You are on page 1of 11

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU”

DURRES

FAKULTETI I BIZNESIT

Detyre Kursi
Tema: Paraja dhe funksionet e saj
Kursi: Baza Finance

Punuan: Hume Muca Pranoi: Msc. Elfrida TARAKU


Klodiana Rama
Mara Veliu
Mariola Dragoti
HYRJA

“Paraja dhe funksionet” , nepermjet kesaj teme duam te paraqesim funksionet e shumta te
parase dhe si ndikon ajo drejtperdrejt ne jeten e perditshme apo edhe ne zyrat kryesore te
ekonomis. Te gjithe mbajme para ne duar pa e ditur vertete se sa shume gjera mund te bejme me
pak para duke nisur qe nga kushtet me minimale qe mund te krijojme per jetesen tone e duke
arritur edhe ambicie te tjera te cilat varen ne varesi te nivelit te parase. Gjithsesi ajo cka duam te
tregojme eshte funksionet e saj te rendesishme ne ekonomine e vendit apo edhe shume aspekteve
te ndryshme. Informacionet qe ne kemi paraqitur ne kete detyre kursi jane te marra nga literatura
e Baza Finance dhe nga faqe te ndryshme te internetit te cilat ne baze te studimit tone gjithashtu
kemi permbledhur karakteristikat kryesore te parase dhe rendesine e saj.Nje pjese kryesore qe ne
kemi trajtuar eshte edhe zhvillimi I parase, pra histiriku I saj nga kembimi mall me mall deri ne
formen e saj sot qe eshte ne monedha metalike, kartomonedha apo edhe ne para bankare ose
ndryshe paraja transaksionale. Shpresoj te kemi arritur pikesynimet tona nepermjet ketij
materiali dhe tju jemi pergjigjur pyetjeve tuaja.
PERMBAJTJA

 Paraja

1. Zhvillimi historik I parase


2. Karakteristikat e parase
3. Funksionet e parase
4. Komponentet e ofertes monetare dhe kerkesa për para
5. Bankat, llojet e tyre dhe procesi I krijimit te parase
6. Format e parase
7. Roli I parase

 Gjetjet

 Konkluzionet

 Referencat
PARAJA

Me para kuptojmë çdo objekt standard përgjithësisht të pranuar, që shërben si mjet këmbimi ose
pagese.

Zhvillimi historik i parasë


Ndarja shoqërore e punës bëri të domosdoshëm këmbimin e produkteve të prodhuesve të
ndryshëm. Fillimisht këmbimi bëhej në formen mall – mall. Thellimi i ndarjes shoqërore të
punës vështirësoi realizimin e këmbimit mall me mall, sepse kërkohej të realizohej ajo që quhej
koinçidencë e dyfishtë e nevojave. Koinçidenca e dyfishtë e nevojave shpreh përputhjen e plotë
për llojin dhe sasinë e mallrave që duan të këmbejnë dy prodhues. Mirëpo sa më të specializuar
të jenë prodhuesit aq më vështirë është që të arrihet plotësimi i këtij kushti. Zgjidhja e këtij
problemi është bërë duke kaluar nga këmbimi mall me mall në këmbimin nëpërmjet një malli
ndërmjetës që quhet para.

Në kohët e sotme fjala para është një kryefjalë. Dëgjojmë shpesh shprehje si :

 “Si bën shumë para”, që do të thotë “Ai ka të ardhura të mira”


 “Ajo vjen shumë para , që do të thotë që “Ajo është shumë e pasur”

Kjo duket më qartë kur shikojmë që prindërit tanë i marrin të ardhurat / pagesën e tyre në para ,
ashtu si kurse pasuria e tyre mund të mblidhet në formën e parasë. Megjithatë paraja nuk është e
njëjta gjë si të ardhurat ose si pasuria. Të ardhurat përfaqësojnë një fluks të pagesave që marrim
në një njësi kohe , të shprehur në para. Pasuria mund të jetë edhe tokë edhe letër me vlerë ,
automjet shtëpi, etj.

