You are on page 1of 10

SUBJEKTET E TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE

(SHËNIME LIGJËRATE - Prof. Qerim Qerimi)

● Kuptimi dhe natyra e subjekteve në të drejtën ndërkombëtare


● Shtet si subjekt i të drejtës ndërkombëtare
● Përgjegjësia e shteteve në të drejtën ndërkombëtare
● Organizatat ndërkombëtare (ndërqeveritare dhe joqeveritare)
● Kuptimi, llojet dhe përgjegjësia e organizatave ndërkombëtare
● Pozita e individit në të drejtën ndërkombëtare
● Pakicat, popujt indigjenë, lëvizjet çlirimtare
● Korporatat shumëkombëshe
● Ushtritë private, grupet terroriste dhe grupet e tjera të organizuara

1
Subjektet e të drejtës ndërkombëtare
P.Sh. Franca,
Shtetet e
Shteti
Bashkuara
të Amerikës

Subjektet
Individët P.sh. Ju

Organizatat
Aktorët Jo - P.sh.
ndërkombët
Shtetëror OKB,BE etj.
are

Korporatat
P.sh. British
shumëkomb
Petroleum
ëshe

2
Karta e Kombeve të Bashkuara

NE, POPUJT E KOMBEVE TE BASHKUARA,

● të vendosur të mbrojmë brezat e ardhshëm nga kamxhiku i luftës, i cili në ditët tona ka
sjellë dy herë vuajtje të pathëna mbi njerëzimin,
● të forcojmë sërish besimin tonë në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerat
e personalitetit njerëzor, në barazinë mes burrit dhe gruas si dhe mes gjithë kombeve, qofshin
këto të mëdha a të vogla,

Kapitulli I: Qëllimet dhe parimet

Neni 1

Kombet e Bashkuara marrin përsipër:



2. të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve, të cilat bazohen në parimet e
barazisë dhe të vetëvendosjes së popujve si dhe të marrin masa të tjera të përshtatshme për
konsolidimin e paqes;
3. të ngrenë në këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme
ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare si dhe për të mbështetur
dhe forcuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa dallim race,
seksi, gjuhe apo besimi fetar;
4. të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet e kombeve për të
realizuar këto qëllime të përbashkëta.

Neni 2 (Parimet)

Organizata dhe anëtarët e saj veprojnë në zbatim të qëllimeve të përcaktuara në nenin 1


sipas parimeve të mëposhtme:
1. Organizata bazohet në parimin e barazisë sovrane të të gjithë anëtrëve të saj.
2. Të gjithë anëtarët pëmbushin në mirëbesim të gjitha detyrimet, që ata marrin përsipër
me anë të Kartës, me qëllim që të sigurojnë të drejtat dhe privilegjet, që u takojnë nga anëtarësia.
3. Të gjithë anëtarët i zgjidhin konfliktet e tyre me mjete paqësore, në mënyrë të tille që
paqja botërore, siguria ndërkombëtare dhe drejtësia të mos rrezikohen.
4.Të gjithë anëtarët ndalojnë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare çdo kërcënim apo
pëdorim dhune, që drejtohet kundër paprekshmërisë territoriale apo pavarësisë politike të një
shteti ose që bie ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.
5.Të gjithë anëtarët u japin Kombeve të Bashkuara asistencën e nevojshme për çdo masë,
që Organizata merr në përputhje me Kartën; një shteti, ndaj të cilit Organizata ka marrë masa
parandaluese apo detyruese, ato nuk i japin mbështetjen e tyre.

3
6. Organizata kujdeset, që shtetet jo-anëtare të Kombeve të Bashkuara të veprojnë sipas
këtyre parimeve, për sa kohë që kjo është e nevojshme për ruajtjen e paqes botërore dhe sigurisë
ndërkombëtare.

Subjektet e të Drejtës Ndërkombëtare: Kuptimi

Martin Dixon:

- Një subjekt i të drejtës ndërkombëtare është një trup ose entitet që është i aftë të
posedojë ose të ushtrojë të drejta dhe detyrime në të drejtën ndërkombëtare

- Rasti i Dëmshpërblimit (Reparacioneve) për Dëmet e Shkaktuara në Shërbim të


Kombeve të Bashkuara (mendim këshillëdhënës i vitit 1949):

o Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i është kërkuar një mendim


këshillëdhënës për pyetjen nëse Kombet e Bashkuara, si organizatë, kanë
kapacitet të ngrisin një pretendim ose kërkesë ndërkombëtare për dëme të
shkaktuara personelit të saj. Traktati themelues i organizatës nuk përmban
ndonjë dispozitë shprehimore për personalitetin ligjor të organizatës. Por,
Gjykata, duke e lexuar Kartën në tërësi dhe duke nxjerrë implikimet e
kuptimit të saj (mbështetur edhe në praktikën dhe traktatet përkatëse të
mëvonshme), ka mbajtur qëndrimin se, Karta i ka krijuar KB-të si një entitet
që posedon “personalitet objektiv ndërkombëtar” dhe se Izraeli, ndonëse vend
jo anëtar në kohën përkatëse, ka qenë i obliguar që ta njohë ekzistencën e
Kombeve të Bashkuara dhe të paguajë dëmet për vrasjen e përfaqësuesit të
Kombeve të Bashkuara në Jerusalem.
o Sipas Gjykatës, “pesëdhjetë shtete, që përfaqësonin shumicën dërmuese të
bashkësisë ndërkombëtare, kishin pushtetin në pajtim me të drejtën
ndërkombëtare, që të krijonin një enitet i cili posedon personalitet objektiv
ndërkombëtar, dhe jo thjesht personalitet të njohur vetëm prej tyre.”
o Gjykata ka ardhur në përfundimin se personaliteti objektiv ndërkombëtar i
Kombeve të Bashkuara ka rrjedhur nga qëllimi i anëtarëve të organizatës,
qoftë i drejtpërdrejt ose jo. Dhe ky personalitet është objektiv në kuptimin që
mund të përdoret ose vlen edhe ndaj shteteve jo-anëtare, përveç, sigurisht,
shteteve anëtare. Ky lloj personaliteti nuk varet nga njohja e mëparshme e një
shteti të caktuar jo-anëtar.
o Përcaktimi nëse një organizatë ka personalitet objektiv ndërkombëtar duket të
rrjedhë nga natyra dhe funksionet e vetë organizatës; numri i shteteve anëtare
mund të jetë, po ashtu, i rëndësishëm në përcaktimin e personalitetit objektiv
ndërkombëtar, ndonëse nuk është përcaktues.
o Një pjesë e përmbajtjes së arsyetimit të GJND-së në rastin e Dëmshpërblimit
(1949) lexon si në vijim:

4
 Subjektet e të drejtës së çdo sistemi nuk janë patjetër të njëjtë sipas
natyrës së tyre ose sa i përket shtrirjes së të drejtave të tyre, dhe
natyra e tyre varet nga nevojat e bashkësisë. Përgjatë historisë,
zhvillimi i të drejtës ndërkombëtare është ndikuar nga kërkesat e jetës
ndërkombëtare, dhe rritja e vazhdueshme në veprimtaritë kolektive të
shteteve tashmë ka ndikuar në rritjen e rasteve të veprimit në planin
ndërkombëtar nga enitete të caktuara të cilat nuk janë shtete. Ky
zhvillim ka kulmuar në krijimin në vitin 1945 të një organizate
ndërkombëtare qëllimet dhe parimet e të cilës janë saktësuar në
Kartën e Kombeve të Bashkuara. Por, për të arritur këto qëllime,
dhënia e personalitetit ndërkombëtar është e patjetërsueshme.

Martin Dixon:

Subjektet e të drejtës ndërkombëtare:

- Mund të ngrisin padi ose pretendime para gjykatave


- Janë subjekt i disa ose të gjitha detyrimeve të përcaktuara nga e drejta ndërkombëtare
- Kanë pushtetin për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare
- Gëzojnë disa ose të gjitha imunitetet nga juridiksioni i gjykatave kombëtare të
shteteve të tjera

Ian Brownlie:

- Një subjekt i të drejtës ndërkombëtare është një enitet që posedon të drejta dhe
detyrime ndërkombëtare dhe ka kapacitet (a) të mbrojtë të drejtat e tij duke ngritur
padi ose pretendime ndërkombëtare; dhe (b) të jetë përgjegjës për shkeljet e
detyrimeve të tij, duke qenë subjekt i këtyre pretendimeve

Sean Murphy:

- Shtetet mbeten aktorët (subjektet) qendrorë në fushën e të drejtës ndërkombëtare;


pjesa më e madhe e të drejtës ndërkombëtare krijohet, interpretohet, respektohet ose
zbatohet nga qeveritë e shteteve

5
Shteti
Përkufizimi tradicional i shteteve në të drejtën ndërkombëtare ka të bëjë me entitetin si shtet nëse
ka:
(a) një popullsi të përhershme;
(b) një territor të përcaktuar;
(c) qeverinë; dhe
(d) aftësinë për të hyrë në marrëdhënie me shtete të tjera.

Këto kritere janë kodifikuar në atë që njihet si Konventa e Montevideos për të Drejtat dhe
Detyrat e Shteteve.

