You are on page 1of 25

Qarqet kufizuese dhe

Qarqet fiksuese

1
Qarqet kufizuese me dioda

2
Qarku kufizues
me dy nivele
 Karakteristika e përgjithshme e transferimit
përshkruan një qark kufizues me dy nivele simetrikë
(double limiter).
 Ky qark punon në të dyja gjysmëvalët e sinjalit të
hyrjes, si në atë pozitive dhe në atë negative.
 Qarku kufizues që ka një karakteristikë të transferimit
si ajo e paraqitur në figurën në vijim quhet kufizues i
fortë (hard limiter).

3
Karakteristika e transferimit e qarkut kufizues
Rasti i përgjithësuar

4
Qarku kufizues
me dioda
 Qarku kufizues vepron si një qark linear për një diapazon të
caktuar të hyrjes, që shtrihet në L/K  vI  L+/K, dhe siguron
një dalje proporcionale me hyrjen, kështu vO = K vI.
 Në qarqet kufizuese me dioda kemi gjithmonë K  1 dhe këto
qarqe quhen kufizues pasivë. Në këto qarqe kur vI kalon
vlerën e pragut të sipërm (L+/K), tensioni i daljes kufizohet,
ose siç thuhet ndryshe fiksohet në vlerën e nivelit të sipërm të
kufizimit L+.
 Nga ana tjetër kur vI zvogëlohët poshtë vlerës së pragut të
poshtëm (L/K), tensioni i daljes kufizohet në vlerën e nivelit
të poshtëm të kufizimit L.

5
Qarku kufizues simetrik
me dy nivele
 Në qoftë se një sinjal sinusoidal jepet në hyrje të një
qarku kufizues me dy nivele, atëherë qarku do të
japë një sinjal në dalje që do të presë të dy vlerat e
pikut të sinjalit të hyrjes (shih slide në vijim).
 Kjo është arsyeja që shpesh qarqet kufizues njihen
edhe me emrin qarqe prerës.

6
Forma e sinjalit në dalje për një qark kufizues simetrik

7
Qarku kufizues
me një nivel
 Vlen të theksojmë se kemi edhe qarqe kufizues me
një nivel të prerjes së sinjalit (single limiter). Në qoftë
se një sinjal sinusoidal jepet në hyrje të një qarku
kufizues me një nivel, atëherë qarku do të japë një
sinjal në dalje që do të presë vetëm një nga vlerat e
pikut të sinjalit të hyrjes. Kjo në varësi të qarkut.
 Ky qark kufizues njihet edhe me emrin qark prerës
me një nivel.

8
Shembuj: Qarqe kufizuese
9
Qarku kufizues pozitiv (a)
me një nivel, me diodë reale

10
Qarku kufizues pozitiv (a)
me një nivel, me diodë reale
 Pranojmë diodë reale me burim tensioni konstant VD0
= 0.7 V.
 Ky qark kufizues lejon vlerat negative të sinjalit, si
dhe vlerat pozitive deri në 0.7 V.
 Niveli i prerjes është 0.7 V.
 Të gjitha vlerat pozitive më të mëdha se 0.7 V nuk
lejohen në dalje.
 Për diodë ideale, niveli i prerjes është 0 V.

11
Qarku kufizues negativ (b)
me një nivel, me diodë reale

12
Qarku kufizues negativ (b)
me një nivel, me diodë reale
 Pranojmë diodë reale me burim tensioni konstant VD0
= 0.7 V.
 Ky qark kufizues lejon vlerat pozitive të sinjalit, si dhe
vlerat negative nga 0 deri në - 0.7 V.
 Niveli i prerjes është - 0.7 V.
 Të gjitha vlerat negative më të vogla se - 0.7 V nuk
lejohen në dalje.
 Për diodë ideale, niveli i prerjes është 0 V.

13
Qarku kufizues (c)
me dy nivele, me diodë reale

14
Qarku kufizues (c)
me dy nivele, me diodë reale
 Pranojmë diodat reale me burim tensioni konstant
VD0 = 0.7 V.
 Ky qark kufizues pret si vlerat pozitive të sinjalit (më
të mëdha se 0.7 V), ashtu edhe vlerat negative (më të
vogla se - 0.7 V.
 Nivelet e prerjes janë +0.7 V dhe - 0.7 V.
 Dioda D1 pret vlerat pozitive, ndërsa dioda D2 pret
vlerat negative.

15
Qarku kufizues (d)
me një burim referimi që pret amplitudën pozitive

16
Qarku kufizues (d)
me një burim referimi që pret amplitudën pozitive

 Pranojmë diodë reale me burim tensioni konstant VD0


= 0.7 V.
 Ky qark kufizues pret vlerat pozitive të sinjalit (më të
mëdha se Vref (VBias).
 Qarku lejon të paprekur gjysmëvalën negative.
 Niveli i prerjes është Vref + 0.7 (V).
 Për diodë D1 ideale niveli i prerjes është Vref.

17
Qarku kufizues
me një burim referimi që pret amplitudën negative

18
Qarku kufizues
me një burim referimi që pret amplitudën negative

 Pranojmë diodë reale me burim tensioni konstant VD0


= 0.7 V.
 Ky qark kufizues pret vlerat negative të sinjalit (më të
vogla se Vref (VBias).
 Qarku lejon të paprekur gjysmëvalën pozitive.
 Niveli i prerjes është -Vref - 0.7 (V).
 Për diodë D1 ideale niveli i prerjes është -Vref.

19
Qarku kufizues me dy nivele
dy burime referimi pret vlerat positive dhe negative

20
Qarku kufizues me dy nivele
dy burime referimi pret vlerat positive dhe negative
 Pranojmë dioda reale me burim tensioni konstant VD0
= 0.7 V.
 Ky qark kufizues me anë të D1 pret vlerat pozitive të
sinjalit më të mëdha se Vref + 0.7 = 4.7 (V).
 Ky qark kufizues me anë të D2 pret vlerat negative të
sinjalit më të vogla se -Vref - 0.7 = - 6.7 V.
 Për dioda ideale niveli i sipërm i prerjes është
Vref 1= + 4 V, ndërsa niveli i poshtëm i prerjes është
Vref 2= - 6 V.
 Dalja është asimetrike, kur |Vref 1 |≠ |Vref 2|
21
Qarku kufizues (e)
me dy nivele, me dioda Zener

22
Qarku kufizues (e)
me dy nivele, me dioda Zener
 Ky qark kufizues me anë të ZD1 pret vlerat pozitive të
sinjalit më të mëdha se VZD1 + 0.7 (V).
 Ky qark kufizues me anë të ZD2 pret vlerat negative të
sinjalit më të vogla se –VZD2 - 0.7 (V).
 Për dioda ideale niveli i sipërm i prerjes është VZD1,
ndërsa niveli i poshtëm i prerjes është VZD2.
 Dalja është simetrike, kur |VZD1 |= |VZD2|.
 Dalja është asimetrike, kur |VZD1 |≠ |VZD2|

23
Qarku kufizues me dy burime referime
dhe me rezistenca

Shembull: Qark kufizues (Detyrë shtëpie)

24
Dyfishuesi i tensionit: (a) Qarku; (b) Forma e valës së tensionit
në dalje të diodës D1.
25

You might also like