You are on page 1of 14

ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE – Kollokfiumi i pare – Punuar: Florian Murseli

Idetë për krijimin e organizatave ndërkombëtare

Idetë e para për organizimin ebashkësisë ndërkombëtare lidheshin me përpjekjet për ruajtjen e
paqes. Organizatat e paraparaqiten qysh në kohërat e vjetra,Liga greke, por edhe në kohën e mesme,
Hanza.
Në fakt qëllimi i vërtetë i tyre nuk ishte krijimi dhe mbrojtja e një rendi ndërkombëtar të bazuar
nëdrejtësi, por më tepër të siguronin hegjemoninë e shteteve të tyre. E këtillë ka qenë p.sh. Pax
Romana si institucion të cilin e garantonte Roma.Organizatat e para janë krijuar për të sanuar një
çështje a nevojë të caktuar.
Ruajtja e Paqes dhe Sigurisë është ndër faktorët që ka quar në krijimin e organizatave ndërkombëtare,
por,siç e përmendëm më parë, jo për shkak të “humanitetit” ndaj një populli të caktuar, por nëradhë
të parë ruajtjen e paqes ne vendet e atyre shteteve inicuese të krijimit të këtyreorganizatave.
Karakteristikë e organizatave ndërkombëtare është koherenca permanente e tyre.Spektri i çështjeve
me të cilat merren është i gjerë, OKB-ja është e vetmja organizatëndërkombëtare që përfshinë numrin
më të gjerë të shteteve.

Krijimi i Organizatave të para Ndërkombëtare

Përkundër ideve të hershme të krijimit të tyre, organizatat ndërkombëtare janë një dukuri e re.
Fillet e tyre i hasim në pjesën e dytë të shek. XIX. Bashkëpunimi më i madh ndërshtetëror ka quar në
domosdoshmërinë e krijimittë një komuniteti ndërkombëtarë që do të sendërtohej përmes
organizatave ndërkombëtare,fillimisht për çështje e territore të caktuara, për tu zgjeruar më vonë.
Lidhja telegrafike Ndërkombëtare (1865) dhe Lidhja Postare Ndërkombëtare (1875) merren si
organizatat epara që tubonin gati të gjitha shtetet e qytetëruara.Krijimi i organizatave ndërkombëtare
mori një hov të madh nga fundi i shek. XIX dhe fillimi ishek. XX në kohën kur po krijohej një rend i ri
botëror me sistem ekonomik kapitalist.

Nocioni i Organizatave Ndërkombëtare

Zgjerimi dhe intensifikimi i lidhjeve midisshteteve, shtimi i ndërvarësisë, etj. rrisin numrin e çështjeve
të cilat kërkonin zgjidhje. Kjo kaquar në lidhjen e marrëveshjeve të ndryshme midis shteteve, me të
cilat janë krijuar organizatat ndërkombëtare, janë përcaktuar të drejtat, autorizimet, kompetencat
dhe çështjetqë duhet t’i zgjidhnin ato. Fjalori i së Drejtës Ndërkombëtare, Moskë 1988, i definon
organizatat ndërkombëtare si bashkësi të përhershme me karakter qeveritar a jo qeveritar,të krijuar
mbi bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare (Karta, Statuti, ose ndonjë dokument tjetër konstituiv),
me qëllim të bashkëpunimit në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare të parashikuara me ato
dokumente, si dhe përparimin e bashkëpunimit midis shteteve meregjim social të ndryshëm.

Sekretari i Përgjithshëm - në kuadër të organizatave ndërkombëtare është Institucion dhe joindivid i


vetëm. Dokumentet konstituive të organizatave ndërkombëtare janë: preambula;kushtet; obligimet e
shteteve anëtare nda organizatës (kontributet); pasojat ndaj shteteve qënuk përmbushin detyrimet
ndaj organizatës. Pasojat më së shpeshti janë ndëshkimi diplomatik që ndryshe njihet si turpërim dhe
sanksionet ekonomike.
Organizatat ndërkombëtare, (organizatat, anëtare të të cilave janë vetëm shtetet sovrane)krijohen me
vullnetin e shteteve:
 Themelues të organizatave ndërkombëtare janë shtetet sovrane (kur organizata është
ndërshtetërore). Shtetet e tilla janë anëtare sovrane të organizatës
ndërkombëtare,megjithëse anëtarësia në to e kufizon deri diku sovranitetin e tyre;
 Organizatat ndërkombëtare krijohen me traktat ndërkombëtarë. Më të vihen bazat juridiketë
ekzistimit dhe të veprimit të organizatës ndërkombëtare: precizohen qëllimet,kompetencat,
numri i organeve, raporti ndaj shteteve, mënyra e realizimit të objektivave etj.ai është
instrument konstituiv, ose siç thuhet ndonjëherë, është kushtetutë e organizatës;
 Veprimtaria e organizatave ndërkombëtare shtrihet brenda kompetencave që janë përcaktuar
me marrëveshje;
 Organizatat ndërkombëtarë janë subjekte të veçantë ndërkombëtarë, sepse kanëvullnetin e
tyre të ndarë nga vullneti i veçantë i shteteve, nxjerrin akte juridike, ndërmarrinveprime dhe
janë përgjegjëse për veprimet e tyre. Kështu, ato nuk i zëvendësojnë shtetet,por përfaqësojnë
një mekanizëm për realizimin e qëllimeve të përbashkëta;
 Financimi i organizatave ndërkombëtare bëhet me anë të kontributeve të shteteve anëtareqë
caktohen varësisht nga aftësia ekonomike e çdo shteti anëtarë.Organizatat ndërkombëtare
themelohen me përmbushjen e dy kushteve kryesore:

1) Kur hyn në fuqi marrëveshja mbi krijimin e organizatës, dhe


2) Kur themelohen organet eparashikuara me marrëveshje.

