You are on page 1of 1

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: 3 Klasa:VI

Tema mësimore: Situata e të nxënit: Në mjedis.


Çfarë kemi mësuar rreth kujdesit për mjedisin? Ndikimet negative dhe pozitive të njeriut
në mjedis.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyçe:
temës mësimore:  Të rrezikuar;
 Përforcon konceptet kryesore në lidhje me mjedisin;  Ndotje;
 Reflekton për mjedisin;  shi acid;
 Diskuton mbi arritjet dhe dobësitë për mjedisin.  energji e ripërtëritshme.
Burimet: Teksti Biologjia 6 Lidhje me fushat kurrikulare:
Mjete: interneti, foto mjedisesh të ndotura. Shoqëria dhe mjedisi, TIK.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bashkëbisedim, vëzhgim, punë në grupe.
Orientoj nxënësit të plotësojnë në fletë pune rubrikën:
Çfarë kemi mësuar rreth kujdesit për mjedisin, sipas tri çështjeve kryesore:
A. Kujdesi për botën tonë (tre pyetje):
1. Çfarë mund të bësh për të mbrojtur mjedisin?
2. Si e zbulojnë shkencëtarët se ka kafshë të rrezikuara?
3. Cilat veprimtari të njeriut mund të kenë efekt negativ në mjedis?
B. Ndërhyrjet e njeriut në mjedis (katër pyetje):
1. Trego dy ndikime të dëmshme që ka ndotja në mjedis.
2. Çfarë ndikimi ka në Tokështimi i efektit serë?
3. Cilat janë dy gaze që shtojnë efektin serë?
4. Thuaj dy veprimtari të njeriut që kanë ndikim negativ në mjedis.
C. Kujdesi për mjedisin (5 pyetje):
1. Si mund të prodhojmë energji pa e dëmtuar mjedisin?
2. Çfarë kuptojnë shkencëtarët për prodhim miqësor të energjisë në mjedis?
3. Çfarë mund të riciklosh?
4. Përmend dy probleme që shkaktojnë mbeturina.
5. Mendo dy mënyra për t’u kujdesur për mjedisin.
Vlerësimi:
 Çfarë kanë arritur nxënësit të vlerësojnë veten;
 Plotësimin erubrikave të reflektimit;
 Shkrimin e saktë të përgjigjeve që dhanë.
Detyrë shtëpie: Kujtoj nxënësit për përgatitjen e veprimtarisë për kujdesin ndaj mjedisit.

You might also like