Egzistojnë forma të ndryshme të parasë që janë të përdorur në kohë dhe në vende të ndryshme
që nga lashtësia deri më sot. Çfarë është paraja dhe pse është e nevojshme ajo në menaxhimin e
financës ? Pse ajo gjatë kohës shfaqet në forma të ndryshme dhe kush i shndërron guaskat ,
fildishin, arin, kartëmonedhën në para ?

Paraja është gjithçka përgjithësisht e pranuar si mjet këmbimi, mallrash dhe shërbimesh, matëse
e vlerës dhe ruajtëse e vlerës. Sapo diçka bëhet përgjithësisht e pranueshme në këmbimin e
mallrave, ajo bëhet para dhe kryen të gjitha funksionet e saj, si mjet këmbimi, masë vlere dhe
ruajtëse e vlerës.

KARAKTERISTIKAT E PARASË :
1. Njihet lehtësisht nga të gjithë
2. Vlera e saj është e qëndrueshme
3. Ka veti fizike të qëndrueshme
4. Lehtësisht e mbajtshme
5. Homogjene
6. E ndashme në njësi më të vogla
Funksionet e parasë
1. Funksioni si mjet këmbimi. Ky esht funksioni kryesor i parase. Nepermjet tij paraja luan
rolin e nje luberifikuesi qe zbut dhe lehteson funksonimin e ingranazhave te shumta dhe
te nderlikuara te ekonomis duke ralizuar trasanksione ne kosto shume me te ulet.
Perfytyroni per nje moment se cfar hallkash do te shtoheshin ne procesin e kombinimit
dhe mbi kete baze sa koh dhe shpenzime do te nevoiteshin per te ralizuar kembimin. Po
qe se kembimi do te behet mall me mall pra pa ndermjetsimin e parase ne procesin e
kembimit perkundrazi shtrohet nevoja e persosjes se formave te saj per ta lehtesuar sa me
shume ate. Per ralizimin e ketij funksioni paraja duhet te jete e pranushme.

2. Funksioni si mjet llogarie (matëse e vlerës). Duke u perdorur si mjet kembimi paraja
kryen edhe nje funksion tjeter te rendesishem ajo sherben si nje mates e vleres se
produkteve. Mallrat dhe sherbimet e shprehin vleren e tyre ne para, nepermjet cmimeve
duke thjeshtuar procesin e matjes se saj. Ne te kundert per cdo mall do te kishim aq
cmim sa edhe mall qe do mund te kembeshin me te .Nepermjet ketij funksioni mallra dhe
sherbimet me veti te ndryshem fizike , kimike etj. Vihen ne nje emrus te perbashket duke
bere te mundur llogaritjen e nje tregusi te vetem per te gjitha sasine e tyre . Per relizimin
e ketij funksioni nuk esht e domosdoshme prania e paras.

3. Funksioni si mjet kursimi (ruajtëse e vlerës). Duke shërbyer si mjet këmbimi, paraja
mund të kryej edhe një funksion tjeter, atë të ruajtjes së vlerës ose të mjetit të kursimit.
Këtë funksion e kryejnë edhe forma të tjera të pasurisë por paraja ka një avantazh në
krahasim me aktivet e tjera, sepse paraja paraqet një aktiv me rrezik më të vogël se
aktivet tjera. Ndodhë kështu sepse çmimi i aktiveve të tjera mund të ndryshoj, për
shembull mund të ulet, duke ulur edhe sasinë e vlerës së ruajtur.

