You are on page 1of 65

SHKOLLAT DYVJEÇARE TE PUNETOREVE, NË KUSHTET

E SOTME, JANE FIDANISHTE PER TE PERGATITUR


TEKNIKE TË mEsEm

Diskutim në mbledhjen e Sekretariatit


të KQ të PPSHI
11 qershor 1959

Shkollat dyvjeçare të punëtorëve duhet të kenë për


përgatitjen e teknikëve të mesëm, prandaj duhet të katego-
rizohen si të gjitha shkollat e tjera të mesme. Nuk është i drejtë
mendimi që këto shkolla të diplomojnë nxënës për të vazhduar
universitetin. Ne kemi nevojë për teknikë të mesëm, profil të
cilin e kanë këto shkolla.
Duke u nisur nga rëndësia e shkollave dyvjeçare të pu-
nëtorëve është e domosdoshme që dikasteret të marrin në dorë
plotësimin e tyre me kontingjentin e nxënësve sipas planit
dhe kriterit që kërkohen. Shokët e ndërmarrjeve duhet të nisen
nga perspektiva dhe jo të kenë frikë për të hequr nga puna
disa punëtorë, të cilët, duke shkuar në këto shkolla, nesër do
të jenë kuadro të mesëm. Me disa punëtorë që largohen nga
prodhimi, nuk prishet puna. Prandaj t'i jepet rëndësi dërgi-
mit të nxënësve në shkollat dyvjeçare të punëtorëve. Degët e
kuadrit të dikastereve të venë në ndërmarrje e të zgjedhin ele-
mentët e përshtatshëm. Nga ana ekonomike ata nuk do të
humbasin sepse rrogën e marrin edhe gjatë vazhdimit të shko-
llës. Nuk është e vërtetë se s'duan punëtorët të venë në shkollë
1 Në këtë mbledhje u diskutua «Mbi gjendjen e shkollave dyvjeçare
të punëtorëve dhe masat për përmirësimin e tyre », sipas raportit të
paraqitur nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Këto shkolla u çelën
në vitin 1957-1958 dhe kishin për qëllim përmirësimin e përbërjes kla-
sore dhe shpejtimin e ritmit për përgatitjen e teknikëve të mesëm.
ENVER HOXHA
110

të dalin teknikë të mesëm, përkundrazi ata venë me dëshirë


dhe bile falënderojnë. Në qoftë se nuk është realizuar kontin-
gjenti i nxënësve, faji nuk është aspak i punëtorëve, por i
Komitetit Shtetëror të Gjeologjisë, i Ministrisë së Industrisë
dhe të Minierave, i Ministrisë së Ndërtimit, të cilat kanë dër-
guar edhe elementë të papërshtatshëm, pa shkollë 7-vjeçare, pa
stazh pune, jo të kualifikuar, ndonjë edhe mbi 40 vjeç. Shifrat
flasin vetë. Në teknikumin e naftës janë dërguar 24 nxënës më
pak, pa folur këtu për deficitin e madh të krijuar nga mos-
përparimi i nxënësve në mësime në të gjitha shkollat dyvjeçare
të punëtorëve.
Të bëhen të gjitha përpjekjet për ruajtjen e kontingjentit
të nxënësve që venë në shkollë. Do të dalin edhe ca nxënës të
dobët, për këtë jemi të ndërgjegjshëm, por të bëjmë çmos që
ata të mos largohen nga shkolla. Të organizohet për ta ndihmë
veçantë dhe të fitojnë klasën. Pas 4-5 vjetësh, ata do të jenë
njerëz më të aftë. Mundet që, në këto kushte, të mos jemi
aq shumë ekzigjentë për lëndët e kulturës së përgjithshme,
ashtu sikurse mund të jemi për lëndët e profesionit të tyre.
Por punëtorët nxënës që vazhdojnë këto shkolla duhet të bë-
hen të ndërgjegjshëm për detyrat që kanë. Përveç punës edu-
kative që duhet bërë me ta, atyre që largohen t'u kërkohet
diçka nga shpenzimet që ka bërë shteti, sepse nuk mund të
lejohen të ikin kur të duan, në një kohë që shteti u ka paguar
rrogën. Masa të tilla janë të domosdoshme. Për sa u përket
programeve, jam i mendimit se duhet të shikohen e të
ndryshohen.
Gjithashtu, për njerëzit që dërgohen në këto shkolla, nuk
duhet kërkuar të jenë mcdoemos të gjithë anëtarë partie, por
të jenë punëtorë dhe fshatarë të varfër. Këtu nuk duhet të
lejohen të venë djem bejlerësh ose kulakësh.
Orientimet që jepen nga Sekretariati për këto shkolla, të
venë menjëherë në bazë dhe dikasteret qendrore ta marrin
çështjen në dorë. Të kuptohet mirë se shkollat dyvjeçare të
punëtorëve në kushtet e sotme janë fidanishte për përgatitjen
kuadrove të mesëm.
Vepra, vëll. 17, f. 206-208
PERSHENDETJE NXENESVE DHE PEDAGOGEVE
TE SHKOLLES SE PARTISE «V. I. LENIN» ME
RASTIN E PERVJETORIT TË THEMELIMIT
TE SHKOLLES

16 shtator 1959

DREJTORISË SË SHKOLLËS SË PARTISË «V. I. LENIN»


GJITH2 PEDAGOGEVE DHE NXËNËSVE TË KËSAJ SHKOLLE

Të dashur shokë,
Me rastin e përvjetorit të themelimit të Shkollës së Partisë
«V. I. Lenin», Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqi-
përisë, ju përshëndet ju shokë drejtues, pedagogë e nxënës dhe
ju uron suksese sa më të mëdha në punën tuaj të frytshme
dhe me shumë përgjegjësi që ju ka besuar Partia!
Hapja e Shkollës së Partisë «V. I. Lenin» shënon një ngja-
rje me rëndësi të madhe në historinë e Partisë sonë të lav-
dishme.
Gjatë këtyre viteve, Shkolla e Partisë «V. I. Lenin» ka
dhënë një kontribut të çmuar në përgatitjen marksiste-leni-
niste të kuadrove të Partisë sonë. Qindra kuadro kanë kryer me
sukses studimet në shkollën dyvjeçare e trevjeçare dhe në kur-
sin njëvjeçar pranë Shkollës së Partisë. Në shkollë ata kanë
marrë njohuritë bazë të shkencës marksiste-leniniste, janë njo-
hur me veprat e pavdekshme të mësuesve të mëdhenj të mark-
sizëm-leninizmit, kanë marrë mjaft njohuri mbi drejtimin kon-
kret të degëve të ndryshme të ekonomisë, kanë zgjeruar hori-
112 ENVER IIOXHA

zontin e tyre të përgjithshëm kulturor, ata janë bërë më të aftë


për zgjidhjen me sukses të detyrave që u ka besuar Partia.
Marksizëm-leninizmi është shkenca e ligjeve të zhvillimit
të natyrës dhe të shoqërisë, shkenca e revolucionit të masave
të shtypura e të shfrytëzuara, shkenca e fitores së socializmit,
:shkenca e ndërtimit të shoqërisë komuniste. Prandaj Partia
jonë, si një parti marksiste-leniniste, që në ditët e para të orga-
nizimit, i ka kushtuar një kujdes të veçantë edukimit ideolo-
gjik të anëtarëve të saj.
Marksizëm-leninizmi u dha anëtarëve të Partisë sonë for-
eën e orientimit, sigurinë në luftën që bënin dhe besimin në
fitore. Prandaj, të edukuar nga Partia, komunistët hidheshin
në sulm të parët kundër armikut dhe binin heroikisht në luftën
për çlirimin e atdheut, për idealet e larta të Partisë dhe të
popullit.
, Partia jonë, e udhëhequr nga Komiteti Qendror i saj, ka
luftuar me të gjitha forcat për ruajtjen e unitetit të çeliktë ideo-
logjik dhe organizativ të radhëve të saj duke goditur pa më-
shirë dhe duke shpartalluar gjithë armiqtë e brendshëm• Ajo
ka bërë një luftë të vendosur për ruajtjen e pastërtisë së mark-
sizëm-leninizmit, për mbrojtjen e saj nga çdo rrymë oportu-
niste dhe sektare, ajo ka zhvilluar një luftë të ashpër kundër
revizionizmit modern, flamurin e të cilit e mbajnë revizionistët
jugosllavë. E edukuar në frymën e internacionalizmit proletar
ajo ka përkrahur tërë lëvizjen përparimtare të popujve të shty-
pur që luftojnë për liri, pavarësi dhe socializëm.
Detyra akoma shumë të mëdha kemi përpara për ta bërë
vendin tonë në një të ardhme të aftë që të hyjë në rrugën
e ndërtimit të shoqërisë komuniste. Për këtë duhet që kuadrot
tanë, gjithë anëtarët e Partisë dhe pastaj gjithë punonjësit, të
bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për këtë rrugë kaq të
ndritur, të shohin dhe të dinë të ecin përpara, të kuptojnë qartë
ligjet e zhvillimit të shoqërisë. Këtë zotësi ua jep marksizëm-
-leninizmi, i cili përbën jetën dhe forcën e Partisë sonë, të ardh-
men dhe sigurinë e popullit shqiptar. Prandaj Shkolla e Par-
tisë, si institucioni më i rëndësishëm që ka Partia jonë për
edukimin dhe kalitjen ideopolitike të kuadrove, ka detyra të
NXENESVE E PEDAGOGEVE TE SHKOLLES SE PARTISE «V. I. LENIN» 113

mëdha. Ajo duhet të përgatitë kuadro, të cilët gjithnjë e më


mirë të zotërojnë teorinë lidhur edhe me praktikën e vendit
tonë, kuadro të pjekur ideologjikisht dhe politikisht, organi-
zatorë të zotë, të aftë që të mobilizojnë dhe të udhëheqin masat
punonjëse për ndërtimin e socializmit.
Shkolla e Partisë duhet të mbajë kurdoherë parasysh se
marksizëm-leninizmi nuk mund të kuptohet dhe as të zbato-
het si duhet pa u lidhur me të gjitha shkencat e tjera, me
politikën, me ekonominë dhe me problemet shoqërore, pa u
lidhur ngushtë me jetën dhc me problemet që ka shtruar Par-
tia para popullit tonë. Masat që ka marrë Komiteti Qendror
i Partisë sonë për organizimin e praktikës së prodhimit, për
punën praktike të nxënësve dhe të pedagogëve pranë komite-
teve të Partisë në rrethe kanë një rëndësi të madhe. Prandaj
drejtoria dhe këshilli i shkollës, organizata e Partisë në shko-
11ë, çdo pedagog dhe çdo nxënës duhet t'i kushtojnë vëmendje
të posaçme jo vetëm mësimit në shkollë por edhe praktikës.
Pedagogët duhet të thellohen më shumë në vijën dhe ven-
dimet e Partisë sonë, të njihen mirë me jetën dhe punën që
bën populli nën udhëheqjen e Partisë për ndërtimin e socializ-
mit, pra, ata duhet të njohin mirë realitetin e vendit tonë dhe
ta lidhin mirë teorinë me praktikën. Shkolla e Partisë duhet
ta ngrejë akoma punën shkencore dhe metodike mësimorc, të
ndihmojë nxënësit nga ana metodike si të studiojnë dhe si të
punojnë, në mënyrë që pas mbarimit të shkollës çdo nxënës të
jetë në gjendje që jo vetëm të punojë mirë, por dhe të studiojë
për ngritjen e mëtejshme të nivelit ideologjik, kulturor dhe
profesional.
Drejtoria e shkollës, gjithë 'pedagogët, së bashku me orga-
nizatën e Partisë në shkollë duhet të bëjnë një punë të madhe
për edukimin komunist të nxënësve, të cilët, nga ana e tyre,
duhet ta kuptojnë se Partia, duke i sjellë në shkollë, u jep një
ndihmë shumë të madhe për të mësuar marksizëm-leninizmin,
për të marrë këtu atë kyç që hap të gjitha portat, që krijon
të gjitha mundësitë, që sheshon të gjitha pengesat dhe e bën
komunistin shumë të fortë. Prandaj, të dashur shokë, ta shfry-
tëzoni mirë kohën, të thelloheni në veprat e klasikëve të mark-

8—3 a
ENVER HOXHA
114

sizëm-leninizmit dhe në vendimet e në vijën e Partisë sonë, të


dëgjoni me kujdes leksionet që ju bëjnë pedagogët dhe të kon-
sultoheni me ta për gjërat e paqarta. Të forconi disiplinën në
mësime dhe në jetën e shkollës, të përfitoni nga jeta e organi-
zatës së Partisë të qytetit të Tiranës dhe nga jeta politike e
kulturore në kryeqytet dhe gjithnjë të mendoni, të punoni dhe
të jetoni si komunistë, që, kur të ktheheni në punë, të jeni më
të edukuar, më të aftë, se edhe detyra më të mëdha ju presin.
Populli ynë, nën udhëheqjen e Partisë, po ndërton me suk-
ses socializmin. Janë arritur suksese të mëdha në të gjitha fu-
shat. Një e ardhme akoma më e lulëzuar e pret popullin tonë
dhe kjo do të arrihet me punë, në ballë të së cilës duhet të jenë,
si kurdoherë, komunistët, me shembullin, heroizmin dhe vetë-
mohimin e tyre.
Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë ka bindje
se drejtuesit, pedagogët dhe nxënësit e Shkollës së Partisë që
mban emrin e Leninit të madh do t'i kryejnë gjithnjë me nder
detyrat që u ka ngarkuar Partia.
Lavdi marksizëm-leninizmit!
Rroftë Partia e Punës e Shqipërisë!

Sekretari i Parë i Komitetit Qendror


të Partisë së Punës të Shqipërisë
Enver Hoxha

Vepra, vëll. 17, f. 287-291


MESAZH DREJTUAR NXENESVE DHE PEDAGOGEVE
TE SHKOLLES PEDAGOGJIKE «LUIGJ GURAKUQI»
ME RASTIN E 50-VJETORIT TE THEMELIMIT
TE SIIKOLLES

30 nëntor 1959

Të dashur nxënës, mësues dhe pedagogë të shkollës peda-


gogjike «Luigj Gurakuqi»
Elbasan
Ju përshëndes nga zemra dhe ju uroj nxehtësisht me rastin
e 50-vjetorit të themelimit të shkollës suaj!
Ngritja e shkollës normale të Elbasanit në vitin 1909, kur
Shqipëria ishte akoma nën sundimin e pushtuesve otomanë,
është një ngjarje e shënuar në historinë tonë kombëtare. Ajo,,
si e para shkollë e mesme te ne, shënon një tjetër sukses të
madh në përpjekjet heroike të rilindasve dhe të të gjithë popu-
llit tonë liridashës e përparimtar për hapjen e sa më shumë
shkollave në gjuhën amtare.
Që nga ajo kohë ka kaluar gjysmë shekulli. Ngjarje shumë
të rëndësishme janë zhvilluar gjatë kësaj kohe në vendin tonë.
Por shkolla normale e Elbasanit, megjithëse në kushtet e vësh-
tira të regjimeve antipopullore, u bë një vatër e rëndësishme
kulturore dhe arsimore për edukimin patriotik të nxënësve të
saj, të cilët, pasi mbaronin studimet, shpërndaheshin dhe për-
hapnin. dritën e arsimit e të kulturës në masat punonjëse të
vendit tonë.
116 ENVER HOXHA

Gjatë Luftës së lavdishme Nacionalçlirimtare, që e udhë-


hoqi me guxim dhe urtësi Partia e lavdishme Komuniste e Shqi-
përisë, shkolla normale e Elbasanit u bë një çerdhe e rëndësishme
e luftës për lirinë e atdheut. Nxënësit e normales së Elbasanit
përqafuan me dashuri të madhe rrugën që u tregoi Partia, u
bashkuan me luftën e popullit dhe luftuan me trimëri deri në
çlirimin e plotë të atdheut.
Partia jonë e lavdishme, e udhëhequr nga mësimet e ndri-
tura të marksizëm-leninizmit, i ka vlerësuar dhe i ka ngritur lart
traditat e shkëlqyera luftarake dhe përparimtare të popullit
tonë. Ajo çmon gjithashtu shumë edhe kontributin e madh që
ka dhënë gjatë gjithë kohës së săj shkolla normale e Elbasanit
për përhapjen e arsimit e të kulturës dhe të ideve patriotike,
liridashëse e përparimtare në masat e popullit tonë.
Me respekt do t'i kujtojnë kurdoherë populli dhe Partia jo-
në emrat e drejtuesve dhe pedagogëve të tillë që kanë dhënë
mësim në shkollën tuaj, si patriotin e shquar Luigj Gurakuqin,
doktor profesor Aleksandër Xhuvanin etj., ose të nxënësve të
asaj shkolle, si patriotin demokrat Avni Rustemin, të dëshmo-
rëve të Luftës Nacionalçlirimtare, si Tomor Sinanin, Jordan
Misjen, Abdyl Myzyrin e shumë të tjerëve.
Të gjithë ne, të dashur nxënës, mësues dhe pedagogë, je-
tojmë sot në atdheun tonë të lirë, kur populli, i udhëhequr nga
Partia, po ecën përpara me sukses në rrugën e ndritur të so-
cializmit. Pardje, i gjithë populli ynë festoi me madhështi
15-vjetorin e Çlirimit dhe bëri me këtë rast bilancin e fitoreve
shumë të mëdha të realizuara gjatë kësaj periudhe të shkurtër
historike. Sukseset që ka arritur deri tani populli shqiptar janë
shumë të mëdha dhe një e ardhme akoma më e lumtur e pret
atë. Por, për ta shpejtuar ritmin e ndërtimit të socializmit neve
na duhen akoma më shumë njerëz të mësuar dhe në këtë
çështje një rol të dorës së parë do të luani ju, të dashur nxënës
të shkollës pedagogjike, që, pasi të mbaroni shkollën, do të
shpërndaheni në të katër anët e atdheut për të mësuar djemtë
dhe vajzat e popullit.
Populli do t'ju besojë juve gjënë më të shtrenjtë, fëmijët
e tij për t'i mësuar dhe për t'i edukuar, brezin e ardhshëm të at-
MESAZH KOLEKTIVIT .rn SHKOLLES PEDAGOGJIKE ELBASAN 117

dheut tonë. Detyra si arsimtarë të ardhshëm është që t'ia shpër-


bleni popullit këtë besim të madh me punë të palodhur, duke
vënë të gjitha forcat për kryerjen e detyrës me ndërgjegje të
lartë. Partia jonë e vlerëson lart detyrën fisnike të mësuesit,
punën e tij shumë të rëndësishme dhe delikate, prandaj të keni
kurdoherë parasysh që kur të mbaroni shkollën t'i përgjigjeni
me entuziazëm dhe menjëherë thirrjes për të shkuar atje ku
do të caktoheni, në çdo skaj të atdheut, të kryeni me nder
misionin e lartë të arsimtarit të ri popullor dhe të justifikoni
besimin e madh që kanë vënë mbi ju Partia dhe populli.
Por që ta kryeni si duhet detyrën, që tani në bankat e
shkollës, bëni të gjitha përpjekjet që të mësoni sa më shumë,
të dëgjoni me vëmendje dhe kujdes mësimet që ju japin më-
suesit tuaj, të zbatoni porositë dhe këshillat e tyre dhe t'i res-
pektoni, sepse ata kujdesen për t'ju përgatitur arsimtarë të
vlefshëm dhe të aftë për të mësuar dhe për të edukuar brezin e ri
me njohuri të shëndosha dhe me frymë të lartë patriotike, ashtu
sikurse e ka traditë shkolla juaj. Shtoni përditë dashurinë për
popullin tonë heroik, për mësuesen dhe udhëheqësen e tij të
sprovuar, Partinë e Punës.
Me keqardhje ju njoftoj se nuk mund t'jua plotësoj dëshi-
rën për të marrë pjesë në këtë gëzim të përbashkët, pasi në
këto ditë punët e Partisë nuk më lejojnë, por ju siguroj se me
zemër do të jem me ju në këto çaste kaq të gëzueshme.
Ju uroj edhe një herë shëndet, jetë të lumtur dhe suksese
sa më të mëdha në mësime, për të mbajtur kurdoherë lart e më
lart traditat dhe emrin e mirë të shkollës suaj!
Juaji
Enver Hoxha

