You are on page 1of 6

1.

Dumbcane
Lehte per rritje dhe e bukur kur shikohet. Nese hahet përfundojmë me fryerje dhe enjëte në gojë
dhe fyt që vështirëson frymëmarrjen dhe të folurit. Edhe në sy shkakton probleme të ngjashme.
Problemi kryesor vjen nga kristalet e imëta të oksalatit të kalciumit (CaC 2O4), një acid i cili është
përbërës kryesor i gurit të veshkave. Kristalet kanë format sikurse gjilpëra dhe nguliten lehtë
nëpër inde, në sistemin digjestiv ose sy si një lloj akupunkture helmuese. Botanistët mendojnë se
gjilpërat mund të përmbajnë enzima që shkaktojnë konflikte me proteinat që gjenden në qëlizat e
trupit që i bëjnë të enjëten dhe të djegen keq. Efektet mund të zgjasin për 2 javë dhe mund të jenë
fatale nëse mbyllet rruga ajrore. Vdekjet janë më të rralla me dumbcane.
2. Foxglove
Është një bimë vdekjeprurësë që njerëzit e mbajnë për arsye të ndryshme. Kjo bimë përmbajnë
digjitoxin e cila është toksike tek njerëzit, gjithashtu mund të përdoret për mjekimin e zemrës në
doza të vogla. Ngrënja e foxglove bën që të shfaqen disa simptoma si, nausea (ndjenja e të
vjellurit - tug), vjellje dhe diaerra. Gjithashtu konfuzion, halucinacione dhe të rrahura të zemrës
jo të rregullta. E bën të parit të jetë i turbullt dhe i verdhë.
3. Pong pong
Është një lis që gjendet në azinë jug-lindore dhe në ishujt paqësor. I gjatë rreth 10 metra dhe nga
jashtë duket shumë normal. Por vetëm një farë mund të jetë e mjaftueshmë për të shkaktuar
vdekje. Fara e lisit përmban cerberin, e cila është e ngjashme në digjitoksinën në sens që
interferon me funksionin normal të zemrës. Helmimi me cerberin mund të shkaktojë simptoma të
stomakut dhe ndryshime në ritmin e zemrës dhe shpesh shkakton vdekje brenda pak orëve.
4. Oleander
Pliny dhe Elder në vitin 77 të erës sonë shkruan se Shrub është vdekjeprurëse por është ilaç për
kafshim të gjarpërinjëve. Por që më vonë u kuptua se kjo është helmuese dhe nëse kafshohemi
nga gjarpëri nuk duhet të hamë Oleander sepse e shpejton kohën e vdekjes. Kjo bimë përmbanë
komponime të ndryshme toksike por kryesorja është Oleandrini e cila përsëri interferon me të
rrahurat e zemrës dhe mund që eventualisht të jetë fatale. Simptomat e tjera janë, nausea, vjellje,
diarre, marramendje, disorientim dhe pamje e turbullt.
5. Aconite.
Te Harry Potter and the Philosopher Stone, Snape e pyet Harry Potterin se cili është dallimi në
mes të Monkshood dhe Ëolfsbane por që më vonë e gjejmë se është e njëjta bimë me emra të
ndryshëm, gjithashtu quhet edhe Akonita. Bima është tepër helmuese për shkak të komponimit të
komplikuar i quajtur si Akonitina e cila interferon me zemrën dhe trurin e njerit. Ngrënja e kësaj
bime mund të shkakton dobësi të muskujve, therrje, mpirje, të rrahura jo normale të zemrës,
presion i ulët i gjakut, nausea, vjellje dhe diarre. Kjo bimë është vdekjeprurëse, dhe 6% e
njerëzve të hospitalizuar me helm Akonit vdesin.
6. Hemlock
Është një tjetër bimë helmuese e që është bërë e famshme nga shkrimtarët antik - duke përfshirë
