You are on page 1of 50

1

“BUDALLENJTË”
Fabul Komike

nga Neil Simon

Përkthimi dhe përshtatja: Agon Myftari

Maj.2010
2

Personazhet:

Leon Tolçinski

Dr. Zubritski

Lenja Zubritski

Sofia Zubritski

Konti Gregor Jusekeviç

Kryetari

Snetski

Slloviç

Mishkin

Jenshna

Koha: Shumë kohë më parë

Vendi: Fshati Kuljençikov


3

AKTI I

Skena 1

Kuljençikov, viti 1890, një fshat i largët në Ukrainë. Leon Tolçinski, rreth të tridhjetave, i cili mban në

dorë një valigje të vjetër e të dëmtuar dhe disa libra të lidhur së bashku, arrinë tek një urë e vogël në shesh

të fshatit. Shiqon përreth, duket i kënaqur, pastaj i kthehet publikut.

Leoni: (buzëqesh) Kuljençikov, më pëlqen! Qenka tamam ashtu siç e kam paramenduar: një fshat

i qetë, i këndshëm, jo fort i madh… një vend i përkryer ku një mësues shkolle do ta

fillonte karrieren e tij… Epo, që të jem i sinqertë, kam kaluar mëngjese për dy vite me

radhë në një çerdhe të vogël në Moskë duke ua mësuar kalamajve të vegjël shqipëtimin

dhe numrat, por kjo, kjo është puna ime e parë e madhe si mësues shkolle. Në të vërtetë,

asnjëherë më parë s’kisha dëgjuar për Kuljençikovin deri sa nuk e pash njoftimin që

njëfar Dr. Zubritski e kishte vënë në revistën e kolegjit. Edhe pse kjo pozitë pune gjendej

në këtë fshat të largët të Ukrainës, e shfrytëzova shansin, dhe duhet të ju them që zemra

po më rrah fort nga gëzimi. Unë kam një pasion të vërtetë për mësimin… greqishten,

latinishten, astronominë, letërsinë klasike. (Shikon përreth.) Nuk po e shoh askend

përreth meje. Ndoshta kam arritur pakëz herët – por ja që unë jam nga ata njerëz

entuziastë që zgjohen herët posa të agojë dita, i gatshëm për t’ia filluar punës. Kam

përshtypjen se kjo do të jetë një ditë e mbarë në jetën time. (dëgjohet një bri dashi jashtë

skene.) Oh! Më falni.

(Snetski bariu hyn duke e mbajtë një bri dashi dhe një shkop.)

Snetski: Elenja! Lebidof! Marushka! Olga! Ku jeni?

Leoni: Mirëmëngjesi.

Snetski: Oh mirëmëngjesi. A mos të ka ra me i pa nja dy tufë me dele?

Leoni: Dy tufë?
4

Snetski: Me dele. Katërmbëdhjetë copë. (ai vazhdon të shikojë)

Leoni: Jo. Më falni.

Snetski: S’ka gjë. Nëse rastësisht i takon diku këtu pari, a do t’ua përcjellësh një porosi?

Leoni: Porosi deleve?

Snetski: Po, ju thuaj që bariu po i kërkon gjithandej. Ato të tregojnë se ku ndodhen në mënyrë

që unë pastaj të shkoj e t’i marr. Falemnderit. (Niset të dalë jashtë)

Leoni: Prit, prit. Më fal – si të quajnë?

Snetski: (Ndalet) Mbiemrin e kam Snetski.

Leoni: Po emrin, si ta thonë?

Snetski: (Mendohet) Për kur po t’duhet?

Leoni: Ë… s’ka rëndësi. Harroje.

Snetski: E harrova.

Leoni: Unë quhem Leon Steponoviç Tolçinski dhe kam ardhë këtu të jem mësuesi i ri i fshatit.

Snetski: Me të vërtetë? (i shtrëngojnë duart, Snetski ia shkund dorën fuqishëm) Epo kam nderin që ju

takoj, Leon Steponoviç Tolçinski. Unë jam Filan Filan Snetski… a ke me ndejtë hiç?

Leoni: Ju nuk po kuptoni. Kuljençikovi tash e mbas do të jetë shtëpia ime e re. Unë kam për të

jetuar dhe për të dhënë mësim këtu. Unë jam, si të thuash, mësuesi i ri i fshatit, dhe

mund të them pa modesti se jam mësues i shkëlqyeshëm.

Snetski: Ah, të gjithë janë. Vijnë këtu me mijëra, por as edhe një nga ta s’e kalon natën e parë në

këtë vend. (i bie bririt fort) Ah, sa vështirë është me e fry këtë dreq, nuk e di qysh

munden delet se!

Leoni: Pra paskenit pasë me mijëra mësues këtu?

Snetski: Ma shumë! Me qindra!! Oh ne jemi të pamësueshëm, të papërmirësueshëm. Të gjithë

jemi të marrë këtu në Kuljençikov. Nuk e gjen as edhe një fshat tjeter në gjithë Nënën

Poloni ku të ketë kaq shumë budallenjë si këtu.

Leoni: Nënën Rusi.


5

Snetski: Nejse. Të gjithë janë njerëz të mirë por as edhe një njeri i vetëm këtu mes nesh nuk i ka

dy fije mend, as për ilaç. (i bie fort bririt) Oh, po mirë! Weh! M’u çelën veshët! Tan kohën

e kisha përshtypjën sikur po pëshpërisnit. Eh, po, çfarë po thoshe?

Leoni: Mos doni të thoni se çdo burrë, çdo grua e çdo fëmijë… të gjithë janë…

Snetski: Budallenjë! Duke më përfshi edhe mua. Fol me mua edhe nja dhjetë minuta dhe ke për

ta marrë vesh.

Leoni: (Injoron atë që tha Snetski) Kam ardhë këtu me ftesën e Dr. Zubritskit që t’i jap mësim

vajzës së tij.

Snetski: (Ia plas gazit) T’ia mësosh vajzën? E pamundur. Ajo vajzë është e papërmirësueshme.

Nëntëmbëdhjetë vjet i ka e shkreta dhe tash së voni mezi ka mësuar të ulet… është e

pamundur. Ajo madje nuk e di as dallimin mes lopës dhe patës. Lopatës! We!

Leoni: Të falemnderit shumë Qytetari Snetski. Më keni ndihmuar tej mase. Më pëlqeu shumë

biseda që bëmë.

Snetski: Edhe mua gjithashtu Mësues Tolçinski. Diten e mirë.

Leoni: Kam bindjen që do t’ju takoj përsëri.

Snetski: Oh, patjetër. Vetëm ia thoni cilitdo emrin tim, Snetski “Humbësi i deleve”, të gjithë më

njohin. (Largohet. Hyn Kryetari duke i rënë ziles. Leoni mundohet ta ndalë por injorohet prej tij)

Kryetari: Ora nëntë dhe të gjitha do të ndreqen, Ora nëntë në fshatin Kuljençikov dhe gjithëçka

do të bëhet mirë. Ora nëntë dhe të gjitha do të ndreqen. (del. Del dhe Leoni.).

Skena 2

(Një kasap, Slloviç, del nga dyqani i tij me një fshesë. Ai fshin pluhurin, e grumbullon e pastaj e futë në

dyqanin e tij. Shfaqet postieri Mishkin.)

Slloviç: Mirëmëngjesi, postier.

Mishkin: Mirëmëngjesi, kasap.

Slloviç: Ditë e bukur sot, apo jo?


6

Mishkin: Vërtetë? Ende s’kam shikuar lart. Prit. (shikon lart) Ah, po. Shumë e mirë.

Slloviç: A mos kam ndonjë letër sot?

Mishkin: Jo. Unë jam postieri. Të gjitha letrat i kam unë, e jo ti.

Slloviç: Motra ime që jeton në Odessa nuk është ndjerë mirë kohëve të fundit. Thash mos po

ndëgjoj ndonjë fjalë prej saj.

Mishkin: Është shumë vështirë ta dëgjosh nga këtu, kasap. Odessa është shumë larg prej

Kuljençikovit. Po prit ta shoh mos të ka dërgu ndonji letër. Pa të shikoj. (Fillon të shikojë

mes letrash. Dëgjohet zëri i Jenshnas, një tregëtare, e cila thërret “Peshk!” prapa skenës, para se

të shfaqet)

Jenshna: (Thërret, duke i shitur artikujt e saj). Peshk! Hajde peshk! Qe peshk! Peshk i freskët!

Peshk!! Një copë peshk të freskët për drekë! (Ajo nuk ka peshq por ka lule në shportën e saj.)

Slloviç: Mirëmëngjesi, Jenshna.

Jenshna: Si thua për një copë peshku të freskët? Shiko këtë! A s’është peshk i bukur?

Slloviç: Si po mendon peshk? Po këto janë lule.

Jenshna: Nuk e kanë zënë asnjë peshk sot. E çka tash? A do të thotë kjo se unë duhet të vuaj që

peshkatari nuk ka zënë asgjë? Provoje levrekun, ose ja… krapin, i vie erë e këndshme.

Mishkin: Nuk kam asnjë letër nga motra jote, Slloviç. Por e kam një letër të mirë nga halla e

këpucëtarit. A don ta jap?

Slloviç: A është e sëmurë? Se nëse është, mos ma jep. I urrej lajmet e këqija.

Mishkin: Oh jo, jo. Është shëndosh si molla. Merre. Do të kënaqesh duke lexuar.

Jenshna: A mund ta besoni që vajza ime e vetme nuk ma ka shkruar asnjë letër qe gati nji vjet.

Mishkin: Por, a nuk jeton ajo këtu me ty?

Jenshna: Për fat! Se përndryshe kurrë s’do t’kisha dëgjuar prej saj. (Hyn Leoni).

Leoni: (Fshatarëve) Mirëmëngjesi. Unë quhem Leon Steponoviç Tolçinski. Jam mësuesi i ri.

Mishkin: (Përkulet) Mishkin postieri.

Slloviç: (Përkulet) Slloviç kasapi.

Jenshna: Jenshna shitësja.

Leoni: Si jeni? Sapo fola me një bari me emrin Snetski.


7

Mishkin: Ah, po. Filan Filan Snetski. E njohim mirë.

Leoni: Ishte mjaft i këndshëm, edhe pse dukej disi i mangët nga mendja.

Jenshna: I tillë është Snetski. (I bie ballit me shuplakë) I ka ra kali shkelm në kokë!

Leoni: Oh. Sa gjynah. Kur ka ndodhë kjo?

Jenshna: Të martën, të mërkurën, dy herë në të enjten… dhe te dielen gjithë ditën.

Leoni: (Shikon lulet e Jenshnas) Sa lule të bukura që paskenit zonjë. Do të doja t’i blija disa për

punëdhënësin tim të ri. Sa kushtojnë?

Jenshna: Krapi kushton dy kopekë kurse levreku tri.

Leoni: Pardon?

Jenshna: (Merr një lule të bardhë). Nëse ju duket shumë shtrenjtë, kam një peshk të bardhë për ju

për vetëm një e gjysmë. (e mbështjell me një gazetë dhe ia jep. Ai paguan).

Leoni: Mirë. Atëherë, unë mezi pres t’ia filloj punës sime të re. A mundet kush nga ju të më

tregojë se ku gjendet shtëpia e Dr. Zubritskit? (Të gjithë bëjnë me gisht në drejtime të

ndryshme.)

Që të tre: Q’andej!

Leoni: Ju falemnderit. Ndoshta është mirë të shkoj në një drejtim krejt tjetër… Ishte kënaqësi që

u njohëm. (Shfaqet Snetski) Oh, përshëndetje përsësi. A i gjete delet?

Snetski: Ende jo. (Leoni largohet) Kush ke ky?

Mishkin: Mësuesi i ri.

Snetski: Edhe një? Po unë sapo e takova një tjetër, s’ka as dy minuta. More… mos po mbahet

ndonji kongres n’katundin tonë e ne nuk po e dijmë.

Jenshna: Kontit Jusekeviç atje lartë në kodër nuk do t’i vijë hiç mirë për këtë.

Slloviç: Vërtetë s’do t’i vijë aspak mirë. Kontit nuk i pëlqejnë mësuesit e rinjë.

Snetski: Pse?

Mishkin: Ai frigohet se mos e prishin mallëkimin.

Snetski: Çfarë mallëkimi?

Slloviç: Atë mallëkim që na ka bërë budallenjë qysh nga dita kur kemi lindur.

Snetski: Aah, mallëkimin!


8

Mishkin: Po. Mua më mbushen plot pesëdhjetëenjë vjet që jam budallë… po ti, Snetski?

Snetski: Unë do t’bahem budallë katërdhjetëetre vjeçar në Qërshor.

Mishkin: E ti?

Slloviç: Rrafsh katërdhjetëenjë për mua. Po ti Jenshna?

Jenshna: Sapo i kam mbushë të njëzetëegjashtat.

Skena 3

Shtëpia e Dr. Zubritskit. Doktori duke kontrolluar pacientin, Kryetarin Kupçik. Doktori përshkon tabelën

për testin e syve me shkop.

Kryetari: (Njërin sy të mbyllur me dorë) K… E… 5… L… A… R… V… a është mirë?

Doktori: Nuk e di. Mirë po duket. (Duke e degjuar zemrën e Kryetarit) Po… Po… Shumë

interesant.

Kryetari: A jam shëndosh e mirë, doktor?

Doktori: Më së miri. Shëndosh si molla. Ke për t’i mbushur të tetëdhjetat.

Kryetari: Po unë i kam shtatëdhjetëenëntë doktor.

Doktori: Po mirë de, e paske edhe një vit të mrekullueshëm para vetes.

Kryetari: (vishet) Mirë. Më duhet ta mbaj forcën. Jam kryetar komune. Rendi e ligji duhen

ruajtur.

