Motes
1998, 5-215.
236
Mbi demonstrtat dhe perceptimet e popullit rreth këtyre
ngjarjeve shih, Mertus 1999, 17-95.
158
republikat tjera jugosllave, u konsiderua si i vetmi
skenar për ta përfunduar konfliktin e Kosovës. Por,
e drejta e shqiptarëve të Kosovës për secesion dhe
vetëvendosje nuk u shqyrtua asnjëherë në Jugoslla-
vi. Kjo e drejtë ishte refuzuar me arsyetimin se
vetëvendosja ishte e drejtë e republikave dhe
kombeve që ndërtuan shtetin federativ jugosllav e
jo edhe e drejtë e krahinave autonome dhe
‘kombësive’. Ideja për arritjen e statusit të
republikës në realitet ishte kërkesa e popullit të
Kosovës për të ushtruar të drejtën për
vetëvendosje; kjo ide ishte në të njëjtën kohë një
kërkesë e popullit të Kosovës për të qenë komb e jo
kombësi brenda Jugosllavisë.237 Sidoqoftë, pas
zhbërjes së shtetit multi-etnik jugosllav dhe
instalimit të sistemit të aparteid-it serb në Kosovë
në vitet e 1990-ta, u shua vullneti i shqiptarëve të
Kosovës për të jetuar brenda Jugosllavisë me
statusin e republikës. Që nga atëherë, ata kërkuan
pavarësinë e plotë të Kosovës.238
Nuk ka dyshim se ideja për shtet të pavarur u
zhvillua si reagim ndaj shpërnguljes së dhunshme
masive të popullatës, kontrollit hegjemonik
autoritar, diskriminimit, asimilimit dhe “spastrimit
etnik” gjatë shek. 20. Për më tepër, kjo ide u forcua
edhe në bazë të ndryshimeve kushtetuese nga viti
1968 deri në vitin 1974, kur Kosova bazuar në
Kushtetutën e re Jugosllave de facto fitoi të drejta
të njëjta barabar me republikat e tjera. Ishte
ndërtuar një realitet i ri institucional dhe një
identitet i ri politik i Kosovës gjatë kësaj kohe.

237
Brunner 2000, 117-119.
238
Zajmi 1997, 5-100, 143-182.
159
Sidoqoftë, faza e fundit dhe intensive e
secesionizmit në Kosovë ka ndodhur në kontekstin
e dezintegrimit të Federatës Jugosllave në vitet e
1990-ta. Kur Milosheviqi filloi ta varroste
sistematikisht këtë realitet institucional dhe
Parlamenti serb më 26 qershor të vitit 1990 – duke
shkelur Kushtetutën – shpalli gjendjen e
jashtëzakonshme mbi Kosovën, më 2 korrik të të
njëjtit vit, 114 deputetë të Kuvendit të Kosovës,
me shumicë absolute, shpallën pavarësinë e saj.
Më 7 shtator 1990, 111 deputetë të këtij Kuvendi
miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe
rikonfirmuan pavarësinë e saj. Një referendum mbi
pavarësinë u mbajt në shtator të vitit 1991, ku 87
për qind e qytetarëve me të drejtë vote morën
pjesën dhe 99.87 për qind votuan për pavarësi të
plotë. Këto struktura të një shtetit paralel në
formim e sipër, patën sukses në mbajtjen e
shërbimeve arsimore dhe shëndetësore, në
mbledhjen e një lloj takse, nxjerrjen e mediave të
shkruara etj. Të gjitha këto synonin të
demonstronin se shqiptarët e Kosovës mund t’i
shmangnin institucionet e Serbisë dhe të jetoni pa
to, por në të njëjtën kohë shërbime të tilla
kontribuonin në ndërkombëtarizimin e çështjes së
Kosovës në skenën botërore.239 Sidoqoftë, kërkesa
më e fuqishme për ushtrimin e të drejtës për
vetëvendosje ishte lindja e UÇK-së në vitin 1992 si
një lëvizje qytetare çlirimtare dhe lufta e saj për
pavarësinë e Kosovës në vitet 1998/99.

239
Clark 2000: 46-151; Judah 2000b: 61-98; Cohen 2002:
230-244.
160
Integrimi dhe asimilimi

Integrimi dhe asimilimi ka për qëllim të


eliminojë dallimet midis grupeve etnike në konflikt
dhe të promovojë të drejtat e disa grupeve karshi të
tjerave. Që të dy strategjitë e këtilla janë provuar të
suksesshme në menaxhimin e konfliktit në rastin e
emigrantëve në shtetet perëndimore liberale dhe
demokratike, por rrallëherë kanë funksionuar
brenda komuniteteve vendase. Të dyja strategjitë
mbështesin partitë politike multi-etnike të cilat
mund t’i zvogëlojnë dallimet etnike midis grupeve
të ndryshme. Ka shembuj të shpeshtë të këtyre
asimilimeve ose integrimeve që janë shfrytëzuar
nga grupet etnike për të siguruar privilegje
ekonomike ose pushtet. Politika e asimilimit shkon
përtej kësaj, duke e zëvendësuar identitetin
ekzistues me një tjetër ose duke e krijuar një
identitet të ri të derivuar nga të gjitha grupet etnike
(si identitetit sovjetik ose jugosllav). Edhe
integrimi edhe asimilimi janë shfrytëzuar si
strategji për menaxhimin e konfliktit me shkallë të
ndryshme të suksesit. Ka instanca kur një grup i
veçantë etnik është i pakënaqur me të drejtat dhe
mundësitë e veta qytetare dhe kërkon autonomi ose
vetëqeverisje. Integrimi dhe asimilimi janë të
destinuara të dështojnë nëse grupet që i përjetojnë
këto strategji e konsiderojnë veten “vendas dhe
kombe të para”. Gjithashtu nuk do të pranohet
lehtë as politikat e asimilimit që aplikohen në
hapësirat gjeografike që janë subjekt i konfliktit
midis dy apo më shumë grupeve etnike, që i
161
konsiderojnë ato si atdhe të tyre. Gjuha, kultura,
feja dhe mitet kombëtare janë pjesë fundamentale
e identitetit të tyre dhe një grup etnik që është
subjekt i asimilimit nga një grup tjetër etnik do ta
konsideroj këtë si etnocid. Tentimet për të
imponuar identitete artificiale ose për krijimin e
identiteteve pan-etnike janë perceptuar si aneksim i
kulturës dhe si të tilla të papranueshme. Prandaj,
politika të këtilla mund të aplikohen vetëm te
grupet etnike që janë të gatshme të marrin një
identitet të ri qytetar dhe të modifikojnë identitetin
e tyre të vjetër etnik.240
Në rastin e Kosovës, asnjëra nga të dy
strategjitë nuk ka qenë efektive dhe ato kanë
dështuar. Pas “spastrimit etnik” gjatë Luftërave
Ballkanike dhe dëbimit të pjesshëm të shqiptarëve
dhe muslimanëve nga Kosova, Beogradi ka
ndjekur një strategji të asimilimit sistematik. Kjo
politikë ishte jokonsistente me Marrëveshjen e
Saint Germaine që kishin nënshkruar Mbretëria e
Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve me qëllim të
mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të
pakicave etnike në përputhje me konventat
ndërkombëtare.241 Por, mbrojtja e të drejtave të
pakicave në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë
karakteristikë e qeverive jugosllave/serbe gjatë
kësaj periudhe dhe elita shtetërore vepronte kundër
Traktatit të Lidhjes së Kombeve mbi Mbrojtjen e
Pakicave.242 Gjatë viteve të 1920-ta, politika
asimiluese ndaj shqiptarëve në Kosovë u bë

240
McGarry dhe O’Leary 1997, 16-22.
241
Mitrovic 1969, 200.
242
Malcolm 1998, 265-299.
162
prioritet i qeverive serbe. Përveç kolonizimit, kjo
është mbështetur nëpërmjet “serbizimit” të jetës
publike. Pas përfundimit të Luftës së Parë
Botërore, u mbyllën 300 shkolla shqipe, gjuha
shqipe u ndalua, aktivitetet kulturore u shpallën
ilegale dhe u pamundësua krijimi i një elite
shqiptare. Reagim i shqiptarëve ndaj asimilimit
ishte bojkotimi i shkollave serbe, që rezultoi në
shkallën prej 90 për qind të analfabetizmit të
popullatës. Me kundërshtim të hapur, shqiptarët
vazhduan të flisnin gjuhën e tyre në publik, një akt
i ndëshkueshëm nën regjimin serb.243
Në fund, ishte pjesëmarrja parlamentare dhe
lëvizje guerile ajo që pengoi tentimet e asimilimit.
Elita shqiptare, e cila ishte pothuaj e formuar dhe
përbëhej nga liderë lokalë të arsimuar nën
Perandorinë Osmane, promovoi të drejtat e
popullatës shqiptare përmes pjesëmarrjes
parlamentare.244 Duke marrë parasysh se popullata
shqiptare nuk kishte pothuaj asnjë të drejtë si
pakicë, përfaqësuesit e tyre krijuan partinë e tyre
në vitin 1919 me sfond fetar, të quajtur Xhemijet
(turqisht: Cemiyet- që do të thotë shoqëri). Termi
“parti” nuk duhet të barazohet me nocionin
perëndimor të partive politike; ai ishte një grup
interesi, por mori pjesë në zgjedhjet e para ku fitoi
tetë ulëse dhe krijoi koalicion me partinë e
kryeministrit Nikolla Pashiq. Por, ky bashkëpunim
ishte i shkurtër, sepse Pashiqit i duhej vetëm
shumica për Kushtetutën e vitit 1921, e cila

243
Banac 1984, 55, 66, 298-299; Bartl 1994, 191; Malcolm
1998, 266-269.
244
Zajmi 2001, 53-75.
163
vendosi hegjemoninë serbe ndaj kombeve të tjera
brenda Jugosllavisë. Pasi që Ferhat Draga, vëllai i
liderit të parë të partisë Nexhat Dragës, u bë lider,
partia fitoi 14 ulëse në zgjedhjet e vitit 1923. Në të
njëjtën kohë, ndodhi një ndryshim i ndjeshëm
brenda strukturave të partisë: ajo u modifikua për
t’u bërë një parti eksplicite shqiptare, me qëllim të
arritjes së autonomisë, rihapjes së shkollave
shqiptare dhe kthimin e tokave të konfiskuara
banorëve vendas, të cilat u ishin marrë gjatë
periudhës së kolonizimit.245 Pas refuzimit nga elita
shtetërore serbe për të pranuar këto kërkesa, partia
kaloi në opozitë dhe lideri i saj u dënua me burgim
të përjetshëm, bazuar në akuzat se ka qenë i lidhur
me Lëvizjen Kaçake.246 Pasi që partia u ndalua,
lufta guerile u bë mënyra e vetme për ta luftuar
shtetin serb dhe politikën e tij të asimilimit. Kjo
lëvizje ishte shumë mirë e organizuar nën liderin
karizmatik Azem Bejta dhe gruan e tij Shote
Galica; dhe lëvizja ishte shumë aktive në tërë vitet
e 1920-ta deri në fillim të viteve 1930-ta në pjesët
qendrore dhe perëndimore të Kosovës.247
Në Jugosllavinë socialiste, integrimi i
shqiptarëve ka qenë zyrtarisht i propaganduar.
Sidoqoftë, kishte pengesa të ndryshme për këtë
politikë: zyrtarisht shqiptarët gëzonin të drejtat e
tyre si pakicë, por elita e Beogradit nuk ishte e
interesuar fare për të mbështetur procesin e
integrimit. Shqiptarët u karakterizuan si të

245
Pirraku 1978, 356-370.
246
Malcolm 1998, 270-272.
247
Banac 1984, 303-5, 308, 326; Malcolm 1998, 273-278.
Shtjellimi më i mirë për këtë lëvizje gjendet në Rushiti 1981.
164
pabesueshëm dhe si kolaboracionistë bazuar në
perceptimet serbe për rolin e tyre gjatë Luftës së
Dytë Botërore. Veç kësaj, për shoqërinë serbe,
shqiptarët ishin një “trup i huaj” që ka okupuar
“djepin” e kombit të tyre. Në vend të integrimit,
shqiptarët përjetuan terror të organizuar nga shteti
dhe diskriminim në të gjitha nivelet, deri në
largimin e kreut të Shërbimit Sekret, Aleksandar
Rankoviq.248 Pas kësaj periudhe, komunistët
jugosllavë i dënuan aktet e shërbimit sekret në
Kosovë. Në fund të viteve 1960-ta dhe në fillim të
viteve 1970-ta, Kosova shtoi gradualisht
autonominë e saj, me ndryshimet kushtetutues, gjë
që mundësoi pjesëmarrje aktive në politikë,
administrim dhe ekonomi. Më këtë nisi
shqiptarizimi i jetës publike.249 Për shkak të
gjendjes të mjerë ekonomike dhe rritjes së
nacionalizmit në Serbi pas vdekjes së Titos,
marrëdhëniet etnike në Kosovë u përkeqësuan.250
Në vitin 1981 u bënë demonstratatat e studentëve
të Universitetit të Prishtinës për arritjen e statusit të
republikës, të mbështetura nga shumë qytetarë, të
cilat u shtypën në mënyrë të dhunshme nga policia
dhe ushtria jugosllave. Nën pretekstin e
parandalimit të “kundër-revolucionit” - siç i quante
ato ngjarje elita jugosllave - Kosova u vu nën
gjendje shtet-rrethimi dhe procesi i integrimit për

248
Reuter 2000, 147-148; Cohen 2002, 65. Sa i përket
perceptimeve të serbëve dhe jetës politike në Serbi para
rënies së Rankoviqit shih, Sell 2002, 41-42.
249
Motes 1998, 111-198, Judah 2000a, 151-153.
250
Kjo çështje është shtjelluar në detaje në Clewing 2000,
53-63. Pikëpamjet e shqiptarëve janë dhënë tek Islami 1997,
derisa të serbëve tek Blagojević 2000, 212-243.
165
shqiptarët mori fund përgjithmonë.251

Kontrolli hegjemonist

Një strategji tjetër për menaxhimin e


konfliktit etnik është kontrolli hegjemonist, që po
ashtu ishte aplikuar në konfliktin e Kosovës.
Historikisht, kjo metodë jodemokratike ishte
përdorur shpesh nga perandoritë dhe regjimet
autoritare për të kontrolluar dhe sunduar grupet e
ndryshme etnike dhe kulturat e ndryshme brenda
territorit të tyre. Në të shumtën e rasteve, kontrolli
hegjemonist ishte në duart e grupit më të fuqishëm
etnik, i cili ka pasur kontrollin mbi institucionet e
sigurisë dhe sistemin politik. Ky pushtet
diktatorial, që në mënyrë efektive dobëson
pushtetin e grupeve etnike të subordinuara, bën të
pamundur barazinë në mes tyre. Kontrolli
hegjemonist nuk është vetëm një karakteristik e
sistemeve autoritare ose komuniste; ai mund të
ndodhë edhe në shtetet demokratike, ku
institucionet, formalisht të hapura për të gjitha
grupet, mund të kontrollohen nga pakica, që në
këtë mënyrë e pretendon dhe e ushtron pushtetin.
Kjo mund të ndodh gjithashtu në shtetet ku
qytetarët që përbëjnë shumicën kanë qasje të
drejtpërdrejtë në institucione dhe vendimet merren
në bazë të shumicës. Në shumicën e shteteve
liberale demokratike perëndimore, ku sistemi

251
Ramet 1992, 197; Bennett 1995, 89; Meier 1996, 43-65;
Mertus 1999, 29-46.
166
zgjedhor u jep pushtet substancial partive më të
forta të grupit më të madh etnik, nuk ka garanci
për përfaqësim të barabartë për grupet e tjera
etnike. Në fakt, shtetet me dy apo më shumë grupe
etnike që nuk krijojnë institucione demokratike me
përfaqësim të barabartë vënë bazat për një luftë të
fuqishme dhe në fund të fundit për hegjemoni. Në
këto raste, forca policore dhe sistemi gjyqësor janë
të monipolizuara nga grupi etnik dominues dhe
ndodh diskriminimi në punësim, arsim, kulturë dhe
në fushat e tjera.252
Serbët ishin kombi më i fuqishëm dhe e
ndjenin veten si Herrenvolk (popull sundues) në
Jugosllavi, duke ushtruar kontroll hegjemonist mbi
shumicën shqiptare në Kosovë dhe përtej saj.
Hegjemonia mbi shumicën shqiptare të Kosovës
paraqiste fazën më të gjatë të formës së sundimit.
Formalisht ajo u justifikua me „Mitin e dis-
humanitetit të shqiptarëve“, që ishte mjaft i
përhapur në opinionin publik serb gjatë shekullit të
20.: ata paraqiteshin si elemente demoniake, si
armiq ose si trup i huaj çnjerëzor për shoqërinë
serbe dhe jugosllave, sikur i përkisnin një
civilizimi krejtësisht të pazhvilluar; ata ishin
gjithmonë përgjegjës për aktet barbare ndaj
serbëve.253 Në fakt, kjo formë pushteti i jepte
mundësinë Beogradit të „stabilizonte“ shtetin
shumetnik serb, përkatësisht jugosllav, të ushtronte
terror policor ndaj popullsisë, të krijonte
252
McGarry dhe O’Leary 1997, 23-27.
253
Krahaso si shembuj tek Georgevitsch 1913, 13,
Balkanicus 1913. Gjithashtu, shih analizat në Banac 1984,
293-295; Lutovac 1995, 141-3; Sundhaussen 2000, 74-78,
80-82, 88.
167
diskriminimin në të gjitha fushat e jetës, dhe t’ua
bënte të pamundur shqiptarëve të kishin pjesë në
pushtetin politik. Kjo vlen së pari për periudhën
1913-1940, në të cilën hegjemonia serbe paraqiste
një pushtet brutal diktatorial.254 Pas 1945,
shqiptarëve iu dhanë të drejtat kombëtare si
popullsi, por këto të drejta pak u zbatuan për dy
dhjetëvjeçarë të tërë; në këmbim u vendos përsëri
një hegjemoni serbe. Represioni serb dhe frikësimi
masiv morën përmasa të mëdha pas grindjes së
Kominform të vitit 1948, kur Jugosllavia ndërpreu
marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, gjë që pati si
pasojë edhe ndërprerjen e marrëdhënieve me
Shqipërinë.255 Në këtë rast, Tirana mori verbalisht
një qëndrim shumë armiqësor ndaj udhëheqjes
jugosllave, gjë që i vlejti Policisë Sekrete (UDBA)
nën drejtimin e Rankoviqit si shkak, për ta
paraqitur Kosovën si rajonin më të rrezikshëm
jugosllav. Në vijim, terrori dhe arbitrariteti policor
u bënë pjesë e jetës së përditshme: deri në fund të
regjimit të Rankoviqit Policia Sekrete hapi rreth
120.000 dosje për qytetarë „të dyshimtë“, midis
tyre rreth 50.000 me karakter shprehimisht
politik.256
Vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme pas
trazirave të 1981 bëri që të fillojë faktikisht faza
më e gjatë e kontrollit hegjemonist mbi Kosovën,
që zgjati dy dhjetëvjeçarë, pikërisht deri në fund të
zotërimit serb. Pas shtypjes së trazirave nga ushtria

254
Hoxha 1970, 309-333; Judah 2000b, 18-26; Bajrami 1981.
255
Reuter 2000, 148
256
Reuter 1987, 133-134. Për numrin e dosjeve shih, Ströhm
1976, 228.
168
dhe policia nisi fillimisht faza e ashtuquajtur e
diferencimit ideologjik-politik, që në fakt ishte një
spastrim sistematik sipas mënyrës komuniste, por
me një thelb etnopolitik: spastrimi u drejtua para së
gjithash kundër shkollave, universitetit, radios dhe
televizionit, prej të cilëve u larguan shumë
intelektualë. Gjithashtu, popullata e përgjithshme
përjetoi shtypje.257 Sidomos pas marrjes së
pushtetit në Serbi nga Milosheviqi, vendosja e
hegjemonisë serbe përjetoi një dinamikë tjetër: në
verën e 1988 shqipja u ndalua për përdorim zyrtar
dhe serbishtja u bë gjuha zyrtare e Kosovës; më
24. Mars 1989 u hoq autonomia me anë të një
puçi; më 5. Korrik 1990 nga policia dhe ushtria
serbe u shpërbënë parlamenti dhe qeveria; me
miratimin e kushtetutës së re u fut zyrtarisht
emërtimi „Kosovë dhe Metohi“.258 Masat politike
dhe ligjore të sapohyra në fuqi mbi bazën e kush-
tetutës së re patën në vetvete një ndikim shumë të
madh për justifikimin e diskriminimit të popull-
sisë. Ndryshimet kushtetuese patën ndikim në
margjinalizimin shoqëror e ekonomik. Në vijim të
tyre shqiptarët u nxorën jashtë jetës publike, nga
politika, ekonomia, administrata, shëndetësia, me-
diat, shkollimi dhe edukimi. Mediat në shqip u
ndaluan dhe universiteti, Akademia e Shkencave
dhe e Arteve, shkollat, etj. u serbizuan. U instalua
një sistem aparteidi, që çoi në një ndarje horizon-
tale të shoqërisë: sipër zotëronte administrata
shtrënguese e ngritur nga Milosheviqi, ndërkohë
që nën të shqiptarët ndërtuan institucionet e tyre në
257
Reuter 1987, 134-139.
258
Meier 1996, 168; Malcolm 1998, 343-353; Stavilevci
1998, 69-158.
169
hije të Republikës së Kosovës dhe më vonë
organizuan lëvizjen e tyre çlirimtare të udhëhequr
nga UÇK-ja.259

Kantonizimi dhe Federalizmi

Këto metoda të menaxhimit të konfliktit janë


të bazuara në parimet territoriale dhe etnike, dhe
janë në përputhje me standardet demokratike dhe
liberale. Në të vërtetë, ato paraqesin një formë të
secesionit të brendshëm. Në rastin e kantonizimit,
një shtet multi-etnik është i ndarë në njësi të vogla
homogjene politike dhe etnike që gëzojnë mini-
sovranitet. Pushteti i shumicës është i ushtruar
përmes vetëqeverisjes, por vendimet më të rëndë-
sishme merren në nivelet më të ulëta të adminis-
tratës në kantone. Në praktikë, kantonizimi është
vështirë që të arrihet për shkak të vështirësive në
qeverisje dhe mosmarrëveshjet midis kantoneve.
Nëse, për shembull, policia dhe trupi gjyqësor janë
të kantonizuar, këto institucione mund të përdoren
nga grupet paramilitare për të marrë kontrollin e
territorit dhe të shpallin kantonin një “zonë të
çliruar”. Në anën tjetër, kjo metodë është shumë
më e mirë se ndonjë formë tjetër e ndarjes së
përgjakshme. Edhe “pseudokantonizimi” është një
strategji e mundshme e kapërcimit të konfliktit
etnik, ku decentralizimi territorial përdoret për
shpërndarjen e pushtetit.
259
Reuter 1994, 18-30; Troebst 1999, 156-190; Mertus 1999,
198-204; Schmidt 2000, 187-201; Sell 2002, 80-94, 262-278;
Clark 2000, 46-121.
170
Federalizmi është, po ashtu, një formë e zgji-
dhjes së konfliktit, i bazuar në parimet territoriale
brenda shteteve shumetnike, i ngjashëm me kan-
tonizimin. Sidoqoftë, shtetet, republikat ose Län-
der në shtetet federale janë shumë më të mëdha
sesa kantonet. Në federalizmin e aplikuar në
mënyrë të duhur qeveritë qendrore dhe krahinore
kanë sfera të ndara të qeverisjes dhe të dyja
gëzojnë fusha të ndara të pushtetit. Ndryshimet
kushtetuese shtesë dhe amendamentet duhet të
miratohen nga të dy qeveritë. Federalizmi mund të
bëhet një metodë efektive e rregullimit të konfliktit
nëse njësitë federale pasqyrojnë kufijtë etnik,
fetarë dhe gjuhësorë dhe nëse komunitetet etnike
janë të veçuara gjeografikisht. Federalizmi jugos-
llav ka qenë joefektiv si mënyrë e rregullimit etnik,
sepse njësitë e saj federale kishin diversitet etnik.
Federalizmi nuk ka qenë efektiv në rregullimin e
konfliktit etnik tjetërkund në botë dhe as nuk është
një formë e vërtetuar. Pas Luftës së Ftohtë dhe
rënies së perandorive komuniste, joefektivitetin e
kësaj strategjie e ka dëshmuar dezintegrimi i shte-
teve shumetnike. Arsyeja kryesore e dezintegrimit
të këtyre shteteve ishte mungesa e përfaqësimit të
grupeve etnike në qeverinë qendrore federale.
Frustrimi politik dhe vërshimi i burimeve të
rëndësishme institucionale nga krahinat dhe
republikat e tyre ka çuar në secesion. Me gjithë
këto vështirësi federalizmi i vërtetë mbetet sipas
McGarry dhe O`Leary si një formë e mirë e
kapërcimit dhe menaxhimit të konfliktit.260

260
McGarry dhe O’Leary 1997, 30-35.
171
Të dyja strategjitë ishin aplikuar në Kosovë.
Në federatën socialiste jugosllave, që ishte e
modeluar sipas BRSS-së, dhe në të vërtetë një
formë e pseudo-federalizmit, kantonizimi asnjëhe-
rë nuk ishte konsideruar de jure si një strategji për
menaxhimin e konfliktit. Por, de facto Kosova
ishte një “pseudo-kanton”, sepse Serbia kontro-
llonte pushtetin në Jugosllavi. Sipas Kushtetutës së
vitit 1946 të Jugosllavisë Federative, “Kosova dhe
Metohija” ishte një “Regjion Autonom” nën
Republikën e Serbisë. Legalisht, ajo kishte push-
tete dhe kompetenca ngjashëm me një komunë. Në
anën tjetër, Vojvodina me shumicën e saj të
fuqishme serbe, ishte në një pozitë më të mirë duke
u konsideruar si një “Krahinë Autonome” e
Republikës së Serbisë. Vetëm pasi që rënia e
Rankoviqit dha rrugën për rishpërndarjen e
pushtetit dhe njohjen e të drejtave të shqiptarëve,
Kosova ishte në gjendje që të bëhet Krahinë
Autonome. Me amendamentet kushtetuese të
viteve 1968, 1969, 1971 dhe 1974, u krijuan
strukturat institucionale dhe kompetencat e të dy
krahinave autonome u ushtruan në atë mënyrë që
ato ishin të barabarta me republikat e tjera në
Federatën Jugosllave.261 Edhe Vojvodina edhe
Kosova gëzuan sovranitetin kushtetues, legjislativ
dhe buxhetor; dhe strukturat organizative të
ekzekutivit dhe të gjyqësisë ishin të njëjta me
republikat e tjera jugosllave. Krahinat ishin të
barabarta me republikat sa i përket vendim-
marrjes, sepse ato ishin të përfaqësuara propor-
cionalisht në Kuvendin Federal dhe në Gjykatën
Kushtetuese. Nën mbrojtjen e Kushtetutës
261
Beckmann-Petey 1990, 106, 180, 209, 232.
172
jugosllave, uniteti dhe kufijtë e Kosovës ishin të
garantuar. Në fillimin e viteve 1970-ta, dy krahinat
fituan madje edhe të drejtën e vetos, duke u dhënë
atyre pushtet të bllokojnë vendimet e nxjerra nga
institucionet federale.262
Ndryshimet kushtetuese në fund të viteve
1960-ta dhe në vitin 1974 nxitën diskutime të
nxehta në Serbi për Kosovën dhe Vojvodinën.
Njohja e të drejtave të shqiptarëve ishte frustruese
për nacionalizmin serb.263 Kishte një rezistencë të
madhe në mesin e elitës serbe lidhur me
autonominë territoriale si një formë e zgjidhjes së
konfliktit. Madje edhe sot, në sytë e nacionalistëve
serbë, Kushtetuta e vitit 1974 konsiderohet si një
prej shkaqeve kryesore të konfliktit jugosllav. Në
Memorandumin e saj, Akademia e Serbe e
Shkencave dhe Arteve e ka parë autonominë në
këtë mënyrë: Kushtetuta e vitit 1974 ishte hapi i
parë për secesionin e Kosovës dhe bashkimin me
Shqipërinë, ajo i ka zvogëluar perspektivat e
serbëve lokalë në Kosovë; me këtë Kushtetutë
Republika e Serbisë ka humbur kontrollin mbi
Kosovën dhe ajo ka ndarë Serbinë në tri pjesë;
vetëm serbët që ishin kombi që ka sakrifikuar më
së shumti gjatë “çlirimit” të Sllavëve të Jugut në
Luftën e Dytë Botërore, nuk kishin republikën
sovrane që përfshin të gjithë serbët brenda kufijve
të saj.264 Madje, për zyrtarët serbë, këto ishin arsyet
kryesore për heqjen e statusit autonom të Kosovës

262
Brunner 2000, 117-135; Zajmi 1997, 45-53, 103-125.
263
Dragovic-Soso 2002, 195-206; Cigar 2001, 9, 19;
Dimitrijevic 2000, 399-425.
264
Mihailovic dhe Krestic 1995, 125-127, 139.
173
dhe për rikompozimin e dhunshëm të Serbisë dhe
Jugosllavisë, me qëllim të realizimit të projektit të
Serbisë së Madhe, e cila përfundimisht shkaktoi
dezintegrimin e federatës shumetnike jugosllave.

Përmbledhje

Metodat e përshkruara në këtë kapitull ofro-


nin vetëm zgjidhje afatshkurtra, shumë shpesh
jodemokratike për konfliktin e Kosovës. Tri
modelet e para - „spastrimet etnike“, shpërnguljet
me dhunë e kolonizimet, integrimi dhe asimilimi -
u aplikuan për eliminimin e diferencave etnike,
ndërsa dy të fundit - kontrolli hegjemonial,
kantonizimi dhe federalizmi - u aplikuan për
paqësimin e konfliktit. Disa herë u përdorën nga
shteti serb, përkatësisht jugosllav, njëkohësisht një,
dy ose edhe tri metoda. Vetëm secesioni në formë
të vetëvendosjes nuk u përkrah apo nuk u aplikua
nga elita serbe, ndërsa nga popullata shqiptare
shumicë ai ishte një pikësynim i përhershëm. Pas
hyrjes së trupave të NATO-s dhe krijimit të
administratës së UNMIK, një vështrim mbrapa në
kohë na tregon, se konflikti i Kosovës në
periudhën nga 1912/13 deri 1999 nuk mund të
zgjidhej brenda shtetit serb, përkatësisht jugosllav,
dhe se përdorimi i këtyre metodave ishte i
paracaktuar të dështonte. Vendosja dhe puna e
UNMIK-ut tregoi gjithashtu, se konflikti i Kosovës
nuk mund të zgjidhet me afat të shkurtër dhe se ai
përbën një rrezik për të gjithë rajonin.
UNMIK, në rolin e tij si palë e tretë
ndërhyrëse, nëpërmjet krijimit të strukturave
174
qeverisëse e bën të pamundur kthimin e dhunës
dhe synon të krijojë parakushtet për një zgjidhje
afatgjatë. Këto zgjidhje sillen parimisht, siç e
tregojnë dhe përvojat gjetiu, në fushën me tension
midis secesionit deri tek integrimi në sistemin e
vjetër politik. Megjithatë, brenda administratës së
UNMIK kryhet edhe një detyrë tjetër: Përfaqësuesi
Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të
Bashkuara ka edhe rolin e një arbitri, i cili merr
vendime, ndjek interesat e grupeve etnike të
përfshira dhe vë përpara përgjegjësisë e i udhëzon
për bashkëpunim udhëheqësit e tyre. Kësisoj, në
këtë konflikt, praktikohet edhe një model i llojit të
një ndërhyrjeje të një pale të tretë dhe arbitrazhi, i
cili është i njohur edhe më përpara: në kontekstin
jugosllav Tito shihej si arbitër i brendshëm.265 Kjo
vlen edhe për ndarjen e pushtetit.266 Këtu bëhet
fjalë për një pseudomodel të ndarjes së pushtetit,
gjë që ka karakterizuar edhe federalizmin e
Jugosllavisë. E njëjta metodë e paqëtimit të
konfliktit karakterizon edhe institucionet e sotme
qeverisëse të Kosovës, që çoi te krijimi i një
koalicioni të madh, në të cilin marrin pjesë të
gjithë grupet etnike dhe që nuk krijon kushtet
paraprake për një kontroll hegjemonial nga ana e
shumicës shqiptare të popullsisë.
Historia e konfliktit për Kosovën si konflikt
territorial e konflikt për hegjemoni politike mbi të
tregon se ky nuk mund të zgjidhet me të përdorur
të metodave të buta, sidomos po u morën parasysh
shkaqet që e lindën këtë konflikt: politikën

265
McGarry dhe O’Leary 1997, 27-30.
266
McGarry dhe O’Leary 1997, 35-38.
175
ekspansioniste serbe dhe dëshirën për sundim
hegjemonial mbi territorin dhe popullsinë. Nëse
bashkësia ndërkombëtare nuk e merr parasysh këtë
realitet historik e politik dhe perspektivat që
rezultojnë nga secesioni, në bazë të së drejtës për
vetëvendosje, popullatës vendase shqiptare nuk do
t’i ofrohen kështu zgjidhje as afatgjata e as
demokratike. Po u veprua kështu, konflikti do t’i
lihej barrë mbi supe një brezi të ardhshëm.
Përvojat tregojnë se vetëm secesioni do të ishte
zgjidhje praktike dhe e suksesshme, ndërsa të
gjitha metodat e tjera do të dështojnë, ashtu siç
ndodhi edhe në të kaluarën.

176
4. Politika e antagonizmit
dhe administrimi i OKB-së

Qëllimi i studimit

Që nga intervenimi i NATO-s dhe përfun-


dimi i luftës, është koha të ndalet pretendimi se
qershori i vitit 1999 paraqet kthese vendimtare në
zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Dhuna e marsit
2004 kundrejt serbëve lokalë ka vënë në pah
dështimin e UNMIK-ut për të zgjidhur konfliktin.
Ky episod i dhunës, më shumë se ndonjë ngjarje
tjetër e mëparshme, ka vënë në dyshim njashtu
rolin e strategjive për paqeruajtje dhe ndërtimin e
paqes të këtij Misioni të OKB-së në Kosovë. Për
shkak të shkeljeve masive të të drejtave të njeriut,
askush nuk mund të arsyetojë këto trazira mbi
sfondin moral. Por, gjatë dhe pas ngjarjeve shumë
ekspertë ndërkombëtarë dhe lokalë i kanë lidhur
ato me çështjet në vijim si: çështja e pazgjidhur e
statusit të Kosovës, situata e mjerë ekonomike dhe
shkalla e lartë e papunësisë, mungesa e ndihmës
për të rinjtë, mosefektiviteti i UNMIK-ut, ekstre-
mizmi politik në shoqëri, përfshirë kthimin e
nacionalizmit radikal në Serbi në dhjetor të vitit

177
2003 dhe ngritjen e qeverisë nacionaliste në
Beograd.
Në fakt, këto argumente nuk janë të reja dhe
nuk japin sfondin për të kuptuar kompleksitetin e
procesit politik dhe të zhvillimeve në Kosovë. Për
një kuptim më të thellë, është e nevojshme një
analizë e strategjive të zgjidhjes së konfliktit para
dhe pas qershorit të vitit 1999 (shih kapitullin e
tretë). Jo vetëm vendimmarrësit perëndimorë, por
gjithashtu liderët e Kosovës dhe ata të Serbisë
shpesh keqkuptojnë shkaqet reale dhe rrjedhën e
konfliktit. Sikurse shumë konflikte tjera etnike në
botë, ky ishte që nga fillimi një konflikt për territor
dhe hegjemoni midis shteteve serbe/jugosllave dhe
shumicës shqiptare në Kosovë. Dështimi sistema-
tik i shtetit serb dhe jugosllav për të zgjidhur
konfliktin ka hapur rrugën për intervenim të
jashtëm, së pari me fushatën ajrore ushtarake të
NATO-s dhe, së dyti, me themelimin e Misionit të
OKB-së. Sidoqoftë, gjatë tërë prezencës së tij,
UNMIK-u ka tentuar të luftojë simptomat e
konfliktit, por jo shkaqet e tij vërtet të thella. Kjo
ka ndodhur për shkak të Rezolutës 1244 të Kë-
shillit të Sigurimit të OKB-së, që e kufizoi
mandatin e UNMIK-ut për të trajtuar shkaqet
rrënjësore të konfliktit. Intervenimi i NATO-s dhe
Misioni i OKB-së më 1999 ishin kruciale për për-
fundimin e luftës dhe “spastrimit etnik”. Por, kjo
ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme. Mungesa e
vullnetit politik në mesin e bashkësisë ndërkom-
bëtare për të adresuar çështjen e statusit ka vonuar
stabilitetin në Ballkan, ka rritur tensionet midis
Serbisë dhe Kosovës dhe ka kontribuar në stag-
nimin politik dhe ekonomik në regjion.
178
Ky kapitull analizon këto strategji të
propozuara dhe të aplikuara nga aktorët kryesorë
në transformimin dhe zgjidhjen e konfliktit të
Kosovës. Në kuptimin e metodologjisë, ai është i
bazuar në një kornizë teorike të zhvilluar nga dy
studiues britanikë, John McGarry dhe Brendan
O’Leary. Pas analizimit të shumë konflikteve të
ndryshme etnike në mbarë botën, ata kanë
konkluduar që shtetet dhe strukturat e ndryshme
politike kanë përdorur tetë metoda për rregullimin
e konflikteve etnike. Disa nga këto strategji janë
paraqitur në kapitullin e tretë, disa nga to do te
merren në shqyrtim edhe në këtë kapitull. Disa nga
këto kanë shkelur të drejtat e njeriut; të tjerat kanë
ofruar zgjidhje të përkohshme për menaxhimin e
konfliktit. Por ka edhe të tilla që japin indikacione
që një shoqëri shumetnike mund të stabilizohet në
përputhje me traditat demokratike liberale. Sido-
qoftë, fokusi kryesor i këtij kapitull është shqyrtimi
i strategjive të përdorura dhe propozuara nga
UNMIK-u, Institucionet e Përkohshme të Vetë-
qeverisjes të Kosovës (IPVQ-të) dhe qeveritë serbe
pas rënies së Milosheviqit në tetor të vitit 2000.
Konfliktet etnike janë fenomen kompleks, me
shumë aktorë dhe faktorë, kështu që studimi është
përqendruar vetëm në lidershipin më të lartë
politik. Kapitulli merret me opinionet e
përfaqësuesve qeveritarë dhe liderëve të partive më
të mëdha politike në Prishtinë dhe Beograd. Ai
shqyrton jo vetëm pozicionet e lidershipit kosovar
dhe atij serb, por në të njëjtën kohë edhe
përdorimin nga ana e UNMIK-ut të strategjive të
veçanta të menaxhimit të konfliktit dhe ndikimin e
tyre të kufizuar. Së fundi ai ofron disa
179
rekomandime të përgjithshme që do të mund të
ndihmojnë zgjidhjen afatgjatë të konfliktit. Bazuar
në hulumtimin tim, janë dy momente kyçe që bënë
të mundur “luftën politike” në mes të Kosovës dhe
Serbisë dhe UNMIK-un e shndërrojnë në një
“mision të pamundur”:

1. Intervenimi i NATO-s
përfundoi luftën, por mbeti i pazgjidhur
konflikti etnik midis shtetit serb dhe
shqiptarëve të Kosovës, sepse bashkësia
ndërkombëtare nuk ishte e përgatitur të
zgjidhte çështjen e statusit në fund të luftës.
UNMIK-u dhe KFOR-i ndalën konfliktin e
dhunshëm mes Serbisë dhe Kosovës, por
dështuan në krijimin e kushteve për
rregullim afatgjatë të konfliktit në Kosovë.
Që nga krijimi i Institucioneve të Përkohsh-
me Vetëqeverisëse (IPVQ, shkurt 2002) për-
qendrimi i bashkësisë ndërkombëtare ishte
në blerje të kohës dhe ky ishte fokusi i
vetëm.

2. Natyra e konfliktit ka ndryshuar pas


krijimit të qeverive të reja demokratike në
Beograd dhe Prishtinë, por elitat e “reja”
duket se po ndjekin qëllimet e njëjta politike
si në të kaluarën, vetëm kësaj radhe me anë
të mjeteve jo të dhunshme. Nuk ka pasur një
ndërrim paradigme rreth konfliktit nga
lidershipi serb dhe ai po i përdorë të njëjtat
strategji të rregullimit të konfliktit: Kjo
ndodh sepse agjenda politike, e cila në vitin
180
1912/13 për shkak të okupimit serb të
Kosovës i solli të dy vendet në konflikt, nuk
ka ndryshuar.

UNMIK-u si Intervenim i Palës së Tretë –


Arbitrimi

Intervenimi i palës së tretë u bë strategjia


kryesore për zgjidhjen e konfliktit pas qershorit
1999. Aplikimi i metodave të ndryshme jodemo-
kratike nga Serbia/Jugosllavia që nga fillimi i
konfliktit për shkak të okupimit të Kosovës
(1912/13) ishte arsyeja e dështimit për arritjen e
zgjidhjes. Pas Luftës së Dytë Botërore Jugosllavia
Socialiste ka tentuar të menaxhojë “çështjet
kombëtare” të saj, siç ishte Kosova, e cila u bë një
nyjë e pazgjidhshme. Aspirata e Kosovës për
secesion nuk ishte njohur nga Serbia dhe nuk ishte
përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare. Secesioni
nuk u lejua madje edhe pas prishjes së Federatës
Jugosllave, kur lindën shtetet e reja pas zhbërjes së
saj dhe kur Serbia edhe më tutje e quante veten
“Jugosllavi”. Edhe pas shkeljes masive të të drejta-
ve të njeriut dhe instalimit të politikës së aparteidit
në Kosovë, bashkësia ndërkombëtare nuk shfaqi
interes për të zgjidhur konfliktin. Intervenimi i
NATO-s erdhi vetëm pas fillimit të luftës së UÇK-
së në Kosovë në shkurt/mars 1998, periudhë kjo e
karakterizuar më pas nga “spastrimi etnik” siste-
matik i proporcioneve enorme, gjë që u konsiderua
si kërcënim për sigurinë rajonale.

181
Sipas McGarry dhe O’Leary, qëllimi kryesor
i kësaj forme të rregullimit të konfliktit etnik është
sigurimi i stabilitetit në një regjion. Grupet në
konflikt kanë role minore gjatë intervenimit të pa-
lës së tretë dhe ajo përfaqëson një autoritet
“neutral” bi-partizan dhe multi-partizan në kon-
flikt.267 Ajo përbëhet nga dy lloje të gjera, “inter-
venim i brendshëm” dhe “intervenim i jashtëm”.
Intervenimi i palës së tretë vepron si arbitër i
vetemëruar dhe tenton të marrë mbështetjen nga të
dy palët në konflikt, me qëllim që t’i jap fund
dhunës. Për të bërë të pamundur luftën ose
anarkinë, arbitri merr vendimet politike, krijon
institucione qeveritare, përfaqëson interesat e
grupeve në konflikt dhe menaxhon komunikimin
politik midis tyre. Ai po ashtu ndërmjetëson midis
elitave të grupeve etnike dhe tenton që t’i bëjë ato
të përgjegjshme dhe kooperative me qëllim të
parandalimit të kolapsit të institucioneve qeverita-
re. Sidoqoftë, përgjegjësia kryesore e intervenimit
të palës së tretë është krijimi i stabilitetit dhe para-
kushteve për një zgjidhje demokratike afatgjatë.
Kjo mund të jetë secesioni, konsociationalizmi,
ndarja e pushtetit ose madje edhe integrimi/ asimi-
limi paqësor i etniciteteve armiqësore. Në të ka-
luarën, intervenimi ka shërbyer për rikrijimin e
sistemit të vjetër të kontrollit hegjemonist. Në anën
tjetër, forma e jashtme e intervenimit të palës së
tretë ishte shumë e dobishme gjatë procesit të
dekolonozimit. Një autoritet bi-partizan mund të
kryejë këtë formë të arbitrimit dhe një forcës
multi-partizane, që është e njohur sot në literaturë
si “bashkëpunimi ndërkombëtar”. Sot, forma e
267
McGarry dhe O’Leary 1997, 27–30.
182
zakonshme e intervenimit të palës së tretë janë
trupat paqeruajtëse nën ombrellën e OKB-së.268
Kjo formë e arbitrimit të jashtëm ka ndodhur
në Kosovë nën misionin e OKB-së, i themeluar
nga Rezoluta 1244.269 Intervenimi i palës së tretë
ishte mundësuar nga fushata e NATO-s kundër
Jugosllavisë në mars/qershor 1999 dhe është
pasuar me hyrjen e trupave paqeruajtëse të KFOR-
it dhe vendosjen e UNMIK-ut në këtë vend. Në
këtë mënyrë, Kosova u vendos nën administrimin e
OKB-së. Sipas Rezolutës 1244, misioni i OKB-së
është ngarkuar me: krijimin e autonomisë
substanciale dhe vetëqeverisjes deri në zgjidhjen e
statusit final të Kosovës; ushtrimin e funksioneve
administrative dhe civile në tërë Kosovën; organi-
zimin e zgjedhjeve, menaxhimin, mbështetjen dhe
monitorimin e Institucioneve të Përkohshme të
Vetëqeverisjes (IPVQ); transferimin e kompeten-
cave nga UNMIK-u në IPVQ dhe dhënien e mbë-
shtetjes për IPVQ-të për procesin e krijimit të
paqes; inicimin e procesit politik për përcaktimin e
statusit final; ringjalljen e infrastrukturës dhe eko-
nomisë; vendosjen e sundimit të ligjit, vendosjen e
forcave ndërkombëtare policore dhe krijimin e
strukturave vendore policore; mbështetjen dhe
zhvillimin e të drejtave të njeriut; organizimin e
kthimit të sigurt të njerëzve të deportuar dhe refu-

268
Diskutimet për këtë metodë mund të gjenden gjithashtu te
Morgan 1992, 25–52; Carment dhe David 2000; Carment
dhe James 2000, 173–202.
269
United Nations S/RES/1244 (1999). E miratuar nga
Këshilli i Sigurimit në takimin 4011 me 10 qershor 1999,
<http://www.un.org/Docs/scres/1999/99sc1244.htm>.
183
gjatëve etj.270 Me qëllim të përmbushjes së këtyre
detyrave, UNMIK-ut përbëhej prej katër shtyllave:
si ajo për (1) çështje humanitare, (2) administratë
civile, (3) ndërtim të demokracisë dhe zgjedhje, si
dhe (4) rindërtim dhe zhvillimi ekonomik. Që nga
themelimi, UNMIK-ut është drejtuar nga Përfaqë-
sues Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP).
Në fillim, ishte Sergio Vierra del Melo, pastaj
Bernard Kouchner, Hans Haekkerup, Michael Stei-
ner, Harri Holkeri dhe së fundmi Søren Jessen-
Petersen. Natyrisht, profili personal i PSSP-ve ka
pasur rolit esencial në perceptimet e popullatës
lokale për UNMIK-ut.271 Pavarësisht nga bagazhi
dhe përvoja e tyre e ndryshme, përfaqësuesit e
OKB-së kanë ndarë një karakteristikë: besnikërinë
e tyre ndaj Rezolutës 1244. Ata filluan proceset
politike të konturuar në këtë rezolutë dhe kanë bërë
hapa për implementimin e tyre. Kjo ka ndodhur në
konsultim me Zyrën Këshilluese Ligjore (OLA) në
New York dhe Prishtinë.
Gjatë viteve të para të tij, UNMIK-u u
koncentrua në konsolidimin e autoritetit të tij dhe
krijimin e strukturave administrative. Prioritetet
më të larta ishin ndihma humanitare, kthimi i
refugjatëve dhe rindërtimi i shtëpive. Kjo periudhë
ishte kuptuar si “fazë emergjente”. Me qëllim të

270
United Nations S/RES/1244 (1999), paragraph 9, 10 und
11, ku janë përshkruar përgjegjësitë e UNMIK-ut si interven
im i palës së tretë. Shih gjithashtu Pichl 1999, 646-673.
271
Për perceptimet shihe, Norbert Mappes-Niediek dhe Beqë
Cufaj.’Ende einer unmöglichen Mission’. Die Zeit,
10.07.2003; Aliu, Lundrim. ’Harri Holkeri’, Koha Ditore,
31.12.2003, 10. Për profilin zyrtarë të PSSP shih:
<http://www.unmikonline.org/srsg/srsg.htm>.
184
përfshirjes së elitës së Kosovës që nga fillimi dhe
marrjes së përkrahjes së tyre, ata u integruan në
role këshilluese në fushat politike dhe ekzekutive
të administratës së UNMIK-ut. Nën mandatin e
Bernard Kouchner-it, ishte krijuar Këshilli
Tranzitor i Kosovës (KTK), i cili përbëhej nga
liderët kryesorë të partive politike më të
rëndësishme, grupet etnike dhe përfaqësues të
shoqërisë civile.272 Për shkak të presionit nga
qeveria serbe në Beograd, serbët e Kosovës
injoruan KTK-në dhe më vonë institucionet e tjera
vendore dhe ndërkombëtare. “Këshilli Kombëtar
Serb”, i udhëhequr nga peshkopi Artemije i Kishës
Ortodokse Serbe, dhe strukturat paralele të shtetit
serb brenda Kosovës që bëheshin më shumë aktive
në Kosovën veriore, pasuan një agjendë të hapur
nacionaliste serbe më shumë sesa interesat e
komunitetit të tyre. Lidershipi lokal rëndoi këtë
situatë gjithashtu, duke nënvlerësuar gjendjen e
mjerë të minoritetit serb në Kosovë.273
Përveç KFOR-it, që ishte përgjegjës për
stabilitetin e brendshëm dhe regjional, Policia e
OKB-së ishte përgjegjëse për mbajtjen e sigurisë.
Me gjithë prezencën e KFOR-it dhe të policisë së
OKB-së, vrasjet dhe goditjet etnike krijuan një
klimë për frikë, veçanërisht në mesin e popullatës
serbe dhe rome. Me qëllim të zbatimit të sundimit
të ligjit u krijua Shërbimi Policor i Kosovës
(SHPK) dhe ishte zhvilluar efektivisht falë
trajnimeve ndërkombëtare dhe përkrahjes nga
272
Shih: http://www.unmikonline.org/1styear/ktc.htm>.
273
Për këtë fazë shih: Report of the Secretary-General on the
United Nations Interim Administration Mission in Kosovo,
S/1999/779, 12.07.1999, 1–25, http://www.unmikonline.org.
185
UNMIK-u. Në fund të vitit 1999, Ushtria
Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte demobilizuar
dhe ristrukturuar në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës
(TMK).274 Sidoqoftë, stabiliteti në Kosovë ishte
rrezikuar nga kërcënimet e jashtme, për shkak të
konflikteve të armatosura në Serbinë Jugore dhe
Maqedoni, të cilat e vunë UNMIK-un në pozitë të
vështirë. Së pari, kishte plasur konflikti i armatosur
midis shqiptarëve të regjionit të Preshevës dhe
forcave të sigurisë së shtetit serb, për shkak të
dështimit të Serbisë për të njohur të drejtat e
shqiptarëve.275 Së dyti, Maqedonia, e cila ishte
konsideruar si një “oazë multi-etnike” në ish-
Jugosllavi, ishte ngatërruar në luftë të armatosur.
Dy grupet më të mëdha etnike, maqedonasit dhe
shqiptarët, nuk ishin në gjendje të vendosin për
krijimin e një shteti qytetar dhe identiteti të bazuar
në qytetari. Në saje të ndërmjetësimit të bashkësisë
ndërkombëtare, të dy konfliktet përfunduan nën të
ashtuquajturën Marrëveshjen Çoviq (2000) në
Serbi dhe Marrëveshjen e Ohrit (2000) në
Maqedoni.276 Megjithatë, procesi i rregullimit të
konfliktit në Kosovën e pasluftës ishte ndikuar në
mënyrë negative nga këto ngjarje. Kjo ndodh për
274
Shih: Report of the Secretary-General on the United Nati-
ons Interim Administration Mission in Kosovo, S/1999/1250,
23.12.1999, 3–4.
275
Për këtë konflikt dhe ndikimin e tij në Kosovë, shih: Report
of the Secretary-General on the United Nations Interim Admin-
istration Mission in Kosovo, S/2001/218, 13.03.2001, 3-4.
276
Shih: ICG. Peace in Presevo: Quick Fix or Long-Term Solu-
tion? Balkans Report Nr. 116, Belgrade/Brussels, 10.08.2001;
ICG: Macedonia’s Name:Why the Dispute Matters and How to
Resolve It. Balkans Report Nr. 122, Skopje/Brussels,
10.12.2001.
186
shkak të lidhjeve midis popullatës shqiptare në
Maqedoni dhe Serbi dhe asaj të Kosovës, si dhe
për shkak se edhe shumë shqiptarë të Kosovës
morën pjesë në këto luftime.
Brenda Kosovës, vendosja e sundimit të ligjit
dhe krijimi i shërbimeve sociale ishin prioritete për
UNMIK-un. UNMIK-u në mënyrë efektive
mbështeti krijimin e partive politike, ringjalljen e
ekonomisë, të shoqërisë civile, mediave dhe në
krijimin e një klimë të tolerancës. Në dy vjetët e
para pas vitit 1999, komunikimi politik midis
shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe
romëve ishte bërë i mundshëm. Kouchner, i cili
inicioi shumë aktivitete, ishte arbitri më i mirë i të
gjithë përfaqësuesve special të OKB-së dhe ka
gëzuar mbështetje të fuqishme nga popullata. Ai ka
vepruar si një ndërmjetës midis elitave të
armiqësuara të popullatës shqiptare dhe serbe dhe
ka inkurajuar bashkëpunimin midis tyre. Në janar
të vitit 2000 u formua “Administrimi i Përkohshëm
i Përbashkët”, që përbëhej nga 20 departamente të
cilat funksiononin si ministri. Secila kishte staf
lokal dhe ndërkombëtar dhe udhëhiqej bashkërisht
nga një ndërkombëtar dhe një vendor. Kryesuesit e
departamenteve morën pjesë në “Këshillin e
Përkohshëm Administrativ” (KPA) që vepronte si
Këshill i Ministrave.277
Si PSSP i ri dhe pasardhës i Kouchner-it,
periudha e Hans Haekkerup-it në detyrë ishte
fokusuar në përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve

277
Shih:
http://www.unmikonline.org/press/reports/anniversary/jias.ht
ml.
187
parlamentare, si dhe në hapat tjerë të dizajnuar për
të përforcuar strukturat qeveritare. Edhe pse
Haekkerup ishte kreu i UNMIK-ut në një kohë të
rëndësishme të zhvillimeve politike, nga popullata
vendore ai ndihej që luante një rol më pak të
rëndësishëm në krahasim me paraardhësit e tij.
Veçanërisht, ai ishte kritikuar nga lidershipi i
Kosovës për dy çështje: “Kornizën Kushtetuese”
dhe marrëveshjen e quajtur si “Dokumenti i
Përbashkët” i negociuar nga ai me zëvendës-
kryeministrin serb, Nebojsha Çoviq, në lidhje me
pozitën e serbëve të Kosovës. Detyra e parë e
rëndësishme e tij ishte të përgatis dhe miratojë një
kornizë politike për institucionet e ardhshme
qeverisëse, që u dekretua në maj të vitit 2001 si
“Korniza Kushtetuese për Vetë-Qeverisjen e
Përkohshme në Kosovë”.278 Ekspertët vendorë dhe
ndërkombëtarë krijuan skicën e kësaj kornize, por
përmbajtja e saj ishte në fokus të debatit
kontrovers publik. Në radhët e atyre që ishin
kundër Kornizës Kushtetuese u përfshi edhe partia
politike e dyta për nga fuqia, Partia Demokratike e
Kosovës (PDK) dhe shumë përfaqësues të
fuqishëm të shoqërisë civile dhe studiues me
ndikim. Shumë njerëz besonin se kjo kornizë ishte
pengesa kyçe për zhvillimet politike; kërkesat për
korrigjimin e kornizës dhe për kushtetutë reale u
bënë edhe më të fuqishme.279

278
Korniza Kushtetuese për Vetë-Qeverisjen e Përkohshme
në Kosovë, UNMIK/REG/2001/9, 15.05.2001. Për këtë
dokument shih: Hajrullahu dhe Salamun 2001, 122-151.
279
Intervistë me Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn në
Zëri 31.12.2003. Të dy liderët partiakë shohin aprovimin e
Kushtetutës së re si zgjidhje. Shih po ashtu Zëri 17.01.2004.
188
Qëllimi i përgjithshëm i Kornizës Kushtetu-
ese ishte përforcimi i IPVQ-ve. Por, në të njëjtën
kohë, pushteti dhe përgjegjësitë në sferat më të
rëndësishme mbetën të rezervuara për PSSP-në.
Këto përfshinë mbrojtjen e të drejtave dhe inte-
resave të të gjitha komunitetet, të drejtën për
shpërndarjen e Kuvendit dhe rishpalljen e zgjedh-
jeve, vendosjes së parametrave financiar dhe po-
litikë të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës,
politikën monetare, ushtrimin e kontrollit dhe
autoritetit mbi doganat, emërimin e gjykatëse dhe
prokurorëve, kontrollin mbi Trupat e Mbrojtjes së
Kosovës dhe Shërbimit Policor, marrëdhëniet e
jashtme, të drejtat pronësore, si dhe ruajtjen e
kufijve ekzistues të komunave.280 Në bashkëpunim
të ngushtë me KFOR-n, PSSP-ja udhëheq detyrat e
monitorimit të kufijve; rregullon posedimin e
armëve të zjarrit, zbaton sigurinë dhe rendin publik
dhe ushtron funksionet e sferës së mbrojtjes,
emergjencës civile dhe parapërgatitjeve të sigurisë.
Sidoqoftë, Korniza Kushtetuese ka rezervuar për
IPVQ-të këto përgjegjësi: politikën ekonomike dhe
financiare, tregtinë dhe industrinë, bujqësinë dhe
pylltarinë, arsimin dhe shëndetësinë, mjedisin,
punën dhe mirëqenien sociale, transportin, postën
dhe telekomunikacionin, shërbimet e administratës
publike, turizmin, si dhe rininë, sportin dhe kul-
turën.281 Konflikti i qartë i interesit midis UNMIK-
ut dhe IPVQ-ve ka shkaktuar vështirësi të mëdha
dhe mosbesim në Kosovë. Sidoqoftë, rëndësia e
Kornizës Kushtetuese qëndron në krijimin e
280
Schlütter 2001, 303-323; Schwarz 2002, 527-542. Në
detaje, shih: Korniza Kushtetuese, Kapitulli 6, 7 dhe 8.
281
Në detaje, shih: Korniza Kushtetuese, Kapitulli 5.
189
institucioneve të para demokratike pas zgjedhjeve
të nëntorit të vitit 2001.
Detyra e dytë e Haekkerup-it ishte të sigurojë
pjesëmarrjen e serbëve kosovarë në procesin poli-
tik edhe pse vëmendja e liderëve të tyre politikë
dhe fetarë ishte fokusuar në Beograd. Për këtë
çështje, edhe bashkësia ndërkombëtare bëri presion
mbi Beogradin.282 Përpjekjet e PSSP-së rezultuan
me një marrëveshje, “Dokumentin e Përbashkët”,
të negociuar me zëvendës-kryeministrin serb dhe
kryesuesin e Qendrës Koordinuese për Kosovën,
Nebojsha Çoviq.283 Ky dokument i lejoi Beogardit
të bëjë presion mbi serbët e Kosovës që të marrin
pjesë në zgjedhjet parlamentare, por në fakt e bëri
qeverinë serbe një faktor qendror në jetën politike
të Kosovës dhe zvogëloi ndikimin e liderëve lokalë
serbë mbi popullatën lokale serbe. Një pasojë e tij
ishte “lufta e verbale” midis UNMIK-ut dhe elitës
së Kosovës.284 Një vit pas themelimit të
institucioneve të reja qeveritare, Kuvendi i Koso-
vës shpalli këtë dokument si jolegjitim sepse ishte
nënshkruar “pa pëlqimin e popullit të Kosovës dhe
institucioneve të tij”.285 Që prej asaj kohe, serbët e
Kosovës nuk kanë marrë asnjë vendim pa pëlqimin
e qeverisë serbe dhe është Beogradi ai që po
vendos për jetën e tyre.