Sekretar i Parë i Komitetit Qendror


të Partisë së Punës të Shqipërisë

Vepra, vëll. 17, f. 476-479


EDUKIMI I FEMIJEVE — DETYRE E TE GJITHEVE

Diskutim në mbledhjen e Sekretariatit


të KQ të PPSH1

16 shkurt 1960

Komiteti i Partisë duhet të ketë iniciativë dhe të shfrytk-


zojë të gjitha mundësitë që janë krijuar për edukimin e pionie-
rëve. Sot, nuk kemi kudo shtëpi pionieri dhe shtëpi kulture.
Prandaj në shkolla, për shembull, të shfrytëzohet sa të jetë e
mundur edhe ndonjë dhomë. Atje ku nuk ka shtëpi pionieri,
organizata e rinisë të ketë kujdes shumë të madh për fëmijët,
në mënyrë që ata të mos mbcten rrugëve.
Edukimi i fëmijëve është detyrë e të gjithëve, prandaj
të gjithë duhet të kujdesemi për ta. Për edukimin dhe për
veshmbathjen e tyre kujdesin kryesor duhet ta tregojnë nënat,
për këtë është e domosdoshme që organizata e gruas t'i mësojë
ato që t'i mbajnë fëmijët të pastër dhe të veshur mirë. Naty-
risht, për fëmijët ka detyra edhe babai, por, sado i kulturuar
që të jetë ky, nuk mund të interesohet sa nëna. Një kujdes
të veçantë duhet të tregojë organizata e gruas edhe për kon-
sultoret e grave, të cilat, bashkë me institucionet e tjera krye-
sore, të ndihmojnë për mirërritjen dhe për edukimin e fëmijëve. -
Propozimet që u bënë lidhur me pagesën e çerdheve dhe
kuotën e ushqimit, të studiohen mirë dhe t'i paraqiten Byrosë
Politike për shqyrtim. Lidhur me çerdhet duhet të kemi një
1 Në këtë mbledhje u mor në shqyrtim relacioni i paraqitur nga
aparati i KQ « Mbi mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve"
EDUKIMI I FEMIJEVE - DETYRE E TE GJITIIEVE 119

kuptim më të drejtë. Te ne nuk mund të ketë çerdhe për të


gjithë fëmijët. Ne kemi bërë e do të bëjmë edhe në të ardh-
men çerdhe dhe kopshte për fëmijët, por, në kushtet e sotme,
nuk kemi mundësi që çdo ndërmarrje të ketë çerdhen e saj.
Kjo nuk është arritur akoma në vende më të zhvilluara nga
pikëpamja ekonomike. Prandaj të sqarohen ato qendra pune që
kërkojnë çerdhe, se aktualisht nuk mund të plotësohen kër-
kesat e tyre. Rshtë e vërtetë që gratë, për të hyrë në punë. kër-
kojnë që shteti më parë t'u sigurojë fëmijët në çerdhe, por, në
gjendjen që jemi, ato duhet t'i kuptojnë drejt vështirësitë që
po kalojmë, prandaj duhet të bëjnë edhe vetë përpjekje. Ndër-
sa, ndërmarrjet që kanë në plan ngritjen e çerdhes dhe nuk
interesohen, të detyrohen t'i çelin.
Për sa u përket mensave në shkolla, kjo të shikohet me
prindërit dhe me Ministrinë e Arsimit. Atje ku ka mundësi,
le të çelen mensa. Ne mund të vëmë në dispozicion dhomën,
tavolinat si dhe mësuesin që do të kujcleset, ndërsa ushqimin
ta sigurojnë vetë prindërit, në mënyrë që fëmijët të mos rrinë
rrugëve.
Në përfundim, theksoj që organizata e rinisë dhe shkolla
të interesohen më shumë për pionierët dhe fatosat. Të shikohet
si mund të përmirësohet më tepër puna e udhëheqësve të pio-
nierëve, e shtabeve të tyre dhe të rritet më shumë interesimi
i arsimtarëve për edukimin jashtëshkollor në përgjithësi. Në
vendimin që do të dalë nga kjo mbledhje të pasqyrohen edhe
disa detyra për organizatat-bazë të Partisë të shkollave, të
cilat të vënë si duhet në lëvizje të gjitha levat për edukimin e
fëmijëve, sidomos organizatën e rinisë, që është ngarkuar nga
Partia të merret drejtpërdrejt me organizatën e pionierit.

Vepra, vëll. 18, f. 101-103


NGRITJA E NIVELIT TE LEKSIONEVE VARET NE
RADHE TE PARE NGA VETE PEDAGOGËT

Diskutim në mbledhjen e Sekretariatit


të KQ të PPSH1

3 maj 1960

Në çështjen e kuadrit duhet të nisemi nga mundësitë reale


e jo nga dëshirat. Është e vërtetë që prodhimi ka kuadro, po
kush do ta bëjë punën e tyre në rast se do t'i heqim ata e t'ua
japim shkollave të larta? Kur të kemi kuadro më shumë, do të
japim edhe për këto shkolla. Gjendja e kuadrit duhet të përmi-
rësohet dhe kjo do të arrihet brenda mundësive tona. Por dua
të tërheq vëmendjen se në rnaterialin që na është paraqitur
nuk thuhet asgjë për përgatitjen e kuadrit, flitet vetëm për
nivelin e leksioneve. Po kush do t'i japë këto leksione? S'ka
dyshim se për këtë duhet kuadri i nevojshëm.
Jam i mendimit që të mos marrim ndonjë vendim të gjatë
për çështjen . e leksioneve, po mund t'u japim një këshillë Mi-
nistrisë së Arsimit dhe drejtorive të aparatit të KQ që të ndih-
mojnë nga pikëpamja organizative për përmirësimin e leksio-
neve. Megjithëkëtë, duhet thënë se ngritja e mëtejshme e
nivclit të leksioneve, varet, në radhë të parë, nga puna e vetë
pedagogëve. Në qoftë se e kuptojnë mirë rëndësinë që ka edu-
kimi i brezit të ri, ata do të përgatiten dhe do të zhvillojnë
1 Në këtë mbledhje u shqyrtua relacioni i Drejtorisë së arsim-kul-
turës pranë aparatit të KQ të PPSH • Mbi nivelin e leksioneve në Uni-
versitetin e Tiranës dhe në Institutin e Lartë Bujqësor».
NGRITJA E NIVELIT TE LEKSIONEVE VARET NGA VETE PEDAGOGET 121

leksione me cilësi të lartë, ndryshe do të dalin para studentëve


me bagazhin që kanë, pa e zgjeruar më tej diturinë e tyre.
Ne kemi bindjen se pedagogëve nuk u mungon vullneti
dhe me bazën që kanë, do të bëjnë vazhdimisht përpjekje për
të zhvilluar dijenitë e tyre. Ndonjëri mund të thotë se ndoshta
nuk ka libra sa duhet, kjo mund të ndodhë, por , e vërteta është
se ai që do të ngrejë nivelin e vet, do të kërkojë dhe do të
gjejë edhe materialin që i nevojitet. Ne shikojmë se disa peda-
gogë e bëjnë mirë punën, prandaj edhe të tjerët duhet të ndje-
kin shembullin e tyre. Në këtë drejtim të punojnë më mirë
Partia dhe organizata e rinisë. Rinia duhet të ndihmojë peda-
gogët dhe studentët. Në qoftë se studentët janë të zellshëm
dhe bëjnë pyetje, pedagogu do të detyrohet të përgatitet mirë
dhe nuk do të ulet autoriteti i tij para tyre.

Vepra, vëll. 18, f. 227-228


TER PROBLEMET E SHKOLLES TË KUJDESEN JO VETEM
ARSIMTARET, POR GJITHE SHOQERIA

Fjala e mbylljes në Plenumin e 19-të të KQ të PPSH1


8 tetor 1960

Së pari, në emër të Komitetit Qendror të Partisë, dua të


:shpreh mirënjohjen dhe respektin e madh të Partisë për më-
suesit dhe për pedagogët e shkollave tona dhe për të gjithë pu-
nonjësit e tjerë të arsimit që, në një formë ose në një tjetër,
:ndihmojnë rininë tonë të mësojë.
Partia dhe Qeveria jonë janë kujdesur gjithmonë për pro-
:blemet e arsimit, por duhet njohur se mësuesve dhe pedago-
;gëve tanë u takojnë merita dhe roli vendimtar në zhvillimin e
në përhapjen e arsimit, pa punën e tyre nuk do të kishim gji-
thë këto përparime të mëdha që janë arritur në fushën e ar-
simit e të kulturës.
Ne themi me të drejtë se kemi një rini të shëndoshë, pa-
triote, të flaktë. Natyrisht, kjo u detyrohet kujdesit dhe punës
së palodhur politike dhe ideologjike të Partisë sonë dhe kush-
teve që ka krijuar ndërtimi i socializmit në Shqipëri. Por, edu-
kimi dhe frymëzimi i rinisë me dashuri të madhe për popullin,
atdheun dhe socializmin, i detyrohet gjithashtu punës së mësu-
esve dhe të pedagogëve tanë.
1 Plenumi i 19-të i KQ të PPSH, që zhvilloi punimet më 7-8 tetor
1960, në pikën e parë të •endit të ditës dëgjoi, diskutoi dhe aprovoi
raportin e Byrosë Politike të KQ të PPSH, « Mbi riorganizimin e shko-
llës dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor » , mbajtur nga shoku
Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH dhe në atë kohë
ministër i Arsimit dhe i Kulturës.
PROI3LEMET E SHKOLLES JANE T£ TE GJITHË sHoQnRisr; 123

Ne, që na ka ngarkuar Partia për drejtimin e shtetit dhe të


Partisë, mund të themi pa hezituar që në tërë punën tonë, në
asnjë kohë dhe asnjëherë, nuk na ka preokupuar çështja morale,
politike ose ideologjike e arsimtarëve. Një gjë e tillë do të thotë
se kjo pjesë e rëndësishme e inteligjencies sonë qëndron lart
nga ana politike dhe ideologjike dhe është e lidhur ngushtë me
popullin e me pushtetin popullor, me Partinë e Punës dhe me
vijën e saj të drejtë për ndërtimin e socializmit. Ky është
qëndrimi i gjithë arsimtarëve të vjetër e të rinj, me parti dhe
pa parti dhe ky është një sukses i madh për vendin tonë dhe
një e mirë e madhe për popullin tonë.
Prandaj, arsimtari në vendin tonë duhet të nderohet e të
respektohet nga të gjithë. Arsimtarët duhet të ndihmohen me
të gjitha forcat nga Partia dhc nga pushteti ynë, të ndihmo-
hen ata për kryerjen e misionit të tyre fisnik në edukimin e ri-
nisë e për forcimin e shkollës, të ndihmohen në përpjekjet e tyre
për ngritjen e profesional, të ndihmohen në krijimin e
kushteve më të mira për punë e jetesë, sidomos në fshatra e në
zona të largëta.
Njerëzit e Partisë dhe të pushtetit duhet të kenë parasysh
se arsimtarët tanë nuk kanë kërkesa të tepruara. Kjo, naty-
risht, ndodh se intelektualët tanë, veçanërisht mësuesit e pe-
dagogët, janë njerëz të popullit, që jetojnë dita-ditës me popu-
Ilin dhe janë realistë e modestë. Ata e kanë të qartë se jeta në
vendin tonë përmirësohet me punën dhe me përpjekjet e gjithë
punonjësve dhe me ngritjen e nivelit ekonomiko-kulturor të
vendit.
Të kemi parasysh, shokë, se mësuesve dhe pedagogëve u
kemi dhënë në dorë për të edukuar brezin e ri, të ardhmen e
vendit tonë. Tani ata që edukohen në shkolla janë të rinj, po
nesër do të rriten dhe do të marrin në duart e tyre drejtimin e
vendit, ndërtimin e socializmit dhe të komunizmit. Prandaj,
Partia duhet të tregojë një kujdes të veçantë për mësuesit dhe
për pedagogët, t'i mbajë afër dhe t'i ndihmojë në punë dhe në
vështirësitë që hasin në jetë, t'i edukojë ata të jenë të thjeshtë
e të dashur me popullin dhe me nxënësit e tyre dhe që tërë kuj-
desin dhe punën e tyre t'ia kushtojnë shkollës, përparimit të saj.

PROBLEMF.T E SIIKOLLES JANE TYI TE GJITHE SHOQRRISR 123

Ne, që na ka ngarkuar Partia për drejtimin e shtetit dhe të


Partisë, mund të themi pa hezituar që në tërë punën tonë, në
asnjë kohë dhe asnjëherë, nuk na ka preokupuar çështja morale,
politike ose ideologjike e arsimtarëve. Një gjë e tillë do të thotë
se kjo pjesë e rëndësishme e inteligjencies sonë qëndron lart
nga ana politike dhe idcologjike dhe është e lidhur ngushtë me
popullin e me pushtetin popullor, me Partinë e Punës dhe me
vijën e saj të drejtë për ndërtimin e socializmit. Ky është
qëndrimi i gjithë arsimtarëve të vjetër e të rinj, me parti dhe
pa parti dhe ky është një sukses i madh për vendin tonë dhe
një e mirë e madhe për popullin tonë.
Prandaj, arsimtari në vendin tonë duhet të nderohet e të
respektohet nga të gjithë. Arsimtarët duhet të ndihmohen me
të gjitha forcat nga Partia dhe nga pushteti ynë, të ndihmo-
hen ata për kryerjen e misionit të tyre fisnik në edukimin e ri-
nisë e për forcimin e shkollës, të ndihmohen në përpjekjet e tyre
për ngritjen e profesional, të ndihmohen në krijimin e
kushteve më të mira për punë e jetesë, sidomos në fshatra e në
zona të largëta.
Njerëzit e Partisë dhe të pushtetit duhet të kenë parasysh
se arsimtarët tanë nuk kanë kërkesa të tepruara. Kjo, naty-
risht, ndodh se intelektualët tanë, veçanërisht mësuesit e pe-
dagogët, janë njerëz të popullit, që jetojnë dita-ditës me popu-
Ilin dhe janë realistë e modestë. Ata e kanë të qartë se jeta në
vendin tonë përmirësohet me punën dhe me përpjekjet e gjithë
punonjësve dhe me ngritjen c nivelit ekonomiko-kulturor të
vendit.
Të kemi parasysh, shokë, se mësuesve dhe pedagogëve u
kemi dhënë në dorë për të edukuar brezin e ri, të ardhmen e
vendit tonë. Tani ata që edukohen në shkolla janë të rinj, po
nesër do të rriten dhe do të marrin në duart e tyre drejtimin e
vendit, ndërtimin e socializmit dhe të komunizmit. Prandaj,
Partia duhet të tregojë një kujr1. të veçantë për mësuesit dhe
për pedagogët, t'i mbajë aUr dhe t'i liclihmojë në punë dhe në
vështirësitë që hasin në jetë, t'i edukojë ata jenë të thjeshtë
e të dashur me popullin dhe me nxënësit e tyre dhe që tërë kuj-
desin dhe punën e tyre t'ia ushtojnë shkollës, përparimit të saj.
121 ENVER HOXHA

Me këto masa që po marrim për arsimin, shokë, ne i kemi


hyrë një pune me rëndësi të madhe, që e kërkojnë situata dhe
zhvillimi i vendit tonë. Ne bëjmë Reformën Arsimore, sepse
ajo është e domosdoshme për ndërtimin e socializmit në vendin
tonë, ajo do të shërbejë për edukimin e për përgatitjen më të
mirë të rinisë për jetën dhe detyrat e ndërtimit të shoqërisë so-
cialiste e komuniste. Tani ne kemi krijuar baza të tilla që mund
dhe është e nevojshme ta bëjmë këtë reformë.
Tezat e Komitetit Qendror të Partisë dhe të Qeverisë për
riorganizimin e për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor
u shtruan gjerësisht për diskutim nga masat. Këtë punë ne e
bëmë për dy qëllime: jo vetëm për t'u këshilluar me masat, gjë
që buron nga karakteri demokratik i pushtetit tonë popullor,
por edhe për të popullarizuar në shkallë të gjerë këtë reformë
dhe për të ngjallur interesimin e iniciativën e masave popullore
për arsimin. Për shkollën të kujdesen jo vetëm arsimtarët, po
dhe punëtorët, fshatarët, gjithë intelektualët, specialistët e çdo
dege, gjithë kuadrot e Partisë, të pushtetit, organizatat ekono-
mike, shoqërore e të tjera.
Por duhet pasur parasysh se nuk është i mjaftueshëm po-
pullarizimi që i kemi bërë gjer tani kësaj reforme shumë të rë-
ndësishme. Ne kemi akoma dy vjet përpara për vënien në jetë
të saj, prandaj duhet të vazhdojmë edhe në të ardhmen popu-
Ilarizimin dhe konkretizimin e kësaj Reforme të madhe Ar-
simore dhe jo vetëm me fjalë, por sidomos me masa organiza-
tive në praktikë, sikurse është organizimi i shkollave eksperi-
mentale, ashtu siç kemi bërë dhe do të bëjmë gjatë kësaj kohe,
organizimi i bashkëpunimit konkret ndërmjet shkollave e ndër-
marrjeve ekonomike industriale, kooperativiste etj., diskutimi
e gjetja e rrugëve për të siguruar lidhjen sa më të ngushtë të
shkollës me jetën, lidhjen e mësimit me prodhimin.
E rëndësishme është gjithashtu që gjatë dy vjetëve të ardh-
shëm ne të përgatitim shpirtrisht dhe praktikisht mësuesit
dhe pedagogët për një revolucion të tillë në shkollat tona. Një
punë e madhe me shumë përgjegjësi duhet bërë për përga-
titjen e programeve dhe të teksteve
Në këtë reformë, shokë, ka dy çështje kryesore që janë