Doktori: A mos po të duhet receta?

Kryetari: Për çka?

Doktori: Ku e di unë? Disa pacientë e kërkojnë recetën e mjekut. Ja, merre këtë dhe çoja

farmacistit. Merr çka të duash në barnatore dhe piji tri herë në ditë me pak ujë.

Mirupafshim!

Kryetari: Sa të kam borxh, Doktor?


9

Doktori: Oh, s’ka nevojë. Nese ndonjëherë do ta studioj mjeksinë mundesh të ma paguash

semestrin.

Kryetari: Ah, falemnderit. Mirupafshim!

(Lenja hyn. Ajo është e harbuar, vjen me plot nxitim e ngazëllim)

Lenja: Nikollai! Nikollai! Erdhi. Ai erdhi! Paska mbërrijtur para dy minutash. Qenka i ri. Duket

shumë i fuqishëm, i vendosur. Ndoshta kësaj radhe do të jetë ai i vërteti. Ndoshta ky do

të jetë zgjidhja jonë.

Doktori: Qetësoje veten, Lenja. Kush po vjen? Kush do të jetë zgjidhja jonë?

Lenja: Ai… ai bre… ky… ë… Si i thonë bre atyre? Ata që vijnë e pastaj… ëë… e kemi pasë një po

s’e kemi më.

Doktori: O Zot. E di. E di për kend e ke fjalën.

Lenja: E kanë një vend këta… dhe shkojnë në atë vend –

Doktori: Pastaj ta drejtojnë gishtin edhe thonë… ë… pyesin nëse… ëë…

Lenja: Dhe nëse nuk e di, pastaj thonë, “pse nuk ke…ëë… shihemi në vjeshtë”…

Doktori: Dhe ai është jasht?

Lenja: Po, është posht te rruga.

Doktori: Epo, sille këtu brenda, Lenja. Sille këtu. Dhe lutju Zotit që ky të jetë ai që do të na

shpëtojë ne dhe gjithë Kuljençikovin nga kjo… ë… kjo… O Zot, si quhej edhe nji herë ajo

që e kemi ne?

Lenja: E di. E di çka po mendon. Tingëllon disi sikur… pajtim…

Doktori: Pajtim.

Lenja: Ose takim…

Doktori: Takim.

Lenja: Ashtu diçka ngjashëm.

Doktori: Apo ashtu diçka ngjashëm. (Troket dikush në derë). Apo një trokitje?

Lenja: A kemi ne trokitje? (Ajo shkon te dera)

Doktori: Po, po. Hape trokitjen. (Ajo e shtyn derën.) Ndryshe, në anën tjetër. (Ajo e hap deren.

Leoni qëndron aty)


10

Lenja: Urdhëroni zotëri, futuni brenda.

Leoni: Dr. Zubritski? Madam Zubritski? Kam kënaqësinë të jem në Kuljençikov. Unë jam Leon

Steponoviç Tolçinski.

Doktori: Pra ti je ai … ai bre…

Leoni: Po! Unë jam.

Doktori: Ai qenka, Lenja, ai… ky bre…

Lenja: Por ti qenke shumë i ri për të qenë një… një…

Leoni: Jo aspak. Unë mendoj se me kohë do të bindeni që unë jam më i miri – ah, më falni që u

tregova kaq i paturpshëm.

Doktori: Jo. Të lutem. Bëhu i paturpshëm. Ne e duam paturpësinë.

Lenja: Sa më i paturpshëm aq më mirë. Më i miri? Më i miri çfarë…?

Leoni: Më i miri mësues në gjithë Rusinë.

Doktori: Mësues!!! Ai është mësues!! Mësuesi i ri erdhi këtu!

Lenja: Falemnderit Zotit që erdhi mësuesi i ri!

Leoni: Ju falemnderit. Falemnderit. Kam kënaqësinë të kem një pritje kaq të ngrohtë dhe të

jashtzakonshme.

Doktori: Ndjehu si në shtëpinë tënde, mësues. Hiqeni pallton, mësues. Lenja, ia sjell mësuesit

një filxhan çaj. Uluni, mësues.

Lenja: A doni çaj, mësues? Apo ndoshta, disa lapsa dhe një copë letër, mësues? Ndoshta do të

donit të fillonit me mësime qysh tani, menjëher, mësues?

Leoni: Mezi pres, zonjë. Askush nuk mund të jetë më i etur për mësimin se unë. Madam

Zubritski, kjo është për ju. (ia jep lulen).

Lenja: Ah, peshk i bardhë. I pash sot, ishin në shitje. Ju falemnderit. (Ajo e merr lulen).

Doktori: Si mund të ju ndihmojmë?

Leoni: Kështu pra, në radhë të parë i kisha disa pyetje për ju.

Doktori: Pyetje! Ja se çka bëjnë këta. Pyesin! Kur ta drejtojnë gishtin dhe ti nuk e di. Ai e di. Ai e

di se çka janë pyetjet. Ah po shihet qartë se ky do të jetë një mësues i shkëlqyeshëm.

Lenja: A do të na e bënit qejfin, Mësues Tolçinski, të na e bënit pra një pyetje? Çfarëdo pyetje.
11

Doktori: Kjo do të thotë shumë për ne. Ka kaluar kohë e gjatë që prej kur dikush na e ka bërë

ndonjë pyetje të mirë “shkollore”… Hajt të lutem! (Që të tre ulen)

Leoni: Mirë atëherë, por, ka pyetje e pyetje. A doni ndonjë pyetje nga matematika apo ndonjë që

ka të bëjë më shumë me shkencën apo ndoshta ndonjë pyetje filozofike?

Doktori: Të parën. E para po më tingëllon shumë mirë. Një pyetje filozofike. Atë pyetna.

Leoni: Mirë atëherë, si të doni… hm… ja përshembull… Cili është qëllimi i ekzistencës

njerëzore? (Pauzë)

Doktori: (Duartroket) Çfarë pyetje! … Lenja, a ke ndëgjuar ndonjëherë pyetje më t’bukur se kjo?

Lenja: S’kam fjalë… S’e kisha paramenduar ndonjëherë se dikush do të mund të na e bënte neve

një pyetje kaq të bukur.

Leoni: E përgjigjen?

Doktori: Ah jo, jo sot jo. Për sot mjafton vetëm pyetja, falemnderit. Të na bëhet një pyetje si kjo

një herë në jetë është më shumë se ç’e kemi pritur. Kurse përgjigjen duhet t’ia jepni

dikujt që e meriton më shumë se ne.

Leoni: Por zotëri, kjo është e drejta juaj. Dituria është e drejtë e secilit që ka lindur në këtë botë.

Doktori: Përveç atyre që kanë lindur në Kuljençikov.

Leoni: Nuk po kuptoj.

Lenja: Do të kuptoje sikur të dije për pajtimin.

Leoni: Cilin pajtim?

Doktori: Jo pajtimin, por takimin.

Leoni: Takimin?

Lenja: Ai po mendon tallkinin.

Leoni: Çfarë tallkini?

Doktori: Ai lloj tallkini që shkakton zemërimin e Zotit mbi të gjithë këta shpirtëra të mjerë që

janë kaq të pafat që lindën në këtë fshat të shkretë.

Leoni: Mos po mendoni ndoshta për mallkim?

Doktori: Mallkim!! Kështu qenka! E dija që tingëllonte ashtu disi ngjashëm.

Lenja: Ishim shumë afër. Shumë afër!


12

Leoni: Për çfarë mallkimi po flisni, Dr. Zubritski?

Doktori: Lenja, mbylle derën.

Lenja: E mbylla!

Doktori: Ule zërin.

Lenja: (I lakon gjunjët, duket më e shkurtër.) Sa ulët po e don zërin?

Doktori: Aq mjafton. Na e sjell librin, është në raft. (Ajo shkon tek rafti i librave, duke ecur me

gjunjët e lakuar. Leonit) Djalosh, a ke ndëgjuar ndonjëherë për mallëkimin e

Kuljençikovit?

Leoni: Nuk mund të them.

Doktori: Si nuk mund ta thuash? Po nuk është fare e vështirë. Edhe Lenja mund ta thotë. Thuaje

Lenja.

Lenja: “Mallëkimi i Kuljençikovit”

Leoni: Ç’është puna e mallkimit, doktor?

Doktori: Dyqind vjet më parë, një mallkim ra mbi këtë fshat dhe e zuri çdo burrë, çdo grua,

fëmijë e kafshë shtëpiake duke i përfshirë të gjithë ata breza paraardhësish që do të vinin

pas, duke e lënë secilin prej tyre, deri te i fundit, me jo më shumë intelegjencë sesa një

fije bar.

Leoni: Po nga erdhi ky mallëkim? Dhe kush do të shkaktonte një dënim kaq të pashpirt mbi një

fshat të qetë e të thjeshtë si ky?

(Lenja kthehet me librin)

Doktori: E kush de?! Gjithçka është dokumentuar në librin e mallkimeve. (E fryn pluhurin e librit

në fytyrën e Leonit.) Ja, merre, lexoje vet. Faqjen e kemi shenjuar.

Leoni: (Hap librin.) Faqjet qenkan gjitur njëra me tjetrën.

Lenja: I kemi shenjuar me serup drëndalifi. Na e lexo të lutem.

Leoni: (Lexon) “Në mëngjesin e njëmbëdhjetë Prillit, në vitin 1691. Në fshatin Kuljençikov, dy të

rinjë u dashuruan marrëzisht.”

Lenja: E kam ditë. Kurdo që dy të rinjë dashurohen, e di se mallkimi i ndjek pas.

Leoni: Por me siguri ju e keni dëgjuar këtë histori më parë.


13

Doktori: Shumë herë. Por ne kurrë s’e kuptojmë. Shumë mallkim i pështjellav’t është.

Lenja: Pra çka ndodhë, tregona?

Leoni: “Djali ishte i ri, i pashëm por bujk i pashkolluar me emrin Kasimir Jusekeviç. Vajza ishte

e bija e një njeriu të ngritur të fshatit, Mikhail Zubritski”

Lenja: Zubritski! Sikur e kam ndëgju këtë emër më parë.

Doktor: Unë jo vetëm që e kam dëgjuar por dhe e kam parë! E kam parë të shkruar mbi një derë

diku. Këtu diku afër, në lagje.

Leoni: Është në derën tuaj, doktor. Mbiemri juaj është Zubritski.

Doktori: (Me mprehtësi të thellë) Hej, prit pak! Kjo do të thotë që ai djali i ri për të cilin flitet në

mallkim mund të jetë i lidhur me – derën time?! (Ai dhe Lenja shkojnë te dera, e hapin dhe

shiqojnë)

Leoni: “Emri i vajzës ishte Sofia Zubritski.” (Doktorit) A mund të ju pyes, si quhet vajza juaj?

Doktori: Sofia.

Leoni: Sofia? Sofia Zubritski? Emri identik i vajzës në mallkim para dyqind vjetësh.

Doktori: Këtë nuk mund ta besoj. Vajza jonë na paska gënjyer gjithë këtë kohë për moshën e saj?

(Ai dhe Lenja janë kthyer tek vendi i mëparshëm. Të dy qëndrojnë prapa karrigeve.)

Leoni: “Çifti u mallëkua që në fillim. Kur babai i Sofisë, njeri me shkollë, mësoi që Kasimir

Jusekeviç ishte i paarsimuar, ai ia ndaloi vajzës së tij Sofisë, të takohej më me Kasimirin.

Pas gjashtë muajsh Sofia u martua me një student të ri, dhe atë dimër Kasimiri, i

shqetësuar e i zhgënjyer, i mori jetën vetes, hapi një varr dhe u hodh në të. Me të dëgjuar

për vdekjen e të birit, babai i Kasimirit, Vladimir Jusekeviç –“

Zubritskit: (duke i shkundur karriget) Dridhu, dridhu, dridhu, dridhu.

Leoni: “- babai i Kasimirit, Vladimir Jusekeviç -”

Zubritskit: Dridhu, dridhu, dridhu, dridhu.

Leoni: “- babai i Kasimirit, Vladimir Jusekeviç -”

Zubritskit: Dridhu, dridhu, dridhu, dridhu.

Leoni: “- që i bënte njerëzit të dridheshin kur ia përmendin emrin –“

Lenja: Herën tjetër mos ia përmend emrin.


14

Leoni: “- babai i Kasimirit, Vla – “

Zubritskit: (me një gjysmë lëkundje të karriges) Dri –

Leoni: “ – e kështu me radhë, dikur i njohur si magjistar për shkak të aftësisë që t’i bëjë thirrje

fuqive të vetë djallit, derdhi gjithë zemërimin e tërbimin e tij mbi Kuljençokovin… ‘Një

mallëkim! Një mallëkim mbi të gjithë që rrojnë në Kuljençikov!’ thirri. ‘Vajzës së Mikhail

Zubritskit, vrarëses së tim biri të vetëm, i raftë rrufeja e paditurisë që shkaktoi vdekjen e

djalit tim! Budallakia ia përpiftë trurin! Paaftësia ia pengoftë shkollimin! Mendja e

shëndoshë iu bëftë e pashëndoshë dhe arsyja ju bëftë e paarsyeshme! Ju mallkofshin

fëmijët gjithashtu. Dhe atyre ju mallkofshin fëmijët në përjetësi! Kushdo të jetojë në

Kuljençikov le të lindë e të vdesë në padije, të mos mundet kush të largohet nga ky vend

deri sa të kënaqet hakmarrja ime e fundit!”

Lenja: Për këtë shkak edhe treni nuk ndalet këtu më.

Doktori: Më falni, por a jeni mirë, mësues Tolçinski?

Leoni: Po, mirë jam. Vetëm po mendoja.

Doktori: Lenja… po mendonte.

