You are on page 1of 65

Edlira Gugu

Nexhmie Muça

Udhëzues për mësuesin


për tekstin shkollor

“Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Botime shkollore Albas


Këtë material mund ta shkarkoni falas nga faqja jonë e internetit: www.albas-shb.com.

2
Hyrje
Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12” (kurrikula bërthamë) është hartuar në përputhje
me programin e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Përmbajtja dhe struktura e tekstit


Përmbajtja dhe struktura e tekstit është përcaktuar nga përmbajtja e orientimi i programit.
Teksti është ndërtuar mbi llojet e teksteve dhe përqindjet përkatëse, që janë si më poshtë:

Lloji i tekstit Përqindja Orët


Teksti informues-shpjegues 15 % 18 orë
Teksti përshkrues 10 % 12 orë
Teksti argumentues 10 % 12 orë
Eseja 10 % 12 orë
Teksti kulturologjik 10 % 12 orë
Teksti tregimtar 15 % 18 orë
Teksti poetik 15 % 18 orë
Teksti dramatik 15 % 18 orë

Brenda këtyre orëve janë parashikuar të trajtohen njohuritë e reja teorike, si dhe përpunimi
i tyre, ku përfshihen ushtrime, punë me projekt, përsëritje e testime, të cilat mësuesi/ja i
parashikon në përshtatje me kërkesat e programit dhe të klasës ku jep mësim.
Në këta kapituj integrohen edhe tekste të llojeve të ndryshme, me qëllim që nxënësi
të mund të bëjë dallimin ndërmjet llojeve të pastra të teksteve dhe atyre të ndërmjetme.
P.sh., elementet e përshkrimit mund t’i gjesh edhe në një tekst rrëfyes, edhe në një tekst
informativ apo elementet e argumentimit i gjen edhe në tekstet informative, në tekstet
përshkruese etj.

Teksti kulturologjik është ndarë si kapitull më vete, ku trajtohet tema e kritikës letrare
moderne me përfaqësuesit kryesorë të kritikës së huaj dhe të asaj shqiptare; gjithashtu
ai është integruar edhe me temat e teksteve letrare në varësi të tematikës që ato
trajtojnë. P.sh., pasi analizohet vepra “I huaji” i Kamysë, merret për model teksti i Sartrit,
“Ekzistencializmi është humanizëm”, me qëllim që nxënësi ta përvetësojë si duhet konceptin
e ekzistencializmit. Po kështu esetë, në varësi të llojeve të tyre, vendosen pas kapitujve të
teksteve informuese, argumentuese e përshkruese.

Gjatë shtjellimit të tekstit është bërë kujdes që të ruhet vazhdimësia me programin e


vitit të parë dhe të dytë. Nëse në vitin e parë nxënësi ka marrë njohuri të përgjithshme për
llojet kryesore të teksteve dhe teknikat e përgjithshme të tyre, në vitin e dytë zgjerohet
informacioni dhe rritet shkalla e vështirësisë për përvetësimin e teksteve të ndryshme
brenda një lloji kryesor. Ndërsa në vitin e tretë sillen njohuri të reja nëpërmjet modeleve të
llojeve të tjera të teksteve.
Në mësimin hyrës të çdo kapitulli rikujtohen njohuritë që ka marrë nxënësi për llojin
përkatës të tekstit; kjo është bërë me qëllim që nxënësi ta ketë të qartë funksionin parësor
të çdo lloj teksti që lidhet me komunikimin, pavarësisht nëse është tekst me funksion praktik
apo estetik. Është bërë kujdes që çdo element teorik të ilustrohet me modelin përkatës,
përpara se kjo zgjidhje t’i kërkohet nxënësit dhe të shndërrohet në mbingarkesë për të.
Gjithashtu, me anë të ushtrimeve të shumta e të larmishme është synuar që nxënësi të
ushtrohet për të identifikuar veçoritë e teksteve, për t’i analizuar, si dhe për t’i përdorur dhe
shkruar saktë e me logjikë.

3
Analizat dhe komentet
Analizat e veprave të plota u përkasin periudhave dhe llojeve të ndryshme letrare. Ashtu
siç rekomandohet në program, janë parashikuar të zhvillohen tri analiza veprash: Teksti
tregimtar – I huaji (roman); Teksti poetik – Lirika e Poradecit (vëllim poetik); Teksti dramatik
– Pamje nga ura (dramë). Këto analiza janë parashikuar të zhvillohen në 6 orë, ndërsa
pjesët për koment në 2-3 orë (Në varësi të nivelit të klasës, mësuesi/ja i zgjedh tekstet me
shkallë të ndryshme vështirësie).

Edhe në përzgjedhjen e pjesëve për koment janë respektuar rekomandimet e programit


dhe, pavarësisht se ato janë të shumta në numër, është bërë kujdes që të ruhet raporti
ndërmjet veprave të letërsisë shqiptare dhe të asaj botërore, si dhe të realizohet synimi që
studimi i këtyre veprave përbën bazën e formimit artistik e gjuhësor të nxënësit. Analizat e
veprave përqendrohen në elementet kyç që lidhen me stilin e autorit dhe të rrymës letrare që
ai përfaqëson. Po kështu, edhe komentet janë të disa llojeve: Koment i përgjithshëm, i cili
përfshin të gjitha elementet përbërëse (kuptimore, vlerësuese, strukturore e gjuhësore);
Koment me synim, që drejtohet nga elemente të veçanta; Koment krahasues, nëpërmjet
të cilit krahasohen vepra të autorëve të ndryshëm, që iu përkasin drejtimeve të ndryshme
letrare apo gjinive të ndryshme etj.

Rimarrja dhe integrimi i njohurive


Gjatë gjithë tekstit është respektuar objektivi i programit që lidhet me rimarrjen e njohurive
dhe integrimin e tyre. Kjo realizohet jo vetëm nëpërmjet rubrikave shënjuese në tekst, si
Rikujtoni njohuritë, por edhe nëpërmjet ushtrimeve të shumta praktike që përforcojnë
njohuritë teorike të nxënësve:
- tekstet letrare integrohen dhe plotësohen me tekste të tjera, p.sh., tekste informuese,
interpretuese, argumentuese, përshkruese, kulturologjike (nëpërmjet ushtrimeve kërkohen
dallimet ndërmjet gjuhës së figurshme dhe asaj tekniko-shkencore);
- gjatë komentit dhe analizave të teksteve ka një larmi të madhe ushtrimesh gjuhësore,
që lidhen me forcimin e njohurive gramatikore dhe të atyre drejtshkrimore që ka marrë
nxënësi në ciklin 9-vjeçar. Nga ana tjetër, dukuritë gjuhësore shihen edhe në funksionin e
tyre stilistik. Ky funksion i tyre del si funksion parësor në tekstet letrare, por dhe si funksion
dytësor në tekstet joletrare, p. sh., në tekstin e publicitetit përdoren figurat stilistike, si:
metafora, similituda, krahasimi, epiteti etj., ndonëse ai si tekst hyn në llojin e teksteve me
funksion praktik. Po kështu, njohuritë e të shkruarit për Përmbledhjen, Parafrazimin,
Skedat etj., rimerren në Tekstin poetik, dramatik e tregimtar.
Brenda një teme mësimore realizohen objektivat që lidhen me pesë aftësitë kryesore;
me të lexuarin (tekstet ilustruese), të vëzhguarin (ilustrimet, skemat, fotot), të shkruarin
(ushtrime që shkojnë nga elementet e veçanta përbërëse deri te shkrimi i një teksti të plotë),
të dëgjuarin dhe të folurin (për tema dhe imazhe të ndryshme).
- Është bërë kujdes për një integrim ndërlëndor; integrimi me artet: me muzikën,
pikturën, skulpturën, filmin, fotografinë etj.; me lëndën e historisë nëpërmjet kronikës dhe
esesë paraqitëse; me lëndën e sociologjisë nëpërmjet esesë argumentuese; me lëndën e
shkencave natyrore nëpërmjet teksteve informuese, divulgative; shkencore, me informatikën,
përdorimin e kompjuterit, kërkimin në internet etj.

Që në krye të hartimit të këtij teksti synimi kryesor ka qenë që nxënësi të marrë njohuritë
e nevojshme teorike dhe praktike për të qenë një përdorues i mirë i gjuhës amtare. Dhe
krahas këtij synimi, që lidhet me objektivin qendror të programit, informacioni i tekstit mëton
për një formim të nxënësit me vlera estetike e shpirtërore të kulturës sonë kombëtare dhe
të asaj botërore.

4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Mbi strukturën e librit të mësuesit për Gjuhën shqipe 12


(kurrikula bërthamë)
Për t’i ardhur sa më mirë në ndihmë mësuesve, veçanërisht mësuesve të rinj, ky libër mësuesi ofron
këto materiale të strukturuara si më poshtë:
I. model të ditarit mësimor, i cili përbëhet nga disa rubrika, si:
a. objektivat minimale e maksimale që do të arrihen gjatë orës së mësimit;
b. mjetet dhe teknikat e strategjitë mësimore, që duhen përdorur;
c. zbërthimi i teknikave;
II. sugjerime për mësuesin, ku përfshihen përgjithësisht:
a. synimet kryesore të temës mësimore;
b. shqyrtimi i koncepteve të trajtuara në temat mësimore; pikat kyç të tyre, si dhe pikat e
dobëta e marrëdhëniet e vendosura brenda tyre;
c. përgjigjet e ushtrimeve;
d. fjalor për termat e përdorura;
e. shkrime të ndryshme që mësuesi mund t’i përdorë gjatë orës së mësimit.
Të gjitha materialet janë sugjeruese dhe mësuesi/ja i përdor sipas nevojave të veta.

Linja: TEKSTI INFORMUES-SHPJEGUES

Tema: Gjuha si mjet komunikimi ( 2 orë: njohuri të reja dhe ushtrime)

Sugjerime për mësuesin


Tema ka si synim:
a. t’u rikujtojë nxënësve njohuritë e marra edhe me parë rreth gjuhës si mjet komunikimi,
b. veçoritë e gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar;
c. njohuri e re: të mësojnë veçoritë e gjuhës së transmetuar, si lloj i ri komunikimi (gjuhe) Për këtë
është e nevojshme që mësuesi të rikujtojë bashkë me nxënësit njohuritë që ka marrë në klasat
pararendëse mbi komunikimin dhe skemën e tij.
Kjo temë do të zhvillohet në dy orë, ku do të kombinohen njohuritë teorike me ushtrimet praktike.

Përgjigje të ushtrimeve

Ushtrimi 1 Ushtrimi 2 Ushtrimi 3 Ushtrimi 4 Ushtrimi 5


1) F; 2) Sh; a) F; b) Sh; a) Të bësh një ankesë në a) Të thërrasësh një a. F;
3) Sh; 4) F, c) F, Sh; drejtori. taksi. b. Sh;
Sh; 5) shenja ç) F, Sh; b) Të dërgosh një kërkesë b) Të lajmërosh c. F;
verbale d) F; dh) F; për t’u regjistruar në shkollën mjekun. ç. F, Sh;
(gojore) F; 6) e) F, Sh; e lartë. c) Të thërrasësh d. F;
shenja grafike ë) F, Sh c) Të shkruash një letër zjarrfikësen. ç) Të dh. Sh, F;
dhe tingëllore falënderimi për dikë. lajmërosh policinë. e. Sh;
- F, Sh; 7) F; ç) Të shkruash një njoftim d)Të thërrasësh ë. F.
8) Sh për fillimin e regjistrimeve në hidraulikun.
kurse të caktuara.
d) Të shkruash një vërtetim
që je anëtar i bibliotekës.

19
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Ushtrimi 6

Teksti A Teksti B

Është përdorur në gjuhën e folur, shenja zanore, tekst i shkruar, fjali të plota, të gjata, shpjegon çdo
pauza e pranishme dallohet nëpërmjet intonacionit gjë, përshkruan më imtësi hollësitë ...
të zërit, fjali të shkurtra, shpesh të paplotësuara, të
cilat mund të kuptohen nga mimika, gjestet etj.

Ushtrimi 7
1. Telefoni; 2. SMS; 3. E-mail; 4. TV; 5. Radio; 6. TV; 7. E-mail

Fjalor: fjala verbale përdoret në kuptimin gojor, e folur

Tema: Gjuha si mjet komunikimi (ora I)

? Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të identifikojë rolin e gjuhës si mjet komunikim.


a. të bëjë dallimin ndërmjet gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar;
b. të përcaktojë llojet e gjuhës si mjet komunikimi dhe veçoritë e tyre;
c. të identifikojë elementet e gjuhës së transmetuar (të folur dhe të shkruar):
- shenjat dhe kanalet:
- qëllimet e ndryshme;
- situatat komunikuese;

? Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, lloje të ndryshme tekstesh në
gjuhë të shkruar, të folur e te transmetuar, shkumësa me ngjyra, tabela.

? Konceptet kryesore: gjuhë, mjet komunikimi, gjuhë e folur, gjuhë e shkruar, gjuhë e transmetuar.

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi
Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën
(përgatitja për të nxënit)

Ndërtimi i njohurive Organizues grafik, lexim i


Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe
(përpunimi i përmbajtjes) drejtuar

Përforcimi Rishikim në dyshe/


Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe
(konsolidimi i të nxënit) Diagram i Venit

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Përvijimi i të menduarit


Nxënësit plotësojnë në tabelë një hartë të mendimit, ku rikujtojnë njohuritë e marra rreth gjuhës si mjet
komunikimi.
Mësuesi/ja mund t’i ndihmojë edhe me anë të pyetjeve.
20
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Gjuha si mjet komunikimi

shumë e lashtë rreth 5000 vjet më parë


gjuha e folur gjuha e shkruar
nuk ruhet ruhet për një kohë të gjatë

i përmbahen së njëjtës skeme komunikimi

REFERENTI

DËRGUESI KANALI MESAZHI KANALI MARRËSI

KODI

Ndërtimi. Organizues grafik/ mësimdhënia e ndërsjellë


Ndahet klasa në dy grupe dhe i kërkohet secilit grup të lexojnë tekstet e dhëna. Pasi të lexojnë të dyja
tekstet, u kërkohet që me anë të organizuesit grafik të evidentojnë dallimet mes tyre. Për të realizuar këtë
kërkesë, ata duhet të lexojnë të dhënat që jepen në libër.

Gjuha e përdorur Gjuha e shkruar Gjuha e folur


përdor shenja pamore (shkronja,
Shenja përdor shenja zanore (tinguj);
figura, grafika etj.);
Kanali përgjithësisht letra; ajri;
e të folurit, e të dëgjuarin, shpesh të integruar me
Shqisa e të parit;
të shikuarin;

përdoret për të komunikuar mesazhe, përdoret në të gjitha marrëdhëniet e përditshme


Qëllimi (synimi) të cilat duhet të dërgohen larg ose për komunikimin e drejtpërdrejtë me personat me
duhen ruajtur në kohë; të cilët përballemi.

Spontaniteti;
Përqendrimi për të qenë sa më të qartë
e të saktë; Shprehësia: intonacioni i zërit dhe efektet zanore,
Shprehësia jepet nëpërmjet pikësimit gjestet, shprehjet e fytyrës...
e mjeteve grafike (nënvizimit, llojit të
shkronjave etj.);
Situatat Mjedisi, objektet, rrethanat i largët dhe Mjedisi, objektet, rrethanat përgjithësisht i njohur,
komunikuese i panjohur, prandaj informacioni duhet prandaj sqarimi për to i panevojshëm;
i plotë; Vlerësimi merret menjëherë nëpërmjet reagimit të
Teksti duhet të jetë i qartë që të mos dëgjuesit;
sjellë keqkuptime për lexuesit; Dëgjuesi mund të kërkojë aty për aty shpjegime;
Nuk mund të dialogojë me lexuesin;
Gjykimi për shkrimin afat gjatë. Gjykimi për komunikimin i menjëhershëm dhe pa
gjurmë.

21
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Përforcimi. Rishikim në dyshe/ diagram i Venit.


Nxënësit ushtrohen në përcaktimin e llojit të teksteve të ushtrimit 6. Evidentojnë dallimet mes dy teksteve.

Ushtrimi 6
Teksti A Teksti B

përdor gjuhën e folur, shenja zanore, pauza e pranishme


Shenja verbale, fjali të plota, të gjata, shpjegon çdo gjë,
dallohet nëpërmjet intonacionit të zërit, fjali të shkurtra,
përshkruan më imtësi hollësitë,
shpesh të paplotësuara,

Në fund të orës mësuesi bën konkluzionet dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet 3 dhe 4.

Tema: Gjuha e transmetuar – një lloj i ri gjuhe (1 orë)

? Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:


- Të dallojë veçoritë e gjuhës së transmetuar; të shkruar dhe të folur:
a. nga mënyra e ndërtimit;
b. kanalet e transmetimit (artificiale dhe natyrore); të përdorë elementet që u përkasin situatave të
ndryshme komunikuese nëpërmjet ushtrimeve në të folur dhe të shkruar

? Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, lloje të ndryshme tekstesh në gjuhë të shkruar, të folur e te transmetuar,
shkumësa me ngjyra, tabela.

