You are on page 1of 32

1

STRUKTURAT E
KONTROLLIT
LEKSIONI 4
2 AVANTAZHET E PARAQITJES SË ALGORITMIT ME
ANË TË BLLOK-SKEMAVE.

Bllok-skema është paraqitja në mënyrë grafike e hapave të një algoritmi që realizon zgjidhjen e një
problemi.Avantazhet e përdorimit të bllok-skemave janë:
1. Të kuptuarit logjikë- Duke qënë se bllok-skema paraqet grafikisht veprimet që do të kryhen,
logjika e përdorur për zgjidhjen e problemit mund të kuptohet lehtësisht. Simbolet e përdorura
tregojnë veprimet dhe radhën e kryerjes së tyre. Strukturat kryesore të kontrollit mund të
shikohen grafikisht te bllok-skemat.
2. Komunikimi- Duke qënë se logjika e programit shprehet në mënyrë grafike komunikimi i saj
ndërmjet njerëzve të profileve të ndryshme është më i lehtë sesa paraqitja e zgjidhjes në një
gjuhë programimi sepse jo të gjithë mund të kenë njohuri të gjuhës së programimit.
3 AVANTAZHET E PARAQITJES SË ALGORITMIT ME
ANË TË BLLOK-SKEMAVE

3. Lehtësia në programim- Bllok-skemat shërbejnë si guide për programuesit të cilët i


përkthejnë ato në një gjuhë programimi. Nëpërmjet tyre programuesit mund të ndërtojnë
programe në gjuhë të nivelit të lart pa gabime dhe shumë shpejt.
4. Dokumentimi- Bllok-skemat shërbejnë si një mjet i mirë për dokumentimin e programit
4 DISAVANTAZHET E PARAQITJES SË ALGORITMIT ME
ANË TË BLLOK-SKEMAVE

1. Kompleksiteti- Kur programi është shumë i madh bllok-skema e ndërtuar për të


mund të jetë deri në disa faqe. Kuptimi i logjikës së një bllok-skeme të tillë bëhet shumë
i vështirë.
2. Vështirësia për tu modifikuar- Ndryshime të vogla të ndonjë prej simboleve të
bllok-skemës mund të kërkojnë rindërtimin e saj.
5 PSEUDOKODI

Pseudokodi eshte nje gjuhe e ngjashme me gjuhen tone natyrore e cila perdoret per te pershkruar
logjiken e nje algoritmi. Perbehet nga dy fjale: pseudo + kod.
• Pseudo ka kuptimin imitim kurse code i referohet instrunksioneve te nje gjuhe programimi.
Pseudokodi nuk i bindet rregullave sintaksore strikte duke i dhene mundesi programuesit qe te
fokusohet te logjika e algoritmit pa u shqetesuar per programet sintaksore.
6 PSEUDOKODI

Rregulla te shkrimit te programeve ne pseudokod:


➢ 1. Cdo instruksion ne pseudokod duhet te shkruhet ne nje rresht me vete
➢ 2. Fjalet kyce duhet te shkruhen me shkronja kapitale.
➢ 3. Pseudokodi duhet te jete i tillë qe ta beje sa më të lehtë kalimin në një gjuhë programimi.

• Algoritmet mund te konvertohen nga paraqitja me bllok-skema ne paraqitjen me


pseudokode.
7 STRUKTURAT E KONTROLLIT

Te bllok-skemat radha e kryerjes së etapave përcaktohej me anë të shigjetave, kurse në pseudokod kjo gjë
realizohet me anë të atyre që quhen struktura të kontrollit.
Përgjithësisht instruksionet e një programi nuk ekzekutohen në mënyrë sekuenciale. Në varësi të logjikës
së zgjidhjes mund të merren vendime ose të përsëriten një bashkësi veprimesh.
Struktura e programit e cila përcakton radhën e ekzekutimit quhet “Strukturë kontrolli”. Struktura e
kontrollit vlerëson një shprehje dhe në varësi të rezultatit të saj përcakton veprimin e radhës.
8 LLOJET E STRUKTURAVE TE KONTROLLIT

Kemi tre lloje strukturash kontrolli:


➢ 1. Struktura e njëpasnjëshme ose sekuenciale- në këtë strukturë instruksionet
ekzekutohen në mënyrë lineare nga fillimi në fund.
➢ 2. Struktura Selektive- në këtë strukturë merren vendime në varësi të vlerësimit të një kushti.
➢ 3. Struktura iterative ose përsëritëse- Ekzekuton një bashkësi instruksionesh në mënyrë të
përsëritur derisa të plotësohet një kusht I dëshiruar.
9 STRUKTURA E NJËPASNJËSHME

• Në këtë strukturë veprimet ekzekutohen në mënyrë të njëpasnjëshme nga lart-poshtë. Një stukturë e
tillë përmban zakonisht proçesim dhe veprime I/O.
10 SHEMBULL
TË GJENDET SHUMA E DY NUMRAVE A, B DHE TË AFISHOHET REZULTATI
11 STRUKTURA SELEKTIVE

• Struktura selektive vlerëson një kusht logjik përgjigja e të cilit mund të jetë Po (true) ose Jo
(false).
• Veprimi I radhës që do të ekzekutohet përcaktohet në varësi të kësaj përgjigjeje.
STRUKTURA
12
SELEKTIVE NQS-ATËHERË
STRUKTURA NQS-ATËHERË ËSHTË SHEMBULLI MË I THJESHTË I STRUKTURAVE TË
KONTROLLIT
13 STRUKTURA SELEKTIVE NQS-ATËHERË

Struktura NQS-ATËHERË vepron në këtë mënyrë:

• Kur kushti logjik vlerësohet si true (është i vërtetë) atëherë ekzekutohet Bllokshprehjesh1 dhe
pas tij Bllokshprehjesh2, por në qoftë se kushti logjik nuk është i vërtetë (vlerësohet false)
atëherë Bllokshprehjesh1 nuk merret parasysh por ekzekutohet shprehja që pason strukturën
IF Bllokshprehjesh2.
SHEMBULL
14
TË NDËRTOHET NJË ALGORITËM QË GJEN RRËNJËN KATRORE TË NJË NUMRI NË
QOFTË SE NUMRI ËSHTË POZITIV
15 STRUKTURA NQS-ATËHERË-PËRNDRYSHE
16 STRUKTURA NQS-ATËHERË-PËRNDRYSHE

Struktura NQS-ATËHERË-
PERNDRYSHE vepron në këtë mënyrë:
Kur kushti logjik vlerësohet si true
(është i vërtetë) atëherë ekzekutohet
Bllokshprehjesh1 dhe Bllokshprehjesh2
nuk merret parasysh, ne te kundert
ekzekutohet Bllokshprehjesh2 dhe
Bllokshprehjesh1 nuk merret parasysh.
Pas ekzekutimit te njerit prej blloqeve
kontrolli i ekzekutimit kalon te veprimi
qe eshte jashte struktures NQS-
PERNDRYSHEATEHERE.
SHEMBULL
TË NDËRTOHET NJË ALGORITËM QË GJEN DHE AFISHON RRËNJËN KATRORE TË NJË NUMRI NË
17
QOFTË SE NUMRI ËSHTË POZITIV, NË TË KUNDËRT AFISHON MESAZHIN “NUMRI ËSHTË
NEGATIV“.
ZGJEDHJET E SHUMËFISHTA-
STRUKTURAT
18 IF TË NDËRTHURURA

• Ne qofte se duam te bejme nje


zgjedhje e cila varet nga nje
zgjedhje tjeter atehere nuk
mund te perdorim strukturen
NQS-ATEHERE-PERNDRYSHE.
Ne kete rast do te perdorim nje
strukture kontrolli te
shumfishte. Ne kete strukture
NQS-ATEHERE do te pasohet
nga nje strukture
PERNDRYSHENQS.
19 STRUKTURA ITERATIVE
STRUKTURA PERSERITESE GJERSA-BEJ

• Nje bashkesi veprimesh perseriten per aq kohe sa eshte I vertete kushti.