Lenja: Po mendonte.

Doktori: (Leonit) Çfarë ndjenje është?

Leoni: Mos doni të thoni se ju nuk e dini se ç’është të të menduarit?

Doktori: Unë nuk e di, ndërsa kjo kurrësesi.

Leoni: Të të menduarit?!! Janë mendimet që i vijnë në kokë njeriut. Është procesi i cili na bën të

aftë të marrim vendime.

Doktori: Vendime? Jo. Nuk mendoj se jemi të aftë për të tilla gjëra.

Leoni: Megjithatë ju e dini se çfarë doni, apo jo?

Lenja: Po, o Zot, po. Natyrisht se e dijmë që na duhet dikush të na ndihmojë. Jo aq për ne, ne

tashmë i kemi mbushur vitet, po për bijën tonë, vajzën tonë të ëmbël, Sofinë.

Leoni: A dëgjove se çka the?

Lenja: Jo, nuk isha tu ndëgju.


15

Leoni: Ky ishte një vendim. Ju vendosët ta ndihmonit vajzën tuaj sepse ju menduat për këtë gjë.

Kjo do të thotë që ju jeni të aftë të mendoni. Ju mund të mendoni!

Lenja: Jo, nuk e besoj. Vetëm më doli ashtu, eh.

Leoni: Po, të doli nga koka, prej andej ku banon truri. Qendra e mendimeve. Dhe në qoftë e

mundur ta keni qoftë edhe një mendim jashtëzakonisht të vogël e të parëndësishëm,

atëherë do të jetë e mundur t’i zgjërojmë këto mendime në ide – idetë në të kuptuarit – të

kuptuarit në kreativitet – dhe më në fund, në intelegjencë supreme!!

Doktori: A do të mund t’i hap kavanozët pastaj? Gjithnjë kam patur vështirësi me hapjen e

kavanozëve.

Leoni: Oh, qëndro Leon, qëndro. Bëhu i fortë. (Doktorit) Keni durim! Do ta prishim këtë

mallëkim, ju premtoj! Me punë të thjeshtë, të përditëshme e të kujdesshme. Duhet filluar

menjëherë. Do t’ia filloj nga vajza juaj, Sofia.

Doktori: Sofia?

Leoni: Po, më duket me vend të veprojmë kështu meqë mallëkimi filloi pikërisht me Sofinë e re

dyqind vjetë më parë, ndoshta çelësin do ta gjejmë tek pasardhësja e saj. A mund ta shoh

Sofinë?

Lenja: Nuk do të mund ta shihni nga këtu poshtë, mësues. Ajo është lart në dhomën e saj. Na

duhet ta thërrasim.

Doktori: Bëj çfarë kërkon mësuesi.

Lenja: Veçse ajo tani mund të jetë e zënë me orët e këndimit.

Leoni: Ajo mban orë këndimi? Kush e mëson?

Lenja: Kanarina e saj.

Doktori: Jo fjalët, kuptohet. Ia mëson vetëm meloditë.

Leoni: Kuptoj. Vajzën, zonjë. Të lutem.

Doktori: (Lenjas) Mos harro, shpirt, ngjitu lart shkallëve, dhe në të majtë. (Ajo shkon. I kthehet

Leonit) Do ta shihni se ç’vajzë delikate dhe e ndjeshme që është Sofia. Nuk është si vajzat

e tjera të fshatit. Ajo ka interesim për çdo gjë, gjithë kohën është e zënë.

Leoni: E zënë me çfarë?


16

Doktori: Oh, asaj i pëlqen të bëjë gjëra interesante… si përshembull të prekë gjëra – dru, letër,

metal. I pëlqen të pijë ujë.

(Lenja kthehet).

Lenja: Mësues Tolçinski. Më lejoni të ju prezentoj bijën time… (Ajo shikon një cope letre në duar

për ta kujtuar emrin e Sofisë). Sofia Irena Elejnja Zubritski. (Sofia hyn). Sofia, ky është

mësuesi yt i ri, Leon Tolçinski.

Leoni: Zonjusha Zubritski! (Kthehet anash, i çuditur) A m’u ndal fryma apo ashtu m’u duk? A

është kjo pamje njerëzore apo dhe mua më përbiu magjia e mallëkimi? Kurrë në jetë

s’kam ndjerë tronditje të tillë në gjoksin tim… Mbaje veten Leon! Ajo është nxënësja jote,

e jo objekt i ndjenjave të fjetura të pasionit. (Iu kthehet) më falni.

Doktori: A e di ti Sofia se çfarë po bënte mësuesi yt në këtë çast?... Po mendonte!! A s’është gjë e

mrekullueshme kjo? Ë Sofia?!

Sofia: Po, mama.

Doktori: Baba, baba! Ajo atje është “mama” unë jam “baba”.

Leoni: Përse nuk uleni, Zonjusha Zubritski?

(Ajo ulet, me shumë kujdes, dhe posa të ulet, Doktori e përqafon Lenjan dhe thotë, “Ia doli! Ia doli! U ul!”

Pastaj i kthehet Leonit).

Doktori: A s’ishte një ulje e bukur kjo?

Leoni: Po. Shumë mirë. Bukuri. (Sofisë) Zonjusha Zubritski – a mund të ju thërras Sofia?

Sofia: Sofia?

Doktori: Është emri yt, shpirt.

Lenja: Thuaj “Po”, zemër. Thuaj, “Po, mund të më thërrasësh Sofia.”

Leoni: Ju lutem, zonjë. Duhet t’ia mundësojmë vajzës të flasë vetë për veten e saj. (Sofisë) Do të

doja shumë të bëheshim shokë. A të bezdisë nëse të thërras në emër? (Sofia duket në

mëdyshje)

Doktori: Ka shumë kohë që nuk ka pasë ndonjë test të tillë.

Leoni: Mendoj se ajo don të thotë diçka.

Sofia: Unë… – do të ishte kënaqësi.


17

Doktori: Bravo!

Lenja: Jam shumë krenare. Shumë krenare!

Leoni: Ju lutem. Ju po e hutoni vajzën, po ia humbni koncentrimin. (Sofisë) Unë kam bërë një

rrugë të gjatë që t’ju ndihmoj në edukimin tuaj. Kam shumë arsyje të besoj se nën

rrethana të zakonshme, ju e keni aftësinë të jeni një vajzë e re jashtëzokonisht e mençur

dhe intelegjente, që diku thellë brenda teje është një intelekt që mezi pret të dalë e të

dëgjohet, që ti ke fuqi të mëdha të arsyjes. Por dikush të ka vënë një re të zezë mbi këto

fuqi dhe është qëllimi im që t’i largojë këto re në mënyrë që ai ndriçim i mendjes tënde të

shkëlqejë përsëri përmes syve të tu të kristaltë… Por më duhet ndihma jote, Sofia. A do

t’ma japësh këtë ndihmë?

Sofia: Po. Mund të më thërrasësh Sofia.

Doktori: E tha prapë. Dy herë rradhazi!

Leoni: (Anash) Mbahu Leon, asgjë në jetë nuk është e lehtë… (Sofisë) Do të doja t’i bëja disa

pyetje të thjeshta. Nëse duam ta fillojmë edukimin tënd, është e rëndësishme që unë të di

në cilën pikë të fillojmë. Nuk do të jetë e vështirë, të premtoj. Nuk do të doja të isha

shkaktar i vrazhdësisë apo vrenjtjes së kësaj fytyre kaq të bukur… Atëherë, pra – cila

është ngjyra jote më e preferuar?

Sofia: Ngjyra e preferuar?

Leoni: Po, a është e kuqja apo e gjelbërta, e kaltërta apo e verdha? Cilado ngjyrë. Cila është ajo

që ti më së shumti e pëlqen?

Doktori: E kam ditë kët pyetje.

Leoni: Po të pyes prapë, Sofia. Cila-është-ngjyra- jote-e preferuar?

Lenja: Përse po bëhet kaq i zorshëm me të? Ky nuk është universitet.

Sofia: Ngjyra ime e preferuar –

Leoni: Po?

Sofia: - është e verdha.

Leoni: E verdha! Ngjyra e saj e preferuar është e verdha! Pse, Sofia? Përse është e verdha ngjyra

jote e preferuar?
18

Sofia: Sepse nuk ngjitet shumë nëpër gishta.

Lenja: (Anash, doktorit) Qe‘tu gaboi. Më duket se është e kaltërta ajo që nuk ngjitet më shumë

nëpër gishta.

Leoni: Kjo ishte një përgjigje shumë interesante, Sofia. Ka një logjikë të caktuar në këtë përgjigje.

Fakti që kjo logjikë mua tani më ka ikë krejt nga mendja nuk e ndryshon faktin që ajo ka

diçka në mendjen e saj. Sofia, do të pyes edhe dicka tjetër shumë të thjeshtë tani. Do të

kërkoj nga ti ta mendosh një dëshirë. A e di se ç’është dëshira?

Sofia: Po. Dëshira është dicka për të cilën njeriu shpreson por që kurrë nuk realizohet.

Leoni: Epo, ndoshta mund ta ndryshojmë këtë. Sikur të mund ta mendoje një dëshirë që do të

realizohej, çka do të ishte ajo?

Sofia: Çka do të dëshiroja?

Leoni: Po, Sofia, çka do të dëshiroje?

Sofia: Do të dëshiroja të fluturoja si zog… të fluturoja mbi ndërtesa dhe pemë… të notoja mbi

erën dhe të shkoja shumë larg… mbi malet e liqenet… mbi pyjet e lumenjtë… të takoja

njerëz në fshatëra të tjerë… ta shihja se si duket bota… t’i mësoja të gjitha gjërat që s’kam

për t’i mësuar kurrë sepse do të rri këtu përgjithmonë në këtë vend.

Leoni: Sofia, kjo është dëshira më e bukur që kam ndëgjuar ndonjëherë. (Prindërve) A nuk e

kuptoni se çka do të thotë dëshira e saj? Të fluturosh si zog do të thotë t’i thyesh kufinjtë

që e mbajnë atë të mbërthyer në padituri. Ajo don të fluturojë, të rritet, e do diturinë!

Dhe me gjithë fijet e qenjes sime, nga thellësitë e shpirtit tim, do t’i mbledh të gjitha

forcat dhe durimin e përkushtimin, dhe po e bëj këtë premtim, që unë Leon Steponoviç

Tolçinski, do ta bëj dëshirën e Sofia Zubritksit realitet.

Sofia: Sikur ta bëje këtë, mësues, do të isha mirënjohëse përgjithmonë.

Leoni: Po më prek thellë në zemër. Bija juaj ka një shpirt kaq të ëmbël dhe zemër kaq të pastër.

Duhet t’ia fillojmë sa më parë të jetë e mundur. Asnjë çast nuk duhet humbur. Do të

kthehem këtu në mëngjes, në ora tetë fiks. (Sofisë) Me cilën lëndë do t’ia fillojmë mësimin

e nesërm, Sofia?

Sofia: Do t’kisha dëshirë t’ia fillojmë me – gjuhët.


19

Leoni: Gjuhët! Natyrisht! Patjetër! Duhej ta kisha menduar vetë këtë. Atëherë ashtu do të jetë, e

dashur, e ëmbëla Sofi… dhe me cilën gjuhë do t’ia nisim?

Sofia: Me gjuhën e lepurit.

Leoni: Lepurit?

Doktor: Ah shumë gjuhë e vështirë kjo gjuha e lepurit. Gati sa nuk e flet askush më.

Sofia: A mjafton me kaq për sot?

Leoni: Po.

Sofia: Atëherë po shkoj në dhomën time.

Lenja: Shiko si çohet nga karrigja. Shiko! Ah nuk e pa. Sofia, shpirt, bëje prapë.

Leoni: Nuk është nevoja. Këtë test e ka kaluar tashmë.

Doktori: Sa më të mençur janë sot se në ditët tona.

Sofia: Shihemi nesër, mësues.

Leoni: Kurrë në jetë s’e kam dashur më shumë mëngjesin e së nesërmes.

Sofia: Mendoj se je mësuesi më i bukur që kam parë ndonjëherë, Mësues Tolçinski. Lutem të

mos e dëshpërosh Kuljençikovin… dhe të rrish këtu përgjithmonë. (largohet)

Lenja: E gjeti derën! E gjeti derën!

Doktori: Kurrë s’e kam parë bijën tonë të rrezatojë kaq shumë… Lenja, a po mendon ti çfarë po

mendoj unë?

Lenja: Hah! Unë nuk po mendoj çka po mendoj unë e lene ma çka po mendon ti. Hajt çka po

mendon ti?

Doktori: Mendoj që Sofisë sonë po i pëlqen mësuesi i ri.

Leoni: Nëse kjo është e vërtetëm Dr. Zubritski, atëherë këtu përpara jush është njeriu më i

lumtur i planetit më të lumtur të universit. Më tregoni, a është e folur?

Doktori: E folur?

Leoni: A ka ndonjë që ia ka kërkuar dorën? Ndonjë djalosh i ri marrëzisht i dashuruar në të?

Doktori: Ne – ne nuk flasim për gjëra të tilla.

Leoni: Përse jo?

Doktori: Nuk ka asnjë. As edhe një kërkues të vetëm. Madje as edhe ai.
20

Leoni: Ai? Kush është ai?

Lenja: Ai nuk mendoi ai. Mendoi per dikend tjetër që nuk është ai.

Leoni: Pra qenka dikush. Kush është? Më duhet ta di. Kjo ka shumë rëndësi për mua.

Doktori: Nëse unë të tregoj kush është ai, më premto që kurrë s’ke për të thënë që isha unë ai i

cili të tha se kush ishte ai.

Leoni: Të premtoj.

Doktori: A ke ndëgjuar ndonjëherë për… Kontin Gregor nga Kuljençikovi?

