Professional Documents
Culture Documents
Parametrat Kimik Te Ujit
Parametrat Kimik Te Ujit
-PËRCAKTIMI I ACIDITETIT-
Aciditeti te ujërat natyror vjen për shkak të prezencës së acidit karbonik,ndërsa ndonjherë edhe për shkak të
prezencës së acideve humike në ujërat natyror.Aciditeti në ujërat e ndotur vjen si rezultat i sharkimit të acideve
minerale në ato ujëra ose për shak të hidrolizs së kripërave.Shumica e ujërave natyrore konsiderohen alkaline,por
mund të përmbaj edhe acidin e lirë karbonik,H2CO3.Prandaj,shumë ujëra natyror mund të posedoj edhe aciditet
edhe alkalitet,me këtë rast aciditetit mund të vjen vetëm për shkak të pranisë së acidit karbonik.acidi karbonik
përcaktohet me titrim me tretësirë të hidroksidit të natriumit në prani të fenolftalins si indicator,sipas reaksionit:
H2CO3 + NaOH ↔NaHCO3 + H2O
Me shtimin e piks së parë në tepricë të tretësirsë për titrim,uji ngjyroset me ngjyrë të kuqe.Aciditeti caktohet edhe
me përdorimin e metiloranxhit si indicator dhe në atë rastë përcaktojm sasin e acideve minerale.Në rastë kur uji
tregon se a ka aciditet ndaj metiloraxhit të përdorur si indicator,aciditeti i prcaktuar ndaj fenolftaleinës na jep
aciditetin e përgjithëshm (total).Përcaktimi i aciditetit ka rendësi për shkak të vetive agresive të ujërave acidike.
-Metodat e përcaktimit dhe reagjentët:
NaOH 0,1 M
Fenolftalein,tretësirë 0,5%
Metiloranxh,tretësirë 0,5%
-Përcaktimi i aciditetit me fenolftalein:
Mirren 100 cm³ ujë për analizë bartet në erlejmajer prej 500 cm³ dhe i shtohen 2-3 pika fenolftalein.Moastra titrohet
me tretësirë standarde 0,1 mol/dm³ NaOH deri te paraqitja e ngjyrs roze.Rezultati shprehet në cm3 të tretësirës 0,1
mol/dm³ NaOH në 1 dm³ ujë.
10
-Përcaktimi i aciditetit me metiloranxh:
Mirren 100 cm3 ujë për analizë,bartet në erlejmajer prej 500 cm³dhe i shtohen 2-3 pika metiloranxh.Mostra titrohet
me tretësirë standarde 0,1 mol/dm³ NaOH deri te paraqitja e ngjyrs së verdhë.Nëse uji i cili hulumtohet ka ngjyrë e
cila pengon titrimin,atëherë para titrimit uji filtrohet nëprë një shtresë me karbon aktiv
që ti largohet ngjyra.Rezultati shprehet në cm³ të tretësirës 0,1 mol/dm³ NaOH në një litër ujë.
Aciditeti shpesh shprehet në mg CaCO3 dm³.Në atë rastë llogaritja bëhet sipas ekuacionit:
mg/CaCO3 /dm³ =1/2 x VNaOH x C NaOH x 100x 1000
cm³ mostërs
100=Mm e CaCO3
-FORTËSIA E UJIT-
- Uji i cili përmban sasi më të madhe të kriprave të tretura të metaleve alkalino-toksore quhet uji i fortë,për dallim
prej ujit të butë te i cili sasia e kriprave është e vogël.Fortësia e ujit shprehet në mg CaCO3 n ë1 litër ujë,ose me
shkall:gjermane,franceze,angleze etj.
