You are on page 1of 2

LEPURI DHE LUANI

Një lepur mendjemadh edhe servil i thotë Luanit:

-Priti thonjtë më mirë! Hiqi ato armë!

Eshtë turp,…s’është e mundur!

Unë si socialist do jem gjithmonë kundër ndaj çdo armatimi

që lëndon lëkurë njerëzish dhe idealet që mbulojnë!

Po!-i tha luani-do t’i heq.

Për t’u bërë pak mik me socialistin

dhe kështu shkoi drejt tek profesori që operonte pa anestezistin.

Ai pa humbur kohë rrëmbeu gërshërët,

ja preu thonjtë që mikut ankth i sillnin.

Por ja që po ai lepur ditën tjetër Kur ujkun pa

që qingjin kish në gojë i trembur dha alarmin:

- Oburra kush ta mbrojë! Dhe Luani pyeti:-Çfarë ka?

“Vrapo, është një ujk! Shpejt, hidhju pra!”

Eehh!-tha ai-Më vjen keq, por s’është shaka.

Në fillim më the: “Hiqi ato armë!”

E tani më thua:”Shpejt t’i shkojmë në ndihmë!”

Si mendon të improvizohet një popull

me heronj ku predikojnë çdo ditë lepujt që kanë frikë?!

Pra, tani prit i dashur mik!

Lind nevoja të më japësh kohë, të më rriten thonjtë.

Shko ti tek ujku dhe hiqja këtë zakon!

Në rastin më të mirë bjeri edhe kokës…

Me rendin tënd të ditës që prezantove sot


në sallën e kuvendit ku e shite votën.

Ah jo!-u shpreh lepuri, -Un jam vëlla me ujkun siç jam me qingjin dhe bretkosen.

You might also like