You are on page 1of 13

TEMA:SHQIPTAR

LENDA QYTETARI
KLASA:VI
PUNOI:ARMELA TIROLLARI
PRANOI:MESUESE RAJMONDA BINISHI
REZULTATET E TE NXENIT:
FLAS PER TOLERANCEN FETARE
TREGOJ NJE NGA PERSHKRIMIN ME TE
MIRA E TE QENIT SHQIPTAR
FLAS PER GRUPET ETNIKE DHE RACAT NE
SHQIPERI
BEJ NJE ESE
TOLERANACA FETARE:
Toleranca fetare në Shqipëri është një çështje e trajtuar si një
karakteristikë kombëtare dhe arritje e jashtëzakonshme e vendit
dhe shqiptarëve. E trajtuar si karakteristikë, toleranca fetare në
vend ka qenë dhe vazhdon të jetë një vlerë krenarie për shqiptarët,
ku në thelb të saj qëndron postulati i gjithëpranuar i Vaso Pashës
“Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Jo rrallë herë kjo vlerë është
përdorur edhe nga liderët politikë, si një “çelës” për të promovuar
Shqipërinë e paqme dhe harmonike në arenën ndërkombëtare. E
trajtuar si arritje e jashtëzakonshme, toleranca fetare është një
çështje e cila i ka rezistuar kohëve të turbullta në të cilat ka kaluar
vendi. Megjithatë, cilët janë faktorët që kanë ndikuar në nxitjen dhe
ruajtjen e tolerancës fetare ndër vite në vend? A do të mundet që
Shqipëria të gëzojë dhe ruajë të njëjtën krenari në një shoqëri në
ndryshim, ku globalizimi i ka hapur rrugë shkëmbimeve e
ndërveprimeve të feve, diversitetit kulturor apo dhe sfidave të viteve
të fundit si ai i fondamentalizmit fetar dhe terrorizmit? A mundet që
modeli i tolerancës fetare të vendit tonë të përshtatet dhe të
ndërtohet dhe në kontekste të tjera kombëtare dhe kulturore? Këto
pyetje kanë qenë dhe baza e studimit të realizuar nga Instituti për
Demokraci dhe Ndërmjetësim (porositur nga PNUD, gjetjet kryesore
të të cilit paraqiten në këtë artikull) përgjatë vitit 2018, me qëllim
ofrimin e një analize të detajuar, e cila do të mund të shërbejë për të
mundur të kuptohet dhe të ndërtohen më tej (nga një sërë aktorësh
interesi) programe të cilat do të ndihmojnë në ruajtjen e kësaj vlere
përballë sfidave që shfaqin shoqëritë sot, sidomos ajo e
ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Të gjendur përballë dilemës dhe “konfuzionit” terminologjik nëse në
Shqipëri ka tolerancë apo harmoni fetare, pjesëmarrësit në
sondazhin publik të këtij studimi, si dhe në intervista të dedikuara
apo dhe takimet diskutuese, na tregojnë se bazat e tolerancës
fetare në Shqipëri janë thellësisht të rrënjosura në traditat dhe
kulturën shoqërore dhe nuk vijnë nga vetëdija, njohuritë apo
ushtrimi i riteve fetare. Për qëllim të këtij studimi për të saktësuar
dhe dilemën ndërmjet “tolerancës” dhe “harmonisë” fetare, literatura
e shtjelluar dhe analiza e thelluar mbi këtë fenomen, sugjerojnë që
Shqipëria karakterizohet nga tolerancë fetare, si një pikënisje për
dialogun ndër-fetar, ku kjo e fundit ka shërbyer për të forcuar
kulturën e tolerancës fetare. Në diskursin mbi tolerancën fetare,
nacionalizmi, theksi tek përkatësia etnike dhe gjuha si themele të
kombit dhe unitetit shqiptar e jo mëvetësisht përkatësia fetare, kanë
shërbyer si faktorë të rëndësishëm politikë e moralë për ruajtjen e
tolerancës fetare. Ndërkohë që idealisht në një shoqëri demokratike
toleranca duhet të motivohet jo vetëm nga solidariteti etnik, por
edhe nga respektimi i të drejtave të njeriut dhe shteti ligjor, në
kontekstin tonë termi “tolerancë fetare” shihet se është më relevant
sesa ndaj atij të “harmonisë fetare”.

