You are on page 1of 5

KAPITULLI 8

Prodhimi i titujve multimedia


Prodhimi ka te beje me pergatitjen e titullit multimedial per perdorim si pjese te nje prezantimi
(shitjet, edukimi, konferenca), trajnime brenda korporates, kioska ose shperndarje CD-ROM.
Pasi eshte bere puna per zhvillim, titulli mund ose nuk mund te jete gati per perdorim nga
audienca e synuar. Nqs titulli eshte per qellim prezantimi, ai thjesht mund te ruhet ne hard
driverin e nje sistemi si psh laptop. Ne kete rast fokusi mund te jete ne kontrollin e mjedisit: ku
do te behet prezantimi? A do te kene mundesi te gjithe ta shohin ate? Cfare plani do te duhet
nese paisjet ose aplikimi nuk punon? A mund te kontrollohet drita? Edhe ne rastin e
prezantimeve dhe te trajnimeve brenda korporates, mund te jete e pershtatshme te perdoren CD-
ROM si paisje per ruajtjen e titullit. Sigurisht, per tregun e gjere aplikimet ne CD jane me shume
kosto efektive.

CD (Compact Disc)

Compact Disc (CD) ofruan teknologji te avancuar qe revolucionalizuan industrine e multimedias.


CD lejuan zhvilluesit te ofronin me lehtesi tituj interaktive te pasur me cilesi. CD ofrojne shume
avantazhe:

 Kapacitet te madh ruajtje, CD mund te mbajne me shume se 650 MB te dhenash dhe 74


minuta audio.
 Qendrueshmeria, CD perbehen prej plastikes se ashper e cila eshte shume me e forte se
ajo qe perdoret per disketat apo kasetat.
 Me e veshtire per tu kopjuar, jo si disketat te cilat jane shume te lehta per tu kopjuar, CD
nuk mund te riprodhohen pa pasur disa paisje te kushtueshme.
 Lehtesia ne shperndarje, per shkak te lehtesise ne peshe, madhesise, qendrueshmerise dhe
jo-volatility te CD-ve, ato shperndahen me lehtesi individualisht ose ne grup.
 Jo – volatile, ne te kundert te paisjeve ruajtese magnetike si kasetat, disketat etj, CD
perdorin teknologjine lazer qe fizikisht ndryshon siperfaqen e diskut. Kjo ben te veshtire
fshirjen aksidentalisht te informacionit, prandaj i ben CD terheqese per mbajtjen e te
dhenave te rendesishme.
 Kosto e ulet, CD jane jo te kushtueshme per tu prodhuar ($0.02 per GB), krahasuar me
mjetet e tjera si disketat $250 per GB, hard driver $150 GB etj.

Gjithashtu ka dhe disavantazhe te CD-ve.

 Koha e aksesimit eshte shume e ngadalte krahasuar me hard driverat – 145 ms krahasuar
me 12 ms. Kjo eshte vecanerisht e rendesishme per titujt multimedia, te cilat shpesh
permbajne skedare: video te medha, grafike, audio dhe animim per tu aksesuar dhe
shfaqur.
 Shume kompjutera te vjeter nuk kane drivera CD. Megjithate kjo eshte bere gjithmone e
me pak problem pasi kompjuteat e rinj dergohen bashke me drivera CD.

Gloria TYXHARI Page 1


KAPITULLI 8

 CD jane vetem te lexueshme, ndryshe nga disketat, hard driverave etj, perdoruesi nuk
mund te shkruaje ne nje CD. Disa tituj multimedia lejojne perdoruesin te shtype disa
informacione si emer apo pergjigje te nje pyetjeje. Keto lloj titujsh programohen per te
ruajtur informacionin ne hard driver.

Evolucioni i CD-ROM aktuale eshte si rezultat i bashkepunimit te kompanive te interesuara ne


vendosjen e standarteve te industrise. Standartet jane te rendesishme sepse ndihmojne ne ritjen e
industrise. Pavaresisht standatrizimeve domethenese, ka formate te ndryshme CD ne treg te cilat
jane zhvilluar ne vite.