-Përcaktimi i fortësis karbonate( kalimatare) të ujit:
Fortësia karbonate (kalimatare )e ujit përcaktohet njejtë si alkaliteti ndaj metiloranxhit.vllimi 100 cm³ i mostërs së
ujit me pipet bartet në erlejmajer me vëllim 500 cm³ dhe i shtohet 2-3 pika metiloranxh.Titrimi bëhet me tretësirë
standarde 0,1 mol/dm³ HCl deri te ndryshimi i ngjyrës në ngjyrë të portokallit.Rezultati i analizsë llogaritet në
shkall gjermane dH të fortësis së ujit sipas ekuacionit:
FK=2,8 x V HCl x C b
FK-fortësia kalimatare carbonate
V HCl-vëllimi i shpenzuar i HCl 0,1 mol/dm³ (cm³ )
C HCl-përqendrimi i 0.1mol/dm3
Nëse uji përbanë bikarbonate të natriumit ose të kaliumit në sasira të mëdha,më këtë përcaktim do të fitohet fortësia
më e madhe karbonate (kalimtare)se sa fortësia e përgjithëshme (totale) ajo vlerë njëkohsishtë paraqet edhe fortësin
karbonate.
-Përcaktimi i fortësis së përgjithshme (totale):
Metoda sot më e mirë dhe më e preferuar për përcaktimin e fortësis së përgjithëshme (totale)të ujit është titrimi me
EDTA.Kjo substancë që shërben për përcaktimin e fortësis së përgjithëshme(totale)të ujit është e njohur dhe në treg
me disa emrtime si:kripa dinatrium-etilen-diamin-tetraacidi acetik,EDTA,kompleksioni III etj.dhe ka formuln
;Na2H2C10H12O8N2 x 2H2O ose shkurt Na2H2Y x 2H2O
Kjo kripë me jone kalcium dhe magnez në tretësirë,në mes bazik formon,komplekse helate stabile:
Na2H2Y + Ca²+ =Na2CaY + H+
Na2H2Y + Mg²+=Na2MgY + 2H+
Nëse në tretësir ujore që përbanë jone të kalciumit dhe të magnezit i shtohet një sasi e vogl e indikatorit eriokrom të
zi T,në vlerë pH rreth 10,tretësira do të merr ngjyr të kuqe,për shkak të formimit të kompleksit të metalit i cili është
i ngjyrosur.Pas shtimit të vëllimit të duhur të tretësirs EDTA,jonet e kalciumit dhe të magnezit do të lidhën në
kompleksin e ri,dhe ngjyra do të ndryshon nga e kuqja në blu(e kaltërt).
Atëherë konkludojm se është arrit pika ekuivalente.Titrimi duhet të kryhet në afatë prej 5 minutave që ti shmangemi
precipitimit të CaCO3.
-Metodat e përcaktimit dhe reagjentët:
-Kompleksioni i zi (përzihet 1:100 me NaCl të ngurtë)
-Tretësir puferike (54 g NH4Cl treten në 200 cm³ ujë dhe shtohen në 350 cm³ tretsir NH4OH 25% dhe plotsohet
me ujë të destiluar deri në 1 dm³).
-NH4OH 25 %.
Mënyra e prcaktimit bëhet ashtu që mirren 100 cm³ ujë për anlizë në erlejmajer.Nëse si indicator përdoret eriokromi
i zi,atëherë më parë i shtohet 5 cm³ tretësirë puferike që pH të jetë e barabartë me 10 dhe pastaj në majë të lugës i
shtohet indikator.Nëse uji është i butë tretësira merr ngjyrë të kaltërtë intensive,në ç’rast uji ka fortësi të barabart
m 0.Por,nëse uji është i fortë,atëherë pas shtuarjes të indikatorit tretësira merr ngjyrë të kuqe ose vjollce.Në këtë
11
rastë tretësirs pika pika i shtohet EDTA (kompleksion )0,1 ose 0,01 mol/dm³ deri sa tretësira të merr ngjyrën e
kaltërt intensive.