Ashtu si edhe pritej, shumica dërrmuese (mbi 92.3%) e


pjesëmarrësve në studim besojnë se toleranca fetare është një
vlerë themelore në Shqipëri dhe ndër faktorët që kanë ndikuar në
këtë vlerë përmenden: Indiferenca fetare ose mungesa e njohurive
për fetë; Kultura vendore (kombëtare) dhe dominimi i traditave
kombëtare ndaj atyre fetare; Respekti i ndërsjellë dhe respektim për
liritë individuale; Sekularizmi; Ateizmi i trashëguar nga periudha
komuniste. Shembujt e tolerancës fetare që përmenden kryesisht
janë “martesat e përziera fetare”, “kremtimet e festave fetare të
besimeve të tjera” dhe “bashkëjetesa paqësore e shqiptarëve me
prejardhje të ndryshme fetare”. Mbi 90% e pjesëmarrësve në studim
e mirëpresin diversitetin fetar të pranishëm në vend dhe e
kundërshtojnë me forcë idenë e epërsisë së një feje të caktuar ndaj
të tjerave, pavarësisht nga madhësia e komunitetit përkatës fetar.
Ndërkohë që, teksa njohin rolin e udhëheqësve fetarë në nxitjen e
tolerancës fetare në ditët e sotme si dhe gjatë historisë ku drejtuesit
fetarë u kanë bërë thirrje besimtarëve të tyre të qëndrojnë larg
konflikteve dhe kanë bërë apel për mirëkuptim dhe dialog të
ndërsjellë, shqiptarët i japin rëndësi më të madhe ndarjes ligjore
dhe praktike mes shtetit dhe fesë, laicitetit, si një tipar të shoqërisë
dhe faktor po aq i rëndësishëm në nxitjen e tolerancës fetare.
Faktori më i rëndësishëm që mbështet tolerancën fetare në Shqipëri
argumentohet se është kultura e përbashkët që bashkon
myslimanët, të krishterët dhe jobesimtarët. Të konsideruara si fe
tradicionale, ato trajtohen si pjesë e kulturës së përbashkët, e jo si
pengesa të pakapërcyeshme për mirëkuptim të ndërsjellë dhe
bashkëpunim mes dasive fetare. Studimi tregon që diskriminimi me
baza fetare është mjaft i ulët, ku 95% e shqiptarëve e konfirmojë
këtë. E megjithatë, raste të diskriminimit dhe paragjykimeve me
baza fetare janë evidente në shoqërinë tonë, ku rreth 11 për qind e
pjesëmarrësve në studim thonë se ata kanë qenë dëshmitarë, të
paktën një herë, në një rast diskriminimi ose përjashtimi për shkak
të fesë në komunitetet e tyre. Shumica e këtij grupi janë gra që
jetojnë në zona urbane me arsimin e mesëm ose të lartë. Shembujt
lidhen kryesisht me diskriminimin dhe përjashtimin e njerëzve që
ushtrojnë fenë (sidomos myslimanët), përfshirë këtu akte të tilla si
diskriminimi ose përjashtimi në sektorin publik dhe privat;
paragjykimet shoqërore dhe përjashtimi; dhe diskriminimi në
marrëdhëniet e ngushta (p.sh. refuzim martese/krushqie për shkak
të përkatësisë fetare).

Shtypja brutale e fesë në shoqëri, gjatë periudhës ateiste nga 1967


deri në fund të viteve 1980, nënkuptonte që shumica e brezit të ri që
u rrit në atë kohë të mos kishte kontakt me fenë publikisht dhe as të
krijonte lidhje të fortë me simbolet dhe ritet fetare. Trashëgimia
komuniste e ateizmit është ndër faktorët mundësues, në trajtimin e
të cilit vërehet diversitet mendimi ndërmjet brezit të ri dhe të vjetër.
Në këtë kuadër shqiptarët që kanë përjetuar të kaluarën komuniste
dhe e kujtojnë atë e konsiderojnë trashëgiminë e ateizmit si një
faktor që ka kontribuar në tolerancën fetare në një përqindje shumë
më të lartë krahasuar me brezat e rinj. Megjithatë, trashëgimia nuk
perceptohet si një faktor që nxit tolerancën fetare, por më shumë si
një rrethanë në historinë shqiptare.

