You are on page 1of 5

(Ndërkohë që po ziheshin dhelpra dhe ujku vjen korbi)

K:Çfarë keni ju të dy ?
U:Po ja,kam babin sëmurë dhe kjo dhelpra s’di se
çfarë flet.Ndoshta sepse edhe kjo e ka mamin
sëmurë.
K:Po çfarë thua more ujk? Mami i kësaj është
shëndoshë e mirë,madje e pashë qëparë duke ecur në
pyll.Mos i beso asaj,ti e di se sa dinake është kjo.
U:(I drejtohet dhelprës) -Uaa po qenke gënjeshtare
ti ! Ik moj se nuk të kam shoqe më
K:Lëre dhelprën dhe më dëgjo mua. Në lumë ke ariun
e vogël dhe lepurushin duke peshkuar. Shko dhe
gllabëroje lepurin dhe jepja babit tënd që të bëhet më
mirë. Kaq mund të bëj për ty. Tani shko mos humb
kohë !
U:Shumë Faleminderit,oh sa mirë !
Dh:Po tani ?
U:Çfarë tani ? Do shkoj dhe do të gllabëroj lepurushin
Dh:E kam fjalën me arushin ç’do të bësh ?
U:Nuk më duhet mua arushi,merre ti.
Dh:Jo,dua të them se ai nuk të lë ta prekësh
lepurushin.
U:Nuk di ç’të bëj atëherë.
Dh:Të ndihmoj unë ! Duhet veçuar arushin nga
lepurushi.
U:Dhe kush do e bëjë këtë?
Dh:Kush tjetër përveç meje ?
U:Me premton që nuk më gënjen kësaj here ?
Dh:Për kokën e mamit që nuk të gënjej më!
U:Mirë.
Dh:Do të t’ndihmoj,por më premto që pas kësaj do më
ndihmosh edhe ti mua për diçka.
U:Për kokën e babit që do të të ndihmoj!
Dh:Mirë pra ! Unë tani do ta hutoj arushin dhe ti
ndërkohë do të mbetesh vetëm me lepurushin.
U:O sa mirë! Do ta mbërthej nga gryka dhe do ja jap
babit që të bëhet më mirë.
(Njëzëri)-Ikim !
(Të entuziazmuar,dhelpra dhe ujku nisen për në lumë
ku po peshkojnë lepurushi dhe arushi)

L:Uaa! E shikon sa bukur është këtu more Torka,ke


qënë ndonjëherë ?
T:Asnjëherë
L:Ua sa bukur Torka! Shiko shiko si shkëlqen uji. Eja
shiko!
(njëzëri)-Uaa sa bukur !
L:Eja të lahemi!
T:Ec përpara ti se unë do hedh grepin,mos zë ndonjë
peshk.
L:Mirë,mos u vono se s’kemi shumë kohë ë!
T:Mirë mirë!
(Torka fillon të peshkojë dhe zë tri peshq rradhazi dhe
pas çdonjërit thotë “Opla” i gëzuar.Më vonë afrohet
dhelpra dhe e thërret në emër)
Dh:Torka,o Torka!
T:Kush po më thërret?
Dh:Unë. Nuk më njeh nga zëri ë?Jam lozonjarja,eja
eja!
T:Pa ik andej moj lozonjare,më lër rahat të gjuaj tani
Dh:Aty ku je nuk ke për të zënë ndonjë gjë,po eja me
mua të them
T:Hë çfarë do ti ?
Dh:Nëqoftëse do të zësh peshq ti hajde me mua se
këtu tek ura deri nesër të rrish,nuk zë gjë.
T:E pse ?
Dh:Sepse aty uji ka rrymë. Dhe rryma i nxjerr peshqit
“hop” më tutje.(Dhe drejton gishtin për nga ana
tjetër)
Dh:Atje ka një pellg dhe ke peshq saaa të duash! Nuk
nevojë as për grep,i kap me duar po të duash.
T:Ik moj gënjeshtare!Je mësuar të gënjesh ti.
Dh:Nuk kam nevojë të gënjej. Eja shkojmë bashkë!Po
nuk zumë gjë,premë kokën po deshe...
T:Është larg që këtej?
Dh:Jo ore! Dy hapa prej ktej.
(Torka bie në grackën e dhelprës dinake dhe largohet
me të në drejtim të “pellgut”. Lepuri ndërkohë,del nga
uji dhe fillon ta kërkojë Torkën)
L:O Torka! Ua,po ky ç’u bë kshtu?
Eh mirë,deri sa të kthehet Torka,unë po shtrihem këtu
po bëj pak banjo dielli të nxihem pak se jam shumë i
bardhë. Oh sa mirë!
(Ndërkohë ujku po afrohet drej tij)
U:Ahahahaha
L:Torka u ktheve?(e dallon ujkun)-Ua! Po ti ç’do ktu?
U:Ty dua të të mbërthej dhe të të çoj te babi im që të
të hajë. Hahahahaha!
L:Ua i shkreti unë,ç’të bëj unë tani?
U:Hahahaha nuk më shpëton dot.
L:Obobo obobo,Torkaaa!
(Lepuri fillon të largohet për të shpëtuar nga ujku,i cili
e ndjek nga pas.Ndërkohë vjen ketri edhe arusha e
madhe,mamaja e Torkës dhe kur e sheh ujku ikën me
të katra që aty.)
ARUSHA:Ah more ujk,po të zura e di ç’të bëj?!
More lepurush ku është Torka?
L:(duke qarë) -Nuk e di,por mua ujku deshi të më
gllabërojë.Ndoshta dhelpra ka gisht këtu.Duhet të
jetë me të Torka.
K:Mirë të ta bënte !Pse nuk erdhët në shkollë ju?Pse
gënjyet se i dhimbte dhëmballa Torkës ?
Pse s’flet tani,hë?
L:(vazhdon të qajë dhe ndërkohë vjen Torka)
A:Hë more trimi i mamasë,e zure dhelprën?Kështu i
kryen porositë ti?
K:Hë more Torka,të thashë që gënjeshtra nuk ka
këmbë fare? Pa këmbë ngec në vend,nuk ecën dot.Na
thuaj tani,përse nuk erdhe në shkollë hë?
(Ndërkohë përgjigjet lepurushi)
L:Nuk kisha mësuar vjershën që na dha mësuesha për
sot.Më vinte turp të shkoja në shkollë pa mësuar.
(qan)
K:Dhe gënjeve e desh e pësove nga këlyshi i ujkut!
T:Dhe mua më gënjeve ti që më ke shok. Të kesh turp
të kesh!
A:Edhe ti të kesh turp!Tani eja se të pret babi në
shtëpi,tregoja atij të gjitha!
K:Kurse ty të pret mësuesja në shkollë. Eja!

You might also like