ekzekutimin e Sokratit për shkak se atij i kishin dhënëp ër të pirë helmin e bazuar në Hemlock.
Njerëzit me Hemlock janë helmuar edhe aksidentalisht për shkak se Hemlock duke pak a shumë
si Parsnip, Celery dhe bima e karrotës. Komponimi kryesor që gjendet në Hemlock është
Koniine, një unazë me atome të karbonit dhe një atom të azotit e lidhur me një zingjir të
karboneve. Koniine interferon me sinjalet ndërmjet neuroneve, dhe efektet nuk janë të mira.
Helmimi shkakton dizziness, trembling, e zvogëlon ritmin e zemrës dhe eventualisht mund të
shkaktojë paralizë. Mund të jetë fatale për shkak të diafragmës, muskuli që e ndihmon
kontrollimin e frymëmarrjes gjithashtu mund të paralizohet. Pacienti mund të shërohet me
Ventilator që e ndihmon frymëmarrjen dhe e largon helmin.
7. Deadly nightshade
Për sy te patrajtunar, frutat e saja mund të duken si boronicë. Ngrënja e 10-20 frutave të saj mund
të mbytë një të rritur. Bima përmban atropinë dhe solaninë dhe sigurisht atropina gjithashtu është
përdorur si një medikacion por në doza të vogla dhe jo me kombinim me një komponim helmues
tjetër të dytë. Këto dy komponime kimike e atakojnë trupin e njeriut në të gjitha mënyrat. Dhe i
shkakton të gjitha këto simptoma si: gojë e thatë, bebëza të zgjeruara, diarre, dhimbje barku,
vjellje, pulsim - i shpejtë ose i ngadaltë, shok, frymëmarrje e ngadaltë, kllapi, ethe,
halucinacione.
8. Rosary pea
Duket e pafajshme vetëm fruta të kuq, por kjo bimë e përmbanë substancën më helmuese në botë
dhe për këtë nuk ka ilaç. Komponimi quhet Abrin, dhe është ndryshe nga të gjitha helmet e
përmendura më lartë sepse është nje proteinë. Abrina njihet si proteinë ribozomale joaktive që
nënkupton kur shkon në qelizë i ndalon ribozomet në qelizë nga funksionimi. Problemi është se
qelizës i nevojiten ribozomet sepse ato i bëjnë proteinat dhe kur nuk bëjnë proteina të reja qelizat
ndalojnë së punuari. Vetëm një e dhjeta e miligramit mund të mbyt një të rritur
Simptomat vendosen brenda një dite si: nausea, vjellje, diarre. Viktima mund të ketë gjakderdhje
të brendshme dhe dëmtim të organeve dhe në shumicë ne rasteve edhe vdekje.
9. Ëhite snakeroot
Njerëzit kanë vdekur nga helmimi me qumësht të kafshëve që i kanë ngrënë këto bimë, i njohur
si helmim sekondar. Përmban një përzierje të komponimeve të njohur si Tremetol e cila e merr
emrin nga Trembling që shkakton. Për të shkaktuar vdekje mjafton të mirret 0.5% deri në 2% të
peshës së juaj. Nga kjo 'sëmundja e qumështit' vdiç nëna e Abraham Linkolnit.
10. Manchineel tree
Është e rrezikshme edhe nëse preket ose madje te kalohet edhe pranë saj. Gjindet më së shumti
në Amerikën jugore, qendrore. Manchineels i përmbajnë të gjitha llojet e toksinave që zakonisht
shkaktojnë dhimbje dhe irritim kudo që prekin. Lëngu i saj e bën që lëkura e njeriut të digjet dhe
të flluskojë madje edhe nëse qëndron nën në nëse bie shi. Vetëm tymi nga djegia e drurit të tij
është e mjaftueshme për të shkaktuar verbim. Nëse provohet të hahet fruti shkakton djegie,
irritim dhe enjëte në gojë, fyt dhe pjesën tjetër të traktit digjestiv.