Titrimi kryhet në disa mënyra :
Na2H2Y +Ca²+=Na2CaY + 2H+
Nga reaksioni shihet se 1 mol EDTA reagon me 1 mol CaO(56 g CaO),kështu që llogaritja bëhet në banzë të
formuls.
mgCaO/dm3 =V EDTA x C EDTA x 56 x 1000
cm³ mostrs
ku; 56=MmCaO;C EDTA=0,1 ose 0,01 mol/dm³ varsishtë cilin e kemi përdor për titrim.
Rezultatin të cilin e kemi llogaritur si mg CaO pastaj e shndrrojm në shkall gjermane duke pjestuar me 10.
Llogaritja bëhet në bazë të sasisë së shpenzuar të EDTA për titrim nëse EDTA ka qenë 0,1 mol/dm³ edhe në këtë
mënyrë;
Fp(Fortsia e përgjithshme)=V cm3 të EDTA x 5,6
Në këtë rast llogaritja e rezultateve bëhet në mënyrë të drejtëprdrejtë në shkall gjermane (dH).
-PËRCAKTIMI I KALCIUMIT-
Kalciumi mund të përcaktohet ose me titrim me tretësirë standarde të EDTA në prani të mureksidit,acidit
kalkokarbonik si indicator ose me titrim me tretësir standarde të permanganatit të kaliumit,nëse më parë kalciumi
e precepitojm në form të oksalatit të kalciumit.
-Metodat e përcaktimit kompleksiometrik dhe reagjentët:
-EDTA 0,01 mol/dm³
-Mureksid (purpurat amonit) i przier me NaCl të ngurtë në raport 1:100
-Pufer:80 g NaOH tretën 800 cm³ ujë të destiluar dhe pas tretjes së NaOH hollohet me ujë deri në 1 dm³.
-Titrimin e kalciumit në prani të mureksidit nuk e pengojn prania e magnezit dhe e bariumit,ndërsa stronciumit
Titrohet si kalciumi.Hekuri dhe mangani( deri 5 mg )dhe titani maskohen me shtimin e trietanolamins,ndërsa
Cd,Co,Ni,Pt,Hg dhe Zn maskohen me shtimin e cianurit të natriumit.
Përcaktimi bëhet ashtu që merren 100 cm³ ujë në erlenmajer,shtohen 1 cm³ tretësir pufer(në këtë rast NaOH) dhe
pak indicator,mureksid.Titrohen deri te ndryshimi nga e kuqja në ngjyrë vjollce.Titrimi duhet të kryhet për një kohe
prej 5 minutave nga koha e shtimit të NaOH.
Llogaritja e rezultateve :
Meqënse sasia e Ca shprehet si CaO përdorim formuln e njejtë si të përcaktimit të fortësisë së përgjithshme të
ujit.Pra
mg CaO/dm3=V EDTA x C EDTA x 56 x 1000
cm³ mostërs
56= M CaO; C EDTA 0,01 mol/dm³
-PËRCAKTIMI I MAGNEZIT-
Magnezi përcaktohet zakonisht me llogaritje,nëse nga fortësia e përgjithshme që është shprehur në shkallë
gjermane zbritet sasia e kalciumit e shprehur në shkallë gjermane dhe diferenca shumzohet me 10
MgO/CaO=7,19.P.sh. Nëse fortësia e përgjithshme kaë qenë 13,6 dH,ndërsa sasia e CaO 96 mg/dm³,sasia e
magnezit e shprehur si MgO do të jetë.
mg MgO/dm³=(13,6-96/10)x 7,19=4,0 x 7,19=28,76
-PËRCAKTIMI I KLORUREVE-
-Kloruret janë anione ineorganike që më së shpeshti gjenden në ujërat natyror dhe ato të ndotura dhe që kryesisht
vijn nga mineralet natyrore,uji i deti dhe ndotjes industriale.Në ujërat e pishm,shija e njelmt që rrjedh nga prezenca
e klorureve,mund të ndryshoj dhe varet nga përbërja e përgjithshme kimike e ujit.Ujër atë që përmabjnë 250
mg/dm³ kloruret mund të tregon shije të njelmt të ndieshme,nëse kloruret janë të pranishme në formë të klorurit të
natriumit,kurse përqendrimi i klorureve mbi 1000 mg/dm³ nuk do të thotë të shkaktoj shije të njelmët tipike,por
mund të ketë edhe shije tjetër nëse kripa është në formë të klorurit të magnezit dhe klorurit të kalciumit.
