You are on page 1of 2

E Drejta Romake është i gjithë korpusi juridik, institucional

dhe ligjor i Romës së lashtë, që nga themelimi i qytetit të


Romës më 753 para erës së re dhe deri në rënien e
Perandorisë Perëndimore në shekullin e pestë të erës së
re. E Drejta Romake nxiti me forcë zhvillimin e së drejtës
thuajse në të gjithë qytetërimin Perëndimor, ashtu si
kundër edhe në një pjesë të Lindjes, ose të qytetërimeve
lindore.
Mendimi romak ishte i ndikuar nga mendimi grek e sidomos
nga Greqia Antike ku në mënyrë të veçantë ndikimi vërehej
në sferën e filozofisë nga Platoni dhe Aristoteli. Romakët
më shumë ishin të interesuar për çështjet ushtarake, për
luftërat dhe për të drejtën se sa për filozofinë. E drejta
Romake na meson për të drejtën në të kaluarën e lashtë
dhe me shembullin e saj mund të shohim se si është krijuar
një rend politik dhe juridik dhe më cilët mekanizma e drejta
i përshtatet jetës si dhe raportin në mes të drejtës dhe
ekonomisë.
E drejta romake ka krijuar një teknikë të mire juridike dhe
një terminologji të përsosur me anë të së cilave ka arritur
t’i zgjidh problemet që paraqitëshin në çdo sistem juridik. Si
dhe ka arritur t’i definoj fenomenet shoqërore dhe juridike.
Në këtë mënyrë e drejta romake “është shkollë e madhe e
logjikës juridike”.

You might also like