You are on page 1of 3

DETYRA NDARJA DHE APLIKIMI I MEKANIKËS

Emri “mekanikë” është fjalë me origjinë greke “mehane” që do të

thotë vegël ose makinë. Mekanika si disiplinë e veçantë shkencore është

një ndër lëmitë më të vjetra të fizikës. Themelues të mekanikës,

përkatësisht statikës, konsiderohet matematikani i madh Arkimedi (287-

212 para erës sonë).

Mekanika është pjesë e fizikës që merret me studimin e lëvizjes

ose qetësisë së trupit material, nën veprimin e forcës.

Pra mekanika merret me lëvizjen dhe qetësinë e trupave materialë

si dhe shkaqet që i shkaktojnë këto ndryshime.

Mekanika ka për detyrë t’i studjojë të gjitha këto lloje të lëvizjeve,

t’i përcaktojë ligjet e tyre dhe t’i paraqesë me ndihmën e simboleve

matematikore.

Me lëvizje në mekanikë nënkuptojmë ndryshimin e pozitës së një

trupi material në natyrë, kundrejt trupit tjetër nëpërmjet të cilit

përcaktohet pozita e trupit. Nëse nuk kemi ndryshim të pozitës, atëherë

themi se trupi është në qetësi (prehje).

Mekanika tek e cila shprehet karakteri matematik paraqet

mekanikën teorike ose racionale, ndërsa mekanika e cila ligjet matematike

të mekanikës teorike i zbaton në praktikën teknike quhet mekanika

teknike.

Në mekanikën praktike, detalet makinerike ose pjesët e ndonjë

konstruksioni duhet të kenë dimensione të përcaktuara saktësisht, që të

mos deformohen nën veprimin e forcave (p.sh. ura, aksi, boshti,

dhëmbëzori etj.). Për caktimin e këtyre dimensioneve përdorime ligjet që


studiohen në mekanikë.

Ndonjëherë është e nevojshme që trupi të jetë në ekuilibër, d.m.th.

të jetë në qetësi (prehje, të mos lëvizë), si p.sh, bazamentet e ndërtesave,

urat, pendat e liqeneve artificiale etj. Në këtë rast, me ndihmën e

mekanikës, mund t’i përcaktojmë kushtet përmes të cilëve këta trupa nuk

do të lëvizin, pra do të mbeten në ekuilibër.

Sipas mënyrës së shqyrtimit mekanika ndahet në:

1. Mekanika racionale ose analitike (teorike) dhe

2. Mekanika teknike (e aplikuar, zbatuar).

Mekanika racionale ose analitike, fenomenet natyrore i shqyrton

në rrugë teorike, duke i përcaktuar me simbole dhe shprehje

matematikore.

Mekanika teknike, i shfrytëzon njohurit nga mekanika racionale

dhe i zbaton në objekte të ndryshme teknike (ura, pjesë makinerike etj.)

Konceptet themelore në statikë II

18

Meqenëse trupat materialë në natyrë mund të kenë tri gjendje

agregate: të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë, mekanika mund të ndahet edhe

në:

1. Mekanika e trupave të fortë,

2. Mekanika e trupave të lëngët (hidromekanikë) dhe

3. Mekanika e trupave të gaztë (aeromekanikë).

Nga të gjithë këto, më shumë aplikohet mekanika e trupave të

fortë e cila më tutje ndahet:

a. Mekanika e trupave të ngurtë, ku forma e trupit merret si e


pandryshuar, dhe

b. Mekanika e trupave elastik, që edhe quhet shkenca e rezistencës

së materialeve, në të cilën studiohen deformimet e trupit nga

ndikimi i forcave.

Sipas karakterit të problemeve, mekanika e trupave të ngurtë

ndahet në tri disiplina kryesore:

I. Statikë - studion kushtet për ekuilibër nën veprimin e forcave;

II. Kinematikë - studion lëvizjen e trupave materialë në varësi të

kohës, duke mos marrë parasysh shkakun për atë lëvizje;

III. Dinamikë - studion lëvizjen e trupave, duke marrë parasysh edhe

shkakun e lëvizjes.

Fig.2.1. Paraqitja skematike e ndarjes së mekanikës

You might also like