You are on page 1of 56

Shtator – Dhjetor

2022

KUVENDI DHE DEPUTETËT


ROLI KUSHTETUES, BILANCI DHE KODI I SJELLJES
KUVENDI DHE DEPUTETËT
ROLI KUSHTETUES, BILANCI DHE KODI I SJELLJES
Shtator – dhjetor 2022

Tiranë, 2023

Page 1 of 54
Drejtues i projektit
Afrim Krasniqi

Autorë të raportit
Altin Gjeta
Eno Muja
Rudina Niklekaj
Brunilda Duriçi
Juljana Bilbilaj
Silvana Jaupaj
Rigels Xhemollari

Kopertina dhe dizajni


M&P Studio

ISBN ISBN 978-9928-4694-9-6

Projekt i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim

Mendimet dhe pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë përgjegjësi e ISP dhe nuk përfaqësojnë
domosdoshmërisht pozicionin zyrtar të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Page 2 of 54
PËRMBAJTJA E LËNDËS

1. Hyrje

2. Gjetjet kryesore të raportit


2.1. Rekomandimet

3. PARLAMENTI NË KATËR MUAJ: BILANCI POLITIK


3.1. Procesi ligjvënës dhe roli Kushtetues
3.2. Praktikë unikale: 6 deputetë dorëzojnë mandatet
3.3. Komisionet dhe problematikat e funksionimit
3.4. Ligjërimi denigrues dhe standardet e penalizimit disiplinor
3.5. “Të gjithë me nga një Rregullore”
3.6. Aktet publike që nuk bëhen publike
3.7. Nismat ligjevënëse: midis përmbajtjes dhe formalitetit
3.8. Vonesat, problematikat dhe praktikat zgjedhore në Kuvend
3.9. Konflikti i interesit? Asnjë deklarim në Regjistër
3.10. Interpelancat dhe problematika në zhvillimin e tyre
3.11. Kërkesa për informacion: 43 kërkesa nga 22 deputetë
3.12. Bonusi financiar për deputetët dhe transparenca e munguar

4. VLERËSIMI PËR NIVELIN E EFIKASITETIT TË DEPUTETËVE


4.1. Deputetët më efektivë në parlament
4.2. Deputetët në fundin e listës së efektivitetit në parlament
4.3. Deputetët më aktivë sipas përkatësive politike
4.4. Përfaqësimi në nivel qarku: Fieri në krye, Shkodra në fund
4.5. Rezultatet bazuar në ndarje gjinore dhe modelet pozitive referuese

5. ANGAZHIMI I DEPUTETËVE PËRMES FJALIMEVE


5.1. Fjalimet: deputetët aktivë dhe ata “që folën me heshtje”
5.2. Deputetët që zgjodhën të heshtnin në seancat plenare

Page 3 of 54
5.3. Ministrat më aktivë dhe jo aktivë në parlament

6. MARRËDHËNIET ME INSTITUCIONET KUSHTETUESE DHE TË PAVARURA


6.1. Marrëdhënia e Kuvendit me institucionet e pavarura të drejtësisë
6.1.1. Zgjedhja e një anëtari të Këshillit të Lartë të Prokurorisë
6.1.2. Diskutimet për hartën e re gjyqësore
6.1.3. Procedura e zgjedhjes së Avokatit të Ri të Popullit
6.1.4. Ndryshime ligjore me kërkesë të institucioneve
6.2. Vendimmarrje të Kuvendit për plotësimin e vendeve vakante dhe/ose të tjera
6.2.1. Enti Rregullator i Energjisë
6.2.2. Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar
6.2.3. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit
6.2.4. Autoriteti i Mediave Audiovizive
6.2.5. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
6.2.6. Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave
6.2.7. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
6.2.8. Gjykata Kushtetuese
6.3. Dëgjesat për buxhetin dhe nevojat financiare të institucioneve

Aneks: Treguesit e detajuar të klasifikimit të deputetëve

Page 4 of 54
1. HYRJE

Që prej fillimit të legjislaturës 2021-2025 Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e


Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri po monitoron Kuvendin dhe aktivitetin parlamentar në Shqipëri.
Fokusi i projektit është monitorimi cilësor i bilancit parlamentar, rolit të Kuvendit dhe aktivitetit të
deputetëve, respektimi i Kodit të Sjelljes dhe legjislacionit mbi deputetët, si dhe monitorimi i
raportimit të institucioneve të pavarura dhe të krijuara me ligj.

Nga fillimi i legjislaturës ISP ka publikuar dy raporte monitoruese, raporti i parë për periudhën
shtator-dhjetor 2021, raporti i dytë për periudhën janar-korrik 2022 dhe ky është raporti i tretë vijues
për periudhën shtator-dhjetor 2022. Mbështetja zvicerane përfundon në mars 2023, megjithatë ISP do
vijojë monitorimin, tashmë si një përgjegjësi e kontribut publik.

ISP është e vetmja organizatë e shoqërisë civile që monitoron Kuvendin dhe aktivitetin parlamentar
prej vitit 2016. Fillimisht monitorimi është mbështetur nga FES (2016-2017), nga Ambasada e
Holandës (2017-2020) dhe së fundi nga Ambasada e Zvicrës (2021-2023). Krahas tyre ISP ka kryer
edhe monitorime dhe raportime specifike që lidhen me standardet etike dhe të konfliktit të interesit
(mbështetur nga ambasada e Norvegjisë), si dhe vijon të monitorojë standardet e jetësimit të
dekriminalizimit (mbështetur nga NED). Në funksion të projektit monitorues është faqja online
www.deputetim.al, ku përditësohen të dhënat, si dhe aplikacioni përkatës për pajisjet android.

Ndryshe nga praktikat rutinore të monitorimit ISP ka sjellë risi përmes aplikimit të një metodologjie
të re, atë të klasifikimit të nivelit të efikasitetit të deputetëve, bazuar në treguesit kryesorë të
përgjegjësive ligjore e kushtetuese të deputetëve. Klasifikimi i jep mundësi qytetarëve të marrin
informacion cilësor mbi rolin e përfaqësuesit të tyre, deputetëve dhe partive politike parlamentare u
jep mundësinë të “shihen në pasqyrë” për bilancin e tyre politik dhe parlamentar. Ndryshe nga një
pjesë minore e pritshme shumica absolute parlamentare e pranon, vlerëson dhe citon raportin e gjetjet
e tij. ISP e lidh monitorimin edhe me realizimin e sondazheve periodike mbi perceptimin publik mbi
parlamentin dhe përfaqësimin. Një i tillë është realizuar edhe gjatë periudhës tetor-dhjetor 2022 dhe
do jetë publike vetëm disa ditë pas publikimit të raportit monitorues.

Raporti vlen jo vetëm për të dokumentuar monitorimin e pavarur dhe profesional, me vlerë referimi,
arkivimi dhe citimi, por edhe si dokument rekomandimesh për përmirësim, një test për vetë
deputetët, grupet, Kuvendin dhe administratën parlamentare.

ISP mban përgjegjësi për të dhënat e raportit, të cilat janë produkt i monitorimit të shumëfishtë dhe
analizës së ekspertëve, duke krijuar një database të plotë për të gjithë legjislaturën. ISP falënderon
ambasadën e Zvicrës në Shqipëri për mbështetjen dhe vetë parlamentin për komunikimin korrekt
institucional ndaj raporteve, rekomandimeve dhe adresimeve tona.

Page 5 of 54
2. GJETJET KRYESORE

 Parlamenti pati aktivitet normal dhe periodik parlamentar, duke mbetur edhe më tej
institucioni kryesor i vendimmarrjes politike. Në dallim nga legjislaturat e kaluara nuk
pati bojkotim dhe as kontestim të parlamentit, si dhe sesioni nuk u shoqërua me protesta
të dhunshme apo akte politike paralele me parlamentin. Megjithatë as këtë sesion
Kuvendi nuk arriti të ushtrojë kontrollin e pushtetit ekzekutiv, qeveria nuk dha llogari
përpara parlamentit dhe ky i fundit shpesh e njësoi veten me këtë pushtet.

 Sesioni u dominua nga retorika e ashpër politike, ligjërimi denigrues dhe i personalizuar,
bullizmi dhe devijimi i fjalimeve nga çështjet e rendit të ditës në sulme të personalizuara
ose kolektive ndaj rivalëve politikë. Kodi i Sjelljes nuk u respektua dhe masat disiplinore
nga Kuvendi ndoqën standarde të dyfishta, duke penalizuar vetëm deputetët e opozitës.
Drejtuesit më të rëndësishëm të dy palëve politike ishin edhe bartësit kryesor të kësaj
retorike, një zhvillim më negativ në krahasim me dy sesionet e tjera të kësaj legjislature.

 Në aspektin ligjvënës parlamenti miratoi një numër të konsiderueshëm aktesh, të gjitha të


iniciativa nga qeveria. Nga 23 nisma ligjvënëse vetëm një numër i vogël ishin realisht
nisma serioze dhe individuale Jorida Tabaku (për investimet strategjike, për planifikimin
e territorit, për koncensionet), Erjon Braçe (për bujqësinë), Petrit Vasili (për
energjitikën), Agron Shehaj (për pronarët përfitues), etj). Disa prej akteve të qeverisë
ndoqën procedurë të përshpejtuar dhe u pasuan me kritika serioze për qëllimet e tyre.

 Sesioni reflektoi më shumë ndikimin nga interesat elektorale për zgjedhjet lokale, sesa
debatin normal politik. Aktet për reformën territoriale, për taksat, për buxhetin, për
policinë bashkiake, për investimet strategjike, për sektorët e energjetikës apo shëndetësisë
u panë të lidhura me impaktin elektoral lokal më shumë, sesa në prioritetet programore të
shpallura në fillimet e legjislaturës.

 Kuvendi dështoi të krijojë një klimë besimi dhe dialogu politik. Dy komisionet e
posaçme, ai për reformën territoriale dhe ai për reformën zgjedhore nuk dhanë rezultate
për shkak të përdorimit të vetos nga njëra palë politike, ndërkohë që nuk pati konsensus
as për nismat e komisioneve hetimore dhe ato për trajtimin e të kaluarës.

 Kuvendi pati vështirësi të përmbushë funksionin e tij zgjedhor dhe disa vende vakante,
përfshirë Avokati i Popullit, nuk arritën të marrin zgjidhje as pas 7 muajsh procedurë
parlamentare.

Page 6 of 54
 Jeta parlamentare u dobësua nga problematika brenda opozitës dhe vështirësia për
identifikimin e saj në debatet, grupet dhe strukturat parlamentare. Dualiteti i opozitës
reflektoi edhe funksione specifike të Kuvendit, siç janë funksionet zgjedhore, ato
ligjvënëse dhe ato përfaqësuese.

 Deputetët me vlerësimin më të lartë në këtë sesion parlamentar ishin Jorida Tabaku (PD)
dhe Erion Braçe (PS), grupi i PSD dhe PDIU ishin grupet më pak aktive në parlament,
qarku Fier ishte më aktivi dhe qarku Shkodër më pak i përfaqësuari, gratë deputete ishin
6% më efikase, sesa deputetët burra. Në total 22 deputetë folën “me heshtje” gjatë katër
muajve parlament, si dhe thuajse të njëjtët nuk morën pjesë as në diskutimet në
komisionet parlamentare.

 Dy deputetë dhanë dorëheqjen nga parlamenti dhe politika, si dhe katër të tjerë e kanë
lajmëruar atë për të konkurruar në zgjedhje lokale, - një zhvillim kritik për besimin e vetë
deputetëve tek parlamenti dhe jeta parlamentare në Shqipëri.

 Në sesion u zhvilluan 5 interpelanca dhe një kërkesë u refuzua, ndërkohë 22 deputetë


adresuan 43 kërkesa për informacion për institucionet qendrore dhe vendore. Rreth
gjysma e deputetëve u përfshinë në aktivitete parlamentare jashtë vendit, si dhe një pjesë
e tyre edhe në nënkomisione, komisione të posaçme apo nisma mbështetëse për rininë,
politikat gjinore dhe mjedisore.

 Kuvendi nxiti hapjen e tij për vizitorë, grupe të rinjsh, studentë dhe gjimnazistë, u
shënuan seanca të hapura me ekspertë dhe historianë, si dhe konsulta me shoqërinë civile
për çështjet e integrimit, u promovuan politika gjinore dhe mjedisore, si dhe u nxitën
nisma sociale dhe bashkëpunimi më i afërt me parlamentin e Kosovës.

 Kuvendi krijoi një faqe të re online, e cila ende nuk është e plotë, në përpjekje për të
rritur informacionin dhe transparencën. Megjithatë asnjë deputet nuk u regjistrua në
Regjistrin e konfliktit të interesit apo të dhuratave, pati vonesa dhe mungesa në botimin e
dokumentacionit parlamentar, si dhe disa procedura parlamentare u neglizhuan ose
anashkaluan.

2.1.REKOMANDIME

 Rregullorja e Kuvendit, Ligji për Deputetët dhe Ligji mbi Komisionet Hetimore kanë
nevojë për rishikim, plotësim dhe reformim, për t’u përshtatur me sfidat e parlamentit të

Page 7 of 54
një vendi në bisedime për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rekomandimet e detajuara
të ofruara nga ISP dhe shoqëria civile në këtë drejtim sugjerojmë të merren në shqyrtim.

 Kuvendi mund dhe duhet të investohet për të forcuar rolin e vet kushtetues, identitetin
dhe legjitimitetin, hapësirën për debat më konstruktiv dhe standarde më të larta, për ta
shndërruar atë në institucion më produktiv në vendimmarrjen politike dhe jetësimin e
demokracisë përfaqësuese.

 Kuvendi mund e duhet të investohet më shumë në drejtim të dialogut politik dhe krijimit
të klimës së besimit, përqendrimit te reformat kryesore dhe ndjekjen e një strategjie
zhvillimi afatgjatë e të qëndrueshme në funksion të sfidave, me të cilat përballet vendi.

 Kuvendi mund e duhet ta forcojë rolin e vet kontrollues mbi pushtetin ekzekutiv, mund e
duhet të krijojë mekanizma që mundësojnë respektimin e afateve ligjore për zgjedhjet e
organeve dhe zyrtarëve drejtues që burojnë prej tij, si dhe të reformojë mekanizmin e
raportimeve vjetore të institucioneve, për të aplikuar standarde reale transparente dhe
llogaridhënëse.

 Kuvendi duhet të forcojë mekanizmat e veta të monitorimit dhe të parandalimit të


konfliktit të interesit, si dhe të jetësojë të gjitha parimet e Kodit të Sjelljes, duke ndjekur
standarde të njëjta penalizimi për rastet abuzuese si dhe duke shkurajuar retorikat fyese e
denigruese në të gjitha instancat e tij të debatit.

 Kuvendi duhet të investohet më shumë për të jetësuar standardet e parlamentit të hapur


dhe transparent, me të dhëna të sakta, të shpejta dhe të plota të akteve në shqyrtim,
konsultim dhe të vendimmarrjes, me publikimet e detajuara të vendimmarrjeve dhe me
aplikimin e seancave të hapura dëgjimore me shoqërinë civile dhe grupet e interesit.

 Kuvendi mund e duhet të nxisë jetësimin në kohë dhe me cilësi të të gjitha përgjegjësive
që burojnë nga aktet e brendshme rregullatore lidhur me raportimet vjetore të
komisioneve dhe strukturave të brendshme, raportimeve financiare, raportimeve nga të
tretët për parlamentin, si dhe me një strategji zhvillimi afatgjatë për të gjithnjë aktivitetin
parlamentar.

 Kuvendi mund e duhet të nxisë grupet parlamentare dhe deputetët të marrin pjesë në
trajnime, të reflektojnë nga praktikat tona dhe të vendeve të tjera, si dhe të dëshmojnë më
shumë interes e njohuri profesionale lidhur me aktet në shqyrtim dhe përgjegjësitë
parlamentare, si dhe të investohen në tërësi në publik për një imazh më të mirë të
parlamentit dhe të jetës parlamentare në Shqipëri.

Page 8 of 54
3. PARLAMENTI NË KATËR MUAJ: BILANCI POLITIK

Parlamenti është dhe mbetet institucioni kryesor i debatit politik në Shqipëri. Me gjithë kritikat dhe
kurbën e luhatshme të perceptimin publik nuk ekziston asnjë institucion tjetër që bashkon të gjitha
prurjet politike, që ka agjendë dhe që ka aktivitet publik e vendimmarrës, siç është institucioni i
Kuvendit. Për shkak se qeveria përbëhet nga një parti politike, ndryshe nga periudhat me qeveri
koalicioni, ajo nuk arrin dot të prodhojë politikë dhe debate publike, ndaj mazhoranca e përdor
parlamentin më shumë, sesa qeverinë si tribunë politike. Nga ana tjetër, opozita e përçarë dhe në
konflikt midis dy grupeve rivale brenda saj, në mungesë të demokracisë funksionale dhe debatit të
brendshëm në struktura, e përdor gjithashtu parlamentin si tribunë politike. E njëjta gjë ndodh edhe
me LSI (tashmë Partia e Lirisë), e cila nuk ka përfaqësim tjetër në strukturën shtetërore me
përjashtim të parlamentit, pas mbarimit të mandatit të Presidentit I. Meta.

Ky fakt, bashkimi i interesave të tri palëve politike për ta përdorur parlamentin si të vetmen tribunë të
debatit politik, de facto në vend që ta forcojë parlamentin, e ka dobësuar rolin dhe aktivitetin e tij.
Përdorimi konstruktiv do të mund të arrihej me nisma ligjore, konsumim të mekanizmave
parlamentare, dialog politik, bashkëpunim për reforma dhe ushtrim të kontrollit kushtetues ndaj
pushteteve të tjera, por pamundësia dhe paaftësia e parlamentit për të jetësuar këto sjellje
konstruktive, i njeh më shumë rol destruktiv partive politike në parlament, përfshirë edhe partisë në
pushtet dhe vetë qeverisë.

Në bilancin katër mujor të parlamentit qeveria nuk e përdori parlamentin për të kompensuar defektin
e saj në përfaqësim, si tribunë dialogu dhe ftese për reforma, por si mekanizëm presioni, denigrimi
dhe etiketimi të opozitës. Retorika e ministrave, si atyre që vijnë nga karriera të gjata militante në
parti, ashtu edhe të atyre që supozohet që përbëjnë prurje të reja kryesisht teknike, është uniforme,
agresive dhe arrogante ndaj çdo kritike në parlament dhe indirekt edhe ndaj rolit kushtetues të
parlamentit në raport me qeverinë.

Nga ana tjetër, opozita nuk e përdori parlamentin për të marrë vendime politike si grup deputetësh
(pushteti i vetëm i zgjedhur nga qytetarët në opozitë), për zgjidhjen e krizës së brendshme politike, si
dhe për artikulimin e alternativës serioze reformatore në agjendën e aktivitetin parlamentar, por e
përdori për të denigruar palët rivale brenda saj, për të thelluar përçarjen dhe kështu, për të
pamundësuar një rol aktiv dhe të suksesshëm opozitar edhe në raport me qeverinë. Duke lënë
mënjanë nismat dhe deklarimet individuale të disa deputetëve të përgjegjshëm të opozitës ndaj
qeverisë, skandaleve apo vendimeve të gabuara të saj, pjesa më e madhe e tyre tentuan pa sukses të
përdornin gjuhë denigruese ndaj kabinetit dhe kryeministrit, një praktikë që nuk sjell vota, nuk krijon
alternativë dhe nuk e jetëson llogaridhënien e qeverisë përpara parlamentit. Praktika pozitive e
komisionit hetimor të inceneratorëve nuk u vijua me praktika të njëjta pozitive në duart e opozitës,
ndërkohë që e kundërta do të kishte qenë në interes të trefishtë: të parlamentit, të demokracisë
institucionale dhe të vetë opozitës.