Komponentët e ofertës monetare dhe kërkesa për para


Oferta monetare llogaritet si shumë e instrumenteve të ndryshme që, ne një shkallë të caktuar,
shërbejnë si para dhe mund të shprehet nëpermjet disa komponentëve, që quhen agregat
monetarë. Agregatet monetarë janë klasifikuar në bazë të kriterit të likuiditetit (aftësisë dhe
shpejtësisë së shendërrimit në para). Oferta monetare mund të matet nëpërmjet këtyre agregatëve
monetarë M1, përfshin vetëm paranë e transaksioneve, pra ato instrumente financiare që
realizojnë këmbimin e mallrave në çdo kohë pa kurrfar kushti dhe kufizimi. Këtu përfshihen
monedhat dhe kartmonedhat si dhe llogaritë e çekueshme dhe çeqet e udhëtarëve. M2 , quhet
ndryshe edhe paraja e gjerë. Përfshin M1 dhe forma të tjera aktivesh që nuk janë para
transaksionesh por që mund të kthehen me shpejtësi në para (pra janë afersisht para) si për
shembull depozitat afatshkurtëra etj. Pra, këto aktive nuk janë plotsisht likuide por kanë likuiditet
të lartë dhe kthehen me një kosto të ulët në para transaksionesh. Me likuiditet kuptojmë lehtësinë
dhe shpejtësinë e kthimit të një aktivi në para transaksionesh . M3 , përfshin M2 dhe aktivet që
janë likuide por me pak se ato që futen te M2 si depozitat ekursimit afatgjatë etj. L është një
agregat tjeter monetar ku futen M3 dhe aktivet tjera qe kanë një likuiditet shumë të ulët ose nuk
janë fare likuide. Të tilla mund të jenë bonot e thesarit etj.
Kërkesa për para
 Shkaqet dhe motivet e kërkesës për para.

 Njerëzit e mbajnë paranë, për të realizuar transaksionet që dëshirojnë ose për të ruajtur
kursimet e tyre.Mirëpo mbajtja e parasë shoqërohet me koston e saj. Si çdo kosto tjetër
edhe kosto e zotërimit të parasë është përfitimi i alternativës më të mirë, nga e cila hiqet
dorë. Duke u nisur nga funksionet e parasë, dy janë motivet e mbajtjes së parasë:
1. Nevoja për të blerë mallra dhe shërbime.
2. Paraja në funksion të ruajtjes së vlerës.

Bankat, llojet e tyre dhe procesi I krijimit të parasë


 Bankat janë institucione financiare puna kryesore e të cilave është marrja e depozitave
dhe dhënia e kredive si dhe ndermjetësimi në qarkullimin e pagesave të komitentëve.
 Pra banka është një firmë financiare, që kryen sherbime të caktuara, që kanë të bëjnë me
kalimin e mjeteve të lira financiare nga ata që i kursejnë ato tek ata që kanë nevojë për to
 Disa prej tyre janë: bankat komerciale, afariste, investive, hipotekare, etj. Mirëpo koheve
të fundit është duke u shkuar drejt univerzalizimit të bankave, pra thyrjes së kufirit në
mes tyre.
 Aktiviteti bankar përfshin në radhë të parë, pranimin e depozitave të individëve, firmave
etj. Depozitat janë të shumëllojshme por ne do të veçojmë dy llojet kryesore: depozitat në
të parë dhe depozita me afat.
 Depozitat në të parë,janë ato depozita që mund të përdoren në çdo kohë nga ana e
zotëruesve të tyre pa kurrfar kushti dhe kufizimi.
 Depozitat me afat, janë depozita që zotëruesit e tyre nuk mund t’i tërheqin para afatit të
caktuar.
 Në radhë të dytë, aktiviteti bankar përfshin dhënien e huave firmave dhe individëve që
kanë nevojë.
Për këtë shërbim banka merr interes, i cili është më i lartë se interesi që ajo jep për depozita.
Këto interesa që merr banka nga huatë që jep, përfaqësojnë të ardhurat e bankës, kurse interesat
që paguan për depozitat përfaqësojnë një pjesë të shpenzimeve ku futen edhe pagat e punonjësve
të bankës, shpenzimet për energjinë elektrike, paisjet, qiratë etj.

 Diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve përbën fitimin e bankës.


