You are on page 1of 6

(Por kurrë nuk e kishte menduar se kthimi i Sidit dhe takimi

me të do të përfundonte në një mënyrë të dhimbshme. Meri nuk


mundi ta harronte dot për ditë me radhë atë takim.
Po ulej mbrëmja kur ai i ra portës me dorezën e vjetër prej
bronxi. Meri e njihte mirë atë lloj trokitjeje. Zemra filloi t'i rrihte
vrullshëm dhe u skuq brenda sekondit, gjë që i ra në sy edhe
Albit.)
Albi(duke qeshur): Erdhi ky i shkurtri. Meri, po ti
ç’pate?
Meri(kokulur): Hiç.
Albi: Sid, kujdes mos vrasësh kokën!
(Tjetri hyri, edhe ai i skuqur.Kishte veshur një palë pantallona
dhe një palë atlete blu që ngjanin si dy govata. Kishte vënë
syzet me skelet metalik të lara në flori që përdorte zakonisht
kur rrinte larg fushës së basketbollit. Ato e tregonin më simpatik.)
Sidi(duke hapur krahet): Erdha. Mirë se ju gjeta!
Meri: Mirè se erdhe!(Zgjati doren.) (E
vështroi fare shkurt. Kishte frikë se vështrimi i tij do ta bënte të
skuqej edhe më shumë.)
Albi: Hallall plazhi! Tè paska prirë.
(Ata u ulën në verandë, nën tendën e një pjergulle, degët e së
cilës kishin marrë deri mbi çati. Sidi filloi të tregonte për Ohrin
dhe vendet e tjera që kishte parë. Nderkohë, jashtë në rrugë, u
dëgjuan zëra. Meri u pre. Ishte i ati. Hyri brenda bashkë me nië
burrë tjetër që dukej mjaft i nxehur. Merit iu kujtua në cast fytyra
e tij. Kishte ardhur para nja dy orësh dhe kishte pyetur për të
atin. Mbante në kokë një kapele doku ku qe shkruar "Juventus")
Burri me kapele: Bashkim, unè dua paratè. Tè dhashè borxh se
kishe hall, tani më kthe paratë!
(Babai hapi krahët duke dashur të kërkonte falje.)
Bashkimi: E mora vesh. Paratë do të t'i kthej. Mos dysho për këtë.
Burri me kapele: Unë nuk kam kohë të bredh pas teje. Hajt, tund paratë!
(Burri me kapelen e "Juventusit" në kokë e ngrinte zërin
kasten, duke dashur ta vinte Bashkim Gjokën në pozitë sa më
të vështirë para fqinjëve.)
Bashkimi(me ze te ulet): Javen tjetër.
Burri me kapele: Ke dy javë që më thua javën tjetër. Unë s'kam asnjë faj pse
ti i bën paratë rush e kumbulla nëpër lokale!
Bashkimi(I tërbuar): Dil jashtë!
Burri me kapele: Ashtu? Atëherë po të jap vetëm dy ditë afat! Po nuk më
ktheve paratë, më ke përsëri këtu!
(Sidi u ngrit nga vendi dhe vetëm atëhere burri që po bënte
fjalë me babanë i vuri re ata të tre në verandë.)
Sidi: Më falni. Nuk është faji im. Ju duhet të më kuptoni,.
Albi: Sigurisht që ju kuptojmë.
(I ati i Merit) Bashkimi: Mbylle ti! S'është punë për ju kjo. Punët e
mia i zgjidh vetë unë.
(Ai u lèkund dhe mend ra.Albi nxitoi ta mbante pèr krahu
dhe e ndihmoi tè futej brenda.Sidi kishte ngrirè me krahèt varur.
Pèrshèndeti dhe u mundua tè buzèqeshte, por Bashkimi as që e
vuri re. Ndoshta iu duk si kolona anèsore e verandès. Burri i
parave borxh u largua duke pèrshèndetur ftoht.)
(Meri nuk po dinte nga t'i hidhte sytè. U hutua aq shumè sa
filloi tè ngatèrronte fjalèt. Lotèt i kishte gati nè tè shpèrthyer.)
Sidi: Unè po dal. Mbase...
