You are on page 1of 3

PROJEKT

TEMA: Dhenia e ndihmes se pare

Lenda: Edukim fizik

KLASA XI
B
PUNOI: Anisa Bardhoshi
Shumica e lëndimeve ndodhin në shtëpi dhe gjatë aktiviteteve argëtuese.  Reagimi me shpejtësi dhe saktësi
mund të shpëtojë jetë në rast urgjence.  

Duke filluar nga tërheqjet muskulore dhe ënjtjet nga prerjet dhe gërvishtjet deri tek helmimi, përvëlimi dhe
djegia, gama e mundësive për të mbetur të lënduar është më të vërtetë e madhe.

Përcaktoni llojin dhe shkallën e lëndimit

Në mënyrë që të veproni siç duhet në rast urgjence, në fillim duhet të krijoni një pamje sa më të saktë të
lëdimit/plagosjes: çfarë lloji dhe sa i madh është ai? A ka gjakderdhje? A është e ndotur? Plagët e ndotura
trajtohen më mirë me pastrues të posaçëm për plagët. Një mënyrë tjetër alternative është që të derdhni ujë
të vakët mbi të. Nëse plaga është shumë e rëndë, gjakderdhja mund të ndalohet duke shtypur fort mbi të.

Bëni kontrollin e urgjencës

Nëse personi i lënduar/plagosur nuk është në gjendje që të flasë, ju duhet të përcaktoni me shpejtësi nëse
keni të bëni me humbje të vetëdijes, nëse frymëmarrja është normale, ose nëse personi nuk është duke
marrë frymë fare. Për ta bërë personin e lënduar/plagosur të vetëdijshëm, flitini me zë të lartë dhe shkundini
ata lehtësisht tek shpatullat. Nëse personi nuk përgjigjet, atëherë duhet të thërrsni për ndihmë, në mënyrë
që dikush të lajmërojë urgjencën apo edhe që të nxitojnë për të marrë defilibratorin.

Pozicionimi i qëndrueshëm në anë dhe shtypja e kraharorit

Në çdo rast duhet të siguroheni që rrugët e frymëmarrjes të jenë të lira. Shtriqni kokën drejt, vendosni një
dorë mbi ballë dhe tërhiqni mjekrën tjetër. Më pas duhet të kontrolloni nëse perceptoni frymëmarrje
normale. Nëse personi është duke marrë frymë normalisht, kthejeni atë në pozicion anësor të qëndrueshëm.
Nëse nuk vëreni frymëmarrje normale, duhet të filloni menjëherë shtypjen e gjoksit.

Aktivizioni defilibratorin

Nëse është i disponueshëm një defilibrator, ndizeni atë dhe ndiqni udhëzimet e përdorimit. Shtypjet e
kraharorit kryhen deri sa personi i lënduar/plagosur të fitojë vetëdije dhe të marrë frymë normalisht ose
prisni deri sa të arrijnë profesionistët e shpëtimit.

Në rast djegie

Nëse janë prekur vetëm zona të vogla, mjafton freskimi i


dorës/zonës së djegur për 10 minuta në ujë të rrjedhshëm të
freskët. Skuqja e lëkurës është tregues i djegies së shkallës së parë.
Nëse formohen fllucka është djegie e shkallës së dytë. Në rast
djegieje më të fortë ose më të thellë, personi duhet dërguar tek
një doktor ose një spital menjëherë ose duhet të telefononi
urgjencën.

Në rast helmimi 

Nëse dyshoni për helmim, duhet të pini ujë në vend të provokimit


të të vjedhurave. Një telefonatë tek shërbimi i urgjencës do t’ju
japë më shumë informacion rreth sesa e rrezikshme është ajo që
keni gëlltitur (për shembull, açeton për pastrimin e thonjve,
produkte pastruese etj). Problemi është kur nuk e dini me saktësi së çfarë keni gëlltitur. Edhe në rast se, ka
një rrezik djegieje kimike, duhet pirë ujë shpejt ose zona e prekur duhet të shpëlahet me ujë. Pastaj ju duhet
të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Në rast rreziku nga mbytja

Ju ka ngelur një halë peshku në trake? Si reagim i parë ju duhet të qetësoni personin që i ka ndodhur diçka
dhe të ndihmoni për të “hequr qafe” organizmin e jashtëm. Tek të rriturit, duhet përkulur pjesa e sipërme e
trupit përpara dhe të goditet me pëllëmbën e dorës në kurriz. Një foshnjë ose një fëmijë i vogël mund te
kthehet mbrapsht mbi kofshë dhe ti bihet lehtas në kurriz. Nëse asnjëra nga këto nuk funksionojnë, atëherë
duhet të njoftoni urgjencën në numrin 112.

Në çdo rast

Pavarësisht se cila është urgjenca, reaguesit e parë duhet të jenë proaktiv dhe aktiv dhe të qëndrojnë me
pacientin. Shpesh gjërat e vogla janë thelbësore për të shpëtuar një jetë njeriu

Qellimi kryesor i ndihmes se pare

- Nëse lëndimet e viktimës nuk janë serioze, dhe të pa mundshme të arrijë ekipi ndihmës së shpejtë
mjekësore mund të merret vendimi që transportohet me veturë private deri në entin shëndetësor.

- Por nëse gjendja shëndetësore e viktimës është e përkeqësuar nuk këshillohet të bëhet transporti, por të
pritet ndihma e shpejtë mjekësore por me kusht të jenë dy persona njëri vozitës, ndërsa tjetri në cilësinë e
përcjellësit të viktimës.

- Në kushte bashkëkohore përdoren mjetet e posaçme për


transport.

- Vetëm në raste të veçanta viktima mund të bartet me


veturë private, por me përcjellje.

- Nuk këshillohet që i sëmuri apo i lënduari të vozisë vetë,


kjo mundë të jetë vdekjeprurëse.

Ngrirja nga të ftohtitNgrohni pjesët e ngrira të trupit me ujë


në temperaturën 38-40 gradë C. Mos përdorni reflektorë
apo borsa me ujë të ngrohtë

DjegietPër të lehtësuar dhimbjet zhytet anësia në ujë të akullt. Mos hiqni rrobat e djegura. Çani flluskat e
lëkurës dhe vendosni mbi to pomadë ose vaj. Mbulojeni pjesën e djegur me garza të thata e të pastra. Në
djegiet e rënda çojeni pacientin sa më shpejt në spital.

Hemoragjia dhe plagët

Për të ndalur gjakderdhjen shtypni fuqishëm dy buzët e plagës me anë të dy gishtave të mëdhenj. Pastroni
plagën përreth duke u kujdesur të mos ngacmoni gjakun e mpiksur në të. Mbajeni të shtypur pjesën e
gjakosur me rrobë ose me një copë pambuk të pastër dhe bandazhojeni fort. Në se rrjedhja nuk pushon
vendosni garza sterile ose ndonjë rrobë të pastër, të hekurosur me hekur të nxehtë dhe shtrëngojeni fort me
dorë ose me fashaturë tjetër.

You might also like