 Bankat po ashtu kanë një kufizim sa i përket fitimeve të tyre sepse një pjesë të depozitave
të saj është e obligueshme ti ndaj në formë të rezervave të detyrueshme te Banka
Qendrore, po ashtu banka për të ruajtur likuiditetin e saj ndan edhe rezervat e likuiditetit.
 Bankat janë shumë të kujdesshme gjatë dhënies së kredive për shkak se ekziston rreziku i
moskthimit të tyre, dhe varësisht nga shkalla e rrezikut caktohet edhe norma e kamatës.
Sa më e lartë të jetë shkalla e rrezikut aq më e lartë do të jetë norma e kamatës në banka
 Në mënyrë sintetike aktiviteti i bankës jepet në bilancin e bankës që përbëhet nga dy
pjesë: aktivet dhe pasivet.
FORMAT E PARASË

Cilat janë format e parasë që shoqëria njerëzore ka përdorur në etapa të ndryshme të zhvillimit të
saj ?

1. Mall : Mund të konsumohet si mall ose para, që rrit besimin dhe e bën më të pranueshëm
atë.
2. Përfaqësuese: Formë e vonueshme e parasë. Ajo është para letër, e cila mund të
këmbehet në çdo kohë me paranë mall që përfaqëson. Ajo mbron paranë mall nga
konsumi dhe është më e lehtë në transport.
3. E dekretuar: Kjo është formë relativisht e vonë, e cila u krijua pikësisht kur
karmonedhat u bënë të pagarantuara me ar dhe nuk ktheheshim më në sasinë e arit që
përfaqëson.
4. Paraja elektronike e vendosur ne kompjuterin e bankave. Praja elektronike po ndryshon
derisa njerëzit kërkojnë mënyra për të realizuar këmbimin nëpërmjet kompjuterëve të
tjerë.
Roli i parasë si një shtyllë e rëndesishme për politikën
monetare: Rasti i Shqipërisë

Fokusi kryesor i këtij materiali është vlerësimi i funksionit të kërkesës për para dhe të shpejtësisë
së qarkullimit të parasë së gjerë, M3, në afatin e mesëm dhe të gjatë, duke pasur parasysh rolin e
saj si një shtyllë e dytë e rëndësishme për politikën monetare të Bankës së Shqipërisë, në
përputhje me objektivin e saj kryesor, atë të stabilitetit të çmimeve. Rezultatet tregojnë se
kërkesa për para është e qëndrueshme edhe pas krizës financiare dhe ekonomike, si dhe ecuria e
saj përmban informacion të rëndësishëm për ecurinë e inflacionit.

