You are on page 1of 36

16/01/2018

Teknologjia Mekanike II
Punime me Elektroerozion
(Electro Discharge Machining)

 Procesi
 Principi Fizik
 Pajisja
 Parametrat e procesit
 Kapacitetet e procesit
 Aplikimet

Procesi
 Eshte nje nder teknologjite me te fundit
te punimeve jo konvencionale
 Kush ka qene deshmitar i
demeve te krijuara nga nje vetetime
qe godet terrenin, e ka nje ide te qarte te
potencialit te nje harku elektrik
 Nevoja per te kontrolluar harkun
eshte nje nder problemet per te zgjidhur
ne perdorimin e tij
 Nje funksionim ne rregjim te harkut volatik percakton heqjen e materialit te copes
por edhe te instrumentit
 Bashkeshortet Lazarenko ishin kerkuesit e pare qe ne vitin 1943 shpiken nje servo-
sistem kontrolli qe bente te mundur mbajtjen konstante hapsiren ndermjet
instrumentit dhe copes.

1
16/01/2018

Procesi

 Pas nje periudhe te


gjate studimesh, prova
laboratorike dhe permiresimesh
te vazhdueshme, EDM eshte sot
procesi jo konvencional me i
perhapur ne industrine mekanike
ne pergjithesi, dhe ne realizimin e
stampave ne vecanti.
 EDM eshte procesi termik i
pershtatshem per te punuar materiale percjelles te elektricitetit
 Procesi bazohet ne nje seri shkarkimesh elektrike, te kontrolluara dhe jo stacionare
qe futen midis instrumentit elektrode dhe copes qe punohet (copes elektrodes) duke
provokuar erozionin te kesaj te fundit.
 Gjate procesit elektroeroziv, miliona shkarkesa elektrike prodhojne nxehtesi zonale
te afta per te prodhuar kratere te vegjel mbi siperfaqen e goditur.

Procesi
 Produktet e shkrirjes te ndjekura dhe nga nje proces avullimi, jane larguar nga zona
e punimit me veprime mekanike dhe/ose elektromekanike, per te mundesuar nje
proces stacionar te fenomenit dhe per te bere te mundur kontrollin e cilesise se
siperfaqes se marre.
 Elektroda instrument percakton me siperfaqen e saj, zonen e copes qe do te
erozohet; levizja e ushqimit e instrumentit ben te mundur marrjen e gropave ose
vrimave ne materialin qe punohet.
 Skema e procesit eshte kryesisht e thjeshte: copa dhe instrumenti lidhen ne polet e
gjeneratorit elektrik dhe pozicionohen ne menyre te tille per te mbajtur nje hapsire te
vogel midis dy elektrodave gjate gjithe punes. Kjo arrihet duke i dhene instrumentit
levizjen e ushqimit;
Dy elektrodat jane te zhytura ne nje leng dielektrik qe ka funksionin e izolimit te
tyre, duke bere te mundur ne intervale te caktuara, krijimin e nje ngarkese elektrike.

2
16/01/2018

Procesi
Pavarsisht nga fortesia e materialit te copes, procesi ben te mundur:
 punimin e metaleve te forta, te cilat jane te veshtira per t’u
realizuar me metoda konvencionale: celiqe te bute, celiqet
shpejtpreres, stelite, celiqe me qendrueshmeri te larte.
 marrjen e formave shume komplekse dhe me precizion te larte,
me kusht qe te mund te garantohet mundesia e nxjerrjes se
instrumentit ne fund te veprimit eroziv.
 Punet e bazuara ne principin e shkarkimit elektrik, mund te
klasifikohen ne tipologjite e meposhtme:
Elektroerozion ne zhytje
Prerje me elektroerozionin
Frezim me elektroerozion

Procesi
Elektroerozioni me zhytje

• Copa qe punohet dhe elektroda instrument


jane te zhytura ne lengun dielektrik. Midis
tyre realizohen nje seri shkarkimesh elektrike
pikesore qe perdoren per erozionin e copes;
• Perdoret per prodhimin e formave ne 3 ose
me shume akse;
• Pervec levizjes se thjeshte duke ju afruar
copes (aksi z), ne makinat moderne behen te
mundura edhe levizjet relative
cope/instrument ne planin xy;
• Ne erozionin hapsinor per shembull, levizja
relative midis instrumentit dhe copes behet e
mundur nepermjet nje kombinimi me tre
levizjeve (vertikale, eksentrike dhe orbitale).

3
16/01/2018

Procesi
Prerja me elektroerozion

 Elektroda instrument eshte e perbere nga nje tel,


kryesisht baker i paster, qe zbret vertikalisht dhe
avancon ne copen qe punohet;
 Ky lloj procesi elektroeroziv perdoret per te
prodhuar profile precize dhe komplekse; lengu
dielektrik eshte i ndryshem nga ai i meparshmi, ku
mund te perdoret edhe uje i dejonizuar;
 Vihet re se erozioni me tel eshte zhvilluar mbas
atij me zhytje, duke filluar afersisht rreth vitit 1960;
 Makina e pare me tel eshte prodhuar ne vitin
1969 dhe ne vitet e fundit tregu e ka vleresuar mjaft
kete teknologji.

Procesi
Frezimi me elektroerozionin:

Nje elektrode cilindrike rrotulluese (ne pergjithesi tubolare per te lehtesuar larjen dhe per
te lejuar densitete te larta rryme, dmth norma te larta te sasise se materialit te larguar)
spostohet duke ndjekur nje rruge dhe duke u futur tek copa qe punohet ne menyre te
ngjashme me nje freze tradicionale.
Edhe pse te gjitha makinat me zhytje me 4 akse te kontrolluara (tre kartezian dhe nje
rrotullimi rreth nje aksi kartezian) mund te ndjekin rruge te percaktuara, frezimi me
elektroerozion behet eficent fale nje sistemi kontrolli te kompjuterizuar shume te ndryshem
nga ato te perdorura ne makinat e thjeshta me CNC. Kjo pasi, konsumi i shpejte i elektrodes
(konsumim relativisht i larte) kompensohet nga kontrolli numerik.

4
16/01/2018

Procesi

 Jane dhene me skemen e meposhtme


fazat e procesit:
1. Pergatitja e shkarkimit (1; 2; 3)
2. Formimi i kanalit te shkarkimit dhe
shkarkimi (4; 5; 6)
3. Larja (7; 8; 9)
 Cikli EDM, i tipit ON/OFF, perseritet
edhe me frekuence edhe prej 250 kHz. Tek
makinat me nje kanal, nuk mund te kete
njekohesisht me shume se nje shkarkim.