? Konceptet kryesore: gjuhë, mjet komunikimi, gjuhë e folur, gjuhë e shkruar, gjuhë e transmetuar.

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Punë me klasën
Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve
(përgatitja për të nxënit)
Ndërtimi i njohurive (përpunimi i Organizues grafik, lexim i
Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe
përmbajtjes) drejtuar, Diagram i Venit
Përforcimi Ndërtim i shprehive Punë në dyshe
Rishikim në dyshe
(konsolidimi i të nxënit) studimore

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Përvijimi i të menduarit

Mësimi mund të fillojë me leximin e detyrës së shtëpisë, e cila vë në dukje se si gjuha e shkruar, ashtu dhe
e folur karakterizohen nga situata të ndryshme komunikuese. Për të sqaruar më mirë këtë, mësuesi mund
22
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

ta ndajë klasën në dy grupe të mëdha dhe t’u kërkojë nxënësve të përshkruajnë situatat komunikuese, kur
përdorim gjuhën e shkruar dhe kur gjuhën e folur.
Grupi I – t’u tregojë një ngjarje shokëve nëpërmjet gjuhës së folur.
Grupi II – ka si detyrë të tregojë një ngjarje nëpërmjet gjuhës së shkruar.
Pas demonstrimit të të dyja situatave shkruhen në tabelë përvojat e nxënësve të konstatuar gjatë
komunikimit:

Grupi I:
- Nxënësit kanë vënë re që: shokët e tyre gjatë të treguarit ishin spontanë,
përdorën fjalë të thjeshta, fjali të shkurtra e shpesh të paplota.
- Intonacioni I zërit luante një rol shumë të rëndësishëm,
- vunë në punë shprehitë me anë të gjesteve,
- folësi dhe dëgjuesi ishin ballë për ballë, shpesh I referoheshin objekteve pa u përmendur emërtimet,
- prania e drejtpërdrejtë e pjesëmarrësve në komunikim lehtësoi marrjen e informacionit dhe, - njëkohësisht,
siguron dëgjuesin e folësin që e kanë kuptuar qartë atë.
- Dëgjuesi ndërhyri në diskutim për të kërkuar shpjegime etj

Grupi II
- U menduan për gjetur fjalët e duhura me qëllim që të jenë sa më të qartë për të shkruar tekstin.
- Përdorën shenjat e pikësimit si dhe mjete të tjera grafike.
- Dhanë të gjitha informacionet e nevojshme për të bërë sa më të qartë tekstin e shkruar.
- U përpoqën që teksti të ishte i plotë e i rregullt për t’ u kuptuar nga të tjerët, pasi ata si autorë nuk e njihnin
lexuesin.
- Verifikimi i të kuptuarit të tekstit u bë pasi u rilexua disa herë etj…

Ndërtimi i njohurive. Organizues grafik, diagrami i Venit


Për të realizuar këtë etapë mësuesi mund të përdorë një SMS të dërguar nëpërmjet telefonit dhe një bisedë
telefonike.
Evidentohen përmes një organizuesi grafik veçoritë e këtij lloji të komunikimit.

- Gjuhë të folur të transmetuar - Gjuhë të shkruar të transmetuar

- koncize, - sintetike
- ka ritëm të ndryshëm nga gjuha e - e qartë
zakonshme, -shoqërohet me imazhe që rrisin
- kohë e shkurtër transmetimi, efikasitetin e mesazhit
- përdorimi i gjuhës në mënyrë korrekte, - vetëdija e të folurit me një marrës të pranishëm.

Përforcimi. Rishikim në dyshe


Nxënësit ndahen në grupe dhe punojnë individualisht ushtrimet 1, 2, 7, 8, 9. Pasi i përfundojnë i rishikojnë
në dyshe. Lexohen zgjidhjet e të gjitha ushtrimeve.

23
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Tekstet e paracaktuara për t’u dëgjuar

Tema: Leksioni (2 orë)

? •
Objektiva të përgjithshme: Në fund të kësaj teme nxënësi të jetë i aftë:
Të identifikojë leksionin si lloj i tekstit informues-shpjegues.
a. Të dallojë veçoritë e leksionit si një tekst i paracaktuar për t’u dëgjuar;
b. të përdorë strategjitë para dëgjimit të leksionit;
c. të identifikojë idetë kryesore në një leksion;
ç. të vëzhgojë pamjet dhe imazhet që mund të përdoren në leksion si mjete pamore;
d. të njohë simbolet e shënimeve dhe t’i përdorë ato gjatë dëgjimit të një leksioni;
dh. të dëgjojë me qëllim për fiksimin e detajeve;
e. të dallojë dhe të përdorë sinjalizuesit e ligjërimit që përdoren në një leksion;
ë. të shkruajë tekste të plota duke u nisur nga shënimet e marra në një leksion.

Sugjerime për mësuesin/en

Do t’u sqarohet nxënësve se teksti informues-paraqitës (shpjegues) është i llojeve të ndryshme dhe
përcaktohet nga synimi i tij. Ai mund të jetë për t’u dëgjuar (leksioni, lajmi, fjalimi); për t’u folur (diskutimi,
debati etj); për t’u shkruar (letrat, ankesat etj.)

Kjo temë është parashikuar të zhvillohet në dy orë, një për dhënien e njohurive teorike dhe tjetra për
ushtrime. Ajo do t’u shërbejë nxënësve të njohin Leksionin, si një nga llojet e teksteve që janë paracaktuar
për t’u dëgjuar. Për t’i aftësuar nxënësit si të bëhen dëgjues të mirë që të përfitojnë sa më shumë gjatë
marrjes së një leksioni, do t’u mësohen strategjitë që përdoren për një dëgjim të vëmendshëm e efikas, si:
a. të dëgjuarit 1 – strategjitë para dëgjimit;
b. të dëgjuarit 2 – strategjitë gjatë dëgjimit;
c. të dëgjuarit 3 – strategjitë gjatë mbajtjes së shënimeve.

Demonstrohet në mënyrë praktike elementet me të cilat procedon leksioni. Theksi vihet te qëllimi për të
cilin përdoret, si:
- mënyrën si të tërheqim vëmendjen e dëgjuesit;
- mënyrën e veçantë si duhet ta dëgjojmë;
- pyetjet me të cilat duhet të procedojmë për ta thithur sa më shpejt informacionin;
- mënyrën si duhet të mbajmë shënimet.

Për një përvetësimi sa më të mirë, praktikohen këto procese nga vetë nxënësit, të cilët ndërgjegjësohen
dhe aftësohen t’i njohin, t’i përcaktojnë e më pas t’i përdorin këto strategji.
Për të realizuar rubrikën e parë është e nevojshme që nxënësit t’i jepen lloje të ndryshme

Materiale shtesë, që mund të përdoren nga mësuesi/ja.

Leksion për studentët e artit nga Oskar Wilde (përktheu nga origjinali Neli Naço, marrë nga interneti).

Një pikturë nuk ka kuptim, përveç bukurisë të saj; nuk ka mesazh përveç gëzimit të saj. Kjo është e
vërteta e parë rreth artit që ju kurrë nuk duhet ta humbisni nga sytë. Një pikturë është një gjë thjeshtësisht...
Subjekti i leksionit tim sot është ajo çka e bën artistin dhe ajo çka një artist bën; cilat janë
marrëdhëniet e artistit me ata që e rrethojnë, cili është edukimi që artisti duhet të marrë dhe çfarë

24
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

është cilësia e një vepre të mirë arti. Tanimë, për sa i përket marrëdhënieve të artistit me ata që e
rrethojnë, me të cilat unë nënkuptoj epokën dhe vendin në të cilin ai ka lindur, i gjithë arti i mirë, siç e
kam thënë dhe më përpara, nuk ka të bëjë fare me ndonjë shekull të veçantë; por ky universalitet është
cilësia e veprës së artit; kushtet që e prodhojnë këtë cilësi janë të ndryshme.

Mendoj se ajo që ju duhet të bëni, është që të kuptoni plotësisht epokën tuaj, me qëllim që të
largoheni plotësisht prej saj; duke kujtuar që, nëse, në fund të fundit, jeni një artist, ju nuk do të jeni tellalli
i një shekulli, por mjeshtri i përjetësisë, që gjithë arti mbështetet në një parim dhe që vetëm konsideratat
e përkohshme, në fund të fundit, nuk janë parime, sepse ata, të cilët ju këshillojnë që ta bëni artin tuaj
një përfaqësues të shekullit të nëntëmbëdhjetë, po ju këshillojnë të prodhoni një art të cilin fëmijët tuaj
do ta quajnë të vjetruar.

Por ju do të më thoni që kjo është një epokë joartistike, që ne jemi një popull joartistik dhe që artisti vuan
shumë në këtë shekullin tonë të nëntëmbëdhjetë. Sigurisht që vuan. Unë, përkundër gjithë njerëzve, nuk do
ta mohoj këtë. Por, sillni ndërmend që kurrë nuk ka ekzistuar një epokë artistike ose popull artistik që nga
fillimet e botës. Artisti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një përjashtim i mrekullueshëm. Nuk ekziston epokë
e artë për artin; ekzistojnë vetëm artistë, të cilët kanë krijuar atë që është më e artë sesa ari.

Çfarë? Ju do të më thoni mua: – Grekët? A nuk ishin ata një popull artistik? Mirë pra, grekët
sigurisht nuk ishin, por, ndoshta, ju kini parasysh athinasit, qytetarët e njërit prej njëmijë
qyteteve. A mendoni ju që ata ishin një popull artistik? Le t’i marrim ata në kohën e zhvillimit të
tyre më të lartë artistik, në pjesën e dytë të shekullit të pestë para Krishtit, kur ata kishin poetët më të
mëdhenj dhe artistët me të mëdhenj të botës antike, kur Partenoni ngrihej në harmoni sipas urdhrave të
Fidias, kur filozofi fliste për urtinë në hijen e një portiku të pikturuar dhe tragjedia shtrihej në përkryerjen
e procesionit dhe në patosin përmes mermerëve të skenës. Atëherë, a nuk ishin ata një popull artistik?
Aspak. Çfarë është një popull artistik përveçse një popull që i do artistët e vet dhe që e kupton artin
e tyre? Athinasit nuk mund të bënin asnjërën. Po si e trajtuan ata Fidian? Fidias ne i detyrohemi për
epokën madhështore, jo vetëm në artin grek, por në të gjithë artin – ku unë nënkuptoj fillimin e përdorimit
të modelit të gjallë. Dhe çfarë do të thoshit ju nëse të gjithë peshkopët anglezë të ndjekur nga populli
anglez zbrisnin nga Exter Hall-i drejt Royal Academy, një ditë prej ditësh, dhe përcillnin Sër Frederick
Leighton me një karrocë burgu në Newgate me fajësimin se ju ka lejuar të përdorni modele të gjalla
në projektet tuaja për pikturat e shenjta? A nuk do të bërtisnit me zë të lartë kundër barbarizmit dhe
puritanizmit të një ideje të tillë? A nuk do t’ju shpjegonit atyre që mënyra më e keqe për të nderuar Zotin
është të çnderoni njeriun, i cili është i bërë sipas imazhit të Tij dhe është vepër e duarve të Tij; a nuk do
t’ju shpjegonit që, nëse dikush dëshiron të pikturojë Krishtin, ai duhet të gjejë personin më të ngjashëm
me Krishtin që mund të gjendet dhe, nëse dikush dëshiron të pikturojë Zonjën, mund të gjejë vajzën
më të dëlirë që njeh ai? A nuk do të vërsuleshit dhe do të bënit shkrumb e hi Newgate-in, nëse është e
domosdoshme, dhe të thoni që një gjë e tillë është pa paralele në histori? ...

Marrë nga Botimet Shqiptare, më 2011-03-16


Bukuria e Umberto Ecos

Të gjitha debatet historike për të bukurën asnjëherë nuk kanë mbërritur në ndonjë kulminacion, sado
që duken estetikisht shteruese. Umberto Eco është një nga “fanatikët” e së bukurës natyrale, të kulluar,
asaj që e shtyn drejt mendimit më zhbirues të gjithë procesit ekscentrik që ndodh në brendi të artit. Në
një vepër antologjike, e botuar në më shumë se 40 gjuhë, Ekoja e shndërron “bukurinë” në një traktat

25
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

filozofik dhe estetik si në jetë, letërsi dhe art. Vepra titullohet “Historia e Bukurisë”, sjellë vetëm pak ditë
më parë edhe në shqip ... Kjo vlerësohet si një nga veprat më të rëndësishme të Umberto Ekos…
Umberto Eko ka lindur në Aleksandri më 1932. Është profesor i lëndës së semiotikës dhe rektor i
shkollës së lartë për studime humanitare pranë Universitetit të Bolonjës. Ndër veprat e tij studimore
përmenden: Vepër e hapur (1962), Struktura e munguar (1968), Traktat i semiotikës së përgjithshme
(1975), Si shkruhet (1979), Semiotika dhe filozofia e gjuhës (1984), Kufizimet e përkthimit (1990), Në
kërkim të gjuhës së përkryer (1993), Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë (1994), Kanti dhe Ornitorinku
(1997), Për letërsinë (2002), Të thuash gati të njëjtën gjë (2003). Veç tyre, ndër përmbledhjet e tij vlejnë
të përmenden: Ditar i vogël (1963), Ditari i vogël numër dy (1990), ku përfshihet një përzgjedhje e parë
e Kutiza shkrepësesh Minerva, Pesë shkrime mbi moralin (1997) dhe Kutizë shkrepësesh Minerva
(2000). Më 1980 ai boton romanin e tij të parë Emri i trëndafilit (Çmimi Strega 1981), i pasuar më 1988
nga Lavjerrësi i Fukoit, më 1994 nga Ishulli i një dite më parë, më 2000 nga Baudolino dhe më 2004 nga
Ndjenja e fshehtë e mbretëreshës Loanë.

Përgjigje të ushtrimeve

Ushtrim 3
Ushtrimi 4
Ina është më < se
Ushtrimi 1 Ushtrimi 2 Ministria e Arsimit dhe e
Ema.
1. Teksti I – post scriptum Shkencës – MASH; Arkiva
Dyqanet kishin 50% Ushtrimi 5
Ernest Koliqi – p.s; për Qendrore e Shtetit – AQSH;
ulje. Tirana – TR;
2. Teksti II – shembull – Ministria e Kulturës, Turizmit,
Konkluzionet ishin ≠ Elbasan – EL;
At Zef Pllumi p.sh.; kilogram Rinisë dhe Sporteve –
nga ç’priteshin. Fier – FR;
3. Teksti III – – kg; dollar – MTKRS; Radio Televizioni
Dëmi ishte më > nga Vlora – VL;
Anton Harapi USD, $; para Shqiptar – RTSH; Organizata
sa e menduam. Durrës – DR;
4. Teksti erës sonë – e Kombeve të Bashkuara –
Numri i turistëve ≈ Sarandë – SR;
IV – At Zef p.e.s; Paund – OKB; Universiteti i Tiranës
ishte 2 milionë. Mirditë – MR
Valentini £; Zonjë – Znj.; – UT; Instituti i Statistikës
Kjo ishte e = me të
faqe – f. – INSTAT; Universiteti i
ardhurat vjetore të
Shkodrës – USH
kësaj kompanie.

Tema: Leksioni (ora I - njohuri teorike)

? Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:


• Të njohë tekstet e paracaktuar për të dëgjuar.
a. Të njohë funksionin e leksionit.
b. Të përcaktojë strategjitë për ta ndjekur atë.
c. Të përdorë këto strategji në mënyrë praktike në lloje të ndryshme leksionesh.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, lloje të ndryshme tekstesh të paracaktuara për t’u dëgjuar, shkumësa
me ngjyra, tabela.

? Konceptet kryesore:

tekste të parashikuara për t’u dëgjuar, leksion, strategji, identifikimi i ideve
kryesore, përpunimi i detajeve, përcaktimi i marrëdhënieve mes çështjeve,
roli i kontekstit.

26
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Organizues grafik/stuhi mendimesh Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive
Akuariumi me leksion të përqendruar Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe

Përforcimi Ndërtim i shprehive Pune individuale


Rishikim në dyshe
studimore

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Organizues grafik/ stuhi mendimesh.


Mësuesi mund të përdorë stuhinë e mendimit dhe organizuesin grafik, si teknika për të realizuar futjen
në argument të nxënësve si dhe për të bërë lidhjen logjike midis asaj që di nxënësi dhe temës së re do të
shpjegojë mësuesi.
Mësuesi shkruan në tabelë fjalën leksion dhe përmbledh në grafikun organizues idetë paraprake që
zotërojnë nxënësit për leksionin.

tekst paraqitës synon informimin


komunikim i tipik për
Leksioni
drejtpërdrejtë shkollën
mësues pedagog

Ndërtimi i njohurive. Akuariumi me leksion të përqendruar


Veprimtari praktike e sugjeruara.

Lexohen para klasës dy tekste që ka përzgjedhur mësuesi dhe u kërkohet nxënësve të dëgjojnë me
vëmendje dhe të shënojnë në një tabelë ato elemente, të cilat i bëjnë të ndryshme tekstet.

