You are on page 1of 5

Republika e Shqipërisë.

Univeristeti: “Aleksandër Xhuvani”.

Fakulteti Ekonomik.

Sistemi: Master Profesional “Finance”

Viti: I

Tema: Pasqyra e Performances

Detyre Kursi
Lënda: Analiza e Pasqyrave Financiare

Punoi: Juljan Tahiri Pranoi: Dr.Ardita Todri

Master Profesional Finance


Cfare eshteP asqyra e te Ardhurave

Pasqyra e të ardhurave është një raport formal I operacioneve të biznesit Brenda një
periudhe të caktuar kohore. Ajo po ashtu quhet edhe pasqyrë e perfitimit apo humbjes
apo edhe pasqyrë e të ardhurave e shpenzimeve.Tregon diferencën në mes të ardhurave
nga shitja e mallrave dhe shërbimeve si dhe shumës së shpenzuar për të operuar biznesi.

Diferenca njihet si fitim neto apo humbje neto. Eshte nje regjister I te hyrave te
gjeneruara dhe shpenzimeve te ndodhura per nje periudhe kohore.Kjo pasqyre tregon
nese biznesi ka pasur me shume te hyra se sa shpenzime (fitim) dhe e kunderta (humbje).

Cfare eshte e ardhura


-Te ardhurat konsiderohen si hyrje ne nje entitet nga shperndarja ose prodhimi I mallrave
,kryerja e sherbimeve apo aktiviteteve te tjera.
-Ose te hyrat jane te ardhurat per nje periudhe kohore.

Cfare jane shpenzimet


-Njihen si dalje nga nje entitet nga shperndarja ose prodhimi I mallrave, kryerja e
sherbimeve ose aktiviteteve tjera. Ato jane dalje e pasurise-aseteve ose rritje e
detyrimeve.
-Shpenzimet paraqesin koston e krijuar per te realizuar te ardhuren.

Cfare eshte e ardhura neto


TË ARDHURA NETO-quajmë hyrjet totale të përfitimeve ekonomike gjatë periudhës,
dhe ky fluks I paraveçon në rritjen e kapitalit neto, përveç rastit kur ky capital rritet në
formën e kontributeve në kapital.

-E ardhura neto është rezultat I tejkalimit të të ardhurave ndaj shpenzimeve.


-Të gjitha shumat e grumbulluara nga të tretët,p.sh. tatimi ne qarkullim, tatimi I shitjes,
TVSH-ja,etj, nuk janë përfitime ekonomike dhe nuk rrisin kapitalin neto.

HumbjaNeto
Humbja neto është rezultati tejkalimit të shpenzimeve ndaj te ardhurave.
Ajo zvogelon kapitalin e pronareve.

Master Profesional Finance


Klasifikimi I Te Ardhurave
Të ardhurat ndahen në :
-Të ardhura nga shitja e mallit;
-Të ardhura nga kryerja e shërbimit;
-Të ardhura nga qeraja, interesi, dividenti;
-Të ardhura nga marrëveshja e lizingut, etj.

SHPENZIME
-përcaktohen si dalje apo konsum pasurish(asetesh) apo lindje detyrimesh, të kryera gjatë
një aktiviteti normal të një ndërmarrjeje.

Njohja e Shpenzimeve
Parimi kryesor I njohjes së shpenzimeve është që ato të njihen në ato periudha gjatë të
cilave sigurojnë prodhimin e të ardhurave.

Gjate muajit janar dhe shkurt, firma ka krijuar të ardhura nga konsumatorët në shumën
prej 36,000€.

Analiza: Firma ka pranuar 36,000€ në cash për shërbimet e ofruara konsumatorëve.


Të ardhurat janë rritur për 36,000€, që rezultojnë me rritjen e kapitalit për
36,000€.
Nje rritje e te ardhurave reflektohet si rritje ne kapitalin e pronareve.

Gjate janarit dhe shkurtit firma ka paguar 9000€ ne emer te pagave.


Analiza:
Firma ka zvogëlim të parasë për 9,000€.
Firma ka paguar shpenzimet e pagave prej 9,000€, e cila zvogëlon kapitalin.

Master Profesional Finance


Klasifikimi I elementeve ne PASH behet ne 2 menyra
1.Sipas natyrës së shpenzimeve;
2. Sipas funksioneve.

Sipas metodës së parë shpenzimet grumbullohen në pasqyrë në përputhje me natyrën e


tyre (p.sh. zhvleresimi, blerja e materialeve, kostot e transportit, pagat, etj ) dhe nuk
shpërndahen sipas funksioneve të ndryshme brenda njësisë.

Sipas metodës së dytë shpenzimet klasifikohen në përputhje me funksionin e tyre si


pjesë e kostos së shitjeve, shpërndarjes ose aktivitetit administrative.

PASH ndërtohet në 5 hapa:


HAPI 1 Të hyrat nga shitja e mallrave
Minus: KMSH
Baraz: Bruto fitimi
HAPI 2 Minus: Shpenzimet afariste (operative)
Baraz:Fitimi afarist
HAPI 3 Plus: Të ardhurat jo operative
Minus:Shpenzimet jo operative
Baraz: Fitimi para tatimit
HAPI 4 Minus: Shpenzimet e tatimit në fitim
HAPI 5 Baraz:Neto fitimi (humbja)

Master Profesional Finance


Konkluzion
Analiza e pasqyrave financiare është një proces shumë I rëndësishëm, madje edhe I
domsodoshëm në marrjen e vendimeve të drejta. Arsyeja kryesore e realizimit së një
analize financiare është zgjerimi I njohurive dhe shtimi I mundësive në marrjen e
vendimeve të rëndësishme operative

□ Informacionet të cilat I ofron analiza financiare bashkë me kontabilitetin janë bazë për
vendimet si Brenda ashtu edhe jashtë ndërmarrjes.

□ Nga analizat që I bëhën pasqyrave financiare të një ndërmarrje të caktuar mund të


konstatojmë gjendjen financiare të saj, si ka operuar ajo gjatë periudhës për të cilen bëhet
analiza, si dhe cilat janë trendet për të ardhmen në atë ndërmarrje.

□ Ndërmarrjet janë të obliguara që të bëjnë përpilimin e pasqyrave financiare në harmoni


me Standardet Kombëtare, Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe/apo
Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.

□Përgjegjësinë për pergatitjen e pasqyrave financiare në një ndërmarrje e kanë


menaxhemnti I ndërmarrjës.

Master Profesional Finance

You might also like