Sa i përket kushtit të parë, vlejnë rregullat e së drejtës sëtraktateve, nuk mjafton që


marrëveshja vetëm të jetë e nënshkruar por ajo duhet edhe tëratifikohet nga një numër i
domosdoshëm i shteteve. Numri i shteteve që duhet ta ratifikojnë marrëveshjen varet nga
dispozitat e Statutit të organizatës përkatëse. P.sh. për ratifikim eKartës së OKB-së janë
nevojitur gjysma e shteteve që e kanë nënshkruar, duke përfshirë këtu edhe pesë Fuqitë e
Mëdha.

Klasifikimi i Organizatave Ndërkombëtare

 në bazë të shtrirjes ato ndahen në organizata globale dhe rajonale;


 sipas funksionit (fushë-veprimtarisë) ato ndahen nëorganizata të përgjithshme dhe të
specializuara;
 sipas anëtarëve ato ndahen nëorganizata ndërshtetërore dhe joqeveritare;
 sipas autorizimeve ato ndahen në organizatarekomanduese, operative dhe mbishtetërore;
 sipas kohëzgjatjes ato ndahen nëorganizata të përkohshme dhe të përhershme.

a)- Organizatave globale u takojnë organizatat që përfshijnë teorikisht të gjitha shtetet ebotës, ose së
paku shumicën e shteteve të botës. Ndërsa organizatave rajonal , u takojnëato që përfshijnë shtetet e
një rajoni të caktuar gjeografik.
b)- Sipas funksioneve, organizatat ndërkombëtare mund të jenë të përgjithshme dhe të specializuara.
Organizatat e përgjithshme - i takojnë grupit të organizatave që merren me njëgamë të gjerë
çështjesh si politike, ekonomike, sociale, etj. Këtu hyjnë OKB-ja, Organizata eShteteve Amerikane,
Organizata e Unionit afrikan, etj.
Ndërsa fushëveprimi i organizatave të specializuara - është i kufizuar në një sferë të ngushtë të
çështjeve të bashkëpunimit (arsim,shkencë, kulturë, shëndetësi,etj.). këtu hyjnë UNESCO, WHO, ICAO,
etj.

c)- Organizatat ndërshtetërore - anëtarë të të cilave janë shtetet, përfshijnë marrëdhëniet


ndërshtetërore, me organizata joqeveritare, anëtare të të cilave janë shoqatat
kombëtare,institucionet e shteteve të ndryshme ose individët, të cilat veprojnë në fusha të ndryshme
profesionale, shkencore, humanitare etj. siç janë Shoqata e Luftëtarëve, Organizata eRinisë, Liga e
Shoqatave të Kryqit të Kuq, etj.
Organizatat joqeveritare - nuk janë subjekt juridik ndërkombëtar, pavarësisht faktit se disa prej tyre
kanë një rëndësi mjaft të madhe njëpjesë e madhe e organizatave joqeveritare kanë marrëdhënie
zyrtare me organizatat ndërqeveritare (me OKB-në, ILO-në, UNESCO-në, WHO-në etj.).
d)- Sipas shkallës së autorizimeve, organizatat ndërkombëtare mund të ndahen në tri
grupe:organizata që formulojnë politikën, organizata operative dhe organizata mbishtetërore.

Organizatat që formulojnë politikën (rekomanduese).


Merren me shqyrtimin e çështjeve meinteres të përbashkët dhe miratojnë rezoluta dhe rekomandime
për anëtarët e vet. Të tilla janë shumica e organizatave. Meqenëse realizimi i rekomandimeve varet
nga vullneti ishteteve anëtare, këto organizata s’janë aq të efektshme.
Organizatave operative
U takojnëorganizatat që mund të veprojnë pavarësisht nga shtetet anëtare. Ato lidhin marrëveshje
për kryerjen e ndonjë pune drejtpërdrejtë. Këtu bëjnë pjesë shumica e organizatave të specializuara.
Organizatat mbishtetërore
Sado që nuk përfaqësojnë ndonjë bashkësi tështeteve, prapëseprapë kanë disa kompetenca
ligjdhënëse, ekzekutive dhe gjyqësore mbishtetet anëtare. Këto janë një dukuri e re që ndiqen me
interes, por edhe me frikë sepsetentojnë të suprimojnë sovranitetin shtetëror, të krijojnë ndonjë
organizatë me karakteristikatë federatës ose konfederatës botërore, me një fjalë, të një qeverie
botërore.
e)-Varësisht nga fakti nëse është e domosdoshme një kohë e caktuar për përmbushjen eqëllimeve të
tyre organizatat ndërkombëtare mund të ndahen në organizata të përkohshmedhe të përhershme.
Organizatave të përkohshme - u takojnë tubimet periodike (kongreset,konferencat, këshillimet, etj.)
ose aleancat e përkohshme.
Ndërkaq organizatave të përhershme -u takojnë organizatat në kuptimin e tyre të vërtetë, të cilat
pretendojnësendërtimin e një bashkëpunimi të përhershëm.

LIDHJA E KOMBEVE
Është përpjekja e parë për krijimin e një organizate të përhershme ndërkombëtare me synim ruajtjen
e paqes dhe sigurisë në botë. Lufta e Parë Botërore, sa i përket zgjatjes, numrit të viktimave dhe
shkatërrimeve që shkaktoi, i tejkaloi të gjitha luftërat e mëparshme. Në tëkanë vdekur e janë plagosur
aq njerëz, sa në të gjitha luftërat e zhvilluara gjatë 150 vjetëvetë mëparshëm. Duke u nisur nga kjo,
presidenti i ShBA-ve Woodrow Wilson në programin etij 14 pikësh (1918), propozon krijimin e një
organizate të popujve me garanci reciproke tëpavarësisë politike dhe të integritetit territorial të të
gjitha shteteve, qofshin ato të vogla apotë mëdha. Kështu, fituesit e Luftës së Parë Botërore, krijuan
Lidhjen e Kombeve, siorganizatë e parë e përgjithshme politike me karakter të përhershëm, e krijuar
për ruajtjen epaqes ndërkombëtare.Lidhja e Kombeve u krijua me Traktatet e Paqes, ndërsa Statuti i
saj përbëhet nga 26 nenete para të traktateve të paqes së Versajës, Sen-Zhemenit, Trianonit, të Nejit
dhe të Sevrit.Fillimisht ishin 26 shtete anëtare, 4 dominione dhe India, kurse 13 shtete kishin fituar të
drejtën ti bashkoheshin Lidhjes brenda dy muajsh.