Teksti I (specifika) Teksti II (specifika)


Ky lloj teksti është i paracaktuar për t’u dëgjuar, Ky lloj teksti është i paracaktuar për t’u lexuar,
sepse: sepse:
Karakterizohet nga fjali të tilla, si: Objekti i leksionit
tim sot… Por ju do të më thoni që… A nuk ishin Organizohet në mënyrë të thjeshtë duke informuar
ata një popull artistik? Mirë, pra, grekët sigurisht pa e shoqëruar informacionin me fraza të
nuk ishin, por, ndoshta, ju kini parasysh athinasit, komunikimit të drejtpërdrejtë...
qytetarët e njërit prej njëmijë qyteteve…
Shtjellon thjesht idenë pa u shoqëruar me pyetje
Trajton një çështje kryesore, jep argumente,
apo fraza specifike, të cilat kërkojnë vëmendje të
përkufizon, sqaron…
dëgjuesit.
Përbëhet nga sinjalizues të ligjërimit: mendoj,
Ndahet në paragrafë.
sigurisht, le t’i marrim një nga një…

Pasi mbahen shënime të ndryshimeve rreth teksteve, mësuesi/ja mund të ndajë klasën në grupe të
përbërë prej 5-6 nxënësish.
Secilit grup i caktohet një detyrë dhe mund t’i jepet një listë me pyetje që e drejton vëmendjen e
nxënësve në aspekte të veçanta, që kanë të bëjnë me natyrën e veprimtarisë që po kryejnë.

27
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Grupi I - Cila është çështja kryesore që shtrohet në këtë leksion?


(Subjekti i leksionit tim sot është ajo çka e bën artistin dhe ajo çka një artist bën; cilat janë marrëdhëniet e
artistit me ato që e rrethojnë, cili është edukimi që artisti duhet të marrë dhe çfarë është cilësia e një vepre të
mirë arti.)
- Çfarë përgjigje ofron?
- Çfarë arsyesh jepen në mbështetje të saj?
- Çfarë provash jepen në mbështetje të çdo arsyeje?

Grupi II – paracaktohet të mbajë shënime mbi leksionin duke u kujdesur për gjuhën, mënyrën si mbajnë
shënimet (shpejt, shkurt dhe me shkurtime).

Grupi III – kujdeset që gjatë shënimeve të identifikojë idenë kryesore, e cila mund të jetë e shoqëruara
me disa pika sqarimi.

Grupi IV – e përqendron vëmendjen në një detaj të veçantë duke u përpjekur ta kuptojnë dhe ta
memorizojë, të përcaktojë rolin mes marrëdhënieve të ideve dhe çështjeve.

Grupi V – i kushton vëmendje rolit të kontekstit, i cili lidhet me fjalë të panjohura, kuptimi i të cilave nxirret
nga konteksti i fjalisë ose situatës së dëgjuar.

Mësuesi lexon leksionin dhe më pas i drejtohet grupit të Akuariumit, të cilët duhet të kenë identifikuar disa
nga informacionet kryesore.
Përgjigjet që mësuesi duhet të presë nga nxënësit mund të jenë:
Çështja kryesore ishte ... ky element u kuptua edhe nga titulli ... Ajo që vërejta ishte mënyra se si iu
sinjalizuan dëgjuesin… brenda saj kishte pyetje të tilla, të cilat jo vetëm evidentonin çështjen kryesore për të
cilën flitet, por tërheqin vëmendjen e lexuesit në detaje të veçanta dhe krijojnë hapësirë për ta memorizuar…

Mësuesi i drejtohet grupit të dytë, i cili ka mbajtur shënime. Prej tyre kërkohet të evidentohet mënyra e
mbajtjes së shënimeve dhe roli i tyre. Nxënësit mund të lexojnë shënimet duke theksuar se kanë shënuar
vetëm konceptet kryesore madje dhe me shkurtime.

Grupi i tretë identifikon idenë kryesore, e cila plotësohet nga çështje të tilla si (…)
Grupi i katërt u rikthehet edhe njëherë pyetjeve të tilla për të kuptuar e memorizuar një çështje të veçantë
Grupi i pestë konfirmon mënyrën e të kuptuarit duke theksuar që kjo rrjedh nga konteksti i fjalisë.

Për të realizuar objektivin e dytë dhe të tretë nxënësit mund të organizohen në grupe, ku nëpërmjet
ushtrimeve, ata jo vetëm përcaktojnë, por edhe përdorin elementet përbërëse të leksionit.

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja synon të realizojë dy objektiva: I dhe II, pra, nxënësit do të njihen
me elementet përbërëse të leksionit dhe strategjitë për të realizuar një kuptim të suksesshëm të tij. Ndër
teknikat e sugjeruar janë DDM dhe biseda e lirë.

Përforcimi. (Rishikim në dyshe)


Për të reflektuar mbi njohuritë e marra, nxënësit aplikojnë në dyshe ose në grupe me më shumë nxënës,
strategjitë e të dëgjuarit të leksioneve.
Me anë të ushtrimi praktik, nxënësit rishikojnë teknikat, vlerësojnë e korrigjojnë punën e njëri-tjetrit.
Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 7.


28
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Tema: Leksioni (ora e dytë - ushtrime)

? Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:


a. Të përdorë strategjitë para dëgjimit të leksionit;
b. të identifikojë idetë kryesore në një leksion;
c. të vëzhgojë pamjet dhe imazhet që mund të përdoren në leksion si mjete pamore;
ç. të njohë simbolet e shënimeve dhe t’i përdorë ato gjatë dëgjimit të një leksioni;
d. të dëgjojë me qëllim për fiksimin e detajeve;
dh. të dallojë dhe të përdorë sinjalizuesit e ligjërimit që përdoren në një leksion;
e. të shkruajë tekste të plota duke u nisur nga shënimet e marra në një leksion.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, lloje të ndryshme tekstesh të paracaktuara për t’u dëgjuar, shkumësa
me ngjyra, tabela.

? Konceptet kryesore:

tekste të parashikuara për t’u dëgjuar, leksion, strategji, identifikimi i ideve
kryesore, përpunimi i detajeve, përcaktimi i marrëdhënieve mes çështjeve,
roli i kontekstit, shkurtime.

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Diskutim Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Punë individuale /dyshe Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe
Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Diskutim
Punohet në klasë ushtrimi i dhënë për detyrë shtëpi. Nxënësit kanë plotësuar skemën me shkurtime të leksionit.
Diskutohet vlerësohet puna e bërë.

Ndërtimi i njohurive. Punë individuale dhe në dyshe


Punohen ushtrimet e tekstit dhe më pas kontrollohen në dyshe. Përzgjidhen nxënësit për të lexuar zgjidhjet
e ushtrimeve.

Përforcimi. Rishikimi në dyshe


Punohet ushtrimi 8.

Tekstet e paracaktuara për t’u dëgjuar

Tema: Lajmet (1 orë – njohuri teorike dhe ushtrime)

? Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:


• Të identifikojë lajmin si lloj i tekstit informues-shpjegues.
a. Të dallojë veçoritë e lajmit si një tekst i paracaktuar për t’u dëgjuar;
b. të organizojë në tabelat përkatëse elementet kryesore të kronikave të lajmeve;
c. të pasurojë fjalorin nëpërmjet teksteve të lajmeve që u përkasin fushave të ndryshme;
29
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

ç. të dëgjojë lajmet me qëllim identifikimin e fakteve reale nga komentet subjektive;


d. të dallojë funksionin kryesor të lajmeve (informues apo bindës);
dh.të shkruajë lajme duke u nisur nga elementet e tyre kryesore.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12” lloje të ndryshme lajmesh, shkumësa me ngjyra, tabela.

? Konceptet kryesore:

tekste të parashikuara për t’u dëgjuar, lajme, tituj lajmesh, terminologji
specifike, burim informacioni.

? Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Organizues grafik/stuhi mendimesh Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive DDM Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe
Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale

Sugjerime për mësuesin


Tema Lajmet ka si qëllim të zgjerojë më tej njohuritë e nxënësve me lloje të tjera të teksteve të
paracaktuara për t’u dëgjuar. Ashtu siç u theksua në mësimin pararendës, synimi i teksteve për t’u dëgjuar,
nuk është vetëm informimi në përgjithësi, por dallimi i ideve kryesore, përpunimi i detajeve, përcaktimi i
marrëdhënieve ndërmjet ideve dhe çështjeve. Edhe lajmet e dëgjuara në TV e Radio kanë si qëllim jo vetëm
të informojnë lexuesin, por ai të kuptojë cilat janë pikat më të rëndësishme të lajmit.

Që të realizohen objektivat e kësaj teme mësuesi duhet të zgjedhë lloje të ndryshme lajmesh, të cilat me
mënyrën si janë ndërtuar drejtojnë vëmendjen e nxënësve jo vetëm drejt informacionit, por edhe theksimit të
aspektit më të rëndësishëm të tij.

Fjalor
LAJM m. sh.
1. Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje
të re ose për diçka që ai nuk e di.
2. kryes. sh. Njoftime për ngjarje të rëndësishme të ditës, që japin agjencitë
telegrafike, gazetat dhe radioja e televizioni.

Materiale mësimore
“Tema: Lajmet (1 orë – njohuri teorike dhe ushtrime)
Super Hëna” sonte dominon qiellin
TIRANE-Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka njoftuar se sonte në mbrëmje, në qiell do të dominojë
“super Hëna” - një fenomen ky astronomik të cilin shumica e
njerëzve mund ta shohin pak herë në jetë. 

Hëna do të arrijë distancën më të afërt që mund të arrijë prej


planetit Tokë, 356,577 kilometra, duke bërë që të shihet më e
madhe se kurrë. 

Për herë të fundit “super Hëna” është regjistruar më 28 mars të vitit


1983. 

(d.b/BalkanWeb)
30
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Greqi, Papulias: Turqia të heqë dorë nga “bërthamoret”


ATHINE-Greqia është tepër e shqetësuar për rrezikun bërthamor që i kanoset. Shqetësimi është bërë
zyrtar, kur është artikuluar nga vetë presidenti grek Karolos Papulias. 
Pas asaj që po ndodh në Japoni me reaktorët bërthamorë, presidenti Papulias gjatë një vizite në forcat
ushtarake të Tanagras, ka kërkuar të merren seriozisht në konsideratë rreziqet fatale që vijnë prej tyre. 

Aleanca Kuq e Zi: 50 mijë firma kundër regjistrimit me fe e etni


TIRANE- Aleanca Kuq e Zi bën publike plan-veprimin për t’i thënë jo regjistrimit të popullsisë mbi baza
fetare dhe etnike. Gjatë tryezës së zhvilluar, përfaqësues të administratës shpallën objektivat afatmesme
të punës, një prej të cilave është edhe plotësimi i peticionit jo më me 20 mijë firma por me 50 mijë firma,
të mbledhura kudo ku ka shqiptarë, me qëllimin për të ndalur regjistrimin e popullsisë mbi bazën e vetë
deklarimit të kombësisë.

Sqarime metodike
Me anë të një organizuesi grafik mësuesi mund të mbledhë informacionin që nxënësit njohin

informacion hapen me titujt kryesorë



i drejtpërdrejtë Lajmet titujt kryesorë

ngjarje kryesore i shpejtë

Nxënësit mund të diskutojnë të lirë për mënyrën e dhënies së lajmeve në radiot a televizionet e
ndryshme, tregojnë se çfarë i tërheq ata nga lajmet që dëgjojnë, a e kanë të thjeshtë të dallojnë pjesët e
rëndësishme të lajmit.

Në këtë fazë të mësimit mësuesi e drejton vëmendjen e nxënësve në aspekte që kanë të bëjnë me:
a. qëllimin e lajmit;
b. faktet që sillen;
c. Vendin që zënë opinionet në lajmet etj.
Nxënësve mund t’u drejtohet një pyetje e tillë:
- A është qëllimi i lajmeve vetëm të informojë?
Mësuesi mund të presë përgjigje të tilla si:
- Po, sepse nëpërmjet lajmit ne marrim informacion se çfarë ndodh rreth nesh.
- Jo, sepse shpesh me anë të lajmit parandalohen dukuri të ndryshme të shoqërisë, ndërgjegjësohet
opinioni etj.
- Si mund të dallojmë qëllimin e lajmit, faktet nga opinionet e folësit?

Për të realizuar objektivin e dytë nxënësit ndahen në grupe. Mësuesi i udhëzon të punojnë me teknikën DDM.
• Grupi I plotëson pjesën e parë të tabelës
• Grupi II shtron çështje të cilat nuk janë të qarta rreth lajmeve dhe mënyrës si ndërtohen ato.
• Grupi III lexon tekstin dhe demonstron duke plotësuar pjesën e tretë të tabelës.

Di Dua të di Mësova
Çfarë cilësish duhet të Lajmet hapen me titujt kryesorë, që i
Lajmet përdoren për të
gëzojë një lajm që të tërheqë informojnë dëgjuesit për ngjarjet kryesore
informuar
vëmendjen e dëgjuesit ? të cilat do të trajtohen në lajme.
Cilat janë pjesët e tij
Janë të llojeve të ndryshme Titulli, përmbajtja, burimi I informacionit.
përbërëse?
31
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Përdoren në median e Në cilën pjesë të lajmit jepet Fjalia e dytë e një lajmi jep burimin e
shkruar dhe atë vizive burimi i informacionit? informacionit
Titujt kryesorë të lajmeve duhet të jenë të
A duhet të jetë një titulli i një
Përmbajnë tituj shkurtër, në mënyrë që dëgjuesit ta kuptojnë
lajmi i gjatë ?
menjëherë lajmin, që pas dëgjimit të parë.

A duhet të shoqërohen Po Titujt e ndihmojnë dëgjuesin që të


Na informojnë mbi atë që
lajmet gjithmonë me tituj? përzgjedhë informacionin dhe të dëgjojë
ndodh rreth nesh
ato lajme që i tërheqin vëmendjen
Kanë qëllime të ndryshme

Për ta bërë sa më praktike këtë fazë mësuesi mund të shfrytëzojë lajme të marra nga media të ndryshme
televizive e radiofonike, të cilat i japin mundësi nxënësit të ushtrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në
përcaktimin e përbërësve të rëndësishëm të lajmit.

Vendet ku ndodhin Koha kur ka ndodhur


Protagonistët
ngjarjet ngjarja

Si?
Kush/çfarë? Ku?
Kur? Pse? (mënyra
(protagonist i (vendi ku
(moment kur ndodh fakti) (shkaqet) si ka
ngjarjes) ndodh)
ndodhur)

Pasi ushtrohen të ndarë në grupe për të dalluar informacionin që jep lajmi, mësuesi mund t’u sugjerojë
nxënësve të praktikohen për çështjet e trajtuara duke zgjidhur ushtrimet e mëposhtme.

Zgjidhja e ushtrimeve

Ushtrimi 1
1. Një emision lajmesh radiofonik ose televiziv, duhet të paraqesë vetëm fakte dhe të dhëna të reja (lajme)...
Ushtrimi synon që nxënësit të dallojnë faktin nga opinioni, i cili nuk duhet të jetë pjesë e lajmit.

a. Pas disa ditësh do të merret vendimi për liberalizimin e vizave për shqiptarët.
b. Takimi i radhës mes partive u shty për muajin e ardhshëm, më datën 15 prill, sepse, sipas të dhënave,
kryetarët nuk u morën vesh me njëri-tjetrin.
c. Sipas të dhënave metrologjike, vera e sivjetshme parashikohet të jetë e gjatë, e nxehtë dhe pa shira.

Ushtrimi 2
1. Lexoni lajmet e mëposhtme dhe plotësoni tabelën sipas kërkesave të dhëna.

Funksioni: informues, sensibilizues


Vendi: Moskë
Koha: kohët e fundit
Ngjarja: një virus i ri kompjuterik mund të zbrazë llogaritë bankare

32
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”
Ushtrimi 3
Funksioni: informues,
Vendi: rajonet veriore të Kilit
Koha: shkurt 2011
Ngjarja: tërmet i fuqishëm
Të dhënat: Lëkundje të forta të tokës me magnitudë 6.3, epiqendra e tij 60 kilometra në lindje të
qytetit të Aricas në një thellësi prej 120 kilometrash.
Lëkundjet u ndjenë edhe në disa rajone të Bolivisë dhe Perusë, nuk ka të dhëna për viktima,

Ushtrimi 4

Funksioni: informimi, ndërgjegjësimi


Paralajmërimi: Jemen, presidenti refuzon largimin ...
Qëllimi i paralajmërimit: Departamenti i Shtetit i SHBA-së u ka kërkuar amerikanëve që të evitojnë
udhëtimet në Jemen dhe i ka ftuar ata që ndodhen në këtë vend që të
largohen sa më parë...

Ushtrimi 5
Funksioni: informimi, ndërgjegjësimi
Paralajmërimi: në rast dyshimi të prekjes nga virusi, drejtohuni mjekut
Qëllimi i paralajmërimit: dhënia e ndihmës së shpejtë për të infektuarit nga gripi i derrit dhe
qetësimi i qytetarëve

Pas praktikimit të këtyre aspekteve, mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve që me anë të tabelës së
mëposhtme të përcaktojnë një sërë elementësh të lajmeve të dëgjuara në shtëpi.