Në përfundim të këtij studimi, toleranca fetare është një vlerë e


mbështetur gjerësisht nga qytetarët shqiptarë si një vlerë
qytetare/morale dhe traditë kombëtare, sesa si një praktikë
shoqërore që mbështetet në njohjen e feve të ndryshme dhe
pranimin e dallimeve fetare. Kjo e fundit mbështetet gjithashtu dhe
në faktin që më shumë se gjysma e shqiptarëve kanë pak ose
aspak njohuri për fetë e ndryshme në Shqipëri, me përjashtim të
fesë islame, rreth të cilës 36 për qind e pjesëmarrësve në studim
janë deklaruar me njohuri mesatare ose të gjera mbi fetë. Nga ana
tjetër, edhe pse 37 për qind e pjesëmarrësve në studim e
konsideronin veten si besimtarë praktikantë të rregullt të fesë,
studimi konstatoi se përqindja e shqiptarëve që praktikojnë
rregullisht fenë dhe udhëhiqen në jetën e tyre të përditshme nga
normat dhe ritet fetare është shumë më e vogël. Më tej, shqiptarët
kanë tendencën të refuzojnë mendimet që mbështesin epërsinë e
një besimi të veçantë, përkundrazi, ata mbështesin pikëpamje më
liberale rreth fesë dhe priren të përqendrohen më shumë në
elementët e përbashkët të feve të ndryshme dhe vlerave të shenjta.
Në këtë studim, disa çështje kanë bërë të mundur që të vihen re
dhe ndryshime ndërmjet grupeve shoqërore, si ndërmjet atyre që
banojnë në zonat rurale e urbane, ashtu edhe ndërmjet brezave të
rinj e të vjetër. Raste të tilla mund të përmendim në çështje që kanë
të bëjnë me perceptimet dhe qëndrimet ndaj fesë dhe hyjnores mes
të intervistuarve nga zonat urbane dhe atyre nga zonat rurale, nga
grup-moshat e ndryshme dhe nga ata që praktikojnë fenë e nga ata
që nuk besojnë. Ruajtja e tradicionales është deri diku e
kuptueshme për brezat e vjetër, por edhe për të anketuarit nga
zonat rurale, të cilët mbeten kompakt si komunitet. Të anketuarit
nga zonat rurale priren në përgjithësi të jenë më konservatorë rreth
qëndrimeve të caktuara. Ashtu sikurse ata nga zonat urbane janë
më skeptikë në lidhje me rolin e sekularizmit apo supozimit se
shqiptarët në përgjithësi nuk janë shumë fetarë. Nga ana tjetër,
pjesëmarrësit nga zonat rurale priren të mos jenë aspak dakord ose
kryesisht jo-dakord më shumë sesa të intervistuarit nga zonat
urbane mbi ndikimin që ndalimi i fesë në periudhën komuniste ka
kontribuar në tolerancën fetare në Shqipëri.

Përveç faktorëve ndihmues në ruajtjen e tolerancës fetare, në këtë


studim është synuar gjithashtu që të analizohen dhe “kërcënimet” e
mundshme ndaj saj. Nisur nga vlera që tashmë popullata i jep kësaj
çështjeje, pjesëmarrësit e studimit përgjithësisht shprehen optimistë
sa i përket ri-ngritjes dhe vazhdimësisë së tolerancës fetare. E
ndërsa rreziqet ndaj saj konsiderohen si të largëta dhe për shkak të
faktorëve të jashtëm, jo të brendshëm të vendit, radikalizmi dhe
ekstremizmi i dhunshëm, ashtu si dhe politika perceptohen si dy
elemente ndaj të cilëve duhet të tregohet vëmendje. Në këtë
kontekst, trajtimi i çështjes së radikalizmit dhe ekstremizmit të
dhunshëm, nën një qasje me përgjegjësi të një sërë aktorësh
shtetërorë e jo, merr rëndësi të veçantë, sidomos sa i përket
kujdesit ndaj individit, të rinjve, dhe nxitjes së kohezionit social në
vend.
Çfarë do të thotë të jesh shqiptar
Shqiptarët dhe si çdo popull tjetër i botës kanë të këqijat dhe të

mirat e veta. Duke lexuar historinë e popullit tim, them që kemi qenë

një popull me kulturë e tradita, ku besa dhe bujaria nuk i kanë

munguar shqiptarit ndër shekuj, këtë besë e bujari të shqiptarit, e

lexon dhe nëpër literatura të shkrimtarëve me emër në botë.

Çfarë na dallon ne shqiptarët nga popujt e tjerë? - Ne, shqiptarët


dallohemi nga mostoleranca, inati, kokëfortësia, sedra e sëmurë,
urrejtja ndaj njëri-tjetrit, etj. Ne, nga natyra, jemi pak si shumë
temperamentë dhe nervozë.