Organet kryesore të Lidhjes kanë qenë:


 Asambleja, Këshilli dhe Sekretariati i Përhershëm.
Si organ autonom i Lidhjes ka qenë Gjykata Permanente e Drejtësisë Ndërkombëtare që konsiderohej
si organ gjyqësor i Lidhjes.

Asambleja

Ka qenë kompetente për të zgjidhur çfarëdo çështje që bënte pjesë në sferën eveprimtarisë së Lidhjes
ose që kishte të bënte më ruajtjen e paqes. Shtetet anëtare në të,kanë qenë të përfaqësuara njësoj,
secili shtet kishte tre përfaqësues dhe një votë. Vendimet në Asamble merreshin njëzëri, përveç
rasteve të pranimit ët shteteve të reja deh zgjedhjen eanëtarëve të përkohshëm të Këshillit. Në këto
raste kërkohej shumica e thjeshtë. Mbledhjetnë Asamble kanë qenë të rregullta (çdo vit në muajin
shtator), ose të jashtëzakonshme.

Këshilli i Lidhjes

Ishte ndër organet kryesore të saj. Ai përbëhej nga katër anëtarë tëpërhershëm (Britania e Madhe,
Franca, Italia dhe Japonia) ndërsa më vonë iu bashkuanedhe Gjermania dhe BRSS-ja. Si dhe katër
anëtarë të përkohshëm, të zgjedhur për njëperiudhë tre vjeçare. Kompetencat e Këshillit kanë qenë të
ngjashme me ato të Asamblesëdhe shtriheshin në çdo çështje që bënte pjesë në veprimtarinë e
Lidhjes apo me ruajtjen epaqes në botë. Vendimet në Këshill merreshin njëzëri, përpos në rastet kur
shqyrtohejndonjë konflikt mes dy shteteve që mund të qonte në luftë. Në këso rastesh vota e palës
nëkonflikt nuk merrej parasysh. Në çështje procedurale vendimet merreshin me shumicë tëthjeshtë.
Këshilli mbledhje disa herë në vit.

Sekretariati

Përbëhej nga mbi 600 nëpunës dhe në krye kishin Sekretariatin epërgjithshëm të Lidhjes. Ata
merreshin më çështje të ndryshme dhe ndaheshin nëdepartamente të ndryshme. Gjuhë zyrtare të
Lidhjes së Kombeve kanë qenë frëngjishtja dhe anglishtja. Statuti i Lidhjes së Kombeve kishte
dispozita që kufizonin armatimin e shteteve deri në atë masë sa të mos cenonte sigurinë e tyre
kombëtare, në përmbushjen edetyrimeve ndërkombëtare, me garantimin reciprok të tërësisë
territoriale, etj

Sa i përket luftës, Statuti i Lidhjes së Kombeve nuk e ndalonte luftën në tërësi (luftën agresore), por
kërkonte nga shtetet që të mos ngriheshin në armë pa kaluar afati tremujor pas vendimit të
arbitrazhit ose pas informatës së Këshillit mbi çështjen që diskutohej. Statuti po ashtu linte
paralelizëm midis kompetencave të Këshillit dhe Asamblesë, sepse që të dy këto organe mund të
merreshin me të gjitha çështjet që bënin pjesë në veprimtarinë e Lidhjes. Përveç këtyre të metave një
rezultat i këtillë ishte edhe pasojë e faktit se Lidhja eKombeve nuk arriti asnjëherë të bëhej organizatë
universale. ShBA, nën ndikimin e “izolacionistëve” nuk u bë anëtare e Lidhjes pasi Senati amerikan
refuzoi të ratifikonte Statutin e Lidhjes. Jashtë Lidhjes kishte mbetur edhe BRSS e cila u përjashtua nga
Lidhjamë 1939 pas pesë vjetësh anëtarësimi, si shkak i konfliktit me Finlandën. Gjithashtu edhe
Gjermani u pranua më 1926 por e lëshoi më 1933, pas ardhjes së Hitlerit në pushtet i cilikishte për
synim shkatërrimin e sistemit të Versajës.Lidhja e Kombeve nuk kishte ushtri të veten. Ajo nuk arriti të
garantonte sigurinë e anëtarëvetë vet dhe të evitonte shumë konflikte si, sulmi i Japonisë kundër
Kinës (1931), sulmi i Italisë ndaj Etiopisë (1935), intervenimi i Gjermanisë dhe Italisë në Spanjë (1938-
1939), likuidimi ipavarësisë së Shqipërisë (1939), zhdukja e pavarësisë së Austrisë, etj. Gjatë periudhës
sëekzistimit të saj, Lidhjen e patën lëshuar shumë shtete për shkak të mospajtimit me politikëne saj,
për shkak se disa shtete i humbën kushtet për të qenë anëtarë të Lidhjes meqëhumbën cilësinë e
shtetit të pavarur, etj. shkatërrimi i Lidhjes erdh si pasoj e faktorëve të ndryshëm. Së pari, si shkak i
politikës agresive të shteteve totalitare nga njëra anë, dhepaaftësisë dhe përçarjes së shteteve
demokratike. Shtetet kryesore të Lidhjes, si shkak i politikave të tyre të ngushta, kishin filluar që
shumë çështje ti nxirrnin nga Lidhja e Kombeve dhe t’u a kalonin konferencave ndërkombëtare.
Kësisoj, Lidhja kishte humbur epitetin e tëqenit qendër kryesore politike në botë dhe faktor
vendimmarrës në pengimin e konfliktevendërkombëtare. Pastaj si shkak i pa përsosshmërisë së
Statutit të Lidhjes, qëndrimit tështeteve jo-anëtare të Lidhjes, e kështu me radhë. Formalisht, Lidhja e
Kombeve pushoi sëekzistuari pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo ka vepruar prej vitit 1920-1939.
Mbledhja e fundite Lidhjes është mbajtur nga 8-18 prill 1946.

