You are on page 1of 2

1.

Zemra e zgjeruar paraqet dobësimin e muskulit të zemrës, i cili


ngadalshëm dhe dobët kontrakton me këtë dobëson qarkullimin i gjakut
dhe organet nuk kanë oksigjen të mjaftuar. Si pasojë e këtyre
mungesave, paraqitet dobësimi i përgjithshëm i organizmit.

2. Miokarditisi është ndezje e përgjithshme e muskulit të zemrës, gjë që


paraqitet si rezultat i sëmundjeve të tjera, ndonjë infeksion më i madh si
gripi, reumatizmi i dhëmbëve, bajameve etj.

3. Infarkti është vdekje e një pjese të indit muskulor të zemrës. Kjo


sëmundje paraqitet nga mbyllja e ndonjë dege të arterieve të cilat
ushqejnë zemrën, gjatë kontraksionit (ngushtimit) momental të arterieve,
ndonjë plasaritjeje e arterieve e përcjellë me gjakderdhje, gjatë streseve
ose si pasojë e shtypjes së lartë.

Në këto raste indi muskulor ose një pjesë e zemrës mbetet pa ushqim
dhe pa oksigjen, menjëherë pas kësaj ajo pjesë e muskulit të zemrës të
vdes. Infrakti përcillet me dhimbje të rënda. Ka raste kur zemra ndërpret
punën dhe shkaktohet vdekje.

4. Aritmia është rrahje e shpejtë dhe e ngadalshme e zemrës ose rrahje e


përzier e ngadalësuar dhe e shpejtuar me kërcime dhe ndërprerje të
rrahjeve. Kjo dukuri është pasojë e kontrollit të disharmonizuar të
ngacmimeve nervore të punës së zemrës, të cilat e kanë prejardhjen nga
qendrat e sistemit nervor.

5. Arteroskleroza është grumbullimi i materieve të yndyrshme dhe


kripërat e kalciumit në brendi në muret e arterieve, kjo çon deri tek
mbyllja e tyre dhe zvogëlimi i qarkullimit të gjakut me shumë pasoja si
dhe zmadhimi i shtypjes së gjakut, e cila mund të shkaktohet edhe nga
gjendjet nervore, streset etj. Të gjitha këto kanë lidhje të drejtpërdrejtë
me mosfunksionimin e mirë të zemrës.

You might also like