Meri: Ku po shkon?
Sidi: Po kthehem nè shtèpi.
Meri: Ah... unè... do tè tè telefonoj... Prit, po tè pèrcjell.
(Ajo e shoqèroi deri te porta.)
Sidi: Oh, desh harrova dhuratèn.(fut foren në xhep dhe nxjerr një kuti të vogël plastike.)
Meri: Për mua?!.
Sidi: Mè duket se tè thashè qè tè kam bèrè njè dhuratè.
Meri: Ah, po. Falemnderit Sid! Unè.
Sidi: Meri, shko qetèsohu. Do tè shihemi prapè.
(Ajo u fut brenda, u pèshtet pas portès dhe filloi tè qante duke
ndjerè njè dhimbje mbytèse nè fyt. Pèr herè tè parè provoi mèri
per tè atin, njè mèri tè cilèn u perpoq ta shtypte. Por nuk ishte
edhe aq e lehtè.)
(Albi ishte ulur i hutuar te shkallèt e verandès.)
Motra e Merit: Si u be ky njeri kèshtu(psherëtin). Edhe borxhet kishim mangut. E. ku do t'i
gjejmè parate? Meri, ty po tè pyes!
Meri: Nuk e di.
Motra e Merit: Po ai burri i botès tè vien tè merr televizorin!
Meri(me inat): Le ta marrë!
(Shkoi u mbyll nè dhomèn e saj dhe doli prej aty vetèm tè
nesèrmen nè mèngjes. Kur veshi fustanin veror me tè cilin rrinte
nè shtèpi, u kujtua se nè xhepin e tij ndodhei dhurata e Sidit. E
nori atè, pastaj filloi ta hapte kutinè e plastiktè ngadale, fare
ngadalè, sikur tè donte qè ato çaste tè zgjasnin sa mè shumè.
Pa disa guacka tè vogla, tè ngjashme nè formè, por me ngjyra
tèndryshme, tè cilat ishin shkuar nè njè zinxhir tè hollè argjendi.
Ajo s'kishte parè kurrè guacka aq tè bukura. E mori zinxhirin
dhe e vari nè qafè me duar tè dridhura. Vargu i guackave, shtatè
guacka ne formên e njè kokrre lajthie, krijoi mbi kraharorin e
saj nje ylber tè vockèl. Meri iu afrua pasqyrès dhe mbeti e
mrekulluar.
Nxitoi te telefoni, por pastaj u kujtua pèr atè gè kishte ndo-
dhur tè djeshmen dhe buzègeshja i ngriu. Pilloi ta mundonte
rishtazi shqetèsimi qè e kishte torturuar gjatè natès, se cfarè
duhej tè kishte menduar Sidi pas atyre gè kishte parè e dègjuar.
E ngriti receptorin dhe formoi numrin e tij e pasigurtè.)
Elona: Urdhëroni, familja Arbana.
Meri: Mirëmëngjesi teta Elona! Jam Meri.
Elona: Ah, Meri! Si je ti xhan?
Meri: Mirë.
Elona: Po nga shtëpia?
Meri: Ashtu, mirë.
Elona: Je e sigurtë?
Meri(e sikletosur): Po, jam.
Elona: Nuk e kuptova pse Sidi u kthye dje nga ty disi i tronditur.
Meri: … (heshtje)
Elona: Mirë, ja një minutë, t'i flas. Sidi nuk është zgjuar akoma.
(Merit iu vesh balli me bula djerse. Nuk mund tè fshihet mè
dot asgjë,mendoi.Pse o babi u bère kèshtu, pse?)
Sidi: Mirëmëngjesi!
(U mundua të mblidhte veten.)
-Meri: Sid, unë….. të mora per të të kërkuar falje për atë... që ndodhi
dje. Babi…
Sidi: Meri, të lutem! S'ke pse kërkon falje. Ti s'hyn fare në atë mes.
Meri: Nuk dua që ti të mendosh keq.
Sidi: Aspak! Janë gjëra që ndodhin.
Meri: Sid, shumë falemnderit për atë.…. dhuratën! Ishte gië e rrallë
Sidi: Të pëlqeu?
Meri: Shumë. Nuk mund ta besosh sa shumë. Po ti, harxhov...