Page 9 of 54
Sesioni parlamentar nisi me një mesazh të Presidentit të
ri të Republikës, mesazh i cili nuk mori vëmendje nga
parlamenti dhe as nuk nxiti një dialog të qëndrueshëm
Erion Braçe (30.11.2022)
midis dy institucioneve. Një prej ngjarjeve të
rëndësishme në parlament ishin seancat dedikuar Prej qershorit, propozimi ligjor
bashkëpunimit me parlamentin e Kosovës, si dhe që kam bërë është bllokuar; 5
pjesëmarrja me mesazh e Presidentit të Republikës së javë më parë propozimi ishte
Federale të Gjermanisë. në kalendar për t’u diskutuar
në komisionet e seancës
plenare.
3.1. Procesi ligjvënës dhe roli Kushtetues
Por përsëri u bllokua në
Kuvendi vijoi të përdorë të gjithë mekanizmat e tij për të mënyrë të paligjshme jashtë
çdo procedure parlamentare,
ushtruar funksionin ligjvënës, megjithëse në mbi 95% të
nga kryetari i grupit
rasteve agjenda e parlamentit u përcaktua nga nevojat dhe
parlamentar të Partisë
prioritetet e qeverisë.
Socialiste! Përse? Sepse
tamam ai, ka zbuluar se unë
Në tërësinë e akteve të miratuara numri i ligjeve
jam kundër qeverisë së Partisë
reformatore ishte minimal. Zhvillimi më i rëndësishëm për Socialiste dhe se ligji bie ndesh
vendimmarrjen e katër muajve të fundit ishin dy nisma të me politikat e saj!
shumicës jashtë kalendarit të rregullt të sesionit
parlamentar; nisma për dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe
vendosja e kritereve specifike ndaluese me fokus një
politikan të rëndësishëm të opozitës, si dhe nisma për
jetësimin e projektit të investimit strategjik në Durrës.

Nisma e parë është politike dhe pavarësisht nxitimit, Dashamir Shehi (24 nëntor)
motivimit dhe qëllimit, në thelb ka të bëjë me standardet e
A ka ndonjë parlament në botë
integritetit dhe për pasojë, ndalimi i individëve që kanë
që në ditën e buxhetit harxhon
dosje aktiviteti në Sigurimin e Shtetit do të duhej të ishte një
15 orë për një marrëveshje që
vendimmarrje e hershme në Shqipëri. Nisma e dytë nxiti
ka ardhur me urgjencë? Në
debate të shumta politike, përfshirë edhe debate midis palës
vend që të diskutonim sot nen
shqiptare dhe partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë, si për nen buxhetin, ne diskutojmë
dhe nga mënyra se si u imponua, krijoi dyshime serioze për një marrëveshje fshehtazi,
një projekt jo transparent dhe një vendimmarrje gjithashtu jo hileqarçe, sepse është futur me
transparente. Parlamenti dështoi të krijojë besim publik tek procedurë të përshpejtuar, kur
projekti dhe të përcjellë sigurinë e aktit serioz në interes mund të ishte bërë me
publik, por nga ana tjetër legjitimoi projektin dhe mori një procedurë normale. Mua kjo
përgjegjësi, e cila në një shtet e shoqëri të së drejtës do ta më bën të dyshoj.
kishte të vështirë të siguronte votën parlamentare.

Po ashtu, gjatë sesionit të fundit parlamentar vijuan

Page 10 of 54
ndryshimet në buxhetin e shtetit dhe në akte të mëparshme ligjore të ndërmarra nga e njëjta
mazhorancë. Në një rast Kuvendi konsumoi periudhën 45 ditore pa shqyrtuar një akt normativ, në një
rast tjetër parlamenti ndërhyri në kompetencat klasike të Presidentit pa pranuar as konsultimin
paraprak të draftit ligjor, si dhe disa akte të tjera me natyrë financiare kaluan apriori përmes “dhunës
së kartonit” pa arritur të shoqërohen me transparencë të plotë në komisione dhe as në seancën
plenare.

Deputetë e grupe parlamentare, përfshirë edhe deputetë të vetë mazhorancës u ankuan se nisma të
tyre ligjore janë bllokuar nga “pushtete” të tjera brenda parlamentit jashtë atyre të përcaktuara me
ligj, si dhe u refuzuan një nismë për interpelancë, një për komision hetimor për kryeministrin dhe një
tjetër lidhur me kushtetutshmërinë e mandatit të deputetit. Deputetët përfituan nga aksesi e
mbështetja parlamentare për tu angazhuar në sesione trajnimi, seanca të hapura debati në mjediset e
Kuvendit, në vizita studimore dhe vizita zyrtare, por në tërësi ata krijuan perceptimin se një pjesë të
tyre iu mungojnë njohuritë e duhura për Rregulloren, ligjin, kompetencat, fuqitë kushtetuese,
funksionin dhe rolin në sistemin politik e përfaqësues, - një përgjegjësi direkte jo e Kuvendit, por e
grupeve parlamentare dhe stafeve të tyre këshillimore.

3.2. Praktikë unikale: 6 deputetë dorëzojnë mandatet

Një nga dukuritë e sesionit të fundit parlamentar ishte dorëheqja nga mandati i disa deputetëve në
kërkim të angazhimeve të tjera jo vetëm politike. Në grupin e opozitës tre deputetë (B. Këlliçi, L.
Boçi dhe Z. Hila) njoftuan se do të kandidojnë në zgjedhjet lokale, duke lajmëruar dorëheqje nga
mandati. Një tjetër nga PS (B. Beci) është provomuar si kandidat për bashkinë Shkodër. Prej tyre
vetëm njëri mund të ketë shanse reale për të fituar mandatin e kryebashkiakut, tre të tjerë megjithatë
kanë vendosur të zgjedhin sfidën ekstreme. Nga ana tjetër, dy deputetë, Alfred Rushaj dhe Grida
Duma dhanë dorëheqje nga mandati duke iu rikthyer profesioneve të tyre fillestare, ekonomisë dhe
medias. Ndonëse edhe më parë ka pasur deputetë që kanë zgjedhur dorëheqjen nga mandati në
kërkim të bashkive (tri rastet më të fundit më 2019), kur zgjedhjet ishin pa kandidatë rivalë, pra me
fitore të sigurtë), mbetet unike rasti kur deputetë japin dorëheqje nga mandati për t’ju rikthyer
profesionit jo politik.

Ka intepretime të ndryshme, por një prej arsyeve që mund të kenë çuar në tendencën e largimit nga
parlamentit të 5 deputetëve është rënia e besimit dhe e peshës politike e publike të parlamentit,
degradimi i debatit parlamentar dhe rendja drejt fushave dhe angazhimeve të tjera që mund të jenë
më fitimprurëse edhe në aspektin ekonomik. Vlen të theksohet se disa prej deputetëve të dorëhequr
gëzojnë simpati dhe vlerësime publike për rolin e tyre në politikë dhe nuk kanë qenë headline në
lajme negative, incidente ose skandale të lidhura me parlamentin. Largimi i tyre e dobëson besimin
publik tek parlamenti dhe është sinjal edhe për deputetë të tjerë, sidomos individët moderatorë e
profesionistë në Kuvend, për të cilët ka gjithnjë e më pak vemendje dhe vlerësim.

Page 11 of 54
Në vijim të procedurës parlamentare dy deputetë të rinj, Oriela Nebiaj dhe Petrit Doda të listës
shumëemërore të PD Tiranë, morën mandatet zëvendësuese, ndërsa katër të tjerë janë në pritje për të
marrë mandatet në muajit mars ose prill kur zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të bashkive. Duhet
thënë se O. Nebiaj vjen nga fusha e medias, ndërsa P. Doda nga biznesi, duke qënë deputetë për herë
të parë në parlament.

3.3. Komisionet dhe problematikat e funksionimit

Institucioni i Komisioneve të përhershme të Kuvendit është thelbësor për procedurën dhe


vendimmarrjen parlamentare. Ndryshe nga seancat, ku ka qëndrime kryesisht politike, në praktikat e
mira parlamentare debatet në komision janë më të detajuara, më profesionale dhe një test me rëndësi
si për deputetët ashtu edhe për institucionet dhe subjektet e tjera të përfshira në nisma ligjore, në
seanca degjimore, në raportime vjetore, etj.

Gjatë raportimeve të kaluara ISP ka mbajtur shënim disa problematika të komisioneve, një pjesë e të
cilave vijojnë të jenë ende të paadresuara dhe për pasojë, të pazgjidhura. Për shembull:

 Nuk ka kalendar të saktë dhe publikim të rregullt të procesverbaleve të komisioneve. Më shumë


se 50% e procesverbaleve nuk janë bërë publike as në sesionin e fundit. Praktika e mbledhjeve
live online nuk e zëvendëson detyrimin ligjor për dokumentim dhe publikim të materialeve në
komisione: drafteve, amendimeve, procesverbaleve.

 Kryetarët e komisioneve, në përgjithësi, kanë sjellje refuzuese ndaj mendimeve kritike që vijnë
nga deputetët e pakicës. Komisionet funksionojnë më shumë si noterë politikë, sesa si filtër
profesional e ligjor. Janë të rralla rastet kur komisionet kanë qëndrim ndryshe nga inicuesi i
ligjit (qeveria).

 Asnjë komision nuk ka hartuar dhe as publikuar raportim vjetor mbi aktivitetin, problematikat
dhe rezultatet, standard i kërkuar nga Rregullorja e Kuvendit.

 Nevoja për krijim kuorumi ka krijuar fiktivitet në përfaqësim dhe prezencë në mbledhjet e
komisioneve, kryesisht me deputetë shëtitës, të cilat nuk kanë interes, shpesh as dijeni të
thelluara mbi aktet në shqyrtim. Për pasojë numri i deputetëve që nuk japin mendime në
komisione është më i lartë, sesa i atyre që nuk angazhohen në fjalime në seancë plenare.

 Disa deputetë nuk kanë pranuar të marrin pjesë në komisione dhe as të kontribuojnë indirekt në
procesin ligjvënës, duke e bazuar aktivitetin e tyre vetëm në fjalime plenare, praktikë që dëmton
cilësinë e procesit ligjvënës dhe barazinë e deputetëve përpara përgjegjësive.

Page 12 of 54
 Komisionet kanë reflektuar dobësi të ndjeshme edhe nga mosmarrëveshjet politike që vijnë nga
situata konfliktuale në dy grupet në PD, nga lëvizjet e deputetëve nga grupi në grup ose nga
dorëheqjet, zëvendësimet dhe zhvendosjet për nevoja politike.

 Deputetët ankohen për personel të pamjaftueshëm asistence nga stafi i Kuvendit, i cili është i
kufizuar në numër. Nisma e Institutit Parlamentar është pozitive, por nuk përbën zgjidhje
efektive për nevojat dhe informacionin e kërkuar cilësor e profesional.

 Deputetët janë ankuar për mungesë informimi paraprak mbi materialet për shqyrtim ose dhënien
e tyre vetëm në momentet e fundit, për mbledhje formale dhe humbje të kohës dhe energjive nga
debate proceduriale që shndërrohen në debate politike. Po ashtu media ankohet se aksesi i saj
për informacion të plotë mbi punën e komisioneve është kufizuar ndjeshëm pas vendosjes së
sistemit digjital të transmetimit përmes kontrolli.

 Komisionet nuk arrijnë dot të përfshijnë dhe adresojnë rekomandime të ndryshme që vijnë nga
grupe të interesit, shoqëria civile, etj, përveç atyre që përputhen me interesin politik të shumicës
kontrolluese.

 Vizitat monitoruese ose studimore të deputetëve/komisioneve në terren, raportohen se janë


kryesisht të nxitura nga projekte e kërkesa të organizatave ndërkombëtare ose lobime lokale, dhe
jo nga një kalendar dhe strategji e qartë informimi, transparence, konsultimi dhe kontrolli mbi
zbatimin e ligjit.

 Së fundi, por e rëndësishme, prania e ministrave në komisione, për akte të inicuara prej tyre ose
me kërkesë të komisionit, i jep integritet e legjitimitet më të madh Kuvendit dhe komisioneve,
por tendenca e refuzimit të pranisë apo delegimi nga të Tretë, e dobëson sa Kuvendin ashtu edhe
konceptin kushtetues të kontrollit demokratik dhe llogaridhënien.

3.4. Ligjërimi denigrues dhe standardet e penalizimit disiplinor

Nëse ka një tipar për çdo sesion parlamentar, tipari kryesor i sesionit shtator-dhjetor 2022 ishte
përdorimi masiv dhe i përsëritur i një gjuhe politike denigruese, bullizuese, fyese dhe jashtë çdo
standardi etik të komunikimit politik dhe institucional.

Drejtimi i Kuvendit gjatë seancave plenare ishte kryesisht në përputhje me Rregulloren, por pati raste
kur drejtuesi i seancës (zv/kryetarja), përmes komenteve dhe ndërhyrjeve personale u bë nxitës i
debatit jo etik dhe mosmarrëveshjeve, - një sjellje që dëmton besimin publik dhe rolin ligjor të kësaj
strukture drejtuese. Rast tjetër flagrant ishte etiketimi i një deputeteje në parlament me termin
“grifshë”, çfarë shkaktoi debate në parlament. Në tërësi kryetarja e Kuvendit pati përpjekje për
moderim më gjithëpërfshirës dhe mesazhi i saj më 20 dhjetor drejtuar deputetëve jo vetëm pranon

Page 13 of 54
defektin parlamentar të fjalimeve denigruese dhe sjelljeve jo etike,
por edhe e adreson atë si shqetësim institucional dhe këshillë për
evitimin në të ardhmen. Mesazhi i kryetares së
Kuvendit, Lindita Nikolla
(29.12.2022)
Gjuha e ashpër në komunikimin parlamentar solli edhe masë
disiplinore të Kuvendit ndaj deputetëve të caktuar. Një vëzhgim i “Janë të mirëpritura debatet
rasteve të përjashtimeve nga seanca ose pezullimit disa ditor nga dhe mospajtimi midis
aktiviteti parlamentar tregon se në të gjitha rastet të penalizuar ishin shumicës dhe pakicës. Ato
përbëjnë thelbin e
deputetët e opozitës. Fjalori i tyre ishte i njëjtë me atë që përdorin
demokracisë parlamentare.
deputetët e mazhorancës, por kjo e fundit, duke përdorur shumicën Kultura joetike dhe
në strukturat vendimmarrëse parlamentare krijoi standarde të joqytetare e debatit është një
dyfishta vlerësimi, duke e kthyer mekanizmin e korrektimit shembull i keq për shoqërinë
administrim të sjelljes parlamentare në mjet politik penalizimi. dhe, si e tillë, e
papranueshme dhe e
dëmshme.
Kështu, p.sh., më 22 dhjetor deputeti Gazmend Bardhi u pezullua
dhe u nxorr nga seanca pas replikave me kryeministrin E. Rama, I bëj apel ndërgjegjes suaj
duke arsyetuar akuzën e tij “mafioz” për kryeministrin. Në përgjigje qytetare që në çdo debat të
respektojmë kodet tona
të replikave kryeministri përsëriti 14 herë epitetin fyes “palaço”, por
zakonore, kuvendet e odat
ndaj tij nuk u mor masë dhe as nuk iu tërhoq vërejtje. E njëjta shqiptare, të gjithë atë që ne
praktikë u ndoq edhe në pezullimin 5 ditor të deputetit P. Vasili në e konsiderojmë traditë të
nëntor, pas gjuhës etiketuese ndaj kreut të grupit parlamentar të PS- vyer dhe krenohemi me të.
së. Liria e fjalës është dhe do të
mbetet thelbi i demokracisë.
Që kjo liri të mos cenohet
Në një rast të paprecedentë në praktikën tonë parlamentare dy kurrë, fjala duhet të udhëtojë
deputetë, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj u përjashtuan 10 ditë nga gjithmonë përkrah
parlamenti, të akuzuar se kishin konsumuar tej limiteve pije përgjegjësisë, akuza përkrah
alkoolike. Kuvendi nuk ka mekanizëm matës të përmbajtjes së faktit.
akuzës, por mjaftoi fakti se ajo u artikulua nga kryeministri Rama Me modesti Ju sjell në
në shkëmbimin e replikave midis tyre dhe më pas Kuvendi vetëm sa vëmendje maksimën e Papa
e jetësoi akuzën e kryeministrit përmes vendimmarrjeve Françeskut se moskontrolli i
procedurale. Vetëm në një rast ka qëndrim unifikues për masën fjalëve të këqija sjell edhe
moskontrollin e ndjenjave
disiplinore, përjashtimin e deputetit Flamur Noka më 21 nëntor, kur
dhe shkakton një ndotje
ai bllokoi foltoren e Kuvendit, me pretendimin se i janë shkelur të shumë më të madhe se ndotja
drejtat nga drejtuesi i Kuvendit. Sjellja e tij ishte dukshme në e mjedisit”.
kundërshtim me parimet rregullatore të Kuvendit dhe përbën
përjashtim nga rastet e tjera të përjashtimeve.