Lajmet ishin Shumë Pak Fare


serioze
të gjata
monotone
objektive
tendencioze
sipërfaqësore
Lajmet u dhanë në një gjuhë:
të qartë dhe të kuptueshme
të vështirë dhe komplekse (fraza të gjata, leksik i specializuar)

Në varësi të niveleve të klasave mësuesit mund të përdorin edhe teknika të tjera si: Të nxënit në
bashkëpunim, Veprimtari me dëgjim-mendim i drejtuar, për fazën e përforcimit mund të zhvillohet konkurs etj.

Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie: a) Dëgjoni lajmet në TV dhe më pas plotësoni tabelën e vlerësimit të lajmeve.

33
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Tekstet e paracaktuara për të folur

Tema: Debati (2 orë – 1 orë njohuri teorike dhe ushtrime praktike, 1 orë veprimtari praktike)

? Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:


• Të identifikojë debatin publik si lloj i tekstit gojor.
a. Të dallojë elementet kryesore të një debati:
- Temën dhe qëllimin e debatit,
- argumentet dhe kundërargumentet,
- përfundimet,
- gjuha e përdorur;
b. të dëgjojë një debat publik dhe të evidentojë elementet e tij.

? Sugjerime për mësuesin

Kjo temë mësimore synon t’i njohë nxënësit me veçoritë e teksteve, të cilat janë të paracaktuara për t’u
folur, si debati, diskutimi, fjalimi etj. për t’i dalluar këto lloje tekstesh të paracaktuara për të folur, nga llojet e
tjera të teksteve.

Mësuesi duhet të theksojë fjalën të paracaktuara duke u kërkuar nxënësve të rikujtojnë lloje të teksteve
të paracaktuar për t’u dëgjuar.
Mësuesi mund të ftojë nxënësit të diskutojnë mbi llojet e teksteve të paracaktuar për të folur të tilla si:
diskutimet, shkëmbimet e ideve, debatet, deklaratat e politikanëve etj.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për të folur, debat, procedura të debatit, folës, argument,
kundërargument.

? Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Pema e mendimit
Parashikimi Sistemimi i ideve Punë me klasën
organizuesi grafik
Ndërtimi i njohurive Ditari dypjesësh Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe
Përforcimi
Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale
(konsolidimi i të nxënit)

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Pema e mendimit organizuesi grafik


Me anë të një organizuesi grafik mësuesi mbledh idetë e nxënësve mbi debatin.

Zhvillohet midis dy a më shumë personave

E drejton moderatori Debati Mbrojnë opinione të ndryshme

Ka temë të caktuar
34
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Ndërtimi i njohurive. Ditari dypjesësh


Ndahet klasa në dy grupe dhe, pasi lexojnë debatin ndërmjet Linkolnit dhe Dagllasit, plotësojnë ditarin
dypjesësh:

Çështjet Të dhënat nga debati


Çështja kryesore e debatit
Argumentet e Dagllasit
Argumentet e Linkolnit
Kundërargumentet e Dagllasit
Kundërargumentet e Linkolnit
Përfundimet (sipas jush)
Si janë respektuar nga debatuesit
rregullat e debatit?
Pse e vlerësoni këtë debat?

Lexohen mendimet e nxënësve dhe diskutohet rreth tyre.

Përforcimi. Shkrimi i lirë.


Shikoni karikaturën dhe shkruani diçiturën.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1.


Bëhet vlerësimi i orës së mësimit dhe i nxënësve që kanë marrë pjesë aktivisht dhe kanë dhënë përgjigje
të sakta.

Tema: Debati në klasë

? Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:


• Të identifikojë debatin publik si lloj i tekstit gojor.
a. Të dallojë elementet kryesore të një debati:
- Temën dhe qëllimin e debatit,
- argumentet dhe kundërargumentet,
- përfundimet,
- gjuha e përdorur;
b. të marrë pjesë në një debat publik për një çështje me interes për të.
c. Të përcaktojë procedurat e organizimit të debatit;
ç. Të zbatojë në praktikë këto procedura.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela.

?Konceptet kryesore:

tekste të parashikuara për të folur, debat, procedura të debatit, folës,
argument, kundërargument.

35
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

? Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Rrjeti i diskutimit/ organizuesi grafik Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Debati Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe
Përforcimi _ Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Rrjeti i diskutimit/ organizuesi grafik

Një aspekt i veçantë i debatit janë pjesëmarrësit. Ata duhet të jenë folës dhe dëgjues të mirë. Për këtë
mësuesi me anë të teknikës Rrjeti i diskutimit shtron për diskutim një çështje të tillë:

PO JO
Për të marrë pjesë në një debat:
a duhet të jesh një folës i mirë?

Përfundimi.
Pjesëmarrësit në debat duhet të jenë jo vetëm folës të mirë, por dhe dëgjues të mirë, sepse gjatë debatit
ata i shkëmbejnë rolet në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërtimi i njohurive. Organizimi i një debati

Organizohet në klasë një debat mes nxënësve për tema, të cilat prekin ndjeshëm interesat e tyre, siç mund
të jetë:
- A duhet të kenë provimet e maturës të njëjtat pikë me mesataren e katër viteve?

Ndahet klasa në grupe dhe ndahen rolet: moderatori e debatuesit, që zgjidhen përfaqësues nga çdo grup.
Të ndarë në grupe nxënësit diskutojnë mbi qëndrimin që do të mbajnë dhe argumentet që do të mbështesin.
Për këtë ata duhet të mbështeten në fakte dhe argumente sa më bindëse.
Ndahen në tri grupe bazë.
- Mbështetësit e tezës
- Kundërshtuesit e tezës
- Grupi I tretë mund të grupojë nxënës që mendojnë se të dyja palët kanë pjesërisht të drejtë.

Mësuesi tërheq vëmendjen për rregullat bazë që duhet të respektohen gjatë debatit, si:
- respektimi i etikës së mirësjelljes;
- respektimi i mendimit të shokut;
- respektimi i kohës
Roli i mësuesi duhet të jetë më specifik. Ai duhet të mbështesë herë njërën palë, herë tjetrën për të nxitur
sa më shumë idetë e debatuesve.

Pas një kohe të konsiderueshme prej 15 min mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve pjesëmarrës të
përmbledhin idetë që kanë thënë për të ritheksuar edhe njëherë argumentet që dalin në dritë.

- Vlerësimi i nxënësve mund të bëhet dhe me anë të një tabele të tillë, e cila u shpërndahet nxënësve ku
ata mund të vlerësojnë veten ose shokun.

36
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Tabelë për vlerësimin e pjesëmarrjes së nxënësve në debat


Pak Mesatarisht Shumë
Sa i gatshëm është nxënësi të marrë pjesë?
A arrin nxënësi te një përgjigje e menduar mirë?
A mundet nxënësi ta mbështesë mendimin me
fakte apo me argumente?

Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie: a) Sillni në klasë lloje të ndryshme intervistash.

Tekstet e paracaktuara për të folur

Tema: Intervista (2 orë)



Sugjerime për mësuesin

Kjo temë mësimore ka si synim të aftësojë nxënësit të dallojnë veçoritë e teksteve, të cilat janë të paracaktuara
për të folur nga lloje të tjera të teksteve. Mësuesi duhet të theksojë fjalën të paracaktuara duke u kërkuar
nxënësve të rikujtojnë që në njohuritë e mëparshme kanë njohur lloje të teksteve të paracaktuar për të dëgjuar.
Një lloj I këtyre teksteve është edhe intervista. Mësuesi drejton vëmendjen e nxënësve te llojet e intervistave,
pasi ato gjejnë një përdorim shumë të gjerë në jetën e përditshme.

Fjalor
Sipas FJALORIT TË GJUHËS SË SOTME SHQIPE, 1980, fjala Intervistë ka kuptimin bisedim (me anë të
pyetjeve e përgjigjeve) që bën një udhëheqës politik a shoqëror, një njeri i shquar, një përfaqësues zyrtar etj.
me një gazetar për çështje të rëndësishme dhe që botohet në shtyp ose jepet në radio a në televizion.

Sot intervistat janë tekste gojore efikase, që përdoren mjaft në rrethana të ndryshme. Në mënyrë të veçantë,
në ditët e sotme përdoren gjerësisht intervistat për punë.

Ecuria metodike
Kjo temë është parashikuar të zhvillohet në 2 orë mësimore. Në orën e parë nxënësi do të njihet me etapat e
zhvillimit të një interviste, si:
a. përcaktimi i temës së intervistës;
b. përzgjedhja e të dhënave për personin që do të intervistohet;
c. shkrimi i pyetjeve të intervistës;
d. realizimi i intervistës.

Në orën e dytë nxënësi vihet në një situatë tjetër ku ai do të mësojë se si mund të jetë i suksesshëm gjatë një
interviste pune. Në këtë rast ai duhet të aftësohet për:
a. përzgjedhjen e të dhënave për kërkesat e punëdhënësit;
b. përdorimin e një gjuhe të përshtatshme;
c. paraqitjen dhe sjelljen etike gjatë intervistës për punë;
d. shkrimin e një rregulloreje për intervistën e punës.
37
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Materiale në ndihmë të mësuesit

Jeta Përtej Letërsisë (intervistë me shkrimtarin Fatos Kongoli)

Pyetja: Le të ndalemi pak te romani juaj “Lëkura e qenit”. Një roman ku ju flisni për emocionet
jo të zakonshme të një burri. Si lindi “Lëkura e qenit” dhe a mund të na shuani disa kureshtje që
shoqërojnë lexuesin e këtij libri?

Përgjigja: F.K. - “Lëkura e qenit” është romani im i pestë, i shkruar pas viteve ‘90. Ky roman vjen pas
romaneve “I humburi”, “Kufoma”, “Dragoi i Fildishtë”, “Ëndrra e Damokleut”. Këto romane unë i grupoj në
një cikël, të cilin e kam quajtur “Burgjet e kujtesës”. Dhe romani “Lëkura e qenit” është i fundit i këtij cikli,
dhe është si një urë midis këtij cikli dhe një cikli të ri romanësh që fillojnë me romanin “Te porta e shën
Pjetrit”, që e kam botuar në vitin 2005. “Lëkura e qenit”, u prit mjaft mirë nga lexuesit, dhe është pritur
shumë mirë edhe jashtë Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni apo vende të tjera.
 
Ju udhëtoni shpesh. Sa në kontakt jeni me letërsinë që bëhet sot në Evropë apo më tej, dhe si e
shihni letërsinë tuaj në raport me këtë letërsi?

F.K. - Unë udhëtoj sa herë që më botohet një libër apo ku ftohem diku. Dhe sigurisht që këto
udhëtime janë mundësi kontaktesh për mua, me shkrimtarë nga vende ku botohen librat e mi. Sa
herë që organizohen promovime, shtypi në Francë apo Gjermani, shkruan për veprat e mia. Unë kam
mundësi të njihem personalisht me shkrimtarë të këtyre vendeve, të lexoj veprat e tyre, pak a shumë
më jepet mundësia të jem koherent me autorët dhe letërsinë më në zë të Evropës apo më gjerë.

Duhet t’jua kenë bërë shpesh këtë pyetje. Sa je ti në librat e tu ose sa është jeta jote në ato libra?

F.K. - Nuk ka asnjë libër ku nuk ndodhem unë. Në një mënyrë apo një tjetër të gjithë librat mbajnë gjithçka
timen. Shpesh më kanë bërë këtë pyetje, duke qenë se librat e mi janë shkruar në vetë të parë, më kanë
pyetur se sa elemente autobiografike ka aty, sa ka nga jeta ime personale. Është një pyetje që ma kanë
bërë edhe në të kaluarën, gjatë kohës që botova romanin tim të parë. Kudo që shkoja në atë kohë, më
pyesnin në është jeta ime në këtë libër. Sigurisht, në romanet e mia ka elementë të përvojës sime. Vetëm
kaq mund të them. Të shkruash një roman, të duhet një përvojë shumë e madhe, por nuk është vetëm
përvoja, ajo që e bën romanin.

Çfarë ndodhet tani në tryezën tënde të punës?

F.K. - Sigurisht që kam diçka në tryezën time të punës. Nuk ka asnjë shkrimtar që të mos ketë ide. Në
mendjen time orvaten shpesh shumë ide dhe vazhdimisht jam në punë. Më konkretisht nuk mund të flas,
pasi nuk më pëlqen të flas pa e mbaruar një punë.

Ka ndodhur ndonjëherë ta lini në gjysmë një roman?


 
F.K. – Po, më ka ndodhur një herë të lë në gjysmë një roman. Ka ndodhur vite më parë, pikërisht pasi
botova romanin tim të parë “Ne të tre”.
 
Përse e latë në gjysmë?

F.K. - E lashë se më zuri frika.

38
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Cila është frika juaj tani?

F.K. - Tani kam frikë në do pëlqehet ajo që unë shkruaj apo jo. Nuk kam më frikë ideologjike. Shqetësimi
im është që të shkruaj diçka që ka ndonjë vlerë.
 
Nuk ju shohim shpesh nëpër kafene. Shfaqeni rrallë në publik. A mund të na thoni se si jeton
Kongoli?

F.K. - Ka qenë një periudhë e jetës sime ku unë lexoja shumë e shkruaja pak dhe në atë kohë frekuentoja
shumë gjëra. Kam pasur një jetë shumë të pasur me ngjarje. Atëherë kisha kohë t’i bëja të gjitha, tani
nuk kam më kohë. Ajo kohë që më mbetet dua ta shfrytëzoj. Nuk është se jam i tërhequr e s’më pëlqen
të frekuentoj shoqërinë, kafenetë, përkundrazi më pëlqejnë shumë. Gjithçka është çështje kohe, pasi
kur do të shkruaj. Unë s’kam më kohë tani, ajo tani është elementi më i çmuar. Ndërsa për sa i përket
daljes në gazetë jo se s’më pëlqen, por në mënyrë të arsyeshme kur kam për të thënë diçka. Një
shkrimtar nuk është një artist kinemaje. Sipas konceptit tim, shkrimtari është ndryshe dhe duhet të dalë
atëherë kur do të thotë diçka.
 
Intervistoi ALDA BARDHYLI

Modele mësimi

Tema: Intervista gojore ( 1 orë)

? -
Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:
Të identifikojë intervistën, si lloj i tekstit gojor dhe ta përdorë atë në situatë të caktuar;
a. të përcaktojë temën për të cilën do të bëjë intervistën;
b. të përzgjedhë të dhëna për personin që do të intervistohet;
c. të shkruajë pyetjet për intervistimin;
a. të realizojë një intervistë gojore.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela, modele intervistash.

? Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për të folur, intervistë, procedura të intervistës,


intervistë pune, intervistë historike, paraqitje.

? Struktura mësimore

Organizimi i nxënësve
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Parashikimi Leksion i shpejtë/ ditari dypjesësh Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lojë me role Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale

? Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Leksion i shpejtë/ ditari dypjesësh
Mësuesi prezanton para nxënësve temën e mësimit dhe u kërkon të japin mendimet e tyre rreth intervistës.

39
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Pyet nëse nxënësit kanë pasur raste të intervistojnë apo të intervistohen.


Shënon në tabelë përkufizimin për intervistën.
U shpërndan nxënësve lloje të ndryshme intervistash. U sugjeron nxënësve të vëzhgojnë mënyrën e
hartimit të tyre.
Mësuesi mund ta ndajë klasën në dy grupe dhe u kërkon nxënësve që paraprakisht të njihen me
informacionin e tekstit mbi lloje të ndryshme intervistash. Kjo do t’i ndihmojë ata në fazën e dytë të mësimit ku
nxënësit do të aplikojnë lloje të ndryshme të intervistave.
Nxënësit për lehtësi të punës së tyre mund të hedhin shënimet bazë në ditarin dypjesësh.

Intervista për historinë gojore


Intervistuesi I intervistuari
Shkruani një hyrje për intervistën tuaj. Prezantoni
veten dhe projektin, si dhe shpjegimet për të.
Shkruani të paktën gjashtë pyetje që do ta bëjnë
të intervistuarin t’u tregojë ngjarje dhe detaje për
periudhën që po studioni.
Përgatisni pyetje shtesë që do t’ju ndihmojnë
që të zgjeroni informacionin që do të merrni
prej të intervistuarve.
Shkruani tri pyetje për moshën, vendlindjen dhe
profesionin e personit që po intervistoni.
Lini një datë takimi me personin që do të
intervistoni dhe përpiquni të jeni në kohë.
Bisedoni me të intervistuarin nëse e pranon që
të regjistrohet.
Mbani me vete shënimet që keni përgatitur.
Mbasi ta përfundoni intervistën, shpjegojini të
intervistuarit, që këtë intervistë do ta përdorni
për një projekt në klasë. Pyeteni të intervistuarin
nëse do të donte që t’ i përmendej emri apo do
të donte të ishte anonim.

Ndërtimi i njohurive. Lojë me role.