PROBLEMET E SHKOLLtS JANt Tt TË GJITIlt SI-10Q£RISt 125

mbështetja e njëra4jetrës. 1\le rëndësi është çështja që në


shkollë ne futim praktikën, punën dhe, duke e lidhur këtë ngu-
shtë me teorinë, ne duam t'ia arrijmë qëllimit që të përvetëso-
hen më thellë dijenitë teorike, në mënyrë që të rinjtë e të re-
jat e viendit tonë të jenë të pajisur me një kulturë të mjaftueshme
dhe të jenë të aftë për punën dhe për të përballuar detyrat që
do t'u ngarkohen në jetë, të jenë në gjendje të mësojnë më tej
në shkollat e larta, të përvetësojnë profesionet e nevojshme për
ndërtimin e socializmit dhe të komunizmit në vendin tonë.
Riorganizimi i shkollës parashikon që në shkallën e parë
t'u jepet masave të gjera të rinisë dhe moshave mesatare, që
nuk kanë pasur rast të ndignin shkollat në kohën e duhur, një
kulturë pak a shumë e plotë gjatë 8 vjetëve. Me vendosjen e
8-vjeçares, si sistem i arsimit të detyrueshëm, çdo i ri ose e re
do të jetë i përgatitur në mënyrë të mjaftueshme të ndjekë
shkollat e ulëta e të mesme profesionale ose të arsimit të për-
gjithshëm, me shkëputje ose pa shkëputje nga puna. Por një-
kohësisht në shkollë ne duhet të ngjallim te të rinjtë dhe të
rejat tona dëshirën e madhe për punën, për atë që zbukuron
njeriun dhe jetën. Kështu, kur nxënësi të mbarojë 8-vjeçaren,
të ketë edhe dituri më të plotë, të jetë edhe i përgatitur gjer
në njëfarë shkalle për të punuar. Kur t'i kemi të dyja këto,
atëherë do të rrojmë më mirë dhe do të përparojmë më shpejt.
Ky, pra, është qëllimi i kësaj reforme të rëndësishme.
Byroja Politike e ka marrë në shqyrtim dhe e ka disku-
tuar disa herë çështjen e riorganizimit të shkollës, përpara se
t'i paraqitej Plenumit të Komitetit Qendror, sepse kjo nuk
është një çështje e vogël. Një reformë e tillë nuk bëhet vetëm
për një vit ose për dy, ajo bëhet për një periudhë pak a shu-
më të gjatë. Që të mund të shohim përmirësimet që sjell një
reformë e tillë duhet të shihen rezultatet e saj pas njëfarë pe-
riudhe, pasi të kemi fituar një eksperiencë të gjatë dhe vetëm
pas kësaj mund t'i bëjmë ndryshimet e nevojshme.
Byronë Politike, sikurse dhe shumë shokë të tjerë, e ka
preokupuar çështja se mos me këtë reformë dobësohet ana
teorike e shkollës. Prandaj ndoqi me vëmendje diskutimet e
arsimtarëve dhe, veçanërisht, mendimet e tyre lidhur me afa-
126 ENVER HOXHA

tin e shkollës së mesme. Ne mendojmë se duhet peshuar me


kujdes sa kulturë do të marrë një nxënës dhe si do ta përvetë-
sojë atë brenda 11 vjetëve dhe brenda 12 vjetëve. Ne duhet të
kemi parasysh nivelin e shkollës, të kuadrit arsimor, të fami-
ljes sonë, si dhe kërkesat gjithnjë në rritje lidhur me zhvilli-
min e shkencës e të teknikës. Ne duhet të kemi parasysh edhe
shëndetin e nxënësve, edhe kjo është një çështje me shumë
rëndësi, sepse rendi ynë socialist kujdeset që njerëzit jo ve-
tëm të jenë të kulturuar dhe të aftë për t'i shërbyer shoqë-
risë dhe vetes, por edhe të rrojnë sa më shumë. Duhet studivar
me kujdes që puna dhe mësimi, lodhja mendore e fizike, të
vijnë duke u rritur gradualisht në përshtatje me moshën.
Natyrisht duhen pasur parasysh gjithashtu edhe shumë
probleme të tjera të ndërtimit të socializmit, mjaft nevoja të
vendit tonë. Për shembull, vendi ynë ka nevoja të mëdha për
kuadro. Këto nevoja kanë qenë shumë të mëdha 10-12 vjet
përpara, në krahasim me tani, por ne mund të themi se edhe
tani nevojat tona për kuadro janë të mëdha. Por me masat e
shumanshme që janë marrë, me shkolla, kurse dhe me anën
e formave të tjera, kemi arritur që përgatitja e kuadrove tanë
të ecë me ritme të shpejta.
Në vitin shkollor 1970-1971, kur do të dalë kontingjenti i
parë i djemve dhe i vajzave nga shkolla e re, nevojat e vendit
tonë për specialistë nuk do të jenë në gjendjen e tanishme. Por,
ajo që tha këtu një nga shokët diskutantë, duhet pasur para-
sysh: jeta gjer atëherë do të ketë përparuar shumë në vendin
tonë, në krahasim me tani, ne do të kemi atëherë makineri shu-
më më të përsosura, njohja dhe shfrytëzimi i të cilave do të
kërkojë njerëz me kulturë më të lartë dhe përgatitje më të mirë.
Le të marrim, për shembull, çështjen e Ushtrisë sonë Na-
cionalçlirimtare. Kur u krijua ushtria jonë kërkesat e saj nuk
ishin ato të sotmet. Atëherë kishim nga një dyfek të vjetër të
Italisë ose të Gjermanisë dhe kujdesi ynë ishte të luftonim
analfabetizmin në radhët e partizanëve dhe të fshatarësisë.
Mirëpo pas Çlirimit ndryshoi gjendja. Për ne u bë e domos-
doshme të përgatitnim kuadrin oficer nëpër shkolla të mesme
e të larta ushtarake, mbasi pas Çlirimit teknika ka ndryshuar
PROBLEMET E suxoLLns JANP. TVI TE GJITHE SHOQPRISE 127:

vazhdimisht, ajo ka ecur shumë përpara, prandaj ushtria tani.


i kërkon ushtarët të kenë, po të jetë e mundur, shkollë të-
mesme.
Kjo nuk do të thotë se ne duam luftën, po ama barutin.
duhet ta mbajmë kurdoherë të thatë, ushtrinë ta kemi të per-
feksionuar dhe të gjitha llojet e armëve duhet t'i kemi në ga-•
tishmëri të plotë, sepse imperializmi armët nuk i hedh poshtë.
Pavarësisht se ç'thonë disa, imperializmi do t'i hedhë armët
vetëm kur të gjithë popujt, të ngrihen në këmbë dhe t'ia im-
ponojmë këtë gjë.
Kjo do të arrihet me një luftë të pandërprerë politike dhe
ideologjike, duke e demaskuar gjer në fund imperializmin dhe
intrigat e tij, duke ndihmuar luftën nacionalçlirimtare të po-
pujve që vuajnë akoma nën sundimin e huaj, në mënyrë që
prapavijat e imperializmit të ziejnë, domethënë kur popujt e•
këtyre vendeve, me klasën punëtore përpara dhe të udhëhe-
qur nga partitë marksiste-leniniste, t'u bëjnë një luftë të paepur
imperializmit dhe kapitalizmit për të •fituar të drejtat e tyre•
politike dhe ekonomike, gjer në marrjen e pushtetit në dorë.
Por, të mos largohemi nga tema, le të kthehemi në çështjery.
e shkollës. Reforma jonë Arsimore ka parasysh ato që thuhen
në tezat, domethënë që në shkollat tona të zënë vendin e për-
shtatshëm si teoria, ashtu edhe praktika, në mënyrë që djemtë
dhe vajzat tona të dalin të armatosur mirë për të përballuar de-
tyrat dhe kërkesat që do t'u paraqiten.
Nuk kam asnjë kundërshtim me ata që thonë se ka rëndë-
si çështja e viteve, por rëndësi në radhë të parë ka çështja.
se si mësuesit dhe pedagogët do t'i japin dhe do t'i zhvillojnë
këto lëndë dhe si do të bëjnë që nxënësit t'i përvetësojnë ato
sa më thellë. Kjo është kryesorja.
Prandaj, shokë, kur flasim për kujdesin e Partisë dhe të'
organeve të pushtetit për arsimin, përveç të tjerave, ato du-
het ta kenë në vëmendjen e tyre të vazhdueshme këtë çështje,..
të ndihmojnë me të gjitha mjetet dhe format, që mësuesit dhe
pedagogët tanë të zhvillojnë njohuritë e tyre në forma të or-
ganizuara dhe në mënyrë individuale, për perfeksionimin e me-
todave të dhënies së mësimit.

128 ENVER HOXHA

Këtë duhet ta bëjnë organet e pushtetit dhe Ministria e


Arsimit. Kjo punë duhet të jetë e koordinuar mirë nën drej-
timin e Partisë. Nuk është i drejtë qëndrimi i disa organizatave
të Partisë në bazë, që mendojnë se ato nuk janë në gjendje të
merren me problemct e shkollës. Natyrisht, atyre nuk u kër-
kohet të merren me drejtimin e punës metodiko-pedagogjike,
por ata, si për çdo sektor tjetër, mund dhe duhet të luajnë një
rol të rëndësishëm në organizimin e punës dhe në krijimin e
kushteve për zbatimin e detyrave që u janë ngarkuar shkollës,
arsimtarëve, nxënësve dhe shoqërisë. Organizatat e Partisë du-
het të aktivizojnë të gjitha levat dhe të ngjallin interesimin
shoqëror të masave për arsimin, Partia duhet të tregojë kuj-
des veçanërisht për aktivizimin e organizatave të rinisë.
Të gjitha këto bëhen për rininë. Partia kujdeset që të rinjtë
e të rejat të mësohen, të edukohen, të bëhen luftëtarë të aftë
të pararojës për ndërtimin e socializmit në vendin tonë. Dë-
shira për të mësuar dhe për t'u zhvilluar, respekti dhe da-
shuria për shkollën, për mësuesit dhe për pcdagogët, nuk mund
të rrënjosen thellë në ndërgjegjen e të rinjve, në rast se or-
ganizatat-bazë të rinisë nuk u japin rëndësi çështjeve të shko-
llës, nuk mbështeten te mësuesit dhe te pedagogët dhe nuk
bashkëpunojnë si duhet e sa duhet për të kapërcyer vështi-
rësitë që u dalin atyre dhe shkollës në përgjithësi. Po të mos
punojë kështu organizata e rinisë, ajo nuk e ka bërë si duhet
detyrën e saj.
Në drejtim të shkollave vërehen nganjëherë neglizhenca
dhe mungesë interesimi jo vetëm nga organizatat-bazë të rinisë,
po edhe nga udhëheqja e Partisë dhe nga organet e pushtetit
dhe të Ministrisë së Arsimit. Dobësi të tilla duhet të luf tohen
më me këmbëngulje, sepse çështja e arsimit është jetike për
zhvillimin ekonomik e kulturor të vendit tonë.
Edhe organizata e gruas ka detyra të rëndësishme lidhur
me shkollën. Gruaja si nënë luan një rol të madh në edukimin
e fërnijëve. Sigurisht edhe neve, burrave, na bie barra të pu-
nojmë për edukimin e brezit të ri, po në këtë drejtim nderi
më i madh i takon gruas, sepse ajo është nënë dhe është pajisur
me ato eilësi që janë aq karakteristike për gruan, dashuria e
PROBLEMET F. SHKOLLËS JANE Tr. TË OJITHE siloQËRIst. 129

thellë për fëmijën, durimi, që shpesh na mungon neve, burrave.


Kështu, kur vjen rasti e thonë se ky ose ai fëmijë «mëson shu-
më mirë», «është i edukuar» etj., nuk ka pse të krenohemi ne,
baballarët, lëvdatat e meritat i takojnë në radhë të parë nënës
së tij. Sidoqoftë, shokë, prindërit, familja duhet të interesohen
shumë më tepër për përparimin e fëmijëve të tyre e të bashkë-
punojnë shumë më ngushtë me shkollën.
Për këtë çdo prind duhet ta gjejë kohën. Është për t'u thek-
suar dhe vihet re se prindërit që janë më të ngritur e kanë
punë më shumë dhe nënat që punojnë, interesohen më shumë
se ato që nuk punojnë ose që kanë më pak punë. Është e qartë
se kjo vjen edhe nga Mveli kulturor i prindërve. Por ka pri-
ndër, në mes tyre dhe komunistë, që nuk interesohen aq shu-
më për fëmijët, që nuk i vlerësojnë takimet e prindërve me
mësuesit në ditët e caktuara, ose të shkojnë vetë në shkolla dhe
të interesohen për sjelljen dhe për përparimin e fëmijëve të ty-
re. Është vënë re që në këto takime shkojnë më në rregull
prindërit, fëmijët e të cilëve shkojnë mirë me mësime, sesa të
atyre që janë të prapambetur. Kjo nuk është e drejtë. Prandaj
duhet të kombinohet ndihma për edukimin e fëmijëve, në më-
nyrë që arsimtarë dhe prindër së bashku të punojnë për të nxje-
rrë nga duart e tyre njeriun që kërkon epoka e ndërtimit të
socializmit e të komunizmit.
Me rëndësi të madhe për reformën është çështja e kujdesit
që duhet të tregojnë ministritë, ndërmarrjet ekonomike etj. Në
shkolla tani do të futet puna p • aktike, e cila do të bëhet në fa-
brika, në uzina, në kooperativa bujqësore e të tjera. Organet
e pushtetit dhe dikasteret, këtë çështje duhet ta marrin me se-
riozitetin më të madh, ta mbështetin jo vetëm nga ana pari-
more, po , edhe praktikisht, se në këtë drejtim do të dalin mjaft
probleme dhe vësh• irësi, prandaj shkollat duhet të ndihmohen
në mënyrë të gjithanshme, që t'i zgjidhin dhe t'i kapërcejnë ato.
Një nga shokët arsimtarë ngriti këtu çështjen e vazhdimit
të mësimit të punës së nxënësve në fabrika e në qendra pune
dhe rezultatet që kanë arritur. Kjo punë kështu duhet bërë. Mi-
rëpo, shumë drejtorëve të shkollave të mesme përgjegjësit e
ndërmarrjeve u thonë që nuk kanë ku t'i fusin nxënësit. Për-
9 3
130 ENVER HOXHA

gjegjësit e ndërmarrjeve jo vetëm duhet t'u gjejnë vend nxë-


nësve për të bërë mësimin .e punës praktike, por edhe t'i shpër-
ndajnë drejt ata nëpër reparte sipas prirjeve, të kujdesen që të
bëhet me ta një punë serioze, jo vetëm nga shkolla, po ,edhe nga
qendra e punës, nga specialistët e saj, në mënyrë që këta nxë-
nës të bëhen njerëz të kualifikuar, të fitojnë shprehitë e punë-
torëve të kategorive sa më të larta. Por nuk duhet të ndodhë që,
porsa të dalë nxënësi nga shkolla, të marrë menjëherë katego-
rinë më të lartë. Ata duhet të bëjnë shumë përpjekje, të der-
dhin shumë mund e djersë kur fu jepet, për shembull, katego-
ria e pestë dhe, kur kjo kategori t'u jepet, ta meritojnë atë me
të vërtetë plotësisht.
Kjo do të bëhet në rast se drejtori i ndërmarrjes ose krye-
tari i kooperativës bujqësore dhe sekretari i organizatës-bazë
të Partisë i qendrës së punës, ku do të shkojnë këta nxënës për
të bërë praktikën do të mendojnë mirë për këtë çështje të rën-
clësishme, do të tregojnë kujdes të madh për organizimin e kësaj
pune dhe do të vënë mjeshtrit e punonjësit më të dalluar të tyre
për të mësuar nxënësit që u janë caktuar.
Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe vetë arsimtarët du-
het të kenë kujdes të jashtëzakonshëm për këtë problem. Këtu
nuk është vetëm çështja t'u fusim nxënësve frymën e dashurisë
për punën, frymën e rregullit dhe të organizimit, po edhe vetë
arsimtarët, duhet të kuptojnë rëndësinë e punës.
Komiteti Qendror i Partisë është i bindur se arsimtarët
tanë, ashtu siç kanë kapërcyer mjaft vështirësi në punë dhe në
jetë, duhet ta kapërcejnë menjëherë edhe pikëpamjen e mbe-
tur nga shkolla e vjetër se mësuesi është vetëm për t'u mësuar
nxënësve teorinë.
Çështja e afatit 11 apo 12 vjet mendojmë se luan një rol
të madh. Shumë nga ju tani presin të mësojnë se cili është edhe
mendimi im për këtë çështje. Unë mendoj se pikëpamjet e të
dyja palëve, si të atyre që mendonin për të qenë shkolla 12-vje-
çare, ashtu edhe të atyre të tjerëve që thonë të jetë 11-vjeçare,
janë tërheqëse. Nuk është për t'u hedhur poshtë pikëpamja e
atyre që mendojnë se shkolla duhet të jetë 12-vjeçare, se ar-
syet ku mbështetet kjo pikëpamje janë të shëndosha, po edhe

PROBLEMET E SHKOLLES JANE TE TE WITHE SHOQERISE 131

pikëpamjet e atyre që mbrojnë shkollën 11-vjeçare prapë nuk


i hedh dot poshtë.
Nga të dhënat që kemi ne, rezulton se shumica e arsim-
tarëve janë për shkollën 12-vjeçare, po ka edhe një numër të
madh mësuesish e pedagogësh që janë për 11-vjeçaren. Prin-
dërit në shumicë janë për 11-vjeçaren, po ka edhe mjaft prin-
dër që janë për 12-vjeçaren.
Disa që mbrojnë shkollën 11-vjeçare kapen pas anës eko-
nomike. Por, po të jetë vetëm kjo, këtë anë ne do ta 'kapërcej-
më. Kur u ngritën shkollat 7-vjeçare dhe u thoshim prindërve
dërgonin djemtë dhe vajzat për t'i ndjekur këto shkolla,
gjenim rezistencë, kishte shumë nga ata, sidomos në fshatra, që
i dërgonin fëmijët me bagëti pasi mbaronin filloren, po tani kjo
pengesë u kapërcye, të gjithë i dërgojnë fëmijët për të kryer
7-vjeçaren, atje ku ka, bile sot po i dërgojnë me shumicë
djemtë e vajzat edhe në shkollat 11-vjeçare.
Jeta në vendin tonë do të përmirësohet çdo vit, nevojat
me kuadro do të plotësohen çdo vit e më shumë, prandaj anën
ekonomike ne do ta kapërcejmë. Atëherë mirë, mund të thotë
dikush, le ta bëjmë shkollën 12-vjeçare.
Por Byroja Politike mendon që, për ta vendosur sa më
drejt çështjen e afatit të shkollës, 11 apo 12-vjeçare, të mos
nxitohemi, pasi kjo nuk është parimore. Parimore është çështja
e futjes së punës në shkollë dhe e kthimit të shkollës 7-vje-
çare në 8-vjeçare. Ne mendojmë se mund të na lejohet të pre-
sim edhe dy-tre vjet për çështjen e afatit, ta shohim më me
kujdes në jetë eksperimentin që kemi filluar. Reforma para-
shikohet të vihet në zbatim në vitin 1963 dhe klasa e 9-të e
shkollës së mesme me programet e reja do të fillojë në vitin
1967. Prandaj kemi kohë që brenda disa vjetëve nga kontin-
gjentet që do të na dalin nga shkollat eksperimentale që kemi
ngritur për zbatimin e reformës, të shikojmë në praktikë si janë
shpërndarë lëndët, si i përvetësojnë ato nxënësit dhe sa përga-
titen ata nga ana kulturore, të ndjekim përgatitjen e nxënësve
me shprehitë e punës dhe nga ana profesionale, si edhe të stu-
diojmë ngarkesën reale të nxënësve.
Gjatë kësaj kohe ne do të përgatitim programet, pasi tani

132 ENVER HOXHA

bazat u hodhën, mësuesit e pedagogët që kanë një farë ekspe-


rience, po fillojnë të bëjnë llogaritë për këto probleme.
Prandaj, gjatë kësaj kohe që ne do t'i punojmë progra-
met, kemi kohë të shohim se si i përvetësojnë nxënësit këto pro-
grame, pastaj të shohim nëse ato mund të përvetësohen në 11
vjet apo duhen 12 vjet për ta zbatuar drejt reformën.
Tani ne duhet të punojmë për programet e 8-vjeçares, du-
ke pasur parasysh sikur shkolla jonë të jetë 11-vjeçare. Pastaj
në rast se shohim që ajo nuk na jep rezultatet e duhura, sepse
nxënësit nuk i përvetësojnë dot ose për arsye të tjera që u për-
mendën, atëherë ne mund të bëjmë korrigjimet e nevojshme,
marrim vendim dhe e bëjmë shkollën 12 vjet.
Ne mendojmë se duke vepruar kështu nuk ka ndonjë të
keqe dhe nuk ka as ndonjë pengesë për të marrë më vonë
vendimin përkatës nga ana e Kuvendit Popullor. Prandaj në
qoftë se Komiteti Qendror është dakord që të përfitojmë nga
koha për ta parë në praktikë punën e shkollës, për të përgatitur
programet dhe specialistët e arsimit ta shikojnë edhe një herë
më me kujdes këtë problem, atëherë ne mund të vendosim më
të bindur dhe më të sigurt nëse shkolla duhet të jetë 11 apo
12-vjeçare.
Për sa u përket propozimeve të shumta që u bënë këtu nga
shumë diskutantë, ato duhet të studiohen me kujdes dhe të ki-
hen parasysh.
Më lejoni në fund, shokë, që në emër të Komitetit Qendror
të falënderoj gjithë shokët arsimtarë dhe kuadrot, të ftuar në
këtë Plenum, për diskutimet dhe për sugjerimet e tyre të vlef-
shme.

