You are on page 1of 48

PUNA PRAKTIKE NË TEREN

Student : Gjenana Gashi Gr.3


Profesor : Zekë Islamaj
ID : 161738185
Prishtinë, 2021
PËRMBAJTJA E PREZENTIMIT FINAL
1. Informatat mbi ndërtesën.
2. Lokacioni i gjerë.
3. Lokacioni i ngushtë.
4. Situacioni.
5. Skema e Rregullimit të Punishtës.
6. Paramasa dhe Parallogaria për pozicionet e mbikëqyrura.
7. Plani Dinamik i kryeres së punimeve për pozicionet e mbikëqyrura.
8. Pozicionet e mbikëqyrura.
9. Materiali nga Tereni - Raportet: 1. Siguria në punë, 2. Progresi i
punimeve, 3. Vërejtjet Gjendja (të gjitha të ilustruara me foto).
10. Pjesë (Material) nga Projekti në punishtë (sipas nevojës - dëshirës).
11. Ditari i Ndërtimit për secilën vizitë në teren.
12. Libri i Ndërtimit, për disa pozicione të realizuara.
13. Raportet mbi punët.
14. Analiza dhe raste për shqyrtim nga tereni.
15. Konkluzioni.
1. INFORMATAT MBI NDËRTESËN

Ndërtesa ‘‘ EURO STIL ’’ gjendet në qytetin e Istogut , Rr. ‘‘ Shaban Manaj ’’.
Investitor : ‘‘ Euro Stil ’’ sh.p.k.
Pronar : Shefqet Kabashi, Ylber Blakaj
Destinimi i ndërtesës : Banim kolektiv me afarizëm
Etazhiteti : B+P+5K+KT
Themelet : Themel pllakë me trashësi d=80cm
Muret - Muret e bodrumit dhe bërthamës së shkallëve dhe ashensorëve janë të armuara me armaturë
S400-500 dhe të betonuara me beton C25-30.
Konstruksioni meskat – Konstruksioni meskat është i armuar me S400- 500 në te gjitha katet si pllaka
masive beton-arme.
Sipërfaqja e përgjithshme e Ndërtesës : 64194,59 m2
Bodrumi : 754,38 m2
Përdhesa : 758,70 m2
Kati - I : 776,76 m2
Kati - II : 776,76 m2
Kati - III : 776,76 m2
Kati - IV : 776,76 m2
Kati - V : 776,76 m2
Kati i tërhjekur : 797,71 m2
INFORMATAT MBI NDËRTESËN

Konstruksioni : Sistem Skeletor (Traje, Shtylla, nga materiali i betonit të armuar të klasës C25-30.
Konstruksioni meskat është përvetësuar si konstruksion i plotë, pra, pllakë masive, gjersa në katet e banimit
konstruksioni meskat është paraparë të jetë fert-konstruksion.
Elementet mbajtëse në konstruksionin e objektit janë shtylla, trajet dhe pllaka ndërkatëshe.
Të gjitha pozicionet konstruktive që ndërtohen me beton-arme sipas llogarisë statike janë ndërtuar me
klasë betoni të unifikuar C25-30 dhe armaturë S400-500 dhe S500-600.
Shtyllat janë të dimensioneve : 30cm x 80cm, në disa nivele ndryshojnë 25cm x 80cm, 25cm x 100cm,
25cm x 120cm, Kulmi është i rrafshët me një ramje prej 2% dhe është nga alumini.
Materialet e përdorura : Beton, Beton Arme, Blloqe nga argjila e pjekur d=25cm, Izolimi i pllakave të
terasave dhe atikës bëhet me SUKOFLEX dhe me shtresë izoluese SuperFlex Mineral 5 me saldim -25
+1000, Olluqet 40cm janë punuar nga alumini i patonuar.
Fasada Strukturale - Pjesa e përparme e objektit, përdhesa dhe kati do mbyllen me fasadë qelqi dhe
FASADË SOLARE.
Të gjitha dyshemetë në objekt duhet të jenë notuese dhe punohen në këto shtresa: konstruksioni meskatësh
nga BA (pllakë solide dhe fert – pllakë) shtresa e termoizolimit URSA, PVC folia dhe shtresa e Estrihut të
armuar si dhe shtresa finale e dyshemesë.
2. LOKACIONI I GJERË
Lokacioni gjendët në qytetin e Istogut, përkatësisht në rrugen ‘‘ Shaban Manaj ’’ dhe ndodhet menjëherë
mbrapa komunes së Istogut. Relacioni me qendren e qytetit ; 2 minuta – 4 minuta në këmbë.