KOMBET E BASHKUARA
Origjina e Kombeve të Bashkuara - Kombet e Bashkuara janë krijuar nën ndikimin eqëndrimeve që
kishte shkaktuar Lufta e Dytë Botërore. Vizionin e parë të botës së pasluftëse kanë dhënë presidenti i
ShBA-së Franklin d. Roosevelt dhe kryeministri i Britanisë së Madhe Winston Churchill në Kartën e
Atlantikut (gusht 1941). Këta dy burrështetas kishin proklamuar disa parime të përbashkëta të
politikës së vendeve të tyre, respektimi i të cilavedo të garantonte një të ardhme më të mirë të botës.
Ata deklaronin se nuk do të kërkonin kurrfarë zgjerimi territorial dhe as çfarëdo shtimi tjetër;se nuk
miratojnë kurrfarë ndryshimesh territoriale të cilat s’do të jenë në pajtim me vullnetine lirë të
popujve; se respektojnë të drejtën e çdo populli për vetëvendosje; se shpresojnë qëpas përfundimit të
luftës do të vendoset paqja, e cila do tu bëjë të mundur gjithë popujve të jetojnë të sigurt brenda
kufijve të tyre; se shpresojnë që të gjithë popujt e botës, duke umbështetur mbi arsye realiste dhe
morale, do të heqin dorë nga lufta; dhe se duhet krijuar një sistem i përhershëm i sigurisë së
përgjithshme”.
Deklarata ishte akt dypalësh, por synonte të kishte efekt ndaj gjithë botës(urbi et orbi).Deklarata
kishte për qëllim parësor “ rregullimin e botës mbi parimin e lirisë, barazisë, të vetëvendosjes, te
ndalimit të forcës dhe garantimin e paqes përmes një sistemi të sigurisë kolektive”.
Kombet e Bashkuara janë themeluar në Konferencën e San Franciskos (1945). Konferencaishte e hapur
për të gjitha kombet e bashkuara, d.m.th. për të gjitha kombet që kanë qenë nëluftë me shtetet e
Boshtit. Në konferencë merrnin pjesë përfaqësues nga 50 shtete të cilëtfirmosën Kartën e Organizatës
së Kombeve të Bashkuara. Karta ka hyrë në fuqi më 24 tetor 1945 kur janë deponuar instrumentet e
ratifikimit nga pesë Fuqitë e Mëdha dhe shumica eshteteve pjesëmarrëse. Selia e përhershme e OKB-
së është në Nju Jork të shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Qëllimet:

Karta e OKB-së deklaron solemnisht qëllimet e përbashkëta të popujve dheqeverive të vendeve


demokratike të botës, për krijimin e Kombeve të Bashkuara. Në preambulën e Kartës theksohet
vendosmëria e shteteve për:
a) t’i ruajtur brezat e ardhsh ëmnga tmerret e luftës që i shkaktuan njerëzimit vuajtje të
papërshkrueshme;
b) të shpallin rishtas besimin në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e njeriut;
nëbarazinë e të drejtave të burrave e të grave, të kombeve të mëdha e të vogla;
c) të krijojnë kushte të nevojshme për ruajtjen e drejtësisë dhe për respektimin e detyrimeve që
dalin ngatraktatet dhe nga burime të tjera të së drejtës ndërkombëtare;
d) të punojnë për përpariminshoqëror dhe për kushte të mira jetese dhe në liri më të madhe.

Kombet e Bashkuara kanë katër qëllime kryesore:.

1) të ruhet paqja dhe siguria ndërkombëtare;


2) të zhvillohen midis kombeve marrëdhënie miqësore, të bazuara nërespektimin e parimit të
barazisë dhe të së drejtës së tyre për vetëvendosje, dhe të merrentë gjitha masat e tjera të
përshtatshme për ta forcuar paqen në botë;
3) të realizohet bashkëpunimi ndërkombëtarë në procesin e zgjidhjes së problemeve
ndërkombëtare mekarakter ekonomik, shoqëror, intelektual e humanitar, duke zhvilluar
respektimin e tëdrejtave dhe lirive themelore të njeriut pa kurrfarë dallimi;
4) të jetë qendër ku do të harmonizohen përpjekjet e të gjitha kombeve për sendërtimin e
qëllimeve të përmendura.

Në këtë mënyrë qëllimet e Kombeve të Bashkuara janë orientuar në disa drejtime qështrihen që nga
evitimi i shkaqeve që mund ta rrezikojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtarederi te masat për
pengimin dhe ndalimin e represioneve.

Parimet:

Për të arritur qëllimet e saj, Organizata mbështetet në:


a) parimin barazisë sovrane midis shteteve;
b) parimin e përmbushjes së detyrimeve me mirëbesim (bona fide);
c) parimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare me mjete paqësore; parimin eheqjes
dorë nga kërcënimi me përdorim ose përdorimi i forcës;
d) parimin e mosndërhyrjesnë punët e brendshme të shteteve, etj.

1)- Parimi i barazisë sovrane

Sipas Kartës, të gjithë anëtarët e Kombeve tëBashkuara, pavarësisht dallimeve sa i përket madhësisë
së territorit, numri të banorëve,fuqisë ushtarake etj. juridikisht janë të barabartë midis tyre. Ky parim
nuk është respektuar me përpikëri në Këshillin e Sigurimit, ku shtetet e mëdha për shkak të meritave
që kanëpasur në luftë, në forcën reale që posedojnë dhe në ndikimin e tyre në ruajtjen e paqes
dhesigurisë botërore, gëzojnë një pozitë më të privilegjuar.
2)- Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

Karta e OKB-së iobligon anëtarët që të mbajnë dhe kultivojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Karta
parasheh që problemet e paraqitura shtetet t’i zgjidhin në mënyrë paqësore, me qëllim që tëmos
rrezikohet paqja dhe siguria ndërkombëtare, po ashtu edhe drejtësia.