12
-Metodat e përcaktimit me nitrat të argjendit dhe reagjentët:
Në mes neutral ose në mes acidic të dobët,kloruret titrohen me tretësirë të nitratit të argjendit në prani të kromatit të
kaliumit si indicator.Kloruri i argjendit,AgCl në mënyrë kuantitative precipiton para formimit të kromatit të
argjendit me ngjyrë të kuqe(ngjyra e kuqe tregon fundin e titrimit).
-Kromati i kaliumit:Përgatitet duke tretur 50 g kromat të kaliumit,K2CrO4 në ujë të destiluar dhe duke holluar po
me të njejtin ujë deri në një litrë.
-Tretësira standarde e nitratit të argjendit 0,0141 mol/dm³:
Përgatitet duke tretur 2,395 g nitrat argjendi,AgNO3 në ujë të destiluar dhe hollohet deri në një litër.Ruhet në enë të
errët.
Mënyra e përcaktimit bëhet ashtu që merret 100 cm³ mostër,ku vlera e pH duhet të jetë 7-10.Uji me këtë vlerë të
pH-së i shtohet 1 cm3 tretësir të kromatit të kaliumit dhe titullohet me tretësir standarde të nitratit të argjendit derisa
të fitohet ngjyrë e kuqe në të murme.nëse vlera e pH-së nuk është në atë regjion shtohet një cm³ H2SO4 1 mol/dm³
dhe NaOH po ashtu 1 mol/dm³ deri sa të largohet ngjyra vjollce e fenolftaleinit dhe vijon procedura e
lartëshnuar.Njëkohsisht bëhet titrimi edhe me provn e verbt duke i marrur 100 cm³ ujë të destiluar.Zakonisht
harxhohen 0,2-0,3 cm³ nitrat të argjendit për titullim.
-PËRCAKTIMI I SULFATEVE-
-Sulfatet gjersisht janë të përhapura në natyrë dhe mund të jetë të pranishmen ujërat natyrore në përqndrime të
ndryshme.Shumica e sulfateve janë të tretshm në ujë kurse prezenca e tyre shkaktohet me oksidimin e xeheve të
gjipsit,siç janë:CaSO4 x 2H2O dhe CaSO4,oksidimin e piritit,FeS2 dhe nga ujrat e ndotura industriale.Ndotja e
atmosfers n zonat industriale,mund të kontriboj në mas të konsideruar në rritjen e prqendrimit të sulfateve në ujrat
siprfaqesore.Posaqrisht afr termoelektarnave ky prqendrim sht m i lart sepse pas djegjes s thngjilit lirohet SO2 i cili
në atmosfer reagon me O2 dhe ujin duke formuar acidin sulfurik (H2SO4) i cili pastaj në form të reshurave
atmosferike (shirat acidike) kthehen në ujëra.
-Përcaktimi me metodn kompleksiometrike dhe reagjentët:
-Sipas kësaj metode joni sulfat precipiton me tretësir të klorurit të bariumit.Precipitati i formuar i sulfatit të bariumit
vehet në filtrim,shprlahet,tretet në tretësirn alkaline të EDTA dhe teprica e EDTA prcaktohet me titullim të klorurit
të magnezit.
-Tretësira puferike;Prgatitet duke tretur 20 g klorur amoni në ujë të destiluar,i shtohet 10 cm³ amoniak të
prqëndruar e pastaj tretsira hollohet deri në një litër.
