El-Fauaid' I Ibn El-Kajjim El-Xheuzije, Faqe 111-112

You might also like

You are on page 1of 2

 
MBUROJA.net 

ʺel‐Fauaidʺ i Ibn el‐Kajjim el‐Xheuzije, faqe 111‐112 
 
 
ʺRobi nuk goditet me dënim më të rëndë sesa forcimi i zemrës dhe te qenit larg nga Allahu. 
Sepse, Zjarri qe krijuar për të shkrirë zemrat e forcuara. Zemra më e largët nga Allahu është 
zemra e forcuar. Nëse zemra bëhet e fortë, syri thahet. 

Nëse në katër gjëra tejkalohet sasia më shumë se që është e nevojshme, zemra do të forcohet: 

‐ Ushqimi 
‐ Gjumi 
‐ Të folurit dhe 
‐ Marrëdhëniet seksuale 

Një trup i ndikuar nga sëmundja, nuk përfton nga ushqimi apo uji të cilin e merr. Ngjashëm, 
qortimi dhe këshillimi nuk i bëjnë dobi një zemre të sëmurë nga dëshira. Kushdo që dëshiron ta 
pastrojë zemrën e vet, atëherë le ta parapëlqejë Allahun mbi dëshirat e veta. 

Zemra e cila është kacavjerrë për dëshirat e veta, ka vello mes saj dhe Allahut, në përpjesëtim 
me shkallën që ajo është lidhur me to. Zemrat janë lundrat e Allahut në këtë tokë, ndaj më të 
dashurat ndër to për Të janë ato më të mëshirshmet, më të pastrat dhe që më së shumti i 
rezistojnë devijimit. 

Ata [mëkatarët] i kanë preokupuar zemrat e veta me ndjekjen e dunjasë. Po tʹi kishin 
preokupuar ato me Allahun dhe jetën e përtejme, atëherë vërtet, ata do të reflektonin mbi 
domethëniet e synuara të fjalëve dhe ajeteve pikante të Tij. Zemrat e tyre do tʹu ktheheshin 
padronëve të vet me urtësi, mrekullueshëm kureshtare, dhe do të posedonin perla të çmueshme 
prej më të rrallave. 

Nëse zemra ushqehet me kujtim, etja e saj shuhet me soditje dhe pastrohet nga çoroditja, ajo do 
të dëshmojë çështje të mrekullueshme e mahnitëse, një urtësi frymëzuese. 

Jo çdonjëri të cilit i është dhuruar dije e urtësi dhe që pretendon karakterin e dijes është ndër 
njerëzit e saj. Por, njerëzit e dijes dhe urtësisë janë ata që ngjallën zemrat e veta duke vrarë 
dëshirat. Për sa i përket atij që vret zemrën e vet dhe u jep jetë dëshirave, atëherë dija dhe 
urtësia është e zhveshur në gjuhën e tij. 

Shkatërrimi i zemrës ndodh me anë të sigurisë [në këtë botë] dhe shpërfilljes, kurse fortifikimi i 
saj bëhet me anë të frikës dhe kujtimit. Nëse zemra braktisë kënaqësitë e dunjasë, ajo vendoset 
në [ndjekjen e] kënaqësitë e jetës së përtejme dhe midis atyre që thërrasin për tek ajo. 

 
MBUROJA.net 

Nëse zemra bëhet e kënaqur me kënaqësitë e dunjasë, ato kënaqësi [të jetës së përtejme] 
mbarojnë [nuk vazhdojnë më tej]. 

Malli për Allahun dhe takimin me Të është sikur një fllad i butë që fryn në zemër, që shuan 
flakën e dunjasë. Kushdo që e vë në vijë zemrën e vet me Zotin, do të jetë në një gjendje të qetë e 
të rehatshme; kushdo që e dërgon atë midis njerëzve, do të çrregullohet dhe shqetësohet jashtë 
mase. 

Dashuria e Allahut nuk do të hyjë në një zemër e cila përmban dashuri për këtë botë, përveç si 
një deve e cila kalon përmes vrimës të gjilpërës. 

Kështu, robi më i dashur përpara Allahut është ai që të cilin Ai e vendos në robërinë ndaj Tij, të 
cilin Ai e zgjedh për dashurinë e vet, të cilin Ai e bën ta pastrojë adhurimin e tij për Të, që ia 
kushton synimet e veta Atij, gjuhën e vet për ta kujtuar Atë, dhe gjymtyrët e veta për tʹi 
shërbyer Atij. 

Zemra sëmuret mu siç sëmuret trupi, dhe ilaçi për të është pendimi dhe mbrojtja [nga 
mëkatimi]. Ajo ndryshket siç ndryshket një pasqyrë, dhe qartësia e saj arrihet me anët të 
kujtimit. Ajo zhvishet siç zhvishet trupi, dhe zbukurimi i saj është devotshmëria. Ajo uritet dhe 
etet siç uritet dhe etet trupi, dhe ushqimi dhe pija e saj janë dija, dashuria, mbështetja, pendimi 
dhe robërimiʺ. 
 

You might also like