You are on page 1of 4

Departamenti i Historisë

Tema: Papa Kelmenti XI.

PUNOI: Floranda Bogdani


Parathënie

Papa Kelmendi XI ishte papa me origjinë shqiptare. Papa Klementi XI ishte papa i 243 i Kishës
Katolike. Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 23 nëntor 1700 dhe deri më 19 mars 1721.
Paraardhës i tij ishte papa Inoçenti XII, ndërsa pasardhësi papa Inoçenti XIII. Papa Klementi
XI - Albani vdiq me 19 mars 1721 mbasi e udhëhoqi kishën katolike për 21 vjet rrjesht dhe
rreshtohet i katërti për nga vitet ne krye të Kishës Katolike mbas Shën Pjetrit me 35 vjet,
Papa Piu IX me 31 vjet, Papa Gjon Pali II me 26 vjet. Në vitin 1660, pas kryerjes së shkollës
fillore, shkoi në Romë për të ndjekur kolegjin romak. Studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në
vitin 1668 diplomohet në drejtësi. Në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Nga Papa Inoçenti
XI u emërua sekretar i Brevave (dekreteve papnore). Me 13 shkurt 1690, emërohet kardinal.
Me 9 tetor 1700 zgjidhet Papë i kishës katolike. Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë
shqiptare Klementit XI për të bashkuar Krishterimin, dha rezultate të gjëra në Shqipëri ku
Kisha katolike romake dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një periudhë. Klementi XI, u
interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe
mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” (1703) i cili shënoi ndryshimet
rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe
ipeshkvore. Ndërkohë ndryshime ishin vënë re edhe në krahun ortodoks. Priftërinj të shumtë
ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike
duke sjellë edhe një afrim fetar. Kështu në fillim u arrit një farë bashkimi, porse më tej, meqë
nuk ishte në lartësinë e duhur, u arrit hapja e selive të kryepeshkopatave për dioqezat latine
të Ohrit dhe Shkupit. Një mision i ritit bizantin funksiononte në Himarë qe nga viti 1628.
Përveç kësaj, në shekullin XVIII, në shumë zona verilindore dhe qëndrore u vu re dukuria e
kriptokrishterimit (krishterimi i fshehur), e cila zgjati deri në ditët tona (sidomos gjatë
periudhës enveriste); e edhe ata që përqafuan islamin, parapëlqyen në shumicë sektet më
heterodokse dhe më pak të largëta nga krishterimi, si psh bektashinjtë.
Ndihmesa e Klementit XI për Shqipërinë
Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit XI për të bashkuar Krishterimin,
dha rezultate të gjëra në Shqipëri ku Kisha katolike romake dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një
periudhë. Klementi XI, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket
asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” (1703) i cili shënoi ndryshimet
rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.

Ndërkohë ndryshime ishin vënë re edhe në krahun ortodoks. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga
Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim
fetar. Kështu në fillim u arrit një farë bashkimi, porse më tej, meqë nuk ishte në lartësinë e duhur, u
arrit hapja e selive të kryepeshkopatave për dioqezat latine të Ohrit dhe Shkupit. Një mision i ritit
bizantin funksiononte në Himarë qe nga viti 1628. Përveç kësaj, në shekullin XVIII, në shumë zona
verilindore dhe qëndrore u vu re dukuria e kriptokrishterimit (krishterimi i fshehur), e cila zgjati deri
në ditët tona (sidomos gjatë periudhës enveriste); e edhe ata që përqafuan islamin, parapëlqyen në
shumicë sektet më heterodokse dhe më pak të largëta nga krishterimi, si psh bektashinjtë.