Principi Fizik
1. Instrumenti (per shembull prej grafit) i afrohet copes.
Si instrumenti ashtu edhe copas jane elektroda te te
njejtit qark elektrik.
Ndermjet instrumentit dhe copes ka gjendet vaj izolues
(lengu dielektrik).
Edhe pse dielektriku eshte nje izolues shume i mire, nje
potencial elektrik i mjaftueshem mund te shkaktoje
demtimin e izoluesit, gjenerimin e joneve dhe kalimin e
nje rryme elektrike midis instrumentit dhe copes.
“Demtimi i dielektrikut” behet me i thjeshte kur ne leng
gjenden grimca (grafiti dhe metalike) qe ndihmojne
jonizimin e dielektrikut.
Fusha elektrike eshte me e forte ne piken ku distanca
midis instrumentit dhe copes eshte me e shkurter, sic
dallohet ne figure. Studimi fillestar i formimit te
shkarkimit (cikli ON) eshte e karakterizuar nga nje rritje
te potencialit (tensionit), ndersa rryma eshte ende
zero).

5
16/01/2018

Principi Fizik

2. Me rritjen e numrit te grimcave te ngarkuara elektrikisht (jonet), karakteristikat


izoluese te dielektrikut bien; kjo ndodh ne zonen ku fusha elektrike eshte me e forte.
Tensioni eshte ne vleren maksimale, kurse rryma eshte ende zero.

3. Ne momentin ku dielektriku humbet aftesite e tij izoluese, krijohet nje kalim


ngarkesash pergjate nje kanali midis instrumentit dhe copes. Tensioni fillon te bie,
ndersa rryma fillon te rritet

Principi Fizik

4. Nxehtesia rritet shume shpejt me rritjen e kalimit te ngarkesave. Nxehtesia avullon


nje pjese te dielektrikut, te materialit te copes dhe te asaj te instrumentit. Fillon te
formohet nje kanal shkarkimi. Rryma elektrike rritet kurse tensioni zvogelohet.

5. Flluska e avullit ne formim perhapet jashte. Perhapja e saj kufizohet nga jonet qe
terhiqen ne kanalin e shkarkimit ku eshte perqendruar kampi elektro-magnetik. Rryma
dhe tensioni vazhdojne perkatesisht te rritet dhe zvogelohen.

6
16/01/2018

Principi Fizik

6. Diku rreth fundit te fazes se ciklit ON, rryma dhe tensioni stabilizohen, kurse
nxehtesia dhe presioni brenda flluskes se avullit kane arritur vleren maksimale. Ne
siperfaqen e copes nje pjese e materialit eshte hequr, ndersa tjetra eshte ne gjendje te
shkrire dhe mbahet ne pozicion nga presioni i avullit. Kanali i shkarkimit tashme eshte
nje plazem e tej nxehur me avuj metalik, dielektrik dhe karbon.
7. Ne fillim te fazes OFF te ciklit, rryma dhe tensioni bien ne vleren zero. Temperatura
zvogelohet shume shpejt, flluska e avullit prishet (shperthen), duke shkaktuar largimin
e metalit te shkrire nga siperfaqja e copes.

Principi Fizik

8. Dielektriku i fresket afrohet shpejt tek zona, duke lare prodhimet e shkarkimit dhe
duke ftohur siperfaqen e copes. Metali i shkrire qe nuk eshte larguar nga shperthimi i
i flluskes se avullit, ngurtesohet shpejt duke formuar nje shtrese shume te forte.
9. Metali i larguar nga shperthimi, formon sfera te vogla qe shperndahen ne dielektrik
bashke me grimcat e grafitit te instrumentit. Avulli shperndahet, nje pjese ne siperfaqe
dhe nje pjese ne forme sferash te ngurta. Nje kohezgjatje jo e mjaftueshme e fazes se
ciklit OFF, nuk ben te mundur nje larje te duhur te ketyre grimcave, duke cuar ne nje
paqendrueshmeri ne shkarkimin e rradhes dhe kushtet e harkeve volatike qe
demtojne instruemntitn dhe copen.

7
16/01/2018

Kualiteti i siperfaqes dhe grimcave te hequra

Principi Fizik
 Erozioni qe krijohet ne menyre te pashmangeshme ne elektrode quhet konsumim,
ndersa per copen flitet per largim te materialit.
 Kur impulsi eshte i shkurter largohen me shume grimca negative sesa pozitive: ne
elektroden pozitive gjenerohet si pasoje me shume nxehtesi. Ndersa kur koha e
impulsit rritet, nga barazia e shpejtesise se perplasjes, jonet pozitive jane ne gjendje
te gjenerojne nje sasi nxehtesie me te madhe ne katode, si pasoje e mases me te
madhe ne krahasim me ato te elektroneve; ne keto kushte efekti eroziv me i madh
ndodh ne elektroden negative;
 Erozion asimetrik i dy elektrodave. Lidhet pervec se me polaritetin dhe kohen e
shkarkimit, edhe me temperaturen e shkrirjes se materialeve dhe intensitetin e
shkarkimeve. Mund te merren asimetri te dukshme, te rendit te 99,5% te largimit te
materialit dhe 0,5% te konsumimit te elektrodes, fale nje zgjedhjeje te pershtateshme
te parametrave operativ te shkarkimit (kohezgjatja, intesiteti dhe polaritetit) duke bere
te mundur qe temperatura e copes qe punohet te mos rritet me teper.

8
16/01/2018

Principi Fizik
 Gjeneratoret e sotem jane ne gjendje te gjenerojne impulse me frekuenca te larta
me uljen e tensionit mesatar midis elektrodes dhe copes, me qellim realizimin e nje
erozionit asimetrik.

Principi Fizik – Analiza e impulsit ne EDM

 Ne shkallen e koheve eshte e domosdoshme te theksohet parametrat dhe


lidhjet e meposhteme:
 Frekuenca e impulsit fp: numri i impulseve te shkrepura ne njesine e kohes;
 raporti midis kohezgjatjes minimale te impulsit dhe kohezgjatjes minimale te ciklit tp
percaktojne shkallen e pulsimit τ
 Frekuenca e shkarkimit fe: numri i shkarkimeve elektrike qe ndodhin ne njesine e
kohes
 Raporti i frekuencave λ

Per sa i perket parametrave rrymes dhe tensionit:


 Tensioni i punes eshte mesatarja arithmetike e ue-ve
 Rryma e punes eshte mesatarja arithmetike e ie-ve
 Energjia e shkarkimit We eshte energjia e transformuar
gjate nje shkarkimi.

