You are on page 1of 6

Dini Liço

Dramë sipas MIGJENIT

Klasa 10 E

Durrës më 30,01,2023
Akti I , Skena I(në shtëpi)
(Shtëpia është tipike shqiptare ,ku mbizotëron varfëria.Errësira vihej re ,por kishte
disa llamba me vajgur dhe qirinj afër 5 ikonave të besimit të krishterë, ku nëna
falej.Muret ishin prej guri dhe në cepat e tyre vareshin rrjeta merimange,kurse dritaret
ishin të vogla me xhama të thyera dhe me shtylla hekurash nga jashtë. Dhoma ishte
me pak mobilie dhe përbëhej nga krevati me shumë batanije dhe jorganë)
Lili,Nëna
Lili (e friksuar e largon fytyrën nga dritarja,i psherëtin së ëmës) -Nane, dikush asht jasht!... Hajnat

(mendon ,duke shikuar nënën)


Nana e eme nuk asht e fryte si fuci, si nana e Lecit, mos me mujte me ec, me iu geshe gjithkush, por pse i
lot ashtu buzet? Si me thithe shegerin me buze... shegerin e hallvaxhis, te kug, asi si blevi sot Mrika dy per
nje çerek lekut.
(i flet nënës)
Uf, nane, hajt ma, a po cohe, me më dhané me hanger...
(E ama pèmend ma me za Zot e Zoje, ban kryq dhe çohet. Shkon ne dhome te zjarrmit, tue thye gishtat e duerve e tue
mendue, mer e shkund shportën e bukès nga e cila bien disa koje bajate, i mbledh me kujdes dhe i git ne kusi me uje te
vluem. Mandej çohet me marre shishen e vojit, por kujtohet se e kish zbraze ne kandil te fugureve)
Uf, nane, hajt ma nane

Nëna (qêndron ne mes t'odès e hutueme, nuk din kah t'ia mbaje, thyen gishtat e duerve) - Rri ti te zjarrmi (shkon ne
dhome tjetër , i fryn kandilit dhe e fik. E mer vojin, e derdh ne kusi ,nis ta perzije, nsa buzet makinalisht pēshperitin)
Qe, moj nane, he, tash po han(futet babai I Lilit)
***

Babai(Kola),Nëna
Babai -Merre pak uje dhe fike njat dru, mos te digjet kot, sonte nuk asht ftoftë.
Nëna (pyet frikshëm) -Ç’ka te tha zotni Filipi?
Babai (rri zymtas me sy të ngulun mbi hu të fikun) -Asgja. Ç’ka me me thane... S'ia get hesapi me mè marrê.
Mundet me e krye me nje njeri at pak pune që ka.

Nëna -Po a kgyre te zotni Lorja?


Babai (flet n'idhnim) -Allahile, praj. Mos me pyet. Gjithkund njesoj. Njeni thote s'mé duhesh, tjetri s'kam
nevoje, i treti nuk po jam tue nxjerré as për vete bukën e gojes. Kur ai me gjith ate dugaj... Allahile, mos
me pyet. (mer mashen ne dore)

Nëna -Mire, mire, more Kole, mos u idhno. Por... Çka kena me ba?
(Ai me mashe ne dore shkarravit nepèr hi te votres dhe nuk i pergjigjet. E ajo matet t'i thote mos shkrueje nepër hi te votrès
se nuk vijne, thone se bahen borxhe. Mendja i shkoi te borxhi qe i kane furrtarit. Rrin prane votrès dhe mendon e nje
zymtim ia ka ba ftyren si tē smundit. Vjedhtas shikonte të shoqen, ne drite te bishtukut . Te dridhunit e flakes se
bishtukut sikur ua ngatrroi mendimet te dyve. Te dy pêrnjéherë u çuen te shkojne me fjete.)
- M'u hiq, pash zotin. Largohu, (flet me guxim,në errësirën e dhomës) Cudi, pse zotni Filipi me te hjekè nga
puna; ty po, e ata dy jo; pse jo njenin nga ata .

Babai -Ku e di une... E dij se §'mendon ti! Kuiton se me ka xanë ne ndoj pune tè keqe, prandaj me ka
qitè nga puna.

Nëna -Po kot pse po tè qet?...