3)- Ndalimi i përdorimit të forcës ose kërcënimi me forcë

Karta e Kombeve tëBashkuara shprehimisht bënë ndalimin e përdorimit të forcës. Karta e përjashton
luftën simjet për zgjidhjen e konflikteve dhe i autorizon Kombet e Bashkuara të vihen në veprim
nëserrezikohet paqja ose ndodhë ndonjë agresion. Sa i përket përdorimit të forcës, Karta (neni 51,
kreu VII) parasheh një gjë të tillë vetëm në dy raste:

a) në vetëmbrojtje; b) kur rrezikohet paqja në rajon apo më gjerë.

4)- Ndalimi i ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve

Karta parasheh qëKombet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në çështje të cilat në thelb i
përkasinkompetencës kombëtare të një shteti, mirëpo ky parim përjashton zbatimin e
masaveshtrënguese në rast të kërcënimit kundër paqes, prishjes së paqes ose agresionit. Karta
nukparasheh me saktësi çështjet që i përkasin kompetencës kombëtare, kështu që len mundësi për
interpretime të ndryshme. Megjithatë çështje si ndjekja e pakicave kombëtare,diskriminimi në
çfarëdo baze, etj. nuk konsiderohen si çështje e brendshme e një shteti.

Anëtarësia në Kombet e Bashkuara


OKB përbëhet nga dy kategori shtetesh anëtare: anëtarët themelues
Dhe anëtarët e pranuar më vonë.
Midis këtyre dy kategorive të anëtarëve nuk ekziston ndonjë dallim dhe as pabarazi juridike.
Anëtarë themelues të OKB-së kanë qenë 51 shtete që kanë marrë pjesë në Konferencën e San
Franciskos. Anëtarët tjerë të organizatës u takojnë shteteve që hynë më vonë në OKB. Shteti që do të
hyjë në Kombet e Bashkuara duhet t’i plotësoj katër kushte:
 të jetë paqedashës;
 t’i pranoj detyrimet që dalin nga Karta;
 të jetë i aftë dhe i gatshëm t’i plotësoj ato.

Vendimin për pranimnë Kombet e Bashkuara e merr Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me dy të


tretat (2/3) evotave, në bazë te rekomandimit paraprak të Këshillit të Sigurimit, ku nevojiten nëntë
vota pozitive, duke përfshirë votën e të gjithë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
Pranimi i shteteve të reja në OKB, deri më 1955, bëhej në shenjë pazarllëqesh të ndryshme,ngase të
dy superfuqitë duke u fshehur pas dispozitave të Kartës kundërshtonin pranimin eshteteve që ishin
aleate të superfuqisë tjetër.
Përfundimi i anëtarësisë në Kombet e Bashkuara :

 Tërheqja; Përjashtimi; dhe Pezullimi janë rastet e përfundimit të anëtarësisë në OKB.

1)- Tërheqja

Karta e OKB-së nuk ka ndonjë dispozitë që shprehimisht lejon shteteve tëtërhiqen nga anëtarësia në
organizatë. Megjithatë, sipas një raporti të Këshillit të Konferencës së San Franciskos, lejon mundësinë
që shtetet anëtare në raste të jashtëzakonshme të tërhiqen nga organizata, por gjithnjë dukë
paraqitur arsyet e tërheqjestë cilat duhet të jenë të tilla që të arsyetojnë vendimin. Sipas kësaj, e
drejta e tërheqjes ështëe kufizuar me marrëveshje të përgjithshme.

2)- Përjashtimi

Neni 6 i Kartës së OKB-së parasheh që çdo anëtarë i organizatës i cilinë mënyrë të vazhdueshme shkel
parimet e Kartës, mund të përjashtohet nga Organizata.Shteti i tillë mund të përjashtohet me të
njëjtën procedurë siç është ajo e pranimit. Masa epërjashtimit shqiptohet si dënim ndaj shtetit në
fjalë. Vendimin për këtë e merr Asambleja ePërgjithshme në bazë të rekomandimit paraprak të
Këshillit të Sigurimit. Karta nuk përmbanrregulla të sakta se çka përfaqëson shkelje të vazhdueshme të
Kartës, por kjo i lihet për vlerësim Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit.

3)- Pezullimi

Neni 5 i Kartës së OKB-së parasheh ndalimin e ushtrimit të të drejtavedhe privilegjeve të lidhura me


cilësinë e anëtarit të Organizatës në rast se ndaj një anëtari tëOrganizatës është marrë ndonjë veprim
parandalues ose shtrëngues. Vendimi për këtëmerret me të njëjtën procedurë si për pranim nga
Asambleja e Përgjithshme mbi bazë tërekomandimit nga Këshilli i Sigurimit.

Struktura e Kombeve të Bashkuara :

Neni 7 i Kartës së OKB-së ka përcaktuar 6 organet kryesorë të OKB-së:


1) Asambleja e Përgjithshme;
2) Këshilli i Sigurimit;
3) Këshilli Ekonomik Social;
4) Këshilli i Kujdestarisë;
5) Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë;
6)Sekretariati.

Karta lejon edhe krijimin e organeve ndihmëse për çështje të ndryshme nësenjë gjë e tillë vlerësohet e
nevojshme. Sipas këtij neni (7), organet e OKB-së janë në pozitëtë barabartë, edhe pse rëndësia e
secilit veç e veç asnjëherë nuk është e njëjtë. Asamblejae Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit zënë
vendin më të rëndësishëm. Këshilli Ekonomik Social dhe Këshilli i Kujdestarisë nën autoritetin e
Asamblesë së Përgjithshme
Asambleja e Përgjithshme.
Përbërja

Asambleja e Përgjithshme është organi qendror I Kombeve të Bashkuara. Atë e përbëjnë


përfaqësuesit e të gjitha shteteve anëtare. Çdo shtet anëtar në Asamble mund të ketë më së shumti
pesë (5) përfaqësues. Në delegacion mundtë jenë edhe pesë zëvendës të përfaqësuesve dhe një
numër i domosdoshëm i këshilltarëvepër çështje të caktuara.

