You are on page 1of 27

Universiteti i Prishtinës

“Hasan Prishtina”
Fakulteti i Mjekësisë – Dega Stomatologji

Hulumtim kërkimor
Tema : Shpeshtësia e pirjes së alkoolit në mesin e studentëve të mjekësisë
Mentor :
Prof. Ass. : Drita Salihu-Zajmi
Ass. : Lejlefere Shabanaj-Krasniqi
Punoi:
Erlinda Bugari
Fatlind Demi
Kreshnik Berisha
Abstrakti

Hyrja: Alkooli është një drogë psikoaktive e cila për shumicën e njerëzve konsiderohet si
një pije e rregullt dhe e rastësishme në raste shoqërore që nuk shkakton ndonjë dëm të
dukshëm, mirëpo abuzimi me alkoolin veçanërisht në mesin e të rinjëve është një çështje
gjithnjë më serioze e shqetësuese pasi që mund të shkaktoj sëmundje të rënda fizike dhe
mendore.

Qëllimi i hulumtimit: Ky studim shqyrtoi shpeshtësinë e konsumimit të alkoolit në mesin


e të rinjëve, rreziqet që sjell shpeshtësia e konsumimit të alkoolit dhe efektet e dëmshme të
tij në organizëm.

Materiali dhe metodologjia: Hulumtimi është realizuar me anë të anketimit ku janë


anketuar 150 të rinjë në Biblotekën e Mjeksisë në Prishtinë. Anketa përmbante 10 pyetje
kyqe të lidhura me shpeshtësinë e pirjes së alkoolit nga ana e të rinjëve

Rezultatet e hulumtimit: Anketimi ka përfshirë të dy gjinitë, ku numri më i madh i


takonte gjinisë mashkullore, janë anketuar të rinjtë e moshes 18-23 vjeç ku shumica ishin të
moshës 18-21 vjeç. Të anketuarit të cilët konsumonin alkool me përqindje më të lartë
rezultuan të jenë meshkujt ndërsa te femrat rezultoi një përqindje më e vogël. Shumica e të
anketuarëve të cilët pinin alkool pohuan se konsumimi i tyre ndikoi negativisht në shëndet.

Përfundimi: Nga ky hulumtim kemi ardhur në përfundim se konsumimi i alkoolit vazhdon


të praktikohet nga të rinjtë në Kosovë, prandaj çdo i ri duhet të vetëdijësohet për efektet e
dëmshme të alkoolit në shëndet sepse sa më shumë pije në ditë sjellin deri te ditët më të
rënda të pirjes së alkoolit e me kalimin e kohës, eventualisht edhe varësine ndaj tij, dhe në
të njëjtën kohë aq më i madh do të jetë rreziku për shëndet.