Babai -A të thashè, moj e marrè, se nuk ka pune per tre vetel Ti nuk merr vesh!
Nëna -Mire, mire. Mos bertit, se po ma çon djalin. (Heshten..Silleshin e shpervileshin here njeni, here tjetra)
Skena II
(Kola, nga skaji i trotuarit, shikon ceremonine fetare ne parakalim. Kola mërzitet tue shikue, por nuk lon vendit, kerkonte
dike me sy. turma e mbrame. Ai futet ne të. Kola, mbasi zoti Filipi asht me nje zotni tjetër, del here para, herë për anash,
herè sjell kryet nga zoti Filipi, por ky ka bisede me randsi dhe nuk shef. Kola vjedhtas prigjon biseden)

Kola, Zoti Zef, Zoti Filip


Zoti Zef -A te bie nder mend, Filip, para pesèmbdhete - njèzet vjet si ishin kêta procesione?
Zoti Filip -Eeeh! Atehere....

Zoti Zef -Te kendonte zemra n'at mori popull, lavdi Zotit.
Zoti Filip -Ndryshe atêhere, zotni Zef, ndryshe asht sot.

Zoti Zef -Po due me thane se djelmnia e soçme nuk merr pjese me githe zemer... Eeeh! na atehera...
Zoti Filip -Epo fajin deri diku e kemi na; por ma tepèr e kane fajin do shkolla te reja ge na i kanë çile
tash.

Zoti Zef -Tamam e ke. E kam nipin qè, me kene i emi, buk s'i nap me hanger, - sa hape gojen,
blasfemon. Ruejna, zot, asht! Po cka ti bajsh shkollave te reja?.

Zoti Filip -Po çudi asht puna e ketyne bolshevikve si njerez t'egjer ishin.
Zoti Zef -Leni, allahile,(shikon se mos i prigjon kush;;;Kola qe prigjonte, u qesh, tha ne vete)
Kola -Të mos kesh frige mos kujto se po të padit kush se je Bolshevik(mërzitet dhe shkon në shtëpi)
***
(Kola veren se si shkëlqejnë tryezat e gurit te bardhe, karriget e zeza me politure,duke pritur për Zotin Filip i kujtohet
koha kur punonte atje si kamarier…Ulet Kola ne nje karrige. Ndej ne karrige, brrylin e mbshteti nè tavoline e ftyren ne
shplake. Prap mendon)

Kola -O mendime, fundi ju dalte! Se asgja s'po gitni ne drite. - Pese vjet pune ne kët kafe. E pèr pesë vet
trajtat e te gjitha ketyne sendeve lane vrage te pashlyeshme. E bajne dhe shpirtin e njeriut qe t'u
shembëllejë. . Pese vjet kèsi pune. Dhe mandej ne rruge tè madhe. Por as Zoti Filipi s'ka faj. Pune s'ka. -
Po kush ka faj? - Askush. Nana qe me lindi, - Paskam qene i tepërm ne kêt bote, - une me shokët e mi
që apim te gjitha fuqitë e veta për një krodhe bukë ,dhe këto fuqitë tona askuej si duhen (erdhi Zoti Filipi
dhe Kola u çua në këmbë)

Zoti Filip -Ej, Kole? S'kemi gja te re? … A ishe dje ne procesion?

Kola -Po, kam kene...


Zoti Filip -Pak popull, s'ishte shume. Çudi, tè rijt e soçëm, si me pasè marre me dale ne procesion e
me u vue ne rresht. Po ku ishte ti? Unë s'tè pashê.

Kola -Ishe mbrapa jush, zoti Filip.


Zoti Filip -Eh, po, po, e dij. Unè ishe me zoti Zefin, bisedojshim pêr disa pune, por nuk tè vuna re.
Kola -Une erdha, zoti Filip, at pune qê me keni thane
Zoti Filip -Kur isha une i ri, (ulet ne karrige)- nie here keshtu ne procesion tue kalue, nje turk u geshte
ose lajkos, ose uratve tona, ose neve te githve, e une - eh, atèhere me vlonte gjaku - dola nga rreshti ta
kapa per fytit at gen bir genit he zoti me dha nie fugi tê mrekullueshme, saqë gati e mbyta aty ne vend.
Por u perzien tierêt, tè dyja anve, t' u perleshen, unë shpejt ika ne rresht, vazhdova rrugen ne procesion,
kur mbrrini policia tue fishkllue dhe l'i rrasi ne burg nga te dy palet. Ha-ha-ha! edhe sot, kur me bien nder
mend, geshem se si disa shoke te mi hangren dajak ne burg e une shndoshe e mire. Ha-ha-ha... E te rite
soçëm...
Po a din, ti Kole, se punen tande gjithnje e kam nder mend?

