You are on page 1of 2

Republika Popullore e Kinës

Republika Popullore e Kinës, më thjeshtë Kina, ndodhet në pjesën lindore të kontinentit të


Azisë, në bregun perendimor të Oqeanit Paqësor. Me sipërfaqe e tokësore rreth 9 milionë e 600
mijë kilometra katërore. Kina është vendi më i madh në Azi dhe vendi i tretë i madh në botë,
duke u rradhitur pas Rusisë dhe Kanadasë.

Historia
Kina antike ishte një nga qendrat më të vjetra të civilizimit njerëzor.Kina ishte nje nga popujt e
Lindjes se Lashte.Shtrihej ne luginat e lumenjve Huang Ho dhe Jance Kjang.Aty kultivohej
shume orizi por rritej edhe krimbi i mendafshte.Ne krye te Kines u vu Dinastia Cin.Ajo per te
mbrojtur vendin nga sulmet e armiqve urdhroi te krijohej Muri Kinez.Ne ndertimin e ketij muri
morren pjese 2 milion njerez.Nje vend ne Kine quhet ndryshe Qyteti i Ndaluar sepse aty mund te
hyne vetem personat e vecante dhe jo njerezit e varfer.E kane te ndaluar.

Politika
Republika Popullore e Kinës, së bashku me Vietnamin, Korenë e Veriut, Laosin, dhe Kubën,
është një nga pesë shtetet e mbetura zyrtare komuniste në botë. Qeveria kineze është përshkruar
si komuniste dhe socialiste, por edhe si autoritare, me kufizime të rënda në shumë fusha, sidomos
në internet, shtyp, lirinë e grumbullimit, të drejtës së riprodhimit dhe lirisë së fesë. Sistemi aktual
i saj politik / ekonomik është quajtur nga krerët e saj si "socializmi me karakteristika kineze".
Asambleja Popullore Kombëtare (organ më i lartë shtetëror) është një assamble "kukull".
Presidenti aktual i Kinës është Hu Xhin Tao, i cili është edhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë
Komuniste të Kinës, dhe Kryeministri i saj është Uen Xhia Bao, i cili është gjithashtu një anëtar i
lartë i Komitetit të Përhershëm Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës.

Feja
- Budizmi
Budizmi ka hyrë në Kinë rreth shekullit të parë të erës sonë, filloi të përhapet gjerësisht pas
shekullit të 4-të të erës sonë dhe është bërë gradualisht feja me ndikim më të madh në Kinë.
Budizmi kinez ndodhet në bazë të tre familjeve të mëdha të gjuhëve dhe mbi këtë bazë kemi
budizmin e familjes së gjuhës Hane, budizmin e familjes së gjuhës tibetiane dhe budizmin e
familjes së gjuhës Bali ( ?), ose budizmin jugor. Numri i murgjve të këtyre tre grupeve të mëdha
sipas familjeve gjuhësore ka arritur në 200 mijë. Tani në Kinë ka 13 mijë tempuj të hapur të
budizmit, 33 shkolla budiste dhe afro 50 lloje botimesh budiste.
Budizmi tibetian është një degë e budizmit kinez, që është përhapur kryesisht në Rajonin
Autonom të Tibetit, Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme, në provincat Çinhaj etj.
Banorët tibetianë, mongolë, Ygu, Mënba, Luoba dhe Tu besojnë, në përgjithësi, budizmin
tibetian dhe numri i besimtarëve të tij arrin në afro 7 milionë. Budizmi jugor është kryesisht i
përhapur në qarkun autonom Sisuanbana të kombësisë Daj, në qarkun autonom Dëhong të
kombësive Daj dhe Gjinbo, në zonën Sëmao të provincës Ynan të Kinës jug-lindore. Në
budizmin jugor beson shumica e banorëve Daj, Bulang, Açan dhe Va. Numri i besimtarëve të tij
arrin në mbi 1 milion. Kurse në budizmin Han besojnë kryesisht banorët Hanë, të shpërndarë në
krahina të ndryshme të Kinës.

- Taoizmi
Taoizmi është lindur dhe përhapur në Kinë. Ai filloi qysh në shekullin e dytë të erës sonë dhe ka
një histori mbi 1800 vjeçare. Taoizmi është trashëguar nga adhurimi i natyrës dhe i paraardhësve
në kohën e lashtë, ka pasur shumë fraksione në histori dhe më vonë është bashkuar në dy
fraksione, si Quanzhën Tao dhe Zhëngyi Tao, që ushtrojnë ndikim në gjirin e banorëve të
kombësisë Hane. Për arsye se Taoizmi nuk ka ceremonitete dhe rregulla të rrepta të hyrjes së
besimtarëve, pra është vështirë të numrohet numri i besimtarëve të tij. Tani në Kinë ka mbi 1500
tempuj doistë dhe mbi 25 mijë murgj e murgeshë taoiste.

- Islamizmi
Islamizmi filloi të hyjë në Kinë në shekullin e 7-të. Në Kinë shumica e mbi 18 milionë banorëve
të pakicave kombëtare, si të kombësive Hui, Ujgure, Tatare, Kërkëze, Kazake, Uzbeke,
Dongsiang, Sala, Baoan etj. e beson islamizmin. Shumica e myslimanëve kinezë është
përqëndruar kryesisht në Rajonin Autonom të Sinkiang-ujgurit dhe në Rajonin Autonom të
Ninsia-Huit, si dhe në provincat Gansu, Çinhaj, Ynan dhe në provinca e qytete të tjera. Tani në
Kinë ka mbi 30 mijë xhami dhe mbi 40 mijë hoxhallarë.

- Katolicizmi
Katolicizmi kishte hyrë disa herë në Kinë qysh nga shekulli i 7-të dhe pas luftës së opiumit në
vitin 1840 filloi të përhapet gjerësisht në Kinë. Tani në Kinë ka 100 zona fetare katolike dhe afro
5 milionë besimtarë, afro 5 mijë kisha (manastirë) të hapura dhe 12 Institute fetare. Gjatë afro 20
vjetëve të fundit Shoqata kineze katolike ka përgatitur mbi 1500 priftë të rinj, ndër ta mbi 100 u
dërguan për studime jashtë vendit. Tek katolicizmi kinez janë pagëzuar çdo vit mbi 50 mijë veta.
Çdo vit botohen mbi 3 milionë ekzemplarë “Bibla”.

- Kristianizmi
Kristianizmi filloi të hyjë në Kinë në fillim të shekullit të 19-të dhe sidomos pas luftës së
opiumit. Në vitin 1950 kristianizmi ka zhvilluar lëvizjen e “frymës së autonomisë, të
vetëmbajtjes dhe të vetëpërhapjes”, ku bëhej thirrja që në qarqet kristiane të spastrohen ndikimet
imperialiste dhe të kultivohet me frymën e patriotizmit, që të përpiqen të realizohet fryma e
kristianizmit kinez, e lartpërmendur. Tani në Kinë ka afro 10 milionë kristianë, mbi 18 mijë
priftërinj dhe 12 mijë kisha dhe 25 mijë terrene të thjeshta (pika takimi) të aktiviteteve të
besimtarëve.

You might also like