Leoni: S’mund të them.

Doktori: Si s’mundesh? Po nuk është fare e vështirë. Edhe Lenja mund ta thotë.

Lenja: Konti Gregor i Kul –

Leoni: (i mërzitur) Po! Po! Mund ta them. Po kush është ai?

Lenja: Ai, ai është një nga ata. Ata që na e vunë mallëkimin.

Leoni: Po mendon – është Jusekeviç?

Doktori: I fundit i Jusekeviçëve.

Leoni: Më trego më shumë për të dhe Sofinë.

Doktori: Ai i propozon martesë Sofisë dy herë në ditë.

Leoni: Dy herë në ditë?

Lenja: Në gjashtë e pesëmbëdhjetë në mëngjes, në shtatë e njëzetë në mbrëmje.

Leoni: Aq shumë interesohet për të?

Doktori: Oh atij i intereson vetëm hakmarrja e të parëve të tij. Në qoftëse një Zubritski martohet

me një Jusekeviç, ata do të jenë të kënaqur dhe mallëkimi do të zhduket.

Leoni: A e do Sofia atë?

Doktori: Ajo i thotë “jo” për vite me radhë, por ajo s’mund të rezistojë edhe për shumë kohë. E

shkreta vajzë don të flejë deri vonë të paktën për një mëngjes.

Leoni: Çfarë njeriu është ky Konti Jusekeviç?

Lenja: Paj, e dini… si gjithë ne të tjerët.

Leoni: Po thoni se edhe ai është i mallkuar?

Doktori: Ai ende jeton në Kuljençinkov. As atij nuk i lejohet të largohet nga ky vend.
21

Leoni: E kuptoj. Pra, në qoftëse kam një rival, atëherë unë jam më i vendosur se kurrë që ta thej

këtë mallëkim. Zoti ju bekoftë ju të dy për besimin në mua. Nesër fillon edukimi i Sofia

Zubritskit. Do të shihemi nesër në mëngjes.

Lenja: Mësues Tolçinski! Të lutem! Pyetna përsëri! Na e bëj edhe një pyetje. Po na bën të

ndjehemi… disi… të rëndësishëm.

Leoni: Po, padyshim. Cili është qëllimi i ekzistencës njerëzore?

Lenja: Po më zihet fryma prapë. Më fal që pyeta.

Doktori: Një moment! E di! E di. E di përgjigjen.

Leoni: Përgjigjen e qëllimit të ekzistencës njerëzore?

Lenja: Çka po flet?

Doktori: Është e vërtetë. Herën e parë që mu bë kjo pyetje nuk e kisha kuptuar mirë. Por tani,

papritmas diçka më erdhi në kokë. I di limitet e mia, por prapë, mendoj se me të vërtetë

e di përgjigjen… Oh, Zot i madh, çka nëse ia qëlloj?

Leoni: (I ngazëllyer) Ma thuaj, Dr. Zubritski. Ma thuaj, cila mendoni se është përgjigja.

Doktori: Mendoj se është – Dymbëdhjetë!

Leoni: Dymbëdhjetë?

Doktori: Gabim; po e shoh prej ftyrës. Katërmbëdhjetë?

Leoni: Mendoj se nuk e keni të qartë.

Doktori: Duhet me qenë më pak se njëqind, këtë e di. Edhe unë ani nuk jam aqë budalla sa të

mos e di këtë. Tetëdhjetë-e-tri… katërdhjetë-e-gjashtë.

Leoni: Do ta diskutojmë këtë kur të arrijmë te filozofia. Mos mendoni më për këtë. Shkoni e flini.

Natën e mirë. Shihemi nesër. (ecën e del në rrugë dhe bërtet me të madhe) Dymbëdhjetë!!!??

Lenja: Pse nuk e le me aq, hë? Çka t’u desht përgjegja? A s’të mjaftoi vetëm pytja? Sa e bukur që

ishte.

Leoni: (në rrugë) Dymbëdhjetë!!

Doktori: E çka nëse ia kisha qëllu? Kisha mujtë me e shitë përgjigjen. Ishim ba shumë të pasun.

(dalin. Dritat fiken. Leoni rishfaqet)


22

Leoni: (Publikut.) E pat puna. Po largohem menjiherë, pra po them lamtumirë. Doja të rija e të

përpiqesha ta theja atë mallkim, por kur tha “Dymbëdhjetë,” e dija menjëherë që ishte

koha të largohem… Ajo që duhet të bëj tash është të përpiqem ta harroj Sofinë. Duhet

patjetër!

Zëri i Sofisë: Mësues!

Leoni: Sofia? Ku je?

(Ajo shfaqet ne ballkon)

Sofia: Ja këtu poshtë. Desha të ju shoh edhe një herë.

Leoni: Pa batanije? Në këtë ajër të ftohtë, do t’sëmuresh.

Sofia: Oh, unë kurr nuk sëmurem.

Leoni: Jo?

Sofia: Kam provuar. Po kurr s’kam mundur të mësoj si të sëmurem.

Leoni: Disa gjëra nuk ia vlen të mësohen.

Sofia: Unë e di se diçka ka ndodhur shumë kohë më parë që nuk më le mua ta di se çka ka

ndodhur kohë më parë. Ah sikur vetëm të më njihje ashtu si do të isha sikur të mos isha

kështu si jam.

Leoni: Por sikur të mos ishe kështu si je, atëherë unë nuk do të vija këtu të të ndihmoja të

bëhesh ashtu si ke mundur të jesh. (Anash. Shpejt) Kujdes, Leon! Ke filluar të mendosh si

ajo.

Sofia: A mund ta doje dikë që kurrë nuk bëhet ashtu si mund të kisha qenë?

Leoni: Ah e kuptoj. E shoh ku don të dalësh. Po, po, do të mundesha. Do të mundem.

Sofia: Më duhet të shkoj. Çdo gjë varet nga e nesërmja.

Leoni: Dhe nëse jo nesër, atëherë pasnesër, dhe të gjitha të nesërmet, deri sa të jetë jeta nëse e

kërkon nevoja.

Sofia: Jo, gjithçka pushon nesër. Nëse dështojmë, nuk duhet të takohemi kurrë më.

Leoni: Të mos e shohim njëri tjetrin kurrë? Si po mendon?

Sofia: Unë kurrë nuk e di se si mendoj. Kam mendime të cilat zhduken porsa t’i arrijnë buzët e

mia.
23

Leoni: Po t’i arrija njëherë buzët e tua, s’do të zhdukesha kurrë më.

Sofia: A do të doje të më puthje?

Leoni: Me gjithë zemër.

Sofia: Jo. Unë mendova me buzë.

Leoni: Propozim edhe më i mirë.

Sofia: Ngutu, pra. Shpejto.

(Ai ngjitet në ballkonin e saj)

Leoni: Po ngjitem sa më parë.

(ajo zhduket)

Leoni: (mbërrin në ballkon) Ku je?

Sofia: (shfaqet posht) Ja këtu lart.

Leoni: (me vete) Ah sikur të ishte e shëmtuar do të isha në shtëpi që tani. (Sofisë) Rri aty ku je. Ja

po vi unë.

Sofia: Në rregull. (Por ai nuk levize)

Leoni: (publikut) Pas një kohe mësohesh.

Sofia: (Ngjitet në ballkon) Ja ku jam.

Leoni: Ma jep puthjen e ëmbla Sofi. (Puthen)

Sofia: Posa u puthëm ndjeva një dridhje në zemër.

Leoni: Edhe unë.

Sofia: Edhe ti e ndjeve dridhjen në zemrën time? Sa të njejtë që jemi. Por prapseprapë, ti flokët i

ke më të shkurtër… Më duhet të shkoj. Po më ze gjumi, prandaj dua të jem në shtrat me

kohë. (ajo largohet)

Leoni: (Dëgjohet një bubullimë) Është më mirë ta gjej një strehë mbi kokë ku ta kaloj natën. (duke

zvritur. Bubullon për së dyti)

Skena 4

Snetski: (Duke u futur me vrap) A ti e bane a?


24

Leoni: Pardon?

Snetski: Kush e bani at zhurmë të tmerrshme?

Leoni: Natyrisht që jo. Ishte vetëtima dhe bubullima Snetski. Ajo shkaktohet nga shtypjet e

skajshme atmosferike në qiellin mbi ne.

Snetski: Epo, kushdo qe e bani ka me e zemëru shumë Kontin Jusekeviç.

Leoni: Kontin?

Snetski: Ai jeton atje lart në atë shtëpinë e madhe mbi atë kodër. Dhe sa herë që e dëgjon dikend

të bëjë ndonjë zhurmë si kjo, na hedh ujë neve këtu posht.

Leoni: Jo, jo, Snetski, ai është shiu. Shiu!

(Jenshna shfaqet. Ajo mban lule)

Jenshna: Çadra! Hajde çadra! Bleni çadra para se ai të na hedhë ujin.

Leoni: Jenshna, askush nuk hedh ujë. Është shiu që bjen nga qielli i shkaktuar nga lagështia e

kondenzuar e mbledhur atje lartë.

Jenshna: Unë e di se kam qenë arsimtare por tregoju këtyre budallenjëve… Çadra!

Leoni: Më falni, por a mund të më tregojë dikush nga ju ndonjë vend për të qëndruar sonte?

(Slloviç dhe Mishkin shfaqen)

Slloviç: Çka po ndodhë? Ç’është gjithë kjo poterë?

Mishkin: E kam ditë. E kam ditë që sot do të na hedh ujë. Sa herë që e laj lopën, e di që ka për të

hedhë ujë.

Leoni: Mishkin, a mos rastësisht e di se ku mund të ketë –

(Dëgjohet një prelud zilesh, që përcillet me një rënje këmbanash)

Slloviç: Oh-oh. Tash është koha që Konti Jusekeviç t’i propozojë përsëri martesë Sofia

Zubritskit.

Mishkin: Dhashtë Zoti të bëhet sot. Një “po” e saj dhe ne do të bëhemi përsëri të mençur.

Leoni: Mendoni që Sofia duhet të martohet me të?

Snetski: Jo nëse ajo nuk dëshiron. Por do të ishte mirë që ta mbaja në mend emrin tim.

Leoni: Por do të ishte sakrificë e tmerrshme t’ia kërkonit këtë gjë asaj.
25

Jenshna: Çfarë sakrifice? Të jetosh në atë shtëpinë e madhe mbi kodër… të hash makarona kur

ta dojë qejfi… ta kesh një shërbëtore që t’i pastron dhëmbët çdo mëngjes…

Leoni: Por ajo nuk e do Kontin.

Snetski: Si the?

Leoni: Ajo nuk e do Kontin.

Snetski: Ah, po ne nuk kemi.

Leoni: Çfarë nuk keni, Snetski?

Slloviç: Dashuri! Është pjesë e mallëkimit.

Leoni: Nuk po kuptoj.

Mishkin: Po vjen. Më mirë ikni. Ai nuk do njerëz rreth vetes.

(Sloviç dhe Mishkin dhe Snetski largohen)

Leoni: Jenshna! A është e vërtetë që në Kuljençikov nuk ka dashuri?

Jenshna: E ku ta di unë. Burri im i ndjerë ka gati katërmbëdhjetë vite që s’është me ne.

Leoni: Më vjen shumë keq.

Jenshna: Kjo është kohë e gjatë për të qenë i ndjerë. Do të doja të kishte vdekur. (Largohet)

Leoni: Po më rjedhin djersë të ftohta. Mundësia e humbjes së Sofisë më tmerron… do të fshihem

e të përgjoj. (Fshihet parapa një druri)

Gregori: (Jashtë skene) Sofia! (Duke e akorduar një balalaika, Gregor Jusekeviç shfaqet) E ëmbla Sofi!

Është koha për t’u zgjuar, e bukura ime… erdhi koha të të propozoj martesë. Po fle!

Ndoshta një guralec do ta zgjojë. (Ai merr një gur te vogël dhe e hedh në ballkon. Dëgjohet një

kërcitje qelqi. Dr. Zubritski shfaqet në këmishë nate, në dorë mban një qiri.)

Doktori: Kush e bëri këtë?

Gregori: Jam unë, Konti Jusekeviç.

Doktori: Mirëmbrëma, zotëri. (Ai përkulet)

Gregori: Kam ardhur të propozoj martesë.

Doktori: Epo jeni vonuar pakëz djalosh. Unë kam njëzet-e-gjashtë vjet që jam martuar.

Lenja: (Nga jasht skene) Nikollai! Nikollai!

Doktori: Këtu jam, Lenja. Çka deshte?


26

(Lenja shfaqet. Ajo mban një qiri të ndezur)

Lenja: Desha pakëz fashë. Këmbët po më rrjedhin gjak… me kë po flet?

Gregori: Jam unë, Zonja Zubritski. Konti Jusekeviç. Kam ardhur t’i propozojë martesë Sofisë.

Lenja: Është pak e zënë me perdet, po ju hedh ujë sipër se u dogjën nga zjarri.

Doktori: Pse u dogjën perdet?

Lenja: M’u desht të ndezja diçka për ta gjetur qirin.

(Sofia del).

Sofia: Baba, çfarë po ndodh?

Doktori: A ta nxorrëm gjumin, shpirt?

Sofia: Jo. Po lexoja një libër nën dritën e perdeve.

Doktori: Konti Jusekeviç do të propozojë martesë, shpirt. Vazhdoni, Kont Jusekeviç.

Gregori: A mund të na lini vetëm?

Doktori: Jo, jo. Unë mendoj se edhe Sofia duhet të ju dëgjojë poashtu.

Gregori: Mirë atëherë. A do të martohesh me mua, Sofia?

Lenja: Oh, Zot, sa romantike.