Në këtë fazë të mësimit mësuesi do të synojë realizimin e dy objektivave të II dhe të III ku nxënësit do të
njihen me elementet përbërëse të intervistës. Mësuesi duhet t’u tërheqë vëmendjen në aspekte që kanë të
bëjnë me organizmin e intervistës.
Prezantimi i llojeve të ndryshme bën të mundur që nxënësi të njohë forma të ndryshme të shprehuri.
Nxënësit organizojnë në dy grupe në role lloje të ndryshme intervistash (intervistë pune, intervistë
historie). Vëzhgojnë njëri-tjetrin për mënyrën si zbatojnë rregullat e saj.

Përforcimi (Rishikim në dyshe)


Nxënësit mund të punojnë në dyshe, ku, pasi të kenë lexuar tekstin mund të hartojnë pyetje të ndryshme
për realizimin e një interviste, si p.sh., intervistën me një historian.
- Çfarë ndodhi me krahinat shqiptare të Himarës dhe Sulit?
- Pse u nda Himara?
- A i humbën ndonjëherë lidhjet e gjakut?
- Ku shkonin shqiptarët gjatë operacioneve të turqve?
40
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”
- A rrinin gjatë aty?
- Çfarë ndodhi me dhërmijasit?
- Ç’veprime ndërmori Ali Pashë Tepelena?
- Çfarë i bëri himariotët të kthenin sytë nga Greqia?
- A u kujdes qeveria shqiptare për ta?
- Në cilat shtete emigruan ata?

Nxënësit mund të krahasojnë përgjigjet e të vlerësojnë njëri-tjetrin.


Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. a) ushtrimi 1


Ju mund të bëni intervista për të mësuar më shumë për ndryshimet në
shoqërinë shqiptare (vlerat, njerëzit, shoqëria në tërësi)

Tema: Intervistat për punë (1 orë)

?

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:
- Të identifikojë intervistën për punë dhe ta përdorë atë në situatë të caktuar;
a. të përzgjedhë të dhënat për kërkesat e punëdhënësit;
b. të përdorë gjuhën e përshtatshme;
c. të përshkruajë elementet e paraqitjes dhe të sjelljes etike gjatë intervistës për punë;
ç. të shkruajë një rregulloreje për intervistën e punës.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela, modele intervistash pune.

? Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për të folur, intervistë, intervistë pune, procedura të
intervistës, paraqitje, sjellje, rregullore.

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Leksion i shpejtë/ ditari dypjesësh Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Lojë me role Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe
Përforcimi Shkrim i lirë/ Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Leksion i shpejtë/ ditari dypjesësh


Intervistuesi I intervistuari
Synimi i të intervistuarit është që të bindë
Synimi i intervistuesve është që të gjejnë
intervistuesit se ai/ajo është personi i duhur për
kandidaturën më të mirë për vendin e punës.
këtë vend pune.
Shumica e punëdhënësve bëjnë pyetje duke u
bazuar në CV-në e paraqitur, duke i strukturuar
është e rëndësishme që të merret një informacion
pyetjet ose mbi bazën e të dhënave për
paraprak për kërkesat që ka punëdhënësi
arsimimin dhe përvojën tuaj në punë, ose mbi
bazën e kritereve për punën.

41
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Pyetja më e rëndësishme që çdo i intervistuar


duhet të bëjë paraprakisht është “Pse duhet të
më punësojnë mua”?
Është shumë e rëndësishme që përgjigjet tuaja
të kenë lidhje me pyetjen që ju bëhet, si dhe
të jenë interesante, duke vënë theksin te pikat
tuaja të forta. Duhet të përgjigjeni në mënyrë të
natyrshme, për të mos dhënë idenë që i keni
përgatitur më parë pyetje.
Përveç pyetjeve të përgjithshme dhe atyre të
lidhura me punën, duhet të përgatiteni dhe për
pyetje të papritura.
Duhet të mbani parasysh që është mirë të mos
bëni pyetje për pagën.
Gjuha që do të përdorni në intervistën për punë
do të krijojë dhe një përshtypje të caktuar tek
intervistuesit.
Është shumë e rëndësishme që të keni kujdes
në përdorimin e kohëve të foljeve.

Ndërtimi i njohurive. Lojë në role.


Klasa ndahet ne tri grupe dhe secili përgatit në role një intervistë pune. Kategoritë e punëve të jenë të
ndryshme dhe të lidhen me shkallë të ndryshme kualifikimi.
Ndërkohë zgjidhet një juri që vlerëson grupi më të mirë duke argumentuar vlerësimin.

Përforcimi. Shkrim i lirë/ Rishikim në dyshe


Në grupe dyshe shkruhet një rregullore për intervistën në punë. Po këto grupe bëjnë vlerësimin e punës
së grupeve dyshe.

Teste të paracaktuara për t’u shkruar

Tema: Letra e mospranimit (1 orë)

Sugjerime për mësuesin/en

Në këtë temë mësimore vëmendja do të përqendrohet në tekstet të paracaktuar për t’u shkruar. Kjo
temë do të zhvillohet në një orë.

Model mësimi

? Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:


- Të identifikojë letrën e mospranimit, si lloj i letrës zyrtare.
a. të dallojë elementet e një letre mospranimi;
b. të shkruajë një letër mospranimi sipas hapave të përcaktuar.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela, modele letrash mospranimi.

42
? Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për të shkruar, letër mospranimi
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Harta e mendimit/ diagrami i Venit Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Leximi / përmbledhje në dyshe /
Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale
Shkrim i lirë
Përforcimi
Rishikim në dyshe Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Harta e mendimit/diagrami i Venit

Mësuesi/ja mund të bëjë një parantezë lidhur më njohuritë që nxënësi ka marrë në temat mësimore
pararendëse duke sjellë në vëmendjen e nxënësve lloje të ndryshme të teksteve të studiuara deri më tani.

lajmet

Tekste të paracaktuara
intervista leksioni
për t’u dëgjuar

Tekste informuese
paraqitëse leksioni
letrat

Tekste të paracaktuara Tekste të paracaktuara


për t’u shkruar për të folur

ankesat debati fjalimi

Me anë të Diagramit të Venit nxënësit, me ndihmën e mësuesit, nxjerrin në pah elementet e përbashkëta
dhe të veçanta mes këtyre llojeve të teksteve dhe në veçanti mbi llojet e letrave zyrtare.

Letrat formale (zyrtare) Letrat joformale (jozyrtare)


Letrat zyrtare, CV, Letra t personale
Kanë formula hyrëse Kanë formula hyrëse
Midis letërshkruesit dhe atij që merr letrën ka
Që në hyrje prezantojnë problemin
marrëdhënie të afërta..
Gjuhë të ftohtë ….. Gjuhë më afër komunikimit të përditshëm

Ndërtimi i njohurive. Leximi / përmbledhje në dyshe


Në këtë fazë të mësimit mësuesit mund t’u sugjerojë nxënësve që me anë të teknikës Leximi / përmbledhje
në dyshe të njihen më informacionin rreth letrës së mospranimit.

Së bashku me ta mund të shënojë në tabelë pikat më të rëndësishme që nxënësit duhet të kenë parasysh
për të shkruar një letër mospranimi.
- Letra e mospranimit (refuzimit) duhet të ruajë respektin ndaj marrësit.
- Letra nuk duhet të krijojë dilema tek kandidati.
- Duhet të tregojë qartë rezultatin negative dhe njëkohësisht nuk duhet të fyhet apo cenohet
profesionalizmi dhe personaliteti i personit, të cilit i drejtohet letra.

43
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

- Në një letër refuzimi nuk duhet të kërkohet falje.


- Refuzimi nuk duhet të përmbajë asnjë lloj gënjeshtre.
Pas identifikimit të arsyeve për të cilat shkruhet letra zyrtare, mësuesi mund t’i sugjerojë nxënësve të
shikojnë modelin e një letre mospranimi.

Nxënësit në grupe përcaktojnë përbërësit e saj:


- Emri i kompanisë dhe logoja e saj.
Kompania AMC Tiranë, më 23.09.2009
- Formula hyrëse
I nderuar z Çela

- Përmbajtja e letrës e cila duhet t’u përmbahet parametrave të etikës së punës


Ishte kënaqësi që ju takova dhe mora pjesë në intervistimin tuaj për vendin e ekonomistit në firmën tonë.
Pavarësisht nga kualifikimet tuaja mjaft të mira, komisioni përzgjedhës vendosi që këtë vend ta fitojë një
kandidat tjetër.
Ju falënderojmë për kohën dhe interesimin tuaj, si dhe ju urojmë suksese në të ardhmen.

- Formula përmbyllëse.
Me respekt

Dërguesi
Drejtuesi I burimeve njerëzore.
Nënshkrimi I hartuesit të letrës.

Pas përcaktimit të këtyre elementeve mësuesi i ndan nxënësit në grupe dhe u jep tri arsye për një letër refuzimi.
- Arsyet e refuzimit për të mos pranuar në punë një kandidat të caktuar
- Arsyet e refuzimit për mos bashkëpunimin mes institucioneve të caktuara (organizata të ndryshme etj.)
- Arsyet për të mos financuar apo mbështetur një projekt nga një institucion i caktuar.

Nxënësit duhet të zgjedhin njërën prej tyre. Ata duhet të shkruajnë letrën të cilët duhet ta paraqesin para
klasës duke përcaktuar edhe elementet përbërëse të saj.

Nxënësit diskutojnë për përmbajtjen dhe mënyrën si është ndërtuar secila prej letrave duke evidentuar
cilësitë apo mangësitë e secilës.

Në fund të orës mësuesi vlerëson pjesëmarrjen e nxënësve në mësim dhe vlerëson me notë.

Tekstet e paracaktuara për t’u shkruar

Tema: Letra zyrtare - Ankesat (1 orë)

Sugjerime për mësuesin

Kjo temë mësimore synon që nxënësit të dallojnë Ankesën, një nga llojet e letrave zyrtare, si tekste të
paracaktuara për t’u shkruar, dhe të aftësohen për të shkruar ankesa. Kjo temë do të zhvillohet në një orë.
Fillimisht, duke përdorur strategji të tilla, si Leksion i shpejtë/ ditari dypjesësh apo Lexim / përmbledhje në
dyshe, diagrami i Venit, do të rikujtohen njohuritë e mëparshme, duke shtuar edhe saktësuar njohuritë, dhe më
pas do të kalohet në shkrimin e një letre ankese, ku nxënësi do të materializojë njohuritë e marra.
44
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Modele përgjigjesh

FORMULARI I ANKESËS
Ankuesi:

Emri - Dritan
Mbiemri - Muho
Adresa - Lagjja “Skënderbeu” Nr 5. Tiranë
Telefoni - 0693245321

Drejtuar: Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit


Rruga “A. Toptani”, Kati II,Tiranë

Përmbajtja e ankesës:
a. Organi publik ose privat (Kontrolluesi) për të cilin ankoheni
Moszbatim i marrëveshjes mes Drejtorisë së Ujësjellësit dhe shkollës së mesme të përgjithshme “
Hoxha Tahsim”
b. Veprimet ose mosveprimet e organit që i konsideroni shkelje
Në bazë të marrëveshjes së vendosur mes dy institucioneve është vërejtur për një periudhë kohe të
gjatë mosrespektimi i rregullave të vendosura dhe mosfurnizimi me ujë i mjediseve të shkollës.

c. Dokumentet që mund të provojnë shkeljen, duhet t’i bashkëngjiten këtij formulari.


1. Fatura e ujësjellësit
2. procesverbalet e mbajtura nga drejtoria e shkollës
3. ankesat e nxënësve

ç. Ndihma ligjore që kërkoni nga Zyra e për Mbrojtjen e Konsumatorit


Në bazë të ligjeve në fuqi kërkojmë ndërmjetësim të palëve dhe respektimin e rregullave duke
furnizuar me ujë shkollën në mënyre të rregullt.

Do ta vlerësoja nëse ju do të merrnit në konsideratë ankesën time.


Duke ju falënderuar për kohën tuaj, mbetem me respekt.

Ankuesi
Dritan Muho

Tiranë, më 21. 02 2008

Model mësimi

Tema: Ankesa

? Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:

• Të identifikojë ankesën, si lloj i letrës zyrtare, dhe ta përdorë atë.


a. Të dallojë elementet e llojeve të ndryshme të ankesave;
b. të vëzhgojë paraqitjen grafike të ankesave për të dalluar strukturën e saj;
c. të plotësojë një formular ankese;
ç. të shkruajë letra ankese.
45
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela, lloje të ndryshme ankesash.

? Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për t’u shkruar, letër ankesë, teknika të shkrimit të
letër ankesës, formula hyrëse, mbyllëse etj.

? Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Organizues grafik Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Lexim / përmbledhje në dyshe Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe
Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Organizuesi grafik/diagrami i Venit


Mësuesi drejton vëmendjen me anë të diagramit të Venit mbi të përbashkëtat dhe të veçantat e letrës së
mospranimit dhe ankesës.

Njofton personat ose institucionet Ankohet te personat ose institucionet


përgjegjëse për refuzimin e një shërbimi etj. përgjegjëse për qëllime të ndryshme; Letra e
Ankesa
- thuhen qartë arsyet e refuzimit; -Fakte të saktë; mospranimit
- nuk kërkohet falje për refuzimin - Argumente bindëse;

Mesazhi duhet të jetë i qartë;


Ruhet respekti ndaj marrësit të letrës;
Zbatohen kërkesat strukturore të letrave zyrtare;
Gjuha e përdorur është formale
Nxënësit evidentojnë elementet e përmbajtjes dhe të strukturës së letrave dhe përcaktojnë të përbashkëtat
ose të veçantat e tyre.

Ndërtimi i njohurive. Lexim/ përmbledhje në dyshe


Në këtë fazë të mësimit mësuesi mund të përdorë teknikën lexim / përmbledhje në dyshe duke shënuar
veçoritë kryesore të Ankesës në tabelë.

Ç’janë letrat e ankesës? Ankesat janë letra zyrtare


Ankesat bëhen për t’u ankuar për qëllime të ndryshime, si: për
Cili është qëllimi i hartimit të tyre?
mungesën e një shërbimi apo produkti, për një vendim që e gjykoni
të padrejtë etj.

a. qëllimin pse po e shkruani ankesën;


Ç’duhet të keni qartë kur shkruani një ankesë?
b. rezultatin ku doni të arrini.
a. idetë tuaja t’i parashtroni sa më qartë;
b. faktet që paraqisni duhet të qëndrojnë dhe të përligjin të drejtën
tuaj për t’u ankimuar;
Si duhet të shkruhet ankesa? c. të drejtën tuaj mbroheni me argumente, duke shmangur tonet
patetike, sarkastike apo kërcënuese;
d. Letra duhet të jetë e shkurtër dhe koncize;

Letra duhet t’i dërgohet personit përgjegjës me pozicionin më


Kujt duhet t’ia drejtoni ankesën?
të lartë, prej të cilit mund të vijë dhe zgjidhja e problemit.
Udhëzohen nxënësit të shohin modelet e letrave të dhëna në f. 41 të librit.
46
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Përforcimi. Shkrimi i lirë.


Për të praktikuar shkrimin e një letër ankese mësuesi/ja mund ta ndajë klasën në grupe. Për këtë mund të
shërbejë teknika Shkrimi i lirë. Mund t’u sugjerohen nxënësve të zgjedhin një temë aktuale. Duhet t’i udhëzojë
që gjatë praktikimit të kenë parasysh rregullat e shkrimit të saj.

Nxënësit praktikohen në grupe në shkrimin e një letër ankese duke lexuar shembuj letrash ankese, si:
- Ankesë drejtuar kryetarit të njësisë vendore për shkak të mosmirëmbajtjes dhe mosfunksionimit të fushës
sportive,
- Ankesë drejtuar një firme e cila shet aparate celulare,
- Ankesë drejtuar Komitetit Shqiptar të Helsinkit për shkeljen e një të drejte.

Vëmendja e nxënësve duhet të fokusohet në element të strukturës së letrës të tilla si:

- Formula hyrëse, e cila duhet të ruajë etikën e mirësjelljes:


I nderuar zoti Gjika, administrator I pallatit

- Të dhënat kur dhe çfarë ka ndodhur:


Mbrëmjen e së hënës aty nga ora 8.30 antarët e familjes sime e gjetën derën e jashtëme të shtëpisë të
mbushur me plehra.

- Parashtrimi i qartë i problemit:


Situata të tilla kanë ndodhur shpesh në pallatin tonë, por ne, duke mos dashur të krijojmë konflikte, kemi
heshtur dhe i kemi pastruar vetë plehrat e të tjerëve.

- Parashtroni qartë arsyen pse e keni shkruar letrën dhe çfarë kërkoni prej tij.
Duke qenë se këto raste kohët e fundit janë paraqitur më shpesh, ju kërkojmë që me përgjegjësinë tuaj
t’i kushtoni këtij problem vëmendje për ta zgjidhur me qëllim që raste te tjera të mos përsëriten më.

- Kërkesa për të marrë përgjigje nga personi duhet të shoqërohet me kodet e mirësjelljes të tilla si:
Do ta vlerësoja nëse do ta merrnit parasysh ankesën time...

- Përfundim i letrës duke e falënderuar paraprakisht personin, të cilit i jeni drejtuar.