• Formati i ciklit GJERSABEJ eshte:
Ne qofte se kushti eshte I vertete
ekzekutohet Bllok-shprehjesh1 dhe pastaj
testohet perseri kushti. Ne momentin qe
kushti vleresohet si jo I vertete dilet nga
cikli dhe kontrolli kalon te shprehja qe
pason ciklin Bllok-shprehjesh2. Ne qofte se
Bllok-shprehjesh1 permban disa veprime
atehere ne pseudokod perdoren fjalet fillim
dhe fund per ti grupuar ato
SHEMBULL
20
TË NDERTOHET PROGRAMI NE PSEUDOKOD QE AFISHON
SHUMEN E NUMRAVE NATYRORE NGA 1 DERI NE 50

Trupi I ciklit-Instruksionet që ndodhen


Brenda tij do të ekzekutohen për aq
kohë sa kushti K<=50 të jetë I vërtetë.

Në rast të kundërt (që kushti nuk


është më I vërtetë) dilet nga cikli dhe
ekzekutohen instruksionet me rradhë
Jashta trupit të ciklit
21
22 STRUKTURA PËRSËRITËSE BEJ-GJERSA

• Ky cikel eshte i ngjashem me ciklin


GJERSA-BEJ, ndryshimi ndermjet tyre
eshte se te cikli BEJ-GJERSA
ekzekutohet njehere trupi I cikli pastaj
testohet vertetesia e kushtit logjike.
Kur perdoret cikli BEJ-GJERSA trupi I
ciklit ekzekutohet te pakten njehere.
Formati i ciklit BEJ-GJERSA eshte:
23 STRUKTURA PËRSËRITËSE PER

• Cikli PER perdoret per te


perseritur nje instrunksion
ose nje bashkesi
instruksionesh nje numer te
caktuar heresh. Formati I ciklit
FOR eshte:
24 ELEMENTËT E STRUKTURËS PËRSËRITËSE PER

• index –eshte nje variable numerik cili njihet si variabel ciklik.


• vlere fillestare - eshte vlera fillestare qe I jepet variablit index, mund te jete konstante
ose shprehje.
• vlere perfundimtare- eshte vlera kufi per variablin index, mund te jete konstante ose
shprehje.
• H-eshte hapi I modifikimit te variablit ciklike.
STRUKTURA PËRSËRITËSE PER
25

• Cikli PER funksionon ne kete menyre:


➢Inicializohet variabli ciklik me nje vlere fillestare, pastaj
➢krahasohet vlera e variablit ciklik me nje vlere perfundimtare me ane te nje operatori
krahasimi.
➢Ne qofte se shprehja e krahasimit vleresohet si true atehere ekzekutohet bllok-
instruksionesh1 dhe modifikohet vlera e variablit ciklik duke I shtuar vleren e hapit H.
➢Testohet perseri vlera e re e variablit ciklike me vleren perfundimtare, ky proces
perseritet derisa shprehja e krahasimit te vleresohet si false.
➢Ne momentin qe kjo shprehje vleresohet si false dilet nga cikli dhe vazhdohet
ekzekutimi I Bllokinstruksionesh2.
26 USHTRIME

1. Cilat jane 3 strukturat e kontrollit?


2. Cilat jane vlerat e mundshme qe mund t’i japim nje variabli?
3. Cfare eshte nje konstante?
4. Cilat jane dy menyrat e paraqitjes se algoritmave?
5. Cilat jane avantazhet dhe disavantazhet e perdorimit te bllok-skemave per paraqitjen e
algoritmeve?
6. Cili eshte ndryshimi ndermjet struktures iterative BEJ…GjERSA dhe GJERSA…BEJ?
27 USHTRIME

1. Te shkruhen numrat nga 5 te 1 ne rendin zbrites duke perdorur ciklin Gjersa


2. Te ndertohet nje algoritem qe afishon numrat nga N ne 1, ku vlera e N merret si input nga
perdoruesi.
3. Te ndertohet bllokskema dhe pseudokodi I nje algoritmi qe llogarit prodhimin e 5 numrave
te pare tek.
28 USHTRIM 4

Te ndertohet nje algoritem qe lexon notat e nje studenti ne 6 lende dhe afishon
mesataren e tij.
29 USHTRIM 5

Ne ndertohet algoritmi qe lexon N numra dhe afishon me te madhin e tyre.


30 USHTRIM 6

Te ndertohet nje algoritem qe lexon N numra nga perdoruesi dhe afishon se sa


prej tyre plotepjestohen me numrin 5.
31 USHTRIM 7

Ndertoni nje algoritem qe lexon nje numer N nga perdoruesi dhe afishon
ekuivalentin binar te tij
32 PYETJE?

You might also like