Fjalët kyqe: alkooli, shpeshtësia e pirjes së alkoolit, të rinjtë


1.Hyrja
Rinia (adoleshenca) është faza gjatë të cilës të rinjtë fillojnë të studiojnë, punojnë, formojnë
marrëdhënie serioze me njerëz, eksplorojnë identitetin dhe përshtatjen e tyre në botë.
Problemetme shkollën dhe punën mund t’i bëjnë të ndihen të zhgënjyer e të stresuar gjë që mund
të shpie deri te përdorimi i substancave të ndryshme ku nder to hyn edhe alkooli.
Alkooli është një substancë dehëse me përbërës aktiv etanolin.Prodhohet përmes procesit të
fermentimit të drithërave, perimeve dhe frutave, gjatë të cilit sheqernat shëndrrohen në etanol.
Ky klasifikohet si qetësues apo drogë hipnozike.
Egzistojnë shumë lloje të pijeve me përmbajtje alkoolike ku përmendim birra me 2-6% alkool,
vera me 8-20% alkool, tekila me 40% alkool, gini me 40-47% alkool, uiski me 40-50% alkool,
vodka me 40-50% alkool, lëngjet alkoolike 15-60% alkool etj.
Shumica dërrmuese e njerëzve konsumojnë pije alkoolike herë pas here për shkak të disa
efekteve pozitive të pirjes së alkoolit nëreduktimin e stresit, ngritjen e humorit, relaksim dhe në
të qenit më i shoqërueshëm, mirëpo përdorimi i sasive të mëdha të alkoolit mbartë një numër të
madh të rreziqeve shëndetësore çka e bëjnë atë shkak për më shumë se 60 sëmundje apo gjendje
të ndryshme shëndetësore të tilla si shfaqja e anemisë si pasojë e mungesës së oksigjenit për
shkak të uljes së numrit të qelizave të kuqe të gjakut, uljen e numrit të trombociteve të cilat
ndihmojnë në parandalimin e gjakderdhjeve , uljen e sheqerit në gjak apo hipoglikeminë, rrit
rrezikun e kancerit të gjirit, rektumit dhe të zorrëve, shkakton humbje të ujit të trupit nga
veshkat dhe si pasojë ndodh dehidrimi, shkakton edhe cirozë të mëlqisë, demencë, deficite
delikate në tru dhe shumë efekte të tjera të tilla negative.
Shfaqja e efekteve të dëmshme të lartëpërmendura varet nga një numër i madh i faktorëve ku
hyjnë sasia e pirjes së alkoolit, koha për të cilën konsumohet ai, gjinia, pesha, përqindja e
yndyrës në trup, sasia e ushqimit në stomak dhe përdorimi i medikamenteve.
Abuzimi me alkoolin, veçanërisht në mesin e të rinjëve është njëçështje gjithnjë e më serioze dhe
shqetësuese, pasi qëpërdorimi i sasive të mëdha mund të shkaktojë varësi nga alkooli, e varësia
nga alkooli karakterizohet si sëmundje kronike.
Kemi një numër të madh të faktorëve predispozues të cilët ndikojnë në varësinë nga alkooli siç
janëkeqtrajtimet e fëmijërisë si: abuzimin fizik, seksual, emocional, neglizhimin emocional dhe
përvojat tjera të padëshiruara të cilat përfshijnë divorcin prindëror, burgosjen, vetëvrasjen ose
vdekjen si dhe dhunën në familje.
Pirja e alkoolit paraqet një ndër faktorët kërcënues për jetën e njeriut pasi që sipas Organizatës
Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2012, 3.3 milion vdekje ose 5.9%e të gjitha vdekjeve
globale i atribuohen pirjes së alkoolit.
2.Qellimi i hulumtimit
Qëllimi i këtij punimi është që t’i paraqesim rezultatet e shpeshtësisë të pirjes së alkoolit në
mesin e të rinjëve perkatësisht në mesin e studentëve të mjeksisë, të hulumtojmë se sa shpesh të
rinjtë pijnë alkool, arsyeja që i nxiti ata të pinin alkool, si ka ndikuar pirja e alkoolit në shëndetin
e tyre, cilat kanë qenë pasojat e pirjes së alkoolit në jetën e tyre sociale e profesionale.

3.Materiali dhe metodologjia


Ky lloj i punimit është i tipit transversal- Cross Sectional ku si instrument për grumbullimin e
të dhënave është përdorur anketa. Janë anketuar 150 të rinjë. Anketa me të cilën është
realizuar hulumtimi përmban 11 pyetje brenda të cilave ka pyetje gjenerale (mosha, gjinia,
vendbanimi, niveli i arsimimit) dhe pyetjet tjera të lidhura me shpeshtësinë e pirjes së
alkoolit.Anketa ishte anonime dhe nuk është përdorur për qëllime tjera, personat të cilët janë
anketuar me pajtim kanë marrë pjesë në këtë hulumtim. Anketimi është bërë në Biblotekën e
Mjeksisë në Prishtinë. Janë njehsuar parametrat e nevojshëm statistikor si numrat relativë(%)
dhe mesatarja aritmetike
4.Rezultatet e hulumtimit

Në këtëhulumtim janë anketuar 150 të rinjë në Biblotekën e Mjeksisë, ku prej tyre 93 ose
62% i takonin moshës 18-20 vjeç ndërsa 57 ose 38% i takonin moshës 21-23 vjeç, 81 ose 54%
e të anketuarëve rezultuan të jenë të gjinisë mashkullore ndërsa 69 ose 46% e të anketuarëve
ishin të gjinisë femërore, sipas vendbanimit 72 ose 48% e të anketuarëve jetonin në fshat
ndërsa 78 ose 52% e të anketuarëve jetonin në qytet. Në tab. 1. Janë paraqitur:

Tab. 1. Të anketuarit sipas moshës, gjinisë, vendbanimit, nivelit të arsimimit:

  Kategoria Rezultatet Gjithsej


  Nr. % Nr. %
Mosha 18-28 vjeç 150 100 150 100%

Gjinia M 81 54 150 100%


F 69 46
Vendbanim Fshat 72 48 150 100%
i Qytet 78 52

Grafikoni.1. Të anketuarit sipas moshës, gjinisë, vendbanimit, nivelit të arsimimit:


160

140

120

100 Kategoria
Rezultatet Nr.
80
Rezultatet %
60 Gjithsej Nr.
Gjithsej %
40

20

0
Mosha Gjinia Vendbanimi

Në pyetjen “A pini alkool?”, 18 ose 26.47% e të anketuarëve femra dhe 46 ose 56.09% e
të anketuarëve meshkuj janë përgjigjur me “Po”, ndërsa 50 ose 73.53% e të anketuarëve
femra dhe 36 ose 43.90% e të anketuarëve meshkuj janë përgjigjur me “Jo”. Në tab. 2.
Janë paraqitur:

Tab.2.Përgjigjjet e të anketuarit ne pytjën " a pini alkool " sipas gjinisë ?

Gjinia
A pini Gjithsej
F M
alkool?
Nr. % Nr. % Nr. %
Po 18 26.47 46 56.09 64 42.67%
Jo 50 73.53 36 43.9 86 57.33%
Gjithse 68 100 82 100 150 100%
j

Grafikoni 2. Përgjigjjet e të anketuarit ne pytjën " a pini alkool " sipas gjinisë ?
Pirja e alkoolit nga të anketuarit
80 73.53
70
60 56.09
50 43.9
40
30 26.47
20
10
0
Po Jo

F M

Sa i përket moshës në të cilën të anketuarit kanë filluar të pijnë alkool, në mesin e të anketuarëve
femra 3 ose 16.67% e tyre kishin filluar të pijnë alkool në moshën 15 vjeç, 3 ose 16.67% e tyre
në moshën 16 vjeç, 7 ose 38.89% e tyre në moshën 17 vjeç, 2 ose 11.11% e tyre në moshën 18
vjeç, 2 ose 5.56% e tyre në moshën 20 vjeç, 1 ose 5.56% e tyre në moshën 22 vjeç, ndërsa në
mesin e të anketuarëve meshkuj 1 ose 2.17% e tyre kishin filluar të pijnë alkool në moshën 12
vjeç, 2 ose 4.35% e tyre në moshën 13 vjeç, 1 ose 2.17% e tyre në moshën 14 vjeç, 15 ose 32% e
tyre në moshën 15 vjeç, 8 ose 17.39% e tyre në moshën 16 vjeç, 4 ose 8.70% e tyre në moshën
17 vjeç, 10 ose 21.74% e tyre në moshën 18 vjeç,3 ose 6.52% e tyre në moshën 19 vjeç dhe 2 ose
4.35% e tyre në moshën 20 vjeç. Në tab.3. Janë paraqitur:

Tab. 3. Të anketuarit sipas moshës në të cilën kanë filluar të pijnë alkool :

Mosha Gjinia Gjithsej


  F M
  Nr. % Nr. % Nr. %
12 - - 1 2.17 1 1.56%
13 - - 2 4.35 2 3.13%
14 - - 1 2.17 1 1.56%
15 3 16.67 15 32.61 18 28.1%
16 3 16.67 8 17.39 11 17.19%
17 7 38.89 4 8.7 11 17.19%
18 2 11.11 10 21.74 12 18.75%
19 - - 3 6.52 3 4.69%
20 2 11.11 2 4.35 4 6.25%
22 1 5.56 - - 1 1.56%
Gjithse 18 100 46 100 64 100%
j

Grafikoni nr.3. Të anketuarit sipas moshës në të cilën kanë filluar të pijnë alkool.

