You are on page 1of 1

Besimet fetare në Shqipëri

Besimet më të praktikuara në Shqipëri janë feja islame dhe feja e krishterë. Të dy këto
grupime të mëdha përfshijnë në vetvete disa grupime me peshë siç janë 0sunitët dhe
bektashinjtë për fenë myslimane dhe katolikët dhe ortodoksët për fenë e krishterë.
Vendi ka një përqindje të vogël pjesëtarësh të fesë hebraike dhe pjesëtarë të korrenteve
të tjerë fetarë.
Po ashtu, Shqipëria është një qendër e fesë Bahai.
Në vitin 1967, nën regjimin komunist të Hoxhës, praktikat fetare u ndaluan me ligj dhe
ato rimorën jetë vetëm pas rënies së komunizmit më 1991.
Sipas një prej censuseve më të fundit, 56,7% e shqiptarëve të Shqipërisë janë myslimanë
sunitë, 2,9% e tyre janë bektashinj, 10,3% deklarohen katolikë, ndërsa 6,75% ortodoksë
të ritit bizantin. Po ashtu 5,49% janë besimtarë të pacilësuar, 13,79% preferojnë të mos e
deklarojnë përkatësinë fetare, ndërsa 2,5% deklarohen ateistë.
Shqipëria është e njohur në botë si një vend i tolerancës së gjerë fetare. Kjo
karakteristikë mendohet se favorizohet nga dominimi historik i traditave dhe kulturës
kombëtare ndaj atyre fetare të imponuara nga sundues të ndryshëm në histori. Përpos
kësaj, mosnjohja e thellë e doktrinave fetare favorizon po ashtu tolerancën.
Procesi i sekularizimit ka ndikuar që 83,1% e shqiptarëve të Shqipërisë ta shohë fenë jo
si një praktikë, por thjesht si një traditë e trashëguar. Periudha ateiste nën komunizëm
ka ndikuar po ashtu në konceptimin e fesë jo si një përkatësi identitare, por si një traditë
e përftuar historike.

You might also like