Vepra, vëll. 19, f. 308-323


NG A

RAPORTI NË KONGRESIN E 4-T TE PPSH «MBI


AKTIVITETIN E KOMITETIT QENDROR
TE PARTISr SË PUNES TE SHQIPËRISË»
13 shkurt 1961

II

4. — Revolucioni kulturor zhvillohet me sukses


në vendin tonë
Detyrat e shtruara nga Kongresi i 3-të për zhvillimin e ar-
simit, të shkencës dhe të kulturës në përgjithësi janë kryer me
sukses.
Vendi ynë është bërë jo vetëm një kantier ndërtimi, por
edhe një shkollë e madhe ku njëri mëson në çdo pesë banorë.
Sot në shkollat e ditës e të mbrëmjes mësojnë mbi 300 000 veta.
Një hap me rëndësi ka qenë ngritja e shkollave 7-vjeçare me
një shtrirje të tillë, saqë janë hapur klasa edhe me 10-15 nxë-
nës. Sot kemi 557 shkolla 7-vjeçare të ditës me më tepër se
63 300 nxënës, kundrejt 2 563 nxënësve që kishim para Çlirimit.
Arsimi i mesëm, që në të kaluarën ishte privilegj i disa
shtresave të caktuara, ka marrë përpjesëtime të gjera. Janë
hapur shkolla të mesme jo vetëm në qendrat e rretheve më të
vogla, por edhe në disa qendra lokalitetesh. Vetëm në këtë vit
shkollor në shkollat e mesme të ditës mësojnë mbi 16 000 nxë-
nës, nga të cilët 9 500 mësojnë në shkollat e mesme profesio-
nale dhe në shkollat pedagogjike.
Gjatë pesëvjeçarit të dytë u ngrit Universiteti Shtetëror i
Tiranës, qendra më e madhe mësimore-shkencore, krenaria e
pushtetit tonë popullor. Në shkollat e larta brenda dhe jashtë
13-1 ENVER HOXHA

shtetit sot mësojnë 7 800 veta, domethënë 4,6 herë më shumë


studentë sesa kishte nxënës në të gjitha shkollat e mesme më
1938, ose 3 herë më shumë nga sa kishte në 7-vjeçaret (qyte-
tëset) e atëhershme.
Në bazë të kësaj shtrirjeje të rrjetit arsimor dhe të refor-
mimit të shkollës, sipas parimeve ideologjike e pedagogjike
marksiste-leniniste, është bërë i mundur sigurimi në një masë
deri diku të kënaqshme i kuadrit për sektorët e ekonomisë e të
kulturës.
Sot në të gjitha degët e ekonomisë dhe të kulturës punoj-
në 4 245 kuadro të lartë dhe rreth 20 000 kuadro të mesëm.
Tani në vendin tonë punojnë 870 inxhinierë, kundrejt 35 që
kishte më 1938 — 570 agronomë, kundrejt 45 që kishte më
1938 dhe 478 mjekë e dentistë, kundrejt 122 që kishte gjithsej
vendi ynë. Vetëm këtë vit mbaruan studimet e larta brenda
dhe jashtë vendit rreth 1 000 veta, domethënë mbi dy herë më
shumë sesa ishte numri i kuadrove të lartë më 1938.
Vendi ynë, që 15 vjet më parë ishte një vend i prapambe-
tur bujqësor, sot ka një klasë punëtore të formuar, e cila ka
në radhët e saj 62 për qind punëtorë të kualifikuar. Gjatë planit
të dytë pesëvjeçar, në kurset e kualifikimit, në shkollat e ulëta
profesionale ose të rezervave të punës u përgatitën rreth 47 000
punëtorë të rinj, kundrejt 39 000 që parashikoheshin nga plani
dhe në kurset e kualifikimit mbi 83 000, kundrejt 70 000 që
parashikonte plani. Gjatë pesëvjeçarit të dytë në shkollat e
ditës dhe të mbrëmjes mbaruan studimet në vend rreth 9 300
kuadro të mesëm, si edhe 2 800 kuadro të lartë brenda dhe
jashtë shtetit.
A nuk flasin, shokë, këto shifra për atë revolucion të the-
llë që po bëhet në vendin tonë, kur mendon se në regjimet e
kaluara mbi 80 për qind e popullsisë ishte analfabete dhe as
nuk kishte fare arsim të lartë? Ne gëzohemi për këto rezultate
jo vetëm duke i parë si shifra, por edhe nga fakti se kuadrot
tanë shumica vijnë nga klasa punëtore, nga fshatarësia puno-
njëse, nga gjiri i popullit punonjës dhe këta kuadro, megjithëse
të rinj, kanë marrë në dorë drejtimin e gjithanshëm të ekono-
misë dhe të kulturës dhe, duhet ta themi, punojnë mirë. Për-
RAPORT NE KONGRESIN E 4-t TË PPSH 135

krah klasës punëtore dhe fshatarësisë punonjëse, intelektualët


e vendit tonë, të rinj e të vjetër, po punojnë të frymëzuar nga
ndjenjat e larta patriotike dhe socialiste dhe si bij të denjë të
popullit kanë vënë të gjitha dijet e aftësitë e tyre për begatinë
e përparimin e popullit e të atdheut të tyre socialist.
...Per edukimin kulturor të masave tona punonjëse është
krijuar një rrjet i gjerë institucionesh kulturore e artistike.
rshtë me të vërtetë një kënaqësi dhe shprehje e atij revolu-
cioni të thellë kulturor që po zhvillohet në vendin tonë, kur
sheh radio e libra në shtëpinë e fshatarit, kinema, grupe teatra-
le e ansamble artistike në fshatrat tona, kur sheh se në ske-
nat, jo "më vetëm të institucioneve artistike profesioniste, por
edhe të atyre amatore si dhe në skenat e kooperativave tona
bujqësore të dalin të rejat, gratëqë i çliruan përgjithmonë Par-
tia e socializmi.
Një lëvizje e gjerë për një jetë më të kulturuar ka filluar
të përhapet në fshatin tonë të ri. Intelektualët tanë popullorë,
në mënyrë të veçantë arsimtarët e fshatit, duke iu përgjigjur
me entuziazëm dhe gatishmëri të madhe detyrave që iu ngar-
kuan në konferencën kombëtare të kulturës, janë bërë krahu e
mbështetja e Partisë për përhapjen e kulturës në masat e
popullit.
Suksese të rëndësishme janë arritur edhe në fushën e le-
tërsisë dhe të arteve. Gjatë kësaj periudhe janë botuar rreth
700 vepra origjinale të gjinive të ndryshme. Sot ne kemi Tea-
trin e Operës e të Baletit, teatrot e dramës dhe 11 teatro profe-
sionistë të estradës. U krijuan opera dhe filmat e parë artistikë
shqiptarë, janë organizuar ekspozita të arteve figurative, olim-
piada teatrale e festivale folkloristike, të cilat të gjitha së bash-
ku kanë gjallëruar jetën kulturore e artistike të vendit. Shkrim-
tarët dhe artistët tanë, kurdoherë besnikë ndaj çështjes së ma-
dhe të klasës punëtore, me krijimtarinë e tyre i kanë dhënë një
ndihmë të madhe Partisë në luftën e saj ideologjike për edu-
kimin e njeriut të ri. Gjatë kësaj periudhe ata kanë krijuar ve-
pra e figura artistike, ku mishërohen idealet e larta të bashkë-
kohësve dhe të epokës sonë të mrekullueshme...
136 ENVER HOXHA

III
4. — Përgatitja e kuadrit dhe i arsimit,
i kulturës e i shkencave në pesëvjeçarin
e ardhshëm
Zhvillimi i gjithanshëm i vendit tonë në rrugën . e ndërti-
mit të socializmit, përparimi i teknikës dhe i shkencës nxje-
rrin në plan të parë nevojën e rritjes së nivelit arsimor dhe
kulturor të masave, nevojën e sigurimit të kuadrove për të
gjithë sektorët e ekonomisë e të kulturës. Prandaj, problemi i
kuadrit, përgatitja e tij me një ritëm më të shpejtë e në më-
nyrë proporcionale për të gjithë sektorët, zhvillimi i arsimit,
përhapja e rrjetit të shkollave dhe forcimi i tyre, puna për
ngritjen arsimorc-kulturore e ideoprofesionale të punonjësve,
janë nga çështjet më aktuale dhe më të rëndësishme që shtro-
hen sot para Partisë. Nga zgjidhja e tyre me sukses varet shumë
realizimi i detyrave ,për zhvillimin e ekonomisë e të kulturës
jo vetëm për këtë pesëvjeçar, por edhe për • ë ardhmen.
Pesëvjeçari i tretë do të shënojë një kthesë të rëndësishme
për përgatitjen e kuadrit, sepse tani janë rritur mundësitë për
të përballuar më mirë e më shpejt nevojat e mëdha në këtë
drejtim.
Sipas planit të tretë pesëvjeçar, në vitin 1965 do të kemi
9 700 kuadro të lartë, kundrejt 4 245 që kemi tani dhe 35 100
kuadro të mesëm, kundrejt 20 000 që kemi tani. Do të përga-
titen gjithashtu mbi 57 000 punëtorë të rinj të kualifikuar dhe
në të njëjtën kohë do të ngrihen aftësitë e jo më p •k se 115 000
punëtorëve specialistë.
Në përcaktimin e detyrave për përgatitjen e kuadrit Ko-
miteti Qendror dhe Qeveria kanë pasur kujdes të ruajnë një
proporcion të drejtë në mes të sektorëve të ekonomisë e të
kulturës, duke mbajtur parasysh sektorët më të prapambetur,
më jetikë në këtë pe • iudhë, si edhe perspektivat e zhvillimit
të sektorëve të ndryshëm në të ardhmen.
Kështu, për shembull, do të rritet shumë numri i inxhi-
nierëve, nga 870 që kemi në 2 290. Ndërsa në vitin 1955 në in-
dustri e në miniera kishte një kuadër të mesëm e të lartë për

RAPORT NE KONGRESIN E 4-t TE PPSH 137

31 punëtorë, sot në miniera ka një të tillë për 13 punëtorë dhe


në vitin 1965, me gjithë rritjen e klasës punëtore, do të ketë
një për 5 punëtorë, kurse për çdo kuad • r të lartë do të ketë•
2-3 kuadro të mesëm.
Bujqësia do të ketë 1 150 agronomë nga 570 që ka sot..
Në vitin 1965, në përgjithësi, do të arrihet që të kemi një agro-
nom të lartë për çdo 600 hektarë, ndërsa sot kemi një për
1 200 hektarë dhe një teknik të mesëm bujqësor për çdo 330,
hektarë, ndërsa sot kemi një për 650 hektarë.
Masa të rëndësishme janë parashikuar për përgatitjen e
kualifikimin e kuadrit të shëndetësisë, të arsimit, të shkenca-
ve, të arteve dhe të sektorëve të tjerë të ekonomisë e të kul-
turës.
Me gjithë këto ritme të larta në përgatitjen e kuadrit.dhe
në parashikimin në maksimum të mundësive tona, ne jemi
akoma prapa, po të marrim parasysh nevojat e shumta që ke-
mi për kuadro. Duhet pasur parasysh se, me gjithë masat që
janë marrë, në vitin 1965 do të kemi pa plotësuar vendet e pu-
nës, ku kërkohet ,përgatitja me arsim të lartë e të mesëm për
11 235 kuadro, që është baras me 24 për qind të nevojave për
kuadro.
Duhet shënuar se, me gjithë masat e veçanta që janë ma-
rrë, për arsye të deficiteve që janë kri juar, nuk ka qenë e
mundur të arrihen normat që u caktuan për kuadrin e lartë
në Plenumin e Komitetit Qendror të PPSH të Korrikut të vitit
1957 për kuadrin, sidomos për arsimin, mjekësinë etj• Prandaj,
rcalizimi i plotë, në përgjithësi e vcç e veç për çdo sektor dhe
rreth, i detyrave të planit të tretë pesëvjeçar për përgatitjen
e kuadrit, është i domosdoshëm, është hallka më c rëndësishme
për realizimin e planit në përgjithësi, për ngritjen e rendimen-
tit në punë, për përvetësimin e teknikës dhe për organizimin e
prodhimit.
Zgjidhja e problemit të kuadrit, zbatimi i detyrave për
përgatitjen e kualifikimin e tij kërkojnë që me këtë punë të me-
rren konkretisht e gjithë Partia dhe të gjitha organet shtetëro•e.
Kongresi i 3-të i Partisë tërhoqi vëmendjen e organiza-
tave të Partisë dhe atyre shtetërore, që në punën për përga-
138 ENVER HOXHA

titjen e kuadrit të kishin mirë parasysh .disproporcionin mi-


dis nivelit të lartë të teknikës dhe nivelit të ulët të punëtorë-
ve tanë. Me gjithë rezultatet e arritura, disproporcioni në këtë
drejtim vazhdon të ekzistojë. Arsyeja kryesore është se orga-
nizatat e Partisë e drejtuesit e ndërmarrjeve kujdesen pak për
.ngritjen nga praktika të vetë punëtorit në detyrën e teknikut
të mesëm dhe për kualifikimin, në radhë të parë, të atyre pu-
nëtorëve që luajnë rolin më vendimtar në procesin e punës
të prodhimit.
Është për t'u vënë në dukje se shkollat e rezervave të
punës, si forma më e organizuar për përgatitjen e punëtorëve
të kualifikuar, kanë mbetur prapa e përgatitin një numër të
paktë punëtorësh të kualifikuar. Gjatë pesëvjeçarit të dytë në
shkollat e rezervave të punës janë përgatitur çdo vit mesata-
risht 5,5 për qind e punëtorëve të rinj të kualifikuar. Përga-
titja e punëtorëve të rinj të kualifikuar duhet të organizohet
në sistemin e shkollave të ulëta profesionale, siç do të quhen
tani shkollat e rezervave të punës, ku duhet të zhvillohen pro-
grame që t'i përgjigjen konkretisht teknikës së re që po hyn
në ekonominë tonë.
Për të ndihmuar për përgatitjen dhe për kualifikimin e
_kuadrit është e nevojshme të organizohet më mirë puna për
p ropagandirnin e njohurive mbi përparimin teknik, të kombi-
nohet sa të jetë e mundur më shumë arsimi i përgjithshëm mc
atë të të rriturve e kualifikimin e tyre, të merren masa, veça-
nërisht, për riorganizimin e kurseve agroteknike me rininë
fshatare, në mënyrë që t'u jepet atyre mundësi të fitojnë njo-
huritë e nevojshme për një teknikë të ulët bujqësore.
Partia ka theksuar gjithmonë se arsimi i mbrëmjes e me
korrespondencë për të rriturit është një rezervë e madhe për
përgatitjen e kuadrit dhe për ngritjen e aftësive të tij. Me-
gjithëse në këtë drejtim janë arritur •ezultate të kënaqshme
dhe meritojnë të përgëzohen qindra e mijëra kuadro që kanë
ngritur nivelin e tyre arsimor, pa u shkëputur nga puna, ju e
kuptoni, shokë, se sa shumë përpjekje duhet të bëjmë akoma
në këtë drejtim për t'iu përgjigjur më mirë ritmeve të zhvi-
Ilimit të shpejtë të ekonomisë e të kulturës së vendit tonë.
RAPORT NE KONGRESIN E 4-t TE PPSII 139

Burimi për plotësimin e nevojave për punëtorë të kualifi-


kuar dhe kuadro specialistë dhe për të ngritur në përgjithësi
nivelin arsimor e kulturor të masave punonjëse është zhvillimi
dhe zgjerimi i mëtejshëm i arsimit popullor.
Në kompleksin e masave për shtrirjen e arsimit hallka
më e rëndësishme në pesëvjeçarin e tretë është zgjerimi i ar-
simit 7-vjeçar dhe më vonë 8-vjeçar, i cili siguron kontingjen-
tet e nevojshme për të gjitha kategoritë e tjera të shkollave.
Në fund të pesëvjeçarit të tretë ne duhet të përfshijmë në kla-
sën e pestë të shkollës 8-vjeçare 80 për qind të fëmijëve që
mbarojnë shkollën fillore dhe të krijojmë kushtet që brenda
dhjetëvjeçarit të ardhshëm të realizojmë arsimin e përgjith-
shëm të detyrueshëm 8-vjeçar. Në arsimin e mesëm gati do të
, dyfishohet numri i nxënësve dhe do të venë 60 për qind e
fëmijëve që mbarojnë shkollën 7-vjeçare. Kujdes i veçantë do
t'i kushtohet zgjerimit të arsimit të mesëm të përgjithshëm,
duke hapur gjatë pesëvjeçarit të tretë 24 shkolla të mesme të
arsimit të përgjithshëm, që do të shtrihen në të gjitha qendrat
e rretheve, ndërmarrjet e mëdha industriale dhe qendrat e
disa lokaliteteve me popullsi të madhe. Në bazë të këtyre ma-
save do të krijohen mundësitë reale që të plotësohen më mirë
nevojat e prodhimit me kuadro të mesëm dhe të rriten kontin-
gjentet që përgatiten në shkollat e larta brenda e jashtë vendit.
Në vitin 1965 numri i studentëve do të arrijë në 7 000, kundrejt
4 300 që është sot, pa përfshirë studentët e mbrëmjes e me
korrespondencë.
Fakti që në vitin 1965 në vendin tonë do të kemi 410 000
nxënës, kundrejt 313 000 që kemi tani, domethënë afro një
e katërta e popullsisë do të mësojë, dhe fakti që në të ardhmen
80 për qind e popullsisë do të ketë arsim 7-8-vjeçar, flasin për
atë revolucion të thellë kulturor që po bëhet në vendin tonë,
nga populli ynë, jo vetëm trim, jo vetëm punëtor, por edhe
arsimdashës e përparimtar.
Kongresi i 3-të i Partisë shtroi detyrë përmirësimin e pu-
nës mësimore-edukative në shkolla, kapërcimin e shkëputjes
së shkollës nga jeta, futjen graduale të arsimit politeknik dhe
edukimin e nxënësve me dashuri për punën. Realizimi i kësaj
140 ENVER HOXHA

detyre kërkon ndryshime rrënjësore në sistemin arsimor. Siç


e dini, disa kohë më parë te ne u zhvillua një diskutim i për-
gjithshëm popullor mbi nevojën e riorganizimit të sistemit ar-
simor. Masat tona punonjëse, mësuesit dhe prindërit i apro-
vuan njëzëri tezat i e Komitetit Qendror të Partisë dhe të Kë-
shillit të Ministrave për riorganizimin e shkollës dhe me vërej-
tjet e propozimet e tyre ndihmuan për përcaktimin e drejtë të
vendimeve që mori Plenumi 2 i Komitetit Qendror të PPSH për
këtë çështje.
Pas Reformës Arsimore të vitit 1946, që demokratizoi the-
llësisht sistemin tonë arsimor dhe hapi rrugën për krijimin e
shkollës së re socialiste, riorganizimi i sistemit tonë arsimor, i
bazuar në parimin themelor marksist-leninist të lidhjes së më-
simit me punën prodhuese, është hapi më i rnadh dhe më i
rëndësishëm në lëmin e arsimit.
Siç vendosi Plenumi i Komitetit Qendror, riorganizimi i
shkollës do të fillojë të zbatohet gradualisht nga viti shkollor
1963-1964. Por është e qartë se shkolla jonë që sot duhet të
përgatitet dhe të fillojë të ecë në bazë të parimeve të rëndë-
sishme të riorganizimit të përcaktuar nga Partia jonë. Zgjidhja
e këtyre detyrave kërkon që të merren në kohën e duhur ma-
sat e nevojshme ekonomike, organizative dhe pedagogjike. Mi-
nistria e Arsimit që tani duhet të marrë masa për hartimin e
planeve, programeve dhe teksteve mësimore, si edhe për për-
punimin e dokumenteve dhe udhëzimeve të reja që do t'i nevo-
jiten shkollës së riorganizuar. Në të njëjtën kohë, në bashkë-
punim me njerëzit e prodhimit, organet e arsimit dhe organiza-
tat e Partisë duhet të mendojnë për sigurimin e fronteve të
punës në prodhim për nxënësit, për sigurimin e personelit më-
simor dhe teknik. Është e nevojshme që organet e arsimit, nën
kujdesin e komiteteve të Partisë, të studiojnë me kujdes ekspe-
riencën e grumbulluar nga shkollat eksperimentale dhe të ma-
rrin masat për përhapjen . e kësaj eksperience.
Krahas me përgatitjen dhe me zbatimin e riorganizimit të

1 -Dokumente kryesore të PPS1-1 » , vëll. III, f. 321. Tiranë, 1970.