9
16/01/2018

Principi Fizik – Analiza e impulsit ne EDM

 Nepermjet energjise se shkarkimit percaktohet volumi i hequr ne nje


shkarkim te vetem
 Per vleresimin e rezultateve jane dhene parametrat e meposhtem te
punimit:
 Heqja e cdo shkarkimi VWe : eshte volumi i materialit te erozuar nga pjesa per
cdo shkarkim te vetem;
 Konsumimi per cdo shkarkim VEe: eshte volumi i materialeve te erozuara nga
instrumenti per cdo shkarkim te vetem;
 Sasia e materialit te hequr ne njesine e kohes MRR (Material Removing Rate):
eshte volumi i materialit te hequr nga copa ne njesine e kohes;
 Sasia e konsumimit ne njesine e kohes MWR (Material Wear Rate): eshte
volumi i materialit te hequr nga instrumenti ne njesine e kohes
 Konsumi relativ ϑ : eshte raporti mes MWR dhe MRR

 Per te vleresuar cilesine e siperfaqes, treguesit kryesore jane ashpersia


mesatare e siperfaqes se punuar Ra dhe thellesia mesatare e ashpersise Rz

Pjeset e nje makine EDM

 Nen sistemet kryesore


te EDM jane:
1. Gjeneratori
2. Sistemi i dielektrikut
3. Elektroda
4. Sistemi ndihmes

10
16/01/2018

Pajisja - Gjeneratore
 Gjenerator me pushim. Kane nje qark ngarkimi (burim rryme te vazhduar si dhe
elemente te akumulimit te tipit RC, RLC dhe LC) dhe nje shkarkese e cila ndodh kur
kalohet ngurtesia dielektrke ne hapsiren ndermjet elektrodave. Raportet elektrike dhe
gjeometrike ne brendesi te hapsires kryejne nje funksion kontrolli te veshtire per tu
kontrolluar.

Pajisjet - Gjeneratori
 Gjeneratore me impulse statike. Rryma e alternuar eshte ne fillim e korrigjuar; nje perqindje e
vogel e rrymes se vazhduar perdoret per te gjeneruar nje sinjal preciz me forme drejtkendore.
Sinjali perdoret per te komanduar transistoret e fuqise, qe rregullojne fluksin e pjeses se mbetur
te rrymes se vazhduar (e cila eshte pergjegjese per shkarkimet). Kjo metode lejon zgjidhjen e
problemeve qe shfaqen per shumicen e punimeve te EDM (kohezgjatja e impulsit varjon nga 1μs
ne 2000μs, rendi i pulsimit τ varjon nga 0,1 ne 0,8, tensioni ne boshllek i gjeneratorit varjon nga
60V ne 300V, rryma e shkarkimit ie varjon nga 1° ne 300A

11
16/01/2018

Pajisjet - Gjeneratori
 Ne gjeneratoret me impuls statik eshte i mundur kontrolli i vazhdueshem i tensionit
ekzistues midis elektrodes dhe copes; gjithashtu ekziston ne fakt nje lidhje midis
tensionit dhe distances midis copes dhe elektrodes, sinjali perdoret per te kontrolluar
nje sistem ndihmes i afte te mbaje nje hendek konstant gjate gjithe ciklit te punes.
 Per te thjeshtesuar perzgjedhjen e parametrave te procesit optimal per nje kufi
mjaft te gjere te kushteve te erozionit, burrimi i fuqise duhet te jete ne gjendje te
kontrolloje tensionin e impulsit, kohezgjatjen e impulsit, frekuencen e impulseve dhe
polaritetin e elektrodave.
 Nje qark shtese qe eshte parashikuar pergjithesisht ne sistemet EDM eshte qarku i
mbrojtes ndaj qarqeve te shkurter; ai nderhyn duke nderprere furnizimin me energji,
kur rryma ose tensioni kalojne vlerat e programuara ose kur verifikohen harqe
volatike.
 Gjeneratoret e viteve te fundit, perdorin impulse te shkurtra dhe nje tension
mesatar te ulet; duke ulur kohezgjatjen e impulseve, ose me mire duke punuar ne
frekuenca te rendit 103kHz deri ne MHz, zona termikisht e ndikuar nga procesi
zvoglohet dhe mund te merren nivele te ashpersise me te ulta se 0.1μm

Pajisjet – Sistemi i Dielektikut


 Sistemi i Dielektrikut: eshte i perbere nga elementet e meposhtem:
 lengu dielektrik
 pajisje per qarkullimin e lengut dhe larja e zones se punes (pompa dhe tuba)
 dispozitiva per kontrollin dhe rregullimin e karakteristikave te lengut (filtra, fluksometer)
 Funksionet kryesore te lengut dhe karakteristikat qe kerkohen ngaj ai jane:
 Te izoloje elektroden dhe copen
Te mbaje te perqendruar kanalin e shkarkimit per nje densitet me te larte te energjise
 Te larje produktet e shkarkimit pra largimi nga zona e punes ne menyre qe te behet e
mundur heqja e tyre nepermjet kalimit ne sistemin e filtrimit
 Te freskoje zonat e nxehura gjate punes
 Te kete aftesi filtrim shume te larte
 Te kete shpejtesi shume te larte te jonizimit dhe dejonizimit
 Te kete viskozitet te pershtatshem
 Te kete nje pike te djegeshmerise relativisht te larte
 Te jete pa ere dhe pa ngjyre
 Te kete tendence shume te vogel avullimi

12
16/01/2018

Pajisjet – Sistemi i Dielektrikut

 Lengjet me te perdorura jane vajrat te bazuar ne hidrokarbure minerale dhe uje i


dejonizuar. Vajrat kane densitet dhe viskozitet te larte. Nga nje ane kemi avantazhin e
mbajtjes se kanalit te shkarkimit te perqendruar dhe keshtu energjine e shkarkimit,
kurse ana tjeter kemi veshtiresine e larjes se produkteve te shkarkimit ;
 Mes dielektrikeve me baze vaji mineral, keroseni eshte nje nder dielektriket me te
zakonshem qe perdoret ne EDM; ka avantazhin per te parandaluar formimin e
flluskave te gazit dhe krijimin e ererave te padeshiruara. Rezultate mjaft te mira
merren edhe me perzierje te nates dhe lengjeve me baze silikoni.
 Ne vleresimin e nje dielektriku pamjet me te rendesishme per tu analizuar jane:
Flash Point
Rezistenca e dielektrikut
Viskoziteti
Ngjyra
Aroma
Densiteti
Filtrimi

Pajisjet – Sistemi i Dielektrikut: Dielektriku

 Flash point: Temperatura ne te cilen avujt e lengut ndizen ne prezencen e nje burimi
ndezes (pergjithesisht > 75°C). Kjo eshte nje vlere e thjeshtezuar, sepse matet ne
kushte qe mund te jene te ndryshme nga ato te punes; gjithesesi eshte nje tregues
dhe per arsye sigurie duhet te jete me i larti i mundeshem. Ne pergjithesi punohet ne
temperatura nen 15°C kundrejt Flash Point.
 Rezistenca e dielektrikut: aftesia e lengut per te mbajtur nje rezistivitet te larte
perpara shkarkimit si dhe eshte aftesia per te rekuperuar kete rezistivitet ne nje kohe
minimale gjate intervalit mes dy impulseve t0. Emetimi i joneve te elektrikisht
percjelles pra dhe formimi i kanalit te shkarkimit varet nga percjellshmeria e lengut
dielektrik: kjo duhet te perfshihet midis 1S/m e 1000S/m (Siemens/meter). Rezistenca
e dielektrikut:
 Influencohet nga flluskat e gazit dhe ndotjeve te ngurta (grimca karboni te
shkaktuara nga ndarja e hidrokarbureve te dielektrikut, mikrosferave te nxjerra
nga metalli i shkrire dhe i avulluar).

