You are on page 1of 1

ARTI NUK VDES KURRË POR LIND PËR TE TREGUAR TË

VERTETEN DHE TË BUKURËN.


Te flasësh per artin është nje gjë e madhe.Arti është procesi ose
rezultati i shprehjes së botës së brendshme te një njeriu qe e shfaq
nëpërrmjet muzikës, piktures, tingujve , ngjyrave dhe shume
elementeve te tjere.
Arti është krijues. Kreativiteti është aktiviteti proaktiv, i shpirtërit
të njerëzve. Ne art zakonisht njerëzit shprehin gjendjen e tyre
shpirtërore , mënyrën se si ndihen, pra te ndihmon te shprehësh
veten. Arti eshte i nevojshëm për njerëzimin si një mënyrë edukimi
shoqëror i individit, zhvillimit të tij emocional dhe intelektual,
prezantimit të tij në kolektiv përvoja me njerezit. Por, për të luajtur
këtë rol si një mjet i fuqishëm për shoqërizimin e individit, arti
duhet të jetë si jeta e vërtetë, domethënë, ai duhet të rikrijojë jetën
në integritetin e tij të vërtetë. .Roli I artit ne shoqëri lidhet
drejtpërdrejt me krijimin, grumbullimin, transferimin e vlerave
shpirtërore. Vlera është diçka që ka rëndësi pozitive. Mund të jetë
një objekt i jetës reale ose një fillim i imagjinueshëm.
Të futesh ne boten e artit është një gjë fantastike, e pa
krahasueshme. Përmban shume emocion, ndjenjë, duket sikur
qelizë e trupit po shprehin atë cfare ndjejnë. Fantazia arrin kufinjtë
e mundshëm dhe e kthen në një krijim, prandaj quhet krijim artistik.
Behet pjesë e jotja ne cfaredo lloj mendimi. Ndihmon ne
komunikimin midis njerëzve, dhe si një instrument i ndriçimit të
tyre, pasurimi i njohurive të tyre për botën dhe për veten e tyre, si
një mënyrë për të edukuar një person në bazë të një sistemi të
veçantë të vlerat. Arti eshte arkitekturë, skulpturë, pikturë, muzikë,
poezi.
Arti në çdo kohë eshte riperterites i vlerave dhe qëllimeve
njerëzore. Nëpërmjet artit nxjerrim ne pah domethënien
njerezore,me boten qe të rrethon. Arti nuk vdes kurrë por
gjithmonë sa vjen bëhet me I vertet, lind dhe rilind vetveten ne
zemra e cdo njeriu.

You might also like