Sidi: Jo, s'kam harxhuar gjë. I ati i njërit prej atyre shqiptarëve
që luajta basketboll ishte argiendar. Ma bëri varësen falas. Po ta
dish që s'kam hequr për të gietur guackat! Dy ditë kam kërkuar
bregut të liqenit si ata qentë e gjahut. Sidomos ajo jeshilja ma
nxiu jeten.
Meri: Edhe njëherë falemnderit Sid!
Sidi: Mirupafshim!
(Ajo nuk diti ç't'i thoshte se kur do të shiheshin.)
(E përmendi e qara e motrës së vogël që nga banja. U ngrit
dhe nxitoi atje.)
Nora: Më dhemb barku.
(Meri vuri duart në bel dhe psherëtiu.)
Meri: Si të dhemb? Ku të dhemb?
Nora(duke qarë): O le le barku!
Meri e mori për dore. Gjëja e vetme që i shkoi ndër mend që
i bëri përshtypje ajo ardhje e papritur e saj. Tjetra mbante në
duar një pako. Duhej të ishin byrekë të ngrohtë. Meri e ftoi të
ulej. Iu lut ta ndihmonte për Norën.
Teta Bardha: Mos u tremb. Do të ketë ngrënë ndonjë
gjë pa larë. I ka vera këto. Ja, do t'i japim një hapje dhe do ti
vemë mbi bark diçka të ngrohtë. Më prit vetëm pesë minuta.
(Ajo i la në duar pakon me byrekë dhe doli. Meri vuri në
prizë hekurin e rrobave dhe filloi të ngrohte një peshqir. Ndër-
kohë përgatiti edhe një filxhan çaj. Teta Bardha u kthye pa vonesë
dhe e bëri Norën të pushonte brenda pak minutave.)
Teta Bardha: Po yt atë , si është?
(Vajza vetëm psherëtiu.)
Teta Bardha: Dëgjo Meri, në se ju, domethënë ai, babi yt, ka nevojë për
para... unë mund t'ju ndihmoj.
(Meri u skuq.)
Meri: E paske marrë vesh ç'ndodhi dje?
Teta Bardha: E dëgjova pa dashje.Ata filluan të bënin fjalë në rrugë.
Meri: Pra, e mori vesh gjithë lagjja?
Teta Bardha: Eh, syrit e veshit të njerëzve nuk i shpëton kurrgjë.
Meri: C'turp!
Teta Bardha: Nuk jeni ju të parët që ju zë ky hall. Mos harro se ka halle
edhe më të mèdha. Tani unë po shkoj se kam punë.
(Vajza i zgjati ca të holla.)
Meri: Për byrekët.
Teta Bardha: Meri, ti më kupton. Unë s'erdha këtu për të shitur byrekë.
Meri: Të kuptoj teta Bardha. Do të bisedoj njëherë edhe me giyshen.
Teta Bardha: Mirë, Dhe mbaj mend një gjë: sa herë të kesh nevojë, eja
më kërko.
(Meri falenderoi kokulur, Porositi Albin të përgatiste ndonjë
gië për mëngjes dhe u nis për nga giyshja. Ajo banonte në një
apartment të vogël në Rrugën e Dibrës. Sapo e pa mbesën te
dera, e nuhati se duhej të kishte ndodhur dicka.)
Gjyshja(e tronditur): Jeni mirë?
(Vajza i tregoi pèr problemin e borxhit.)
Gjyshja: E po, dihet! Pas rakisë do të vijnë
borxhet, hallet, sherret. Ah, moj vajzë ç'më bëre me atë sëmundje
të mallkuar!
(Ajo u vesh dhe që te shkallët u mbajt te krahu i Merit. E mu-
ndonte reumatizma në njërën këmbë. Me tensionin kishte
githashtu probleme. Me të hyrë në shtëpi, Meri e ndjeu se do
të plaste ndonjë sherr. Babai përshëndeti ftoht. Gjyshja iu përgjigj
po ftoht.)
Gjyshja: Për ç’borxh është fjala?
(Bashkimi vështroi nga e bija me inat.)
Bashkimi: Meri, po ty, kush të autorizoi të merrresh me borxhet e
mia?