2 Po aty, f. 410.
RAPORT NE KONGRESIN F. 4-t TE PPSH 141

shkollës një problem shumë i madh i ditës për ne është përmi-


rësimi i cilësisë së mësimit, që shprehet në ngritjen e përpa-
rimit real të nxënësve. Përparimi i ulët i nxënësve në mësime
është një problem tjetër i madh. Kjo gjendje në njëfarë shka-
lle, mund të shpjegohet me zgjerimin dhc me rritjen e vrull-
shme të arsimit në vendin tonë, me njëfarë mbetje prapa të
zhvillimit në thellësi dhe në cilësi të arsimit nga zhvillimi i tij
në gjerësi dhe në sasi. Por shkaqet kryesore të tij duhen kër-
kuar në punën e shkollës, në punën e personelit mësimor. Pro-
blemin e ngritjes së përparimit të nxënësve në mësime mund
dhe duhet ta • gjidhin, në radhë të parë, mësuesit. Partia dhe
populli ynë i kanë rrethuar arsimtarët me kujdes dhe nderim
të veçantë. Ata e çmojnë shumë punën fisnike që mësuesit ka-
në bërë dhe bëjnë për përhapjen e arsimit edhe në skajet më
të largëta të vendit tonë për edukimin komunist të brezit të ri,
për përhapjen e kulturës në masa. Por nga mësuesit tanë kër-
kohet një punë edhe më e madhe. Arsimtarët nuk duhet të
harrojnë se çdo ditë, çdo orë edukojnë e përgatitin brezin tonë
të ri, kanë në duart e tyre pothuaj një të pestën e popullsisë së
vendit, pajisjen e saj me kulturë. Ky mision i lartë fisnik i nde-
ron ata, por njëkohësisht i ngarkon me përgjegjësi para popullit
dhe atdheut. Prandaj nga tribuna e këtij Kongresi ne u bëjmë
thirrje edhe një herë arsimtarëve tanë që të mobilizohen në
punë me të gjitha forcat për të ngritur nivelin e punës mësi-
more-edukative, për të siguruar një përparim të lartë të nxë-
nësve në mësime, për forcimin e mëtejshëm të shkollës sonë.
Kjo detyrë nuk mund të zgjidhet menjëherë dhe vetvetiu.
Zgjidhja e saj kërkon nga arsimtarët qëndrim edhe më këmbë-
ngulës ndaj punës dhe më shumë përpjekje për ngritjen e tyre
ideoprofesionale.
Në kompleksin e përgatitjes së kuadrit, në përgjithësi, për-
gatitja e kuadrit arsimor është një nga problemet më serioze
dhe urgjente. Ky është në të vërtetë problemi kyç, hallka
vendimtare për zgjidhjen e të gjitha detyrave kryesore në ar-
sim. Gjatë pesëvjeçarit të tretë në arsim numri i mësuesve nga
11 000 që është sivjet do të arrijë në 17 000. Në sistemin e ar-
simit pedagogjik, gjatë pesëvjeçarit të tretë, do të kalojnë rreth
112 ENVER HOXHA

21 000 veta. kurse vetëm në institutet pedagogjike dyvjeçare'


do të kalojnë mbi 4 000 studentë. Një numër i madh arsimta-
rësh duhet të përgatitet, sidomos, për dhënien e mësimit të
shkencave të natyrës, të matematikës, të fizikës, të kimisë,
për dhënien e mësimit të punës dhe për dhënien e lëndëve•të
përgjithshme teknike. Vështirësia që paraqitet në sigurimin e
kuadrit arsimor është e lidhur jo vetëm me numrin e tyre,
por edhe me nivelin përkatës arsimor, sepse, siç dihet, ne jemi
shumë prapa në këtë drejtim dhe veçanërisht në shkollat 7-vje-
çare. Prandaj, në vitin 1965, numri i arsimtarëve me arsim për-
katës në shkollat e arsimit fillor do të arrijë në 90 për qind
nga 50 për qind që është sot, në 7-vjeçaret nga 24 për qind që.
është sot — në 63 për qind dhe në shkollat e mesme nga 63:
për qind — në 90 për qind. Numri i pedagogëve me arsim
të lartë do të arrijë nga 1 000 që është sot, në më se 2 000, do-
methënë disa qindra më shumë se ç'kishte gjithsej mësues
në regjimet e kaluara.
Përgatitja, pra, e këtyre mijëra mësuesve të rinj dhe ngri-
tja e nivelit arsimor në shkallën -e duhur duhet të jetë një
aksion i madh, jo vetëm për Ministrinë e Arsimit dhe organet
e saj në bazë, por edhe për shtetin dhe Partinë, për organi-
zatën c rinisë, të bashkimeve profesionale e të gruas.
Çështja e arsimit në shoqërinë tonë socialiste është një
problem i përgjithshëm shtetëror dhe shoqëror, një çështje e
përgjithshme popullore. Prandaj Partia duhet të krijojë në fu-
shën e arsimit një front të përgjithshëm dhe unik përpjekjesh.
ta bëjë arsimin problem të prindërve dhe të të gjithë shoqërisë_

Vepra, vëll. 20. f. 79, 149-153


209-218
111,' MESOJME PERDITE DHE DIJEN TA VEME
NË SHERBIM TE POPULLIT

Nga ljala para nxënësve dhe mësuesve të shkollës


pedagogjike «Luigj Gurakuqi» të Elbasanit
3 maj 196/

...Edhe ju nxënësit keni një detyrë të madhe për të kryer:


të mësoni sa më shumë dhe të bëheni njerëz të denjë për po-
pullin, për Partinë dhe për atdheun tonë.
Partia punon që veçanërisht ju, të rinjtë dhe të rejat, të
rroni të gëzuar, për ju po ndërtohet jeta e lumtur. Detyra
juaj në këtë fazë është të mësoni, sepse vendi ka nevojë për
kuadro, sidomos për arsimtarë. Ju keni dëgjuar për vendimet
e Kongresit të 4-t të Partisë. Me mijëra arsimtarë do të duhen
deri në fund të këtij pesëvjeçari. Deri atëherë ne duhet të kemi
afërsisht 17 mijë veta. Pa arsim nuk mund të ndërtohet Shqi-
përia e re. Që të ecë ajo në rrugën e Partisë, duhen kuadro,
duhen mësues që të edukojnë brezin e ri me shkencë, me di-
turi. Këtë do ta bëni ju, mësuesit e ardhshëm në radhë të,
parë. Kur ju, mësuesit e ardhshëm të shkollave fillore, ta
bëni mirë punën, po ta kryeni detyrën në lartësinë e duhur,.
nxënësit do ta përvetësojnë lëndën më mirë, kështu, kur ata
të shkojnë në shkolla të mesme e të larta, do të jenë më të për-
gatitur, do të dalin kuadro të zotë për t'i dhënë popullit më,
shumë të mira.
Ju, nxënës të Shkollës Pedagogjike të Elbasanit, që keni.
ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, ta keni për nder që
mësoni në këtë shkollë. Kjo shkollë i ka dhënë vendit tonë më-
144 ENVER HOXHA

suesit e parë, të cilët kanë përgatitur një numër të madh ar-


simtarësh, që, të edukuar këtu, me një frymë të lartë patriotike,
kanë shpërndarë kudo arsimin dhe kulturën në popull. Edhe ju
që keni ardhur tani në Shkollën Pedagogjike të Elbasanit, të
jeni kryelartë për shkollën tuaj, me të cilën krenohet i gjithë
populli shqiptar, prandaj të mësoni si duhet për ta mbajtur
kurdoherë lart nderin e kësaj shkolle.
Gjithashtu, të keni p arasysh se nuk është e mjaftueshme
puna që do të bëni këtu në shkollë. Ju shikoni si zhvillohet
shkenca dhe e dini që thesarët e diturisë nuk mësohen vetëm
gjatë kohës që je brenda mureve të shkollës. Prandaj, .pasi të
kryeni shkollën e mesme, të vazhdoni edhe më tej studimet,
qoftë duke ndjekur universitetin, ose edhe duke studivar vetë.
Me këtë dua të them që, kur të bëheni mësues, të mos harroni
se nuk është e mjaftueshme aq sa keni mësuar, mendoni se du-
.het të kualifikoheni vazhdimisht.
Jeta e njeriut është shumë e shkurtër, kurse dituritë,
shkencat janë shumë të gjera. Prandaj kurrë nuk duhet lënë
pas dore detyra që çdo ditë të mësojmë dhe atë që përvetë-
sojmë ta vëmë në shërbim të popullit. Po të mendojmë dhe
të punojmë të gjithë kështu, atëherë çdo rrezik që kërcënon
Shqipërinë do të zhduket, çdo pengcsë që na del përpara do të
kapërcehet, vendi ynë do të forcohet dita-ditës dhe armiqtë nuk
do të gjejnë dot as të çarën më të vogël, për të na penguar
në rrugën tonë.
...Populli ynë me të drejtë ushqen një dashuri jashtëza-
konisht të madhe për Partinë, sepse nën udhëheqjen e saj ai
çliroi atdheun e robëruar nga imperialistët dhe nga klasat sun-
duese dhe sot ndërton jetën e tij të lumtur. Prandaj t'i për-
vishemi punës me atë gëzim, entuziazëm e guxim revolucionar
që karakterizon popullin dhe rininë tonë. Ju nxënësit të mëso-
ni sa më shumë dhe të punoni që vendimet dhe vijën e Partisë
t'i zbatoni me sukses në jetë.

Vepra, vëll. 21, f. 1, 4-6, 9-10


RINIA ESHTE THESAR I MADH I POPULLIT
DHE I PARTISE

Fjala me nxënësit dhe me pedagogët e gjimnazit


të Gjirokastrës

15 nëntor 1961

Të dashur pedagogë,
Të dashur shokë dhe shoqe shkollarë,
Ju flas .shkollarë» siç na ka quajtur mësuesi juaj i nde-
ruar, xha Thomai 1 , që ka qenë dikur edhe mësuesi im.
Jam shumë i gëzuar që po vizitoj shkollën, ku kam pasur
nderin të mësoj edhe unë. Në këtë shkollë ne na kanë mësuar
mësues të vjetër, si xha Thomai, Hysni Babametoja e shumë
të tjerë, për të cilët ruajmë dashurinë dhe respektin më të the-
11ë, sepse ata kanë punuar pa u lodhur, kanë vënë të gjitha for-
cat e tyre për të mësuar bijtë dhe bijat e popullit dhe sot,
megjithëse të kaluar në moshë, vazhdojnë të punojnë, për t'u
mësuar djemve dhe vajzave të popullit gjuhën e bukur amta-
re, historinë e lavdishme të popullit tonë dhe shkencën. Ne,
dhe i gjithë populli, u jemi mirënjohës mësuesve tanë për pu-
nën fisnike që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë.
Mësuesit na kanë mbrujtur në shpirt dashurinë e madhe
për popull e atdhe dhe ne, tashmë të rritur, sa kemi mundur
nuk kemi kursyer dhe nuk do të kursejmë asgjë, vazhdimisht
do të vëmë të gjitha forcat, do të shkrijmë gjithë jetën tonë
në shërbim të atdheut, që populli ynë të rrojë çdo vit më mirë,
1 Thoma Papapano (1884-1970) — patriot dhe Mësues i Popullit.

10- 3a
146 ENVER IIOXHA

më i lumtur e më i gëzuar dhe ju e brezat e ardhshëm të mos


shihni kurrë vuajtje e mjerime.
Si çdo njeri që dikur ka qenë nxënës, edhe unë kam kuj-
timet më të mira e më të ëmbla të rinisë sime për kohën e
shkollës. Prandaj, sa herë vij në Gjirokastrën e dashur, ku
kam lindur, nuk më rrihet pa kaluar përmes këtyre rrugëve
të ngushta me kalldrëm, që i kam shkelur çdo ditë, vetëm ose
me shokë, për të ardhur në këtë shkollë ose për të luajtur këtu
afër, në kohën e lirë. Kur shoh rrugët dhe shtëpitë e qytetit tim,
më kujtohen ato kohë sa të hidhura aq edhe të vështira, si
për gjithë popullin shqiptar, ashtu edhe për qytetarët e Gji-
rokastrës; më kujtohen hallet e shumta të popullit dhe përpje-
kjet që bënte për t'i dhënë fund jetës së vështirë, më kujtohen
puna e palodhur e mësuesve tanë me ndjenja përparimtare, je-
ta plot brenga që bënte brezi ynë. Të gjitha këto kujtirne kanë
bërë që këto rrugë të ngushta plot gurë, këto shtëpi të mbulu-
ara me dërrasa l , kjo shkollë, ku unë me shokët e mi mësuam
për kaq vjet me radhë, të më jenë shumë të dashura, të
shtrenjta dhe të dhembshura.
Kanë kaluar disa dhjetëra vjet që atëherë, por tani kohët
kanë ndryshuar shumë, gjendja e popullit tonë është përmirë-
suar. Kryesorja është që atdheu ynë, Shqipëria jonë e dashur,
tani është e lirë dhe e pavarur dhe populli, nën udhëheqjen
e Partisë, ndërton jetën e re, socializmin. Këtë ndryshim rrë-
njësor, shokë pedagogë dhe nxënës, e solli Partia, prandaj ta
doni atë me gjithë shpirt, sepse, po të mos ishte ajo, edhe sot
e kësaj dite populli do të vuante në robëri, në varfëri e në
mjerim. Shqipëria nuk do të ishte e lirë dhe për popullin nuk
do të ishin krijuar këto të mira, që sot i gëzojnë të gjithë.
Pa Partinë në krye do të ishte e pamundur të ngriheshin
në të katër anët e Shqipërisë një numër kaq i madh shkollash
fillore e 7-vjeçare, nuk do të ishin ngritur me dhjetëra shko-
lla të mesme, institutet e larta dhe universiteti, populli shqip-
tar do të rronte në errësirë të madhe, do të vuante edhe për
bukën e gojës, pa lëre pastaj të kishte kohë të mendonte për

1 Në Gjirokastër «dërrasa » quhen pllakat e gurit.



RINIA ESHTE THESAR I MADH I POPULLIT DHE I PARTISE 141

arsimin dhe për kulturën, për një të ardhme akoma më të


bukur. Tani që populli ka në udhëheqje Partinë, është i sigurt
se ka përpara një perspektivë akoma më të lumtur e më të
begatshme.
• Por të gjithë e dinë se jeta e begatshme, e bukur dhe e
kulturuar nuk mund të ndërtohet menjëherë dhe sidomos pa
punuar e pa mësuar. Pa punë dhe pa arsim nuk ndërtohet so-
cializmi. Prandaj Partia u ka vënë rëndësi jashtëzakonisht të
madhe arsimit, shkollës. Ju, nxënëse dhe nxënës të dashur,
duhet të bëni përpjekje rnë të mëdha, për të mësuar sa më
shumë dhe po të jetë e mundur të gjitha notat t'i merrni
pesa. Por kini parasysh që të mos mësoni vetëmt për notë.
Mësimet që ju japin mësuesit tuaj të dashur e të nderuar, t'i
tretni mirë që, kur të shkoni në klasat ose në shkollat më të
larta, ato t'ju shërbejnë si një bazë e shëndoshë për të dalë
me sukses nga shkolla dhe pastaj, kur të dilni në jetë, ato t'ju
shërbejnë për t'i dhënë sa më shumë çështjes së ndërtimit të
socializmit dhe të komunizmit në vendin tonë, në çdo sektor
të aktivitetit ekonomik, shoqëror, kulturor e artistik ku do të
punoni. Ju kurdoherë duhet të niseni nga qëllimi i lartë i Par-
tisë, që populli në radhë të parë të rrojë i lirë, që Shqipëria
jonë e dashur të bëhet çdo vit e më shumë një vend mc kulturë
të lartë, me një nivel të zhvilluar ekonomik dhe punonjësit të
kenë me bollëk të ushqehen, të vishen bukur, të kenë ndër-
tesa banimi më të shumta, më të bollshme e komode, të kemi
akoma më shumë shkolla dhe institucione kulturore. S'ka as-
një dyshim se këta objektivë do të arrihen në vendin tonë nën
udhëheqjen e Partisë dhe me punën e me përpjekjet tona, si-
domos duke mësuar sa më shumë.
Të kaluarit në moshë, si i nderuari Thoma Papapano me
shokë, si dhe partizanët e të tjerë, që morën pjesë në Luftën An-
tifashiste Nacionalçlirimtare, kanë bërë sa kanë mundur për
këtë vend, aq sa kanë pasur forca e dituri, por jemi të sigurt
se brezat e ardhshëm do t'i kujtojnë për luftën që kanë bërë
në emër të lirisë dhe të pavarësisë së atdheut dhe për punën
që po bëjnë për lumturinë e popullit. Por e ardhmja, akoma
më e mirë e këtij vendi është në duart tuaja, të rinisë. Prindërit
i48 ENVER HOXHA