Kola -E dij. Ju falemnderès!


Zoti Filip -Per Zotin, si për djalin tem mundohem. Te pèrmenda ndèr dy-tre vende, por te gjith
m'ankohen se s'kane pune dhe se nuk mund t'i shtoine shpenzimet... E une, ti po shef edhe veté. Thuej,
thuej due me ndie nga goja e jote, a ma get hesapi me tê mbaité?

Kola (mërmërit) -Po, nuk jua get hesapi?

Zoti Filip -He pra, ska me ba? Ket krize, kët horrllek une s'e mbaj mend ndojhere. U bane lufta, u
bane revolucione, por krize nuk kishim. Vlonte parja anembane. Shtrejtsi - po. Por ajo ishte pèr dobi
tone. E sot, tek po kemi getsi shyqyr, por ç'e do getsine, more Kole, kur asht kriza? Apo s'asht keshtu?
Une, ti, na duem me jetue. Çka na duhet ne se po vriten tjerêt... A ende s'janë vra-a? U farojshin. Pune,
pune me fitue…Apo s'asht kështu?

Kola -A, po shkoj. Tungjatjeta!


Zoti Filip -Tungjatjeta. Kole! Mos kij mendim. Githnje te kam nder mend. E sa pèr mue, ti edhe vete
the se s'ma get hesapi. Hajt, udha mbare...

***
Skena III (Në shtëpi)
Nëna -Lil! Hajde, nane, hajde, me ra me fjetè, se tê ka shtrue nana.
Lili -Jo pra, jo! Aspak! S'due me fjetë. Due me pritè baben.
Nëna -Po baba vien vone, moj nane. Hajde, hajde, te pastê nana.
Lili - Jo, praaa...
Nëna -Po te deftoj njè prralle té re të bukur.
Lili -Cilèn?
Nëna -Nje té re... U, po té mésoj urate...
Lili - Jo, jo, s'due urate, due prralle...
Nëna -Mire pra, prralle. Por edhe ti me e mésue permendsh?!
Lili -Hait, nane, prrallen...
Nëna - Ndegjo, pra. Venia veshin mire dhe thueje ti mbas meje. Ati yne qe rri ne qiejt…
Lili - Ati yne... uf... jo, jo, thueje ti vete ma parê.
Nëna -Mire pra: Ati yne qè rri nè giell, shejtrue qoftè emni i yt, tê mbrijë mbretnimt yt, te bahet vullneti
i yt sikur ne giell edhe ne toke.

Lili - U nane, po kjo nuk asht pralle. Kjo asht urate. E din edhe Zefi, ia ka m¿sue gyshja.
Nëna - E, a shef sa miré e din Zefi?... Duhet edhe ti me xane.
Lili - Mire, pra.. Si fillon?
Nëna - Bukên tone te perditshme epna sot, - vazhdonte e ama uratên.
Lili -Buke te bardhe, nane, iha gysh kur s'kena hanger!
Nëna - Hait, tash me e thane ti vete deri ketu...
Lili - Po... e dij. Si fillon?
Nëna - Ati yne.
Lili - Ati yne, buken e bardhe na fal...
Nëna-Jo, more... ti i re shum per shkurt..
Lili - Uuu, kjo prralle asht shum e gjatè, s'e due - jo, aspak
Nëna - Sa mire Zefi e din uratën? E ti s'e din. Marre!
Lili - Pooo, posi... ai nuk din asnje prralle ge dij une. Ai asht gyge. Ta kam rrahe, t'i kam ra grusht, pse
me ka thanë se s'kena cka me hangèr dhe pse s'ia kena pague paret per qira.

Nëna - Si, more, me i ra djalit tê zotnis?! Te raftè pika duerve!


