You are on page 1of 3

Ushtrime të Algoritmikës, 2011 3.

Algoritme iterative

Kapitulli 3. Algoritme iterative

1. Jepet një varg me numra të plotë x1, x2, …, xn. Përcaktoni nëse gjënden në këtë varg
të paktën dy indekse i dhe j (1 ≤ i ≠ j ≤ n) të tillë që xi = xj.

2. Të hartohet një algoritëm që vendos një numër të plotë x në pozicionin e


përshtatshëm në listen a1, a2, …, an të numrave të plotë që janë të vendosur në
rendin rritës (të mos prishet renditja).

4. Të hartohet një algoritëm që lokalizon shfaqjen e parë të elementit më të madh në


një një listë të fundme me numra të plotë, ku numrat e plotë jomedoemos janë të
ndryshëm.

5. Të hartohet një algoritëm që lokalizon shfaqjen e fundit të elementit më të vogël në


një një liste të fundme me numra të plotë, ku numrat e plotë jomedoemos janë të
ndryshëm.

6. Jepet një tabele me vlera numerike të plota si dhe një numër i plotë i çfardoshëm.
Të kopjohen në një tabele të re të gjithë elementet e tabelës së dhënë që janë të
ndryshëm nga vlera e dhënë.

7. Jepet një tabele me numra të plotë pozitive. Të krijohen dy tabela të reja që të


përmbajnë respektivisht numrat çift dhe numrat tek të tabelës së dhënë.

8. Jepet një tabelë me numra të plotë. Të krijohet një tabelë e re që nuk përmban
elementin e parë të tabelës së dhënë.

9. Në një tabelë të dhënë, të shtohet në krye të saj një vlerë e dhënë.

10. Të hartohet një algoritëm që gjen fjalën më të gjatë të një fjalie të shkruar në
gjuhën shqipe të vendosur në një tabele me gjatësi të caktuar. Fjalët ndahen nga
njëra tjera me shenjën e hapsirës (“ “ ).

11. Jepen dy tabela me të njëjtën përmasë secila prej të cilave përbëhet nga vlera të
ndryshme. Të hartohet një algoritëm që përcakton nëse të dy tabelat kanë të njëjtët
elemente.

12. Jepen dy tabela me numra të plotë. A kanë këto dy tabela ndonjë element të
përbashkët.

13. Duke qenë të dhëna dy tabela me numra të plotë, të formohet një tabele e re me
elementet e tabelës së parë që nuk janë në tabelën e dytë.

14. Një modë në një liste numrash të plotë është një element që shfaqet të paktën
pothuajse aq herë sa secili nga elementet e tjerë të listës. Hartoni një algoritëm që
gjen një modë në një listë numrash të plotë të renditur në rendin jozbritës.

15. Hartoni një algoritëm që gjen të gjitha modat në një liste numrash të plotë të
renditur në rendin jozbritës.

Prof. Dr. Dhimitri Tole 1/3


Ushtrime të Algoritmikës, 2011 3. Algoritme iterative

16. Hartoni një algoritëm që gjen pozicionin e elementit te fundit në një varg numrash
të plotë që është i barabartë me ndonjë nga termat e mëparshëm.

17. Hartoni një algoritëm që në një varg të dhënë numrash të plotë, në lidhje me një
numer të dhënë n, gjen të gjitha termat e mëparshëm të vargut, shuma e të cilëve
është më e vogël se numri i dhënë.

18. Hartoni një algoritëm, që në një sekuence numrash të plotë të dhënë, gjen termin e
parë që është më i vogël se termi që i paraprin atij në varg.

19. Le të jetë dhënë një tabelë me n elemente. Të hartohet një algoritëm që ndërton
një tabelë te po të përmasës n, elementet e të cilës janë komponentet e tabelës së
dhënë të shumëzuar me një numër x dhe të memorizuar në rendin e kundërt në
lidhje me tabelën e dhënë.

20. Në një tabelë me n numra të plotë, grupin e parë të përbërë të paktën nga 2
elemente të njëjtë e largoni nga tabela.

21. Jepen tre tabela me nga n elemente secila: tabela e parë përmban emrat e
artikujve pa përsëritje, tabela e dytë përmban sasitë respektive shprehur në njësitë
përkatëse të matjes ndërsa tabela e tretë përmban çmimet mesatare të shitjes në
lekë. Të hartohet një algoritëm që llogarit:
a) Vlerën e mallit gjithsej në lekë.
b) Përqindjet në vlerë që zë çdo artikull karshi vlerës gjithsej.
c) Afishon të gjithë artikujt vlera e të cilëve është mbi v lekë, ku v është një
numër i dhënë që më parë.
d) Kontrolloni nëse sasia e artikullit të dhënë a1 është më e madhe se sasia e
artikullit a2.

22. Në tre tabela me n elemente secila, janë të dhëna respektivisht: emrat e studentëve,
notat në lëndën matematikë dhe notat në lendën statistikë. Në se një student nuk
është paraqitur në provim atëherë në pozicionet përkatëse respektive shënohet
simboli – 1. Të hartohet një algoritëm që llogarit:
a) Cila është nota që takohet më shpesh në matematikë dhe në statistikë? A është e
njëjta notë?
b) A ka ndonjë notë kaluese që nuk është marë nga studentët?
c) Largoni nga tabelat përkatëse studentët që nuk janë futur në të dy provimet.

23. Jepet një tabele dy përmasore me numra të plotë me m rreshta dhe n shtylla. Gjeni
se në cilin pozicion ndodhet elementi me vlerë më të vogël.

24. Jepet një tabelë dy përmasore me numra të plotë me m rreshta dhe n shtylla.
Tregoni nëse ka të paktën dy shtylla të barabarta.

25. Jepet një tabelë dy përmasore me numra të plotë me m rreshta dhe n shtylla.
Tregoni nëse ka të paktën dy shtylla të njëpasnjëshme të barabarta.

26. Jepet një tabele dy përmasore me numra të plotë me m rreshta dhe n shtylla.

Prof. Dr. Dhimitri Tole 2/3


Ushtrime të Algoritmikës, 2011 3. Algoritme iterative

Hartoni një algoritëm që gjen shtyllën që ka shumën më të madhe të


elementeve.

27. Jepet një tabelë me m shtylla dhe m rreshta. Tregoni nëse ajo është një tabelë
simetrike.

28. Jepet një tabelë të dhënë me m shtylla dhe m rreshta. Llogaritni shumën e
elementeve mbi diagonalen kryesore dhe shumën e elementeve nën diagonalen
kryesore.

29. Jepen tre tabela dhe pikërisht: tabela e parë përmban emrat e m studenteve, tabela
e dytë përmban emrat e n lëndëve dhe tabela e tretë përmban notat e çdo studenti
në çdo lëndë. Duke patur këto të dhëna të hartohet një algoriten që:
a) Llogarit mesataret e notave të çdo lënde
b) Llogarit mesataren e notave të çdo studenti
c) Të gjendet se a ka student që në lëndën e dhënë L1 ka të paktën tre nota 10
njëpasnjëshme.
d) Të formohen tabela të reja me studentët që i kanë të gjitha notat mbi 9.

Prof. Dr. Dhimitri Tole 3/3

You might also like