Professional Documents
Culture Documents
LENDA QYTETARI
KLASA:VI
PUNOI:ARMELA TIROLLARI
PRANOI:MESUESE RAJMONDA BINISHI
REZULTATET E TE NXENIT:
FLAS PER TOLERANCEN FETARE
TREGOJ NJE NGA PERSHKRIMIN ME TE
MIRA E TE QENIT SHQIPTAR
FLAS PER GRUPET ETNIKE DHE RACAT NE
SHQIPERI
BEJ NJE ESE
TOLERANACA FETARE:
Toleranca fetare në Shqipëri është një çështje e trajtuar si një
karakteristikë kombëtare dhe arritje e jashtëzakonshme e vendit
dhe shqiptarëve. E trajtuar si karakteristikë, toleranca fetare në
vend ka qenë dhe vazhdon të jetë një vlerë krenarie për shqiptarët,
ku në thelb të saj qëndron postulati i gjithëpranuar i Vaso Pashës
“Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Jo rrallë herë kjo vlerë është
përdorur edhe nga liderët politikë, si një “çelës” për të promovuar
Shqipërinë e paqme dhe harmonike në arenën ndërkombëtare. E
trajtuar si arritje e jashtëzakonshme, toleranca fetare është një
çështje e cila i ka rezistuar kohëve të turbullta në të cilat ka kaluar
vendi. Megjithatë, cilët janë faktorët që kanë ndikuar në nxitjen dhe
ruajtjen e tolerancës fetare ndër vite në vend? A do të mundet që
Shqipëria të gëzojë dhe ruajë të njëjtën krenari në një shoqëri në
ndryshim, ku globalizimi i ka hapur rrugë shkëmbimeve e
ndërveprimeve të feve, diversitetit kulturor apo dhe sfidave të viteve
të fundit si ai i fondamentalizmit fetar dhe terrorizmit? A mundet që
modeli i tolerancës fetare të vendit tonë të përshtatet dhe të
ndërtohet dhe në kontekste të tjera kombëtare dhe kulturore? Këto
pyetje kanë qenë dhe baza e studimit të realizuar nga Instituti për
Demokraci dhe Ndërmjetësim (porositur nga PNUD, gjetjet kryesore
të të cilit paraqiten në këtë artikull) përgjatë vitit 2018, me qëllim
ofrimin e një analize të detajuar, e cila do të mund të shërbejë për të
mundur të kuptohet dhe të ndërtohen më tej (nga një sërë aktorësh
interesi) programe të cilat do të ndihmojnë në ruajtjen e kësaj vlere
përballë sfidave që shfaqin shoqëritë sot, sidomos ajo e
ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Të gjendur përballë dilemës dhe “konfuzionit” terminologjik nëse në
Shqipëri ka tolerancë apo harmoni fetare, pjesëmarrësit në
sondazhin publik të këtij studimi, si dhe në intervista të dedikuara
apo dhe takimet diskutuese, na tregojnë se bazat e tolerancës
fetare në Shqipëri janë thellësisht të rrënjosura në traditat dhe
kulturën shoqërore dhe nuk vijnë nga vetëdija, njohuritë apo
ushtrimi i riteve fetare. Për qëllim të këtij studimi për të saktësuar
dhe dilemën ndërmjet “tolerancës” dhe “harmonisë” fetare, literatura
e shtjelluar dhe analiza e thelluar mbi këtë fenomen, sugjerojnë që
Shqipëria karakterizohet nga tolerancë fetare, si një pikënisje për
dialogun ndër-fetar, ku kjo e fundit ka shërbyer për të forcuar
kulturën e tolerancës fetare. Në diskursin mbi tolerancën fetare,
nacionalizmi, theksi tek përkatësia etnike dhe gjuha si themele të
kombit dhe unitetit shqiptar e jo mëvetësisht përkatësia fetare, kanë
shërbyer si faktorë të rëndësishëm politikë e moralë për ruajtjen e
tolerancës fetare. Ndërkohë që idealisht në një shoqëri demokratike
toleranca duhet të motivohet jo vetëm nga solidariteti etnik, por
edhe nga respektimi i të drejtave të njeriut dhe shteti ligjor, në
kontekstin tonë termi “tolerancë fetare” shihet se është më relevant
sesa ndaj atij të “harmonisë fetare”.
mirat e veta. Duke lexuar historinë e popullit tim, them që kemi qenë
Pakica Arumun
Ata kanë qenë për një kohë të gjatë të integruar duke dhënë kontributin e tyre
dhe duke promovuar vlerat e shoqërisë shqiptare.Vllehët/arumunët zyrtarisht
në Shqipëri janë të njohur si minoritet linguistik. Popullsia me origjinë
vllahe/arumune kryesisht është vendosur në Shqipërinë Jugore dhe në
Shqipërinë e Mesme. Vllahët kanë ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në fillim
të vitit 1999 ata kanë themeluar shoqatën kulturore, e cila organizon aktivitete
artistike me pjesëmarrjen e grupeve folklorikE.