282
Cohen 2002, 32.
283
Për pikëpamjen e OKB-së, shih: Report of the Secretary-
General on the United Nations Interim Administration
Misioni in Kosovo, S/2002/62, 15. 01. 2002, 4–5.
284
Koha Ditore, 07.11.2001; Zëri, 07.11.2001.
285
Shih: Kuvendi i Kosovës: Rezolutë për ruajtjen e tërësisë
territoriale të Kosovës, 23.05. 2002.
190
Konsociacionalizmi ose ndarja e pushtetit

Krijimi i IPVQ-ve dhe roli i tyre në rritje


dukej të ishte një detyrë dhe punë sfiduese për
pasardhësin e Haekkerup-it, diplomatin gjerman
Michael Steiner. Asnjë nga partitë politike nuk fitoi
shumicën e nevojshme për të qeverisur dhe skena
politike ishte thellësisht e ndarë në kuptimin e
etnicitetit dhe politikës. Pas seancës hapëse në
dhjetor të vitit 2001, Ibrahim Rugova, lideri i
Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dështoi
në përpjekjen e tij për t’u bërë kryetar i Kosovës,
madje edhe pas rrethit të tretë të votimit. Pasi që
Steiner u bë PSSP i ri, tri partitë më të mëdha
politike u morën vesh për krijimin e qeverisë, në
shkurt të vitit 2002.286 Kjo ndodhi meqë Steiner, që
injektoi UNMIK-un me një dinamizëm të ri, ishte
një arbitër i shkathtë dhe i solli stabilitet vendit. Ai
bindi koalicionin serb Kthimi (Povratak) që të
marrë pjesë në qeveri. Vetëm atëherë mund të
aplikohej ndarja e pushtetit, një model për
menaxhimin e konfliktit i përcaktuar në Kornizën
Kushtetuese. Në fakt, modeli i ndarjes së pushtetit
ka qenë më parë i aplikuar nga Jugosllavia
Socialiste. Kjo ka ndodhur me qëllim të eliminimit
të dallimeve etnike dhe të sigurimit të pjesëmarrjes
të të gjitha kombeve jugosllave në institucionet
shtetërore federale të republikave dhe krahinave

286
Koha Ditore, 01.03.2002.
191
etnikisht të përziera.287 Në këtë kuptim, ndarja e
pushtetit ishte e njohur për qytetarët e Kosovës.
Sidoqoftë, dallimi pas vitit 1999 ishte se kjo stra-
tegji është përdorur paralelisht me një formë tjetër
të rregullimit të konfliktit, intervenimin e palës së
tretë. Por, ky paralelizëm ka krijuar tensione në
njërën anë midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve; dhe në
anën tjetër midis liderëve shqiptarë dhe serbë
brenda skenës politike të Kosovës.
Si do që të jetë, kjo strategji teorikisht është
analizuar nga McGarry dhe O’Leary. Sipas të dy
studiuesve, ndarja e pushtetit ose konsociaciona-
lizmi plotëson kërkesat e institucioneve liberal-
demokratike. Edhe pse ajo ka qenë e pasuksesshme
në disa raste, ajo mbetet një prej strategjive më
efektive për rregullimin e konfliktit. Parimet
konsociacionale kanë për qëllim sigurimin e të
drejtave, identiteteve, lirisë qytetare dhe mundësitë
e kërkuara nga të gjitha grupet etnike. Demokracitë
e bazuara në këtë model të qeverisjes karakte-
rizohen nga këto katër tipare: (1) koalicionin e
madh qeverisës me përfaqësues prej partive më të
rëndësishme të grupeve etnike; (2) përfaqësimin
proporcional në fushat e institucioneve politike,
punësimit publik dhe alokimit të shërbimeve; (3)
autonominë e komunitetit për grupet etnike dhe
vetë-administrimin në fushat më të rëndësishme,
kryesisht të lidhura me identitetin e tyre; (4) të
drejtën për veton kushtetuese nga pakicat.288 Kjo ka
qenë e suksesshme si strategji kryesisht në kon-
fliktet ideologjike, fetare dhe gjuhësore. Modeli i

287
Schöpflin 1997, 181–194.
288
McGarry dhe O’Leary 1997, 35–37.
192
qeverisjes konsociacionale mund të funksionojë
nëse plotësohet tri parakushte: Së pari, grupet
etnike dominuese nuk duhet të diktojnë integrimin
afat-shkurtër dhe asimilimin e grupeve tjera etnike,
ose kjo duhet të bëhet në kontekstin e krijimit të
një identiteti/komb-shteti të ri. Së dyti, lidershipi
politik duhet të ketë motivimin e drejtë dhe të
investojë aktivisht në këtë strategji, i bindur për
qëllimin e tij final. Së treti, liderët e grupeve etnike
duhet të jenë të pavarur, të kenë aftësinë për
kompromise dhe të jenë të paprekshëm ndaj
akuzave për tradhti nga pjesëtarët e tyre.289 Por, kjo
teknikë mund të jetë joefektive në shoqëritë
thellësisht të ndara, për shkak të etnicitetit dhe
identitetit të veçantë kombëtar.
Efektivitetin e ndarjes së pushtetit në para-
ndalimin e konfliktit dhe krijimin e një identiteti të
ri qytetar në shoqërinë e Kosovë, këtu do ta
analizoj në kuptimin politik dhe ligjor. Përderisa
kontekstin politik dhe rezultatin e të dy strategjive
të intervenimit të palës së tretë dhe ndarjes së
pushtetit do ta elaboroj në pjesën “Bilanci i
strategjive të UNMIK-ut për rregullimin e
konfliktit”. Në vijim këtu do të koncentrohem në
aspektet ligjore të ndarjes së pushtetit pas krijimit
të IPVQ-ve (Kuvendi në dhjetor 2002, qeveria në
shkurt 2003).290 Bazuar në Kornizën Kushtetuese,
IPVQ-të garantojnë të drejtat dhe liritë për të gjithë
popullin sipas normave dhe standardeve ndërkom-
bëtare. Me qëllim të mbështetjes së parimeve
konsociationale, IPVQ-të duhet të përmbushin këto

289
Shih po ashtu Lustick 1979, 325–44.
290
Koha Ditore, 05.03.2002; Zëri, 05.03.2002.
193
kërkesa dhe të udhëhiqen nga to në politikë dhe në
praktikë: (1) nga nevoja për promovimin e bashkë-
jetesës dhe përkrahja e pajtimit midis komunitete-
ve; (2) të krijojë kushtet për ruajtjen, mbrojtjen dhe
zhvillimin e identitetit të secilit komunitet; dhe (3)
të sigurojë përfaqësimin e tyre të domosdoshëm në
institucione publike.291 Adaptimi nga UNMIK-u i
qasjes konsociacionale nuk ishte i mjaftueshëm, në
vetvete, për krijimin e një koalicioni qeverisës të
mirëfilltë. Sidoqoftë, dy faktorët tjerë ishin të do-
mosdoshëm për aplikimin e parimeve konsociato-
nale dhe për ndërtimin e koalicionit të madh qeve-
risës. Së pari, kjo varej nga strukturat mono-etnike
të partive politike që kishin marrë pjesë në zgjedh-
je. Së dyti, zgjedhjet nuk kishin rezultuar me shu-
micë të votave në të mirë të një partie: kështu që,
koalicioni i madh qeverisës u bë e vetmja
zgjidhje.292
Sipas Kornizës Kushtetuese, Kuvendi ka 120
ulëse, 20 prej të cilave janë të rezervuara për
minoritetet joshqiptare, 10 u takojnë serbëve dhe
10 minoriteteve tjera (katër për romët, egjiptasit
dhe hashkalitë, tri për boshnjakët, dy për turqit dhe
një për goranët). Prej tetë anëtarëve të Kryesisë së
Kuvendit, një është serb dhe një nga është nga se-
cila pakicë tjetër etnike. “Komisioni mbi të Drejtat
dhe Interesat e Komuniteteve” është një trup tjetër
i rëndësishëm i Kuvendit që është i përbërë nga
përfaqësuesit e të gjitha grupeve etnike. Ky
Komision ka të drejtën e vetos mbi çdo vendim që

291
Korniza Kushtetuese, Kapitulli 3 dhe 4.
292
Shih intervistë me Bajram Rexhepin në Koha Ditore,
31.12.2003.
194
nuk përkrahet nga pakicat dhe është kundër të
drejtave të tyre. Secili komision rezervon pozitën e
bashkëkryesuesit për përfaqësuesit e pakicave.
Ndarja e pushtetit është aplikuar edhe në qeveri.
Pjesëtarët e pakicave etnike kanë udhëhequr Mini-
strinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë,
dy prej 10 ministrive sa ishin tërësisht.293 Pjesë-
marrja e pakicave ishte siguruar në institucionet
gjyqësore, në masë të madhe në SHPK, por shumë
më pak në TMK.294 Sikurse në qeverinë qendrore,
ishte vendosur përfaqësimi proporcional i pakicave
dhe interesave të tyre edhe në qeverisjen lokale pas
zgjedhjeve (në vitet 2002 dhe 2003).295

Standardet para Statusit

“Një nga përgjegjësitë kryesore në imple-


mentimin e Rezolutës 1244 është të dizajnojë
procesin për përcaktimin e statusit të
ardhshëm të Kosovës... Për këtë arsye kam
hartuar një seri pikash që do të identifikojnë
se çka duhet të bëhet para se ne të mund të
fillojmë diskutimet mbi statusin. Kosova
mund të përparojë drejtë një shoqërie të
drejtë kur këto parakushte minimale të jenë
realizuar. Së pari standardet pastaj statusi...
293
Korniza Kushtetuese, Kapitulli 9. Shihe edhe Koha Ditore,
05.03.2002.
294
Korniza Kushtetuese, Kapitulli 6 dhe 7.
295
Për qeverisjen locale, shih: UNDP. The Kosova Mosaic:
Perceptions on Local Government and Public Services in
Kosovo. Pristina, March 2003.
195
Në njërën anë, ato paraqesin fillimin e një
strategjie dalëse për bashkësinë ndërkom-
bëtare, por ato gjithashtu janë në të vërtetë
një strategji hyrëse në Europë”296

Kjo deklaratë e PSSP-së Steiner, më 24 prill


2002 në raportin e tij për Këshillin e Sigurimit, ka
shënuar fillimin e një politike të re të njohur si
“standardet para statusit”; një politikë që ishte
aprovuar nga OKB-ja dhe bashkësia ndërkombëta-
re.297 Standardet u aplikuan për të përgatitur
procesin politik për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Ato kishin për qëllim të matin rezultatet dhe të
identifikojnë sferat ku duhej një përkushtim më i
madh.298 Por, ato u krijuan pa konsultimet
paraprake me aktorët vendorë; nuk ishte konsultuar
asnjëri prej lidershipit politik të Kosovës,
ekspertëve lokalë ose përfaqësuesve nga shoqëria
civile. Raporti i Steiner-it pati nxitur një debat të
fortë publik rreth të mirave dhe gabimeve të këtyre
296
UNMIK/PR/719, 24.04.2002.
297
Shih: Report of the Secretary-General on the United Nations
Interim Administration Mission in Kosovo, S/2002/1126, 09. 04.
2002. Për vitin 2002, shih po ashtu Ernst 2002, 354–366.
298
Intstitucionet tjera kanë sugjeruar po ashtu politikën e
standardeve, por ato erdhën me një qasje kruciale kualitative
duke propozuar një pavarësi të kushtëzuar për Kosovën, shih:
Independent International Commission on Kosovo. The
Kosovo Report: Conflict, International Response, Lessons
Learned. Oxford, New York 2000, dhe The Follow-Up: Why
Conditional Independence. Stockholm, September 2001;
ICG. A Kosovo Roadmap I: Addressing Final Status. Balkans
Report Nr. 124, Pristina/Brussels, 28.02.2002 dhe ICG. A
Kosovo Roadmap II: Internal Benchmarks. Balkans Report
Nr. 125, Pristina/Brussels, 01.03.2002.
196
standardeve, dhe shumë debate midis UNMIK-ut,
IPVQ-ve dhe shoqërisë civile.299 Në ndërkohë, u bë
e qartë për secilin që, për t’u përcaktuar çështja e
statusit politik të Kosovës, tetë standardet duheshin
plotësuar: funksionimi i institucioneve demokra-
tike, sundimi i ligjit, liria e lëvizjes, kthimi dhe
reintegrimi i refugjatëve, zhvillimi ekonomik, të
drejtat pronësore, dialogu midis Prishtinës dhe
Beogradit dhe reformat në TMK.300 Këto standarde
ishin menduar si një udhërrëfyes konkret për
Kosovën dhe si një strategji për përfundimin e
Misionit të OKB-së. Por, mungesa e treguesve të
qartë për matjen e progresit në këto fusha nën-
kuptonte se ato nuk mund të operacionalizoheshin,
të paktën në fillim. Elementet fundamentale sa i
përket implementimit të tyre mbetën të paqarta,
sikurse burimet financiare dhe afatet përfundim-
tare. Kur një delegacion i Këshillit të Sigurimit
erdhi në Kosovë në dhjetor 2002, rekomandoi që
UNMIK-u të hartojë një plan implementues për të
siguruar bashkëpunimin aktiv me IPVQ-të për të
krijuar një “pronësi” vendore të procesit politik të
standardeve.301 Menjëherë pas kësaj vizite,

299
Si një shembull për këtë debat, shih: Koha Ditore
08.12.2002.
300
Sa i përket reformave në TMK shih intervistën me
Gjeneral Agim Çeku-n në Koha Ditore 31.12.2003. Shih po
ashtu Zëri Javor 31.12.2003. Edhe pse ka mandat civil,
TMK-ja është parë nga vendorët si ushtria e ardhshme.
TMK-ja është monitoruar nga UNMIK-u përmes gjeneralit
ndërlidhës të KFOR-it. Për shkak të vështirësive të
reformave dhe pjesëmarrjes së vogël të minoriteteve, TMK-
ja u përfshi në politikën e standardeve.
301
Shih: Report of the Security Council Mission in Kosovo
and Belgrade, Federal Republic of Yugoslavia, S/2002/1376,
197
UNMIK-u prezantoi një raport (janar 2003) që
suplementonte 32 pika në tetë standardet
origjinale. Sidoqoftë, këto pika dështuan që t’i
bëjnë standardet operacionale. Me gjithë presionin
e vazhdueshëm nga përfaqësuesit ndërkombëtarë
në Prishtinë, kryesisht ata amerikan, u deshën gati
dy vjet për Misionin OKB-së që të përgatiste një
plan realist implementues.302
Në këtë kohë, lidershipi i Kosovës në
mënyrë të përsëritur shfaqi një mbështetje retorike
për standardet, por jo edhe angazhim të madh në
këtë proces politik. Nga disa, standardet
konsideroheshin si pengesë për pavarësinë. Kërke-
së konstante ishte që implementimi i standardeve
duhet të jetë paralel me zgjidhjen e çështjes së
statusit.303 IPVQ-të vazhduan të kritikojnë faktin se
të gjitha përgjegjësitë për implementimin e këtyre
standardeve lidhen me PSSP-në dhe UNMIK-un.
Në anën tjetër, në sferat e arsimit dhe shëndetësisë,
ku IPVQ-të kishin përgjegjësitë për implementim,
aftësitë e tyre për realizimin e këtyre standardeve
mbeti një çështje e hapur. Një lëvizje nga retorika
në hapa konkretë në lidhje me implementimin e
standardeve erdhi në fund të vitit 2003, si rezultat i
një nisme amerikane. Nënsekretari i Shteti të
SHBA-ve, Mark Grossman, vizitoi Prishtinën,
Beogardin dhe Shkupin, duke sjellë tri mesazhe të
rëndësishme nga Grupi i Kontaktit për Kosovën
dhe vendet fqinje. Së pari, ai argumentoi se një
19.12. 2002, 14.
302
Shih: ICG. Two to Tango: An Agenda for the New SRSG.
Europe Report Nr. 148, Pristina/Brussels, 03.09.2003, 17.
303
Koha Ditore 05.11.2003. Shih: Pikëpamjet e Bajram
Rexhepit në Koha Ditore 08.12.2002.
198
plan operacional për standardet duhet të krijohet sa
më shpejt që është e mundur. Së dyti, vlerësimi i
implementimit të tyre duhej të ndërmerrej në
gjysmën e vitit 2005, që do t’i shërbente inicimit të
procesit të çështjes së statusit. Së treti, Beogradi
dhe Shkupi duhet të mbështesnin këtë proces
politik; në të kundërtën, integrimi i Ballkanit në
BE do të ishte i pamundur.304 Kjo iniciativë
amerikane bindi lidershipin e Kosovës që t’i
pranonte standardet dhe të mbështeste
305
implementimin e tyre. Në dhjetor të vitit 2003,
pasardhësi i Steiner-it, Holkeri, dhe kryeministri i
Kosovës, Bajram Rexhepi, nxorën një dokument të
hollësishëm i cili u mbështet nga të gjitha grupet
etnike (përveç serbëve) dhe i cili u bë i njohur si
‘Standardet për Kosovën’.306
Nuk ka dyshim se vizita e Grossman-it
stimuloi shpresë për qytetarët e Kosovës dhe
ndryshoi pritjen e tyre për të ardhmen. Ngjarjet e
dhunshme të marsit 2004 vunë në pikëpyetje
zbatueshmërinë e standardeve dhe implementimin
e tyre. Por, përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit, që
vizituan Kosovën pas këtyre ngjarjeve, përsëritën

304
Shih: komunikata për media e SHBA-ve në Beograd dhe
Shkup (06. 11. 2004), http://www.usembassy.it/file2003_11/
alia/a3110609.htm,<http://<www.usembassy.mpt.com.mk.arc
hives/archive2003/Grossman.doc>.
305
Shih: Intervistë me Bajram Rexhepin në Zëri 05.02.2004.
306
United Nation Interim Mission in Kosovo. Standards for
Kosovo. Pristina, 10.12.2003. Për pikëpamjet e Holkerit dhe
Rexhepit shih Koha Ditore 11.12.2003. Ky dokument u
miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, 13 dhjetor 2003,
Koha Ditore, 14.12.2003.
199
se ato duhet të implementohen.307 Në fund të
marsit, në saje të një bashkëpunimi të suksesshëm
midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve, u prezantua një
plan i detajuar për implementim, që përmbante
qëllime konkrete të arritshme për IPVQ-të.308 Për
shkak të kohës së kufizuar para afatit përfundimtar
për vlerësimin e të arriturave, mbetej edhe më tutje
dilema nëse bashkësia ndërkombëtare do të
shpërblente qytetarët e Kosovës për përkushtimin e
tyre apo do të kërkonte implementimin e plotë të të
gjitha standardeve në fushat politike, ekonomike
dhe sociale, gjë që shihej si e pamundshme për t’u
arritur deri në mesin e vitit 2005.

Bilanci i strategjive të UNMIK-ut


për rregullimin e konfliktit

Analiza ime mbi intervenimin e palës së tretë


dhe konsociacionalizmin, si dhe mbi politikën e
standardeve shtron dy pyetje fundamentale:309 Çfa-

307
Zëri, 21.04.2004.
308
Koha Ditore, 31.03.2004, 01.04.2004. Shih:
<http://www.unmikonline.org/pub/misc/KSIP-Eng.pdf>.
309
Për dy këto strategji të përdorura nga UNMIK-u në vitet e
fundit, shih: Report of the Secretary-General on the United
Nations Interim Administration Mission in Kosovo. S/2003/
113, 29.01.2003; Report of the Secretary-General on the
United Nations Interim Administration Mission in Kosovo.
S/2003/421, 14.04.2003; Report of the Secretary-General on
the United Nations Interim Administration Mission in
Kosovo. S/2003/675, 26.06.2003; Report of the Secretary-
General on the United Nations Interim Administration
200
rë mund të përmirësohej në kuptimin e strategjive
për rregullimin e konfliktit dhe arritjen e një paqeje
afatgjatë? Çfarë mësime mund të nxirren nga rasti i
Kosovës për konfliktet e tjera etnike, administri-
met dhe protektoratet ndërkombëtare? Pas ngjar-
jeve të dhunshme të marsit 2004, UNMIK-u krijoi
një Bord të Rishikimit të Krizave me qëllim të
analizimit se çka nuk kishte funksionuar në
mënyrë efektive.310 PSSP-ja Holkeri ka folur në
Kuvendin e Kosovës dhe ka raportuar në Këshillin
e Sigurimit të OKB-së rreth këtyre zhvillimeve; në
të njëjtën kohë, Kofi Anan prezantoi një raport, një
pjesë e të cilit kishte të bëjë me këtë çështje.
Sidoqoftë, të dy këto raporte ofruan një analizë të
përgjithshme të situatës pa dhënë përgjigje reale
për strategjitë për rregullimin e konfliktit etnik të
përdorura deri më tash.311 Asnjëri nga këto raporte
nuk zbërtheu problemet strukturore brenda
UNMIK-ut, të cilat unë i klasifikoj në katër
aspekte kryesore:
1. Misioni i OKB-së u mbështet në Rezolu-
tën 1244 aq rreptë, saqë kjo rezolutë u bë pengesë
për një rol të suksesshëm të intervenimit të palës së
tretë.312 Një shembull është themelimi i IPVQ-ve
bazuar në Kornizën Kushtetuese, në të cilën
UNMIK-u mbajti pushtetin real, përderisa IPVQ-të
ishin të varura, duke prodhuar kështu një pabarazi

Mission in Kosovo. S/PV.4910, 06.02.2004.


310
Zëri 31.04.2004.
311
Koha Ditore, 10.04.2004, Zëri 10.04.2004.
312
Intervistë me Bajram Rexhepin në Koha Ditore
31.12.2003.
201
të madhe mes tyre.313 Këto marrëdhënie të pabara-
barta nënkuptonin që termet sikurse “autonomi
substanciale” dhe “vetë-qeverisje kuptimplote” të
përfshira në Rezolutën 1244 mbeten stoli për
IPVQ-të.314 Debati midis UNMIK-ut dhe IPVQ-të
që nga vitit 2002 rreth çështjes së transferimit të
kompetencave, të cilat nuk ishin të rezervuara për
PSSP-në, duhet të kuptohet në dritën e këtij
interpretimi.315 Ishte një debat i karakterizuar nga
përdorimi i gjuhës së fortë, i cili shpesh ishte
agresiv dhe ofendues.316 Përveç mandatit të paqartë
të këtij misioni, UNMIK-u ende nuk ka ndonjë afat
kohor të qartë për aktivitetet e veta. Është fakt se
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në raportin e tij
të qershorit 1999 sugjeroi një strategji të
përgjithshme të punës së UNMIK-ut në pesë faza,
pa dhënë ndonjë afat kohor.317 Çështja e afatit
përfundimtar, që nënkupton daljen e UNMIK-ut,
nuk është paraparë as në Rezolutën 1244.318 Që

313
Marrëdhëniet midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve shpesh janë
parë si marrëdhënie midis shërbëtorit dhe feudalit, shih: Pal-
okaj, Augustin. ’Raportet mes UNMIK-ut dhe institucionve
të Kosovës sikur të zotëriut dhe shërbëtorit ’, Koha Ditore,
02.02.2004.
314
Shih: United Nations S/RES/1244, Premise and Paragraph
11.a.
315
Forumi 2015: Një agjendë të re për Kosovën, Prishtinë,
13.04.2004.
316
Për bartjen e kompetencave, Steiner formoi një Komision
Special nën sugjerimin e kryeministrit Rexhepi, që është
takuar vetëm dy herë, Zëri 31.12.2003.
317
Shih: Report of the Secretary-General on the United
Nations Interim Administration Mission in Kosovo.
S/1999/779, 12.08.1999, 21–22.
318
United Nations S/RES/1244, Paragrafi 11.e.
202
atëherë nuk ka pasur ndonjë afat kohor për
implementimin e kësaj Rezolute dhe ritmi i punës
varej në masë të madhe nga secili PSSP, dhe kjo
ishte një pengesë e vërtetë për zhvillimin e IPVQ-
ve. Që atëherë, ka pasur përsëritje të kërkesave nga
lidershipi i Kosovës për mirëdefinimin e mandatit
të UNMIK-ut që përcakton rolin e tij si monitorues
dhe vendosjen e një afati përfundimtar për fundin e
misionit të tij.319
2. Konsociacionalizmi ose ndarja e pushtetit
si strategji për menaxhimin e konfliktit ishte e
lidhur në disa mënyra me krijimin e institucioneve
të dobëta të IPVQ-ve. Nuk ka dyshim se parimet
liberal-demokratike të konsociacionalizmit janë të
nevojshme për shoqërinë e Kosovës të shkatërruar
nga lufta. Vetëm ato mund të garantojnë përfaqë-
simin e pakicave dhe mbrojtjen e tyre në të gjitha
aspektet e jetës. Megjithatë, është e debatueshme
nëse parimet e tilla mund të transformojnë
konfliktin dhe ndërtojnë një shoqëri të re, për aq sa
statusi i Kosovës të mbetet i paqartë dhe identiteti
etnik dhe territori vijnë para identitetit qytetar.320
Kjo ndodh për shkak se politika është ende e
drejtuar nga etniciteti dhe elitat nuk besojnë në
efektivitetin afatgjatë të ndarjes së pushtetit.321

319
Intervistë me Ibrahim Rugovën dhe Ramush Haradinajn
në Zëri 31.12.2003. Pikëpamje të ngjashme po ashtu nga
Hashim Thaçi në Die Presse, 20.04.2004. Për Nexhat Dacin,
UNMIK-u do të jetë i suksesshëm vetëm kur përfundon
punën e tij në Kosovë Zëri, 31.12.2003.
320
Koha Ditore, 16.02.2004; Zëri, 11.04.2004.
321
Lidershipi i Kosovës e konsideronte veten të margjinalizuar
për shkak të përfshirjes së rrallë në takimet ndërkombëtare. Kjo
është adresuar në mënyrë të veçantë rreth takimeve të Këshillit
203
Përfaqësuesit shqiptarë të IPVQ-ve dhe liderët e
tjerë politikë kanë mbështetur gjithnjë pavarësinë e
Kosovës dhe kanë ndërmarrë pak masa për
mbështetjen e interesave të serbëve lokalë. Në të
njëjtën kohë, për lidershipin e serbëve të Kosovës
dhe për popullatën lokale serbe, Kosova ishte dhe
do të mbetet pjesë e shtetit serb për kohë të
pacaktuar. Lidershipi serb mori pjesë në IPVQ, por
vetëm simbolikisht, duke u shërbyer interesave të
Beogradit, më shumë sesa atyre të komunitetit
vendor. Në të njëjtën kohë, është fakt se as
popullata e përgjithshme nuk e shihte ndarjen e
pushtetit si një model efektiv të qeverisjes. Madje,
pakicat e konsideronin ndarjen e pushtetit si
pazotësi për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave
të tyre, sepse pushteti real mbetet në duart e PSSP-
së. IPVQ-të i kishin duart të lidhura, dhe, si
rezultat, kompetencat e tyre ishin të kufizuara në
fushën ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore.322
Për IPVQ-të nuk ishte kruciale të implementojnë
politikat për përmirësimin e jetës së qytetarëve, por
të sigurojnë stabilitet etnik dhe politik, si dhe
bashkëjetesë. Qeveria e koalicionit të madh, që
përbëhej nga të gjitha partitë e rëndësishme
politike, ishte dukshëm më thelbësore në kuptimin
e stabilitetit, sesa një qeveri efektive.323

të Sigurimit, ku nuk është ftuar ky lidership dhe kishte raporte


nga PSSP-ja, dhe për më tepër Nebojsa Covic si përfaqësues i
qeverisë serbe ishte lejuar të mbante fjalim aty.
322
Në një intervistë me Koha Ditore, 31.12.2003, Bajram
Rexhepi kritikoi ndikimin e partive brenda punës së IPVQ-ve.
323
Për vlerësimet e ndryshme të lidershipit të Kosovës mbi
koalicionin e madh qeverisës, shih: Zëri 31.12.2003; Java
25.12.2003; Koha Ditore 28.01.2004.
204
3. UNMIK-u ka dështuar në misionin e vet
që të ushtrojë autoritetin dhe të marrë kontrollin në
tërë Kosovën (përfshirë edhe veriun), duke lejuar
strukturat paralele të shtetit serb dhe ndarjen e
qytetit të Mitrovicës. Në këtë mënyrë, implemen-
timi i Rezolutës 1244 u bë i pamundur në të gjitha
pjesët e Kosovës. Serbët lokalë as nuk njihnin dhe
as nuk respektonin administratën e UNMIK-ut si
një autoritet. Ndonëse këto struktura paralele të
shtetit serb ishin arsyetuar pas luftës me argumen-
tet për kushtet e vështira të sigurisë, këto struktura u
panë nga serbët e Kosovës si institucione të vetme
reale të tyre. Këto struktura ishin të mbështetura në
mënyrë aktive nga qeveria serbe në Beograd si
pjesë e politikës së saj ndaj Kosovës pas qershorit
1999. Përfaqësues të ndryshëm të OKB-së dhe
perëndimorë kanë qenë të zemëruar rreth këtyre
çështjeve: Misioni i Këshillit të OKB –së, në vizi-
tën e vet në dhjetor të vitit 2002, ka rekomanduar
kontrollin e menjëhershëm dhe të plotë në Kosovë
nga UNMIK-u, veçanërisht në pjesët veriore të
saj.324 Në shkurt të vitit 2004, Holkeri ka
përshkruar këto struktura paralele si pengesë për
misionin e tij.325 Në të vërtetë, UNMIK-u kurrë
nuk ka njohur këto struktura dhe ka tentuar që të
zëvendësojë ato me strukturat e veta. Një raport i
nxjerrë nga OSBE-ja ka pranuar ekzistencën e kë-
tyre strukturave në fushat e sigurisë, jurispruden-
cës, administrimit, arsimit dhe shëndetësisë, si dhe
ka rekomanduar integrimin e tyre me institucionet
administrative të UNMIK-ut.326 Nëse ato nuk
mund të integrohen ose të shpërbëhen, unifikimi i
324
Report of the Security Council Mission, 4
325
Zëri, 07.02.2004; Koha Ditore, 07.02.2004.
205
Mitrovicës do vihet në dyshim, qytet ky që ka qenë
burim i dhunës që nga ndarja e tij, pas qershorit
1999. Ekzistimi i strukturave paralele shtetërore
serbe ka bërë më të lehë për serbët lokalë që të
injorojnë UNMIK-un dhe IPVQ-të.
4. Faktorë shtesë përfshijnë mungesën e një
vizioni afatgjatë politik për Kosovën dhe joefikasi-
tetin e strukturave të dyfishta qeverisëse të
UNMIK-ut dhe IPVQ-së. Këto institucione
qeverisëse kishin një ndikim të drejtpërdrejtë në
rezultatin e strategjive të rregullimit të konfliktit të
intervenimit të palës së tretë dhe konsociacionali-
zmit, por jo në zhvillimet ekonomike dhe procesin
e reformave. Për këtë arsye, që nga qershori i 1999
i funksionimit të UNMIK-ut, Kosova mbetet rajoni
më i varfër në Ballkan dhe Evropë dhe që nga viti
2002 reputacioni i UNMIK-ut ka rënë në mënyrë
të shpejtë në mesin e popullatës vendëse.327 Në të
njëjtën kohë, IPVQ-të me dobësitë e tyre me-
naxhuese dhe profesionale, nuk kanë sjell shpresë
në mesin e qytetarëve. Sipas anketave të ndry-
shme, ata kanë humbur besimin e tyre në politikë
dhe janë thellësisht të brengosur rreth papunësisë,
ekonomisë dhe çështjeve sociale.328 Kjo sigurisht
është një reflektim i mungesës së strategjisë kohe-

326
UNMIK/OSCE. Parallel Structures in Kosovo. Pristina,
October 2003.
327
Sih: UNDP/RIINVEST. Early Warning Report: Kosovo.
Raport 2, September–December 2002, 1. Intervistë me
Michael Steiner në Koha Ditore 14.06.2003. Po ashtu shih,
’Unresolved and Left Behind’ në: Economist 28.06.2003, 33.
328
Shih UNDP/RIINVEST. Early Warning Report: Kosovo.
Raport 3, January–April 2003, 1, 5–9. Për pakënaqësitë e
popullatës dhe mosbesimin në politikë, shih fq. 11.
206
rente në fushat e zhvillimit ekonomik dhe progra-
meve sociale. UNMIK-u gjithnjë ka qenë në
gjendje të krijojë iniciativa të pafundme politike në
letër, por është përcjellë nga mungesa e instru-
menteve të domosdoshme ekonomike dhe profe-
sionale për t’i arritur ato. Në këtë kontekst, Grupi
Ndërkombëtar i Krizave (ICG) ka konkluduar se
UNMIK-u, si mision paqeruajtës, nuk ka qenë i
aftë të përmbush rolin e tij qeverisës dhe të
zhvillimit, dhe për më tepër ishte i paaftë të krijojë
partneritet me IPVQ-të, duke rezultuar në një
bashkëpunim të pasuksesshëm me vendorët për
qeverisje efektive. Iniciativa të ndryshme janë
ndërmarrë në mënyrë ad hoc, pa konsultime
paraprake me liderët politikë dhe me rezultatin e
vetëm të nxjerrjes së tyre në publik përmes
komunikatave për shtyp dhe mediave.329

Vetëvendosja e Kosovës: Opsioni


për zgjidhje afatgjatë të konfliktit

Lëvizjet më të fuqishme për jetësimin e


vetëvendosje së Kosovës ndodhën në kontekstin e
dezintegrimit jugosllav. Qasja dhe agjenda e sece-
sionizmit të Kosovës ishte e ngjashme me proceset
e shtetbërjes dhe të shtetndërtimit të provuara nga
vendet e tjera postkomuniste. Sipas McGarry dhe
O’Leary, rënia e komunizmit ka pasur si rezultat
shumë lëvizje secesioniste dhe luftëra, ndonëse
secesionizmi ishte karakteristikë e periudhës së
329
Shembujt e nismave ad hoc: “Plani shtatë pikësh” i Steiner-it
për bashkimin e Mitrovicës ose dialogun midis Prishtinës dhe
Beolgradit gjatë mandatit të Holkerit në tetor 2003.
207
procesit të shtetndërtimit gjatë dekolonizimit të
botës.330 Vetëm përmes kësaj strategjie, kombet
dhe grupet e ndryshme etnike janë në gjendje të
ushtrojnë të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe
nuk ka dyshim se kjo korrespondon me normat
demokratike dhe liberale. Sipas këtyre dy studiues-
ve, efektiviteti i kësaj strategjie varet nga përgjigjja
katër pyetjeve, të cilat janë të rëndësishme në
kontekstin e secesionit: Kush është populli? Cila
është njësia relevante territoriale ku ata mund të
ushtrojnë vetëvendosjen? Kush e përbën shumi-
cën? A prodhon secesioni domino-efekt ku pakicat
etnike brenda territorit të shkëputur kërkojnë
vetëvendosje për to?331
Përgjigjet rreth këtyre katër pyetjeve dhe që
janë edhe aspekte kryesore të secesionizmit në
shembullin tonë – shumica shqiptare me 90 për
qind në Kosovë, unitetit i saj territorial dhe ad-
ministrativ dhe pavarësia si faktor për stabilitetin
rajonal – kanë shërbyer si argumente kyçe që nga
viti 1990 për përkrahjen e së drejtës së vetëven-
dosjes. Për lidershipin politik, ekziston vullneti i
përcaktuar politik për vetëvendosje i shprehur nga
popullata shumicë shqiptare në Kosovë; vullnet që
është rritur fuqishëm përgjatë shek. 20-të me
ndihmën e lëvizjeve të ndryshme politike.332 Duke
përjashtuar iniciativat e ndërmarra para dhe gjatë
Luftës së Dytë Botërore, lëvizja secesioniste ka
filluar me përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për

330
McGarry dhe O’Leary 1997, 11–16.
331
McGarry dhe O’Leary 1997, 12. Shihe poashtu Lustick
1995, 53–68 dhe Moore 1998.
332
Për qëndrimin e Nexhat Dacit shih: Zëri 31.04.2004.
208
t’u njohur si komb (dhe jo si ‘kombësi’) në Jugo-
sllavinë socialiste; dhe kërkesa kryesore politike
ishte statusi i republikës për Kosovën brenda
federatës jugosllave.333 Menjëherë pas zhbërjes së
Jugosllavisë socialiste, elita vendëse e shpalli
Kosovën të pavarur. Beteja për pavarësi vazhdoi
me krijimin e “shtetit paralel” në vitet 1990-ta, që
përfaqësonte një formë paqësore të rezistencës
ndaj aparteidin shtetëror serb.334 Përderisa shtypja
serbe rritej dhe bashkësia ndërkombëtare vazhdoi
të injorojë situatën e tmerrshme në Kosovë, lufta
çlirimtare u bë mjeti i vetëm për të sfiduar regjimin
e Milosheviqit.335 Ne kushte të ngjashme si ato të
para Luftës së Dytë Botërore, lëvizje secesionste u
zhvillua në dy drejtime kryesore: derisa njëra pjesë
e elitës politike përpiqej të arrinte secesionin me
mjete paqësore; tjetra preferonte luftën e armatosur
dhe çlirimtare, e cila edhe si mjet dominoi mbi
lëvizjen secesioniste. Kjo kthesë ishte gjeneza e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), njëra nga
lëvizjet më të suksesshme çlirimtare gjatë shekullit
të kaluar.
Sot, përkundër asaj se partitë e ndryshme
politike të Kosovës pikëtojnë faza dhe ngjarje të
ndryshme për të legjitimuar veprimet e tyre të
mëparshme, por të gjitha ato përshkruajnë lëvizjen

333
Shih dëshmia e Ibrahim Rugovës në Tribunalin e Hagës
për Krime Lufte në Koha Ditore 04.05.2002 dhe 05.05.2002.
334
Fjalimi i Ibrahim Rugovës gjatë festimit të përvjetorit të
LDK-së Koha Ditore, 24.12.2003.
335
Shih qëndrimi i Hashim Thaçit në Koha Ditore
15.01.2003 dhe deklarimin e Ramush Haradinajt në Zëri
25.03.2004.
209
secesioniste në të njëjtën mënyrë.336 Lidershipi i
tashëm sheh përpjekjet e veta për arritjen e
shtetësisë përmes prizmit të determinizmit, që sheh
historinë e shekullit 20-të për Kosovën si një
marsh drejt pavarësisë.337 Brenda IPVQ-ve, kjo
perspektivë ishte evidencuar me “Rezolutën për
Luftën Çlirimtare të Popullit të Kosovës për Liri
dhe Pavarësi”, një dokument që u miratua nga
Kuvendi i Kosovës.338 PSSP-ja Steiner kritikoi këtë
Rezolutë duke thënë se “ishte kundër frymës së
pajtimit që mban Rezoluta 1244 e Këshillit të
Sigurimit dhe Kornizës Kushtetuese”, dhe duke
pyetur nëse “liderët kosovarë kishin marrë mësime
nga konflikti i kaluar” dhe së fundi, duke e
shpallur dokumentin jovalid.339 Në të njëjtën kohë,
edhe BE-ja e dënoi atë.340 Ndonëse marrëdhëniet
me bashkësinë ndërkombëtare po tensionoheshin,
lidershipi i Kosovës vazhdonte veprimet e tilla
simbolike. Për shembull, intervenimi i NATO-s në
vitin 1999 dhe Misioni i OKB-së pas saj, i ka
shërbyer lidershipit politik për t’u arsyetuar para
qytetarëve të vet se pavarësia e Kosovës është e

336
Shih intervistën e Ibrahim Rugovës në Zëri 31.12.2003,
Thaçi, Hashim. “Kosova in The War Against Terror”,
26.06.2002, <http://opendemocracy.net/debates/article2-42-
215.jsp#>; Intervistë me Bajram Rexhepin në Koha Ditore
31.12.2003, qëndrimi i Ramush Haradinajt në Koha Ditore
27./28.11.2003.
337
Sa i përket përdorimit të këtij termi, shih: Kaplan 2002,
70–77.
338
Koha Ditore 16.05.2004, Zëri 16.05.2004. Shih verzionin
e përkthyer në gjuhën gjermane te Clewing 2003, 149-156.
339
UNMIK/PR/967, 15.05.2003.
340
Zëri 20.05.2004.
210
arritshme.341 Zgjedhjet parlamentare dhe krijimi i
pushtetit lokal dhe qendror të IPVQ-ve u për-
shkruan sikur luanin rol kyç në zgjidhjen e statusit
politik të Kosovës.342 Programet partiake dhe
platformat zgjedhore, madje edhe për zgjedhjet
komunale që do të duhej të fokusoheshin në poli-
tikat komunale, përshkoheshin me slogane pava-
rësie. Të gjitha këto reflektonin thjesht opinionin
publik. Hulumtimet e bëra në vitin 2001 treguan se
shumica shqiptare dhe grupet tjera etnike jo-serbe
dëshironin pavarësi; ata besonin se mungesa e
progresit në këtë çështje ishte arsyeja kryesore e
moszhvillimit të regjionit dhe marrëdhënieve të
tensionuara ndëretnike. Në anën tjetër, pakica
serbe dëshironte rivendosjen e hegjemonisë serbe
në këtë vend.343
Përgjigja ndaj pyetjes se cili komb përbën
shumicën kompakte, gjithashtu nuk është e vështi-
rë. Ekziston një shumicë e qartë shqiptare në Ko-
sovë, që legjitimon secesionin e saj. Por, marrë-
dhëniet midis shqiptarëve të Kosovës dhe pakicës
serbe ende mbeten të tensionuara, dhe pozita e
serbëve brenda institucioneve dhe ekonomisë
paraqet një sfidë të madhe për lidershipin vendor.
Është e qartë se qëllimi i Misionit të OKB-së është

341
Intervistë me Ibrahim Rugovën në Zëri 21.11.2003.
342
Zëri 21.11.2003.
343
Hulumtime të vazhdueshme janë bërë nga RIINVEST-i në
kuadër të Early Warning Reports; <www.kosovo.undp.org>.
Vlerësimi i mediave dhe bisedat personale me përfaqësues të
minoriteteve në Kuvend konfirmojnë të njëjtën. Vlen të
përmendet fakti se të intervistuarit më shumë vëmendje i
japin papunësisë se sa statusit, por retorika politike nuk i ka
shërbyer çështjes së papunësisë.
211
krijimi i një Kosove shumetnike.344 Lidershipi i
Kosovës duhet të merret me disa çështje të
vështira, përfshirë këtu gjendjen e varfër ekonomik
edhe tregun e punës, pasigurinë dhe kthimin e
serbëve refugjatë që jetojnë në Serbi. Ky
lidershipi, i cili ka mbështetur modelin e ndarjes së
pushtetit që nga krijimi i IPVQ-ve, ka dënuar në
mënyrë konstante aktet e dhunës kundër pakicave
dhe ka tentuar të bindë pakicën serbe se realiteti i
ri politik ofron shpresën më të mirë për integrimin
e tyre. Partitë më të rëndësishme politike nuk janë
shprehur kundër parimeve konsociacionale.
Sidoqoftë, ata janë shprehur kundër pjesëmarrjes
së serbëve lokalë në zgjedhjet parlamentare dhe
lokale shtetërore serbe: Për shkak të faktit se
UNMIK-u (nën Rezolutën 1244) nuk ka
kundërshtuar ose aprovuar këto zgjedhje, ato janë
organizuar sistematikisht që nga viti 1999 në tërë
Kosovën ku ekzistojnë institucionet paralele
shtetërore serbe. Më 22 dhjetor 2003, Kuvendi i
Kosovës ka shpallur zgjedhjet parlamentare serbe
të mbajtura në Kosovë si “jokushtetuese”.345
344
Shih UNHCR/OSCE. Tenth Assessment of the Situation of
the Ethnic Minorities in Kosovo. Pristina (Period Covering
May 2002 to December 2002); UNHCR. Minority Voluntary
Returns to Kosovo. Pristina, 22.10.2003; ICG. Return to
Uncertainty: Kosovo’s Internally Displaced and the Return
Process. Balkans Report Nr. 139, Pristina/Brussels,
13.12.2002; Amnesty International. We Are Prisoners in Our
Own Homes. London, April 2003; US Department of State:
Country Reports on Human Rights Practices. Federal
Republic of Yugoslavia. Washington D.C., 31.03.2003.
345
Shih: http://www.assembly-kosova.org/common/docs/
DeklarataPerZgjedhjet.pdf, dhe Koha Ditore 23.12.2003;
Zëri 23.12.2003. Qëndrimi i UNMIK-u ishte se nuk mund të
ndalojë serbëve të drejtat e votimit.
212
Kthimi dhe integrimi i pakicave u bë prioritet
i UNMIK-ut pas shpalljes së politikës së standar-
deve dhe ishte mbështetur në mënyrë aktive nga
IPVQ-të dhe lidershipi vendor.346 Kryeministri Baj-
ram Rexhepi, me aktivitetet e tij në këtë çështje,
gradualisht pati fituar respektin e bashkësisë
ndërkombëtare. Hapat më të rëndësishëm të ndër-
marrë nga liderët vendorë ishin Apeli, i frymëzuar
nga iniciativa e Hashim Thaçit në korrik 2003, për
kthimin e pakicave, që ishte nënshkruar nga të
gjithë liderët politikë.347 Në po atë muaj, ky Apel
është nënshkruar edhe nga Kuvendi. Dy liderët më
të rëndësishëm, Thaçi dhe Rugova, bashkë me
përfaqësuesit e SHBA-ve, vizituan vendbanime e
serbëve lokale për të shfaqur mbështetjen e tyre
për kthimin e refugjatëve dhe tentuan të ndikojnë
në qëndrimin e shumicës shqiptare.348 Sidoqoftë,
gjendja e serbëve mbetet e papërmirësuar dhe janë
kthyer raste individuale të refugjatëve vetëm në
mënyrë simbolike. Kthimi dhe integrimi i tyre
është i lidhur ngushtë me pasigurinë, mungesën e
zhvillimit ekonomik dhe kryesisht me statusin e
pazgjidhur të këtij territori.349

346
Shih: United Nations Interim Mission in Kosovo. The
Right to Sustainable Return (Concept Paper). Pristina,
17.05.2002.
347
Koha Ditore, 02.07.2003; Zëri, 02.07 2003.
348
Zëri 11.07.2003.
349
Aktet e dhunës ishin dënuar nga Rugova, Daci dhe
Rexhepi Koha Ditore, 20.03.2004. Ngjarjet e marsit u
dënuan në letër, inicuar nga Hashim Thaci dhe nënshkruar
nga të gjithë përfaqësuesit e rëndësishëm qeveritarë, të
partive dhe grupeve etnike, përveç serbëve Zëri 03.04.2004.
213
Çështja e sovranitetit territorial ngrit një
kërcënim për marrëdhëniet etnike në Kosovë. Kjo
krijon probleme në njërën anë midis UNMIK-ut
dhe IPVQ-ve, dhe në anën tjetër midis IPVQ-ve
dhe qeverisë serbe. Që nga vendosja e KFOR-it
dhe themelimi i UNMIK-ut, të cilat sipas Rezo-
lutës 1244 janë përgjegjëse për sigurinë e territorit
dhe kontrollimin e kufijve të tij, ky problem është
rënduar. Është me rëndësi të kujtohet se konflikti
në Kosovë ishte një luftë për territor dhe
hegjemoni politike midis shtetit serb dhe shumicës
shqiptare. Pas qershorit 1999, përgjegjësia për të
dyja, territorin dhe pushtetin, është kaluar te
Misioni i OKB-së. Mirëpo, popullata lokale është e
brengosur për unifikimin e territorit, për shkak se
UNMIK-u, në kundërshtim me mandatin e tij, ka
treguar paaftësi për të ushtruar autoritetin e vet mbi
tërë Kosovën.350 Alternativa, një “ndarje etnike e
Kosovës”, e cila do të përfshinte ndarjen e pjesës
veriore të Kosovës është e papranueshme për
liderët vendorë.351 Ata në mënyrë konstante kanë
kritikuar UNMIK-un për këtë gjendje dhe kanë
fajësuar Beogradin për përçarjen e “bashkëjetesës
shumetnike”.352 Kanë ekzistuar plane të ndryshme
për unifikimin gradual të qytetit të ndarë të Mitro-
vicës.353 Por, problemi nuk ishte përmirësuar,

350
Për mundësinë e ndarjes etnike dhe ndikimin në Maqedo-
ni, shihe Veton Surroi, ’Faktori M: Mitrovica-Maqedonia’ në
Koha Ditore 20.11.2003: 3.
351
Intervistë me Ibrahim Rugovën në Der Spiegel 17.04 2000,
intervistë me Hashim Thaçin në Die Presse, 20.04.2004.
352
Shih: Qëndrimi i Hashim Thaçit në Zëri 29.05.2003.
353
Plani i Bajram Rexhepit u publikua së pari në Koha
Ditore 26.04.2002. “Plani shtatë-pikësh” i Steiner-it për
214
madje edhe pas themelimit të zyrave të UNMIK-ut
në Mitrovicën veriore. Situata në Kosovën veriore
dhe Mitrovicë, të krijuara nga qeveria serbe pas
qershorit 1999, ngjan se do të mbeten të hapura aq
gjatë sa statusi nuk zgjidhet. Megjithatë, ngjarjet e
marsit 2004, të cilat filluan në Mitrovicë, ilustruan
natyrën inflamatore të kësaj ndarjeje etnike të
veriut të Kosovës.354
Paralelisht me këtë ndarje të brendshme
etnike të Kosovës, erdhi një ndarje e jashtme e
kufijve të Kosovës. Në janar të vitit 2001,
Beogradi dhe Shkupi, pa marrëveshje paraprake
me UNMIK-un dhe me shtytjen e disa diplomatëve
perëndimorë, nënshkruan një marrëveshje për “rre-
gullimi” e “një çështje të vjetër kufitare”. Zyrtarët
e të dy shteteve theksuan se kjo ishte shumë e
rëndësishme për arsye gjeostrategjike. Në kundër-
shtim me këtë, lidershipi i Kosovës e ka parë këtë
si një kërcënim për “territorin e Kosovës”, për
shkak të 2.500 hektarëve në regjionin e Gjilanit
jugor që i janë dhënë Maqedonisë nën këtë
marrëveshje. Jo vetëm liderët politikë, por edhe
përfaqësuesit e shoqërisë civile, opinioni krijues
dhe qytetarët e Kosovës u shprehen haptas kundër
në marrëveshjeje të tillë. Madje, edhe Kuvendi
nxori një Rezolutë për “mbrojtjen e integritetit

unifikimin e qytetit u publikua në Kosova Sot 02.10.2002.