Sofia: Më falni, Kont Jusekeviç, por martesa është një hap shumë i madh për të bërë përderisa

unë s’e kam intelegjencën e duhur që ta dijë se në çka po futem. Naten e mirë, zotëri.

Naten e mirë, mama, natën e mirë, baba.

Lenja: Natën e mirë biri im. Kur ta mbarosh leximin, fiki perdet.

Gregori: Unë nuk heq dorë leht. Do të kthehem përsëri në mëngjes.

Doktori: Natën e mirë, hirësia juaj.

Lenja: Natën e mirë, hirësi (të dy përkulen)

Gregori: T’i kesh këta dy për vjehrri është më mallkim se mallkimi.

Leoni: Lus Zotin që një gjë e tillë të mos ndodhë kurrë.

Gregori: Kush është aty? Kush je ti? Eja këtu, po të them!

Leoni: Më falni zotëri. Unë vetëm po kaloja këndej pari. Më lejoni të ju prezantohem. Unë jam –

Gregori: E di kush je ti. Ti je mësuesi i ri që ka ardhur këtu në përpjekje të kotë për ta prishur

mallëkimin e Kuljençikovit.
27

Leoni: Njësoj siç sapo e vërejta përpjekjen tënde të kotë për ta fituar Sofinë.

Gregori: Shih shih, çfarë kritiku. Mallëkimi mund të prishet vetëm nëse mund ta edukosh, e që

nuk do të mundesh, ta garantoj… apo nëse ajo martohet me mua.

Leoni: E që siç po shihet kjo s’do të ndodh, ta garantoj. Përse nuk po e kërkoni ndonjë vajzë

tjetër të fshatit?

Gregori: Sepse Sofia është e bukur. A i ke parë ti ndonjëherë vajzat e tjera të fshatit? Ato duken

si unë!

Leoni: Për një njeri kaq të pushtetshëm, duket sikur ju mungon vetëbesimi. Më vjen keq për ju.

Diten e mirë , zotëri.

Gregori: Diten e mirë se vetëm këtë ditë e ke.

Leoni: Pardon?

Gregori: A nuk jeni i vetëdijshëm se nëse brenda një dite të vetme nuk arrini të keni sukses me

ngritjen e intelektit ju duhet ta lëshoni këtë fshat? Nëse qëndroni qoftë edhe për një

sekond më tepër se koha e caktuar do të thotë që ju do të bini viktimë e mallëkimit vetë.

(Publikut) Ha ha! Sa e dua këtë pjesë.

Leoni: Nuk mund ta besoj një marrëzi të tillë. Më kërcënoni sa të doni, zotëri, por ja që s’do të

largohem kurrë që këndej. Dhe për të qenë deri në fund i sinqert me ju, unë e dua Sofia

Zubritskin.

Gregori: E doni?? A thatë “e dua”? Nuk ka dashuri në Kuljençikov djalosh. E gjitha është pjesë e

mallëkimit.

Leoni: A doni të thoni që Sofia nuk mund të më dojë?

Gregori: Keni vetëm një ditë për ta kuptuar këtë, zotëri. Vetëm një ditë të vetme. Njëzetepesë

orë të lodhta.

Leoni: Njëzetekatër

Gregori: Si the?

Leoni: Dita i ka njëzetekatër orë.

Gregori: Kam frikë se po flisni për muajin shkurt, djalosh. Natën e mirë. (Del.)
28

Leoni: A mund të jetë e vërtetë? Nëse nuk e mësoj Sofinë të mendojë për njëzetekatër orë, ajo

s’do të mund të më dojë kurrë?

(Sofia paraqitet në ballkon)

Sofia: Leon!

Leoni: Sofia! A je mirë?

Sofia: Duhet të flas me ty, Leon. Në ndonjë vend ku nuk të shohin.

Leoni: Ku ta dojë qejfi.

Sofia: A mund të vish këtu?

Leoni: Po. Kur?

Sofia: Tash!

Leoni: Tash? Po. Natyrisht. Por unë këtu jam.

Sofia: Eja këtu lart. Ngutu, Leon, shpejto. Është shumë me rëndësi. E dëgjova bisedën tuaj me

Kontin. (Ai ngjitet në ballkon) Leon, unë nuk mund të mësohem. Ti duhesh të largohesh

nga Kuljençikovi menjëher.

Leoni: Kurrë nuk largohem pa ty.

Sofia: Atëherë më merr me vete. Sonte.

Leoni: Por mallëkimi –

Sofia: Mallëkimi nuk mund të prishet. Por mund të jetojmë në ndonjë moçal e të ushqehemi me

rrënjë dhe unë do të plakem e do të bëhem më e shëmtuar, më budallaqe, më e

padijëshme dhe kurrë nuk do të të dua por të paktën do të jemi bashk.

Leoni: Jo, jo, Sofia. Do të mësoj. Do ta prishim mallëkimin. Nesër, të premtoj.

Sofia: Oh, Leon, do të kisha dëshirë të të doja.

Leoni: Dhe do të më duash, Sofia. Nesër. Të premtoj.

Sofia: Shihemi nesër pra. (Ajo futet brenda. Ai zbret poshtë). Leon! Kthehu! Ngutu shpejt, shpejt.

(ai ngjitet prapë)

Leoni: Ç’është, e dashur.

Sofia: Nuk po më ze gjumi. Jam shumë e frikësuar.

Leoni: Mos u frikëso, Sofia.


29

Sofia: Sikur ta dija ndjenjën e dashurisë për ty vetëm për një ditë, do t’i përballoja qindëra mijëra

vite mallëkim… Natën e mirë, Leon. Zoti të bekoftë e të ruajtë. (Ajo largohet)

Leoni: (Publikut) Paskam ardhur në një vend të çuditshëm. Kam filluar t’i dua të gjithë,

Jenshnan, e dua Snetskin dhe Mishkinin, e dua Kontin gjithashtu. Të gjithë. Zoti ma ka

dhënë fuqinë ta prish mallëkimin – dhe të ngjitem e të zbres këtyre shkallëve. (zbret)

Sidoqoftë, mendojeni këtë punë vet. Nuk dua të ju alarmoj, por që të gjithë ju, jeni të

ulur brenda kufinjëve të Kuljençikovit. Prandaj ju dëshiroj juve dhe vetes fat të mirë.

(Niset të dalë)

Sofia: (shfaqet prapë në ballkon) Leon! Harrova të të them edhe diçka!

Leoni: Nesër, Sofia! Sonte nuk mundem më! (del nga skena, duke e mbajtur gjoksin me dorë)

Bjen Perdja

AKTI II

Skena 1

Sheshi i fshatit, herët në mëngjes. Këndon gjeli. Snetski shfaqet dhe gagarit në unison me gjelin. Slloviç

del nga dyqani i tij.

Snetski: Slloviç, a ka ndonjë lajm?

Slloviç: Për çka?

Snetski: Për çka? Po për mallëkimin pra. A është prishur ende a jo?

Slloviç: E ku ta di unë?

Snetski: Ta shohim nëse shkruan diçka gazeta.

Slloviç: Ide e shkëlqyer. Prit. Mbrëmë paska ra shi gjithë natën e lume.

Snetski: Ku bre? (e kërkon shkrimin në gazetë)

Slloviç: Në gazetë.

Snetski: Po ku?
30

Slloviç: Nc! A nuk po e sheh se si është lagur gazeta? (Jenshna shfaqet, duke e tërhequr një lopë të

kthyer mbrapësht) Ç’është puna me atë lopë, Jenshna?

Jenshna: Është lodhur shumë. Po e mjel që nga ora katër e mëngjesit.

Slloviç: Po pse e ke kthyer mbrapësht?

Jenshna: Sepse kështu ia nxjerr më shumë kajmakun. (Ajo nisë të largohet) Hajde kajmak! Kajmak

i freskët prej burimit, dy kopekë një filxhan! Kajmak i freskët lope… direkt prej sisës.

(Ajo zhduket. Ne dalim te shtëpia e Doktorit. Ai dhe Lenja shfaqen, mbajnë në duar qirinjë të

ndezur).

Doktori: Eja. Eja të lutemi, Lenja. Të lutemi për shpëtim. Ati ynë, që je në qiell. Ne jemi në

Kuljençikov, dhe jemi në hall. (Ata janë të ulur në gjunjë)

Lenja: Ne jemi njerëz të thjesht, o At.

Doktori: Por s’jemi dhe aq të thjeshtë sa të mos besojmë në Ty.

Lenja: Na i fal mëkatet, o Zot.

Doktori: Ne nuk dijmë se ç’bëjmë sepse ne nuk dijmë se ç’bëjmë.

Të dy: Zoti na bekoftë, Zoti e bekoftë bijën tonë, Zoti e bekoftë mësuesin dhe Zoti të bekoftë

edhe ty o Zot, kushdo që je. Amen.

(Troket dera)

Doktori: A trokiti dera?

Lenja: Jo, është dikush te dera që po troket në derë.

Doktori: Epo, hape, hape! Duhet të jetë mësuesi. (Thërret) Sofia! Erdhi koha. Zgjohu! Shkunde

veten. (Lenjës, derisa ajo po e shtyn derën me gjithë fuqinë që ka) Ndryshe, Lenja! Në anën e

kundërt!

(Dera hapet, Leoni hyn i mbushur frymë)

Leoni: A e dini sa është ora?

Doktori: Gjashtë pa dhjetë?

Lenja: Tetë e një çerek?

Doktori: Nëntë pa një çerek?

Lenja: Nuk kemi orë.


31

Doktori: Po zgjidhe cilën të duash. Dhjetë e njëzet, njëmbëdhjetë e dyzet. Cila po të konvenon

më shumë?

Leon: Ju nuk po kuptoni. Konti tha se i kam vetëm njëzetekatër orë për ta prishur mallëkimin

nga momenti që arrijta në Kuljençikov. Unë kam arrijtur këtu dje në mëngjes fiks në ora

nëntë. Tash është ora tetë. Kjo do të thotë se më ka mbetur vetëm edhe një orë. As edhe

një orë e plotë madje. Sapo harxhova një minut duke ua shpjeguar juve se sa pak kohë

më ka mbetur… O Zot, më ndihmo. Më ndihmo, o Zot i madh.

Doktori: Sa gjynah. Qe sa shkoj, s’ka as dy minuta që ishte këtu.

Leon: Ma sillni Sofinë! S’mund të humbim më kohë. Ngutuni, ju lutem.

(Dëgjohen hapat)

Doktori: Dëgjoni! Po dëgjoj hapa që zbresin shkallët.

(Sofia nxiton)

Sofia: Mirëmëngjesi, mama. Mirëmëngjesi, baba. Mirëmëngjesi, mësues.

Doktori: I tha të tria sakt! Kjo do të jetë dita e saj, po e ndjej.

Leon: Dukesh më rrezatuese se kurrë, Sofia.

Lenja: Ku do të ulemi?

Leoni: Doktor, me gjithë respektin që kam, më duhet koncentrimi i plotë i Sofisë këtë mëngjes.

Prandaj më duhet t’i lus prindërit e saj të largohen nga dhoma.

Doktori: Po si jo. Lenja, eja të shkojmë e t’u themi prindërve të saj të mos futen në dhomë.

Mirupafshim, Sofia.

(Lenja dhe Doktori shkojnë te dera)

Lenja: Mirupafshim, engjulli im i vogël.

Doktori: Bëj si thotë mësuesi.

Lenja: Do të lutemi për ty çdo çast.

Doktori: Nëse ia dilni me sukse, mësues, na jepni shenjë duke trokitur në derë tri herë,

përcjellur nga dy trokitje të shkurtëra –

Lenja: - përcjellur nga gjashtë të gjata.

Doktori: Nëse dështoni, trokisni shtatë herë shpejt –


32

Lenja: - përcjellur nga tri trokitje të shkurtëra.

Doktori: Nëse doni drekë trokisni –

Leoni: A mund të shkoni ju lutem?!! (Ai i shtyn me butësi jasht dere)

Të dy: Shkuam! Ne shkuam! Ne po shkojmë! (Tanimë janë jasht derës)

Lenja: Diçka nuk është në rregull, po e ndjej.

Doktori: Qetësi, se të dëgjojnë. Ule zërin.

(Lenja i lakon gjunjët)

Lenja: Unë jam nënë, e di si shkojnë gjërat. More pse po m’dukesh diçka më i gjatë kohëve të

fundit? (Dalin)

Leoni: Sofia… Mbrëmë më dukej sikur detyra që kemi përpara është pothuajse e pamundur. E

dija që do dështoja dhe se duhej të largohesha sa më parë nga Kuljençikovi, si të gjithë

ata që provuan e dështuan para meje, … por tani, posa pash sytë e tu, e di se për mua

nuk ka jetë pa ty. Prandaj, nuk guxojmë të mendojmë në dështim, nuk e përballojmë dot

dëshpërimin. Vetëm një mrekulli mund të na shpëtojë, Sofia, por me një përpjekje

madhështore, të lartë, mund t’ia dalim. Mund të bëjmë mrekulli.

Sofia: Ç’është mrekullia?

Leoni: Mrekullia është dëshira e Zotit. Ti je mrekullia, Sofia.

Sofia: Ti mendon që Zoti më ka dëshiruar mua?

Leoni: Po, në një nga çastet e tij më sublime… Duhet të shpejtojmë, Sofia. (E merr një libër) Ky

është libri fillestar i matematikës. Përdoret në klasë të parë për fëmijët e vegjël, ua mëson

atyre problemet e thjeshta të aritmetikës.

Sofia: A nuk mendon se është tepër i avancuar për mua?