LEGJENDA

Parcela e Objektit
Komuna e Istogut
B+P+
Qasja nga rruga 5
tek ndërtesa
Rruga kryesore

Qendra e Qytetit
3. LOKACIONI I NGUSHTË

DISTANCA 120m
Rrugë me mundësi çasje në lokacion

PARCELA E OBJEKTIT

KOMUNA E ISTOGUT KOMUNA E PARCELA E


ISTOGUT OBJEKTIT
4. SITUACIONI

SITUACIONI I GJERË SITUACIONI I NGUSHTË N


5. SKEMA E RREGULLIMIT TË PUNISHTËS

N
6. PARAMASA DHE PARALLOGARIA
7. PLANI DINAMIK I KRYERJËS SË PUNËVE
8. POZICIONET E MBIKËQYRURA

ë
9. MATERIAL NGA TERENI

1. – Siguria në punë,
2. – Progresi i punimeve
3. – Vërejtjet mbi punimet
dhe organizimin e punishtës
MATERIAL NGA TERENI
1. – Siguria në punë,
Siguria në punë nuk ishte në nivelin e duhur duke filluar që nga mungesa e tabelës sinjalizuese për rreziqe
të mundshme gjatë ndërtimit, gjë që vërehët që nga vizita e parë në punishte. Gjithashtu në punishte
mungojnë edhe aparatet për shuarjen e zjarrit.

Libri për vizitorë


duhet siguruar dhe
duhet ndaluar
hyrja në punishte
nga vizitorët nëse
nuk posedojnë
mjetet mbrojtëse.

Mungesa e rrethojave të punishtës dhe mungesa e tabelës informuese

Mungesa e rrethojave shkakton që persona të paautorizuar të futen në punishte, përfshirë edhe qytetarë të
rastit të cilët kalimthi mund të futen në punishte dhe kështu mund edhe të vidhen materialet e ndërtimit.
MATERIAL NGA TERENI
1. – Siguria në punë,

Pas demontimit të
kallëpeve, pahitë janë
lënë në tokë dhe nuk janë
skajuar në ndonjë vend ku
nuk paraqesin pengesë
për kryerjen e punëve,
dhe si pasojë e mos
pastrimit të punishtës,
rrezikohen punëtorët dhe
vizitorët pasi kallëpet
përmbajnë edhe gozhda.
Dominon kaosi i rrëmujës dhe papastërtisë.
MATERIAL NGA TERENI
1. – Siguria në punë,

Si vërejtje tek siguria në punë duhet cekur tek punëtoret që nuk përdornin në të
shumtën e rasteve helmeten mbrojtëse dhe dorezat gjatë progresit të punimeve , e
që rrezikon dukshëm jetën e punëtoreve mungesa e këtyre paisjeve mbrojtëse.

Sidomos gjatë
demontimit të pahive
është i domosdoshëm
perdorimi i helmetës
dhe mungesa
shkakton rrezik të
madh dhe punëtori
nuk e përfill këtë
obligim siç shihet
edhe në foto.
MATERIAL NGA TERENI
1. – Siguria në punë,

Mos siguria tek kafazi i ashensorit.


Domosdoshmërisht duhen
siguruar rrethoja tek
shkallët dhe tek ashensori
pasi në mungesë të tyre
mund të vie shumë leht
tek ndonjë fatalitet.

Mungesa e rrethojave Mungesa e rrethojave


tek shkallët. tek ashensori.
MATERIAL NGA TERENI
1. – Siguria në punë,

Nuk ka banjo/Wc për nevoja


fiziologjike të punëtorëve si
dhe nevoja higjienike.

Mungojnë perdet
mbrojtëse/rrethojat
tek ballkonet.