354
Vdekja e tre fëmijëve, vrasja e një serbi në fshatin Çaglla-
vicë dhe bllokimi i rrugës Prishtinë-Shkup ishin shkaqet më
të rëndësishme për dhunën e marsit 2004, Koha Ditore,
18.04.2003. Validiteti i këtyre ngjarjeve ende kontestohet dhe
kërkohen hulumtim objektiv. Fakti më i rëndësishëm është se
e tëra filloi në Mitrovicë dhe u zgjerua në tërë Kosovën, shih:
Koha Ditore 18.03.2004, 19.03.2004.
215
territorial të Kosovës” dhe “ruajtjen e kufijve të
Kosovës”. Sërish, kjo rezolutë ishte shpallur e pa-
vlefshme nga PSSP-ja, me arsyetimin se Kuvendi
kishte tejkaluar përgjegjësitë dhe kompetencat e tij
të definuara me Kornizën Kushtetuese.355 Banorët
e Gjilanit dhe ata të Kamenicës protestuan kundër
marrëveshjes Beograd-Shkup, nga frika për
humbjen e pronave të tyre ose vështirësive për
shfrytëzimin dhe qasjes në to.356
Probleme të tilla territoriale ngritën çështje
më thelbësore rreth sovranitetit të tërë territorit. Në
teori, deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin të
drejtë në citimin e Kornizës Kushtetuese në
Rezolutën e tyre, e cila në kapitullin e parë
thotë:“Kosova është një entitet nën administrim
ndërkombëtar të përkohshëm, e cila, me popullin e
saj, ka atribute unike historike, legale, kulturore
dhe gjuhësor".... “Kosova është territor i pan-
dashëm në të cilin Institucionet e Përkohshme të
Vetë-Qeverisjes, të themeluara nga kjo Kornizë
Kushtetuese për Vetë-Qeverisje të Përkohshme, do
të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre”357 Mirëpo, çështja
qëndronte në atë se përgjegjësitë më të
rëndësishme të një shtetit, përfshirë territorin, ku-
fijtë dhe ushtrimin e pushtetit, i takojnë “pushte-
teve dhe përgjegjësive të rezervuara për PSSP-në”,

355
Para miratimit të Rezolutës, Nexhat Daci pranoi
papajtueshmërinë në mënyrë të shkruar nga Steiner, Këshilli i
Sigurimit i OKB-së dhe Komisioni i BE-së. Për më shumë
informata rreth Rezolutës, përmbajtjes dhe debateve shih:
Koha Ditore 24.05. 2002 dhe Zëri 24.05.2002.
356
Kosova Sot, 09.08.2003; Koha Ditore 10.08.2003; Bota
Sot, 10.08.2003.
357
Korniza Kushtetuese, Kapitulli 1.
216
dhe jo institucioneve të Kosovës.358 Për më tepër,
Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit për bash-
kësinë ndërkombëtare: “riafirmon përkushtimin e
të gjitha Shteteve Anëtare për sovranitetin dhe
integritetin territorial të Republikës Federale të
Jugosllavisë dhe Shteteve tjera të rajonit...”.359
Për shkak të kësaj situate legale të paqartë
dhe statusit final të pazgjidhur të Kosovës, pas
ndryshimeve qeveritare në Beograd (tetor 2000),
bashkësia ndërkombëtare njohu shtetin post-
Milosheviqian, Unionin e Serbisë dhe Malit të Zi,
si trashëgimtar të Jugosllavisë. Një rrethanë e re
politike që për të ardhmen e territorit dhe kufijve të
Kosovës krijonte pasiguri dhe që për lidershipin e
Kosovës paraqiste një detyrë të vështirë. Por, ky
lidership në mënyrë unike deklaroi se krijimi i
Unionit midis Serbisë dhe Malit të Zi ishte çështje
e tyre e brendshme e dy kombeve; për Prishtinën
zyrtare përfshirja e Kosovën në këtë Union ishte
kundër vullnetit të qytetarëve të saj për vetëven-
dosje dhe një gjë e tillë është e pamundur pas
gjenocidit mbi ta nga regjimi serb.360 Kështu, në
fund të vitit 2001, Kuvendi aprovoi një rezolutë
kundër “pretendimeve të të ashtuquajturit Unioni i
Serbisë dhe Malit të Zi që përmes Kartës së vet
Kushtetuese tenton të krijojë bazën kushtetuese për
aneksimin e Kosovës”. Paragrafët e përfshirë në
Kartën Kushtetuese të Serbia-Mali Zi sa i përket

358
Korniza Kushtetuese, Kapitulli 8.
359
Shih United Nations S/RES/1244, Preface.
360
Shih Qëndrimi i Hashim Thaçit në Zëri 29.05.2003 dhe
Nexhat Dacit në Zëri 18.08.2003.
217
statusit të ardhshëm të Kosovës u shpallën të
“papranueshëm” dhe “të pavlefshëm”.361
Për të kuptuar secesionin në Kosovën e pas-
luftës janë gjithashtu të rëndësishme perceptimet e
liderëve vendorë rreth Misionit të OKB-së. Për ata,
që nga themelimi i IPVQ-ve, Rezoluta 1244
gjithnjë e më shumë konsiderohej ambivalente.362
Ata e shihnin këtë dokument shumë më ndryshe
sesa OKB-ja, dhe jo në kontekstin e marrëdhënieve
ndërkombëtare dhe të Drejtës Ndërkombëtare. Për
ata, kjo ishte pengesë e serioze, sepse jepte tri
“struktura qeverisëse” në Kosovë. Së pari,
UNMIK-u, që ka mandatin e një misioni paqe-
ruajtës, por vepronte si një qeveri; UNMIK-u ishte
përgjegjës vetëm para Këshillit të Sigurimit në
New York dhe jo ndonjë mekanizmi demokratik
dhe popullit të Kosovës. Së dyti, IPVQ-të që u
krijuan përmes zgjedhjeve demokratike dhe janë
përgjegjëse para qytetarëve. Së treti, strukturat
paralele shtetërore serbe që funksionojnë si
institucione qeveritare për serbët e Kosovës.
Sidoqoftë, kjo situatë absurde e autoriteteve
paralele të UNMIK-ut, IPVQ-ve dhe Serbisë më së
miri mund të kuptohen nga definimi i Max Weber-
it për shtetin. Në ligjëratën e tij “Politika si Pro-
fesion”, shteti për të është: “një komunitet njerëzor
që (suksesshëm) pretendon monopolin e përdorimit
legjitim të forcës fizike brenda një territori të
361
Shih Kuvendi i Kosovës. Rezoluta për shpalljen të
pavleshme të preambulës kushtetuese të Unionit Serbi-Mali i
Zi për Kosovën. Prishtinë, 07.11.2002.
362
Kjo pikëpamje është kryesisht shkak i ndjekjes rigoroze të
kësaj Rezolute nga UNMIK-u dhe Zyra për Çështje Ligjore
në New York, Koha Ditore, 14.04.2004.
218
dhënë”.363 Prandaj, ajo me çka liderët e Kosovës
në mënyre reale po ballafaqohen, është konku-
rrenca për pushtet dhe legjitimitet mbi territorin e
vet dhe të ardhmen politike. Për shkak të kësaj
situate dhe si pasojë e saj, ka akuza të vazhdue-
shme midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve në lidhje me
bartjen e pushteteve dhe përgjegjësive. Në anën
tjetër, që nga qershori 1999, ekziston një “luftë
politike e pafund” midis lidershipit të Kosovës dhe
Serbisë për statusin final. Sipas perceptimeve të
lidershipit të Kosovës, ky vend është në procesin e
shtetndërtimit, përderisa edhe UNMIK-u edhe Ser-
bia, me institucionet e saj paralele, do të largohet
pas vendosjes së statusit. Ata pohojnë se IPVQ-të
janë institucione legjitime dhe përfaqësojnë
vullnetin politik të popullit.364 Në të njëjtën kohë,
gjithashtu edhe qytetarët ndajnë këto perceptime të
forta për këtë proces të shtetndërtimit.

Nevoja për shtetndërtim


dhe kontrata qytetare

Zgjidhja e çështjes së statusit të Kosovës,


procesi efektiv i shtetndërtimit dhe ndërtimi i një
shoqërie të re të bazuar në parimin e qytetarisë
është duke u bërë më e vështirë për shkak të

363
Weber (1918) 1997, 78.
364
Intervistë me Nexhat Dacin në Koha Ditore 26.11.2003,
dhe Zëri 31.12.2003. Intervistë me Hashim Thaçin në Die
Presse 20.04.2004 dhe intervistë me Ramush Haradinajn në
Java 25.12.2003.
219
mungesës së vizionit politik dhe shoqëror të
lidershipit politik për të ardhmen. Që prej qershorit
1999 kjo elitë politike nuk ishte në gjendje t’u
përgjigjej këtyre pyetjeve kryesore në lidhje me të
ardhmen e pas-statusit: Çfarë lloj strukture
shtetërore do të ishte më e mira për Kosovën?
Çfarë lloj parlamenti duhet të formohet? Çfarë lloji
të sistemit zgjedhor duhet të ndërtohet? Si duhet të
strukturohet ekzekutivi në qeverinë qendrore? Si
do të mund të akomodohen pakicat brenda
institucioneve dhe si mund të mbrohen të drejtat e
njeriut? Në të njëjtën kohë, ky lidership kishte
mungesë të vizioneve për çështjet kyçe, sikurse
krijimi i një gjyqësie të pavarur e profesionale, të
politikave dhe ekonomisë në situatën pas-statusit.
Lidershipi u ka kushtuar vëmendje marrëdhënieve
me vendet fqinje, duke promovuar idenë se
pavarësia e Kosovës do të jetë një faktor krucial
për stabilitetin rajonal në Ballkan. Në këtë
kontekst, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka
ripërsëritur kërkesat për një konferencë rajonale
për Kosovën, dhe Ibrahim Rugova në mënyrë
konstante ka thënë se: “Pavarësia e Kosovës do të
stabilizonte pjesët tjera me popullatë shqiptare, si
Maqedoninë, Malin e Zi dhe vendet fqinje si
Serbia dhe Shqipëria.”365
Liderët e Kosovës e kanë kuptuar se e vetmja
mënyrë për të arritur pavarësinë është bashkëpu-
nimi i ngushtë midis Prishtinës zyrtare me
bashkësinë ndërkombëtare, kryesisht me SHBA-të
365
Ibrahim Rugova: "We can ensure all ethnic group’s
security" Pledge for Kosovo Independence in Budapester
Zeitung,16.04. 2004. Shih intervistë me Ibrahim Rugovën në
Zëri 21.11.2003, 10.01.2004.
220
dhe BE-në. Sidoqoftë, ata janë të ndarë kur është
kërkuar që të tregojnë partneritet në bisedimet
ndërkombëtare dhe që pavarësia do të përfundohet
përmes mbështetjes së bashkësisë ndërkombëta-
re.366 Kur në tetor të vitit 2003 në Vjenë u
organizua një takim midis përfaqësuesve të
qeverive të Kosovës dhe Serbisë, nën kryesimin e
bashkësisë ndërkombëtare, mori pjesë vetëm një
delegacion i vogël i përbërë prej presidentit
Rugova dhe kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.367
Ideja e takimit ishte e një natyre simbolike me
qëllim që të kishin fotografinë e takimit të përfa-
qësuesve të ish-armiqve. Megjithatë, kryeministri
Bajram Rexhepi, shfrytëzoi mungesën e autorizi-
mit nga Kuvendi që ai e definonte si parakusht
esencial, për mospjesëmarrjen në takim.368 Hashim
Thaçi dhe partia e tij, PDK, i ka dhënë që më parë
mbështetjen e tyre, derisa Ramush Haradinaj dhe
AAK-ja e tij, ishin kundër takimit të Vjenës.369
Liderët lokalë e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e
këtij takimi në mënyra të ndryshme. Në këtë
kontekst, është e rëndësishme të pranohet se
politikat unilaterale kanë rëndësi të madhe në
shoqërinë thellësisht të ndarë, veçanërisht për
stabilitetin e brendshëm, zgjidhjen e statusit dhe
marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje.

366
Në lidhje me pavarësinë dhe bashkëpunimin me
bashkësinë ndërkombëtare shih intervistë me Bajram
Rexhepin në Koha Ditore 31.12.2003 dhe Zëri 31.12.2003.
367
Për qëndrimin e delegacionit të Kosovës në Vjenë shih
fjalimin e Rugovës në takim Koha Ditore 15.10.2003.
368
Koha Ditore, 14.10.2003; Zëri, 14.10.2003.
369
Për qëndrimin e Thaçit, Haradinajt dhe Dacit shih Zëri
31.12.2003 dhe qëndrimin e Rugovës shih Zëri 21.11.2003.
221
Të gjitha partitë politike e shohin pavarësinë
si e vetja mënyrë për zgjidhjen e konfliktit të
Kosovës dhe kthimin e autoritetit shtetëror serb si
një shenjë për një luftë të re.370 Në anën tjetër, ata
nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap të përbashkët për
të realizuar qëllimin e tyre. E vetmja fushë që është
e përbashkët për të gjithë është se asnjëra prej
këtyre partive ose përfaqësuesit e IPVQ-ve nuk
kanë prezantuar një udhërrëfyes praktik se si të
arrihet pavarësia. Në vend të kësaj, ata kanë
paraqitur pikëpamjet e tyre në mediat elektronike
dhe të shtypura në formë të koncepteve pa ndonjë
shtjellim të gjerë. Rugova, për shembull, në
fjalimin e tij gjatë shënimit të 14 vjetorit të
ekzistimit të LDK-së, ka thënë se “LDK ka krijuar
(në vitet e 1990-ta) një shtet funksional të
Republikës së Kosovës, të cilin bota e ka quajtur
shtet paralel ose shteti shqiptar i kosovarëve”.
Sërish është lutur, në mantra deklaratat e tij kuazi-
religjioze, çdoherë për: “njohje formale dhe të
drejtpërdrejtë (të Kosovës) nga SHBA-të, BE-ja
dhe formalizimin e saj nga OKB-ja”.371
Konkluzioni këtu është se, në pikëpamjen e tij,
shteti tashmë ekziston dhe ai vetëm duhet të njihet
formalisht.372
Në fillimin e vitit 2003, një iniciativë e
ndërmarrë nga AAK-ja, partia e tretë për nga fuqia
në Kosovë, shkaktoi shqetësim, duke kërkuar që të
miratohej një “Deklaratë për Pavarësinë” nga

370
Shih intervistë me Ibrahim Rugovën në Der Spiegel
17.04.2000.
371
Koha Ditore 24.12.2004.
372
Zëri 28.02.2003.
222
Kuvendi i Kosovës.373 Kjo kërkesë, që ishte
përkrahur nga 43 deputetë të Kuvendit, përfshirë
këtu edhe anëtarë të PDK-së, ishte shtyrë nga
kryetari i Kuvendit Daci për një “kohë më të
mirë”.374 Më pas, në prill 2003, lideri i PDK-së
Hashim Thaçi dha një propozim plotësisht ndryshe
nga idetë e AAK-së dhe LDK-së. Ai propozoi
Moratorium mbi çështjen e statusit për dy apo tri
vjet, gjatë të cilave kosovarët do të merrnin
iniciativat e veta politike, ekonomike dhe sociale
dhe të fokusoheshin në procesin e shtetndërtimit.
Ideja u përkrah nga Steiner dhe disa përfaqësues
tjerë të bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë, por
u kundërshtua nga LDK-ja dhe AAK-ja.375 Më
vonë, kryetari i Kuvendit Daci dhe kryeministri
Rexhepi dhanë një “mbështetje verbale” për
pavarësinë, që u bë lajm kryesor edhe në mediat
botërore. Në fund të vitit 2003, Daci tha se “gjatë
kësaj periudhe legjislative do të ndodhë akti i
shpalljes së pavarësisë së Kosovës” nga Kuvendi,
edhe pse partia e tij, LDK-ja, ishte kundër pro-
pozimit të AAK-së.376 Në mars të vitit 2004,
Rexhepi deklaroi se qytetarët e Kosovës do të
donin një progres drejt implementimit të standar-
deve para statusit dhe një vlerësim pozitiv nga
OKB-ja deri në shtator të vitit 2005. Megjithatë,

373
Koha Ditore, 22.12.2002; 04.02.2003.
374
Koha Ditore, 14.02.2003.
375
Takimi i Thaçit me Steiner, shih Zëri 12.04.2003. Thaçi
insiston se kjo ‘ide’ është pjesë e ‘bashkësisë ndërkombëtare’
dhe për të mirën e institucioneve dhe efektivitein në
implementimin e standardeve. Shih intervistën me Hashim
Thaçin në Java 25.12.2003 dhe Zëri 31.12.2003.
376
Zëri, 31.12.2003.
223
nëse kjo nuk do të ndodhte, do të mbahej në mëny-
rë të njëanshme një “referendum për pavarësi” ose
do shpallej një “deklaratë për pavarësi”.377
Ndonëse këto deklarata dhe propozime mund të
shihen si tentim për të bërë trysni mbi bashkësinë
ndërkombëtare, ato kishin efekt negativ në marrë-
dhënieve ndëretnike në Kosovës, kjo sipas shumë
hulumtimeve të opinionit publik.378
Liderët e Kosovës kanë demonstruar vizion
të njëjtë konfuz edhe sa i përket çështjes së
identitetit politik të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Që nga përfundimi i luftës, Rugova ka tentuar në
një mënyrë sistematike të stimulojë një identitet
unik kosovar, duke përdorur flamurin kombëtar,
himnin dhe festime të lidhura me historinë
shqiptare; simbolet që ai i përdorte shpesh si pjesë
e mandatit të tij presidencial. Ky ndërtim i
identitetit është bazuar në projeksionet e shtetësisë
dhe komb-shtetit, kur Kosova pas ndarjes së
hapësirës etnolinguistike në vitin 1912/13 kishte
ndjekur udhën e saj dhe pas arritjes së autonomisë
në vitet e 1970-ta paraqiste diç të veçantë nga
shteti shqiptar. Koncepti i identitetit qytetar, i cili
do të mbështetet nga parimet e territorit të
përbashkët, qytetarisë, interesave dhe të drejtave të
të gjitha grupeve etnike, në realitet nuk është
propozuar ende nga elita vendore.379 Qytetarët e
Kosovës kanë krijuar vetëdijen e tyre kolektive,
me gjasë si rezultat i autonomisë së Kosovës pas
vitit 1968 dhe si reagim ndaj diskriminimit të

377
Financial Times 19.04.2004.
378
UNDP/RIINVEST: Early Warning Report 3, 20.
379
Smith 1991, 116–122.
224
regjimit të Milosheviqit, por edhe ndaj shtypjes
sistematike serbe në të kaluarën. Sidoqoftë, kjo
vetëdije kolektive nuk është përkrahur nga të gjitha
pjesët e shoqërisë dhe aspak fare nga serbët e
Kosovës. Në anën tjetër, krijimi i identitetit qytetar
politik do të ndihmonte në integrimin e të gjitha
grupeve etnike, përfaqësonte interesat e tyre dhe
mbronte identitetet tjera të tyre.380
Në dritën e ngjarjeve të marsit 2004, kishte
shumë diskutime rreth domosdoshmërisë për dialog
të brendshëm midis të gjitha grupeve etnike. Këto
diskutime shtynë Hashim Thaçin të propozojë
idenë që disa pjesë të modelit të Marrëveshjes së
Ohrit për Maqedoninë mund të aplikohen në
Kosovë, që do të siguronte një vetëqeverisje lokale
për komunat si një hap i rëndësishëm për arritjen e
integrimit të pakicave.381 Ideja mund të shihet edhe
si reagim në kontekstin e iniciativës së qeverisë
serbe për kantonizimin dhe ndarjen e territorit,
ngaqë Beogradi, nga marsi 2004, ka insistuar që
situata e serbëve të Kosovës mund të zgjidhet
vetëm me një zgjidhje territoriale. Propozimi i
Thaçit paraqet një kornizë të domosdoshme për
ndërtimin e një “shteti qytetar”, të bazuar në një
“kontratë qytetare” midis shumicës shqiptare dhe
pakicave tjera, ku Kosova si një territor do të
mbetej e tërësishme dhe e pandashme. Megjithatë,
çështja, nëse Kosova do të ishte në të ardhmen një
vend i bazuar në parimin e qytetarisë apo të
etnicitetit, varet nga qëndrimi i popullatës shumicë

380
Bugajski, Hitchner and Williams 2003, 17–19.
381
Neue Zürcher Zeitung, 27.05.2004, 5.
225
në Kosovës, të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe
serbëve lokalë dhe qeverisë serbe në Beograd.382
Çështja e kontratës qytetare dhe identitetit
qytetar do të paraqesë një sfidë të re për të
ardhmen e Kosovës, por në këtë kapitull do bëj
vetëm disa konkluzione preliminare mbi situatën e
gjysmës së vitit 2004. Në një anë, lidershipi i
Kosovës dhe përfaqësuesit e IPVQ-ve, përkundër
veprimeve të tyre të ndryshme simbolike, ka bërë
pak për të integruar dhe përfaqësuar interesat e
serbëve lokalë. Deri më tash ata nuk ishin në
gjendje të bënin një ofertë të vërtetë për serbët, se
si të akomodohen brenda jetës publike të Kosovës
dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre si komunitet.
Në anën tjetër, serbët lokalë, përkundër
pjesëmarrjes së tyre simbolike në IPVQ, nuk ishin
të vullnetshëm të njohin institucionet e Kosovës si
qeveri të tyre, edhe pse kështu do të mund të
përfaqësonin në mënyrën më të mirë interesat e
komunitetit të tyre. Për më tepër, ata nuk kishin
dhe ende nuk kanë një vizion për të pozitën e tyre
të ardhshme brenda institucioneve dhe shoqërisë së
Kosovës. Vendosja e statusit final do të krijojë një
ambient tjetër drejt ndërtimit të një shoqërie të re,
ku koncepti i shtetit qytetar do të jetë i mundur,
nëse shumica dhe pakicat në Kosovë do të jenë
vërtet të përkushtuar për një model të tillë
shtetndërtimi dhe qeverisjeje. Përveç kësaj, kjo
mund të ndodh vetëm nëse përjashtohen si zgjidhje
ndarja e jashtme e Kosovës ose ndarja e saj e

382
Shih: ICG. Kosova’s Ethnic Dilemma: The Need for a
Civic Contract. Balkans Report Nr. 143, Pristina/Brussels,
28.05.2003.
226
brendshme etnike territoriale dhe këtu faktor
vendimtar mund të jetë bashkësia ndërkombëtare.

Federalizmi serb: nga kantonizimi


deri në ndarjen e Kosovës

Qëndrimi i qeverive serbe mbi Kosovën pas


qershorit 1999 ishte jo vetëm një pengesë për
integrimin e serbëve lokalë, por po ashtu ka
ndikuar në efektivitetin e UNMIK-ut si aktor i
intervenimit të palës së tretë dhe modelit të
qeverisjes përmes ndarjes së pushtetit të aplikuar
nga IPVQ-të. Rënia e Milosheviqit në tetor të vitit
2000 nuk ka ndërruar asgjë në përfundimin e
konfliktit etnik dhe nuk ka sjellë zhvillime të reja
sa i përket Kosovës.383 Edhe pse lidershipi i DOS-it
(Opozita Demokratike e Serbisë) ishte i ndarë prej
së brendshmi, ata ishin të bashkuar kur bëhej fjalë
për Kosovën dhe ndanin qëndrime të njëjta.
Qeveria e marrë nga koalicioni i DOS-it dhe
vendosja e Misionit të OKB-së në Kosovë kanë
ngritur dy pyetje për lidershipin e ri serb: Çfarë lloj
shteti është trashëgimia politik e Milosheviqit, dhe
ku janë kufijtë e tij? Shumica e popullatës serbe
nuk ishte e kënaqur me status quo-n në të cilën
ishte vendosur Serbia dhe e shihnin çështjen e
territorit dhe të kufijve finalë të saj si të pazgjidhur.
Për ata, nuk ishin të qarta marrëdhëniet politike
dhe legale midis Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe
Serbisë e Kosovës, e cila faktikisht ishte nën

383
Cohen 2002, 29–38, 351–366.
227
administrimin ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë,
në jetën publike serbe shpesh është debatuar
mundësia për aneksimin e Republika Srpska-s në
Bosnjë.384 Çështja e kontinutetit legal të ish-
Jugosllavisë, e territorit dhe kufijve ka treguar se
lidershipi i ri serb dështoi t’u përgjigjej këtyre
pyetjeve dhe se ka vazhduar politikën tradicionale
hegjemoniste, kësaj here vetëm me mjete paqësore.
Në këtë kontekst, Serbia edhe më tutje mbetet
faktor destabiliteti në Ballkan.385
“Sovraniteti jugosllav”, i përmendur në Re-
zolutën 1244, ka lejuar lidershipin serb të argu-
mentojë përfshirjen e Kosovës në Serbi/Jugosllavi.
Kjo fushatë ishte ndihmuar, në një masë, nga
bashkësia ndërkombëtare, e cila as nuk ka sfiduar
as nuk ka mbështetur deklarata të tilla populiste
dhe nacionaliste të lidershipit post-Milosheviqian.
Në kundërshtim me regjimin e vjetër, qeveria e re
serbe vendosi marrëdhënie normale me bashkësinë
ndërkombëtare dhe UNMIK-un. Por, ajo ka
penguar në çdo mënyrë konsolidimin e autoritetit
të UNMIK-ut mbi tërë territorin e Kosovës, ishte
haptazi kundër krijimit të IPVQ-ve dhe po ashtu ka
ndikuar në mënyrë direkte në mosintegrimin e
serbëve lokalë në institucionet qeverise të këtij
vendi. Qeveria e re në Beogard ka mbështetur
strukturat paralele shtetërore serbe, që kanë mbetur
nga koha e Milosheviqit në Kosovë, në nivel
politik, financiar dhe profesional, që kontrollonin
një pjesë të territorit të Kosovës.

384
Cigar 2001, 40–43, 59–62.
385
Në detaje shih: ICG. Serbia After Djindjic. Balkans Report
Nr. 141, Belgrade/ Brussels, 18.03.2003, 12–14.
228
Ajo ka mbështetur publikisht ndarjen e
qytetit të Mitrovicës dhe ndarjen etnike të Kosovës
veriore. Një fushatë për një ndarje de jure dhe
aneksim në Serbi ishte rritur në diplomacinë dhe
mediat ndërkombëtare dhe debatuar në Serbi.
Sikurse Milosheviqi, lidershipi i ri e ka parë
zgjidhjen e statusit të Kosovës në lidhje me
ndryshimin e Marrëveshjes së Dejtonit sa i përket
Republika Srpska-s: zgjidhja e mundshme e
çështjes së Kosovës në formën e pavarësisë së saj
do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në ndryshimin
e kufijve të shteteve në Ballkan dhe nëse Kosova
do të kishte të drejtë për secesion, e njëjta do të
duhej të pranohej edhe për Republika Srpska-n.
Fakti se ky Republika Srpska ishte një fantom dhe
e krijuar si një rezultat i politikës së “spastrimit
etnik” nuk kishte ndonjë rëndësi për diskutimet në
Serbi. Lidershipi i ri tentoi t’i jepte dinamikë të re
zgjidhjes së statusit nga koha në kohë dhe me tone
shumë agresiv në debatin rreth Kosovës. Një
diskursi i tij nacionalist politik dhe iniciativat e
ndryshme morën miratimin popullor nga votuesit
serbë, por edhe i shërbenin lidershipit të ri për të
larguar vëmendjen e qytetarëve të tyre nga proble-
met ekonomike dhe sociale.386 Duke qenë i frikë-
suar se demokratizimi i shoqërisë, reformat politi-
ke dhe zhvillimi ekonomik do të çojnë në sece-
sionin e Kosovës, ky lidershipi i ri ishte i për-
kushtuar të rimarrë kontrollin mbi pjesë të caktuar
të territorit (edhe nëse kjo nënkupton vetëm pjesën
veriore të Kosovës). Si një kundërstrategji ndaj
metodave të ndryshme të rregullimit të konfliktit
etnik, siç janë intervenimi i palës së tretë, konso-
386
Calic 2003, 352.
229
ciacionalizmi dhe secesionizmi, Beogradi inicioi
“federalizmin ose kantonizimi” e Kosovës.
Pasi që regjimi serb, ushtria dhe forcat e tij
policore, u detyruan të tërhiqen nga Kosova në
vitin 1999 në saje të Marrëveshjes së Kumanovës
dhe Rezolutës 1244, janë debatuar publikisht një
numër i iniciativave për kantonizimin e territorit të
saj. Nebojsha Çoviq, një pjesëtar i regjimit të
Milosheviqit dhe pas rënies së tij zëvendëskryemi-
nistër serb, mbajti një fjalim para oficerëve
ushtarakë në maj të vitit 2001, ku ai propozoi që
Kosova duhet të ndahet në dy entitete territoriale,
“shqiptare” dhe “serbe”.387 Ai ka thënë se kjo do të
shmangte ndarjen e plotë të Kosovës nga Serbia
dhe të balanconte “të drejtën historike” serbe dhe
të drejtat “etnike” shqiptare në rajon. Sugjerimi i
tij ishte shumë i ngjashëm me propozimin e
Dejtonit për ndarjen e grupeve etnike në Bosnjë.
Por, në sytë e përfaqësuesve të UNMIK-ut dhe li-
dershipit të Kosovës, sugjerimi i tillë ishte i pa-
pranueshëm, sepse ajo do të ndante një rajon të
pasur rreth qytetit të Mitrovicës dhe do të krijonte
probleme të tjera në dhe jashtë Kosovës. Bashkësia
ndërkombëtare u ka kushtuar pak vëmendje ideve
të Çoviqit, sepse ai dhe partia e tij kanë pasur pak
pushtet në atë kohë në Serbi. Sidoqoftë, në gusht të
vitit 2001, Çoviq bëhet shef i “Qendrës Koor-
dinuese për Kosovë dhe Metohi”, e krijuar nga qe-
veria serbe. Kjo qendër vepron si një qeveri serbe
në ekzil e serbëve të Kosovës dhe u bë një aktor i
rëndësishëm për UNMIK-un dhe bashkësinë ndër-
387
Shih: Vesna Bjekić. Kosovo Plan Resurfaces. Institute for
War and Peace Reporting: Balkan Crisis Report No. 266,
27.07.2001, http://www.iwpr.net.
230
kombëtare. Në pozitën e tij si shef i kësaj Qendre,
Çoviq ka nënshkruar marrëveshjen e lartpërmen-
dur me Haekkerup-in. Obligimet që qeveria serbe
mori nën këtë marrëveshje nuk janë plotësuar
asnjëherë: strukturat paralele shtetërore serbe mbe-
ten edhe më tutje në Kosovë;388 regjistrat e tokës
(regjistrat kadastralë) që gjatë luftës regjimi i Mi-
losheviqit i mori nga Kosova nuk janë kthyer; dhe,
targat e UNMIK-ut për automjete nuk janë pranuar
brenda territorit të Serbisë, që do të lehtësonte lë-
vizjet e serbëve. Çoviq nuk ka përsëritur planin e tij
të ndarjes, por kur në Kuvendin e Kosovës u pro-
pozua shpallja e pavarësisë, ai ka mohuar që pava-
rësia do të ishte e mundur për “tërë Kosovën”.389
Ideja e kantonizimit dhe ndarjes etnike ishte
shqyrtuar seriozisht në Serbi. Vojisllav Koshtunica,
në atë kohë president i Serbisë dhe lideri më
nacionalist kur bëhet fjalë për Kosovën dhe
Bosnjën (ndryshe nga kolegët e tij në koalicionin e
DOS-it) ka thënë se propozimi ishte “qëndrim
individual” i Çoviqit.390 Kryeministri Zoran
Gjingjiq, që ishte i preokupuar me reformat dhe
bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës për Krime
Lufte, ka thënë se Kosova është ende pjesë e
Jugosllavisë dhe më vonë, me miratimin e Kartës
Kushtetuese, pjesë e Unionit të Serbisë dhe Malit
të Zi.391 Pas rënies së Milosheviqit, Gjingjiq tentoi
të largojë idenë e konspiracionit Perëndimor

388
UNMIK/PR/774, 11.08.2002.
389
Intervistë me Nebojsha Çoviq në Vreme 15.03.2003.
390
Glas Javnosti, 24.05.2001, http://www.glas-javnost.co.yu.
391
Përmbajtja e Kartës Kushtetuese në
http://www.gov.yu/start.php?je=s&id=34.
231
kundër Serbisë dhe të pohojë se çështja e Kosovës
nuk mund të zgjidhet përmes emocioneve. Por,
fjalimet e tij të mëvonshme dhe pikëpamjet
politike treguan një pamje tjetër:392 “Institucionet
ndërkombëtare janë duke krijuar një Kosovë
plotësisht të pavarur. Duke aprovuar ligje në
Kuvendin e Kosovës, ata nuk mërziten se çfarë
ndodh në Serbi.” Kështu më vonë, sipas tij, vetëm
nëse “mijëra apo disa qindra” trupa serbe kthehen
në Kosovë do të jetë i mundur kthimi i refugjatëve
serbë. Me qëllim që të mbrojë interesat e serbëve
të Kosovës dhe të shmang rishfaqjen e elementeve
nacionaliste në qeverinë serbe, që akuzonin
administratën e tij për dështim mbi çështjen e
Kosovës, Gjingjiq ka thënë:393 “propozimi im është
që serbëve të Kosovës t’u jepen të drejtat
kushtetuese dhe mjete institucionale për të
mbrojtur interesat e tyre. Si hap i parë, do të ishte
e mjaftueshme për serbët që të njihen si kroatët në
Federatën Boshnjake”. Deri në vdekje, në mars të
vitit 2003, Gjingjiq vazhdoi të promovojë në nivel
emocional dhe të përpunojë argumentin e tij.
Qëllimi i tij final ishte ndarja e hapësirës në “dy
entitete”, “shqiptare” dhe “serbe”, dhe një
autonomi substanciale për Kosovën brenda Unionit
të Serbisë dhe Malit të Zi. Duket se modeli i
Bosnjës dhe Qipros për zgjidhjen e konfliktit etnik,
që nënkupton kantonizimin, e ka insipruar atë.394
Lidershipi i Kosovës, UNMIK-u dhe bashkësia
392
Djindjić 2002, 27–35.
393
Shih intervistë me Zoran Xhinxhiq në The Times
22.02.2003.
394
Më shumë informata për këtë projekt në Večernje Novosti
07.03.2003.
232
ndërkombëtare ishin të brengosur me fushatën e tij
për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së statusit dhe
idenë e ndarjes.395 Projekti i tij, ndërkaq, pati efekt
mbi serbët lokalë: në fund të shkurtit të vitit 2003,
u shpall “Unioni i komunave serbe në Kosovë dhe
Metohi”. Në këtë dokument, përfaqësuesit e
serbëve lokalë kërkuan kthimin e menjëhershëm të
forcave serbe dhe ruajtjen e “integritetit dhe
sovranitetit jugosllav”, “decentralizimin”,
“vetëadministrimin”, dhe së fundmi “krijimin e
entitetit serb” në Kosovë.396
Edhe pse pasardhësi i Gjingjiqit, Zoran Zhiv-
koviq, premtoi se do të ndjekë politikën e para-
ardhësit të tij për reformimin e Serbisë, preokupimi
i tij kryesor ishte luftimi i krimit të organizuar, që
ishte përgjegjës për vdekjen e Gjingjiqit.397 Herë
pas here, ai ka folur publikisht për Kosovën, duke
thënë se nuk ka asnjë dokument ndërkombëtar që
“arsyeton pavarësinë e Kosovës”. Sipas pikëpam-
jeve të tij, “një skenar i tillë do të krijonte një
precedent për ngjarjet e ardhshme të rrezikshme”
dhe, siç është thënë më parë nga zyrtarët serbë, do
të rrezikonte Republika Srpska-n dhe kufijtë e
Ballkanit.398 Pas vdekjes së Gjingjiqit, shumë refu-
gjatë serbë nga Kroacia, Bosnja dhe Kosova janë
ankuar për ngadalësimin e kthimit të tyre, gjë që
bëri trysni mbi qeverinë. Për më tepër, kthimi ishte
penguar nga bashkëpunimi jo-efektiv midis

395
Koha Ditore, 18.01.2003, 03.02.2003, 25.02.2003;
Economist, 15.02.2003.
396
Koha Ditore, 26.02.2003; Zëri 26.02.2003.
397
Economist 15.03.2003.
398
Der Spiegel 17.05.2003.
233
UNMIK-ut dhe qeverisë serbe.399 Tensionet midis
Misionit të OKB-së dhe qeverisë serbe lindën filli-
misht për shkak të politikës së Steiner-it “Stan-
dardet para statusit’ dhe për shkak të procesit të
bartjes së kompetencave nga UNMIK-u në IPVQ.
Qeveria serbe ishte obstruktive dhe e zëshme
kundër dy këtyre proceseve politike. Refuzimi i
Steiner-it që të dorëzojë Shefket Musliun, nga
“Ushtria Çlirimtare” në Preshevë, ishte i mjaftu-
eshëm për shfajësimin e qeverisë së Beogradit për
të përfunduar marrëdhëniet me UNMIK-un. Por,
ato rifilluan kur PSSP u bë Hary Holkeri, në vitin
2003. Përgjegjësia kryesore e Holkeri-it ishte të
iniciojë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Nën
rrethana të tilla, Prishtina dhe Beogradi nuk janë
pajtuar për përmbajtjen e tyre, vendin dhe kohën.
Në këtë situatë, Parlamenti serb nxori një
“Deklaratë për Kosovën”, të njëanshme, e cila
konfirmonte sërish se Unioni i Serbisë dhe Malit të
Zi ka “sovranitet mbi Kosovën”, por nëse Unioni
ndahet atëherë sovraniteti do të mbetet në
përgjegjësi të Serbisë.400 Sipas këtij dokumenti,
qeveria serbe i jep mbështetjen e saj të plotë për
implementimin e plotë të Rezolutës 1244, dhe e
nxiste Qendrën Koordinuese për Kosovën që të
përgatiste një plan për negociatat me Grupin e
Kontaktit mbi “autonominë substanciale” për Ko-
sovën brenda Serbisë. Më 4 shtator 2003, Parla-
menti i Unionit nxori një rezolutë të ngjashme, e
cila për më tepër përmbante një autorizim për
399
Economist, 28.07.2003.
400
Shih:
http://www.srbija.sr.gov.yu/extfile/sr/3442/deklaracija_Koso
vo_met.doc.
234
Unionin që të merret me problemin e Kosovën me
mjete “jo të dhunshme”. Sido që të jetë, diskursi
politik serb mbi Kosovën pas rënies së Miloshe-
viqit është një vazhdimësi e politikës tradicionale.
Por, ky diskurs ka rimarrë një dinamikë të re
përmes dy ngjarjeve tjera: zgjedhjet e dhjetorit të
vitit 2003 dhe ngjarjet e dhunshme të marsit 2004.
Partia Radikale Serbe (SRS), e udhëhequr nga Vo-
jisllav Sheshel, fitoi zgjedhjet dhe pas negociatave
të gjata koalicioni i krijuar nga partitë nacionaliste,
konservative dhe partitë demokratike duhej të
bashkëpunonim me Partinë Socialiste të Miloshe-
viqit (SPS).401 Rivendosja e SPS-së dhe SRS-së në
qeveri u kujtoi shqiptarëve “vitet e errëta” të re-
gjimit të vjetër dhe ka pasur një ndikim krucial në
perceptimet e qytetarëve të Kosovës për Serbinë
post-Milosheviqiane. Madje, para ngjarjeve të
marsit 2004, Koshtunica, në fjalimin e tij pasi u bë
kryeministër, propozoi idenë e tij për “kantonizimi”
ose “ndarjen” e Kosovës. Ai pohoi se nëse “autono-
mia substanciale” do të jetë një formulë e përshtat-
shme për vetadministrimin e ardhshëm të Kosovës
brenda Serbisë, atëherë kjo do të sigurojë ekziston-
cën e komunitetit serb në Kosovë, përmes autono-
misë territoriale në formë të kantoneve.402 Gjithan-
dej ai ka përmendur termet “autonomi”, “kantoni-
zimi” dhe “decentralizim”, por gjithnjë ka nënkup-
tuar të njëjtën gjë: ndarjen etnike të Kosovës.403

401
Në detaje shih: ICG: Serbia’s U-Turn. Europe Report Nr.
154, Belgrade/Brussels, 26.03.2004.
402
Zëri, 03.03.2003, Fjalimi inagurues i Koshtunica-s,
http://www.srbija.sr.gov.yu/vesti/vest.php?id=4775.
403
Der Spiegel 03.05.2004. Për vizionin e Kosovës për këto
nocione, shih, Koha Ditore 24.03.2004, Zëri 09.03.2004;
235
Si rrjedhojë e marsit 2004, Parlamenti serb
miratoi një rezolutë tjetër për Kosovën, duke për-
sëritur aspiratat për autonomi territoriale të serbëve
lokalë.404 Në fund të prillit 2004, Parlamenti serb
ratifikoi një plan të detajuar për “autonominë terri-
toriale” të komunave serbe, realizimi i të cilit kër-
kon krijimin e pesë sektorëve të pavarur admi-
nistrativë.405 Në termet praktike, realizueshmëria e
këtij plani është e diskutueshme, sepse krijimi i zo-
nave kompakte serbe do të nënkuptonte zhvendos-
jen e qytetarëve të Kosovës të grupeve të ndrysh-
me etnike. Është e qartë se nën “autonominë terri-
toriale”, “kantonizimi” ose “decentralizimin”, qe-
veria serbe dëshiron jo vetëm të tentojë të mbrojë
të drejtat e serbëve lokalë, por të realizojë interesat
shtetërore serbe dhe të rivendos kontrollin hegje-
monist tradicional mbi tërë territorin dhe qyteta-
rët.406 Në anën tjetër, për politikanët demokratë,
nacionalistë dhe konservatorë është e qartë se riven-
dosja e kontrollit shtetëror serb mbi tërë Kosovën
është e paarritshme. Kantonizimi tashmë shërben
për qeverinë e Beogradit si hapi i parë për ndarjen e
ardhshme finale të këtyre kantoneve të serbëve
lokalë dhe inkorporimit të tyre në Serbi, kur të

24.03.2004; 03.04.2004.
404
Politika 30.04.2004. http://www.srbija.sr.gov.yu/extfile/sr/
3444/rezolucija_o_kosovu_met.doc. Për opinionin e anëtarë-
ve të Kuvendit të Kosovës, shih: Koha Ditore (27.03.2004).
405
Shih: http://srbija.sr.gov.yu/extfile/sr/3442/deklaracija_
Kosova _met.doc.
406
Shih: Serbien und das autoritäre Syndrom. Gespräch
mit der Belgrader Historikerin Latinka Perović, në: Neue
Zürcher Zeitung, 02.03.2004, 7.
236
fillojë procesi për vendosjen e statusit final.407 Pjesa
veriore e Kosovës tashmë është e ndarë në kuptim
etnik, me strukturat paralele shtetërore serbe dhe
forcat lokale paramilitare e të sigurisë të përforcuara
mirë, duke krijuar një imazh të “territorit të çliruar”
për popullatën lokale. Lidershipi i Beogradit, duke
përdorur eufemizëm të llojeve të ndryshme, kërkon
ndarjen legale dhe finale të këtyre pjesëve dhe
përfshirjen e tyre në shtetin e Serbisë.408
Përmbledhje dhe rekomandime

Përfundimi i luftës në Kosovë u arrit krye-


sisht falë intervenimit të NATO-s dhe themelimit
të Misionit të OKB-së. Pa dyshim, të dyja këto
janë ngjarjet më të rëndësishme në historinë e
konfliktit etnik. Nën Rezolutën 1244, UNMIK-ut i
është dhënë mundësia të luajë një rol vital të
intervenimit të palës së tretë. Gjatë tri viteve të
para, me krijimin e strukturave administrative të
tij, UNMIK-u bëri të pamundur rivendosjen e
dhunës dhe krijoi kushtet për një zgjidhje afatgjatë.
Sidoqoftë, prezenca e Misionit të OKB-së tregoi se
konflikti i Kosovës nuk mund të zgjidhet përmes
strategjive të praktikuara nga ai. Ky mision do të
duhej të kishte një mandat dhe afat përfundimtar të
qartë, si dhe një udhërrëfyes për procesin dhe
përfundimin e aktiviteteve të tij. Udhërrëfyesi do të
duhej të përmbante një vizion të qartë për
zgjidhjen e ardhshme të statusit të Kosovës dhe
zhvillimin ekonomik e social të saj. Është e njohur
407
Der Spiegel 03.05.2004.
408
Për reagimin e lidershipi të Kosovës për këto plane, shih,
Koha Ditore 26.03. 2004 dhe Zëri 27.03.2004.
237
se misionet paqeruajtëse nuk mund të izolojnë
veten nga konteksti më i gjerë rajonal dhe global,
sikurse UNMIK-u ka bërë. Kosova e pas-statusit
ka nevojë të orientojë veten drejt integrimeve të
ardhshme në BE. Për këtë arsye derisa të zgjidhet
çështja e statusit UNMIK-u duhet të krijojë kushtet
për një prezencë të fuqishme të BE-së. Vetëm kur
statusi është i zgjidhur, do të nevojitet një mision
monitorues i BE-së për mbështetjen e Kosovës
drejt reformave, zhvillimit ekonomik dhe procesit
të integrimeve evropiane. Forcat paqeruajtëse të
NATO-s duhet të mbeten si forca afatgjatë të
sigurisë. Plane të tilla janë diskutuar në shumë
qarqe në Evropë.409
Ky kapitull ka treguar se intervenimi i palës
së tretë duhet të ketë rolin e trupit monitorues me
pushtetin e vetos për disa çështje kryesore, sikurse
të drejtat e pakicave, gjë që nuk ishte në rastin e
IPVQ-ve. Kjo do të pakësonte tensionet për
përgjegjësi midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve, duke
krijuar kështu mundësinë për qeverisje efektive
nga popullata vendore. Rasti i Kosovës ilustron
faktin që në një shoqëri të ndarë nga etniciteti dhe
politika, parimet konsociacionale janë shumë të
nevojshme. Por, këto mekanizma të ndarjes së
pushtetit mund të funksionojnë vetëm nëse të
gjitha grupet etnike dhe lidershipi i tyre beson në
këtë formë të qeverisjes. Grupi më i madh etnik -
në këtë rast shumica shqiptare - ka përgjegjësi të
madhe për të mos margjinalizuar qytetarët e tjerë,
409
Diskutuar në Bundestag-un gjerman, propozuar nga frak-
sioni liberal (FDP) në prill 2004, http://dip.bundestag.de/
btd/15/028/1502860.pdf. E njëjta është diskutuar po ashtu
edhe në Parlamentin Evropian.
238
duke ushtruar monopol mbi institucionet
demokratike dhe që të arrijnë një kontratë qytetare
me pakicat etnike në vend. Përmes kësaj kontrate,
duke marrë parasysh historinë serbo-shqiptare,
mund të krijohet një hapësirë kushtetuese dhe
institucionale, e cila legalisht dhe praktikisht do të
mbronte interesat dhe identitetet e pakicave në
Kosovë.
Misioni i OKB-së ka treguar se “lufta
politike” midis qeverive të zgjedhura në mënyrë
demokratike në Kosovë dhe Serbi nuk mund të
zgjidhet me aplikimin e intervenimit të palës së
tretë dhe konsociacionit. Andaj ky kapitull
demonstron se bashkësia ndërkombëtare nuk mund
të zgjidhë konfliktin etnik mbi Kosovën përmes
“qasjes apolitike” ose strategjive të përshkruara
këtu, nëse ajo nuk merret me shkakun e vërtetë të
konfliktit: ekspansionizmin e shtetit serb në të
kaluarën dhe etja e tij e vazhdueshme për sundim
hegjemonist mbi territorin dhe qytetarët e
Kosovës. Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk
fokusohet në realitetin e tashëm politik, duke
neglizhuar mundësinë e secesionit të bazuar në të
drejtën për vetë-vendosje, ajo do të derivojë
popullatën lokale nga zgjidhja afat-gjate dhe
demokratike. Si rezultat, konflikti i Kosovës do të
bartet te gjeneratat e ardhshme dhe ngjarjet e
marsit 2004 do të paraqesin vetëm fazën e parë të
një konflikti më të gjerë. Ndarja etnike, e cila është
propozuar nga tetori i vitit 2000 nga lidershipi serb
dhe është marrë në konsiderim nga disa vende
perëndimore pas marsit 2004, nuk do ta zgjidhë
konfliktin, por kërcënon një konfrontim të
ardhshëm të armatosur. Me qëllim që skenarë të
239
tillë të rrezikshëm për ardhmërinë e qytetarëve të
Kosovës të mos ndodhin dhe të ruhet stabiliteti i
saj, së bashku më sigurinë në rajon, mendoj se
bashkësia ndërkombëtare, lidershipi i Kosovës dhe
ai i Serbisë duhet ta ofrojnë një zgjidhje afatgjatë
të konfliktit. Kjo mund të ndodhë vetëm atëherë
kur definimi i statusit të përhershëm të Kosovës do
të adresojë këto aspekte, të ofruar këtu në formë
rekomandime të përgjithshme:

1. Konflikti etnik i Kosovës nuk mund të


përfundohet përmes strategjive të menaxhimit të
konfliktit të përdorura nga UNMIK-u, nëse bash-
kësia ndërkombëtare refuzon të marrë parasysh
shkaqet e vërteta të konfliktit: sundimin hegje-
monist serb mbi Kosovën. Bashkësia ndërkom-
bëtare do të duhej të respektonte vullnetin politik
të shumicës së qytetarëve për vetë-vendosje. Do të
duhej të ishte e qartë që nga fillimi se Kosova
duhet të jetë vend i pavarur dhe se negociatat nuk
janë mes Kosovës dhe Serbisë, por përmes një
procesi ndërkombëtar që do të definojë natyrën
dhe strukturën e sovranitetit të saj. Anëtarët e
Grupit të Kontaktit (Britania e Madhe, Franca,
Gjermania, Italia, Rusia dhe SHBA-të) duhet të
konstruktojnë procesin politik sa i përket statusit
final, me ndihmën e SHBA-ve dhe BE-së nën
mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me
një agjendë të detajuar kohore.
2. Paralelisht me procesin ndërkombëtar për
definimin e statusit final, Serbia dhe Kosova
nevojitet të merren vesh për t’i dhënë fund
konfliktit. Të dyja palët duhet të nënshkruajnë një
240
marrëveshje historike, në të cilën Beogradi dhe
Prishtina deklarojnë se jetojnë në paqe dhe se
konflikti i takon së kaluarës. Ata duhet të merren
vesh, po ashtu, se statusi i Kosovës nuk është një
çështje ushtarake, por politike që mund të zgjidhet
vetëm pa përdorimin e dhunës. Të dyja vendet
duhet paraprakisht të dakordohen rreth kornizës së
përgjithshme të procesit të shtetndërtimit dhe që
kjo duhet të arrihet përmes ndërmjetësimit
ndërkombëtar. Në fund të procesit të statusit,
sovraniteti i Kosovës duhet të konfirmohet ose
përmes Kuvendit të saj ose një referendumi. Pjesë
e marrëveshjes historike midis Kosovës dhe
Serbisë duhet të ishte një vizion për një proces
pajtimi. Një proces i tillë do të ishte efektiv, nëse
Serbia njeh kufijtë e rinj të Kosovë. Kjo do të
ndërronte natyrën e marrëdhënieve midis Kosovës
dhe Serbisë, siç ishte rasti midis Gjermanisë dhe
Francës pas Luftës së Dytë Botërore, një shembull
që tregon se është i mundur pajtimi në mes dy
armiqve të mëparshëm. Zgjidhja e çështjes së
statusit do t’i ndihmonte Serbisë t’i definojë
shtetësinë dhe kufijtë e saj dhe ta shënojë një
shkëputje me të kaluarën. Në të njëjtën kohë, pjesë
e procesit të pajtimit duhet të jetë adresimi i
çështjeve të lidhura me të kaluarën, luftën dhe
pasojat e saj, i cili duhet të bëhet në të ardhmen në
bashkëpunim të ngushtë në mes dy vendeve.
3. Një ndarje etnike e Kosovës – siç është
sugjeruar nga disa pas dhunës së marsit të vitit
2004 – nuk do të sjellë një përfundim të konfliktit,
por do të çojë drejt një faze tjetër të tij. Kjo mund
të iniciojë një efekt domino në Bosnjë dhe
Hercegovinë, Serbi dhe Maqedoni, ku minoriteti
241
kroat, serb dhe shqiptar do ta ndiqnin dhe
ushtronin një agjendë ndarjeje. Kjo më pas do të
destabilizonte tërë rajonin. E vetmja mënyrë për të,
që t’u ofrojë një shtëpi të sigurt qytetarëve të saj,
është që Kosova të mbetet e pandarë. Bashkësia
ndërkombëtare nuk duhet të heq dorë nga kjo
qasje. Liderët serbë dhe bashkësia ndërkombëtare
duhet të jenë të vetëdijshëm se ndarja do të
shkaktonte më shumë dhunë dhe migrim të
detyrueshëm, gjë që ka ndodhur shumë herë në
pjesë të ndryshme të botës. Ndarja etnike e
Kosovës do të mbështeste ekstremizmin brenda
jetës politike të Kosovës dhe do të forconte idenë e
bashkimit me Shqipërinë. Shumë njerëz do të
pajtoheshin me atë që nëse serbët e Kosovë i
bashkohen Serbisë dhe Serbia do të bëhej një shtet
etnik, pse edhe shqiptarët e Kosovës të mos e kenë
një shtet etnik shqiptar në Ballkan. Në të vërtetë,
për shumicën e kosovarëve shtetësia e Kosovës
është një zgjidhje kompromisi në mes shqiptarëve
dhe serbëve në Ballkan.
4. Për shkak të kompozicionit demografik
dhe etnik të Kosovës, ku shumica e serbëve të
Kosovës dhe minoritetet tjera jetojnë kudo në këtë
territor, marrëveshja ndërkombëtare mbi
pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës do të duhej
të krijonte dhe ofronte hapësirë institucionale për
minoritetet dhe të përjashtonte zgjidhjet
territoriale. Kushtetuta e Kosovës pas statusit do të
duhej të jetë në realitet një “kontratë qytetare” në
mes shumicës shqiptare dhe minoriteteve tjera.
Kushtetuta e re duhet të jetë instrument për ofrimin
e hapësirës së nevojshme institucionale në
qeverinë qendrore dhe lokale, e cila do të garantojë
242
të drejta politike, ekonomike, sociale dhe kulturore
për serbët dhe minoritetet e tjera. Lidershipi i
Prishtinës në një dialog ndër-etnik do të duhej ta
aprovojë këtë Kushtetutë e cila do të garantonte
promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të
minoriteteve përmes përfaqësimit të barabartë,
reformimit të qeverisë lokale, gjuhës dhe të
drejtave të minoriteteve dhe mbrojtjes dhe
shprehjes së identitetit të tyre. Në anën tjetër, këto
minoritete do të njihnin qeverinë e Kosovës si
autoritetin e tyre të vetëm dhe Prishtinën si
kryeqytetin e tyre të vetëm. Ky do të ishte
instrumenti më i mirë për kapërcimin e ndarjeve të
thella në shoqëri, të cilat janë të lidhura me
konfliktin e kaluar, etnicitetin dhe identitetin në
Kosovë.
5. Misioni i OKB-së si intervenim i palës së
tretë ka qenë shumë i domosdoshëm për të siguruar
stabilitetin brenda Kosovës dhe Ballkanit. Por, për
shkak të natyrës së mandatit sipas Rezolutës 1244,
misioni i OKB-së ishte i paqartë dhe pa afat kohor.
Si mision paqeruajtës nuk mundi ta ketë detyrën e
një autoriteti të vërtetë qeverisës dhe nuk mundi të
luajë rol në zhvillimin ekonomik dhe reformimin e
Kosovës. Derisa të zgjidhet çështja e statusit,
UNMIK-u duhet të krijojë kushte për një prezencë
më të fuqishme të BE-së. Kur të arrihet
marrëveshja e statusit, do të kërkohet një mision
monitorues i BE-së për të përkrahur Kosovën drejt
reformave, zhvillimit ekonomik dhe procesit të
integrimit evropian. Forcat paqeruajtëse të NATO-
s duhet të mbeten si forca afatgjatë të sigurisë.
Institucionet e Kosovës duhet të ofrojnë një
platformë reale dhe të detajuar qeverisëse mbi
243
kthimin e serbëve të Kosovës, çështjen e
Mitrovicës dhe zhvillimin ekonomik. Qeveria e
Kosovës pas statusit duhet të ketë autoritet dhe
kompetencë të plotë në jetën politike, ekonomike
dhe sociale dhe strukturë të dyfishtë qeverisëse së
UNMIK-ut dhe IPVQ-ve dhe paqartësitë e tyre
duhet të përfundojnë.

244
5. Ndarja etnike, territori
dhe shtetndërtimi

Problemi

Në prag të procesit për statusin final të


Kosovës, Grupi i Kontaktit në takimin e tij më 4
nëntor 2005 përjashtoi opsionin e ndarjes etnike
territoriale të Kosovës midis Serbisë dhe shumicës
shqiptare në Kosovë.410 Grupi i Kontaktit, i përbërë
prej gjashtë shteteve të fuqishme (Franca,
Gjermania, Italia, Rusia, Mbretëria e Bashkuar,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës) ka një rol
fundamental në definimin e statusit final të
Kosovës. Përjashtimi i ndarjes etnike në parimet e
tija udhëzuese për status politik të Kosovës është
një moment i rëndësishëm në politikën
ndërkombëtare ndaj zgjidhjes paqësore dhe
afatgjatë. Ndarja nuk do të përfundonte konfliktin
e Kosovës, por mund të shkaktojë dhunë të
mëtejshme sistematike, duke rezultuar në bërjen e
territoreve homogjene etnike përmes shpërnguljes
dhe transferimit të popullatës. Për shkak të
përbërjes së përzierë etnike të popullatës së saj

410
Koha Ditore, 5 nëntor 2005.
245
(rreth 2 milionë) dhe shtrirjes së saj (10.887 km2),
një zgjidhje e tillë nuk do të ishte në asnjë mënyrë
në përputhje me interesat politike, ekonomike dhe
sociale të qytetarëve të saj. Për më tepër, konflikti,
që ishte konflikt midis shtetit serb dhe shumicës
shqiptare për territor dhe pushtet, mund të
shndërrohet në një konflikt brenda Kosovës dhe
midis qytetarëve të saj. Kjo po ashtu do të vente në
pikëpyetje moralitetin e politikës së bashkësisë
ndërkombëtare ndaj Ballkanit që nga prishja e
Jugosllavisë në vitet e 1990-ta, dhe intervenimin
humanitar ushtarak për respektimit e të drejtave të
njeriut dhe shoqërive shumë-etnike. Veç kësaj, kjo
do të vinte në pikëpyetje rezultatin e proceseve
politike në Bosnjë dhe Maqedoni, duke përfshirë
edhe tensionet e mundshme etnike brenda Serbisë
dhe Malit të Zi.
Por, skenarë të tilla duket të jenë ndalur nga
qëndrimi i Grupit të Kontaktit i deklaratës së 4
nëntorit. Sidoqoftë, në politikën e rregullimit të
konfliktit etnik argumenti i ndarjes nuk është i ri.
Historia e saj në pjesë të ndryshme të botës
përfshinë të dhëna të përgjakshme të dhunës,
migrim të detyruar dhe riciklim të konflikteve. Në
fakt, Grupi i Kontaktit ka refuzuar idenë e ndarjes,
por deklaratat e tij nuk janë pasuar me veprimet.411
Për më tepër, brenda dhjetë parimeve udhëzuese të
tij, disa nga to që kanë të bëjnë me
decentralizimin, pozitën e serbëve lokalë dhe

411
Në prill 2005. Grupi i Kontaktit ka refuzuar idenë e
ndarjes, por nuk ka mundur të krijojë mekanizma për
implementimin e kësaj politike. Për pikëpamje kritike për
këtë, shih: ICG, “Bridging Kosovo’s Mitrovica Divide”,
Europe Report, N°165, 13 September 2005.
246
mbrojtjen e vendeve kulturore e fetare serbe, mund
të çojnë në rrethana për vija ndarjeje të brendshme
etnike. Grupi i Kontaktit është duke arritur një
konsensus të rëndësishëm ndërkombëtar mbi
pavarësinë e Kosovës si opsion.412 Por, nëse ndarja
e brendshme etnike e saj do të jetë pjesë e
marrëveshjes dhe çmimi i pavarësisë, atëherë ajo
mund të prishë konsensusin e Kosovës për
ndërtimin e një shteti qytetar dhe krijimin e një
bashkësie politike të bazuar mbi qytetarinë.
Në anën tjetër, ndarja territoriale etnike
paraqet agjendën politike të Serbisë që nga
intervenimi ushtarak i NATO-s dhe themelimi i
UNMIK-ut në vitin 1999. Kjo ndodhi sepse
administrimi i përkohshëm ndërkombëtar ka
dështuar të kontrollojë tërë territorin dhe të ketë
një Kosovë të bashkuar. Që nga vendosja e tij,
UNMIK lejoi veprimin e strukturave paralele
shtetërore serbe në pjesën e tij veriore dhe brenda
tij. Prandaj, Serbia arriti një ndarje etnike de facto
pranë lumit Ibër, duke ndarë kështu qytetin e
Mitrovicës dhe tri komuna tjera të Zubin Potokut,
Zveçanit dhe Leposaviqit. Si pasojë, qeveritë në
Beogard, që erdhën në pushtet pas rënies së
regjimit të Milosheviqit në tetor të vitit 2000, kanë
promovuar zgjidhje territoriale, opsione këto në
masë të gjerë të dëshiruara në jetën publike serbe.
Politikat e territorialitetit dhe ndarjes nuk janë
asgjë e re për Serbinë: kjo është vetëm politika e
saj tradicionale ndaj Kosovës. Sidoqoftë, në
kontekstin e procesit të statusit, Beogradi duket se
412
Shih: Koha Ditore, 25 dhjetor 2005, dhe ICG, “Kosovo:
The Challenge of Transition”, Europe Report N°170, 17
February 2006, 10-14.
247
po tenton ose të arrijë ndarjen dhe shkëputjen e
hapësirës rreth Mitrovicës nëse Kosova do të jetë e
pavarur, ose krijimin e një “entiteti” në Veri,
kantone dhe autonomi kulturore territoriale për
pjesët fetare serbe brenda territorit të saj.
Argumenti im që pason në këtë kapitull është
se ndarja territoriale etnike e jashtme ose e
brendshme është ende një opsion dhe mund të jetë
një moment i rrezikshëm për Kosovën dhe
Ballkanin.413 Origjina e konfliktit mbi Kosovën
ishte në fakt një rezultat i një ndarjeje etnike të
territoreve shqiptare me anë të okupimit serb më
1912. Historia e tij është shënuar që nga fillimi me
sundimin hegjemonist, diskriminimin, aparteid-in
dhe “spastrimin etnik”. Kosova e ardhshme ka
nevojë që në vend të politikën të antagonizmit dhe
territorialitetit, të karakterizuara në të kaluarën dhe
nën administrimin e OKB-së, për politikën e
akomodimit: duke ndërtuar një rend politik stabil
demokratik që zhduk përçarjet e thella etnike në
shoqëri, duke krijuar hapësirë institucionale për
serbët lokalë dhe grupet e tjera etnike të bazuar
mbi një kontratë qytetare, të përcjellë me proces
efektiv të shtetndërtimit. Mirëpo, dilema që ka
Kosova është nëse bashkësia ndërkombëtare
marrëveshjen për statusin politik të saj do të bazojë
mbi parimin e qytetarëve si bashkësi politike ose
në parimin territorial dhe nëse si produkt i kësaj

413
Po ashtu disa studiues si Charles A. Kupchan,
“Independence for Kosovo”, Foreign Affairs, Vol. 84, No. 6,
November/December 2005, 17-20, që shohin pavarësinë si
zgjidhjen e vetme, nuk përjashtojnë ndarjen e pjesën veriore
të Kosovës dhe nuk është parë si një problem real i sigurisë.
248
marrëveshjeje Kosova do të jetë dhe mbetet një
shtet funksional apo jo-funksional.

Teoria

Politika e territorialitetit dhe ekspansionizmit


shtetëror është e kohës antike, përderisa konfliktet
etnike janë fenomene të kohës moderne. Mirëpo,
para paraqitjes së nacionalizmit dhe komb-shtetit
pas vitit 1789, motivet për lëvizjen e kufijve ishin
tjera. Fetishizimi i territorit ka ndodhur në kontek-
ste të ndryshme nga kohët antike në kohët moder-
ne. Mirëpo çdoherë ekspansionizmi territorial u
legjitimua përmes miteve të ndryshme, të krijuara
nga elita dhe shtetet pushtuese. Përveç miteve, çdo
herë kuptohet se kanë ekzistuar arsye dhe motive
objektive për një politikë të tillë. Sikurse
argumenton Ian. S. Lustick, shtetet ose perandoritë
janë zgjeruar kryesisht për “shkaqe ekonomike,
strategjike, politike, kulturore dhe ideologjike”,
duke përmendur disa nga arsyet në pyetjet pse
ndodh zgjerimi i territorit shtetëror.414 Sidoqoftë, jo
vetëm zgjerimi, por edhe çështja e ngushtimit të
shtetit ose e rrudhjes së perandorisë, dobësimit ose
rënies të tyre mbeten vështirë të shpjegohen. Të
dyja çështjet - shkaqet e ekspansionizmit shtetëror
dhe tkurrja e tij - ngrenë në vetvete një çështje
tjetër dhe ky është problemi i marrëdhënieve midis
shtetit dhe territorit: Shteti nuk mund të ekzistojë
pa territor dhe territori është element krucial i

414
Lustick 2001, 76-78.
249
identitetit shtetëror. Kjo marrëdhënie esenciale së
pari është njohur nga Max Weber: Ai nënkupton
shtetin si “bashkësi njerëzore që (në mënyrë të
suksesshme) pretendon monopolin e përdorimit
legjitim të forcës fizike brenda një territori të
dhënë”.415 Kjo nënkupton se një shtetësi e
suksesshme duhet të pretendojë në një territor të
dhënë.
Sidoqoftë, historia e shtetit modern tregon se
territoret e tyre asnjëherë nuk janë të dhëna.
Shtetet ose perandoritë janë themeluar dhe
mbaruar; territoret e tyre janë bërë dhe ri-bërë.
Prandaj, politika e lëvizjes së kufijve dhe
nacionalizmi kanë diktuar më shumë se çdo gjë
tjetër modernitetin evropian. Ato kanë mbetur deri
më sot si aspekti më i fuqishëm i politikave
botërore. Në një analizë lucide rreth marrëdhëni-
eve midis shtetit dhe territorit në kontekstin e
elitave shtetërore dhe sfiduesve të tyre, Bernard
O’Leary provon se në nga vitet e 1900-ta, austro-
hungarezët, belgët, britanikët, kinezët, holandezët,
francezët, gjermanët, italianët, otomanët, rusët,
spanjollët dhe portugezët “dominuan pjesën më të
madhe të sipërfaqes tokësore”. Nga vitet e “2000-
ta, këto perandori kanë humbur ose janë reduktuar
deri në bërthamë dhe në mënyrë domethënëse të
emëruar si Kombet e Bashkuara, kanë rreth 200
shtete-anëtare”.416 Këto fakte tregojnë se kufijtë e
shteteve “janë lëvizur, rilëvizur dhe braktisur” dhe
territoret e tyre nuk ishin konstante, por të
415
Weber (1918) 1997, 78. Po ashtu, shih publikimin në
gjuhën gjermane: Weber 1947, 146. Për shqyrtimin e
definimit të Weberit për shtetin shih: Lustick 1993, 3-4.
416
O’Leary 2001, 1 dhe hartat në fq. 4-5.
250
ndryshueshme. Ai pohon se territoret shtetërore
“nuk janë të dhëna”, por “të
ndryshueshme...diçka të kontestuara dhe të
kontestueshme, më shumë se sa diçka natyrore’’.417
Përveç territorit, secili shtet ka qytetarët e tij.
Ata mund të jenë të etnikisht të ndryshëm. Ata
mund të jenë shumicë dhe pakicë, vendës dhe imi-
grantë. Në konfliktet etnike, marrëdhënia midis
popullit, territorit dhe kufijve është “imperativi më
i rëndësishëm për shtetndërtuesit dhe shtetmena-
xhuesit”.418 Bazuar mbi hulumtimin e disa rasteve
të ndryshme në botë, O’Leary konkludon se elitat
shtetërore kanë përdorur dy lloj grupe të strategjive
për menaxhimin ose mbarimin e dallimeve etnike:
Sipas tij, gjenocidi, dëbimi etnik dhe integrimi/
asimilimi janë përdorur nga elitat shtetërore “për të
eliminuar” dallimet etnike brenda kufijve ekzistues
shtetëror, dhe këto strategji paraqesin “zgjidhjet”
ekstreme të çështjeve etnike. Në anën tjetër,
kontrolli përmes vendosjes së hegjemonisë së
shumicës mbi pakicën ose pakicës mbi shumicën,
arbitrimi si një menaxhim i jashtëm i konfliktit,
menaxhimi territorial përmes autonomisë,
federalizmi dhe konfederalizmi përpiqen të
“menaxhojnë dallimet etno-nacionale” brenda
territorit aktual shtetëror.419 Këto strategji të
përmendura janë përdorur në pjesë të ndryshme të
botës, sikur në Afrikë, Amerikë, Azi, Evropë dhe
Oqeani.420

417
O’Leary 2001, 11.
418
O’Leary 2001, 15.
419
O’Leary 2001, 29 dhe në detaje fq. 28-62.
251
Për qëllimin e këtij kapitulli, më të
rëndësishme janë strategjitë e secesionit dhe të
ndarjes. Ato kanë një ndikim të drejtpërdrejtë mbi
formimin e hapësirës territoriale të jashtme ose të
brendshme të shtetit. Të dyja janë përdorur nga
sfiduesit e shteteve ose nga shtet-ndërtuesit.
Secesioni dhe ndarja janë të bazuara në dhënien e
zgjidhjes territoriale për grupet etnike. Zakonisht,
ato janë aplikuar kur perandoritë pas rritjes ose
zgjerimit së shtetit të tyre përmes marrjes së
pushtetit, nuk ishin në gjendje të “stabilizojnë”
kufijtë e tyre dhe ishin të detyruara të zvogëlojnë
ose ngushtojnë shtetin e tyre përmes reduktimit të
territoreve të tyre.421 Kjo ka ndodhur në kontekst të
zhdukjes së perandorive dhe ndërtimit të shtet-
kombeve gjatë shek. 19-të, pastaj pas Luftës së
Parë dhe Luftës së Dytë Botërore, gjatë procesit të
dekolonizimit, fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënies
së komunizmit. Gjatë këtyre periudhave
fundamentale të historisë botërore, territoret dhe
kufijtë shtetëror kanë ndryshuar në mënyrë
konstante. Ato, jo vetëm janë kontestuar në mënyrë
konstante, por nga to edhe kanë lindur shtete të
reja. Procesi i tkurrjes së shtetit, sipas Rada
Kummar-it, ka ndodhur mbi dy parime: I pari është
“vetëvendosja kombëtare Wilsoniane”, e aplikuar
në shumë kombe që nga viti 1918. I dyti, quhet
prej saj si “politika koloniale britanike e
identifikimit të kombeve të papajtueshme”; parimi
i fundit nënkupton ndarjen e një vendi, i cili nga të
dy palët është kuptuar si atdhe kombëtar. Kummar
420
Analiza të mira për këto strategji të konfliktit etnik mund
të gjenden tek McGarry dhe O’Leary 1997, 1–41.
421
O’Leary 2001, 2.
252
beson se në të dy strategjitë – vetëvendosja dhe
ndarja – identiteti etnik luan një rol krucial drejt
opsionit të zgjidhjes së konfliktit.422
Të dy strategjitë paraqesin qasje të ndryshme
nga sfiduesit e shtetit në agjendat e tyre kombëtare
dhe ato janë të ndryshme nga të tjerat. Prandaj,
sipas O’Leary, secesioni në kuptimin e
vetëvendosjes nuk është bërë nga shtetet, mirëpo
nga “regjionet dhe krahinat” dhe “pa pëlqimin
vullnetar të qendrës”, por i cili ishte pranuar pastaj
nga shtetet e tjera dhe nga vetë shteti të cilit i kanë
takuar më parë.423 Populli që do të ushtrojë të
drejtën e vetëvendosjes mund të jetë motivuar nga
“një reagim ndaj diskriminimit dhe poshtërimit
etnik, nga pritjet pragmatike se komb-shteti i ri do
të ketë një liri më të madhe ekonomike dhe
politike, nga dëshira për të pasur një shtet ku do të
ndiqen politika të ndryshme publike, nga etja për
pushtet dhe prestigj në mesin e elitave
nacionaliste, ose për të mbrojtur një kulturë të
caktuar etnike nga zhdukja”.424 Pa dyshim,
secesioni si formë e mbarimit të konfliktit ishte në
gjendje të pajtojë shoqëritë që më parë ishin në
konflikt. Për me tepër sipas këtij autori, ajo është
në harmoni me institucionet liberale dhe
demokratike. Sot, kjo duhet të shihet në kontekstin
e demokratizimit të botës. 425
422
Kumar 1997, 24-25.
423
O’Leary 2001, 57.
424
O’Leary 2001, 60.
425
Rreth pikëvështrimeve të ndryshme për këto strategji nga
ana e studiuesve prominent shih, Moore 1998; Heraclides
1992; Beran 1993, 479-86; Lustick 1995, 53-68. Por,
studiues të ndryshëm kanë kritikuar qasjen mbi këto çështje
253
Ndarja është aplikuar në rrethanat sikurse
secesioni dhe gjatë prishjes së shteteve shumë-
etnike ose perandorive. Megjithatë, kjo strategji
nuk ka pasur rezultate të njëjta dhe ka prodhuar
efekte të ndryshme. Duke analizuar ndikimin e saj
në Qipro, Indi, Palestinë dhe Irlandë, Kummar
konsidereon: “Ndarja, sidoqoftë, ka historinë e saj
të ndyrë, jo duke u paraqitura si një mjetë për
realizimin e vetëvendosjes kombëtare, por është
imponuar si një mënyrë nga pushtetet e jashtme”;
si “një strategji e ndarjes dhe ikjes.”426 Duke
tentuar të gjejë pasojat e kësaj strategjie në Bosnje
pas marrëveshjes paqësore të Dayton–it, ajo
argumenton se edhe pse ndarja është parë si një
“një e keqe më e vogël se sa lufta civile
konstante”, nuk ka arritur efektet e dëshiruara. Për
këtë arsye, ajo konkludon: “Ndarja më shpesh ka
qenë një sfond për luftë sesa ka kulmuar në paqe;
edhe pse mund të ketë origjinën në një situatë të
konfliktit, efektet e saj e kanë stimuluar atë edhe
më tutje, madje edhe konflikte të reja”.427 Derisa
sececioni është largim i kombit ose krahinës
përmes lirimit të tij nga perandoria ose shteti, të
zbatuara në pikëpamjen e O’Leary-it “nga brenda
dhe poshtë”, ndarjet ishin veprime “nga jashtë
dhe lart”. Ndarja është një shkurtim i jashtëm dhe
i imponuar i kufijve ose i territorit. Raste të
ndryshme tregojnë se njëra apo edhe dy palët e
konsiderojnë këtë si copëtim të atdheut të tyre. Për
më tepër, ka gjithmonë grupe që asnjëherë nuk
pranojnë fakte të tilla territoriale. Si pasojë, ndarjet
të Jan Tullberg dhe Brigitta S. Tullberg 1997, 237-48.
426
Kumar 1997, 24.
427
Kumar 1997, 26.
254
etnike dhe territoriale gjithnjë janë bërë qëllime
për dhunë brenda regjionit të caktuar dhe migrim
të detyruar të pakicave tjera. Për O’Leary, janë
katër motive për ndarje: “(1) ruajtja e sa më
shumë territori për bërthamën e shtetit ose
perandorisë së zvogëluar; (2) qetësimi i
kolonistëve të humbur, ose pakicave që më parë
dominonin; (3) arbitrimi i dallimeve midis
komuniteteve vendase që vetëm mund të duken si
të tilla ose edhe janë vërtetë e kontradiktore; dhe
(4) plani rezervë për të padëshiruarën ose të
papërshtatshmen”.428

Konflikti Etnik

Kosova ishte për një kohë të gjatë nën


Perandorinë Osmane, që nga shek. 15 gjatë
zgjerimit dhe pushtimeve të saja në Ballkan. Gjatë
të kaluarës së saj otomane, ajo kurrë nuk ka
paraqitur një unitet politik dhe territori i saj ishte i
ndarë kryesisht në disa njësi administrative. Një
Vilayet Kosova (sic!) ishte organizuar së pari në
vitin 1877 me qendër të saj në Uskub, Shkupi i
sotëm, dhe ka përfshirë një regjion më të madh se
territori i tashëm i Kosovës. Enciklopedia otomane
e njohur si Kamus-ul-a’lam ka përmendur këto
Sanxhaqe (regjione/qarqe), të cilat i takonin
Vilajetit të Kosovës: Uskub, Prizren, Ipek (Peja),
Novi Pazar and Taslidza (Plevlja).429 Më parë dhe

428
O’Leary 2001, 56.
429
Frashery 1896, 3846-49.
255
gjatë sundimit otoman, ajo është e banuar kryesisht
nga shqiptarët, pastaj serbët, turqit, myslimanët
sllavë, vllahët, jevgjit, çifutët, dhe të tjerë, që kanë
bashkëjetuar këtu dhe përfaqësuar një shoqëri
tipike ballkanike.430 Mirëpo krahas diversitetit
etnik dhe fetar, Kosova ishte pjesë qendrore e
hapësirës etnolinguistike shqiptare, e populluar
kryesisht nga shqiptarët dhe e dallueshme nga
territoret e banuara nga malaziasit dhe serbët në
Veri, bullgarët në Lindje dhe grekët në Jug.431
Në historinë e Kosovës, para dhe gjatë kohës
osmane, kanë ndodhur shumë luftëra në territorin e
saj; por asnjëra prej tyre nuk ishte pjesë e një
konflikti etnik midis shqiptarëve dhe serbëve.
Konflikti etnik mbi këtë hapësirë etnolinguistike
shqiptare midis elitave kombëtare shqiptare dhe
serbe ka filluar së pari në shek. 19-të si pasojë e
ekspansionizmit shtetëror serb. Kufijtë dhe
territoret morën në atë kohë një rëndësi etnike për
lëvizjet kombëtare serbe dhe kuptohet edhe për atë
shqiptare. Për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare
Kosova u bë qendra e saj me krijimin e Lidhjes së
Prizrenit (1878). Kjo ishte një organizatë politiko-
ushtarake dhe misioni i saj kryesor ishte të mbrojë
territorin e populluar prej shqiptarëve shumicë
kundër ekspansionit serb. Në realitet, ky territor
ishte nën sundimin Osman; por në procesin e
perëndimit të saj dhe tkurrjes së territorit të saj në
Ballkan, shqiptarët dhe vendi i tyre ishin të

430
Tërnava 1995; Malcolm 1998, 22-41, 202-217.
431
Mbi hapësirën shqiptare në shek. e 19-të, shih vështrimin
e ideologut kombtëtar, Frashëri 1999, 51-53 dhe Hoxhaj
2005b, 61-63.
256
kërcënuar nga mbretëritë e reja serbe dhe
malaziase. Të dy mbretëritë shfrytëzonin molisjen
politike të Perandorisë Osmane në periferinë e saj,
duke rezultuar në okupimin e pjesëve të hapësirës
etnolinguistike shqiptare në Luginën e Moravës
dhe rajonin afër Liqenit të Shkodrës. Lidhja e
Prizren dështoi në të dyja drejtimet: të ndal
ekspansionin serb në territorin shqiptar dhe të
paraqet interesin kombëtare shqiptar gjatë
Kongresit të Berlinit në qershor të vitit 1878, ku
Fuqitë e Mëdha vendosën të pranojnë këto fakte të
reja territoriale të krijuara përmes okupimit
ushtarak serb.432
Për elitën kombëtare shqiptare dhe në
veçanti për shumicën shqiptare në Kosovë, dëbimi
masiv i popullatës shqiptare dhe i myslimanëve
tjerë në regjionin e Moravës – të pushtuara nga
Serbia në vitet 1877/8 – paraqiste një kërcënim
real. Dëshmitarët okularë të kohës flasin për numër
të madh të refugjatëve brenda Kosovës, që vinin
nga zonat veriore shqiptare.433 Ky faktor i ri i
kërcënimit serb ka qenë një faktor krucial në
krijimin e Lidhjes së Prizrenit dhe prezenca e
refugjatëve kishte një ndikim të bujshëm në arritjet
mobilizuese politike dhe ushtarake: Do përmendur
se programi i saj merret pikërisht me të dyja këto
çështje. Që nga ajo kohë, sipas mendimit tim filloi
një zhvillim i ri dhe që për historinë e shqiptarëve
të Kosovës u bë një veçori tipike: Formimi i

432
Shih: Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i
Historisë 2000, 134-229; Kola 2003, 8-10.
433
Uka 1988, 131-138; Uka 1994, 29; Jagodić 1998, 99-122,
114.
257
mëtutjeshëm i kombit shqiptar në këtë hapësirë
ishte në realitet një reagim ndaj presionit etno-
politik nga jashtë dhe reagim ndaj kërcënimit të
ekzistencës fizike të tyre. Në këtë kuptim, Ivo
Banac, më të drejtë konkludon, se elita shqiptare
në fund të shek. 19-të dhe fillim të shek. 20-të
“instiktivisht ndiente se rreziku sllav është më i
madh” për programin e saj kombëtare sesa
sundimi osman.434 Për më tepër, kjo ishte një frikë
e arsyeshme. Elita serbe tashmë kishte “zhvilluar
një strategji politike afatgjatë për ekspansionin e
shtetit serb” që “parashihte edhe unifikimin sllav
edhe hegjemoninë serbe” e njohur si Naçertania e
Ilija Garashanin. Plani ishte formuluar në të njëjtin
vit (1844) sikurse Megali idea në Greqi, por mbeti
sekret deri në fillimvitet e 1900-ta. Elita shtetërore
serbe mori gradulalisht rolin e “sfiduesit të fuqisë
osmane”, “duke rritur aspiratat e saj të fuqisë më
të madhe” dhe që të jetë faktor vendimtar në
Ballkan.435
Për dekadat e tjera, Kosova paraqiste zemrën
e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe u bë e
rëndësishme për të gjithë shqiptarët në Ballkan.
Ngjarjet më të rëndësishme në luftën kundër
osmanëve dhe që çuan në shpalljen e pavarësisë së
Shqipërisë, ndodhën jo në vetë Shqipërinë, por në
Kosovë. Por, pavarësia e Shqipërisë ishte në fakt
ngritja e një shteti të cunguar. Bazuar në vendimet
e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, (1912-
13), gjysma e shqiptarëve në Ballkan mbetën

434
Banac 1984, 293.
435
Glenny 1999, 121-22. Për këtë plan shih: Jelavich 1968,
131-147.
258
jashtë kufijve të saj: Kosova, pjesët e tjera të
populluara me shqiptarë në Maqedoninë e sotme,
Malin e Zi dhe Greqi, mbetën jashtë shtetit të ri.
Kjo në fakt ishte pasojë e kolapsit të shpejtë të
Perandorisë Osmane në Ballkan pasi Serbia, Mali i
Zi, Bullgaria dhe Greqia i shpallën luftë më 16
tetor 1912 dhe brenda disa muajve okupuan shumë
pjesë të territorit të saj. Ushtria serbe gjatë
tetorit/nëntorit të këtij viti okupoi Kosovën. Akti i
pushtimit të saj përmes forcave ushtarake serbe,
për elitën shtetërore serbe ishte “çlirim”, gjë që u
pranua edhe nga Fuqitë e Mëdha në Londër. Ky
akt mund të jetë “çlirim” për serbët tradicionalë të
Kosovës në kuptimin e çlirimit të tyre nga sundimi
osman. Sidoqoftë, serbët tradicionalë në realitet
ishin pakicë: Sipas statistikave austriake në vitin
1903, ata përbënin 25 për qind të popullatës; dhe
statistikat osmane japin shifrën prej 21 për qind
për ta në vitin 1912.436 Për këtë arsye, Holm
Sundhaussen sa i përket këtyre ngjarjeve pohon se
“një territor nuk është i lirë. Të lirë ose jo të lirë
është populli, që jeton aty”.437 Prandaj, për
shqiptarët ky akt ishte okupim klasik ushtarak: Në
terren, ata përbënin shumicën absolute të
popullatës në kohën e pushtimit, më shumë se 75
për qind.438 Për ta, kjo ishte një ndarje e “atdheut
kombëtar”. Gjatë marshit të Ushtrisë së Tretë
Serbe, shqiptarët bënë një rezistencë enorme; por
pa mundësi që të ndalnin një ushtri më

436
Vućković dhe Nikolić 1996, 58.
437
Sundhaussen 2000, 67.
438
Shih: Clewing 2000, 50.
259
superiore.439 Në shtator të vitit 1913, kishte një
rebelim shqiptar kundër sunduesit të ri, rebelim ky
që u shua me gjak.440
Ky përshkrim i shkurtër i origjinës së
konfliktit tregon se Kosova nuk ishte pjesë e
Serbisë; sepse nuk kishte as Serbi si shteti-komb
që ajo të jetë pjesë e saj. Ky përshkrimi
demonstron qartë se pas krijimit të Principatës
Serbe (1840), elita e saj e ka parë territorin
shtetëror jo si diçka të caktuar ose të dhënë.
Zgjerimi shtetëror serb në Kosovë është parë nga
ajo si një akt i pritur, duke u varur vetëm nga
realizueshmëria e tij. Çfarë ishte në shek. 19-të si
një “besim hegjemonist” se Kosova ishte pjesë e
Mbretërisë Serbe Mesjetare para vitit 1389, në
vitet 1912/3 u bë realitet. “Miti i Kosovës”, i
krijuar në shek. 19-të dhe si thelbi i nacionalizmit
serb, legjitimoi pretendimet mbi territorin e saj dhe
inkorporimit të saj të ardhshëm. Bazuar në këtë
mit, elita serbe e ka ndier Kosovën si një pjesë
integrale e identitetit të tyre shtetëror; edhe pse
atëherë nuk kishte shtet kombëtar e as identitet të
tillë. Sidoqoftë, Kosova nuk është përjashtimi i
vetëm i këtij lloj ekspansionizmi, të legjitimuar
përmes mitologjisë politike.441 Prandaj, sikurse
Lustick në mënyrë mjaft të mirë argumenton:
‘Kufijtë e ndryshëm kanë implikime të ndryshme

439
Shih: Malcolm1998, 249-258.
440
Banac 1984, 296.
441
Bartl 1985, 50-57. Për mitin e Kosovës dhe rolin e tij
shih: Hoxhaj 2002, 500-527.
260
demokrafike dhe mite të ndryshme politike të
lidhura me to’.442
Mirëpo, mënyra se si territori ose grupi etnik
janë ose ishin inkorporuar në një shtet është e
rëndësishme për të kuptuar natyrën e konfliktit dhe
mundësitë për zgjidhjen e tij. Kjo për shkak se
origjina e konflikt lidhet me pyetjet thlbësore siç
janë: A ka qenë ky një inkorporim përmes
pushtimit dhe ndarjes së atdheut? A kanë ndodhur
vrasje masive dhe dëbime gjatë këtij akti ose pas
tij? Çka i ka ndodhur elitës vendëse? A janë
aplikuar strategjitë e asimilimit apo integrimit?
Por, pyetja kryesore në rastet sikurse Kosova
është: Pse pushtimi i një territori nuk sjell
integrimin e tij politik dhe të popullit të tij?443 Për
t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, do përshkruaj në
këtë kapitull në vijim strategjitë kryesore të
përdorura nga qeveritë serbe dhe jugosllave sa i
përket përfundimit të konfliktit etnik mbi Kosovën.
Sipas mendimit tim, këtu kanë ekzistuar tri faza
kryesore të këtij konflikti, të përcjella nga tri
strategji të rëndësishme të zgjidhjes.
Faza e parë përbente periudhën e eliminimit
dhe menaxhimit të dallimeve kombëtare. Kjo ka
ndodhur pas okupimit të Kosovës, midis viteve
1912 dhe 1945.444 Në fakt, socialistët serbë kanë
kundërshtuar inkorporimin e saj në Serbi dhe kjo
për liderin e tyre, Dimitrije Tucoviq, ishte “politi-
ka pushtuese e borgjezisë serbe” dhe një luftë

442
Lustick 2001, 80.
443
Për çështje të tilla dhe aspektet e tyre teorike shih: Lustick
2001, 80.
444
Për aspektet teorike, shih: O’Leary 2001, 28-47.
261
koloniale. Sidoqoftë, kjo nuk ka pasur ndikim mbi
sundimin serb në Kosovë. Tucoviq dhe pasuesit e
tij socialistë ishin një grup i margjinalizuar, derisa
shumica e elitës politike serbe ka përkrahur
okupimin. Ky qëndrim ka dominuar jetën politike
serbe dhe ka mbështetur “bindjen midis serbëve se
lufta e armatosur ishte vendimtare në themelimin
dhe konsolidimin e fuqisë shtetëror”.445 Prandaj,
pushtimi, kontrolli hegjemonist mbi territorin dhe
asimilimi i popullit të tij ka mbetur politikë
tradicionale sa i përket Kosovës.446 Për këtë arsye,
nuk ka pasur kurrë kuptim real se a mos kishte një
nevojë për integrimin e shqiptarëve në jetën
politike serbe. Përkundrazi, profecitë e Tucoviqit
dolën të jenë të vërteta: Ai mendonte se për shkak
të okupimit dhe një paqe të përgjakur rëndë, nuk
mund të priteshin rrethana normale sa i përket të
ardhmes së marrëdhënieve serbo-shqiptare.447 Për
më tepër, qeveritë serbe gjatë kësaj periudhe
aplikuan dy masa tjera kyçe për të rregulluar ma-
rrëdhëniet etnike brenda Kosovës: vrasjet masive
dhe dëbimet masive.448 Shumë korrespondentë të
huaj ofrojnë dëshmi për një gjë të tillë, midis të
cilëve edhe Leon Trotsky.449 Siç argumenton Noel
Malcolm, të dy strategjitë kanë pasur për qëllim
“ndryshimin e statistikave të popullatës” të këtij
territori.450

445
Për pikëvështrim të tillë shih: Glenny 1999, 122.
446
Bartl 1993, 185-191.
447
Tucović 1946, 3 dhe 76. Mbi qëndrimin e social-
demokratëve serbë shih po ashtu: Stojanović 1994.
448
Banac 1984, 293.
449
Trotsky 1981, 120 dhe 286.
262
Fundi i Luftës së Dytë Botërore paraqet filli-
min e fazës së dytë, nga viti 1945 deri më 1989.
Kjo ishte periudha e menaxhimit të kufijve ekzis-
tues brenda Jugosllavisë socialiste, që solli rifor-
mësimin e sipërfaqes së brendshme të shtetit, të
territorit dhe jetës publike, gjë që ndikoi thellësisht
edhe mbi Kosovën.451 Në dekadat e hershme,
shqiptarët vazhduan, sikur më përpara, të përjetoj-
në terrorin e organizuar shtetëror, por kjo ndryshoi
pas vitit 1966 kur filloi devoluimi i pushtetit
brenda federatës jugosllave.452 Me Kushtetutën e
vitin 1974 ndërkaq, të dy krahinave autonome,
Kosovës dhe Vojvodinës, iu dha sovranitet të plotë
kushtetues, legjislativ dhe buxhetor në barazi me
republikat jugosllave.453 Kjo Kushtetutë gjithashtu
garantonte unitetin territorial dhe kufijtë e Koso-
vës. Atëbotë në letër, federalizmi jugosllav përbë-
hej prej gjashtë republikave dhe dy krahinave,
duke paraqitur një strategji të menaxhimit të
konfliktit bazuar në parimet territoriale dhe etnike.
Në realitet, kjo paraqiste një formë të secesionit të
brendshëm brenda shtetit shumë-etnik. Por, fede-
ralizmi ishte joefektiv. Kjo ishte pasojë jo vetëm
sepse njësitë e saj federale përmbanin diversitet
etnik brenda tyre.454 Mirëpo, shpërbërja e Jugo-

450
Malcolm 1998, 255. Sa i përket kësaj politike, shih: Banac
1984, 296-301 dhe Vickers 1998, 98.
451
Bennett 1995, 42-83.
452
Reuter 1987, 133-140. Mbi jetën politike në Serbi para
rënies së Rankoviqit, shih: Sell 2002, 41-42.
453
Beckmann-Petey 1990, 106, 180, 209, 232; Zajmi 1997,
45-53, 103-125; Malcolm 1998, 327-328, 340-343.
454
Schöpflin 1997, 179-204.
263
sllavia filloi atëherë kur në vitet 1990-ta - serbët,
kroatët dhe sllovenët, tre themeluesit e shtetit në
vitin 1918 - dhe nacionalizmi agresiv serb e
shihnin federatën si një pengesë reale për agjendat
e tyre të shteteve kombëtare.455
Kolapsi i dhunshëm i shtetit përmes luftërave
etnike paraqet fazën e tretë dhe atë të tkurrjes së
kufijve të jashtëm të Jugosllavisë, nga viti 1989
deri më 1999. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe rënia e
komunizmit në pjesët tjera të botës vetëm kanë
shërbyer për përshpejtimin e dezintegrimit të shte-
tit shumë-etnike; por dezintegrimi i tij i brendshëm
kishte filluar shumë më herët. Kushtetuta e vitit
1974 ka shkaktuar diskutime të zjarrta brenda
elitës serbe mbi pozicionin e Serbisë në Jugosllavi
dhe pozicionet e Kosovës dhe Vojvodinës brenda
saj. Statusi autonom faktik i Kosovës bazuar në
këtë Kushtetutë frustroi nacionalistët serbë, të cilët
këtë e shihnin si humbje e kontrollit.456 Për
Slobodan Milosheviqin kjo ishte edhe arsyeja për
heqjen e statusit autonom në vitin 1989. Sidoqoftë,
motivi kryesor për heqjen e autonomisë të të dy
krahinave ishte se Serbia tentonte që përmes këtij
inkorporimi të dhunshëm të siguronte kontrollin e
votave të Kosovës dhe Vojvodinës në nivel federal
me qëllim të rivendosjes së kontrollit hegjemonist
serb mbi tërë Jugosllavinë. Në atë kohë, Mali i Zi
ishte aleat i ngushtë i Serbisë, por ajo kishte nevojë
për votën e një republike tjetër (sikurse Bosnja) me
qëllim që legalisht të përmbushte hegjemoninë

455
Rusinow 2003, 11-27; Milosavljević 2000, 50-81.
456
Meier 1996, 19-65; Dimitrijević 2000, 399-425;
Mihailović dhe Krestić 1995, 125-127, 139.
264
serbe. Serbia, plus Kosova dhe Vojvodina, dhe
Mali i Zi i jepnin Milosheviqit katër nga tetë votat
federale. Prandaj, Bosnja e përbërë prej një grupi
të madh etnik të serbëve, ishte republika që pritej të
mbështeste regjimin e Milosheviqit në këtë çështje.
Kjo mbeti si një mënyrë shumë e mundshme për të
tejkaluar Kushtetutën e vitit 1974. Kjo Kushtetutë
kishte rikompozuar Jugosllavinë dhe devoluar pu-
shtetin nga qendra, duke shpërndarë atë në mënyrë
të barabartë midis republikave dhe krahinave.
Prandaj, kontrolli hegjemonist serb mbi kombet
tjera ishte bërë i pamundshëm. Për këtë arsye,
parlamenti i Serbisë më 26 qershor 1990, në kun-
dërshtim me Kushtetutën e vitit 1974, shpalli gjen-
dje të shtetrrethimit në Kosovë dhe regjimi i Mi-
losheviqit vendosi një sistem aparteidi, të ushtruar
përmes forcës policore dhe ushtarake. Në përgjigje
ndaj kësaj, më 2 korrik, Kuvendi i Kosovës, me
shumicë absolute, shpalli pavarësinë e saj dhe
qytetarët e Kosovës vazhduan të ndërtojnë institu-
cionet e tyre publike të Republikës së Kosovës.457
Megjithatë, kërkesa më e fuqishme për shtetësi
erdhi në vitet 1998-1999 me ngritjen e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe me luftën e saj si
një lëvizje çlirimtare për pavarësi. Kjo ishte pasuar
me intervenimin humanitar të NATO-s kundër
regjimit serb, midis marsit dhe qershorit të vitit
1999 për shkak të “spastrimit etnik” të bërë nga ky
regjim.458 Kjo përfundoi me vendosjen e forcës
paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-
ja në qershor të vitit 1999 dhe Rezolutës 1244 të
457
Clark 2000, 46-151; Judah 2000b, 61-98; Cohen 2002,
230-244.
458
Pettifer 2005, 85-257; Rüb 1999, 67-170.
265
Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që autorizoi një
administratë “të përkohshme” në Kosovë për të
qeverisur popullin dhe territorin e saj.459
Për të konkluduar këtë pjesë të diskutimit:
ideja e vetëvendosjes kombëtare te shqiptaret lindi
dhe pjesërisht u jetësua me dezintegrimin e Peran-
dorisë Osmane. Mirëpo, në vend të përmbushjes së
qëllimeve të Rilindjes, e cila sikurse lëvizjet e tjera
kombëtare promovoi bashkimin kombëtar dhe
pavarësinë politike për popullin e saj, rezultati
ishte ndarja e Kosovës nga territoret e tjera
shqiptare. Kjo ishte rezultat i pushtimit serb.
Prandaj, origjina e konfliktit të Kosovës duhet të
kërkohet në pushtimin serb, por edhe në dështimin
e elitës shqiptare për të krijuar një shtet nacional, i
cili do të përfshinte shumicën e gjerë të popullit
shqiptar. Kjo ishte, po ashtu, edhe dështim i fuqive
ndërkombëtare të kohës për të marrë në konside-
rim vullnetin politik të shqiptarëve si popull dhe
situatën në terren gjatë shpërbërjes së Perandorisë
Osmane në Ballkan. Dhe më pas dështuan të
qeveritë serbe dhe jugosllave gjatë shek. 20-të që
ta zgjidhin konfliktin e Kosovës, qoftë përmes
politikave antihumane dhe jodemokratike, qoftë
edhe përmes integrimit të saj brenda sistemit
politik jugosllav. Ishte pra okupim, që e bëri Ko-
sovën pjesë të Serbisë; ishte UÇK-ja dhe NATO-ja
që çliruan atë nga regjimi i huaj. Kosova ishte
humbur në luftë më 1912; ajo u fitua përsëri dhe
atë vetëm përmes luftës më 1999. Ky vit gjithashtu
ka parë “gjenocidin e pjesërishëm” mbi qytetarët e
Kosovës nga ana e regjimit të Milosheviqit; një
459
United Nations S/RES/1244 (1999). http://www.un.org/
Docs/scres/1999/99sc1244.htm.
266
ngjarje e tmerrshme, e ndalur nga intervenimi
humanitar i NATO-s dhe vendosja e Kosovës nën
juridiksionin e OKB-së.460 Kjo ishte tkurrje faktike
e shtetit serb dhe fund i hegjemonisë së tij.
Sidoqoftë, misioni i OKB-së krijoi rrethana të tilla
sa që etniciteti dhe territorialiteti mbeten veçoritë
kryesore në politikën dhe shoqërinë e saj.