tuaj hodhën bazat e ndërtimit të Shqipërisë së re socialiste,


ndërsa ju do të ecni me hapa më të shpejtë se ne, të vjetrit,
në ndërtimin socialist e komunist të vendit. Brezi ynë kreno-
het që po i krijon gjithë këto mundësi brezit të ri, për ta bërë
atdheun më të bukur e më të fuqishëm, për ta bërë popullin
më të lumtur.
Ta doni me gjithë shpirt popullin. Çdo veprim, çdo punë
që bëni, ta shihni nën prizmin e interesave të tij dhe të atdheut.
Në qoftë se një punë ose veprim që bën njeriu nuk shihet nën
prizmin e interesit të përgjithshëm të popullit dhe të atdheut,
atëherë bëhet pengesë për zhvillimin e për përparimin e vendit.
Interesat personale kurdoherë duhet të gërshetohen me inte-
resat e përgjithshme. Kështu na mëson Partia. Sillni ndër mend
dëshmorët, heronjtë e Luftës Nacionalçlirimtare, mbi gjakun
dhe sakrificat e të cilëve janë hedhur themelet e Shqipërisë së
re. Kur ata u vunë në shërbim të Luftës Nacionalçlirimtare nuk
patën parasysh interesat e tyre të ngushta personale, ata sul-
muan me guxim armikun, pa menduar rrezikun, që do t'u
kushtonte edhe gjënë më të shtrenjtë, jetën, sepse u udhëhoqën
vetëm nga ideali i çlirimit të atdheut dhe të popullit. Po të
niseshin nga pozita të ngushta personale, atdheu nuk do të ishte
çliruar dhe si pasojë edhe jeta e tyre, ashtu si e gjithë popullit,
do të ngrysej me vuajtje e me mjerime si dhe më parë. Pran-
daj jetën ata e dhanë me ndërgjegje të plotë për lirinë e
atdheut, për lumturinë e popullit, për lumturinë e familjeve
të tyre, për brezat e ardhshëm. Partia na mëson që edhe ne,
nën shembullin e tyre, të kemi kurdoherë parasysh që çdo ve-
prim dhe çdo punë që bëjmë, të jetë kurdoherë në interes të po-
pullit. Kush vepron ndryshe gabon. Po në jetë mund të ketë
dhe ka njerëz që s'janë të qartë, që nuk arrijnë ta kuptojnë
kështu çështjen. Partia ka për detyrë t'i sqarojë këta njerëz,
t'i ndihmojë dhe t'i sjellë në rrugë të drejtë që edhe ata të
bëhen patriotë të mirë, bij dhe bija të denja të këtij populli
heroik e të papërkulur.
Sigurisht, me këtë frymë ju edukon ju, shoqe dhe shokë
të rinj, organizata e Bashkimit të Rinisë në shkollë. Ju duhet
të jeni të lumtur që keni një organizatë rinie të fortë, që ecën
RINIA ESHTE THESAR I MADH I POPULLIT DHE I PARTISE 149

sipas mësimeve dhe shembullit të organizatës së Partisë. For-


cojeni dhe zgjerojeni pareshtur organizatën tuaj, punoni që të
mos mbetet asnjë djalë apo vajzë e shkollës suaj jashtë radhëve
të saj. Gjallërojeni organizatën e rinisë, kalitni në radhët e saj
të reja dhe të rinj të fortë, të çeliktë e të gëzuar, i edukoni
ata me të gjitha cilësitë, për t'i bërë të denjë për në Parti,
për t'i sjellë asaj gjak të ri, pa të cilin ajo nuk mund as të
jetojë, as të forcohet. Partia është juaja, e rinisë, ajo është
gjithnjë e re. Ligjet e natyrës, pavarësisht nga dëshira jonë,
veprojnë objektivisht, ne me kalimin e viteve plakemi, por
në Parti vijnë dhe do të vijnë kurdoherë të rinj, prandaj ajo
do të mbetet kurdoherë e re, e fuqishme dhe do të mbrojë pa
u përkulur marksizëm-leninizmin.
Rinia është thesar i madh i popullit dhe i Partisë. Të rejat
dhe të rinjtë punëtorë, fshatarë, nxënës ose studentë, janë të
bashkuar si një trup i vetëm rreth Partisë, e cila tregon një
kujdes shumë të madh për rininë. Ky kujdes do të jetë i vazh-
dueshëm për ju, si edhe për mësuesit që ju mësojnë dhe ju
edukojnë. T'i respektoni dhe t'i dëgjoni me kujdes mësuesit
tuaj, sepse ata jetën e tyre e kanë lidhur me ju. S'ka gëzim
më të madh për mësuesin, kur shikon që ju mësoni dhe përpa-
roni. Nuk ka kënaqësi më të madhe për të kur ngre një nxënës
në dërrasë të zezë dhe vë re se ai i përgjigjet mirë; për mësue-
sin ato janë çaste të lumtura. Kënaqësi e veçantë është për
mësuesin, kur dëgjon se nxënësit, të cilët dikur ai i ka mësuar
dhe i ka edukuar, janë bërë luftëtarë dhe patriotë të zjarrtë për
popullin dhe atdheun, sepse e di që në këta njerëz pasqyrohet
edhe puna që ka bërë ai në shkollë. Prandaj t'i doni e t'i
nderoni mësuesit, edukatorët tuaj, që lodhen e punojnë për ju,
të vini tërë forcat që të përvetësoni sa më mirë mësimet që
ata ju japin.
Të dashur pedagogë, nxënës e nxënëse, pionierë dhe fa-
tosa, ju përshëndes dhe ju uroj jetë të lumtur dhe të gëzuar!
Natyrisht ju, nxënësit, të keni parasysh në radhë të parë mësi-
met, por edhe sportin të mos e harroni, bile as arabadau/eni.
1 Lojë popullore nëpërmjet së cilës të rinjtë qëndrojnë të përkulur
dhe, sipas radhës, me hedhje, kapërcejnë njëri-tjetrin.

150 ENVER HOXHA

Dua t'ju kujtoj se kur ishim në moshën tuaj s'kishim topa


kështu si keni ju sot. Për te luajtur nënat na përgatitnin atëherë
topa prej lecke dhe këmbët na bëheshin plagë, se shumë nga
ne luanim zbathur, s'kishim as këpucë. Pastaj për nc të rinjtë
në atë kohë s'kishte asgjë me se mund të merreshim, askush
nuk kujdesej për edukimin dhe për dëfrimin tonë jashtë shko-
llës në mënyrë të organizuar dhe të udhëhequr nga më të më-
dhenjtë. Vetëm xha Thomai, me përpjekjet e tij arriti të krijojë
një klub, ku shkonim edhc ne të rinjtë. Atje u ngrit
edhe një. orkestër. Kjo ishte një iniciativë shumë përparimtare
për atë kohë të zymtë. Në klub krijuam edhe grupin teatral,
ku vinim në skenë ndonjë pjesë të vogël. Kaq ishte e mundur
të bëhej atëherë. Mirëpo edhe këto iniciativa kaq të vogla nuk
i pëlqenin regjimit prapanik të Zogut. Sidoqoftë dua të them
se edhe në ato kohë të vështira, me punën e palodhur të më-
suesve dhe të rinisë, punohej për të mbajtur lart traditat e
mëdha patriotike të popullit tonë.
Sot punët janë krejt ndryshe për ju dhe për të gjithë ri-
ninë e vendit tonë. Partia ka krijuar mundësi shumë më të
mëdha për t'ju aktivizuar në çdo drejtim. Për arsimin,
për edukimin dhe për dëfrimin e rinisë tani kujdeset
shumë Partia, kujdeset i gjithë populli. Prandaj, ju në radhë
të parë, duhet të kujdeseni për mësimet, por mos lini pas dore
edhe aktivitetet jashtëshkollore, edhe lodrat e kulturën fizike,
se edhe ato shërbejnë shumë për edukimin dhe për forcimin e
shëndetit tuaj, për kalitjen tuaj në mbrojtje të vendit si dhe
për edukimin dhe dëfrimin e kolektivit të shkollës. Unë jam
i bindur se ju do të bëni të gjitha përpjekjet për t'i kryer me
ndërgjegje të lartë detyrat që ju ngarkon Partia, do të mësoni
sa më shumë dhe do t'i ngrini edhc më lart traditat e mira të
shkollës suaj.
Rroftë Partia heroike e Punës e Shqipërisë!
Rroftë rinia e lavdishme e vendit tonë!
Rrofshin të rinjtë dhe të rejat e gjimnazit të Gjirokastrës!
Rrofshin mësuesit që ju mësojnë dhe ju edukojnë!

Vepra, vell. 22, f. 284-292


SHKENCA DHE TEKNIKA TE NE JANË
PRONE E MASAVE

Nga fja/a në mbledhjen solemne me rastin e 15-vjetorit


të themelimit të politeknikumit «7 Nëntori»1
6 janar 1962

Të dashur nxënës dhe mësues të politeknikumit,


Të dashur shokë dhe miq,
I dashur shoku drejtor, Gjcrgj Canco,
Jam jashtëzakonisht i gëzuar dhe i prekur që marr pjesë
në këtë mbledhje solemne. Me këtë rast dua t'ju them se jam
borxhli ndaj jush, sidomos ndaj drejtorit tuaj, shokut tonë të
dashur, Gjergj Canco, i cili më ka ftuar disa herë për t'ju vizi-
tuar, por këtë nuk e kam bërë dot, sepse nuk kam pasur rnun-
dësi. Tani dëshiroj të pohoj se nga mosardhja midis jush kam
humbur. Për këtë gjë zgjodha një rast shumë të mirë, ditën
e 15-vjetorit të lavdishëm të themelimit të shkollës suaj.
Gëzimi që ju ndieni sot, krenaria juaj e ligjshme dhe e gji-
thë shokëve tuaj më të vjetër që kanë dalë nga bankat e kësaj
shkolle, janë plotësisht të merituara, Por unë ju siguroj sc, së
bashku me ju, sot gëzohet i gjithë populli shqiptar, se ky in-
stitucion është një qendër e madhe mësimore, nga gjiri i tij
kanë, dalë mijëra kuadro, që tani drejtojnë me sukses shumë
sektorë të rëndësishëm të ekonomisë e gjer në degët e ndry-
shme të Universitetit të Tiranës.
1 Sot shkolla e mesme industriale «7 Nëntori»,
152 ENVER HOXHA

Së bashku me ju gëzohen edhe të gjithë ish-nxënësit e


kiisaj shkolle, që nuk kanë mundur të vijnë dot në këtë festë,
por që me mendje dhe me zemër janë midis jush. Kjo është
e vërtetë, të gjithë e kemi provuar se sa më shumë që kalon
koha, aq më tepër shtohet malli dhe dashuria për shkollën ku
ke mësuar, për arsye se gjatë jetës njeriu e ndien akoma më
shumë vlerën e madhe të mësimit, e ndien se ato mësime që
ka përvetësuar në bankat e shkollës, ia lehtësojnë punën dhe
njëkohësisht e shtyjnë t'i zgjerojë më tej dituritë e tij, e bëjnë
të vlefshëm për popullin dhe atdheun, i krijojnë një gëzim të
madh në familjen që ka formuar ose që ka për të formuar.
Nuk ka njeri që gjatë jetës së tij të mos kujtojë me da-
shuri dhe respekt kohën e bukur të shkollës, shokët, mësue-
sit ose pedagogët e tij. Edhe unë tani shoh këtu midis jush
shokë dhe miq të vjetër, disa edhe ish-profesorë të mi dhe
ndiej një gëzim të madh. Në sallën e kësaj mbledhjeje solemne
është mësuesi i vjetër Hysni Babameto, që më ka mësuar ba-
zat e rëndësishme të shkencës së matematikës qysh në moshën
13-14 vjec. Tani, sado që i janë zbardhur krejtësisht flokët,
e shikoj po aq të ri nga zemra, sa akoma nuk ndien të lodhur,
megjithëse që prej gjysmëshekulli vazhdon të mësojë dhe të
edukojë djemtë dhe vajzat e popullit. Midis jush shoh shokë
të vjetër si Vangjel Gjikondi, Aqif Selfo etj., me të cilët kam
mësuar në bankat e shkollës dhe qysh atëherë edhe ata vazh-
dojnë t'u mësojnë bijve dhe bijave të popullit bazat e shken-
cës. Midis nesh ndodhet gjithashtu drejtori i nderuar i shko-
llës suaj, Giergj Canco, një nga mësuesit e shquar të vendit
tonë, njeri me eksperiencë të madhe në fushën e arsimit, që
punon me zjarr prej të riu, të cilit ju, të dashur nxënës, si dhe
populli e Partia i detyrohemi për punën që ka bërë dhe vazh-
don të bëjë për drejtimin me zotësi dhe me zgjuarsi të këtij
institucioni të rëndësishëm.
Në këtë ditë solemne për shkollën tuaj, më lejoni në emër
të Komitetit Qendror të Partisë t'ju falënderoj nga zemra
juve, nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle, për punën e ma-
dhe që keni bërë, të cilën do ta kujtojë me mirënjohje të thellë
brez pas brezi rinia jonë e lavdishme, që do të ketë rastin të
SHKENCA DHE TEKNIKA TE NE JANR PRONR E MASAVE 153

kalojë në bankat e kësaj shkolle ku po mësoni ju, për t'u bërë


edhe ata kuadro të vlefshëm të së ardhmes të atdheut tonë so-
cialist, të Shqipërisë sonë të bukur.
Të gjithë ne mburremi me politeknikumin «7 Nëntori».
Këtë e them me plot gojën dhe jo vetëm sa për t'ju bërë qejfin.
Pa politeknikumin Nëntori», mund të themi se zhvillimi i
industrisë, i minierave dhe i shkencës në përgjithësi në ve-
ndin tonë do të çalonte. Por Partia me programin e saj të
drejtë të Luftës Nacionalçlirimtare arriti të realizojë çli-
rimin e atdheut dhe të popullit. Pas Çlirimit, me programin
e saj për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta dhe për
ndërtimin e bazave të socializmit, i siguroi popullit tonë çdo
vit një jetë më të mirë e më të begatshme. Për këtë qëllim,
fill pas Çlirimit Partia mendoi se në vendin tonë duhej të zhvi-
llohej me hapa të shpejtë, në radhë . të parë, arsimi, të ngriheshin
nga të katër anët shkolla fillore, 7-vjeçare e të mesme, ndër
të cilat edhe ky politeknikum, se e tillë ishte perspektiva e
zhvillimit të Shqipërisë së re. Vendit i duhej një numër i madh
kuadrosh të lartë dhe divizione të tëra kuadrosh të mesëm për
realizimin e programit madhështor të Partisë. Prandaj që në
fillim Partia mendoi se një shkollë e tillë si politeknikumi du-
hej të bëhej dhe u bë një çerdh-e shumë e rëndësishme e
kuadrove tanë të mesëm teknikë.
Kur njihesh me historikun e politeknikumit tuaj, konsta-
ton se ai është rritur e është zhvilluar, duke arritur shkallën që
e shikoni sot. Sigurisht, shkollën tuaj e pret një e ardhme
akoma më e shkëlqyer, kështu, nxënësit që do ta ndjekin atë
në vitet që vijnë, do të dalin patjetër më të zotë, jo se do të jenë
më të zgjuar se ju, por se në dispozicion të tyre do të vihen
mjete dhe laboratorë më të përparuar nga ata që janë tani.
Natyrisht, zhvillimi i .mëtejshëin i shkollës suaj do të bë-
het krahas me përparimin e gjithë vendit tonë. Shqipëria deri
sot ka bërë hapa të mëdhenj në të gjitha fushat, në industri, mi-
niera, bujqësi, edhe në fushën .e shkencave. Kjo u detyrohet, në
radhë të parë, heroizmit të klasës sonë punëtore, që zbaton me
vendosmëri vijën e drejtë të Partisë, si edhe të gjithë atyre që,
pasi kanë mbaruar shkollat, kanë shkuar në prodhim, qoftë si

154 EN VER HOXHA

kuadro të mesëm teknikë, ashtu edhe si kuadro t ë lartë pas


mbarimit të universitetit.
Gjatë viteve pas Çlirimit një përparim i madh është arri-
tur në vendin tonë në fushën e industrisë dhe të minierave.
Planet në këta sektorë i kemi realizuar me sukses, popullit i
dhamë ato që i kishim premtuar, bile edhe më shumë. Por ajo
që është më interesante dhe inkurajuese dhe që hap perspekti-
va të mëdha për zhvillimin e atdhcut është se klasa punëtore,
teknikët dhe inxhinierët tanë, si dhe kuadrot e rnesëm që ka-
në mbaruar shkollat profesionale dhe kanë shkuar në prodhim,
kanë treguar kudo, në çdo sektor, një iniciativë të shkëlqyer në
drejtim të shpikjeve dhe të racionalizimeve.
Në vendin tonë socialist shpikjet janë kurdoherë në rendin
e ditës. Ne duhet të kuptojmë se ato nuk bëhen vetëm nga një
grup shtetesh ose shkencëtarësh. Shpikje mund të bëjë një so-
vjetik, një francez, një anglez apo një amerikan, por mund të
bëjë edhe një shqiptar. Natyrisht shpikjet nuk mund të bëhen
nga çdo njeri, ato bëhen nga njerëz me kokë, me tru, si i tho-
në fjalës. Por duhet kuptuar se shkenca dhe teknika te ne nuk
janë pronë vetëm e disave, por janë pronë e masës. Shkenca
është një fenomen shoqëror, aspak e izoluar inga qytetërimi
njerëzor, pra ajo i ka rrënjët e veta thcllësisht në terrenin sho-
qëror, ekonomik dhe ideologjik, në etapa të ndryshme histori-
ke, që janë të lidhura me njëra-tjetrën. Gjithashtu në zhvilli-
min e shkencës botërore nuk kanë kontribuar vetëm një kate-
gori njerëzish të një kombësie ose një kategori dijetarësh nga
një shkollë e caktuar, por me qindra e mijëra njerëz të popujve
të ndryshëm, të kategorive të ndryshme dhe të epokave të
ndryshme.
Me epokën tonë të ndërtimit të socializmit është e lidhur
shkenca më përparimtare e kohës, që edhe ajo është produkt i
rendit socialist, ashtu siç ka qenë në të kaluarën çdo shkencë,
produkt i rendit shoqëror në epokat kur ajo është zhvilluar.
Për shembull, dituria e filozofëve grekë në kohët e vjetra që
nga Talesi e të tjerë nuk mund të kuptohej e shkëputur nga
ambienti laik, ashtu si nuk mund të shkëputet më vonë metoda

SHKENCA DIIE TF,KNIKA TF. NE JAI\M PRONE E MASAVE 155

karteziane t nga rregullat e shkollës që quhet karteziane. As she-


kulli i Amperit nuk mund të shkëputet nga romantizmi, ashtu
sikurse nuk mund të shkëputet sot astronautika nga rendi ak-
tual i ndërtimit të socializmit.
Zhvillimi i mëtejshëm dhe përparimi i shkencës u përket
të gjitha vendeve me radhë. Por nuk duhet të harrojmë aspak
se shkenca jonë e përparuar bazohet në shpikjet dhe në me-
ndjen e lartë e të ndritur të shumë dijetarëve të kombësive të
ndryshme, që gjatë periudhave historike kanë hedhur bazat e
saj dhe e kanë zhvilluar atë më tej. Në kohën e sotme, shken-
cëtarët e vendeve socialiste po shkojnë edhe më përpara në
zhvillimin e mëtejshëm të shkencës.
Kurdoherë duhet pasur parasysh se jo të gjithë njerëzit e
shkencës kanë kryer universitete ose akademi. Këtë e vërteton
historia e kohës së kaluar, këtë e vërteton edhe epoka e tanish-
me. Në zhvillimin e shkencës kanë ndihmuar e kanë kontribuar
me shpikjet e tyre të mrekullueshme edhe mijëra e mijëra nje-
rëz të thjeshtë, fare të panjohur. Por sa i kanë përbuzur në të
kaluarën njerëzit e shquar të shkencës, të cilët mbylleshin në
laboratorët e tyre .e punonin me durim dhe besim të madh du-
ke bërë vazhdimisht eksperimente? Kur Radhërfordi 2 bënte
eksperimente në laborator, shumë njerëz që hiqeshin të ditur
e tallnin, kurse eksperimentet e tij përmbanin bërthamën e
zbulimit të madh të atomit. Kush nuk i ka tallur Erstedin 3 , apo
më vonë Voltin 4 për shpikjet e tyre të mëdha? Në zbulimet e
Voltit, të Erstedit e të tjerë, bazohet shkenca mbi elektrici-
tetin që ju mësoni këtu, e cila qysh. atëherë e deri sot është
zhvilluar edhe më tej.
Por historia vërteton se në zhvillimin e shkencës kanë .ndih-
muar e kanë kontribuar edhe njerëz të thjeshtë, të cilët në saje
të eksperiencës, durimit dhe mendjes së ndritur kanë bërë zbu-
1 Shkolla apo metoda karteziane janë quajtur sipas emrit të
filozofit Kartezi (lat. Cartesura), mbi bazën e të cilave qënd •onte teoria
filozofike e Dekartit, filozof dhe shkencëtar francez i shekullit të 17-të.
2 Ernest Radhërford — fizikan anglez (1871-1937).
3 Hans Kristian Ersted — fizikan danez (1777-1851).
4 Aleksandër Volta — fizikan italian (1745-1827).