Duke ju falënderuar për kohën tuaj, mbetem me respekt.
Andon Marko

- Adresa e dërguesit
e-posta: amarko@yaoo.com
Rr.uga e Re, ap.2/3
Nr. tel: 04234567
Cel: 06578900

Nxënësit mund të krahasojnë përgjigjet e të vlerësojnë njëri-tjetrin.


Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Sillni në klasë lloje të ndryshme letër ankesash.

47
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Tekstet e paracaktuara për t’u shkruar

Tema: Ftesat

? Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:


• Të përdorë teknikat e shkrimit të një ftese.
a. Të dallojë elementet e llojeve të ndryshme të ftesave;
b. të vëzhgojë paraqitjen grafike të llojeve të ndryshme të ftesave;
c. të shkruajë ftesa të llojeve të ndryshme sipas modeleve të dhëna.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela, lloje ftesash.

? Konceptet kryesore:

tekste të parashikuara për t’u shkruar, ftesë, teknika të shkrimit të ftesës,
formula hyrëse, mbyllëse etj.

? Struktura mësimore

Organizimi i nxënësve
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve
Parashikimi Organizues grafik Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Di /Dua të di / Mësova Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe
Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale

Në këtë temë mësimore vëmendja do të përqendrohet te veçoritë përmbajtësore dhe strukturore të ftesës,
si tekst i paracaktuara për t’u shkruar.

Ftesa është një fletë letre e shtypur a e shkruar që përmban një grishje, që i bëhet dikujt për të marrë pjesë
në një festë, në një pritje ose në një ceremoni me rastin e ndonjë dite të shënuar. Ftesat janë llojet e teksteve
që shërbejnë për ngjarje të ndryshme vetjake, familjare dhe shoqërore. Duhet theksuar që ato klasifikohen
në ftesa zyrtare dhe jozyrtare, për këtë arsye ndryshon edhe mënyra e të shkruarit dhe njëkohësisht edhe
paraqitja e tyre grafike.

? Zhvillimi i mësimit

Parashikim. Organizuesi grafik


Duke qenë se nxënësit i njohin ftesat nga përdorimi i tyre në jetën e përditshme, mësuesi mund të mbledhë
opinionet e tyre në organizuesin grafik.

Shërbejnë për të njoftuar për ngjarje te ndryshme

Formale (zyrtare) Ftesat joformale (jozyrtare)

për ceremoni zyrtare për ceremoni familjare

Ndërtimi i njohurive. Di /Dua të di /Mësova

Mësuesi/ja mund të ndajë klasën në dy grupe. U paraqet lloje te ndryshme ftesash dhe u kërkon të shënojnë
në tabelën: DI/ DUA TË DI/ MËSOVA, informacionin mbi to.

48
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Di Dua të di Mësova
Përdoren për ngjarje A mund t’i ndajmë në
Ftesat janë zyrtare dhe jozyrtare
të ndryshme lloje të ndryshme?
Struktura e tyre përcaktohet nga lloji.
Ftesa zyrtare: ka këto elemente: logoja e institucionit,
kujt i dërgohet, përmbajtja (informacioni i saktë
për vendin, kohën (data, ora), dhe qëllimin për të
cilën organizohet ngjarja; informacion i shkurtër mbi
Na shërbejnë në jetën Cila është struktura e
kontekstin e ngjarjes), formula përshëndetëse e
e përditshme tyre?
mbylljes dhe pikat e kontaktit të institucionit që
organizon ngjarjen.
Ftesa jozyrtare: struktura është më e papërcaktuar,
por elemente, si rasti, kush e organizon, vendi dhe
koha duhet të jenë shkruar qartë.

Japin informacion
për organizmin e një Cila është gjuha që Në varësi të llojit të ftesës, gjuha që përdoret mund të
ngjarje ku ftohemi të duhet te përdoret në to? jetë formale ose joformale.
jemi pjesëmarrës.

A është domethënëse
Paraqitja e ftesës është shumë e rëndësishme, pasi
I ndërtojmë si duam. mënyra e paraqitjes
tregon seriozitetin në të cilin organizohet veprimtaria.
grafike?

Mund të organizohet një lojë me role rreth një situate të dhënë, siç mund të jetë rasti i një agjencie që
organizon festa, e cila ka ngatërruar modelimin e dy ftesave për dy ngjarje të ndryshme, një zyrtare, të
organizuar nga një institucion, dhe një jozyrtare për një ngjarje familjare, si martesë, ditëlindje etj. U kërkohet
nxënësve të evidentojnë çfarë nuk shkon në ftesat e marra dhe më pas në grup duhet të shënojnë cilësitë që
duhet të ketë një ftesë zyrtare e një jozyrtare.

Ftesa zyrtare Ftesa jozyrtare


Ftojnë njerëz me funksione të ndryshme, që
Përdoret për ngjarje të ndryshme të jetës personale.
drejtpërdrejt ose jo lidhen me ngjarjen.
Shkruhet në mënyrë formale. Përdoret një gjuhë më pak formale.
Shkruhet në mënyra të ndryshme, në varësi të
Ka stil zyrtar
personave qe ftohen në festë.
Është e rëndësishme të dallohet qartë informacioni
Përmban të gjitha informacionet e rëndësishme.
mbi vendin, datën dhe orën e zhvillimit të ngjarjes.
Shoqërohet me falënderimin për pjesëmarrje dhe
Shoqërohen me pamje grafike të ndryshme,
faktin që të ftuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë
zakonisht që përcjellin atmosferën e ngjarjes.
në aktivitet.
Japin informacion për kodin e veshjes dhe shpesh
Kërkohet të konfirmohet pjesëmarrja.
kërkohet të konfirmohet pjesëmarrja.
Mbyllen me një përshëndetje.

Nxënësit mund të punojnë në dyshe ushtrimin 1.

Formula:
hyrëse Të nderuar qytetarë/
mbyllëse: ju mirëpresim, nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem kontaktoni në ….

Qëllimi i ftesës: organizimi I fushatës së DITËS BOTËRORE PA MAKINA,

Elementet që tërheqin vëmendjen: logoja, ana grafike, informacioni, i cili shpjegon kontekstin e datës në
të cilën ndodh ngjarja,
Informacioni i saktë, gjuha formale,
49
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

I
Informacioni kryesor:
Në 22 shtator 2010 zhvillohet fushata për shënimin e ditës botërore pa makina, në orën 11, në sheshin
“Nënë Tereza”, Prishtinë.

Përforcimi. (Shkrimi i lirë)


Nxënësit praktikohen në grupe për shkrimin e një ftese.
Mësuesi/ja mund ta ndajë klasën në dy grupe dhe t’u kërkojë nxënësve të shkruajnë dy ftesa: zyrtare dhe
jo zyrtare. Duke shfrytëzuar njohuritë e marra në lëndën e informatikës, grupet t’i kushtojnë kujdes jo vetëm
përmbajtjes, por edhe paraqitjes grafike të ftesës.

Disa nga veprimtaritë për të cilat mund të shpërndahen ftesa mund të jenë si më poshtë:
- ftesë për inaugurimin e bibliotekës së shkollës/ muzeut/ promovimin e një libri/
- ftesë për pjesëmarrje në një konferencë shkencore/ ngjarje artistike si ekspozitë, festival (muzikor,
teatror), festa të ndryshme (7 marsi, 1 qershori, Krishtlindja, Bajrami)
- ftesë për ngjarje të ndryshme familjare (ditëlindje, martesë etj.)

Nxënësit mund të krahasojnë ftesat e të vlerësojnë njëri-tjetrin.


Mësuesi/ja bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Sillni në klasë lloje të ndryshme ftesash.

Tema: Referati (2 orë)

Sugjerime për mësuesin


Në këtë temë mësimore vëmendja do të përqendrohet te veçoritë përmbajtësore dhe strukturore të referatit,
si tekst i paracaktuara për t’u shkruar, me qëllim që t’i komunikohet një auditori të caktuar.

Mësuesi/ja duhet të theksojë se referatet janë llojet e teksteve qëllimi i të cilave është të komunikojnë ide
dhe informacione për grupe të caktuara. Për këtë arsye me qëllim që komunikimi të mos dështojë informacioni
që zbërthen temën duhet të strukturohet në mënyrë të tillë që të vihen në dukje çështjet kryesore, të mbahet
parasysh publiku të cilit i drejtohet, elementet përbërëse më të rëndësishme etj.

Fjalor

Referat – 1. parashtresë e gjerë me shkrim, ku trajtohet një temë e rëndësishme, që përgatitet nga
specialistë të fushave të ndryshme, si: të politikës, shkencës, arsimit, prodhimit etj. dhe mbahet para një
auditori për të paraqitur, zbërthyer, analizuar dhe për të mbajtur qëndrim mbi të; 2. raport i hollësishëm që
mban një drejtues rreth veprimtarisë së sektorit të vet.

Në veprimtarinë shkollore referati është një nga format e punës së pavarur me karakter studimor, që
përgatitet nga nxënësit ose studentët mbi një temë të caktuar, shkencore, letrare, sociale etj. dhe mbahet para
klasës ose një grupi më të gjerë

50
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”
Model mësimi

Tema: Referati (ora I)

? •
Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:
Të identifikojë referatin si lloj i tekstit informues-shpjegues.
a. Të dallojë elementet e strukturës së një referatit;
b. të përshkruajë elementet jogjuhësore të një prezantimi gojor;
c. të plotësojë skeda për një referat;
d. të shkruajë një referat

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela.

? Konceptet kryesore:

tekste të parashikuara për t’u shkruar, referate te ndryshme, teknika
të shkrimit të referatit, skedë, parafrazim, citim etj.

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Organizues grafik Nxitja e diskutimit Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Analiza e tipareve semantike Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe
Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale

? Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Organizues grafik/stuhi mendimesh
Me anë të një stuhie mendimesh mësuesi mbledh disa nga idetë e nxënësve mbi referatin duke u kërkuar
atyre të shfrytëzojnë edhe kuptimin e fjalës të përkufizuar nga fjalori.

Tekst i paracaktuar për t’u shkruar

Përdoret nga specialistë Ka si qëllim të komunikojë


të fusha të ndryshme Referati me një grup të caktuar

Paraqit një problem të caktuar

analizon zbërthen argumenton,



jep zgjidhje

Ndërtimi i njohurive. Lexim/ përmbledhje në dyshe


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë materialin e tekstit dhe të diskutojnë në dyshe mbi referatin dhe
mënyrën si ndërtohet ai. U kërkon që të evidentojnë elementet kryesore që kanë të bëjnë me përmbajtjen
dhe strukturën e tij.
Referati
Përmbajtja Struktura
o një temë e rëndësishme
nga një fushë e caktuar
- hyrja – mund të nisë me:
 pyetje retorike
 citim i një autori
 informacione të panjohura për publikun

51
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

 jep pikat kryesore që trajton referati


- zhvillimi ndërtohet me:
o informacion që informon, argumenton,
udhëzon, bind lexuesin;
- paraqitjen e fakteve,
- me krahasimin e fakteve,
-përmes rezultateve të punës kërkimore individuale
o - mbyllja
-e shkurtër, e thjeshtë
-rithekson temën, synimin e kësaj paraqitjeje,
-rimerr pikat kryesore

Mësuesi mund t’u shpërndajë nxënësve një model referati dhe u sugjeron të evidentojnë veçoritë që kanë
të bëjnë me strukturën dhe përmbajtjen e tij.

Puna me skedat
Tërheq vëmendjen në rolin që luajnë burimet materiale që përdor shkruesi i referatit, në trajtimin e temës,
si dhe orienton nxënësit se si të plotësojnë skedat, duke mbajtur shënimet, të cilat do t’iu shërbejnë si burim
informacioni, mbi të cilat do të mbështetet referati.

Struktura e skedës
1. Tema e punimit apo titulli i skedës
2. Emri i burimit nga është marrë informacioni
3. Citimet apo parafrazimet
4. Numri i faqes ku është marrë citimi
Mësuesi mund të demonstrojë vendin në të cilën shënohen këto shënime dhe citime 1. U kujton nxënësve
që ato realizohen përmes skedave.

Ibrahim Rugova: “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare….” Fq.109

Përforcimi. Shkrim i lirë


Nxënësit praktikohen në grupe për hartimin e skedave dhe përdorimin e tyre për të ndërtuar referatet për
orën pasardhëse.

Nxënësit mund të krahasojnë përgjigjet e të vlerësojnë njëri-tjetrin.


Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Sillni në klasë skedat që keni përgatitur për të hartuar referatin me temën e dhënë. Mësuesi/
ja e ndan klasën në grupe dhe i jep secilit grup të hartojë një referat një çështje të caktuar.

(Shënim. Mësuesi mund t’u sugjerojë një punë parapërgatitore nxënësve në shtëpi në mbledhjen e materialit
për orën pasardhëse.

Orën e dytë nxënësit lexojnë referatet duke treguar kujdes edhe në elemente që kanë të bëjnë paraqitjen
e materialit para auditorit, si me tonin e zërit, gjestet etj.

Diskutohet në klasë për përmbajtjen, strukturimin dhe paraqitjen e materialit. Bëhet vlerësimi i referatit më
të mirë.

1. Rugova “Kahe dhe premise”, f. 109


2
Nasho Jorgaqi”Antologji e mëndimit estetik shqiptar 1504-1983”, Dituria, Tiranë, 2000, f. 16
Resmie Kryeziu “ Nga Lindja në Prëndim”Prishtinë”, 2008, f.
Jorgaqi Nasho,” Antologji e mendimit…”
Revistat “ Hylli I Dritës”, “Leka” vazhduan veprimtarinë e tyre në bazë të konceptit “ Fe e Kombësi”, …insistonin në
vlerat etnopsikologjike e etnohistorike. Këto revista vazhdonin kritikën shkodrane e sidomos “Hylli I Dritës’ mbante një
vijë më të fortë religjioze-kombëtare
52
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Tema: Eseja paraqitëse e përkufizimit

Sugjerime për mësuesit

Kjo temë ka si qëllim t’u plotësojë e t’u thellojë nxënësve njohuritë rreth esesë paraqitëse dhe thelbit të
saj, si një lloj shkrimi që synon të interpretojë apo shpjegojë një çështje të veçantë. Duke u mbështetur te
qëllimi i paraqitjes ose shpjegimit të informacionit, eseja paraqitëse mund të jetë disa llojesh: e përkufizimit,
e klasifikimit, e shkak-pasojës, e krahasim-kontrastit.

Mësuesi/ja duhet të theksojë, se pavarësisht nënllojit të esesë paraqitëse, rruga që duhet ndjekur për të
shkruar esenë është e njëjtë.

Tema Eseja paraqitëse e përkufizimit do të zhvillohet në tri orë, nga të cilat një orë është parashikuar
për të shpalosur njohuritë teorike dhe në dy orët e tjera, nxënësit përmes ushtrimeve dhe veprimtarive me
shkrim, të praktikohen për të shkruar, redaktuar dhe për t’i dhënë formën përfundimtare një eseje paraqitëse
të përkufizimit.

Mësuesi/ja duhet të ndalet e të zbërthejë veçoritë e përmbajtjes dhe të strukturës së ese paraqitëse. Ky
lloj teksti ka si qëllim të informojë (të paraqitë) duke dashur të përkufizojë (ç’është ky/kjo?); të klasifikojë
(ku është?); të paraqitë shkakun dhe pasojën (Pse ndodh?); të krahasojë dy gjëra (Si janë?). Mësuesi/ja
shfrytëzon rastin të përsërisë njohuritë që kanë marrë nxënësit në klasat pararendëse mbi tekstin informues
-paraqitës. Një organizues grafik do t’i vijë në ndihmë për t’i pasqyruar veçoritë e tij në mënyrë koncize dhe të
sakta. Nga ky organizues grafik nxënësi do të kuptojë që eseja paraqitëse është një lloj i tekstit analitik, i cili
kërkon të informojë a shpjegojë përmes: analizës, identifikimit të idesë kryesore, të tezave, fakteve, ilustrimit
e interpretimit të tyre.

Synimi i mësuesit/es duhet të jetë si të pajisë nxënësit me njohuri teorike, që atij t’i shërbejnë për të qenë
një shkrues i mirë i esesë së përkufizimit. Me anë të ushtrimeve nxënësi të arrijë të dallojë termin, mbi të cilin
është shkruar eseja, të dallojë elementet e strukturës, shembujt, faktet dhe të kujtojë ato njohuri gramatikore,
që të shkruajë qartë e saktë.
Mësuesi duhet të planifikojë kohën e mjaftueshme, që nxënësit të shkruajnë ese përkufizimi dhe ta
redaktojnë e korrigjojnë atë. (Ora e tretë mund të planifikohet si veprimtari praktike.)