Leoni: Jo, nuk mendoj, Sofia. S’ka ku të shkojë më mbrapa se ky libër. Tani, t’ia fillojmë… (E hap

librin në faqen e parë. Një numër i madh “1” e mbush krejt faqen) Njëshi është figurë, fjalë,

apo simbol për një send të vetëm. Një gisht, një Sofi, një Leon, një libër… Atëherë pra,

Unë po e çoj një gisht, Sofia. Një plus një bëjnë dy. A mund ta përsërisësh këtë, Sofia.

Sofia: Cilën pjesë?

Leoni: Një –
33

Sofia: Një.

Leoni: Plus një –

Sofia: Plus një.

Leoni: Bëjnë dy!

Sofia: Bëjnë dy!

Leoni: Po! Po! Bravo! Mrekulli. Ky është përparim. I ngataltë, por i sigurt… Jam shumë, shumë

krenar me ty, Sofia. A je e gatëshme të vazhdosh?

Sofia: Po. Me histori, të lutem. Shpresoj ta mësoj historinë ashtu si matematikën.

Leoni: Prit shpirt, ende s’e kemi pushtuar matematikën. Ka ende gjëra që na vijnë tutje. Të

vazhdojmë. Një plus dy bëjnë tri.

Sofia: A e kreva me një plus një?

Leoni: E ke kryer nëse e ke mbajtur në mend përgjigjen.

Sofia: Unë e mbajta në mend më herët. A duhet patjetër ta mbaj mend përsëri?

Leoni: Natyrisht që duhesh ta mbash në mend përsëri. Duhesh ta mbash mend përgjithmonë.

Sofia: Mos don të më thuash se gjithmonë ke për t’më pyetur se sa bëjnë një plus një?

Leoni: Jo! Kur të ma thuash një herë, atëherë mund të vazhdojmë me gjëra të tjera. Si

përshembull me një plus dy, një plus tre, e kështu me radhë. Por nëse nuk mund ta

mbash mend se sa bëjnë një plus një, atëherë përgjigja e një plus dy nuk ka fare kuptim.

Sofia: E ti a e di se sa bëjnë një plus një?

Leon: Natyrisht.

Sofia: Atëherë pse është e nevojshme që ta di edhe unë? Natyrisht, nëqoftëse ke kaq dashuri për

mua, atëherë ti do të ma tregosh sa herë që t’më duhet.

Leoni: Por unë s’do të jem gjithmonë pranë teje që ta tregoj. Duhesh ta dish vetë. Në rast se

dikush të pyet.

Sofia: Askush këtu nuk bën pyetje të tilla. Dhe sikur t’ua thoja, nuk do ta dinte askush nëse

përgjigja që jap është e saktë.

Leoni: Për shkak se ata janë të mallëkuar me padituri. Dhe ne këtu po mundohemi ta ngrisim

këtë gjendje debile.


34

Sofia: Ti po zemërohesh, Leon. Ku është kuptimi i edukimit nëse ti zemërohesh? Kur nuk më

bëje pyetje të tilla, ti m’i thoje gjërat më të ëmbëla. A kështu qenka të jesh i mençur a?

Leoni: Jo, Sofia. Unë jam ai që nuk po veproj mençur në këto çaste. Por është frustrimi dhe

padurimi që po më bëjnë të sillem kaq vrazhdë. Më fal. Hajde t’ia fillojmë nga e para.

Një plus një bëjnë dy. Përsërite.

Sofia: Një plus një bëjnë dy. Përsërite.

Leoni: Jo!! Mos e përsërit fjalën “përsërite”. Ti vetëm përsërite pjesën para fjalës “përsërite”…

Tani më vështro me vëmendje: Një plus një bëjnë dy. Përsërite!!

Sofia: Si ke qenë kur ke qenë i vogël?

Leoni: (Me zemërim) Si kam qenë kur kam qenë i vogël?

Sofia: Prapë po bërtet.

Leoni: (Mundohet ta qetësojë) Kam qenë kureshtar. I fusja hundët kudo. Pyesja veten përse kemi

ardhur në këtë botë dhe ç’ishte kuptimi i ekzistencës njerëzore.

Sofia: Kuptimi i ekzistencës njerëzore…!

Leoni: (Bërtet) Mjat, se më ka ardhur në maje të hundës. Sofia, mos më bëj mua pyetje, koha po

na shkon.

Sofia: E si do të mësoj atëherë?

Leoni: Sofia, duhesh t’u përgjigjesh atyre pyetjeve që t’i bëj unë, dhe jo atyre që i bën ti.

Sofia: Atëherë kam për t’i mësuar vetëm ato gjëra që ti dëshiron unë t’i di. Përse nuk mund t’i

mësoj ato që dua t’i di unë?

Leoni: Sepse ato që dëshiron t’i dish ti nuk kanë ndonjë vlerë. Ato që dua të t’i mësoj unë janë

njohuri e duhur.

Sofia: Dhe të di se si ke qenë ti si fëmijë nuk qenka njohuri e duhur?

Leoni: Jo pra. Ato gjëra s’kanë kurrëfarë kuptimi.

Sofia: Por janë shumë më interesante se ato gjëra që paskan kuptim.

Leoni: Por unë nuk dua të të ngjallë interesim, Sofia. Unë po mundohem të të edukojë.

Sofia: E di. Por përderisa nuk do të arrish kurrë të më edukosh, gjithmonë do të arrishë të më

interesosh.
35

Leoni: S’ka me logjikën e një medje të palogjikshme! Hajde të përpiqemi edhe një herë.

(Doktori dhe Lenja shfaqen jasht. Lenja mundohet të shikojë se ç’ndodhë brenda)

Doktori: Deri tash, duhet ta ketë mësu lepurishten ujë!

(Slloviç del nga dyqani i tij)

Slloviç: Edhe sa do të zgjasë e gjithë kjo?

(Shfaqet Mishkini)

Mishkini: Mirëmëngjesi, Dr. Zubritski.

Doktori: (Lenjas) Çka po ndodh?

(Leoni ka rënë në dysheme, i mëshon kokës në ankth)

Lenja: Më duket sikur po i mëson gjimnastikë.

Mishkini: Dr. Zubritski, kam një letër urgjente për mësuesin.

Doktori: Qetësi, ju lutem. Kjo është zonë shkolle.

(Jenshna dhe Snetski shfaqen)

Mishkini: E kam një letër me rëndësi për të. Në të qenka një shenjë ku shkruan “urgjent”, por e

humba rrugën qe një orë dhe mezi e gjeta shtëpinë tuaj.

Doktori: A nuk po e sheh që është i zënë? Sille më vonë.

Lenja: Nuk po më pëlqen mënyra se si po shkojnë gjërat.

Doktori: Hajde të lutemi. Ejani të gjithë t’i lutemi Zotit që ky djalosh i ri të na shpëtojë nga kjo

robëri. Ta kërkojmë bekimin e tij. Fetarët e mëdhenjë le të dalin nga kjo anë,

gjysmëfetarët në anën tjetër… (Leoni del jasht) Qetësi! Qetësi, të gjithë! Mësuesi don të

flasë… Të lutem o Zot, le të jetë kjo përgjigja e lutjeve tona.

Snetski: Ahmen!

Doktori: (Leonit) Si është vajza ime?

Leoni: Është si ç’ka qenë gjithmonë. I kam vetëm pak çaste dhe dua t’ua them këtë sa më shpejt,

sepse më vonë mund të mos e kem intelegjencën e duhur që t’ua them. Nga

devotshmëria dhe dashuria e thellë për bijën tuaj, Sofinë, do të doja t’jua kërkoja dorën e

saj për martesë. Jua kërkoj këtë tani, tani që ende e dua. Pas pak çastesh mund të mos e
36

di kuptimin e kësaj fjale. Kur këmbanat e kishës të kenë rënë nëntë herë, shpresoj ta keni

përgjigjen për mua. (Futet përsëri brenda)

Doktori: Ai është djal i mirë. Kaq di të them. Është ambicioz. Lenja, çfarë mendon ti?

Lenja: Nëse s’është i zoti ta prish një mallëkim të vogël, atëherë si ka për të sjell bukë mbi

tryezë?

Mishkini: E çka ndodh me Dridhu tash?

Doktori: Me kend?

Mishkini: Dridhu Dridhu. E dini, ai atje lart mbi kodër. Ai që hedh ujë.

Snetski: Mishkini ka të drejtë. Ky është mallëkimi i atij. Ai s’do ta lejonte kurrë një martesë të

tillë.

Mishkini: Pritni! Ka një mundësi. Nëse një i huaj martohet me një Kuljençikovit para se ai të

bëhet sikur ne, atëherë ai do të mund ta marrë me vete.

Doktori: Ou? Këtë s’e paskam ditë.

Mishkini: Iu shtua mallëkimit para dy vjetësh… për ta bërë më interesant.

Slloviç: Por s’do ta shihni kurrë më bijën tuaj, edhe pse do ta dinit se është e lumtur dhe se do të

bëhet më e mençur dita ditës.

Snetski: Oh, jepjani, doktor. Jepjani lejen të martohet me të.

Jenshna: Nëse nuk ia jep atij, ama mu.

Doktori: Nuk e di. Ky është vendim, e unë nuk mund të marr vendime. T’ia lëmë Zotit. Le ta

marrë Zoti vendimin.

(Të gjithë ulen në gjunjë dhe luten)

Sofia: Çfarë po bën, Leon?

(Leoni i ulur, i menduar)

Leoni: Po mendohem për herë të fundit. Po përjetoj çastin i fundit të kënaqësisë së arësyes.

Sofia: Atëherë unë kisha të drejtë. Dëshira është një gjë për të cilën njeriu shpreson e që kurrë

nuk realizohet.

Leoni: Më fal. Unë nuk mund të ndihmoj të fluturosh mbi male dhe liqene, Sofia. Por nuk do të

lë kurrë. Do të qëndroj këtu për gjithë jetën, të mos ngrohem nga drita e bukurisë tënde
37

por të strukem në errësirën e padijes sime… se ky qenka çmimi i dashurisë që kam për

ty.

Sofia: Do të bëja gjithçka të të shpëtoja nga kjo fatkeqësi… gjithçka! (Preludi fillon) Oh, vrapo,

Leon. Ik dhe shpëto. Ka në botë shumë vajza të tjera të padijëshme e budallaqe po

munde t’i dashurosh.

Leoni: Më dëgjo me kujdes dhe mbaje në mend përgjithmonë. Të dua me gjithë zemër.

(Këmbana bjen)

Snetski: Dëgjoni! Këmbana e kishës!

Leoni: Mund të mos i them këto fjalë kurr më. (Këmbana)

Snetski: Koha mbaroi!

Leoni: Shijoje, Sofia. Mbaj mend këto që po i them. (Kembana)

Jenshna: Shansi i fundit për martesë.

Leoni: Mënyrën se si shikoj plot ëmbëlsi në sytë e tu si tani.

Lenja: Thuaje, burrë. Jepja lejen për martesë. Shpejt. (Kembana)

Leoni: Gjithë dashurinë që kisha për ta dhënë në një jetë të tërë, po më duhet ta shtrëngoj në një

çast të vetëm. (Kembana)

Doktori: Po. Do t’ia jap. Po shkoj atje brenda e t’ia jap lejen menjëherë.

Leoni: Lamtumirë, e ëmbla Sofi. Nuk të desha gjatë, por të desha shumë. (Kembana)

Doktori: Vetëm ta shoh njëherë sa është ora.

Leoni: U trego të gjithëve në Kuljençikov se unë – (Kembana. Leoni ngrihet, me një dukje prej

budallai në fytyrë)

Kryetari: (Në ballkon) Ora nëntë dhe të gjitha u ndreqën!

(Të gjithë futen brenda ne shtepi)

Doktori: Kam një lajm të mrekullueshëm, Mësues Tolçinski!

Sofia: Mama! Baba! Të gjithë! Mësuesi ka diçka për të thënë. Ta dëgjojmë që të gjithë… Leon,

çfarë deshe të thuash?

Leoni: (I hutuar, i trullosur) Po, por ti the të dëgjomë që të gjithë.

(Kryetari ju bashkangjitet)
38

Jenshna: Oh, oh!

Snetski: Se ç’e ka një pamje në fytyrë që s’ja kam parë asnjëherë më parë.

Slloviç: Po për besë, një pamje si të gjithë ne.

Sofia: (Leonit) Jo, unë mendova ne të gjithë ta dëgjojmë atë që kishe për të thënë ti.

Leoni: Ah! E kuptoj… Falemnderit… Në fakt, s’kam ç’të them.

Snetski: Si thonë, me budallë taze nuk ka!

Doktori: Djalosh, a doni ende të martoheni me vajzën time?

Leoni: Të martohem me vajzën tuaj! Oh, jo, zotëri, do të ma bënit një nder tepër të madh.

Jenshna: E kam ditë që s’ka për t’ia dalë atëherë kur e bleu atë peshkun e bardhë.

Kryetari: Mirë, mirë, hajde shpërndahuni tash. Hajde se nuk është hera e parë që po shihni

budallë me sy. Hajde, shiqoni punët tuaja.

(Jenshna, Kryetari, Snetski dhe Slloviçi dalin)

Mishkini: (Leonit) Nëse të duhet ndonjiherë kjo letër urgjente, tregomë. Jo se do të kesh ndonjë

gjë urgjent në jetë tash e mbas, por për çdo rast. (Ai e fut letren përsëri në çantën e tij dhe

largohet)

Lenja: Sofia, shpirt, shko në kopësht dhe mbjelli ca perime. Sonte për darkë do të kemi sallatë.

(Largohet).

Doktori: Pra, djalosh – cilat janë planet tuaja tani që gjithçka u përmbys?

Leoni: Nuk jam i sigurt. Më duhet pak kohë të mësohem me mungesë të mendimit.