Shtetndërtimi

Kosova paraqet sot një shembull tipik të


komb ose shtetndërtimit (nation-building). Për
Francis Fukuyama-n, kjo terminologji “reflekton
përvojën në të cilën identiteti kulturor dhe historik
ishte thellësisht i formësuar nga institucionet poli-
tike sikurse konstitucionalizmi dhe demokracia”.461
Përpjekje të tilla së pari janë bërë të njohura në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një komb
është ngritur prej dizajnit shtetëror. Në Evropë, ka
një dallim të qartë midis kombit dhe shtetit. Këtu
“kombformimi në kuptimin e krijimit të një
komuniteti të lidhur bashkë për nga historia dhe
kultura” nuk mund të arrihet përmes ndërtimit të
shtetit. Për atë arsye, Fukuyama beson se nëse një
komb ngrihet nga shteti, “është më shumë çështje
460
O’Leary 2001, 31 është pëndorur termi “gjenocid i pjesë-
rishëm” në rastin e Kosovës. Zakonisht autorërt tjerë përsh-
kruajnë këto ngjarje me termin “spastrim etnik” sikurse
Human Rights Watch 2001; Naimark 2002, 175-184 dhe
autorë tjerë si Booth 2003 ose si “krime lufte” sikurse
Williams dhe Scharf 2002, 171-208.
461
Fukuyama 2004, 134.
267
e fatit sesa e dizajnit”. Për autorë e tjerë, kjo
terminologji përfshin edhe aspekte e tjera. Për
Michael Ignatieff-in, kombndërtimi sot nënkupton
përvojën e intervenimeve humanitare ushtarake
pas kolapsit të shtetit.462 Kjo sot është bërë e
mundur në zonat më të rrezikshme të botës, duke
rindërtuar rendin shtetëror dhe rikonstruktimin e
shoqërive të shkatërruara nga lufta. Për të, një
eksperiencë e tillë sot nuk gjendet vetëm në
Kosovë dhe Bosnjë, por edhe në Afganistan dhe
Irak: Këta janë ”laboratorët” e rinj të kombndërti-
mit. Intervenime të tilla humanitare kanë ndodhur
jo vetëm për shkak të shkeljes së të drejtave të
njeriut, po gjithashtu edhe për hir të stabilitetit dhe
sigurisë rajonale. Në të kaluarën, kombndërtimi
ishte rezultat i dekolonizimit dhe rindërtimit të
shteteve të dështuara. Në dekadat e fundit, mision-
et paqeruajtëse dhe paqendërtuese të OKB-së
paraqesin shtratin për fenomene të tilla.463
Për shkak se kombndërtimi është një term i
gjerë dhe pasaktësuar, shumë autorë preferojnë ta
përshkruajnë një fenomen të tillë si shtetndërtim
(state-building). Për Simon Chesterman-in, fokusi
i misioneve të OKB-së sikurse Kosova dhe në
vende të tjera janë faktikisht institucionet më të
larta të qeverisjes së territorit, me fjalë të tjera
autoritetit shtetëror. Kështu që te misione të tilla
nuk është fjala për kombformimin, ku njerëzit
kanë historinë e përbashkët, zakonet dhe gjuhën,
por për rindërtimin e autoritetit shtetëror. Duke
analizuar administratat transitore të OKB-së dhe

462
Ignatieff 2003, 1-24, 109-127.
463
Boyce 2002; Caplan 2002; Chesterman 2001; Dobbins 2003.
268
shembujt e shtetndërtimit në një kontekst të tillë, ai
argument se “termi i shtetndërtimit referohen në
një përfshirje të gjerë ndërkombëtare (kryesisht,
por jo ekskluzivisht përmes OKB-së) që shkon
përtej mandateve tradicionale të paqeruajtjes dhe
paqendërtimit, si dhe është i drejtuar në ndërtimin
ose rindërtimin e institucioneve të qeverisjes të
afta që t’i ofrojnë qytetarëve sigurinë fizike dhe
ekonomike. Kjo përfshin aktivitetet kuaziqeveritare
sikurse ndihma elektorale, ndihma teknike për të
Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, reformën e
sektorit të sigurisë dhe forma të caktuara të
ndihmës zhvillimore.”464 Sido qe ne e definojmë
rastin e Kosovës, sipas mendimit tim ekzistojnë tri
aspekte të ndryshme të shtetndërtimit të saj:
Qëllimi i parë i rindërtimit të UNMIK-ut ishte
në zgjerimin e ushtrimit të funksioneve administra-
tive dhe civile përgjatë tërë territorit.465 Mandati
për këtë buronte nga Rezoluta 1244 e Këshillit të
Sigurimit dhe UNMIK-u ishte mekanizimi për
zbatimin e saj.466 Në mesin e prioriteteve ishin
ndihma e natyrës humanitare. Shqetësim tjetër
ishte stabiliteti, që ishte zgjidhur me vendosjen e
trupave paqeruajtëse të KFOR-it, përgjegjëse për
stabilitetin e brendshëm dhe rajonal, si dhe
misionin e policisë së OKB-së, përgjegjëse për
464
Chesterman 2005, 5.
465
Për këtë fazë, shih: Hoxhaj 2003, 519-524.
Shih, Report of the Secretary-General on the United Nations
Interim Administration Mission in Kosovo, S/1999/1250,
23.12.1999, 3–4.
466
United Nations S/RES/1244, paragrafin 9, 10 dhe 11, ku
janë përshkruar pëgjegjësitë e UNMIK-ut si intervenim i
palës së tretë. Shih po ashtu Pichl 1999, 646-673.
269
mbajtjen e sigurisë. Krijimi i SHPK ishte pjesë e
kësaj përpjekje, përfshirë këtu demobilizimin e
UÇK-së dhe themelimin e TMK, që kishte
absorbuar shumë nga ish-luftëtarët e saj. Për shkak
të nevojës për krijimin e autoritetit shtetëror,
UNMIK-u u koncentrua në konsolidimin e
pushtetit të tij dhe krijimin e strukturave
administrative. Ai krijoi katër të ashtuquajtura
shtylla: për drejtësi dhe polici, administratë civile,
ndërtimin e demokracisë dhe zgjedhje, si dhe
rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik. Më vonë u
krijua, po ashtu, një administratë të përkohshme të
përbashkët e udhëhequr nga ndërkombëtarët dhe
vendorët.467 Me qëllim të angazhimit të elitës
politike të Kosovës më shumë në procesin politik
dhe marrjes së mbështetjes së tyre, ai krijoi
Këshillin Tranzitor të Kosovës: Kjo paraqiste një
trup kuaziqeveritar, të përbërë nga partitë më të
rëndësishme politike, grupet etnike dhe liderët e
shoqërisë civile.468
Qëllimi i dytë ishte krijimi i institucioneve
qeveritare të vetqëndrueshme që mund të mbijetoj-
në pas tërheqjes së UNMIK-ut, të dala nga zgjedh-
jet lokale dhe parlamentare të mbajtura në mes
viteve 2000 dhe 2004.469 Në këtë kontekst, zhvilli-
mi më i rëndësishëm ishte krijimi i Institucioneve
të Përkohshëm të Vetëqeverisjes (IPVQ) si autori-
tet qendror, në mars të vitit 2002. Kjo ishte bazuar
mbi Rezolutën 1244, që parashikonte krijimin e

467
Shih: <http://www.unmikonline.org/press/reports/
anniversary/jias.html>.
468
Shih: http://www.unmikonline.org/1styear/ktc.htm>.
469
Për këto aspekte shih: Hoxhaj 2003, 524-527.
270
“autonomisë substanciale” për Kosovën.470
Themelimi i IPVQ-ve ndodhi në bazë të “Kornizës
Kushtetuese”, gjë që ishte një Rregullore e
UNMIK-ut.471 Rëndësia e Kornizës bazohet në
faktin se ajo krijon institucionet e para
demokratike në Kosovë dhe siguroi zgjedhjet për
Kuvend, president dhe qeveri. Mirëpo, do
përmendur se pushtetet dhe përgjegjësitë në sferat
më të rëndësishme mbetën të rezervuara për PSSP
të OKB-së. Këto përfshinin të drejtën për të
shpërndarë Kuvendin dhe shpallur zgjedhjet e reja,
politikat financiare, fiskale dhe monetare,
ushtrimin e kontrollit dhe autoritetit mbi doganat,
emërimi i gjykatësve dhe prokurorëve, kontrolli
mbi TMK-në dhe SHPK-në, marrëdhëniet e
jashtme, të drejtat pronësore, monitorimi i kufijve,
mbrojtja e të drejtave dhe interesave të të gjitha
komuniteteve, si dhe detyra të tjera.472 Megjithatë,
Korniza gjithashtu ka paraparë përgjegjësi substan-
ciale për IPVQ-të. Këto përfshinin ekonominë,
tregtinë, industrinë, bujqësinë, pylltarinë, arsimin,
shëndetësinë, ambientin, punën, mirëqenien sociale,
transportin, postën, telekomunikacionin, shërbimet
e administratës publike, turizmin, dhe politikat
kulturore. Për shkak të marrëdhënies të
pabarabartë midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve, debati
rreth “pronësisë” së procesit politik në Kosovë
është karakterizuar me gjuhë të ashpër.473
470
Shih: United Nations S/RES/1244, Premise dhe Paragraph
11.a.
471
Korniza Kushtetuese për Vetë-Qeverisjen e Përkohshme
në Kosovë, UNMIK/REG/2001/9, 15.05.2001.
472
Shih: Korniza Kushtetuese, Kapitulli 6, 7 dhe 8.
473
Hoxhaj 2003, 516-535.
271
Këto tensione u bënë më të ashpra gjatë
përgatitjeve për përcaktimin e satustit final të
Kosovës dhe që paraqet qëllimin e tretë të
UNMIK-ut.474 Kjo përkon pjesërisht me të dytin,
meqë ka të bëjë me forcimin e IPVQ-ve dhe
sundimin e ligjit. Mirëpo, mandati i paqartë i
UNMIK-ut, mungesa e politikave operacionale dhe
strategjia dalëse gjeneruan një shtyrje të
transformimit të politikës, ekonomisë dhe
shoqërisë. Në prill të vitit 2002, pas tre vjetësh të
administrimit “të përkohshëm”, PSSP-ja Michael
Steiner, paraqiti një udhërrëfyes për statusin final.
Kjo politikë quhej “Standardet para Statusit”, dhe
caktonte që me qëllim të fillimit të adresimit të
çështjes së statusit, duhet të plotësoheshin
standardet në disa fusha kyçe, të cilat edhe janë
analizuar në kapitullin e katërt.475 Në tetor të vitit
2005, raporti gjithëpërfshirës i shkruar nga Kai
Eide, ambasadori i Norvegjisë në NATO dhe PSSP
të OKB-së, përfundimisht konfirmoi se ishte bërë
progres i mjaftueshëm në jetësimin e standardëve

474
Shih për këtë fazë: Report of the Secretary-General on the
United Nations Interim Administration Mission in Kosovo
S/2004/71, 26 Jan. 2004; Report of the Secretary-General on
the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo
S/2004/348, 30 Apr. 2004; Report of the Secretary-General
on the United Nations Interim Administration Mission in
Kosovo S/2004/907, 17 Nov. 2004; Report of the Secretary-
General on the United Nations Interim Administration
Mission in Kosovo S/2005/88, 14 Feb. 2005, Report of the
Secretary-General on the United Nations Interim Administra-
tion Mission in Kosovo S/2005/335, 23 May 2005.
475
Koha Ditore, 05.11. 2003. UNIMIK, Standards for Kosovo.
Pristina, 10 December 2003. Ky dokument është miratuar nga
Këshilli i Sigurimit, 13 dhjetor, shih Koha Ditore, 14.12. 2003.
272
dhe mund të fillonin diskutimet mbi “statusin e
ardhshëm” të Kosovës. Në anën tjetër, raporti i
Eide-s gjithashtu pohon se IPVQ-të duhet të bëjnë
më shumë sa i përket kthimit të refugjatëve,
integrimit të pakicave, për të bërë më efektive
qeverisjen dhe në fushat e sundimit të ligjit,
gjyqësisë, korrupsionit, të drejtave pronësore,
shëndetësisë, arsimit dhe kështu me radhë. Ai po
ashtu rekomandoi të bëhet më shumë punë në
ndërtimin e një shoqërie demokratike si tërësi.476
Praktika e shtetndërtimit të Kosovës tregon
se demokracia mund të funksionojë vetëm nëse së
pari ka një autoritet shtetëror të pranuar nga
popullata dhe aktorët e jashtëm; së dyti, nëse
territori dhe kufijtë e tij nuk janë të kontestuar;
dhe, së treti, nëse sistemi politik është në gjendje të
akomodojë grupe të ndryshme kulturore, të cilat
mund të afirmojnë identitetet e tyre brenda tij.477
Një ligjshmëri e tillë vlen jo vetëm për Kosovën e
Ballkanit, por çdokund tjetër. Politika e
“Standardet para Statusit” synonte t’i arrijë këto
qëllime: parimi i saj themelor ishte se derisa
Kosova të mos jetë shumetnike, ajo nuk mund të
aspirojë pavarësinë. Kështu, standardet paraqitën
një politikë të “sovranitetit të merituar” dhe ishin
një udhërrëfyes për procesin politik drejt statusit
final.478 Sidoqoftë, mendoj se ka pasur tri
476
United Nations Security Council (UNSC), “A Comprehen-
sive Review of the Situation in Kosovo”, S/2005/635, 1-23.
Shih po ashtu: “Raporti i Kai Eides”, Koha Ditore 8.10 2005,
1-7.
477
Rustow 1970, 337-363, 350-353; Schmitter 1994, 65-67.
478
Kjo ide ishte iniciuar nga i ashtuquajturi “Komisioni
Goldstone”, që pati publikuar dy raporte mbo këtë çështje
273
zhvillime, të cilat kishin një ndikim të thellë mbi
situatën e përgjithshme që nga viti 1999, duke
ndikuar shumë në procesin e shtetndërtimit. Sipas
pikëvështrimit tim, ato mund të kërcënojnë të
ardhmen e Kosovës nëse nuk do të adresohen si
duhet gjatë vendosjes së statusit politik.
Çështja e parë ka të bëjë me vetëvendos-
jen.479 Kërkesa për vetëvendosje ka qenë për një
kohë të gjatë dhe mbetet karakteristika kryesore
për historinë dhe politikën e Kosovës. Nëntëdhjetë
për qind e shqiptarëve në këtë vend duan asgjë më
pak se pavarësi. Ata e shohin vetën si një bashkësi
e veçantë politike: Qytetarët e Kosovës e kuptojnë
veten si një grup i njerëzve që përkasin bashkësisë
së njëjtë, të cilët kanë përkushtim të veçantë për
njëri-tjetrin dhe të cilët kërkojnë pavarësinë e tyre
politike. Më shumë se kjo, ata ndajnë historinë e
përbashkët, gjuhën dhe kulturën me shqiptarët në
Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi të Jugut;
sepse së bashku krijuan lëvizjen e tyre kombëtare
në luftë kundër osmanëve. Mirëpo, sot ata besojnë
se pas inkorporimit të dhunshëm të Kosovës në
Serbi, secili prej tyre është angazhuar në luftën e
tyre kundër regjimeve serbe dhe jugosllave. Në
Kosovë, ata ndërtuan kulturën e tyre publike, dhe

(mund të gjendet në www.kosovocommission.org) dhe më


pas ICG po ashtu ka publikuar dy raporte: “A Kosovo
Roadmap (I). Addressing Final Status”, Europe Report N°
124, 1 March 2002, dhe “A Kosovo Roadmap (II). Internal
Benchmarks”, Europe Report N°125, 1 March 2002. Shih po
ashtu: Knoll 2005, 637-660.
479
Për aspektet teorike shih: Miller 1996, 409-421; Moore
1997, 900-913; Philpott 1994-5, 352-358; Horowitz 1998,
181-214.
274
statusi i autonomisë që nga viti 1974 i bëri ata të
barabartë në pothuaj të gjitha fushat me republikat
jugosllave. Në pikëpamje të shqiptarëve të
Kosovës, ky status arrinte vlerën e shtetit të tyre, të
cilit i mungonte vetëm titulli i “republikës”.
Prandaj, në kontekstin e zhbërjes jugosllave, ata
kërkuan pavarësinë e tyre si popull dhe të bazuar
në të drejtën e tyre për vetëvendosje sikurse popujt
e republikave të tjera.480 Si një popull shumicë dhe
me territor kompakt, ata pritën pas intervenimit
humanitar të NATO-s krijimin e shtetit të tyre dhe
njohjen e tij ndërkombëtare. Përkundrazi ndodhi e
kundërta: Rezoluta 1244 e la Kosovën në një
situatë të ngrirë të status quos dhe në një lloj vendi
të askujt ndërkombëtar. Kjo Rezolutë jo vetëm që
kishte mungesën e ndonjë zgjidhjeje për
sovranitetin final, por ajo as nuk ka përshkruar
ndonjë sovranitet të saj. Si pasojë, sipas
Chesterman-it, “mungesa e një shteti në fund të
procesit me pajtim, e la territorin në status quo
politike”.481 Prandaj, jo çdo aspekt i qeverisjes dhe
statusit i territorit ishin të qarta.482 Sidoqoftë,
ndodhi procesi i një shtet-ndërtimi faktik dhe
suspendimi kontrollit adminstrativ serb mbi
territorin.
Çështja e dytë ka të bëjë me territorit dhe
paraqet zhvillimin e dytë të rëndësishëm. Por kjo
çështje lidhet më zhvillimin e parë, sepse kërkesa
për vetëvendosje nënkupton jetësimin e pavarësisë

480
Shih në detaje: Brunner 2000, 117-135.
481
Chesterman 2005, 204-205.
482
Nicholas Wood, “UN effort to rebuild Kosovo loses
steam”, International Herald Tribune, 30. 09. 2005, 2.
275
brenda territorit kompakt dhe kufijve të formuar të
Kosovës sikurse edhe entitetet tjera të ish-
Jugosllavisë. Në këtë mes, shqiptarët, jo vetëm se
janë shumicë, por ata janë shumë të lidhur për
atdheun e tyre dhe kërkojnë krijimin e shtetit të
tyre në këtë vend. Sipas tyre, ata kanë ushtruar në
kontinuitet autoritet politik mbi këtë territor, ku në
të kaluarën kanë krijuar institucionet qeverisëse
dhe ligjet e tyre, janë angazhuar në punët publike,
kanë themeluar të drejtat pronësore individuale
dhe kolektive dhe kanë formësuar dukjen e tij
fizike. Për këtë arsye, situata pas vitit 1999 sa i
përket territorit ishte frustruese për ta dhe krijoi
dyshime për të ardhmen e tyre. Rezoluta 1244
autorizoi UNMIK-un që të qeveris territorin e
Kosovës dhe popullin e saj, por ajo rifirmoi
“sovranitetin dhe integritetin territorial të
Republikës Federale të Jugosllavisë”.483 Ky ishte
një mandat kontradiktor: teknikisht Kosova mbeti
pjesë e Jugosllavisë, - e cila më nuk ekzistonte -
ndonëse në fakt ajo u vendos nën kontrollin
administrativ të OKB-së.484 Kjo ndodhi edhe pse
që nga fillimi ka qenë e qartë se kthimi i Kosovës
nën sundimin serb ishte i pamundur. Prandaj, kjo
Rezolutë ka krijuar ambiguitet (dykuptimësi) rreth
të ardhmes së Kosovës dhe ka qenë pengesë për
progres të përgjithshëm.485 Për më tepër, UNMIK-

483
Shih: United Nations S/RES/1244, Preface.
484
Në vitin 2000, Këshilli i Sigurimit të OKB-së krijoi një
administratë të përkohshme në Timorin Linord me sovranitet
efektiv mbi atë territor deri në pavarësimin e tij, që e ka bërë
këtë mision të suksesshëm. Shih rreth kësaj qasje:
Chesterman 2005, 135-145.
485
Frankfurter Allgemeine Zeitung, 8.11.2005.
276
u ka dështuar në një rrethanë tjetër: Nuk ishte në
gjendje të qeveris tërë territorin dhe ka lejuar
operimin e strukturave paralele shtetërore serbe
brenda Kosovës. Pasojë e kësaj ishte ndarja etnike
e veriut, përfshirë këtu pjesën veriore të qytetit të
Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potokun dhe
Leposaviqin. Pjesë këto që nuk kishin asgjë të
përbashkët me pjesën tjetër të territorit dhe jetës së
tij publike. Kjo situatë po ashtu ishte në
kontradiktë me qëllimet e Kornizës Kushtetuese, e
cila deklaron se: “Kosova është një entitet me një
administratë të përkohshme ndërkombëtare, e cila,
me popullin e saj, ka atribute unike historike,
ligjore, kulturore dhe gjuhësore....” dhe mbi të
cilën IPVQ-të “do të ushtrojnë përgjegjësitë e
tyre”.486 Mirëpo, as UNMIK-u dhe as IPVQ-të nuk
ishin në gjendje të qeverisin një territor të pandarë.
Një gjë që e ka konfirmuar edhe vetë PSSP-ja,
Søren Jessen-Petersen.487 Kjo gjendje është dënuar
nga lidershipi i Kosovës sistematikisht, duke
paralajmëruar se nëse UNMIK-u nuk mund të
krijojë kushte për të tejkaluar ndarjen etnike,
atëherë kjo mund të afektojë marrëveshjen për
statusin final dhe ndarja mund të jetë një skenar
shumë i mundshëm.
Çështja e tretë ka shumë të përbashkëta me
zhvillimin e parë dhe të dytin. Vetëvendosja nuk
nënkupton lëvizjen nga një bashkësi heterogjene
kombëtarë drejt një bashkësie që është etnikisht
homogjene. Kosova gjithnjë ka qenë një tokë e
diversitetit social me popullin e saj të ndarë mes

486
Korniza Kushtetuese, Kapitulli 1.
487
UNMIK/PR, Prishtinë, 7 gusht 2004.
277
tyre në vija etnike dhe fetare. Të dy këto elemente
– etniciteti dhe religjioni - kanë luajtur një rol
krucial në formimin e identiteteve të shqiptarëve,
serbëve, myslimanëve sllavë, turqve dhe romëve.
Përveç kësaj, ndarja midis shqiptarëve dhe serbëve
nuk është vetëm e natyrës gjuhësore ose etnike
meqë ata flasin gjuhë të ndryshme dhe janë të
ndryshëm për nga origjina e tyre etnike. Por,
ndarja në mes tyre është, po ashtu, edhe fetare; për
shkak se të parët janë myslimanë dhe të dytët janë
ortodoksë lindor. Mirëpo, do përmendur këtu se
islami nuk ka rëndësi dominante në formimin e
identitetit shqiptar. Kështu që, ndarja në rend të
parë është më shumë për shkak të etnicitetit dhe
kulturës sesa për nga dallimet religjioze. Për më
tepër, në mesin e shqiptarëve po ashtu ka një
pakicë domethënëse romano-katolike. Me gjithë
historinë e gjatë të konfliktit, Noel Malcolm ka të
drejtë kur thotë se “përgjatë shumë shekujsh në
Kosovë ndarjet etnike midis serbëve dhe
shqiptarëve kurrë nuk ishin plotësisht të
qartësuara. Kishte asimilim etniko-linguistik në të
dy drejtimet dhe mjaft mënyrë të përbashkët të
jetës …”.488 Për këto arsye historike dhe
demografike, është e qartë se shoqëria e Kosovës
duhet të mbetet me diversitet etnik dhe fetar,
sikurse edhe është. Në një drejtim të tillë, është më
se e nevojshme për filluar arritjen e një konsensus
mbi ndërtimin e shtetit qytetar dhe një bashkësie
politik të bazuar mbi qytetari.489 Që të dy - shteti
488
Malcolm 1998, xxix.
489
Shih, Kuvendi i Kosovës: Rezolutë për rikonfirmimin e
vullnetit politik të popullit të Kosovës për Kosovën shtet të
pavarur dhe sovran, Prishtinë, 17 Nëntor 2005, ku janë të
278
qytetar dhe qytetaria - do të jenë baza për ndarjen e
pushtetit ose konsociationalizmit si një model
qeverisës.490 Mirëpo, përderisa statusi i Kosovës
mbetet i paqartë dhe Beogradi vazhdon të pengojë
institucionet e Kosovës përmes strukturave
paralele serbe, identiteti etnik dhe territori sot kanë
përparësi mbi identitetin qytetar.
Ajo që kemi parë në këtë kapitull është se
UNMIK-u ka qenë fillimisht autoriteti shtetëror
duke e bartur ndërkohë procesin e shtetndërtimit
në duart e vendorëve. Rezoluta 1244 ka
suspenduar “sovranitetin jugosllav” dhe e ka bërë
Kosovën një territor ndërkombëtar, ku UNMIK-u
ka vepruar si institucion i domosdoshëm për një
shoqëri postkonfliktuoze. Por ky mision
ndërkombëtar ka dështuar të qeverisë një pjesë të
territorit, që kontrollohet nga strukturat paralele
shtetërore serbe. Shembulli i shtetndërtimit të
Kosovës demonstron se shtetet dhe territoret nuk
janë të dhëna, por të bëra dhe ribëra. Intervenimi
humanitar dhe administrata “e përkohshme” ka
luajtur një rol krucial në stabilizimin e situatës
brenda Kosovës dhe Ballkanit, kanë sjellë paqe,
gjë që justifikon përpjekjet ndërkombëtare. Në
anën tjetër, ky lloj i shtetndërtimit tregon se
misione të tilla është e nevojshme që të kenë një

garantuara të drejtat, interesat dhe identitetet e të gjitha


komuniteteve sipas standardeve evropiane dhe ndërkombë-
tare për minoritetet (Koha Ditore, 18 nëntor 2005).
490
Lustick 1979, 325–44 dhe Lijphart 1984, 9-18. Korniza
Kushtetuese, Kapitulli 3, 4, 6, 7 dhe 9. Rreth qeverisjes
lokale, shih: UNDP, “The Kosova Mosaic. Perceptions on
Local Government and Public Services in Kosovo” (Pristina,
March 2003).
279
strategji dalëse të qartë, me qëllim që të shmangim
atë që ka ndodhur në Kosovë: ngrirjen e konfliktit
etnik më shumë sesa zgjidhjen e tij. Në një drejtim
të tillë, edhe Jessen-Petersen ka konkluduar“se
ekziston një limit në atë sesa gjatë mund ta mbani
një vend në status quo”.491 Sidoqoftë, procesi i
shtetndërtimi i ka hapur rrugën marrëveshjes për
status, gjë që ka qenë e paraparë me Rezoluta
1244. Kjo rezolutë i ka dhënë detyrë UNMIK-ut të
iniciojë një “proces politik të dizajnuar për të
përcaktuar statusin e ardhshëm të Kosovës”, gjë
që mund të ndikojë pozitivisht në shtetndërtimin e
Kosovës492 Mirëpo, deri më tash, misioni i OKB-së
për shtetndërtim nuk ka bërë ndikim të thellë në
transformimin e shoqërisë, sepse ky mision ka
dështuar t’i zgjidhë tri sfidat e diskutuara këtu:
vetëvendosjen, territorialitetin dhe qytetarinë.
Synimi i deklaruar i këtij misioni ishte ndërtimi i
një shoqërie shumetnike; por ai gjithmonë ndaras i
ka kuptuar shqiptarët, serbët, turqit, myslimanët
sllavë dhe romët. Ndaras i ka trajtuar ata edhe në të
gjitha dokumentet e tij legale dhe qasjet politike.
Prandaj, ky mision, në fakt, ka përkrahur një qasje
të bazuar mbi atë që i ndan – etnicitetin – dhe jo
mbi atë që do t’i bënte këto grupe një bashkësi
politike - qytetarin.

Frankenstein-i?

491
UNMIK/PR, 7 gusht 2004.
492
United Nations S/RES/1244, (1999), paragraph 11 (e) me
referim në Marrëveshjen e Rambouillet-it (S/1999/648).
280
“Gjithmonë është i forti ai që dikton se si
duhet të jenë kufijtë, kurrë i dobëti. Prandaj, ne
duhet të jemi të fortë”.493 Kështu ka thënë Sllo-
bodan Milosheviq, president i Serbisë në ngritje të
pushtetit të tij dhe duke folur para Parlamentit serb
në vitin 1991. Kjo fjali reflekton jo vetëm agjen-
dën politike të tij në kontekstin e dezintegrimit
jugosllav dhe luftërat brenda këtij shteti shum-
etnik; luftëra këto të bëra me qëllim të okupimit
dhe kontrollit të territoreve dhe lëvizjen e kufijve
etnik përmes “spastrimit etnik”.494 Për më shumë,
ajo shpreh konceptin e elitave serbe në raportin
midis shtetit dhe territorit në Serbinë pre-komu-
niste dhe gjithashtu reflekton politikat aktuale
post-komuniste sa i përket Kosovës.495 Argumenti
im që pason këtu është kjo fjali paraqet politikën
serbe drejt Kosovës në kontekst të procesit të
statusit final. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, në
mënyrë të plotë ka konfirmuar këtë së fundi gjatë
vizitës së tij në Kremlin në vitit 2005.496 Duke
folur rreth pozitës së tashme dhe të ardhme të
serbëve të Kosovës, ai ka theksuar se decentra-
lizimi duhet të krijojë dy entitete të ndara, një serb
dhe një shqiptar. Për më tepër, ai ka thënë se nëse e
drejta e vetëvendosjes dhe krijimi i një shteti të ri i

493
Cigar 1995, 42.
494
Silber dhe Little 1995; Glenny 1992; Pešić 2000, 9-50.
495
Shih: “Kosovo. Unresolved and Left Behind”, Economist
28.08 2003, 33; Roger Cohen, “Crack in Serb Armor gives
U.S. an Opening”, International Harald Tribune 25, 06. 2005,
2; Meier 2001, 43-118; Kramer dhe Džihić 2005, 175-178.
496
Radio B 92, 25.11.2005 (mund të gjendet në
www.b92.net), Koha Ditore 17.11.2005; Die Presse 17.11.
2005; Neue Züricher Zeitung 26/27.11.2005.
281
pranohet Kosovës, atëherë të drejtat e njëjta duhet
t’i pranohen edhe Republika Srpska-s në Bosnjë.
Nënvizimi i qëndrimit të Tadiqit nuk do të thotë se
ai, si një politikan i orientuar kah Perëndimi mund
të krahasohet me Milosheviqin. Por sipas mendi-
mit tim, qëndrimet e tyre kanë këtë të përbashkët:
Ideja se shqiptarët dhe serbët nuk mund të
bashkëjetojnë në paqe me njëri-tjetrin në Kosovë,
prandaj kufijtë dhe territoret brenda saj duhet t’i
ndajnë ata. Kështu që, qëndrimi i Tadiqit nuk është
asgjë tjetër, por thelbi i nacionalizmit etnik serb të
viteve të 1990-ta, ku territorialiteti diktoi më
shumë së çdo gjë shpërbërjen jugosllave.
Qëndrimi i Tadiqit nuk është diçka e re sa i
përket jetës publike serbe. Ideja e ndarjes etnike
territoriale të Kosovës në entitete ose kantone
përmes decentralizimit të pushteteve dhe riorgani-
zimit të saj territorial është mbështetur gjerësisht
nga partitë më të mëdha politike dhe në shoqërinë
serbe si tërësi. 497 Menjëherë pas rënies së
Milosheviqit (2000), lidershipi i ri serb e ka gjetur
veten të përballur me mungesën e kontrollit mbi
territorin e Kosovës dhe me pothuaj pa kurrfarë
shanse për çfarëdo kthimi në situatën e para vitit
1999. Edhe pse ishte jo realiste, liderët e rinj serbë
përsëri tentuan të ri-vendosin një status quo ante.
Meqë kjo nuk ishte e mundshme, atëherë qëllimi i
tyre afatshkurtër ishte të pengojnë shtetndërtimin e
Kosovës dhe integrimin e serbëve lokalë në jetën
publike.498 Është kjo arsyeja që Beogradi financon
strukturat paralele civile dhe ushtarake brenda
497
Naile Mala-Imami, “Ideja për ndarjën e Kosovës nuk
është e re në Serbi“, Koha Ditore 17.08 2005, 6, dhe Koha
Ditore 18.08.2005.
282
Kosovës, punon për të minuar autoritetin e
UNMIK-ut në mesin e serbëve lokalë dhe ndaljen
e tyre nga marrja pjesë në zgjedhje dhe në
institucionet qeverisëse.499 Për çdo ditë, lidershipi
serb përsërit pohimet e tij se Kosova është pjesë e
Serbisë. Për më tepër, kjo është konfirmuar nga
parlamenti dhe qeveria serbe dhe në të gjitha
dokumentet e tyre legale dhe politike. Krijimi i të
ashtu-quajturit shtet i Unionit Serbia dhe Mali i Zi
(2001) po ashtu kishte për qëllim ruajtjen e status
quo-s: për të mbajtur Malin e Zi dhe Kosovën
brenda një shteti dhe për të parandaluar aspiratat e
tyre për pavarësi. Në realitet, lidershipi serb nuk
ishte në gjendje të zhvillojë një strategji të
përbashkët dhe konkrete për t’u marrë me
Kosovën; por kishte ide dhe plane të ndryshme, që
ofronin përgjigje të ndryshme për çështjen kyçe të
“interesit kombëtar serb”.
Qasja e përmendur e Tadiqit është ajo e
paraardhësve të tij nga Partia Demokratike. Ishte
kryeministri Zoran Gjingjiq ai që promovonte
argumentin për dhënien “serbëve të Kosovës të
drejtat kushtetuese dhe mjetet institucionale për të
mbrojtur interesat e tyre” dhe që “serbët që të
njihen si kroatët në federatën boshnjake”.500 Ai ka
paraparë një Kosovë me autonomi substanciale
brenda Serbisë dhe Malit të Zi, derisa vetë Kosova
do të duhej të ndahej në entitetin serb dhe atë
498
ICG, “Kosovo. Toward Final Status”, Europe Report No.
161, 24 January 2005, 13-18.
499
UNMIK/OSCE, “Parallel Structures in Kosovo”, Pristina,
October 2003.
500
Shih intervistë me Zoran Xhinxhiq në The Times,
22.02.2003.
283
shqiptar. Në pikëpamjen e tij, Bosnja dhe Qipro
ishin shembuj se si të adresohen dhe mbrohen
interesat e popullit që jeton në Kosovë përmes
promovimit të kantonizimit dhe ndarjes së
brendshme etnike.501 Por mbetet e hapur çështja se
a ishte vërtetë edhe qëllimi i tij final ndarja e
Kosovës: një ndarje midis Serbisë dhe Kosovës së
pavarur, meqë ndërkohë ndodhi vrasja e tij në mars
të vitit 2003. Pasardhësi i tij, Zoran Zhivkoviq,
kritikoi “patriotizmin retorik” serb, që pohonte se
Kosova ishte pjesë e Serbisë. Ai sugjeroi që: ”e
vetmja zgjidhje finale për Kosovën dhe Metohinë
është së pari ndarja e saj, më pas dhënia e
pavarësisë pjesës shqiptare”. Sipas tij, ky ishte
opsioni më i mirë i mbetur për Serbinë
“megjithëse i keq”, duke shtuar se kjo ishte
mënyra më e mirë për ruajtur “interesin themelor
shtetëror dhe kombëtar të Serbisë”.502 Vuk
Drashkoviq, Ministri i Jashtëm, pranon realitetin e
krijuar pas vitit 1999 dhe sugjeron një zgjidhje
evropiane: Statusi i Kosovës duhet të jetë sikurse
Tiroli Jugor, ku kufijtë nuk do të jenë të
rëndësishëm dhe ajo do të jetë e hapur ndaj Serbisë
dhe Shqipërisë. Tiroli Jugor, i cili në të kaluarën
ishte territor austriak, tashmë është pjesë e Italisë
dhe ku sipas tij “në praktikë shumica austriake në
Tirolin Jugor ka sovranitet të plotë”. Sa i përket
pozitës së serbëve të Kosovës, ai beson se interesat

501
Shih më shumë për këtë: Večernje Novosti 07. 03. 2003;
Koha Ditore 18. 01. 2003, 03.02. 2003, 25. 02. 2003 dhe
Economist 15.02.2003.
502
Intervistë me Zoran Zhivkoviq, në Musliu dhe Banjac
2005, 44. Shih po ashtu intervistën e tij në Der Spiegel, 17.
05. 2005.
284
e tyre duhet të adresohen përmes nivelit më të lartë
të decentralizimit ku qeveria lokale duhet të ketë
kompetencat në shqyrtimin dhe menaxhimin e të
gjitha fushave të jetës.503
Qëndrimi i Vojislav Koshtunicës, kryeminis-
trit të Serbisë, ka qenë paksa më ndryshe. Ishte ai i
cili në vitit e 1990-ta ka iniciuar diskutimet mbi
decentralizimin si një mënyrë për mbrojtjen e
interesave shtetërore serbe. Si president i Partisë
Demokratike të Serbisë dhe një politikan opozitar,
ai ka kritikuar regjimin e Milosheviqit, duke argu-
mentuar se “nuk ka rregulluar kufijtë e komunave.
Përmes përdorimit të kësaj mënyre, ne mund të
kemi një situatë ku shumica e popullatës serbe do
të jetonte në komunat etnike serbe dhe kështu
mund të jenë të mbrojtur dhe më të sigurt”. Sipas
tij, kjo do të ishte mënyra më e mirë për të ndaluar
pavarësinë e mundshme të Kosovës. Madje, edhe
pas instalimit të sistemit të aparteidit në vitet e
1990-ta, në pikëpamjen e tij Kosova nuk është
dashur të ekzistojë si një entitet, por ajo do duhej
të integrohet në Serbi, e cila do të duhej të
kantonizohej si Spanja.504 Kur ai erdhi në pushtet si
president i “Jugosllavisë” pas rënies së Milo-
sheviqit, agjenda politike e tij mbeti e njëjtë. Si një
nacionalist dhe legalist i bindur, ai ka luftuar të
ruajë “sovranitetin dhe integritetin territorial të
Jugosllavisë”. Në fjalimin e parë të tij para par-
lamentin më 2 mars 2004, me të marrë detyrën e
kryeministrit të Serbisë, ai ka prezantuar një

503
Intervistë me Vuk Drashkoviq, në Musliu dhe Banjac
2005, 13-19.
504
Cigar 2001, 44.
285
program për kantonizimin e Kosovës.505 Dy javë
më vonë, shpërthimi i dhunës në Kosovë më 17
mars ka konfirmuar sipas tij se shumetniciteti këtu
ishte i pamundshëm. Këto ngjarje i kanë shërbyer
atij vetëm për të vërtetuar pikëpamjen se: “Pava-
rësisht se si do ta quajmë ne atë – decentralizim,
kantonizim, kjo nuk bën ndonjë dallim – një lloj
autonomie duhet t’u jepet serbëve të Kosovës”.506
Disa javë më vonë, më 26 prill, parlamenti
serb aprovoi “Planin për Zgjidhjen Politike të
Situatës në Kosovë dhe Metohi”, i cili është një
plan i detajuar dhe i hartuar nga këshilltarët e
Koshtunicës.507 Ky plan qeveritar nuk sqaronte se
çka duhet të bëhet me institucionet qeverisëse të
Kosovës dhe as nëse ato duhet në ndonjë mënyrë
të lidhen me autoritetet në Beograd. Plani parasheh
një zgjidhje përmes mënyrës së ndarjes së serbëve
të Kosovës nga shumica shqiptare përmes një
“organizimi të duhur territorial të krahinës”. Me
qëllim të përmbushjes së kësaj, ai sugjeron
krijimin e pesë distrikteve (rretheve) autonome
brenda Kosovës, që do të duhej të ishin të
koordinuara me një asamble të përbashkët rajonale
dhe një këshill ekzekutiv. Këto distrikte do të
duhej të kishin përgjegjësi të gjera qeverisëse në
fushat e gjyqësisë, sigurisë, arsimit, shëndetësisë,

505
Fjalimi i Koshtunicës mund të gjendet në:
http://www.srbija.sr.gov.yu/vesti/vest.php?id=4775. Shih po
ashtu: Zëri 3. 03. 2003.
506
VIP 5. 04. 2004. Shih po ashtu qëndrimin e tij: VIP 23. 03.
2004; VIP 29. 03. 2004; Financial Times 27. 03. 2004; Der
Spiegel 3. 05. 2004.
507
Gjendet në: http://www.srbija.sr.gov.yu/extfile/en/1987/
plan_kosovo_metohija2004.doc.
286
politikës sociale, pylltarisë dhe bujqësisë, si dhe
burimeve natyrore dhe minerale, përfshirë këtu
edhe privatizimin e pronës shoqërore. Përgjegjësi
këto që nuk mund të ushtrohen në nivel lokal.
Prandaj propozimi për këto zona serbe krijon një
sistem të qeverisjes komplet të ndarë nga UNMIK-
u dhe institucionet e Kosovës. Megjithatë distriktet
e sugjeruara nuk reflektojnë përbërjen etnike në
terren. Prej 20 komunave, vetëm në pesë, Shtërpca,
Novobërda, Leposaviqi, Zubin Potok dhe Zveçani
serbët janë shumicë. Prandaj, plani sugjeron
shkëmbim të territoreve, pronës private dhe
njerëzve. Ai po ashtu propozon që toka e banuar
me shumicë shqiptare rreth këtyre pesë distrikteve
të përfshihen në to, sado që jorealiste është një gjë
e tillë. Në aspektin e sigurisë, plani rekomandon
krijimin e “forcave të mbrojtjes civile”, në një
mënyrë e ngjashme me formacionet paramilitare të
krijuara dhe mbështetura nga Serbia, që do të
mbronin serbët lokal. Rezultati do të ishte qytetarët
e armatosur duke jetuar ndaras në territoret
shqiptare dhe serbe nën frikën e përhershme të
sulmit. Kjo do të vëre bazën për një gjendje
permanente të konfliktit dhe dhunës brenda
Kosovës.508
Derisa ky plan ka marrë mbështetjen
unanime të parlamentit serb, ai po ashtu ka marrë
kritika të papritura dhe indirekte nga shkrimtari
Dobrica Qosiq, i cili është babai ideologjik i

508
Tim Judah, “Serbia’s Kosovo Policy”, në Franz-Lothar
Altmann dhe Eugene Whitlock (eds.), European and U.S.
Policies in the Balkans. Different Views and Perceptions,
Common Interests and Platforms? (Berlin: Stiftung
Wissenschaft und Politik, July 2004), 24.
287
nacionalizmit serb dhe një nga anëtarët më të
spikatur të Akademisë Serbe të Shkencave.509 Në
fund të vitit 2004, Qosiqi ka publikuar një libër më
titull “Kosovo” në të cilën ka shkruar se: “Serbia
sot ka nevojë të krijojë një politikë të re, realiste,
të arritshme dhe afatgjatë përballë Kosovës dhe
Metohisë”. Ai, më tutje, sugjeron ndarjen e saj
territoriale etnike, që duhet të arrihet përmes
mënyrave paqësore: “Kosova paraqet një
ngarkesë demografike, ekonomike dhe politike të
cilën Serbia nuk mund ta mbajë dhe zhvillojë
normalisht...I tërë territori i Kosovës dhe Metohisë
së sotshme brenda shtetit serb do të paraqiste një
kancer për Serbinë”.510 Për atë arsye, ai nuk ka
përjashtuar pavarësinë e pjesës tjetër të territorit,
megjithëse ai nuk e ka thënë këtë hapur. Qasja e tij
reflekton një opinionin më të gjerë serb, dhe idetë
e tij gjejnë mbështetje jo vetëm në qarqet e partive
politike, por edhe në mesin e intelektualëve më
ndikim.511 Vërtet, idetë e tij duket se kanë
influencuar edhe Boris Tadiqin, babai i të cilit,
Lubo Tadiq, është një mik i ngushtë i tij. Prandaj,
propozimi i presidentit serb për dy entitete të ndara
serbe dhe shqiptare është konsistent me qasjen e
Qosiqit; do të thotë për ndarje territoriale etnike.

509
Dragović-Soso 2002, 36-42, 50-61, 86-97, 122-126, 141-
145, 169-187.
510
Ćosić 2004, 252, 254, 255.
511
Shih qëndrimi e Mirolub Llabus, zëvendës kryeministër i
Serbisë, “Twelve principles for Kosovo and Metohija
program”, Politika 6. 11 2004. I njëjti qëndrim ishte edhe i
Çedomir Antiqit, historian dhe anëtar i grupit liberal G 17,
VIP 24.03. 2004. Sa i përket qënderimit të elitës serbe mbi
këtë çështje, shih po ashtu: The Guardian 23. 03. 2004.
288
Është e qartë se ajo që politikanët serbë
mendojnë si zgjidhje për Kosovën është e
rëndësisë më të madhe; pikëpamjet e tyre të
prezantuara këtu formojnë edhe qëndrimet e tyre
për statusin politik. Sidoqoftë, na lejoni të
kujtojmë se procesi i shtetndërtimit që ndodhë nën
adminstrimin ndërkombëtar, qëndrimi i Grupit të
Kontaktit se Kosova nuk mund të kthehet në
situatën e para vitit 1999, fakti se ndarja është
përjashtuar si opsion dhe që ajo nuk mund t’i
bashkohet ndonjë vendi tjetër pas përcaktimit të
statusit të saj, e bën të qartë se zgjidhja e statusit
nuk varet nga Serbia.512 Po ashtu, qëndrimi i disa
vendeve të Grupit të Kontaktit se pavarësia është e
pranueshme, ia ka bërë të ditur Serbisë se ajo nuk
mund të ndalojë pavarësinë dhe as të kthejë tërë
Kosovën nën kontrollin e saj. Prandaj, ndarja
etnike territoriale tashmë është forma e preferuar e
zgjidhjes së konfliktit, me qëllim që pjesërisht me
anë të mjeteve paqësore të arrihet ajo që
Milosheviqi kishte humbur me luftë.
Kështu që, duket se autoritetet serbe janë
duke operuar me dy skenarë. I pari është amputimi
i Kosovës veriore dhe inkorporimi i saj në Serbi
përkundër qëndrimit të Grupit të Kontaktit. Bazuar
në këtë skenar, mënyra më e mirë për të ruajtur
interesin kombëtar serb sa i përket zgjidhjes së
statusit, do të ishte ndarja e territorit dhe mbajtja e
sa më shumë të territorit që është e mundur.
Besimi serb këtu është se ndarja që ua jep
shqiptarëve jugun dhe mbajtja e veriut do të ishte
një rezultat për të cilin, në fund, të dy palët do të
512
“Contact Group Political Directors visit to Belgrade and
Prishtina”, në Musliu dhe Banjac 2005, 294-296.
289
pajtoheshin. Ky do të ishte një kompromis: derisa
shqiptarët që do të merrnin pavarësinë në
shumicën e territorit, lidershipi serb do të
shpëtonte fytyrën para qytetarëve të tyre për
humbjen e Kosovës. Skenari i dytë parasheh
pavarësinë e tërë Kosovës brenda kufijve të saj
ekzistues. Në këtë rast, Beogradi do të synonte një
ndarje etnike të brendshme mbi modelin e Bosnjës
ose të Qipros. Kjo do të nënkuptonte se Kosova
veriore – që është të themi e udhëhequr nga serbët
e veriut të Mitrovicës, plus regjioneve të Zveçanit,
Leposaviqit dhe Zubin Potok – do të formonte një
entitet legal. Në pjesën tjetër të territorit, jugu i
lumit Ibër, që ndan Mitrovicën, qëllimi do të ishte
autonomia territoriale apo kantonet për serbët, të
cilët sot jetojnë në hapësirave me shumicë serbe
rreth Shtërpcës, Novobërdës, Kamenicës, Gjilanit,
Rahovecit, Pejës, Obiliqit, Graçanicës, Prishtinës
dhe qyteteve tjera. Statusi autonom territorial
kulturor për manastiret dhe kishat Ortodokse Serbe
do të ishin po ashtu pjesë e këtij skenari. Sipas
këtij plani, hapësirat autonome serbe do të mund,
po ashtu, të kishin lidhje speciale politike dhe
legale me Serbinë.
Shqetësimi im është se të dy skenarët
territoriale paraqesin rrezik për Kosovën dhe
Ballkanin. Më tutje, këto strategji të zgjidhjes së
konfliktit nuk do të ishin në interes të serbëve
lokalë, meqenëse ato nuk mund të realizohen pa
një shkëmbim të njerëzve, territoreve dhe pa dhunë
etnike. Vetëm në zonën në veri të lumit Ibër është
një shumicë kompakte serbe, ku një politikë e tillë
mund të zbatohet. Por, nëse ky do të ishte realiteti,
kjo do të prodhonte një efekt të paparashikuar:
290
Janë rreth 130.000 serbë në Kosovë sot, dy të tretat
e të cilëve, deri në 75.000 njerëz, jetojnë në jug të
Ibrit. Nëse bashkësia ndërkombëtare do të pra-
nonte një politikë të tillë, kjo do të mund të bënte
të pamundur të mbrojë këta serbë nga shqiptarët
shumicë, që do të argumentonin territorin e njëjtë
homogjen etnik sikurse që serbët do të kishin në
veri. Gjithashtu, ndarja e brendshme etnike e
Kosovës do ta bënte atë shtet të dobët, pa kohezion
politik dhe social. Kështu shtetndërtimi i saj do të
ishte i dënuar të dështonte që më përpara. Ndarja,
gjithashtu, do të çonte në riciklimin e tmerrshëm të
konfliktit sikurse në Irlandën Veriore, Qipro,
Palestinë, Indi dhe vende të tjera. Debati aktual
mbi Marrëveshjen e Dejtonit, modifikimin e
Kushtetutës së Bosnjës dhe tentimet për ndërtimin
e një shteti qendror më të fortë në Bosnjë, që
tentojnë të vendosin pushtetet nga entitetet me
territoret dhe qeveritë e tyre të veçanta drejt
qendrës, ilustrojnë atë se ku është gabuar dhe çfarë
është mësuar nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.
Dilema këtu është nëse Kosova e pas-statusit duhet
të jetë një bashkësi e re politike, e bazuar në
qytetari, sikurse Maqedonia, ose Frankenstein-i i
dytë në Ballkan ngjashëm me Bosnjën.513
Në bisedimet e Dejtonit (1995), qëllimi i
Milosheviqit ishte të minojë të ardhmen e Bosnjës
dhe krijimi e një shteti të dobët ose të dështuar.
Pasardhësit i tij duket se kanë të njëjtin qëllim për
Kosovën; dhe këtë synojnë ta bëjnë këtë përmes
decentralizimit dhe riorganizimit territorial. Në
janar të vitit 2006, Ekipi Negociator serb, Tadiq,
513
“Bosnia, 10 Years Later”, International Herald Tribune
25. 11.2005, 8.
291
Koshtunica dhe Drashkoviq, propozuan një plan të
ri për decentralizimin.514 Derisa ky plan sërish
promovon konceptin e një entiteti territorial serb,
që do të përfshinte jo vetëm komunat ekzistuese
serbe, por po ashtu do të krijonte komuna të reja
plus një me “përbërje multietnike”, ai po ashtu
propozon krijimin e “zonave mbrojtëse” për
objektet fetare sikurse Patrikana e Pejës, Manastiri
i Deçanit, kisha e Bogorodica Levishka-s, Shën
Arhangjeli, Manastiri i Deviqit dhe tridhjetë kisha
tjera. Sipas këtij plani të aktualizuar, serbët e
Kosovës do të formonin një entitet të ndarë politik
të lidhur me Beogradin. Ata do të kishin komunat e
tyre, garanci legale dhe kushtetuese, autonomi
territoriale kulturore dhe do të mbikëqyrnin mbroj-
tjen e objekteve të trashëgimisë fetare kulturore
serbe. Kjo parasheh autonomi për policinë, gjyqë-
sinë dhe në politikat shëndetësore, sociale, finan-
ciare dhe ekonomike. Platforma propozon autono-
mi për serbët në Kosovë, e cila përndryshe do të
ishte autonome, por pjesë integrale e Serbisë.
Përkundër gjuhës së tij të re, plani paraqet shpirtin
e Dejtonit, duke krijuar një shtet brenda një
shteti.515 Krahasuar me planet e tjera të cilat i kemi
ekzaminuar, ky plan përmban një ironi në vete: Ai
thekson se ekzistenca e entitetit serb nuk do të
shkatërronte unitetit territorial të Kosovës dhe nuk
do të ishte “bazë për ndarjen e saj”.