13
16/01/2018

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Dielektriku

 Influencohet per te njejtin tension te shkarkimit nga dimensioni i hapsires


I/C:
• Nje isolim me i madh elektrik (hapsira me te vogla) sjell: (i) punime
edhe e kushte te larjeve te veshtira; (ii) kontroll me te mire te punimeve,
d.m.th rritje te precizionit dimensional te copes qe punohet (iii) ulje e
shpejtesise se heqjes se materialit;
• Nje izolim me i vogel elektrik (hapsira me te medha) cojne ne (i)
zvoglimin e td, (ii) rritje te shpejtesise se heqjes se materialit; (iii) zvoglim
te cilesise se punimit

 Viskoziteti: viskoziteti i lengjeve pengon shperndarjen e avullit dhe gazit

 Sa me i madh eshte viskoziteti ilengut, aq me shume sjell tkurrje te kanalit te


shkarkimit; ne kete menyre densiteti energjik do jete me i madh dhe rendimenti
eroziv do te jete me i madh. Vajrat me viskozitet te larte mund te perdoren ne
operacione te cilat u kerkohet nje ashpersi dhe cilesi e moderuar, por MRR te
larta. Vizkozitet ne keto kushte mund te jete e larte per vleren me te madhe te
hendekut dhe kjo shkakton edhe humbjen e lengut per shkak te avullimit.

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Dielektriku

 Sa i i vogel eshte viskoziteti i lengut aq me e vogel eshte saktesia dhe pastertia


e siperfaqes qe mund te merren. Ne punimet me toleranca te vogla te punimit,
hendeku mund te reduktohet ne 5micron. Ne keto kushte ekstreme eshte shume
me e thjeshte te kryesh larjen me vaj qe ka nje viskozitet te vogel.
 Ngjyra: vaj dielektrik behet me i erret me perdorimin e tij. Eshte llogjike te niset me
vaj me transparence sa me te madhe ne menyre qe te lejoje vezhgimin e komponentit
gjate punimeve. Lengje jo te qarta mund te permbajne papasterti te padeshiruara ose
te demshem.
 Aroma: Vajrat me arome te forte paraqesin nje tregues per pranine e squfurit, e cila
eshte e padeshiruar ne procesin EDM.
 Densiteti: Sa me i lehte te jete vaji, aq me shpejt precipitojne grimcat e renda. Kjo
gje redukton papastertite ne hendek dhe mundesine e rregjimit ne harqet volatike.

14
16/01/2018

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Dielektriku

 Filtrueshmeria: Nje leng per EDM duhet te kete filtrim te larte. Filtrimi
influencohet nga faktore te ndryshem, nder me te rendesishmit jane viskoziteti
dhe ndjeshmeria e lengut gjate degradimit termik dhe oksidimit. Perberja e lengut
EDM, duhet te jete e tille qe te zvogeloje ne minimum tendencen drejt oksidimit
dhe polimerizimit ne menyre qe te shmang formimin e rreshires, gomes, qe me
shume mundesi do depozitoheshin ne zonen e hendekut
 Pajisjet per kontrollin e grimcave qe gjenden ne dielektrik duhet te jene ne
gjendje qe te mbajne grimcat ne dimensione me te medha se 5μm; keto ne
fakt jane tregues te fillimit te procesit oksidues te lengut dhe si rrjedhim, e
renies se rendimentit te makines.
 Grimcat me dimension midis 1μm dhe 3μm lehtesojne jonizimin dhe
formimin te kanalit shkarkues (per kete gje jane vendosur dielektrik te rinj qe
sigurojne perqindje te vogla pluhuri gjysempercjelles).

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Dielektriku

15
16/01/2018

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Larja

 Copa eshte e zhytur ne nje vaske ku


gjendet lengu dielektrik. Vaska eshte e
lidhur nepermjet nje pompe me nje
serbator dhe me nje sistem filtrash.
Pompa realizon presionin per larjen e
zones se punes dhe transporton vajin
ndersa sistemi i filtrimit heq produktet e
shkarkimit qe bejne pjese ne vaj.
 Ne pergjithesi ne vendin me te larte te
copes duhet te kete te pakten 40mm leng.
Nje sasi e pamjaftueshme lengu mund te
shkaktoje emetimin e tymrave, nje larje te
papershtatshme te zones se punes dhe,
ne raste ekstreme, te kushtezoje lindjen e
harqeve volatike jo normale.

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Larja

 Larja ka nje rendesi te barabarte me ate te parametrave te rregullimit te


makines.
 Ne fillim te erozionit, shkarkimet elektrike ndodhin me vonese; lengu dielektrik
eshte ne fakt pa grimca erozive. Grimcat e krijuara nga shkarkimet e para erozive
reduktojne rezistencen dielektrike te lengut; shkarkimet e metejshme lindin me
pas me lehte, duke permiresuar kushtet e punes.
 Kur ne disa zona te hendekut densiteti i grimcave behet i dukshem, kemi nje
reduktim te metejshem te rezistences dielektrike, qe ben te mundur lehtesimin e
formimeve te shkarkimeve anomalike qe mund te degradojne ne harqet volatike,
duke demtuar si elektroden instrument ashtu edhe copen. Ky crregullim grimcash
duhet te eleminohet me larje, ose me nje qarkullim te lehte te lengut dielektrik ne
zonen e hendekut.
 Nder aspektet e rendesishme qe rregullojne larjen permendim:
 presioni i larjes
 prurja e larjes
 tipi i larjes ose metoda e qarkullimit te lengut

16
16/01/2018

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Larja

 Menyrat e ndryshme te punimit cojne ne zgjedhjen te tipologjise se larjes me te


pershtateshme. Me kryesoret jane: (i) me injeksion; (ii) me aspirim; (iii) me efekt pompe me
piston
 Me injeksion: Cuarja e lengut dielektrik ne presion, nepermjet nje pusi te vendosur (sa
me afer te jete e mudur) nen cope ose ndermjet elektrodes instrument. Ne rastin e pare
copa ne fillim shpohet, dhe me pas lidhet me transmetuesit fleksibel te furnizimit te lengut;
ne rastin e dyte elektroda instrument shpohet dhe nepermjet saj dergohet lengu. Verehet
nje konicitet i formes se marre ne cope, edhe me elektroda qe kane seksion konstant, pasi
grimcat e krijuara gjate erozionit hipin lart duke favorizuar shkarkimet anesore.