Doktori: Ah, atëherë përse nuk provon të merresh me politikë? Vetëm thash kështu, eh! Ky qe

vetëm një opinion prej doktori. Vetëm ta dish një gjë: kur të ze mallëkimi, vërtetë të ze

mallëkimi. (Sofisë) Mos rri zgjuar deri vonë. Dua të shkosh në kulm ta çosh kanarinën në

shetitje. (largohet)

Leoni: Më fal, Sofia. Mu duk sikur po flisnim diçka kur filluan këmbanat. Çfarë po thoja?

Sofia: Thatë se më donit dhe se duhej ta shijoja e ta mbaja në kujtesë sepse së shpejti nuk do të

më doje më. A nuk më do më, Leon?

Leon: Të dua? Nuk jam i sigurt se ç’do të thotë ajo fjalë. Ndoshta sikur të më puthje njëherë, do

të më kujtohej.
39

Sofia: Me gjithë zemër.

Leoni: Jo, unë mendova me –

Sofia: E di çka mendove. (Puthen, ngrohtësisht) Oh, Leon! Sa më pak që di, aq më mirë puthesh!

Leoni: Dhe sa më mirë që puthemi, aq më i mençur bëhem! Oh, e dashura ime, e ëmbla Sofi,

shikomë! Më shiko dhe më thuaj çfarë sheh! (Ai kërcen mbi karrige)

Sofia: Po e shoh një bukurosh duke e përlyer karrigen e babait tim.

Leoni: Jo, Sofia. Po e sheh një njeri të mençur e të frymëzuar nga dashuria. Nuk jam mallëkuar,

Sofia. Ende e kam intelegjencën që kisha. Unë vetëm po shtiresha si budalla.

Sofia: Po shtireshe si budalla?

Leoni: Po

Sofia: Kjo nuk më duket shumë intelegjnte.

Leoni: Do të duket së shpejti, të premtoj.

Sofia: Por mallëkimi…

Leoni: Nuk pati ndikim mbi mua. Edhe pse më duhet ta pranoj që kisha frikë. Sidomos kur ora

goditi nëntë herë. Por kur nuk ndodhi asgjë, papritmas e kuptova – njeriu nuk mund të

mallëkohet përveç nëse lejon të mallëkohet vetë. Mungesa e intelegjencës së

Kuljençikovit është shkaktuar vetë, është krijuar nga frika dhe faji dhe heqja dorë nga

vetëbesimi për shkak të një pushteti tiranik. A kupton se çfarë po të them?

Sofia: Çdo gjë përpos shpjegimit.

Leoni: Nëse prindi i thotë fëmijës “fëmijë i mbrapësht” që nga dita kur ka lindur, ai do të rritet

me besimin se nuk vlen gjë. Dhe që nga dita kur ke lindur ti, të kanë thënë se je

budallaqe. Apo kupton tash?

Sofia: As tash as më parë.

Leoni: E di që vetëm të ta them nuk ndryshon gjë. Duhet ta demonstroj. Kur po qëndoja atje,

papritmas u frymëzova. Më erdhi në kokë një plan që do ta prishë mallëkimin dhe të të

shpëtojë nga Konti Jusekeviç.

Sofia: Cili është plani?

Leoni: Ti do të martohesh me Jusekeviç.


40

Sofia: A je ende duke u bërë gjoja se je budalla?

Leoni: Jo, Sofia. Unë nuk mendoj me Kontin Gregor.

Sofia: Oh, falmenderit Zotit. Ma fute frikën në palcë.

Leoni: Ti do të martohesh me mua, Sofia. Unë do të jem Jusekeviç. A po kupton?

Sofia: Mos ma bëj këtë pyetje më.

Leoni: Më beso, Sofia. Dasma do bëhet nesër. Nesër mallëkimi do të mbarojë. Nesër do të

bëhesh e mençur. Nesër do t’më duash, Sofia.

Sofia: A do t’ma japësh një puthje tani?

Leoni. Natyrisht, e ëmbëla ime. Duhet të shkoj ta realizoj planin tim.

Sofia: Mezi pres, Leon. Sonte do ta pastroj gjithë marrëzinë nga koka ime, t’i lë vend gjithë dijes

që do të vijë nesër. (Ajo largojet)

Leoni: (Publikut) Plani fillon. Më duhet ta gjej Kontin Jusekeviç. (Ai largohet, Konti shfaqet, i

drejtohet publikut)

Gregori: Po ju pëlqen ai, po? Ma shumë se unë, apo? Hajde, hajde pranojeni… Do ta falja gjithë

pasurinë e pushtetin që ta kisha unë rolin e heroit. Mandej s’mu kish dashtë me e veshë

këtë kostum qesharak… edhe ju do t’më kishit duartrokitë ma fortë në fund të shfaqjes.

As nuk po më ndigjoni bile. Krejt çka doni ju është me i pa ata dy kalamaj bashkë… E

pra, ishalla bjen shi kur dilni prej teatrit. (Ai nis të dalë, Leoni futet me nxitim në skenë)

Leoni: Oh, mirëdita, Kont Jusekeviç. A ju kujtohem unë? Filan Filan Tolçinski.

Gregori: (Publikut) Dëgjojeni këtë bisedë. (Leonit) Ç’është, Filan Filan?

Leoni: Më ra në vesh ajo që sapo thatë. Desha që ju ta dini që edhe pse e kam humbur një pjesë

të madhe të mendjes -

Gregori: - Krejt!!

Leoni: - më falni, krejt mendjen – Nuk kam mbetur edhe krejt pa ndjenja. Më vjen keq që të jesh

i urryer ju bën kaq të trishtuar.

Gregori: Ah, leht e ke ti të thuash. As ti nuk më do fort, apo jo?

Leoni: Por edhe nuk ta kam inat.

Gregori: Po veç edhe nuk më do fort!


41

Leoni. Jo. Jo edhe aq.

Gregori: Eh pra, a po e sheh!

Leoni: Kjo për shkak se ju kurrë nuk bëni diçka të mirë që ta shlyeni këtë. Përse?

Gregori: Nuk e di. Jam rritur kështu, po supozoj. Babai im më ka mësuar që kur kam qenë i

vogël, që nëse do ta mbash pushtetin mbi këta njerëz, nuk guxon kurrë të bëhesh i mirë

me ta. Gjithmonë bëji të ta kenë frikën dhe të dridhen, thoshte ai.

Leoni: A e ke dashur tyt at?

Gregori: Nuk ka qenë i keq.

Leoni: S’e paske dashur edhe aq, apo jo?

Gregori: Mos i trego askujt pash Zotin. Por kur isha vetëm nëntë muajsh kam provuar të ikë nga

shtëpia.

Leoni: Po ja pra! Atëherë, arsyeja e të qenit i dashur e i pëlqyer nga të gjithë gjendet në veprat e

mira. A nuk ke ndonjë gjë të mirë që kishe për t’ia bë këtij fshati?

Gregori: Po mendon ndonjë skarë a?

Leoni: Sa për fillim edhe mundet edhe ajo. Por unë e kisha fjalën për diçka më me peshë. Si

përshembull, ta hiqje mallëkimin.

Gregori: Ah, nuk mundem. Mallëkimi nuk do të hiqet deri sa Sofia të martohet me mua.

Leoni: Apo me ndonjë Jusekeviç tjetër.

Gregori: Nuk ka tjetër. Unë jam i fundit i Jusekeviçëve.

Leoni: Përveç nëse do kishit një djalë.

Gregori: Por unë as që jam i martuar. Unë mund të jem tiran, po nuk ma don fort me femrat.

Ndoshta për këtë shkak jam edhe kaq i trishtuar.

Leoni: Nuk ke nevojë të jesh i martuar. Mund ta adoptoni një djalë.

Gregori: Ta adoptoj një djalë? Kend?

Leoni: Mu!

Gregori: Ty?

Leoni: Unë jam beqar, jam i lirë, i gatshëm e plot dëshirë. Nuk jam shumë intelegjent por do të

bëhem posa të hiqet mallëkimi.


42

Gregori: Gjithmonë kam dashur ta kem një djalë. Të kem me kë të shkoj për peshkim.

Leoni: As unë kurrë s’kam pasur baba.

Gregori: Leon, biri im.

Leoni: Babi!

Gregori: Tash e tutje njerëzit do t’më duan, apo jo?

Leoni: Ata veç të duan tashmë. Shikojau fytyrat. Shiko se si të buzëqeshin. Madje edhe atje lartë

në llozhë. (Ai bën me gisht kah publiku. Gregori shiqon i kënaqur)

Gregori: (Publikut) Po! Po e shoh! O, Zoti ju bekoftë. Ju s’e keni idenë sa shumë do të thotë kjo

për mua.

Leoni: Pra, të shkojmë e t’i nënshkruajmë letrat e adoptimit e ta njoftojmë familjen e Sofisë. A je

gati, baba?

Gregori: Lem veç edhe pak ti shikoj se si buzëqeshin. (Publikut) Falemnderit. Felmnderit të

gjithëve. Ndërkohë, ju ftoj të gjithëve në dasmën e birit tim! (Leonit duke dalë) Gjëja e parë

që kam ndërmend të bëj është të t’i blej një palë këpucë prej bronzi!

(Dalin. Fluturojnë dekorime dasmash, posa dëgjohet një muzikë e gëzuar. Snetski, Slloviç, Mishkin dhe

Jenshna vallëzojnë. Të veshur me robet më të mira. Gregori dhe Lenja afrohen nga anë të

ndryshme të skenës. Muzika kthehet në kortezh)

Skena 2

Mishkini: Shiko Zonjën Zubritski sa bukur që duket.

Jenshna: A e di ti që nëse e ëma e nuses e sheh postierin në ditën e martesës kjo sjell fat të keq?

(Mishkini fshihet prapa Jenshnas)

Snetski: Dhe ja pra, Slloviç – pas dyqind vjetësh, mallëkimi më në fund po largohet.

Slloviç: Sapo më erdhi një mendim i tmerrshëm.

Snetski: Ç’është?

Slloviç: Po supozojmë që mallëkimi po zhduket, çka nëse del që jam budalla edhe pa të?
43

Lenja: Po vijnë! Ata po vijnë! Qetësi, që të gjithë!

(Leoni shfaqet)

Leoni: (Publikut) Mbani mend, nëse ende ju dukem budalla, vetëm po shtirem. Krejt është pjesë

e planit.

Lenja: (Gregorit) Duhet të jesh shumë krenar për të.

Gregori: Ka dhjetë minuta që e kam djalë dhe asnjëherë s’më ka sjellë telashe.

(Doktori dhe Sofia, në fustan nusërie, shfaqen. Pas tyre hyn Kryetari)

Kryetari: Jemi mbledhur këtu sot, të dashru miq, të jemi dëshmitarë të bashkimit të dy

shpirtërave në jetë bashkëshortore. Është vetëm dashamirësia dhe bujaria e mikut tonë

të dashur Kontit që me bekimin e tij e bën të mundur këtë martesë.

Të gjithë: Faleeemindeerit Kooont!

Kryetari: Le të afrohet dhëndrri.

Gregori: Me ty e ka, bir.

(Leoni bën një hap para)

Kryetari: Dhe le të afrohet nusja.

(Sofia bën një hap para, por Lenja nuk e lëshon)

Lenja: Jo, Sofia, nusja, tha! Nusja!

Doktori: (Lenjas) Çka po ndodh me ty? (e vendos Sofinë afër Leonit)

Sofia: Leon, plani yt është i shkëlqyeshëm.

Leoni: Falemnderit, Sofia.

Kryetari: Dhe kush e jep këtë nuse?

Doktori: Unë e jap këtë nuse.

Kryetari: Pse e jep këtë nuse?

Doktori: Sepse ai ma kërkoi. Dhe une pohova. Dhe ai e mori.

Kryetari: Ti, Leon, i biri i Kont Gregor Mihajloviç Breznofski Fjodor Jusekeviç.

Të gjithë: (Duke u dridhur) Dridhu, dridhu, dridhu, dridhu, dridhu…

Gregori: Jo, jo. Jo sot jo! Nuk keni nevojë të dridheni sot. Sot kemi festë!
44

Të gjithë: Shumë falemnderit… Je shumë i mirë… falemnderit shumë prej teje…

Kryetari: A e merr Sofia Zubritskin për grua, ta mbash e ta ruash që nga kjo ditë?

Leoni: Po

Kryetari: Dhe ti, Sofia, a e merr Leonin, në sëmundje e shëndet, për të mirë e për të keq, përsa

kohë që të jetoni ju të dy?

Sofia: Po

Lenja: Me mendët që i ka, ka mujtë me e zgjedhë cilindo.

Kryetari: Unazën, ju lutem.

Gregori: Unë e kam. Kjo është unaza që Kasimir Jusekeviç ka pasë për t’ia dhënë Sofisë së re

para dyqind vjetësh. (Ia jep Leonit një unazë të stërmadhe)

Kryetari: Vërja unazën në gisht. (Leoni e ka shumë vështirë t’ia vë unazën) Përsëritni pas meje, ju

lutem: “Me këtë unazë, të martoj ty.”

Të gjithë: “Me këtë unazë, të martoj ty”

Kryetari: Vetëm nusja dhe dhëndrri, ju falemnderit.

Leoni dhe Sofia: Me këtë unazë, të martoj ty.

Kryetari: Para se ta shpall këtë martesë të shenjtë, a ka ndokush nga ju këtu që ka ndonjë shkak

ja arsye përse Leoni dhe Sofia nuk duhet të bashkohen në martesë të përjetshme? (Pauzë)

Atëherë me fuqinë që kam si Kryetar Komune i fshatit Kuljençikov, ju shpall – (Konti

Gregor e çon dorën dhe bën një hap para) Keni ndonjë kundërshtim ndaj kësaj martese

Kont?

Gregori: Normalisht që kam! Ky djalë nuk është biri im… Ky bir nuk është djali im!

Leoni: Çfarë po flet, baba?