100
90
80
70 Gjinia F Nr.
60 Gjinia F %

50 Gjinia M Nr.
Gjinia M %
40
Gjithsej Nr.
30
Gjithsej %
20
10
0
12 13 14 15 16 17 18 19 20 22 Gjithsej

Në pyetjen “Cilaështë arsyeja pse keni filluar të pini alkool?”, në mesin e të anketuarëve femra, 2
ose 11.11% e tyre kanë dhënë si përgjigjje “Presioni i kolegëve”, 13 ose 72.22% e tyre kanë
dhënë si përgjigjje “Kurioziteti”, 2 ose 11.11% e tyre kanë dhënë si përgjigjje “Jeni ndjerë të
mërzitur”, 1 ose 5.56% e tyre ka dhënë si përgjigjje “Ndikimi e një të rrituri”, ndërsa në mesin e
të anketuarëve meshkuj, 6 ose 13.04% e tyre kanë dhënë si përgjigje “Presioni e kolegëve”, 28
ose 60.87% e tyre kanë dhënë si përgjigjje “Kurioziteti”, 9 ose 19.57% e tyre kanë dhënë si
përgjige “Jeni ndjerë të mërzitur” dhe 3 ose 6.52% e tyre kanë dhënë si përgjigje “Ndikimi e një
të rrituri”. Në tab.4.Janë paraqitur:

Tab.4. Përgjigjjet ne pytjen "arsyeja pse të anketuarit kanë filluar të pijnë alkool" sipas gjinise ?

Gjinia
Gjithsej
Arsyeja F M
Nr. % Nr. % Nr. %
Presioni i 2 11.11 6 13.04 8 12.5%
kolegëve
Kuriozitet 13 72.22 28 60.87 41 64.06%
i
Jeni 2 11.11 9 19.57 11 17.19%
ndjerë të
mërzitur
Ndikimi i 1 5.56 3 6.52 4 6.25%
një të
rrituri
Gjithsej 18 100 46 100 64 100%
Grafikoni nr.4. Përgjigjjet ne pytjen "arsyeja pse të anketuarit kanë filluar të pijnë alkool" sipas
gjinise ?

100
90
80
70
Presioni i kolegëve
60
Kurioziteti
50 Jeni ndjerë të mërzitur
Ndikimi i një të rrituri
40
Gjithsej
30
20
10
0

Sa i përket informimit të të anketuarëve lidhur me ndikim e alkoolit në organizëm, prej të


anketuarëve femra 6 ose 8.82% e tyre rezultuan të jenë pak të informuara, 38 ose 55.88% e tyre
rezultuan të jenë mesatarisht të informuara, 24 ose 35.29% e tyre rezultuan të jenë shumë të
informuara, ndërsa prej të anketuarëve meshkuj, 8 ose 9.76% e tyre rezultuan të jenë pak të
informuar, 50 ose 60.98% e tyre rezultuan të jenë mesatarisht të informuar, 24 ose 29.27% e tyre
rezultuan të jenë shumë të informuar. Në tab. 5. Janë paraqitur:

Tab.5. Përgjigjet ne pytjën "informimi i të anketuarëve lidhur me ndikimin e alkoolit në


organizëm" sipas gjinise ?

Gjinia
Gjithsej
Informimi F M
Nr. % Nr. % Nr. %
Pak i/e 6 8.82 8 9.76 14 9.33%
informuar
Mesatarish 38 55.88 50 60.98 88 58.67%
t i/e
informuar
Shumë i/e 24 35.29 24 29.27 48 32%
informuar
Gjithsej 68 100 82 100 15 100%
0

Grafikoni nr.5. ne pytjën "informimi i të anketuarëve lidhur me ndikimin e alkoolit në


organizëm" sipas gjinise ?

160

140

120

100
Pak i/e informuar
Mesatarisht i/e informuar
80
Shumë i/e informuar
Gjithsej
60

40

20

0
Sa i përket vendit ku të anketuarit zakonisht kanë pirë alkool prej gjithsej 18 ose 20.41% e të
anketuarëve femra, 3 ose 16.67% e tyre kanë pirë alkool në shtëpi, 4 ose 22.22% e tyre kanë pirë
alkool në restorant, 10 ose 55.56% e tyre kanë pirë alkool në bar, 1 ose 5.56% e tyre ka pirë
alkool në ambient të jashtëm, ndërsa prej gjithsej 46 ose 71.87% të anketuar meshkuj, 4 ose
8.70% e tyre kanë pirë alkool në shtëpi, 6 ose 13.04% e tyre kanë pirë alkool në restorant, 27 ose
58.70% e tyre kanë pirë alkool në bar, 9 ose 19.57% e tyre kanë pirë alkool në ambient të
jashtëm. Në tab. 6 Janë paraqitur:

Tab. 6. Përgjigjet ne pytjen "vendi ku të anketuarit zakonisht kanë pirë alkool" sipas gjinise ?

