You are on page 1of 6

Dhimbja e shpinës tek

rrëshqitja e unazave –
Spondilolisteza

Spondylolisthesis definohet si rrëshqitje e përparme apo e pasme e unazës krahasuar


me tjetrën nën të, me apo pa instabilitet spinal.

Paraqet protuberancë kockore që vështirëson lindjet.

Defekti tek spondilolidsteza qëndron në pjesën interartikulare të unazave.


Spondylolysis (spondyloschisis) definon defektin e një apo dyanshëm të njërës apo të
dy pjesëve artikuluese të unazës, me apo pa rrëshqitje të unazave.

 Predispozitë e lindur
– Postura (qëndrimi), shtatzënia, forcat rotative, koncentrimi i lartë i ngarkesës
(“stress loading”) – rol në rrëshqitje

Defekti në ashtin e uljes, pjesën e sipërme të tij apo gjendjet shoqëruar me spina bifida
occulta dhe radikulopati. Defekti në pjesën ndërartikulare, zakonisht L5.

Te moshat e reja

Kryesisht sëmundjet degjenerative, degjenerimi i diskut apo instabiliteti segmental më


së shpeshti në L4/L5

Ditë më parë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, publikisht i kërkoi votat PDK-së për
postim e presindentit. Por, i menjëhershëm ishte reagimi i u. d. së kryetarit të PDK-së,
Enver Hoxhaj i cili tha se AAK i ka borxh PDK-së

Ditë më parë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, publikisht i kërkoi votat PDK-së për
postim e presindentit. Por, i menjëhershëm ishte reagimi i u. d. së kryetarit të PDK-së,
Enver Hoxhaj i cili tha se AAK i ka borxh PDK-së,
Marrëdhëniet e familjes feudale
Gjinolli kundrejt familjeve tjera
feudale shqiptare gjatë fuqizimit
të pushtetit në gjysmën e dytë të
shek XVIII dhe fillim shek. XIX

Ishin qëllime primare, të cilat ndikuan në zhvillimin e marrëdhënieve


reciproke të oxhaqeve shqiptare. Oxhaku i Gjinollëve si derë e njohur e
kohës, luajti rol të rëndësishëm në zhvillimet politike, duke pasur edhe
shumë herë rolë kyç në rrethanat e krijuara që shtrunë për obligim në
marrëdhëniet mes feudalëve shqiptarë në luftë kundër Portës së Lartë.

Intensifikimi i përpjekjes për zgjerimin dhe fuqizimin e oxhakut, quan në


zhvillimin e marrëdhënieve ndonjëherë edhe jo të mira të shumë
pashallarëve, si dhe në përçarje mes feudalëve, kjo politikë e ndjekur nga
shumë feudalë është në interes të përmendim, nuk kishte të bënte me
feudalë të familjes së Gjinollëve, e sidomos të vetë Maliq Pashës,
pavarësisht se ai ishte përkrahës i ndonjërit nga ta. Maliq Pasha, një
politikan më subtil, kishte zgjedhur një taktikë tjetër. Ai u kishte ofruar
strehim sundimtarëve të rrëzuar të Pejës dhe të Gjakovës. Këta dy
pashallarë ishin vendosur para shumë vjetësh në sarajin e Maliq Pashës ku
gëzonin të gjitha nderimet që i përkisnin rangut të tyre. Ishte ky një
demonstrim i fuqisë së pashait të Prishtinës, prapa të cilit mund të
supozohet se qëndronte shpresa që me kthimin eventual të këtyre
feudalëve në pashallëqet e tyre, ata do të bëheshin në një mënyrë ose në
një tjetër vasalë të Maliq Pashës.
Është e njohur për ne se luftërat për zgjerim dhe fuqizim të oxhakut
bëheshin në dy mënyra
a) duke i marrë nën mbrojtje feudalët kur ata e kishin nevojën e më pas
duke i kthyer në vasalë dhe;