Mungon boxi/kutia e
ndihmës së shpejtë.
Nuk ka prezencë të sigurimit fizik në punishte. Ka mungesë të numrit të
Kushdo mund të hyjë në punishte. paisjeve mbrojtëse për të
Materialet në vend të hapur për gjithë stafin e punëtorëve si
secilin qytetar. dhe për vizitorë të punishtës.
MATERIAL NGA TERENI
2. – Progresi i punimeve

Përgaditja dhe vendosja e pahive dhe mbajtësve vertikal (shtyllave të çelikut) për
betonimin e pllakës Beton Arme të konstruksionit të meskatit, ku kuota e nivelit është
h=3.80m sipas projektit. Trashësia e pllakës është sipas projektit të statikes t=20cm.
MATERIAL NGA TERENI
2. – Progresi i punimeve

Përgaditja e armaturës për armimin e shkallëve në


katin e parë ku kuota e nivelit është h=3.80m.

Prerja,lakimi dhe montimi i armaturës së


shkallëve sipas projektit të statikës ku
trashësia e shkallëve është t=15cm.
MATERIAL NGA TERENI
2. – Progresi i punimeve

Armimi i trajeve të pllakës, kati i katërt(4), lamela A, stafat me armaturë 8mm të ndara në
dy zona : Zona e poshtme (4 16mm) dhe Zona e sipërme (3 16mm) + përforcimet.
MATERIAL NGA TERENI
2. – Progresi i punimeve

Pikëtimi i shtyllave me prerje tërthore në formë drejtkëndëshi me dimensione


25cm x 80cm, 25cm x 100cm, 25cm x 120cm dhe mureve të katit të tretë (3),
kuota e lartësisë h=9,80m.

Prerja dhe lakimi i


armaturës për shtyllat
beton arme, lamela A,
kati i tretë, aksi 2, niveli
h=9,80m , sipas
projektit të statikës -
planit të armaturës.
MATERIAL NGA TERENI
2. – Progresi i punimeve

Armimi i shtyllave 25cm x 80cm , me 10 16 + 4 12, stafat 8/10cm, shtyllat me dimens. 25cm x 100cm me
10 16 + 6 12, stafat 8/10cm, shtyllat me dimens. 25cm x 120cm , me 10 16+6 12, stafat 8/10cm.
MATERIAL NGA TERENI
2. – Progresi i punimeve

Lidhja e armaturës për shtyllat me dimensione 30cm x 80cm


Lidhja e armaturës së mureve të kthines së
me prerje tërthore në formë drejtkëndëshi për katin e tretë
ashensorit dhe shkallëve për katin e tretë (3),
(3), lamela A, aksi 2, me kuotë niveli +9.80m , kallëpimi i
kuota +9.80m.
shtyllave drejtkëndëshe në nivelin e lartësisë h=+9.80m.
MATERIAL NGA TERENI
2. – Progresi i punimeve

Betonimi i shtyllave të betonit me dimensione 30cm x 80cm , shkallëve dhe


kafazit të ashensorit për katin e tretë (3) me kuotë niveli h = +9.80m me
klasën e betonit C=25/30, betoni nga fabrika e prodhimit, vendosja e
betonit me pompë dhe vibrimi i betonit me vibratorë dore.
MATERIAL NGA TERENI
2. – Progresi i punimeve

Përgatitja e pahisë në konturë për pllakën mbi katin e katërt(4) me trashësi të pllakës d=20 cm,
lamela A, kuota e nivelit, h=+12.80m.
Përgatitja e pahisë për shkallët, lamela A, kati i katërt(4), kuota e nivelit, h=+12.80m.
Armimi i shkallëve për katin e katërt(4), lamela A, me kuotë niveli h=+12.80m.
MATERIAL NGA TERENI
2. – Progresi i punimeve

Muratimi i murëve të jashtme me blloka prej argjile, me trashësi d=25cm, termo bllok me
dimensione : 25cm x 25cm x 40cm në katin e dytë me kuotë niveli h=6,80m. Për material
lidhës gjatë muratimit është përdorur llaqi vazhdues me bazë prej çimentos.
MATERIAL NGA TERENI
2. – Progresi i punimeve