Vendi Gjinia
ku kanë Gjithsej
F M
pirë
alkool Nr. % Nr. % Nr. %
Në 3 16.67 4 8.7 7 10.94%
shtëpi
Në 4 22.22 6 13.04 10 15.63%
restoran
t
Në bar 10 55.56 27 58.7 37 57.81%
Jashtë 1 5.56 9 19.57 10 15.63%
Gjithsej 18 100 46 100 64 100%
Grafikoni nr.6. Përgjigjet ne pytjen "vendi ku të anketuarit zakonisht kanë pirë alkool" sipas
gjinise ?

120

100

80
Në shtëpi
Në restorant
60 Në bar
Jashtë
Gjithsej
40

20

Në pyetjen “Sa shpesh në 12 muajt e fundit keni pirë sa të ndiheni të dehur, nuk keni mundur të
qëndronit në këmbë, shikimi juaj ishte i paqartë?”, prej gjithsej 68 ose 45.33% të anketuar femra,
2 ose 2.94% e tyre janë përgjigjur me “Njëherë në vit”, 5 ose 7.35% e tyre janë përgjigjur me
“2-5 herë në vit”, 61 ose 89.71% e të anketuarëve femra nuk kishin pirë sa të ndihen të dehur,
nuk kanë mundur të qëndronin në këmbë, shikimi i tyre ishte i paqartë në 12 muajt e fundit,
ndërsa prej gjithsej 82 ose 54.66% të anketuar meshkuj, 1 ose 1.22% e tyre është përgjigjur me
“1-2 herë në javë”, 5 ose 6.10% e tyre janë përgjigjur me “Një herë në muaj”, 17 ose 20.73% e
tyre janë përgjigjur me “Një herë në vit”, 9 ose 10.98% e të anketuarëve janë përgjigjur me “2-5
herë në vit”, 4 ose 4.88% e tyre janë përgjigjur me “6-11 herë në vit”, 46 ose 56.10% e të
anketuarëve meshkuj nuk kishin pirë sa të ndihen të dehur, nuk kanë mundur të qëndronin në
këmbë, shikimi i tyre të ishte i paqartë në 12 muajt e fundit. Në tab. 7. Janë paraqitur:

Tab.7. Përgjigjet ne pytjën "sa shpesh në 12 muajt e fundit keni pirë sa të ndiheni të dehur, nuk
keni mundur të qëndronit në këmbë, shikimi juaj ishte i paqartë" sipas gjinisë ?
Sa
shpesh Gjinia
jeni F M Gjithsej
dehur,
nuk keni
mundur Nr. % Nr. % Nr. %

qëndronit

këmbë…
1-2 herë - - 1 1.22 1 0.66%
në javë
Një herë - - 5 6.1 5 3.33%
në muaj
Një herë 2 2.94 17 20.73 19 12.67%
në vit
2-5 herë 5 7.35 9 10.98 14 9.33%
në vit
6-11 herë - - 4 4.88 4 2.67%
në vit
Asnjëher 61 89.71 46 56.1 107 71.33%
ë
Gjithsej 68 100 82 100 150 100%

Grafikoni nr.7. Përgjigjet ne pytjën "sa shpesh në 12 muajt e fundit keni pirë sa të ndiheni të
dehur, nuk keni mundur të qëndronit në këmbë, shikimi juaj ishte i paqartë" sipas gjinisë ?

160
140
120
100
80 Gjinia F Nr.
60 Gjinia F %
Gjinia M Nr.
40 Gjinia M %
20 Gjithsej Nr.
Gjithsej %
0
j j
jav
ë
ua vit vit vi t rë se
ë m në në n ë ëhe ith
ën në ë ë ë nj Gj
r rë her her her As
he e ë 5 11
1-
2 ëh Nj 2- 6-
Nj
Në pyetjen “Sa herë gjatë 12 muajve të fundit keni ndjerë se pija juaj dëmtoi jetën tuaj?”, prej
gjithsej 18 ose 28.12% të anketuar femra, 16 ose 88.89% e tyre janë përgjigjur me “Jo, kurrë”, 1
ose 5.56% e tyre është përgjigjur me “Po, një herë”, 1 ose 5.56% e tyre është përgjigjur me “Po,
më shumë se një herë”, ndërsa prej gjithsej 46 ose 71.87% të anketuar meshkuj, 37 ose 80.43% e
tyre janë përgjigjur me “Jo, kurrë”, 6 ose 13.04% e tyre janë përgjigjur me “Po, njëherë”, 3 ose
6.52% e tyre janë përgjigjur me “Po, më shumë se njëherë”. Në tab. 18. Janë paraqitur:

Tab.8 .Përgjigjjet ne pytjen :"Saherë gjatë 12 muajve të fundit keni ndjerë se pija juaj dëmtoi
jetën tuaj" sipas gjinise?