Kafshët helmuese
1. The puffer fish
Duken të këndshëm dhe që nuk bëjnë dëm, por që janë shumë të rrezikshëm. Njerëzit duke e
ditur këtë ende i ngrëjnë. Por gjatë ngrëniës duhet të kemi kujdes që gjatë prerjes së tij të mos
biem në vendin ku e ka edhe helmin. Helmin që e përmban në trup është një toksinë shuëm e
rrezikshme e quajtur tetrodotoksinë. Mund të shkaktojë ndenjë të shpimit të gjilpërave. Mund të
dërgojë edhe në konvulsione, paralizë madje edhe vdekjen.
2. Brazilian wandering spider
Disa nga merimangat duken të frikshme por nuk janë të rrezikshme. Por disa janë të edhe te
frikshme dhe shumë të rrezikshme e ndër do është edhe merimanga e Brazilit që quhet ndryshe
edhe Banana Spider. Kjo merimangë është etiketuar në librin e Guinness-it në vitin 2007 si
insekti më i rrezikshëm në botë. Nëse kjo marimangë nuk të mbytë të paktën mund të shkaktojë
paralizë.
3. The death stalker scorpion
Helmi i këtij akrepi shkakton parehati dhe ënjtje por kjo gjithashtu shkakton dështim të
frymëmarrjes. Gjendet më së shumti në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme. Pasi e ka
ngjyrën e tejdukshme duket jo e rrezikshme, por nuk duhet që ngjyra të na mashtrojë.
4. The stonefish
Gjatë zhytjes në deti duhet të kemi kujdes nga peshkaqenat dhe jelly fish (kandilat e detit). Por
ajo që peshkatarët nuk i kushtojnë kujdes është edhe stonefish. Jo vetëm që kamuflohet në ujëra
por gjithashtu përmban edhe toksina që shkaktojnë sëmundje të ndryshme duke përfshirë edhe
paralizë, shok dhe vdekje.
5. The blue-ringed octopus
Gjendet më së shumti në oqeane. Është shumë i vogël por që mund të shkaktojë verbëri por
madje edhe vdekje. Mund të shkaktojë edhe nausea dhe shansa të paralizës. Ka aq shumë toksinë
në trup sa për 30 njerëz.
6. The marbled cone snail
Shumica e kërmijve duken tëdëmshëm janë të ngadalshëm madje as që shqetësohemi të
mendojmë se janë të rrezikshëm. Por the marbled cone snail mund të shkaktojë inflamacion,
mpirje dhe ndjesi shpimi nga gjilpërat. Nësë sasia e helmit është mjaft e madhe atëherë shkakton
paralizë të muskujve, dështim në sistemin respiratorik dhe humbje të të parit. Por pjesa më e
rëndësishme është se nuk ka shërim nëse helmohemi nga ky kërmill dhe kështu shkakton edhe
vdekje.
7. The poison dart frog
Duket e parrezikshme, por që është e rrezikshme aq sa të mbytë njeriun brenda 5 minutave.
Helmi i saj në gjëndrat e saj e bën këtë bretkosë shumë të rrezikshme. Gjatësia e këtyre
bretkosave mund te jetë deri në 2 inch.
8. King cobra
Vetëm emri i tij bën që njerëzit të dridhen. King cobra është gjarpëri më vdekjeprurës dhe më i
frikshëm. Mund të gjenden në errësirat e thella të xhunglave të vendosura në Kinë dhe Indi. Nuk
janë vetëm të shpejta por janë të afta të pështyjnë helmin e tyre. Helmi i saj mund të të mbytë
brenda 5 minutave nëse nuk mirret ndihma në kohë.
9. Inland Taipan
Është më e rrezikshme se King cobra dhe më së shumti gjendet në Australi dhe helmi i saj është
200 herë më i rrezikshëm se sa helmi i king cobra, por gjithashtu njihet ndër gjapërinjët më të
rrezikshëm dhe më helmues në botë. Një kafshim është i mjaftueshëm për të mbytur pothuajse
100 njerëz të rritur. Lajm i mirë është se jeton në largësi të mëdha nga njerëzit dhe vendbanimet.
10. The box jellyfish
The box jellyfish është shkaktues i frikës dhe shumë njerëz që shkojnë në plazh largohen jo
vetëm nga uji por edhe nga rëra sepse mund të gjenden edhe në rërë. Trupin e ka shumë të
tejdukshëm dhe shikimi nën ujë i bën që të vërehen edhe më pak. Tentakulat e kandilit janë
shumë helmues. Nëse vijmë në kontakt me helmin e saj duhet të hospitalizohemi shpejtë dhe
mund të shkaktojnë që presioni i gjakut të rritet shumë shpejt që mund të dërgojë në sulm në
zemër që padyshim dërgon në vdekje. Dhe është ndër kafshët më të rrezikshme në botë.