S’jemi sa duhet zemërgjerë që të falim gabimet e të tjerëve. Edhe faljen disa


herë e bëjmë të përkohshme, të pjesshme dhe me gjysmëzemre. Duam të
ecim përpara me botën e civilizuar perëndimore, por kokën gjithmonë e
kthejmë prapa, duke u marrë me të kaluarën, qofshin ato edhe gjëra të
tejkaluara e të vdekura.
Çfarë na bashkon dhe na ndan ne si shqiptar? - Ne shqiptarëve na
bashkon gjaku dhe gjuha. Na bashkon trungu i fortë antik pellazgo-
ilir. Na bashkon gjenet e njëjta dhe formimi tonë psikik e shpirtëror,
që e ka burimin nga parahistoria njerëzore. Na bashkon arti dhe
kultura e njëjtë shekullore. . Na bashkon emri Shqipëri dhe shqiptar.
Na bashkon kombi shqiptar. Na bashkon besa burrëria që janë
dallesa më e shquar e shqiptarit, të cilat ndër shekuj e mijëvjeçarë
ka rrezatuar vetëm besnikëri etj……
Ne shqiptarëve na ndan ideologjia. Njeriu si qenie inteligjente me
logjik vetëdije dhe ndërgjegje, gjatë historisë së tij të lashtë, ka
krijuar dhe zhvillon lloj-lloj ideologjish. Prandaj dhe nuk ka individ pa
ideologji. Ideologjitë janë të shumëllojshme, sepse njerëzit nuk janë
identikë, por çdo individ është qenie unike, kuptohet se të gjithë
njerëzit nuk mund të kenë një ideologji. Dëmet që shkaktojnë
ideologjitë janë fërkimet në politikë, polemikat e ashpra, ofendimet
reciproke, gara e egër për pushtet ,lufta e klasave të pasurve dhe
ato të varfra etj……Shqiptarët nuk munden dhe nuk bëjnë
përjashtim nga ekzistimi i pluralizmit të ideve dhe ideologjive.
Rreshtimi i shqiptarëve në disa ideologji nuk është tragjedi, por një
fenomen i natyrshëm, nga i cili nuk mund të shmanget. Pretendimi
dhe tendenca për dominim vetëm të një ideologjie mbi të tjerat do të
na çonte në një luftë civile, në vëllavrasje dhe në diktaturë. Ndarja
krahinore! Kjo është plaga më e madhe, më e përgjakur dhe më
vdekjeprurëse e kombit shqiptar! Pra, ndarja lokaliste, bajraktariste,
fisnore, klanore dhe krahinore e shqiptarëve ndër shekuj dhe
mijëvjeçarë. Këtë plagë e kemi trashëgim (mjerisht) që nga
paraardhësit tanë antikë pellazgo-ilirët.

Si e shprehni ju dashurinë për vendin tuaj? - Si e shprehni ju


dashurinë për njëri-tjetrin si shqiptar? – Si ju bën të ndiheni fakti që
jeni shqiptar? Sigurisht që unë dua ta shpreh dashurinë për vendin
tim, dhe e dua vendin tim. Fakti që unë ndihem shqiptar më krenon,
duke menduar që, shqiptari nuk mund t’i humbi traditat e tij kaq
shpejt, por pyll pa derra nuk ka.
GRUPET ETNIKE DHE RACAT:
Malazezet
Ky minoritet fare i vogel jeton ne veri te Shkodres. Serbet kan marr
statusin si minoritet vitin e kaluar.
Komiteti Shteteror per Minoritetet eshte organizuar ne mars te vitit
2005 dhe eshte vene ne varesi te Qeverise Shqiptare. Ky komitet ka
ne perberjen e tij edhe nje perfaqesues te komunitetit serbo-
malazez.
Komuniteti Egjiptjan.
Minoriteti me i madh ne vend është Komuniteti Egjiptian. Popullsia e saj, sipas
te dhënave nga Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe Banesave i vitit
1989 është 58.758 banore.Këtu Pjesa dërrmuese e saj jeton ne jug te vendit,
ne 40 fshatra te rrethit Gjirokastër, 35 fshatra te Sarandës, 16 fshatra te
Delvinës, 3 fshatra te Përmetit dhe 7 fshatrat e Himares.