Romët
Meçkarët janë fisi më i madh rom dhe më i vjetër në Shqipëri. Ata
jetojnë në qytetet e Tiranës, Durrësit, Lushnjes, Fierit dhe Vlorës.
Çergarët në Shqipëri kanë ardhur në dy drejtime ; njëri nga Maqedonia
e sotme, të cilët në fillim u vendosën në qytetin e Korçës dhe më vonë
dhe deri më sot shumicën e tyre i gjejmë në qytetin e Peqinit ; dhe tjetri
nga Mali i Zi dhe Serbia të cilët u vendosën në zonën e Shkodrës rreth
vitit 1920.
Fisi i Arlinjve emigruan nga Turqia për në Greqi, dhe më pas në
Shqipëri, gjatë një emigrimi të popullsisë në 1920 ndërmjet të dy
vendeve të përmendura. Fillimisht të vendosur në qytetin e Korçës, ata
më vonë migruan në Pogradec, Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fushë
Krujë.
Bamillët është një tjetër fis i cili ka ardhur së bashku me çamët. Ata i
gjejmë sot në qytetin e Gjirokastrës, pjesërisht në Levan dhe Fshatin
Rom të Fierit.
Kurtofët erdhën në qytetin e Fierit rreth 60 vjet më parë nga territori i
Maqedonisë së sotme,
Etniciteti.
Shoqerite e sotme moderrne jane heteogjene ne shume aspekte pra multi
etnike.Grupet etnike perbejne popullsi te cilat ndihen ne vetvete te lidhur se
bashku nga origjina,kultura,raca,feja,gjuha dhe nacionaliteti.
Pakicat etnike.
Maqedonasit.
Pakica greke.
Sipas të dhënave zyrtare pakica kombëtare me e madhe qe jeton ne
territorin e Republikës se Shqipërisë është pakica greke.
Pakica kombëtare greke është pakica e pare e njohur nga shteti
shqiptar dhe mund te thuhet se çështja e pakicave kombëtare ne
Shqipëri ka qene identifikuar për një kohe te gjate me pakicën greke.
Jeton në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës ne Korçë, si dhe në disa fshatra
të tjera në rrethin e Dibrës.
ija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije
shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë: Liqenasi
(Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël,
Bezmishti dhe Gorica e Madhe. Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat
minoritare përbëjnë një komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të
fshatit Liqenas që është më i madhi.
ESE:
Qe te jesh krenar per vendit tend, nuk eshte e thene qe vendi yt ti kete pallatet me
ashensore edhe rruget e asflatuara edhe konditat ne maksimum. Qe te jesh krenar qe je
Shqiptar nuk do te thote qe ne historine e botes vendi yt te kete qene me i perparuari e
me vendimtari. Nuk do te thote aspak qe te kete emrin e madh neper bote ndaj ti duhet
te jesh krenar e nese jo atehere sje krenar qe je nga ai vend.
Qe te jesh krenar qe je Shqiptar si fillim sduhet te jesh dhi e zgjebosur edhe bishtin
perpjet. Me pas nuk duhet te punoj vetem ajo gjendra e trurit qe te shtyn te jesh krenar
nga pikpamjet materialistike por duhet te jene edhe ndjenjat ato qe te shtyjne te jesh
krenar.
Ne Shqiperi jam rritur, aty kam ndjere ngrohtesine e djellit, aty kam kaluar
femijerine, neper rruget me balte, me shume pa drita se sa me drita. Here me uje e
here pa uje. E pikerisht prandaj jam krenar. Jam pjese e Shqiperise, perfaqesoj
kulturen e atij vendi dhe nuk do ta konceptoja dot veten te isha nga nje vend tjeter
pervecse Shqiperia. Sic e ka thene edhe Naimi, na jep emrin Shqipetar.
Me plot goje e them qe kur me pyesin nga je, e them me kenaqesine me te madhe
qe jam Shqiptar.