(a) popullsia e përhershme: një komunitet stabil, jo patjeter homogjen, që banon në një
territor të caktuar në bazë të përhershme (okupimi si i vetëm i pamjaftueshëm)
(b) territori i përcaktuar: kontroll stabil dhe i përhershëm fizik i territorit, por përkufizimet
precize nuk janë të nevojshme (shih rastet e GJND-së North Sea Continental Shelf,
Nicaragua, Namibia)
(c) qeveria: kontrolli efektiv mbi territorin, rend i centralizuar ligjor, organizim politik
koherent, stabil dhe efektiv

Krijimi (njohja) e shteteve:

- Krijimi i shteteve të reja nga fragmentimi i një shteti ekzistues (shpërbërja e ish-
Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik, Çekosllovakisë)
- Pjesë e një shteti mund të shkëputet për të krijuar një shtet të ri (Eritrea nga Etiopia)
- Dy shtete mund të bashkohen për të krijuar një shtet të ri (Egjipti dhe Siria janë
bashkuar më 1958 për të krijuar Republikën e Bashkuar Arabe)
- Krijimi i shteteve si rezultat i procesit të dekolonizimit në Afrikë
- Duhet vërejtur një sërë rastesh të pasuksesshme të lëvizjeve autonome/shkëputëse:
rasti i rajonit bask në Spanjë, Biafra në Nigeri, Katanga në Kongo, Qiproja veriore,
Çeçenia në Rusi, Tibeti në Kinë, populli kurd në Iran, Irak dhe Turqi

Anëtarësimi në OKB:

Dy dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara për anëtarësim në OKB janë të përcaktuara në


nenet 3 dhe 4 dhe kanë përmbajtjen e mëposhtme:

Neni 3. Anëtarët fillestarë të Kombeve të Bashkuara do të jenë shtetet të cilat,


pasi kanë marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi Organizatën
Ndërkombëtare në San Francisko, ose që kanë nënshkruar më parë Deklaratën e
Kombeve të Bashkuara të 1 janarit 1942, të nënshkruajnë Kartën aktuale dhe
ratifikojnë atë në përputhje me Nenin 110.

6
Neni 4 (1). Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është i hapur për të gjitha shtetet
e tjera paqedashëse që pranojnë detyrimet e përfshira në Kartën aktuale dhe, janë
të aftë dhe të gatshëm t’i kryejnë këto obligime.

Neni 4 (2). Pranimi i çdo shteti të tillë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara do
të kryhet me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme me rekomandimin e Këshillit
të Sigurimit.

Neni 3 flet për anëtarët fillestarë të OKB-së, ndërsa neni 4(1) flet për të gjitha shtetet e tjera që
përmbushin kriteret dhe dëshirojnë të bashkohen në organizatë. Në secilin rast, kriteri thelbësor
dhe i domosdoshëm është që kandidati është shtet ose që organizata është e hapur për shtetet.

Megjithatë, Karta nuk përcakton termin ‘Shtet’ ose ‘Shtete’ dhe as dy mendimet këshillëdhënëse
të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me anëtarësimin në Kombet e Bashkuara (do të
thotë., Kushtet e Pranimit të një Shteti për Anëtarësim në Kombet e Bashkuara të vitit 1948 dhe
Kompetenca e Asamblesë së Përgjithshme për Pranimin e një Shteti në Kombet e Bashkuara të
vitit 1950). Në praktikë, vendimmarrësit duket se kanë ndjekur një numër kriteresh dhe kanë
dhënë një shumëllojshmëri kuptimesh të termit.

Kërkesat thelbësore janë pesë në numër: për t’u pranuar në anëtarësimin e Kombeve të
Bashkuara, kandidati duhet (1) të jetë shtet; (2) të jetë paqedashës; (3) të pranoj detyrimet e
Kartës; (4) të jetë i aftë t’i kryejë këto detyrime; dhe (5) të jetë i gatshëm t’i bëjë ato.

Përgjegjësia ndërkombëtare e shteteve:

7
Individi si subjekt i të drejtës ndërkombëtare

Cancado Trindade:

- Konsolidimi i personalitetit ligjor dhe kapacitetit të individit si subjekt i të drejtës


ndërkombëtare përbën njërën prej trashëgimive më të çmueshme të mendimit ligjor
ndërkombëtar të pjesës së dytë të shekullit XX-të
- E drejta e ankesës (peticionit) individuale është dispozitë themelore e traktateve për të
drejtat e njeriut, që e garantojnë atë, dhe mbi të cilën ndërtohet mekanizmi juridik i
emancipimit të qenies njerëzore vis-a-vis shtetit të tij(/saj) për mbrojtjen e të drejtave
të njeriut ...
- E drejta për ankesa individuale në gjykatat rajonale për të drejtat e njeriut dhe
komitetet ndërkombëtare; gjithashtu, mund të lejohen të ofrojnë dëshmi në disa
forume rajonale
- Praktika gjyqësore e Gjykatës Ndër-Amerikane për të Drejtat e Njeriut që njeh
personalitetin juridik të individëve (një numër Opinionesh të lidhura me të drejtat për
informacion konsullor; më të drejtat e fëmijës; të drejtat e migrantëve të
padokumentuar etj.)