Sesionet

Asambleja e Përgjithshme nuk është organ që funksionon pandërprerë. Sesionet e veta të rregullta i
mbanë një herë në vit përkatësisht ato fillojnë të martën e tretë të muajitshtator dhe zgjasin
rregullisht disa muaj. Asambleja e Përgjithshme mund të mbajë edhesesione të jashtëzakonshme,
nëse është e nevojshme. Këto sesione i thërret Sekretari iPërgjithshëm me kërkesën e Këshillit të
Sigurimit ose të shumicës së anëtarëve të Kombevetë Bashkuara. Mbledhjet e tilla duhet domosdo të
mbahen brenda afatit 15 ditësh ngamomenti kur të jetë bërë kërkesa. Ndërsa, mbledhjet që mbahen
në kuadër të Rezolutës“T ëbashkuar për paqe” duhet mbajtur brenda 24 orëve nga çasti i paraqitjes së
kërkesës.

Në fillim të çdo sesioni, Asambleja e Përgjithshme zgjedhë kryetarin dhe shtatë nënkryetarë.Kryetari
zakonisht nuk zgjidhet nga radhët e delegatëve të Fuqive të Mëdha, por atyre ucaktohet një nga
vendet e nënkryetarëve. Asambleja punon në plenum dhe komitete.
Asambleja ka shtatë komitete kryesore:
1) Komiteti i parë (për çështje të sigurisëndërkombëtare dhe çarmatim); Komiteti special;
2) Komiteti i dytë (për çështje ekonomike e financiare);
3) Komiteti i tretë (për çështje sociale, humanitare e kulturore);
4) Komiteti i katërt (për çështje të shkolonizimit);
5) Komiteti i pestë (për çështje administrative dhebuxhetore);
6) Komiteti i gjashtë (për çështje juridike);.
Në Komitete kanë përfaqësues tëgjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Asambleja mund të
krijoj edhe organendihmëse, nëse e gjykon të nevojshme për kryerjen e funksioneve të caktuara.

Funksionet

Karta e OKB-së përcakton funksionet dhe autorizimet e Asamblesë së Përgjithshme. Disa, Asambleja i
ushtron vetëm kurse disa të tjera bashkërisht me Këshillin eSigurimit.
Sipas Kartës, Asambleja ka të drejtë:
a) të diskutoj për të gjitha çështjet që hyjnënë kuadrin e kësaj Karte;
b) të vendos për pranim, pezullim ose përjashtim të ndonjë shteti anëtar, në bazë të
rekomandimit të Këshillit të Sigurimit;
c) të diskutoj për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes dhe sigurisë
ndërkombëtare;
d) t’ia tërheqë vërejtjen Këshillit të Sigurimit për situata që mund të rrezikojnë paqen dhe
sigurimin (kjo e drejtë nuk i takon asamblesë në rast kur situata e njëjtë është në shqyrtim nga
Këshilli i Sigurimit);
e) tërekomandoj masat për zgjidhjen paqësore të çdo situate, pa marrë parasysh origjinën e saj;
f) pranon dhe shqyrton raportet e Këshillit të Sigurimit mbi masat e ndërmarra mbi ruajtjen e
paqes, si dhe raportet e organeve tjera të Kombeve të Bashkuara;
g) zgjedhë anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit;
h) shqyrton dhe aprovon buxhetin e Kombeve tëBashkuara dhe përcakton masën e kontributeve
për shtetet anëtare.

Përveç këtyre funksioneve, Asambleja e Përgjithshme, në bazë të Rezolutës“T ë bashkuar për paqe”,
mund të rekomandoj përdorimin e forcave të armatosura në rastet e cenimit të paqes apo agresionit,
në rastet kur për shkak të përçarjeve mes anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, ky s’ka
qenë në gjendje të veproj. Në këso situatash, Asambleja mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm
brenda 24 orëve, pas kërkesës së nëntë anëtarëvetë Këshillit të Sigurimit ose të shumicës së shteteve
anëtare të OKB-së.

Procedura e votimit

Ndryshe nga asambleja e Përgjithshme e Lidhjes së Kombeve kuvendimet merreshin njëzëri, në


Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara vendimet merren me shumicë të thjeshtë
të anëtarëve të pranishëm dhe që votojnë. Ndërsapër vendimet që kanë të bëjnë me çështje të
rëndësishme Karta parasheh shumicë prej dytë tretave. Siçështje të rëndësishme cilësohen:
1) rekomandimet në lidhje me ruajtjen e paqes dhe sigurimit ndërkombëtarë;
2) pranimin e anëtarëve të rinj në OKB;
3) pezullimin etë drejtave dhe privilegjeve për ndonjë vend anëtar;
4) përjashtimin e ndonjë anëtari të vet;
5) zgjedhjen e anëtarëve jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, të anëtarëve të Këshillit
Ekonomik Social dhe të Këshillit të Kujdestarisë;
6) çështje që kanë të bëjnë me funksionimine regjimit të kujdestarisë, dhe
7) për çështje buxhetore

Këshilli i Sigurimit
Përbërja

Këshilli i Sigurimit përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë,nga të cilët pesë janë të përhershëm ndërsa
10 të tjerë jo të përhershëm të cilët i zgjedhë Asambleja e Përgjithshme me rotacion për çdo dy vjet.
Anëtarët e përhershëm të KS-së janë: ShBA, Kina, Britania e Madhe, Franca dhe Rusia.

Sesionet

Këshilli i Sigurimit është i organizuar asodore që të mund të kryej funksionet e veta kurdo që i
kërkohet. Kështu, çdo anëtarë i Këshillit duhet ta ketë një përfaqësues permanentnë selinë e OKB-së.
Përveç selisë qendrore, mbledhjet e veta Këshilli mund ti mbajë edhe jashtë selisë së organizatës nëse
një gjë e tillë është e nevojshme. Çdo anëtarë i Kombevetë Bashkuara që nuk është anëtarë i Këshillit
të Sigurimit mund të marrë pjesë në mbledhjete Këshillit por pa të drejtë vote. Edhe shteti që nuk
është fare anëtarë i Kombeve tëBashkuara mund të ftohet nga Këshilli që të merr pjesë në diskutim,
nëse është palë emosmarrëveshjes, por pa të drejtë vote.