Sa Gjinia
herë F M Gjithsej
pija
juaj Nr. % Nr. % Nr. %
dëmtoi
jetën
tuaj?
Jo, 16 88.89 37 80.43 53 82.81%
kurrë
Po, një 1 5.56 6 13.04 7 10.93%
herë
Po, më 1 5.56 3 6.52 4 6.25%
shumë
së një
herë
Gjithse 18 100 46 100 64 100%
j

Grafikoni nr.8 .Përgjigjjet ne pytjen :"Saherë gjatë 12 muajve të fundit keni ndjerë se pija juaj
dëmtoi jetën tuaj" sipas gjinise?

120

100

80
Jo, kurrë
Po, një herë
60
Po, më shumë së një herë
Gjithsej
40

20

Në pyetjen “Sa herë gjatë 12 muajve të fundit keni ndjerë se pija juaj dëmtoi shoqërinë apo
familjen tuaj ?”, prej gjithsej 18 ose 28.12% të anketuar femra, të gjitha janë përgjigjur me “Jo,
kurrë”, ndërsa prej gjithsej 46 ose 71.87% të anketuar meshkuj, 28 ose 60.87% e tyre janë
përgjigjur me “Jo, kurrë”, 14 ose 30.43% e tyre janë përgjigjur me “Po, një herë”, 4 ose 8.70% e
tyre janë përgjigjur me “Po, më shumë se një herë”. Në tab. 9. Janë paraqitur:

Tab.9. Pergjigjjet në pytjen: "Sa herë gjatë 12 muajve të fundit keni ndjerë se pija juaj dëmtoi
shoqërinë apo familjen tuaj" sipas gjinise?
Sa herë Gjinia
pija juaj F M Gjithsej
dëmtoi
shoqërin Nr. % Nr. % Nr. %
ë apo
familjen
tuaj?
Jo, kurrë 18 100 28 60.87 46 71.87%

Po, një - - 14 30.43 14 21.87%


herë
Po, më - - 4 8.7 4 6.25%
shumë se
një herë
Gjithsej 18 100 46 100 64 100%

Grafikoni nr.9. Pergjigjjet në pytjen: "Sa herë gjatë 12 muajve të fundit keni ndjerë se pija juaj
dëmtoi shoqërinë apo familjen tuaj" sipas gjinise?

120

100

80
Jo, kurrë

60 Po, një herë


Po, më shumë se një herë
Gjithsej
40

20

0
Pyetja “A keni kërkuar ndihmë për të ndaluar pirjen e alkoolit?” rezultoi me përgjigjje negative
nga ana e të gjithë të anketuarëve 64 ose 42.66% të cilët kanë pirë alkool në 12 muajt e fundit,
18 ose 28.12% të anketuar femra dhe 46 ose 86.96% të anketuar meshkuj. Në tab. 24 . Janë
paraqitur:

Tab. 10. Pergjigjet në pytjen: "A keni kërkuar ndihmë për të ndaluar pirjen e alkoolit" sipas
gjinise ?

A keni Gjinia
kërkuar F M Gjithsej
ndihmë
për të Nr. % Nr. % Nr. %
ndaluar
pirjen e
alkoolit
?
Po - - - - - -
Jo 18 100 46 100 64 100%
Gjithsej 18 100 46 100 64 100%

Tab. 10. Pergjigjet në pytjen: "A keni kërkuar ndihmë për të ndaluar pirjen e alkoolit" sipas
gjinise ?
100
90
80
70
60
Jo
50 Gjithsej
40
30
20
10
0