156 ENVER HOXHA

lime të mëdha shkencore. Sa njerëz janë tallur me Zenob Gra-


min, me këtë punëtor të thjeshtë belg që punonte për të për-
funduar shpikjen e tij? Kur ai shpiku unazën [dinamon elek-
trike me rrymë të vazhduar], të gjithë thanë se ajo do të hi-
dhej tej, sepse nuk kishte ç'duhej elektriku, pasi makina e
avullit ishte e mjaftueshme. Por shpikjen e tij të madhe e
vazhduan shkencëtarë të tjerë, të cilët jo vetëm e çuan për-
para veprën e tij, por bënë të mundshëm akumulimin e ener-
gjisë elektrike në transformator. Kështu shkenca në të kalua-
rën ka çarë përpara nëpërmjet vështirësish dhe pengesash të
panumërta, ndërsa sot, në vendet socialiste, ata që bëjnë për-
pjekje për shpikje, gjejnë përkrahjen . e plotë morale dhe ma-
teriale nga ana e shtetit dhe e gjithë shoqërisë. Prandaj ajo
ecën me hapa të mëdhenj përpara.
Edhe në vendin tonë, në regjimin tonë socialist, ju, djem
dhe vajza, që ndiqni shkollat dhc pajiseni me shkencë dhe di-
turi, teorike dhe praktike, kur të mbaroni mësimet, e keni për
detyrë jo vetëm të vini në lëvizje makinat që do t'ju besojë
populli, shteti dhe Partia, por edhe t'i perfeksiononi ato më
tej, të shpikni të tjera më të mira që ta lehtësojnë punën dhe të
ndihmojnë për të shtuar prodhimin, për ta bërë atë më të lirë.
Gjatë këtij viti janë bërë nga klasa punëtore, teknikët dhe
inxhinierët tanë 50-60 propozime, plotësisht të realizueshme,
për ndërtim fabrikash me mbeturina materialesh dhe lëndë
të parë të vendit, që do t'i japin një impuls të mëtejshëm in-
dustrisë sonë. Kjo është jashtëzakonisht e vlefshme për ne.
Këto rezultate janë arritur nga përpjekjet e djemve dhe të vaj-
zave të popullit tonë, të klasës sonë punëtore, të fshatarësisë
punonjëse dhe të inteligjencies sonë, të cilët, porsa kanë lënë
bankat e shkollës dhe me atë pak praktikë që kanë në punë,
kanë mundur t'i japin ekonomisë popullore më shumë mjete
prodhimi, më shumë artikuj të nevojës së përditshme. Kjo ka
një rëndësi shumë të madhe dhe politeknikumi Nëntori»,
kuadrot e të cilit shpërndahen në të gjitha anët e vendit, luan
një rol mjaft të madh në këtë drejtim.
Prandaj Partia jonë i ka kushtuar një kujdes të madh kë-
tij institucioni. Sido që shumë nevoja të shkollës suaj tash janë
SHKENCA DHE TEKNIKA TE NE JANt PRONË E MASAVE 157

plotësuar, përsëri ka nevoja të reja, të cilat me siguri do të plo-


tësohen në të ardhmen. Partia dhe Qeveria kanë , besim të
madh jo vetëm në vullnetin e mirë të nxënësve, por edhe në
kuadrot mësues të vjetër dhe të rinj të shkollës suaj, me të cilët
ju, nxënës dhe nxënëse, duhet të lidheni ngushtë dhe t'i kup-
toni drejt përpjekjet dhe qëllimet e tyre fisnike. Gjatë punës
dhe praktikës mësimore ju duhet t'i mbani sytë hapur, të dëgjo-
ni kurdoherë me shumë kujdes dhe gatishmëri mësimet që c.,ta
ju japin, në mënyrë që të përpini gjithë diturinë e tyre.
Ju jeni në dijeni se në vendin tonë po bëhen përparime
të mëdha. Industria jonë tani prodhon më shumë dhe më
mirë, bujqësia ka hyrë në një rrugë të mirë zhvillimi, arsi-
mi dhe kultura janë përhapur në shkallë të gjerë në të gji-
tha anët e vendit tonë. Gjatë këtij pesëvjeçari do të shto-
hen edhe më shumë të mirat materiale për popullin. Vetëm të
keni mirë parasysh se asgjë nuk bëhet vetvetiu, por vetëm me
punë e sakrifica, me lodhje e djersë. S'ka diskutim sc gjatë
realizimit të pesëvjeçarit të tretë ne do të kemi edhe vështirë-
si. Ne dimë se socializmi nuk ndërtohet pa luftë dhe pa për-
pjekje kundër vështirësive, qofshin këto të brendshme apo të
jashtme, jo vetëm për Shqipërinë e vogël, po edhe për çdo
vend tjetër socialist, si edhe për gjithë ata popuj që akoma
pushtetin nuk e kanë në dorë, por që aspirojnë dhe luftojnë
për këtë qëllim të madh. Prandaj i madh . e i vogël te ne duhet
të mobilizohen me të gjitha forcat për të kryer detyrat që na
janë ngarkuar, bile për t'i tejkaluar ato.
Për të pasur sukses në punë, detyrat të mos kryhen në
mënyrë automatike, shabllone, por me iniciativë dhe ndërgje-
gje, se vetëm kështu gjithçka do të realizohet dhe vendi do të
përparojë më shpejt. Bashkë me këto kudo duhet të vihet edhe
një rregull më i mirë dhe një disiplinë akoma më e fortë. Rre-
gulli dhe disiplina nuk kanë munguar te klasa jonë punëtore,
te fshatarësia dhe inteligjencia jonë, bile në mjaft qendra pune
ato ekzistojnë në një shkallë për t'u lavdëruar, që mund të na
i kenë zili edhe vende të tjera, por ne duhet t'i rritim më shu-
më kërkesat tona. Megjithëkëtë gjendja në vendin tonë është
shumë e mirë dhe kjo, në radhë të parë, si rezultat i ndershmë-
158 ENVER F1OXHA

risë së njerëzve tanë, i ndërgjegjes dhe i patriotizmit të tyre të


lartë, i vuajtjeve që ata kanë pasur në të kaluarën, si dhe i
dëshirës së madhe për të mësuar dhe për të ndërtuar një jetë
më të mirë. Populli shqiptar, i zgjuar dhe patriot, nën udhë-
heqjen e drejtë të Partisë, e ka të qartë perspektivën dhe pu-
non me të gjitha forcat për t'ia arritur sa më parë objektivit.
Ai e kupton vijën e drejtë të Partisë, e kupton se me rregull
e disiplinë të fortë dhe me një organizim të shëndoshë në pu-
në mund dhe do kapërcejë të gjitha vështirësitë për të arri-
tur objektivat që i ka vënë përpara Partia.
Ju, shokë të rinj, kur të mbaroni shkollën, atje ku do të
caktoheni për të punuar, të bëheni shembull i shkëlqyer në të
gjitha drejtimet, të përpiqeni të merrni ndihmën dhe të përfi-
toni sa më shumë nga eksperienca e shokëve tuaj më të vjetër
dhe me kulturë më të lartë ose me praktikë të madhe, në më-
nyrë që pas një ose dy vjetësh të bëheni të aftë që të punoni
me rendiment të lartë. Gjithashtu të përpiqeni edhe të mësoni
më tej, të nxitni edhe tek ata që nuk kanë mbaruar shkollë dë-
shirën për mësim dhe për një ngritje të mëtejshme të nivelit
shkencor, teknik dhe kulturor. Tani, këtu në shkollë, të jeni
shembull i një kolektivi të organizuar që mëson dhe punon mi-
rë, të fitoni cilësi të tilla të përparuara çoni pastaj në fa-
brikat dhe në kantieret ku do të punoni. Vendi ynë ka nevojë
të .madhe për një gjë të tillë.
Ju, shokë dhe shoqe, nxënës dhe nxënëse të politekni-
kumit, të dëgjoni me kujdes këshillat e mësuesve tuaj, të për-
vetësoni sa më thellë mësimet që ju japin ata. Në çështjen e
mësimit mos mendoni ashtu si mendonim nc kur ishim nxënës.
Për mësimin dhe shkollën ju keni mendime më të përparuara
nga ato që kishim ne kur ishim si ju. Mentaliteti ynë i asaj
kohe ndaj mësimit dhe shkollës ishte shumë larg atij që keni
ju tani, pra ju, në këtë drejtim, jeni më përpara. Nuk mund
të krahasohemi ne, ish-nxënësit e brezit të vjetër, me ju që
keni të gjitha mundësitë që i kuptoni shkencën, artin, politikën,
ideologjinë, më drejt e më thellë se ne, qoftë edhe kur ishim
në klasat e fundit të shkollës së mesme, apo në bankat e uni-
versitetit. Ju tani keni vënë të gjitha forcat për të mësuar, se-
SHKENCA DHE TEKNIKA TE NE JANE PRONE F. MASAVE 159

pse jeni të ndërgjegjshëm dhe kjo i detyrohet punës së palo-


dhur të Partisë, për detyrën që ju është ngarkuar, që të bëhe-
ni kuadro të aftë, me horizont të gjerë shkencor, me zotësi
praktike, gati për t'i shërbyer popullit tonë të mrekullucshëm,
atdheut tonë të shtrenjtë, kudo që ta dojë nevoja, për të shkri-
rë të gjitha energjitë tuaja në përparimin dhc në lulëzimin me
ritme të shpejta të Shqipërisë së re socialiste.
Ju duhet të jeni të lumtur që ju japin mësim mësues të
vjetër, edhe nga ata që kanë mbaruar shkollat e pushtetit po-
pullor. Edhe mësuesit tuaj, të vjetër . e të rinj, duhet të jenë të
lumtur e të gëzuar që kanë të bëjnë me një rini kaq të pastër,
të shëndoshë dhe të gatshme për të thithur diturinë dhe shken-
r!ën dhe për ta vënë atë në shërbim të popullit ashtu siç jeni ju.

Të dashur nxënës dhe mësues,


Partia dhe Qeveria janë të sigurt se ju e doni popullin,
atdheun dhe Partinë dhe u qendroni atyre besnikë. Këtë da-
shuri e besnikëri ju po e tregoni çdo ditë me punën tuaj të pa-
lodhur për përvetësimin e mësimeve teorike dhe praktike, atë
e tregoni me entuziazmin tuaj revolucionar ndaj vijës së drej-
të të Partisë sonë. Prandaj ju uroj nga zemra punë të mbarë
dhe suksese sa më të mëdha në kryerjen e detyrave, për të
mirën tuaj, të Dopullit dhe të Partisë sonë të dashur të Punës!

Vepra, vëll. 23, f. 1-11, 25-26


ARSIMI ESHTE NJE NGA SEKTORET MË TË
RENDESISHEM TE PARTISE

Diskutim në mbledhjen e Sekretariatit


të KQ të PPSI-11
20 janar 1962

Një problem me rëndësi që duhet parë nga Ministria e


Arsimit dhe e Kulturës është që lëvizjet e arsimtarëve, trans-
ferimet e tyre nga një vend në tjetrin të kufizohen. Në këtë
drejtim është e domosdoshme të bëhet një propagandë e gjerë
shoqërore, që arsimtarët të stabilizohen atje ku janë caktuar të
punojnë, gjë që është në interes të shtetit, të arsimit dhe të
vetë arsimtarëve. Me arsimtarët që punojnë në fshat duhet të
punohet që të mos e kenë mendjen në qytet, sepse fshati ynë
është një nga qendrat më të bukura e më të rëndësishme të
punës sonë. Misioni i lartë i arsimtarit është të edukojë fëmi-
jët e popullit, prandaj atë duhet ta lidhim me shkollën dhe
fshatin ku punon. Ministria e Arsimit dhe e Kulturës të bëjë
ç'është e mundur që shkollat të ndërtohen të bukura, të mbahen
të pastra, të ketë në to rregull e disiplinë, që tekstet t'u siguro-
hen të gjithëve etj.
Për arsimtarin e fshatit rëndësi të veçantë ka sigurimi. i
banesës. Ne duhet të përpiqemi t'u lehtësojmë jetën arsimta-
rëve në fshat, sidomos për strehimin e atyre që janë nga qy-
teti, natyrisht brenda mundësive tona. Për këtë çështje të thek-
1 Në këtë mbledhje u shqyrtua raporti « Mbi gjendjen e kuadrit
të arsimit dhe puna për përgatitjen, edukimin, aktivizimin dhe trajti-
min e tdj».
ARSIMI - NJE SEKTOR ME RENDESI I PARTISE 161

sohet në vendim që komitetet e Partisë dhe kryesitë e koope-


rativave bujqësore të interesohen më shumë për strehimin dhe
për furnizimin e arsimtarëve, që atyre t'u jepet mundësia të
ushqehen në mensat e kooperativavc ose të SMT-ve etj. Mi-
nistria e Arsimit dhe e Kulturës të studiojë dhe të hartojë një
plan me perspektivë të gjerë, në mënyrë që arsimtarëve të
fshatit t'u sigurohet strehimi i nevojshëm dhe të mos mbeten
si të ardhur, por të kenë mundësi të krijojnë edhe familje, na-
tyrisht kjo kurdoherë me dëshirë. Partia, nga ana e saj, të pu-
nojë që arsimtarët beqarë të martohen në fshat, ku ka djem
dhe vajza po aq të mira, të bukura, të zgjuara dhe punëtore
sa edhe në qytet, sepse kështu ata do të lidhen më ngushtë me
fshatin, me fëmijët, me shkollën, me ekonominë fshatare.
Pra arsimtarët duhet të binden të qëndrojnë në fshat. Na-
tyrisht kjo është çështje e një perspektive të gjatë, po propa-
gandë e tillë duhet bërë vazhdimisht.
Në vendim duhet të theksohet edhe çështja e mësuesve
të shkollave 7-vjeçare, ku ne kemi më shumë vështirësi. Ko-
mitetet e Partisë të kenë kujdes t'i plotësojnë kontingjentet që
parashikohen për shkollat dhe institutet pedagogjike. Një kuj-
des i veçantë duhet të tregohet edhe për marrjen e arsimit
përkatës me korrespondencë nga ana e arsimtarëve, sidomos
nga ata që janë caktuar të punojnë në shkollat 7-vjeçare. Kjo
të vihet si një detyrë e domosdoshme për komitetet e Partisë,
për të plotësuar kërkesat e Ministrisë së Arsimit dhe të Kul-
turës, jo vetëm për të siguruar kontingjentet e shkollave, por
edhe të kontrollojnë arsimtarët që duhet të ndjekin shkollat
me korrespondencë dhe t'u kërkohet atyre llogari, si nga ana
e Partisë, ashtu edhe nga ana e organizatës së rinisë dhe e
bashkimeve profesionale, të cilat duhet të përcaktojnë edhe
metodën se si t'i kontrollojnë dhe t'i ndihmojnë këta arsim-
tarë që të ndjekin mësimet dhe të japin provimet rregullisht.
Nga ana e tyre, gjithashtu, të kontrollohet qëndrimi i arsim-
tarëve në shkolla, që ata të , edukohen me ndjenjën e disipli-
nës në detyrë, ashtu siç u përket këtyre njerëzve, që kanë një
mision shumë të lartë për të kryer.
Ne kemi mjaft përparime në arsim. Partia për këtë sek-

11 —3 a
ENVER HOXHA

tor tregon një interesim të gjithanshëm. Në krye të këtij di-


kasteri kemi shokun Manush, i cili interesohet shumë për pro-
blemet e arsimit, që janë kaq të mëdha, vetëm duhet që Par-
tia të ndihmojë akoma më shumë në të gjitha këto drejtime.
Ta bëjmë arsimin një nga problemet më të rëndësishme të
Partisë.

Vepra, vëll. 23, f. 93-95


KUNDËR FESË DIIE ZAKONEVE PRAPANIKE
KERKOHET NJE PUNE MË E ORGANIZUAR

Diskutim në mbledhjen e Sekretariatit


të KQ të
3 prill 1962

Ne duhet të vazhdojmë luftën kundër fesë dhe zakoneve


prapanike. Përshtypja ime është se në këtë drejtim Shkodra
bën një punë të organizuar dhe ka një eksperiencë të mirë.
Nuk është fjala se rrethet e tjera nuk luftojnë kundër fesë
dhe zakoneve prapanike, po çështja është se kërkohet një
punë më e organizuar.
Është e drejtë që lufta kundër zakoneve prapanike e pa-
ragjykimeve fetare të bëhet e organizuar me rininë, sidomos
në shkolla, por kjo duhet bërë edhe me gratë, që t'i bindim
ato për kotësinë e fesë dhe të zakoneve prapanike. Natyrisht,
në këtë fushë ka shumë përparime, janë arritur mjaft rezul-
tate, po feja dhe zakonet e këqija kanë rrënjë më të thella si-
domos te gratë. Megjithatë tani në shumicën dërrmUese gratë
punojnë, pra nuk qëndrojnë mbyllur në shtëpi dhe të kulti-
vojnë besicmet e kota ose të qëndrojnë nën skllavërinë e bu-
rrit. Por, duke marrë parasysh prapambetjen e gruas, duhet
që me masat e grave, si dhe të rinisë në radhë të parë, të bë-
het një punë e organizuar mirë në luftë kundër fesë dhe za-
1 Në këtë mbledhje u diskutua mbi luftën kundër zakoneve pra-
panike e paragjykimeve fetare, mbi përhapjen e njohurive ateiste-
-shkencore me masat.
164 ENVER HOXHA

koneve prapanike. Këtë punë duhet ta ,bëjalë në radhë të pa-


rë komunistët dhe elementët përparimtarë, por kurdoherë
në mënyrë të organizuar.
Për këtë qëllim Ministria e Arsimit dhe e Kulturës dhe
Drejtoria e Arsimit dhe e Kulturës pranë aparatit të Komi-
tetit Qendror të studiojnë çështjen që në shkolla jo vetëm të
bëhet një punë e mirë për të zhveshur nxënësit nga këto mbe-
turina, por këta të punojnë e të veprojnë sidomos në familjet
e tyre kundër besimcve fetare dhe zakoneve të këqija. Të gjen-
den gjithashtu edhe forma e metoda të tjera pune për eduki-
min ateist, sidomos në fshat. Këtu është pak të mjaftohesh me
një konferencë kundër fesë ose zakoneve të këqija, prandaj du-
het të përdoren më shumë forma të propagandës së Partisë,
për shembull, botime të thjeshta e të kuptueshme, me qëllim që
, fshatarët t'i lexojnë vetë, pa pritur të bëhet ndonjë konferencë.
Megjithatë edhe konferencat të mos lihen pas dore, po bashkë
me to të përdoren edhe forma të tjera.
Në luftë kundër zakoneve prapanike ne kemi zbatuar disa
forma pune, duke i lidhur ato me patriotizmin dhe me proble-
me ekonomike. Por me kaq nuk mjafton. Çështjen duhet ta
shohim të Jidhur ngushtë edhe me ligjet e shtetit, me dispozitat
përkatëse, që ndalojnë disa praktika të dëmshme, të cilat janë
refleks i zakoneve prapanike. Ka ndonjë komunist që i lejon
vetes t'i bëhet synet djali dhe, kur i kërkohet llogari, këtë faj
ai ia hedh gruas. Por logjika ta do që edhe sikur të veprojë ndo-
një grua, ajo nuk e bën këtë pa dijeninë e të shoqit. Ka burra
që janë liberalë, por ndaj grave sillen si tiranë. Në këtë rast jo
vetëm të punohet në rrugën e Partisë, me anën e bindjes dhe të
edukimit, por kur kjo punë nuk bën efektin ,e duhur, atëherë
duhet të veprohet edhe në bazë të ligjit.
Edhe kur ka raste që fejohet një vajzë c vogël, menjëherë
të thërriten babai i saj dhe babai i djalit, të cilëve t'u flitet për
këtë akt dhe, po të jetë nevoja, të shtrohet në mbledhje të po-
pullit të fshatit, ku të diskutohet, të nxirren mësime në bazë
të moralit tonë socialist dhe të veprohet sipas ligjeve në fuqi.
Nuk duhet dhe nuk lejohet të bëhen fejesat në djep ose nën mo-
shen ligjore, dhe asnjëherë pa pyetur djalin dhe vajzën që do
KUNDER FESE KERKOPIET PUNE ME E ORGANIZUAR 165