Ushtrimi nga Kuvendi i masave disiplinore dhe funksionaliteti i strukturës vendimmarrëse


parlamentare në rastet e shkeljes së etikës dhe Rregullores, tregoi se ishte dukshëm i njëanshëm, i
motivuar politikisht dhe në shkelje të parimeve të barazisë së trajtimit të deputetëve. Thelbi i Kodit të
Sjelljes ishte midis të tjerash, maturimi i ligjërimit dhe sjelljes parlamentare. Gjatë sesionit të fundit
ky qëllim jo vetëm nuk u arrit, por krijoi perceptim të përgjithshëm kritik për sjelljen e deputetëve,

Page 14 of 54
përfshirë dy politikanëve kryesorë në Kuvend, kryeministrit E. Rama
dhe ish- kryeministrit S Berisha.
Fatmir Xhafaj (10.11.2022)

Debati bardh e zi, që po


zhvillohet mbi këtë temë të
3.5. “Të gjithë me nga një Rregullore” rëndësishme, reflekton një
legjislaturë shpërfillëse që
Kuvendi ka një Rregullore, dokument me rëndësi për të gjithë paraqitet më e dobët se kurrë
procedurat dhe praktikat e punës në parlament, por gjatë sesionit të më parë në këndvështrimin tim.
fundit parlamentar, në 21 raste deputetët ngritën pretendime për Fryma e debatit normal,
shkelje të rregullores dhe pati lexim të ndryshëm të të njëjtave konsensusit politik dhe etikës
dispozita. politike, tashmë është
zëvendësuar nga konflikti i
ashpër politik i ndërtuar mbi
Disa raste që kanë të bëjnë me procedurat teknike mund të evitoheshin, batutën fyese, shprehjet
si për shembull, kërkesa e deputetëve të veçantë për të mos kaluar në përçmuese dhe jo rrallë
votimin e akteve përpara se të ketë përfunduar diskutimi i tyre në ordinere, retorikën e ashpër,
seancën plenare. Praktika e ndryshme e ndjekur gjatë periudhës së gjuhën e baltës dhe shpifjen.
COVID lidhej me një situatë të jashtëzakonshme, sesioni i fundit është Dëshpërimisht kjo lloj qasjeje e
në situatë të zakonshme parlamentare. gabuar është shndërruar në
normalitet dhe instrument i të
Po ashtu, disa pretendime që lidhen me përkatësitë politike të ashtuquajturës luftë politike....
deputetëve në grupet parlamentare mund të ishin zgjidhur që në fillim Ka shumë arsye përse është kaq
të sesionit parlamentar, përmes informimit të qartë të seancës, e vështirë në këtë legjislaturë të
deputetëve dhe publikut, gjë që nuk ka ndodhur. Për më tepër, nëse bësh debat të këtij niveli. Po një
lexohen aktet që vetë parlamenti ka publikuar në faqen e vet online gjë është e sigurt: kjo sallë dhe
çfarë ndodh këtu është një nga
mbi rezultatin e zgjedhjeve, përbërjen e grupeve, situatën aktuale
arsyet kryesore përse ka shifra
parlamentare, etj, ka mospërputhje qoftë në shifra, në përkatësinë në kaq të larta negativiteti në
grupe, në saktësinë e të dhënave midis akteve ligjore të KQZ, vetë sondazhet e barometrave të
deklarimit të vetë deputetëve, etj. ndryshëm që na ndëshkojnë
fort, por edhe pse ka aq shumë
pesimizëm, mosbesim por edhe
dëshpërim jashtë saj e
3.6. Aktet publike që nuk bëhen publike veçanërisht tek të rinjtë dhe
përse një pjesë e tyre vazhdojnë
Një nga detyrimet e Kuvendit është ai për të publikuar rregullisht aktet të largohen nga vendi.
e veta, përfshirë aktet ligjore, vlerësimet e komisioneve, procesverbalet
e debateve në seancat plenare, si dhe procesverbalet e mbledhjeve në
komisionet parlamentare. Prej vitesh Kuvendi nuk e përmbush këtë detyrim, sesioni i fundit
parlamentar gjithashtu është dukshëm i vonuar nga jetësimi i standardit të “open parliament” në këtë
problematikë. Një faqe e re interneti, e inicuar shumë kohë më parë, por që duhej të zgjidhte
problematikën, ende nuk ka dhënë efekt, ndërkohë që monitoruesit e ISP konstatuan se në datën
fundore të verifikimit (27-28 dhjetor 2022) mungonin rreth 60% e procesverbaleve të komisioneve
parlamentare, përfshirë ato të komisioneve të posaçme, dy procesverbale të seancave plenare, si dhe
një numër i madh aktesh dhe informacionesh të tjera të rëndësishme.
Page 15 of 54
Në përpjekje për të testuar standardin e dhënies së informacionit mbi Kuvendin, ISP i dërgoi në
dhjetor Kuvendit kërkesë për informacion, duke i kërkuar midis të tjerash edhe disa dokumente
(procesverbalet e seancave plenare shtator-dhjetor), të cilat sipas ligjit, duhet të jenë kurdoherë
publike. Kuvendi iu përgjigj kërkesës me informacion për disa kërkesa, por nuk vuri në dispozicion
të gjithë informacionin e kërkuar, përfshirë edhe atë që duhet të jetë online me akses të lirë. Përvoja e
ISP ishte një tregues se sistemi i transparencës mbetet i brishtë, problematik dhe ende shumë larg
standardeve që duhet të ketë një parlament i një vendi në bisedime për anëtarësim në BE.

Gjatë sesionit të fundit Kuvendi organizoi disa aktivitete promovuese për parlamentarizmin,
kryesisht vizita të moshave të reja, takime me organizatat e grave, ftesa për historianë dhe ekspertë,
etj, të cilat përbëjnë zhvillim pozitiv. Gjithësesi ato nuk zëvendësojnë përgjegjësitë ligjore dhe
administrative të parlamentit për transparencë dhe hapje jo vetëm në imazh dhe ceremonial, por edhe
në thelbin e tij, procesin ligjvënës, procesin e konsultimit publik, procesin e llogaridhënies dhe
procesin e mbikqyrjes post parlamentare.

3.7. Nismat ligjevënëse: midis përmbajtjes dhe formalitetit

Një nga të drejtat kushtetuese të deputetit është e drejta për nisma ligjore. Në praktikat tona
parlamentare rrallë ushtrohet kjo e drejtë për shkak se qeveria mban monopolin e nismave ligjore. Në
pothuajse të gjitha rastet kur nismat ligjore vijnë nga opozita, ato refuzohen nga votat e mazhorancës.
Vetëm kur nisma përputhet me interesat politike të dy palëve ose shoqërohet me presion publik dhe
ndërkombëtar, mund të merret në konsideratë.

Gjatë sesionit të fundit parlamentar statistikisht deputetët iniciuan 23 nisma ligjvënëse, shifër e lartë
në raport me sesionet e mëparshme të së njëjtës periudhë. Megjithatë, analiza e nismave konkrete
tregon se janë të pakta nismat reale që nuk kanë sfond “përcjelljeje” të nismave të ardhura nga grupe
interesi jashtë parlamentit ose nisma emergjence për nevoja politike të ditës. Ndër nismat serioze
ligjore mund të renditen ato të deputetëve Jorida Tabaku (për investimet strategjike, për planifikimin
e territorit, për koncensionet), Erjon Braçe (për bujqësinë), Petrit Vasili (për energjitikën), Agron
Shehaj (për pronarët përfitues), etj.

Disa nisma deputetësh, si ato kolektive të një grupi deputetësh të PS (për ndryshime në ligjin e
dekriminalizimit apo në ligjin e partive politike), të një grupi deputetësh të PD (për pastërtinë e
figurës, ndarjen territoriale apo ndryshime në Kodin Penal), janë nisma reale jo të deputetëve, por të
forcave politike pas tyre. Nisma të tjera si ajo e deputetit Klevis Xhoxhi (për masat kundër financimit
të terrorizmit), përbën përcjellje formale të aktit në procedurë, jo nismë reale ligjvënëse, praktikë që
mazhoranca aktuale e ka përdorur disa herë gjatë kësaj legjislature.

Nisma si ndryshimet në legjislacionin për vullnetarizmin (I. Zhupa), për ish-të përndjekurit politikë
(G. Bardeli) apo për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare (Nikolla) janë gjithashtu më shumë

Page 16 of 54
nisma në emër të të tretëve, sesa nisma individuale të deputetëve. Kështu, në thelbin e tyre nismat
reale ligjvënëse janë shumë më të pakta në numër, sesa ato që reflektohen në statistikat formale të
Kuvendit dhe se numri i deputetëve që e ushtron realisht dhe përmbajtësisht këtë kompetencë dhe të
drejtë kushtetuese është shumë i vogël në raport me numrin total të deputetëve.

3.8. Vonesa dhe problematika dhe praktikat zgjedhore në Kuvend

As gjatë këtij sesioni parlamentar parlamenti nuk arriti të plotësojë në kohë postet vakante që
zgjidhen prej tij. Në disa raste Kuvendi dështoi të zgjedhë pasuesin në post, pavarësisht përfundimit
disa mujor të mandatit. Për shembull, Avokati i Popullit do të duhej të ishte zgjedhur në muajin maj
2022, por viti 2022 u mbyll pa arritur të zgjedhë pasuesin. Parlamenti dështoi edhe të respektojë
traditën, sipas të cilës, kandidati vjen nga opozita dhe mazhoranca voton emrin e negociuar prej saj.
Vetë opozita shpenzoi muaj të tërë për të arritur në dy emra, megjithëse ajo kishte mekanizma të tjerë
në dispozicion për të gjetur zgjidhje cilësore brenda afateve ligjore dhe kushtetuese. Drejtuesja e
Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula ishte zgjedhur në post në janar 2017, por për rizgjedhjen e saj u
konsumuan 11 muaj vonesë në parlament. Vonesa pati edhe në zgjedhje të disa përfaqësuesve të tjerë
në krye të institucioneve të pavarura ose pjesë e bordeve dhe strukturave drejtuese me burim
parlamentin.

Një problem tjetër i konstatuar ishte mungesa e praktikave të njësuara për propozime, siç ishte rasti i
Avokatit të Popullit. Kuvendi ka 140 deputetë, për një propozim kërkohet mbështetja e 28
deputetëve, pra në total 5 kandidatë. Por duke përfituar nga mungesa e rregullave të qarta, 11
kandidatë arritën të sigurojnë nga 28 firma mbështetëse, në total 304 firma, rreth 160 më shumë, sesa
përbërja e parlamentit. Pothuajse të gjitha firmat mbështetëse vinin nga opozita, pra nga rreth 50-52
deputetë, duke bërë që i njëjti deputet të ketë firmosur për më shumë se 4-6 kandidatë njëherësh. Për
ta kompletuar paradoksin e kësaj procedure parlamentare menduan vetë deputetët mbështetës, të cilët
në momentet e fundit deklaruan tërheqjen e firmave të tyre mbështetëse për disa kandidatë, në
funksion të zgjedhjes politike të dy kandidatëve.

Gjithashtu vlen të theksohet se megjithëse Kuvendi zhvilloi një seancë të mirë dëgjimore me
kandidatët, ai toleroi faktin se së paku dy kandidatë ishin zgjedhur prej rreth dy vitesh nga Kuvendi
me një mandat 5 vjeçar në një post tjetër të rëndësishëm, dhe të njëjtit deputetë pranojnë që ata të
ndërpresin mandatet për të cilat janë zgjedhur dhe të kandidojnë për mandate të reja në funksione të
reja. Parimet e mira parlamentare do të kërkonin që parlamenti të insistojë në respektimin e mandatit
ligjor sipas zgjedhjes dhe betimit që kanë bërë zyrtarët e zgjedhur në Kuvend, për sa kohë që ata nuk
po dorëhiqeshin për të kandiduar për poste më të rëndësishme. Po ashtu gjatë seancës dëgjimore dhe
në praktikën vijuese u konsideruan kandidatë të avancuar në garë edhe individë të njohur për retorikë
dhe qëndrime publike denigruese ndaj parimeve të të drejtave të njeriut. Për këtë të fundit
përgjegjësia është kryesisht e subjektit dhe e deputetëve mbështetës megjithatë parlamenti do të
duhej të kishte pretendime për standarde më të larta meritokracie dhe integriteti.

Page 17 of 54
3.9. Konflikti i interesit? Asnjë deklarim në Regjistër

Zyrtarisht nuk figuron asnjë deklarim i ndonjë deputeti për gjendje në konflikt interesi gjatë
vendimmarrjes (shqyrtimit dhe votimit) të akteve në parlament. A kemi të bëjmë me evitimin e
konfliktit të interesit apo evitimin e detyrimit për deklarim? Kuvendi nuk ka mekanizëm funksional
monitorimi dhe ndjekje të rasteve, por nga të dhënat monitoruese të ISP pati deputetë, njëherësh
biznesmenë, që morën pjesë në debatet në komisione dhe në votimet në seancat plenare ku diskutohej
e votohej edhe për akte që prekin direkt biznesin e tyre.

Për më tepër, në një rast, (20 tetor) drejtuesi i seancës, deklaroi se fjalimi i një prej deputetëve të
shumtë biznesmenë ishte në konflikt të pastër interesi. Në respekt të Kodit të Sjelljes së Deputetit të
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, do të më duhet t’ju kujtoj që një pjesë e fjalës suaj ju vuri në
konflikt interesi, sepse detyrimi i të gjithëve ne është të flasim për shqetësimet e zgjedhësve dhe të
referojmë shqetësimet e bizneseve tona private”. Kur konstatohen raste të tilla nuk mjaftojnë
komentet, por ka mekanizma ligjore për parandalimin dhe hetimin e gjendjes në konflikt interesi.
Kuvendi mjaftoi vetëm me komente.

Nga ana tjetër, Kuvendi nuk arriti të marrë një vendimmarrje shteruese për pretendimin e disa
deputetëve se ministrja e jashtme mund të jetë në gjendje të papajtueshme me Kushtetutën në
ushtrimin e funksionit të saj parlamentar, për shkak të konfliktit të mundshëm të interesit gjatë
vendimmarrjes edhe të saj në Këshillin e Ministrave. Çështja zgjati muaj të tërë dhe në përfundim
është adresuar nga deputetët iniciues në Gjykatën Kushtetuese, por nëse kjo e fundit i jep të drejtë
ankimuesve krijohet një situatë kritike për standardet e vendimmarrjeve parlamentare.

3.10. Interpelancat dhe problematika në zhvillimin e tyre

Gjatë sesonit të fundit parlamentar u zhvilluan 5 interpelanca (E. Salianji vs B. Çuçi, I. Zhupa vs M.
Kumbaro, N. Naço vs B. Balluku, I. Dhori vs M. Kumbaro, PD vs Rama) ndërkohë që një kërkesë u
refuzua (I. Zhupa vs E. Margariti) dhe një tjetër është në pritje (B. Leskaj vs O. Manasterliu). Në
rastin e kërkesës kolektive ishin kryesisht deputetët e qarkut Shkodër që kërkonin masa nga qeveria
lidhur me përmbytjet e ndodhura atje, ndërkohë që në rastet e tjera kryesisht kemi të bëjmë me
probleme specifike të zonave elektorale të deputetëve. Deputeti Naço është i vetmi nga mazhoranca
që kërkoi interpelancë, kryesisht për investime buxhetore për rrugët kryesore në zonën e tij elektorale
në Skrapar.

Koncepti i interpelancës lidhet me transparencën dhe llogaridhënien, ndaj deputetët e përdorin jo


vetëm për të marrë informacion cilësor të kërkuar, por edhe për të promovuar problematika të
caktuara dhe për të ushtruar presion pozitiv për llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse. Nëse
analizohen mënyrat se si u zhvilluan interpelancat e cituara më lart, rezulton se me përjashtim të
rastit të deputetit të mazhorancës, në të gjitha rastet e tjera nuk pati përgjigje direkte, të qartë dhe
Page 18 of 54
shteruese për kërkesat e bëra, por deklarime politike, replika politike dhe akuza të ndërsjellta, çfarë
pamundësoi zgjidhjen e problematikës, si dhe jetësimin e standardit të llogaridhënies.

Për të evituar keqpërdorime të tilla të instrumenteve kushtetuese dhe parlamentare, disa praktika
parlamentare kanë procedura të specifikuara në aktet rregullatore, por në tërësi promovohet parimi i
integritetit në politikë, sipas të cilit, së paku një zyrtar i lartë (kryeministër ose ministër), respekton
kërkesën dhe jep sqarime të detajuara pa etiketime politike dhe ikje nga përgjegjësia, duke krijuar
precedentë pozitivë për raste të ngjashme në të ardhmen. Kjo nuk ka ndodhur ende në Shqipëri.
Ndërkohë që ekziston edhe një mekanizëm i tretë, ndërhyrja e drejtuesit të seancës për të imponuar
përgjigje shteruese për pyetjet dhe shqetësimet e ngritura nga deputeti kërkues, por në rastin tonë as
kjo praktikë nuk është preferuar, kryesisht për shkak se drejtuesit e seancës dhe ministrat e thirrur në
interpelancë janë të së njëjtës parti politike.

3.11. Kërkesa për informacion: 43 kërkesa nga 22 deputetë

Deputetët mund të sigurojnë informacion cilësor në komunikim direkt me institucionet. Ata kanë të
drejtë të kërkojnë informacion dhe Kuvendi ndërmjetëson dhënien në kohë të përgjigjes nga
institucioni. Në tërësi kjo praktikë është respektuar, përveçse në rastet e tensioneve politike dhe
periudhave elektorale. Në sesionin e fundit parlamentar 22 deputetë adresuan 43 kërkesa për
informacion, ku nuk është llogaritur një kërkesë kolektive e disa deputetëve drejtuar kryeministrit.

Në listën zyrtare të kërkesave për informacion statistikisht kryesojnë deputetët E. Salianji (PD) me 6
kërkesa, A. Vokshi (Pa grup) me 4 kërkesa, I. Dhori (PD) me 4 kërkesa, G. Duma (PD) me 4
kërkesa, H. Bushati dhe J. Tabaku (PD) me nga 3 kërkesa. Nga mazhoranca në listë janë deputeti E.
Braçe, deputetet M. Kodheli dhe L. Bozo si dhe kreu i grupit parlamentar T. Balla. Ky i fundit i ka
kërkuar informacion Presidencës, pra një institucioni që zyrtarisht nuk kontrollohet nga ekzekutivi,
kurse të gjitha kërkesat e tjera të deputetëve u janë adresuar institucioneve ekzekutive. Në listën e
institucioneve prej nga kërkohet informacion, përvec ministrive janë edhe Kadastra Tiranë e
Shkodër, bashkitë Tiranë, Divjakë e Kamëz, Agjensia e Barnave, Institutit të Sigurimeve Shoqërore,
KLSH-së, Inspektoratit për të Drejtën e Informimit, Drejtorisë së Policisë, OST-së, FZHSH-së,
drejtorive arsimore, etj.

Deri në fundin e muajit dhjetor Kuvendi nuk ishte në gjendje për të konfirmuar sasinë dhe cilësinë e
informacioneve të ardhura në përgjigje të kërkesës së deputetëve, megjithatë në tërësi Kuvendi ka
nxitur institucionet të respektojnë detyrimet ligjore sidomos ndaj deputetëve. Disa prej deputetëve
kërkojnë informacione që lidhen me problematika të zonave të tyre zgjedhore, të tjerë lidhur me
çështje të debatit publik apo të tjerë për nivelin e zbatimit të ligjeve specifike dhe akteve nënligjore të
tyre.

3.12. Bonusi financiar për deputetët dhe transparenca e munguar

Page 19 of 54
Sipas ligjit deputetët, të cilët banojnë në zona me distancë të largët nga Tirana, përfitojnë bonuse
financiare kompensuese për banesa me qira gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre në Tiranë. Aktualisht
nga 140 deputetë, 21 përfitojnë bonus qiraje. ISP nuk disponon të dhënat e plota të deklaratave të
deputetëve në sektorin përkatës në parlament, por bazuar në të dhënat e deputetëve në formularët e
deklarimit ose në sistemin e adresës kombëtare, rezulton se edhe disa deputetë që kanë banesa në
Tiranë ose banojnë shumë pranë Tiranës janë përfitues të bonusit të qirasë së banimit.

Transparenca e mënyrës se si përcaktohen dhe jepen bonuset financiare për deputetët ka qenë një
problematikë e hershme e adresuar në disa raporte të ISP, por Kuvendi nuk ka ndërhyrë në aktet e
veta rregullator për të evituar rastet abuzuese dhe për të krijuar mekanizma verifikimi shumë më
transparentë dhe më korrektë edhe me legjislacionin në fuqi. Kuvendi mjaftohet me deklarimin e
deputetit dhe përgjegjësia i kalon këtij të fundit, ndërkohë që as Kuvendi dhe as organet e tjera
ligjzbatuese nuk kryejnë verifikimin periodik të të dhënave, të cilat lehtësisht mund të sigurohen
brenda pak minutash përmes verifikimeve të formularëve online në ILDKPKI dhe KQZ.