5.Diskutimi
Në këtë hulumtim konstatuam se prej gjithsej 150 të anketuar, 42% e tyre kishin pirëalkool e
57.33% prej tyre nuk kishin pirë alkool në 12 muajt e fundit, gjë që rezulton se pirja e alkoolit
vazhdon të praktikohet te të rinjtë në Kosovë.
Një hulumtim i ngjashëm mirëpo më i zgjeruar është bërë në Shtetet e Bashkuara nga Studimi
Kombëtar Epidemiologjik mbi alkoolin dhe kushtet e përshtatshme (NESARC) i cili raportoi se
rreth 70% e të rinjëve konsumonin alkool në vitet e para tëstudimeve
Mosha në të cilën të anketuarit kishin filluar të pinin alkool në këtë hulumtim ishte shumë e re ku
përqindja më e madhe (28.12%) i takonte moshës 15 vjeç, i ngjashëm me një hulumtim nga
Studimi Kombëtar Epidemiologjik mbi alkoolin e cili raportoi se mosha mesatare e përdorimit të
alkoolit për herë të parë ne vitet e fundit ishte mosha rreth 14 vjet.
Sipas anketës epidemiologjike mbi alkoolin dhe kushtet e përshtatshme (NESARC) prej 5.199 të
rinjë 3.555 prej tyre raportuan se kanë pirë së paku një pije alkoolike në 12 muajt e fundit, raport
ky ngjashëm me studimin tonë ku prej 150 të anketuarve gati ½ kishin pirë së paku një pije
alkoolike në 12 muajt e fundit.
Studimi i njëjtë ka raportuar se në 34.1% të studentëve pirja e alkoolit ka ndikuar në studimet e
tyre, ndërsa në studimin tonë 37.80% e të anketuarëve kanë raportuar se pirja e alkoolit ka
ndikuar në studimet e tyre së paku një he

6.Përfundimet

Në anketim janë përfshirë moshat prej 18-28 vjeç, ku shumica 62% i takonin moshës 18-21
vjeç.

Sa i përket gjinisë numri më i madh ishte i gjinisë mashkullore (54%), në krahasim me


gjininë femërore (46%).

Sa i përket vendbanimit 48% e të anketuarëve jetonin në fshat ndërsa 52% në qytet.

Të anketuarit të cilët pinin alkool me përqindje më të lartë rezultuan të jenë të gjinisë


mashkullore ndërsa femrat me përqindje më të vogël.
Sa i përket moshës në të cilën të anketuarit kanë filluar të pinë alkool, përqindja më e lartë
38.89% e femrave të cilat pinin alkool kanë filluar në moshën 17 vjeç, ndërsa përqindja më e
lartë e meshkujve të cilët pinin alkool (32 %) e tyre në moshë më të re 15 vjeç.

Sipas arsyes pse të anketuarit kanë filluar të pinë alkool, shumica e femrave të cilat pinin
alkool 72.22% dhe meshkujve 60.87% filluan të pinin alkool nga kurioziteti.

Sa i përket informimit të anketuarëve lidhur me ndikimin e alkoolit në organizëm, shumica e


të anketuarëve femra 55.88% e tyre dhe të anketuarëve meshkuj 60.98% e tyre rezultuan të
jenë mesatarisht të informuar.

Sa i përket vendit ku të anketuarit zakonisht kanë pirë alkool, përqindjet më të larta 55.56% e
të anketuarëve femra dhe 58.70% e të anketuarëve meshkuj të cilët pinin alkool, zakonisht
kanë pirë në bare.

Kur janë pyetur se sa herë gjatë 12 muajve të fundit keni ndjerë se pija juaj dëmtoi jetën tuaj,
prej të anketuarëve femra të cilat pinin alkool, për 5.56% rezultoi se ka dëmtuar një herë”,
për përqindje të njëjtë 5.56% më shumë se një herë”, ndërsa prej të anketuarëve meshkuj të
cilët pinin alkool, për 13.04% rezultoi se ka dëmtuar një herë”, për 6.52% më shumë se një
herë.

Pyetja “A keni kërkuar ndihmë për të ndaluar pirjen e alkoolit?” rezultoi me përgjigje
negative nga ana e të gjithë të anketuarëve 64 ose 42.66% të cilët kanë pirë alkool në 12
muajt e fundit, 18 ose 28.12% të anketuar femra dhe 46 ose 86.96% të anketuar meshkuj.

Nevojitet informimi i duhur dhe me kohë i të rinjëve mbi efektet negative të pirjes së sasive
të pakontrolluara të alkoolit në organizëm, përmes institucioneve edukativo-arsimore,
mediave e trajnimeve.