Struktura e CD

Ne menyre qe te kuptoni ndryshimet ne formatet e ndryshme te CD, ju duhet te familjarizoheni


me bazat e nje CD. Nje CD eshte 4.75 inch ne diameter, reth nje milimeter e trashe dhe mund te
mbaje perafersisht reth 650 MB te dhenash. Ajo konsiston nga plastika e mbuluar me nje shtrese
te holle alumini e cila gjithashtu eshte e mbuluar me llak. Gjate prodhimit, ne disk krijohen
“pits” duke perdorur nje proces modelimi. Midis pits ka zona qe quhen lands. Pits dhe lands se
bashku perfaqesojne te dhenat e koduara dixhitale ne disk. Kur nje reze lazeri kalon mbi disk,
drita reflektohet nga land dhe jo nga pits. Drita e reflektuar lexohet nga nje sensor, dhe nje sinjal
dergohet ne kompjuter, i cili perkthen sinjalin ne kod binar. Pits dhe lands formojne nje spirale e
cila eshte rreth 4.83 km e gjate e cila fillon nga pjesa e brendeshme e diskut dhe vazhdon deri ne
cepin e jashtem.

Formatet e CD

Me poshte jepet nje perseritje e shkurter e disa prej formateve te CD. disa prej ketyre formateve
perfshijne nje reference me nje ngjyre (e kuqe, e verdhe apo jeshile); kjo referohet me ngjyren
lidhur me e dokumentin ne te cilen u publikuan per here te pare specifikimet per ate format.

CD Audio, kompakt disku i pare shume i perdorur ishin CD e muzikes qe u shfaqen ne fillim te
viteve 1980. CD Audio ose CD-DA, ecila qendron per Compac Disc – Digital Audio, format per
ruajtjen e muzikes se regjistruar ne forme dixhitale, njesoj si CD qe gjenden zakonisht ne
dyqanet e muzikes. Standartet e Librit te kuq, te krijuara nga Sony dhe Philips, jepnin
specifikime si madhesia e pits dhe lands, si do organizohet audio dhe ku do te lokalizohet te CD,
gjithashtu edhe se si do te korigjohen gabimet.

Duke perdorur teknikat e kompresimit per CD Audio, disqet mund te mbajne rreth 75 minuta ze.
Per te ofruar cilesine me te larte, muzika kampionohet me 44.1 kHz, dhe 16 bit stereo. Per shkak
te cilesise se larte te zerit audio, keto CD shume shpejt u bene shume popullore. Formate te tjera
CD evoluan nga standartet e Librit te Kuq.

CD-ROM, megjithese standartet e Librit te Kuq ishin te shkelqyera per audio, ato ishin te
padobishme per te dhenat, tekst, grafik dhe video. Standartet e Librit te Verdhe te ndertuara mbi

Gloria TYXHARI Page 2


KAPITULLI 8

ato te Librit te Kuq, shtuan specifikime per nje track per te akomoduar te dhena, duke vendosur
nje format per ruajtjen e te dhenave perfshire ketu dhe te dhena audio dhe video ne forme
dixhitale ne nje compact disc. CD-ROM gjithashtu ofron nje skeme me te mire per kontrollin e
gabimeve, e cila eshte shume e rendesishme per te dhenat. Nje disavantazh i standarteve te
librave te verdhe eshte se ata lejuan disa podhues te percaktonin metodat e organizimit dhe te
aksesimit te te dhenave. Kjo coi ne mos-kompatibilitetin midis platformave te kompjuterave.

ISO 9660, ne vitin 1985, perfaqesues nga disa kompani me influence ne fushen e industrise se
teknologjise, perfshire ketu Microsoft, Apple dhe Sony, u takuan ne hotelin High Siera ne Reno
per te vendosur standarte qe do te lejonin CD te luanin ne platforma te ndryshme kompjuterike.
Ata po kerkonin te vendosnin specifikime qe do te ishin kompatible me kompjuterat Machintosh,
Windows dhe UNIX. Rezultati i ketij takimi u njojt si standartet High Siera, te cilat me pas u
modifikuan disi nga Organizata e Standarteve Internacionale si ISO 9660. Ata perfshine
standarte per numrin maksimal te niveleve ne nje strukture direktorie (tete), dhe specifikimet per
emertimin e file-ve (konventa DOS tete-pike-tre).

CD-I, zhvilluar nga Philips me 1986, specifikimet per CD-I, e cila qendron per Compact Disc –
Interactive, u publikuan ne Librin e Gjelber. CD-I eshte nje format specifik platforme; kerkon nje
CD-I player, me nje sistem operativ te regjistruar, bashkangjtur nje seti televizori. Per shkak te
nevojes per hardware specifike CD-I, ky format ka pasur vetem nje sukses marzhinal ne tregun e
kompjuterave. Nje nga avantazhet e CD-I eshte mundesia per te sinkronizuar zerin me figuren ne
nje ‘gjurme’ te vetem te diskut.