Lili - Po fort, pra! Tash e mbys.
Nëna - Besa, s'guxon ma me e prekè me dore... Jo, moj nanë, nuk duhesh me e rrahe Zefin...,
Lili - Po, po pse me me thane ai mue se s'kena buke me hanger,(e zë gjumi)
***
Kola -Po Lili cka pat? Pse u zbe qè nga maja e hundes deri te veshêt? E syt pse i xhixhellojne ne zjarrmi?
Mos e zu malli pèr babën? Per babën gë shkoi diku, nga do t'i bije Lilit çukulada...

Nëna - Mos harro me i prue Lilit çukulade, (Kola me valixhe të shklyer në dorë niset për në kryeqytet )
***
(Lili sëmuret ,e zën ethet ,I skuqen mollëzat e sytë I zvogëloheshin ,e për 30 ditë vetëm qante…Vjen mjeku,nje burr i
shtyem ne mot me ungill në dorê. Hyn duke shikuar djathtas e majtas që të shofi kend. I del e ama e Lilit. Lili nder shtresa
ishte bërë palmuç. Mjeku shfaqet, nxjerr termometrin tia veje nen sqetull. Por Lili friksohet nga termometri, ia nis te qamit
dhe i shmanget mjekut. E ema e perkedhel, e puth i ia ve termometrin. Mandej mjeku e mer ta preki nëpèr trup fêmin.
Dridhet nga frika e mjekut. Mjeku rrudh buzet dhe mendohet)

Mjeku -Duhesh me u kujdese shum per fëmin, perndryshe do ta humbish. Shum kohe ka pase zjarrmi
te madhe, (fillon të shkruajë recetën)

Nëna -Sa të ban puna?


Mjeku -Bli barnat me ato të holla

(Ajo ulet nè nje vend si e mpime, shikon mjekun, i cili I afrohet derës së oborrit ,nëna shtrihet pranë Lilit)

Nëna -Do shindoshesh, moj nane, do shndoshesh, pellumb! Tash tie blen ty nana me hanger te gjitha te
mirat. Cka don me te ble?
(Nëna del në pasqyrë ,meri krem, e ferkon ftyren . Nepèr ret e pudrès nëna shikonte veten ne pasqyre dhe kujdeset sa ma
natyrshëm t'i skuqi buzet)
-Jo jo, s'jam plake! (Lili e shikon ,dhe mezi e njeh .Ajo e mbeshtjell me jorgan ,e con në dhomën e zjarrit )
-Ka për të ardhur një zotëri në dhomën tjetër,rri urtë.
(Nëna rregullon dhomën dhe qëndron në mes të saj ,teksa I vijnë mendime ,tingllon ora kater. Grueja shikon neper dritare
,ku po vjen I prituri ,ajo mbledh fuqin, e nxjerr nje buzèqeshje, e vendos mbi ftyre te vet dhe i del para mikut te pritur...)

***
(Kola kthehet dhe hyn ne rrugicën e shtepisë, i ngul syt mu nè derè t'oborrit,tek I cili shërbente vetëm për të ndarë rrugën
dhe shtëpia,bga I cili mund të shihje vetëm derën kryesore të shtëpisë. Shikon se nga dera e shtèpis del nje zotni i huej, i
panjoftun . Hyn neper dere t'oborrit. Ne dritaren e dhomès se zjarrmit shikon njè grua duke numëruar te holla)

Kola -Ndoshta nuk banon më këtu grueja ime ,do tē kete dale vete, ose do ta keté qité jashte i zoti per
mospagim giraje. S'ka gja... Ma mire njashtu... se njerzit e huej me ardhe te grueja e tij.
( Si nje i plagosun rande, ulet ne karrige ,para tij erdh grueja, e cila me te pame te shoqin, hutohet , zbehet. Kola çon
kokën, ne gruan e dritares njeh gruan e vet. Uli prap kokën dhe shikimin prap e mberthen pèrtoke në një vrimë ndër
dërrasë Heshtje. Gruaja pasi mbledh veten e pyet)

Nëna - Kur ke ardhe?


Kola - Tash..,(përgjigjet shkurt pa drejtuar kokën nga ajo)

Nëna - Lili asht shum i smunde, (Por ai vazhdoi te shikoje pertoke vrimen nder drrasa …

You might also like