You are on page 1of 6

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE- JURIDIKE

PROGRAMI I STUDIMIT:”BACHELOR DREJTËSI’’

LËNDA: E DREJTË ELEKTORALE

DETYRË KURSI

Tema: Krijimi I nje interviste ne lidhje me çeshtjet zgjedhore.

Punoi: Pranoi:

Fjona Gjata

Eleni Ganellari Prof.Olta Qejvani

Viti Akademik 2022


Hyrje

Çdo demokraci ka nevojë që herë pas here të testojë funksionalitetin dhe efikasitetin e
institucioneve të saj, e zgjedhjet janë ato që pikërisht e mundësojnë këtë. Si një prej
instrumenteve më të rëndësishme të demokracisë sot, zgjedhjet shërbejnë si rrugë për
pjesëmarrje të qytetarëve në procese politike. Duke i zgjedhur zyrtarët që përfaqësojnë më së
miri vlerat dhe interesat e popullit, votuesit mund të ndikojnë në formësimin e politikave që
përmirësojnë kualitetin e jetës së tyre.

Ambasador Vincenzo Del Monaco

Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri


Ambasadori Vincenzo Del Monaco, nga Italia, mori detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-
së në Shqipëri më 16 nëntor 2020.

Ai ka shërbyer, për 23 vjet, në shërbimin diplomatik italian. Përpara se t’i bashkohej


Prezencës në Shqipëri, ambasadori Del Monaco ishte ambasador i Italisë në Armeni dhe, më
parë, ambasador i Italisë në Malin e Zi. Gjithashtu, ai ka shërbyer në Pekin; në Përfaqësinë e
Përhershme italiane në Bashkimin Evropian, në Bruksel; si edhe në kabinetin e këshilltarit
diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.

Ai u diplomua shkëlqyeshëm (summa cum laude) nga Universiteti “La Sapienza” i Romës;
zotëron diplomën Master i Drejtësisë në Studimet e Larta Ligjore Evropiane nga Kolegji i
Evropës në Bryzh; si edhe një diplomë nga École Nationale d'Administration.

Ambasadori Del Monaco mban titullin e Urdhrit të Meritës (Commendatore) të Republikës së


Italisë, titullin Kalorës të Legjionit të Nderit francez dhe Urdhrin e Flamurit Malazez të
rangut të dytë.

Ai flet italisht, anglisht dhe frëngjisht. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Intervistë e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri,

Ambasadorit Vincenzo Del Monaco

Gazetare:Fjona Gjata, Eleni Ganellari

Përsëri Shqipëria nuk arriti të kishte zgjedhje të lira dhe demokratike, por u tha se ato
ishin pjesërisht sipas standardeve. A ndjeheni përgjegjës për këtë, meqenëse keni dhënë
asistencë gjatë reformimit të procesit zgjedhor?

Ne jemi përgjegjës për asistencën e ofruar dhe jo për rezultatet. Ato jane gjithmonë dhe
plotësisht në dorë të përfaqësuesve politikë të Shqipërisë.

Partitë e vogla e akuzojnë OSBE-në se ka dështuar në Shqipëri me reformat zgjedhore


të mëpashershme. Sipas tyre, OSBE-ja ka rënë në kurthin e partive të mëdha dhe ka
injoruar interesat e partive të vogla, duke dëgjuar vetëm dy partitë e mëdha. Si i
përgjigjeni kësaj akuze?

Siç e dimë të gjithë, akuzat janë gjithmonë të vështira, por unë mendoj se kurthi më i madh në
të cilin njerëzit mund të bien është të fajësojnë organizatat ndërkombëtare. Unë mendoj se
çështja kryesore është nëse të gjithë partnerët në skenën politike shqiptare kanë qenë
reciprokisht të hapur dhe të vëmendshëm ndaj njëri-tjetrit. Ne, sigurisht, i dëgjojmë
gjithmonë njerëzit dhe i njohim shqetësimet. Se në çfarë shkalle këto shqetësime kanë qenë
pjesë e çfarëdo konsensusi që qëndron në themel të Kodit aktual Zgjedhor, kjo është një
çështje tjetër.