CD-ROM XA, CD-ROM Extended Architecture, ose CD-ROM XA, u zhvillua nga Microsoft,
Phillips dhe Sony ne vitin 1988. Kjo shtese e formatit CD-ROM lejon te dhenat per te shtuar
playback-un e zerit dhe videos. Ofron te njejtat perfitime te nje sinkronizimi me te mire te zerit
dhe figures si ne CD-I, por punon ne kompjter se sa me paisje te bashkangjitura me nje televizor.

Photo CD, u zhvilluan ne vitin 1992 nga Kodak si nje mjet per ruajtjen dhe rishikimin e fotove
dhe slideve. Procesi perfshin skanimin e fotove, kompresimi i imazheve dhe shkrimi i tyre ne
CD. Imazhet jane te indeksuara dhe thumbnails te disa imazheve mund te shfaqen ne te njejten
kohe. Perdorimi me i zakonshem i Photo CD eshte arshivimi i imazheve dhe inkorporimi i tyre
ne tituj CD.

Kodak krijoi player-in e vet i cili lidhet me nje TV per te pare imazhet e Poto CD. Photo CD
mund te luhet me nje drive CD-ROM XA dhe nje sistem CD-I. Nje cilesi sinjifikative e Photo
CD eshte se mund te shkruhen me shume se nje here. Kjo do te thote se nje filem 35 mm mund te
procesohet dhe imazhet te vendosen ne nje Photo CD, me pas ne nje dite tjeter imazhet e nje
filmi tjeter mund te shtohen ne te njejten CD. Ky quhet nje disk me shume sesione. Gjate
procesit te krijimit te nje disku me multi-sesione, krijohet nje strukture direktorie e vecante, e
cila ofron akses tek te dhenat e cdo sesioni.

Gloria TYXHARI Page 3


KAPITULLI 8

CD-R, shkurtimi i compact disc – recordable, formati i fileve te CD-R lejon CD e thjeshta te
prodhohen nje CD-ROM te nje desktop-i. Formatit CD-R i referohemi edhe si compact disc qe
shkruhen vetem nje here ose CD-WO. Regjistruesit e compact disc jane sisteme bazuar ne lazer
qe krijojne nje CD per cdo radhe, referuar si one-off. Ne varesi te regjistruesit, CD-R mund te
krijojne disqe per te gjithe formatet kryesore te CD te diskutuara me siper, perfshire ketu dhe
disqet me shume sesione. Fillimisht, keto sisteme kushtojne dhjetra mijera dollare, por sot jane te
vlefshme per $1000, e disqe bosh qe kushtojne me pak se $10 – me pak se 2 cent per megabyte.

Formatetet e meparshme te CD zhvilluan krysisht per tregje te medha, biznese, edukim etj. Ka
momente kur nje ose dy CD jane gjithcka qe ju duhet. Nje zhvillues multimedia duhet te vendose
cfare format CD duhet te perdore per nje titull. Vendimi bazohet se cfare drivera CD dhe cfare
sistemi playback perdorin audienca e synuar.

Procesi i prodhimit te CD-ROM

Ne kete pjese do mesoni rreth procesit ne te cilin perfshihet krijimi i CD-ROM per shperndarje
masive. Supozohet se procesi i zhvillimit eshte i kompletuar dhe qe file-at e titullit multimedia
jane te vendosura ose te formatuara rishtazi ne hard drive. Procesi i prodhimit perfshin
premasterizimi, masterizimi, shumfishimi, etiketimi dhe paketimi.

Premasterizimi

Qellimi i premastering eshte te krijoje nje imazh te sakte te asaj se cfare do te vendoset ne CD.
imazhi i file-it do te perfshije te dhenat, emertimet e file-ve dhe te direktorive, zbulimi i
gabimeve dhe korigjimet rutine, indekset dhe programet qe do te jene pjese e CD se perfunduar.
Premasterizimi perfshin hapat e meposhtem:

 Organizimi dhe emertimi i file-ve, file-at duhet te organizohen dhe emertohen ne menyre
te atille qe te jene pershtatur me formatin e deshiruar te CD. Psh specifikimet e ISO 9660
lejojne vetem 8 nivele direktorie dhe emertimet e file-ve duhet te jene konform konentes
se emertimeve ne MS-DOS.
 Optimizimi i struktures se file-ve, kjo eshte e nevojshme per te shpejtuar kohen e
rikthimit. File-at qe kane lidhje duhet te vendosen fizikisht se bashku ne disk. Ato file-a
qe do te perdoren me shpesh duhet te vendosen me afer fillimit te diskut, ku koha e
aksesimit eshte me e shkurter. File-at qe nuk do te perdoren shpesh, si programet e
instalimit, duhet te vendosen afer pjeses se jashtme te diskut.
 Simulimi i nje CD duke perdorur hard drive, koha ‘retrival’ per nje hard drive eshte me
e shpejte se e nje CD, dhe testimi i nje titulli multimedial duke perdorur nje hard drive
mund te mos e zbuloje te metat ne performancen e CD. ka programe premastering qe
simulojne kohen e kerkimit dhe te aksesimit te nje CD, ne hard drive, duke ju lejuar ju te
testoni strukturen e file-it per optimizim dhe per gjetjen e problemeve dhe korigjimin e
tyre. Nje test tjeter eshte te perdoret nje regjistrues CD per te prodhuar nje CD te vetme.