-Tretësira e klorurit të bariumit përafërsisht 0,025 mol/dm³:Prgatitet duke tretur6,108 g BaCl x 2H2O të ujë të
destiluar dhe hollohet deri në një litër.
-Acidi klorhidrik 37% me densitet,1.19 g/cm³
-Tretsira e amoniakut 9 mol/dm3:Prgatitet nëse merre 67,5 cm³ tretësir 25% të amoniakut dhe hollohet me ujë të
destiluar deri në 100 cm³.
-Eriokromi i zi T;Przihen0,2 g indicator eriokrom të zi T me 50 g klorur të natriumit të ngurtë dhe homogjenizohet
mir në një havan të porcelanit.
-Tretësira standarde e EDTA:Prgatitet 0.025 mol/dm³ në atë mënyrë që në ujë të destiluar treten 9.3060 g EDTA
x 2H2O(dihidrat),ose 8.4053g EDTA pa ujë dhe hollohet deri në një litër.
13
-Tretësira standarde e klorurit të magnezit 0.025mol/dmb:Përgatitet nëse treten 0.6076 g të magnezit metalik
ose 1.0076 g të oksidit të magnezit në vëllim minimal të acidit klorhidrik dhe e tërë kjo hollohet me ujë të destiluar
deri në një litër.
Hidroksidi i natriumit,tretësirë
Metiloranxhit,tretësirë
-Metodat e përcaktimit:Mënyra e përcaktimit bëhet ashtuqë merren 100 cm³ mostër në erlejmajer,shtohen disa
pika indikatorë metiloranxh dhe bëhet neutralizimi me hidroksid natriumi.Pastaj shtohet acidi klorhidrik deri në
mes acidic dhe i shtohet tri pika acid klorhidrik të përqëndruar.shtohen 25 cm³tretësirë të klorurit të bariumit,nxehet
leht të vlojë ngadalë 10 minuta dhe pastaj vendosentë qendrojë në banjo të ujit për një orë.Filtrohet me dekantim në
letër fuiltruese kuantitative (me shiritë të kaltërt) e cila më parë është lagur më ujë.Gjatë filtrimit,duhet pasur kujdes
që sa më pak precipitate bie në letër filtruese.Precipitati i mbetur në në erlejmajer shpërlahet 5-6 herë me ujë të
nxehtë në temperaturë 40-50 ºC.letrën filtruese në të cilën ndodhet një pjesë e sulfatit të bariumit e bartim në enë të
cilën e kemi bërë precipitimin(ku është pjesa tjetër e precipitatit).i shtojmë 5 cm³ tretësirë të amoniakut dhe
përafërsishtë rreth 30 cm³ tretësirë të 0,05 M EDTA,e nxejmë deri sat ë vlojë dhe e lënë të vlojë edhe 10 minuta.Në
këtë rast e tërë sasia e precipitimit duhet të tretet.Nëse nuk tretet e përseritim ecurin.E lëmë tretësirën të ftohet,i
shtojmë 50 cm³ ujë të destiluar,5 cm³ pufer amoniakal,me majë të lugës një sasi të vogël të indikatorit eriokromi i
zi T me ç’rast tretësira ngjyroset me ngjyrë të kaltërt.Titullojmë sasinë e tepërt të EDTA me tretësirë standarde të
MgCl2 deri te ndryshimi i ngjyrës nga e kaltërt në ngjyrë vjollce.
Llogaritja:
Sasinë e joneve në mg/dm³ e llogarisim sipas formulës:
mgSO4 2- =(a-b)x1.402 x 1000
v
ku:
A-Vëllimi i tretësirës 0.025 mol/dm³ e EDTA që është shtuar për tretje të sulfatit të bariumit,cm³
B-Vëllimi i tretësirës 0,025 mol/dm³ të klorurit të magnezit që është harxhuar për titullimin e teprices të EDTA,cm³
V-Vëllimi i mostrës,cm³.