Muratimi i mureve ndarëse , të brendshme, ku janë përdorur blloqet prej argjilës së pjekur me
dimensione : 12cm x 25cm x 20cm. Trashësia e mureve është d= 12cm, kurse për material
lidhës është përdorur llaqi vazhdues me përbërje sipas projektit.
MATERIAL NGA TERENI
3. – Vërejtjet mbi punimet

Materiali ndërtimor :
Vendosja e zallit dhe
Zhavori gjatë ditëve
çimentos në pjesën
me reshje atmosferike
hyrëse të objektit.
nuk mbulohet.
MATERIAL NGA TERENI
3. – Vërejtjet mbi punimet

Gjatë murimit, nuk


janë respektuar
rregullat për
murim sepse fugat
horizontale kanë
qenë më shumë
sesa 1cm.

Armatura e korroduar (ndryshkur).

Duhen siguruar armatura të reja dhe menjëherë duhen


zëvendesuar armaturat që duken në foto.
MATERIAL NGA TERENI
3. – Vërejtjet mbi punimet

Llaqi për muratim i


kualitetit të dobët.

Nuk ka fare
fuga në disa
prej blloqeve.
MATERIAL NGA TERENI
3. – Vërejtjet mbi punimet

Devijimi i trajeve në disa raste ku trajet nuk mbështeten në


aks të shtyllës mirëpo në skaje të shtyllës.
MATERIAL NGA TERENI
3. – Vërejtjet mbi punimet

Gjatë betonimit të shtyllave ka


pasur vonesa në furnizim deri në 30
minuta. Andaj, duhet planifikuar më
mirë procesi i betonimit.
MATERIAL NGA PROJEKTI

PRERJA B-B
PRERJA A-A
10. MATERIAL NGA PROJEKTI FASADAT
MATERIAL NGA PROJEKTI
PERSPEKTIVA

RENDERAT
11. DITARI I NDËRTIMIT (1-4)
DITARI I NDËRTIMIT (5-8)
DITARI I NDËRTIMIT (9-10)
12. LIBRI I NDËRTIMIT (1-3)
LIBRI I NDËRTIMIT (4-5)
13. RAPORTET
Raporti Nr. 01
RAPORTET
Raporti Nr. 02
RAPORTET
Raporti Nr. 03
RAPORTET
Raporti Nr. 04
RAPORTET
Raporti Nr. 05
14. ANALIZA DHE RASTE PËR SHQYRTIM NGA TERENI
15. KONKLUZIONI

Lënda ‘‘Puna Praktike në Teren’’ - është shumë e qëlluar dhe mjaft me vend pasi ndihmon në
zhvillimin e njohurive të termeve të ndryshme arkitektonike që jemi njoftuar deri me tani duke i
parë dhe duke u njohur me to në realizim, pra, në praktikë.
Vizitat e vazhdueshme javë pas jave në teren, ndihmojnë në njohjen më të thellë dhe më
kuptimplotë të punëve të ndryshme konstruktive që zhvillohen hap pas hapi duke ndihmuar kështu në
lehtësimin dhe aftësite projektuese të studentëve gjatë jetës profesionale.
Ne si arkitektë të rinjë, gjatë shqyrtimit të punëve në teren, arrijmë të bëjmë dallimin në mes të asaj
që është e shkruar (kontraktuar sipas projektit) dhe asaj që zhvillohet në realizim.
Vlen të përmendet edhe përfitimi i përgjegjësisë në plotësimin e dokumentacioneve të përshkrimit
të punëve ndërtimore që janë të obligueshme, por, që jo gjithmonë përfillen nga
mbikëqyrës/udhëheqës të punishteve.
Pra, Praktika Profesionale ka shumë benefite, siç janë cekur edhe më lartë disa prej tyre, mirëpo,
rrugëtimi ynë përgjatë këtyre muajve të analizimit të punëve në teren nuk do ishte aq i veçantë
nëse në ligjërim të kësaj lënde nuk do kishim një profesor aq të përkushtuar sikurse Zekë Islamaj, i
cili gjithmonë është munduar të na bëjë sa më të lehtë procesimin e lëndës, andaj në veçanti
falënderime të sinqerta dhe respekte për bartësin e kësaj lënde.
FALEMINDERIT PËR VËMENDJËN TUAJ !

You might also like