You are on page 1of 2

FAN NOLI

Fan S. Noli, një nga personalitetet më të shquara të kombit


shqiptar, kujtohet si një figurë e madhe dhe e shumanshme e
letërsisë, kulturës, jetës fetare dhe politikës shqiptare.

Ai ishte njeriu i alternativave, kontradiktave, tensioneve të


brendshme, të cilat i kapërceu me përkushtimin e një burri të
vërtetë shteti.

Noli lindi në Qytezë, fshat i banuar nga shqiptarë në rrethin e Edrenesë në 6 janar të
vitit 1882. Vitet e luftës së përbashkët krahas forcave më të përparuara të shoqërisë
shqiptare e bënë Nolin demokratin revolucionar dhe mendimtarin e shquar dhe veprën
e tij, një nga kulmet e mendimit shoqëror dhe krijimtarisë poetike shqiptare.

Fan Noli shkroi drama, botoi artikuj në gazetën “Drita”, përktheu në greqisht veprën e
Sami Frashërit“Shqipëria ç’ka qenë ç ‘është e ç’do të bëhet”, shkoi në SHBA, ku
luajti rol në bashkimin e shoqërive shqiptare dhe për botimin e gazetës “Kombi”.

Në këto vite krijoi vargjet e para dhe nisi shqipërimet. Megjithëse jetoi larg Shqipërisë
ai dha shumë për të.

LULZIM CILI
Anës Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur,
rraskapitur dhe katosur
po vajtonj pa funt, pa shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.
ku e lam' e ku na mbeti,
vaj-vatani e mjer mileti,
anës detit i palarë,
anës dritës i paparë,
pranë sofrës i pangrënë,
pranë dijes i panxënë,
lakuriq dhe i dregosur,
trup e shpirt i sakatosur.

se ç'e shempnë derbederët,


mercenarët dhe bejlerët,
se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
nënë thundrën e përdhunës
anës vjosës, anës bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,


sakatosur, çarmatosur,
as i gjall', as i varrosur,
pres një shenj' e pres një dritë,
pres me vjet' e pres me ditë,
se ç'u tera, se ç'u mpaka,
se ç'u çora, se ç'u mplaka,
lark prej vatrës dhe prej punës,
anës rinit, anës tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.

You might also like