Funksionet dhe autorizimet

Këshilli i Sigurimit është organi që mban përgjegjësinë kryesorepër ruajtjen e paqes dhe sigurisë
ndërkombëtare. Këshilli ka kompetenca ekskluzive dhedisa të tjera që i ushtron me ndonjë organ
tjetër. Në fushën e kompetencave ekskluzivehyjnë ato me natyrë ekzekutive që kanë të bëjnë me
paqen dhe sigurimin ndërkombëtarë.Kështu, në rast të cenimit të paqes, sigurimit ndërkombëtarë
apo ndonjë akt agresioni,Këshilli:
a) fton palët në mosmarrëveshje që të njëjtat t’i zgjidhin në mënyrë paqësore dherekomandon
masat dhe mënyrat për zgjidhjen e tyre;
b) harton planet për rregullimin esistemit të armatimin;
c) jep vlerësimin nëse është prishur paqja, siguria apo ka ndodhë akt agresioni dhe rekomandon
apo vendos për hapat që duhet ndërmarr;
d) mund të autorizoj përdorimin e forcës së nevojshme për rikthimin e paqes dhe sigurimit
ndërkombëtarë; e)kontrollon dhe mbikëqyr territoret nën kujdestari;
e) mund të urdhëroj përmbushjen edhunshme të vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të
Drejtësisë.

Përveç këtyre kompetencave, Këshilli ka edhe disa kompetenca që i ushtron bashkërisht me


Asamblenë ePërgjithshme. Këtu bëjnë pjesë:

 pranimi ose përjashtimi i anëtarëve;


 pezullimin e tëdrejtave dhe privilegjeve të anëtarëve;
 emërojnë Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve tëBashkuara;
 zgjedhin gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; dhe,
 vendosin për ndryshimin e Kartës së organizatës

Votimi

Për dallim nga Lidhja e Kombeve, në Këshillin e Sigurimit vendimet në çdo rast merren me shumicë të
votave. Çdo anëtarë i Këshillit ka një përfaqësues dhe një votë.Mirëpo votat e të gjithë anëtarëve nuk
e kanë të njëjtën vlerë. Karta i ndanë çështjet qështrohen para këshillit në“ çështje procedurale” dhe
në “të gjitha çështjet tjera”.
Në grupin e “ çështjeve procedurale” hyjnë çështjet që kanë të bëjnë me caktimin e vendit të
mbledhjessë Këshillit, me rendin e ditës, lidhur me zgjedhjen e Kryetarit, me zgjedhjen e gjyqtarëve
tëGjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, etj. kur vendoset për këto çështje, mjafton shumicaprej 9
votash.Për “t ë gjitha çështjet tjera”,çështjet që kanë të bëjnë me zgjidhjen paqësore
tëmosmarrëveshjeve etj. kërkohet shumica prej nëntë (9) votave por në mesin e tyre duhet të jenë
patjetër votat e gjithë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Nga kjo del sevota negative e
vetëm njërit prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit, e bënë tëpamundshme marrjen e çfarëdo
vendimit edhe nëse votat e të gjithë anëtarëve të tjerë kanëqenë për. Kjo është ajo që njihet si
e drejta e vetos.
Këshilli Ekonomik Social
Është e vetmja risi në krahasim me Lidhjen e Kombeve.Qëllimi i këtij këshilli është të kontribuoj në
ruajtjen e paqes përmes krijimit të kushteve të stabilitetit dhe të mirëqenies si elemente të
domosdoshme për marrëdhënie paqësore midis popujve. Këshilli Ekonomik Social kontribuon në
bashkëpunimin midis shteteve në zgjidhjene problemeve ekonomike, sociale, kulturore e humanitare.

Përbërja

Këshilli përbëhet nga 54 anëtarë të cilët i Zgjedhë Asambleja e Përgjithshme për një mandat tre vjeçar.
Anëtarët e përhershëm të këshillit të Sigurimit zgjidhen rregullisht nëKëshillin Ekonomik Social, ndërsa
një e treta (1/3) e anëtarëve të tjerë zgjidhen çdo një vjet.

Funksionet dhe Autorizimet.

Këshilli Ekonomik Social:


a) përgatitë studime, raporte erekomandime për çështje ndërkombëtare nga fushat ekonomike,
sociale, kulturore earsimore;
b) jep rekomandime lidhur me respektimin e te drejtave dhe lirive themelore tënjeriut;
c) organizon konferenca ndërkombëtare nga fusha e kompetencave të tij;
e) i paraqet informata Këshillit të Sigurimit, nëse një gjë e tillë i kërkohet, etj.

Sesionet

Këshilli Ekonomik Social mblidhet rregullisht dy herë në vit. Çdo anëtarë i këshillit ka një votë dhe
vendimet merren me shumicën e thjeshtë të anëtarëve që janë të pranishëmdhe që votojnë. Këshilli
përbëhet edhe nga organet ndihmëse, prej të cilave janë gjashtëkomisione funksionale dhe pesë
komisione regjionale. Këto komisione merren më çështje si:komisioni i statistikës, komisioni për
çështje demografike; sociale; të drejtat e njeriut; pozitën juridike të gruas; etj.

