You are on page 1of 1

Delfinët janë super-inteligjentë

Delfinët janë një ndër specie më inteligjente në planet. Ata gjithashtu posedojnë superfuqi të
jashtëzakonshme.
Delfinët janë të vetëdijshëm dhe mund ta njohin veten përballë një pasqyre. Disa delfinë i
mësojnë fëmijëve të tyre detyra specifike si dhe përcjellin dijen mes gjeneratave.
Delfinët janë krijesa tejet sociale, me një aftësi shumë të zhvilluar për tu përshtatur në habitatin
e tyre. Ata e ndihmojnë njëri-tjetrin kur lëndohen ose janë sëmurë. Ata i vendosin emra vetes
dhe i mbajnë këto emra gjatë gjithë jetës. Delfinët Bottlenose kanë memorien më të gjatë mes
krijesave jo-njerëzore. Ata mund të njohin fërshëllimën e delfinëve të tjerë, edhe pasi kanë
qenë të ndarë për 20 vite.
Delfinët munden gjithashtu që të komunikojnë me njëri-tjetrin midis distancave të largëta dhe
duket se e dinë se kë po thërrasin.
Shkencëtarët besojnë se delfinët mund ti dërgojnë njëri-tjetrit “auditory image”. Këto “auditory
image” shkëmbehen mes delfinëve me anë të “echolocation”.
Komunikimi i delfinëve ndjek rregullin linguist të tillë që bashkon gjuhët humane.
Delfinët Bottlenose mund ta mbajnë frymën për 12 minutash dhe zhyten rreth 550 metra (1800
ft).
Delfinët mund ti shërojnë plagët e tyre shpejtë dhe pa lënë shenja, pa çka se plaga mund të jetë
e rëndë. Ata vazhdojnë të luajnë, notojnë dhe ushqehen normalisht. Besohet gjithashtu se ata i
prodhojnë vetë qetësuesit e dhimbjeve natyralisht. Këto krijesa kanë një rezistencë të madhe
ndaj infeksioneve. Ata i ruajnë komponimet antimikrobiale, të cilat prodhohen nga planktonët
dhe algat, në shtresat e tyre dhjamore. Substancat antibakteriale çlirohen kur një lëndim
ndodh.
Delfinët gjithashtu ndjejnë impulset elektrike të çliruara nga të gjitha krijesat e gjalla, gjë që i
lejon atyre të detektojnë fushën elektrike të presë së tyre. Aftësia për të perceptuar stimujt
elektrikë natyralë quhet elektro-receptim.

You might also like