Figura e Klementit XI në historinë shqiptare


Në historinë shqiptare, si dhe ne fusha te tjera studimore albanologjike emri i Papa Klementit XI-
Albani, përmendet si një Papë me "gjak shqiptar, "si një Pape me "origjine shqiptare," si Papa qe ka
thirrur Kuvendin e Arbërit me 1703 dhe se ka pasur plot merita te tjera për çështjen shqiptare. Emri i
tij nga disa studiues është përmendur sikur ai te ishte larg botes shqiptare dhe sikur ti takonte një
bote qe nuk ishte ne lidhje te vazhdueshme me shqiptaret dhe Shqipërinë. Në këtë mënyre, kësaj
figure madhështore te popullit shqiptar nuk i është kushtuar një kapitull i domosdoshëm ne
historinë e Shqipërisë. Megjithatë i rëndësishëm është fakti se ne asnjë rast nuk shpërfillet
prejardhja e tij shqiptare nga autorë te huaj, por përkundrazi theksohet "krenaria" e tij shqiptare dhe
veprimtaria e tij për çështjen Shqiptare, e cila gjithkund formulohet si një veprimtari atdhetare. Papa
Klementi XI - Albani e dinte fort mire atë fjalën ungjillore "se çdo pemë njihet dhe dallohet nga frutet
e saj," ashtu si kundër çdo shqiptar, veçanërisht ne shtetet e huaja, dallohet në shqiptarizmin e tij,
nga veprat qe ai kryhen ne dobi te çështjes kombëtare dhe te jetës se shqiptareve. Kështu qe edhe
për Papa Klementin XI - Albani mund te thuhet se me mire e dine te huajt shqiptarizmin e tij se sa e
dine në të vërtete vete shqiptaret, te cilet ne tjetersimin e tyre gjate sundimeve te huaja janë larguar
pak a shume nga traditat evropiane. Qëndrimet politike dhe origjina e tij shqiptare do te ndikonin qe
Kardinal Francesk - Albani te zgjidhet Pape, për te dhëne një kontribut me te madh edhe në jetën
politike ne ato vite, kur Evropës po i kërcënohej rreziku nga Perandoria Osmane, e cila mbante nen
sundim gati te gjithë Evropën Juglindore. Kohet e fundit e sidomos nga autoritetet me te larta te
Kishës Katolike, është përmendur emri i Papa Klementit XI- Albani, nëpërmjet lëvizjeve me te mira te
se kaluarës se lavdishme te shqiptareve dhe te luftës se popullit shqiptar për liri dhe pamvaresi.

Ndërsa, Papa Gjon Pali II gjate vizitës qe beri ne Shkodër, me 25 prill 1993 dhe ne intervistat qe i
parapriu kësaj vizite, disa here e ka përmendur emrin e Papa Klementit XI-Albani, duke theksuar
lidhjet e tij, madje edhe ne forme te ngushte, ne mes te Vatikanit dhe Shqipërisë, lidhje këto qe ishin
te vazhdueshme dhe gjithmonë te mira për udhëheqësit popullore shqiptare. Si dallim nga Papet e
tjerë, autori gjerman, (mbase me i njohuri i historisë se Papeve) L.B. Von Pastor, pikërisht Papa
Klementit XI-Albanit i ka kushtuar hapësirën me te madhe ne një vëllim, çka do të thotë se edhe nga
aspekti bashkëkohor, Papa Klementi XI- Albani konsiderohet Pape "i madh", që ka lëne gjurme te
thella ne Kishën Katolike dhe ne jetën politike evropiane. Epiteti "i madh" zakonisht përdoret për ata
Papë, qe kishin sukses ne organizimin kishtar, ne jetën politike, etj. Prandaj dhe trupi i tij i
shenjtëruar gjendet sot, sipas rradhes, ne anën e djathte ne pjesën lart te Bazilikës se Shën Pjetrit ne
Vatikan, kurse portretet dhe bustet e tij janë te shumta, si ne Rome ashtu edhe ne Urbino, ne vendin
e lindjes, e ne vende te tjera. Krenaria e origjinës Shqiptare e Papës Klementi XI -Albani u shfaq edhe
ne çastin kur u zgjodh Pape. Mbas emrit te Papnor, ai vendosi dhe mbiemrin e vet Albani, për tu
dalluar përpara botes se është shqiptar. Në këtë mënyre, ai vazhdimisht emrin Alban e ka motivuar
me boten Shqiptare. Në historinë e gjate te Papatit, qe se bashku me Papën Gjon Pali i II, bëhen 263,
ky rast do te ishte ndoshta i vetmi, qe Papa paraqitet me mbiemrin e vet karakteristik te kombesise
se tij. Edhe biografi francez i Klementit XI- Albani, M. Reoule e ka theksuar këtë çast te pa kujdesur të
Papës për çështjen kombëtare, duke thënë: "Gjon Francesk Albani, qe kishte prejardhje shqiptare, u
kujdesua posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve te tij. Me nismën e tij u mblodh
Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolike të Ballkanit (14-15 janar 1703). Kjo ishte një fitore e madhe për
kulturën dhe kombësinë shqiptare, mbasi që klerikët ishin të paret, që filluan të shkruanin në gjuhën
shqipe dhe të krijonin përmendoret e para të letërsisë shqipe."

You might also like