Individët:

- Mbrojtja e përfaqësuesve diplomatikë


- Mbrojtja e të drejtave të njeriut – humanizimi i të drejtës ndërkombëtare (ose
‘revolucioni i respektit’)
- Mbrojtja në të drejtën ndërkombëtare humanitare
- Traktatet e tregtisë dhe investimeve krijojnë të drejta për individët dhe korporatat, që
lejojnë mundësinë e padive para gjykatave dhe tribunaleve vendore dhe
ndërkombëtare

Grupet e individëve:

- Të drejtat e pakicave (Deklarata e KB-ve për të Drejtat e Personave që u takojne


Pakicave Kombëtare, Etnike, Fetare dhe Gjuhësore: theksi të pozita jo-dominuese,
kultura, traditat, gjuha; Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike: neni
27; konventat e Këshillit të Evropës etj.)
- Popujt indigjenë: Konventa e ILO-së 169; Deklarata e Kombeve të Bashkuara për të
Drejtat e Popujve Indigjenë

Detyrimet e individëve:

- E drejta ndërkombëtare penale mbanë individët përgjegjës për krimet e luftës, krimet
kundër njerëzimit dhe gjenocid
- Gjykata Ndërkombëtare Penale, tribunalet ad hoc, gjykatat vendore që ndjekin
juridiksionin universal

8
Organizatat Ndërkombëtare

- Të drejtat e organizatave ndërkombëtare


- Detyrimet e organizatave ndërkombëtare:
o Draft Nenet e Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare për Përgjegjësinë e
Organizatave Ndërkombëtare
o Rezoluta e KB-ve 52/247 e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme:
përgjegjësia e palëve të treta: kufizimet e përkohshme dhe financiare në rastet
kur përfshihet përgjegjësia e Organizatës ndaj palëve të treta
o Konventa për Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara (1946)
o Raporti Alston (2016) për përphapjen e kolerës në Haiti nga paqeruajtës të
KB-ve (rreth 10 mijë të vdekur dhe 800 mijë të infektuar) – Sekretari i
Përgjithshëm e pranon përgjegjësinë

- OJQ-të:
o Grupe vullnetare të personave të individëve të krijuara për të vepruar në
mënyrë të pavarur nga qeveritë mbi bazë jo-fitimprurëse
o Shpesh ndjekin objektiva ose çështje transnacionale si të drejtat e njeriut,
ndryshimet klimatike, trafikimi me qenie njerëzore, çështje të tregtisë së
drejtë, standardet e punës, etj.
o Marrin pjesë si vëzhgues në negociata shumëpalëshe kontraktuale
o Mund të ofrojnë komente në drafte të traktateve; amicus curiae në gjykata ose
tribunale ndërkombëtare; status konsultativ në ECOSOC, etj.
o Konventa e Këshillit të Evropës për Njohjen e Personalitetit Ligjor të
Organizatave Ndërkombëtare Jo-Qeveritare

- Detyrimet e Organizatave Ndërkombëtare Jo-Qeveritare (OJQ)


o Karta e Llogaridhënies së OJQ-ve Ndërkombëtare:
 Respekti për të drejtat e njeriut
 Pavarësia
 Transparenca
 Qeverisja e mirë
 Avokimi i përgjegjshëm
 Pjesëmarrja
 Diversiteti/përfshirja
 Përgjegjësia mjedisore
 Ngritja etike e fondeve
 Menaxhimi profesional

9
Detyrimet e Korporatave Shumëkombëshe

Korniza Ruggie (Përfaqësuesi Special i KB-ve): Parimet Udhëheqëse për Biznesin dhe të Drejtat
e Njeriut

- Korniza për “Mbrojtjen, Respektimin dhe Zhdëmtimin” është teksti i parë autoritativ
për adresimin dhe parandalimin e efekteve negative në të drejtat e njeriut që
rezultojnë nga veprimtaria korporative
- Kjo kornizë është mbështetur njëzëri nga Këshilli i KB-ve për të Drejtat e Njeriut në
qershor 2011 dhe mbështetet në tri tema ose “shtylla” kryesore:
o 1. Përgjegjësia e shtetit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të gjithë atyre që
janë nën juridiksionin e tij;
o 2. Përgjegjësia e kompanisë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe për të
shmangur shkaktimin ose kontribuimin në efektet negative ndaj të drejtave të
njeriut përmes veprimeve të tyre, produkteve ose shërbimeve, ose nga
marrëdhëniet e tyre biznesore;
o 3. E drejta e individëve për të pasur qasje në zhdëmtim – qoftë kjo gjyqësore
ose jo-gjyqësore—në rastet kur të drejtat e tyre cenohen.

10

You might also like