Toksinat
Toksinat janë substanca helmuese të prodhuara brenda qelizave të gjalla ose organizmave dhe
mund të përfshijnë klasa të ndryshme të molekulave të vogla ose proteinave që shkaktojnë
sëmundje në kontakt. Ashpërsia dhe lloji i sëmundjeve të shkaktuara nga toksinat mund të
shkojnë nga efekte të vogla në efekte vdekjeprurëse. Organizmat që janë të aftë të prodhojnë
toksina përfshijnë bakteret, kërpudhat, algat dhe bimët. Disa nga llojet kryesore të toksinave
përfshijnë, por nuk kufizohen në toksina mjedisore, detare dhe mikrobike. Toksinat mikrobiale
mund të përfshijnë ato të prodhuara nga bakteret e mikroorganizmave (d.m.th. toksinat
bakteriale) dhe kërpudhat (dmth. Mikotoksinat).

Toksinat bakteriale
Toksinat bakteriale klasifikohen zakonisht në dy kategori kryesore: ekzotoksinat ose
endotoksinat. Ekzotoksinat çlirohen menjëherë në mjedisin që e rrethon ndërsa endotoksinat nuk
lirohen derisa bakteret të vriten nga sistemi imunitar. Lirimi i toksinave në mjedisin qw e
rrethon, pavarësisht kur lirohen, rezulton në çrregullimin e rrugëve metabolike në eukariotin host
(mikpritws). Këto rrugë metabolike përfshijnë dëmtimin e membranave qelizore, çrregullimi i
sintezës së proteinave, inhibimi i çlirimit të neurotransmetuesit ose aktivizimin e sistemit
imunitar të mikpritwsit (host-it). Mekanizmat e veprimit me të cilin toksinat çrregullojnw
proceset e qelizave eukariote varen nga targeti. Për shembull, bakteret Listeria monocytogenes,
të shoqëruara me sëmundje të transmetuara nga ushqimi, synojnë në mënyrë specifike
kolesterolin duke prodhuar një proteinë toksike formuese të poreve, listeriolizinë O. Kjo
ekzotoksinë ndikon në proceset intraqelizore dhe krijon pore të parregulluara brenda
membranave qelizore të nikoqirit (hostit). Një shembull tjetër i një ekzotoksinë përfshin një
enterotoksinë të prodhuar nga bakteret Staphlycoccal aureus. S. aureus mund të prodhojë
enterotoksinë B (SEB) estafilokoksike, e shoqëruar me sëmundje të zorrëve, e cila nxit
aktivizimin e sistemit imunitar. Me aktivizimin e sistemit imunitar, çlirimi i sasive të mëdha të
citokinave, molekulave të lidhura me inflamacionin, shkakton inflamacion të rëndësishëm. Së
fundmi, një shembull i një endotoksine, përfshin proteina lipopolisaharide (LPS) e prodhuar nga
bakteret gram-negative. LPS është një përbërës i membranës së jashtme të baktereve dhe
promovon integritetin strukturor. Pas shkatërrimit të membranës nga një përgjigje imune, LPS
lirohet dhe funksionon si një toksinë.
Sidoqoftë, toksinat bakteriale po shërbejnë aktualisht si burime të reja për zhvillimin e
mundshëm të ilaçeve. Toksinat janë treguar të shfaqin karakteristikat antikancerogjene dhe të
luftojnë përsëri virulencën mikrobike. Hetimi i toksinave si përbërës të mundshëm medicinal
është duke u zhvilluar.

Mikotoksinat
Mikotoksinat janë klasat e toksinave të prodhuara nga kërpudhat. Mikotoksinat janë të shumta
dhe prodhimi i një mikotoksine specifike nuk është i kufizuar në një specie specifike.
Mikotoksinat janë metabolite dytësore që janë toksike për njerëzit dhe prodhohen nga kërpudhat.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të mikotoksinave duke përfshirë, por pa u kufizuar në to,
aflatoksinat, okratoksinat, citrininën dhe alkaloidët ergot.

Aflatoksinat
Aflatoksinat janë një lloj i mikotoksinës që prodhohen nga shtame të caktuara të kërpudhave
Aspergillus. Aflatoksinat ndahen më tej në lloje: AFB1, AFB2, AFG1 dhe AFG2. Këto lloje janë
të pranishme në një gamë të gjerë të mallrave bujqësorë të lidhur me zonat tropike dhe
subtropike. Këto mallra përfshijnë specie kikirikësh dhe misri. Toksina më e fuqishme është
AFB1 dhe shoqërohet me efekte kancerogjene.

Okratoksina
Okratoksina është një lloj toksine që prodhohet nga të dy llojet e specieve Penicillium dhe
Aspergillus. Okratoksinat klasifikohen më tej në llojet A, B dhe C dhe ndryshojnë në strukturë.
Okratoksinat kanë demonstruar veti kancerogjene dhe shpesh gjenden në pije të tilla si birra dhe
vera, pasi speciet e kërpudhave që prodhojnë okratoksina gjenden shpesh në bimët që përdoren
për të prodhuar këto produkte.

Citrinina
Citrinina është një mikotoksinë që është izoluar në specie të shumta si të Penicillium ashtu edhe
të Aspergillus. Shumë prej këtyre specieve të kërpudhave përdoren në përpunimin e ushqimit dhe
shpesh gjenden në ushqime duke përfshirë djathin, grurin, orizin, misrin dhe salcën e sojës.
Citrinina dihet të funksionojë si nefrotoksinë, duke treguar se ka efekte toksike në funksionin e
veshkave.

Alkaloide Ergot
Erkal Alkaloidet janë përbërje specifike që prodhohen si alkaloide toksike në Claviceps, një grup
kërpudhash të shoqëruara me barëra, thekër dhe bimë të ngjashme. Sëmundja e shkaktuar nga
gëlltitja e këtyre kërpudhave quhet ergotizëm. Ergotizmi karakterizohet nga efekte të dëmshme
në sistemin vaskular në veçanti, duke përfshirë vazokonstriksionin e enëve të gjakut që
rezultojnë në gangrenë, dhe përfundimisht, humbjen e gjymtyrëve nëse nuk trajtohet. Për më
tepër, ergotizmi mund të paraqitet si halucinacione dhe konvulsione pasi alkaloidët ergot synojnë
sistemin nervor qendror. Për shkak të efekteve të sistemit vaskular të alkaloideve ergot, ato janë
përdorur për qëllime mjekësore.

You might also like