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Larja


 Me aspirim: Lengu thithet ose nga pusi i vendosur poshte elektrodes cope, ose
nga elektroda instrument. Ndryshe nga sistemi me ineksion, reduktohen
shkarkimet anesore, si rrjedhoje edhe koniciteti.
 Larje me efektin e pompes se pistonit: behet nepermjet levizjes te pulsimit te
elekrodes instrument. Kur elektroda ngrihet, volumi i hendekut rritet dhe si pasoje
vjen leng i paster qe perzihet me grimcat e erozionit; kur elektroda zbret, grimcat e
erozionit largohen. Larja me pompe me piston eshte e dobishme ne rastet kur
duhen punuar gropa te thella, pa qarkullim te forcuar te lengut.

17
16/01/2018

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Elektroda


 Te gjithe materialet me percjellshmeri elektrike mund te perdoren si elektroda
instrument; zgjedhja gjithesesi influencohet nga materiali qe punohet si dhe nga
parametrat e punes. Ne pergjithesi preferohen materiale me temperature shkrirje sa
me te larte dhe me rezistence sa me te vogel. Ne EDM me zhytje, kostoja e elektrodes
mund te ndikoje mjaft ne koston totale te punes.
 Mes materialeve te perdorura ne ndertimin e elktrodave te implementuara
permendim:
 Materiale jo metalike: grafitet; jane me te mirat por edhe me te kushtueshmet
 Materialet metalike: baker elektrolitik, baker me telur ose me krom, baker -
tungsten, lidhje alumini, tunxh, tungsten i paster (fillimisht ne forme teli) dhe
celik.
 Materiale te kombinuara: kuprografiti (grafit me baker)
 Parametra krahasues jane punueshmeria, parametrat e performances dhe
konsumimi i elektrodes.

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Elektroda


Densitet g/cm3 1,72

 Grafitet jane bere materiale shume te Porozitet % 15


Granulometria µm 15
perhapura ne realizimin e elektrodave ne
Dimensioni poreve µm 2,0
punimet EDM.
Pershkueshmeria(ajer ne 20°C) x 102 cm2/sec 15
 Avantazhet Fortesia Rockwell B 80
 Pandjeshmerite ndaj ndryshimeve termike: HR10/1
00
rruajne vetite e tyre mekanike ne
Rezistenca ndaj perkuljes N/mm2 45
temperatura te larta;
Moduli i elasticitetit kN/mm2 10,5
 kane deformueshmeri te paperfillshme; Rezistenca elektrike µΩm 12
 kane densitet te ulet keshtu qe
Percjellshmeria termike W*m-1*K-1 90
instrumentat jane me te lehta.
Shperndarja termike(20-200°C) x10*6/K 2,9

Vlera e hirit maksimumi % 0,2

18
16/01/2018

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Elektroda

 Disavantazhet:
 jane abrazive dhe ne kete rast
duhen mbrojtje shtese per
udhezuesit e makines;
 formojne pluhur gjate punes;
kerkojne ne kete rast aspirator efikas
dhe shkaktojne nje demtim te shpejt
te filtrave;
 jane me te thyeshem dhe delikate
keshtu qe ne ndertimin e elektrodave
eshte e nevojshme te kujdesemi te
mos demtojme cepat ose buzet.

Elektroda grafiti per aplikime stampash te ”injection


molds” per shishe plastike 1,5 l

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Elektroda

 Mes materialeve metalike me te perdorura dallohen:

 Baker elektrolitik: ka nje densitet prej 8.9g/cm3,


nje temperature shkrirje 1083°C dhe nje rezistence
elektrike prej 0.0167Ωmm2/m (0.0167μΩm)
 Baker ne telur ose krom: ka performanca me te
ulet se bakri elektrolitik dhe merret duke i shtuar 1-
3% telur ose krom: konsumimi rritet 15-20% dhe
rendimenti eroziv bie 10%
 Baker-tungsten: perqindja e tungstenit varjon
nga 50% deri ne 80%: sa me e madhe perqindja e
tungstenit me e veshtire behet perpunueshmeria e
instrumentit, por ulet edhe konsumimi ne te
njejten kohe. Rezistenca elektrike perfshihet midis Elektrode bakri gjate punimit
0.045Ωmm2/m ÷ 0.055Ωmm2/m dhe densitet
imidis 15g/cm3 e 18g/cm3.

19
16/01/2018

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Elektroda

 Lidhje alumini: Perdoren pergjithesisht, kur punohen kavitete tredimensionale,


te dimensioneve te medha, per te cilat nuk kerkohet pasterti e madhe ne
siperfaqe.
 Tunxh: eshte nje metal perdorimi i te cilit vjen gjithmon duke u ulur per shkak
te nivelit te larte te konsumimit te tij.
 Tungsteni: perdoret parimisht per punimin e mikrovrimave. Ne treg eshte e
pranishme me fije te kalibruara me tolerance me te vogel se 1μm.
 Celiku: ka rendiment me te vogel se sa bakri dhe grafiti. Aplikimi i tij tipik eshte
ne punet celik-celik, per stampa qe perdoren ne sektorin e materieve plastike, per
shkrirjen me presion te lidhjeve te lehta, ose per matrica per deformimin plastik
te metaleve.

Pajisja – Sistemi i Dielektrikut: Elektroda

 Kuprografitet: jane materiale te kombinuara. Ne pergjithesi grafit ku poret e te ciles


jane te mbushura me baker.
Avantazhet
• Punohen me lehte
• Me pak delikate, do me thene me tendence me te vogel ciflosje te buzeve
anesore
• Te pershtatshme per ndertimin e elektrodave te vogla
 Disavantazhet
• Te njejta si ato te grafitit por edhe me nje kosto me te madhe.
 Elektroda te sinterizuara: Kerkime te fundit kan cuar ne realizimin e elektrodave te
sinterizuara nga nje perzierje pluhuri te ZrB2-Cu: elektroda te tilla japin rendimente te
materialit te hequr si ato te bakrit dhe grafitit tradicional, por konsumimi eshte me i
vogel per shkak te pikes se larte te shkrirjes dhe percjellshmerise se mire termike dhe
elektrike. Elektroda te tilla mund te jene te realizuara edhe me sinterizim selektiv laser
(SLS).