Roli i Bankës së Shqipërisë për emetimin e monedhës kombëtare


Banka e Shqipërisë emeton dhe hedh në qarkullim kartëmonedhat e monedhat kombëtare me
kurs ligjor, si dhe emeton kartëmonedhat e monedhat që shtypen për qëllime numizmatike.
Gjithashtu, Banka e Shqipërisë përcakton formën, përmasat, pamjen dhe karakteristika të tjera të
kartëmonedhave e monedhave kombëtare me kurs ligjor.
Kurs ligjor nënkupton se kartëmonedhat dhe monedhat mund të ofrohen për pagimin e një
detyrimi dhe marrësi është i detyruar t'i pranojë, pa kufizim, me vlerën e tyre nominale.
Banka e Shqipërisë harton planin e emetimit të kartëmonedhave e monedhave kombëtare, duke
siguruar furnizimin dhe plotësimin e kërkesave të ekonomisë shqiptare me para. Ajo harton dhe
politikën e tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe të monedhave që ka emetuar,
kundrejt shkëmbimit me kartëmonedha e monedha të emetimeve të reja.
GJETJET
Paraja dhe bankingu në Shqipëri, nga antikiteti në ditët tona
Botimi përmbledh kumtesat e mbajtura në Konferencën me temë “Paraja dhe bankingu në
Shqipëri, nga antikiteti në ditët tona”. Kjo ishte konferenca e parë e organizuar nga Muzeu i
Bankës së Shqipërisë, e cila mblodhi së bashku historianë, akademikë, numizmatë, arkeologë e
studiues të historisë monetare e ekonomike, për të prezantuar e diskutuar gjetjet e studimeve të
tyre në fushën e prodhimit dhe qarkullimit monetar, historisë ekonomike dhe zhvillimit të
bankingut në vendin tonë, nga antikiteti e deri në ditët tona.
Harmonizimi i politikës monetare me stabilitetin financiar - objektivat, përgjigjet dhe
ndërveprimi mes tyre në periudha pasigurie
Në datën 27 tetor 2016, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të
Evropës Juglindore të Universitetit të Oksfordit, zhvillon konferencën e saj vjetore me temë:
Harmonizimi i politikës monetare me stabilitetin financiar – objektivat, përgjigjet dhe
ndërveprimi mes tyre në periudha pasigurie”.
Politika Monetare në Shqipëri: Nga e shkuara në të tashmen - Konferenca X (26 tetor
2012)
Në datën 26 tetor 2012, Banka e Shqipërisë organizoi Konferencën e 10-të Ndërkombëtare me
temë “Politika monetare nga e shkuara në të ardhmen”, e cila këtë vit përkoi me festimin e 100-
vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Fjala e hapjes u mbajt nga Guvernatori i Bankës së
Shqipërisë, z.Ardian Fullani, ndërkohë që punimet e kësaj konference u përshëndetën dhe nga
Kryeministri i vendit z.Sali Berisha.
Probleme të politikës monetare dhe parashikimi i inflacionit
Parashikimi i inflacionit është kusht i rëndësishëm për transparencën e politikës monetare, e cila
i shërben përmirësimit të efektivitetit të mekanizmit të transmisionit si dhe rritjes së
përgjegjshmërisë së bankës qendrore të pavarur.
Ekonomia shqiptare: arritje dhe sfida - Konferenca IV e Bankës së Shqipërisë
Libri "Ekonomia shqiptare: arritje dhe sfida" është një përmbledhje e përshëndetjeve, kumtesave
e komenteve të paraqitura në Konferencën IV shkencore të Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë në dekadën e dytë të tranzicionit - Konferenca III Kombëtare
Ashtu sikurse dhe mjaft institucione të tjera, edhe Banka e Shqipërisë me përgjegjësitë e saj të
shumta ka qenë dëshmitare dhe aktore e procesit të vështirë të transformimit ekonomik, politik
dhe social të vendit, duke njohur në këtë mënyrë arritjet dhe dështimet e saj
KONKLUZIONET

Paraja ka keto veti :


1.Njihet lehtesisht nga te gjithe.
2.Vlera e saj eshte e qendrueshme.
3.Ka veti fizike te qendrueshme .
4.Lehtesisht e mbajtshme.
5.Homogjene.
6.E ndashme ne njesi me te vogla

Avantazhet e parase ndaj shkembimit mall me mall

-Me ane te parase ne vendosim cmim dhe thjeshtojme procesin e matjes se vleres.
-Paraja mund te ruhet dhe te perdoret kur te jete e nevojshme ose kur deshirojme.
-Duke e ditur vleren e bejme likujditet te cilat rrisin shpejtesine e trasaksioneve.
-Paraja investohet per te gjeneruar fitime me te medha.
REFERENCAT

Literatura :Baza Finance

Faqe te internetit :
https://www.goodreads.com/book/show/1776481.Paraja

https://www.bankofalbania.org/rc/doc/Roli_i_parase_si_nje_shtylle_e_rendesishme_per_
politiken_monetar

https://www.sibehet.com/2017/03/12/cfare-eshte-paraja-dhe-cilat-jane-institucionet-e-saj-
financiare/

https://www.bankofalbania.org/Paraja/

You might also like