Fillimi i kryengritjes serbe më 1804, në pjesët e Serbisë veriore pati për


pasojë që gjatë pesë vjetëve të parë të kryengritjes, lufta u përhap nga jugu
deri në Sanxhak të Novi-Pazarit, afër kufirit të Kosovës; pati trazira edhe në
Kosovën e Veriut, kështu që disa çeta serbësh depërtuan atje. Pashallarët
e Kosovës e të Shqipërisë së Veriut, mobilizuan reparte ushtarake dhe
zhvilluan disa beteja kundër forcave serbe. Kjo paraqet një pasqyrë të
bashkëpunimit në mes të familjeve feudale, interesat e të cilëve përkonin
në ruajtjen e kufijve shqiptarë, kundrejt interesave të popujve ballkanik, në
këtë rast interesave serbe për zgjerim të territoreve. Edhe në vitet në
vazhdim të kryengritjeve serbe këta feudalë shqiptarë treguan besnikërinë
e tyre ndaj njëri-tjetërit, si në betejën e Çegrit të 19 majit të vitit 1809, në të
cilën edhe pashai i Prishtinës i përmbahej politikës së largimit të fshatarëve
serbë nga rajoni i ndjeshëm i Llapit, në Kosovën verilindore. Pavarësisht
grushtit të hekurt që iu dha kryengritësve serbë nga ana e pashallarëve
shqiptarë, në të cilën betejë Maliq pasha ishte dalluar më së shumti,
vazhdimi i kryengritjes serbe si duket e bindi sulltanin që në vitin 1815, t’ia
dorëzonte pushtetin e vetadministrimit një shteti të vogël serb nën knezin
ose princin e vetë.

Bashkimi politik i krerëve shqiptarë ndonjëherë kishte të bëjë edhe me


interesat personale të tyre, si marrja e pushtetit apo zgjerimit të territoreve.
Një gjendje e tillë u pasqyrua edhe në periudhën e luftës civile të vitit 1810
në Shkodër që kishte ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjes për marrjen e
pushtetit të Xheladin Beut dhe Mustafa Beut, pas vdekjes së Ibrahim
Pashës, e cila situatë shtyri pashaun e Prishtinës të jetë përkrahës i
Mustafa Pashës, në realizimin e qëllimit të tij. Për të plotësuar interesat e tij
të kahmotshme Xheladin Beu lidhi marrëveshje me përkrahësit e tij
kapedanin e Mirditës Preng Lleshin dhe komandantin e Lezhës Sylejman
agën, duke i premtuar Numan Pashë Begollit administratorit të Sanxhakut
të Dukagjinit bashkimin e krahinave të Lezhës, të Zadrimës e të Mirditës
me këtë sanxhak. Pashau i Prishtinës duke e ndier veten të kërcënuar nga
fuqizimi i oxhakut të Begollëve ishte futur në valle duke u bërë përkrahës i
Mustafa Beut të Shkodrës. Qëllimi primar i tij (Maliq Pashës) ishte ruajtja e
territoreve ku ai administronte dhe se premtimi i dhënë nga Xheladin Beu
paraqiste kërcënim të madh për oxhakun e Gjinollëve. I detyroi që krerët e
Sanxhakut të Prizrenit, Shkupit, Tetovës dhe Prishtinës të afroheshin me
Bushatliun, duke i premtuar edhe përkrahje ushtarake.