514
“Platform of the Republic of Serbia and of Serbia and
Montenegro for the negotiation talks on decentralization in
Kosovo” (Belgrade, February 2006). Shih po ashtu Koha
Ditore dhe Zëri 11. 01. 2006, Zëri 14. 01. 2006; Koha Ditore
19. 01. 2006.
515
Mbi qëndrimin e Prishtinës shih: Zëri 12. 01. 2006.
292
Argumenti final këtu është: Diskursi serb
mbi decentralizimin dhe pozitën e minoritetit serb
të Kosovës ilustron një paradoks. Ky është se
Serbia paraqet shtetin më i centralizuar në Ballkan
dhe përkundër faktit se është pesë herë më i madh
se Kosova ajo kurrë nuk ka zhvilluar një plan për
decentralizimin dhe riorganizimin e vet territorial.
Megjithëse një shumicë hungareze jeton në Vojvo-
dinë (autonomia e së cilës po ashtu ishte hequr nga
regjimi i Milosheviqit) dhe një numër i madh i
myslimanëve sllavë dhe shqiptarëve që popullojnë
regjionin e Sanxhakut, përkatësisht atë të Preshe-
vës, devoluimi i pushtetit asnjëherë nuk ka qenë
brengë e brendshme serbe. Kështu, nuk mund të
përjashtohet se decentralizimi i Kosovës do të pro-
vokonte reagim zinxhiror në Serbi me të tria këto
pakica, duke kërkuar zgjidhje të ngjashme territo-
riale të brendshme ose të jashtme.516 Në të vërtetë,
në janar të vitit 2006 shqiptarët në Preshevë
formuluan një platformë, duke kërkuar bashkim
me Kosovën nëse bashkësia ndërkombëtare lejon
ndryshimin e kufijve të Kosovës.517 Shqiptarët në
Maqedoni, serbët dhe kroatët në Bosnjë dhe madje
shqiptarët në Malin e Zi mund të kërkojnë të drejta
të njëjta, nëse kufijtë e Kosovës ndryshojnë dhe

516
Mbi situatën politike në këto zona dhe tensionet me
Beogradin në Serbinë e pas Milosheviqit, shih: ICG,
“Serbia's Sandzak: Still Forgotten”, Europe Report, No. 162,
8 April 2005; ”Southern Serbia’s Fragile Peace”, Europe
Report, No.15, 29 dhjetor 2003; “Serbia's U-Turn”, Europe
Report, No. 154, 26 mars 2004.
517
Koha Ditore 26. 12. 2005, Koha Ditore 15. 01.2006; Zëri
16. 01. 2005.
293
nëse pranohet territorializimi i të drejtave
kolektive të serbëve lokalë në këtë vend.518

Akomodimi

Që nga lindja e komb-shtetit në shek. 18-të


në Europë, ekziston një debat i vazhdueshëm rreth
asaj nëse duhet të organizohet pushteti bazuar mbi
identitetin apo rezonin politik.519 Që nga atëherë,
dimensioni etnik i politikës dhe konfliktet etnike
thellësisht kanë influencuar formimin e jashtëm të
perandorive ose shteteve, zgjerimin dhe
ngushtimin e tyre në botë. Në Ballkan, rënia e
Perandorisë Osmane në fillimshekullin 20-të dhe
Jugosllavia komuniste në fundin e saj demonstruan
se shtetet nuk janë vetëm territore me kufij.
Shtetet, po ashtu, përfshijnë njerëzit, që mund të
jenë qytetarë të tyre, megjithëse me identitete të
ndryshme etnike, fetare dhe sociale. Prandaj,
politikat etnike gjithashtu afektojnë formimin e
brendshëm të shtetit, organizimin e tij territorial
dhe politikat e tij. Sidoqoftë, shtetet kërkojnë ide
dhe identitete kohezive për të legjitimuar vetveten.
Në traditën europiane, në shumicën e rasteve ishte
një grup etnik më i madh ose një komb që
kornizonte politikën, shoqërinë dhe ekonominë.520

518
Michael Martens, “Permanente Identitätskrise”,
Frankfurter Allgemeine Zeitung 22. 04. 2006, 10.
519
Për debatin dhe pikëvështrimet e ndryshme shih: Schöpflin
2002, 9-66.
520
Për rastin jugosllav shih: Schöpflin 1997, 172-204.
294
Por, çështja kryesore gjithnjë ka qenë se si grupi
më i madh etnik sheh marrëdhëniet e tij me grupin
më të vogël etnik dhe mënyra se si grupi më i
vogël etnik sheh marrëdhëniet e tija me grupin më
të madh etnik.
Kjo çështje është po ashtu problemi kyç për
shumë vende ballkanike dhe mbetet çështja
qendrore për Kosovën. Ndonëse për shqiptarët e
Kosovës pavarësia nënkupton krijimin e një shteti
heterogjen kulturor, që do të mbronte dhe
promovonte të drejtat e minoriteteve dhe krijon një
model të diversitetit social pavarësisht nga etni-
citeti dhe religjioni, forma se si kjo është qeverisur
që nga viti 1999 është larg nga të qenit mënyra më
e mirë ku mund të arrihet ky qëllim. Modeli i
qeverisjes së ndarjes së pushtetit i institucioneve të
këtij vendi, në mënyrë të fuqishme ka përmirësuar
pozitat e të gjitha minoriteteve, jo vetëm të
serbëve. Mirëpo, serbët nuk pranojnë autoritetin e
insitucionëve të Kosovës dhe nuk kanë qenë të
bindur për përmirësimin e situatës së tyre. Serbët
lokalë pohojnë se ata duan të mbeten pjesë e
Serbisë, sepse të drejtat e tyre nuk do të mbrohen
në një shtet të pavarur.521 Në të kundërtën,
lidershipi i Kosovës beson se e ardhmja dhe
siguria e tyre do të jenë të garantuara vetëm në një
shtet të pavarur. Çështja nëse të drejtat e serbëve
do të jetësohen më mirë ose më keq në Kosovën e
pas-statusit, ilustron edhe kompleksitetin e situa-
tës. Kjo demonstron se politikat etnike në Kosovë
521
Shih më shumë: Anna Mateeva dhe Wolf-Christian Paes,
“The Kosovo Serbs. An ethnic minority between collabora-
tion and defiance”, Bonn International Centre for
Conversion, June 2003, 21-38.
295
kanë aspektin simbolik dhe material: kjo nënkup-
ton pranimin në jetën publike të identiteteve etnike
dhe rishpërndarjen e burimeve për këto grupe.522
Me qëllim të adresimit të dy këtyre aspekte-
ve sa i përket integrimit të serbëve në institucionet
e Kosovës dhe në jetën publike të saj, situata e tyre
duhet të shihet nga e kaluara e tyre në këtë vend
dhe nga nevojat e tyre të sotme. Gjatë shek. 20-të,
serbët e Kosovës përjetuan kushte të ndryshme
sociale dhe ekonomike dhe si pasojë evoluan dy
komunitete krejt të ndryshme. I pari është komu-
niteti i serbëve lokalë, të cilët jetojnë dhe punojnë
në tokën që familjet e tyre e kanë zotëruar për
gjenerata. Sikurse shqiptarët ruralë, këta njerëz,
kurrë ose të paktën rrallë kanë marrë ndonjë ndih-
më nga shteti. Komuniteti i dytë është ai i serbëve
urbanë, të cilët që nga vitet 1912/13 dhe në
Jugosllavinë komuniste morën ndihmë shtetërore
dhe mbajtën vendet më të mira të punës, si në
administratën ashtu dhe në ekonominë socialiste.
Statusi i tyre ishte status i privilegjuar, për shkak të
asocimit të tyre me shtetin. Shumë nga këta njerëz
ishin po ashtu me origjinë nga Serbia, por kishte
edhe shumë të tillë që ishin kolonë nga pjesë të
tjera të Jugosllavisë së dikurshme.
Përgjithësisht, serbët lokalë kanë përfaqësuar
një pakicë prej rreth 10 për qind të popullatës,
derisa shqiptarët përbënin rreth 90 për qind të
popullit të Kosovës. Regjistrimi i fundit të
përgjithshëm ishte zhvilluar në vitin 1991 nga
regjimi i Milosheviqit dhe ishte bojkotuar nga
shqiptarët. Që nga atëherë, nuk kanë ekzistuar

522
Për aspektet teorike shih: Miller 2005, 62-81.
296
shifra të besueshme të popullatës. Deri më tash,
sipas regjistrimit të përgjithshëm të vitit 1991, këtu
ishin 194,190 serbë lokalë që paraqisnin 9.9 për
qind të popullatës prej 1,956,196 banorëve.523
Sidoqoftë, në të kaluarën dhe tash, shifrat e
popullatës gjithnjë janë shtrembëruar. Prandaj, pas
vitit 1999, Beogradi manipuloi numrat e serbëve të
Kosovës duke pretenduar se 200.000 prej tyre kanë
lëshuar Kosovën. Perceptimi se kjo është e vërtetë
afektoi fuqishëm vullnetin e tyre për integrim në
institucionet qeverisëse të Kosovës, sikurse edhe
politikën ndërkombëtare për minoritetet. Megjitha-
të, një studim i bërë nga një institut më qendër në
Berlin, Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI) ka
pohuar se besimi i gjerë se shumica e serbëve kanë
lëshuar Kosovën në vitin 1999 është thjesht fals
dhe se situata e luftës dhe e pasluftës ka afektuar
në mënyrë të ndryshme serbët ruralë dhe ata
urbanë.524 Derisa shumë serbë kanë lëshuar qytetet
e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit me tërheqjen e
shtetit serb, në fshatra një proporcion i madh i
komunitetit rural serb ka mbetur përkundër situatës
së vështirë ekonomike të pasluftës. Bazuar në
burimet qeveritare serbe, ESI ka llogaritur se janë
rreth 130.000 serbë në Kosovë.525 Prej këtij numri,
i ka gjetur se 75.000 jetojnë në zonat në jug të

523
Shih: Clewing 2000, 51.
524
European Stability Initiative (ESI), “People or Territory.
A proposal for Mitrovica”, Berlin, Brussels and Sarajevo, 16
February 2004, 6-17.
525
Qendora Koordinuese për Kosovën (Qeveria e Serbisë),
“Principi organizovanja samouprave nacionalnih zajednica
na Kosovo i Metohiji” (Belgrade, Januar 2003). Ky raport
jep shifrat prej 129, 474 serbë që jetojnë në Kosovë.
297
lumit Ibër, derisa të tjerët, më pak se gjysma e
numrit të plotë jetojnë në veri, rreth Mitrovicës.
Prandaj, ESI konkludon se vetëm 65,000 serbë
kanë lëshuar shtëpitë e tyre dhe ndonëse Kosova
nuk paraqet një parajsë shumetnike, ajo ende është
shumetnike, aq sa vendet e tjera ballkanike.
Fakti se shumica e serbëve jetojnë të shpër-
ndarë në tërë Kosovën, në Graçanicë afër Prish-
tinës, Novobërdë, Gjilan, Kamenicë, Shtërpcë,
Rahovec dhe regjione tjera rurale është kardinal
për shqyrtimin e gjendjes së tyre. Me qëllim të
shmangies së politikave tipike të antagonizmit, që
e kanë karakterizuar politikën deri më sot, Kosova
e pas-statusit ka nevojë për politika të akomodimit.
Ajo duhet të zhvillojë një rend stabil dhe të
integruar politik përkundër ndarjeve të saj
etnike.526 Mbi dhe përtej mekanizmave të zhvilluar
për mbrojtjen e minoriteteve dhe përfaqësimin e
barabartë në institucionet e Kosovës, një ide
interesante mbi atë se si duhet të merremi më këtë
çështje ka ardhur nga Hashim Thaçi, ish-
udhëheqësi politik i UÇK-së dhe tash lider i Partisë
Demokratike të Kosovës, partia e dytë për nga
madhësia në Kuvendin e Kosovës. Ndonëse për të
Maqedonia dhe Kosova nuk janë të ngjashme sa u
përket marrëdhënieve ndëretnike, ai pohoi se
Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila përfundoi
konfliktin atje në vitin 2001, mund të shërbejë si
një model i mirë për akomodimin e serbëve lokalë.
Ai e kupton atë si një bazë të mirë për qeverisje

526
Politika e akomodimit është trajtuar nga politikologu holan-
dezë Lijphart, që tregoi se si Holanda zhvilloi një rend politik
që tejkalon ndarjen e thellë të shoqërisë së saj: Lijphart 1968.
298
dhe si një kontratë qytetare që do të krijonte shtetin
e ardhshëm qytetar.527
Edhe më herët, Grupi Ndërkombëtar i Kriza-
ve (ICG) zhvilloi një koncept për një kontratë
qytetare midis shumicës shqiptare dhe pakicave të
saj. Ata avokuan formulën: “qeveria pranon dhe
mbështet të drejta speciale për minoritete, dhe
minoritete pranojnë autoritetin e qeverisë”. Ata
pohuan se “serbëve dhe minoriteteve të tjera duhet
t’u jepen garanci kredibile se ata do të kenë
hapësirë institucionale në Kosovë – aftësinë për të
mbrojtur dhe promovuar të drejtat e tyre përmes
institucioneve të Kosovës”.528 Për të përmbushur
këtë, ICG propozon themelimin e mekanizmave
për trajtimin e minoriteteve si qytetarë të plotë dhe
të barabartë, me shpërblime për veprime të mira
dhe me dënime për veprime të këqija. Po ashtu,
sugjeron krijimin e komisionit mbi shërbimet
publike për minoritetet që do të mund të punonte
për përmirësimin e pozitave të minoriteteve dhe
shpërbërjen e strukturave paralele shtetërore serbe.
Ajo po ashtu përkrah formulimin e Kartës së të
Drejtave që do të përbehej nga të drejtat individu-
ale dhe kolektive, dhe krijimin e mekanizmit të
fuqishëm gjyqësor për implementimin e tij që do të
përfshinte gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.
Ndonëse propozimi i ICG-së nuk paraqet ndonjë
plan të detajuar, koncepti i kontratës qytetare është
modeli më i mirë për organizimin e pushtetit
politik dhe institucionet qeverisëse të bazuar në

527
Neue Zürcher Zeitung, 27. 05. 2004.
528
ICG, “Kosovo’s ethnic dilemma. The need for a civic
contract”, Balkans Report No. 143, 2003, i.
299
qytetari. Kjo qëndron në kontrast të plotë me
përvojën jugosllave dhe serbe në të kaluarën, e cila
ka treguar se nëse pushteti politik është i bazuar në
identitet etnik, krijon kushtet për hegjemoninë e
shumicës mbi pakicat. Në Kosovën e ardhshme,
një hegjemoni e tillë nuk do të duhet të jetë e
mundur. Për këtë arsye, një marrëveshje mbi
statusin final, Kushtetuta e ardhshme dhe dizajni i
simboleve shtetërore duhet të jetë i bazuar në
konceptin e kontratës qytetare dhe qytetarisë. Këto
do të krijonin hapësirë institucionale për të gjitha
komunitetet, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave
të tyre politike, ekonomike dhe sociale, dhe
promovimin e identiteteve të tyre.
Një mekanizëm krucial për implementimin e
politikave të akomodimit është decentralizimi. Në
disa vende, decentralizimi ka nënkuptuar devolui-
min e pushteteve dhe reformën e administratës
lokale. Në të tjera, ai ka paraqitur një strategji për
zgjidhjen e konflikteve etnike duke siguruar të
drejta autonome për minoritetet në nivel lokal. Në
Kosovë, kjo strategji ka për qëllim të arrijë të dy
qëllimet. Në fakt, bashkësia ndërkombëtare ka
tentuar të sigurojë të dy qëllimet përmes politikës
“Standardet para Statusit”. Sidoqoftë, një pikë
kthese në politikën ndërkombëtare ka ardhur nga
dhuna e marsit 2004.529 Që nga atëherë, decen-

529
Mbi këto ngjarje dhe reagimet e ndryshme shih: Morton
Abramowitz, “Going Backward in the Balkans”, Washington
Post, 19. 03. 2004, A23; Bruce R., Hitchner and Paul
Williams, “A Defining Moment”, The Baltimore Sun,
23.03.2004, 5; United Institute of Peace, “Kosovo. Status
with Standards”, Washington D.C., 26. 04. 2004; ICG,
“Collapse in Kosovo”, Europe Report No.155, 22. 04. 2004.
300
tralizimi është bërë politika e vetme më e
rëndësishme e bashkësisë ndërkombëtare rreth së
ardhmes së serbëve lokalë. Sikurse e kam paraqitur
në këtë kapitull të fundit, decentralizimi është
agjenda serbe për përmbushjen e politikës së tij të
territorialitetit në Kosovë. Pas marsit 2004, ajo u
bë, po ashtu, agjenda e Kosovës drejt e akomo-
dimit të serbëve lokalë nën presionin e bashkësisë
ndërkombëtare.530 Mirëpo, ajo çfarë në këtë mes
është edhe më e rëndësishme, është se që nga
marsi 2004, bashkësia ndërkombëtare ka ndalur
mbështetjen e një vendi të dominuar nga shqiptarët
në favor të ndërtimit të një shoqërie shumetnike,
në të cilën shumica shqiptare do të krijonte kohe-
zionin politik dhe social të Kosovës. Bashkësia
ndërkombëtare ka ndalur së perceptuari Prishtinën
si autoritetin qeveritar qendror, i cili do të
mbështeste, garantonte dhe siguronte integrimin e
serbëve lokalë në politikë, ekonomi dhe shoqëri.
Në vend të kësaj, ajo është duke promovuar
fragmentarizimin e institucioneve të saj përmes
decentralizimit të kompetencave dhe krijimit të
njësive administrative bazuar në parimet etnike.531
Raporti i Kai Eide-s, për shembull, rekomandon
një decentralizim më të fortë dhe më të gjerë, i cili
do të duhej madje të përfshijë edhe transferimin e
kompetencave në fushat e policisë, drejtësisë,
530
Për debatin dhe vështrimet e ndryshme mbi decentralizi-
min shih: ICG, “Kosovo after Haradinaj”, Europe Report
No.163, 26 May 2005, 24-28; Helsinski Komitet za Ljudska
Prava u Srbiji: Srpsko-albanski dijalog 2005. Buduci status
Kosova, Beograd: Heslinske Sveske 21, 2005, 114-136.
Koha Ditore 10. 09 2004; Zëri 11.09.2004; Zëri 25.01.2005.
531
Për qëndrim të tillë shih: ICG, Bridging Kosovo's Mitro-
vica Divide, Europe Report No.165, 13 September 2005, i-iv,
301
arsimit, kulturës, medias dhe ekonomisë.532 Ai po
ashtu avokon “lidhjet horizontale” midis komuna-
ve me shumicë serbe, ku strukturat paralele
shtetërore serbe do të mund të ktheheshin në
entitete legjitime. Ai po ashtu propozon “hapësira
të mbrojtura” për manastiret dhe kishat serbe, që
mund të siguroheshin nga forca ushtarake
ndërkombëtare si elemente të identitetit serb dhe të
trashëgimisë kulturore botërore. Së fundmi,
rekomandimet e Eide-s sa i përket pozitës së
serbëve lokalë vis-à-vis institucioneve qendrore të
Kosovës kanë krijuar një perceptim të përbashkët
të një ndarjeje të mundshme të brendshme etnike
territoriale të Kosovës mbi modelin e Bosnjës,
nëse bashkësia ndërkombëtare si palë e vendosjes
së statusit do të zgjidhte të shkonte kësaj rruge.533
Në kontrast, platforma e Kosovës sa i përket
reformës së pushtetit lokal në kontekstin e ven-
dosjes së statusit final është e prirë nga parimet e
stabilitetit të brendshëm dhe të jashtëm për përfi-
timin e të gjithë qytetarëve.534 Ajo është e bazuar jo
mbi etnicitetin dhe territorialitetin, por mbi
qytetarinë, duke synuar sjelljen e vendimmarrjes
më afër qytetarëve, në ofrimin e shërbimeve më të
mira në nivel lokal, në sigurimin e qeverisjes së
qëndrueshme dhe kushteve të jetesës për të gjithë
dhe integrimin e të gjitha komuniteteve në institu-
532
United Nations Security Council, “A Comprehensive
Review of the Situation in Kosovo”, 16-17.
533
Shih mbi Bosnjën: Marc Hoch, “Köder für den Balkan”,
Süddeutsche Zeitung, 29. 09. 2005, 9.
534
Delegacioni i Kosovës për Status Final, “Parimet themelore
të reformës së pushtetit lokal në Kosovë”, Prishtinë, 14 Shkurt
2006.
302
cionet demokratike. Ajo është një themel i mirë për
marrëdhëniet afatgjatë stabile ndër-etnike dhe
promovon identitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe
fetar të të gjitha komuniteteve. Ajo platformë është
e bazuar mbi kritere të tilla sikurse është numrmi i
banorëve, tiparet gjeografike, infrastruktura e gat-
shme, qëndrueshmëria ekonomike dhe financiare,
dhe tradita kulturore dhe gjuhësore e një zone në
lidhje me territoret dhe kufijtë e komunave të
tashme dhe të reja. Ajo propozon krijimin e ko-
munave shumetnike me shumicë jo-shqiptare dhe
në veçanti synon akomodimin e interesave të
komunitetit serb përmes komunave të reja, duke
marrë parasysh qëndrueshmërinë e tyre ekonomike
dhe financiare. Komunat e reja duhet të formohen
në disa zona, bazuar mbi nevojat e minoriteteve
dhe në bashkëpunim të ngushtë me lidershipin e
tyre. Propozimi rregullon çështjen e kompetencave
të komunave dhe atyre të deleguara, emërimin e
zyrtarëve të lartë, përfaqësim të barabartë, financat
lokale, sigurimi i minoriteteve, mekanizmat votu-
ese, përdorimin e gjuhëve, arsimimin, lirinë e aso-
ciacioneve, mediat, përdorimin e simboleve, bash-
këpunimin ndërkomunal, bashkëpunimin përtejku-
fitar dhe ndërkombëtar, si dhe aspektet e tjera. Ajo,
po ashtu, ofron zgjidhje se si duhet të tejkalohet
ndarja e qytetit të Mitrovicës përmes decentrali-
zimit dhe krijimit të dy njësive administrative. Për-
fundimisht, platforma është e bazuar mbi parimet e
funksionalitetit dhe standardeve moderne të mbroj-
tjes së minoriteteve. Sido që të jetë, duhet ta kemi
ndërmend se sot më shumë se 20 për qind e terri-
torit të Kosovës, veçanërisht në veri, kontrollohet
nga strukturat paralele shtetërore serbe. Ky fakt
303
mund të formësojë dhe diktojë marrëveshjen për
statusin dhe arkitekturën e brendshme e të jashtme
në formën e ndarjes etnike, nëse bashkësia ndër-
kombëtare nuk i jep fund politikës së territoriali-
tetit, të vetëm politik të ndjekur nga Serbia.535
Përmbledhje

Ky kapitull argumenton se ndarja etnike e


brendshme apo e jashtme është një opsion i
rrezikshëm për Kosovën dhe për Ballkanin. Sipas
mendimit tim, ajo paraqet një skenar potencial,
deri sa marrëveshja për statusi final të jetë arritur,
por mund të mbetet edhe veçori determinues e
Kosovës së pas-statusit. Për më tepër, ky kapitull
tregon se ndarja nuk do të zgjidhte dhe
përmirësonte pozitën e qytetarëve të saj, por do të
minonte të ardhmen e Kosovës, funksionalitetin e
qeverisjes së saj, zhvillimin e ekonomik dhe
modernizimin e shoqërisë së saj. Duke marrë këtë

535
Diskutimi mbi decentralizimin ishte formësuar nga
vështrime të ndryshme se si, kur dhe pse të bëhet kjo: Zëri 20.
05. 2005; 21. 06. 2005; 20. 07. 2005; Zëri 16. 08. 2005; Lajm
19. 12. 2005; Lajm 11. 01. 2006; Zëri 11. 01. 2006; Koha
ditore 14. 01. 2006; Koha ditore 15. 01. 2006. Sa i përket
vështrimeve të ndryshme mbi decentralizimin pas fillimit të
bisedimeve në Vjenë, ku decentralizimi dhe pozita e serbëve
lokal paraqet një temë kruciale, shih: Express 16. 02. 2006;
Express 18. 02. 2006; Lajm 27. 02. 2006; Koha Ditore 17. 02.
2006; Express 29.02.2006; Express 30. 03. 2006; Lajm 31. 03.
2006; Express 02. 04. 2006; Kosova Sot, 02. 04. 2006;
Express 02. 04. 2006; Express 03. 04. 2006; Die Presse 04. 04.
2006; Lajm 06. 04. 2006; Koha Ditore 08. 04. 2006; Epoka e
Re 08. 04. 2006; Express 12. 04. 2006; Koha Ditore 17. 04.
2006; Koha Ditore 19. 04. 2006; Zeri 19. 04 2006; Express 19.
04. 2006; Lajm 29. 04. 2006; Zeri 29. 04. 2006.
304
në konsiderim, kapitulli argumenton se konflikti
etnik midis Serbisë dhe shumicës shqiptare të
Kosovës për territor dhe hegjemoni u krijua me
okupimin serb në fillim të shekullit 20-të: por në
fillim të shekullit tonë, konflikti ka marrë një
dimension të ri. Nga viti 1912, Kosova ishte një
çështje e pazgjidhur e të drejtave të shqiptarëve të
bazuar në parimet e vetëvendosjes dhe secesionit,
për arritjen e pavarësisë së tyre politike. Pas
tërheqjes së shtetit serb dhe zëvendësimit të tij nga
administrata “e përkohshme” e OKB-së, Beogradi
ka për qëllim ta kthejë Kosovën në çështje të mi-
noritetit serb, për të cilin do të duhej të apliko-
heshin parime të njëjta. Pas humbjes së Kosovës,
Serbia ka ridefinuar interesin e saj shtetëror. Ajo ka
për qëllim të sigurojë sa më shumë territor që është
e mundur në Kosovë dhe ta inkorporojë atë në
sistemin e saj politik përmes ndarjes së jashtme.
Nëse kjo nuk mund të arrihet, opsioni i dytë i Ser-
bisë është ndarja e brendshme territoriale etnike,
përfshirë këtu fragmentimin e institucioneve të
Kosovës përmes decentralizimit dhe riorganizimit
territorial. Bashkësia ndërkombëtare ka përjashtuar
ndarjen e jashtme dhe ka kundërshtuar tendencat e
Serbisë për krijimin e një “entiteti” territorial
politik brenda Kosovës. Sidoqoftë, kjo nuk ka
përjashtuar idenë e një entiteti serb në Veri dhe të
një decentralizimi të fuqishëm në Kosovë, që
nënkupton komuna të reja të bazuara në parime
etnike dhe me pushtet e kompetenca të kantoneve.
Kjo mund të rezultojë në ndërtimin e “mini-shtetit”
brenda shtetit të ri të Kosovës; një etno-
federalizëm asimetrik me qëllim të kontrollit të tij,
dhe e bën këtë një shtet të dështuar.
305
Ky kapitull tregon se të dy skenarët e ndarjes
janë problematike moralisht dhe politikisht më
shumë sesa e imagjinojnë disa. Ato mund të shkak-
tojnë një reagim zinxhiror të kërkesave të ngjash-
me përgjatë Ballkanit, të përcjella me dhunë etnike
dhe aspirata për shtete kombëtare homogjene ose
entitete të tilla brenda shteteve. Ndarjet e tjera në
histori (Irlandë, Palestinë, Qipro, Bosnjë) kanë
treguar se politikat e ndarjes mund të kthehen në
faza të tjera të konfliktit. Në kundërshti pavarësinë
e plotë të Kosovës, ndarja nuk mund ta përfundojë
suksesshëm konfliktin dhe bashkësia ndërkombë-
tare do të detyrohet në përfshirje afatgjatë në këtë
vend. Intervenimi ushtarak dhe administrimet “e
përkohshme” nuk do të mund të largohen nga
rajoni dhe ndarja do të ushqente ambiciet për
shtete etnike që do të rezultonin në dekada të jo-
stabilitetit në një regjion kronikisht të dhunshëm,
që do të kërkonte kthimin e më shumë forcave
ushtarake dhe të sigurisë për të mbajtur paqen. Jo
pavarësia e Kosovës, por ndarja e saj do të
rezultonte në një domino-efekt nga grupet e tjera
etnike në Ballkan. Pavarësia, sidoqoftë, nuk do të
nënkuptonte kalimin nga një bashkësi kombëtare
heterogjene në atë që është etnikisht homogjene.
Kjo, po ashtu, nuk do të nënkuptonte shkëmbimin
ose ndërrimin e popullatave, territoreve dhe
kufijve. Pavarësia si zgjidhje, do të çonte në një
situatë të cilën bashkësia ndërkombëtare ka synuar
ta arrijë që nga fillimi i kolapsit jugosllav, meqë do
ofronte Ballkanit parashikueshmëri dhe stabilitet
në rrugën drejt reformave, integrimit në BE dhe
multikulturalizimit.

306
307
308
Kombi dhe shteti

Inkluzioni versus ekskluzionit

Kombi dhe nacionalizimi - si shkaqe dhe


pasoja - e kanë formësuar thellë jetën politike. Ato
kanë përcaktuar edhe dilemën që diskutohet në
këtë kapitull të fundit dhe e cila ka të bëjë me
çështjen e inkluzionit dhe ekskluzionit politik e
nacional në Ballkan dhe Kosovë. Termet si
inkluzion (inclūdere - përfshihet, bashkëshkrihet
përbrenda një tërësie) dhe ekskluzion (exclūdere -
përjashtoj; veçoj) rrjedhin nga gjuha latine, ndërsa
fenomeni i integrimi dhe segegracion nacional
është i kohës moderne.536 Po u shtrua pyetja nëse
kishte ndonjë vend që nuk ishte ballafaquar me
dilemën e ekskluzionit dhe inklzuzioni shoqëror,
atëherë nga harta politike e gjithë rruzulli tokësor
mund të veçohet Islanda. Vetëm Islanda paraqiste
një bashkësi homogjene kulturore, që kishte një
territor të definuar qartë të banimit, dhe ndaj të cilit
nuk kishte fuqi të jashtme politike që kishin
pretendimesh hegjemoniste ndaj saj. Sikur Evropa
të ishte si Islanda, historia e Evropës – që nga koha
e paraqitjes së nacionalizmit dhe shtetit-komb pas
536
Termi inkluzion që rrjedh nga latinishtja mesjetare
inclūsīvē ose inclūdere është përdorur këtu në kuptimin e
shqipes: që përfshihet, afrohet, ngërthehet, bashkëshkrihet
përbrenda një tërësie, kolektiviteti etj. Ndërsa termi
ekskuzion që rrjedh poashtu nga latinishtja, është përdorur
këtu në kuptimin e tij shqip: si i përkufizuar, i veçuar; i
kufizuar; diçka që është e rezervuar vetëm për një rreth të
caktuar njerëzish.
309
vitit 1789 - do të rrjedhtë krejt ndryshe. Islanda
është megjithatë një përjashtim. Si gjatë historisë
ashtu edhe në ditë tonat, ka regjione dhe vende të
banuara nga grupe prej më të ndryshmeve
kulturore dhe ndaj të cilave kanë pretendime shtete
të tjera përreth. Pejsazhi i kombeve është parë në të
kaluarën dhe shihet madje edhe sot si diçka e
dhënë, por kombet ishin dhe janë në ndryshim të
vazhdueshëm. Çështjet se si u krijuan kombet,
çfarë nënkuptonin dhe synonin ato, nuk janë aspak
të thjeshta dhe jo vetëm për Ballkanin, por edhe
për pjesë tjera të botës. Pati shumë kombe që
arritën të formonin shtetin e tyre nacional; por pati
edhe të tilla që veten e shohin për komb, sado që
kurrë nuk arritën ta kenë shtetin e tyre kombëtar;
kishte gjatë historisë dhe ka edhe sot kombe të
shkapërderdhura nëpër shtete dhe që andej
sundohen nga kombe më të mëdha apo minoritete
të ndryshme nacionale.537 Së këndejmi, debati
përkitazi me çështjen e ekskluzionin e me
inkluzionin shoqëror është në fakt debat përkitazi
me krijimin e kombit dhe procesin e shtetdështimit
e shtetndërtimin.
Ballkani ishte që nga shek. 19 vatër e lindjes
së kombeve. Në këtë hapësirë u bë dy herë
organizimi i jetës politike përgjatë vijave nacionale
dhe si rrjedhojë u krijuan shumë shtete kombëtare.
Faza e parë e procesit të krijimit të shteteve
kombëtare nisi me shprishjen e Perandorisë
Osmane në mesin e shek. 19 dhe përfundoi me

537
Përkitazi me kombin dhe me nacionalizmin në përgjithësi
khs. Gellner 1995; Gellner 1999; Anderson 1998; Hobsbawm
und Ranger 1983; Hobsbawm 1990; Kedourie 1960; Miller
1995; Smith 1988; Smith 1991; Smith 1998.
310
shuarjen e saj në fillim të shek. 20. Fillimi, rrjedhat
dhe sukseset në krijimin e kombeve ishin në këtë
hapësirë të ndryshme; ato u ndikuan nga kushte
historike të ndryshme, por edhe nga faktorë të
caktuar politikë, kulturorë e ekonomikë. Sa më
vonë që tek një popull nisi procesi i krijimit të
kombit, aq më e ndërlikuar qe edhe rrjedha e tij:
Në fakt, në kohën kur nisi të zhvillohej procesi i
vetëdijesimit kombëtar, popujt e Ballkanit ishin
nën sundimin e perandorive shumetnike osmane
dhe habzburge. Integrimi përbrenda një etnie, që e
synonte krijimin e një bashkësie nacionale, u
përcaktua nga kritere faktike ose të konstruktuar si
gjuha, kultura, historia dhe besimi. Jo vetëm
integrimi, por përmes këtyre kritereve u arrit edhe
segregaconi kundrejt popujve të tjerë fqinjë. Për
ekskluzionin e rëndësishme ishte edhe një veçori
tjetër, dhe kjo ishte pikërisht përshkrimi i të
huajave, të tjerëve që shërbente si një kriter për
distancimin nga popujt e tjerë. Kësisoj filloi
politizimi i nacionales dhe standardizimi i kulturës,
gjë që e bëri të mundshme që ideja e kombit, nga
tryezat e punës të intelektualëve ta gjejnë shtegun e
të zënë vend në kokat dhe në zemrat e popujve.
Çështja se si kjo ide i përfshiu masat e gjera dhe si
u bë një forcë materiale nuk mund të sqarohet
hollësisht për të gjithë popujt e Ballkanit. Dihet
porse që koncepti evropian i kombit nga elitat e
kësaj hapësire ballkanike, u bë program politik në
kohë dhe në forma të ndryshme. Por, të gjitha
lëvizjet kombëtare në Ballkan e patën të
përbashkët një synim: dëshirën për shkëputje
(secesion) nga këto perandori dhe formimin shtetit-
komb më vete. Luftërat çlirimtare kundër këtyre dy
311
perandorive patën në këtë mes një rol qendror,
sepse nga territoret e çliruara u krijuan bërthamat
për shtetet e reja kombëtare. Ajo që në gjysmën e
parë të shek. 19 në koka të elitave të vendeve
ballkanike perceptohej e paraqitej si ide e kombe-
popujve, u realizuan deri në fillim të shek. 20 si
kombe-shtete.538
Faza e dytë filloi në dhjetëvjetëshit e fundit
të shek. 20. me zhbërjen e Jugosllavisë. Konfliktet
etnike dhe luftërat që ndodhën këtu nuk qenë
vetëm trashëgimi jugosllave, porse edhe një mbetje
e trashëgimi osmane. Fundi i Luftës së Parë
Botërore dhe Konferenca e Versailles
(Versajës,1919) e ndryshoi rrënjësisht hartën
politike të Ballkanit, duke krijuar shtete të reja
nacionale. Por, megjithatë, nuk u zgjidhën çështje
kombëtare të rëndësishme.539 Kjo vlen në rend të
parë për ata popuj të cilët jetonin në shtetin e parë
të sllavëve të jugut, që ishte krijuar pas Luftës së
Parë Botërore. Përbrenda këtij shteti vetëm serbët e
shihnin çështjen e tyre kombëtare për të zgjidhur.
Kombet e tjera më të mëdha si kroatët, sllovenët
nuk i shihnin në këtë shtet të përfaqësuara interesat
e tyre nacionale e mos të flasim më për popujt e
tjerë si shqiptarët, boshnjakët e maqedonët, të cilët
nuk kishin kurrfarë të drejtash nacionale. Kjo vlen
edhe për Malin e Zi i cili shtet më vete kishte qenë
538
Lidhur me këtë fazë dhe me formimin e kombeve në
Ballkan kshs: Jelavich Ch., und Jelawich B. 1977;
Sundhaussen 1973; Sundhaussen 1993; Plaschka, Suppan
und Haselsteiner 1978; Bartl 1968; Roudometof 1998.
539
Një analizë përkitazi me nacionalizmin edhe në uropën
Julindore pas Konferencës së Versailles (Versajit) është tek
Gellner 1999, 79-81. Në aspektin e kërkimeve historike khs.:
Hösch 195-206, 214-218.
312
kohë përpara Serbisë por që, duke u inkorporuar në
Jugosllavisë e parë unitariste, praktikisht u
zhduk.540 Kur pas vitit 1945 u krijua Jugosllavia e
dytë socialiste, zgjidhja e çështjeve nacionale u
synua të arrihej sipas ideologjisë komuniste në
mënyrë që të gjithë popujt të integroheshin në një
përbashkësi politike. Jeta politike u organizua në
përputhje me parimet federative si formë shtetërore
dhe mbi bazën e kritereve nacionale e territoriale,
ashtu që secila nga republikat dhe krahinat
shiheshin për si „shtëpi të vetën“ për kombet që
jetonin në to. Mirëpo, procesit të integrimit politik
e nacional jugosllav i rrinte këtu mbi krye si shpata
e Demokleut hegjemonia e serbëve si kombi më i
madh në krahasim me popujt e tjerë. Pasojë e kësaj
qe segregacioni nacional përbrenda republikave
gjegjëse dhe në gjithë federatën. Jugosllavia ishte
në të vërtetë një shtet, që nuk i takonte asnjë
kombi: asnjëri nga kombet nuk mund të
konsiderohej për popull shtetformues.541 Kur ky
shtet u shpërbë në vitet e ’90-ta të shekullit të
kaluar, nga ky u pavarësuan Sllovenia, Kroacia,
Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia.
Referendumi për Pavarësinë i Malit të Zi në vitin
2006 dhe negociatat e nisura po në këtë vit për
statusin e Kosovës, negociata që do të përmbyllen
me njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së saj,
janë segmentet e fundit të kësaj shprishjeje të
shtetit.

540
Banac 1984, khs. sidomos. 340-403.
541
Schöplin 1997, 172. O Leary 2001, 273- 296 ka një
mendim tjetër përkitazi me popullin shteformues në
Jugosllavi.
313
Kjo hyrje e shkurtër tregon se kombi – si
parim politik – dhe vetëvendosja nacionale – si
program politik – diktuan më shumë se çfarëdo
ideologjie tjetër mbi historinë e Ballkanit.542 Këto e
ndryshuan rrënjësisht gjeografinë politike dhe
përcaktuan ndjeshëm arkitekturën e jetës politike
të shteteve në këtë rajon. Këto arritën që në secilin
shtet, kombi gjegjës të ofroj shtratin apo kornizën
për politikën, shoqërinë dhe ekonomi vetanake.
Mbi bazën e këtij parimi, në Ballkan u shkatërruan
disa shtete multinacionale, së pari Perandoria
Osmane, disa vite më vonë ajo e Habsburgëve dhe
së fundi federata e sllavëve të jugut – Jugosllavia.
Shtetet e reja që u krijuan në hapësirat e këtyre dy
perandorive dhe të kësaj federate janë edhe sot e
gjithë ditën bashkësi heterogjene nacionale. Së
këndejmi nacionalja është megjithatë një faktor i
fuqishëm përbrenda këtyre shteteve dhe kundrejt
vendeve fqinje. Nuk ka asnjë komb në hapësirën
ballkanike i cili nuk ka pjesëtarë të vet të
shpërndarë nëpër shtete të tjera. Kombi del radhazi
si një çështje thelbësore sa herë që kemi të bëjmë
me ekskluzion e me inkluzion politik, me
përshkallëzim të dhunës etnike, natyrën e
formacionit shtetëror, format e qeverisjes,
identitetin nacional e fetar etj. Kombi bëhet çështje
debati edhe kur kemi të bëjmë me integrimin e
pjesës së mbetur të Ballkanit në BE ose kur flitet
për identitetin evropian në këtë rajon. Në këtë
kapitull, synoj t’i trajtoj tri çështje të lidhura me
rastin e Kosovës: tipet e kombeve, kombi dhe
542
Përkitazi me vetvendosjen nacionale dhe me mendimet e
ndrysme lidhur me këtë khs. Moore 1998; Heraclides 1992;
Beran 1993, 479-86.
314
forma shtetërore dhe shteti i qytetar. Këtu mëtoj të
tregoj se inkluzioni dhe ekskluzioni në këtë shtet të
ri të Ballkanit do të varen nga këto tri parakushte,
të cilat më shumë sesa sot mund të paramendojmë
do ta determinojmë ardhmërinë e tij.

Kombi qytetar versus kombi etnik

Parakushti i parë është i lidhur ngushtë me


vetë natyrën e kombit. Për kuptimin e thellë të
natyrës së tij, çështje thelbësore që duhet sqaruar
është se në ç’raport qëndron nacionalja me
integrimin politik e shoqëror. Qenësia e kombit
nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen, porse edhe
me të kaluarën: Nacionalizmi është parë shpesh
fajtor për ngjarje të tilla të rëndësishme si
konfliktet etnike, luftërat dhe për trauma të
ndryshme. Kjo vlen po ashtu edhe për një autor me
ndikim si Michael Ignatieff, i cili i analizoi
konfliktet etnike e nacionale në vende të ndryshme
dhe në rastin e Jugosllavisë për shkaktar të
luftërave e kishte parë nacionalizmin etnik (ethnic
nationalism). Për këtë autor nacionalizmi etnik
qenka agresiv e ekskluziv, ndërsa nacionalizimi
qytetar (civic nationalism) qenka inkluziv. Sipas
tij, ky lloj i fundit i nacionalizmit po e bëka të
mundshëm integrimin e grupeve të tjera kulturore
në një bashkësi politike.543 Që nga shprishja e
Jugosllavisë, analiza të këtilla pati përkitazi me
konfliktet etnike e me luftërat që ndodhën këtu:
Nacionalizmi u barazua thjesht me militarizmin,
autoritarizmin, shovinizmin, ksenofobinë,
543
Ignatieff 1993, 7-50.
315
irracionalitetin, homogjenizimin, spastrimet etnike
e madje edhe me gjenocidin. Sipas Ignatieff-it, ka
dy forma kombesh të cilat ndryshojnë shumë njëra
nga tjetra: kombi qytetar (civic nation) qenka
liberal, voluntar, universal dhe inkluziv; kombi
etnik (ethnic nation) qenka, anasjelltas, joliberal,
diferencues dhe ekskluziv.544 Nga shumë autorë
modernë që janë marr më dezintegrimin dhe
zhbërjen e Jugosllavisë socialiste, kombi etnik u
fajësua për çdo gjë irracionale dhe antinjerëzore që
ndodhi këtu.545
Ka mundësi që mendimet e këtilla të jenë të
qëlluara dhe mund t’i pasqyrojnë disa aspekte të
konflikteve etnike në Jugosllavi. Këto e sqarojnë
porse vetëm një pjesë të kësaj të kaluare dhe jo
motivet e këtyre luftërave etnike. Kjo sepse asnjëri
nga tipet e nacionalizmit s’janë tjetër veçse
zbulime dhe përvojë evropiane. Fillet e dallimit në
dy forma antagoniste të nacionalizmit i kanë
rrënjët në truallin e Evropës. Rogers Brubaker ka
treguar hollësisht se Franca e Gjermania janë ato
që zhvilluan dy forma të ndryshme të shtetit e të
kombit.546 Sipas traditës franceze, kombi është
krijuar mbi bazat e kuadrit të përbashkët
institucional, territorial e ekonomik të shtetit. Në
Francë, kombi ishte konstruktuar nga njësia unike
politike, ndërsa inkluzioni politik kishte sjellur me
vete asimilimin kulturor të minoriteteve regjionale
dhe të emigrantëve. Derisa kombi francez u
544
Së fundi khs. Taras 2002.
545
Duke e përmendur vetëm një nga shembuj, khs. për këtë
Përmbledhjen me artikuj të ndryshëm të Popov 2000 dhe të
Glenny 1999, 634-662. Përndryshe,. literatura përkitazi me
këtë ëstë shumë e gjerë.
546
Brubaker 1992, 1- 17.
316
formësua i përqendruar në shtet, kombi gjerman u
formua rreth strumbullarit popull. Duke qenë se
vetëdija nacionale gjermane u zhvillohu para se të
formohej një shtet-komb, kombi nuk kishte qenë,
sipas Brubaker-it, fakt politik porse fakt etno-
kulturor. Ky komb parapolitik gjerman që ishte në
kërkim të shtetit vetanak, kishte qenë para se
gjithash një bashkësi kulturore linguistike ose
organike, biologjike. Tipi francez i shtet-kombit
ishte rezultat i një procesi të gjatë të ngritjes së
shtetit përbrenda një territori. Formimi nacional
tek gjermanët ishte produkt i dy traditave politike e
kulturore: asaj pruse dhe asaj gjermane. Duke qenë
se vetëdija nacionale gjermane u zhvillua jashtë
shtetit, kur kjo vetëdije nisi të politizohej, kishte
qenë kundër shteteve ekzistuese gjermane.
Se çfarë kuptim kishte kombi në Francë e në
Gjermani, ishte para se gjithash, çështje e
botëkuptimit të elitave të tyre që nga shek. 19.
Natyrisht që në këtë mes me rëndësi të madhe qenë
edhe parakushte të tjera politike, kulturore e
ekonomike, të cilat këtu nuk do të merren në
trajtim. Sa i bie rolit të elitës në formimin e
kombit, këtu duhet të përmenden dy përfaqësues të
rëndësishëm. Ishte Ernst Rennan-i, i cili imazhin
francez përkitazi me “Çka është kombi?” (Qu’est-
ce qu’une nation?) e pasqyroi më së miri në një
ligjëratë të mbajtur në Sorbonë më 11 mars 1882.
Kombi ishte për të një “referendum ditor” (a daily
plebishite). Ekzistimi i tij varej nga besimi se
pjesëtarët e tij i takojnë njëritjetrit dhe se kanë
vullnet të përbashkët politik të cilin do ta
vazhdojnë edhe në të ardhmen.547 Anasjelltas kësaj,
547
Renan 1996, 52-53.
317
për gjermanët kombi është “bashkësi popullore”
(Volksgemeinschaft). Kështu u pasqyrua kombi nga
Lëvizja Gjermane e Romantizmit, ndërsa koncepti
i kombit si një njësi etnolinguistike ishte një
reagim dhe distancim kundrejt Revolucionit
Francez dhe vlerave universale të tij.548 E një
rëndësie të veçantë ishte këtu një çështje tjetër:
Konflikti rreth Alsace-Lorraine. Nga elitat e tyre,
konflikti territorial rreth Alsace-Lorraine u
argumentua nga dy pozicione të ndryshme:
gjermanët e pretendonin këtë territor mbi bazën e
rrethanave objektive etnokulturore; franczët
këmbëngulnin mbi argumentet subjektive politike,
përkatësisht mbi vullnetin e banorëve të saj.
Krahasimi midis kombit politik e kulturor,
subjektiv e objektiv, qytetar dhe atij etnik, u
kthjellua më së miri në veprën e Fridrich
Meinecke-s „Weltbürgertum und Nationalstaat“ të
botuar një vit pas Luftës së Parë Botërore (1919):
Autori i pasqyroi këtu dallimet midis „kombit-
shtet“ (Staatsnation) dhe atij „komb kulturor“
(Kulturnation).549
Në prag të mbarimit të Luftës së Dytë
Botërore, ky dallim u përpunua edhe një herë nga
një autor tjetër i rëndësishëm si Hans Kohn (1944),
i cili dallon dy forma të nacionalizmit: - atë
“perëndimor“ (Western) dhe atë „lindor”
(Eastern).550 Kohn e analizon në të vërtetë tipin
perëndimor dhe flet në veprën e tij për
“perëndimin” (the West) dhe për „pjesën tjetër”
(the rest). Ky nuk e përmend askund një
548
Brubacker 1992, 6-13.
549
Meinecke 1919.
550
Kohn 1967.
318
nacionalizëm lindor. Analiza e tij e kishte për
qëllim, megjithatë, krahasimin e nacionalizmit
qytetar evroperëndimor me nacionalizmin etnik të
Evropës Lindore. Këtu përballeshin logjika
kundrejt pasionit, humaniteti kundrejt dhunës,
toleranca kundrejt urrejtjes dhe inkluzioni kundrejt
ekskluzionit. Sipas mendimit të tij, forma
perëndimore e nacionalizmit ishte përkah natyra e
saj, kryesisht politike dhe nacionalja kishte qenë
zhvilluar përbrenda kuadrit ekzistues të shtetit i cili
i respekton liritë individuale dhe vlerat universale.
Forma Lindore e kombit, në të cilën binte
Gjermania, Evropa Lindore dhe pjesa tjetër e botës
ishte, nga ana tjetër, e natyrës kulturore. Vetëdija
nacionale kishte qenë zhvilluar këndej jashtë, por
edhe kundër shtetit.
Natyrisht që ka autorë të pas kohës së Kohn-
it, të cilët u morën hollësisht me të dyja format e
nacionalizmit dhe i konfirmuan këto pikëpamje.
Këtu do të duhej të përmenden vetëm kalimthi
edhe ata studiues të rëndësishëm të nacionalizmit
si Ernst Gellner, Anthony D. Smith, Eric
Hobsbawm e të tjerë.551 Mirëpo, nuk e shoh të
nevojshme të paraqiten këtu të gjitha ballafaqimet
e tjera teorike sa i takon këtyre formave. E
rëndësishme për çështjen e ekskluzionit dhe
inkluzionit është rrethana që në Ballkan ishte i
përhapur tipi i kombit etnik i cili, përkah natyra,
është difencues dhe ekskluziv. Këtu kishte prioritet
më shumë nacionalizmi gjuhësor dhe i prejardhjes
551
Gellner 199, 133- 162; Smith 1986, 129-149; Hobsbawm
1990, 9-10. Për mendime të ndryshme përkitazi me këto
çështje khs. Tamir 1993; Connor 1994; Barry 1996;
Stavenhagen 1996; Yack 1996; Patten 1999; Brown 2000;
Hutchinson 2000, 651-669; Wimmer 2002.
319
se sa nacionalizmi qytetar apo politik. Kjo vlen për
të gjithë popujt e Ballkanit, të cilët ishin në
konflikte etnike e territoriale njëri me tjetrin dhe të
cilat besojnë sot se dallojnë shumë nga „të tjerët“.
Në fakt, këto kanë diçka të përbashkët: kombi
pranohet gjithandej njësoj dhe elitat e tyre kanë
zhvilluar të njëjtin vizion për kombin. Përkatësia
bazohet tek etniciteti dhe kombi është një bashkësi
kulturore e biologjike e cila është më e
rëndësishme se shtetësia dhe qytetaria. Që nga
fillimi i Lëvizjeve Kombëtare në Ballkan, elitat e
tyre i përdornin „të drejtat historike“, argumente
të së drejtës popullore e natyrore që t’i japin
përparësi „etnisë shtetformuese“ të tyre që na
paskan ekzistuar në antikë ose në mesjetë. Në këtë
mes u krijuan edhe mitet për sqarimin e prejardhjes
ose të „atdheut të kryehershëm“. U parashtruan
gjithashtu tezat historike përkitazi me prioritetet e
ngulitjes së popujve të parë për ta argumentuar
kështu çështjen e kontinuitetit në të banuar të një
etnie në hapësirat ku zunë vend dhe në sosh të
banuara vetëm në faza të caktuara historike. Të
gjitha këto mëtime ishin të lidhura me nevojën e
mendimit prestigjioz për kombin dhe me
pretendimet politike, territoriale kundrejt
hapësirave të tjera.552 Miti i Kosovës si „vend serb
i shenjtë“ mund të përmendet këtu për si shembull
markant.