20
16/01/2018

Parametra te Procesit – rryma e shkarkimit

 Procesi elektro eroziv mund te rregullohet nepermjet parametrave


elektrike dhe te larjes
 Influenca me e madhe te vlerat karakteristike te erozionit eshte ajo
e energjise se shkarkimit dhe kohezgjatja e shkarkimit
 Rryma mesatare e shkarkimit matet me ampermeter gjate procesit.
Eshte nje tregues e efikasitetit te punes referuar materialit te hequr
MRR
 per kohezgjatje te njejte te impulsit dhe interval te njejte midis
impulseve, nje rryme shkarkimi me e madhe, ka nje shpejtesi heqje me te
madhe, por ne te njejten kohe, nje konsumimit te konsiderueshem.
 Ne krahasim me elektrodat e bakrit, ato te grafitit kane nje rezistence
me te madhe ndaj konsumit ne prezence te rrymave te larta te shkarkimit.

Parametra te Procesit – rryma maksimale


Konsumi relativ
i elektrodes

 Rryma maksimale eshte nje faktor


per tu kontrolluar per sigurine e
elektrodes (ne pergjithesi < 65
A/sq.inc) , pra :
Shpejtesia
erozive
Shkarkimi

 ku Sfw eshte siperfaqja ballore e


Rryme

elektrodes ne sq.inc. Piku i rrymes


eshte gjithesesi nje vlere konservative
qe varet nga materiali i elektrodes.
Instrumentat e grafitit mund te
perballojne vlera me te larta rryme.
 Aktualisht vlera shume te larta te
rrymes nuk perdoren per shkak se ato
shpesh demtojne termikisht siperfaqen
e copes.

21
16/01/2018

Parametra te Procesit – Kohezgjatja e impulsit

Konsumi relativ
i elektrodes
 Kohezgjatja e impulsit
Korespondon me fazen e punes te procesit
(jonizimi i hendekut ne kohevonese dhe kalimi i
rrymes ne kohen e shkarkimit).

Shpejtesia
 Sa me e gjate kohezgjatja e shkarkeses, aq

erozive
me e madhe eshte energjia e shkarkimit dhe
krateri rezultant do jete me i gjere dhe me i
thelle.
 Rritet sasia e materialit te hequr

Kohezgjatja
 Rritet ashpersia e siperfaqes se punuar

impulsiti
 Me kohezgjatje te njejte te dy impulseve
dhe me elektrode te lidhur ne polin
pozitiv, reduktohet efekti i elektroneve
qe godasin instrumentin ne krahasim me
jonet qe godasin pjesen (zvogelim relativ
i konsumimit). Procesi sillet ne menyre te
kundert me punimet tradicionale ku
instrumenti konsumohet me shume ne
punimet e pastra kundrejt punimeve te
ashpra.

Parametra te Procesit – Intervali ndermjet impulseve

 Intervali mes impulseve: Ne


kete faze behet dejonizimi i
dielektrikut. Shpejtesia e
punimit influencohet nga
kjo kohe, pasi me rritjen e saj
zvogelohet koha e punimit

Intervali midis impulseve udheheq stabilitetin e procesit ku nje kohezgjatje e


pamjaftueshme mund te coje ne cikle me gabime, me kunderveprim dhe avancim
te sistemit ndihmes rregullues, duke ngadalsuar keshtu punimin.
 Reduktimi i intervalit mes impulseve, con ne rritjen e frekuences se shkarkimit.
Keshtu kemi:
• Permiresim te cilesise se siperfaqes
• Rritje te rendit te heqje se meterialit per njesi kohe
• Nje reduktim te konsumimit relative

22
16/01/2018

Parametra te Procesit – Tensioni nominal

 Frekuenca eshte ne pergjithesi rreth 180Hz, ne kushte te punimeve


te ashpra dhe rreth 300kHz per kushte te punimeve te pastra
 Tensioni nominal: Me rritjen e tensionit nominal dhe tensionit te
punes, arrihet nje maksimum volumi i hequr dhe njekohesisht
regjistrohet nje renie e konsumimit relativ. Nje rritje e metejshme e
tensionit nominal prvokon, pervec se rritjen e hendekut SEK, te
shkarkimeve me kohe vonese mjaft te gjata.

Parametrat e Procesit - Gap


 Kontrolli i hapsires (gap): Hendeku
ballor dhe anesor jane te caktuar
dhe te kontrolluar nga shkarkimet
dhe nga rregullimet e gjeneratorit te
impulseve. Me rritjen e energjise se
shkarkimit per rritjen e kohezgjatjes se
impulsit, rritet hendeku dhe si pasoje
ashpersia siperfaqesore e copes qe punohet.
Nese lengu dergohet me shpejtesi konstante,
ne cdo ndryshim te hendekut kemi ndryshim
te fluksit te lengut. Kjo gje influencon
ne larjen, shpejtesine e erozionit dhe te
konsumimit te instrumentit elektrode. Ne
pergjithesi hendeku varjon nga 0,012mm ne
0,05mm

23
16/01/2018

Parametrat e Procesit – Materiali i copes


 Ndikimi i materialit te copes: Sjellja e
nje materiali qe punohet eshte e
pavarur nga karakteristikat mekanike te
tij; nderkohe qe jane te rendesishme
perberja kimike dhe disa nga
karakteristika fizike te materialit.
 Ne pergjithesi eshte vene re nje ulje e
rendit te sasise se materialit te hequr
me rritjen e temperatures se shkrirjes se
materialit.
Parametra te tjere qe duhen
konsideruar jane nxehtesia specifike,
percjellshmeria termike, temperatura e
vlimit, densiteti, rezistenca elektrike

Parametrat e Procesit – Materiali instrumentit

 Ndikimi i materialit te instrumentit : Materialet per elektrode mund te perdorin te


gjitha materialet me percjellshmeri elektrike te larte.
 Konsumimi relativ i elektrodave te bakrit rritet me rritjen e rrymes se
shkarkimit. Sjellje te kundert kane elektrodat prej grafiti qe keshillohet per punime
te ashpra (qe realizohen me rryme te larte dhe gjatesi te madhe shkarkimesh),
ndersa bakri eshte i instresant per punimet e pastra.

24
16/01/2018

Kapaciteti i Procesit

 EDM mund te punoje cfare do lloj materiali percues, pavarsisht nga rezistenca e
tij. Perdoret mjaft mire ne realizimin e vrimave dhe formave jo te rregullta.
 Rendi i heqjes ne elktroerozion eshte i moderuar. Ne funksion te energjise te
shkarkimeve heqja varjon nga 1mm3/ore – 100mm3/ore.
 Edhe pse perdoren shkarkime elektrike, puna nuk paraqet asnje pengese per
perdoruesin dhe ambjentin.
 Ne punimet e pastra mund te arrihet nje vlere Ra te perfshire midis 0,18μm dhe
0,25μm; efekti viziv mund te jete pastertia e siperfaqes (si pasqyre). Punimet
siperfaqesore standart (te lehta per t’u realizuar), kane vlera te Ra nga 0,8μm ne
3,1μm
 Tolerancat dimensionale perfshihen midis ±0.025mm dhe ± 0.127mm; me
pajisje te vecanta mund te arrijne ±0.007mm

Aplikimet

25
16/01/2018

Aplikimet

Aplikimet
 Arrihet te merren vrima me raport permasash 30:1, mbi spesore 50mm dhe me teknika
te sakta larje arrihen edhe raporte 100:1 dhe duke qene se nuk ka as kontakt me
pjesen, mund te merren vrima te perthyera rreth 20°.