Page 20 of 54
4. VLERËSIMI PËR NIVELIN E EFIKASITETIT TË DEPUTETËVE

Vlerësimi më i rëndësishëm për deputetët mbetet perfomanca e tyre e shumëfishtë: në procesin


legjislativ, në nisma e mendime ligjore, në debatet në komisione dhe në seancat plenare, në pyetjet
dhe interpelancat, në jetën publike dhe aktivitetin zonal, si dhe në respektimin e standardeve të
Kodit të Sjelljes. Bazuar në këto tregues ISP ka bërë edhe këtë sesion vlerësimin e nivelit të
efikasitetit të deputetëve. Vlerësimi përfshin klasifikimin nominal të secilit deputet (tabela e plotë
për secilin deputet dhe tregues të tij gjendet në aneksin e raportit), klasifikimin e efikasitetit bazuar
në identitetet partiake, në identitetet gjinore dhe në përkatësinë e zonës zgjedhore.

4.1. Deputetët më efektivë në parlament

Referuar të dhënave të fundit, të njëjtët deputetë të vlerësuar edhe në raportet e legjislaturës aktuale
dhe asaj të kaluar, J. Tabaku (PD) dhe E. Braçe (PS) vijojnë të jenë deputetët më të kuotuar. Ata
bëjnë diferencën për nismat ligjore dhe debatet në komisione, për propozimet për amendamente dhe
ushtrimin integral të mandatit të deputetit, për deklarime cilësore në diskutime dhe për qëndrime me
integritet, të cilat mund të mos kenë përputhje të plotë më linjën politike partiake. Nëse tek Tabaku
kjo e fundit është më e thjeshtë për shkak se PD nuk ka më një hierarki kontrolli dhe llogaridhënëse,
tek PS Brace rezulton të jetë një prej dy zërave të vetëm që mbrojnë me integritet parime e çështje që
mund të krijojnë distancë me linjën zyrtare politike të grupit.

Në vijim të renditjes pozitive vijnë E. Alibeaj (PD) dhe B. Leskaj (PD), i pari për shkak të funksionit
dhe i dyti për shkak të meritave personale. I njëjti vlerësim vlen edhe për emrat pasues, I. Zhupa (PD)
për shkak të meritave personale dhe T. Balla (PS) për shkak të funksionit. P. Vasili (PL) është ndër
deputetët më aktiv në parlament, ndjekur nga N. Naço apo Bushka (PS) që janë njëherësh edhe
kryetarë të komisioneve të rëndësishme parlamentare, apo E. Salianji (PD) që ka më shumë meritë
personale, sesa funksionale. Dy deputetet e PD-së, I. Dhori dhe E. Koliqi ilustrojnë rastet e
deputetëve që janë mjaft aktivë edhe në promovimin e mbrojtjen e interesave të zonave të tyre
elektorale, ndjekur nga deputetë me eksperiencë të gjatë apo drejtues të komisioneve parlamentare.

20 DEPUTETËT ME NIVELIN MË TË LARTË TË EFIKASITETIT

NR EMRI DHE MBIEMRI GRUPI GJ PIKË

1 JORIDA TABAKU PD F 83.6


2 ERION BRAÇE PS M 79.6
3 ENKELEJD ALIBEAJ PD M 75.5
4 BUJAR LESKAJ PD M 74.4

Page 21 of 54
5 INA ZHUPA PD F 74.1
6 TAULANT BALLA PS M 71.2
7 PETRIT VASILI LSI M 69.0
8 NASIP NAÇO PS M 64.1
9 ERVIN SALIANJI PD M 62.3
10 KLOTILDA BUSHKA PS F 60.2
11 ILDA DHORI PD F 60.1
12 EMILJA KOLIQI PD F 57.5
13 PETRO KOÇI PS M 54.9
14 ARBEN PËLLUMBI PS M 54.6
15 GRETA BARDELI PD F 53.1
16 ANILA DENAJ PS F 52.8
17 FLUTURA AÇKA PD F 51.5
18 ERMONELA FELAJ PS F 51.0
19 ARBI AGALLIU PD M 50.8
20 ERISA XHIXHO LSI F 50.8

4.2. Deputetët në fundin e listës së efektivitetit në parlament

E kundërta e listës vlerësuese përbëhet nga deputetët, të cilët kanë rezultatet më minimale në
aktivitetin parlamentar. Në fundin e listës së 140 deputetëve bëjnë pjesë pothuajse të njëjtit deputetë
si edhe në sesionin e kaluar, dhe të disa raste të njëjtit deputetë të dy ose më shumë legjislaturave
radhazi. Janë kryesisht deputetë që vijnë nga bota e biznesit dhe zonat “e forta”, që kanë siguruar
mandate parlamentare jo përmes një programi dhe aftësie politike, por për shkak të natyrës
klienteliste apo lokale të kalkulimit të votave ose që kanë dhënë kontribute të tjera në partitë e tyre
politike, të mjaftueshme për t’u siguar vende të sigurta në listat shumëemërore.

Në listë gjenden edhe deputetë të njohur si E. Paloka e T. Alizoti, L. Basha dhe M. Kryemadhi, M .
Doda apo B. Këlliçi, Sh. Idrizi apo F. Noka, të cilët, për arsye të ndryshme nuk e kanë shfrytëzuar
tribunën parlamentare dhe nuk kanë arritur të lënë gjurmë në memorien katër mujore të sesionit
parlamentar. Ata në tërësi nuk kanë diskutuar, nuk kanë inicuar ligje apo nisma, nuk kanë qenë aktiv
ose nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve, etj, pra nuk kanë ushtruar shumicën e
kompetencave dhe përgjegjësive parlamentare. Rastet kur deputetët e bëjnë këtë për shkak se janë
aktiv jashtë parlamentit, mund të jenë të pranueshme, por në rastet kur nuk kanë aktivitet të dukshëm
dhe produkti as në jetën politike dhe publike, ky bilanc kritik dobëson vlerësimin dhe besimin publik
për vetë parlamentin, politikën dhe përfaqësimin në Shqipëri.

Page 22 of 54
20 DEPUTETËT ME NIVELIN MË TË ULËT TË EFIKASITETIT

NR EMRI DHE MBIEMRI GRUPI GJ PIKË


106 ORNALDO RAKIPI PS M 27.5
107 NIKO KURI PS M 27.0
108 BELIND KËLLIÇI PD M 26.6
109 PAULIN STERKAJ PS M 26.6
110 FLAMUR NOKA PA GRUP M 26.4
111 MERI MARKIÇI PSD F 26.3
112 NUSTRET AVDULLA PDIU M 25.3
113 MESILA DODA PDIU F 23.6
114 FATION VEIZAJ PD M 23.4
115 GERTJAN DEDA PSD M 23.0
116 ZEF HILA PD M 22.4
117 RRAHMAN RRAJA PS M 21.1
118 SHPËTIM IDRIZI PDIU M 21.1
119 MONIKA KRYEMADHI LSI F 19.7
120 GLEDIS ÇELIKU PSD M 18.3
121 LULZIM BASHA PD M 16.5
122 KASËM MAHMUTAJ PD M 14.6
123 TOMOR ALIZOTI PD M 12.0
124 EDI PALOKA PD M 11.8
125 AGRON ÇELA PA GRUP M 8.0

4.3. Deputetët më aktivë sipas përkatësive politike

Bazuar në cilësitë e ushtrimit të funksionit dhe përgjegjësive parlamentare, ISP vijoi monitorimin dhe
vlerësimin e deputetëve edhe gjatë sesionit të fundit parlamentar, duke krijuar tabelën e renditjes së
deputetëve sipas nivelit të efikasitetit. Klasifikimi është nominal, por edhe mbi bazë grupesh
parlamentare, partish politike, gjinie dhe nivel përfaqësimi.

Grafiku bashkëngjitur tregon se grupi i deputetëve të LSI (PL) janë më aktivët në parlament në raport
me mesataren e grupeve dhe partive të tjera politike. Tre deputetët e LSI (PL) kanë mesatare
efikasiteti prej 46 pikësh nga 100 të mundshme, ndërkohë që dy grupet më të mëdha, grupi i PD dhe

Page 23 of 54
grupi i PS kanë thuajse të njëjtin vlerësim angazhimi në parlament: në mesatare 41 pikë nga 100 pikë
të mundshme. Pas tyre vijnë disa deputetë të tjerë, ku bëjnë pjesë PR, LZHK, PBDNJ, etj, të cilët
kanë mesatare prej 35 pikësh, 4 më shumë pikë sesa mesatarja e deputetëve mbështetës të zotit
Berisha në parlament.

Dy nivelet më të ultë të përfaqësimit i kanë respektivisht deputetët e PDIU dhe PSD, rreth dy herë më
pak pikë, sesa mesatarja e deputetëve të LSI. Ky i fundit është edhe një mesazh domethënës se nuk
janë numrat e përfaqësimit të rëndësishëm në parlament sa janë cilësia e serioziteti i përfaqësimit.
Duhet thënë se deputetët e PSD kanë vlerësime pikësh kryesisht për prezencën e rregullt formale në
komisionet parlamentare dhe në pjesëmarrjet e rregullta në votimet në seancat plenare dhe jo për
ndonjë kontribut të veçantë parlamentar, siç janë nismat ligjore, debatet në komisione ose në seanca.
Ata thjesht janë prezent, - duke mbetur edhe një legjislaturë tjetër si niveli më i ulët cilësor i
përfaqësimit të një partie politike në parlament.

NIVELI I EFIKASITETIT PARLAMENTAR SIPAS PARTIVE


shtator-dhjetor 2022

46.5
41.8 41.6
35.5
31.1

23.3 22.5

LSI PD PA GRUP PS TË TJERË PDIU PSD

4.4. Përfaqësimi në nivel qarku: Fieri në krye, Shkodra në fund

Prej disa legjislaturash vijon që qarku Shkodër të përfaqësohet me nivelin më të ulët të efikasitetit
parlamentar, aktualisht 32 nga 100 pikë. Megjithëse me 11 deputetë, një pjesë e deputetëve të këtij
qarku nuk arrijnë të lënë gjurmë parlamentare dhe as të bëhen pjesë e ushtrimit kushtetues të
vendimmarrjes, duke pasur përfaqësim simbolik dhe vetëm statistikor në parlament. Për më tepër në
rastin e Shkodrës bën diferencë të dukshme për shembull, performanca pozitive e deputeteve E.
Koliqi e H. Bushati, G. Bardeli e R. Likaj, në raport me deputetët e mazhorancës, PS dhe PSD, të
cilët në tërësi nuk ishin aktivë dhe as nuk u përfshinë fare në debatet parlamentare.

Page 24 of 54
NIVELI I EFIKASITETIT TË DEPUTETËVE SIPAS QARQEVE
shtator-dhjetor 2022

45.4
43.4
39.6 40.5 41.3 41.5
37.3 39.1
35.4 36.5 37.4
32.3

Pas qarkut Shkodër nivelin më të ulët cilësor në përfaqësimin parlamentar e ka Lezha, me 35 pikë
ndjekur nga Berati, Kukësi dhe Durrësi me nga 36-37 pikë nga 100 të mundshme. Nga ana tjetër,
performancën më të mirë parlamentare e kanë deputetët e qarkut Fier dhe Vlorë, me përkatësisht 45
dhe 43 pikë, ndjekur nga qarku Elbasan dhe ai Tiranë me nga 41 pikë nga 100 të mundshme. Qarqet
e tjera kanë renditje mesatare.

Siç shihet, asnjë prej qarqeve nuk ka mbi 45 pikë, pra në tërësi përfaqësimi parlamentar është nën
nivelin mesatar 50 pikë që do të duhej të merrej si pikë referimi në një vlerësim maksimal prej 100
pikësh. Ky është një tregues tjetër statistikor midis diferencës në nivelin e përfaqësimit parlamentar
të qytetarëve dhe pritshmërive që qytetarët dhe shoqëria kanë ndaj parlamentit.

4.5. Rezultatet bazuar në ndarje gjinore dhe modelet pozitive referuese

Referuar të dhënave, gratë deputete, ashtu si në shumicën e sesioneve të kaluara parlamentare, kanë
shënuar nivel efikasiteti 6% më të lartë, sesa gjinia tjetër. Në terma konkretë, gratë deputete kanë
mesatarisht 43 pikë nga 100 pikë të mundshme angazhimi, ndërkohë që deputetët burra kanë vetëm
38 pikë nga 100 të mundshme. Në krye të listës së deputetëve më efektivë është një grua deputete,
ndërkohë që në 20 deputetë më pak efektivë gjenden 3 gra dhe 17 burra.

Page 25 of 54
Në praktikën aktuale parlamentare disa
prej grave deputete kanë sjellë
kontribute pozitive, sidomos në debatet, KLASIFIKIMI I EFIKASITETIT SIPAS GJINISË
nismat ligjore, interpelancat, sjelljen shtator-dhjetor 2022
korrekte dhe pjesëmarrjen aktive, siç
edhe ka pasur edhe raste kur një numër
më i kufizuar i grave deputete, kryesisht
ato me rol drejtues në partitë ose
fraksionet politike, kanë zgjedhur të
përdorin retorikë të ashpër shpesh edhe
F
denigruese ndaj vetë zonjave deputete.
47%
Modele pozitive mund të përmenden J.
53%
Tabaku dhe F. Açka (PD), E. Koliqi M
dhe I. Zhupa (PD), A. Dhima dhe E.
Gjonaj (PS) E. Xhixho (LSI), etj,
ndërkohë që tek ministrat deputetë ose
jo, pothuajse të gjitha gratë deputete
zgjodhën gjuhën e ashpër politike në
komunikim me kritikat, opozitën,
median dhe parlamentin, duke mos
arritur ta shndërrojnë prezencën e
madhe sasiore në cilësi përfaqësimi dhe modele pozitive referimi.

Tek deputetët burra modele pozitive ishin E. Braçe dhe F. Xhafaj (PS), B. Leskaj dhe F. Xhaferaj
(PD), N. Naço dhe P. Koçi (PS), A. Gjekmarkaj dhe S. Koreshi (PD) etj, kryesisht deputetë që patën
një angazhim serioz dhe bënë përpjekje të dallueshme për të sjellë kontribute personale në aktivitetin
parlamentar. Një pjesë tjetër e madhe e deputetëve të dy gjinive ishin aktivë, por kryesisht duke
imituar tezat, retorikën dhe sjelljen e liderëve të tyre politikë, ose duke riprodhuar në parlament
materialet procedurale të përgatitura nga këshilltarët në komisione.

Page 26 of 54
5. ANGAZHIMI I DEPUTETËVE PËRMES FJALIMEVE

Publiku i njeh deputetët kryesisht nga perfomanca e tyre në seancat plenare. Aksesi i zgjeruar
televiziv, roli i madh i imazhit televiziv në publik, rëndësia që merr deklarata në seancat plenare në
raport me deklarimet e tjera, përpjekja për të lënë gjurmë dhe për të arritur statistikisht rezultate të
larta angazhimi, ka bërë që deputetët, në tërësi vitet e fundit, të kenë tendencën e një numri sa më të
madh fjalimesh parlamentare.

ISP është përpjekur që krahas monitorimit statistikor të fjalimeve dhe angazhimet në seanca, të
analizojë edhe brendësinë e tyre, për të evidentuar raste pozitive dhe raste rutinore angazhimi.
Kryesisht media tërhiqet nga statistikat, cili deputet foli më pak apo më shumë, ndërkohë që qëllimi i
këtij monitorimi është tjetër dhe tabela përmbledhëse e klasifikimit sipas efikasitetit, është përgjigjia
e duhur e metodologjisë dhe qëllimit që ne kemi zbatuar prej disa vitesh në monitorimin e
parlamentit.

5.1.Fjalimet: deputetët aktivë dhe ata “që folën me heshtje”

Nga mënyra se si zhvillohen seancat plenarë jo gjithnjë krijohet mundësia që deputetët të flasin, si
dhe kanë përparësi kryesisht drejtuesit e grupeve kryesore parlamentare dhe relatorët e komisioneve
parlamentare. Listat e diskutuesve bazohen në konsensusin e dhënë paraprak nga kreu i grupit, pra
edhe lista e diskutuesve është në njëfarë mase listë preferenciale e drejtuesve të grupeve. Jashtë këtij
“rregulli”, ka deputetë që mund të flasin në periudhën e diskutimeve të lira 60 minuta pas çdo debati
parlamentar, si dhe në seancën e diskutimeve për problematikat e zonës zgjedhore.

Tabela përmbledhëse e fjalimeve përmban numrin e seancave ku deputetët kanë mbajtur fjalime, si
dhe në total numrin e fjalimeve, për shkak se nuk janë të pakta rastet kur i njëjti deputet ka pasur 2-4
fjalime në të njëjtën seancë, kryesisht për akte të ndryshme në rendin e ditës. Në tabelën e angazhimit
klasik, seanca me fjalime, rezulton se deputetja Ina Zhupa ka pasur angazhimin më të madh, në 14
seanca, ndjekur nga B. Leskaj, S. Berisha dhe T. Balla përkatësisht me 12 seanca. Lista vijon me
deputetët D. Sula dhe P. Vasili me angazhime me fjalime në 11 seanca.

Pjesa e dyë e tabelës tregon se numrin më të madh të fjalimeve në të gjitha seancat parlamentare e ka
shënuar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, me 24 fjalime, mesatarisht dy fjalime për
seancë, ndjekur nga Leskaj dhe Berisha me nga 20 fjalime në tërësi, I. Zhupa 19, P. Vasili 18, J.
Tabaku 17, T. Shehu 15 dhe E. Alibeaj me 14 fjalime. Në këtë renditje nuk janë përfshirë rastet e
replikave të shkurtra apo ndërhyrjeve teknike me pyetje ose procedurë, ku për shembull, ka deputetë
që kanë diskutuar mbi 15 herë vetëm për procedurë.

Page 27 of 54
20 DEPUTETËT ME MË SHUMË FJALIME
shtator-dhjetor 2022
NR EMRI DHE GRUPI SEANCA ME NR EMRI DHE GRUPI FJALIME
MBIEMRI POLITIK FJALIME MBIEMRI POLITIK NË TËRËSI
1 Ina Zhupa PD 14 1 Taulant Balla PS 24
2 Bujar Leskaj PD 12 2 Bujar Leskaj PD 20
3 Sali Berisha PA GRUP 12 3 Sali Berisha PA GRUP 20
4 Taulant Balla PS 12 4 Ina Zhupa PD 19
5 Dashnor Sula PD 11 5 Petrit Vasili LSI 18
6 Petrit Vasili LSI 11 6 Jorida Tabaku PD 17
7 Lefter Gështenja PD 10 7 Tritan Shehu PD 15
8 Enkelejd Alibeaj PD 10 8 Enkelejd Alibeaj PD 14

9 Jorida Tabaku PD 10 9 Dashnor Sula PD 12


10 Antoneta Dhima PS 9 10 Edmond Spaho PA GRUP 12
11 Ervin Salianji PD 9 11 Lefter Gështenja PD 11
12 Kreshnik Çollaku PD 9 12 Luan Baçi PA GRUP 11
13 Isuf Çelaj PD 9 13 Oerd Bylykbashi PD 11
14 Luan Baçi PA GRUP 8 14 Antoneta Dhima PS 10
15 Edmond Spaho PA GRUP 8 15 Ervin Salianji PD 10
16 Flamur Noka PA GRUP 8 16 Flamur Noka PA GRUP 10
17 Elda Hoti PD 8 17 Klotilda Bushka PS 10
18 Luçiano Boçi PD 8 18 Kreshnik Çollaku PD 10
19 Oerd Bylykbashi PD 8 19 Albana Vokshi PA GRUP 9
20 Tritan Shehu PD 7 20 Luçiano Boçi PD 9

5.2. Deputetët që zgjodhën të heshtnin në seancat plenare

Krahas deputetëve aktivë në debatet në seancat plenare ka edhe deputetë që “zgjodhën” të heshtnin.
Një listë e përbërë nga dy kategori, një kategori që për shkak të profilit të lartë politikë mund të kenë
zgjedhur vetë të mos jenë aktivë në debatet parlamentare, por edhe një kategori tjetër e përhershme
që nuk është asnjëherë aktive dhe që prej disa sesionesh, madje edhe legjislaturash, nuk diskuton,
nuk debaton, nuk ka nevojë të jetë aktiv në parlament për të siguruar mbijetesën politike.