Mësuesi/ja mund t’u paraqesë nxënësve lloje të ndryshme esesh dhe t’u kërkojë atyre të identifikojnë atë
lloj eseje, e cila përkufizon një koncept. Është e rëndësishme të theksohet që përkufizimi është një element
prania e të cilit duhet të jetë e dukshëm që në hyrje të saj, pasi në këtë formë ne i prezantojmë lexuesit qëllimin
tonë: pra të shpjegojmë duke u mbështetur në përkufizim.
• një ushtrim praktik i cili mund të zhvillohet në grupe nxënësish mund të jetë ai ku mësuesi përzgjedh
disa terma (konkretë dhe abstraktë) dhe u kërkon nxënësve t’i përkufizojnë. mendimet e tyre mund t’i mbledhë
në tabelë, duke u treguar nxënësve që ka lloje të ndryshme përkufizimesh në lidhje me objektin për të cilin
bëhet fjalë. Ato mund të jenë subjektive dhe objektive.
• (individ, individualizëm, individualitet)
Sipas shpjegimit të fjalorit të gjuhës shqipe për këta terma do të kishim:
- Individ - një njeri më vete, çdo pjesëtar i kolektivit a i shoqërisë.
- Individualizëm - parim ose teori që vë individin në bazë të çdo gjëje duke theksuar se interesat e të
drejtat e individit janë kryesore.
- Individualitet - tërësia e veçorive dhe tipareve të veçanta që shquajnë një individ nga një tjetër ose
që dallojnë krijimtarinë e një shkrimtari nga ajo e një tjetri.
53
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

A. Mësuesi mund të diskutojë me nxënësit llojet e ndryshme të përkufizimet që mund të japin për këto
fjalë duke i bërë të kuptojnë që eseja e përkufizimit mund të ndërtohet mbi një analizë, e cila duhet të shkojë
përtej përkufizimit që jepet në fjalor për këtë fjalë. Ajo duhet të përkufizojë një term ose koncept abstrakt në
thellësi, duke bërë analiza, komente e dhënë vlerësime personale. Eseja përkufizuese jep një përkufizim
personal, të zgjeruar të këtyre termave, duke iu referuar një përkufizimi të caktuar dhe duke ilustruar se si
duhen përdorur këta terma.

Përgjigje të ushtrimeve

Kërkesat e ushtrimeve 1-2 synojnë që të sistemojnë njohuritë që kanë marrë nxënësit dhe përgjigja mund
të jetë ushtrimi i tyre praktikisht. Mësuesi përgatit në një tabak letre skemën e strukturës dhe, pasi u jep
nxënësve një term, si det, natyrë, mace, qen, shoqëri, lumturi etj., kërkon që ata të bëjnë një ese përkufizimi.
1. Pse përdoret eseja paraqitëse e përkufizimit?
- Eseja paraqitëse përdoret për të paraqitur në mënyrë objektive e subjektive opinionin e shkruesit
përmes: përkufizimit, ilustrimit, analizës shkak-pasojë, krahasim- kontrastit etj.

2. Si ndërtohet eseja paraqitëse e përkufizimit?


- Ndërtohet duke respektuar strukturën e esesë: Hyrje, zhvillim, mbyllje. Jep një përkufizim personal,
të zgjeruar të termave që merr në shqyrtim, duke iu referuar një përkufizimi të caktuar dhe duke ilustruar se si
duhen përdorur këta terma. Tërheq vëmendjen e lexuesit:
I. Hyrja
a. Tërhiqet vëmendja me:
- një përkufizim të termit sipas fjalorit;
- një interpretimi i kundërt i termit;
b. shtrohet teza e esesë.
II. Trungu
a. informacioni paraprak;
b. Çështjet që trajtohen:
- shpjegimi, analizimi, zbërthimi i termit
- shembuj
- analiza e shembujve

III. Në mbyllje:
c. Rishikohen çështjet kryesore të përkufizimit;
d. Shpjegohet se si ky përkufizim ka ndikuar te ju.

Rishkruani tekstin e mësipërm në gjuhën standarde, duke pasur parasysh në veçanti rregullat e mëposhtme
të drejtshkrimit të shqipes:

Bashkëtingëlloret e zëshme b, d, dh, g, gj, Shkruhen me sh-, fjalët kur kjo ndiqet nga një
v, x, xh, z, zh shkruhen si të tilla, ashtu siç bashkëtingëllore e shurdhët (f, k, p, q, t, th etj.)
shqiptohen, kur janë përpara një zanoreje,
Shkruhet pa apostrof përemri i pacaktuar çdo.
edhe kur gjenden në fund të fjalës ose në
trup të saj përpara një bashkëtingëlloreje të Nuk shkruhet –ë-ja fundore te pjesoret (dhe
shurdhët a përpara bashkëtingëllores n. mbiemrat përkatës) më –ur, -ier, -yer, -uar.

Ushtrimin 3.5 mësuesi mund t’u sugjerojë nxënësve si detyrë shtëpie duke u kërkuar të zbatojnë procedurat
e mësuara më sipër.

54
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”
Modele mësimi

Tema: Eseja paraqitëse e përkufizimit (3 orë)

? •
Objektiva e përgjithshme: Në fund të tri orëve nxënësi do të jetë i aftë:
Të identifikojë veçoritë e esesë paraqitëse të përkufizimit dhe ta shkruajë atë.
a. Të evidentojë përkufizimin si metodën bazë të paraqitjes;
b. të dallojë elementet e strukturës;
c. të analizojë veçoritë gjuhësore;
d. të shkruajë ese paraqitëse të përkufizimit;
e. ta redaktojë dhe ta korrektojë esenë.

Ora e parë

? -
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:
të dallojë veçoritë e esesë paraqitëse;
- të evidentojë hapat që duhen ndjekur për t’u parapërgatitur për të shkruar një ese paraqitëse;
- të evidentojë termin, përkufizimin, shembujt që sillen në një ese paraqitëse të përkufizimit;
- të përcaktojë elementet e strukturës së një eseje paraqitëse të përkufizimit;

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, lloje të ndryshme të eseve paraqitëse të përkufizimit, shkumësa me
ngjyra, tabela.

? Konceptet kryesore: ese paraqitëse, lloje të esesë paraqitëse, ese paraqitëse e përkufizimit, term,
përkufizim, strukturë e një eseje paraqitëse të përkufizimit, analizë gjuhësore.

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Lexim/Kodim i imët i tekstit Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe
Përforcimi Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Përvijimi i të menduarit


Kjo teknikë shërben për të përvijuar lidhjen logjike mes njohurive të marra në klasat pararendëse për tekstin
paraqitës dhe esesë, si lloj i tij.
analitike sintetike
raportet Teksti informues- skedat
relacionet paraqitës përmbledhjet
leksionet shënimet
shpjegon përmes
materiale shkencore
analizëz shkak-pasojë
esetë
përkufizimit
artikuj
krahasim kontrastit
ilustrimit
55
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Ndërtimi i njohurive. Lexim/ Kodim i imët i tekstit


Punë në dyshe.
Mësuesi/ja udhëzon nxënësit në dyshe të lexojnë me vëmendje esenë në faqen 49 duke koduar ato pjesë
të tekstit që kanë të bëjnë:
a. me elementet përbërëse të përmbajtjes së esesë së përkufizimit;
b. elementet specifike të ndërtimit të tij.
Nxënësit të lexojnë me kujdes esenë në tekst dhe shënojnë shenja, të cilat janë vendosur paraprakisht.

Në tabelë mund të shënojë pyetje të tilla të cilat do ta drejtojnë vëmendjen e nxënësit në


• aspekte të përmbajtjes, si:
• Cila është tema/ termi /koncepti për të cilën flet eseja?
• Cili është përkufizimi i konceptit?
• Cili është informacioni paraprak?
• Cila është çështja e parë?
• Cila është çështja e dytë?
• Cilët janë shembujt ilustrues?
• Si e tërheq në përfundim vëmendjen e lexuesit?
• Në aspekte të formës, si:
• Cila është pjesa e hyrjes?
• Cila është pjesa e trungut?
• Cila është pjesa e mbylljes?
A ka një mbyllje që tërheq vëmendjen e lexuesit ?
Ku mbështetet në dhënien e përfundimeve?

Pasi nxënësit janë thelluar në veçoritë e esesë paraqitëse të përkufizimit, klasa mund të ndahet në dy grupe,
ku në dyshe të punohen ushtrimet 3 dhe 6. Për këtë mund të përdorin edhe ditarin dypjesësh i dhënë në tekst.

Përgjigje të ushtrimit 3
Hyrja
Termi: Dituria
Përkufizimi: Dituria është që e bën njerinë të quhet njeri e të çquhetë nga të gjithë kafshët’e-tjera, të cilat
lëvizin dhe ecin e hanë e pinë dhe ato si dhe njeriu.
Teza: Sa do mënt të tepër të ketë njeriu nuk munt kurrë të dijë prej vetiu gjithë të vërtetat dhe gjithë ç’i duhet
të dijë as me të dëgjuar e me të parë munt të bëhet njeri i diturë, as dhe me të vuarë, se jet’e njeriut ësht’e pakë.

Trungu i esesë
Informacioni paraprak: Gjithë ç’kanë mundurë të mësojnë, të kuptojnë a të çpikin, njerëzit që kanë shkruar
për mbi dhe para nesh që nga mijëra vjet e tëhu, gjithë çka ngjarë, gjithë ç’kanë parë e ç’kanë vuar ata që
kanë vuajturë nëpër vende larg e të paditurë me një fjalë gjithë çka ngjarë në jetë, gjithë ç’ka çpikur a mbledhur
njeriu dhe gjithë ç’ka gjetur në natyrë, të gjitha janë të shkruara dhe këto bëjnë të diturin e njeriut, e cila s’fitohet
përveçse në mësim.

Çështja e parë - pjesa e përkufizimit që jep autori: Prandaj, munt të themi se dituria është mësimi, edhe i
pa-mësuari s’munt kurrë të jetë i diturë.

Ilustrimi me shembuj: I mësuari di ç’është bërë që nga kreu i jetës’e tëhu; di ç’ka mbi dhet e nën dhet, di
ç’është dheu, ç’është qielli, ç’është natyra, ç’është vetë, di ç’do që munt të dihet, edhe kupton ç’do që munt të
kuptohet. I pamësuari s’di përveç ç’sheh me sy e ç’dëgjon me veshë; për atë jeta niset dhe soset me gjalljet të
ti, nuk di as ç’është bërë më parë tij, as ç’munt të bëhet pas tij, për atë dheu ësht’aqë sa e sheh ay dhe qielli
ashtu siç e sheh ay.

Analiza e shembujve: Pleqtë tanë thoshin ‘mos pyet të mësuarënë, po të vuarënë’. Ajo fjalë ishte e drejtë
56
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

për atë kohë, në të cilën mësimi e dituria nuk ish tjatërë gjë përveç mësimi i besësë a shumë shumë i ndonjë
gjuhe të huaj. Po të jetë ashtu, vërtet mësimi nuk zë dot vendin e vuajtjes, po sot në ditë tënë mësimi e dituria
janë shumë më të gjera e më të forta se ç’pandeheshin atëherë. Sot për sot nëpër vendet e qytetuarë dituria
është si djellë që mbulon me dritat e me shkëndiat të tij gjithë ç’është, e s’lë errësirrë gjëkunt

Përfundimi – rishikimi i përkufizimit: Për dy gjëra i duhet njeriut dituria. E para të marrë vesh e të kuptojë
ç’i sheh syri, ç’i dëgjon veshi, ç’i zë dora, ç’i shkel këmba dhe gjithë ç’i vjen ndër mënt; të dijë se ç’është, ç’ka
qenë, ç’do të bëhetë, ku është, nga ka ardhurë, ku do të vejë. E dyta, të munt të fitojë sa më tepër e të ronjë
sa më mirë, jo vetëm duke u bërë shkronjës a nëurdhrës, po më tepër duke nxjerrë nga dheu nga natyra gjëra
të vjejtura, me të cilat dhe ay edhe gjithë njerëzia të mundin të bëjnë shumë punëra, e duke gjeturë ç’do farë
udhe e çdo farë lehtëije, për të vajtur njerëzia sa mbarë e më mbarë.

Përforcimi. Shkrim i lirë/ rishikim në dyshe.


U kërkohet nxënësve të shkruajnë një ese të shkurtër përkufizimi rreth një objekti konkret.
Lexohen dy-tri ese në klasë dhe diskutohet rreth tyre.

Detyrë shtëpie. Të redaktojnë esenë që shkruan në klasë dhe të bëjnë korrigjimet e nevojshme.
Të dallojnë shmangiet nga standardi i sotëm i esesë së shkruar nga S. Frashëri, te ushtrimi 3.

Në fund të orës mësuesi bën konkluzionet dhe vlerëson me notë.

Tema: Eseja paraqitëse e përkufizimit (Ora II)

? -
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:
të dallojë veçoritë e esesë paraqitëse të përkufizimit;
- të rikujtojë rregullat drejtshkrimore dhe gjuhësore që përdoren në shqipen standarde;
- të shkruajë një ese paraqitëse të përkufizimit;
- të vlerësojë dhe evidentojë anët pozitive dhe mangësitë e një eseje të përkufizimit.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, tabela me rregulla drejtshkrimore dhe lidhëzat, lloje të ndryshme të
eseve paraqitëse të përkufizimit me shmangie nga norma, shkumësa me ngjyra, tabela.

? Konceptet kryesore: ese paraqitëse, lloje të esesë paraqitëse, ese paraqitëse e përkufizimit, term,
përkufizim, strukturë e një eseje paraqitëse të përkufizimit, analizë gjuhësore.

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Diskutim/ditar dypjesësh Diskutim i ideve Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Lexim/Shkrim i lirë Të mësuarit ndërveprues Punë individuale
Përforcimi Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

? Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Diskutim/ ditar dypjesësh
Lexohet detyra e shtëpisë, ushtrimi 3, nga disa nxënës dhe shkruhen në tabelë rastet tipike të shmangies nga
norma. Plotësohet në tabelë ditari dypjesësh, duke mbajtur parasysh edhe rregullat drejtshkrimore që janë afishuar.

57
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Ndërtimi i njohurive. Lexim/Shkrim i lirë.


U kërkohet nxënësve të lexojnë tekstin e ushtrimit 7 dhe më pas të shkruajnë një ese ku të përkufizohet një
term abstrakt. Lihen nxënësit për rreth 25 minuta të shkruajnë.

Përforcimi. Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë


Nxënësit lexojnë në dyshe esetë e njëri-tjetrit dhe bëjnë vlerësimet për disa aspekte, si:
- A është strukturuar si duhet eseja?
- Si është zbërthyer dhe analizuar termi që përkufizohet, në çdo pjesë të strukturës?
- Si gërshetohen elementet objektive me ato subjektive?
- Cila është kultura gjuhësore e shkrimit?
Mbahet shënim si për anët pozitive dhe negative të eseve të lexuara në dyshe.
Sipas kohës që mbetet në dispozicion, lexohen punët e bëra nga një dyshe.

Vlerësimi i orës së mësimit

Tema: Eseja paraqitëse e përkufizimit (Ora III)

? Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:


- të redaktojë dhe një ese të përkufizimit;
- të vlerësojë dhe evidentojë anët pozitive dhe mangësitë e një eseje të përkufizimit;
- të ripunojë esenë.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, tabela me rregulla drejtshkrimore dhe lidhëzat, lloje të ndryshme të
eseve paraqitëse të përkufizimit me shmangie nga norma, shkumësa me ngjyra, tabela.

? Konceptet kryesore: ese paraqitëse e përkufizimit, term, përkufizim, strukturë e një eseje paraqitëse
të përkufizimit, analizë gjuhësore, redaktim, korrigjim, ripunim, vlerësim

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Diskutim Diskutim i ideve Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Lexim/Shkrim i lirë Të mësuarit ndërveprues Punë individuale
Përforcimi Shkrimi i lirë/ Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Një vend të rëndësishëm në trajtimin e esesë, i duhet lënë redaktimit, rishkrimit dhe nxjerrjes së një produkti sa
më të realizuar. Për realizimin e këtij synimi mësuesi mund të planifikojë një orë me vete mësimore.

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Diskutim
U kërkohet nxënësve të lexojnë esetë që kishin për detyrë shtëpie. Diskutohet rreth tyre, duke u ndalur në
aspekte të:
a. përmbajtjes,
b. strukturës,
c. nivelit gjuhësore.

Ndërtimi i njohurive. Lexim/Shkrim i lirë


U tërhiqet vëmendja se në fazën e dytë ata do të redaktojnë shkrimet e tyre. Puna mund të jetë e organizuar
58
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

në grupe. Nxënësit, duke mbajtur parasysh aspektet e shkrimit të një eseje, pasi lexojnë një nga esetë e
anëtarëve të grupit, nxjerrin në pah anët pozitive dhe negative të shkrimit dhe japin sugjerime për korrigjimin
e saj. Një anëtar e korrigjon. Paraqiten para klasës përmirësimet që i janë bërë shkrimit.

Përforcimi.
Pasi dëgjojnë disa nga esetë e rishikuara, bëhet vlerësimi i tyre.

Tema: Eseja paraqitëse e klasifikimit (3 orë)

? •
Objektiva e përgjithshme: Në fund të tri orëve nxënësi do të jetë i aftë:
Të identifikojë esenë paraqitëse të klasifikimit dhe ta shkruajë atë.
a. Të evidentojë klasifikimin si metodën bazë të punimeve shkencore;
b. të dallojë elementet e strukturës;
c. të analizojë veçoritë gjuhësore;
d. të shkruajë ese paraqitëse të klasifikimit;
e. ta redaktojë, korrektojë dhe rishkruajë një ese klasifikimi.

