You are on page 1of 3

Përhapja dhe fokusimi i saj

Punoi Orhan Çela, Amad Bejleri


Përhapja e fesë islame filloi kryesisht me pushtimet osmane. Deri në fund

të shek. XVI, ritmet e përhapjes nuk ishin të njëjta, si në fshat dhe në qytet.

Në fund të shek.XVI, popullsia e qyteteve dhe e kështjellave ishte rreth 62%

e krishterë dhe 38% ishte kthyer në fenë islame. Në fshat ritmet ishin më të

ngadalta.ëto shifra dëshmojnë se deri në fund të shek.XVI nuk është

përdorur dhuna në përqafimin e fesë islame.


Nga gjysma e dytë e shek.XVI filluan të rriten gjithmonë e më shumë roli

dhe ndikimi i islamit dhe i parimeve të tij. Gjithnjë e më shumë dallohej

kufiri midis myslimanëve dhe të krishterëve. Islamizimi përfshiu më


gjerësisht jetën në Perandori. Legjislacioni osman i jepte përparësi dhe

favore popullsisë që përqafonte fenë islame. I gjithë sistemi shoqëror,

politik dhe ekonomik i shtetit osman e vuri ekzistencën e të krishterëve në

varësi të myslimanëve, në kushtet e një joshjeje të vazhdueshme.Faktorët e

përhapjessë fesë islame janë: politikë, ekonomikëdhe gjyqësoro-fetarë.

You might also like