Page 28 of 54
Në listën e deputetëve me 0 diskutime në sesionin parlamentar shtator-dhjetor 2022 bëjnë pjesë 22
deputetë, 12 deputetë nga PS, 6 deputetë nga PD, 3 deputetë nga PSD, si dhe 1 deputet i LSI. Prej
tyre, 5 janë gra deputete, të tjerët (17) janë deputetë burra.

Nga emrat e njohur të politikës që zgjodhën të heshtin në katër muaj debate parlamentare, janë L.
Basha dhe L. Bozo, T. Alizoti dhe E. Paloka, B. Beci dhe Z. Hila. Nga emrat e përhershëm në listën e
bilancit negativ të aktrivitetit parlamentar vijojnë të jenë Rr. Rraja, P. Sterkaj, A. Çela, L. Duzha, apo
edhe prurjet e reja 2021, O. Rakipi,G. Celiku, G. Deda, M. Markiçi, etj.

22 DEPUTETËT “E HESHTUR”
shtator-dhjetor 2022

NR EMRI DHE MBIEMRI GRUPI GJ PIKË


1 Agron Çela PA GRUP M 0
2 Aurora Mara PS F 0
3 Benet Beci PS M 0
4 Besion Ajazi PS M 0
5 Edi Paloka PD M 0
6 Gerta Duraku PS F 0
7 Gertjan Deda PSD M 0
8 Gledis Çeliku PSD M 0
9 Ilir Topi PS M 0
10 Kasëm Mahmutaj PD M 0
11 Kastriot Piroli PD M 0
12 Luan Duzha PS M 0
13 Luljeta Bozo PS F 0
14 Lulzim Basha PD M 0
15 Meri Markiçi PSD F 0
16 Niko Kuri PS M 0
17 Ornaldo Rakipi PS M 0
18 Paulin Sterkaj PS M 0
19 Rrahman Rraja PS M 0
20 Tatiana Piro PS F 0
21 Tomor Alizoti PD M 0
22 Zef Hila PD M 0

Page 29 of 54
5.3. Ministrat më aktivë dhe jo aktivë në parlament

Kontributi i ministrave kryesisht lidhet me nismat ligjvënëse, të cilat gjithësesi përcaktohen nga
kryeministri dhe Këshilli i Ministrave, si dhe me kontributet në seanca dëgjimore, interpelanca dhe
debatet parlamentare. Referuar të dhënave për pjesëmarrjen e ministrave në debatet parlamentare
gjatë periudhës shtator-dhjetor 2022, rezulton se ministrja më aktive në debate ka qenë Belinda
Balluku me 19 fjalime në 11 seanca plenare, ndjekur nga 17 fjalime të ministres së Financave Delina
Ibrahimaj, si dhe ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali me 15 fjalime.

Tabela nuk ka një domethënie tjetër për renditjen vijuese përveç faktit se kryeministri rezulton se
statistikisht ka folur dy herë më pak, sesa tri ministre të tij, por për nga minutazhi vijon të jetë
deputeti më me shumë minuta fjalime në parlament, për shkak të pozitës së privilegjuar të fjalimeve
pa afat që mban nga pozita e kryeministrit.

Po ashtu interesant është fakti që në krizën e emigrimit të rinisë dhe krizën ekonomike në vend, më
pak aktivë kanë qenë ministrat përgjegjës për këta sektorë dhe se praktika e ministrave pa portofol të
përcaktuar nuk rezulton të jetë efektive në raport me parlamentin, politikën ligjvënëse dhe
përfaqësimin publik.

Disa ministra janë të “preferuar” edhe për shkak të sulmeve që vijnë nga opozita. Ministrat më të
sulmuar kanë edhe mundësinë më të madhe të reagimit. Ministrat gëzojnë status të veçantë në
aktivitetin e seancës plenare, sepse mund ta kërkojnë fjalën vazhdimisht, e drejtë që është krijuar për
të forcuar raportet e llogaridhënies dhe informimit të saktë në parlament, jo për të zgjeruar hapësirën
televizive të ministrave për të reklamuar veten ose për të denigruar kritikët politikë.

Nga ana tjetër, referuar të dhënave cilësore të fjalimeve tabela do të përmbysej dhe se ata që mbajnë
më shumë fjalime nuk janë automatikisht edhe ministrat më profesionalë në raport me parlamentin.
Për shembull, katër ministret më aktive me fjalime në parlament kanë të përbashkët kryesisht
retorikën politike ditore dhe sulmet denigruese ndaj kritikëve dhe opozitës. Nuk ka rëndësi nëse temë
debati është ndonjë ligj, ratifikim, energjia, vaksinat, taksat apo rrugët. Ato vijuan të përdorin të
njëjtën retorikë politike duke u marrë vetëm pjesërisht me thelbin e debatit dhe me detyrimin
kushtetues për informim dhe llogaridhënie në parlament.

Po ashtu, ka pasur raste, si seanca e 20 dhjetorit, kur në kushtet e bllokimit të foltores dhe
pamundësisë së dëgjimit normal të debatit në parlament, një ministre vijoi të konsumojë fjalimin 20
minutësh kryesisht për sukseset dhe reformat në bujqësi, - një praktikë e rrethanë që dobëson sa
pozitën e saj politike, pozitën e parlamentit në raport me publikun, standardet parlamentare, por edhe
pamundëson marrjen e informaconit nga ana e qytetarëve të interesuar. Në këtë rast përgjegjësia
është e drejtuesit të seancës, por edhe e vetë ministrave që nuk aplikojnë standarde më cilësore.

Page 30 of 54
NUMRI I KONTRIBUTEVE PARLAMENTARE TË MINISTRAVE
shtator-dhjetor 2022
EMRI DHE MBIEMRI SEANCA (DISKUTIME) DISKUTIME TOTALE
BELINDA BALLUKU 11 19
DELINA IBRAHIMAJ 7 17
ELISA SPIROPALI 12 15
OGERTA MANASTIRLIU 8 12
EDI RAMA 5 8
FRIDA KRIFCA 6 8
NIKO PELESHI 6 8
OLTA XHAÇKA 5 8
MIRELA KUMBARO 7 7
BLEDAR ÇUÇI 5 6
EVIS KUSHI 6 6
ULSI MANJA 5 6
ELVA MARGARITI 4 4
MILVA EKONOMI 4 4
EDONA BILALI 3 3
BORA MUZHAQI 1 1

Page 31 of 54
6. MARRËDHËNIET ME INSTITUCIONET KRYESORE KUSHTETUESE DHE TË
PAVARURA1

Marrëdhënia e Kuvendit, si organi që mishëron pushtetin legjislativ në Republikën e Shqipërisë, me


institucionet kryesore kushtetuese dhe të pavarura ka vijuar së fundmi në drejtim të monitorimit të
nevojave që këto të fundit kanë pasur, si në aspektin buxhetor, organizativ, në vakancat e krijuara,
apo edhe për shqyrtimin e kërkesave që ato mund të kenë pasur lidhur me ndryshime të mundshme
ligjore, me qëllim garantimin e funksionimit sa më të drejtë të institucioneve dhe zbatimit sa më të
mirë të ligjit.

6.1. Marrëdhënia e Kuvendit me institucionet e pavarura të drejtësisë

6.1.1. Zgjedhja e një anëtari të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Më datë 13.06.2022, drejtuesit e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe të Shkollës së Magjistraturës


zhvilluan në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e kandidatëve për
anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) nga trupa e pedagogëve. Mbledhja u thirr nga
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit me Vendimin e datës 01.06.2022 dhe u drejtua nga Rektori i
Universitetit të Tiranës, ndërkohë që të pranishëm ishin: Drejtori i Shkollës së Magjistraturës,
rektorët dhe dekanët e IAL-ve publike dhe jo publike që ofrojnë programe studimi në Drejtësi.

Mbledhja e posaçme u thirr në bazë të kompetencave dhe detyrimeve ligjore pas mosplotësimit të një
vakance në KLP në përfundim të procesit të parë përzgjedhës, i cili përfundoi më datën 24 shkurt
2022. Mbledhja vijoi me dëgjesën e 5 kandidatëve që kishin shfaqur interes dhe kishin dorëzuar
dokumentacionin e nevojshëm, të cilët prezantuan platformat e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve të
ndryshme të drejtuara nga rektorët dhe dekanët e pranishëm.

Pas seancave dëgjimore dhe vlerësimit me pikë për secilin prej kandidatëve, trupa e pedagogëve nga
IAL-ve publike procedoi me votimin e fshehtë. Në përfundim të procesit të votimit dhe vlerësimit,
drejtuesi i mbledhjes bëri një përmbledhje të rezultateve, votimit dhe vlerësimit për secilin prej
kandidatëve.

Më datë 12.07.2022 Komisioni i Ligjeve miratoi krijimin e nënkomisionit “Për përzgjedhjen e


kandidatit për anëtar të KLP nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së
Magjistraturës”, si dhe rregulloren për organizimin dhe funksionimin e tij. Ndërkaq, më 13.07.2022

1
Kjo pjesë e raportit është produkt i monitorimit të ekspertit Eno Muja, (ML - Muja Law).

Page 32 of 54
u konstituua nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të
Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së Magjistraturës”, i
cili u miratua me vendim të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut më datën 12 korrik 2022. Pas diskutimeve kalendari i punës u miratua me konsensus nga të
gjithë anëtarët e nënkomisionit.

Më 18.07.2022 u zhvillua mbledhja e dytë e nënkomisionit “Për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar
të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës
së Magjistraturës”. Pika e parë e rendit të ditës ishte zhvillimi i dëgjesave me 4 kandidatët e
kualifikuar, të cilët ishin vlerësuar në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit se plotësojnë
kushtet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,
për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë Prokurorisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, sqaroi lidhur me raportin e depozituar prej tij në komisionin për
Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, se roli i Sekretarit të Përgjithshëm të
Kuvendit në këtë proces është një rol kushtetues dhe ka tagrin ligjor të kryejë procesin e verifikimit
të kushteve dhe vlerësimit të kritereve profesionale dhe morale për kandidatë për anëtarë të Këshillit
të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së
Magjistraturës. Më tej ai iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të nënkomisionit dhe solli argumente
ligjore për s’kualifikimin e disa prej kandidatëve. Mbledhja e nënkomisionit vijoi me dëgjesën e 4
kandidatëve të kualifikuar, të cilët prezantuan platformat e tyre, si dhe ju përgjigjën pyetjeve të
ndryshme të drejtuara nga anëtarët e nënkomisionit.

Pas një periudhe gati dy mujore, më 14.09.2022 u zhvillua mbledhja e radhës së nënkomisionit “Për
përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të
fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së Magjistraturës”. Në bazë të raportit të Sekretarit të
Përgjithshëm të Kuvendit 4 kandidatët e kualifikuar ishin Arta Mandro,.Kreshnik Myftari, Florian
Bjanku dhe Juliana Bylykbashi, ndërsa. Maksim Qoku është skualifikuar.

Deputeti Gazment Bardhi e vlerësoi s’kualifikimin e Maksim Qoku-ut si të pambështetur në ligjin


për organet e qeverisjes së organeve të drejtësisë dhe kërkoi futjen e tij në listën e kandidatëve të
kualifikuar, ndërsa ky pretendim u ndesh me argumentin se procesi për përzgjedhjen ka qenë i
rregullt dhe është kryer me monitorimin e partnerëve ndërkombëtarë. Propozimi i deputetit Bardhi
nuk u miratua dhe mbledhja vijoi me procesin e përzgjedhjes nga lista e kandidatëve të kualifikuar.

Për shkak të mungesës së konsensusit të palëve, lista nuk u miratua dhe procedura vijoi me
përzgjedhjen me short. Deputeti Bardhi tërhoqi një nga emrat dhe rezultoi si i zgjedhur Florian
Bjanku. Në përfundim të mbledhjes kandidatura e Florian Bjankut i kaloi për shqyrtim seancës
plenare në të cilën do të duhej një votim me shumicë të cilësuar.

Referuar parashikimeve të ligjit nr.115/2016 “Për organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, të


ndryshuar, nëse kjo shumicë e cilësuar nuk do të arrihej, do të riktheheshin përsëri me një proces

Page 33 of 54
shorti në Nënkomision, proces i cili nëse do të dështonte edhe herën e dytë, do të mbetej për herën e
tretë. Në herën e tretë kandidati që do të dilte nga shorti, edhe nëse nuk do të arrinte të merrte
kuorumin e mjaftueshëm, që parashikon ligji, në seancën plenare do të konsiderohej si i zgjedhur
anëtar i KLP.

Në seancë plenare të datës 15.09.2022 kandidatura e z. Bjanku nuk mori shumicën e cilësuar të
votave.

Më 19.09.2022 u zhvillua mbledhja e radhës së nënkomisionit “Për përzgjedhjen e kandidatit për


anëtar të Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të
shkollës së Magjistraturës”. Deputeti Gazment Bardhi tërhoqi një nga emrat dhe rezultoi si e
zgjedhur Arta Mandro dhe nënkomisioni vendosi që kandidatura e znj.Mandro t’i kalonte për
shqyrtim seancës plenare të radhës.

Më 22.09.2022, Kuvendi u mblodh në seancë plenare, gjatë së cilës u rrëzua projektvendimi "Për
zgjedhjen e një anëtari në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve dhe Shkolla e
Magjistraturës", përkatësisht Arta Mandro, pra nuk arriti të merrte votat e nevojshme për t’u
miratuar. Çështja u rikthye në nënkomision, për të miratuar një kandidaturë të re, sipas procedurave
të parashikuara në pikën 16 të nenit 35 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të
drejtësisë”, i ndryshuar.

Më 23.09.2022 u zhvillua mbledhja e radhës së nënkomisionit “Për përzgjedhjen e kandidatit për


anëtar të Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të
Shkollës së Magjistraturës”. Sërish deputeti Bardhi tërhoqi një nga emrat dhe rezultoi si e zgjedhur
znj.Arta Mandro. Nënkomisioni vendosi që kandidatura e znj.Mandro t’i kalonte për shqyrtim
seancës plenare të radhës. Për shkak të kalimit të tre fazave të përzgjedhjes, kandidatura e Arta
Mandros edhe nëse nuk arrinte të merrte shumicën e votave të kërkuara, sipas procedurës dhe
parashikimeve ligjore, automatikisht do të emërohej anëtare e KLP nga radhët e trupës së
pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës. Në përfundim të mbledhjes
u njoftua edhe përmbyllja e veprimtarisë së nënkomisionit.

Më 03.10.2022, Kuvendi u mblodh në seancë plenare, kur në rend dite ishte edhe përzgjedhja e
anëtarit të KLP nga trupa e pedagogëve të Fakulteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistratutës.
Në nisje të seancës u shqyrtua projektvendimi “Për miratimin e kandidaturës së përzgjedhur me
short për raundin e tretë dhe përfundimtar për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e
pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”, ku propozohej
kandidatura e Arta Mandros. Projektvendimi nuk arriti sërish shumicën e kërkuar.

Bazuar në ligjin nr.115/2016 “Për organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, të ndryshuar, ku


përcaktohet se në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej dy të tretave edhe në votimin e tretë,
kandidatët e listës së propozuar nga nënkomisioni për përzgjedhjen e anëtarit të KLP nga trupa e
pedagogëve të fakulteve të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, konsiderohen të zgjedhur.

Page 34 of 54
Rrjedhimisht, kandidatura e Arta Mandros u konsiderua e zgjedhur, si anëtare e Këshillit të Lartë të
Prokurorisë.

6.1.2. Diskutimet për hartën e re gjyqësore

Më 13.07.2022 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,
bazuar në kërkesën e depozituar në datë 13.06.2022 nga 1/3 e deputetëve të opozitës parlamentare
për projektin e hartës së re gjyqësore, zhvilloi një seancë dëgjimore me: Këshillin e Lartë Gjyqësor,
Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, Dhomën Kombëtare të
Avokatisë dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit.

Në nisje të mbledhjes nënkryetarja e komisionit parashtroi kërkesën e deputetëve të opozitës për


zhvillimin e dëgjesës lidhur me debatin që ka sjellë projekti për hartën e re gjyqësore, duke
parashtruar se mbyllja e 18 gjykatave, do të rriste kostot për qytetarët dhe do t’i privonte nga marrja e
shërbimeve, ndërkohë që për shkak të numrit aktual të gjyqtarëve nëpër gjykata, një qytetari apo
biznesi do t’i duheshin shumë vite derisa vendimi të marrte formë të prerë, etj.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami paraqiti nevojën, si dhe të gjithë procesin e ndjekur për
realizimin e hartës së re gjyqësore, i cili ishte hartuar nga një grup pune i ngritur menjëherë pas
krijimit të institucionit, me përfaqësues të KLGJ, gjyqtarë e përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.
Znj. Llagami u shpreh ndër të tjera se harta synonte shpërndarjen e drejtë të burimeve njerëzore dhe
sengarkesa e gjyqtarëve të ishte e njëjtë në të gjithë vendin. Kryetarja e KLGJ sqaroi se harta e re
gjyqësore u hartua si detyrim ligjor dhe për hartimin e saj ishte marrë ekspertiza e Këshillit të
Evropës, projektit të USAID-it, OSBE-së dhe delegacionit të BE-së. Znj. Llagami sqaroi se ligji
98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përcakton
disa kritere lidhur me madhësinë e gjykatave, ndër të cilat një gjykatë duhet të jetë me 7 gjyqtarë,
ndërsa Gjykata e Apelit duhet të këtë minimumi 10 gjyqtarë. Kryetarja e KLGJ-së u shpreh
gjithashtu, se harta u krijua duke parë ngarkesën e punës e gjyqtarëve së tre viteve të fundit, numrin
aktual të trupës gjyqësore, si dhe duke pasur si parim krijimin e mundësisë për ngarkesë të njëjtë, çka
do do të krijonte mundësinë e një performance të mirë, garantimin e aksesit në drejtësi për qytetarët,
etj.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ndër të tjera sqaroi rolin e ministrisë në miratimin e hartës së re
gjyqësore, e cila ishte detyrim ligjor që rrjedh nga ligji nr.98/2016, ku përcaktohet se harta duhej të
miratohej brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Z.Manja sqaroi se harta është atribut i KLGJ,
ndërkohë që Ministria e Drejtësisë duhet të japë kontribut për buxhetimin dhe garantimin e
logjistikës për vënien në zbatim të saj. Ministri Manja u shpreh gjithashtu, se të gjitha gjykatat që do
të suprimohen nga harta, do të vijojnë të ofrojnë shërbime gjyqësore për qytetarët.