Politika e ndjekur e Maliq Pashës ishte e njëjtë sikurse politika e Kapllan


pashës së Krujës, që përkrahte Xheladin Beun, për arsye se afër zotrimeve
të tij nuk donte të kishte Bushatlinjtë që paraqisnin kërcënim për të edhe
Maliq Pasha i Prishtinës nuk donte të kishte një pashallëk të fuqishëm në
kufi të zotërimeve të tij, atë të Begollajve. Krijimi i raporteve të mira
ndërmjet Maliq pashës dhe Mustafa Beut përgjatë kësaj periudhe,
mbështetjen e saj e gjeti edhe te krijimi i lidhjeve miqësore me anë të
krushqisë, të cilat lidhje kishin ndikim të madh në krijimin e marrëdhënieve
reciproke përgjatë shtrimit të nevojës. Këto lidhje krushqi në thelb të tyre
shfaqnin interesat politike që ndikuan edhe në bashkëpunimin e zhvillimit të
marrëdhënieve të shumë pashallarëve shqiptarë. Përgjatë kësaj periudhe,
një lidhje miqësore ishte bërë edhe ndërmjet familjes së Maliq Pashës dhe
Mustafa Pashës së Shkodrës, kur në mesin e gushtit të vitit 1812, Bushatliu
martoi kushërirën e tij, të bijën e vezir Ibrahim Pashës, me Jashar Pashën,
pra me djalin e birësuar të Maliq Pashës. Kjo lidhje me krushqi ndërmjet
këtyre dy familjeve feudale ishte bërë pas emërimit më 25 maj 1812 të
Mustafa Pashës mytesarif të Sanxhakut të Shkodrës e të njësive që
vareshin prej tij dhe që e ngrinte atë në shkallën e vezirit. Siç duket këto
lidhje më shumë i shërbenin karakterit politik pasi që e vetmja mbështetje e
Maliq Pashës për fuqizimin e oxhakut, mbrojtjen e kufijve dhe qeverisjes
autonome ishte mbështetja në më të fortin, mirëpo edhe në anën tjetër
përkrahja e Portës së Lartë për ngritjen e Bushatliut ishin forca shtytëse që
Maliq Pashë Gjinolli të përforcojë pozitën e tij dhe të gjejë mbështetje në
mënyrë të sigurimit të paqes dhe qeverisjes. Padyshim se të gjitha këto
benificione që vinin nga Porta e Lartë ishin shfrytëzim i gjendjes që
mbretëronte mbi sanxhakët shqiptarë.

Në vitin 1821, rrjedha e ngjarjeve në Sanxhakun e Prishtinës ndryshoi, pasi


që për kreun e Prishtinës Maliq Pashën kërcënim tani përbënte Korpusi i
Jeniqerëve, të cilët shfaqën mosbindje të plotë ndaj administrimit të
Oxhakut të Gjinollëve, duke mos kryer edhe obligimet e tyre shtetërore të
pagesës së taksave për perandorinë. Pikërisht për këtë shkak nga fundi i
vitit 1821 Maliq Pasha i Prishtinës, i cili mbante postin e mytesarifit të
Shkupit dhe në Prishtinë, pasi kishte lënë si ajan nipin e tij, Meleq Beun, u
transferua nga Shkupi në Lepant. Në vend të tij u dërgua Ismail Pashë
Plasa. Mirëpo, ndërsa ai u largua nga Prishtina për të vajtur në Lepant, ku
nuk mund të mbërrinte, sepse rruga ishte bërë e pakalueshme prej
kryengritësve grekë, në Prishtinë shpërtheu turbullira dhe të nipin e
dëbuan. Mirëpo ekuilibri politik që kishte vënë Maliq Pasha me pashallarët
shqiptarë, do të kontribuojë në kthimin e tij në pushtet. Refuzimi i Mustafë
Pashë Bushatliut dhe pashallarëve të tjerë për të marrë pjesë në ekspeditat
kundër Greqisë me thirrje nga valiu i Rumelisë, Mehmet Reshid Pasha, e
që njëherit ishte edhe kryekomandat i këtyre ekspeditave, si pasoj kishte
pësuar humbje, siç duket refuzimi i pashallarëve shqiptarë kishte të bënte
me ‘çështjen e Prishtinës’, largimit të Maliq Pashës. Zhvillimi i procesit të
bashkëpunimit dhe politika paqësore e kreut të oxhakut të Gjinollëve iu
shpërblyen mu në çastin kur ishte nevoja, në çastin kur Maliq Pasha
ndoshta edhe kishte kërcënimin më të madh nga korpusi i jeniçerëve të
cilët mezi prisnin t’u jepej rasti i parë për të çrrënjosur njëherë e
përgjithmonë nga Sanxhaku i Prishtinës Maliq Pashë Gjinollin dhe anëtarët
e tij. Porta qe e detyruar të kthejë pashaun e Prishtinës në Shkup për
shkak të qëndrimit të pashallarëve shqiptarë.

You might also like