You are on page 1of 2

Programi: Kurs Formimi

Drejtimi: Histori
Ligjërues: Behar Kaçeli

Përshkrimi: Gjatë zhvillimit të këtij kursi, ndër çështjet kryesore që do të trajtohen do të jetë
vendosja e sundimit osman në trojet shqiptare si dhe realitetet e reja që u krijuan pas tij, si:
politike, ekonomike, fetare, kulturore, etj. Programi synon që të ofrojë njohuritë bazë për
zbulimin dhe prezantimin e historisë dhe trashëgimnisë islame në trojet shqiptare si dhe
ndikimin që pati ajo në shoqërinë shqiptare, prezantimin e qytetërimit islam larg shpifjeve,
paragjykimeve dhe miteve që janë përhapur ndaj tij, kontributi në rikthimin e identitetit
kombëtar islam, si dhe ofrimi i një qasjeje të re shkencore ndaj përkatësisë sonë fetare.
Gjithashtu me këtë program synohet të hidhet dritë edhe mbi islamizimin e popullsisë, metodat
dhe mënyrat e kthimit, si dhe shkaqet që çuan në konvertimin masiv të popullit shqiptar.
Përmes një vëzhgimi historik, do të trajtohen institucionet shtetërore dhe politike islame, jeta
ekonomike dhe lindja e qyteteve të reja gjatë sundimit osman, grupet sociale, konfeksioni
fetar, etj.

Temat:

1. Skemë historike: Dalja e osmanëve në Ballkan dhe ardhja e tyre në trojet shqiptare.
a. beteja e Vjosës (1385) dhe realiteti që u krijua pas saj.
b. beteja e Kosovës (1389) dhe realiteti që u krijua pas saj.
2. Kalimi i trojeve shqiptare nën sundimin Osman.
a. Kushtet politike.
b. Rrethanat kulturoro-ekonomike.
c. Dalja e osmanëve në Adriatik dhe realiteti i ri politik.
d. Kryengritjet shqiptare (kryengritjet politike, ekonomike dhe fetare).
e. Periudha e Skënderbeut dhe kryqëzata e Papa Piut II (1453-1469).
3. Instalimi i sundimit Osman.
a. Organizimi administrativ (vilajete, sanxhaqe, kaza, etj.)
b. Burokracia (ilmije dhe sejfije), dhe integrimi i shqiptarëve në të.
c. Organizimi ekonomik (timaret, tokat, pronat, tregjet, panairet, etj,)
4. Jeta kulturoro-fetare, (xhamitë, mejtepet, medresetë, ulematë, etj)
5. Organizmi ushtarak, sistemi devshirmesë, agallarët, ajanët, spahinjtë, etj.
6. Procesi i islamizimit në trojet shqiptare: kohëzgjatja, shtrirja, shkaqet dhe pasojat.
7. Skemë historike: Autonomia e trojeve shqiptare
a. Pashallëqet shqiptare.
b. Familjet sunduese shqiptare, pashallalrë, bejlerë, bajraktarë dhe vojvodë.
8. Konfeksione fetaro-shoqërorë.
a. Muslimanët.
b. Jomuslimanët dhe sistemi zimmi (dhimmi).
c. Myste’menët (të marrë në besë, të arratisur, grupe të përndjekura fetare, etj).
d. Organizimi shoqërorë sipas vendbanimeve (urbane, rurale).
9. Skemë historike: Periudha e tanzimatit.
a. Ndarja e re administrative, organizimi i vilajeteve.
b. Vilajetet shqiptare dhe përbërja e tyre.
c. Reformat arsimore, organizimi i ri arsimorë me të gjitha nivelet.
d. Lëvizja kombëtare.
10. Arti dhe arkitektura në perudhën osmane.
a. Qytetet, kalatë, banesat, kullat, xhamitë, teqetë, urat, etj.
11. Skemë historike: Fillimi i rënies së Perandorisë Osmane.
a. Rilindja kombëtare dhe roli i hoxhallarëve në të.
b. Lidhja e Prizrenit.
c. Kongreset shqiptare.
d. Procesi i pavarsisë, lufta e Shkodrës dhe Janinës, caktimi i kufijve, etj.
12. Personalitetet e larta me origjinë shqiptare në P. Osmane.
a. Sadrazemë, pashallarë, vezirë, sanxhakbejlerë, serasker, etj.

Literatura e sygjeruar:
1. Ali Basha, “Islami në Shqipëri gjatë shekujve”, Tiranë 2000.
2. Ali Basha, “Nëpër gjurmët e Islamit, përmbledhje studimesh, analizash, shënimesh
historiko-kritike, refleksionesh….”, Tiranë 2005.
3. Hasan Kaleshi, “Kontributi i shqiptarëve në diturinë islame”, Logos-A, Shkup 2013.
4. Sami Frashëri, “Përpjekjet e heronjëve në përhapjen e Islamit”, Logos-A, Shkup 2004.
5. Sami Frashëri, “Personalitetet Shqiptare në Kamus al-A’lam”, Logos-A, Shkup 2004.
6. Sami Frashëri, “Qytetërimi Islam”, Logos-A, Shkup 2004.

You might also like