të fejohen, pa pëlqimin e njëri-tjetrit. Po nuk u përdor bashkë


me punën sqaruese edhe forca e ligjit, nuk luftohen si duhet za-
konet prapanike, në mënyrë që shkelësve të ligjit t'u skuqet
faqja dhe të tjerët të nxjerrin mësimin se 4<nuk duhet të shke-
lim ligjin, se nesër e pësojmë edhe ne>›. Tani edhe shumica e
popullit ka arritur në një nivel të tillë që përkrah qëndrimin
revolucionar dhe dënon fajtorët, ata që shkelin ligjet.
Thuajse të gjitha zakonet prapanike e kanë burimin te
feja, por gjatë shekujve ato janë përpunuar në një mënyrë të
tillë saqë shumë prej tyre duken sikur nuk kanë të bëjnë fare
me fenë, për shembull, çitjanet e grave ose rrobat e zeza duken
sikur nuk kanë të bëjnë as me fenë, as me turqit, prandaj shu-
më plaka qëndrojnë veshur gjithnjë me të zeza, kjo u është
bërë zakon, ose gruas kurveleshase çitjanet i duken se e mbaj-
në më ngrohtë. Shumë gra edhe i kanë hequr ato dhe në vend
të tyre kanë veshur fustanin, po ka akoma që mbajnë çitjane.
Pra shumë gjëra të këqija e kanë burimin te feja dhe me kohë
janë kthyer në zakone. Por ka çështje të tjera, si besimi te
zoti, kishat e xhamitë, faljet, tyrbet, shenjtorët, ramazani ose
kreshmët, kurbanet, pagëzimet etj., që janë të lidhura konkre-
tisht me doktrinat fetare.
Megjithëse çështja e fesë te ne nuk është ndonjë problem
aq i madh e akut, si në shumë vende të tjera, ne duhet të luf-
tojmë sistematikisht kundër shfaqjeve të saj kudo që mani-
festohen, duke përdorur kundër tyre edhe disa masa të arsye-
shme për edukimin ateist të punonjësve dhe të përdoren më-
nyra të ndryShme, për të penguar aktivitetin e komuniteteve
fetare, por pa i ofenduar besimtarët.
Veç këtyre, mund të flitet në mënyrë të veçuar dhe të
organizuar me hoxhallarët dhe me priftërinjtë. Ndonjë hoxhe
ose prifti që është i mirë, t'i flitet haptazi që të mos tregohet
i zellshëm në punën e tij. Me të gjithë po bëhen mbledhje,
vetëm me hoxhallarët e priftërinjtë nuk po bëhet ndonjë pu-
në. Edhe këta duhen .mbledhur, sepse disa prej tyre janë patri-
otë, shumë të tjerë . nuk e kuptojnë fenë. Fëmijët e tyre janë
të lidhur me kooperativën bujqësore, nga e cila sigurojnë të
ardhura. Mund të bisedohet me këta njerëz, t'u bëhet edhe
166 ENVER HOXHA

atyre propagandë antifetare, të sqarohen në mënyrë shoqërore,


patriotike. Prandaj të mblidhen ose bashkërisht, ose në grupe,
ose veç e veç e të punohet me ta. Çështja është që të neutra-
lizohet sa më shumë puna e tyre.
Leksione do të dërgohen edhe nga lart, po të tilla duhet
të përgatitin edhe vetë rrethet, veçse jo me stërhollime, se
materiale të tilla fshatarëve nga një vesh u hyjnë dhe nga tjetri
u dalin. Çështjen e ramazanit nuk është e domosdoshme t'ia
shpjegosh fshatarit në mënyrë filozofike dhe kronologjikisht
se si ka vepruar Muhameti, po mund t'la shpjegosh nga ana
ekonomike e shkencore. Të shpjegohet thjesht se, duke mbaj-
tur ramazan, nuk do të kesh fuqi të punosh tokën dhe kjo do të
të lërë pa bukë, do të sëmuresh, do të dobësohesh etj. Me këtë
shpjegim në qoftë se nuk arrin të bindet sot, do të bindet nesër.
Në qoftë se në një fshat mbajnë ramazan shumë, pak ose hiç
fare, kjo varet nga propaganda e Partisë. Atje ku mbahet ra-
mazan do të thotë se puna e organizatës-bazë të Partisë është
e dobët.
Komitetet e Partisë duhet t'i marrin herë pas here në
shqyrtim këto çështje dhe të veprojnë me masa konkrete ku-
nclër fesë dhe zakoneve të këqija. Masat të mos jenë të njëlloj-
ta kudo, por të diferencuara. Në fshatra ose në kolektiva puna
e Partisë të ndërtohet për ato probleme që preokupojnë orga-
nizatën-bazë të Partisë. Po të ndodhë një krim, për të mund
të hartohet e të zhvillohet leksioni përkatës, pra të rrahë çe-
kani në vendin e ngjarjes. Kur sheh, për shembull, se në një
fshat është shitur një grua ose një vajzë, pse ta bësh problem
në të gjithë rrethin? Kjo çështje të bëhet problem atje ku ka
ndodhur, pa qenë nevoja të bëhet fushatë në të katër anët e
rrethit. Një çështje nuk duhet bërë problem atje ku nuk ek-
ziston.
E përsëris edhe një herë, kundër fesë dhe zakoneve pra-
panike duhet luftuar në mënyrë të organizuar, duke punuar
në radhë të parë me rininë dhe gratë. Mund të punohet edhe
me pleqtë, po hallin e kemi më shumë te rinia, sidomos tek ajo
e shkollës. Ne duhet të bëjmë që nxënësit, kur mbarojnë
shkollat 8-vjeçare e të mesme, të jenë të pjekur, të kenë një
KUNDtR FESË KtRKOHET PUNt mn E ORGANIZUAR 167

botëkuptim të qartë materialist mbi botën, mbi fenomenet e


natyrës dhe ato shoqërore. Kjo nuk është një punë e lehtë.
Populli ynë ka një të kaluar të lavdishme, me zakone të
përparuara, me virtyte të larta. Por ne jemi realistë, shohim
edhe zakonet prapanike e besimet fetare, të cilat me luftën
e Partisë po zhduken gradualisht. Shfaqjet që vihen re ako-
ma në ndërgjegjen e njerëzve nuk duhet të na bëjnë pesi-
mistë. Sigurisht, në radhët e popullit ka edhe njerëz të tillë
që bëhen kriminelë, kundër të cilëve ne duhet të marrim ma-
sa të rrepta. Na ka ngjarë edhe tani ndonjë vrasje e shëm-
tuar, por sot jemi shumë larg nga zakoni i keq i hakmarrjes,
me të cilin në disa krahina ushqeheshin fëmijët qysh në djep,
që, kur të rriteshin, të zhduknin vrasësin e babait. Por zhvi-
Ilimi i jetës socialiste te ne po i likuidon këto zakone të dëm-
shme. Sidoqoftë, mbeturinat mikroborgjeze ruhen akoma te
njerëzit, ato shumë herë i pengojnë këta në punë dhe i shtyj-
në të kryejnë veprime të dënueshme nga ligji e të papranu-
eshme nga shoqëria. Ky është një problem i rëndësishëm që
duhet ta kemi vazhdimisht parasysh, prandaj ta organizoj-
më punën më mirë dhe kështu sukseset tona do të jenë ako-
ma më të mëdha.

Vepra, vëll. 23, f. 235-241


MARRJA E ARSIMIT KERKON VULLNET,
KE MBENGULJE, KONTROLL

Nga diskutimi në mbledhjen e Sekretariatit


të KQ të PPS111

4 maj 1962

Marrja e arsimit me korrespondencë nga ana e arsimtarë-


ve të rinj kërkon masa organizative, sepse çështja nuk mund
të .ecë në mënyrë spontane dhe se vetëm me të shtruar pro-
blemi nuk zgjidhet. Këto çështje i ka shqyrtuar edhe Partia,
por ajo që kërkohet është të merren masa për të ndjekur shko-
.11ën.
Ministria e Arsimit dhe e Kulturës dhe organizatat e
masave duhet të thellohen sidomos në aspektin e vendimit që
arsimtarët të vazhdojnë shkollën. Aktivet me arsimtarët mund
të zhvillohen dhe atje të gjithë janë në gjendje të flasin, po,
kur vjen puna për të mësuar dhe për të ndjekur shkollat, për
këtë ka ngurrime. Prandaj masat organizative dhe kontrolli
sistematik janë ato që nxitin sedrën e njerëzve, sepse në këtë
proces bëhen edhe kritika. Vetëm shtrimi i problemit, siç është
vepruar gjer tani, nuk e zgjidh punën, kësaj i thonë të shkosh
radhën. Kryesorja është të ndiqet efektivisht detyra deri në
zbatimin e plotë. Për këtë duhet organizuar më mirë ndihma e
kontrolli që arsimtarët të ndjekin më mirë shkollën. Në parim
ka njerëz që janë dakord të venë në shkollë, por në praktikë
nuk e mbajnë fjalën. Marrja e arsimit kërkon vullnet të he-
kurt, këmbëngulje të fortë, kontroll sistematik.
1 Në këtë mbledhje u diskutua mbi punën e organizatës së rinisë
dhe të bashkimeve profesionale me arsimtarët e rinj për vazhdimin e
shkollës me korrespondencë.
1111111111111111111111111

MARRJA E ARSIMIT KËRKON VULLNET, KEMBENGUL,TE 169

Çdo problemi t'i gjejmë jo vetëm mënyrën si të shtrohet,


por edhe mënyrat si të kontrollohet kryerja e detyrës. Kështu
të veprohet edhe për shkollën. Njerëzit të venë të mësojnë dhe
të nxiten vazhdimisht që ta mbarojnë atë. Pra shtrimi i proble-
mit dhe zgjidhja e tij përbëjnë një të tërë. Ju, shokë të Këshi-
llit Qendror të Bashkimeve Profesionale, duhet të përpunoni
masa të nxitjes dhe të kontrollit për ata që mësojnë me ko-
rrespondencë, duke u bazuar në të gjitha ato kushte të për-
shtatshme që ka siguruar Ministria e Arsimit dhe e Kulturës.
Ndërsa bashkimet profesionale ta ndjekin këtë çështje në qytet,
Bashkimi i Rinisë ta ndjekë në fshat. Vështirësitë materiale për
arsimtarët që ndjekin shkollën me korrespondencë, siç janë, për
shembull, mungesa e disa teksteve, të kapërcehen.
Ju, shokë sekretarë të komiteteve të Partisë të rretheve,
duhet ta kuptoni mirë se çështja e edukimit të arsimtarëve është
nga më të rëndësishmet, sepse ata punojnë për edukimin e bre-
zit të ri. Në qoftë se organizatat-bazë të Partisë nuk do t'i kush-
tojnë kujdes këtij problemi, ne do të kemi një humbje të madhe.
Shifrat që na jepen në materialin e paraqitur tregojnë se gje-
ndjen nuk e kemi të mirë, sepse deficitet janë të shumta, ka
mjaft arsimtarë që nuk e vazhdojnë shkollën për të marrë arsi-
min përkatës. Për arsimtarët në moshë të kaluar ndjekja e
shkollës me korrespondencë është mjaft e vështirë, kurse për
të rinjtë që janë në gjendje të mësojnë, që kanë vullnet, duhet
të tregohet kujdes i madh nga Partia. Është krim i madh të mos
i kushtojmë kujdes çështjes së vazhdimit të shkollës nga nje-
rëzit tanë.
Bashkimet profesionale dhe organizatat e Bashkimit të Ri-
nisë duhet të luftojnë më shumë dhe ta marrin si duhet në dorë
këtë problem. E vlen që sekretari i parë ose sekretarët e tjerë
të komitetit të Partisë të rrethit të shkojnë në mbledhje të ar-
simtarëve, të flasin dhe t'i inkurajojnë ata edhe për të vazh-
duar shkollën, pastaj t'u flasin atyre edhe për gjendjen e jasht-
me e të brendshme të vendit tonë. Një gjë e tillë Partisë i vlen
shumë.
Vepra, vëll. 23, f. 270-272
TE FORCOHET PUNA MESIMORE, EDUKATIVE DHE
PEDAGOGJIKE NE SHKOLLAT USHTARAKE

Diskutim në mbledhjen e Sekretariatit


të KQ të PPSHi

4 maj 1962

Edhe unë kisha po ato vërejtje që bëri shoku Hysni, pra-


ndaj nuk po zgjatem. Ju, shokë të Drejtorisë Politike, duhet
t'u vini kujdesin më të madh këtyre dy shkollave 2 , sepse ato
janë fidanishtet bazë për përgatitjen e oficerëve tanë të ardh-
shëm, të cilët duhet të pajisen me shkencë, me kulturë dhe
me arsim, të brumosen me ndërgjegje të lartë patriotike dhe
me partishmëri të madhe. Në këto shkolla ne duhet të edukoj-
më oficerët e rinj dhe të arrijmë që të metat tona e të oficerë-
ve tanë të vjetër të mos zënë vend në brezin e ri të oficerëve,
domethënë të metat tona të shërbejnë për mësimin dhe edu-
kimin e oficerëve të rinj.
Ju i keni shumë të mira kushtet në shkolla, prandaj ka
mundësi që të zhvillohet në nivel të lartë puna mësimore-edu-
kative. Të kihet parasysh orientimi që në shkollat ushtarake
të venë më shumë djem të punëtorëve dhe të patriotëve, si-
domos djem oficerësh. Them djem oficerësh, sepse ka të bëjë
shumë çështja e edukatës në familje, e dashurisë për profe-
sionin ushtarak dhe e kuptimit të rolit të rëndësishëm që du-
1 Në këtë mbledhje u diskutua • Mbi gjendjen dhe punën mësimore
në shkollën e bashkuar «Enver Hoxha », « Skënderbej» dhe në atë të
Ministrisë së Punëve të Brendshme».
2 Shkollave « Enver Hoxha» dhe «Skënderbej».
111~111~11111~~1~11111111~~111~111
TZ FORCOHET PUNA NE SHKOLLAT USHTARAKE 171

het të luajë oficeri në ushtri. Prandaj mendoj se në të ardh-


men nuk duhet të ngjasë që ndonjë skënderbegas, që mëson
në shkollë dhe që përgatitet për ushtarak, të mendojë për
të ndjekur universitetin me qëllim që të punojë në sektorë
civilë. Këtë gjë e keni në dorë më shumë ju sesa familja. Nuk
është çështja do apo nuk do familja t'i bëhet djali oficer, por
çështja varet nga puna që do të bëni ju me të.
Ju duhet të ngjallni te të rinjtë dashurinë e madhe për
ushtrinë. Kështu veprojnë shumë prindër, por ka edhe nga ata
prindër që bëjnë çmos për ta dërguar djalin e tyre në shkolla
të tjera, ose që e nxitin me ndërgjegje për të . kryer ndonjë akt
indisiplinimi vitin e fundit, me qëllim që të largohet • nga shko-
lla ushtarake e të hidhet në sektorin civil. Një veprim i tillë
është shumë i shtrembër.
Në ushtri ne përgatitim, veç oficerëve, edhe kuadro të
tjerë, si inxhinierë, mjekë etj., për të shërbyer atje. Prandaj
në shkollat ushtarake duhet t'u kushtohet rëndësi e dorës së
parë jo vetëm mësimeve ushtarake, por edhe atyre të profe-
sioneve të tilla. Instruktorët duhet t'i japin rëndësi të madhe
programit ushtarak, sepse në qoftë se mësimet ushtarake
hen në radhë të dytë, vetvetiu kjo do të influencojë mbi prin-
dërit e nxënësve, të cilët nuk do të kenë dëshirë që djali i tyre
të bëhet ushtarak dhe kështu do të ketë pengesa në të ardh-
men. Mbarëvajtja në këtë drejtim varet jo vetëm nga rëndësia
që i jepet edukatës ushtarake sipas programit, por edhe nga
jeta që bën nxënësi në shkollë. Kjo ka rëndësi, sepse mundet
që në disa klasa të shkollës «Skënderbej»- programi ushtarak
të mos jetë aq i ngjeshur, po të bëhet një jetë e vërtetë tër-
heqëse ushtarake, që ka lidhje me sjelljen dhe qëndrimet se-
rioze ushtarake, me pastërtinë, me fjetjen, me disiplinën, me
ambientet e kulturuara dhe me shoqërinë ushtarake etj. Duke
qenë këto në mënyrë shembullore, atëherë me siguri te nxë-
nësit do të ngjallet shpirti ushtarak, disiplina e vetëdijshme,
fryma e patriotizmit dhe ndërgjegjja e lartë për funksionin që
do të kryejnë në të ardhmen në radhët e ushtrisë. Prandaj
në këto çështje ju duhet të bëni kujdesin më të madh, sidomos
në shkollën «Skënderbej».
172 ENVER HOXHA

Ndëshkimet në shkollat ushtarake nuk janë të drejta, si-


domos në atë shkallë që jepen. Kjo tregon se pedagogët nuk
bëjnë sa duhet punë edukative, por e kanë zëvendësuar këtë
me masa ndëshkimore. Nxënësit e këtyre shkollave janë filiza
të rinj, prandaj nuk duhet të konsiderohen nga pedagogët një-
lloj si ata oficerë që janë më të rritur dhe kanë disa vjet në
shërbim ushtarak. Natyrisht, për ata nxënës që bëjnë faje, du-
het të jepen edhe disa dënime, po sa të jetë e mundur të lehta
dhe të mos jenë ndëshkime fizike dhe diskriminuese. Në këto
shkolla dënimet duhet të jenë të tilla që të prekin sedrën e
nxënësve dhe t'i përshtaten jetës ushtarake. Burgime nuk duhet
të jepen në klasat fillestare. Prandaj për këto dobësi t'u tërhi-
qet vëmendja organizatave të Partisë dhe këshillave pedago-
gjikë. Por këtu ka neglizhenca edhe nga shokët e Drejtorisë
Politike, ka nënvleftësim dhe mendjemadhësi nga ana e pe-
dagogëve anëtarë partie. Në rast se pedagogët në asnjë mble-
dhje të tyre nuk analizojnë si shkon puna edukative me nxë-
nësit, natyrisht rezultatet e tyre nuk ka si të jenë të mira. Pra-
ndaj në shkollat ushtarake duhet të forcohet më shumë puna
mësimore, edukative dhe pedagogjike.

Vepra, vëll. 23, f. 278-281

You might also like