Ndoshta ju e konsideruat atë të mjaftueshëm për arritjen e konsensusit midis dy partive
kryesore?

Pa dyshim, ky konsensus ishte çelësi për miratimin e Kodit Zgjedhor.

Pas çdo zgjedhjeje, lind gjithnjë nevoja për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe pasi kjo
realizohet, bëhet përsëri thirrje për përmirësime të tjera. Çfarë nuk funksionon siç
duhet me këto ndryshime?

Kjo është gjithmonë e lidhur me shkallën e përparimit. Pa dyshim, komentet dhe


rekomandimet e bëra në secilat nga zgjedhjet e mëparshme kanë pasur për qëllim çuarjen më
tej të këtij përparimi. Kjo do të thotë përafrim i standardeve sipas interpretimit të ODIHR-it
dhe kjo na çon ne në raportin e publikuar së fundmi nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e
fundit në Shqipëri.

Në opinionin tuaj, a mund të bëhen në Shqipëri zgjedhje me lista të hapura? A do ta
përmirësonte kjo cilësinë e të zgjedhurve tanë?

Unë nuk mund t’ju jap një mendim për këtë. Cilësia e parlamentit varet, ndër të tjera, nga
listat që përpilojnë partitë politike dhe hartimi i listave është e drejtë e posaçme e partive.
Pastaj, se për kë voton zgjedhësi mes kandidatëve në këto lista, varet nga zgjedhësi.
A do të mbeteni një partner në procesin e reformës zgjedhore, edhe pse disa parti të
vogla nuk do të donin t'ju shihnin ju si pjesë e një procesi të tillë?

Asistenca për çuarjen më tej të reformës zgjedhore është një prej detyrave të perfshira ne
mandatin tone, kështu që nuk ka vend per pyetje nëse do të japim asistencë apo jo. Çështja
tjetër ka të bëjë me konsensusin mbi parametrat themelorë të çuarjes më tej të reformës
zgjedhore. Kjo duhet arritur nga vetë partite politike shqiptare. Dhe, nuk po e them këtë për
herë të parë, ne do të ishim shumë të kënaqur nëse ky konsensus arrihet nga vetë aktorët
politikë pa ndonjë ndërmjetësim apo përfshirje të jashtme dhe atëherë ne mund të ndërhyjmë
me ekspertizë teknike në hartimin legjislativ kur të vijë momenti.

Ashtu siç ka ndodhur zakonisht, raporti dhe rekomandimet janë lexuar në mënyra të
ndryshme nga njerëz të ndryshëm. Disa prej tyre thonë se ndryshimi i sistemit zgjedhor
kërkohet në raportin e ODIHR-it, ndërsa disa të tjerë thonë se raporti nuk e sugjeron
këtë gjë. Çfarë mendoni për këtë?

Raporti, sigurisht, që nuk dikton një gjë të tillë. Ai bën disa rekomandime që kanë lidhje me
Kodin aktual Zgjedhor, por nuk mendoj se është në logjikën e punës së ODIHR-it që të japë
receta për zgjidhje. Për këtë arsye, kjo është lënë e hapur dhe në dorë të përfaqësimit politik
të vendit. Kjo na çon pikërisht tek raporti që duhet të lexohet nga të gjithë ata që janë të
interesuar për ta çuar përpara reformën dhe unë kam shumë besim se raporti është bërë një
material referimi jo vetëm për partitë politike por edhe, për shembull, për komisionin e
posaçëm të ngritur nga Kuvendi dhe kjo shkon përtej komenteve të shkurtra që mund të
bëhen në këtë rast.

Z. Ambasador, nuk keni ndonjë koment tuajin për këtë çështje?

Jo pikërisht ashtu. Unë nuk do të interpretoja raportin e ODIHR-it, sepse do të ketë një
mundësi për ta pasur një prezantim të tillë nga personi më kompetent për këtë, domethënë,
Drejtori i ODIHR-it, i cili do të vijë së shpejti në Shqipëri, dhe një nga qëllimet e vizitës së tij
është të paraqesë konstatimet dhe rekomandimet e raportit.