Komunikim i hapur prind-fëmijë mbi problemet dhe shqetësimet e mundshme të cilat


shfaqen tek të rinjtë.

Zbatimi i mirëfilltë i ligjeve.


7.Referencat

[1].Schulenberg, J.E.; Maggs, J.L.; and O’Malley, P.M. Hoë and ëhy the understanding of
developmental continuity and discontinuity is important: The sample case of long-term
consequences of adolescent substance use. In: Mortimer, J.T., and Shanahan, M.J.,
eds. Handbook of the Life Course. New York: Kluwer Academic/Plenum Publishers, 2003. pp.
413–436
[2].Abraham ME, Gogate MG. Effect of stress on behaviour in rats. Indian J Physiol Pharmacol.
1989;33:84–88. [PubMed]
[3].Alcohol. (2008). In C. Kuhn, Swartzwelder & W. Wilson (Eds.), Buzzed: The straight facts
about the most used and abused drugs from alcohol to ecstasy (3rd ed., pp. 33–61). New York:
WWNorton
[4].Rehm, J., Baliunas, D., Borges, G. L., Graham, K., Irving, H., Kehoe, T., et al. (2010). The
relation between different dimensions of alcohol consumption and burden of disease: An
overview.Addiction,105(5),817–843
[5].Fingerhood, M. I. (2007). Alcoholism and associated problems. In N. H. Fiebach, L. R.
Barker, J. R. Burton & P. D. Zieve (Eds.), Principles of ambulatory medicine (7th ed.).
Philadelphia:LippincottWilliams&Wilkins
[6].Brust, J. C. M. (2005). Alcoholism. In L. P. Rowland (Ed.), Merritt’s neurology (11th ed.).
Philadelphia: Lippincott Williams & Wilkins. 5. Vonghia, L., Leggio, L., Ferrulli, A., Bertini,
M., Gasbarrini, G., Addolorato, G., et al. (2008). Acute alcohol intoxication. European Journal of
InternalMedicine,19(8),561–567.

[7]. Molina, P. E., Happel, K. I., Zhang, P., Kolls, J. K., & Nelson, S. (2010). Focus on: Alcohol
and the immune system. Alcohol Research & Health, 33 (1–2), 97–108.

[8].Alcohol http://www.cesar.umd.edu/cesar/drugs/alcohol.pdf (last accessed: 05/11/2017)

Shtojcat

Pyetësor për shpeshtësinëe pirjes së alkoolit në mesin e studentëeve të mjeksisë

“Kjo anketë është pjesë e një hulumtimi profesional per lenden e metodologjise, është anonime
dhe nuk do të përdoret për qëllime tjera. Ju si person që po anketoheni, me pajtim po
merrni pjesë në këtë hulumtim.”

1. Viti i lindjes?

____________
2. Gjinia?

a) F

b) M

3.Vendbanimi?

a) Fshat

b) Qytet

4. A e përdorni alkoolin?

a) Po

b) Jo

5. Nëse po, në cilën moshë keni filluar të pini alkool?

___________

6. Arsyeja pse keni filluar të pini alkool?

a) Presioni i kolegëve
b) Kurioziteti

c) Jeni ndjerë të mërzitur

d) Ndikimi i një të rrituri

e) Tjetër

_____________

7. Sa jeni i/e informuar për ndikimin e alkoolit në organizëm?

a) Pak i/einformuar

b) Mesatarisht i/e informuar

c) Shumë i/e informuar

8. Sa shpesh në 12 muajt e fundit keni pirë sa të ndiheni të dehur , nuk keni mundur të
qëndroni në këmbë, shikimi juaj ishte i paqartë?

a) 1-2 herë në javë

b) Njëherë nëmuaj

c) Një herë nëvit

d) 2-5 herë në vit

e) 6-11 herë në vit

f) Asnjëherë

9. Kur keni pirë alkool zakonisht keni pirë në?


a) Në shtëpi

b) Në restorant

c) Në bar

d) Jashtë

e) Tjetër

10.Sa herë gjatë 12 muajve të fundit ? Jo, kurrë Po, një herë Po, më shumë se një herë

Keni ndjerë që pija juaj dëmtoi jetën tuaj?

Keni ndjerë që pija juaj dëmtoi shoqërinë apo familjen tuaj?

11. A keni kërkuar ndonjëherë ndihmë për të ndaluar pirjen e alkoolit?

a) Po

b) Jo

You might also like