You are on page 1of 1

Tregim nga libri E BUKURA E DHEUT

LOPA LAROShE Ka qenë çka ka qenë, kanë qenë dy ortake edhe që të dyjat kanë pasur nga një vajzë.
Ortakes së madhe ia kanë quajtur vajzën 5 plaku që ndihmonte njerëzve Proza popullore Pjesa e parë -
Përralla(7 - 74) Pjesa e dytë - Masalla(75 - 135) Cikli I: Varianti letrar Cikli II: Varianti popullor Kasam
ShAQIRVELA 26 Hibe, a asaj t'voglës ia kan quajtur Fatime. Ortakja e madhe i tha nënës së Fatimes,
hajde shko mori na mblidh pakës lakra se do të bëjmë petë! Edhe kjo doli n'bahçe edhe po mbledh lakra
ngadalë. Mbledh e mbledh dhe kjo tjetra shumë e sertë, doli n'çardak dhe prej xhelozisë i bërtiti, –hajde
moj më, se u bëfsh një lopë laroshe dhe i hëngësh krejt lakrat!Edhe hyri brenda.Priti se po vjen ortakja
brenda, s'ka? Kur doli n'çardak, pa një lopë që kullotën?! Një lopë laroshe.–Ah qyqja, tha, –çka qenka
bë? Edhe hyri sërish brenda. Fatimja, kur mori vesh, ia nisi të qajë edhe vetëm qante e qante
pandalur.Nëna e vet e pyeti,– pse qanë moj bijë?–Qaj, tha ajo se ty je bërë lopë,–po mos qaj me nënën
ani se jam bërë lopë, i tha ajo? Ortakja, pra nëna e Hibes, ua caktoi një ditë njërës një ditë tjetrës ta
kullotin lopën. Ditën e parë e mori Fatimja ta kullote lopën. Gjithë ditën e kulloti edhe punonte punë
dore e në mbrëmje kur e solli lopën në shtëpi, ortakja e nënës së vet i tha, –hë, ta shoh çka ke punuar
gjithë ditën e lume? Fatimja i tha, –ja moj abë6 kam punuar pak e, i kallëzoi çka kishte punuar. Nesër kjo
e çoi vajzën e vet, Hiben ta kullotë lopën. Mirëpo, kjo lopa si zuri të ngarendë nëpër bahçe dhe gjithë
ditën nuk u ndal duke ikur e sjellur vërdallë. Kur erdh në mbrëmje në shtëpi nëna e vet i tha, –hë ta shoh
çka ke punuar sepse ajo tjetra kishte punuar shumë? Oj nënë, i tha Hibja, –s'kam punuar asgjë. Po si s'ke
punuar gjithë ditën e lume? –Po s'kam punuar bre nënë se, lopa gjithë ditën, vetëm e vetëm ka ikur e
unë u lodha duke vrapuar mbas saj edhe bile duke qëndruar tërë kohën në këmbë. Një ditë kjo Hibja u
dobësua shumë. Edhe nëna e saj u zemërua shumë e kur erdh burri në mbrëmje në shtëpi, ajo i tha, –do
ta therim këtë lopën! –Po përse ta therim moj grua çfar ke dalldisur kështu? –Çka je duke bërë kështu? –
Jo jo, do ta therim se cuca e jonë gjithë ditën rri në këmbë duke ngarendur pas lopës se, ajo virane
vetëm ikën.Të nesërmen, Fatimja, shkon ta kullotë lopën edhe qanë e qanë pa ndalur.Nëna e vet i thot,
–pse mori bijë qanë?–Qaj oj nënë thot se, ty do të therin!–Ani mori bijë le të më therin thot ajo, – por ti
as mishin mos ma hashë dhe as kockat mos mi hudhish! Por, ta bësh një gropë thot e, t'i mbledhësh
krejt e t'i futish në atë gropë. –Kur 6 thirret ortaken e nënës Proza popullore Pjesa e parë - Përralla(7 -
74) Pjesa e dytë - Masalla(75 - 135) Cikli I: Varianti letrar Cikli II: Varianti popullor Kasam ShAQIRVELA 27
do të mbetesh në zor për ndonjë gjë shko e çele atë gropën të shohësh se çka ka aty mbrenda. Një ditë
këto e prenë lopën dhe do të vënë mish për darkë. I qesin mish. Kjo nuk e han mishin. I thot njerka
Fatimes, –hë mori ha mish! s'më hahet thot ajo. –Kur s'e ha s'e ha. Fatimja i mbledh kockat ed

You might also like