Ka pasur propozime, veçanërisht, nga partitë e vogla për ndryshimin e sistemit


zgjedhor në sistem proporcional apo proporcional rajonal. Për cilin prej tyre do të ishit
pro?

Është një zgjedhje që duhet bërë nga aktorët shqiptarë. Kjo është pikërisht një prej çështjeve
themelore që duhet zgjidhur nga aktorët politikë shqiptarë dhe jo nga institucionet
ndërkombëtare. Pikërisht për këtë arsye, ODIHR-i nuk ka bërë ndonjë rekomandim apo
përcaktuar ndonjë zgjedhje në këtë drejtim. Kjo sepse dihet se sisteme të ndryshme zgjedhore
kanë avantazhe dhe disavantazhe në lidhje me rrjedhojat dhe ndikimin e tyre mbi skenën
politike dhe jetën e vendit. Ekzistojnë praktika të vendeve të ndryshme që u përmbahen
sistemeve të ndryshme zgjedhore, dhe këto duhen parë, por askush nuk mund të përcaktojë
një zgjedhje të veçantë në këtë drejtim.

Sipas informacionit që ju keni marrë nga monitorimi i zgjedhjeve, çfarë nuk shkoi siç
duhet ishte sistemi zgjedhor apo infrastruktura zgjedhore?
Ndoshta, është një element i tretë që ju nuk e përmendët, dhe kjo është qëndrimi i partive
politike përsa i përket ndikimit të tyre të panevojshmëm mbi administratën zgjedhore. Ky
është ndoshta edhe thelbi i problemit dhe kjo përshkruhet mjaft qartë në vetë raportin e
ODIHR-it.

Me kë nga autoritetet shqiptare ju duket më e lehtë për të bashkëpunuar, Presidentin
apo Kuvendin?

Kësaj pyetjeje nuk mund t'i jepet përgjigje. Normalisht, unë kam kontakte pune me një sërë
institucionesh dhe zyrtarësh shqiptarë dhe e vlerësoj shumë bashkëpunimin që kam si me
zyrën e Presidentit, ashtu edhe me Kuvendin. Besoj se kaq mjafton, këto janë gjëra që dihen
dhe nuk ka nevojë të shkohet më tej.

Shitblerja e votës ka zënë një vend të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR-it për
zgjedhjet parlamentare . Mendoni se është bërë mjaftueshëm për ta adresuar dhe për ta
luftuar këtë fenomen? Sa ky fenomen do të jetë në fokusin e vëzhguesve në zgjedhje?

Ndryshimet e legjislacionit që u ndërmorën vjet janë vërtet shumë të rëndësishme:
ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndryshimet në ligjet e tjera, përfshirë Kodin Penal. Siç e dini,
këto ndryshime parashikojnë rregulla më të forta ndaj shitblerjes së votave. Për shembull,
ndryshimet parashikojnë që kryetarët e secilës parti të paraqesin një deklaratë zyrtare në
KQZ, ku zotohen që partia e tyre nuk do të përfshihet në veprimtari të paligjshme. Në këtë
kuadër, ka edhe dispozita të tjera të rëndësishme: është rritur roli i policisë në zgjedhje,
përfshirë edhe pranë qendrave të votimit; veprimtaritë në qendrat e votimit do të mbikëqyren
me kamera; SPAK-u do të ketë rolin e tij. Patjetër që këto fenomene do të jenë në fokus të
vëzhguesve të ODIHR-it. Në fakt, ODIHR-i ka theksuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë e
hetimit dhe të ndjekjes ligjore të shpejtë të pretendime të mundshme për manipulime apo për
shitblerje të votave. Vetë Prezenca dhe OSBE-ja vijojnë të vëzhgojnë nga afër disa prej
zhvillimeve që kanë të bëjnë me çështjet gjyqësore.