Page 35 of 54
Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, z. Maksim Haxhia ndër të tjera shprehu shqetësimin se
harta e re gjyqësore largonte qytetarin nga marrja e shërbimeve, duke ndikuar në thellimin e
problemeve sociale, si dhe propozoi rishikimin e numrit të Gjykatave të Apelit.

Nga ana tjetër, Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skëndaj, ndër të tjera ngriti
shqetësimin se metodologjia e përdorur për vlerësimin nuk merrte në konsideratë ligjin që ka të bëjë
me aksesin në drejtësi, si dhe mungesën e transparencës gjatë konsultimit.

Pavarësisht nga sa më sipër, më datën 21.07.2022, Këshilli i Ministrave me vendimin Nr.495 vendosi
riorganizimin e Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe kompetencave të tyre territoriale, sipas
versionit të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë, duke mos reflektuar
shqetësimet e ngritura nga grupet e interesit.

6.1.3. Procedura e zgjedhjes së Avokatit të Ri të Popullit

Sa i përket Avokatit të Popullit, theksojmë fillimisht se mandati i ka mbaruar që në muajin maj 2022.
Ndërkaq, Kuvendi ka nisur procedurat për zgjedhjen e tij që në muajin mars 2022 dhe ndërkohë ende
po vijon procedurat për këtë qëllim. Më konkretisht, në muajin maj 2022 u shty afati i aplikimeve
deri në qershor për këtë pozicion dhe së fundmi, në muajin korrik 2022, Kuvendi vendosi sërish të
shtyjë procedurën për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit për në muajin shtator 2022.

Më 15.07.2022 komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe në
cilësinë e komisionit përgjegjës zhvilloi një seancë dëgjimore publike me kandidatët e vetëofruar për
pozicionin e Avokatit të Popullit. Gjatë dëgjesave kandidatët paraqitën platformat e tyre të
kandidimit, eksperiencat e mëparshme, vizionin e tyre lidhur me institucionin e Avokatit të Popullit
dhe rolit të tij për të mbrojtur dhe garantuar të drejtat e njeriut, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të
deputetëve se si do të garantonin mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të
individëve nga veprimet dhe mosveprimet e organeve të administratës publike, qasjen e tyre për
shmangien e konflikteve të mundshme midis administratës publike dhe individit, etj.

Në përfundim të diskutimeve Komisioni hartoi një raport dhe vendosi që të gjithë kandidatët në këtë
raport të kualifikohen për vijimin e garës. Ky raport i është përcjellë deputetëve dhe grupeve
parlamentare të Kuvendit për vlerësim nga ana e tyre për mbështetjen e kandidatëve.

Vetëm në dhjetor 2022, pra rreth 7 muaj me vonesë, Kuvendi kaloi për votim dy prej kandidatëve
për Avokat të Popullit, por mazhoranca i rrëzoi të dy, duke i konsideruar kandidatë politikë. PD u
ankua se emrat ishin përzgjedhur nga vetë PS në një listë prej 7 kandidatësh, ndaj e konsideroi
votimin si prishje të traditës së bashkëpunimit midis mazhorancës dhe opozitës. Fakti është se viti
2022 u mbyll pa pasur zgjedhje të Avokatit të Popullit dhe procedura zgjedhore do të duhet të nisë
nga e para, çfarë parashikohet të marrë kohë dhe energji të reja me negociata, me shpresën që

Page 36 of 54
zgjedhja të bëhet përpara fushatës elektorale, periudhë që nuk ka ende ngarkesë të madhe politike.
Nëse lihet për fushatën elektorale me siguri parlamenti nuk do të arrijë ta zgjedhë.

6.1.4. Ndryshime ligjore me kërkesë të institucioneve

Më datë 21.09.2022, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
në cilësinë e komisionit përgjegjës shqyrtoi në parim dy projektligje të rëndësishme, që lidheshin me
transparencën e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit. Më konkretisht, bëhej fjalë për dy nisma që
paraqitura nga dy grupet parlamentare të mëdha, (PS dhe PD): a) projektligji “Për një ndryshim në
ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës
Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar”, i paraqitur nga grupi parlamentar socialist dhe b)
projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar
“Sekret Shtetëror””, i ndryshuar”, i paraqitur nga grupi parlamentar i PD, të cilët për shkak të
objektit të njëjtë u shqyrtuan bashkërisht.

Të ftuar në mbledhjen e komisionit nga Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-
Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) ishin: Gentiana Sula, Kryetare dhe anëtarët: Altin Hoxha Skënder
Vrioni, Albert Nikolla, Gjergj Marku, të cilët paraqitën nevojën për rishikimet ligjore dhe iu
përgjigjën pyetjeve të deputetëve.

Fillimisht u paraqit nisma e propozuar nga grupi parlamentar i PS, që synonte shfuqizimin e pikës 4,
të nenit 29, të ligjit nr.45/2015, i cili parashikonte që AIDSSH nuk administronte kërkesat për
informacion për zyrtarët që propozoheshin të emëroheshin ose ngriheshin në detyrë në institucionet
kushtetuese dhe autoritetet publike, kur ata kishin marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga
institucionet përgjegjëse, sipas ligjit nr. 8001, datë 22.9.1995, “Për gjenocidin dhe krimet kundër
njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”, si
dhe ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që
lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”.

Gjatë diskutimeve në komision, u evidentua fakti se AIDSSH kishte ngritur disa herë shqetësimin se
për shkak të pengesës së parashikuar në legjislacion, e kishte të pamundur të hetonte mbi fakte të
reja, nëse gjatë hulumtimit të dokumentacionit vihej në dijeni të provave apo fakteve, të cilat
përmbysnin rezultatet e mëparshme të verifikimit të kryer në kuadër të dy ligjeve të mëparshëm.

Më pas, u paraqitën në emër të grupit parlamentar demokrat, amendamentet për ligjin nr. 8457, datë
11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror””, i ndryshuar”, të cilat u vendos të
transpozohen në projektligjin “Për informacionin e klasifikuar”, i cili po shqyrtohej në komision. Në
amendamentet e propozuara parashikohej deklasifikimi i dokumenteve të ish- Sigurimit të Shtetit dhe
Ministrisë së Punëve të brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për periudhën 29
nëntor 1944, deri në krijimin e Shërbimit Informativ Kombëtar, SHIK, 2 korrik 1991, të cilët
disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, duke përjashtuar nga

Page 37 of 54
zbatimi i kësaj dispozite dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që lidhen në marrëdhëniet ndërmjet
shteteve dhe sigurinë kombëtare.

Një tjetër ndryshim i propozuar ishte vendosja e detyrimit që pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, çdo
institucion i administratës publike të kishte detyrimin të publikonte bibliografinë e dokumenteve të
ish-Sigurimit të Shtetit, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të
Shqipërisë për periudhën 29 korrik 1944 deri me 2 korrik 1991 të deklasifikuara plotësisht dhe çdo
person të gëzonte të drejtën të njihej me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkonte një
kopje të tyre në përputhje me ligjin “Për të drejtën e informimit”.

Përfaqësuesit e AIDSSH iu përgjigjën edhe pyetjeve të deputetëve lidhur me nevojën për rishikimin e
ligjit mbi të cilin veprojnë, sfidat dhe problematikat e hasura, propozimet e tyre për përmirësimin e
kuadrit ligjor, etj.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve komisioni miratoi në parim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin
nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës
Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar”, si dhe pas miratimit në parim të projektligjit “Për
një shtesë në ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror””,
i ndryshuar”, vendosi transpozimin e tij në projektligjin “Për informacionin e klasifikuar”.

Ndryshimet në ligjin nr. 45/2015 për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të
Shtetit u miratuan në 20 tetor 2022 në Kuvend, me ligjin Nr. 72/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa
në ligjin nr. 45/2015 Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të
Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar”, me konsensusin e deputetëve të PS-së
dhe grupit parlamentar të PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Ndryshimet u dekretuan nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në 11 nëntor 2022, duke u botuar
në Fletoren Zyrtare 6 ditë më pas, më 17 nëntor 2022.

6.2. Vendimmarrje të Kuvendit për plotësimin e vendeve vakate dhe/ose të tjera procedura
lidhur me institucionet

6.2.1. Enti Rregullator i Energjisë

Lidhur me Entin Rregullator të Energjisë, më 22.09.2022, Kuvendi u mblodh në seancë plenare, gjatë
së cilës miratoi projektvendimin "Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të
Energjisë Elektrike", ku u zgjodh kandidatura e z. Petraq Lika me 72 vota pro. Ndërsa kandidatura e
z. Bledar Qira nuk arriti të miratohej, pasi mori 15 vota pro.

Page 38 of 54
Ndërkaq, më 05.10.2022 u publikua njoftimi nga Kuvendi për 1 (një) vend vakant për anëtar të
Bordit të Entit Rregullator të Energjisë. Kjo pasi një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë
(ERE) i ka përfunduar mandati. Në këto kushte, Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 11, pika 4,
të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, njoftoi të gjithë personat e
interesuar se afati i dorëzimit të dokumentacionit ishte deri më 04.11.2022.

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e tij të datës
13.12.2022, mori në shqyrtim propozimin e Ekipit Përzgjedhës “Për emërimin e një anëtari të Bordit
të Komisionerëve të ERE”. Komisioni u njoh me CV-të dhe me mendimet e kandidatëve në lidhje me
ushtrimin e përgjegjësive të ERE-së në sektorin e energjisë. Kandidatët e përzgjedhur nga Ekipi
Përzgjedhës, Eriola Sadushi dhe Julia Guga, të pranishëm në seancën dëgjimore të zhvilluar nga
Komisioni me datë 13.12.2022, bënë një prezantim të shkurtër të eksperiencave të tyre si dhe ju
përgjigjën interesit të deputetëve dhe pyetjeve të bëra prej tyre.

Në përfundim të diskutimeve, Komisioni vlerësoi që kandidaturat e propozuara nga Ekipi


Përzgjedhës ishin në përputhje me kërkesat ligjore të parashikuara në ligjin nr. 43/2015 “Për sektorin
e energjisë elektrike” i ndryshuar dhe i miratoi të dy kandidaturat duke i kaluar për votim në seancë
plenare.

6.2.2. Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar

Sa i përket vakancave pranë Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, më 22.09.2022


Kuvendi miratoi projektvendimin "Për zgjedhjen e z. Edmond Tullumani anëtar të Këshillit Drejtues
të Radiotelevizionit Shqiptar", me 97 vota pro.

Ndërkaq, më 03.10.2022 Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shpalli një vend
vakant për anëtar të KDRTSH, vakancë e cila ishte krijuar nga dorëheqja e z. Albert Minga pas
zgjedhjes nga komisioni, por që nuk kaloi në seancë për këtë arsye.

Më 05.10.2022 u publikua “Njoftimi për Shpalljen e një Vendi Vakant për Anëtar të Këshillit
Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (Kdrtsh)”. Për sa më sipër, subjektet që përmbushin kriteret
ligjore duhet t’i propozonin kandidaturat pranë sekretarisë së Kuvendit brenda 30 ditëve nga
publikimi i njoftimit. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave ishte data 03 nëntor 2022.

6.2.3. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit

Më 16.12.2022, komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mori
në shqyrtim projektvendimin “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi
Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”. Përpara komisionit u paraqit propozimi i kandidaturës së
Genta Sula si Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, e

Page 39 of 54
mbështetur nga 28 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Komisioni miratoi propozimin dhe ia ka
kaluar seancës, në të cilën u votua në fundin e dhjetorit 2022.

6.2.4. Autoriteti i Mediave Audiovizive

Më 17.11.2022 Kuvendi me Vendimin nr. 86/2022 ka vendosur “Për miratimin e strukturës,


organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të autoritetit të mediave audiovizive” (AMA).

Ndërkaq, më 15.12.2022 është publikuar edhe “Njoftimi për Shpalljen e Vendit Vakant për Anëtar të
Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën
Publike dhe të Drejtat e Njeriut, mbështetur në nenin 111, të Rregullores së Kuvendit, me vendimin
nr. 7/2022 të tij, vendosi “Shpalljen e vendit vakant për anëtar të Bordit të AMF-së”.

Për sa më sipër, kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar pranë sekretarisë së


Kuvendit brenda 20 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave
është 5 janar 2023.

6.2.5. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Më datë 22.09.2022 Kuvendi ka miratuar projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në
vendimin e Kuvendit nr.67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të
personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, me 106 vota Pro.

Gjithashtu, po në të njëjtën datë Kuvendi ka miratuar projektvendimin “Për miratimin e strukturës,


organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për
periudhën zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, me 107 vota Pro, si dhe projektvendimin
“Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë
pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,
me 106 vota Pro.

6.2.6. Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave

Më 15.12.2022 Komisioni i Ligjeve shqyrtoi kërkesën “Për disa ndryshime në strukturën


organizative të Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të
Interesave”, për të cilin ishin ftuar përfaqësues nga ILDKPI.

Gjatë prezantimit të kërkesës u sqarua nevoja për rishikimin e strukturës, për rritje të kapaciteteve
administrative me qëllim përmbushjen e detyrimeve institucionale dhe objektivave të ILDKPI, por
dhe atyre ligjore për vënien në funksionim të sistemit elektronik të deklarimit. Ndër të tjera u

Page 40 of 54
parashtrua se ndryshimet konsistojnë në krijimin e drejtorisë së Informacionit dhe Teknologjisë, nga
sektor që është aktualisht, një shtesë personeli në Drejtorinë e financës dhe buxhetit dhe
administrimit të IT, duke e shtuar numrin e personelit nga 70 që është aktualisht në 73 punonjës.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi kërkesën për shtesën në strukturën e ILDKPI-së dhe ia paraqiti
seancës plenare të Kuvendit për votim.

6.2.7. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Po më datë 15.12.2022 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut shqyrtoi kërkesën “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 98/2014, Për
miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për
Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, i ndryshuar.

Kërkesa u prezantua nga Drejtori i Përgjithshëm i Mbikëqyrjes dhe Inspektimit në KMSHC. Gjatë
prezantimit u parashtrua se pas rakordimit me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë kërkohet një
shtesë në strukturë prej 2 inspektorësh.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi kërkesën për shtesën në strukturën e KMSHC-së dhe ia paraqiti
seancës plenare të Kuvendit për votim.

6.2.8. Gjykata Kushtetuese

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e
Komisionit përgjegjës, në zbatim të nenit 7/c të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe
funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, në mbledhjen e datës
19.12.2022 zhvilloi seancë dëgjimore me kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në datën 16.01.2022, në cilësinë e organit të emërtesës, ka


shpallur hapjen e procedurës së aplikimeve për plotësimin e vendit vakant të krijuar në Gjykatën
Kushtetuese pas mbarimit të mandatit të gjyqtarit Altin Binaj.

Nisur nga vlerësimet e kandidatëve nga KED-ja, tre kandidatë plotësojnë kriteret kushtetuese dhe
ligjore, si dhe aftësitë profesionale për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, e më konkretisht:
Mariana Semini, Ardian Dvorani, Arta Vorpsi. Komisioni njoftoi për dëgjesë në seancë dëgjimore tre
kandidaturat, nga të cilët vetëm dy prej tyre rezulton se paraqitën përpara anëtarëve të Komisionit në
mënyrë të përmbledhur përvojën e tyre profesionale, si dhe platformën dhe vizionin e tyre për
mënyrën e përmbushjes së detyrave si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kandidatët njëkohësisht iu
përgjigjën pyetjeve të drejtuara nga anëtarët e Komisionit gjatë seancës për këtë qëllim.

Page 41 of 54
Deputetët e opozitës, në diskutimin për kandidaturat iu referuan opinionit të Avokatit të Popullit,
dhënë në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për kandidatët, si dhe kërkuan që për kandidatin Ardian
Dvorani me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 72/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 45/2015
“Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore
Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar të kërkohet verifikimi i tij për periudhën para viteve ‘90. Kjo
kërkesë nuk u pranua nga Komisioni sepse sipas tyre është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi organi i
caktuar nga Kushtetuta dhe ligji nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i cili
bën verifikimin e kandidatit, verifikim i kryer prej tyre dhe i paraqitur në raportin që Këshilli i
Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Kuvendit.

Në përfundim, Komisioni vendosi t’i paraqesë seancës plenare për votim kandidaturat e Marjana
Seminit, Ardian Dvoranit dhe Arta Vorpsit për plotësimin e vakancës së plotë të shpallur nga
Kuvendi i Shqipërisë në datën 16.01.2022. Pas debatave të ashpra në parlament më 20-21 dhjetor
2022, gjatë të cilave opozita vendosi bojkitimin e votimit si masë sigurie që ndonjë deputet i saj të
mos iu bashkohet votave të mazhorancës, Kuvendi nuk arriti të zgjedhë asnjërin prej kandidatëve. Si
pasojë, automatikisht kandidati i parë në listë, sipas renditjes së ardhur nga KED, kalon në vendin e ri
vakant. Marjana Semini u betua në fillim të muajit janar 2023.

6.3. Dëgjesat për buxhetin dhe nevojat financiare të institucioneve

Më 28.10.2022 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në
vijim të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”, zhvilloi dëgjesa me Inspektorin e Lartë
të Drejtësisë dhe Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, lidhur me adresimin e
nevojave buxhetore që ata kanë.

Komisioni zhvilloi një dëgjesë me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, i cili bëri një prezantim të
buxhetit të planifikuar për vitin 2023 për institucionin që drejton, nevojat e ILD për t’u adresuar për
përmbushjen e prioriteteve të punës për vitin 2023 dhe bëri një prezantim të realizimit të buxhetit të
vitit 2022. Sipas Inspektorit, për vitin 2023 është i nevojshëm një buxhet i përgjithshëm prej 312.7
mln lekë, nga i cili për shpenzime korrente 225.4 mln lekë dhe shpenzime kapitale 87.3 mln lekë.
Inspektori paraqiti gjithashtu edhe kërkesat për shtesë të tavanit buxhetor për rikonstruksionin e
godinës të ILD-së, si dhe ndryshimit të numrit të numrit të punonjësve të organikës, që nuk
shoqërohet me kosto financiare shtesë.

Ndërkaq, Drejtori i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit bëri një prezantim
të shkallës së realizimit të buxhetit për vitin 2022, buxhetit të planifikuar për institucionin që drejton
për vitin e ardhshëm, si dhe nevojave buxhetore për përmbushjen e objektivave të punës së
institucionit që ai drejton.

Page 42 of 54
Më 31.10.2022 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
zhvilloi dëgjesa me dy institucione të sistemit të drejtësisë, e më konkretisht me Prokurorinë e
Përgjithshme dhe Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)
lidhur me parashikimet buxhetore për vitin 2023 dhe adresimin e nevojave për mbështjeje financiare
që ata kanë.

Përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme bënë një parashtrim të shkallës së realizimit të buxhetit


për vitin 2022, buxhetit të planifikuar për Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe nevojave buxhetore të
paraqitura për vitin e ardhshëm. Ndër të tjera u sqarua se buxheti total i parashikuar për vitin 2023,
për Prokurorinë e Përgjithshme është rreth 2.5 miliardë lekë, nga të cilat rreth 2.05 miliardë lekë
shpenzime për paga sigurime shoqërore dhe kontribute; 325 milion lekë shpenzime për mallra dhe
shërbime dhe 130 milionë lekë shpenzimet për investime. Gjithashtu, nga ky institucion u paraqitën
disa kërkesa për shtesë mbështetjeje buxhetore, mes të cilave: shtimin e 4 punonjësve shtesë në
pozicionin këshilltar të Njësisë së Shërbimit Ligjor pranë PP, shtesë në zërin e shpenzimeve korrente
për të përballuar shpenzimet për ekspertë mjeko ligjorë të akteve të ekspertimit të zjarreve dhe të
Kadastrës, si dhe mirëmbajtjen e sistemit të interceptimit; shtesë në zërin e investimeve për projektet
e ndërtimit ose rikonstruksionit të disa prokurorive në rrethe dhe të Prokurorisë së Apelit në Tiranë,
ndërsa pjesa tjetër e fondeve të përdoret për projektin CAMS, i cili është financim i BE-së dhe
nëpërmjet të cilit do të bëhet e mundur ndjekja e çdo etape në të cilën kalon një çështje.

Ndërkaq, Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK),
bëri një prezantim të shkallës së realizimit të buxhetit për vitin 2022, buxhetit të planifikuar për vitin
e ardhshëm, si dhe paraqitjen e nevojave buxhetore për përmbushjen e objektivave të punës së
SPAK. Fokusi u vu kryesisht në nevojat për mbështetje buxhetore për rritje të numrit të punonjësve,
për disa sektorë të rinj që duhen krijuar në përmbushje edhe të detyrimeve që rrjedhin nga Rezoluta e
Kuvendit dhe procesit të raportimit në BE. Gjithashtu, gjatë seancës u sqarua se bashkë me BKH,
kërkesa ka qenë për një numër prej 273 punonjës në total dhe është miratuar për 256 punonjës në
total. Lidhur me fondin e investimeve u parashtrua kërkesa për një fond shtesë për shpenzime
proceduriale, rreth 6 mln lekë, ndërkohë që u kërkua nga Komisioni nxitja e procedurës për vënien në
dispozicion të një godine të re për plotësimin e nevojës për zyra.

Më 01.11.2022 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në
vijim të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”, zhvilloi dëgjesë me Komisionerin e
Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil lidhur me parashikimet buxhetore për vitin 2023 dhe adresimin e
nevojave për mbështjeje financiare që ato kanë.

Komisionerja e Shërbimit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil bëri një prezantim të shkallës së


realizimit të buxhetit për vitin 2022 dhe buxhetit të planifikuar për vitin e ardhshëm. Në fjalën e saj,
u sqarua se deri më tani buxheti për vitin 2022 është realizuar në nivelin 80% dhe parashikohet që
deri në fund të vitit të realizohet plotësisht, ndërkohë që me parashikimin buxhetor për vitin 2023 u
shpreh se përmbush nevojat e institucionit dhe nuk paraqiti kërkesa shtesë.

Page 43 of 54
Më 02.11.2022 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në
vijim të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”, zhvilloi dëgjesa me ILDKPKI si dhe
Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me parashikimet buxhetore për vitin 2023 dhe adresimin e
nevojave për mbështetje financiare që mund të kenë dhe nëse janë adresuar në projekt-buxhetin e
vitit të ardhshëm.

Përfaqësues të ILDKPI bënë një parashtrim të shkallës së realizimit të buxhetit për vitin 2022,
buxhetit të planifikuar dhe nevojave buxhetore të paraqitura për vitin e ardhshëm për institucionin që
përfaqësonin. Ndër të tjera u sqarua se për buxhetin e vitit 2023 për ILDKPI janë parashikuar 177
milionë lekë, të ndara për shpenzime korrente 174 mln lekë, ndërsa investime 3 mln lekë dhe vlerësoi
se përgjithësisht fondi është i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat buxhetore të institucionit,
megjithatë sipas tyre, përpara ILDKPI janë shtuar disa detyra të reja të domosdoshme, të cilat
kërkojnë gjetjen e burimeve financiare. Më konkretisht u kërkua një shtesë fondi tek zëri i
shpenzimeve për kryerjen e disa aktiviteteve që duhen zhvilluar në kuadër të procesit të integrimit,
por dhe në zërin e investimeve që lidhen me vënien në funksion të sistemit elektronik të deklarimit të
pasurisë.

Ndërkaq, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë bëri një prezantim të shkallës së realizimit të
buxhetit për vitin 2022 dhe buxhetit të planifikuar për vitin e ardhshëm. Në fjalën e tij u shpjegua se
buxheti për vitin 2022 është realizuar plotësisht dhe u parashtrua nevoja për mbështetjen e miratimit
të strukturës së re, e parashikuar me një shtesë numri punonjësish nga 65 që është aktualisht në 78
punonjës, e cila nevojitet për realizimin e objektivave të institucionit. Më tej u parashtrua edhe
nevoja për shtesë fondi për zërin e shpenzimeve, të cilat do të përdoren për pajisje IT, dixhitalizim
arkive, etj.

Më 03.11.2022 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
zhvilloi dëgjesa me tre institucione të pavarura të sistemit të drejtësisë: Komisionin e Pavarur të
Kualifikimit, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerët Publikë lidhur me parashikimet
buxhetore për vitin 2023 dhe adresimin e nevojave për mbështetje financiare që mund të kenë dhe
nëse janë adresuar në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm.

Kryetarja e KPK-së bëri një parashtrim të shkallës së realizimit të buxhetit për vitin 2022, buxhetit të
planifikuar dhe nevojave buxhetore të paraqitura për vitin e ardhshëm për institucionin që drejton.
Ndër të tjera u sqarua se për buxhetin e vitit 2022 për periudhën 10-mujore është realizuar 80%,
ndërsa për vitin 2023, buxheti total i parashikuar për KPK-në është rreth 275.4 milionë lekë.
Gjithashtu u paraqitën si kërkesa shtesë mbi tavanet buxhetore të parashikuara në projektbuxhet, disa
shtesa në shpenzimet për paga dhe kontribute për të bërë të mundur ri-llogaritjen e drejtë të pagave të
komisionerëve dhe këshilltarëve të njësisë së shërbimit ligjor, si dhe dhënien e pagesës për vështirësi
për këshilltarët sipas vendimit të fundit të Kuvendit. Kryetarja e KPK kërkoi edhe një shtesë
personeli me kontratë të përkohshme, nga 6 që ishin planifikuar në 8 punonjës.

Page 44 of 54
Ndërkaq, Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit bëri një prezantim të kërkesave dhe nevojave
për shtesë fondi pagash, por dhe në zërin e shpenzimeve dhe investimeve. Ndër të tjera u parashtrua
edhe fakti se buxheti total i parashikuar për vitin 2023, për rreth 197.4 milionë lekë, nga të cilat: 186
milionë lekë shpenzime për paga sigurime shoqërore dhe kontribute; 8.6 milionë lekë shpenzime për
mallra dhe shërbime dhe 2 milionë lekë shpenzimet për investime, nuk përmbush plotësisht nevojat e
paraqitura nga institucioni.

Komisioni zhvilloi dëgjesë edhe me përfaqësues të Komisionerëve Publikë, të cilët bënë një paraqitje
të shkallës së realizimit të buxhetit 2022 në masën 95%, si dhe u parashtra se buxheti i kërkuar për
vitin 2023 është rreth 92.4 milionë lekë ose 10% më shumë se ai i miratuar për vitin 2022, ndërkohë
që buxheti i miratuar nga MFE është në shumën rreth 90.2 milionë lekë, i cili pasqyron të plota
kërkesat e institucionit të paraqitura në projektbuxhet duke reflektuar edhe rritjen në zërin e
shpenzimeve të personelit, si pasojë e rritjes së pagave të miratuar së fundmi nga qeveria. Në
përfundim Komisionerët Publikë u shprehën se nuk kanë kërkesa për shtesë buxhetore për vitin 2023.

Më 04.11.2022 Komisioni për Ekonominë dhe Financat në cilësinë e komisionit përgjegjës në


mbledhjen e tij të radhës vijoi shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”.

I ftuar në mbledhjen e komisionit ishte Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili dha opinionin e
institucionit që drejton mbi çështjet kryesore të projektbuxhetit të vitit 2023. Në fjalën e tij
Guvernatori u ndal në tre drejtime kryesore: së pari, në këndvështrimin e BSH mbi kahun e politikës
fiskale, deficitit buxhetor, të të ardhurave dhe të shpenzimeve publike; së dyti në disa aspekte
strukturore të buxhetit dhe të politikës tatimore dhe së treti renditi disa sugjerime të BSH që synojnë
rritjen e qëndrueshmërisë afatgjatë të financave publike.

Sipas Guvernatorit, projektbuxheti i vitit 2023 dhe relacioni shoqërues i tij shënojnë një hap përpara
në drejtim të rritjes së transparencës, si dhe në drejtim të forcimit të kuadrit analitik, për identifikimin
e dobësive strukturore të ekonomisë shqiptare dhe vlerësimin e rreziqeve mbi financat publike. Po
sipas tij, prioriteti aktual i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave për garantimin e
stabilitetit të çmimeve, në një kohë sa më të shpejtë dhe me një kosto sa më të arsyeshme.

Më 04.11.2022 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në
vijim të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”, zhvilloi dëgjesa me tre institucionet e
pavarura: Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe
Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, lidhur me parashikimet buxhetore
për vitin 2023 dhe adresimin e nevojave për mbështetje financiare që mund të kenë dhe nëse janë
adresuar në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm.

Komisioni fillimisht zhvilloi dëgjesë me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili bëri një
parashtrim të shkallës së realizimit të buxhetit për vitin 2022, buxhetit të planifikuar dhe nevojave
buxhetore të paraqitura për vitin e ardhshëm për institucionin që drejton. Ndër të tjera Komisioneri
sqaroi se buxheti i vitit 2022 për periudhën 10-mujore është realizuar në masën 91%, ndërsa për vitin

Page 45 of 54
2023 u shpreh se buxheti total i parashikuar për KMD është i pamjaftueshëm për ushtrimin e
funksioneve të institucionit që drejton. Kërkesa shtesë u paraqitën mbi tavanet buxhetore të
parashikuara në projektbuxhet për investime, ndërkohë që u ngritën si shqetësim rishikimet e bëra
herë pas herë në buxhetin e KMD-së.

Ndërkaq, Komisioni zhvilloi dëgjesë edhe me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe
Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili bëri një prezantim të kërkesave dhe nevojave për shtesë
fondi për plotësimin e shtesave në strukturë me 11 punonjës, mbulimin e aktiviteteve të shtuara në
veprimtarinë e Zyrës, organizimit të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit,
por dhe shtesa në zërin e shpenzimeve për investime në fushën e teknologjisë, për blerje pajisje TIK,
krijimin dhe administrimin e Regjistrit elektronik të Komunikimeve Tregtare të pa Kërkuara,
Regjistrit të subjekteve kontrollues (Mbrojtja e të dhënave), etj.

Gjithashtu, Komisioni zhvilloi dëgjesë edhe me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e cila bëri
një paraqitje të shkallës së realizimit të buxhetit 2022 deri më tani në masën 75% dhe deri në fund të
vitit parashikohet të realizohet 95% të tij në tri programe, si dhe parashtroi se buxheti i kërkuar për
vitin 2023 është i pamjaftueshëm për programin e infrastrukturës së teknologjisë dhe ndërtimin e
gjykatave, pjesë e projektit të hartës së re gjyqësore. Sipas Kryetares së KLGJ-së, ka ardhur koha që
harta e re gjyqësore dhe modernizimi i gjykatave, siç po fillon në çdo sektor tjetër të qeverisjes, të
jetë fjala kyçe e gjyqësorit. Gjithashtu, Kryetarja e KLGJ-së u shpreh se nuk mund të pretendohet që
thjesht me rritjen e pagave të gjyqësorit të mund të rritet performana. Performanca, sipas saj, ka të
bëjë me infrastrukturën e teknologjisë së informacionit. Sipas Kryetares së KLGJ-së, nëse nuk
investohet për këtë çështje, atëherë nuk do të mund të arrihet dot të rritet performanca. Gjatë fjalës së
saj u përmendën edhe disa gjykata që kanë nevojë për t’u ndërtuar.

Më 07.11.2022 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
zhvilloi dëgjesa me përfaqësues të Komisionit të Prokurimit Publik dhe Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve lidhur me parashikimet buxhetore për vitin 2023 dhe adresimin e nevojave për mbështetje
financiare që mund të kenë dhe nëse janë adresuar në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm.

Kryetar i KPP-së bëri një parashtrim të shkallës së realizimit të buxhetit për vitin 2022, buxhetit të
planifikuar dhe nevojave buxhetore të paraqitura për vitin e ardhshëm për institucionin që drejton.
Ndër të tjera u parashtruan investimet e ndërmarra përgjatë vitit 2022 dhe u sqarua se për buxhetin e
vitit 2023 është parashikuar një shtesë fondi për paga, të cilat plotësojnë vetëm shtesën e miratuar me
VKM nr.621 në muajin shtator, ndërkohë që sistemi i ri E-ankesave dhe hyrjes në fuqi të
ndryshimeve në ligjin për prokurimin publik, do të kërkojë një rishikim strukture dhe shtesë prej 6
punonjësish gjë që nuk është parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm. Kryetari i KPP-së shtoi se
për shkak se struktura nuk është finalizuar ende, kërkesa për shtesë fondi për strukturën dhe shtesë
page për inspektorët do të paraqiten në një moment të përshtatshëm. Më tej u kërkua një shtesë fondi
për shpenzime për organizimin e disa workshopeve që do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të
inspektorëve, por dhe disa investimeve në fushën e teknologjisë së informacionit, për t’iu ardhur në
ndihmë grupeve të interesit dhe rritjes së transparencës së institucionit.

Page 46 of 54
Ndërkaq, përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve parashtruan, se buxheti i vitit 2022 është
realizuar në masën 94%, si dhe sqaruan se përgjithësisht kërkesat buxhetore të institucionit janë
reflektuar në PBA, megjithatë kërkuan për shtesë buxhetore në zërin e investimeve, të cilat i
argumentuan me nevojën e krijimit të një sistemi për arkiv-protokollin për shkak të votimit dhe
numërimit elektronik.

Më 08.11.2022 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në
vijim të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”, zhvilloi dëgjesa me përfaqësues të disa
institucioneve të pavarura: Autoritetin për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të
Shtetit, Avokatin e Popullit dhe Shkollën e Magjistraturës lidhur me parashikimet buxhetore për vitin
2023 dhe adresimin e nevojave për mbështetje financiare që mund të kenë dhe nëse janë adresuar në
projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm.

Kryetarja në detyrë e AIDSSH, si dhe anëtarë të institucionit bënë një parashtrim të buxhetit të
planifikuar dhe nevojave buxhetore të paraqitura për vitin e ardhshëm. Ndër të tjera u parashtrua se
ndryshimet ligjore për funksionimin e AIDSSH dhe rritjes së rolit të edukimit qytetar të institucionit
do të sjellin një ndryshim në strukturë, e cila nuk është parashikuar në buxhetin e vitit 2023, si dhe u
kërkua një shtesë fondi për shpenzimet e mirëmbajtjes së godinës së institucionit dhe pajisje IT, si
dhe shtesës të pagës prej 7% që ka nisur prej shtatorit të këtij viti.

Ndërkaq Avokati i Popullit parashtroi shkallën e realizimit të buxhetit të vitit 2022, si dhe sqaroi se
buxheti i planifikuar për vitin 2023 është parashikuar me ulje me rreth 1.3% nga ai i miratuar për
vitin 2022, duke mos reflektuar as fondin e shtesës së pagës prej 7% që ka nisur prej shtatorit të këtij
viti. Më tej u kërkua shtesë buxhetore për shtesë në strukturë me 4 punonjës dhe në zërin e
investimeve.

Gjithashtu, përfaqësues të Shkollës së Magjistraturës bënë një paraqitje të shkallës së realizimit të


buxhetit 2022, si dhe parashtruan nevojat shtesë për buxhetin e vitit të ardhshëm në zërin e transfertës
për përballimin e bursave të studentëve magjistratë për vitin e tretë, të cilat nëse nuk do të bëhen
ndryshimet ligjore do të duhet të përballohen nga Shkolla dhe përllogariten në vlerën 32 milionë lekë
shtesë. U kërkua ndërkaq edhe shtesë në zërin e investimeve për ndërtimin e godinës së re të
Shkollës.

Më 22.11.2022 Komisioni për Ekonominë dhe Financat, vijoi me shqyrtimin nen për nen të
projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”, si dhe Paketës Fiskale që e shoqërojnë atë. Të ftuar në
mbledhjen e komisionit për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve ishin Delina Ibrahimaj, Ministre e
Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, si dhe stafi
teknik i MFE-së. Në nisje të mbledhjes, u sqarua se të gjitha komisionet kanë dorëzuar raportet
përkatëse, duke reflektuar dhe një sërë kërkesash të paraqitura nga disa institucione, si dhe disa
sugjerime për projektligjet e Paketës Fiskale.

Page 47 of 54
Pas pyetjeve dhe diskutimeve komisioni miratoi projektligjet e Paketës Fiskale, e më konkretisht
projektligjet: “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat
tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”; “Për një ndryshim në ligjin nr.61/2012, “Për
akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin
nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Më pas komisioni vijoi shqyrtimin e raporteve nen per nen të komisioneve për dhënie mendimi për
projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2023”.

Deputetja Blerina Gjylameti në cilësinë e relatores bëri një përmbledhje të kërkesave për shtesa dhe
ndryshime në tavanet buxhetore të disa institucioneve, të adresuara nga komisionet për dhënie
mendimi, të cilat janë rakorduar edhe me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ndër të tjera
znj.Gjylameti theksoi se propozimet prekin disa shtesa në zërin e shpenzimeve të disa institucioneve
të drejtësisë si: Prokurorinë e Përgjithshme, Shkollën e Magjistraturës, Këshillin e Lartë Gjyqësor,
Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Gjykatën Kushtetuese, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Inspektorin
e Lartë të Drejtësisë, SPAK, ILDKPI, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të
Dhënave Personale.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për
buxhetin e vitit 2023” dhe ia kaloi për shqyrtim seancës plenare të radhës.

Më 24.11.2022 Kuvendi mori në shqyrtim në seancë plenare nen për nen Projektligjin “Për buxhetin
2023”. Për këtë projektligj u propozuan 23 amendamente të cilat u rrëzuan me shumicë votash. Ky
projektligj u miratua me 77 vota pro 35 kundër dhe asnjë abstenim.