Sugjerime për mësuesit


Kjo temë ka si qëllim t’u plotësojë e t’u thellojë nxënësve njohuritë rreth një lloji të veçantë të esesë
paraqitëse, asaj të klasifikimit.
Mësuesi/ja duhet të theksojë, se pavarësisht nënllojit të esesë paraqitëse, rruga që duhet ndjekur për të
shkruar esenë është e njëjtë.

Edhe tema Eseja paraqitëse e klasifikimit do të zhvillohet në tri orë, nga të cilat një orë është parashikuar
për të shpalosur njohuritë teorike dhe në dy orët e tjera, nxënësit përmes ushtrimeve dhe veprimtarive me
shkrim, të praktikohen për të shkruar, redaktuar dhe për t’i dhënë formën përfundimtare një eseje paraqitëse
të pklasifikimit.

Mësuesi/ja duhet të ndalet e të zbërthejë veçoritë e përmbajtjes dhe të strukturës së ese paraqitëse të
klasifikimit, e cila ka si qëllim të informojë (të paraqitë) duke dashur të klasifikojë (ku është?, ku bën pjesë?)
koncepte për objekte, dukuri, klasa grupe, rende, sipas parimeve të përzgjedhura nga shkruesi i esesë.
Ky tip eseje përdoret zakonisht në shpjegimet dhe analizat shkencore.

Një krahasim përmbajtësore dhe strukturor i esesë së klasifikimit me atë të përkufizimit, nxjerr në pah si
veçoritë e përbashkëta, ashtu edhe dallimet.

Një organizues grafik vjen në ndihmë për t’i pasqyruar veçoritë e tyre në mënyrë koncize dhe të sakta.

Struktura e Dallimet strukturore


përgjithshme ese paraqitëse e përkufizimit ese paraqitëse e klasifikimit
a. Teza shkruesit për klasifikimin
a. Tërheqje vëmendjeje ndaj termit që do
b. paraqitja e përgjithshme e kategorive (grupeve,
Hyrja të përkufizohet;
klasave, rendeve, shkollave (ne filozofi) etj. mbi të
b. teza që hidhet prej shkruesit.
cilat do të bëhet klasifikimi.
a. kategoritë paraqitja e lidhjeve që i bashkon ato
a. informacioni paraprak;
në këtë lloj klasifikimi:
Trungu b. çështja I që trajtohet;
b. Kategoria I...
c. çështja II...
c. Kategoria II...
d. rishikimi i përkufizimit të dhënë;
Vlerësimi, rëndësia e klasifikimit, opinioni i autorit për
Mbyllja e. tërheqje e vëmendjes së lexuesit me
klasifikimin.
ndikimin që ka pas ky term mbi të.
59
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Nga ky organizues grafik nxënësi do të kuptojë që eseja paraqitëse e përkufizimit, ndonëse është një lloj
i tekstit analitik, informimin a shpjegimin përmes analizës, identifikimit të idesë kryesore, të tezave, fakteve,
ilustrimit e interpretimit të tyre, e bën duke synuar lidhjet ndërmjet koncepteve që klasifikon dhe veçorive të
përbashkëta që ato kanë.

Synimi i mësuesit/es duhet të jetë pajisja e nxënësve me ato njohuri teorike, që atij t’i shërbejnë për të
qenë një shkrues i mirë i esesë së klasifikimit. Me anë të ushtrimeve nxënësi të arrijë të evidentojnë dhe t’i
klasifikojnë objektet,të gjejnë shembujt, faktet që i kanë shërbyer shkruesit të esesë për të bërë klasifikimin
dhe të kujtojë ato njohuri gramatikore, që do t’u shërbejnë për të shkruar qartë e saktë.

Përgjigje të ushtrimeve
1. Pse përdoret eseja paraqitëse e klasifikimit?
Qëllimi i saj është të shpjegojë nëpërmjet klasifikimit të koncepteve në grupe, klasa sipas parimeve të
përzgjedhura nga shkruesi i esesë.
2. Si ndërtohet eseja paraqitëse e klasifikimit?
Kjo lloj eseje ndërtohet duke bërë një klasifikim të termave për të cilët bëhet fjalë në bazë të parimeve
përzgjedhëse ku është mbështetur autori.
Ka strukturën e esesë. Me hyrje zhvillim dhe mbyllje. në hyrje të saj shpjegohet termi, dukuria, objekti apo
koncepti për të cilën bëhet fjalë. Në trung të esesë jepet klasifikimi i llojeve të dukurisë për të cilën flitet.
Në mbyllje jepet opinion i autorit mbi këtë klasifikim.

3. Lexoni esenë e mëposhtme dhe analizoni se cilat janë kategoritë që analizohen në të. Për t’ju
ndihmuar, po ju japim tabelën e mëposhtme. Plotësojeni atë duke u bazuar në tekst

Kriteret e klasifikimit:
struktura
funksionet e tyre aftësitë e tyre
Hyrja: një vështrimi
i përgjithshëm mbi
kompjuterët, duke
dhënë veçoritë e
përgjithshme
Trungu 5 llojet e
kompjuterëve

1. kompjuteri
desktopët ofrojnë më shumë fuqi
personal (PC)
dhe memorje me kosto ulët,
është krijuar për t’u laptopët janë kompjuterë të
përdorur nga një person lëvizshëm që integrojnë ekranin,
i vetëm tastierën, procesorin, memorjen dhe
harddiskun në një paketë me bateri.
Kanë një processor më të fuqishëm,
përdoret në vendet e memorje shtesë dhe aftësi të
punës përforcuara për të kryer një sërë
2. mikroprocesori
detyrash të veçanta si grafikët 3D ose
lojëra
3. serveri

4. superkompjuteri
Përfundimi

4. Kontrolloni gabimet drejtshkrimore në tekstin e mëposhtëm, duke pasur parasysh në veçanti rregullat
e mëposhtme të drejtshkrimit të shqipes.

60
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Por seriali që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut, pa diskutim që është “The lost” (Të humburit).
Ai është një serial televiziv amerikan, krijuar nga Xhefri Ljebër Abrams (Jeffrey Lieber JJ Abrams) dhe Dejmon
Lindëlof (Damon Lindelof). Ky serial përçon jetën e individëve të ndryshëm dhe të grupeve të njerëzve të
mbijetuar nga rrëzimi i një avioni pasagjerësh në mes të Sidnejt dhe Los Anxhelosit në një ishull misterioz
tropikal, diku në jug të Paqësorit. Çdo episod përbën një linjë kryesore historie që ndodh në ishull.
Në sezonin e parë, çdo episod në ABC, u ndoq mesatarisht nga 15 690 000 shikues amerikanë. “The Lost”
ka fituar çmime të shumta të industrisë së kinemasë.

Shënim. Në këtë shkrim, veç gabimeve drejtshkrimore, mund të ndërhyhet edhe në saktësimin e
rendit të fjalëve në fjali dhe qartësimit të shprehjeve të përdorura.

5. Lexoni me kujdes çdo fjali. Vendosni shenjat e pikësimit që mungojnë.

a) Ku do të shkojnë ata?
b) Paskan ardhur të gjithë!
c) Sa është data sot?
d) Shkruani shpejt, që të mbarojmë në kohë!
e) Të kujtohet si na thoshte: “Flisni sa më qartë!”.
f) Kemi shumë punë në shtëpi. A ikim tani?
g) Nuk ju kanë informuar që provimi është sot?!

Tema: Eseja paraqitëse e klasifikimit (njohuri teorike dhe ushtrime) Ora I

? Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:


• Të identifikojë veçoritë përmbajtësore dhe strukturore të esesë paraqitëse të klasifikimit;
a. Të dallojë elementet e strukturës së esesë paraqitëse të klasifikimit;
b. Të analizojë veçoritë gjuhësore, duke u ndalur në përdorimin e saktë të shenjave të pikësimit dhe
përdorimit të shkronjës së madhe;
c. Të shkruajë një ese paraqitëse të klasifikimit.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, lloje të ndryshme të eseve paraqitëse të klasifikimit, shkumësa me
ngjyra, tabela.

? Konceptet kryesore: ese paraqitëse e klasifikimit, karakteristika një eseje paraqitëse të klasifikimit,
struktura e një eseje paraqitëse të klasifikimit.

? Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Analiza e tipareve semantike Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe
Përforcimi Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

61
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Përvijimi i të menduarit


Mësuesit do t’i shërbejë kjo teknikë për të përvijuar lidhjen logjike mes njohurive tijtë kanë nxënësit për
veglat muzikore dhe kritereve që përcaktojnë ata për t’i klasifikuar ato.
P.sh.:
- Si mund t’i klasifikojmë veglat muzikore?

Veglat frymore Veglat me tastierë

Llojet e veglave muzikore

Veglat me tela Veglat me membranë

Ndërtimi i njohurive. Analiza e tipareve semantike

Mësuesi udhëzon nxënësit të lexojnë me vëmendje esenë me temën Veshjet tradicionale të grave dhe të
kodojnë ato pjesë të tekstit që kanë të bëjnë me elemente përbërëse të çdo kategorie, si:

Struktura
Hyrja: Teza – llojet e veshjeve popullore Veshjet popullore

Trungu Klasifikimi i veshjeve

Kategoria 1: veshja me xhublete


a. karakteristikat e përgjithshme;
b. pjesët përbërëse
c. në ç’krahinë përdoret

Kategoria 2: veshja me këmishë të gjatë dhe përparje:


a. karakteristikat e përgjithshme;
b. pjesët përbërëse
c. në ç’krahinë përdoret
lidhet me një përfundim logjik, i cili ka të bëjë me përdorimin
Përfundimi e veshjeve popullore në zona të caktuara pavarësisht
përkatësisë së tyre.

Mësuesi duhet t’u kërkojë nxënësve të jenë të kujdesshëm në analizimin e të dhënave të çdo kategorie.
Ata duhet të vëzhgojnë:
- P.sh.:
Veshja me xhubletë
- Pjesa hyrëse e paragrafit trajton prejardhjen e emrit të veshjes. E merr këtë emër nga një lloj fundi
në formë kambane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale,
bashkimi i të cilëve realizohet me gajtanë të hollë prej leshi.
- Pjesa e dytë e paragrafit përshkruan përbërësit e saj: Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të
tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykës, mangë, dhe krahol. Pjesë tjetër
është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtanë, i cili në të folmen vendore quhet kërrdhokëll. Në
kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla.
- Pjesa e tretë e paragrafit bën lidhjen e veshjes me elemente simbolike që e shoqërojnë atë: Veshja
me xhubletë në gjysmën e poshtme ka formën e kambanës dhe në gjysmën e sipërme ngjan me veshjen e
kryqtarëve, sikundër dhe mjaft simbole të gdhendura mbi këtë kostum, si koka e demit kretan, forma kryqi,
svastike etj janë të njohura si të templarëve.
- Pjesa e fundit e paragrafit tregon zonat në të cilat përdoret ajo: Kjo veshje është mbajtur në të gjitha
malësitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi.
62
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Pas këtij procesi, mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve të shkruajnë në grup një model eseje.

Përforcimi. Shkrimi i lirë/ Rishikim në dyshe


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një ese paraqitëse të klasifikimit, me temë Veglat muzikore,
për të cilën ata bënë një klasifikim fillestar në fillim të orës së mësimit.
Klasa mund të ndahet në katër grupe dhe secili të klasifikojë dy-tri vegla (vegla fryme, vegla me tela etj.)
Para se të shkruajnë, u kujtohet nxënësve që duhet të përcaktojnë disa kritere që do t’u shërbejnë për
klasifikimin e secilës pre tyre, si:
a. karakteristikat e përgjithshme (pjesa hyrëse të paragrafit);
b. pjesët përbërëse (pjesa e dytë e paragrafit)
c. në ç’krahinë përdoret, me ç’kulturë ka të bëjë etj. (pjesa e tretë e paragrafit)
Lexohen dy-tri nga esetë e shkruara dhe bëhet vlerësimi i tyre.

Në fund të orës mësuesi bën konkluzionet dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie: ushtrimi 6

Shënim. Shkrimi i dy eseve, do t’i japë dorë mësuesit që në orën e dytë nxënësit të diskutojnë mbi punët
e tyre, t’i redaktojnë dhe të shkruajnë një produkt të pastër.

Tema: Eseja paraqitëse e klasifikimit (Ora e dytë)

? -
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:
të dallojë veçoritë e esesë paraqitëse të klasifikimit;
- të rikujtojë rregullat drejtshkrimore dhe gjuhësore që përdoren në shqipen standarde;
- të redaktojë një ese paraqitëse të klasifikimit;
- të vlerësojë dhe evidentojë anët pozitive dhe mangësitë e një eseje të klasifikimit.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, tabela me rregulla drejtshkrimore për përdorimin e shenjave të
pikësimit, të shkronjës së madhe dhe përdorime të emrave të përveçëm, lloje të ndryshme të eseve paraqitëse
të klasifikimit me shmangie nga norma, shkumësa me ngjyra, tabela.

? Konceptet kryesore: ese paraqitëse e klasifikimit, analizë gjuhësore, rregulla drejtshkrimore

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Diskutim/ditar dypjesësh Diskutim i ideve Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Lexim/Shkrim i lirë Të mësuarit ndërveprues Punë individuale
Përforcimi Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

? Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Diskutim/ ditar dypjesësh
Lexohen disa nga esetë e detyrës së shtëpisë, ushtrimi 6 dhe diskutohet rreth tyre, duke u ndalur në:

63
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Veçoritë e esesë së klasifikimit Realizuar në ese


a. A është bërë si duhet klasifikimi, sipas
llojit?
b. A përputhet struktura e esesë së
paraqitur, me skemën e eses paraqitëse
të klasifikimit?...
c. Cila është kultura gjuhësore e esesë?
d. Ka shmangie nga norma? Në se?

Plotësohet në tabelë ditari dypjesësh, duke mbajtur parasysh edhe rregullat drejtshkrimore që janë afishuar.

Ndërtimi i njohurive.
Rikujtohen njohuritë gjuhësore. Punohet ushtrimi 4 dhe 5.

Përforcimi. Lexim/Shkrim i lirë/punë në dyshe


U kërkohet nxënësve të lexojnë dhe të redaktojnë në dyshe esetë e njëri-tjetrit. Më pas e rishkruajnë.

Mbahet shënim si për anët pozitive dhe negative të eseve të lexuara në dyshe.
Sipas kohës që mbetet në dispozicion, lexohen punët e bëra nga një dyshe.

Vlerësimi i orës së mësimit

Tema: Eseja paraqitëse e klasifikimit (Ora e tretë)

? Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:


- të shkruajë ese paraqitëse të klasifikimit;
- ta redaktojë e korrektojë esenë e vet dhe të shokut;
- të ripunojë esenë.

? Materialet dhe mjetet mësimore


Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, tabela me rregulla drejtshkrimore dhe lidhëzat, lloje të ndryshme të
eseve paraqitëse të përkufizimit me shmangie nga norma, shkumësa me ngjyra, tabela.

? Konceptet kryesore: redaktim, korrektim, rishkrim, analizë gjuhësore, ripunim, vlerësim

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve


Parashikimi Diskutim Diskutim i ideve Punë me klasën
Ndërtimi i njohurive Lexim/Shkrim i lirë Të mësuarit ndërveprues Punë individuale
Përforcimi Shkrimi i lirë/ Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Diskutim
U kërkohet nxënësve të lexojnë esetë që redaktuan dhe rishkruan. Diskutohet rreth tyre, duke u ndalur në
aspekte të:

64
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

a. përmbajtjes,
b. strukturës,
c. nivelit gjuhësore.

Ndërtimi i njohurive. Lexim/Shkrim i lirë


U tërhiqet vëmendja se në fazën e dytë ata do të redaktojnë shkrimet e tyre. Puna mund të jetë e organizuar
në grupe. Nxënësit, duke mbajtur parasysh aspektet e shkrimit të një eseje, pasi lexojnë një nga esetë e
anëtarëve të grupit, nxjerrin në pah anët pozitive dhe negative të shkrimit dhe japin sugjerime për korrigjimin e
saj. Një anëtar e korrigjon. Paraqiten para klasës përmirësimet që i janë bërë shkrimit.

Një kujdes i veçantë i duhet kushtuar redaktimit të esesë, i cili duhet të bëhet nga vetë nxënësit, duke
rishkruar pjesët e vlerësuara të paarrira, si nga përmbajtja, ashtu edhe kultura gjuhësore. Në këtë orë mësimi,
do të rikujtohen njohuritë gjuhësore që lidhen me rregullat e përdorimit të shenjave të pikësimit, si dhe me
shkronjën e madhe. Pasi lexohen esetë e përpunuara para klasës, mund të hapen çështje për diskutim për
strukturën e fjalive, për shprehjen e saktë të opinioneve, për përdorimin e konektorëve apo respektimin e
shenjave të pikësimit.

Përforcimi.
Pasi dëgjojnë disa nga esetë e rishikuara, bëhet vlerësimi i tyre.

65

You might also like