Shqipëria, për të pastruar politikën nga persona të kriminalizuar, persona me të kaluar
kriminale apo me lidhje me krimin, ka miratuar ligjin për dekriminalizimin, i cili ka
dhënë disa rezultate. Mendoni se vetëm ligji është mjaftueshëm për ta pastruar
politikën shqiptare nga këta individë? Mjafton vetëm ligji për të pasur lista kandidatësh
për deputetë të pastra?

Ky ligj është thelbësor dhe i një rëndësie madhore, por vetëm ligji nuk mjafton për të
parandaluar shkeljet, as në Shqipëri e në asnjë vend tjetër në botë. Në fakt, ligji penal
ekziston sepse përpara tij ka një ligj tjetër që mund të shkelet dhe ky është roli i ligjit penal
dhe i sistemit gjyqësor. Sikurse kam pasur mundësinë ta them publikisht kohët e fundit,
mendoj se nevojiten përpjekje të përbashkëta dhe të bashkërenduara të të gjitha palëve – të
drejtuesve politikë, partive politike, institucioneve, KQZ-së, gjyqësorit, juve - medias,
shoqërisë civile – për të mundësuar zbatimin e plotë të ligjit dhe minimizimin e rrezikut të
shkeljeve. Dhjetorin e shkuar, Prezenca organizoi një veprimtari të posaçme për zbatimin e
ligjit të dekriminalizimit me përfaqësues të forcave politike dhe të institucioneve, dhe mendoj
se rezultati kryesor i saj ishte konsensusi i njëzëshëm për rëndësinë e listave të kandidatëve të
pastra.

Z. Ambasador, eksperienca tregon se rezultati i zgjedhje këtu në Shqipëri vonon shumë,
pasi edhe procesi numërimit të votave është një maratonë e vërtetë. Çfarë sugjeroni ju
që rezultati të dalë më shpejt? Ndoshta numërimi i votave të kryhet në Qendrat e
Votimit? Mund të jetë kjo një zgjidhje?

Mendoj se ky është vendim që duhet të merret nga politikanët shqiptarë. Di që në të shkuarën
Shqipëria ka pasur sistem numërimi të decentralizuar dhe pastaj është marrë vendimi për ta
centralizuar, si pasojë e disa parregullsive të pretenduara. Pra, për këtë vendim ka argumente
pro dhe kundër dhe ai u takon vetëm forcave politike. Kësaj radhe kemi risinë e votimit
preferencial dhe kjo do të çojë në proces të zgjatur numërimi, pasi së pari komisionerët do të
numërojnë votat e partive dhe pastaj do të vijojnë me numërimin e votave individuale.
Mendoj se është shumë e rëndësishme që KQZ-ja të krijojë një infrastrukturë dhe kornizë
logjistike shumë të qartë dhe të shpejtë. Po ashtu, është e rëndësishme të ketë bashkëpunim të
plotë nga ana e përfaqësuesve të forcave politike dhe të vetë kandidatëve ditën e zgjedhjeve,
pasi konteksti në të cilin do të numëroren votat do të jetë shumë i rëndësishëm për të
përcaktuar shpejtësinë e tërë procesit.

Z. Ambasador, Prezenca e OSBE-së këtu në Shqipëri ka dhënë një ndihmë të veçantë
edhe për sa i përket miratimit të reformës në drejtësi këtu në vendin tonë. Ju si
mendoni, duhet të jemi entuziastë për rezultatet, për ecurinë e reformës në drejtësi deri
më tani?

Unë jam një entuziast racional, që do të thotë se jam entuziast, por me këmbë në tokë.
Shqipëria ka pasur disa arritje dhe rezultate të rëndësishme kohët e fundit. Të gjithë gëzuam
në mënyrë të zëshme për kthimin në funksionim të Gjykatës Kushtetuese. Tani është koha të
jemi të përqendruar te hapat e radhës: te Gjykata e Lartë, te funksionimi dhe tek efikasiteti i
makinerisë së gjyqësorit.

Ju Falminderit per kohen tuaj Z.Ambasador ishte nje kënaqesi.

Faleminderit ju, shpresoj qe procesi zgjedhor ne 2025 te jete sa me i drejtë dhe konstruktiv.

You might also like