26
16/01/2018

Aplikimet
 Konsumimi i instrumentit kompesohet ne cdo cikel me nje sistem ndihmes.
 sistemi ndihmes ne fund te cdo cikli vlereson madhesine e konsumimit
dhe rrit me te njejten vlere afrimin e elektrodes tek copa;
 Ne shembullin e figures implementimi mbeshtillet ne nje rul, dhe ne
fund te cdo cpimi, nje rreshqites nxjerr nga cpimi instrumentin dhe e
pozicionon ne nje distance te caktuar ne siperfaqen e re per t’u cpuar. Ne
vecanti kemi:
 Nje injektor tipik ka deri ne 12 vrima me diameter te ndryshem nga 150μm e
200μm, me spesor afersisht 1mm. Koha e punes eshte afersisht 20s/vrime ;
 Kohet e fundit sektori automobilistik kerkon vrima me thellesi diameter te vogel
(50μm)

Aplikimet

 Avancimi i telit deri ne distancen “Anti-Short”


 Avancimi i telit deri ne kontakt me copen (e regjistruar me ane te sensoreve)
 Rikthim i telit ne distancen “Anti Short
 Realizimi i procesit una me avancimin e deri ne distancen e programuar
 Rikthim i telit ne pozicionin “Reset”

27
16/01/2018

Dhenje forme me elektroerozion: teknika me


shume kanale
 Perdoret kur perdorimi i saj mundeson nje rritje te sasise se materialit te hequr ne
njesi kohe te heqjes (stampa me siperfaqe te rendit meter ne katror);
 Volumi i materialit te gerryer per cdo shkarkese eshte proporcionale:
 me energjine e nje shkarkimi te vetem
(pra propocional me rrymen dhe me gjatesine e shkarkimit)
 me numrin e shkarkimeve ne njesi siperfaqeje (proporcional me raportin e
frekuencave dhe rendin e pulsimeve).

Dhenje forme me elektroerozion: teknika me


shume kanale
 Nje kufizim te energjise se shkarkimit e imponon ashpersia e siperfaqes qe
punohet
 Ne qofte se punohet me vlera maksimale te numrit te shkarkimeve, nje rritje e
metejshme behet e mundur me perdorimin e shume kanale te gjeneratorit (te lidhura
me segmente elektrodash te izoluara mes tyre) qe bejne te mundur shkrepjen e me
shume shkarkimeve njokohesisht (aq sa céshte numri i kanaleve)
 Nuk eshte e mundur te kete nje rritje te rendit te heqjes ne proporcion me numrin
e kanaleve. Te gjitha kanalet jane ne fakt te montuara ne te njejtin sistem ushqimi, dhe
nje crregullim ne nje kanal influencon funksionimin e kanaleve te tjera.
 Sa me te vegjel te jene vlerat e rrymes se shkarkimit dhe raporti i frekuencave, aq
me i ulet do te rezultoje edhe rritja e sasise se materialit te hequr me rritjen e numrit
te kanaleve. Ne praktike numri i kanaleve kufizohet ne 4.

28
16/01/2018

Dhenja e formes me elektroerozion: Erozioni hapsinor


 Duke perdorur nje elektrode te
vetme, mund rritet fusha e
perdorimit te EDM ne operacione
qe kerkojne punime te pastra dhe
te ashpra ;
 Ne keto raste krijohet edhe nje
levizje relative ndermjet copes
dhe instrumentit nepermjet
kombinimit te 3 levizjeve:
vertikale, eksentrike dhe orbitale.

Prerje me elektroerozion

 Elektroerozioni me tel (Wire-EDM),


eshte nje proces qe gjen perdorim te
madh ne prerjen e profileve mjaft
komplekse 2-3D, mbi materialet
percjelles;
 Ky lloj punimi njihet edhe me
shkurtimet EDWC (Electrical Discharge
Wire Cutting);
 Procesi eshte nje evolim i
elektroerozionit me zhytje dhe eshte
shfaqur per here te pare ne fund te
viteve 60.

29
16/01/2018

Prerje per elektroerozion

 EDWC dallon nga EDM tradicionale nga prezenca e telit qe lot rolin e
elektrodes instrument; teli eshte i mbeshtjelle ne nje tambur, kalon
permes copes dhe kthehet me pas ne nje tambur te dyte. Levizja e telit
ishte si fillim e udhehequr nga forma ose kampione kopjuese. Sisteme
komandimi te ketij lloji jane zevendesuar ne ditet tona nga kontrolli
numerik, per shkak se paraqisnin gabime ne transmetim te matjeve
nga kampionet te copa, duke gjeneruar gabime matjeje dhe forme te
papranueshme.
 Nje vecanti tjeter i ketyre impjanteve eshte perdorimi i ujit te
dejonizuar si dielektrik.
 Copa thuajse asnjehere nuk eshte e zhytur plotesisht ne dielektrik
dhe uji futet ne hapsiren ndermjet copes dhe instrumentit si nje rryme
e lokalizuar.
 Shkarkimet elektrike jane te njejtat me EDM dhe materiali errozohet
perpara telit qe perparon, pa krijuar kontakt me copen.

Prerje me elektroerozion
 Funksionimi eshte analog me ate te prerjes me sharre me shirit, me
ndryshimin qe ekziston nje hapsire midis copes dhe instrumentit, qe rruhet
konstante nga nje sistem kontrolli i kompjuterizuar; ne pergjithesi kjo hapsire
varjon nga 0,025mm deri ne 0,050mm. Me EDWC mund te realizohen prerje
mbi metale te veshtire per tu punuar me teknologji tradicionale.

 Ne procesin EDWC mund te


dallohen nensistemet e
meposhteme:
 Gjeneratori
 Sistemi dielektrik
 Sistemi i ushqimit te telit
 Sistemi i pozicionimit

30
16/01/2018

Prerje me elektroerozion - Pajisjet

 Gjeneratori. Ndryshon nga ai me impjant EDM pike se pari nga


intensiteti i rrymes dhe frekuenca e impulseve; kjo e fundit mund te
arrije deri ne 1MHz (te EDM eshte pergjithesisht me e vogel se
300kHz). Kjo gje ben te mundur te perfitohen siperfaqe te lemuara,
per vete faktin se shkarkimet individuale heqin nje sasi shume te vogel
materiali, duke lene kratere shume te vogla. Intensiteti i rrymes eshte i
limituar nga diametri i reduktuar i telit (0.05mm ÷ 0.3mm) dhe
kryesisht nuk i kalon 20A (te EDM intensiteti i rrymes varjon nga 0,5A
deri ne 400A)
 Dielektriku. Perdoret uje i dejonizuar. Evidentohen karakteristikat e
meposhteme:
 Kundrejt hidrokarbureve, uji ka percjellshmeri elektrike me te larte dhe
viskozitet me te vogel; eshte permiresuar me tej larja dhe eshte reduktuar
rreziku i qarkut te shkurter.