Gregori: Ju mendoni se unë jam i marrë? Mendoni se do të heq dorë nga një bukuroshe e vogël

pa tru si kjo këtu?

Leoni: Por letrat e adoptimit i ke nënshkruar.

Gregori: Çfarë letrash?!! Ato ishin letra false. Më ke besuar aq shumë sa nuk i ke lexuar fare

djalosh. Ja ku i kam dokumentat si dëshmi. Nuk të kam adoptuar, por të kam divorcuar!

Në bazë të këtyre letrave, le që nuk jemi babë e bir, por nuk jemi më as burrë e grua!
45

Lenja: O Zot, vajza ime po martohet me një grua të ndarë. (I bie të fikët në duart e Doktorit)

Sofia: Leon… a është edhe kjo pjesë e planit?

Leoni: Jo, Sofia. Më fal.

Gregori: Por mos u frikësoni, të dashur miq. Unë mund të jem një gjarpër i helmuar e i pabesë

por s’jam një çebe e lagur. Dasmë do të ketë!

Doktori: Vajza ime s’do të martohet me një mashtrues.

Gregori: Me mashtrues jo! Por me një Jusekeviç po! Ju ja dhatë dorën e vajzës për martesë një

Jusekeviçi, doktor i dashur. Fjala e dhënë nuk kthehet mbrapsht.

Kryetari: Ligji kështu e thotë. Vetë e kemi shkruajtur.

Doktori: E vërtetë është. Edhe unë e kam votuar.

Gregori: Dhe i vetmi Jusekeviç këtu jam unë!

Sofia: Leon, a nuk do ta kundërshtosh këtë martesë?

Leon: Ç’mund të bëj unë Sofia? S’kam ç’të bëj.

Kryetari: Hajde, hajde. S’kam kohë të rri këtu gjith ditën.

Gregori: Thuaji fjalët. Hajde ta mbarojmë. Një dhomë e hotelit për muajin e mjaltit rri e

rezervuar qe dyqind vjetë.

Doktori: Më fal, bijë. Me gjithë zemër, më fal. (E vendos Sofinë afër Gregorit)

Kryetari: Të dashur miq –

Gregori: Ajo pjesë u krye. E dëgjuam. Unë për vete po, pranoj. Tash pyete këtë.

Kryetari: Po ti, Sofia, a e merr për burrë Kontin Gregor, për sa të jetë jeta?

Lenja: Thuaje, shpirt. Do të bëhesh e pasur dhe e mençur. Është më mirë se të jesh e lumtur.

Sofia: Lamtumirë, Leon… lamtumirë përgjithmonë. Po, pranoj.

Kryetari Atëherë pra, me fuqinë që kam si kryetar komune i fshatit Kuljençikov –

Leoni: Hej! Nuk e the atë pjesën tjetër.

Kryetari: Cilën pjesë tjetër?

Leoni: Atë pjesën nëse dikush ka kundër.

Kryetari: Mirë, atëherë. A ka dikush kundër?

Leoni: Natyrisht që kam.


46

Kryetari: Në cilat baza?

Leoni: Në ato baza që ende nuk e kam marrë letrën urgjente.

Gregori: Po çfarë bazash janë ato bre?

Mishkini: Unë kam një letër urgjente për mësuesin e shkollës Tolçinski.

Leoni: Për mua?? A thua çka mund të jetë?

Gregori: Mbarojeni ceremoninë e pastaj e lexojmë letrën.

Kryetari: Nuk mund ta bëj këtë. Do të ishte kundër ligjit.

Doktori: Është e vërtetë. Edhe unë e kam votuar.

(Leoni e ka marrë letrën nga Mishkini. Ai ulet dhe e lexon. Të gjithë përveç Gregorit i afrohen përreth dhe

e dëgjojnë)

Leoni: Kam frikë se qenka lajm i keq. Xhaxhai im dhe i vetmi kushërir i mbetur sapo paska

vdekur në Shën Peterburg duke mos më lënë gjë pos borxheve të tij.

Snetski: Kur rrokulliset kodrës te poshtë, kah fundi njeriu e merr shpejtësinë.

Leoni: Para se të vdesë, për gjitha fatëkeqësitë që i ndodhën ia la fajin parardhësve të tij.

Ndonëse e kishte ndërruar mbiemrin në Tolçinski kjo nuk e ndihmojë të kurrë t’i ikte

dorës së fatit.

Doktori: Si e kishte mbiemrin para se ta bënte Tolçinski?

Leoni: Jusekeviç!

Jenshna: Oh-oh!

Sofia: Leon! A e kupton se ç’do të thotë kjo?

Leoni: Jo, çka?

Doktori: Do ta kuptojë shumë shpejt. Mësues, zine vendin afër sime bijë. Kësaj radhe ajo do të

martohet me njeriun e duhur!

Leoni: (Publikut) Nuk shkruan kështu në letër. Ishte vetëm një faturë që s’e kisha paguar.

Snetski: Ngutu, Leon. Shpejto.

Kryetari: Shpejto. Ju lutem, zini vendet. Nuk dua ta kaloj gjithë jetën time duke e martuar këtë

vajzë… A jeni gati të gjithë?

Të gjithë: Gati!
47

Kryetari: Leon, a e –

Leoni: Po

Kryetari: Po ti, Sofia a –

Sofia: Po

Kryetari: Nëse ka dikush këtu që është kundër –

Të gjithë: Nuk ka!

Kryetari: Një… dy… tre… U kry! Tani ju shpall burrë e grua!

(Dëgjohet një bubullimë e madhe. Skena errësohet, pastaj ndriçohet përsëri. Të gjithë kanë rënë përtokë

pos Leonit, ai shikon të tjerët)

Snetski: S’kam dëgjuar në jetën time një zhurmë kaq të madhe.

Slloviç: M’u duk sikur mu ça koka në dysh. (Ai dhe Snetski e shikojne njeri tjetrin) Kam frikë të të

pyes.

Snetski: Vazhdo, pyet!

Slloviç: Çka nëse gabojmë?

Snetski: Çka nëse ia qëllojmë?... Ma bëj pyetjen!...

Slloviç: Sa bëjnë shtatë edhe pesë?

Snetski: Dymbëdhjetë.

Jenshna: Edhe dymbëdhjetë?

Snetski: Njëzetekatër.

Mishkini: Edhe dyzetetetë?

Jenshna: Shtatëdhjetedy! … M’i thuaj pesë kryeqytete, shpejt!

Mishkin: Athina, Bukureshti, Kairo, Londra, … (ndalet)

Leoni: Hajde! Jepi!

Mishkini: Konstantinopoja!

(Të gjithë brohorasin!)

Kryetari: (Ngritet) Vlera e mëshirës nuk është forca; por bie si shiu i lehtë nga qielli.

(Slloviç dhe Snetski çohen)

Slloviç: Kjo qe shumë e bukur. A vet e çite a?


48

Kryetari: Normalisht që vet. Prej kah ka pasë me ardhë pos prej kokës sime?

Lenja: Nikollai! M’u pren gjunjët. Më rëndohet koka.

(Doktori e ndihmon të ngritet)

Doktori: Gjithçka është në regull, shpirt. Gjaku të pulson nga gëzimi. Nganjëherë kjo bën që

gjëndrat vaskulare të tajiten, duke rezultuar kështu në një sulm të papritur në kokë.

Lenja: S’e kam ditur kurrë që je doktor kaq i mirë.

Doktori: Jam doktor mesatar. Shqetësohem për ty sepse të dua, shpirt.

Lenja: Dhe unë të dua ty, Nikollai. Edhe atëherë kur nuk mund ta thoja, thellë në zemër e dija se

të doja.

Sofia: Leon… a je tani ashtu si ke qenë para se të bëhesha siç jam bërë?

Leoni: Unë jam më shumë se ç’kam qenë apo se ç’kam ëndërruar të jem ndonjëherë.

Sofia: Të dua, Leon.

Leoni: Të adhuroj, Sofia.

Gregori: Doni të thoni që e gjitha mbaroi? Mallëkimi mori fund?

Doktori: Shiko e bundu vet Kont Gregor.

Jenshna: Tokë! Qenka dashur të investoj në tokë. Me prona kurrë nuk gabon njeriu.

(Snetski dhe Slloviç dalin)

Mishkini: Varet, natyrisht, nga situatat politike. Me një qeveri si kjo, çështja e tokave është tepër

delikate.

(Jenshna dhe Mishkin dalin)

Gregori: Sa bisedë e mirë. I gjithë pushteti im mbi ta iku, shkoi.

Doktori: Pushteti është armë pa vlerë mbi të meçurit, Kont Gregor. Këtu jemi të gjithë qytetarë

të barabartë.

Lenja: Mos don të thuash burrat janë të barabartë se gratë kanë qenë gjithmonë të nënshtruara

edhe para se të kishte mallëkime.

Doktori: Lenja, ti e di se sa të dua, por kjo ishte një çasje tepër radikale. (Doktori dhe Lenja dalin)

Sofia: Ishte besimi dhe guximi yt që triumfuan mbi padijen, Leon.


49

Leoni: Jo, Sofia. Ishte zemra jote e pastër dhe shpirti besimplotë që ma dhanë besimin dhe

guximin. Ishte dashuria ajo që shkatërroi mallëkimin, Sofia, jo vetëm përpjekjet e mia.

Sofia: Nuk dua të grindemi në këto çaste Leon. Vetëm mendoj se duhesh të më lësh më shumë

hapësirë që t’i shpreh pikëpamjet e mia.

(Sofia e puth Leonin dhe largohet)

Gregori: Pra, dëshira t’u plotësua, mësues.

Leoni: Po… Po ti, Kont Jusekeviç? Ç’plane ke tani që u bëre i mençur?

Gregori: Fal teje tani duhet t’ia filloj punëve. Epo, falemnderit, kushëri. Ju dëshiroj një martesë

të lumtur e të gjatë.

Leoni: Të falemnderit… të dëshiroj fat të mirë gjithashtu.

Gregori: Lamtumirë.

Leoni: (Publikut. Gjatë monologut të tij, anëtarët e trupës shfaqjen pose të ju përmendet emri)

Kur mendon për të në fund të fundit, kjo histori nuk është edhe aq e çuditshme. Bëhuni të

sinqertë. A nuk keni takuar në jetën tuaj ndonjëherë njerëz që u janë dukur si të ishin nga

Kuljençikovi? Ndonjë hallë, a dajë, ndonjë kolegë… a ndonjë shef në punë! Pa dyshim që posa

na u hoq mallëkimi, ky vend u bë si të gjithë fshatërat e tjerë të kësaj bote, me të gjitha baticat e

zbaticat e një jete normale – epo, ja kryetari, për shembull (Shfaqet Kryetari) Pas dy vitesh të tjera

në zyrë, lakmia iu shtua dhe u akuzua për marrje ryshfetesh e shpërdorim detyre. I kaloi dy vite

në burg dhe përfundimisht e botoi një libër memoaresh. (Shfaqet Mishkini) Mishkini hoqi dorë

nga shërbimet postare dhe u bë shkrimtar. Ai shkroi një tregim prej gjashtëqind faqesh për

mallëkimin e Kuljençikovit të cilin ia dërgoi botuesit. Për fat të keq, shkrimi i tij humbi me

postë. (Shfaqet Jenshna). Jenshna, një grua mendjemprehtë, i futi gjitha paratë e saj në prona, tani

ajo zotëron shtatëmbëdhjetë shtëpi në Kuljençikov, përfshirë këtu edhe shtëpinë e Kontit. Dhe si

investim për të ardhmen ajo bleu tokë në gjashtë katunde të tjera ku ende ka mallëkime. (Shfaqet

Slloviçi) Slloviçi, me gjitha kursimet e tij jetësore, bleu edhe katër mishtore në një fshat ku e

shumta kishte nevojë për një. Bankrotoi brenda muajit, dhe u përball me frikën e tij që me apo

pa mallëkim, Slloviç nuk pati edhe shumë mend. (Shfaqet Snetski i pispillosur) Snetski, me

intelektin e fituar, i gjeti delet, ua mledhi leshët, dhe u bë një filantrop i pasur. (Gregori shfaqet në
50

një robe murgu) Konti Jusekeviç u bë më shumë se i dëshiruar, studioi teologjinë, dhe tani është

murg i fshatit. Gjatë sezonës së thatësirave ai ngjitet në kodër dhe i lutet Zotit të na hedh ujë.

(Lenja shfaqet, duket zyrtare) Vjehrra ime e dashur, Zonja Zubritski, papritmas e gjeti zërin e saj.

Ajo u bë kryetarja e parë femër e komunës së Kuljençikovit dhe rishtazi guvernatore e Ukrainës

veriore. (Shfaqet Doktori) Doktor Zubritski u bë një ndër doktorët më të mirë në gjithë Rusinë. Ai

u bë mjeku personal i familjes mbretërore dhe rishtazi u fut në Akademinë e Shkencave.

Sidoqoftë, ai ende ka problem me hapjen e kavanozëve. (Shfaqet Sofia, mban në dorë një bebe) Sa

për Sofinë, ajo ishte – dhe ende mbetet – një mrekulli. Jo se nuk i kemi dallimet tona, jo se gjitha

ditët tona janë të bekuara me lumturi, por ajo ka një mençuri që nuk mund ta gjes as nëpër libra.

Ajo tani është bërë mësuesja ime, dhe unë kam kuptuar se nuk ka shpirt në këtë botë, i keq apo i

mirë, që mund ta shkatërrojë një zemër të pastër plot dashuri. Sa më përket mua, unë mbeta

mësues dhe ia kushtova jetën time edukimit të mendjeve të pandritura… Se, në fund të fundit,

si Kuljençikovi ka shumë të tjerë në këtë botë.

Fund

You might also like