552
Shih Kitromilides 1989, 149-92; Malcolm 1998, 58-81;
Judah 2000, 1-32; Mazower 2000, 77-103; Sundhaussen
2000, 65-78, por edhe vëllimet përmbledhëse të Schwander-
Sievers dhe të Fischer 2002 të Todorova që u botua në vitin
2004. Një debat teorik mund të gjendet tek Schöpflin 2000,
79-98.
320
Për këtë lloj të vetkuptimit nacional nuk
është aspak e rëndësishme rrethana që në Ballkan
ndodhën procese të ndërsjellta nga pushtuesit dhe
nga vendësit. Rrallë merret parasysh fakti që gjatë
fazave të caktuara të zhvillimit historike këtu
ndikuan procese si ai i helenizimit, romanizimit,
sllavizimit, islamizimit dhe i evropeizimit. Vetëm
kalimthi përmendet që kombet në Ballkan u
formuan nga grupe heterogjene etnike, me ç’rast
ndikuan valë të migrimit, difuzionit, asimilimit dhe
të akulturimit.553 Identiteti nacional është këtu më
shumë se me gjithçka tjetër i barabartë me
etnokulturën, me pararendësit e përbashkët dhe me
gjakun. Së këndejmi, edhe kombi kuptohet si i
përqendruar rreth popullit. Duke qenë se në të
shumtën e rasteve shtetet nuk përputhen me
kombet dhe që gjeografia kulturore e Ballkanit
përbëhet nga zona të përziera, kombi u perceptua
këndej si bashkësi popullore. Së këndejmi, „të
tjerët“, që e kanë një gjuhë tjetër, një kulturë e një
prejardhje tjetër, u diferencuan nga bashkësia
nacionale e tyre. Kështu ishte rasti tek të gjithë
popujt Ballkanit, kështu ishte edhe tek shqiptarët.
Kur që nga mesi i shek. 19 në skenë doli
nacionalizmi shqiptar, kombi nuk u kuptua si një
fakt politik. Nën sundimin osman, shqiptarët dhe
territori ose atdheu i tyre ishte i ndarë në disa njësi
administrative dhe këta përbëheshin nga tri
bashkësi të ndryshme fetare. Për elitën shqiptare që
ishte në formim e sipër, kombi ishte para se
gjithash një realitet etnokulturor. Ishte gjuha e
553
Përkitazi me diskurset postsocialiste në historiografitë e
Europës Juglindore dhe për kombin si subjekt i „kallxim
mjeshtëror“ khs. Brunnbauer 2002/2003, 373- 398
321
veçantë shqipe e folur në Ballkan, botëkuptimi i
prejardhjes ilire të kësaj gjuhe dhe të popullit
shqiptar e përcjellur gjatë lashtësisë dhe luftërat e
Skënderbeut kundër sundimit osman në mesjetë,
ato që paraqisnin bazat e një kombi të lashtë e të ri
të shqiptarëve. Kuptohet se për këtë elitë,
shqiptarët ishin një komb që e synonte një shtet
kombëtar dhe në këtë mes programi politik ishte
një element i rëndësishëm i kombformimit.
Megjithatë, shqiptarët e shihnin veten për si komb
kulturor. Për si të këtillë shqiptarët e shihnin
kombin edhe pas krijimit të shtetit të cunguar të
Shqipërisë, sado që jashtë kufinjëve të këtij shteti
mbeti gjysma e kombit dhe ra nën sundimin e
sllavëve të jugut. Shqiptarët në Kosovë, Maqedoni,
Mal të Zi e në Serbi, të cilët që nga viti 1912 deri
në fund të shek. 20 ishin nën sundimin e Serbisë
ose të Jugosllavisë, e shihnin veten për si bashkësi
më vete kulturore në Ballkan. Këta e paraqisnin
veten për si komb i cili qëndron përmbi ndarjen e
tyre politike e territoriale. Kështu mendonin edhe
serbët: jo vetëm serbët që jetojnë në republikën e
Serbisë, porse edhe grupet etnike të tyre në Mal të
Zi, në Bosnje, Kroaci, Kosovë e në Maqedoni e
shihnin veten për si një bashkësi e kombit serb. Ky
parafytyrimi, në rastin e serbëve, u përkrah edhe
nga hegjemonia e tyre shtetërore mbi popujt e
tjerë, gjë që nuk ndodhi tek shumica e popujve të
Ballkanit.
Së këndejmi, kombet dhe minoritetet
nacionale të Ballkanit u karakterizuan më pak mbi
bazën e fateve të tyre politike se sa nga elementet
mbështetëse të identiteteve të tyre si gjuha, besimi,
historia, territori etj. Për këtë arsye, implementimi i
322
idesë së një kombi qytetar apo kombi politik është
në këtë rajon një çështje shumë komplekse. Kjo
sepse në Ballkan, kombi nuk është definuar
gjithmonë me institucionet politike, dhe kjo vlen
për pejsazhin aktual të kombeve ballkanike. Nuk
bën të përjashtohet mundësia që edhe në Ballkan të
dalë një zhvillim në të ardhmen sipas të cilit
kombet mund t’i kenë edhe elementet territoriale
apo politike ashtu edhe ato kulturore apo organike;
një zhvillim ky që Antony D. Smith e vërejti tek
krijimi i kombeve evropiane por që, megjithatë,
nuk u morr në konsideratë në debatin përkitazi me
natyrën e nacionales.554 Një autor me nam si Smith
konstatonte para shumë vitesh:

“Epilogu i historisë sonë të shkurtër të


formimit të kombeve in botën moderne tregon se
kombet mbartin përbërës dhe parime si territoriale
ashtu edhe etnike, dhe se ata përfaqësojnë një
bashkëdyzim të zorshëm të modelit më të ri
‘qytetar’ dhe atij më të vjetër ‘gjenealogjik’ të
organizimit shoqëror dhe kulturor. Asnjë ‘komb në
formim’ nuk mund të mbijetojë pa atdhe ose pa mit
të zanafillës dhe prejardhjes së përbashkët.
Rrjedhimisht, asnjë ‘etni që aspiron të bëhet komb’
nuk mund t’i arrijë qëllimet e veta pa e realizuar
një ndarje të përbashkët pune dhe mobilitet
territorial; ose barazi ligjore të drejtash dhe
detyrash të përbashkëta për secilin pjesëtar, dmth,
qytetarinë. Natyrisht, kombet e caktuara do të
shfaqin përbërës etnikë dhe territorialë në
përmasa të ndryshme në momente të caktuara të
historisë së tyre”.
554
Smith 1986, 149.
323
Kombi etnik versus shtetit

Dallimi midis dy tipeve të nacionales nuk


është vetëm një diskurs akademik, por ai është po
ashtu një çështje normative: sepse kjo ka të bëjë
edhe me funksionimin e të dy formave të kombeve
në jetën politike. Kësisoj po kaloj tani tek
parakushti i dytë: Kombi dhe forma e shtetit. Në
këtë mes shtrohet pyetja se si përbrenda një shteti
shumetnik sillen politika karshi nacionales dhe në
të cilin vend pjesëtarët e një kombi e mbajnë veten
për bashkësi kulturore, por asesi për një bashkësi
politike?
Përpara se të trajtohet raporti midis kombit
etnik dhe politikës për sa i bie Kosovës, duhet të
konstatohet që për shtetet perëndimore, kombi
qytetar apo politik nuk vlen gjithmonë për si
shembull prej gjedhe. Kombi qytetar nuk është i
përhapur gjithandej nëpër Perëndim. Janë disa
shtete demokratike perëndimore, ku kombi qytetar
është një realitet politik, por që përditë
konfrontohen me tensione politike, që i kanë
rrënjët tek nacionalizmi etnik. Natyrisht që këto
vende janë të karakterizuara me liritë individuale,
por edhe me ato liberale dhe universale kolektive.
Mirëpo, këtu dalin edhe kombe më të vogla
regjionale, të cilat mbështeten tek etniciteti dhe tek
kultura e përbashkët dhe, kësisoj, e sfidojnë në
shumë rrafshe kombin politik. Këto besojnë se nuk
kanë pasur kurrë as një histori të përbashkët me
shtetin të cilit i takojnë dhe as që do ta kenë
ndonjëherë një bashkësi të përbashkët politike në
324
të ardhmen. Këtu nuk është fjala për një retorikë
nacionaliste në fushata zgjedhore si ajo e kohëve të
fundit në Skotlandë.555 Nuk kemi të bëjmë as me
ndjesi konkrete dhe frustrim kundrejt Bashkimi
Evropian si projekt politik, si bie fjala që ishte në
rastin e dështimit të Kushtetutës së BE të vitit
2004.556 Këtu kemi të bëjmë me konfliktet tipike
etnike qe nuk dallojnë shumë edhe nga pjese te
tjera jashtë botës perëndimore. E këtillë ishte në të
kaluarën Belgjika, e cila u karakterizua nga
konflikte të gjata dhe të natyrës etnopolitike midis
flamanëve holandishtfolës dhe valonëve
frëngjishtfolës. Forma e sotme qeverisëse e
Belgjikës dhe ndarja e saj territoriale midis
grupeve etnike që jetojnë këtu është një dëshmi e
së kaluarës konfliktuoze.557 Në ditë tonat, të këtilla
janë shtetet e tjera ku ushtrohet dhuna etnopolitike
e baskëve kundër shtetit të Spanjës,558 konflikti i
gjatë etnik në Irlandën e Veriut midis katolikëve e
protestantëve559 ose nacionalizmi kulturor i
frëngjisfolësve në Quebec kundrejt kombit
anglishtfolës të kanadezëve.560
Këto raste – që janë vetëm disa sosh për t’u
përmendur – ofrojnë një pasqyrë tjetër të
ekskluzionit politik e nacional në pjesën

555
Përkitazi me fushatën zgjedhure në Sktlandë dhe me
rikthimin e nacionalizmit khs. Economist 12, 19, 26 prill
2007
556
Për këtë khs. Economist 2 June 2005.
557
Covell 1997, 275-295.
558
Keating 1997, 204-226; Conversi 1997.
559
O’Leary und McGarry 1993, 54-101
560
Përkitazi me një pikëpamje të vjetër khs.. Breton 1988,
85-101, përkitazi me zhvillimet e reja khs. Day 2000 dhe
Winter 2007, 481.
325
perëndimore të botës. Këto raste dëshmojnë se
edhe përbrenda një kombi qytetar situata është më
komplekse se sa ç’merret disa herë. Këto tregojnë
se disa nacionalizma regjionale janë sipas natyrës
së tyre të karakterit kulturor dhe që shkaktojnë
konflikte më qëllime dhe pasoja etnopolitike.
Madje, deri edhe kombi qytetar francez dhe anglez
që shërben për shembull markant i inkluzionit dhe
integrimit, në një shtet si Kanadaja mund të jetë
eksklusiv dhe diferencues. Pokështu, edhe grupe
etnike më të vogla të Evropës dhe përbrenda BE-
së, për qëllime politike, mund të thirren në
kulturën dhe në pararendësit e përbashkët. Këta e
përdorin “atdheun historik” apo etnohistorinë si
argument për dhunën, mobilizimin etnik dhe për
programe nacionale. Kjo donë të thotë që këtu
gjaku është shpesh më i rëndësishëm se qytetaria
dhe institucionet e përbashkëta politike. Në një
drejtim të tillë, Brubacker konstatonte se nocionet
si kombi etnik dhe kombi qytetar janë të
dykuptimshëm dhe assesi të përpiktë. Ky i dallon
dy forma të tjera të nacionalizmit: të parën ky e
shënjon si formësuar apo “kornizuar nga shteti”
(state-framed), ndërsa të dytën si nacionalizëm
“kundërshtetërore” (counter-state). Në rastin e
parë kombi do të jetë krijuar bashkë kuadrin
institucional, territorial të shtetit. Në të dytin,
kombi paraqitet për si formë më vete që qenka
krijuar në opozitë me kuadrin polik e territorial të
shtetit.561
Për analizën tonë këtu rreth shembullit të
Kosovës nuk është i mjaftueshëm fakti që tipi i
parë del të jetë inklusiv, ndërsa ai i dyti del si
561
Brubaker 1999, 67-69
326
ekskluziv. Kjo sepse sapo tregova këtu që tipi i
parë nuk ofron gjithmonë zgjidhje për një bashkësi
të përbashkët politike. Esenciale për t’i kuptuar
proceset konkrete historike dhe natyrën e kombit
është ajo që konstaton Smith: Transformimi nga
një komb politik në një komb etnik dhe anasjelltazi
nënkupton një zhvillim afatgjatë i cili nuk mund të
parashihet. Së këndejmi, të rëndësishme mbeten
kriteret që kombet i ofrojnë për integrimi ose për
segegracion. Nacionalizmi qytetar e ka një
përparësi, duke qenë se ky mbështetet tek
nënshtetësia dhe përbrenda shtetit i ngërthen të
gjithë qytetarët që jetojnë në atë, pa e marrë
parasysh prejardhjen kulturore e as pozitën sociale
të tyre. Ignatieff-i e paraqet kombin qytetar si
vijon: “all those – regardless of race, colour,
creed, gender, language, or ethnicity – who
subscribe to the nation’s political creed”.562
Mirëpo perceptimi i këtillë i nacionales mund t’i
pasqyrojë vetëm imazhet franceze, britanike e
amerikane dhe të disa vendeve të tjera.563 Ky
botëkuptim mund ta sqarojë, parimisht, integrimin
e emigrantëve në shtetet demokratike evropiane.
Kur kemi të bëjmë me grupe etnike të cilat një
vend konkret e përfytyrojnë për si atdhe të vetëm
dhe prej këndej i nxjerrin historinë, kulturën dhe
identitetin nacional të tyre, atëherë raporti midis
kombeve më të vogla dhe atyre të mëdhave ose të
minoriteteve bëhet një çështje e ndërlikuar.
Nacionalizmi regjional e sfidon legjitimitetin
shtetëror të kombit të madh dhe shteti gjegjës nuk
562
Ignatieff 1993, 6.
563
PërEuropën khs. Soysal 1994, për Shtetet e Bashkuara
khs. Huntington 2004, 181-255.
327
mund t’i përmbush lehtë interesat politike të
kombeve më të vogla. Nëse kërkesat e këtilla
përcillen me përdorimin e dhunës ose nëse kemi të
bëjmë me konflikte midis dy apo më shumë
kombesh rreth ndonjë territori konkret, atëherë
është shumë e vështirë arritja e ndonjë
marrëveshjeje.564 Sepse në raste të tilla, kemi të
bëjmë me pretendime nacionale që e shkaktojnë
dhe e sjellin zhbërjen e shtetit. Shtetdështimi
jugosllav shërben për si shembull tipik i cili
dëshmon se formacioni politik gjegjës ishte për
kombet e saj një lajthitje historike.
Pretendimet nacionale i kushtëzojnë po ashtu
thellësisht edhe proceset e shtetndërtimit. Edhe në
rastin e krijimit të shteteve të reja si Kosova qet
krye çështja se si do të rregullohen raportet midis
shumicës nacionale shqiptare dhe minoriteteve të
kësaj hapësire? Cili është sistemi më i mirë politik
që këto bashkësi nacionale të ndryshme t’i kenë
institucionet e përbashkëta të qeverisjes? A është
vërtetët i mundshëm një integrim përbrenda një
njësie unike politike sa kohë që qytetarët e këtij
mjedisi e shohin veten për si pasardhës të
pararendësve të tyre të ndryshëm? Kombi paraqet
burimin e dorës së parë të identitetit të qytetarëve
dhe stabiliteti politik i këtij shteti varet nga
inkluzioni i të gjitha grupeve etnike të ndryshme
që jetojnë këtu. Janë arsyet historike ato që
Kosovën e bëjnë një shoqëri të ndarë dhe që u
dalin si pengesa të mëdha proceseve integruese;
dhe këtu kemi të bëjmë me raportin midis
shumicës shqiptare dhe pakicës serbe. Kosova
564
Një diskutim i mirë teorik gjendet tek Miller 2000, 110-
143 zu finden.
328
ishte në të kaluarën një vend i okupuar, ndaj të cilit
qeveritë serbe të shek. 20 ushtruan mbi shumicën
shqiptare sistematikisht forma nga më të
ndryshmet të diskriminimit e asimilimit, të
shpërnguljes së popullatës vendëse e të sjelljes së
të tjerave nga jashtë në funksion kolonësh, dhe së
fundi të shfarosjes masovike të shqiptarëve. Kemi
të bëjmë pra me ngjarje që mbi popullatën
shqiptare vepruan si trauma, që ndikuan dhe
vazhdojnë të ndikojnë në botëkuptimet aktuale të
saja.565 Simbol i kësaj të kaluare janë për shqiptarët
regjimet hegjemoniste serbe, por edhe minoriteti
serb i Kosovës.
Mirëpo janë para së gjithash arsyet politike
që determinuan që Kosova nuk ishte në gjendje ta
arrinte një inkluzion të qytetarëve të saj. Së pari,
që nga qershori i vitit 1999 ky territor
administrohet nga misioni paqësor i OKB-ës
(UNMIK). Gjatë këtyre 8 viteve UNMIK-u e
ndihmoi krijimin dhe funksionimin e
institucioneve demokratik vendëse të qeverisjes,
integrimin e popullatës së gjithmbarshme në jetën
politike, ekonomike e sociale dhe e përgatiti
vendin për një zgjidhje politike të statusit politik të
tij.566 Duke qenë se Kosova u vu që nga qershori i
vitit 1999 në pozitë të një status quo-je, ndërsa
marrja e një vendimi mund të pritet për deri në
fillim të vitit 2008, e ardhmja e paqartë politike e
saj mbetet edhe sot e gjithë ditën një faktor me
peshë i segregacionit shoqëror. Sipas mendimit
tim, kjo paqartësi ishte larg më e rëndësishme sesa
pranohet nganjëherë: për pjesën më të madhe të
565
Hoxhaj 2004, 205-227.
566
Hoxhaj 2003, 515-54.
329
popullatës vendore serbe nuk ishte e qartë nëse kjo
jetonte në një vend i cili një ditë do të bëhet vërtet
një shtet i pavarur apo nëse Kosova do të mbetet
edhe më tej pjesë e Serbisë sikundër propagonte
kreu shtetëror serbë. Së dyti, me strukturat e veta
paralele qeverisëse, që vepronin në Kosovë, Serbia
u angazhua për një ekskluzion të serbëve të
Kosovës nga jeta publike. Beogradi e sabotoi me të
gjitha mjetet e mundshme procesin politik, me
qëllim të arritjes së dështimit të UNMIK-ut dhe të
institucioneve të qeverisë vendore drejt arritjes së
një përbashkësie politike. Së treti, tek serbët
vendorë nuk u zhvillua ende një elitë e mëvetshme
politike, që t’i përfaqësojë interesat e bashkësisë së
vet. Për më tepër, udhëheqës të shkapërderdhur
serbë të Kosovës i përsëdytnin qëndrimet e
qeverisë së Beogradit që e pasqyrojnë më shumë
regjimin e Millosheviqit se sa realitetin e ri të pas
vitit 1999. Duke qenë se as serbët vendorë e as
udhëheqësit e tyre nuk kanë përfytyrime të qarta
për të ardhmen e tyre këtu, shoqëria mbetet e
fragmentarizuar thellë. Një gjë të tillë ndodhë për
shkak të etnicitetit dhe politikës.
Në anën tjetër, që nga qershori i vitit 1999 në
Kosovë u hap një debat përkitazi me kombin,
shtetin, nënshtetësinë dhe qytetarin. Bartëse e këtij
debati ishte një pjesë e elitës vendore, por ky debat
nuk mori deri tani ndonjë formë të përcaktuar. Në
debat morën pjesë gazetarë, akademikë e
politikanë, të cilët për këtë çështje aq komplekse
dhanë përgjigje krejt të thjeshta. Disa e shihnin
veten për mbrojtës të kombit shqiptar i cili paska
ekzistuar gjatë gjithë epokave historike – që nga
antika ilire - dhe që do të ekzistojë edhe më tej. Të
330
tjerë e shihnin veten për krijues të një kombi të ri i
cili u formua krahpërkrah me krijimin e shtetit të ri
të Kosovës.567 Natyrisht që ka analiza të mira
përkitazi me konceptet komb, shtet dhe aspektet e
tyre të rëndësishme në Evropën Perëndimore,
Lindore e Juglindore, përfshirë këtu edhe situatën
tek shqiptarët, kombformimin dhe lëvizjen e tyre
nacionale. Megjithatë, analizat e thjeshtësuara dhe
të mirëfillta kanë një gjë të përbashkët: në
interpretimin e çështjeve për kombin dhe
shtetfomimin këto ecën nëpër shteg të gabueshëm,
meqë nuk pasqyronin gjendjen e studimeve në
fushën e nacionalizimit. Kështu kjo pjesë e elitës
së Kosovës nuk ishte i informuar se në Perëndim
ka një traditë të gjatë e cila pretendon në formë të
thjeshtë se nacionalizmi perëndimor qenka i mirë
në krahasim me nacionalizmin lindor. Asaj i
shpëtoi pa e hetuar faktin se disa akademikë e
politikanë perëndimor e kanë akceptuar dallimin
midis nacionalizimit të mirë dhe atij të keq
perëndimore (good west - bad east Nationalism)
për si realitet, pa iu qasur kësaj më përsëafërmi dhe
pa një ballafaqim të mirëfilltë shkencor.568
Pjesëmarrësit në këtë debat sikur nuk e dinin se
botëkuptime të tilla i takojnë të kaluarës dhe asesi
nuk pasqyronin një qasje akademike. Mirëpo, pa i
kuptuar thellë natyrën e kombit dhe format e
nacionalizmit, disa nga ta propagojnë një “komb
kosovar”, i cili veçse po eksituaka dhe i cili do t’i
zgjidh të gjitha problemet.

567
Rreth mendimeve nga më të ndryshmet përkitazi me këtë
khs. përmbldhjen me punime të botuar nga Kelmendi e
Desku 2005. Debati u inicua nga e përjavshmja Java.
568
Hollësisht për këtë Kuzio 2002, 20-39.
331
Sidoqoftë, një debati u shtrua - si edhe
tjetërkund gjatë historisë - në një hark kohor të një
kthese të madhe politike: pas mbarimit të luftës në
qershor të vitit 1999 dhe në lidhje me procesin e
përcaktimit të së ardhmes politike të Kosovës. Dhe
debati u formësua nga dy rrethana: Së pari, shtetet
kërkojnë përherë kohezion dhe identitet në mënyrë
që ta legjitimojnë veten; në këtë kontekst
kombëtarja paraqet një bazë të rëndësishme. Së
dyti, në rastin e shteteve të reja, në Ballkan ka qenë
dhe është shumë e nevojshme që të sqarohen
raportet midis shumicës më të madhe nacionale
dhe minoriteteve. Pyetjeve se kush do ta paraqesë
këtu kuadrin e kohezionit dhe si do të rregullohet
raporti midis popullatës shumicë dhe minoriteteve,
nuk mund t’u jepet përgjigje vetëm mbi bazën e
tipit të kombeve, porse mbi bazën e sistemit
politik. Së këndejmi, besimi se „kombi kosovar “,
i cili të gjitha grupet etnike do t’i shndërrojë në një
komb politik përbrenda një shteti, është një
„fontanë dëshirash“. Një mendimin të këtillë e
kundërshtojnë realiteti, përfytyrimet dhe
botëkuptimet e njerëzve mbi nacionalen. Natyrisht
që sot nuk mund të jepet ndonjë përgjigje se si do
të sillen në planin afatgjatë proceset integruese në
të ardhmen; por tani për tani nuk ka asnjë
argument dhe trend zhvillimi i cili do ta
rekomandonte një koncept të këtillë, i cili edhe do
mund të jetësohej.
Së këndejmi është më e rëndësishme të
mendohet se çfarë forme e qeverisjes i duhet
Kosovës, në mënyrë që kjo ta bëjë të mundshëm
inkluzionin e gjithë popullsisë në jetën publike. Në
këtë kontekst shteti qytetar (civic state) do të ishte
332
forma më e mirë e shtetit dhe një bazë e mirë
politike e shoqërore. Shteti qytetar është
proklamuar nga elitat kosovare për si koncepti më i
mirë politik; por, asnjëherë nuk qe krejt e qartë se
çfarë nënkuptohet me këtë. Është besuar thjesht që
qytetaria apo nënshtetësia (Citenzenship) do të
duhej të ishin shtylla e këtij sistemi politik. Shteti
qytetar ishte baza e platformës të Kosovës në
negociatat përkitazi me statusin: mirëpo, derisa
Prishtina ishte e vendosur për një qytetari të një
bashkësie të përbashkët dhe barabartë politike dhe
për inkluzionin e minoriteteve, Beogradi ishte në
këto negociata i fokusuar tek etniciteti dhe
segregacioni midis njerëzve që jetojnë në
hapësirën e Kosovës.569 Serbia ka qenë dhe është
edhe sot e interesuar për territore dhe Kosovën e
sheh së këndejmi vetëm për si çështje thjesht
territoriale. Për këtë arsye, ajo aplikon konceptin e
ndarjes së territorit dhe të jetës publike përbrenda
Kosovës midis serbëve e shqiptarëve përmes
decentralizimit ose përmes shkëputjes së regjionit
verior përreth qytetit të Mitrovicës. Për Prishtinën,
esenciale në këto negociata ishte si të krijohet baza
më e mirë për krijimin e një bashkësie të re
politike, ku serbët dhe minoritete të tjera përbrenda
një njësie unike politike e territoriale, do t’i
jetësonin më së miri të drejtat e tyre.
Këtu nuk ka nevojë të trajtohen të gjitha
format e qytetarisë apo nënshtetësisë.570 Mirëpo,
sipas mendimit tim, forma e qytetarisë republikane
(republican Citizenship), në krahasim me
konceptin liberal, do të ishte në rastin e Kosovës
569
Vgl. Hoxhaj 2006, 397-400.
570
Vgl. Kymlicka 1995 und 2001.
333
por edhe vendeve të tjera të Ballkanit më e
përshtatshmja. Punimet e teorikut të politikës në
Oxford, David Miller mund të na ndihmojnë që ta
kuptojmë se çfarë donë të thotë qytetaria
republikane.571 Ky i del zot mendimit se një
bashkësi politike është e mirë vetëm atëherë nëse
qytetarët janë të angazhuar aktivisht dhe
bashkërisht vendosin për të ardhmen e tyre.
Natyrisht që qytetarët janë të lidhur përmes rrjetit
të solidaritetit nacional, ata do të përpiqen që ta
aplikojnë drejtësinë dhe t’i respektojnë identitetet e
tjera kulturore të grupeve etnike të minoriteteve.
Një ideal i këtillë politik është për Miller-in jo
vetëm i dëshirueshëm, por edhe i arritshëm. Për ta
jetësuar këtë, ky e rekomandon një formë të re të
politikës së identitetit (Identity Politics), e cila i
njeh pakicat kulturore, etnike e fetare dhe kjo
jetësohet në rrafshin simbolik e material të
institucioneve qeverisëse. Jo vetëm kaq, porse
grupet etnike do të duhej të kishin vende të
rezervuara në institucionet e rëndësishme politike,
ta përdorin të drejtën e tyre të vetos në rastet kur
është fjala për interesa të tyre vital. Thënë
përmbledhtazi, ky mendon se kombi dhe qytetaria
nuk janë në kundërthënie njëri me tjetrin dhe se
përbrenda shoqërive multikulturore minoritetet
mund t’i përfaqësojnë interesat e tyre në jetën
publike, në shoqëri dhe ekonomi.572

Shteti qytetar versus dezentralizimi etnik


571
Miller 2000 41-81.
572
Për një kritikë të ashpër drejtuar Kymlicka-s dhe Miller-it
khs. Barclay 2007, 505-523.
334
Me të lexuar jo vetëm këtë të fundit, porse
edhe autorë të tjerë, fitohet mbresa se teoritë e
këtyre kanë ndikim real e të drejtpërdrejtë në jetën
e përditshme. Kjo sepse mëtimet e këtilla
themeltare nuk janë të panjohura për Kosovën dhe
mund të hasen jo rrallë në diskursin politik edhe
tjetërkund nëpër Ballkan. Kësisoj po i qasem tani
parakushtit të tretë: shtetit qytetar dhe inkluzioni.
Në nënkapitullin e fundit të këtij libri mëtoj ta
analizoj „Propozimi Gjithëpërfshirës për
Marrëveshjen për Statusin e Kosovës“, që u bë i
njohur më 2 shkurt 2007 nga i ngarkuari i posaçëm
i OKB-s Martti Ahtisaari.573 Ky dokument i
përmbyll negociatat midis Kosovës e Serbisë
përkitazi me statusin politik, të cilat u zhvilluan në
harkun kohor shkurt 2006 dhe mars 2007. Nuk
është e qartë se mbi çfarë përvojash u orientua
Ahtisaari dhe nëse ky u angazhua për krijimin e
një shteti qytetar që këtu u shtrua si çështje më
vete. Para se ta trajtojmë këtë çështjeje, është e
nevojshme që të kemi qartësi përkitazi me
nocionin.
Shteti qytetar është një koncept normativ
politik, që për si parim të një bashkësie politike e
preferon mujshinë ose pushtetin politik të të gjithë
qytetarëve. Këtu kombi nuk është në qendër të
shtetit, siç është me rastin e formave të shteteve
konservative. Së këndejmi, ky është një sistem
politik, i cili synon që një shoqërie shumetnike t’ia

573
Untied Nations Security Council: Letter dated 26 March
2007 from the Secretary-General addressed to the President
of the Security Council: Comprehensive proposal for Kosovo
status settlement, S/2007/168, Add.1. 26 March 2007.
335
ofrojë një formë qëllimplote të qeverisjes. Për
Taras Kuzio-n ky lloj shteti ishte zhvilluar që nga
shek. 19 dhe sot ky është një fenomen tjetër në
krahasim me shtetin qytetar të para Luftës së Dytë
Botërore.574 Kuzio ka treguar se disa shtete
qytetare tipike – Britania e Madhe, Franca, Zvicra
dhe Shtetet e Bashkuara – nuk e kanë pasur
gjithmonë të njëjtën formë e përmbajtje dhe se
kombet e tyre dhe bashkësitë e tyre politike kanë
ndryshuar vazhdimisht. Autorë të tjerë mendojnë
se deri tani ka pasur jo vetëm një formë, por
ekzistojnë tipe nga më të ndryshmet të shteteve
qytetare.575 Së këndejmi, nocioni përdoret këtu në
kontekstin e Evropës Juglindore, ku ka vende që
po i bëjnë për të vetat aspekte të rëndësishme të
formës së organizimit politik të shtetit qytetar
perëndimor. Që nga koha e rënies së komunizmit,
në Evropën Juglindore ka disa shtete që janë
përpjekur të arrijnë një konsensus politik për një
gjë të tillë. Për këto vende, shteti qytetar është
forma më e përshtatshme e sistemit politik për ta
evituar potencialin konfliktuoz të nacionalizmit
etnik dhe për t’i integruar në një bashkësi politike
identitetet e ndryshme. Ka porse edhe vende të
tjera në të cilat nuk ka kurrfarë interesimi për këtë
lloj shteti: Serbia është në Ballkan, Bjellorusia në
Evropën Lindore.
Paraprakisht do thënë se në Marrëveshjen e
propozuar, e njohur përgjithësisht si Pakoja apo
Plani i Ahtisaarit, nuk e përmendet as nocioni shtet
e as shtet qytetar. Në Raportin e tij për Këshillin e
Sigurimit të OKB-ës Ahtisaari konstaton: „I have
574
Kuzio 2002, 20-39.
575
Hollësisht për këtë Gross 2005.
336
come to the conclusion that the only viable option
for Kosovo is independence, to be supervised for
an initial period by the international
community.”576 Me Planin e tij ky synoi që për
problemet ekzistuese në Kosovë të ofronte zgjidhje
konkrete – zgjidhje që do të pranoheshin nga
popullata vendëse dhe nga bashkësia
ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse ky dokument
u pranua jo vetëm nga elita vendore, porse edhe
nga SHBA, nga institucione të rëndësishme të BE-
së, nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, nga
NATO-ja dhe institucione të tjera. Dokumenti
ofron para se gjithash zgjidhje që mund t’i
pranonte Serbia dhe kundërshtarë të tjerë të
pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, Serbia e Rusia
e kundërshtuan Planin: për shkak të presionit rus,
procesi që e synonte nxjerrjen njëzëri të një
rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
dështoi. Askush nuk e di sot nëse ky dokument do
të jetësohet në Kosovë me një rezolutë të OKB-ës
apo pa të. Ai në Kosovë u pranua sepse paraqet një
bazë të mirë për shtetin e ardhshëm dhe për
njohjen ndërkombëtare të tij. Megjithatë, kjo
nënkuptonte për Kosovën njëkohësisht edhe
kompromise të dhembshme. Le të përmenden këtu
vetëm dy sfera kompromisesh: Së pari, të drejtat e
zgjeruara për minoritetin serb në rrafshin qendror e
lokal e vënë në dyshim a priori tërësinë politike e
territoriale të vendit.577 Së dyti, prania e madhe në
576
Untied Nations Security Council: Letter dated 26 March
2007 from the Secretary-General addressed to the President
of the Security Council: Report of the Special Envoy of the
Secretary-General on the Kosovo’s future status, S/2007/168,
26 March 2007, 2.
577
Khs. Annex II, III und V.
337
numër dhe masive e bashkësisë ndërkombëtare, e
bëjnë Kosovën njërin ndër entitetet dhe shtetet më
të kontrolluara.578
Qëkur ky Plan u bë i njohur, besohet gjithnjë
e më shpesh se ai ngërthen bazën për një shtet
qytetar. Për si i këtillë ai mund të interpretohet
pjesërisht, sakohë që Kosova paraqitet këtu si
bashkësi politike e qytetarëve të saj. Mirëpo,
njëkohësisht duhet konstatuar që në bazë të tij në
Kosovë nuk ka as një komb titular e as një popull
shtetformues. Shumica shqiptare, e cila në Kosovë
paraqet një identitet historik kombëtar, nuk
përmendet për si popull shtetformues. Kosova nuk
përshkruhet as si shtet i shqiptarëve dhe i grupeve
të tjera etnike që jetojnë në këtë vend, që në të
vërtetë do të ishte një definicion real. Po të kihet
parasysh përbërja etnike e popullsisë ku
proporcioni është 90 % shqiptarë me 10% serbë,
turqë, myslimanë sllavë (goranë, boshnjakë) dhe
romë (romë, egjyptas, hashkali), bëhet e qartë se
çfarë formacioni politik është Kosova. Tek
mospërmendja e një kombi titular një rol e ka
luajtur rrethana që kombi serb e sheh veten këtu
për si popull shtetformues dhe Kosovën e kupton
për si pjesë të Serbisë. Megjithatë, në këtë
dokument Kosova nuk definohet as si shtet qytetar;
por janë vetëm disa elemente, që shpijnë në këtë
drejtim interpretimi. Sakohë që kësaj forme
shtetërore i atribuohen institucione politike,
territori dhe mirëqenia e një bashkësie politike, në
këtë dokument mund të gjenden aty-këtu elemente
të shtetit qytetar. Në këtë frymë mund të

578
Khs. Annex VIII, IX, X and XI
338
interpretohen disa rreshta të këtij dokumenti, në të
cilët lexohet:579

“1.1. Kosova do të jetë shoqëri shumetnike, e cila


qeveriset në mënyrë demokratike, dhe me
respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes
institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe
gjyqësore.
1.4. Kosova do të ketë ekonomi të hapur të tregut
me konkurrencë të lirë.
1.5. Kosova do të gëzoj të drejtën e negocimit dhe
lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të
drejtën për të kërkuar anëtarësim në organizata
ndërkombëtare.
1.6. Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë gjuha
shqipe dhe serbe.
1.7. Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta
kombëtare, përfshirë flamurin, stemën dhe himnin,
të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.
1.8. Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale
ndaj asnjë shteti apo pjese të ndonjë shteti dhe nuk
do të kërkojë bashkim me asnjë shtet apo pjesë të
ndonjë shteti.”

Kosova paraqitet për si bashkësi politike


edhe tjetërkund. Nocionet qytetarë (citizens) dhe
nënshtetësia (citizenship) përdoren këtu në
kontekstin politik. Ka raste, kur këta qytetarë
përmenden si banorë (inhabitans). Bie në sy që në
këtë dokument nuk ka as një shumicë shqiptare e
as pakica të tjera. Bashkësitë nacionale shënjohen
me nocionin Komunitete (Communites) të cilat

579
General Principles, Article 1.
339
këtu definohen si „Banorët të cilët i përkasin të
njëjtit grup kombëtar apo etnik, gjuhësor apo fetar
të cilët tradicionalisht janë të pranishëm në
territorin e Kosovës”.580 Me këtë rast janë
përcaktuar të drejtat e tyre si në rrafshin simbolik e
të identitetit kombëtarë ashtu edhe në atë material
e publik. Është rregulluar si psh. përfaqësimi i tyre
në parlament duke ua rezervuar këtyre vendet; e
drejta e vetos kur është puna për të drejtat e tyre
jetësore, pjesëmarrja në qeverinë qendrore, në
sistemin juridik etj..581 E jashtëzakonshme është që
ky dokument merret kryesisht - rrafsh 70% - me të
drejtat dhe me masat mbrojtëse për serbët lokalë.
Por, megjithatë, nocioni “Komunitete” nuk e
nënkupton popullatën shumicë. Popullata shumicë
shqiptare është herë-herë identike me emrin
„Kosova“, ndonjëherë edhe me “Institucionet
Qeverisëse”.582 Kosova, si bashkësi politike e ka
territorin e vet. Ky, ç’është e drejta, nuk është
definuar për si territor shtetëror, porse është
paraqitur në kuadrin e institucioneve të sigurisë
dhe të sigurisë në rajon. Këtu është fjala para se
gjithash për rolin e institucioneve vendëse të
sigurisë dhe për praninë ndërkombëtare civile e
ushtarake që ka të bëjë me kontrollimin e
kufinjëve. Në dokument, përkitizi me këtë,
shkruan: 583

“Territori i Kosovës do të definohet nga vija


kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të
580
Annex II, Article 1.
581
Annex II, Article 3 und 4.
582
Siehe zum Beispiel Annex II, Article 2, aber auch
andereswo.
583
Annex VIII, Article 3.
340
Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative
të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija
kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të
vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në
mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe
ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë me 23
Shkurt 2001.”

Territori dhe elementet e tjera të përmendura


më lart dëshmojnë se institucionet qeverisëse
qendrore mund të cilësohen për si të përbashkëta
dhe të një bashkësie politike. Mirëpo, këtu nuk
kemi të bëjmë, me një shtet qytetar të mirëfilltë,
sikundër do ta dëshironte popullata dhe elita
vendëse shqiptare dhe ashtu siç mund të pritej nga
një Marrëveshje ndërkombëtare. Kjo sepse, në
strumbullarin e shtetit nuk janë këtu as qytetarët e
as qytetari si parim politik; për më tepër këtu nuk
ka as shumicë shqiptare dhe minoritet të tjera,
sepse këtu askund nuk përmenden fjalët as
shumicë dhe pakicë. Në fakt, në qendër të shtetit
janë këtu bashkësitë etnike e kulturore,
përkatësisht „Komunitetet“. Për këtë arsye, ky
dokument krijon parakushtet që aplikimi i idesë
bazë të qytetarisë në procesin e shtetformimit të
bëhet më i vështirë. Kjo sepse shteti modern e vë
për kusht një autoritet të fortë e efektiv të qeverisë
qendror, i cili pushtetit mund ta ushtrojë mbi gjithë
popullsinë përbrenda kufinjëve të tij. Por, ky
realitet nuk ndodhi edhe në Kosovë: Që nga
qershori i vitit 1999 as UNMIK-u e as institucionet
vendore qeverisëse nuk qenë në gjendje që serbët
lokalë të Kosovës dhe të regjionit verior përreth
Mitrovicës t’i sillnin në kontrollin politik të tyre.
341
As bashkësia ndërkombëtare nuk shfaqi në këtë
drejtim ndonjë përkrahje kushedi sa të madhe, që
qeveria e Kosovës, si institucioni më i lartë, ta
ushtronte në këtë trevë pushtetin e saj politik.584 Ky
segment nuk është paraparë as në këtë dokument.
Sadoqë synohen një shoqëri shumetnike dhe
institucione të përbashkëta të qeverisjes, të gjitha
këto vehen – praktikisht - në pikëpyetje përmes
decentralizimit etnik e territorial.
Përmes decentralizimit, serbëve lokalë u
ofrohet një pozitë asimetrike, e cila thjesht e veçon
një jetë publike dhe një territor midis serbëve e
pjesës tjetër të popullatës së Kosovës. Këtu
parashihet të krijohen komuna të cilat do të vlejnë
si çati për gjithë popullatën serbe të Kosovës dhe
që, vështruar në aspektin etnik, do të përbëheshin
kryesisht nga pjesëtarë të minoritetit serb. Këto
komuna kanë kompetenca në fushën e arsimit, të
shëndetësisë, policisë, çështjeve sociale, kulturës
etj. të cilat, normalisht, u takojnë qeverive
qendrore, njësive federale ose kantoneve.585
Përbrenda Kosovës, këto mund të bashkëpunojnë -
përmes një partneriteti – në të gjitha rrafshet e jetës
dhe të veprojnë si një njësi në vete.586 Këto
komuna mund të bashkëpunojnë me institucionet
qeveritare të Serbisë dhe të përkrahen financiarisht
e me personel nga Beogradi.587 Pakoja parasheh
edhe që të krijohen zona të mbrojtura për
manastiret dhe për kishat ortodokse, të cilat
ngërthejnë më vete hapësira të mëdha; që kanë të

584
Hoxhaj 2003, 531-546.
585
Annex III, Article 4, 7, 8,
586
Annex III, Article 9.
587
Annex III, Article 10 und 11.
342
drejta e privilegje të jashtëzakonshme çfarë nuk
kanë asnjëra nga bashkësitë fetare apo monumente
të tjera kulturore.588 Plani në fjalë i ofron pra
minoritetit lokal serb prej 7 % të drejta çfarë nuk i
ka asnjë minoritet në Evropë. S’ka dyshim që ky
vëllim i të drejtave i kapërcen kufinjtë e të gjitha
standardeve evropiane, edhe kur është fjala për
pozitën e serbëve lokalë në institucionet qendrore
apo lokale qeveritare.
Për shkak të presionit nga Ahtisaari,
Prishtina ishte e shtrënguar që - në kuadrin e
decentralizimit - ta bënte edhe një kompromis
tjetër të madh, i cili e vë në pikëpyetje tërësinë e
vendit dhe që në perspektivë do të shkaktojë
tensione etnike në Kosovë: U pranua që qyteti i
Mitrovicës, i cili para qershorit të vitit 1999 ishte i
banuar kryesisht nga shqiptarët, të ndahet në dy
komuna të veçanta– një shqiptare e një serbe.589
Përveç kësaj, ekziston droja që qëndrim final i
Beogradit është ndarja etnike e territoriale të trevës
veriore dhe ndajmbathja e saj Serbisë. Sadoqë
ndarja nuk është shtruar në tavolinë si mundësi
potenciale as nga pala serbe dhe bashkësia
ndërkombëtare deri më tani, nuk mund të besohet
aspak që për shkak të situatës në Mitrovicë,
popullata mund të kapërcejë kufirin etnik e
territorial dhe të integrohet në një bashkësi të
përbashkët politike. Së këndejmi nuk mund të
përjashtohet mundësia që me rastin e
implementimit të këtij Plani, përbrenda shtetit të
ardhshëm të Kosovës të krijohet një entitet serb.
Kjo sepse tani nuk mund të parashihet nëse me
588
Annex V, Article 4 und 5.
589
Annex III, Article 13.
343
rastin e implementimit të decentralizimit mbi
bashkësinë serbe lokale pushtetin do ta ushtrojë
Prishtina apo Beogradi. Beogradi, i cili këtë
Marrëveshje nuk do ta pranojë kurrë, e ka një rol të
rëndësishëm në implementimin e saj.590 Përmes
presionit politik e financiar, Beogradi mund t’i
keqpërdor edhe më tej komunat serbe për ta krijuar
këtu një „konflikt të ngrirë“ të ri. Kjo do ta
shkaktonte dështimin e krijimit të një bashkësie të
përbashkët politike dhe veprimin e një
nacionalizmi regjional të serbëve lokalë kundër
shtetit të ri, nacionalizëm ky që në pjesën veriore
të Kosovës do të shkaktonte instabilitet,
segregacion e madje edhe separatizëm. Për pasojë,
qytetarët e Kosovës do të shihen më tej si bashkësi
të ndara kulturore. Kombi do të kuptohej këtu edhe
për kohë të gjatë si një bashkësi e gjakut ose e
kulturës, që do të mbisundojë mbi bashkësinë e
përbashkët politike dhe do ta ushqejë ekskluzionin.

Përmbledhje

Ky kapitull i fundit konstaton se debati rreth


ekskluzionit dhe inkluzionit politik e shoqëror
është në të vërtet një debat rreth kombit dhe
nacionalizimit dhe se me njohjen ndërkombëtare të
shtetit të pavarura të Kosovës do të marrë fund
krijimi i shteteve të reja në Ballkan përgjatë vijave
nacionale. Mirëpo, kjo nuk donë të thotë që
nacionalizmi i bashkësive më të vogla kulturore
nuk do të ndikojë edhe më tej mbi formën e shtetit
dhe mbi organizimin e jetës politike. Këtu kam
590
General Principles, Article 1, 1.9.
344
diskutuar në rrafshin teorik edhe çështjen e natyrës
se nacionales për të treguar se ndarja në kombin
etnik dhe kombin qytetar është vetëm një
përshkrim i idealizuar, dhe se këto forma të
idealizuara mund të ndeshen jo vetëm tek autorë
perëndimor, por edhe tek elitat ballkanike. Në
Evropë apo Ballkan këto tipe të kombeve nuk
përputhen gjithmonë me realitetet historike dhe
politike. Ndër popuj të Ballkanit ishte përhapur
forma e nacionalizmit etnik, i cili shkaktoi jo
vetëm segregacion dhe shprishje shteti, porse edhe
integrim e shtetformim përbrenda një bashkësie
kulturore. Jo vetëm gjatë historisë, porse edhe sot
kombi ishte në këtë hapësirë një fakt kulturor dhe
jo politik. Përkundër kësaj, jam i mendimit se në
Ballkan nuk mund të ketë ndonjë kundërthënie
midis kombit dhe politikës, përfshirë këtu edhe
rastin e Kosovës. Së këndejmi, nuk ka kurrfarë
opozite midis kombit dhe qytetarisë apo
nënshtetësisë nëse kemi të bëjmë me qytetarin e
tipit republikan. Kjo sepse përbrenda një bashkësie
politike, kombi dhe forma republikane e
nënshtetësisë qëndrojnë në raport dinamik.
Natyrisht që këto janë, në rrafshin konceptual, të
ndryshme, por megjithatë autentike dhe asnjëri nuk
synon të triumfojë mbi tjetrin: Kombi dhe qytetaria
kanë nevojë njëri për tjetrin dhe ekzistojnë në
raport ndërvartësie duke e përkrahur njëritjetrin.
Forma më e përshtatshme për një
ndërvartësie të tillë është shteti qytetar, i cili është
dëshmuar për si sistem i suksesshëm politik. Këso
elementesh, të cilat Kosovën mund ta shndërrojnë
në një bashkësi të përbashkët politike, mund të
gjenden pjesërisht në Planin e të ngarkuarit të
345
posaçëm të OKB-ës për statusin e Kosovës Martti
Ahtisaari. Mirëpo, Kosova nuk është paraqitur në
këtë dokument as si shtet qytetar, sikundër thuhet
herë pas here, e as si shtet nacional i cili do të ishte
„në pronësi“ të popullatës shqiptare shumicë dhe të
minoriteteve që jetojnë në këtë vend. Forma e
qeverisjes është skicuar në këtë Plan ashtu që
Kosova del të jetë një shtet kulturor neutral i
„Komuniteteve“. Në qendër të shtetit këtu nuk janë
as qytetarët, as shumica shqiptare sepse në këtë
dokument nuk ka as shumicë as pakicë. Në qendër
të shtetit këtu janë bashkësitë etnike e kulturore të
cilat shënjohen me nocionin „Komunitete“. Së
këndejmi, që Ahtisaari e ka propozuar sipas
mendimit tim një denacionalizim apo deetnizim të
shtetit i cili nuk i takon asnjë kombi, por që do të
duhej të funksiononte si një ndërmarrje e
udhëhequr racionalisht. Mirëpo, kjo vlen sa u
përket institucioneve qendrore qeverisëse të
Kosovës. Kjo sepse, denacionalizimi apo
deetnizimi i shtetit vihet në pikëpyetje për shkak të
të drejtave të jashtëzakonshme për minoritetin
serb: decentralizimi i bën vetëm serbët vendorë
pronarë të komunave lokale të cilat janë të banuara
me shumicë nga serbët. Qeverisë së Kosovës, si
autoritet qendror, i është shkurtuar dora sa i përket
ushtrimit të pushtetit në këto komuna dhe këto të
fundit janë të ndara nga pjesa tjetër e jetës publike.
Me Plan, së këndejmi, nuk janë krijuar parakushte
për krijimin e një bashkësie politike dhe për
integrimin në të të serbëve të Kosovës.
Përkundrazi: nëse me rastin e implementimit të tij,
ai nuk interpretohet në përputhje me realitetin,
mund të pasojë segregacioni i serbëve lokalë i cili
346
mund të drejtohet nga separatizmi dhe
nacionalizmi regjional në pjesën veriore të
Kosovës. Siç u tregua këtu, ky Plan mund të
kritikohet në rrafshin akademik në shumë
pikëpamje, por Ahtisaari ka ofruar zgjidhje të cilat
- sipas pikëpamjes së tij - në një hark afatgjatë
kohor do të rezultojnë me integrim në një bashkësi
politike që do ta shemb digën e segegracionit.

Barry, Brian: Nationalisms versus Liberalism, in:


Nations and Nationalism 2, 3, 430-435.
Beran, Harry: Border Disputes and the Right of
National Self-Determination, in: History of
European Idea 16, 4-6, 1993, 479-86.

Ignatieff, Michael: Blood and Belonging: Journeys


into the New Nationalism, London: Chatto und
Windus 1993.
Jelavich, Charles und Jelavich Barbara: The
Establishment of the Ballkan National States.
Seattle u.a. 1977.
Keating, Michael: Spain: Peripheral Nationalism
and State Response, in: John McGarry and
Brendan O’Leary (Hrsg.), The Politics of Ethnic
347
Conflict Regulation, London, New York : Routledge
1997, 204–226.
Kedourie, Elie: Nationalism, London 1960.
Kelmendi, Migjen und Desku, Arlinda: Who is
Kosovar? Kosovar Identity, Prishtinë: Java 2005.
Kitromilides, Paschalis: ‘Imagined communities’
and the origins of the national question in the
Ballkans, in: European History Quarterly 19, 1989,
2, 149-92.
Kohn, Hans: Nationalism: Its Meaning and
History, Princeton 1955.
Kohn, Hans: The Idea of Nationalism, New York
1967.
Kuzio, Taras: The Myth of the Civic State: A
Critical Survey of Hans Kohn’s Framework for
Understanding Nationalism, in: Ethnic and Racial
Studies 25, 1, 2002, 20-39.
Kymlicka, Will: Multicultural Citizenship, Oxford:
Oxford University Press 1995.
Kymlicka, Will: Politics in Vernacular:
Nationalism, Multiculturalism and Citizenship,
Oxford: Oxford University Press 2001.
Margaret Moore (Hrsg.), National Self-
Determination and Session, Oxford: Oxford
University Press, 1998.
Malcolm, Noel: Kosovo: A Short History, London:
Macmillan 1998.
Mazower, Mark: The Ballkans, London: Phoenix
Press 2000.
Meinecke, Friedrich: Weltbürgertum und
Nationalstaat: Studien zur Genesis des Deutschen
Nationalstaates, München und Berlin: R.
Oldenburg 1919.

348
Miller, David: On Nationality, New York: Oxford
University Press 1995.
Renan, Ernst: What is a Nation, in: Geoff Eley and
Ronald Grigor Suny (Hrsg.). Becoming National:
A Reader. New York: Oxford University Press
Roudometof, Victor: Invented Traditions,
Symbolic Boundaries, and National Identity in
Southeastern Europe: Greece and Serbia in
Comparative Historical Perspective (1830-1880),
in: East European Quarterly 32 H 4, 1998, 429-
468.
O’Leary, Brendan und McGarry, John: The
Politics of Antagonism: Understanding Northern
Ireland, London: The Athlone Press 1993.
O’Leary, Brendan: An Iron Law of Nationalism
and Federation? A (neo-Diceyian) Theory of the
Necessity of a Federal Staatsvolk, and of
Consociational Rescue, in: Nations and
Nationalism 7, 3, 2001, 273-296.
Patten, Alan: The Autonomy argument for Liberal
Nationalism, in: Nations and Nationalism 5, 1,
1999, 1-17.
Schöpflin, George: The Rise and Fall of
Yugoslavia, in: John McGarry und Brendan
O’Leary (Hrsg.), The Politics of Ethnic Conflict
Regulation, London, New York: Routledge, 1997,
179-204.
Popov Nebojsa: The Road to War in Serbia:
Trauma and Catharsis, Budapest: Central
European University Press 2000.
Schöpflin, George: Nations, Identity, Power: The
New Politics of Europe. London: Hurst 2000.

349
Schwandner-Sievers, Stephanie und Fischer, J.,
Bernd (Hrsg.): Albanian Identities: Myth and
History. London: Hurst 2002.
Seton-Watson, Hugh: Nations and States. London:
Westview Press 1977.
Skendi, Stavro: Zgjimi kombëtar shqiptar, Tirana
2000 (The Albanian National Awakening 1878-
1912, Princeton 1967).
Smith, D., Anthony: The Ethnic Origins of
Nations, Oxford und Cambridge: Blackwell 1988.
Smith, D., Anthony: National Identity, Reno, Las
Vegas, London: University of Nevada Press 1991.
Smith, D., Anthony: Nationalism and Modernism,
London, New York: Routledge 1998.
Soysal, N. Yasemin: Limits of Citizenship:
Migrants and Postnational Membership in Europe,
Chicago: Chicago University Press 1994.
Stavenhagen, Rodolfo: Ethnic Conflicts and
Nation-State: Basingstoke: Macmillan 1996.
Sundhaussen, Holm: Der Einfluß der Herderschen
Ideen auf die Nationsbildung bei den Völkern der
Habsburger Monarchie, München 1973.
Sundhaussen, Holm: Nationsbildung und
Nacionalizmi im Donau-Ballkan-Raum, in:
Forschungen zur osteuropäischen Geschichte 48,
1993, 233-258.
Sundhaussen, Holm, Kosovo: Eine
Konfliktgeschichte, in: Jens Reuter und Konrad
Clewing (Hrsg.), Der Kosovo Konflikt: Ursachen,
Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt u.a.: Wieser
2000, 65-89.
Tamir, Yael: Liberal Nationalism, Princeton, NJ:
Princeton University Press. 1993.