Prerje me elektroerozion - Pajisjet

 Ne mungese te produkteve te dekompozuara te vajit, favorizohet heqja e grimcave


te materialit te gerryer, duke ulur rrezikun e harqeve volatike.
 Ka konsumim me te madh te instrumentit; ky konsumim nuk influencon shume
procesin sepse teli nuk perdoret me.
 Kapaciteti termik me i madh ben te mundur freskimin me te shpejt te hendekut.
Nje aspekt negativ eshte mundesia e gjenerimit te shtresave te ringurtesuara.
 Eshte e mundur puna edhe pa prezencen e operatoreve, per vete faktin se nuk
ekziston rreziku i zjarrndezjes.
 Ne pergjithesi pjesa nuk futet plotesisht ne uje; preferohet te cohet dielektriku ne
zonen e punes ne menyre direkte, me nje tub fleksibel ose me nje rryme koaksiale me
telin.
 Per arsye ekonomike preferohet te riciklohet uji i dejonizuar, pasi eshte filtruar dhe
pasi eshte korigjuar rezistenca e tij.

31
16/01/2018

Prerje me elektroerozion - Pajisjet

 Sistemet e ushqimit te telit.


Kane per detyre te lirojne telin duke e mbajtur
ne tension ne zonen e punes (per te evituar
demtime dhe vibrime te rrezikeshme). Ne
pergjithesi teli kryen disa kalime ndermjet
pulexhave tendosese; ne zonen e prerjes teli
udhehiqet nga nje seri udhezuesish zafiri ose
diamanti;
 Para se te mbildhet ne tambur, teli pershkon
perseri nje seri pulexhash qe e mbajne ne
tension.

Prerje per elektroerozion - Pajisja

 Shume sisteme perdorin si


baze nje llaster te rende graniti
per te siguruar nje stabilitet me
te larte; se fundmi jane zhvilluar
pajisje automatike qe kthejne telin
mbas nje prerje.
 Materialet e ndertimit te telit
varen nga diametri i tij. Tela te
trashe (0.15mm ÷ 0.30mm) jane
prej celiku molibden.
 Kur teli pershkon copen, shkarkimi
behet kryesisht ne pjesen anesore
(drejtimi i perparimit)

32
16/01/2018

Prerje per elektroerozion - Pajisja

 Mbas nje pershkimi, teli nuk eshte me i


perdoreshem per shkak te konsumit jo simetrik dhe
keshtu qe duhet te nderrohet. Ai eshte i disponueshem
ne bobina rreth 3,5kg dhe konsumi i tij mesatarisht
eshte 30gr/h.
 Sistemi i pozicionimit: behet fjale per nje tavoline
qe mund te levize pergjate 2 akseve te komanduar nga
nje CNC. Ne disa raste eshte i pranishem nje sistem shtese pozicionimi
te telit multiaksial. Sistemi CNC ka detyren kryesore te operoje nje
kontroll te pershtatshem ne menyre te tille qe te mbaje gjithmon
konstant hendekun.
 Shpejtesia lineare e prerjes eshte e rendit 100mm/h tek spesoret
me 25mm celiku. Per kete motiv koha e elaborimit te sistemit CNC
nuk eshte aq influencuese si ne punime me shpejtesi te shpejt.

Prerje per elektroerozion - Pajisja

33
16/01/2018

Prerje per elektroerozion - Pajisja

Prerje per elektroerozion – Parametrat e Procesit

 Mund te punohen materiale percues me lemim te persosur siperfaqesore


(0.12μm ÷ 0.25μm, qe behet 0.05μm ÷ 0.12μm ne pjesen e dyte), precizim
i larte te formes dhe kufijeve te prerjeve te lemuara.
 Per shkak te mijra shkarkimeve siperfaqet jane mat (pa shkelqim dhe te
lemuara) dhe jane te mira per te thithur vaj lubrifikues duke permiresuar
konditat e ferkimit te siperfaqeve te punuara.
 Shume makiner EDWC bejne te mundur nje zgjidhje pozicionimi te
0,001mm me saktesi ±7μm (±2.5μm tek spesoret 150mm, ne raste te
vecanta)
 Rrezja minimale e nje kendi te brendeshem eshte i limituar nga diametri i
telit, kurse ajo e nje kendi te jashtem mund te arrije deri ne 38μm
 Shpejtesia e prerjes lineare varjon nga 38mm/h deri ne 155mm/h mbi nje
spesor prej 25mm celiku, ne se spesori rritet shpejtesia zvogelohet
(20mm/h mbi nje spesor prej 76mm). Shpejtesia e prerjes nuk varet nga
forma e prerjes qe do realizohet. Gjate kalimit te dyte mund te arrihet
shpejtesi prej 380mm/h

34
16/01/2018

Prerje per elektroerozion – Parametrat e Procesit

 Shpejtesia e telit permes copes varjon nga 8mm/s deri ne 42mm/s


 Per sa i perket spesorit te copes qe do te prehet, teorikisht nuk ka limit; ne
te vertete nuk eshte keshtu sepse nuk mund te jemi te sigurte qe struktura
e celikut eshte uniforme nga jashte brenda, dhe mbi te gjitha, kur kanali i
jonizimit eshte shume i gjate, larja eshte me e veshtire.
 Prerja e larte e spesoreve (200mm), grada e larte e saktesise dhe e
lemimit siperfaqesor ben te mundur aplikimin e procesit ne realizimin e
matricave per stampim, zinxhire per nxjerrjen dhe fabrikimin e
elektrodave EDM.
 Ne disa raste perdoret per te realizuar prototipe, ose per sasi te vogla
prodhimi te copave. Perdorimi i CNC ben te mundur perdorimin e profilit
te njejte per te marre shpime dhe matrica ose elektroda ashpersimi dhe
lemimi (duke dhene mundesi kompensimi)
 Fale kontrollit te kompjuterizuar dhe koheve te punes relativisht te larta,
nje operator i vetem mund te menaxhoj me shume makineri me kursim te
dukshem te punes se krahut te kualifikuar

Prerje per elektroerozion – Aplikimet

35
16/01/2018

Prerje me elektroerozion

36

You might also like