Page 48 of 54
Aneks:

Treguesit e detajuar të klasifikimit të deputetëve

PROPOZI PJES+DI KERKES


EMRI DHE GRUPI NISMA PJES+DISK INTER- VOTIM I PUBLIK / FINALE
GJ ME SK Ë INFO-
MBIEMRI POLITIK LIGJORE KOMISION PELANCE AKTEVE ZONË 100 PIKË
LIGJ/POL SEANCË RMIM
1 Agron Çela PA GR. M 0.0 0.0 5.0 0.0 0.0 0.0 0.0 3.0 8.0
2 Agron Duka PAA M 0.0 6.0 8.5 9.5 0.0 0.0 1.6 8.0 33.6
3 Agron Gjekmarkaj PD M 0.0 5.0 10.1 5.5 0.0 0.0 2.9 9.0 32.5
4 Agron Shehaj PD M 10.0 5.0 10.6 0.8 0.0 0.0 2.7 6.0 35.1
5 Alban Xhelili PS M 0.0 3.0 12.3 15.0 0.0 0.0 10.0 5.0 45.3
6 Albana Vokshi PA GR. F 0.0 5.0 9.1 12.0 10.0 0.0 2.4 6.0 44.5
7 Andia Ulliri PD F 0.0 3.0 12.6 11.5 5.0 0.0 8.4 5.0 45.5
8 Anduel Tahiraj PS M 0.0 1.0 10.8 4.7 0.0 0.0 10.0 4.0 30.5
9 Anila Denaj PS F 0.0 8.0 12.8 15.0 0.0 0.0 10.0 7.0 52.8
10 Antoneta Dhima PS F 0.0 2.0 15.4 14.0 0.0 0.0 10.0 6.0 47.4
11 Arben Ahmetaj PS M 0.0 4.0 12.3 11.7 0.0 0.0 9.8 7.0 44.8
12 Arben Pëllumbi PS M 0.0 5.0 13.1 19.5 0.0 0.0 10.0 7.0 54.6
13 Arbi Agalliu PD M 0.0 6.0 13.6 15.0 0.0 0.0 9.2 7.0 50.8
14 Aurora Mara PS F 0.0 1.0 10.0 8.5 0.0 0.0 9.2 3.0 31.7
15 Baftjar Zeqaj PS M 0.0 3.0 10.8 10.5 0.0 0.0 10.0 5.0 39.3
16 Bardhyl Kollçaku PS M 0.0 5.0 11.5 12.7 0.0 0.0 9.8 6.0 45.0
17 Belind Këlliçi PD M 0.0 3.0 7.3 5.4 0.0 0.0 2.9 8.0 26.6
18 Benet Beci PS M 0.0 2.0 10.0 6.3 0.0 0.0 8.8 4.0 31.1
19 Besion Ajazi PS M 0.0 2.0 10.0 13.0 0.0 0.0 10.0 6.0 41.0
20 Bledjon Nallbati PD M 0.0 8.0 10.1 6.3 0.0 0.0 6.1 7.0 37.5
21 Blendi Klosi PS M 0.0 3.0 11.5 12.0 0.0 0.0 9.8 6.0 42.3
22 Blerina Gjylameti PS F 0.0 3.0 12.1 11.2 0.0 0.0 9.0 5.0 40.3
23 Bujar Çela PS M 0.0 3.0 11.5 10.0 0.0 0.0 10.0 4.0 38.5
24 Bujar Leskaj PD M 5.0 10.0 16.7 10.0 7.0 10.0 6.7 9.0 74.4
25 Damian Gjiknuri PS M 0.0 2.0 9.8 2.2 0.0 0.0 9.2 9.0 32.2
26 Dasantila Tahiraj PS F 0.0 2.0 10.8 15.0 0.0 0.0 9.8 3.0 40.6
27 Dashamir Shehi LZHK M 0.0 7.0 11.4 9.2 0.0 0.0 3.5 5.0 36.1
28 Dashnor Sula PD M 0.0 8.0 16.7 6.3 0.0 0.0 6.3 7.0 44.3
29 Denis Deliu PS M 0.0 3.0 12.3 11.3 0.0 0.0 10.0 5.0 41.6
30 Dhurata Çupi PD F 0.0 7.0 10.8 10.7 0.0 0.0 4.1 8.0 40.6
31 Edi Paloka PD M 0.0 0.0 6.0 0.0 0.0 0.0 0.8 5.0 11.8
32 Edmond Spaho PA GR. M 0.0 8.0 12.4 11.1 0.0 0.0 5.1 6.0 42.6
33 Eduard Ndreca PS M 0.0 5.0 12.3 11.1 0.0 0.0 9.8 4.0 42.2

Page 49 of 54
34 Eduard Shalsi PS M 0.0 5.0 12.1 17.0 0.0 0.0 9.8 6.0 49.9
35 Elda Hoti PD F 0.0 4.0 13.4 5.0 0.0 0.0 4.5 6.0 32.9
36 Emilja Koliqi PD F 0.0 8.0 14.6 14.5 5.0 0.0 8.4 7.0 57.5
37 Enkelejd Alibeaj PD M 10.0 10.0 15.2 12.9 0.0 10.0 8.4 9.0 75.5
38 Enslemvera Zake PS F 0.0 2.0 13.1 11.0 0.0 0.0 9.8 3.0 38.9
39 Eralda Bano PD F 0.0 5.0 13.6 10.5 0.0 0.0 9.4 5.0 43.5
40 Erion Braçe PS M 10.0 10.0 15.0 15.4 10.0 0.0 9.2 10.0 79.6
41 Erisa Xhixho LSI F 7.0 8.0 12.4 8.1 5.0 0.0 4.3 6.0 50.8
42 Ermonela Felaj PS F 7.0 5.0 12.8 10.4 0.0 0.0 9.8 6.0 51.0
43 Ervin Salianji PD M 0.0 6.0 14.0 12.0 10.0 10.0 5.3 5.0 62.3
44 Etilda Gjonaj PS F 0.0 5.0 13.8 16.4 0.0 0.0 10.0 5.0 50.2
45 Etjen Xhafaj PS M 0.0 3.0 12.3 14.0 0.0 0.0 10.0 5.0 44.3
46 Fadil Nasufi PS M 0.0 3.0 13.1 14.7 0.0 0.0 10.0 4.0 44.8
47 Fation Veizaj PD M 0.0 5.0 7.3 4.2 0.0 0.0 2.9 4.0 23.4
48 Fatmir Mediu PR M 7.0 5.0 8.1 6.3 5.0 0.0 2.2 5.0 38.6
49 Fatmir Xhafaj PS M 0.0 10.0 10.5 2.9 0.0 0.0 8.4 8.0 39.8
50 Ferdinant Xhaferaj PD M 0.0 10.0 8.3 17.3 5.0 0.0 1.8 6.0 48.4
51 Flamur Hoxha PD M 0.0 4.0 11.3 5.3 0.0 0.0 7.1 4.0 31.7
52 Flamur Noka PA GR. M 0.0 3.0 10.6 6.6 0.0 0.0 1.2 5.0 26.4
53 Florenc Spaho PS M 0.0 3.0 13.1 11.0 0.0 0.0 9.8 3.0 39.9
54 Flutura Açka PD F 0.0 8.0 12.8 17.0 0.0 0.0 5.7 8.0 51.5
55 Gazment Bardhi PD M 0.0 8.0 10.5 9.3 0.0 0.0 6.5 8.0 42.3
56 Gerta Duraku PS F 0.0 1.0 8.0 12.7 0.0 0.0 9.8 3.0 34.5
57 Gertjan Deda PSD M 0.0 1.0 5.0 8.0 0.0 0.0 8.0 1.0 23.0
58 Gledis Çeliku PSD M 0.0 1.0 5.0 3.3 0.0 0.0 8.0 1.0 18.3
59 Greta Bardeli PD F 7.0 5.0 12.8 13.0 5.0 0.0 5.3 5.0 53.1
60 Hatixhe Konomi PS F 0.0 2.0 10.8 13.0 0.0 0.0 10.0 3.0 38.8
61 Helidon Bushati PD M 0.0 6.0 14.4 16.9 0.0 0.0 4.3 6.0 47.6
62 Ilda Dhori PD F 0.0 6.0 11.6 10.0 10.0 10.0 5.5 7.0 60.1
63 Ilir Metaj PS M 0.0 1.0 12.3 8.0 0.0 0.0 10.0 2.0 33.3
64 Ilir Ndraxhi PS M 0.0 1.0 10.8 11.1 0.0 0.0 10.0 2.0 34.9
65 Ilir Topi PS M 0.0 2.0 9.0 13.0 0.0 0.0 9.8 3.0 36.8
66 Ilirian Pendavinji PS M 0.0 3.0 12.3 12.0 0.0 0.0 10.0 5.0 42.3
67 Ina Zhupa PD F 5.0 8.0 17.2 17.0 5.0 10.0 4.9 7.0 74.1
68 Ismet Beqiraj PS M 0.0 2.0 11.5 11.1 0.0 0.0 10.0 3.0 37.6
69 Isuf Çelaj PD M 0.0 3.0 16.9 13.3 0.0 0.0 8.6 4.0 45.8
70 Jorida Tabaku PD F 10.0 10.0 16.2 20.0 10.0 0.0 8.4 9.0 83.6
71 Jurgis Çyrbja PS M 0.0 1.0 10.8 5.5 0.0 0.0 9.0 2.0 28.3
72 Kasëm Mahmutaj PD M 0.0 1.0 5.0 4.6 0.0 0.0 1.0 3.0 14.6
73 Kastriot Piroli PD M 0.0 1.0 8.0 13.0 0.0 0.0 4.7 2.0 28.7
74 Klevis Xhoxhi PS M 4.0 2.0 12.3 13.1 0.0 0.0 10.0 3.0 44.4

Page 50 of 54
75 Klodiana Spahiu PS F 0.0 3.0 13.8 18.0 0.0 0.0 10.0 4.0 48.8
76 Klotilda Bushka PS F 1.0 8.0 13.6 20.0 0.0 0.0 9.6 8.0 60.2
77 Kreshnik Çollaku PD M 0.0 5.0 12.2 12.7 0.0 0.0 4.5 6.0 40.4
78 Laert Duraj PS M 0.0 1.0 10.8 13.1 0.0 0.0 10.0 3.0 37.9
79 Lavdrim Krrashi PS M 0.0 5.0 12.3 8.1 0.0 0.0 9.0 5.0 39.4
80 Lefter Gështenja PD M 0.0 5.0 15.2 14.2 0.0 0.0 7.3 6.0 47.7
81 Lindita Buxheli PS F 0.0 3.0 11.3 15.0 0.0 0.0 9.2 3.0 41.5
82 Lindita Metaliaj PD F 0.0 5.0 13.6 6.0 7.0 0.0 5.7 5.0 42.3
83 Luan Baçi PA GR. M 0.0 7.0 11.4 3.0 0.0 0.0 3.9 8.0 33.3
84 Luan Duzha PS M 0.0 1.0 10.0 9.9 0.0 0.0 10.0 1.0 31.9
85 Luçiano Boçi PD M 0.0 6.0 10.6 6.5 0.0 0.0 3.3 6.0 32.4
86 Luljeta Bozo PS F 0.0 3.0 9.0 10.0 5.0 0.0 9.6 3.0 39.6
87 Lulzim Basha PD M 0.0 0.0 7.0 0.0 0.0 0.0 4.5 5.0 16.5
88 Meri Markiçi PSD F 0.0 1.0 5.0 10.5 0.0 0.0 8.8 1.0 26.3
89 Merita Bakiu PD F 0.0 3.0 12.1 12.0 5.0 0.0 7.3 4.0 43.4
90 Mesila Doda PD F 0.0 3.0 7.5 5.0 0.0 0.0 4.1 4.0 23.6
91 Mimi Kodheli PS F 0.0 5.0 11.5 14.0 5.0 0.0 9.8 5.0 50.3
92 Mirela Pitushi PS F 0.0 2.0 10.8 13.0 0.0 0.0 10.0 2.0 37.8
93 Monika Kryemadhi LSI F 1.0 3.0 8.5 0.0 0.0 0.0 2.2 5.0 19.7
94 Nasip Naço PS M 0.0 6.0 13.1 20.0 0.0 10.0 10.0 5.0 64.1
95 Niko Kuri PS M 0.0 2.0 10.0 3.0 0.0 0.0 10.0 2.0 27.0
96 Nustret Avdulla PDIU M 0.0 3.0 7.8 9.0 0.0 0.0 3.5 2.0 25.3
97 Oerd Bylykbashi PD M 0.0 10.0 12.4 8.1 0.0 0.0 2.7 8.0 41.2
98 Orjola Pampuri PD F 0.0 8.0 11.6 12.0 0.0 0.0 7.3 7.0 45.9
99 Ornaldo Rakipi PS M 0.0 1.0 9.0 8.1 0.0 0.0 8.4 1.0 27.5
100 Pandeli Majko PS M 0.0 6.0 11.5 10.0 0.0 0.0 9.8 5.0 42.3
101 Paulin Sterkaj PS M 0.0 1.0 9.0 4.6 0.0 0.0 9.0 3.0 26.6
102 Petrit Vasili LSI M 10.0 10.0 15.9 14.0 7.0 0.0 5.1 7.0 69.0
103 Petro Koçi PS M 0.0 6.0 14.6 17.5 0.0 0.0 9.8 7.0 54.9
104 Pranvera Resulaj PS F 0.0 3.0 12.1 8.8 0.0 0.0 10.0 3.0 36.9
105 Ramadan Likaj PD M 0.0 5.0 10.8 5.8 0.0 0.0 5.5 5.0 32.1
106 Rrahman Rraja PS M 0.0 1.0 9.0 3.2 0.0 0.0 6.9 1.0 21.1
107 Saimir Hasalla PS M 0.0 1.0 8.8 9.1 0.0 0.0 8.2 2.0 29.1
108 Saimir Korreshi PD M 0.0 7.0 14.4 7.5 0.0 0.0 7.8 7.0 43.7
109 Sali Berisha PA GR. M 0.0 8.0 13.7 0.0 0.0 0.0 1.4 9.0 32.1
110 Seladin Jakupllari PD M 0.0 3.0 8.8 10.0 0.0 0.0 7.6 3.0 32.4
111 Shpëtim Idrizi PDIU M 0.0 3.0 6.8 4.0 0.0 0.0 3.3 4.0 21.1
112 Shpresa Marnoj PS F 0.0 2.0 10.8 9.0 0.0 0.0 10.0 2.0 33.8
113 Sorina Koti PD F 0.0 4.0 10.1 11.6 0.0 0.0 2.7 3.0 31.4
114 Tatiana Piro PS F 0.0 3.0 10.0 9.0 0.0 0.0 9.0 3.0 34.0
115 Taulant Balla PS M 7.0 10.0 18.5 11.7 5.0 0.0 10.0 9.0 71.2

Page 51 of 54
116 Teuta Ramaj PS F 0.0 1.0 10.8 8.5 0.0 0.0 9.8 1.0 31.1
117 Tomor Alizoti PD M 0.0 3.0 5.0 2.0 0.0 0.0 0.0 2.0 12.0
118 Toni Gogu PS M 7.0 4.0 15.4 9.3 0.0 0.0 10.0 3.0 48.7
119 Tritan Shehu PD M 0.0 7.0 9.8 17.0 0.0 0.0 1.4 6.0 41.2
120 Vangjel Dule PBDNJ M 0.0 5.0 11.4 7.0 0.0 0.0 4.3 6.0 33.7
121 Vullnet Sinaj PS M 0.0 5.0 13.8 14.2 0.0 0.0 10.0 5.0 48.0
122 Xhelal Mziu PD M 0.0 5.0 12.8 13.2 0.0 0.0 7.1 5.0 43.1
123 Xhemal Qefalia PS M 0.0 3.0 12.3 13.3 0.0 0.0 10.0 3.0 41.6
124 Zef Hila PD M 0.0 5.0 6.0 4.2 0.0 0.0 2.2 5.0 22.4
125 Zheni Gjergji PD F 0.0 5.0 11.3 13.0 0.0 0.0 4.5 3.0 36.8

Shënim: Dy deputetët e larguar, zonja Duma dhe zoti Rushaj, si dhe emrat zëvendësues të tyre, zonja
Nebiaj dhe zoti Doda, nuk janë përfshirë në vlerësim, për shkak se nuk kanë qenë deputetë gjatë
gjithë sesionit parlamentar. Gjithashtu në tabelë nuk janë përfshirë deputetët që janë edhe ministra, se
dhe kryeministri, për shkak se funksionet dhe përgjegjësitë e tyre janë të ndryshme nga ato të
deputetëve.

Page 52 of 54
MBI INSTITUTIN E STUDIMEVE POLITIKE

Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) është një organizatë e shoqërisë civile që vepron në
fushën e demokratizimit dhe shtetit të së drejtës. Drejtor Ekzekutiv aktual është Prof. Afrim Krasniqi.

ISP është e fokusuar në monitorimin e institucioneve demokratike, si dhe në hartimin e raporteve /


analizave profesionale mbi problematika specifike politike me interes për qytetarët, shoqërinë dhe
partnerët ndërkombëtarë. Pjesë e ISP janë ekspertë të njohur të zhvillimeve politike dhe të drejtësisë,
të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve publike. ISP publikon vazhdimisht raporte
monitoruese.

DISA NGA PROJEKTET KRYESORE TE REALIZUARA VITET E FUNDIT NGA ISP:

 Database www.deputetim.al mbi monitorimin e Kuvendit të RSH (2017 – vijim)


 Database http://dekriminalizimi.isp.com.al/ mbi integritetin në politikë (2017 – vijim)
 Database online www.muzeuimemories.info mbi memorien ndaj të kaluarës (2016 – vijim)
 Monitorim të proceseve zgjedhore, partive, kandidatëve, fushatave (2015 – vijim)
 Monitorimin e ligjit të dekriminalizimit dhe konfliktit të interesit në politikë (2017 – vijon)
 Monitorimin e demokracisë së brendshme në partitë politike (2015-vijon)
 Monitorim të reformës në drejtësi (2016 – vijim)
 Monitorim i progresit të Shqipërisë drejt BE (2018 – vijim)
 Monitorim i zonave zgjedhore të riskut elektoral (2017 – vijon)
 Monitorimi i përfaqësimit të grave në partitë politike (2015, 2017, 2019, 2021)

 Raporti do t’u shpërndahet në rrugë elektronike dhe të printuar të gjithë deputetëve në


parlament, partive politike parlamentare, partnerëve të ISP, ekspertëve të angazhuar, si dhe
mediave kryesore.

 Të gjitha publikimet e ISP që lidhen me projekte kombëtare e ndërkombëtare (libra, studime,


policy paper, raporte, etj) jepen falas për çdo të interesuar, si dhe publikohen në faqen zyrtare të
ISP në formë të përmbledhur)

 Për çdo interes, sugjerim apo informacion, mund të kontaktoni në çdo kohë ISP përmes adresës
zyrtare, e-mailit, faqes së internetit, adresave të ISP në rrjetet sociale, etj.

Web: www.isp.com.al
Email: contactaips@isp.com.al dhe contactaips@gmail.com
Facebook: Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies
Adresa: Rr "Luigj Gurakuqi", Shk. A, P.89 K.3, Ap 16, Tiranë

Page 53 of 54
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Instituti i Studimeve Politike


Kuvendi dhe deputetët : roli kushtetues, bilanci
dhe
Kodi i Sjelljes : raport / Instituti i Studimeve
Politike ;
drejtues i projektit Afrim Krasniqi. – Tiranë
: Instituti i
Studimeve Politike, 2023
… f. ; … cm.
ISBN 978-9928-4694-9-6

1.Parlamenti Shqiptar 2.Deputetë 3.Etika


4.Raporte 5.Shqipëri

328(496.5) "2022" (047)

Page 54 of 54

You might also like