You are on page 1of 1

Intervistë me Jahja Hondozin

(Gazeta e Re)

Deri të dielën, a më së largu të hënën paradite, mund të punosh me nge. Veç përgjigjeve, ma nis edhe një
fotografi që e ke më përzemër. Përndryshe, po pate ndonjë dilemë, mospajtim, a rekomandim rreth
pyetjeve të parashtruara, lirisht më shkruaj.

Siç të thash, jam i nderuar që pranove... me selame I.T

1. GER: Z. Hondozi, ju keni dhënë një kontribut të paçmueshëm në fushën e studimeve orientale.
Transliterimi i ‘Divanit të Sheh Maliqit’, pa asnjë dilemë, mund të cilësohet si diçka e tillë. Por, a
është bërë mjaftueshëm në këtë drejtim?

2. GER: Çka mendoni, a ka ende shtresa të pa-eksploruara në kuadër të kulturës dhe identitetit tonë?

3. GER: A ka tendencë që të fshihet një pjesë e trashëgimisë kulturore, veçmas ajo që ka të bëjë me
shtresimin identitar islam? Apo këtu bëhet fjalë për një paragjykim të ngulitur në ndërdijen e
muslimanëve, të cilët sikur priren të viktimizohen?

4. GER: Fanatizmi fetar, racor, ideologjik etj, sikur peshon njësoj në të gjitha kohërat, në të gjitha
rrethanat. A është mungesa e vetëdijes kritike, elementi që i përbashkon ata?

5. GER: Përse në studimet orientale në universitetet prestigjioze perëndimore, veprat e Al-Arabiut,


Al Kindit dhe dijetarëve të këtij kalibri, ua kanë ngjallur kërshërinë studiuesve perëndimorë?

6. GER: Ju e keni përkthyer Mukaddime-n e famshme të Ibn Halun-it, ç’duhet bërë që të përkthehen
edhe një varg veprash të tjera po kaq të rëndësishme të filozofisë dhe përgjithësisht botëkuptimit
islam?

7. GER: A e njohin muslimanët shqiptarë civilizimin islam?

You might also like