Albi: Koka e vet e autorizoi! Sepse ai
tipi që ulërinte, vjen nesër dhe na merr televizorin. Ku të shohim
ne filma pastaj?
(Të gjithë shtangën. Ishte herë e parë që Albi i drejtohej të
atit me atit me atë gjuhë.)
Bashkimi: C'është kjo e folur? Kujt i flet ti kështu?(I nxehur)
Albi: Ty të flas! Prej teje po ndodhin tè gjitha kèto.
(Babai u mat ta godiste, por giyshja ndërhyri në çast.)
Gjyshja: Të lutem, fëmijët mos i prek!
Bashkimi: Ata janë fëmijët e mi!
Albi: Nena, lëre të më rrahë. Mezi po pres tia mbath
nga shtëpia.
(Meri u tremb nga ato fjalë.)
Meri: Albi, mbylle gojën! Ky s’është problem për ty. Ti s'merr vesh as nga borxhet e as nga
paratë.
Albi: Posi moj! Marr që ç’ke me të!
Gjyshja: Albi mjaft! Bashkim, sa është borxhi?
(Babai uli kokën.)
Bashkimi: Eshtë punë për mua.
Gjyshja: Unë do të të ndihmoj ta shlyesh.
Bashkimi: Ti nuk ke pse shlyen borxhet e mia.
Gjyshja: Më mirë të mbetesh borxh te mua se sa te ai boti.
(Ai u detyrua të dorëzohej.)
Bashkimi: Eshtë një borxh i vjetër. Ato para nuk…
Gjyshja: Sa janë?
Bashkimi: Dyqindmijë lekë të vjetra.
Gjyshja: Atëhere, këtë punë do ta zgjidh unë.
Bashkimi: Do të të lutesha shumë... ti e di... të kam respektuar gjith-
monë….. por biseda të tilla mos më hap më në sy të fëmijëve.
(Giyshja tundi kokèn me keqardhje.)
Gjyshja: Gabohesh! Ata nuk janë më fëmijë. Kuptojnë gjithcka. Meri
për pun ditësh hyn në klasë të tetë. Dëgjo Bashkim, edhe unë
të kam respektuar gjithmonë. Bile të kam dashur si djalin tim.
Po vazhdove të pish, do të largosh fëmijët nga vetja. Më kuptove?
Hiq dorë nga ajo e flamosur raki! Edhe nga ai dreq duhani!
(Babai pohoi me kokë, pastaj u tërhoq mënjanë.)
Bashkimi: Po dal. Kam një punë.
(Meri iu afrua dhe e preku në krah.)
Meri: Ba, të lutem mos dil! Më mirë bëj ndonjë punë këtu. Rrushi
është pjekur. Duhet mbledhur.
Bashkimi: Me rrushin do të merrem nesër. Mos ki merak. Nuk do të
pij. Të premtoj!
Meri: Atëhere, ndërrohu. Vish një këmishë të larë. Prit, të të
llustros edhe këpucët.
(Para se të dilte, ajo i dha edhe një të puthur. Atij iu drodh
mjekra.)
Bashkimi: Meri, të ka babi zemër(mërmëriti). Edhe ty, edhe Albin.
Albi dhe Meri: Edhe ne të kemi o ba!
(Ajo u kthye dhe i hodhi të vëllait një vështrim qortues.)
Albi: Unë po shkoj me nënën.
(Gjyshja ndenji ca me Norën, pastaj u ngrit.)
Gjyshja: Jepu një dorë punëve.
Nora: O nëna, po dje lava e pastrova!
Gjyshja: Shtëpia do për ditë. Dje ishte dje.
Kur ishte fjala për punët e shtëpisë, gjyshja bëhej si ato
inspektoret e higjienës. Meri u detyrua të merrte fshesën dhe
filloi te mblidhte ca gjethe të rena aty në oborr. Gjyshja e ndoqi
ca me sy, pasta doli me Albin për dore. Meri i hodhi gjethet në
një gropë pranë trungut të një kumbulle dhe u ul te shkallët.
Goja iu hap për gjumë. Aty ishte ende freskët dhe pas pak atë e
mori dremia,

You might also like