You are on page 1of 1

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: 3 Klasa:VI

Tema mësimore: Situata e të nxënit: Në mjedisin ku jetojmë.


Ndërhyrja e njeriut në mjedis. Materialet e ndërtimit të shkollës, shtëpive, rrugëve etj
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalët kyçe:
mësimore:  Gërmim = çarje e vendit për të
 Identifikon raste tëndotjes së mjedisit nga njeriu; marrë materiale siç janë gurët, gurët
 Ilustron me shembuj realë ndikimin pozitiv dhe negativ gëlqerorë, argjila etj.;
të njeriut në mjedis;  Shpyllëzimi = prerja e drurëve në
 Sugjeron mënyra për ruajtjen e mjedisit nga ndotja. sipërfaqe të mëdha.
Burimet: Teksti Biologjia 6. Lidhje me fushat kurrikulare:
Figura me foto të ndërtesave të ndryshme. Shoqëria dhe mjedisi, TIK.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bashkëbisedim, punë në grup, punë e pavarur.
Veprimtari 1: Bashkëbisedim me pyetje – përgjigje:
1) Prej çfarë materiali është ndërtuar shtëpia juaj?
2) Po shkolla? Ilustrimi i materialeve bëhet duke u mbështetur në figurat e tekstit.
3) Nga vijnë materialet e ndërtimit? Përqëndrohemi te “gërmimi”.
4) Pse na nevojitet gërmimi?
5) Thuaj dy gjëra që marrim nga gërmimi?
6) Çfarë mendon se shkakton gërmimi në mjedisin lokal?
7) Shkruaj dy mënyra se si m und të riparojmë dëmin e shkaktuar nga gërmimi.
Veprimtari 2: Vëzhgo disa foto të mjediseve me drurë të prerë.
Bashkëbisedim me pyetje – përgjigje:
1) Pse na duhen drurët?
2) Jepni një arsye pse janë prerë pyjet?
3) Çfarë i ndodh Tokës kur priten drurë në sipërfaqe të mëdha?
4) Thoni një mënyrë për tëpakësuarndikimet e shpyllëzimit.
Veprimtari 3: Diskutim në grupe:
Grupi 1. Si ndikon në mjedis hedhja e mbeturinave?
Grupi 2. Si e dëmton mjedisin ndotja e ujit?
Punë e pavarur: Plotësim i tekstit të nxënësit: Ushtrimi “e vërtetë, e gabuar”.
Vlerësimi:
 Argumentimin e rëndësisë së zvogëlimit të shpyllëzimit, ndotjes së ujit dhe gërmimive.
Detyrë shtëpie: Krijoni një fletëpalosje në lidhje me masat që duhen marrë për kujdesin ndaj zvogëlimit të ndotjes
së ujit, shpyllëzimit dhe gërmimeve pa kujdes.

You might also like