350
Taras, Roy: Liberal or Illiberal Nationalisms,
Macmillan: London 2002.
Todorava, Maria: Ballkan Identities: Nation and
Memory, Hurst and Company: London 2004.
Wimmer, Andreas: Nationalist Exclusion and
Ethnic Conflict: Shadow of Modernity, Cambridge:
Cambridge University Press 2002.
Winter, Elke: Neither ‘America’ nor ‘Quebec’:
constructing the Canadian multicultural nation, in:
Nations and Nationalism 13, 3, 2007, 481-505.
Yack, Bernard: The Myth of the Civic Nation, in:
Critical Review 10, 2, 1996, 193-211.

Literatura

Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i Historisë


(ed.). 2000. Historia e popullit shqiptar II: Rilindja
kombëtare, vitet 30 të shek. XIX-1912. Tiranë:
Toena.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i Historisë
(ed.) 2002. Historia e popullit shqiptar I. Tiranë:
Toena.
Alföldy, Geza. 1965. Bevölkerung und Gesellschaft der
römischen Provinz Dalmatien. Budapest.
Alföldy, Geza. 1972. ‘Südosteuropa im Altertum: Von der
Vielfalt zur Einheit’, in: Südostforschungen 31: 1-16.
Alföldy, Geza. 1988. ‘Die Romanisierung in den Do-
nauprovinzen Roms’, in: Peter von Kneißl, (ed.):
Alte Geschichte und Wissenschaftsgeschichte:
Festschrift für Karl Christ zum 65. Geburtstag.
Darmstadt: 1-21.

351
Alvarez, Alex. 2001. Governments, Citizens and
Genocide: A Comparative and Interdisciplinary
Analysis. Bloomington, Indianapolis: Indiana
University Press.
Aly, Götz. 1999. Macht, Geist und Wahn: Kontinuitäten
deutschen Denkens. Frankfurt am Main.
Anderson, Benedict. 1998. Die Erfindung der Nation:
Zur Karriere eines folgenreichen Konzepts.
Frankfurt am Main.
Anzulović, Branimir. 1999. Heavenly Serbia: From
Myth to Genocide. London: Hurst & Company.
Balkanicus (pseud. Stojan Protić). 1913. Albanski
problem i Srbija i Austro-Ugarska. Beograd:
Knjižarnica Gece Kona.
Bajrami, Hakif. 1981. Rrethanat shoqërore dhe politika
në Kosovë më 1918–1941. Prishtina: Rilindja.
Bajrami, Hakif. 1983. ‘Konventa jugosllave-turke e
vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve’,
Gjurmime albanologjike: Seria e shkencave
historike 12: 243-271.
Barclay, Linda. 2007. Equality Respecting
Nationalism and the Relevance of Culture, in:
Nations and Nationalism 13, 3, 505-523.
Bartl, Peter. 1968. Die albanischen Muslimen zur Zeit der
nationalen Unabhängigkeitsbewegung. Wiesbaden.
Bartl. Peter. 1985. Grundzüge der jugoslawischen Gesch-
ichte. Darmstad: Wissenschaftliche Buchgesellschaft.
Bartl, Peter. 1993. ‘Die Albaner’, in Michael W.
Weithmann, (ed.) Der ruhelose Balkan: Die
Konfliktregionen Südosteuropas. München: C. H.
Beck, 176-204.
Bartl, Peter. 1999. Shqipëria: Nga mesjeta deri sot.
Prizren (Albanien: Vom Mittelalter bis zur
Gegenwart. Regensburg: 1995).
Banac, Ivo. 1984. The National Question in
Yugoslavia: Origins, History, Politics. Ithaca and
London: Cornell University Press.
352
Banac, Ivo. 1995. ‘The Dissolution of Yugoslav
Historiography’, in Sabrina Petra Ramet,
Ljubiša, Adamovich (eds.), Beyond Yugoslavia:
Politics, Economics, and Culture in a Shattered
Community, Boulder.
Blagojević, Marina. 2000. “The Migration of Serbs
from Kosovo during the 1970s and 1980s: Trauma
and/or Catharsis”, in Nebojša Popov (ed.), The
Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis.
Budapest: Central European University Press, 212-
243.
Beckmann-Petey, Monika. 1990. Der jugoslawische
Föderalismus. München: R. Oldenbourg Verlag.
Behrenbeck, Sabine. 1996. Der Kult um die toten
Helden: Nationalsozialistische Mythen, Riten dhe
Symbole. Greifswald.
Bennett, Christopher. 1995. Yugoslavia’s Bloody
Collapse: Causes, Course and Consequences. New
York: New York University Press.
Beran, Harry. 1993. ‘Border Disputes and the Right of
National Self-Determination’, History of European
Ideas: 16, 4-6, 479-86.
Berding, Helmut (ed). 1996. Nationales Bewußtsein
und Kollektive Identität: Studien zur Entwicklung
des kollektiven Bewußtseins in der Neuzeit 2.
Frankfurt am Main.
Bogdanović, Dimitrije. 1985. Knjiga o Kosovu.
Beograd: Srpska akademija nauka i umjetnosti,
Posebna izdanja, 566.
Bolmez, Bülent. 2003. ‘Sami Frashëri apo Shemsedin
Sami’, in: Perpjekja 18, Vjesht-Dimër, 118- 145.
Bopp, Franz. 1855. Über das Albanesische in seinen
verwandtschaftlichen Beziehungen. Berlin.
Booth, Ken (ed.). 2003. The Kosovo Tragedy: The
Human Rights Dimensions. London: Frank Cass.

353
Boyce, K. James. 2002. Investing in Peace. Aid and
Conditionality After Civil Wars. Oxford: Oxford
University Press.
Böckenförde, Ernst-Wolfgang. 1999. Staat, Nation,
Europa: Studien zur Staatslehre,
Verfassungstheorie und Rechtsphilosophie.
Frankfurt am Main 1999.
Brandt Miroslav dhe Bože Čović (eds.). 1991. Izvori
velikosrpske agresije: Rasprave, dokumenti,
kartografski prikazi. Zagreb.
Brand, Susanne und Gerd Krumeich (eds.). 1999.
Schlachtenmythen. Wien.
Braun, Maximilian. 1937. Kosovo: Die Schlacht auf
dem Amselfelde in geschichtlicher und epischer
Überlieferung. Leipzig.
Brown, David. 2000. Contemporary Nationalism:
Civic, Ethnocultural and Multicultural
Politics, London: Rutledge.
Brubaker, Rogers. 1992. Citizenship and
Nationhood in France and Germany,
Cambridge, MA: Harvard University Press.
Brubaker, Rogers. 1999. The Manichean Myth:
Rethinking the distinction between ‘civic’ and
‘ethnic’ nationalism, in: Hanspeter Kriesi u.a.
(Hrsg.), Nation and National Identity:
Collective Identities and National
Consciousness at the End of the 20th Century,
Chur: Rüegger, 55-73.
Brunnbauer, Ulf. 2002-2003. Kontinuitäten und
Wandel: Aktuelle Trends in den
postsozialistischen Historiographien
Südosteuropas, in: Südostforschungen 61/62, ,
373-398.
Brunner, Georg. 2000. ‘Völkerrecht und
Selbstbestimmungsrecht in Kosovo’, in Jens Reuter
und Konrad Clewing (eds.), Der Kosovo Konflikt:
354
Ursachen, Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt, Wien,
Ljublana: Wieser Verlag, 117-135.
Bugajski, Janusz, Hitchner, B. Bruce and Williams,
Paul. 2003. Achieving a Final Status Settlement for
Kosovo. Washington D.C.: Center for Strategic and
International Studies.
Burg, Steven. 1983. Conflict and Cohesion in Socialist
Yugoslavia. Princeton.
Buda, Aleks. 1986. Shkrime historike 1, Tiranë.
Çabej, Eqrem. 1975, 1976, 1977. Studime gjuhësore I-
V. Prishtinë.
Çabej, R., Nelson. 1990. Autoktonia e shqiptarëve në
studimet gjermane, Prishtinë.
Čalić, Marie-Janine. 2003. ‘Kosovo 2004’,
Südosteuropa 52, 7–9: 341–354.
Caplan, Richard. 2002. A New Trusteeship? The
International Administration of War-Torn
Territories. Oxford: Oxford University Press.
Carment, David and Harvey, Frank. 2000. Using Force
to Prevent Ethnic Violence: A Evaluation of Theory
and Evidence. Westport: Prager Publishers.
Carment, David and Patrick, James. 2000. ‘Explaining
Third-Party Intervention in Ethnic Conflict: Theory
and Evidence’, Nations and Nationalism 6: 173–
202.
Cerović, Vuksan. 1989. Kosovo: Kontrarevulucija koja
teče. Beograd, Pristina.
Chesterman, Simon. 2001. Just War or Just Peace?
Humanitarian Intervention and International Law.
Oxford: Oxford University Press.
Chesterman, Simon. 2005. You, The People: The
United Nations, Transitional Administration and
State-Building. Oxford: Oxford University Press.
Cigar, Norman. 1994. ‘Serbia’s Orientalists and the
Islam: Making Genocide Intellectually
Respectable’, in: Islamic Quarterly: Review of
Islamic Culture 38, 3: 147-170.

355
Cigar, Norman. 1995. Genocide in Bosnia: The Policy
of ”Ethnic Cleansing”. College Station, TX: Texas
A&M University Press.
Cigar, Norman. 2001. Vojislav Koštunica and Serbia’s
Future. London: Saqi Books.
Ćirković, Sima. 1987. ‘O Kosovskom boju’, in:
Zadužbine Kosova: Spomenci i znamenja srpskog
narorda. Prizren: 560-578.
Clark, Howard. 2000. Civil Resistance in Kosovo.
London: Pluto Press.
Clewing, Konrad. 2000. ‘Mythen und Fakten zur
Ethnostruktur in Kosovo: Ein geschichtlicher
Überblick’, in: Jens Reuter and Konrad Clewing
(eds.), Der Kosovo Konflikt: Ursachen, Verlauf,
Perspektiven, Klagenfurt, Wien, Ljublana: Wieser
Verlag, 25-63.
Clewing, Konrad. 2002. ‘Der Kosovokonflikt als
Territorial- und Herrschaftskonflikt 1878-2002:
Chronologie und Beteiligte’, in: Hermann Beyer-
Thoma, Olivia Griese and Zsolt K. Lengye (eds.),
Münchener Forschungen zur Geschichte Ost- und
Südosteuropas. München: R. Oldenbourg Verlag,
181-214.
Clewing, Konrad. 2003. ‘Multiethnisches Kosovo? Die
Rezolution des kosovaren Parlaments über den
"Befreiungskrieg"’, Südosteuropa 52, 1-3: 149-156.
Clewing, Konrad. 2005a. ‘An den Grenzen der
Geschichtswissenschaft: Albaner, Thraker und
Illyrer’, in: Monica Genesin und Joachim
Matzinger (eds.), Albanologische und
balkanologische Studien. Festschrift für Wilfried
Fiedler. Hamburg: 215-225.
Clewing, Konrad. 2005b. ‘Religion und Nation bei den
Albanern: Von Anspruch und Wirkungsmacht eines
Religionen übergreifenden Nationskonzepts’, in:
Alois Mosser (ed.), Politische Kultur in
Südosteuropa. Identitäten - Loyalitäten –

356
Solidaritäten. Frankfurt am Main (Schriftenreihe
der Kommission für südosteuropäische
Geschichte 3), im Druck.
Cohen, Lenard. 2002. Serpent in the Bosom: The Rise
and fall of Slobodan Milošević. Boulder, Oxford:
Westview Press.
Cohn, Norman. 1967. Warrant of Genocide. New York.
Cohen J. Philip. 1996. Serbia’s Secret War:
Propaganda and the Deceit of History. College
Station, Texas: A&M University Press.
Cohen, Philip, J. 1996. ‘The Complicity of the Serbian
Intellectuals in Genocide in the 1990s.’, in:
Cushman, Thomas and Stjepan G. Meštrović (ed.),
This Time We Knew: Western Responses to
Genocide in Bosnia. New York: 39-64.
Conor, Walker. 1994. Ethnonationalism: The
Quest for Understanding, Princeton, NJ:
Princeton University Press.
Conversi, Daniele. 1997. The Basques, Catalans
and Spain: Alternative Routes to Nationalist
Mobilisation, London: Hurst.
Çollaku, Shaban 1986. Mendimi iluminist i Sami
Frashërit. Tiranë.
Čosić, Dobrica. 2004. Kosovo. Beograd.
Crispi, Giuseppe. 1831. Memoria sulla lingua
albanese. Palermo 1831.
Day, Richard, J. F. 2000. Multiculturalism and the
History of the Canadian Diversity, Toronto:
University of Toronto Press.
Destexhe, Ala. 1995. Rwanda and Genocide in the
Twentieth Century, London.
Dimitrijević, Vojin. 2000. ‘The Constitution as a Factor
in the Collapse of Yugoslavia, or as a Sign of
Decaying Totalitarianism’, in: Nebojša Popov (ed.),
The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis.

357
Budapest: Central European University Press, 399-
425.
Djindjić, Zoran. 2002. ‘Serbien und seine Nachbarn’,
Südosteuropa Mitteilungen 42: 27–35.
Djuretić, Veselin. 1989. ‘The Exodus of the Serbs from
Kosovo in the Twentieth Century and Its Political
Backgrounde’, in Ninić, Ivan (ed.). Migrations in
the Balkan History. Belgrade: 131-145.
Dobbins, James. 2003. America’s Role in Nation-
Building: From Germany to Iraq. Santa Monica
CA: Rand.
Döner, Andreas. 1995. Politischer Mythos und
symbolische Politik. Opladen.
Dragović-Soso, Jasna. 2002. ‘Saviours of the Nation’:
Serbia’s Intellectual Opposition and the Revival of
Nationalism. London: Hurst & Company.
Droysen, Gustav Johann. 1877-1878. Geschichte des
Hellenismus I-III. Gotta.
Droysen, Gustav Johann. 1893. Kleine Schriften zur
Alten Geschichte I. Leipzig.
Dülffer Jost und Holl Karl (eds.). 1986. Bereit zum
Krieg - Kriegsmentalität im wilhelminischen
Deutschland 1890-1914: Beiträge zur historischen
Friedensforschung. Göttingen.
Đurić, Vojislav. 1990. Kosovski boj u srpskoj
književnosti. Beograd.
Elsie, Robert, 1997. Kosovo: In the Heart of the
Powder Keg. New York: East European
Monographs, Columbia University Press.
Emmert, Thomas, A. 1991. ‘The Battle of Kosovo:
Early Reports of Victory and Defeat’, in Vucinich,
Wayne S. and Emmert, Thomas A. (eds.), Kosovo:
Legacy of a Medieval Battle, Minneapolis: 19-36.
Ernst, Andreas. 2000.’"Standards vor Status!": Die
Doktrin der UNO-Misioni in Kosovo führt in die
Sackgasse’, Südosteuropa 51, 7-9: 354–366.

358
Faensen, Johann. 1980. Die albanische
Nationalbewegung. Berlin.
Fallmerayer, Philip, Jakob. 1857. Das albanesische
Element in Griechenland. München.
Fira, Aleksandar, 1974. ‘Federalism Under the New
Constitution of the SFR Yugoslavia’, Review of
International Affairs [Belgrad] 574, 4-20.
Fischer, J., Bernd. 1999. Albania at War 1939-1945.
Indiana.
Frashëri, Kristo. 1969. ‘Shemseddin Sami Frashëri:
Ideolog i Lëvizjës Kombëtare Shqiptare’, in:
Studime historike 2: 79-94.
Frashëri, Kristo. 1997. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
(1878-1881). Tiranë.
Frashery, Ch. Samy (Şemsettin Samî). 1896. Kamus-ul-
a’lâm: Dictionnaire universel d’histoire et de
géographie 5. Stamboll.
Frashëri, Sami. 1999. Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e
ç’do të bëhet? Prishtinë: Dija. (khs.: Sami Bey
Frascheri, Was war Albanien, was ist es, was wird
es werden? Gedanken und Betrachtungen über die
unser geheiligtes Vaterland Albanien bedrohenden
Gefahren und deren Abwendung. Wien, Leipzig
1913).
Friedlander, Henry. 1995. The Origins of the Nazi
Germany: From Euthanasia to the Final Solution.
Chapel Hill.
Fukuyama, Francis. 2004. State-building: Governance
and World Order in the Twenty-First Century.
London: Profile Books.
Gellner, Ernest. 1995. Nationalismus und Moderne.
Hamburg.
Gellner, Ernest. 1999. Nationalismus, Kultur und
Macht. Berlin.
Georgevitsch, Vladan. 1913. Die Albanesen und die
Großmächte. Leipzig: Verlag von S. Hirzel.

359
Glass, James, M. 1997. Life Unworthy Life: Racial
Phobia and Mass Murder in Hitler’s Germany.
New York.
Glenny, Misha. 1992. The Fall of Yugoslavia. The
Third Balkan War. London: Penguin Books.
Glenny, Misha. 1999. The Balkans: Nationalism, War
and the Great Powers 1804-1999. New York:
Viking.
Gojković, Drinka, 2001. ‘The Birth of Nationalism
from the Spirit of Democracy: The Association of
the Writers of Serbia and the War’, in: Nebojša
Popov (ed.), The Road to War in Serbia: Trauma
and Catharsis. Budapest: Central European
University Press: 327-350.
Goldhagen, Daniel. 1996. Hitler’s Willing
Executioners: Ordinary Germans and the
Holocaust. New York.
Gross, Feliks. 2005. The Civic and Tribal State:
The State, Ethnicity, and the Multiethnic State,
New York: Greenwood Press.
Hadri, Ali. 1974. Gjakova në lëvizjen
nacionalçlirimtare. Prishtinë: Rilindja.
Hajrullahu, Arben and Michaela Salamun. 2001. ‘Der
Verfassungsrahmen für die Provisorische
Selbstverwaltung in Kosovo’, Südosteuropa, 51, 1-
3: 122-151.
Hagan, Frank E. 1994. Political Crime: Ideology and
Criminality. Boston.
Hahn, Johann Georg von. 1854. Albanesische Studien
1. Jena.
Hahn, Johann Georg von: 1868. Reise von Belgrad
nach Salonik. Wien.
Hall, Patrik. 1997. ‘Nationalism and historicity’, in:
Nation and Nationalism 3, 1: 3-23.
Hammond, G. L. Nicholas. 1966. ‘The Kingdoms in
Illyria circa 400-167 B.C.’, in: The Annual of
Britisch School at Athens 61: 239-253.
360
Hammond, G. L. Nicholas. 1968. ‘Illyris, Rome and
Macedon in 229-205 B.C’, in: Journal of Roman
Studies 58: 1-2.
Hammond, G. L. Nicholas. 1974: ‘Alexander’s
Campaign in Illyria’, in: Journal of Hellenic
Studies 94: 66-87.
Hastings, Adrian. 1997. The Construction of
Nationhood: Ethnicity, Religion and Nationalism.
Cambridge.
Hayden, Robert M. 2002. ‘Imagined Communities and
Real Victims: Self Determination and Ethnic
Cleansing in Yugoslavia’, in: Hinton, Alexander
Laban (ed.): Genocide: An Anthropological Reader.
Malden: 231-253.
Heim, Susane. 2002. ‘Research for Autarky: The
Contribution of the Scientists to the Nazi Rule in
Germany’, in: Roth, John K and Elisabeth Maxvell
(eds.), Remembering for the Future: The Holocaust
in the Age of Genocide 1: History. New York: 657-
673.
Heraclides, Alexis. 1992. The Self-Determination of
Minorities in International Politics London: Frank
Cass.
Hobsbawm Eric and Ranger, Terence (eds.). 1983. The
Invention of Tradition. Cambridge.
Hobsbawm, Eric. 1990. Nation and Nationalism since
1780. Cambridge.
Horowitz, Donald. 1998. ‘Self-Determination: Politics,
Philosophy and Law’, in: Margaret Moore (ed.),
National Self-Determination and Session. Oxford:
Oxford University Press : 181-214.
Hoti, Izber. 1997. Çështja e Kosovës gjatë luftës së dytë
botërore. Prishtinë: Rilindja.
Hoxha, Hajredin. 1970. ‘Elementet e presionit
ekonomik ndaj shqiptarëve në Jugosllavin e vjetër’,
Përparimi 16: 309-333.

361
Hodža, Hajredin. 1984. Afirmacija albanske
nacionalnosti u Jugoslaviji. Pristina.
Hoxhaj, Enver and Müller, Stephan. 2000. ‘”Ethnische
Säuberungen” in Bosnien-Herzegowina und
Kosova: Ein Vergleich’, in Henriette Riegler (ed.)
Der Kosovokonflikt: Bestandsaufnahmen und
Lösungsszenarien, Wien: Österreichisches Institut
für Internationale Politik, 18-28.
Hoxhaj, Enver. 2002. ‘Das Memorandum der
Serbischen Akademie und die Funktion politischer
Mythologie im kosovarischen Konflikt’,
Südosteuropa 51, 10-12: 494-527.
Hoxhaj, Enver. 2003. ‘Die Politik des Antagonismus in
Kosovo: Konfliktbewältigungsstratagien und
Lösungsszenarien unter der UN-Mission“,
Südosteuropa 52, 10-12: 516-535.
Hoxhaj, Enver. 2004. ‘Die Politik der Bewältigung
des ethnischen Konfliktes in Kosovo im 20.
Jahrhundert’, in: Flavius Solomon, Alexander
Rubel und Alexandru Zub (eds.), Südosteuropa im
20. Jahrhundert: Ethnostrukturen, Idenitäten,
Konflikte, Konstanz: 205- 227.
Hoxhaj, Enver. 2005a. The Politics of Ethnic Conflict
Regulation in Kosovo, Centre for the Study of
Global Governance - London School of Economics
and Political Science, London.
Hoxhaj, Enver. 2005b. ‘Mythen und Erinnerungen der
albanischen Nation – Illyrer, Nationsbildung und
nationale Identität’, Tyche 20: 47-76.
Hoxhaj, Enver. 2006. The ‘Politics of Partition in
Kosovo’, in: Südosteuropa: Zeitschrift für
Gegenwartsforschung 53, 3, 380-403.
Höpken, Wolfgang. 1999. ‘Krieg und historische
Erinnerungen auf dem Balkan’, in: Behring, Eva;
Richter, Ludwig; Schwartz, F., Wolfgang (eds.):
Geschichtliche Mythen in den Literaturen und

362
Kulturen Ostmittel- und Südosteuropas. Stuttgart:
371-379.
Hösch, Edgar. 1999. Geschichte der Balkan-Länder:
Von der Frühzeit bis zur Gegenwart. München.
Hösch, Edgar; Nehring, Karl und Sundhaussen, Holm
(eds.). 2004. Lexikon zur Geschichte
Südosteuropas. Wien.
Human Rights Watch. 2001. Under Orders: War Crimes
in Kosovo. New York: Human Rights Watch.
Huntington, P. Samuel: Who we are? America’s
Great Debate, London: Free Press 2004.
Hutschinson, John. 1998. ‘Ethnicity and Modern
Nations’, Ethnic and Racial Studies 23, 4,
1998, 651-669.
Igić, Živorad. 1992. Kosovo i Metohija (1981-1991):
Uvod u jugoslovensku krizu. Priština.
Igić, Živorad. 1995. ‘Kosovo and Metohija – A
Demographic Bomb in Southern Serbia’, in Kosovo
and Metohija: An Integral Part of the Republic
Serbia and FR of Yugoslavia. Documents and
Facts. Belgrade: 99-103.
Ignatieff, Michael. 1993. Blood and Belonging:
Journeys into the New Nationalism, London.
Ignatieff, Michael. 2003. Empire Lite: Nation-Building
in Bosnia, Kosovo and Afghanistan London:
Vintaga.
Islami, Hivzi. 1997. Dimensioni demografik i çështjës
së Kosovës. Prishtinë: Rilindja.
Ismajli, Rexhep. 1995. ‘Sami Frashëri si studiues i
gjuhës’, in: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të
Kosovës (ed.), Studime 2. Prishtinë: 119-131.
Islami, Selim. 1978. ‘Shteti ilir, vëndi dhe roli i tij në
botën mesdhetare’, in: Zef Mirdita (ed.) Studime
ilire I. Prishtinë: 51-72.
Jagodić, Miloš. 1998. ‘The Emigration of Muslims
from the New Serbian Regions 1877/78’,
Balkanologie (Paris) 2, 2: 99-122.
363
Janjić, Dušan. 1997. ‘National Identity, Movement and
Nationalism of Serbs and Albanians’, in: Duijzings,
Ger, Dušan Janjić and Shkelzen Maliqi (eds.):
Kosovo-Kosova: Confrontation or Coexistence.
Nijmegen: 117-176.
Jaspers, Karl. 1965. Die Schuldfrage. München.
Jelavich, Charles. 1968. ‘Garasanins Nacertanije und
das großserbische Programm’, Südost-
Forschungen 27: 131-147.
Jevtić, Đorđe. 1995. Bitka za Kosovo: Šest vekova
posle 1, Pristina.
Jokl, Norbert. 1929. ‘Zur Vorgeschichte des
Albanischen und der Albaner’, in: Wörter und
Sachen 12: 63-91.
Judah, Tim. 2000a. The Serbs: History, Myth and the
Destruction of Yugoslavia. 2nd edn. New Haven and
London: Yale University Press.
Judah, Tim. 2000b. Kosovo: War and Revenge. New
Haven, London: Yale University Press.
Kaplan, D. Robert. 2002. Warrior Politics: Why
Leadership Demands a Pagan Ethos. New York:
Random House.
Kaser, Karl. 1990. Südosteuropäische Geschichte und
Geschichtswissenschaft. Wien-Köln.
Kedourie, Elie. 1960. Nationalism, London.
Kitromilides, Paschalis. 1989. ‘“Imagined
communities” and the origins of the national
question in the Balkans’, in: European History
Quarterly 19, 2: 149-92.
Klemperer, Victor. 1980. LTI: Notizbuch eines
Philologen. Leipzig.
Kola, Paulin. 2003. The Search for Greater Albania.
London: Hurst.
Knoll, Bernhard. 2005. ‘From Benchmarking to Final
Status? Kosovo and The Problem of an
International Administration’s Open-Ended

364
Mandate’, The European Journal of International
Law 16, 4: 637-660.
Kohn, Hans. 1955. Nationalism: Its Meaning and
History. Princeton.
Kohn, Hans. 1967. The Idea of Nationalism. New York.
Konica (Konitza), Faik. 1957. Albania: The Rock
Graden of Southeastern Europe, G. M. Panarity
(ed.). Boston.
Kramer, Helmut and Vedran Džihić. 2005. Die Kosovo
Bilanz: Scheitert die Internationale Gemeinschaft?
Wien: Lit Verlag.
Kretschmer, Paul. 1935. ‘Sprachliche Vorgeschichte des
Balkans’, in: Revue internationale des etudes
balkaniques 2: 41-48.
Kressel, Neil, J. 2002. Mass Hate: The Global Rise of
Genocide and Terror. New York.
Krzoska, Markus, und Hans-Christian Maner (ed.). 2005.
Beruf und Berufung: Geschichtswissenschaft und
Nationsbildung in Ostmittel- und Südosteuropa im
19. und 20. Jahrhundert. (Studien zur Geschichte,
Kultur und Gesellschaft Südosteuropas 4) Münster.
Kumar, Radha. 1997. ‘The Troubled History of
Partition’, Foreign Affairs, January/February, 76, 1:
24-25.
Kuper, Leo. 1981. Genocide: Its Political Use in the
Twentieth Centur. New Haven.
Lange, Klaus. 1973. Grundzüge der albanischen
Politik: Versuch einer Theorie politischer
Kontinuität von den Anfängen der albanischen
Nationalbewegung bis heute. München.
Lederach, P. John. 1997. Building Peace: Sustainable
Reconciliation in Divided Societies. Washington
D.C.: U.S. Institute of Peace Press.
Lijphart, Arend. 1968. The politics of Accommodation.
Berkeley: California.

365
Lijphart, Arend. 1984. ‘Time Politics of
Accommodation. Reflections-Fifteen Years Later’,
Acta Politica 1: 9-18.
Lubonja, Fatos. 2002. ‘Between the Glory of a Virtual
World and the Misery of a Real World’, in:
Schwandner-Sievers, Stephanie; Fischer, J., Bernd
(eds.), Albanian Identities: Myth and History.
London: 91-104.
Lustick, Ian, S. 1993. Unsettled States, Disputed
Lands: Britain and Ireland, France and Algeria,
Israel and the West-Bank-Gaza. New York, NY:
Cornell University Press.
Lustick, Ian. 1979. ‘Stability in Deeply Divided States:
Consociationalism and Control’, World Politics 31:
325–44.
Lustick, Ian. 1995. ‘What Gives a People Rights to a
Land?’, Queen’s Quarterly 102, 1: 53–68.
Lustick, Ian. 2001. “Thresholds of Opportunity and
Barriers to Change in the Right-Sizing of States”,
in: Brendan O’Leary, Ian S. Lustick and Thomas
Callaghy (eds.), Right-Sizing the State. The Politics
of Moving Borders. Oxford: Oxford University
Press, 74-102.
Lutovac, Zoran. 1995. ‘Serbisch-albanische
Beziehungen in Kosovo-Metohija’, in Gerhard
Seewann (ed.), Minderheiten als Konfliktpotential
in Ostmittel- und Südosteuropa. München: F.
Oldenbourg Verlag, 140-153.
Madžar, Ljubomir. 2000. ‘Who Exploited Whom?’ in
Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia:
Trauma and Catharsis. Budapest: Central European
University Press: 160-188.
Magaš, Branka. 1989. Yugoslavia: The Specter of
Balkanization, in New Left Review (March-April):
8- 19.
Magaš, Branka. 1993. The Destruction of Yugoslavia:
Tracking the Break-Up 1980–1992. London: Verso.

366
Magnusson, Kjell. 1987. ‘The Serbian Reaction:
Kosovo and Ethnic Mobilizition among the Serbs’,
in: Nordic Journal of Soviet and East European
Studies 4, 3: 3-29
Malcolm, Noel. 1998. Kosovo: A Short History.
London: Macmillan.
Malcolm, Noel. 2002. ‘Myths of Albanian National
Identities: Some Key Elements, as Expressed in the
Works of Albanian Writers in America in the Early
Twentieth Century’, in: Schwandner-Sievers,
Stephanie; Fischer, J., Bernd (ed.): Albanian
Identities: Myth and History. London: 70-91.
Maliqi, Shkëlzen. 1989. ‘Kosovo kao katalizator
jugoslovenske krize’, in: Kosovo - Srbija -
Jugoslavija. Ljubljana: 67-82.
Mamdani, Mahmood. 2001. When Victims Become
Killers: Colonialism, Nativism and the Genocide in
Rwanda. Princeton.
Marković, Zoran, M. 2000. ‘The Nation: Victim and
Vengeance’, in Nebojša Popov (ed.), The Road to
War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest:
Central European University Press: 587-607
McGarry, John and O’Leary, Brendan (eds). 1997. The
Politics of Ethnic Conflict Regulation: Case Studies
of Protracted Ethnic Conflicts. 3er. edn. London and
New York: Routledge.
McGarry, John and O’Leary, Brendan. 1997.
“Introduction: The Macro-Political Regulation of
Ethnic Conflict”, in: John McGarry dhe Brendan
O’Leary (eds.), The Politics of Ethnic Conflict
Regulation. Case Studies of Protracted Ethnic
Conflicts. London, New York3 : Rutledge, 1–41.
‘„Memorandum“ (1989) grupa akademika Srpske
Akademije Nauka i Umetnosti o aktuelnim
društvenim pitanjima u našoj zemlji’, in Naše teme
33, 1-2, 1989: 128-163.

367
Meier, Viktor. Wie Jugoslaëien verspielt wurde. 2nd
edn. München: Verlag C.H. Beck.
Meier,Viktor. 2001. Jugoslawiens Erben. Die neuen
Staaten und die Politik des Westens.
München: Verlag C.H. Beck.
Mertus, A., Julie, 1999. Kosovo: How Myths and
Truths Started a War. Berkeley, Los Angeles,
London: Cornell University Press.
Mihailović, Kosta, and Krestić, Vasilije (eds.). 1995.
Memorandum of the Serbian Academy of Sciences
and Arts: Answers to Criticisms. Belgrade: Kultura.
Mihajlović, Živorad. 1989. Podzemni rat na Kosovu i
Metohiji 1939-1989. Beograd.
Milivojević, Snježana. 2000. ‘The Nationalization of
Everyday Life’, in: Nebojša Popov (ed.), The Road
to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest:
Central European University Press: 608-629.
Milosavljević, Olivera. 2000. ‘Yugoslavia as Mistake’,
in Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia.
Trauma and Catharsis. Budapest: Central European
University Press: 50-81.
Milosavljević, Olivera. 2000. ‘The Abuse of the
Authority of Science’, in: Nebojša Popov (ed.), The
Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis,
Budapest: Central European University Press: 274-
303.
Milosavljević, Olivera. 2000. ‘From Memorandum to
“Collective” Responsibility’, in: Serbian Elite,
http://www.helsinki.org.yu/hcs/HCSfildes1academy
.htm
Miller, David. 1996. “On Nationality”, Nations and
Nationalism 2: 409-421.
Miller, David. 2005. Citizenship and National Identity,
Cambridge: Polity Press.
Miller, Nicholas. 1999. ‘The Nonconformists: Dobrica
Ćosić and Mica Popović Envision Serbia’, in:
Slavic Review (fall): 515-534.

368
Mirdita, Zef (ed.). 1978. Studime ilire I-II. Prishtinë.
Misović, Miloš. 1987. Ko je tražio republiku. Beograd.
Mitrovic, Andrej. 1969. Jugoslavija na konferenciji
mira 1919-1920 (Srpska akademija nauka i
umjetnosti, Posebna izdanja 251) Beograd.
Moore, Margaret. 1997. ‘On National Self-
Determination’, Political Studies 45: 900-913.
Moore, Margarete (ed.). 1998. National Self-
Determination and Secession. Oxford: Oxford
University Press.
Moscy, Andras. 1970. Gesellschaft und Romanisation
in der römischen Provinz Moesia Superior.
Budapest-Amsterdam.
Moscy, Andras. 1974. Pannonia and Upper Moesia: A
History of the Middle Danube Provinces of the
Roman Empire (History of the Roman Provinces).
London: Boston.
Motes, Mary: Kosova/Kosovo: Prelude to War 1966–
1999. Homestead, Florida: Redland Press.
Morgan, T. Clifton, and Kenneth, Bickers. 1992.
‘Domestic Discontent and the External Use of
Force’, Journal of Conflict Resolution, 36: 25–52.
Musliu, Fahri and Banjac, Dragan (eds.). 2005.
Untying the Kosovo Knot: A Two-Sided View
Belgrade: Helsinki Files 20.
Naimark, M. Norman, 2002. Fires of Hatred: Ethnic
Cleansing in the Twentieth-Century. Cambridge,
London: Harvard University Press.
Neliba, Günter. 1992. Wilhem Frick: Der Legalist des
Unrechtsstaates. Eine politische Biographie.
Paderborn.
Nendadović, Aleksandar. 2000. ‘Politika in the Storm
of Nationalism’, in Nebojša Popov (ed.), The Road
to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest:
Central European University Press: 538-564.
Norris, H. T. 1996. ‘Kosova and the Kosovars: Past,
Present and Future as Seen through Serb, Albanian

369
and Muslim eyes’, in Carter, F.W. and H.T. Norris
(eds.): The Changing Shape of the Balkans.
London: 9-23.
Obradović, Milorad. 1981. Agrarna reforma i
kolonizacija na Kosovu (1918-1941). Priština:
Jedinstvo.
O’Leary, Brendan. 2001. ‘Introduction’, in: Brendan
O’Leary, Ian S. Lustick and Thomas Callaghy
(eds.), Right-Sizing the State: The Politics of
Moving Borders. Oxford: Oxford University Press.
O’Leary, Brendan. 2001. ‘The Elements of Right-
Sizing and Right-Peopling the State’, in: Brendan
O’Leary, Ian S. Lustick dhe Thomas Callaghy
(eds.), Right-Sizing the State: The Politics of
Moving Borders. Oxford: Oxford University Press.
Papazoglu, Fanula. 1967. ‘Poreklo i razvoj ilirske
drzave’, in: Godišnjak Centar za Balkanoloska
Ispitivanja 3: 123-144.
Papazoglu, Fanula. 1978. The Central Balkan Tribes in
Pre-Roman Times: Triballi, Autariates,
Dardanians, Scordisci and Moesians. Amsterdam.
Pešić, Vesna. 2000. ‘The War for Ethnic States’, in
Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia:
Trauma and Catharsis. Budapest: Central European
University Press: 9-50.
Petritsch, Wolfgang, Karl Kaser und Robert Pichler.
1999. Kosovo/Kosova: Mythen, Daten, Fakten.
Klagenfurt: Wieser Verlag.
Petrović, Ruža. 1987. Migracije u Jugoslaviji. Beograd.
Petrović, Ruža and Marina Blagojević. 1992. The
Migration of Serbs and Montenegrins from Kosovo
and Metohija: Results of the Survey Conducted in
1985-1986. Belgrade.
Pettifer, James. 2000. ‘Wirtschaft und Gesellschaft in
Kosovo von 1945 bis heute’ in: Jens Reuter and
Konrad Clewing (eds.), Der Kosovo Konflikt:

370
Ursachen, Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt, Wien,
Ljublana: Wieser Verlag: 89-103.
Pettifer, James. 2005. Kosova Express: A Journey in
Wartime. London: Hurst: 85-257.
Phelps, Reginald H. 1968. ‘Hitlers „grundlegende“
Rede über den Antisemitismus’, in:
Vierteljahreshefte für Zeitgeschichte 16: 390-420.
Philpott, David. 1994-5. ‘In Defense of Self-
Determination’, Ethics 105: 352-358.
Pichl, Elmar. 1999. ‘Kosovo – "Kriegsrecht",
Faustrecht und UN-Recht: Rechtliche Aspekte des
Wiederaufbaus’, Südosteuropa, 48, 11-12: 646-673.
Pirraku, Muhamet. 1978. ‘Kulturno-prosvetni pokret
Albanaca u Jugoslaviji (1919–1941)’,
Jugoslovenski istorijski časopis 17: 356-370.
Popov, Nebojša (ed.). 2000. The Road to War in
Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest: Central
European University Press.
Proctor, Robert, N. 1988. Racial Hygiene: Medicine
dheer the Nazis. Cambridge (Massachusetts).
Radić, Radmila. 2000. ‘The Church and the “Serbian
Question”’, in Nebojša Popov (ed.), The Road to
War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest:
Central European University Press: 247-273.
Rajović, Radovan. 1985. Autonomija Kosova.
Istorijsko-pravna studija. Beograd: Novo delo.
Ramet, Pedro. 1982. ‘Yugoslavia 1982: Political Ritual,
Political Drift and the Fetishization of the Past’, in:
South Slav Journal 5, 3: 11-20.
Ramet, P., Sabrina. 1992. Nationalism and Federalism
in Yugoslavia 1962–1991. 2nd ed. Bloomington:
Indiana University Press.
Rauert, Fee. 1999. Das Kosovo: Eine völkerrechtliche
Studie. Wien.
Reed, John. 1919. The War in Eastern Europe. New
York.

371
Reid, J. James. 1999. ‘Philosophy of State-Subject
Relations, Ottoman Concept of Tyranny, and the
Demonizations of Subjects: Conservative
Ottomanism as a Source of Genocidal Behaviour’,
in: Chorbanijan, Levon, Georg Shirinian (ed.),
Studies in Comparative Genocide. London.
Reuter, Jens. 1982. Die Albaner in Jugoslawien.
München.
Reuter, Jens: 1987. ’Die albanische Minderheit in
Jugoslawien’, in Roland Schönfeld (ed.)
Nationalitätenprobleme in Südosteuropa.
München: R. Oldenbourg Verlag, 120-142.
Reuter, Jens. 1994. ‘Die politische Entwicklung in
Kosovo 1992/93: Andauernde serbische
Repressionspolitik’, Südosteuropa 43: 18-30.
Reuter, Jens. 2000. ’Serbien und Kosovo: Das Ende
eines Mythos’, in: Jens Reuter and Konrad Clewing
(eds.), Der Kosovo Konflikt: Ursachen, Verlauf,
Perspektiven, Klagenfurt, Wien, Ljublana: Wieser
Verlag, 139-157.
Rubenstein, Richard L. 1975. The Cunning of the
History: The Holocaust and the American Future.
New York.
Rusinow, Dennison. 2003. ‘The Yugoslav Idea before
Yugoslavia’, in: Dejan Djokić (ed.), Yugoslavism:
Histories of a Failed Idea 1918-1992. London:
Hurst: 11-27.
Rüthers, Bern. 1994. Entartetes Recht: Rechtslehren
der Kronjuristen im Dritten Reich. München.
Rushiti, Liman. 1981. Lëvizja Kaçake në Kosovë
(1918–1928). Prishtinë: Rilindja.
Rustow, Dankwart A. 1970. “Transition to Democracy:
Toward a Dynamic Model”, Comparative Politics
2: 337-363.
Rüb, Matthias. 1999. Kosovo: Ursachen und Folgen
eines Krieges in Europa. München: Deutscher
Taschenbuch Verlag.

372
Qosja, Rexhep.1990a. Historia e letërsisë shqipe.
Romantizmi I-III. Prishtinë.
Qosja, Rexhep. 1990b. Porosia e madhe: Monografi
mbi krijimtarin e Naim Frashërit. Prishtinë.
Qosja, Rexhep. 1997. ‘The Albanian Problem and/in
the Serb Political Programs During 1937–1944’,
International Journal of Albanian Studies 1: 21-38.
Samardžić, Radovan. 1990. Le Kosovo-Metohija dans
l’histoire serbe. Lausanne.
Sandole, Dennis J. 1999. Capturing the Complexity of
the Conflict: Dealing with Violent Ethnic Conflict
of the Post-War Era. London, New York.
Sell, Louis. 2002. Slobodan Milošević and the
Destruction of Yugoslavia. Durham and London:
Duke University Press.
Sells, Michael. 2001. Kosovo Mythologie and the
Bosnian Genocide, in: Bartov, Omer and Phyllis
Mack (ed.): In God’s Name: Genocide and Religion
in the Twenthieth Century, New York –Oxford:
182-205.
Seton-Watson, Hugh 1977. Nations and States. London.
Silber, Laura and Little, Allan. 1995. The Death of
Yugoslavia. London: Penguin.
Skendi, Stavro 2000. Zgjimi kombëtar shqiptar, Tirana
(The Albanian National Awakening 1878-1912,
Princeton 1967).
Smith, D. Anthony. 1991. National Identity. Reno and
Las Vegas: University of Nevada Press.
Stambolić, Ivan. 1988. Rasprave o SR Srbiji. Zagreb.
Stavilevci, Esat. 1998. Në mbrojtje të pavarësisë së
Kosovës. Prishtinë: Rilindja.
Stojanović, Dubravka. 1994. Iskusavanje načela:
Srpska socialdemokratska partija i ratni ciljevi
Srbije 1912-1918. Beograd.
Stojanović, Radosav. 1990. Živeti s genocidom:
Hronika kosovskog besčašća 1981-1989. Beograd.

373
Stolleis, Michael und Dieter, Simon (ed.). 1989.
Rechtsgeschichte im Nationalsozialismus. Beiträge
zur Geschichte einer Disziplin. Tübingen.
Ströhm, Gustav, Carl. 1976. Ohne Tito: Kann
Jugoslawien überleben? Graz, Wien, Köln: Böhlau.
Smith, D., Anthony. 1988. The Ethnic Origins of
Nations. Oxford-Cambridge.
Smith, D., Anthony. 1991. National Identity. Reno/Las
Vegas.
Smith, D., Anthony. 1995. ‘Nationalism and the
Historians’, in: International Journal of
Comparative Sociology 33, 1-2: 58-80.
Smith, D., Antony. 1997. ‘Nation and Ethnoscape’, in:
Oxford International Review 8: 8-16.
Smith, D., Anthony. 1998. Nationalism and
Modernism. London-New York.
Smith, D., Anthony.1999. Myths and Memories of the
Nation. Oxford.
Smith, D., Anthony. 2000. The Nation in the History:
Historiographical Debates about Ethnicity and
Nationalism. Cambridge.
Stadtmüller, Georg. 1966. Forschungen zur albanischen
Frühgeschichte (Albanische Forschungen),
Wiesbaden.
Stipçeviq, Aleksandër. 1990. Ilirët: Historia, jeta,
kultura, simbolet e kultit. Prishtinë.
Sundhaussen, Holm. 1982. Geschichte Jugoslawiens
1918-1980. Stuttgart.
Sundhaussen, Holm. 2000. ‘Kosovo: Eine
Konfliktgeschichte’, in Jens Reuter and Konrad
Clewing (eds.), Der Kosovo Konflikt: Ursachen,
Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt, Wien, Ljublana:
Wieser Verlag.
Scherrer, Christian, P. 2002. Genocide and Crisis in
Central Africa. London.

374
Schlütter, Birgit. 2001. ‘Rechtsstaatlichkeit der UN-
Verwaltungsherrschaft in Kosovo’ Südosteuropa
50, 7-9: 303-323.
Schmidt-Neke, Michael. 1987. Entstehung und Ausbau
der Königsdiktatur in Albanien (1912-1939):
Regierungsbildungen, Herrschaftsweise und
Machteliten in einem jungen Balkanstaat,
München.
Schmitt, Oliver Jens. 2005. ‘Genosse Aleks und seine
Partei oder: Zu Politik und Geschichtswissenschaft
im kommunistischen Albanien (1945–1991)’, in:
Krzoska, Markus, und Hans-Christian Maner (ed.).
2005. Beruf und Berufung: Geschichtswissenschaft
und Nationsbildung in Ostmittel- und Südosteuropa
im 19. und 20. Jahrhundert. (Studien zur
Geschichte, Kultur und Gesellschaft Südosteuropas
4) Münster: 143–166.
Schmitter, Philippe C. 1994. ‘Dangers and Dilemmas of
Democracy’, Journal of Democracy 5, 2: 65-97.
Schmidt, Fabian. 2000. ‘Menschenrechte, Politik und
Krieg in Kosovo 1989–1999’, in: Jens Reuter and
Konrad Clewing (eds.), Der Kosovo Konflikt:
Ursachen, Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt, Wien,
Ljublana: Wieser Verlag, 187-201.
Schöpflin, George. 1997. ‘The rise and fall of Yugos-
lavia’, in John McGarry and Brendan O’Leary
(eds.), The Politics of Ethnic Conflict Regulation:
Case Studies of Protracted Ethnic Conflicts. 3er.
edn. London and New York: Routledge, 172-204.
Schöpflin, George. 2002. Nation, Identity, Power: The
New Politics of Europe. London: Hurst.
Schöttler, Peter (ed.). 1997. Geschichtsschreibung als
Legimitationswissenschaft 1918-1945. Frankfurt
am Main.
Schramm, Gottfried. 1994. Anfänge des albanischen
Christentums: Die frühe Bekehrung der Bessen und
ihre langen Folgen. Freiburg im Breisgau.

375
Schulze, Hagen. 1999. Staat und Nation in der
europäischen Geschichte. München.
Schulze, Winfried und Otto Gerhard Oexle (eds.). 1999.
Deutsche Historiker im Nationalsozialismus.
Frankfurt am Main.
Schwarz, Axel. 2002. ‘Rückkehr des Absolutismus?
Machtstrukturen in UNMIK’s Kosovo’,
Südosteuropa, 51, 10-12: 527-542.
Schwandner-Sievers, Stephanie and Fischer, J., Bernd
(eds.). 2002. Albanian Identities: Myth and History.
London.
Šufflay, Milan von. 1916. ‘Die Kirchenzustände im
vortürkischen Albanien: Die orthodoxe
Durchbruchszone im katholischen Damme’, in:
Ludwig von Thalloczy (ed.), Illyrisch-albanische
Forschungen 1. München: 188-281.
Tarrab-Maslaton, Martin. 1993. Rechtliche Strukturen
der Diskrimierung der Juden im Dritten Reich.
Berlin.
Tërnava, Muhamet. 1995. Popullësia e Kosovës gjatë
shekujve XIV/XVI. Prishtinë: Instituti
Albanologjik.
Todorova, Maria. 1997. Imagining the Balkans. New
York – Oxford.
Tönnes, Bernhard. 1980. Sonderfall Albanien: Enver
Hoxhas „eigener Weg“ und die historischen
Ursprünge seiner Ideologie. München.
Troebst, Stefan. 1999. ‘The Kosovo War – Round One:
1998’, Südosteuropa 48: 156-190.
Trotsky, Leon. 1981. The War Correspondence of the
Leon Trotsky. The Balkan Wars. New York.
Tucović, Dimitrije. 1946. Srbija i Arbanija: Jedan
prilog kritici zavojevačke politike srpske
buržoazije, 2nd edn. Beograd.
Tullberg, Jan and Tullberg, Brigitta, S. 1997. ‘Separation
or Unity? A Model for Solving Ethnic Conflicts’,
Politics and the Life Science 16, 2: 237-248.

376
Tunmann, Johann 1774. Untersuchungen über die
Geschichte der östlichen europäischen Völker.
Leipzig.
Thumb, Albert. 1910. ‘Altgriechische Elemente des
Albanischen’, in: Indogermanische Forschungen
26: 1-20.
Vasa, Pashko (Wassa Effendi) (1879) 1999. The Truth
on Albania and the Albanians: Historical and
Critical Issues (ed. Fairman, E., St., John; Destani,
Bejtullah). London.
Vasiljević, H., Jovan. 1909. Arbanaska Liga:
Arnautska Kongra i Srpski narod u Turskom
carstvu (1878-1882). Beograd.
Vebiu, Ardian. 1996. ‘Shqiptarët, ilirët dhe trakët’, in:
Perpjekja 6 prill: 76-87.
Veljanovski, Rade. 2000. ‘Turning the Electronic
Media Around’, in Nebojša Popov (ed.), The Road
to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest:
Central European University Press: 565-586.
Vickers, Miranda. 1998. Between Serb and Albanian: A
History of Kosovo. New York: Columbia University
Press.
Vucinich, Wayne S. and Emmert, Thomas A. (eds.).
1991. Kosovo: Legacy of a Medieval Battle.
Minneapolis.
Vućković, Milan und Nikolić, Goran. 1996.
Stanovništvo Kosovo u razdoblju od 1918. do 1991
godine (Kosovo, die Serben und die Albaner:
Veränderungen in der ethnischen Struktur von
1918 bis 1991 (Münchner Zeitschrift für
Balkankunde, Sonderband 2). München.
Vukadinović, Alex. 1989. Kosovo 1389-1989: Special
Edition of the Serbian Literary Quarterly on the
Occasion of 600 Years since the Battle of Kosovo.
Belgrade.
Weber, Max. 1977. (1918) ‘Politics as Vocation’, in:
Gerth, Hans H., and Mills, C. Wright (eds), From

377
Max Weber: Essays in Sociology, London:
Routledge.
Weber, Max. 1947. ‘Politik als Beruf’, in: Max Graf zu
Solms (ed.), Max Weber: Schriften zur
theoretischen Soziologie, zur Soziologie der Politik
und Verfassung. Frankfurt am Main.
Weigand, Gustav. 1927. ‘Sind die Albaner die
Nachkommen der Illyrer oder der Thraker?’, in:
Balkan-Archiv 3: 227-251.
Wetherell, M. and Potter, J. 1992. Mapping the
Language of Racism: Discourse and the
Legitimation of Exploitation. New York.
Wildermuth, Andreas. 1995. „Sich stützen auf die
eigenen Kräfte“. Die Wirtschaftspolitik Albaniens
nach dem Zweiten Weltkrieg. München.
Williams, Paul, R. and Scharf, Michael, P. 2002. Peace
with Justice? War Crimes and Accountability in the
Former Yugoslavia. Lanham, Boulder, New York,
Oxford: Rowman and Littlefield Publishers, Inc.
Wilkes, J., John. 1969. Dalmatia (History of the Roman
Provinces). London.
Wilkes, John. 1992. The Illyrians. Oxford/Cambridge.
Xylander, Ritter, Joseph von 1853. Die Sprache der
Albanesen oder Schkipetaren. Frankfurt am Main.
Uka, Sabit, 1988. “Muhaxhirët dhe Lidhja Shqiptare e
Prizrenit (1878-1881)”, Gjurmime albanologjike:
Seria e shkencave historike 18, 131-138.
Uka, Sabit. 1994. Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i
Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë, 1878–1912,
1-2. Prishtinë: Dukagjini.
Zajmi, Gazmend. 1997. Vepra 1. Prishtinë: Akademia e
Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Seksioni i
shkencave shoqërore, 9.
Zajmi, Gazmend: 2001. Vepra 2. Prishtinë: Akademia e
Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Seksioni i
shkencave shoqërore, 10.

378
Zippel, Georg: 1877. Die römische Herrschaft in
Illyrien bis auf Augustus. Leipzig.
Zirojević, Olga. 2000. ‘Kosovo in the Collective
Memory’, in Nebojša Popov (ed.), The Road to
War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest:
Central European University Press: 189-211.

379

You might also like