You are on page 1of 3

SHKOLLA 9 VJEÇARE “FAN.S.

NOLI”
LËNDA: QYTETARI KLASA VII-E

NDIKIMI I VEPRIMIT QYTETAR NË POLITIKAT PUBLIKE DHE MARRJEN E


VENDIMEVE

PUNOI: JOANA OPARI PRANOI: ANILA MUKAJ


Hapi i parë: Identifikoni një problem për të studiuar.
Problemet në shkollë
 Mungesa e kushteve të përshtatshme në tualete
 Mungesa e laboratorëve
 Mungesa e ngrohjes
Problemet në komunitet
 Mungesa e një këndi lojrash për fëmijëve në oborre
 Ndotja e mjedisit
 Muzika e lartë në orët e vona të natës nëpër lokale të ndryshme
Hapi i dytë: Mblidhni informacion.
Problemi: Mungesa e kushteve të përshatashme në tualete
 Ky problem ndikon në higjenën time personale dhe prek të gjithë nxënësit. Lindja e këtij
problemi erdhi nga ndotja e tualeteve prej nxënësve dhe meqënëse nxënësit vazhdojnë ta
ndosin atë, nuk është gjetur akoma një zgjidhje. Përgjegjësit kryesorë për këtë problem
janë nxënësit dhe ata duhet të gjejnë një zgjidhje për të zvogëluar papastërtinë në tualete.
Deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje, pasi nxënësit nuk janë ndërgjegjësuar akoma.
Një zgjidhje mund të jetë vendosja e një gjobe nëse e ndot tualetin.
Problemi: Mungesa e laboratorëve
 Ky problem shkel të drejtën time për t’u edukuar me të gjitha mjetet e nevojshme në
ambjentet shkollore dhe ndikon edhe të gjithë nxënësit e tjerë. Lindja e këtij problemi
erdhi pasi shkolla nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për t’i ndërtuar ato me të
gjitha mjetet e nevojshme. Përgjegjësja kryesore për këtë problem është ministria e
arsimit pasi nuk i ka mundësuar kushtet shkollës për zhvillimin e mësimit në laboratoret
përkatëse. Deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje, pasi shkolla nuk ka patur burime të
mjaftueshme financiare. Një zgjidhje mund të jetë që nxënësit të kërkojnë me ngulm që të
ketë laboratorë përkatës për lëndët e caktuara.
Problemi: Mungesa e ngrohjes
 Ky problem ndikon në jetën time shëndetësore pasi në ditët me temperatura të ulta në
këto ambjente nuk mund të zhvillohet mësim dhe nxënësit detyrohen në raste të caktuara
që edhe të mos vijnë në shkollë. Lindja e këtij problemi erdhi pasi shkolla nuk kishte
burime të mjaftueshme financiare për të pasur ngrohje qëndrore. Përgjegjësja kryesore
për këtë problem është Ministria e Arsimit pasi nuk i ka mundësuar kushtet shkollës për
zhvillimin e mësimit në ambjente me temperatura mesatare. Është gjetur një zgjidhje për
këtë problem pasi kaldajat në klasa kanë filluar të punojnë pasi u riparuan por nuk arrijnë
ta ngrohin të gjithë klasës dhe në klasa të caktuara edhe nuk punojnë. Një zgjidhje është
marrja e ngrohësve të jashtëm në ambjentet shkollore me lejen e drejtorisë dhe mësuesit
kujdestar.
Problemi: Mungesa e një këndi lojrash për fëmijëve në oborre
 Ky problem ndikon në sigurinë time pasi në oborrin e pallatit tim kalojnë plot makina
duke rrezikuar jetën time dhe të gjithë fëmijëve që luajnë me mua në oborr. Lindja e këtij
problemi erdhi pasi u shtua shumë numri i makinave dhe fusha ku unë dhe fëmijët e tjerë
luanim u mbush me makina duke na lënë ne vetëm që të luajmë në rrugë. Përgjegjëse për
këtë problem është Bashkia Tiranë pasi lejoi që në vendin ku luanin fëmijët të parkonin
makinat. Deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje pasi bashkia nuk ka ndërhyrë dhe ne
fëmijët nuk jemi të zotë mjaftueshëm që të arrijmë t’i largojmë makinat nga fusha. Një
zgjidhje është që bashkia të ndërtojë një kënd të caktuar për fëmijët në oborr, jo vetëm
një fushë, dhe të mos lejojë asnjë makinë që të parkojë në atë zonë.
Problemi: Ndotja e mjedisit
 Ky është një problem në mbarë botën që ndikon shumë në jetën tonë shëndtësore dhe
prek çdo gjallesë në Tokë. Lindja e këtij problem erdhi nga hedhja e mbetjeve të
dëmshmë në ajër, ujë dhe tokë. Përgjegjës për këtë janë të gjithë njerëzit që ndotin
ambjentin. Janë gjetur zgjidhje të ndryshme për këtë problem si: moslejimi i tepërt i
djegies së materialeve të ndryshme, filtrimi i ujërave të zeza para se të hidhen në dete ose
oqeane, kufizimi i përdorimit të makinave të vjetra etj. por prpaëseprapë vazhdon që të
rritet sasia e ndotjes edhe pse janë vendosur shumë kufizime.
Problemi: Muzika e lartë në orët e vona të natës nëpër lokale të ndryshme
 Ky problem ndikon në jetën time shëndetësore pasi muzika e lartë dëmton veshët tanë
dhe gjithashtu ne nuk arrijmë të pushojmë ose flemë prej saj. Të gjithë banorët në lagjen
time preken nga kjo dhe ky problem lindi pasi në lagjen tonë u hap një lokal që donte të
korrte sa më shumë fitim dhe e ktheu në një pab lokalin. Përgjegjësinë për këtë problem e
ka pronari i lokalit dhe Bashkia Tiranë. Ky problem u zgjidh ,pasi policia ja lejoi
muzikën e lartë lokalit deri në orën 10 dhe do i vendosi gjobë nëse vendos muzikë të
lartë, që shqetëson të tjerët në orët më vonë.

You might also like