You are on page 1of 1

KINEMATIKA

Kinematika është dega e mekanikës klasike që përshkruan lëvizjen e trupave (objekteve) dhe


sistemeve (grupe objektesh), pa marrë në konsideratë forcat që veprojnë mbi to .[1].
Kinematika si teori përdoret për të studiuar lëvizjen e një mekanizmi të dhënë, ose, në të kundërt,
ajo mund të përdoret për të zhvilluar një mekanizëm që ka një interval të dëshiruar të lëvizjes.
Lëvizja e një vinçi dhe luhatjet e një pistoni në një motor janë dy sisteme të thjeshta kinetike.
Është e natyrshme për të filluar këtë diskutim duke marrë parasysh llojet e ndryshme të mundshme
të lëvizjes, duke lënë jashtë për një kohë shkaqet të cilat shkaktuan fillimin e lëvizjes, ky analizim
paraprak përbën shkencën e Kinematikës
—ET Whittaker
Kinematika nuk duhet të ngatërrohet me një degë tjetër të mekanikës klasike: dinamikën analitike (e
cila merret me studimin e marrëdhënieve mes lëvizjes të objekteve dhe shkaqeve të saj), e ndarë
ndonjëherë në kinetikë (studimi i lidhjeve midis forcave të jashtme dhe lëvizjes) dhe Statika(studimi i
marrëdhënieve në një sistem në ekuilibër). Kinematika gjithashtu ndryshon nga dinamika siç
përdoret në fizikën moderne për të përshkruar evoluimin e një sistemi. (Shih Dinamika analitike për
më shumë detaje mbi përdorimin). Termi "Kinematika", gjen përdorim edhe
në biomekanikë në studimin e lëvizjes. [2]
Zbatimi më i thjeshtë i Kinematikës është për përshkrimin e lëvizjes së pikës lëndore, lëvizjes
translative dhe asaj rrotulluese. Niveli tjetër i kompleksitetit vjen nga futja e konceptit të trupave të
ngurtë, të cilat përcaktohen si aglomerime të pikave lëndore që kanë distanca të pandryshueshme
në kohë mes tyre . Trupat e ngurtë mund ti nënshtrohen lëvizjes translative dhe rrotulluese ose një
kombinimi të të dyjave. Një rast më i komplikuar është kinematika e një sistemi të trupave të ngurtë,
të lidhura ndoshta së bashku me nyje.
Disa lloje të dinamikës kompjuterike të fluideve përdorim një model kinetik (të komplikuar) grimcash
të lëngjeve, por rrjedha e lëngut në përgjithësi shpjegohet me përdorimin e modeleve të mekanikës
së vazhduar në vend të kinematikës.

You might also like