You are on page 1of 1

GJENDJA EMOCIONALE: PËRPUTHSHMËRIA (KONSISTENCA) DHE MOSPAJTIMI (KONTRADIKTA) Është e

nevojshme që çdo gjest të shihet në vetvete dhe në lidhje ma atë që po thuhet me fjalë. Në këtë seksion
do të shoim lidhjen mes fjalëve dhe gjesteve të trupit. Përveç mospërputhjeve të dukshme si lëkundja e
kokës nga njëra anë te tjetra kur me fjlalë personi thotë po, ka edhe shenja të tjera treguese më të
rafinuara se kjo. Këto mospërputhje mes fjalëve dhe gjesteve mund të jenë të përgatitura ose i vijnë
personit në menyrë spontane. Ka raste kur bëjmë përpjekje të vetëdijshme për të theksuar
pikëvështrimin tonë, por meqenëse gjesti është i bërë me zor, i mungon spontaniteti dhe koha. Kur e
dini se çfarë po kërkoni, kjo është një gjë që duket lehtë. Gjithashtu, mospërputhjet mes gjesteve,
fjalëve dhe emocioneve janë tregues të mirë, sepse kemi përpara një paraqitje me një mesazh të
dyanshëm, për shembull një person qesh me fytyrë të hapur, kur po i shpreh keqardhjen një shoku që e
ka lenë gruaja (ose një shoqëje që e ka lënë burri). Prandaj, vështro për atë që njihet si shprehja
reaguese fillestare. Kjo është shprehja fillestare e ndjenjave të vërteta që mund të zgjasë më pak se një
sekond, aq kohë sa personi që po vështroni ka mundësinë për të vënë një maskë për të fshehur të
vërtetën. Edhe nëse nuk arrin të lexosh shprehjen fillestare, fakti se ajo ndryshon është një arsye e
mjaftueshme për të dyshuar se emocioni që po shpreh dikush është i rremë (fals). SHENJA E PESTË Koha
është çdo gjë Nëse koka e dikujt lëkundet në drejtimin përpara, para ose në çastin kur shpreh diçka me
fjalë, kjo është një shenjë e mirë që ai po tregon të vërtetën. Nga ana tjetër, nëse ai e lëkund kokën pasi
të ketë shprehur fjalët, ndoshta ai është duke u munduar që të shprehë besueshmëri, por meqenëse
është një lëvizje e bërë me zor (jo e bazuar në emocione), koha lëkundjes së kokës me David J.
Lieberman, Si të zbuloni genjështarët dhe të mos mashtroheni përsëri. © Përkthimi në shqip Vladimir
Kola. Ky përkthim është falas. Ndalohet përdorimi i këtij përkthimi për qëllime ekonomike! 18 drejtim
përpara, në shenjë pohimi, nuk përputhet me fjalët. Gjithashtu, shiko lëvizjet e duarve dhe të krahëve,
që shoqërojnë një pikëshvitrim pasi është shprehur. Në këtë rast, gjesti duket si një mendim i mëpasmë
dhe në të vërtetë është i tillë. Ai dëshiron që të nxjerrë fjalët shpejt, por e kupton se kjo gjë mund ta
bëjë të ndihet budalla, prandaj e pason me gjestet. Gjithashtu, lëvizjet e duarve dhe të krahëve jo vetëm
që nisin vonë, por edhe duken mekanike dhe nuk përputhen me theksimin e fjalëve. Për shembull, nëse
do të dëshiroje të bindje dikë se je i inatosur kur në të vërtetë nuk je, ti do të dëshiroje të luaje rolin që
të dukesh i tillë. Gjithsesi, kjo nuk mjafton, sepse ka vlerë edhe koha e shprehjes me fytyrë e zemërimit.
Nëse shprehja me fytyrë vjen pas qëndrimin me fjlalët (“tani jam shumë i inatosur me ty”...pushon... dhe
pastaj shpreh inatin me fytyrë), ajo duket e rreme. Ndërsa po të shprehja zemërimin me fytyrë përpara
fjalëve “jam i inatosur”, kjo gjë nuk do të tregonte një mashtrim. Thjeshtë, do të sugjeronte se ti je duke
menduar për atë që po thua, ose se ke vështirësi për të vendosur si ta shprehësh inatin tënd. Gjithashtu,
dikush që beson në fjalët e tij është i prirë që të lëvizë kokën në rrokjet e rëndësishme për të qenë më
bindës. Pavarësisht nëse, lart e poshtë, apo nga njëra anë në tjetrën, lëvizja e kokës nënkupton
theksimin e pikave dhe ideve. Ndërsa lëvizja mekanike e kokës, pa pasur parasysh theksimin e fjalëve,
tregon një lëvizje të parapërgatitur. Me këto lëvizje, personi mundohet që të tregojë se po thekson idetë
e tij, por kur dikush është duke mashtruar, këto lëvizje nuk janë pjesë e ritmit natyror të mesazhit.

You might also like