Pakica Arumun
Ata kanë qenë për një kohë të gjatë të integruar duke dhënë kontributin e tyre
dhe duke promovuar vlerat e shoqërisë shqiptare.Vllehët/arumunët zyrtarisht
në Shqipëri janë të njohur si minoritet linguistik. Popullsia me origjinë
vllahe/arumune kryesisht është vendosur në Shqipërinë Jugore dhe në
Shqipërinë e Mesme. Vllahët kanë ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në fillim
të vitit 1999 ata kanë themeluar shoqatën kulturore, e cila organizon aktivitete
artistike me pjesëmarrjen e grupeve folklorikE.

Romët
 Meçkarët janë fisi më i madh rom dhe më i vjetër në Shqipëri. Ata
jetojnë në qytetet e Tiranës, Durrësit, Lushnjes, Fierit dhe Vlorës.
 Çergarët në Shqipëri kanë ardhur në dy drejtime ; njëri nga Maqedonia
e sotme, të cilët në fillim u vendosën në qytetin e Korçës dhe më vonë
dhe deri më sot shumicën e tyre i gjejmë në qytetin e Peqinit ; dhe tjetri
nga Mali i Zi dhe Serbia të cilët u vendosën në zonën e Shkodrës rreth
vitit 1920.
 Fisi i Arlinjve emigruan nga Turqia për në Greqi, dhe më pas në
Shqipëri, gjatë një emigrimi të popullsisë në 1920 ndërmjet të dy
vendeve të përmendura. Fillimisht të vendosur në qytetin e Korçës, ata
më vonë migruan në Pogradec, Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fushë
Krujë.
 Bamillët është një tjetër fis i cili ka ardhur së bashku me çamët. Ata i
gjejmë sot në qytetin e Gjirokastrës, pjesërisht në Levan dhe Fshatin
Rom të Fierit.
 Kurtofët erdhën në qytetin e Fierit rreth 60 vjet më parë nga territori i
Maqedonisë së sotme,

Etniciteti.
Shoqerite e sotme moderrne jane heteogjene ne shume aspekte pra multi
etnike.Grupet etnike perbejne popullsi te cilat ndihen ne vetvete te lidhur se
bashku nga origjina,kultura,raca,feja,gjuha dhe nacionaliteti.

Pakicat etnike.
Maqedonasit.
 Pakica greke.
 Sipas të dhënave zyrtare pakica kombëtare me e madhe qe jeton ne
territorin e Republikës se Shqipërisë është pakica greke.
 Pakica kombëtare greke është pakica e pare e njohur nga shteti
shqiptar dhe mund te thuhet se çështja e pakicave kombëtare ne
Shqipëri ka qene identifikuar për një kohe te gjate me pakicën greke.

Jeton në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës ne Korçë, si dhe në disa fshatra
të tjera në rrethin e Dibrës.

ija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije
shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë: Liqenasi
(Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël,
Bezmishti dhe Gorica e Madhe. Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat
minoritare përbëjnë një komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të
fshatit Liqenas që është më i madhi.

ESE:
Qe te jesh krenar per vendit tend, nuk eshte e thene qe vendi yt ti kete pallatet me
ashensore edhe rruget e asflatuara edhe konditat ne maksimum. Qe te jesh krenar qe je
Shqiptar nuk do te thote qe ne historine e botes vendi yt te kete qene me i perparuari e
me vendimtari. Nuk do te thote aspak qe te kete emrin e madh neper bote ndaj ti duhet
te jesh krenar e nese jo atehere sje krenar qe je nga ai vend.

Qe te jesh krenar qe je Shqiptar si fillim sduhet te jesh dhi e zgjebosur edhe bishtin
perpjet. Me pas nuk duhet te punoj vetem ajo gjendra e trurit qe te shtyn te jesh krenar
nga pikpamjet materialistike por duhet te jene edhe ndjenjat ato qe te shtyjne te jesh
krenar.
Ne Shqiperi jam rritur, aty kam ndjere ngrohtesine e djellit, aty kam kaluar
femijerine, neper rruget me balte, me shume pa drita se sa me drita. Here me uje e
here pa uje. E pikerisht prandaj jam krenar. Jam pjese e Shqiperise, perfaqesoj
kulturen e atij vendi dhe nuk do ta konceptoja dot veten te isha nga nje vend tjeter
pervecse Shqiperia. Sic e ka thene edhe Naimi, na jep emrin Shqipetar.

Me plot goje e them qe kur me pyesin nga je, e them me kenaqesine me te madhe
qe jam Shqiptar.

You might also like