Gloria TYXHARI Page 4


KAPITULLI 8

Pas nje testimi te suksesshem, imazhi i file-it i premasterizuar cohet ne nje kompani prodhimi
per masterizim dhe shumfishim. Mund te perdoren ndermjetes te ndryshem si hard drive i
jashtem, CD-R etj. Megjithese zhvilluesit shpesh e bejne procesin e premasterizimit te nje CD,
kopanite te cilat jane te specializuara ne shumfishimin e disqeve mund te ndihmojne ne kete hap.

Masterizimi dhe Shumfishimi

Hapi tjeter eshte te krijohet nje master disk – proces i njohur si masterizim. Per shkak te kostove
te paisjeve kjo zakonisht behet prej kompanive te specializuara ne shumfishimin e disqeve.
Duke perdorur nje lazer, informaioni ne imazhin e krijuar nga premasterizimi ‘digjet’ ne nje disk
qelqi i cili mbulohet me nje materjal sensitiv. Materjali ‘lahet’ duke lene gropa dhe toka. Qelqi
master perdoret si model per te krijuar nje stampe, i cili perdoret per te krijuar CD e zakonshme.
Pasi krijohen stampat fillon procesi i shumfishimit ku mund te krijohen me qindra disqe ne ore.
CD jane mbuluar me nje shtrese te holle alumini ne menyre qe lands te reflektojne driten. Se
fundmi nje mbulese prej plastiku dhe nje shtrese prej llaku aplikohen mbi disk per ta mbrojtur
ate.

Etiketimi dhe Paketimi

Etiketimi i CD behet nepermjet nje procesi ‘silk-screening’. Etiketimi zakonisht permban


emertimin e titullit, emrin dhe logon e kompanise qe ka zhvilluar titullin , informacion per
copyright dhe grafiken. Grafika eshte e rendesishme per CD sepse mund te kene efekte shtese
per marketingun.

Paketimi, lejon grumbulimin e disa gjerave se bashku, dhe gjithashtu ndihmon ne marketimin e
produktit. Disa prej CD duhet te vendosen ne kuti te medha per shkak te manualeve te referimit
dhe dokumentave te tjera. Disa CD te tjera vendosen ne kuti te medha per te ndihmuar ne
tregetimin e titullit. Kutite e medha japin idene e shtimit ne vlere, jane te vlefshme ne terheqjen e
vemendjes ne rafte dhe permbajne informacione shitjeje. Nderkohe qe disa CD te tjera
tregetohen me minimumin e paketimit per te reduktuar koston dhe per tu pergjigjur apelit te
shitesve per mungese vendi ne raftet e tyre. Standarte eshte bere plastika e tejdukshme “jewel
box-kutia e bizhuve”, per shkak te kostos shume te ulet, mbrojte e larte dhe cilesi marketingu. Ka
nje trade-off midis perdorimit te nje paketimi te madh (te quajtura “paketa ajri” pasi kane shume
vend bosh) per te mbajtur nje CD te vetme. Ne nje ane nje paketim i madh mund te jete shume i
nevojshem ne diferencimin e nje produkti nga nje tjeter, duke terhequr vemendjen dhe ne kete
menyre riten shitjet. Afersisht gjysma e shitjeve te CD behen pasi lexohet paketimi. Kjo coi
publikuesit te kijonin paketa intriguesene forma te anijeve kozmike apo trapezoide. Ne anen
tjeter, kjo perbente nje shqetesim per tregetaret te cilet kishin hapesia te kufizuara. Disa
publikues provuan kuti te vogla, dhe pane te binin shitjet, me pas u kthyen perseri tek ato te
medhate. Shqetesimi tjeter per paketat e medha ishte dhe kostoja ($5 per kuti 5 here me shume se
CD brenda kutise). Industria e CD te muzikes perdor ‘kutite e bizhuve’ ose dhe zarfa prej letre.

Gloria TYXHARI Page 5

You might also like