Këshilli i Kujdestarisë.
Sistemi i mandateve

Pas Luftës së Parë Botërore, disa shtetedonin të aneksonin ish-kolonitë gjermane dhe disa vende
arabe që deri atëherë ndodheshinnën sundimin otoman. Territoret në fjalë iu dhanë për administrim
shteteve të interesuaradhe kështu u bënë territore nën mandate por Lidhja e Kombeve u autorizua që
të bëjë mbikëqyrjen. Ky sistem u quajt sistemi i mandateve dhe u zbatua ndaj Irakut,
Palestinës,Transjordanisë, Sirisë, Libanit, etj.
Mandatet u kategorizuan në tri klasa (A,B,C), sipas shkallës së zhvillimit të popullsisë dhe territoreve
të vendeve nën mandate.
Mandatet A,kanë qenë bashkësi që mund të pranoheshin përkohësisht si të pavarura, me kusht që
tëpranonin këshilla dhe ndihmë nga mandatari.
Mandatet B, nuk kishin organizim të pavarur politik andaj mandatari ngarkohej qët’i administronte.
Mandatet C, qen ë lënë tëadministroheshin sipas ligjeve të mandatarit, si pjesë përbërëse e territorit
të tij.
Sistemi ndërkombëtarë i kujdestarisë

Është krijuar për të zëvendësuar sistemin emandateve të Lidhjes së Kombeve. Qëllimi kryesor i tij
është forcimi i paqes dhe sigurimit;përparimin politik, ekonomik, arsimor e social të popullsisë së
territoreve nën kujdestari;zhvillimin e tyre drejt vetëqeverisjes, etj.
Sistemi i kujdestarisë duhej të zbatohej mbi:
a) territoret që gjendeshin nën mandat;
b) territoret që do t ’u merreshin shteteve armike pasLuftës së dytë Botërore, dhe
c) territoret që vullnetarisht do të viheshin nën këtë regjim ngashtetet që kanë qenë
përgjegjëse për administrimin e tyre.

Përbërja e Këshillit të Kujdestarisë

Këshilli i Kujdestarisë përbëhet nga:


a) anëtarët e Kombeve të bashkuara të ngarkuar për administrimin e territoreve në kujdestari;
b) anëtarët e Përhershëm të Këshillit të Sigurimit të cilët nuk administrojnë territore nën kujdestari;
c) njënumër anëtarësh të zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme për tre vjet.

Çdo anëtarë i këshillit ka një votë. Vendimet në Këshillin e Kujdestarisë merren meshumicën e
thjeshtë të votave të anëtarëve që janë të pranishëm dhe që votojnë. Këshillimblidhet rregullisht një
herë në vit.

Funksionet dhe autorizimet

Shqyrton raportet që ia parashtron shteti nën kujdestari; bënëvizita të kohë pas kohshme në
territoret në kujdestari; pranon dhe shqyrton peticione duke ukëshilluar me autoritetet e shtetit
kujdestar, etj.

Sekretariati

Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara e përbëjnë mbi 16 mijë nëpunës ngamë se 150 vende të botës.
Këta janë nëpunës civil ndërkombëtarë dhe kryekëput punojnëpër Organizatën e Kombeve të
Bashkuara. Ata janë të detyruar të mos kërkojnë dhe të mospranojnë instruksione nga çfarëdo
qeverie.
Në krye të personelit (Sekretariatit) është Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, të cilin në
bazë të rekomandimit tëKëshillit të Sigurimit, e zgjedh Asambleja e Përgjithshme. (Sekretari i
Përgjithshëm nëkuadër të organizatave ndërkombëtare, është institucion dhe jo individ i vetëm).
Sekretari kandihmësit e vet që i emëron vetë, por rregullisht nga radha e shtetasve të fuqive të
mëdha.Ndihmësit udhëheqin departamentet e ndryshme siç janë departamenti për çështje të
paqesdhe sigurimit ndërkombëtarë; për çështje ekonomike; sociale; për kujdestari; për
çështjeadministrative e financiare, etj. Sekretari i përgjithshëm mbanë përgjegjësinë për punën
esekretariatit dhe personelit të Kombeve tëBashkuara.
Ai mund t’ia tërheqë vërejtjen Këshillittë Sigurimit për ndonjë çështje që sipas mendimit të tij mund ta
rrezikoj paqen dhe siguriminndërkombëtarë, si dhe mund të ofroj shërbime të mira për të ndihmuar
në zgjidhjenpaqësore të mosmarrëveshjes. Ai i paraqet Asamblesë së Përgjithshme raportin vjetor
mbi aktivitetet e Organizatës.
Parimet kryesore të misioneve paqeruajtëse
1) pajtimi i shtetit që pranon misionin ndërkombëtarë;
2) misionet paqeruajtëse janë neutrale;
3) misionet paqeruajtëse kanë(duhet të kenë) bazë ligjore se kur fillojnë dhe kur mbarojnë.

14 pikat e Woodrow Wilson, (nëntor 1918)

1)të mos ketë më marrëveshje të fshehta messhteteve. Nënshkrimi i traktateve të paqes të cilat do të
vendosnin stabilitetin politik në botë;
2)Liri absolute e lundrimit në dete (jashtë ujërave territoriale, si në paqe ashtu edhe nëluftë);
3)Heqja (për sa të jetë e mundur) e të gjitha barrierave ekonomike ndërmjet shtetevedhe barazia në
tregtinë ndërkombëtare;
4)Kufizimi i armatimeve;
5)Rregullimi i çështjes sëkolonive (secili shtet duhet të ketë të drejtën e pronës në territorin e tij);
6)Zbrazja eterritoreve të pushtuara të Rusisë;
7)Belgjika të jetë e pavarur sikurse para luftës;
8)Franca të çlirohetplotësisht dhe t’i lejohet të rimarr Alaskan dhe Lorenën;
9)Përcaktimi i kufijve tëItalisë të bëhet qartazi në bazë të vijave të njohura të kombësisë;
10)Të lejohet vetëvendosja e popujve që jetojnë në perandorinë Austro-Hungareze;
11)vetëvendosja dhegarancitë e pavarësisëduhet t’u lejohen shteteve të Ballkanit);
12)Populli turk të qeveriset(udhëhiqet) nga një qeveria turke. Popujt e tjerë në perandorinë osmane
ta qeverisinvetveten;
13)Të bëhet Polonia e pavarur dhe të ketë qasje në det;
14)Të krijohet një Lidhjee Kombeve për të garantuar pavarësinë politike dhe territoriale të shteteve.

You might also like